Ishte 9 dhjetor 2022 kur nisën punët intenesive për krijimin e shoqatës “Apollonia” që përbënë bërthamën më të madhe të emigrantëve në Greqi, numëri i të cilëve arrinte deri në 23 mijë.
Emrin “ Apollonia” kjo shoqatë e mbanë për nder të qytetit të tyre antik, (gjendet pak km nga qëndra e qytetit të Fierit) themeluar nga një fis ilir,Taulanti,dhe për shekuj ishte një nga bazat e rëndësishme kulturore edhe tregtare me Korfuzin, Korinthin. Apollonia është emri i perëndisë Apollo.
Qëllimi i kësaj shoqate ka për qëllim të ruaj kulturën, traditat fierake, si dhe t’iua përcjellë këtë kulturë brezave që rriten dhe jetojnë në emigrim.
Nëpërmjet aktiviteteve të tyre ata mbajnë gjallë identitetin e tyre, por në të njejtën kohë edhe integrimin midis dy komuniteteve, duke ruajtur dhe krijuar ura vëllazërie e miqësie mes dy popujve fqinjë.
Kjo shoqatë përmbledh jo vetëm emigrantët e Fierit me banim në Athinë por edhe qytetar që janë të vendosur në periferinë e Athinës.Në gjirin e shoqatës mblidhen individë të shumë sferave, mësues, inxhiniera, sportistë, bisnesmen të sukseshëm falë punës dhe djersës së tyre, punëtorë të shumë sektorve si ai i ndertimit dhe i turizmit, si edhe studentë e të rinjë shpërndarës të kulturës dhe artit.
Ditën e shtunë më 16 dhjetor 2023 u njoha me disa elementë të spikatur të kësaj shoqate.Midis tyre zonja Elida Sopoti themeluesja dhe kryetarja e kësaj shoqate, Z.Theodhori Lëngu nënkryetar i shoqatës si edhe ZonjaMiranda Kapedani mbulon problemet financiare.
Kryetarja Sopoti më informoi për një sërë aktivitetesh të zhvilluara gjatë këtij viti. Në kalendarin e aktiviteteve të tyre le të përmendimim ditën e 8 Marsin, ku shoqata Apollonia në Greqi nuk u mjaftua vetëm me pjesëmarrjen për të qenë të gjithë bashkë dhe të kalonin një ditë të këndëshëm, por ishin pjesëmarrës aktiv në demostratën kundër dhunës ndaj grave.
Zonja Sopoti i përketë fushës së artit, dhe duke ditur vëshirësitë që ndesh për të debutuar në skenat e teatrit të Greqisë ajo na rrëfeu se me sa përpjekje, mund të realizonin debutimin e aktorëve shqiptarë të Tetatrit Kombëtarë të Shqipërisë në skenat e Athinës. Nuk ishte parë kurrë deri më sot që aktorët shqiptarë të debutonin në skenat e teatrit të Greqisë. Më shfaqjen “Profesionisti” në teatrin “Miki Theodhoraki” pranë Bashkisë së Argirupolit, me pjesmarrjen në role të dy aktorëve më në zë shqiptarë si Viktor Zhusti si dhe Astrit Hasani salla e Teatrit në Greqi kumbonte në quhen shqipe shoqëruar nga entuziazmi i publikut emigrantët shqiptarë në Athinë.
Në nismën për mbjelljen e pemëve në Shqipëri, disa anëtarë të shoqatës mbollën në Fier pemën e tyre e quajtur “Apollonia” simbol që degët janë në emigrim, por rrënjët ngelen gjithmonë në tokën tënde.
Shoqata ka si qëllim që të mbajë gjallë edhe Traditat, pikërisht për këtë, një grup anatarësh të shoqatës shkuan në Fier dhe festuan “Ritin e grurit”.Folklori është baza që mos të humbasin rrënjët, mos të asimilohemi e t-iu kujtojmë brezave nga kemi ardhur.
Gjatë këtij viti kujtojmë edhe një sërë aktivitetesh si dita e një Majit, ku të gjithë bashkë si një familje e madhe këndojmë këngët tona të traditës si edhe koregrafi me grupin e valleve.
Ekskursione në Nafplio, në Patra, Dita e çlirimit të Fierit, Festa e Flamurit etje .
Shoqata Apollonia mban lidhjet edhe me shoqata të tjera” motra”si ajo e “Vëllazërimit”, Lidhja e gruas shqiptare në Greqi”, “Shoqata e Elbasanit” “Shoqata Vace Zela” etje të cilët kanë si qëllim mbajtjen gjallë të gjuhës, tradita, kultura Fierake dhe atë shqiptare në përgjithësi.
Në shumë aktivitete kjo shoqatë është mbështetur nga figura të artit si Arqile Lipe, nga pushteti vendor i Fierit me kryetarin e saj Armando Subashi, nga Ambasada shqiptare në Greqi me përfaqësuesen e saj z. Sofokli Vasili, zonja Albana Ternova etje..
Falenderojmë shoqatën “ Apollonia” për punën e tyre në dobi të kombit, duke ruajtur, gjuhën, traditat, kulturën. Në këtë njëpërvjetor i urojmë shoqatës “ Apollonia”suksese të mëtejshme me misionin e saj fisnik në dobi të kombit. (Në vijim disa foto mbi aktivitetet e tyre).
Ornela Radovicka
Qëndrëa Albanologjike mbi kulturën dhe gjuhën arbëreshe, A Bellusci,1980 CS, (Itali)