• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Promovim i dy librave në nderim të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit

October 30, 2023 by s p

Promovim i dy librave në nderim të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit.

Filed Under: Komunitet

REVISTA FRANCEZE (1899) / NËNTË TREGUESIT PËR NJË EDUKIM TË SUKSESSHËM TË FËMIJËS — BROSHURA E THRANK SPIROBERGUT (FAIK KONICËS)

October 30, 2023 by s p


Faik Bej Konica (1875 – 1942)
Faik Bej Konica (1875 – 1942)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Tetor 2023

“Le Revue Internationale de l’Enseignement ” ka botuar, në qershor të 1899, broshurën e Thrank Spirobergut (Faik Konicës) me nëntë treguesit për një edukim të suksesshëm të fëmijës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Thrank Spiroberg. — Ese mbi edukimin, Shënime dhe fragmente. — Bruksel, R. Imbreghts.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Autori i kësaj broshure, i cili po punon për një vepër madhore mbi edukimin, ka botuar disa fragmente të saj. Për të, shkenca e edukimit presupozon domosdoshmërisht fiziologjinë dhe higjienën; ekziston vetëm një edukim i cili ka në mendje energjinë e trupit dhe kulturën e mendjes. Këtu janë disa nga treguesit që ai na ofron :

1° kufizim të lirisë së martesës nga kushte të urdhrit shkencor;

2° inkurajim të ushtrimeve fizike, eliminim të gjimnastikës;

3° rritje të fëmijës në një atmosferë moderimi dhe dashamirësie;

4° ofrim mësimdhënie gojore, të larmishme, të qartë dhe argëtuese deri në moshën tetë vjeçare;

5° shkollat duhet të merren vetëm me përfundimin e edukimit nëpërmjet një mësimdhënie cilësore;

6° frymëzim që në moshën katër vjeçare të shijes për vëzhgim dhe kërkimin e shkaqeve;

7° mësimi i gjuhëve të gjalla ka një dobi të madhe praktike, është i dëmshëm për zhvillimin e lirë të mendjes;

8° edukimi do të plotësohet nëpërmjet udhëtimeve;

9° edukimi duhet ta mësojë fëmijën që të veprojë në jetë vetëm pasi të ketë menduar, të mendojë vetëm me arsyetim dhe të arsyetojë vetëm në mënyrë metodike dhe me një metodë të mirë, domethënë shkencore.

P.

Filed Under: Ekonomi

EVROPA, SIGURIA DHE TABUJA E ARMËVE

October 30, 2023 by s p

Nga ERNESTO GALLI DELLA LOGGIA – “Corriere della Sera”, 22 tetor 2023. Përktheu: Eugjen Merlika/

Është që nga 7 tetori që un, si të gjithë spektatorët e morisë së tryezave televizive, të kushtuara asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme, presim që ndonjëri ndër pjesëmarrësit e panumurtë të prirur për të kritikuar për shkaqe të ndryshme kundërveprimin e Izraelit ndaj sulmit të Hamasit, të na shpjegojë ai se cila do të duhej t’ishte përgjigja e drejtë simbas mendimit të tij të ndritur. Ajo që ka ndodhur është e njohur: në një mëngjez të tmerrshëm Izraeli zgjohet nën një shi raketash.

Jo vetëm aq por me dyqind qytetarë të tij, gra pleq e fëmijë të rrëmbyer e të tërhequr si pengje jashtë kufijve, e njëmijë të tjerë të masakruar në mënyrat më rrënqethëse. Kundërvepron, po kundërvepron tani, në mënyrën që e dijmë. Por nuk kalon as edhe një minut e ngrihet një kor kritikash që bëhet çdo ditë e më i lartë: kundërveprimi i Izraelit është i gabuar, tejet i gabuar, ka një pasojë kundërprodhuese dhe të shpërpjestuar, ve në krizë “marrëveshjet e Abramit”, bën të tërbohen sheshet arabë, dhunon të drejtat e njeriut, merret me palestinezët e Gazës e jo me Hamasin (rastis që Hamasi qeveris Gazën: është njëlloj sikurse më 1943 ndonjeri  të qortonte Britaninë e Madhe se zbrazte tonelata bombash mbi gjermanët në vënd që t’i ruante ato për nazistët) e qortime të shumta.

Mirë. Por cila ishte mundësia për Shtetin hebraik? Cila duhej t’ishte, cila duhet të jetë atëherë përgjigja e “arsyeshme” simbas kritikëve të tij? Kundërveprimi me letrat në rregull? Cila duhej, duhet të bëjë Izraeli, cili duhej t’ishte veprimi i tij, i përputhshëm, i “përshtatëshëm”?

Nuk e dijmë, sepse së paku në njohjen time, në aqë orësh trasmetimesh televizive komentesh, përimtimesh dhe stërhollimesh të çfarëdo lloji, asnjëri nga kritikët e lartpërmëndur nuk e ka ndjerë për detyrë t’a thotë. Të na thotë se çfarë do të kishte bërë ai në vënd të Netaniahut. Ashtu sikurse vazhdon të mos e thotë asnjëri prej të shumtëve që në gazeta, nga karriket e Parlamentit, në çdo seli, e quan të tepruar, mizor, luftënxitës, e sidoqoftë të gabuar veprimin e Izraelit të ndërmarrë kundër armiqve të tij për jetë a vdekje.

Është një heshtje kuptimplotë. Por jo vetëm si dëshmi e kulturës së mangët ushtarake ose mungesës së fantazisë strategjike tek protagonistët e bisedës sonë publike; dhe as për faktin që natyrisht, siç është e dukëshme, mbulon në të vërtetë kundërshtinë e gjërë e të pashuar që rrethon Shtetin hebraik në një pjesë të rëndësishme në Vëndin tonë. Jo për të gjithë këtë, por sepse është një heshtje që flet për një pafuqi, pafuqinë e ne evropianëve. E dij se për shumicën e opinionit tonë publik  tema është një tabu, por nuk vlen t’i sillemi vërdallë. Ajo heshtje ka në thelb lëndën e hidhur të dorëzimit. Ajo dëshmon faktin që në këtë pjesë të Perëndimit nuk arrijmë as të përfytyrojmë se në çfarëdo rrethane, për çfarëdo zhvillimi të ngjarjeve, mund të jetë nevoja e përdorimit të armëve. Një përdorim armësh të vërteta, ai në të cilin luftohet për jetë apo për vdekje. Ose ndoshta për diçka akoma më të rëndësishme: për të mos humbur dinjitetin, për të vazhduar së qëni vetvetja, për të vlejtur diçka.

Është tabuja e luftës, iluzioni i paqes së përherëshme që opinionet publike evropiane kanë mundur të ushqenin për gjysmë shekulli, të mbrojtur me siguri nën mbulojën e arsenalit atomik amerikan, madje duke marrë edhe lluksin të organizojnë  edhe shfaqje të herëpasherëshme protestash kundër tij. Natyrisht në emër të paqës.

Është tabuja e luftës, mos pranimi i armëve ndërsa rritet çdo ditë rreth nesh numëri i Vëndeve që duket se synojnë në përdorimin e tyre. Ajo tabu që bën që gjithmonë ne evropianët në arenën botërore të vlejmë pak ose aspak, të mos kemi asnjë zë në kapitull, asnjë politikë të jashtëme. Kështu që sot për shembull vetë Ukraina, edhe se ndonjë ndihmë ushtarake po i a japim, gjithsesi e din mirë se në mbështetjen tonë nuk mund të ketë asnjë farë besimi, që vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe janë me të vërtetë në anën e saj.

Heshtja  e mjaft politikanëve tanë e i shumë komentatorëve ka të bëjë me përgjigjen e përshtatëshme që, simbas tyre, Izraeli  do të duhej t’i jepte sulmit të Hamasit e asgjë tjetër, që heshtja e atij që është tashmë  kaq i huaj përballë përmasave të rrezikut e të kërcënimit para së gjithash nga ana psikologjike, e të ndeshjes së mundëshme ushtarake pasuese, që në kuptimin e vërtetë të fjalës nuk di se çfarë të thotë. Që nuk arrin as të përfytyrojë se çfarë duhet ose nuk duhet bërë në disa rrethana. Është heshtja e Evropës , heshtja e asgjësë.

“Corriere della Sera”, 22 tetor 2023. Përktheu: Eugjen Merlika

Filed Under: Ekonomi

PAPA FRANCESKU PRITI NË VATIKAN PËRFAQËSINË E TË PËRNDJEKURVE POLITIKË SHQIPTAR ME 25 TETOR 2023 DUKE I FALENDERUAR DHE BEKUAR, DUKE U DHËNË MBËSHTETJE NDËRKOMBËTARE PËR KAUZËN E PAQES DHE DREJTSISË! 

October 30, 2023 by s p

Me datë 25 tetor 2023 një përfaqësi e të përndjekurve politikë personalitet të mbijetuarve të diktaturës komuniste u pritën në Vatikan nga miku i madh i shqiptarve Shenjtëria e tij Papa Francesku për martirizimin dhe përballjen me diktaturën enveriste  më të egër në Europë si dhe për kontributin e paqes që kjo klasë fisnike dha gjatë këtij tranzicjoni 32 vjeçar ku u përball me politika partiake antikombëtare, duke mbrojtur krimet e komunizmit dhe duke përçmuar sakrificat mbinjerzore të këtyre fisnikëve dhe Atdhedashësve.

Takimi ishte shumë  i përzemërt miqësor.Papa vlersoi qëndrimin tone paqësor si përçues të paqes gjatë këtij tranzicjoni të stërgjatur shqiptar. E njohtëm me krimet makabre të komunizmit dhe qëndresën tone heroike ndaj këtyre krimeve, ne i dorzuam hartën e burgjeve dhe kampeve të përqëndrimit  si dhe i sollëm në vëmendje se Shqipëria është i vetmi shtet në europë që jo vetëm nuk i ka denuar krimet por dhe sot kemi mbi 6000 shqiptarë të vrarë dhe të zhdukur kufomat nga  regjimi komunistë. Takimi zgjati 50 minuta dhe   ishte impresionues por dhe një qetsim shpirtnor për të zhdukurit e komunizmit.

Papa bekoi kombin shqiptar , dhe të gjithë të përndjekurit politikë për sakrificat,martirizimet ndaj diktaturës . Ai tregoi  një kujdesje dhe respekt  ndaj të përndjekurve politikë shqiptar dhe bekoi kauzën tone që ne si përçues të paqes dhe jo urrejtjes! Në mes kësaj bisede atërore i dorzuam letrën e At Patër Meshkallës që ja dërgonte Kryeministrit sadist dhe kriminel Mehmet Shehut kur ai shpallte Shqipërine si vend atesit në botë.  Kjo vizitë historike tregoi vëmendjen e Papës ndaj ish të përndjekurve politikë përball heshtjes  kriminale të politikbërjes  shqiptare për 32 vite pluralizëm, 

Jemi i vetmi vend në Europë që skemi denuar krimet staliniste të diktatorit Enver Hoxhës. Jemi i vetmi vend  në Europë që pa asnjë moral njerzor kombëtar nuk kemi ndërtuar shtet të së drejtës, As nuk u skuqet fytyra politikanëve shqiptar që i kan shërbyer me zell diktaturës dhe në pluralizëm marri ofiqe e kërkojmë me çdo kusht të i fshehin krimet e komunizmit dhe të rehabilitojnë diktaturën me metoda e forma të ashtuquajtura demokratike, Mesazhi i qartë Imoral ishte kur në samitin e Berlinit zhvilluar në Tiranë  kjo klasë politike  shëndrroi   objektete  e Enver Hoxhës , në qendër në Tiranë  në objekte arti e teknologjie të cilat nuk  shërbejnë aspakt lirisë , as demokracisë dhe nuk janë mesazhe  të triumfit  të lirisë mbi shtypjen  siç pretenduan politikanët udhëheqës shqiptar shqiptar mikpritsa të këtij samite. 

Por është një vertetim Imoral të kësaj  klase politike  dhe drejtsisë së re  shqiptare  që pas 30 e ca viteve  të shembejs së murit të berlinit  që Shqipëria , në të vertetë , po përjetson atë të keqe komuniste , kriminale  duke u përpjekur  ta zbusë kujtesën  e komunizmit:  një sistem  politik  një partiak  të dështuar  dhe një ekonomie, gjithashtu të dështuar  dhe të korroptuar vendimi i autoriteteve shqiptare për ti shëndrruar  ish objektete e Enverit në objekte arti culture  nuk është  qëndrim moral i prerë për tu distancuar  nga e kaluara terrroriste dhe nga krimet e Enver hoxhës para kombit shqiptar para Europës  por është një zbutje e asaj kujtese të tmerrrshme  për 100.000 familje shqiptar , që në të vertetë paraqet  një dështim  moral dhe një mungesë karakteri të kësaj klaase politike. Fatkeqësisht  gjatë 33 viteteve postkomunizëm  tregoni se ju si   klasa politike shqiptare  e këtij vendi , pa dallim , kini vendosur që në përjetsi  të kujtohet diktatori ma i egër i Europës Enver Hoxha në Shqipëri. Por ju siguroi se nuk do ta gëzoni.

Vizita historike  bekimi dhe mbështetja e shenjtërisë Papa Franceskut  për të përndjekurit  politikë shqiptar  është një këmbanë alearmi për ju politikan shqiptar që kërkoni përjetsimin e diktatorit. Bekimi i Papa  Franceskut  me 25 tetor për kombin shqiptar është lumturia shpirtnore  për të  demokracinë dhe paqen. Nuk ka paqe pa drejtsi , nuk mund të ketë drejtsi pa kërkuar t”falun  nuk mund të kete falje pa të verteten..Kështu na mësonte Papa Wojtila në vitin e pare të pluralizmit shqiptar 1993.

Presidenti

Besim NDREGJONI

Filed Under: Analiza

Nuk mund të bëhen qoka me Fishtën. Është lojë e rëndë

October 30, 2023 by s p

Frano Kulli/

Librat e Fishtës nuk janë “libra shtëpie”, as punët hulumtuese përreth tyre e vetë atij. Edhe në qofshin modeste ata janë shërbesë iluminimi, për figuren e terratisur gjatë prej së shkuarës mëkatare…Aspak për të kënaqur dashjet a mosdashjet e atij, që rrethanat ia kanë besuar të gjykojë.

Përposë ribotimit të veprës, të përpjesëshëm e të plotë dhe këndelljes së rileximit të saj e përparimit të kënaqshëm, për Gjergj Fishtën, Poetin Kombëtar, nuk bëhet ndonjë gjë më e mirë dhe më e bukur se veprimtaritë e përvitëshme in memoriam, në Lezhë, në përvjetorët e ditëlindjes së tij. Një e Klubit të letrave “Ndoc Gjetja” prej më se një dekade dhe, prej tre vjetësh e këndej, Konkursi mbarëkombëtar me emrin e Tij. Një nismë që zë fill me me propozimin e Preç Zogajt, shkrimtarit e publicistit të njohur si dhe autorit të këtyre pak radhëve. Po me bekimin e të parit të qytetit, kryebashkiakut, zotni Pjerin Ndreu. E meritueshme dhe për tu përgëzuar dashamirsia dhe gjithë angazhimi i tij i rrallë e i pakrahasueshëm me të tjerë…E njëherësh një barrë e rëndë, për gjithsecilin që i bjen të merret me këtë gjest e punë serioze, përreth Fishtës, sidomos atyre që janë ngarkuar të bëjnë vlerësimin e të japin verdiktin për veprat e paraqitura. Po një papërgjegjësi fort e qortueshme për ndonjërin që e çmon të lehtë barrën e sipërmarrë. Ndërsa e trishtueshme është kur rastis të bëhen qoka me emrin e madh. Gjykatucë, (ngrehalucë, kishte me thanë Fishta për raste e gjindje kësisoji), kryetarë jurishë, që hidhen në degë të tjera, që s’kanë lidhje me Fishtën, në zulmën e ambicjeve të veta premature, kaluar mbi kurrizin e rastit që u është dhënë për të bërë ndere sikur të ishin në mallin e babës…Librat e Fishtës nuk janë “libra shtëpie”, as punët hulumtuese përreth tyre e vetë atij. Edhe në qofshin modeste ata janë shërbesë iluminimi, për figuren e terratisur gjatë prej së shkuarës mëkatare…Aspak për të kënaqur dashjet a mosdashjet e atij, që rrethanat ia kanë besuar të gjykojë. Dhe ka jo pak prej tyre dhe serioze shumë. “Lahuta…ngjizja mitologjike”e Tonin Çobanit ase “Fishta satirik” i Stefan Çapalikut. Studimet e Aurel Plasarit e Blerina Sutës, të Lili Sulës, Persida Asllanit, a Daniel Gazullit, të Sabri Hamitit, Kujtim Shalës e Bajram Kosumit ,”Libri i Fishtës” i Ernest Markut, ”Letërshkëmbimi” përgatitur nga Vinçens Marku e tani së voni “Fishta, rileximi në kohën e lirisë”i F.Kullit, i paraqitur në konkurs. Edhe organizatorët, kështu e kishin paraparë formatin e konkursit; më së pari për Fishtën e përreth Fishtës. Në pikën 3 të shpalljes së konkursit shkruhej:”Vepra më e mirë studimore për letërsinë, me prioritet për veprat studimore kushtuar veprës a figurës së At Gjergj Fishtës”…Por krej ndryshe e ka lexuar kryetari i jurisë, duke përzjerë, si me thënë dardha me thana e pastaj duke zgjedhur sipas nuhatjes e shijes së vet.

Me Gjergj Fishtën, ka ndodhë diçka prej feniksi; një ringjallje prej hirit të vet. Rikthimi ka ndodhë vetvetishëm, si një duf i mbrendshëm, i ndrymë, që shpërthen e përhapet në ajrí sapo të bjerë në kontaktin e parë me lirinë. Kjo ndodhi atëherë, kur agoi sërish liria mbas territ të gjatë të dhunës, në kapërcyellin e vitit ’90 të shekullit që shkoi. Fotografia e tij nuk u shfaq menjëherë. Solucionet e lirisë e shfaqen figurën e tij me ngadalë dhe në paqe, tamam sikur stampohet një pelikul e vjetër filmi në dhomën e errët.

Jashtë dhomës së erret, te korridoret e lirisë kishte nisë një garë e rrëmujëshme e e furishme, me turravrap se kush të merrte më shumë kredite emërpërmendjeje. Në sintoni me gjithëçka tjetër euforike që ndodhte asokohe. Për do vite të mira flitej e përmendej, me rend e pa rend, i mvisheshin atij edhe lávde që s’kishin qenë të tijat e s’kishin pasë lidhje me té, e s’ishte nevoja për to, kurse ajo çka vetë Fishta ishte, vetë shkaku i përmendjes, ajo që e kishte pasë kthyer emrin e tij në një mit qysh në gjalljen e vet, pra vepra e tij letrare e të gjitha gjinive që ai kishte lëvruar dhe veprimi i tij publik në dobi të Shqipërisë e Shqiptarëve, vijonte të ishte prap e strukun në harresë e nuk e kishte kapërcye ende pragun e dritës. Tek tuk filluan të dalin prej skutliqeve të shtëpive qytetëse e të periferive, kopje të “Lahutës…”, ndonjena edhe me autografin e vetë autorit, më së tepërmi për të dëshmuar rezistencën e heshtur ndaj dhunës e rregjimit që e administronte até, sikurse do persona të tjerë, në të njëjtën sintoni, mund të recitonin pa u ndalë njëmijë e më shumë vargje prej saj. U rikthye botimi i “Hyllit të Dritës”, filluan të ribotohen disa prej veprave (“Lahuta…e para), Kurse nga Roma, në shtatorin e 1992-shit do të na kthehej retrospektiva e parë e shkruar: “Gjergj Fishta-Jeta dhe veprat” me autor Pal Duka Gjinin (Daniel Gjeçaj), ish nxënësi ivetë Fishtës në Liceun “Ilyricum”- shkollën françeskane në Shkodër. E para përmbledhje jetëshkruese e Poetit mbas asaj që më 1941, kishte përgatitë At Benedikt Dema, e tjetrës së po të njëjtit vit, që e kishte nxjerrë revista “Shkëndija” në Tiranë, nën përkujdesjen e Ernest Koliqit, një vit mbasi Fishta ishte nisë në botën e qiellit… Kurse sipërmarrja e parë për një “Opera omnia”, e cila pati mbetë një projekt i paplotësuar i Institutit të Studimeve Shqiptare nga viti 1942, filloi në vitin 2001 dhe mbaroi ne vitin 2012. Që është edhe botimi i parë, i plotë i veprës së Fishtës (Enti botues  “Gjergj Fishta”). Duke qenë në krye të këtij projekti editorial, në bashkëpunim me një redaksi të zgjedhur studiuesish, njohësit më të thellë të shkrimtarit dhe veprës e kam ndjekë në të gjitha dimensionet krejt atë që mund të thirrej “rikthimi i Fishtës”. Me linjën e drejtë e me zigzaget që ajo ka përshkruar përgjatë dekadave te kohës së lirisë; me pohimin dhe me heshtimin si një mënyrë mohimi, me moskuptime dhe me keqkuptime, me paragjykime jashtëletrare prej nostalgjikësh të së shkuarës e me shpërfillje prej podiumeve të epërme “moderniste” të parisë letrare. Që, prap rikthimin e bëjnë të ngadaltë e të vështirë.

Siç e bëjnë të ngadaltë e të vështirë këta, që luajnë për vehtjen e vet të  vocrruar, me emrin e madhnueshëm të Fishtës…

Filed Under: ESSE Tagged With: Frano Kulli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1357
  • 1358
  • 1359
  • 1360
  • 1361
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT