• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Kosova do të jetojë përgjithmonë”

September 25, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 23 Shtator 2023 – Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani Sadriu zhvilloi një takim të përzemërt me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në “Empire Steak House” në Manhattan, presidentja e Kosovës znj.Osmani shoqërohej nga Zëvendëskryeministre & Ministre Punëve të Jashtme dhe Diasporës Znj. Donika Gërvalla-Schwarz, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington Ilir Dugolli dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York Prof.Dr. Blerim Reka. Udhëheqësit e shtetit të Kosovës pasi falenderuan mërgatën për kontributin historik për shtetin e Kosovës e kombin shqiptar, apeluan për rritje të bashkëpunimit dhe fuqizim të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në interes të Kosovës. Përgjatë bisedave me kontributorë të çështjes kombëtare për dekada me radhë, përfaqësuesit diplomatik të shtetit të Kosovës ritheksuan nevojën e shtimit të përpjekjeve të diasporës, angazhim më të fortë dhe shtim të energjive në interes të promovimit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Falë dhe punës suaj në mërgatë e përpjekjeve të jashtëzakonshme, Kosova do të jetojë përgjithmonë” tha ndër të tjera Presidentja Osmani para mërgatës shqiptare në Amerikë.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA në këtë takim u përfaqësua nga Presidenti i Nderit Agim Rexhaj, anëtari i kryesisë Ilir Cubi, anëtari i Këshillit Gëzim Nika e vatranë të tjerë.

Filed Under: ESSE

Reagim i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), lidhur me veprimet terroriste të bandave serbe në fshatin Banjske të Leposaviqit kundër Policisë së Kosovës

September 24, 2023 by s p

Tiranë, 24 Shtator 2023/

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon me forcën më të madhe sulmin terrorist të banditeve serbë, nga i cili deri me tani ka mbetur i vrarë një pjesetar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër është i plagosur.

KASH shpreh bindjen e thellë se bandat serbe janë të orkestruara dhe armatosura nga Beogradi dhe se ky sulm terrorist ishte i pritshem.

Serbia me këto veprime destabilizuese dhe luftënxitese po e fut rajonin në situata të paparashikuara destabilizuese, pasojat e të cilave mund të jenë tepër të rënda jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por edhe për të gjithë rajonin, si dhe minojnë të gjitha projektet për arritjen e paqes në rajon.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë fton institucionet e Republikës së Kosovës që në bashkëpunim me KFOR-in dhe faktorin ndërkombetar, të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta zbardhur këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë autorët dhe përgjëgjësit e këtij akti tepër të rëndë terrorist.

KASH vlerëson se ruajtja terësise territoriale të Republikës së Kosovës dhe vendosjes se legjitimitetit të shtetit në mbarë territorin e Kosovës, nuk kanë asnjë alternative.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombetar të ndaloje “përkëdheljet” e tolerimet ndaj politikave ambigue të Vuçiçit, të ndërhyje sa më parë te institucionet e Serbisë dhe t’i detyrojë ato të ndalojnë këto akte luftënxitëse, të paraprira nga veprime të hapura mbështetëse ndaj bandave e krimit të organizuar serb në veriun e Kosovës, që do të hapnin një lufte të re me përmasa të paparashikueshme në rajonin tonë dhe me gjerë.

KASH shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e policit që humbi jetën dhe uron shërim të shpejtë për policin e plagosur.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë në këto momente të rënda i qëndron në krah popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me partneret dhe aleatet ndërkombëtarë për të treguar të vertetën se çfarë po ndodh në Kosovë.

Filed Under: Rajon

VATRA DËNON SULMIN TERRORIST SERBO-RUS NË KOSOVË

September 24, 2023 by s p

Deklaratë për mediat/

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA shpreh ngushëllime për vrasjen e policit shqiptar në Banjska të Leposaviqit Afrim Bunjaku dhe dënon sulmin terrorist serbo-rus mbi institucionet dhe shtetin e Kosovës.

Ky është një sulm i rëndë dhe i drejtpërdrejtë ndaj integritetit territorial të shtetit të Kosovës, qytetarëve dhe institucioneve në Kosovë.

Ky akt terrorist është sulm ndaj çdo shqiptari mbi të gjitha ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, NATO-s dhe demokracisë.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA i bën thirrje qeverisë së Kosovës, faktorit politik në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës që të jenë të bashkuar, të unifikuar, të ruajnë qetësinë dhe të shtojnë bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar për tejkalimin e situatës së tmerrshme.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA jo vetëm dënon sulmin terrorist që cënon sigurinë kombëtare të Kosovës e më gjerë por Vatra do të bëjë gjithçka në bashkëpunimin me faktorët ndërkombëtarë e Institucionet Amerikane për të qenë faktor stabilizues në rajon e më gjërë.

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Featured

Deklaratë e Presidentes Osmani pas sulmeve ndaj policisë së Kosovës në veri

September 24, 2023 by s p

“Vrasja e një polici dhe plagosja e një polici tjetër në veriun e Kosovës, e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, është sulm ndaj rendit dhe ligjit në veriun e vendit, është sulm ndaj Kosovës.

Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po e destabilizojnë Kosovën dhe rajonin.

Sulmet e organizuara kundër forcave të rendit të Republikës së Kosovës janë sulme kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Përveç dënimit të ashpër të këtij agresioni të hapur të Serbisë ndaj Kosovës, pres që aleatët tanë ta mbështesin Kosovën në përpjekjen e saj për vendosjen e rendit dhe ligjit si dhe ruajtjen e sovranitetit në çdo pjesë të Republikës së Kosovës.

Familjes së policit të vrarë ju shprehim ngushëllime të thella dhe i sigurojmë se autorët e këtyre akteve terroriste nuk do të mund t’i ikin drejtësisë.

Ftoj të gjithë qytetarët, institucionet dhe subjektet politike që të qëndrojnë të bashkuar në këtë kohë kur po sfidohet hapur integriteti territorial, siguria dhe sovraniteti i Republikës sonë.

Si Presidente e Republikës kam besimin e plotë në djemtë dhe vajzat tona nga Policia e Kosovës”.

Zyra e Presidentes njofton se shkaku i situatës së krijuar, Presidentja Osmani i ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën në New York, dhe qysh sot do të niset për në Kosovë.

Filed Under: Politike

Ne e dënojmë këtë sulm terrorist

September 24, 2023 by s p

Albin Kurti/

Të dashur qytetarë,

Rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjskë të Zveçanit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur. I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare. Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda.

Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve.

Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1438
  • 1439
  • 1440
  • 1441
  • 1442
  • …
  • 2781
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT