• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JU I KINI SOT, KËTU, TË GJITHA

June 26, 2023 by s p

Prof. Ylli Pango/

…Ju i kini sot…këtu…të gjitha liritë. Ju kini liritë të mos dini…ju i kini sot të gjitha liritë të mos mësoni…ju i kini…të gjitha liritë të injoroni, blasfemoni, mohoni, shtrembëroni…t’ja fusni kot a të shkatërroni…

…Ju i kini të gjitha liritë e ligësisë e të paditurisë…e sërish të mbretëroni…

…sot…këtu…në mbretërinë e pafund të “lirisë” së batërdisë, në “demokracinë” pa tru të padituri-ligësisë…

…Ju i kini sot të gjitha liritë të shpifni…ju i kini këtu të gjitha liritë…të shani..ju i kini…sot të gjitha liritë të intrigoni…ju sot i kini të gjitha liritë të gënjeni e mashtroni…të shtypni e shtrydhni e dërrmoni…pa mëshirë po dhe ashtu si pa u ndjerë…madje duke kërcyer e kënduar…sot…këtu…mbi piedestal të mbretit të mbretërisë së zgavërt të cektësi-zbrazësisë…mbështjellë në formë varak-bojatisur, kallangjosur të hipokrizi-shëmtisë…

…Ju i kini sot aty mbi fron, në duart tuaja, në pëqi, të gjitha dredhitë, helmet që ua blaton sistemi i ri i paudhësisë, “demokracia” e trashëgimisë, e bijës të

sistemit të shkuar të anti-njerëzisë…

…Ju i kini këtu tashmë, sërish mbuluar me petk mëndafshi të rremë të “demo-lumturisë”, të gjitha liritë e shtazërisë, e çnjerëzisë, lëshuar nga zinxhirët e së shkuarës së diktatit, të dhunës e të përdhunës…

…Ju i keni edhe liritë të shfryni, shtërzeni, shpërtheni…për të tentuar, të “kuroheni”, çliroheni, shpëtoni nga e keqja e madhe e ligësisë, paditurisë, ligësisë së paditurisë a paditurisë së ligësisë, barra e rëndë e mëkatit gjithshkafja që ndryni brenda vetes e që njëherë nuk do e mbani më dot… e që një herë do doni ta krreni nēmos do tua krrejnë me hir a me pahir…

…Ju i keni pra e do ti keni pashqitshmërisht mbi vete e në vete, të gjitha të zezat e nuk do të shpëtoni dot prej tyre, sado dëme të bëni rreth vetes e larg saj…

…Ju do i kini edhe ca kohë të gjitha këto…

…E megjithatë në një fund, do të jeni po ju…aq rëndë ngarkuar, përdhosur e shëmtuar…fatalisht destinuar…të mbysni veten a të mbyteni vetë prej të keqes që mbani brenda

…Askush që i ka pasur, të gjitha këto që ju kini, nuk ka shpëtuar soje gjer më sot…Sa e sa herë ju a ka treguar, ju ka dënuar, historia.

Filed Under: ESSE

PROFESOR REXHEP QOSJA SOT FESTON DITËLINDJEN!

June 26, 2023 by s p

Prof. Begzad Baliu/

Është në natyrën tonë, që duke shënuar dhe festuar ditëlindjen e tij, ta nderojmë dhe ta falënderojmë për bëmat e tij, veprat themelvënëse të tij, idetë kombëtare të tij, ligjërimet çlirimtare të tij, diskursin europian të tij!

Brezi ynë, i formuar në vitet ’80, është rritur atdhetarisht e intelektualisht prej veprës së tij kulturore, letrare e shkencore: “Anatomia e kulturës”, “Historia e letërsisë shqipe (Romantizmi I – III)”, “Nocione të reja albanologjike”, “Porosia e madhe”, “Vdekja më vjen prej syve të tillë” etj. Vepra e tij na e ka ruajtur besimin dhe na ka bërë krenarë edhe në rrethanat më të vështira jetësore. Betejat e tij intelektuale dhe kombëtare në shtypin jugosllav (Lubjanë, Zagreb etj.) dhe në tribunat letrare e politike (Novi Sad, Beograd e Uashington) na kanë mbajtur të fortë para sulmeve ushtarake e policore të institucioneve politike, akademike e religjioze serbe.

Brezi ynë, bartës i vlerave më sublime të çlirimit kombëtar me emrin e UÇK-së, i ka rrënjët në ligjërimet kombëtare të veprës së tij, në themelet e së cilës qëndron vepra e trashëgimisë sonë materiale dhe shpirtërore: “Populli i ndaluar” e “Çështja shqiptare”.

Brezi ynë shtetformues, përtej partive politike dhe institucioneve mbështetëse ndërkombëtare, kishte edhe rrafshin orientues të veprës së tij (“Demokracia e shpërdorur”), përbërësin polemizues të tij (“Pushteti i korruptuar”), referencën europiane të tij (“Ideologjia e shpërbërjes”), së cilës i jemi përulur edhe atëherë kur kemi menduar se ia kemi kthyer shpinën!

Profesor i nderuar!

Me jetën dhe veprën mbete gjithnjë sinonim i Viktor Hygos dhe Francës së tij, prandaj asnjëherë nuk jemi dëshpëruar edhe kur të kemi parë të sulmuar a të përjashtuar. Ti ishe aty ku ishte brezi ynë, ndërsa aty ku mungoje Ti, ishte doemos dhe na fliste më fortë e më fuqishëm vepra jote!

Faleminderit Profesor për gjithë atë që i dhatë brezit tonë!

Jetë të gjatë e të lumtur!

Filed Under: ESSE

Promovohet libri i gazetarit dhe publicistit, Llukman Halili:“Kosova 1990-1992″

June 26, 2023 by s p

Ambasador Flamur Gashi/

Llukman Halili ishte:

– Gazetari që bëri gazetari jo skematike në fundvitet ’80 në Radio Televizionin e Prishtinës (sot RTK)…

– Kronisti dhe faktuesi brilant i të gjitha ngjarjeve dhe ndryshimeve të mëdha që ndodhën në vitet ’89-’99, në të gjithë Ballkanin…

– Sot, Llukman Halili duhet të jetë për gazetarët e rinj, shembull i profesionistit të vërtetë, se si duhet të bëhet gazetaria më pasion, përkushtim, ndjenjë dhe dije…

– Unë, gjatë ushtrimit të profesionit të shenjtë të gazetarit, Llukin e kam patur shembull profesional të veçantë të gazetarit radio-televiziv…

……………………………………………………….

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, dje u promovua libri “Kosova 1990-1992” i gazetarit dhe publicistit të ndjerë Llukman Halili.

Ky libër përmban raportet ditore e periodike nga Kosova të gazetarit Llukman Halili për agjencinë e lajmeve “HINA” të Kroacisë. Autori nuk e arriti botimin e këtij libri, pasi ndërroi jetë më 2020 në Zvicër.

Për librin e Llukman Halilit apo siç e kanë njohur kolegët dhe miqtë e tij si “Lluki”, folën ish-kolegët e bashkëveprimtarët e Llukit, publicisti dhe diplomati Avni Spahiu,

deputetja e Parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj , ish-studenti nga gjenerata e Zagrebit, një nga kolegët e kësaj gjenerate, ish gazetari i RTP-së Melazim Koci, i cili njëkohësisht është përkthyesi i librit “Kosova 1990-92”, të cilët vlerësuan lartë veprën e Llukit.

Dr. Dergut Aliu një nga miqtë më të ngushtë të Llukit, i kapluar nga emocionet për mikun dhe shokun kujtoi me shumë mall dhe nostalgji kohën e kaluar me të dhe veçanërisht së bashku më dy miqtë e Llukit në Zvicër Rafet Ademi dhe Dashnim Hebibi.

Në fund të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi Daors Halili, djali i Llukit.

Në këtë promovim libri pjesëmarrës ishin me dhjetëra shokë, kolegë dhe miq të Llukman Halilit.

Libri u botua nga Bashkësia Shqiptare e Qytetit të Zagrebit dhe Prefekturës së Zagrebit, me kryetar z. Sejfedin Prekazi.

Libri i Llukman Halilit “Kosova 1990-1992” është një libër të cilin duhet ta ketë në tavolinën e punës çdo gazetar, diplomat dhe politikan i yni, në mënyrë që ta ketë

çdohëre një pasqyrë të saktë se nëpër çfarë situatash ka kaluar Kosova në këto dy vite dhe se si u organizua jeta në të gjitha fushat e saj në Kosovë në atë kohë të pa kohë…

Lluki pas largimit tënd në përjetësi, sot ishe si asnjëhere tjetër me të gjithë ne…

Prehu në parajsë, i dashur Lluki!

#JamShqiptar…🇦🇱

Filed Under: Fejton Tagged With: Flamur Gashi

Gëzuar 87-Vjetorin e lindjes shkrimtarit dhe atdhetarit të ndritur të Kombit akademik Rexhep Qosja!

June 26, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Pena që sjellë vetëm dritë dhe Liri për Kombin tonë do të jetojë përjetësisht.

Krenare që jeni “Qytetar Nderi i Tepelenës së Ali Pashait” vendlindjes sime dhe që sic shkruani ju fëmijëria na ndjek në cdo hap të jetës deri në ditën e mbrame…

Në Tiranë kur filluan të na binin në dorë librat tuaja mezi prisnim t’i lexonim dhe të diskutonim me studentët. Ju jeni shqiptari dhe akademiku i fjalës së kulluar shqipe! Dhe këtë e dua shumë, më jep jetë dhe krenari sepse Gjuha Shqipe na bashkon dhe është identiteti ynë.

Të gjitha librat tuaja, kritika, studimet shkencore gjuhësore, dramat moderne janë në panteonin e kulturës kombëtare.

Kur kam lexuar librin: “Vdekja më vjen prej syve të tillë” jam drithëruar sepse mjerisht vendi ynë ka pasur dhe vazhdon të ketë “Danjoll” që të tmerrojnë me natën e zezë nga retina e syve të tyre… Këtë fragment që po sjellë më poshtë e kam lexuar në klasë në një heshtje varri nga “Danjolli” që të tmerronte… Ata më thane se ai u shfaqej para tyre si Ciklopi përbindshi me një sy të rrumbullakët në mes të ballit.

Kujtoj se “Vdekja më vjen prej syve të tillë” u botua në Tirane në vitin 1987

Po sjellë një copëz nga ky libër: “Natën, shpesh më zë ankthi, më kaplojnë djersë të ftohta, më del gjumi kohë e pa kohë, shoh ëndrra të këqija: bolla që dalin prej syve të tu dhe m’i vërsulen kërthizës, tigra, që duke kërcëllitur dhëmbët, më sulmojnë kokën; sorra dhe korba që janë kurdisur në kornizën e fotografisë sime dhe krrokasin, krrokasin, krrokasin, ndjellin zi dhe më shtien tmerrin. Sa shpesh më del përpara syri i Danjollit të Sherkës, i zmadhuar sa një disk, i shpuar në mjedis dhe do të m’i lexojë mendimet. Çohem atëherë, e shikoj derën a është e mbyllur mirë dhe e rrotulloj çelsin edhe një herë; që të mos hyjë Danjolli me syrin e tij”.

Filed Under: Fejton

E megjithatë bravo Eva…

June 24, 2023 by s p

“Kur noton gjatë natës dhe sheh kur lind dielli eshte shume bukur” u shpreh Eva përpara sfidës. Dhe kur dielli lindi ajo pa ne horizont token e te pareve te saj. Ishte aty shume prane vetem 10 mije mile larg. Endres se saj.

Pergatiti: Albano Kolonjari

Eva Buzo, notarja shqiptaro-australiane ndërpreu sfidën e notit, pas më shumë se 28 orësh në det të hapur dhe pa ndërprerje. Ekipi shoqërues dhe tranjeri i saj duke pare situatën shëndetësore vendosën te ndërpresin sfidën rreth 10 mile larg Karaburunit. Sipas te dhenave Eva Buzo u pickua nga një kandil deti dhe pati vështirësi në të folur për shkak të kripës se akumuluar gjate notimit. Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlores për të marrë ndihmë mjekësore. Edhe pse Eva Buzo nuk arriti te mbyllte me sukses sfiden e saj duhet thene bravo. Eva Buzo vendosi te përshkruaj me not distancën nga Bari, Itali, për në Vlorë. Eva Buzo është gruaja e parë që ndërmerr një sfidë të tillë. Ajo është 35-vjeç, dhe jeton në Australi. Pikerisht ndersa ajo ka hypur ne varken e ndihmes se ka pare edhe pamjet e para te atdheut te saj. Dhe pse nuk arriti te finalizonte me sukses kete sfide asaj i duhet thene bravo. Eva Buzo vendosi të përshkojë me not distancën prej 91 km Otranto-Vlorë, sipas të gjitha rregullave, që përfshijnë qëndrimin larg varkës, ushqim dhe uje duke notuar si dhe mos pajisjen me kostum noti . 91 km e distances Otranto-Vlore u parashikuan te pershkroheshin nga nje sfidë që mund të zgjaste nga 35-40 orë. Eva Buzo është me origjinë nga Shqipëria dhe me profesion është juriste. Sipas biografisë së saj në Linkedin, Buzo ka shërbyer si Drejtore Ekzekutive në Victim Advocates International që nga viti 2019.Po kështu, Buzo ka punuar si avokate në Black Chambers. Eva Buzo është një avokate me eksperiencë shumëvjeçare. Duke folur për formimin e saj arsimor, Buzo shkoi në UNSW dhe fitoi diplomën e saj BA në Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ajo është një nga personalitetet më me shume përvojë që ka punuar në kompani të ndryshme. Ajo eshte avokate e të drejtave të njeriut dhe ka më shumë se pesëmbëdhjetë vjet përvojë pune me viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut në vende të ndryshme, duke përfshirë Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi. Buzo u bë e njohur mediatikisht kur u përpoq të thyente një rekord historik në not, por e ndaloi sfidën e saj për të notuar nga brigjet e Italisë në Vlorë, për shkak të problemeve shëndetësore 10 milje larg Karaburunit.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1597
  • 1598
  • 1599
  • 1600
  • 1601
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT