• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Deklarimi i plotë për media i Kryeministrit Albin Kurti pas takimit të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell

June 23, 2023 by s p

Bruksel, 22 qershor 2023/

Sot udhëtova nga Roma në Bruksel, nga Selia e Shenjtë në Vatikan te Shërbimi i Jashtëm në Komisionin Evropian, dhe zhvilluam takime bilaterale të dy palët me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë dhe njëkohësisht Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian z. Josep Borrel dhe emisarin e tij special për Ballkanin dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, z. Miroslav Lajçak.

Nuk pati takim trilateral siç ka ndodhur zakonisht, për shkak se pala tjetër ka refuzuar një gjë të tillë. Pra, mua më duhet të përballem me një situatë në të cilën para katër muajve m’u premtua që nuk po nënshkruhet Marrëveshja Bazike meqenëse do të nënshkruhet bashkë me Aneksin e Zbatimit. E mandej, para tre muajve m’u tha që nuk do të nënshkruhet as Marrëveshja e Zbatimit si pjesë integrale pra ai aneks në Ohër, meqenëse edhe ashtu kemi marrëveshje.

Sot u konfirmua që kemi marrëveshje, mirëpo nuk patëm takim. Kjo është sjellje aspak konstruktive e palës tjetër. Unë kam ardhur për t’u takuar, për t’u marrë vesh, për të zhvilluar bisedime, negociata në mënyrë që të kemi dakordime dhe të ecim përpara.

Sido që të jetë për shkak se unë jam vetëm njëra palë, nuk janë të dy palët, jo gjithçka varet prej meje.

Në fillim të këtij takimi unë ia kam prezantuar një dokumentacion z. Borrel dhe Lajçak, lidhur me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës në Leposaviq, me datën 14 qershor. Pra, janë bërë më shumë se sa një javë që ata po mbahen peng, po mbahen rob nga Serbia në burgun e Kralevës dhe ky dokumentacion tregon hollësisht dhe qartë se si ata janë rrëmbyer në brendësinë e territorit të Kosovës dhe njëkohësisht kërkova nga z. Borrel dhe Lajçak që ta dënojnë agresionin e Serbisë publikisht.

Pas kësaj diskutuam edhe për deeskalimin. Për bindjen time të fuqishme deeskalimi duhet të nënkuptojë largimin e ekstremistëve të dhunshëm, të grupeve ilegale e kriminale, që menjëherë do të përcillej me zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në ndërtesat e komunave.

Ndërkaq, sa i përket zgjidhjes më të qëndrueshme, natyrisht që e kuptojmë se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri me një proces i cili paraprihet nga sundimi i ligjit, nga një kampanjë e hapur dhe fer dhe nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Nuk mund të them që situata është e sigurt për shkak të takimeve bilaterale tash dhe e kemi një paqe të qëndrueshme, por nga optimizmi i ndërmjetësit unë mund të them se ka shenja që ditët përpara janë më të mira se ato që i kemi lënë pas. Sido që të jetë mbetet të shihet dhe jam i hendikepuar për shkak se nuk ka pasur takim direkt.

Pra, po e ritheksoj, ata të cilët i thanë po marrëveshjes që të mos e nënshkruajnë dhe që duket se janë penduar që kanë thënë po, tash po refuzojnë edhe të takohen me mua, ndërkohë që i mbajnë peng tre policët e Kosovës.

Është situatë shumë e vështirë për neve, mirëpo ne bëjmë më të mirën e mundshme. Siç po e shihni ende në Bruksel është ditë, kemi mundur të vazhdojmë bisedimet. Ndonëse është dita më e gjatë e vitit, megjithatë ka pasur kohë që të kemi dialog intensiv derisa të arrijmë te një dakordim. Gatishmëria ime nuk mungon, gjithashtu edhe propozimet konkrete, por kemi një lloj ikje të palës tjetër nga situata dhe nga zgjidhja e mundshme.

Unë i falënderoj zotërinjtë Borell dhe Lajçak për angazhimin e sotëm, për vullnetin e mirë që kanë dhe u pajtuam se edhe lirimi i menjëhershëm i pakusht i tre policëve dhe në anën tjetër deeskalimi me normalizim të raporteve nuk ka alternativë. Kjo e fundit ka nevojë për një sekuencim të plotë, të hollësishëm dhe të balancuar të Marrëveshjes Bazike dhe të atij dakordimit të asaj marrëveshjes shtesë si aneks zbatimi që u bë në Ohër.

Pra mua herën e parë më 27 shkurt, këtu në Bruksel, m’u tha që po e pranojmë, mirëpo nuk po e nënshkruan pala tjetër se do ta bëjë në Ohër. Kur erdhëm në Ohër u dakorduam për Aneksin e zbatimit as njëra, as tjetra. Sërish nuk u nënshkrua.

Përshtypja ime është që në këtë situatë përveç tjerash jemi si rezultat i mos nënshkrimit të kësaj Marrëveshje Bazike dhe mos insistimit në zbatim të menjëhershëm të pakusht dhe të plotë të asaj marrëveshje, sepse edhe më herët janë nënshkruar shumë marrëveshje, po nuk janë zbatuar, në ndërkohë që tash kemi një situatë në të cilën mos nënshkrimi po pasohet me mos takim.

Linku i videos së deklarimit: https://www.facebook.com/GOVRKS/videos/751182343361685

Filed Under: Politike

Emra që të kujtojnë vende

June 23, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Të udhëtosh nëpër botë është një aventurë, të mësuarit për toponimet është mënyrë për ta sjellë udhëtimin në shtëpi. Toponim është fjalë e krijuar në lidhje me emrin e një vendi. Mendoni për cilësimet e një vendi larg, ose për djathin zviceran. Këto janë mjaft të dallueshme, por disa toponime të tjera mund të mos i dimë se rrjedhin nga emrat e vendeve.

Një “eponim” është një fjalë e emërtuar pas një personi, si “sanduiç”.

Bikini

Në vitin 1945, rroba banje moderne me dy pjesë filloi të merrte shumë vëmendje. Dizajneri e quajti atë “bikini”, një emër që ai e mori nga Bikini Atoll, një ishull i bërë nga shkëmbinjtë koralorë në Oqeanin Paqësor. Ishulli kishte qenë kohët e fundit në lajme kur SHBA kryen testin e parë të armëve bërthamore në kohë paqeje atje. Dizajneri i bikinit shpresonte se krijimi i tij do të shkaktonte një “shpërthim” të ngjashëm kulturor.

Badminton

Njerëzit kishin luajtur lojëra me raketa për shekuj përpara se të vinte badmintoni, por versioni modern u zhvillua në Britani në vitet 1800. Legjenda thotë se loja u luajt për herë të parë në House Badminton, pasuria e Dukës dhe Dukeshës së Beaufort në Gloucestershire, Angli. Oficerët ushtarakë britanikë mund ta kenë marrë lojën gjatë udhëtimeve të tyre në Indi, ku njerëzit luanin një version të quajtur “poona”, një tjetër toponim i quajtur për qytetin indian të Poona (ose Pune, siç njihet sot).

Kolonjë

Krijuar nga një prodhues italian i parfumeve në 1709, eau de Cologne fjalë për fjalë do të thotë “ujë nga Këlni”. Këln, Gjermani, domethënë. Edhe pse produkti origjinal u emërua për Gjermaninë, ai kishte një aromë që të kujtonte ajrin e mëngjesit në Itali (dhe termi është francez). Sot, ne përdorim “kolonjë” për t’iu referuar aromave për meshkuj, ndërsa “parfumi” është zakonisht për zonjat.

Indigo

Kjo ngjyrë blu-vjollcë e thellë ka të ngjarë të quhet pas Indisë. Që në vitin 4000 pes, tregtarët merrnin pigmente indigo nga India. Në greqishten e lashtë, boja quhej “ngjyrë indiane”, e përshtatur më vonë në latinisht si indico.

Neandertali

Homo neanderthalensis u zbulua për herë të parë në 1856 në një pjesë të vogël të Gjermanisë të njohur si Lugina e Neandertalit. Kjo specie e hershme e njerëzve vdiq rreth 40,000 vjet më parë, por emri i tyre toponimik vazhdon të jetë i gjallë.

Spa

Për qindra vjet, njerëzit janë larë në ujë për të trajtuar sëmundjet. Në të gjithë botën, qytetet me burime të pasura minerale kujdesen për njerëzit që duan të shijojnë banjat shëruese. Një nga të parët ishte Spa, Belgjikë. Vizitorët janë dyndur atje që nga vitet 1300, duke krijuar fjalën moderne “spa”.

Smoking

Emri “smoking” e ka origjinën në lagjen Tuxedo Park në kryeqytetin e modës të Nju Jorkut. Në këtë enklavë të pasur, burrat njiheshin për xhaketat e pasura të darkës. Më vonë, këto do të kombinoheshin me pantallona të ngjashme dhe i gjithë ansambli do të quhej smoking.

Vullkan

Në veri të Siçilisë, ekziston një ishull i vogël i quajtur Vulcan. Është një masë tokësore e aftë për të nxjerrë llavë të shkrirë të nxehtë dhe është emëruar sipas perëndisë romake të zjarrit, Vulkanit. Termi “vullkan” (dhe planeti vendas i Spock-ut) është frymëzuar nga ky vend i vogël por i fuqishëm.

Filed Under: ESSE

Bamirësi shqiptare në New York

June 23, 2023 by s p

Sokol Paja/

Shqiptarët në mërgatën e Amerikën lartësojnë çdo ditë emrin, vlerat, historinë dhe krenarinë tonë kombëtare. Në veprimtarinë e tyre patriotike dhe komunitare shqiptarët gjithmonë shkëlqejnë dhe tregojnë vlerat më të çmuara si popull, si kulturë dhe si komb karshi kombeve e popujve të tjerë. Bamirësia i ka kthyer sytë e botës te shqiptarët si vazhdues të misionit e shpirtit human global të Nënë Terezës. Në kulmin e Pandemisë Globale dhe me krizën e çmimeve, shqiptarët bamirës mrekullojnë çdo ditë njerëzit në nevojë dhe pamundësi.

Shoqata Humanitare Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” në Bronx, New York, bashkë me veprimtaren e komunitetit Samantha Zherka shpërndanë ushqime për rreth 1500 persona me kombësi shqiptare, spanjolle dhe amerikane. Samanta Zherka juriste dhe veprimtate e komunitetit i sponsorizoi për veprimtarinë e bamirësisë në Boston Road në Bronx New York dhe rrugë të tjera. Shoqata Humanitare Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” në Bronx e drejtuar nga Aleksandër Nilaj dhe ekipi i vullnetarëve prej 11 vitesh është e përfshirë në aktivitete komunitare bamirësie ku vetëm në kohën e Pandemisë Covid-19 kanë shpërndarë rreth 10 mijë arka me ushqime në javë për njerëzit në nevojë. Kjo organizatë humanitare ka numëruar përmbi 100 vullnetarë shqiptarë e të huaj të angazhuar në aktivitete bamirësie. Në ditët e sotme çdo të enjte kjo organizatë ndihmon rreth 800 persona në javë, për të sëmurët dhe të pamundurit ua dërgojnë pakot ushqimore në shtëpi.

Përveç individëve në nevojë Shoqata Humanitare Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” ndihmon dhe organizata partnere bamirëse dhe subjekte religjioze. Në Shqipëri vazhdon të dërgojë edhe sot mjete motorike për persona me aftësi ndryshe, pajisje elektroshtëpiake, ndihma nga më të ndryshmet për njerëz në nevojë dhe fatkeqësi. Shqiptarë që shërbejnë, ndihmojnë e ofrojnë kapacitetet, infrastrukturën e kohën e tyre në shërbim të njerëzve në nevojë, përbëjnë një krenari kombëtare në mërgatën e Amerikës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Sokol Paja

XHEJMS BEJKERI NË SHQIPËRI: JU JENI ME NE, NE JEMI ME JU – SHQIPTARËT I SHFAQËN MIQËSI TË MADHE AMERIKËS – RAPORTONTE GAZETA E VETME SHQIPE E KOSOVËS E 23 QERSHOR 1991

June 23, 2023 by s p

-Si u raportua për vizitën historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker në Tiranë në Qershorin e vitit 1991 nga gazeta e rezistencës – e vetme shqipe në atë kohë në Kosovë, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, derisa kufiri me Shqipërinë ishte i hekurt, ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si e përshkruaja në titullin e reportazhit që e botova në Prishtinë e edhe në Tiranë në 19 Mars 1996/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, 23 Qershor 2023/ Para 32 viteve, në 22 Qershorin e vitit 1991 për të përcjellë vizitën historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker në Tiranë nga gazeta e vetme shqipe në Kosovë në atë kohë “Bujku” dërguam në Shqipëri reporterin special Avni Spahiu, si dhe ekipin në qytetin pranë kufirit të hekurt të Kosovës me Shqipërinë, në Gjakovë, atje ku mund të shihej Televizioni Shqiptar, i cili nuk mund të shihej në Prishtinë e në shumicën rajoneve kosovare. Fotot i patëm bërë nga transmetimet e Televizionit Shqiptar, nuk kishte asnjë mundësi teknike në atë kohë t’i marrim nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, me të cilën kishim nisur bashkëpunimet e para të mediave Kosovë-Shqipëri. Ishte koha kur mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si e përshkruaja në titullin e reportazhit që e botova në Prishtinë e edhe në Tiranë në 19 Mars 1996, duke thyer kufirin e hekurt me shkrimet shqip.

Në gazetën e rezistencës që dilte në Prishtinë “Bujku” në 23 Qershor 1991 kryetituj në ballinë ishin: XHEJMS BEJKERI NË SHQIPËRI: JU JENI ME NE, NE JEMI ME JU – SHQIPTARËT I SHFAQËN MIQËSI TË MADHE AMERIKËS – VIZITA E BEJKERIT NË SHQIPËRI U NDOQ ME INTERESIM NË KOSOVË.

Në ballinë paralajmëroheshin raportimet për vizitën historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë gjerësisht në faqet 8 e 9, ku kryetituj janë: SHQIPËRIA KA MBËSHTETJEN E SHBA-ve, AMERIKANËT JANË ME SHQIPTARË, SHQIPTARËT JANË ME AMERIKANË – AMERIKA PO KTHEHET NË SHQIPËRI. Janë këto citime nga fjalimet e Sekretarit Amerikan të Shtetit Xhejms Bejker. MOMENT HISTORIK PËR SHQIPËRINË, është një titull tjetër…

Po në ballinë me titull BISEDUAM SI MIQ botohej Deklarata për gazetën “Bujku” e Dr. Ibrahim Rugovës pas takimit me Xhejms Bejkerin, ku në nëntitull theksohej: Sekretarit amerikan të shtetit iu dorëzua mesazhi i partive politike shqiptare me kërkesat e tyre për zgjidhjen e krizës në Kosovë dhe në Jugosllavi. Në tekst njoftohej se takimi, ku ishin lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Adem Demaçi dhe kryetari i Partisë Parlamentare të Kosovës Veton Surroi, ishte mbajtur me 21 Qershor 1991 në një hotel në Beograd, gjatë vizitës që Bejker kishte edhe në Jugosllavi.

Në ballinë të gazetës “Bujku” paralajmërohej edhe shkrimi: SHKOLLAT SHQIPE NË MËRGATË – KUNDËR ASIMILIMIT.

Dhe, mes tjerash, një titull tjetër ishte: LUTJE PËR PAQE, QETËSI E LIRI…

“Bujku” ishte gazetë e përditëshme e rezistencës, e lëvizjes për liri e pavarësi të Kosovës, me orientim e përcaktim të fuqishëm propërëndimor euroatlantik që nisi të dalë nga 18 Janari 1991, isha themeluesi-kryeredaktori i saj në atë kohë. Ishte gazeta e vetme e përditshme shqipe në Kosovë dhe edhe sfidonte ndalimin e dhunshëm të gazetës tradiconale shqiptare kosovare Rilindja nga regjimi okupator serb.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari

POETI – NGA KOSOVA NË MEKSIKË, NGA GJAKU NË YJE…

June 22, 2023 by s p

Visar Zhiti/

U bë viti, që ke ikur në Qiell,

por me sa poezi

e ke mbushur truallin tonë

si me gjethe shpirti…

Vërtet poeti Xhevdet Bajraj mbetet një Luftëtar shpirtëror i fuqishëm, këtë mund të them që në fillim, që s’e duroi dot luftën, ku tmerrshëm vriten njerëz dhe ëndrra dhe poezia e jetës… dhe iku nga Kosova e tij, larg, sa më larg, në Meksikë, me gruan dhe fëmijët, të shpëtonte jetën sa më shumë… duke mbartur gjuhën amë dhe frymë-Zi-min… ashtu si dhimbjet mbi shpinë dhe kujtimet, që rëndojnë, rëndojnë…

E pritën si poet në Mexico City dhe tani ai ka studentët e tij që e duan atje, lexuesit e shumtë, të cilëve ua dha poezinë dhe në gjuhën spanjolle… miqtë… imazhet… hardhinë në prag…gotat me verë… sombrerot… macet… bibliotekat… kujtesa e tij është plot me Kosovë…

Poezitë i lexohen dhe në rrugë, i janë kushtuar dhe koncerte të mëdha, konferenca, takime… po përkujtohet dhe në Kosovë, në vendlindje, atje veç datëlindjen i dinë, ai është përherë poet i tyre…

Shoh si e ka gdhendur fjalën, ashtu si drurin, pak ashpër, por natyrshëm dhe sa dhemb, sa dhemb… si mishi i jetës… dhe sa dinjitoz është ai në dhembjen e tij… ndërkaq fjalë-urtë si malësorët, i madhërishëm së brendshmi… i kultivuar dhe me poezinë e madhe latine, europiane ashtu si me eposin e popullit të tij dhe befas ashtu na u përshfaq: aq sa poet tradicional, po aq dhe modern, krejt i veçantë, i ëmbël do të thosha deri në hidhësi dhe i hidhur deri në ëmbëlsi, gdhëndës i duruar dhe parak, e them sërish, gjithsesi antologjik.

E shfletoj me ëndje, larg dhe unë, librat na i dha Zonja e tij, Doktoreshë Vjollca Bajraj, muza e tij, tani e përkushtuar pas poezisë së Xhevdetit, me mision përhapjen e tyre… si gjethet nëpër erë.

S’e di pse ndal te poezia “Trëndafili”:

Jam goxha i sigurt se

kur për herë të parë

është takuar me njeriun

trëndafilit i kanë dalë gjembat.

Fërgëlloj së brendshmi. Ndjej shpuarje në lëkurë, madje dhe gjakun që rrjedh. Kështu është poezia e Xhevdet Bajrajt, që s’i trembet druajtjes, qortuese ndërkaq, metaforike, por dhe hermetike, përdryshe dhe e çiltër, e veçantë, antologjike…

Fjalë të tilla po i thosha Vjollcës, teksa ajo na shkruante përkushtimin në librat e të shoqit, hija e saj është vetë vazhdim i asaj poezie dhe, kur po shëtisnim rrugëve të Chicago-s, – Eda ime dhe unë e kishim vënë në mes, – për Xhevdetin po flisnim me adhurim dhe kur u ndezën dritat e para në muzgun e parë, ato po më dukeshin si trendafila të poezisë së tij.

Gjithë këtë vit mungese, poeti Xhevdet Bajraj e mbush po vetë me prani hyjnore, me atë poetiken…

May be an image of 2 people and text

See Insights and Ads

Create Ad

All reactions:

22

Filed Under: LETERSI Tagged With: Visar Zhiti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1601
  • 1602
  • 1603
  • 1604
  • 1605
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT