• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Art Show by Sherry Shqiponja Nebiaj Wondering Mind June 10, 2023

April 25, 2023 by s p

Visitors are invited to the Art Show Wondering Mind by Sherri Shqiponja Nebiaj.

Her art collection, the first of its kind, can be viewed as a map of “her artistic journey” as Nebiaj puts it.

The show runs from 10 to 5 on Saturday, June 10, 2023 at Farmingdale Public Library, New York.

All are welcome!

Filed Under: Kronike Tagged With: Farmingdale Public Library, Rafaela Prifti, Sherri Shqiponja Nebiaj

Mosha

April 25, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Tani ka më shumë se gjysmë milioni njerëz që jetojnë në mbarë botën të cilët janë të moshës 100 ose më të vjetër. Falë përmirësimeve në kushtet e jetesës, ushqimin dhe kujdesin shëndetësor, numri i njëqindvjeçarëve është rritur ndjeshëm që nga vitet 1960, kur kishte vetëm rreth 20,000 njerëz në shekullin e dytë të jetës. Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë numrin më të madh të njëqindvjeçarëve, me shifra rreth 100,000.

Në fakt, deri kohët e fundit, Japonia ishte shtëpia e personit më të vjetër në botë, Kane Tanaka, i cili vdiq në vitin 2022 në moshën 119 vjeç. Tanaka ishte një mbiqindvjeçar, emri i dhënë për grupin e vogël të njerëzve që kanë jetuar më shumë se 110 vjet; rreth një në një mijë qindvjeçarë kanë arritur.

Njeriu më i vjetër i të gjitha kohërave (mosha e të cilit është dokumentuar) ishte Jeanne Calment, një superqindvjeçare franceze me një jetëgjatësi prej 122 vjetësh e 164 ditësh. Mënyra se si njëqindvjeçarët – dhe, gjithnjë e më shumë, superqindvjeçarët – arrijnë të jetojnë për kaq shumë vite, ka pushtuar prej kohësh imagjinatën e publikut. Ata shpesh pyeten për stilin e tyre të jetesës, sekretin e jetëgjatësisë dhe mençurinë që kanë mbledhur në vitet e tyre të avancuara. Megjithatë, përgjigjet e tyre priren të jenë po aq të ndryshme sa edhe jetët që kanë jetuar. Nëse pyesni se cili është çelësi i vetëm më i rëndësishëm për jetëgjatësinë, ata thonë; shmangia e shqetësimit, stresit dhe tensionit.

Photo: time.com

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

Bashkimi Evropian, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe UNDP ndihmojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës

April 25, 2023 by s p

PRISHTINË, 25 Prill 2023 – Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, Tomas Szunyog, Ambasadori i BE-së në Kosovë, Hajrulla Çeku, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, vizituan në Prizren Katedralen e Zojës Ndihmëtare dhe Muzeun e Hidroelektranës.

Të dyja këto vende të trashëgimisë kulturore po restaurohen përmes projektit të financuar nga Shërbimi për Instrumentet e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (FPI) dhe të zbatuar nga UNDP, i quajtur “Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social”

“Trashëgimia e pasur kulturore e Kosovës është lidhja jonë me të kaluarën dhe mësuesi ynë për të ardhmen. Flet për tolerancën, miqësinë dhe bashkëjetesën, të cilat janë mëse të nevojshme në botën ku jetojmë”, tha Szunyog. “Përmes Instrumentit për Asistencë së Para-Aderimit, dhe Instrumentit të Politikës së Jashtme, BE-ja ka ndihmuar në restaurimin e 56 vendeve të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë, ndër të tjera, xhamitë, kishat, vendet arkeologjike dhe kulturore dhe muzetë, dhe ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës për të gjitha komunitetet dhe gjeneratat që vijnë.”

Të dy lokacionet e vizituara në Prizren janë në listën e aseteve të mbrojtura kulturore të MKRS-së. Katedralja u ndërtua në fund të shekullit të 19-të nga Dario Bucciarelli, Kryepeshkop i Shkupit, gjatë Perandorisë Osmane dhe ka qenë objekti kryesor fetar i komunitetit katolik për rajonin e Prizrenit, ndërsa Hidroelektrana “Prizrenasja” u ndërtua ndërmjet viteve 1926 dhe 1928 duke furnizuar Prizrenin me energji elektrike deri në vitin 1973. Në vitin 1979 u shndërrua në Muzeun e Energjisë Elektrike.

“Jemi shumë mirënjohës dhe të përkushtuar për të rritur partneritetin tonë me partnerë ndërkombëtarë, për të bashkuar forcat për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të Kosovës. Mbrojtja përmes ndërhyrjeve fizike është shumë e rëndësishme, por nuk është e mjaftueshme, ndaj duhet të punojmë shumë për t’u siguruar që të ofrojmë burimet dhe kapacitetet e nevojshme për të zhvilluar modele menaxhimi që do t’i japin jetë monumenteve tona dhe të sigurohemi që ato t’i shërbejnë komunitetit para së gjithash, por edhe të tjerëve.

Kemi kënaqësinë të ofrojmë mbështetje shtesë financiare për këtë program të përbashkët dhe të bashkojmë forcat edhe në mjete financiare për t’u siguruar që të gjitha punimet e konservimit të përfundojnë në mënyrë profesionale. Krahas ndërhyrjeve fizike, duhet të punojmë ngushtë në funksionimin e trashëgimisë kulturore për t’i afruar ato me komunitetet dhe për të siguruar transmetimin e tyre te brezat e ardhshëm” tha Ministri Çeku, duke theksuar rëndësinë e restaurimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Ndërsa punimet restauruese në Katedrale kanë përfunduar, punimet në Muzeun e Hidroelektranës janë ende në vazhdim.

“Gjatë shtatë viteve të fundit, së bashku me BE-në dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kemi zbuluar bukurinë e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare në mbarë Kosovën. Nëpërmjet restaurimit dhe rehabilitimit, u kemi dhënë atyre një jetë të re. Më e rëndësishmja, kemi bashkuar komunitetet për të vlerësuar dallimet e tyre, por edhe për të festuar të kaluarën e tyre të përbashkët përmes trashëgimisë kulturore jomateriale – përmes librave, muzikës, veprave artizanale dhe përrallave. Duke parë përpara, ne po përqafojmë mundësitë dixhitale, duke punuar me të rinj me ide inovative për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Jemi të lumtur të kontribuojmë për një të ardhme më të mirë, më të ndritshme dhe të përbashkët për komunitetet e Kosovës.” tha Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP në Kosovë.

Përfaqësuesi i Kishës Katolike, Don Zef Shani, dhe përfaqësues të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe të Institutit Arkeologjik të Kosovës, iu bashkuan vizitës dhe shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e BE-së në ruajtjen e shumë objekteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Shënim rreth projektit:

Projekti “Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social”, i financuar nga Shërbimi për Instrumentet e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (FPI) dhe me kontribut nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nxit besimin dhe mirëkuptimin reciprok, njeh diversitetin dhe respektin përmes ndërhyrjeve kulturore të cilat promovojnë dialogun, ndërtojnë mirëkuptim dhe promovojnë një ndjenjë të përbashkët të pronësisë së trashëgimisë kulturore ndërmjet të gjitha komuniteteve të Kosovës.

Filed Under: Sociale

KLERIKËT E PAQES SË PAARRITUR

April 25, 2023 by s p

Shqiprim Pula/

Një maksim latine thotë; për t’i dhënë problemit zgjidhje, problemin duhet t’a njohësh dhe kuptosh. Në kontekstin historik, që kur Kosova u la jasht Shqipërisë londineze, si dhuratë për sllavët, përgjatë një shekulli kishim klerikë që Kosovën nuk e ‘njohën’ por kishte klerikë që edhe nuk e ‘kuptonin’ si problem!.

Disa etapa; që më 1918 Kosovës i’u dha njëtrajtshmëria me sllavët e Jugut. Në Shkurt 1945, në Beograd, nga udhëheqja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ), u vendos që Kosova t’i bashkangjitej Serbisë, e më pas në Korrik 1945, në Prizren, u mblodh një grup i quajtur, këshilli popullor i Kosovës dhe i rrafshit të Dukagjinit, që i referohen edhe si “Kuvendi i Prizrenit”, ku, nga të gjithë pjesëmarrësit, diku 30 prej tyre ishin Shqiptarë, ku u proklamua vullneti “gjoja” i popullit të Kosovës që të jetë me Serbinë. Në Janar 1946, kushtetuta e Republikës Federative Popullore e Jugosllavisë (RFPJ), përcaktoi Kosovën si territor autonom brenda Serbisë. Në Shkurt 1974, u miratua kushtetuta e Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë (RSFJ), e cila i ofroi Kosovës atributet e një republike por jo edhe emrin republikë. Apo, thënë ndryshe, Kosovës, i’u njoh emri por jo edhe mbiemri. Në Mars 1989, autoritetet serbe përmes veprimeve kundërkushtetuese suprimuan statusin e Kosovës si njësi konstituive e Jugosllavisë, sërish duke e vendosur dhunshëm Kosovën si territor me popullatë shumicë Shqipëtare, nën Serbi. Në Korrik 1990, nga Shqiptarët shumicë të Kosovës u nxorr Deklarata e Pavarësisë, e më pas në Shtator 1990 nxjerrin Kushtetutën, që përcakton Kosovën si Republikë, madje, në nenin 1 të kësaj kushtetute ka një përkufizim; “Republika e Kosovës është shtet demokratik i kombit Shqipëtar dhe i pjesëtarëve të kombeve dhe pakicave që jetojnë në Kosovë”. Kështu, krijesa artificiale e quajtur Jugosllavi, u shthurr edhe me front luftimesh ushtarake ndërmjet ish-njësive federative, me luftën e Kosovës si të fundit. Por, e gjitha, në tërrësinë e etapave politike është histori e aspiratës Shqipëtare për mëvetësi dhe për ribashkim me Shqipërinë. Pas përfundimit të luftës Kosovë-Serbi, në Qershor 1999, Këshilli i Sigurimit të OKB-së, nxorri rezolutën 1244 e cila jo vetëm se ka përkufizime të përgjithësuara por edhe të çuditshme si p.sh., njeh vetqeverisjen substanciale brenda Jugosllavisë, nuk njeh burimin shekullor por vetëm pasojat e problemit e poashtu nuk përcakton afat kohor të efektivitetit të rezolutës!.

Po për çfarë ndodh ky gllabrim e përvetësim, nga sllavët e “Nova Rusia” çdo gjë Shqipëtare?

Që kur perandoria otomane, tokat Shqipëtare i kishte ndarë në vilajete për t’u administruar si të ndara ndër-Shqiptarë, por nën portën e lartë, deri në kapitullim dhe largim të tyre; nga Serbët fqinjë u rishfaq apetiti gllabrues e përvetësues, me frymën “sllavizmi nuk përfundon askund …” i realizuar brenda konturës “Nova Rusia” por me akterë të ndryshëm kohor. Ishin, pretendimet territoriale shekullore sllave për ‘tokën e shenjtë’, për ‘identitetin kishtar’, për ‘ekzistencë kombëtare’ dhe jo vetëm, kjo, bëri që të jetë prej kohësh një nga problemet më të vështirët në botë. Fshirja e plotë e vendbanimeve, toponimeve dhe e emërave me identitet Shqipëtar, ka treguar ekzistencën, gjuhën, historinë tonë të herëshme. Kishat tona Arbnore-Shqipëtare, të përvetësuara e prezentuara si serbe-sllave, poashtu tregon se deshën t’a fshijnë plotësisht identitetin Shqipëtar. Në vitet 1921, 1931, 1948 dhe 1953 kur ishte bërë regjistrimi i popullsisë së Jugosllavisë, identiteti kombëtar Shqipëtar paraqiste problem, por jo ai musliman!. Atëherë, madje, shkruhej se numri i popullsisë i rritur në bazë të shtimit natyror është manipuluar dhe të dhënat mbi Shqiptarët nuk përkonin me realitetin fare. Sllavët, edhe mund të quhen një qytetërim si vlerë ndryshe, por kjo vlerë nuk ishte e pranuar për ne Shqiptarët, andaj, çdo herë e në çdo kohë u kemi thënë jo.

Përpjekja diplomatike e kufizuar në “normalizim” si zgjidhje?

Diplomacia e dekadës së fundit e udhëhequr nga UE-ja, e fokusuar në zgjidhjen e çështjeve fundamentale përmes “normalizimit” duket të jetë e kufizuar. Serbia me ndërhyrjen e paprecedent në veriun e vendit, duke e aneksuar politikisht dhe institucionalisht nga autoriteti qendror i Prishtinës zyrtare, për vite, ka rivendosë një epërsi të saj të dikurshme, në marrëdhëniet ndërkombëtare bashkëkohore, duke sfiduar rendin dhe çdo lloj kërkese të Unionit Europian, emisarëve të saj dhe të tjerëve ndërkombëtar!. Nëse Serbia, tolerohet tejmase në një horizont veprimi si kërcënues i paqes, ajo, po e ripërcakton dukshëm rolin e saj në gjeopolitikën rajonale, duke realizuar marrëveshje ushtarake në marrjen e sistemit raketor Rus e dronëve Kinez. Prandaj, dinamika e rolit të saj destruktiv ndaj vende fqinje, e posaqërisht Kosovës, dhe në zgjerim kundrejtë luftës në Ukrainë, sa bëhet i dukshëm roli i saj kërcënues për të blerë përqafimin e faktorëve ndërkombëtar. Serbia e rishfaqur si forcë për t’u patur në konsideratë, përkundër ndërhyrjeve të paprecedent në realizim të interesave gjeopolitike sipas kornizës së “Nova Rusia” lidhur me çështjet strategjike kombëtare, kishtare-sllave; disa faktorë ndërkombëtar i ka shtyrë ‘heshturazi’ t’a mbështesin atë. E në rrethet e studiuesve të ‘Think Tank’ për siguri ndërkombëtare, së fundmi, përmendet se, Serbia ka shprehur interesim për rotor nuklear me Rusinë e me furnizim uraniumi nga Kazakistani!, fatkeqësisht.

Klerikët e Brukselit zyrtar dhe ata ndërkombëtar, po e respektojnë fuqinë e jo drejtësinë në raport me Kosovën dhe çështjen Shqipëtare.

Filed Under: Analiza Tagged With: shqiprim pula

Korrupsioni eklipson dhe Diellin

April 25, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

“Eclipse of the Sun” pikture e famshme ne Huntington, NY nga artisti gjerman George Grosz

“Unë nuk do të lejoj askënd të kalojë nëpër mendjen time me këmbët e tyre të pista.” Gandi

Në Muzeun e Artit Heckscher, në Huntington, Nju Jork, ndodhet piktura më e famshme, “Eclipse of the Sun” realizuar nga artisti gjerman George Grosz, e pikturuar në vitin 1926.

Piktura akuzon regjimet e kohes nga artisti gjerman Grosz për realitetet politike dhe ekonomike të Gjermanisë gjatë Republikës së Vajmarit, veçanërisht interesat ekonomike që dominuan regjimin e ri. Në pikturë janë disa personazhe rreth një tavoline përpara sfondit të një qyteti të djegur. Figura qëndrore është Presidenti, Paul Von Hindenburg, i cili dallohet nga mustaqet e gjata dhe uniforma e tij ushtarake me medalje. Ai ulet me dhëmbë të zbuluar, me një kurorë ironike dafine në kokë. Një shpatë e gjakosur dhe një kryq funerali në tryezën përballë Hindenburgut janë një kujtesë e rolit të tij në Luftën e Parë Botërore dhe jetëve të humbura.

Në tavolinë janë edhe katër financierë pa kokë, me veshje zyrtare. Një industrialist me një kapelë të lartë, me armë të vogla dhe një tren miniaturë nën krah, i pëshpërit me maturi në vesh Presidentit.

Implikimi është se ministrat pa kokë të qeverisë nuk mund të mendojnë vetë dhe thjesht u binden urdhrave të kapitalistëve dhe ushtarakëve.

Një gomar, i veshur me blinda të zbukuruar me shqiponjën gjermane, qëndron përballë një korite të mbushur me letra, ndërsa balancon në një dërrasë të lidhur me një skelet.

Gomari interpretohet nga historiani i artit Ivo Kranzfelder si një simbol i popullit gjerman, i përfaqësuar si pranues i çdo gjëje që i vihet përpara. Gomari eshte i veshur me blinda të zbukuruar me shqiponjën gjermane.

Në të djathtë, njëri nga njerëzit pa kokë e mbështet këmbën në hekurat e burgut poshtë tij, përmes të cilit shihet fytyra e një të burgosuri. Në krye majtas është një diell i errësuar i ndriçuar nga shenja e dollarit amerikan. Kjo është një referencë për investimin e financave amerikane në ekonominë gjermane pas Luftës së Parë Botërore.

Muzeu i Artit rrethohet nga Parku “Heckscher” një park qetësues me jetë të gjallë, me muzikën e ujit, këngën e mjelmave. Është një dhuratë për njerëzit e Huntington nga financuesi dhe filantropi i ndjerë August Heckscher dhe gruaja e tij Nannie A. Heckscher.

Ky park është një vend i mrekullueshëm për t’u qetësuar dhe komunikuar me natyrën magjike. Bëme një shëtitje të bukur rreth liqenit, pamë mjelmën e bardhë që shtronte vezë dhe bashkëshorti që rrinte roje i saj gjersa të dilnin zogjtë.

Historia dhe piktori George Grosz

Piktura u soll nga Grosz në Shtetet e Bashkuara kur u transferua atje në vitin 1933. Ajo mendohej e humbur, por u gjet në shtëpinë e një piktori shtëpie, Thomas Constantine, i cili e kishte mbajtur të mbështjellë në garazhin e tij për disa vite. Kur u gjet, u ekspozua në Galerinë Harbour në Cold Spring Harbor. Një përpjekje për mbledhjen e fondeve nga drejtori i parë profesionist i Muzeut të Artit Heckscher çoi në blerjen e pikturës nga muzeu për 15,000 dollarë në vitin 1968.

Muzeu planifikoi ta shiste pikturën në vitin 2009, por protesta e publikut i bëri ata të hiqnin dorë nga ideja.

George Grosz (1893-1959) ishte një udhëheqës në lëvizjen e artit Dada në Berlinin e viteve 1920. Ai u largua nga Gjermania pak para se Hitleri të vinte në pushtet. Grosz u ftua të jepte mësim në Lidhjen e Studentëve të Artit të Nju Jorkut dhe u transferua me gruan e tij në Shtetet e Bashkuara në 1933.

“Në Eclipse of the Sun”, Grosz kap gjallërisht korrupsionin e shfrenuar politik dhe social që karakterizonte Gjermaninë në mes viteve 1920.

George Grosz ishte një frymëzues i gjallë që rrezikoi karrierën, familjen, sigurinë fizike dhe shëndetin mendor për të dhënë alarmin që në vitin 1923, duke parodizuar pikëpamjen e Hitlerit për nacionalizmin agresiv në veprën tallëse “Hitleri Shpëtimtar”.

Pas Luftës së Parë Botërore, shumë artistë u larguan nga një qasje ekspresioniste në favor të një përshkrimi më të ashpër dhe objektiv të botës, i cili u bë i njohur si lëvizja e Objektivitetit të Ri. Grosz, në veçanti, e përdori vizionin e tij në një kritikë të ashpër ndaj regjimit. Kjo e bëri jetën e tij më të vështirë dhe në fund ai zgjodhi emigracionin për të siguruar një liri më të madhe artistike”.

Cili ishte Presidenti i Gjermanisë nga viti 1925 deri në vdekjen e tij

Paul Ludwig Von Hindenburg ishte një marshall dhe burrë shteti gjerman i cili udhëhoqi Ushtrinë Perandorake Gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore. Më vonë ai u bë President i Gjermanisë nga viti 1925 deri në vdekjen e tij. Gjatë presidencës së tij, ai luajti një rol kyç në marrjen e pushtetit nga nazistët në janar 1933, kur, nën presionin e këshilltarëve të tij, ai emëroi Adolf Hitlerin si Kancelar të Gjermanisë.

Pasi Hindenburg vdiq vitin e ardhshëm, Hitleri kombinoi presidencën me zyrën e tij si kancelar përpara se të vazhdonte të shpallej Udhëheqës dhe Kancelar i Rajhut i Popullit Gjerman dhe e transformoi Gjermaninë në një shtet fashist.

Historitë ngjajnë ndaj dhe tregohen

E ndodhur përballë kësaj pikture tronditëse nuk ke se si të mos të shkojnë në mendje historitë rrënqethëse të korrupsionit galopant në At-Mëmëdheun tonë të shumëvuajtur. Ëndërroja të kishja një pikturë të famshme në muzetë më të njohura të botës nga ndonjë artist shqiptar rebel, që peneli i tij di t’i sjellë publikut artdashës botëror dhimbjen dhe sakrificat e panumërta të atij populli ku shumica vuan dhe largohet për bukën e gojës. Piktura që eklipson Diellin ngjan si dy pika uji dhe me historitë e qeverisjeve tona, ku këshilltarët pa kokë drejtojnë turmat të cilat tmerrohen dhe i zë gjaku nga shpatat dhe thikat e gjakosura…

Pushteti despotik shoqërohet gjithmonë me korrupsion të moralit. Ndonëse me këtë shkrim nuk do të ndryshojë gjë, por të paktën jam në Paqe me vehten se sic thotë Mahatma Gandhi: “Unë nuk do të lejoj askënd të kalojë nëpër mendjen time me këmbët e tyre të pista.”

Cdo gjë u vodh, u pronësua nga të babëziturit, Diellit i zunë dritën me shuk dollarësh.

Përballë pikturës lutem: “Të lindet Artisti që të eklipsojë korrupsionin me Diellin e të vërtetës”!

23 Prill, 2023

Huntington, Nju Jork

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1706
  • 1707
  • 1708
  • 1709
  • 1710
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT