• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA URON BESIMTARËT MYSLIMANË PËR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT

March 23, 2023 by s p

Të nderuar vëllezër e motra të besimit Myslimanë

Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, të Kryesisë së Vatrës, Këshillit të Vatrës e të gjithë vatranëve ju uroj: Agjërim të lehtë e të pranuar prej Zotit fuqiplotë. Krijuesi i gjithësisë shpërbleftë çdo vepër tuajën të mirë, çdo lutje e përshpirtshmëri në këtë muaj të shenjtë sakrificash e shpërblimesh hyjnore.Kjo kohë e shenjtë sjelltë mbarësi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe familjet e tyre kudo ku veprojnë e punojnë.

Me gëzim dhe nderim

Kryetari i Vatrës

Elmi Berisha

Filed Under: Opinion

23 MARS 1935…Vdekja a aktorit te madh dhe “Unaza e Iffland-it”…

March 22, 2023 by s p

Saimir Z. Kadiu/

Neser eshte 88 vjetori i vdekjes se aktorit me te famshem me origjine shqiptare… dhe nje nga zerat ikonike te teatrit boteror te gjysmes se pare te shekullit XX …ALEKSANDER MOISIU.Sipas Erika dhe Klaus Man “vetem nje aktor gjenial si Moisiu bashkonte pikellimin e Hamletit me sharmin e Romeos…”Apo sipas Maks Brodit: “Hamlet është shkruajtur për Moisiun, dhe Moisiu ishte lindur unik për të interpretuar Princin e Danimarkës.”Gjenia e Moisiut vuri ne “krize” edhe “Unazen e Iflandit”, çmimin me prestigjoz gjerman per aktorin me te madh te botes gjermanike… Dhe kjo ndodhi ne diten e varrimit e varrimit te tij, 88 vjet me pare ne 23 mars 1935…Iffland-i la trashëgimi një nga unazat e tij, që të përcillej nga aktori më i mirë gjerman, që do ta zëvendësonte, atij, që ai do ta konsideronte si zëvendësuesin e tij në artin dramatik. Kjo traditë vazhdoi dhe unaza kaloi nëpër duart e shtatë aktorëve të famshëm për të përfunduar në gishtin e Albert Basserman (1867 – 1952), si një lloj vlerësimi artistik.Albert Bassermann, ishte mbajtesi i kesaj unaze … Ishte 68 vjec ne kohen e vdekjes se Moisiut dhe ishte ne kohen qe duhet te zgjidhte pasardhesin…Atij i përkiste kujdesi delikat që të linte trashëgimi unazën e Iffland-it. Cili do të ishte fatlumi i zgjedhur ?Disa emra qarkullonin…Dy zgjedhjet e tij te meparshme Alexander Girardi dhe Max Pallenberg kishin vdekur…Por Albert Bassermann në momentin e vendosjes së arkivolit, hodhi unazën e famshme mbi trupin e të ndjerit Moisi…– Skena gjermane vdiq ! – tha ai. Unë nuk do t’ia jap askujt këtë unazë…Drejtori i Burgtheater, Hermann Röbbeling e mori unazen nga arkivoli duke thene se ajo i jepet vetem aktorit me te mire qe eshte gjalle…Kjo ngjarje beri qe unaza e Iflandit te harrohej per 11 vjet…Bassermani kurre nuk e mbajti ne gishtin e tij kete unaze dhe ne vitin 1938 emigroi ne Amerike…Edhe kur u kthye ne Viene ne vitin 1946, ai refuzoi ta rimerrte unazen…Basserman mendonte qe Moisiu ishte nje hebre i teatrit gjerman..Askush nuk e dinte origjinen e tij te vertete… bile as miqte e tij te ngushte si Franz Kafka apo Stefan Cvajg. Ata e konsideronin hebre, edhe si nje deshire te vleresimit te tyre te madh ndaj Moisiut…e donin ta kishin te “tyren”…Gjatë terë jetës Moisiu pati telashe me përkatesinë nacionale dhe me vendlindjen, sado që nga biografia e tij diheshin edhe për njerën edhe për tjetrën. Më në fund, për ta bërë publike, e sigurisht i shtyrë edhe nga atdhedashuria, Mosiu i drejtohet Kosullatës Shqiptare për pranimin e shtetësisë shqiptare. Disa javë para vdekjes, i vjen lajmi zyrtar nga Tirana për pranimin e shtetesise shqiptare. Por vetëm me kusht që artisti të bëhej shef ceremonie në oborrin mbretëror të Zogut. Moisiu, lolo i oborrit te Ahmet Zogut!? Çfarë ironie! Moisiu, gjithashtu, kishte kërkuar edhe shtetësinë italiane, për çka flet takimi njëorësh me Benito Musolinin më 20 prill të vitit 1934, ku u bisedua edhe për çështje të tjera kulturore në Itali. Për Duçen, Moisiu ishte artisti i madh emigrant i Italisë. Sipas autorit Shaper, lajmi për nënshtetesinë italiane i vjen disa orë para vdekjes, ku ai i thote gruas së vet “Molto tardi ! Molto tardi”, pra “Shumë vonë, shume vonë!”Ishte kjo aresyeja qe arkivoli i tij u mbulua me flamurin Italian…

Filed Under: Kulture

VATRA I PËRGJIGJET ADI KRASTËS

March 22, 2023 by s p

I nderuar z. Krasta,

Në cilësinë e kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, po ju drejtohem me këtë letër si përgjigjie dhe reagim ndaj disa pretendimeve të pabaza që u thanë në TV “Syri” në emisionin tuaj “A show” Krasta të datës 21.03.2023.Z. Krasta, Që nga zgjedhja ime në krye të Vatrës mund të konstatoj me mburrje se ka filluar një dinamikë e re e menaxhimit, zhvillimit dhe rritës së organizatës më të vjetër dhe më prestigjioze të komunitetit shqiptar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në trendet e kohës moderne, në rrethana të tjera politike, socio-ekonomike dhe dinamikës së globalizmit, ne vazhdojmë me mburrje rrugën e themeluesve të kësaj organizate Nolit dhe Konicës duke punuar në interes të komunitetit tonë në SHBA dhe duke mbështetur fuqishëm Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trojet etnike ku jetojnë shqiptarët. Ne veprojmë në suaza të legjislacionit të SHBA-ve dhe Kanunores së Vatrës, duke i respektuar në përpikmëri. Kam kënaqësinë të ju informoj se që nga ardhja ime në krye të Vatrës ka një interesim dhe dinamikë të jashtëzakonshme të komunitetit tonë në SHBA për angazhime dhe aktivitete në interes të komunitetit tonë por edhe në interesin nacional të shqiptarëve kudo që janë. Janë themeluar tetë degë të reja, këto ditë do të themelohen edhe të tjera, janë kyqur mjaft të rinjë e të reja me pregaditje arsimore dhe ekspertizë të jashtëzakonshme, e në veçanti më gëzon fakti i angazhimit të madh të femrave shqiptare gjithandej SHBA-ve, shumë nga ato me grada akademike dhe me influencë të madhe në qarqet akademike, diplomatike dhe në opinionin publik në SHBA. Pretendimet e njerëzve pa peshë se “gjoja kemi informacione se Vatra do të nënshkruaj marrëveshje politike dhe për interesa ekonomike me Edvin Ramën” është një shpifje, e pavërtetë dhe tendencioze. Federata Panshqiptare “Vatra” ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me pëlqimin e të gjitha grupeve politike në Kuvendin e shtetit të Kosovës, si institucion që reflekton vullnetin politik të popullit të Kosovës. Asnjë “lloj marrëveshje” nuk është bërë me asnjë institucion në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë të punojmë me institucionet legjitime në Shqipëri, Kosovë, me të zgjedhurit shqiptarë në institucionet e Republikës së Maqedonisë Veriore, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës. Ne nuk ndërhyjmë dhe nuk anojmë politikisht në proceset elektorale kudo dhe kurdo që organizohen ato në trojet etnike. Ne jemi organizatë me koncept nacional dhe atdhetar dhe do jemi gjithmonë pranë institucioneve të Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve etnike shqiptare gjithmonë në mbrojtje, avansim dhe prosperitet të gjithmbarshëm të kombit tonë. Angazhimet tona në institucionet e shtetit amerikan duke filluar nga Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit, Senati dhe Kongresi i SHBA-ve janë të përditshme, permanente dhe tejet efikase në interesin kombëtar të të gjithë shqiptarëve. Kemi raporte dhe marrëdhënie të shkelqyeshme me të dy përfaqësitë diplomatike të SHBA-ve në Tiranë dhe Prishtinë. Në Prishtinë edhe kemi bërë aktivitete të përbashkëta që tregon për respektin dhe besimin që gëzon “Vatra” dhe lidershipi i saj te institucionet amerikane. Demokratizimi i mëtejmë i shtetit shqiptar, forcimi i shtetit ligjor dhe zhvillimi ekonomik mbeten angazhim permanent dhe është mision i Vatrës, mbështetja për shtetin e Kosovës në përmbylljen e etapës së fundit të shtetësisë dhe proceseve integruese është obligim dhe imperativ i veprimtarisë së organizatës sonë, gjithmonë me fokus të posaqëm për fatin dhe avansimin e pozitës dhe rolit të shqiptarëve në trojet etnike. Unë personalisht dhe “Vatra” nuk do të ndalemi së punuari për avansimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të kombit tonë. Nuk ka person, grupacion, mjet, presion por as propagandë që na zmbraps nga ky mision.

Me konsideratë,

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”,

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Politike

Në st. Gallen të Zvicrrës u promovua libri që i kushtohet 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë gjakatare!

March 22, 2023 by s p

18 mars 2023
Zvicërr – St. Gallen

Për ta nderuar gjakun e derdhur lum të bijëve dhe bijave tona më të mira që derdhën lumenj gjaku për çlirimin e Kosovës dhe Bashkimin Kombëtar, në mesin e mijëra prej tyre ishin edhe 1432 fëmijë shqiptarë, por edhe për ta falënderuar sakrificën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për ta falënderuar NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shenjë të 24 vjetorit të ndërhyrjes humanitare dhe ushtarake në Kosovë, më 18 mars 2023, në qytetin e bukur St. Gallen të Zvicrrës, u promovuan veprat publicistike dhe dokumentare të autorëve: Nusret Pllana, Hanëmshahe Ilazi e Agim Aliçkaj.
Për të marrë pjesë në promovimin e librit “Fëmijët shqiptarë të Kosovës- viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981-1999”, të autorëve: Nusret Pllana e Hanëmshahe Ilazi, të librit të xhepit “Mos harro kurrë”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, të filmit dokumentar “ Kush i vret fëmijët?!”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala dhe të filmit dokumentar “Gjaku i nxënësit Isa Berisha – shenjë e kujtesës historike”, të autorëve: Nusret Pllana e Erza Ramuka, kishin ardhë nga Zvicrra, Gjermania, Franca e Austria, shumë adhurues të librit e të filmit dokumentar, për të marrë pjesë në këtë manifestim kulturor e shkencor, të organizuar bukur nga Shoqata “Sharri”, të udhëhequr nga organizatori Zekirja Aliu e Kryetari Nagip Memedi, me një bashkëpunim të shkëlqyeshëm të Kryesisë së Ligës Shqiptaro – Amerikane me seli në Zvicërr, përkatësisht me anëtarët e Kryesisë së saj: z,Samet Rexhepi, z.Milihat Halimi, z.Faton Kurtishi e z.Lorenc Stefa, të cilët u nderuan me nga një libër dhuratë nga ana e Prof.Pllanës,  në shenjë falënderimi për përkrahjen morale dhe materiale të botimit të librit “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”, të autorëve: Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana, libër  që e po e shokon botën, me fakte e fotografi, duke e dëshmuar katërcipërisht gjenocidin e Serbisë fashiste në Kosovë, kur barbaria dhe mizoria serbe në luftën e fundit në Kosovë 1998/1999, i vret 1392 fëmijë shqiptarë, pa i harruar edhe vrasjen e 40 fëmijëve shqiptarë edhe në periudhën e viteve 1981-1997,për të cilët  le që nuk është dënuar asnjë kriminel serb, por për të qenë absurdi edhe më i madh, as që është akuzuar ndonjëri prej tyre, sikur ata(fëmijët e vrarë) të ishin lodra fëmijësh, apo zogj pulash!!.

Të pranishmit në sallë, gjatë kohës sa transmetoheshin filmat dokumentarë të vrasjes së fëmijëve, nga përmbajtja shokuese e tyre tmerroheshin, mbeteshin pa koment, nga ato pamje makabre  e të  parezistueshme të vrasjes barbare të fëmijëve shqiptarë, të cilët i kishin ekzekutuar me aq gjakftohtësi ushtria dhe policia fashiste serbe, vetëm e vetëm pse kishin qenë shqiptarë.

Shkruan: Nusret Pllana 

Filed Under: Reportazh

SCIENTIFIC AMERICAN (1942) / GJON MILI DHE METODA E BLICIT TË SHUMËFISHTË STROBOSKOPIK

March 22, 2023 by s p


Gjon Mili dhe macja e tij “Blackie” (1946)
Gjon Mili dhe macja e tij “Blackie” (1946)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Mars 2023

“Scientific American” ka botuar, në mars të 1942, në faqet n°152-153, një shkrim rreth metodës së re të fotografimit të përdorur asokohe nga Gjon Mili, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Këndet e kamerës

Drejtuar nga Jacob Deschin, A.R.P.S.

Multiflashi stroboskopik (Blici i shumëfishtë)

Burimi : Scientific American, mars 1942, f.152-153
Burimi : Scientific American, mars 1942, f.152-153

Fotografia stroboskopike me blicë të shumëfishtë (multiflashë) është termi i përdorur nga Gjon Mili, inxhinier fotografik, për të përshkruar metodën e krijimit të imazheve të tilla si ato të riprodhuara këtu. Me metodën tashmë të njohur të blicit të shumëfishtë (multiflashit), e cila përfshin përdorimin e burimeve të shumta të blicit për të krijuar një imazh të vetëm, Mili shton ekspozimin e shumëfishtë për të regjistruar disa imazhe në të njëjtën pllakë.

Z. Mili, i cili kohët e fundit ekspozoi 50 fotografi në Muzeun e Artit Modern në qytetin e Nju Jorkut, në shfaqjen e parë të punës së tij me blic stroboskopik të mbajtur ndonjëherë, sheh në blicin e shumëfishtë stroboskopik qasjen më të afërt ndaj asaj që ai e konsideron një metodë besnike të fotografimit të kërcimtarëve në aksion.

“Kërcimi është një shprehje në kohë dhe hapësirë”, thotë ai. “Prandaj, për të bërë një regjistrim të kërcimit, për të ruajtur cilësinë e tij, duhet të përdoret një kamer (aparat) filmike. Një fotografi e vetme, sado me fat të jetë përbërja ose shprehja e saj e ndjenjës, në rastin më të mirë mund të sugjerojë vetëm gjendjen shpirtërore pa treguar vijën e lëvizjes ose shprehjen. Për të regjistruar një lëvizje të tërë në një pllakë të vetme, u përdor teknika e njohur tashmë si fotografia stroboskopike multiflash (me blicë të shumëfishtë)”.

Duke përdorur një aparat fotografik të tipit studio Deardorff 5 me 7, Mili përshkruan procedurën e tij si më poshtë :

“Kamera mbahet e hapur gjatë gjithë periudhës së një faze, ndërsa dritat e pajisura me tuba Edgerton me shpejtësi të lartë ndizen në mënyrë të përsëritur — për të lënë përshtypje të shumëfishta imazhesh në të njëjtën pllakë, modeli mund të ndryshojë sipas dëshirës duke ndryshuar shpejtësinë e shkrepjes — duke e përshpejtuar ose vonuar atë; Është ky element i kontrollueshëm multiflashi (blici të shumëfishtë) që mund të bëjë të mundur një prezantim vërtet artistik të lëvizjes së kërcimit.”

“Shumica e modeleve të ekspozuara u arritën me ndihmën e tre dritave të cilat pulsonin në intervale nga 8 deri në 15 shkrepjeve në sekondë, në varësi të shpejtësisë së lëvizjes. Kamera (aparati) funksiononte me diafragma që varionin nga f/5.6 deri në f/16”.

Rezultatet e arritura kanë tërheqje si piktoreske, ashtu edhe shkencore, herë të kombinuara, herë njërën apo tjetrën. Shpejtësia e lëvizjes është kërkesa kryesore, bukuria e lëvizjes dytësore, por thelbësore nëse rezultati i dëshiruar është tërheqja piktoreske dhe jo gjetja e pastër e fakteve. Për shkak të shpejtësisë ekstreme të dritës, një imazh i paqartë vështirë se është i mundur; vetëm një fokus i keq do të shkaktojë një mungesë mprehtësie.

Në fotografitë me një veprim të përfshirë në shfaqje, kur u përdorën 3 deri në 12 njësi me një blic Edgerton, z. Mili u përpoq ta kapte (fotografonte) balerinën në lartësinë e një rrotullimi ose kërcimi të ndërlikuar. Megjithatë, në rastin e fotografive stroboskopike më blicë të shumëfishtë, ai u përpoq të tregonte një sekuencë të plotë lëvizjesh që përfshinte jo vetëm veprimin e çastit më dramatik, por edhe serinë e veprimeve të çastit që paraprinë dhe pasuan “ngjarjen kryesore”. Me fjalë të tjera, shkrepjet e tij të shumta me blic janë përafrimi i imazheve të palëvizshme të regjistrimit kinematografik.

Kështu, ai tregon lëvizjet e shumëfishta si fizarmonikë të një balerini, ose fijet e rrjetës së merimangës të një rrote qerreje njerëzore të ndarë në segmente ndërsa ajo vezullon në hapësirë.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1760
  • 1761
  • 1762
  • 1763
  • 1764
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT