• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GAZETA AMERIKANE (1929) / MBRETI ZOG DO TË KËRCEJË ME BASHKËSHORTEN E AMBASADORIT CHARLES C. HART NË INAUGURIMIN E LEGATËS SË RE TË SHBA-VE NË TIRANË

March 3, 2023 by s p


Burimi : Pas betimit, Mbreti shikon nga dritarja e pallatit të tij demonstrimin e besnikërisë së popullit shqiptar. — Foto : © Armando Bruni. — L’Illustrazione Italiana, Milano, 16 shtator 1928
Burimi : Pas betimit, Mbreti shikon nga dritarja e pallatit të tij demonstrimin e besnikërisë së popullit shqiptar. — Foto : © Armando Bruni. — L’Illustrazione Italiana, Milano, 16 shtator 1928

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Mars 2023

“St. Louis Post-Dispatch” ka botuar, të enjten e 6 qershorit 1929, në ballinë, një shkrim mbi ngjarjen e bujshme të pjesmarrjes së Mbretit Zog asokohe në inaugurimin e Legatës së të SHBA-ve në Tiranë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Zogu premton se do të kërcejë me gruan e të dërguarit të SHBA-ve

Mbreti i Shqipërisë do të bëjë daljen e tij të parë publike në inaugurimin e Legatës Amerikane

Nga Associated Prees.

Burimi : St. Louis Post-Dispatch, e enjte, 6 qershor 1929, ballinë
Burimi : St. Louis Post-Dispatch, e enjte, 6 qershor 1929, ballinë

Tiranë, Shqipëri. 6 qershor. — Mbreti Zog ka pranuar të përurojë ndërtesën e re të legatës amerikane, e cila është me shpejtësi drejt përfundimit dhe që është struktura e parë e ngritur kudo në botë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për përdorim specifik të një legate ose ambasade.

Mbreti gjithashtu ka premtuar se do të bëjë paraqitjen e tij të parë publike që nga ngjitja në fron duke marrë pjesë në një ballo dhe pritjen që do të hapë ndërtesën e re të legatës. Ai do të kërcejë me znj. Charles C. Hart, Minneapolis, Minn., gruan e ministrit (ambasadorit) amerikan. Kjo do të jetë hera e parë që sovrani i ri europian do të shkelë në një legatë të huaj dhe hera e parë që do të marrë pjesë në një kërcim (vallëzim) publik.

Hart, dikur korrespodent i gazetës së Uashingtonit, ka ftuar 1000 të ftuar në hapjen e ndërtesës së re të legatës, të cilën e ka projektuar vetë. Mbreti Zog do të mbajë një fjalim.

Filed Under: Interviste

Demonstratat në Prishtinë dhe Lufta çlirimtare e UÇK-së

March 3, 2023 by s p

Prof. dr. Emin Kabashi

Këshilltar shkencor

Instituti Albanologjik i Prishtinës

(Demonstrata e 2 marsit 1998 kishte disa karakteristika të veçanta) 

Përkufizimi

Kur demonstrohet kundër dhunës së një shteti, ajo quhet demonstratë kundër dhunës. Kur demonstrohet në emër të lirisë, ajo quhet demonstratë e lirisë. Prandaj, demonstrata e 2 marsit të vitit 1998 ishte pak më e veçantë se demonstratat e tjera që janë mbajtur në Prishtinë, për disa arsye, ndër të cilat mund të veçohen:

Një, se ajo demonstratë ishte organizuar nga disa subjekte politike, që në atë kohë vepronin në Kosovë. 

Dy, se ajo demonstratë në përbërjen e saj kishte të gjitha shtresat e popullatës, si dhe të gjitha moshat. 

Tre, se ajo demonstratë, bëhej pas gjenocidit në Qirez dhe Likoshan, ku kishte luftuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kurse ishin vrarë qytetarë të atyre dy fshatrave, që nuk ishin pjesëtarë të UÇK-së. 

Katër, se në këtë demonstratë, parullat e shkruara dhe ato që janë thënë nga të pranishmit kishin karakter mbështetës për Luftën e UÇK-së, si dhe bartnin rrugëve të Prishtinës frymën e lirisë që kishte ardhur në malet e Drenicës.

Hyrje

Kur është thënë se demonstratën e 2 marsit të vitit 1998 e kanë organizuar subjektet politike, atëherë duhet të definohet se organizatorë të saj ishin: Partia Parlamentare e Kosovës në krye me Simbolin e Rezistencës sonë Kombëtare Adem Demaçin, përkatësisht Sektori për kulturë i Partisë Parlamentare të Kosovës, të cilës i printe Nusret Pllana – tashti Veteran i UÇK-së dhe Profesor i Universitetit të Prishtinës, Këshilli Koordinues i Partive Politike të Prishtinës, që e udhëhiqte tashti Dëshmori i Kombit, Isa Kastrati dhe Shoqata e të burgosurve politik, të cilën e përfaqësonte Berat Luzha.

Organizatore tjetër ishte Unioni i Pavarur i studentëve të Universitetit të Prishtinës: Muhamet Mavraj, Albin Kurti, Bujar Dugolli e Driton Lajçi, Lidhja e Gruas Shqiptare, që e udhëhiqte Flora Brovina, një veprimtare e palodhur, si dhe tashti Veterane e Luftës së UÇK-së. Ky sqarim është i domosdoshëm, edhe për arsyen që të mos harrohen faktet, por edhe të shmanget rrahagjoksja e  atyre që ishin kundër luftës çlirimtare, kurse tashti dalin e flasin edhe për organizimin e demonstratave të Fëmijëve, e lëre më për ato të tjerat.  Po ashtu, është i nevojshëm ky sqarim, edhe për faktin se historiku i secilës ngjarje që ka ndodhur në Kosovën e viteve nëntëdhjetë, nuk është se ka ndodhur në shekullin nëntëmbëdhjetë, që nuk kishte as televizion, as kamerë, as fotografë, si paku në këtë pjesë të tokave shqiptare, që quhet Kosovë. Pra, faktet, të dhënat, dëshmitë janë kudo, edhe në Kosovë, edhe në Tiranë, por edhe në qendrat e medieve botërore.

Demonstrata e 2 marsit të vitit 1998 e solli Drenicën në Prishtinë

Mënyra e organizimit të demonstratës së 2 marsit të vitit 1998, kishte në përbërjen e masës edhe struktura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pse mund të thuhet kështu? Po sjellë vetëm tri fakte të vogla: 

Së pari, më 28 nëntor të vitit 1997, me rastin e varrimit të mësuesit Dëshmor, Halit Geci, del publikisht para masës së njerëzve Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ata që kanë mbamendje historike, mund të kujtojnë ngjarjet, edhe ato pak që kanë përcjellë mjetet e informimit të asaj kohe. Ajo masë e madhe e njerëzve, me mijëra apo më shumë, thërriste emrin e UÇK-së. Aty ishin nënat dhe baballarët tanë, aty ishin motrat dhe vëllezërit tanë, aty ishin gratë dhe nuset tona, që thërrisnin emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si është e mundur, në një varrim të një mësuesi atdhetar, gjithë ata njerëz që thërrisnin emrin e UÇK-së, të mos kenë ditur për ekzistimin e saj. Ndryshe, asnjë propagandë, as ajo gebelsiane, nuk do të kishte mundur ta organizonte dhe ta mashtronte tërë atë masë të njerëzve deri në atë nivel.  

Së dyti, organizator të demonstratës së 2 marsit të vitit 1998 ishin edhe disa nga ata që kishin qenë në varrimin e të rënëve në Likoshan dhe në Qirez. Kishin parë me sytë e tyre plojën e pushtuesit, por kishin parë edhe qëndresën e familjarëve të të rënëve. Nuk ishte e mundur që ata familjarë, të silleshin në atë mënyrë, të porositur nga ndonjë subjekt partiak, por ata silleshin ashtu, sepse e dinin se luftën kundër forcave serbe e kishin bërë Luftëtarët e Adem Jasharit, me urdhërin dhe komandën e tij, kurse forcat serbe ishin hakmarrë kundër popullatës duarthatë.

Së treti, po atë ditë kur ishte bërë gjenocid në Qirez dhe Likoshan, në Kosovë kishte ardhur Robert Gilbart, i cili në takimin që kishte pasur në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e kishin quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, organizatë terroriste. Por, kur Gilbarti ishte takuar me simbolin e qëndresë sonë kombëtare, Adem Demaçin, ai jo vetëm nuk kishte pranuar ta quante terroriste, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por e kishte krahasuar me luftën e Xhorxh Vashingtonit, për çka i dërguari amerikan ishte bërë shumë nervoz dhe kishte reaguar ashpër.

Në demonstratën e 2 marsit të vitit 1998, dalja publike e UÇK-së, si dhe gjenocidi që kishte ndodhur në Qirez dhe Likoshan, erdhën në Prishtinë, jo vetëm përmes parullave që bartnin me vete demonstruesit, por edhe me frymën që mbretëronte, andaj forcat pushtuese të Serbisë, reaguan duke plagosur njerëz, duke maltretuar njerëz, pa marrë parasysh se kush ishin, apo çfarë moshe kishin. Fryma që kishin sjellë demonstruesit, po shpërfaqte për herë të parë në rrugët e Prishtinës kërkesën e madhe të lirisë, e cila nuk fitohej më vetëm me fjalë, por kërkohej gryka e pushkës që t’i dilte zot ardhjes së saj. Kjo frymë, nuk është e re në Prishtinë, sepse ishte manifestuar edhe në demonstratën e grave, të organizuar nga Lidhja e Gruas Shqiptare, po edhe nga subjekte të tjera politike të kohës, para Ambasadës amerikane në Prishtinë, ku një grup i grave protestuese ishin pranuar nga përfaqësuesi amerikan, dhe në një mënyrë, ju kishte thënë se kishin mbështetjen e tyre. Mirëpo, demonstrata e 2 marsit të vitit 1998, ishte shumë masive, andaj reagimi i forcave pushtuese serbe ishte aq i ashpër dhe i përgjakshëm. Më vonë, ditëve të tjera, do të kishte edhe demonstrata të tjera në Prishtinë, po ashtu shumë masive, por tashti ngjarjet kishin marrë rrjedhë tjetër, ngase ishin zhvilluar luftime të përgjakshme tri ditë e tri netë, me 5, 6 e 7 mars të vitit 1998 në Prekaz, ku kishte rënë Komandanti Legjendar i UÇK-së, Adem Jashari bashkë me familjen dhe me luftëtarët e tjerë të lagjes Jashari, si dhe me ata që ishin bashkë me të. Pas kësaj ngjarjeje, ata që ishin kundër luftës së UÇK-së, ishin kundër lirisë dhe çlirimit të Kosovës, andaj le të mbajnë në ndërgjegjen e tyre brez pas brezi. Prandaj, mund të thuhet se demonstrata e 2 marsit e vitit 1998 e solli Drenicën në Prishtinë, me gjithë frymën e luftës për çlirim dhe liri.

Përfundim

Demonstrata e 2 marsit të vitit 1998 kishte në radhët e saj luftëtarë dhe luftëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ishin edhe disa nga organizatorët. Demonstratat e 2 marsit të vitit 1998, kishte sjellë në Prishtinë frymën e pranisë së Ushtrisë Çlirimtare që vepronte kaherë në Drenicë dhe në vise të tjera të Kosovës. Demonstrata e 2 marsit e vitit 1998, dallohej edhe për mënyrën e organizimit, ngase në ballë të saj ishin organizatorët dhe dihej secila lëvizje se si dhe kur duhej të bëhej. Demonstrata e 2 marsit të vitit 1998 ishte e veçantë edhe për masën e madhe të njerëzve pjesëmarrës, për praninë e moshave të ndryshme, për praninë e intelektualëve, që aq rrallë i mbështesnin kërkesat liridashëse të rinisë. Shembulli më i mirë domethënës ishte prania e dr. Ali Zatriqit, të cilin forcat serbe e kishin përgjakur pa kursim.   

Këshilli protestues në ballë të demonstratave para sheshit tek kino “Rinia” në Prishtinë më 2 mars 1998 : nga e djathta Isa Kastrati (vdes në betejë me armikun sërb në Gollak të Prishtinës), Flora Brovina, Sylejman Krasniqi, Naim Hoxha dhe Nusret Pllana.


Filed Under: Opinion

“Zëri i Amerikës”: Tiranë, opozita në protestë, në Apel procesi për “vulën” e PD

March 3, 2023 by s p


Protesta e opozitës në Tiranë
Protesta e opozitës në Tiranë

Zeri i Amerikes: https://www.zeriamerikes.com/a/6988204.html

Në Shqipëri, opozita nisi pas mesditës protestën e radhës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca e procesit gjyqësor që do të përcaktojë juridikisht se cilat janë strukturat udhëheqëse të Partisë Demokratike. Në mars të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës, njohu si të ligjshëm Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, e po ashtu dhe vendimet e dala nga ky Kuvend, i cili shkarkoi të gjitha strukturat dhe figurat drejtuese të partisë së udhëhequr deri në atë kohë nga zoti Lulzim Basha. Por ndaj këtij vendimi u bë ankimim nga kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj.

Qëndrimi i sotëm i Gjykatës, do të jetë përcaktues për të qartësuar se cili nga dy grupimet e Partisë Demokratike, do të përfaqësohet me siglën e kësaj force politike, në zgjedhjet vendore të 14 majit. Nëse Gjykata nuk do të shprehet sot me vendim, atëherë me gjasë, do të jetë grupimi i udhëhequr nga zoti Alibeaj, që do të përfshihet në garën elektorale, si Partia Demokratike, ndërsa zotit Berisha do t’i duhet të gjejë një alternativë tjetër, siç ndodhi në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, kur kandidatët e tij, garuan nën siglat e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” e rregjistruar nga LSI dhe Partia Demokristiane. Afati për rregjistrimin e forcave politike garuese në zgjedhje skadon më 6 mars.

Zoti Berisha është shprehur se protesta e sotme nuk ka lidhje me procesin në gjykatën e Apelit, ku sipas tij nuk ka asnjë bazë ligjore për të njohur si palë zotin Alibeaj. Ai ka deklaruar se opozita ka nisur një “revolucion demokratik paqësor” pasi sipas tij “nuk ka rrugë tjetër për përmbysjen e kësaj kufome politike që quhet Edi Rama, i cili ka arritur në një stad, që përbën rrezik real për çdo shqiptar”.

Edhe gjatë protestës së sotme, ku morën pjesë disa mijëra mbështetës të opozitës, zoti Berisha theksoi se “qëllimi i revolucionit është përmbysja e monizmit të bazuar në krimin, drogën, në vjedhjen dhe plaçkitjen e shqiptarëve. Kurrë në histori, një njeri nuk ka vjedhë këtë komb siç e ka vjedhur Edi Rama me organizatën e tij kriminale”, deklaroi ai, duke ju drejtuar me një thirrje të gjitha shtresave të shoqërisë që t’i bashkohen atij.

Edhe ish presidenti Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, u shpreh se zoti Rama “nuk ka më asnjë justifikim, se kush ja ka fajin për këtë shkatërrim që i bëri shtetit, për këtë shkatërrim që i bëri shoqërisë sonë, për këtë shkatërrim që i bëri shumë familjeve shqiptare, me plagët më të rënda sociale… Ndaj të gjithë së bashku të vazhdojmë në rrugën tonë, protesta dhe zgjedhje, zgjedhje dhe protesta”, u shpreh ai.

Filed Under: Politike

NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS

March 3, 2023 by s p

Filed Under: Komunitet

Një falenderim i veçantë për Congresswoman Lisa McClain

March 3, 2023 by s p

Vilson Sinishtaj/

Një falenderim i veçantë për Congresswoman Lisa McClain për mbështetjen direkte që vazhdimisht i jep çështjes shqiptare. Po ashtu falëndëroj edhe Departmentin e Shtetit në komunikim të drejtëpërdrejtë dhe për mbështetje.Kjo letër është vetëm një shembull nga mbështetja që kemi marrë për garancion të zgjedhjeve të lira në komunën e Tuzit por edhe për mbështetje të shqiptarëve nën Mal të Zi dhe rajon! Kjo letër po ashtu dëshmon se shqiptarët në kërkim të të drejtave që ju takojnë kanë mbështetjen e miqve më të mirë të popullit tonë, popullit dhe politikës amerikane.

Filed Under: Opinion Tagged With: vilson sinishtaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1806
  • 1807
  • 1808
  • 1809
  • 1810
  • …
  • 2789
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY
  • NUK MUND TË ANASHKALOHET ROLI I ERNEST KOLIQIT NË FORMIMIN E MARTIN CAMAJT
  • MALI I ZI, VENDI KU KSENOFOBIA NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË NË RRITJE E SIPËR
  • “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”
  • TIDENS TEGN (1929) / LETRA E EVELYN STIBOLT, MËSUESES NORVEGJEZE TË KUZHINËS SHKOLLORE : “EKSPERIENCA IME NË SHKOLLËN PËR VASHA NË KORÇË…”
  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT