• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NUK KA PAQË TË QËNDRUESHME NËSE TIRANIA TRIUMFON MBI LIRINË DHE DEMOKRACINË

January 9, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli/

Kështu foli javën e kaluar në Oslo të Norvegjisë, Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg. I ftuar në mbledhjen vjetore të Konfederatës së Sipërmarrjeve të Norvegjisë me 5 Janar, 2023, kreu i Aleancës së Atlantikut Verior, theksoi se, “Armët – në fakt – sigurojnë paqën” dhe shtoi se, “Nuk do të ketë paqë të qëndrueshme nëqoftse shtypjet dhe tirania triumfojnë mbi lirinë dhe demokracinë”. Ai nënvijoi nevojën që Aleatët në NATO të investojnë më shumë për mbrojtjen e përbashkët, të eliminojnë varësinë nga regjimet autoritare dhe të jenë të bashkuar në mbështetje të lirisë dhe të demokracisë.”

Z. Stoltenberg e përqendroi fjalimin e tij në agresionin rus kundër  Ukrainës dhe bëri thirrje për kujdes ndaj regjimeve të tjera autoritare, siç është Kina. Sipas tij, gjëndja aktuale në Ukrainë, “është pjesë e një politike ku Moska përdor forcën ushtarake për të realizuar objektivat e saj politike.”  Lufta në Ukrainë, vazhdoi Stoltenberg, nuk ka filluar Shkurtin që kaloi por në vitin 2014, kur Moska ka aneksuar Krimenë dhe Ukrainën lindore. Në fjalimin e tij, udhëheqsi i NATO-s paralajmëroi në Oslo se nëqoftse Putini fiton në Ukrainë, kjo do të ishte një tragjedi, jo vetëm për ukrainasit, për mbarë botën, “por edhe për ne”.

Optimizmi për një Evropë të bashkuar e në paqë, pas shembjes së Murit të Berlinit, është zëvendësuar, nënvijoi Z. Stoltenberg me “regjime autoritare që po shtohen dita ditës”, ndërkohë që “Demokracia është në rënje dhe globalizmi ka marrë tatpjetën”. 

Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s paralajmëroi se, “Nuk do të ketë paqë të qëndrueshme në botë, nëqoftse shtypjet dhe tirania triumfojnë mbi lirinë dhe demokracinë.”  Ai theksoi se “Pa marrë parasysh se kur e si do të marrë fund kjo luftë, ne duhet të pranojmë se gjëndja e sigurisë në Evropë ka ndryshuar për gjithmonë”, ka thenë ai.  Regjimi i Moskës do dëshironte një Evropë tjetër, është shprehur Z. Stoltenberg, duke shtuar se, Moska “dëshiron të kontrollojë vendet fqinje, ndërsa e shikon lirinë dhe demokracinë si kërcënime për objektivat e saj, diçka që e ka vendosur Rusinë në një konflikt të vazhdueshëm me Perëndimin”.

“Varësia tek regjimet autoritare është e rrezikshme”, vazhdoi ai, duke u kujtuar të pranishëmve se disa kohë më parë, shumë njerëz besonin se blerja e gazit nga Rusia ishte thjeshtë një çeshtje tregtare. “Realiteti, është se tregtia është gjithashtu edhe një çeshtje politike. Ka të bëjë me sigurinë tonë. Tregtia është gjithashtu edhe politikë!”, ka theksuar Z. Stoltenberg.  Ai u tha të pranishëmve, por edhe një audience evropiane jashtë sallës, se duhet pasur kujdes që ai gabim me Rusinë të mos përsëritet më me regjime të tjera autoritare, duke përmendur, specifikisht, Kinën, si një prej atyre vendeve. “Interesat afat-shkurtëra ekonomike nuk duhet të përdoren kurrë në dëm të interesave themelore kombëtare”, është shprehur lideri  Aleancës ushtarake perëndimore.  Z. Stoltenberg paralajmëroi edhe kundër asaj që ai e cilësoi si, një “bashkpunim në rritje e sipër, “midis regjimeve autoritare”, duke venë në dukje bashkpunimin midis Moskës dhe Pekinit, “një partneritet strategjik dhe pa kufi”, siç është cilësuar nga ata vetë.

Regjimet autoritare janë regjime të ndryshe, të cilat promovojnë një rend tjetër botëror, tha udhëheqsi i Aleancës ushtarake të Atlantikut Verior në fjalimin e tij në Oslo. “Ato regjime promovojnë vlera që dhunojnë e shkelin vlerat tona të lirisë e demokracisë”. Prandaj është e rëndësishme që të gjithë ne që besojmë në liri e demokraci, të jemi të bashkuar, përball regjimeve autoritare “pasi ne ndajmë të njëjtat vlera” me njëri tjetrin, ka përfunduar Z. Stoltenberg fjalimin e tij, drejtuar Konfederatës së Ndërmarrjeve Norvegjeze në Oslo të ënjten e kaluar.  Siç duket, Z. Stoltenberg paralajmëroi edhe disa vende anëtare të NATO-s, me regjime me prirje autoritare—siç është edhe Shqipëria, që të mbrojnë lirinë e demokracinë në vendet e tyre dhe të rrinë larg nga regjimet autoritare dhe të “mbrojnë interesat e tyre kombëtare.”  Prandaj, nëqoftse Shqipëria – si vend anëtar i NATO-s — është e interesuar të mbrojë lirinë dhe demokracinë për veten dhe për të tjerët, Tirana zyrtare do bënte mirë që të dëgjonte këshillën dhe paralajmërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, NATO, Z. Jens Stoltenberg, se pushtimi i

Ukrainës nga Vladimir Putin tregon pse vendet që e konsiderojnë veten demokratike duhet të jenë të kujdesshme në marrëdhëniet e tyre me vendet që, botërissht, njihen si regjime autokrate, tiranike dhe antidemokratike.  “Varësia tek regjimet autoritare është e rrezikshme”, parlajmëroi Z. Stoltenberg, vendet si Shqipëria, duke shtuar se një prirje e tillë është — jo vetëm kundër sigurisë së përbashkët, që është misioni kryesor i NATO-s – por është edhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve, Autokratët dhe tiranët përdorin tregëtinë për realizimin e objektivave të tyre politike, paraljmëroi lideri i NATO-s.

Fatkeqsisht, Shqipëria zyrtare por edhe disa elementë në Kosovë lakmojnë ende nga lindja – megjithse Kombi shqiptar ka vuajtur 500-vjetë nën pushtimin turk, gjysëm shekulli nën diktaturën më të egër komuniste sllavo-aziatike në Evropë, shkatërrimin e identitetit kombëtar nën revolucionin kulturor kinez.  Por edhe megjith varrët e freskëta e të pashëruara të luftës së fundit në Kosovë të terrorit serb për spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e veta shekullore, e të tjera fatkeqsi ndërkombëtare të shqiptarëve nën sundimin ose influencën e tiranive të huaja – disa prej të cilave Tirana zyrtare i ka shpallur “partnerë strategjikë”.  Z. Stoltenberg e jkëshillon Tiranën dhe të tjerët me prirje autoritare lindore: duartë larg prej tyre.

Ndërsa, Shqiptarët e lodhur me sundimet e diktaturave të huaja ndër shekuj dhe nga influencat majtiste autoritare sllavo-azaiatike, po largohen masivisht – si në kohën e Gjergj Kastriotit -Skenderbe — drejtë Perëndimit. Ndërkohë që liderët e tyre politikë shikojnë gjithnjë nga lindja dhe flirtojnë me liderët më autoritarë që njeh sot bota mbi faqen e dheut, si Vuçiq, Erdogan, Putin, e të tjerë.   Për fat të keq, megjithëse, historikisht, Kombi shqiptar ka treguar gjithmonë dhe me shumicë prirjet dhe preferencat e tijë pro-perëndimore se është pjesë e Evropës dhe e perëndimit, liderët shqiptarë, prap se prap, nuk ndjekin dëshirat e Kombit të vet – por për interesa personale dhe anti-demokratike, andej shikojnë e lakmojnë – nga lindja – 30 e sav jet nga shmebja e Murit të Berlinit. Duket se atje në lindje, si ndjekës të autoritarizmit sllavo-aziatik, liderët shqiptarë sot e gjejnë veten më rehat në shoqërinë e autoritarëve dhe tiranëve të lartë përmendur që – sipas Z. Stoltenberg — po sjellin botën mbrapsht duke kërcnuar lirinë dhe demokracinë e popujve – se sa në rrethin e udhëheqsve perëndimorë, siç është Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s. 

Liria e demokracia, por as atdhetarizmi i vërtetë as siguria e përbashkët perëndimore nuk promovohen me çanta grashë me flamurin shqiptar, me një çmim prej mijëra dollarësh, ose me orë zvicerane me portretin e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut. E vërtetë se Flamuri shqiptar është më i bukuri në botë (jo meritë e këtyre) dhe Gjergj Kastrioti – Skenderbe ishte Kryetrim dhe mbetet, jo vetëm, Kryetrimi dhe i Përgjithëmonshëm i Kombit shqiptar, por edhe Shpëtimtari i Evropës. I asaj Evrope nga e cila klasa aktuale  politike shqiptare po e largon gjithnjë e më shumë Kombin shqiptar, në favor të bërjes biznes me autokratët dhe tiranët sllavo-aziatikë të lindjes.  Po e largojnë Shqipërinë dhe shqiptarët nga Evropa e lirë e demokratike, ku e duan shumica dërmuese e shqiptarëve, por që klasa aktuale politike nga, dita në ditë dhe nga viti në vit, po e bën Shqipërinë pjesë të një aleance autoritarësh e tiranësh modernë lindorë – historikisht — pushtues e zaptues të tokave dhe shkatërrues të identitetit kombëtar të shqiptarëve ndër shekuj. Kombi shqiptar nuk ka pasur as nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat dhe as me “kulturën” e këtyre tiranëve. Këta tiranë, autokratë, përfaqsues regjimesh diktatoriale të lindjes sllavo-aziatike, “Promovojnë vlerat që dhunojnë e shkelin besimin dhe vlerat tona të përbashkëta të lirisë e demokracisë”, në favor të “një rendi të ri botëror”, anti-demokratik — ishte paralajmërimi dhe thelbi i mesazhit të Sekretarit të Përgjithëshëm të NATO-s, Z. Jens Stoltenberg në Oslo, të ënjtën e javës që kaloi.

Frank Shkreli

Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Z. Jens Stoletenberg duke folur në mbledhjen vjetore të Konfederatës së Sipërmarrjeve të Norvegjisë me 5 Janar, 2023 në Oslo.

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

Patriotët shqiptarë në Amerikë nderuan Gjeneral Abas Kupin në 47 vjetorin e ndarjes nga jeta

January 9, 2023 by s p

Sokol Paja/

Partia “Lëvizja e Legalitetit”- Dega e SHBA-së, në bashkëpunim me familjen Kupi, miq, media, veprimtarë, patriotë të spikatur në diasporë, organizata e shoqata në Amerikë, u mblodhën te varri i Gjeneral Abas Kupit, në varrezat Maple Grove Cemetery, në Kew Gardens, Queens New York; për të përkujtuar 47 vjetorin e vdekjes së një prej udhëheqësve më të shquar të nacionalizmit shqiptar, burrit që, në krye të trupave të Mbretit Zog, i zbardhi faqen Shqipërisë më 7 Prillin e 1939-tës, themeluesit të Organizatës Kombëtare të Lëvizjes së Legalitetit dhe kryetarit të nderit të saj, Gjeneral Abas Kupit.

Takimin përkujtimor e hapi Hakik Mena Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit Dega SHBA dhe Ahmet Hoti nënkryetar i kësaj partie. Avokat Ilir Kukaj, ish-kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit Dega Shkodër në fjalën kryesore të aktivitetit përkujtimor të lexuar nga Isuf Kurti theksoi ndër të tjera se qëndresa e organizuar dhe drejtuar nga Gjeneral Abaz Kupi më 7 prill 1939 kundër pushtimit fashist i tregoi mbarë opinionit ndërkombëtar se shteti shqiptar nuk e pranoi pushtimin fashist por shqiptarët ishin të parët që kundërshtuan këtë pushtim. Me këtë qëndresë Gjeneral Abas Kupi jo vetëm zbatoi detyrën e ngarkuar nga Mbreti Zogu I, por e pozicionoi shtetin Shqiptar në krahun e shteteve dhe aleatëve antifashistë që më 7 prill 1939 dhe jo më pas siç është pretenduar nga komunistët shqiptarë.

Më tej në fjalën e tij thuhet se e gjithë jeta e Gjeneral Abaz Kupit pasqyron idealet por dhe cilësitë më të dalluara të kombit shqiptar : Kontributi i jashtëzakonshëm për rivendosjen e Monarkisë si një e drejtë legjitime dhe dinjiteti për shqiptarët dhe Shqipërinë. Bashkimi i shqiptarëve pavarësisht bindjeve politike por dhe bashkimi i trojeve shqiptare, dashuria dhe sakrifica deri në vetmohim për atdheun, Lufta pa kompromis kundër pushtuesit nazi-fashist, shmangia e vëllavrasjes ndërmjet shqiptarëve, lufta jo vetëm kundër vendosjes së komunizmit por edhe rrëzimit të tij si një ideologji që iu imponua shqiptarëve kundër vullnetit të tyre, thuhet në fjalën përshëndetëse të z.Kukaj. Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit në Shqipëri Shpëtim Axhami në fjalën përshëndetëse lexuar nga Hakik Mena ndër të tjera tha se duke nderuar figurën e gjeneral Abaz Kupit, nderoni veten tuaj, familjet tuaja e të gjithë neve duke dhënë gjithashtu një mesazh per brezat e ri, se historia është ndryshe dhe jo ajo që u shkruajt prej komunizmit. Legalistët në SHBA, përgjatë pushtimit komunist në Shqipëri e në vazhdimësi, kanë mbajtur gjallë frymën mbretërore-zogiste dhe kanë kontribuar jo pak për çështjen kombëtare. Gjeneral Asllan Bushati në fjalën e tij e cilësoi Abas Kupin luftëtar, njeri me prirje dhe cilësi të veçanta, prijës dhe idealist i madh i çështjes dhe interesit kombëtar.

Editori i Diellit përshëndeti në emër të Vatrës e Diellit duke theksuar se nderimi për Gjeneral Abas Kupin është nderim për historinë tonë kombëtare. Ndrec Gjergji, figurë e shquar e Legalitetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndeti të pranishmit dhe i falenderoi për organizimin e këtij tubimi kombëtar në respekt të një prej personaliteteve më të shquara të kombit shqiptar. Në emër të familjes Kupi përshëndeti dhe falenderoi Sokol Kupi i cili shprehu mirënjohjen në emër të familjes për nderimin që iu bë Gjeneral Abas Kupit. Ceremonia përkujtimore përfundoi me vendosjen e kurorave me lule pranë varrit ku prehet në paqen e përjetshme Gjeneral Abas Kupi.

Filed Under: Komunitet

FEMRAT DHE ROLI I TYRE NË SHEKUJ

January 7, 2023 by s p

Alfons Grishaj/

Këtë shkrim ia kushtoj nënës dhe gruas time, dhe të gjitha vajzave dhe grave në planet. Gjithashtu, ua kushtoj të gjithë burrave që përulen para Hyjneshës nënë dhe Zotit.

– Prolog-

Kohë më parë, në një bisedë me miken time të ngushtë (që në fëmijëri), Z.XH. (matematiciene me “Medalje të Artë”, zotëruese e disa gjuhëve, Profesoreshë në Universitin e Tiranës etj) më pat thënë: “Alfons, kam lexuar në filozofi se, minimumi i trurit të mashkullit është maksimumi trurit të femrës. Ti që merresh me këtë fushë duhet ta dish më mirë”. – Unë e di çfarë kanë thënë shumë filozofë për femrën, por këtë nuk e kam dëgjuar e lexuar ndonjëherë ! A mund t’ ma tregosh se kush e ka shkruar se nuk përkon me ato çfarë kam shfletuar,- iu përgjigja unë. Ajo më tha se nuk e mbante mend. Bisedë që mu kujtua para pak ditësh dhe më vuri në lëvizje…

Shkencërisht, pesha specifike e trurit të mashkullit është 10-15% përqind më e madhe se e femrës. Në disa studime postmortem, truri i femrës ka dalë më i madh se i mashkullit. Sidoqoftë, standarti i mashkullit varion 1, 378 gram , ndërsa i femrës 1, 248 gram. Po sipas një studimi postmortem i publikuar në vitin 1982, tregoi se, Corpus Callasum, fibrat nervore që bashkojnë dy hemisferat e trurit rezultuan më të gjëra tek femrat se tek meshkujt, tregues pozitiv që femrat janë më të shpejta në kapjen e tingujve.

Sipas Muhamed Ali ( e kam shkrojtur dhe më parë) në Lindjen e Mesme, kur nënat lindnin vajza , baballarët i merrnin dhe i groposnin të gjalla në shkretëtirë. Një shëmti e pashpjegueshme. Mjerisht, bota moderne perëndimore, me ligjin e abortit nuk mbeti larg kësaj shëmtije .

Kinezet, Arabët etj, femrat i “akomoduan” në haremet e Perandorëve dhe Sulltanëve. Traditë nga Solomoni që pati 700 gra dhe 300 konkubines deri tek Perandori i Kinës, Qin Shi Huang (njeriu që unifikoi Kinën) ku gëzonte 13, 000 mijë Konkubine. Prandaj, shumë mendimtarë dhe besimtarë pyesin: “Përse Zoti lejoi poligaminë derisa ishtë e dënueshme nga vetë Ai ?” Misteri mbetet në fuqinë e hyjnisë dhe madhështisë Tij. Mendimet janë të ndryshme dhe tërësisht të hipotekueshme. Megjithatë, subkoshienca ime shpjegon, Hyu lejoi përjashtimin e Solomonit ngaqë ishte i zgjedhuri i Tij, që bota të fitonte farën dhe frymën e të zgjedhurit Zotit. Ndërsa, Huang, qe një tiran që nuk e kishte aureolën e Pan Gu-së
( Zotit Kinez), për të justifikuar “privilegjin” dhe bëmat.…

Gjatë përparimit të kulturës, si perëndimore ashtu dhe lindore, nuk pati ndonjë zhvillim efikas në respektimin e femrës, e cila trajtohej si vegël pune, si plaçkë, si makinë pjellore, si çengie , si lojë seksi etj. Ishin të pakta femrat që kishin emër dhe gëzonin respekt. Ato ishin: Dukesha , Princesha, Mbretëresha etj, por që sot do i përmend kalimthi , ngaqë objektivi im nuk pushon mbi subjektet mbretërore dhe ato perandorake.

1- Femrat në këndvështrimin e filozofëve:

Pjesa dërmuese e filozofëve kanë ndarë pothuajse të njëjtin mendim për femrat. Epikuri dhe Plato, e përkrahnin çështjen e gruas. Aristofani ka qenë një lojtar me dy porta, por tek Komedia “Assemblywomen”, u mundua t’i vijë në ndihmë Plato-s me personazhet e Praxadora dhe Blepyrus, shfaqe teatrale unike e asaj kohe, por që nuk arriti kurrë kufinjtë e metamorfozës.
Aristoteli, kritikoi lirinë e femrave, duke marrë shembullin e Spartës, që sipas tij ra prej lirisë së tepërt të grave. Filozofë të tjerë pas tij, si , St.Agustini, Nitçe, Frojd, Shopenhauer etj , asnjëherë nuk e pranuan gruan të barabartë me burrin.

Po marr si shembull St. Agustin që ishte i prerë në kontekstin moral. Ai predikonte se femra duhet të jetë e pastër në shtratin matrimonial dhe t’a ruajë familjen e shenjtë . Sepse , femra mbetet një kujdestare e mirë për rritjen dhe edukatën e fëmijëve. Nëse femra e tradhëton familjen, nuk meriton respekt. Aktualisht, disa studiues dhe mendimtarë amerikanë e quajnë St. Agustinin prexhudist ! Sigurisht, mendimet janë të lira e sidomos në një shoqëri kozmodëshirëgëzuese, ku femra bëhet mashkull dhe mashkulli bëhet femër, nuk mund të kemi një mendim të pastër qytetar klasik , por një oazë tipike atrofike neuronesh. Ndërsa thënia prexhudist që vjen nga gojë të tilla, vërteton katërcipërisht filozofinë e Shën. Agustinit, në kontekstin primar të gjinisë dhe familjes.

St. Agustini, kishte një nënë brilante që influencoi në konvertimin dhe transformimin e tij rrënjësor. Ajo quhej Monika, dhe më vonë, Shën Monika, prandai ai nuk kish si bëhej ndryshe. Mjafton të lexosh rreshtat që, St. Agustini ka shkrojtur për dashurinë dhe do prekësh botën e përshpirtshme reale, e cila flet në gjuhën e e universit të nënës , babait , të dashurës dhe familjes. St. Agustin ka qenë shumë i kthjellët në mbrojtje të familjes së shenjtë, definicion që e dëshëron çdo familje në botë. Sepse familja nuk është lojë dominahu e shahu, por dishepulli i ndërgjegjes civile.

Familja brilante krijon një rreth të sigurtë brilant; rrethi brilant krijon ura; urat lidhin botën e qytetëruar reale ; bota e qytetëruar krijon mundësinë e zhvillimit dhe balancës me pjesën tjetër të pazhvilluar, e cila gulçon në vulg. Fakti që ai luftoi Manikeizmin, i cili bënte të barabarta të keqen dhe të mirën, dhe vënia e piketave midis shtetit dhe Kishës , ndryshoi rrënjësisht rregullat e lojës në zhvillimin e qytetërimit perëndimor, duke i dhënë emër të ndritur në shekuj , duke e rreshtuar një ndër dhjetë filozofët më të mëdhenj të planetit. Në filozofinë e Tij, koncepti i “nderit” që u quajt më vonë “përcaktim”, nuk ka të bëjë me femrën , por në respektimin e rregullave universale dhe zgjedhjes së Hyut! Ai e quajti shtetin kalimtar, ndërsa Kishën, “ Et in soecula et soeculorum (të përjetëshme)”, duke bërë përgjithmonë diferencën midis Shtetit dhe Kishës.

“Djallëzisht”, me konceptin e “Nderit” të St. Agustinit, ne, mund të spekulojmë , duke krijuar një kurth specifik : Femra, mund t’a humbasë virgjërinë në udhëkryqin e jetës (Kupa e unit që e bën burrin krenar), por nuk është cipa e “qelqtë” që përbën “nderin” , pasurinë shpirtërore dhe thelbin e aureolës . Nëse ju keni fituar virgjërinë e shpirtit të saj (duke mos harruar se, shpirti është misteri i jetës), aty është pushteti i bioluminishencës dhe ngrohtësisë që femra i jep krenarisë së mashkullit , duke e bërë atë MBRET ose, SKLLAV!!

Zigmund Frojd , në dilemën e tij pakthim , përplas rrufenë në lëmin e filozofisë : “ Pyetja që unë nuk i jam përgjigjur kurrë , dhe vazhdoj akoma të mos i përgjigjem, pavarësisht 30 vjet kërkime në shpirtin e femrës , është : Çfarë kërkon femra ?”
Aspak nuk më vjen çudi nga një hipnotizues psikolog, filozof si ai , i cili respektoi filozofinë e mikut tij Trocki , që predikonte se femra nuk ka “padron”, por është e të gjithëve. Demagogu mbetet një gënjeshtar fragmetar , që për çdo faqe djeg si hithra. Trocky u hidhërua shumë kur mori vesh se Frida, e dashura e tij shkonte me të tjerë, deri me, Mecader ( agjent i Stalinit), i cili më vonë e vrau me thyerëse akulli. Frida u arrestua për bashkëpunim në vrasje, por u lirua nga policia meksikane për mungesë provash. Ironia e fatit…ironi bastardësh !

2- Gruaja , nëna në këndvështrimin e poetëve dhe piktorëve.

Poetët kanë qenë zëri i ndërgjegjes hyjnore në mbrojtje të femrës dhe pse shpesh herë kontraversal. Po marr disa strofa nga poetë të ndryshëm që kanë shkrojtur për femrën , Dante Aligeri për, “Beatrice” . Esenini, “ Letër Nënës” . Bajroni , poet në kontradiksionin e tij , tek Kënga “ Lamtumirë Atdheu im”, strofa që ia kushton gruas së tij kur e braktis , dhe “Sardanapalus”. Francis Carco, kushtuar “Elianës”… Petrarka për “ Lauren” . Gëtja për të fejuarën , Lili Sheneman, me titull, “Belindës”.
Aleksandër Pushkin, për Ana Pavllovna Kërna, “Kujtoj me mall një çast gëzimi”. Pushkin e shkrojti këtë poezi të pavdekshme, kur Ana e vizitoi poetin në internim. Poetët shqipëtarë, Anton Zako Çajupi dhe Frederik Reshpja, për gruan –nënë.

Superpoeti Dante Aligeri: “ Tanto gentile…” –Vita Nova- XXVI –Strofa I

Tanto gentile e tanto onesta pare
la donna mia quand’ella altrui saluta,
ch’ogne lingua deven tremando muta ,
e li ochi no l’ardiscon di guardare.

Duket aq e sjellshme e nemuzqare
Kjo zonja ime kur të tjerët përshëndet,
Çdo gjuhë dridhet , memece goja e shkret,
E sytë nuk guxojnë t’a shohin fare. – (takimi i parë i Betrice me Danten).

Esenini, “Letër Nënës” – strofat I dhe IV…

Gjallë je , moj ti, nënoshka ime?
Gjallë jam dhe un…Të përshëndes.
Paqa e mbuloftë këtë mbrëmje
Izbën (Shtëpi) tënde deri në mëngjez.

Kot ti , nënë , rri me gjak të ngrirë,
Ky nuk është veç vegim i zi :
S’jam aq vagabond i pamëshirë
Sa të vdes pa të shikuar ty.

Bajron tek “Kënga e Lamtumirës” –strofa XV

Kush i beson psherëtimave
Të femrës që mbush sytë?
Ia than lotët qepallave
Ndonjë dashnor i dytë .

– Bajron në Sardanapalus ( histori tragjike – unike e mbretit të Asirisë ), Act i, Sc. 2- :

“Fillimisht ,
Jeta e njeriut pranveron nga gjoksi i femrës
Dhe fjalët e para janë mësuar nga buzët e saj,
Dhe lotët e tua të para janë fshirë nga ajo,
Shpesh psherëtima juaj arrin dëgjimin e saj…”

Francis Carco, “ Bie Shi” , Kushtuar Elianës. – strofa III dhe IV.

Sa bukur : bie shi . Mbaj vesh
Pikat e shiut që verbërisht
Godasin e kërcasin mbi qelq…
Ti më buzëqesh dhembshurisht.

Të dua. Oh, zhurmë e shiut vjeshtak
Si dënesë si ndarje diku.
Ti do të ikësh prej meje pas pak,
Thua se bie shi në sytë e tu.

Petrarka : “Laura”-strofa I.

I zymtë dielli ishte atë ditë,*
me dhimbje drit’ lëshonte më çdo anë
Krijuesi vdekur, shtrirë ish, lipsanë*,
kur ti, o grua, mbi mua shtive sytë

atë ditë-ishte 6 Prill 1327, kur Petrarka takoi për herë të pare Laurën
Krijuesi-Krishti në tëpremten e e zezë. Po të llogaritet del që ka qëne e Hëna a Madhe., sh.i. përkthyesit

Gëte: “Belindës”-strofa e III

Ndjeja nëpër ëndërr i gëzuar
Ç’ dritë e ç’ mrekulli !
Pamja e jote e dashuruar m’u thellë
Vetvetiu në gji.

Pushkin : “Kujtoj me mall një çast gëzimi”- strofa I.

Kujtoj me mall një çast gëzimi
Përpara sysh mu shfaqe ti
Si vezullim i një vegimi
Si engjëll plot bukuri.

Frederik Reshpja: “ Nëna” – tre vargjet e fundit.

Se nëna di:
Fjalën e parë n botë ia thashë asaj
Dhe fjalën e fundit në botë do ia them asaj.

Anton Zako Çajupi: “Fshati im” -strofa III dhe V.

Burrat nën hije,
Lozin, kuvendojnë,
Pika që s’u bie,
Se nga gratë rrojnë.

O moj shqiptarkë,
Që vet e nget qetë,
Edhe drek’ e darkë
Kthehesh e bën vetë;

Etj etj pafund!

Shkurtimisht, po ndalem vetëm tek Dante dhe Da Vinçi…
Dante, tek Beatrice, shihte feminitetin , ndjesinë , elegancën , delikatesën, bukurinë, ëndrrën, misterin, idealen dhe hyjninë. Beatrice , ishte gruaja Simone de Bardi, por që largohet nga kjo jetë në moshen 22 Vjeçare. Beatriçe bëhet Engjëlli i Dantes në Parajsë. Dante e skalit Beatricen tek “ La Vita Nuova” , duke e kaluar më pas si Engjëll nga Kënga në Këngë (në jetën tjetër) tek “ La Divina Comedia”.
Sipas subkoshiencës time ( jo “narrative), ballafaqimin narrativ të Dantes, do e përjetojë çdonjeri në transendencën reale të alkimisë shpirtërore që flauron përmes dimensioneve nga tranzicioni në tranzicion, ose në riciklimin e dënueshëm pa memorje, ose me memorje si, Shanti Devi (Indi), e cila u ri-largua nga kjo jetë në vuajtje të tmerrshme shpirtërore.
Jo rastëshisht , Da Vinçi, talentin e tij e shkriu tek portreti Mona Liza Di Xhakonda ( Lisa Gherandini), gruaja e Francesco del Goiconda, e cila është komentuar e stërkomentuar në shekuj si një ndër kryeveprat e Rilindjes .
Xha Konda të shoqëron me sy ngado të shkosh dhe me buzëqeshjen e saj të krijojnë një atmosfere të ngrohtë iluzive – enigmatike. Veshja modeste, me një vel të hollë të tejdukshem mbi kokë, pa unaza e gjerdane inxhi e diamantë, të jep përshypjen e një Perëndeshe në Fron. Napoleon Bonoparti, portretin e Mona Lizës e mbante në dhomën e gjumit dhe sipas një “legjende”, Madam Mere, (Letiza, nëna Bonopartit ), duke e parë Mona Lizen në dhomen e të birit dhe të birin që nuk ia ndante sytë portretit, qesh me djalin-perandor: “Ajo është pikturë…nuk është e gjallë.” Bonoparti, pa kthyer koken i përgjigjet: “Eshtë më tepër se e gjallë, por xhelozia e femrës nuk e sheh!.”

3- Lulëzimi i femrës në Hollivud dhe Bollivud:

Hollivudi ishte emancipuesi dhe treguesi ideal i zgjuarsisë dhe aureolës së femrës në shoqërinë civile. Në çdo film shikon pjalmin e romancës njerëzore që përfton femra. Skenat dhe mizanskenat do ishin të shkreta, të egra, pa ngrohtësinë dhe kuriozitetin intrigues të botës së ëndrrave dhe realitit magjik të femrës. Këtë e kuptuan mirë ujqërit e industrisë së Hollivudit dhe Bollivudit, duke bërë një revolucion natyral në ndryshimin e sjelljes ndaj personalitetit magnetik të femrës.

Artistet si Luna Turner, Grace Kelly, Gene Tierney, Ava Gardner, Marylyn Monroe, Elisabeth Taylor, Vivien Leigh, Haidy Lamar, Gloria Swanson, Ingrid Bergman, Rita Hayworth, Lauren Bacall, Maureen O’Hara, Greta Garbo, Audrey Hepburn, Jane Russel, Kay Francis, Marelene Dietrich…deri tek Angelina Jolie që dekantuan maskulizmin tradicional, duke e bërë qytetërimin e ndërgjegjshëm në plotësimin e kompleksitetit të femrës. Bollivudi nuk mbeti prapa, që nga koha e Lata Mangeshkar ( këngëtarja mit) , Nargis deri në kohën e Kajol, Aishuraja Rai, Madhuri Dixit etj … Sidomos, tek filmi “Devdas”, me këngën “Do La Re”, e vallëzuar nga Aishuraja Rai, Mudhuri Dixit dhe grupi i valltareve të kësaj pjese brilante, që pa mëdyshje, do e quaja : “ Vallja e Jetës.”

4- Nëna dhe shkencëtare:

Pas hulumtimeve të mia , konstatova se , gratë kanë bërë rreth 150 shpikje thelbësore që gëzon njerëzimi . Kjo vërteton se , femra nuk është, “minimumi i trurit të mashkullit”, por e barazvlefshme me dy hemisferat e trurit të mashkullit, që, secila hemisfrerë ndahet : frontal , parietal , oksipital , dhe lobi i përkohshëm. Çfarë tregon se gjenialiteti i Zotit , ka kalkuluar me përsosmëri çdo ind të femrës dhe mashkullit , pavarësisht differencës 10-15% të trurit.

Gjatë shekullit tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë askush nuk di sa shpikje kanë bërë gratë që nuk u lejuan të merrnin patenta. Shpikjet e tyre ua dedikonin burrave ose për pak para ua shisnin parazitëve që bënin emër e para me djersën dhe gjakun e tyre.

Shekulli 19 njohu një zhvillim të gjithanshëm të përjekjeve të grave për të drejtat e tyre që u quajt, “Lëvizja Feministe”. Drucker, Weiss, Phankurst etj, në kohë të ndryshme u munduan të arrinin barazinë midis femrës dhe mashkullit , të drejtën e votës etj që fatkeqësisht u realizuan vonë.

Gjatë luftës së dytë botërore, burrat shkuan në luftë dhe grave iu desh të plotësonin vendet vakante. Hedy Lamar , njëra nga artistet më të famshme të Hollivudit, shpiku : Frequency –Hopping wireless technology, Invention: Secret communication system. Lamarr dhe Anthel, morën patentën 2,292,387, për sistemin komunikim sekret. Ky sistem nuk u përdor gjatë Luftës Dytë Botërore, por filloi në vitin 1960, dhe principet bazë të shpikjes së saj përdoren sot në Wi-Fi dhe Bluetooth.
Rosalind Franklin, zbuloi instrumentin e strukturës së molekulave DNA , ku bash për këtë shpikje, morën “Çmimin Nobel”, Francis Crick dhe James Watson.

“Gruaja e Parë e Fizikës” , amerikono-kinezja – Shiung Wu ( në vitin 1957), nuk u ftua në mbrëmjen e Çmimit ˜Nobel, dhe pse ajo kish kontribuar më tepër në fizikë se, Prof . Tsung Dao Lee dhe Prof. Chen Ning Yang në “Projektin e Manhatanit”. Më vonë, zonjës së nderuar ia rivlerësuan meritat, duke e quajtur : “ First Lady of Physics !!”

Lillian Gilreh , psikologjiste e shquar industrialiste, inxhiniere , kishte 12 fëmijë kur u zgjodh femra e parë në Akademinë Nacionale të Inxhinierave në Amerikë.

Randi Alschulb, femra e parë në botë që shpiku kartën e celularit, por që kompanitë e mëdha ia vodhën shipkjen. Ajo merrej me shpikjet e lojrave të fëmijëve, kur pa pritur shpiku komunikimin e prindërve mes fëmijëve .
Altschul said: “ The greatest asset I have over everyone else in that business , is my toy mentality. An enginier’s mentality is to make something last, to make it durable. A toy’s lifespan is about an hour ; then the kid thows it away. You get it, you play with it , and –boom –it’s gone.”

Makina qepëse u shpik nga , Helen Blanchard.
Larësja e enëve automatike u shpik nga Josephine Cochrane.
Ilaçi kundër leuçemisë u shpik nga ˝Gertrude Elion .

Dhe pse inxhiniero-mekanikët shpikën makinën, e prodhuan mjetin pa fshirëse xhamash. Boshllëk serioz, sepse gjatë motit me borë apo me shi, shoferëve u duhej të ndalnin makinat për t’i fshirë xhamat me dorë.
U desh mendja e femrës, Mary Anderson, që të shpikte fshirëset mekanike të xhamave për t’a rregulluar problemin . Përsëri është me interes që lexuesi të njihet dhe me shpikjen e dytë të fshirëseve elektrike të xhamave që e bëri sëri femra me emrin, Charlotte “Lota” Bridgwood…

Shumë femra mbeten pioniere të shpikjeve që ne gëzojmë sot , si, Marie Curie, Ruth Benerito, Miriam Benjamin , Barbara Askins, Dorothy Arzner, Virginia Apgar, Hertha Ayrton, Certrude Elion, Mary P. Carpenter, Letitia Munford Geer, Mary Çibbon, Sonja De Lennart, Grace Hopper , Bette Graham, Barbara McClintoc, Jeane Villepreux Power, Ada Lovelance, Hazel Bishop etj kontribuan në shkencë, teknologji, inxhinieri, medicine, bukuri dhe modë, lodra dhe lojra, industria pambukut, akuariumi, mikrofoni e deri tek programet e kompjuterave , cel etj…

5-Femrat Shqiptare:

Femrat shqiptare , gra fisnike në lartësinë e gjysmë-perëndive njihen nga të huajt si femra të bukura, besnike, të pastra, trimëresha dhe mikëpritëse. Që nga koha e lashtësisë, nga vitet 231 para Krishtit, u shfaq Mbreteresha Ilire Teuta , e cila pas vdekjes së shoqit Agron merr fronin. Teuta ishte një femër fisnike dhe e fortë e cila në ballafaqimin me Konsujt Romak, Gaius dhe Lucius Councaniu ( sipas versionit të Apianit) tregoi vitalitet dhe vendosmëri, duke ndëshkuar Konsujt Romakë, që gjatë takimit nënçmuan Mbretëreshën. Vrasja e dy Konsujve solli luftën midis Romës dhe Ilirisë të udhëhequr nga Teuta , e cila e humbi, por fama e saj u rrit dhe legasia e saj arriti ditët tona. Teuta qeverisi vetëm tre vite.

Tradicioni i femrave shqiptare , fillon me Zanat e Malit, femra mitologjike te bukura dhe trimëresha si, Fairy Tales , Erza Scarlet-Flame Empress Armor…Cartoon.
Femrat shqiptare shquheshin në familje si nikoqire, besnike, nëna të forta dhe trimëresha, të cilat mëkonin breznitë në ruajtjen e gjuhës dhe dashurinë për tokën amë. Gjatë pushtimit turk, ato treguan trimëri të rrallë, të cilat, shumë prej tyre u vetëflijuan në gremina për të mos rënë në duart e turkoshakëve. Tradicioni ka treguar se burri ka qenë rrufepritësja e shtëpisë ndërsa gruaja, zemreku i familjes . Jeta e grave shqiptare ( ashtu si gratë Spartane) ishin përkarah burrit dhe votrës, duke pregaditur bijë për luftë dhe bija për sofër. Bota njohu gra të fuqishme shqiptare si , Olimpia , nëna e Akeksandrit të Madh. Dhe pse gojëdhënat thonë se ajo shtyu vrasës për të ekzekutuar burrin e saj, Filipin, që të mbretëronte Aleksandri, asgjë nuk e minimizoi portretin legjendar të saj. Donika, gruaja e Skënderbeut, Dora d’ Istria, Janica Martinaj (heroina që la pamend mediat e huaja), Laura Mersini, Lejla Dino, etj lanë gjurmë si gra të forta, të zgjuara, që bënë emër me veprat e tyre. Kulmi arriti me, St. Nënë Tereza ( nëna e njerëzimit të varfër), e cila i tregoi botës se, dashuria e shqiptarëve ndaj Zotit është paralele me dashurinë ndaj famijes, kombit dhe njerëzimit.
Njihen dhe gra tjera shqiptare si Sulltane Safija, (Valide Sulltane), gruaja e Sulltan Muratit III ( katolike nga Dukagjini që u konvertua në Islame ) etj , por që nuk njihen për ndonjë kontribut shkencor apo kombëtar.

6- Profetësia e femrës:

Në Bibël patëm dhe Profete femra si , Miriam (Motra e Moisiut që foli direkt me Zotin ), Deborah, Huldah, Ana dhe nëna e Krishtit, Maria.
Ka pasur dhe profete fallso që nuk ia vlen t’i përmendim .
Në shekullin e shtatë kemi dhe profeten Islame, Saja bint Al-Harith ibn Suad, ose shkurt, Saja që u konvertua nga kristiane në muslimane , pas vdekjes së Musaylimah ( burrit të saj) , i cili u vra në luftën Yamama.

Edgar Kejsi “fëmija budalla”, tek lexonte Biblën , iu shfaq “gruaja me krahë” dhe e pyeti , “çfarë dëshëron ? Edgar Kejsi , – iu përgjigj , “ Dua të jem i ditur”. Dhe prej asaj dite dhe më pas, ai tronditi botën , duke u quajtur , “Profeti i fjetur.”

Vanga, profetja e famshme bullgare qe një këmbanë për alemin se, femra është komunikuesja e jashtëtokësorëve, Hyut, luleve dhe gjallesave mbi dhe. Siç shihet, profetësia e femrës njihet si lidhje midis tokës dhe universit. Cicero thoshte : “Ne duhet ta konceptojmë të gjithë këtë univers si një bashkim, anëtarë te cilët janë Perënditë dhe njerëzit.”

Sikur Qezari të dëgjonte Kalpurinën (gruaja e Qezarit) , ai nuk do të vritej dhe Bruti nuk do përmendej si tradhëtari më i lig në histori.

Sikur Napoleoni të dëgjonte Jozefinën, ai do të mbretëronte deri në fund të jetës si Perandor, dhe nuk do të përfundonte i helmuar me arsenik në Elbë !

Anastasia , histori sublime profetike. Gruaja e Princ Vllad III, Anastasia i pat premtuar burrit, qoftëse turqit pushtonin kështjellën , ajo do të vetvritej dhe nuk do binte kurrë në dorën e tyre. Radu (vëllau i Vllad “Dracula” shërbëtor i turqve) , i jep asaj lajmin e gënjeshtërt se burri i ish vrarë . Në këto rrethana , Anastasia- i jep fund jetës, duke u hedhur nga kështjella ashtu si dikur gratë shqiptare. Besnikëria, trimëria dhe vëtëflijimi i saj tregon forcën e karakterit, fjalën e dhënë të femrës në raport me atë të burrit .

7-Femra Luftëtare:

Që nga koha Biblike , femrat shkëlqyen për urtësi dhe trimëri. Duke mos bezdisur lexuesin , po marr vetëm dy femra nga Bibla (Alfen dhe Omegen), Deborah dhe Ruth, duke vazhuar në kohë të ndryshme dhe nga ana gjeografike: Teuta, 227 para Krishtit. Pentesilea, Mbretesheresha e Amazonave që morën pjesë në luftën e Trojës. Boudica e Anglisë, luftëtarja (Mbretëreshë) që mblodhi 100, 000 ushtarë në Shekullin e Parë dhe mundi Perandorinë Romake, duke çliruar popullin e vet .
Khawla bint al-Azuar, në Shekullin e IIV. Joana d’ Arc në shekullin XV dhe u kanonizua ( Shenjëtore) në Shekulli XX, nga Pop Benedikt XV. Si Teuta dhe si Joan D’ Ark , njihen prej shumë lexuesve, por Kauala bint Al- Azuar, besoj se pak kush e njeh si luftëtaren më legjendare të Islamit. Ajo luftoi krah për krah me të vëllanë në luftëra të ndryshme në Levante. Sot , shumë shkolla , Institucione të botës Arabe kanë marrë emrin e saj .
Shote Galica në shekullin XX . Tringë Smajli në shekullin XX. Në ditët tona kemi luftëtaren, burrneshën Dardane, Gjeneral-Major Xhevë Lladrovci.

8- Femra në tragjedinë e trafikimit :

Prej Lashtësisë e deri më sot, tregtimi i femrave nuk është ndalur asnjëherë. Sepse ka dy botë: një të errët dhe një me dritë. Sikur Zoti ta korigjonte këtë ekuacion rrënqethës ne nuk do kishim nevojë për të luftuar errësirën. Pjesa dërmuese e ndërgjegjes qytetare botërore e dënon ashpër trafikun e femrave, dhe besoj dhe vetë trafikantët, sikur t’i pyesje : “ A do trafikoje motrën, vajzën, gruan apo nënën ?”. Ata do të hidheshin në fyt!! Gangrena e shekujve nuk është marrur asnjëherë seriozisht për t’a ndaluar. Burrat e ligj, politikanë, tregtarucë e kriminelë përdorin helmeta në kokat e tyre, por femrat e të tjerëve i duan lakuriq .
Sipas mendimit tim, ka dy lloj prostitucioni: Komercial dhe Rezidencial Komercialja përfshin industrinë e seksit të detyrueshëm me dhunë, ku femra detyrohet të prostitucionojë për hir të tutorëve. Ndërsa Rezidencialja, mbetet sëmundje luksi tek një pjesë e shoqërisë mesme dhe të lartë, që pasionin e kanë kthyer në moto numrash orgazme. Të parët, janë viktima të shtetit dhe krimit. Të dytët , janë prostituta reale , maska e vërtetë e degjenirimit njerëzor ! Këtu nuk përfshij kurrësesi dashurinë njerëzore të bekuar nga Hyu!
Bash, kjo pjesë ill-smelling në krye të shteteve, ministrive, policive etj, janë bërë mburoja e krimit të mishit të bardhë komercial, të cilët e çmojnë femrën si makinë seksi dhe asnjëherë si nënë. Sipas mendimit tim, kjo gangrenë do të ndalej vetëm ateherë kur demonstrat e miliona njerëzve të pushtonin planetin me parullën e thjeshtë: “Kurrë më !!” Atëherë, unë nuk do shihja më ëndrra më sy hapur si në rrugët e Firences , ku dy miq të dashur, F. Sh. dhe F. LL . m’a sollën të gjallë këtë tragjedi , duke më dhënë shansin t’a përjetoja dramën e femrës në dritat e zbehta të rrugëve. Skenë rrënqethëse rreshti pafund të femrave nën moshën 20 vjeçare
( flisnin shqip e gjuhë të tjera), që ma prishi gjumin për një kohë të gjatë.
Atë natë…urreva e ç’ nuk urreva, mbase dhe Hyun që na dha frymën. Për herë të parë e ndjeva veten të pavlerë, të pafuqishëm për t’i ndihmuar fatzezat. Në sytë e mi kishin ngrirë kristalet e revoltës Skena të tilla bëhen peshë shtypëse demontuese në çdo qelizë trupi, që të detyrojnë të pish pafund , ose të lozësh mendsh në webin e pushtetit degjenerativ.

9-Femrat Shenjëtore:

Kisha Katolike njeh dhe respekton si Shenjtëresha, 785 femra që nga St. Abigail ,shënjëtorja e bletëve dhe bletëmbajtësve . Dhe ju e dini se, “nëse bletët do të vdesin, njerëzimit i mbesin vetëm pesë vite jetë”, thënie e Ajnshtajnit.
Cikli i Shenjtëreshave mbyllet tek St. Nënë Tereza, por sigurisht do vazhdojë në vitet që vijnë në bazë të mrekullive . Numri i shenjtëreshave që përmendëm me lart është shumë domëthënës, duke pasur parasysh se, në shekuj, Kisha Katolike, ka kanonizuar vetëm 10,000 mijë Shenjtë e Shenjtëresha …dhe , dhjetë përqind e tyre janë zonja.

11- Femra kuturu :

-A ka femra kuturu ? Po ! Por, ato nuk përbëjnë atë përqindje ku, Frojdi degjeneron gjeninë e tij ! Femra kuturu e kupton se formula e diamantit dhe qymyrit që është e njëjtë ( shabllon) , por nuk e kupton se, diamanti është për luks , ndërsa qymyri është për nevojë dhe zhvillim. Sot, Amerika krenohet se ka 250 vjet rezerva qymyri, çfarë tregon se industria Amerikane no matter what happen in the World, it dosen’t stop. Sikur amerikanët të thonin, ne kemi 250 vjet rezerva diamanti , nuk do të thonin ndonjë gjë të zgjuar se, diamanti do të zhvleftësohej në raport me vlerën e qymyrit në nevojë, ngaqë zbukurimi nuk e plotëson kurrë nevojën e prodhimit jetik. Femra kuturu (ashtu si dhe burri kuturu ), mbetet një krijesë amorfe që sado të përpiqesh t’i japësh formën dhe vëndin…të rrëshqet nga duart si ngjala. Në kontekstin gjeometrik … Femra kuturu, dhe kur vetëkrijon scforcërisht portretin e saj, bitis një skelet paralelepiped.

10- Konkluzion :

GJYKIMI i shkuar i filozofisë për femrën ka qenë i gabuar . Tani është e lehtë për t’a dalluar, por në të shkuarën ishte kompleks i vështirë ngaqë burri sillej si “Zot”. Zgjuarsia e Diogjenit nuk kulmoi rastësisht me “kandil në diell” , por nga diellii i ndërgjegjes për t’i treguar njeriut që kish humbur udhën e Perëndisë nën dritën e Tij .

Kalimthi po u sjell dhe një shembul të Hegelit që shkruan për femrën: “Gratë janë të afta të arsimohen , por ato nuk janë krijuar për aktivitete që kanë lidhje me shkencën e avancuar, filozofi dhe disa forma te prodhimit artistik .”
Konkluzioni i thjeshtë: gabim i gabimit prej gabimit të gabimit!

Anë e kënd globit, femra flauron si nënë, bashkëshorte, murgeshë, poete, gazetare, shkrimtare, historiane, shkencëtare, doktoreshë infermiere, pedagoge, mesuese, përkthyese, inxhinjere, guzhinjere, kamariere, shërbyese, piktore, aktore, boksiere, ushtarake, aviatore etj dhe kush guxon të thotë të kundërtën ?

-Ai që krenohet që ka pushtuar një femër, quhet, burracak ! Ndërsa një burrë që fiton zemrën e saj, mbetet Kalorës klasik.

-Nuk ka femra ëndërrimtare negative! Por, meshkuj të dobët që shpërdorojnë inioçencën, duke shkatërruar ëndrrën dhe delikatesën e saj .

-Askush nuk ka nënë të keqe, as baba të keq, por ka baballarë shpërdorues patriarkalë që femrën e përdorin si parmendë në lëmin e jetës, duke harruar dhimbjen e nënës ashtu siç shkrojti më lart, Çajupi.

–Femra nuk bëhet e ligë pa marrë “profesionin” e të jatit, dashurit, burrit, apo tutorit! Historia na ka mësuar se, të pakta janë ato që lindin me prirje negative, djallëzore prej genit. Transformimi i tyre ndodh në bazë të kushteve dhe rrethanave të jetës, ku, ose avullojnë nga lotët, ose bëhen shkëmbinjë vertikalë!…

-Sekset femër –mashkull janë formula e Hyut e mishëruar, që po të shprehemi në mënyrë mekanike, janë si çelësi me bravën, nëse humb njëra-tjetra mbetet e pavlerë.

Nganjëherë simbolet kanë një fuqi shprehëse me tepër se një libër, prandaj për të qenë në paqe me veten, po u jap dhe dy simbole të popujve të ndryshëm, të cilat janë të përafërta, dhe bëjnë të barazvlefshme kuptimin. Simbolet janë: Yab Yum e Budistave dhe Hinduve, dhe ai Kinez, Yin Yang = Hënë dhe Diell.

O zot! Sa kam për të shkruar…
E sa kam për të thënë …
Njëra shtron një urë,
Tjetra zbut një gjëmë.

Filed Under: Politike Tagged With: alfons Grishaj

ALMA VELAJ ZËRI BRILANT I KËNGËVE SHKODRANE

January 7, 2023 by s p

Nga Ramazan Çeka/

Një personazh shumë i veçantë ku mund të veçoj pak nga historiku dhe kontributi që ka dhënë për këngën popullore shkodrane.

   Alma Velaj që në moshë fare të re u bë pjesë e këngëve dhe ahengut shkodran, duke u bërë që atëherë edhe një interpretuese që shpejt do të premtonte një të ardhme të suksesshme, që do ta përçonte atë jo vetëm në dasma e gëzime familjare, por edhe në aktivitete prestigjioze të skenës dhe ekranit. Kjo ka bërë që karriera e saj artistike të njohë vetëm suksese. 

   Alma Velaj është një ndër këngëtaret më të mira të këngës popullore shkodrane, të cilën e ka pjesë të pa ndarë në jeten e saj artistike, duke u bërë jo vetëm gëzimi dhe dëfrimi i tyre, por edhe frymëzimi i jetës së përditshme. 

   Për të krijuar sa më qartë identitetin e saj artistik, Alma Velaj 26 vite më parë formoi grupin e saj muzikor, të njohur me emrin “Oriental”.

   Ajo ka një simpati të jashtëzakonshme për televizionin “Blue Skye” dhe një bashkëpunim me intensitet të lartë, ku ka marrë pjesë në të gjitha edicionet e “Hiteve Verore” të organizuara nga ky televizion dhe është vlerësuar me një sërë çmimesh. 

   Kjo këngëtare ka qenë pjesë e pandarë e “Sofrës së Shqipes” të organizuara në New York, në Kosovë, por dhe si e ftuar speciale në Londër, po në këtë sofër. 

   Ajo vazhdimisht është e angazhuar në koncerte të ndryshme që organizohen, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Angli, Iltali, Gjermani, Belgjikë, Austri, Zvicer, Kosovë, Maqedoni, Greqi etj, pra kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë. Ajo ka ftesë nga Albania entertainment LLC për koncerte në USA.

   Ajo ndihet mirë dhe krenare që këndon me pasion dhe shpirt këngët popullore shkodrane, për të cilën publiku i ka dhënë shumë emocione dhe ajo është përpjekur me të gjitha forcat e saja që gjithçka ta përballoj me sukses, duke iu ofruar këngë të bukura, gjë të cilën dëshiron që ta trashëgoj.

   Janar 2023

Filed Under: Kronike Tagged With: alma velaj, Ramazan Ceka

KUJDES NGA POLITIKA PUTINISTE NE BALLKAN!

January 7, 2023 by s p

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

Nga Frank Shkreli

(Një paralajmërim i para 13-viteve më parë mbi ndërhyrjet ruse në Ballkanin Perëndimor, përball krizës serioze të ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe bllokimit të rrugëve me barrikada për 20-e sa ditë — që analistë dhe media ia kanë faturuar ndërhyrjeve të drejtë për drejta të Moskës gjatë viteve në rajonin e Ballkanit. Rusia ka mbështetur në vazhdimësi të gjitha kërkesat absurde të Serbisë ndaj shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës dhe ka mbështetur nismën “Ballkani i Hapur” – një krijesë kjo e Beogradit dhe Tiranës zyrtare – duke lenë jashtë Kosovën, pasi Serbia refuzon ta njohë shtet të pavarur).

                                          ————————————-

Kohet e fundit po flitet dhe po komentohet shume ne lidhje me perpjekjet e Rusise per te rivendosur influencen e Rusise ne bote, nepermjet masash te ligjshme e te paligjshme. Nje perpjekje e tille u pasqyrua me se miri para disa javesh, kur Shtetet e Bashkuara arrestuan nje dyzine spiunesh ruse ne disa qytete te Amerikes, te cilet duke u paraqitur si njerez te thjeshte, kishin infiltruar shoqerine amerikane. Dje ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara u mbajt nje sesjon mbi Kosoven, ku ambasadori rus tha se asgje nuk ka ndryshuar edhe pas vendimit te Gjykates nderkombetare te Drejtesise, qe shpalli legjitime pavaresine e Kosoves.  Gjithashtu, ditet e fundit ne shtypin shqiptar flitet per marredhenjet shqiptaro-ruse, duke u bazuar ne nje fjalim qe paska mbajtur ambasadori shqiptar ne Moske, ne fillim te ketij viti. Nuk dua te komentoj fjalimin dhe komentet e ambasadorit shqiptar ne Moske, pasi nuk kam tekstin e komenteve te tij, por dua te theksoj shqetsimet qe jane shfaqur ne Perendim ne lidhje me perpjekjet e Moskes per te vendosur influencen e saj politike e ekonomike ne Ballkan, nje fakt ky qe, kryesisht, duhet te shqetesoje shqiptaret.  

Pasi c’prej vitit 1991, Rusia u la menjane nga politika evropiane, politika e Moskes dhe strategjia e saje afatgjate — nen udheheqjen e Presidentit Putin dhe tani Kryeministrit Putin — vazhdon te jete dominimi i tregut te energjise ne Evrope dhe ne te njejten kohe eshte duke u perpjekur te perdore burimet e saje energjetike per te rivendosur influencen politike qe dikure gezonte Bashkimi Sovjetik ne Evropen Lindore. Sic duket, kejo politike nuk ka per qellim krijimin e nje blloku te ri, pasi realiteti i sotem ne Evrope eshte ndryshe, por synon prishjen e planeve amerikane per nje “Evrope te tere e te lire”, si edhe politiken e sigurimit te perbashket te Organizates e Atlantikut Verior (NATO).  Per me teper, strategjia putiniste ka si qellim perfundimtar vendosjen e nje monopoli e kontrolli te plote energjetik, e si rrjedhim edhe politik, duke perdorur kompanine Gazprom per ndertimin e linjave te shperndarjes se gazit ane e mbane Evropes.

Por eksperte te ndryshem thone se strategjia (energjetike) ruse ka permasa me te gjera dhe perfshine elemente te tjere politike e ekonomike.   Sic dihet, Moska, ka patur dhe vazhdon te kete lidhje te ngushta historike, kulturore dhe fetare ne Ballkanin Perendimor, vecanarisht me Serbine dhe Malin e Zi.  Sidomos Serbia ka qene gjithmone syte dhe veshet e Rusise ne Balkan.  Lojerat e Rusise ne Balkan jane pjese e nje strategjie gjeopolitike te Moskes, qe kane per qellim prishjen e tendencave pro-perendimore ne kete rajon dhe te pakten balancimin, per te mos thene pakesimin e influences amerikane dhe te Bashkimit Evropian ne kete rajon.  Influenca politike dhe financiare ruse ne Ballkan sa vjen e shtohet ne Serbi, ne entitetin serb ne Bosnje dhe ne Mal te Zi, ku te ashtuquajturit bisnesmene rus kane marr nen kontroll shumicen e firmave private e shteterore dhe tani pothuaj kontrollojne industrine e turizmit ne Mal te Zi, qe eshte baza kryesore e te ardhurave te shtetit malazez. Gjithashtu, Rusia dhe Serbia kane nenshkruar nje marreveshje qe deri me 2012 te ndertojne ne qytetin serb Nis, nje qender “humanitare” te nderhyrjes se shpejte, qender kejo qe mund te kete aplikime ushtarake, dhe do te ishte qendra e pare logjistike ruse jashte territorit te ish-Bashkimit Sovjetik.  Per me teper, gjate muajve te fundit ne shtyp ka patur lajme te pa-vertetuara se Rusia ka ne plan te vendose nje baze ushtarake ne jug te Serbise, afer kufirit me Kosoven.

Nje angazhim me i madh i Moskes ne Balkan, inkurajimi dhe pranimi i ketij angazhimi rus nga vendet e Balkanit Perendimor,per hir te marredhenjeve te mira e “normale” jo vetem qe nuk sjelle asgje te mire per kombin shqiptar, por mund te shkaktoje probleme te pa-parashikueshme per stabilitetin e rajonit, po te merret parasyshe perkrahja historike fanatike e Rusise ndaj interesave sllave ne kete pjese te botes, ne kurriz te interesave shqiptare. Putini dhe bashkpuntoret e tij mafioze te bizniseve ruse kane vazhduar perkrahjen e tyre per Serbine, nderkohe qe Moska, me te gjithe potencialin e saje diplomatik e politik, vazhdon te kundershtoje pavaresine legjitime te shtetit te Kosoves. Interesi i Rusise eshte mos-stabiliteti i rajonit, me qellim qe te gjuaj peshke ne ujera te turbulleta.

 Ne debatin e djeshem ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, Ambasadori rus Vitaly Churkin, i cili eshte kete muaj dhe president i Keshillit te Sigurimit, nuk la asnje dyshim se asgje nuk ka ndryshuar ne politiken ruse karshi pavaresise se Kosoves — bile edhe pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise (GJND), ne favor te pavaresise se Kosoves. Rusia, si anetare e Keshillit te Sigurimit me te drejte vetoje, nepermjet ambasadorit te saje  e beri te qarte se Moska do te perdore veton per te blokuar cdo perpjekje per anetaresimin e Kosoves ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, synim ky qe Ministri i Jashtem te Kosoves, Skender Hyseni e quajti si nje hap natyral.  Shpresohej qe, sic tha edhe zevendes-ambasadorja e Shteteve te Bashkuara ne OKB, Rosemary Di Carlo, se vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise do te sherbente si baze per te kapercyer pertej debateve te se kaluares, ne mbeshtetje te paqes dhe stabilitetit ne rajon. Kejo nuk ndodhi dhe duket se nuk ka te ngjare se do te ndodhe ne nje te aferme te shpejte, fale politikes anti-shqiptare serbe, te perkrahur vendosmerisht nga politika ruse.

Rusia dhe Serbia, por edhe vende te tjera duhet ta kuptojne se pavaresia e Kosoves, eshte sic tha edhe Rosemary Di Carlo, gjate debatit ne Keshillin e Sigurimit, e pakethyeshme dhe kufijte e saje te padhunueshem. Eshte mire qe aleatet e shqiptareve si Amerika e Anglia perkrahin kete parim dhe te drejte te shtetit te Kosoves. Po cila duhet te jete politika shqiptare karshi kesaj politike te eger anti-shqiptare ruse ne forumet nderkombetare, sidomos ne lidhje me pavaresine e Kosoves?  Politika shqiptare duhet te thote pa asnje dyshim dhe me bindjen me te thelle se stabiliteti ne Balkan minohet nga obstruksioni ose pengesat ruse ndaj njohjes se Kosoves si shtet i pavarur. Duke heshtur ndaj ketij obstruksioni, ndihmohet perjetesimi i mos-stabilitetit ne rajon, nga i cili shqiptaret do pesonin pasojat me te këqia.  Drua se politika shqiptare nuk ka qene aqe e vendosur ne kudershtimin e ketij obstruksioni. Nuk me duket se eshte e arsyeshme qe te quhen “marredhenie normale” ato me Rusine, kur ky vend nuk njeh, lere me interesat jetike, por as ekzistencen e gjysmes se Kombit shqiptar. Kapitullimi para interesave te perkoheshme ekonomike e financiare, ne kurriz te interesave kombetare eshte i papranueshem.

Stabiliteti i Ballkanit eshte me i qendrueshem me pavaresine e pakethyeshme te Kosoves, si edhe me kufizimin e politikes ekspansioniste serbe dhe me mos-nderhyrjet obstruksioniste ruse. Eshte e pakuptueshme se pse lejohet pasardhesi i Stalinit te kete nje pikembeshtetje ne Ballkan, duke e lejuar Mosken te vendos pengesa ne rrugen e zgjerimit te Bashkimit Evropian, ndersa vendet e atij rajoni nuk marrin asgje ne shkembim, bile as vullnetin e mire. Pikesepari u takon vendeve te rajonit te kundershtojne obstruksionin rus ne Ballkan, pasi stabiliteti rajonal eshte ne interesin jetesor te tyre. Vendet e Ballkanit duhet te zene vendin qe u takon si shtylla te sigurimit dhe stabilitetit evropian, në bashkpunim me dhe antarësim në Bashkimin Evropian.

Eshte e doemosdoshme dhe ne interesin kombetar qe si Shqiperia ashtu edhe Kosova te kene marredhenje te mira, ne te gjitha fushet, e me te gjitha vendet e botes — te medha e te vogela — duke perfshire ketu edhe Rusine e Serbine, por keto marredhenje duhet te ndertohen e te kultivohen ne baze te interesit kombetar të shqiptarëve dhe pastaj ne interesin e perbashket dhe te respektit reciprok midis vendeve.

*Ribotim nga data 04.08.2010.

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1893
  • 1894
  • 1895
  • 1896
  • 1897
  • …
  • 2785
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT