• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova të futet në NATO

March 2, 2022 by s p

PhD Dritan Demiraj/

Te dashur bashkekombas! Eshte pikerisht ky momenti i duhur qe ti bashkohemi te gjithe Shqiptaret kudo ne Bote nismes dhe kerkeses se institucioneve nderkombetare qe Republika e Kosoves ti bashkohet Aleances Euro-Atlantike NATO. Ne kete moment e gjithe bota pa fytyren e vertete te Vuçiçit, i cili e ka te pamundur te shkeputet nga vrasesit e femijeve te pafajshem ne Ukraine. Tashme ka ardhur momenti qe SHBA dhe BE te mos e lejojne me Serbine qe te perdore karten e neutralitetit, pasi kjo karte eshte shfrytezuar qe te perfitoje si nga Moska dhe Perendimi.Se fundi, ka ardhur momenti qe qeveria e Republikes se Shqiperise dhe ajo e Kosoves te pergatisin nje infrastrukture te perbashket sigurie dhe mbrojtje, ne menyre qe te rrisin ndjeshem kapacitetet operacionale dhe nderveprueshmerine brenda gjithe hapesires mbareshqiptare me SHBA-te ne krye.

Filed Under: Komente

“Tirona e zotnive t’papërkulun”

March 2, 2022 by s p

Me rastin e 102 vjetorit të Tiranës kryeqytet,u shfaq premierë në kinemanë Millenium në Tiranë dokumentari “Tirona e zotnive t’papërkulun”. Një iniciative e “Shoqnisë Tirona Autoktone” dhe i mbështetur po prej tyre, ky dokumentar, i realizuar nga gazetarja dhe skenaristja Admirina Peçi, në bashkëpunim me studiuesen Marsida Najdeni flet për historinë e viteve plot shkëlqim të Tiranës kryeqytet, i pasuar me dhunë dhe terror gjatë viteve të komunizmit, flet për qëndresën shembullore të familjeve të mëdha tiranase kudnër regjimit dhe për vitet e shndërrimit total të fizionomisë së qytetit pas renies së regjimti komunist. Dhjetra fate personazhesh të rrallë trajtohen në këtë dokumentar, të gjithë bij të familjeve më në zë të Tiranës, që i përkasin një game të gjerë profesionesh, si jurisë, inxhinierë, ushtarakë, gazetarë, tregtarë dhe mjeshtra në nëj varg sipërmarrjesh, të cilët i bahskoi i njëjti fat i trishtë menjëherë sapo në Shqipëri u instalua regjimi komunist. Historitë e tyre, të mbledhura bashkë plotësojnë tablonë e historisë së kryeqytetit në të gjithë fazat e tij. Autorja e këtij dokumentari Admirina Peçi thotë se “qëllimi i këtij dokumentari ishte të zbulonim një histori të mbajtur në heshtje e shpesh herë të shtrembëruar nga propaganda komuniste, e cila për 75 vite me rradhë e paraqiti Tiranën si nje vend i prapmbetur deri në kohën kur erdhën komunistët në vitin 1945, vit ky, kur sipas tyre nis zhvillimi i qytetit dhe jetës shoqërore në të. Në të vërtetë, faktet, dokumentet dhe dëshmitë e dores së parë, botimet historike dhe shtypi i kohës dëshmon të kundërtën. Tirana që në kohën para se të bëhej kryeqytet ishte ndër vendet më të zhvilluara në Shqipëri, në të gjithë fushat, mjekesi, edukim, tregëti, etj. Pas shpalljes së saj kryeqytet zhvillimi ishte edhe më i furishëm dhe në vitet ’30 madje dhe në vitet e Luftes shënohet kulmi i zhvillimit dhe mirëqenies”. Sipas skenaristes Peçi, kjo u pasua me një valë goditjeje sapo regjimi komunist u instalua në Shqipëri, duke zhdukur menjëherë gjithë elitën e qytetit që i shihte si kundërshtarë dhe si rrezik për pushtetin politk, duke grabitur gjithë pasuritë e familjeve tiranase që në shekuj zhvillonin bizneset e sipërmarrjet e tyre. E duke përsekutuar e survejuar më tej me dekada përmes luftës së klasave këto familje të mëdha të Tiranës”.Studiuesja Marsida Najdeni, thotë në dokumentar se ” kur erdhën në Tiranë, komunistët, gjetën nje komunitet tiranas, i cili numeronte mbi 250 intelektuale te shkolluar në perëndim, gjetën një arkitekture te konsoliduar, te cilen nuk kishin guxuar as arkitektet e famshem italiane ta preknin. Kur erdhën komunistët qyteti ishte i hareshëm, mbizoteronte harmonia, ku jetonin edhe autoktonët edhe te ardhurit. Vendi po ecte përpara. Ndërkohë ata erdhen me terror dhe me dhune, duke shkaktuar mbi komunitetin e Tiranës një masakër të vërtetë”. 15 profile intelektualwsh qw regjimi komunist i pushkatoi burgosi dhe persekutoiNë dokumentarin “Tirona e Zotnive të papërkulun” trajtohen e fatet e rreth 30 intelektualëve dhe sipërmarrësve dhe të familjeve të tyre, por prej tyre vlen të veçohen këto 15 profile, rreth të cilëve lëvrijnë ngjarjet kryesore të këtij dokumentari. Bahri Tufina -Magjistari i orëve që mbeti kryelartëBahri Tufina mbaroi shkollimet plotore në Tiranë dhe ndoqi traditen e familjes duke u bërë një nga sahatçitë më të mirë që ka patur ndonjëherë Shqipëria. Ai njihet si i pari dhe i vetmi shqiptar që ka ndërtuar një orë “made in Albania” dhe e pagëzoi me emrin “Sahat me zile Tirana”. Me vendosjen e diktaturës, familja Tufina do të binte pre e terrorit komunist dhe përveç babait e xhaxhait, edhe vetë Bahri Tufina do të torturohej në mënyrë çnjerëzore.Hamid Begeja – Jeta e vështirë e inxhinierit të diplomuar në MontpelieHamidi kishte kryer studimet në Montpelie si inxhinier komercial dhe ishte kthyer në atdhe në vitin 1932, duke nisur punë në Bankën Tregtare të Napolit. Për disa vite ishte anëtar i dhomës së Tregtisë në Tiranë. Edhe për Hamidin, pavarësisht shkollimit dhe aftësive si tregtar, regjimi komunist kishte rezervuar tortura dhe vite të vështira në burgjet komuniste. Pas burgut, u detyrua të bënte punë të rënda në bujqësi e ndërtim deri në moshën 81 vjeçare.Emin Bakalli – Inxhinieri që kaloi 14 vjet në burgjet e diktaturësKreu shkollen e mesme “Harry Fulltz” dhe punoi ne Ministrinë e Punëve Botore . Ne vitin 1943 diplomohet në Gjermani me titullin “Inxhinier Hidro-elektro-mekanik”. Ishte njohes i mire i gjuheve gjermane, angleze, frenge dhe italiane. U burgos nga regjimi komunist dhe kaloi 14 vjet në burgjet e diktaturës.Ali Begeja – Avokati që vdiq nën torturaAli Begeja ishte avokat, i zgjedhur si kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 1922 deri në vitin 1923 dhe deputet i Durrësit në vitin 1937 . Në vitin 1924 Ali Begeja zgjidhet anëtar i Asamblesë Kushtetuese së bashku me Ahmet Zogun, Seit Toptanin, Zija Toptanin, Osman Myderrizin, Rauf Ficon etj. që përfaqësonin qarkun e Tiranës. Në vitin 1927 ishte kryetar i Dhomës së Tregtisë në Tiranë. Pas Luftës, Ali Begeja vazhdoi profesionin e tij si avokat deri në vitin 1947, kur u arrestua me grupin e deputetëve nga regjimi komunist. Në qelitë e hetuesisë së Tiranës iu nënshtrua torturave çnjerëzore derisa vdiq.Ibrahim Begeja – Sqimatari që solli shkëlqimin europian në TiranëIshte diplomuar në Paris për ekonomi tregëtare. Pas studimeve, ai kthehet në Shqipëri dhe merret me tregëti. Hap dyqani “OU Louvre” që ndodhej në rrugën Mbretnore. Dyqani i tij i ngjante më shumë një salloni mode të stilit francez. Vetë Ibrahimi ishte një nga të rinjtë më elegantë të Tiranës. Komunistët do t’i grabisnin gjithë pasurinë. Por ai do të bënte një disidencë të veçantë e nuk do t’i përulej kurrë diktaturës….Fiqiri Llagami – Jeta në diktaturë e gazetarit të Sorbonës Fiqiri Llagami ishte gazetar, publicist, analist dhe kritik letrar. Ai kishte mbaruar për gazetari në një nga universitetet më me emër të Europës, në Sorbonë. Janë me qindra artikujt e tij në shtypin shqiptar të viteve ’30-’40. Një punë madhore e tij është libri me 3 vëllime “Studime kritike mbi njerzit e mdhaj” botuar më 1933 kur ai ishte vetëm 20 vjeç.Vdiq në rrethana misterioze në spitalin e burgut dhe u varros pa u lajmëruar familja.Seit Çoku- Guximtari që sfidoi hapur regjiminSeit Çoku u rrit në një familje, ku regjimi komunist kishte ushtruar persekutim që në ditët e para të vendosjes së diktaturës. Në familjen e tij, tragjeditë do të ndiqnin njëra- tjetrën. Pas vrasjes nën tortura të vëllait të tij Mustafait, Seiti, vendos të arratiset me një kamion të mbushur me armatim, por pa sukses. Në këtë tentativë, ai arrestohet dhe e dënojnë fillimisht me pushkatim. Më pas dënimi i kthehet me 25 vjet. Ai del nga burgu i dërrmuar dhe përpiqet të rikuperojë jetën e tij. Por në vitin 1991, kur regjimi sapo kishte rënë, Seit Çoku ndahet nga jeta, në moshën 65-vjeçare, duke lënë pas djalin e tij ende të mitur, që nuk e gëzoi gjatë dashurinë e të atit.Ymer Begeja, partizani i pushkatuar nga shokët e LuftësYmeri ishte djali i dytë i Xhemal Begesë. Ashtu si i ati edhe ai merrej me tregëti. Në vitet e Luftës ishte aktivizuar me forcat e Frontit Nacional-Çlirimtar, por në vitin 1947, e pushkatojnë pas akuzës se bashkëpunonte me kushërinjtë e arratisur për të rrëzuar regjimin komunist. Ishte vetëm 26 vjeç kur u ekzekutua..Abdulla Saraçi – Ushtaraku i pushkatuar mesnatën e 1 nëntorit 1944Abdullai ishte djali i Ibrahim Saraçit. Shkollën fillore dhe dy rend të Shkollës Qytetse- Rushdije në gjuhën turke i kreu në Kumanovë dhe Shkup. Më pas merr mësime prej Jashar Erebarës dhe Ibrahim Dalliut.Njohës i gjuhëve të huaja turqisht, italishte serbisht, karrierën e tij si ushtarak e nis në vitin 1920 dhe gradë pas grade ai rritet profesionalisht derisa më 1939 merr gradën si kapiten i Xhandarmërisë. Fundi i Luftës së Dytë Botërore e gjen po në pozitën e ushtarakut në rradhët e Xhandarmërisë.Në valën e terrorit komunist mbi familjet e Tiranës, Abdulla Saraçi rrëmbehet me 1 nëntor 1944 nga shtëpia e tij dhe pushkatohet pa gjyq së bashku me kolegun e tij majorin Muharrem Liku. Skënder Halili- Ylli i Tironës, që ja prenë karrierën dhunishtIshte futbollist profesionist, i cili luante si qëndër-mbrojtës. Në karrierën e tij spikat angazhimi me ekipin e Tiranës. Në nivel ndërkombëtar, ai ka luajtur 11 ndeshje me kombëtaren shqiptare. Në gusht 1966, Halili u arrestua dhe u burgos për 11 muaj me një akuzë absurde, gjoja se kishte bërë tregti në tregun e zi dhe pas përfundimit të burgimit u dërgua në galeritë e kromit në Bulqizë. Kjo gjë i dha fund përfundimisht karrierës së tij si lojtar në moshën 26 vjeç. Ai vdiq në dhjetor 1982 nga një sëmundje e rëndë. Halili konsiderohej si një nga mbrojtësit më të mirë dhe modern të futbollit shqiptar. Arben Begeja – Inxhinieri i hidrocentraleve, që Sigurimi e çoi drejt vdekjesArben Begeja ishte djali i Rexhep Begesë. Edhe pse diplomën ia mohuan dhe nuk ia dhanë kurrë, përgjatë gjithë viteve të pjekurisë derisa vdiq ushtroi profesionin e inxhinierit elektrik. U rrit në internim e nën ndëshkime të vazhdueshme, duke e çuar në punë në veprat më të rrezikshme si në Hidrocentralin e Fierzës apo Komanit. Ndërsa punonte në Koman, Sigurimi i Shtetit e bëri viktimë të një intrige, duke e plagosur 34-vjecarin në sy të shokëve të tij në kafenenë e Hidrocentralit të Komanit. Policia dhe Sigurimi nuk i lejuan shokët që ti jepnin ndihmë dhe pas disa orëve dha shpirt nga hemoragjia, duke lënë gruan 22 vjeçe me dy fëmijë 3 dhe 5 vjeç.Xhemal Farka – Gazetari i humorit të hollë, sot pa varr….Ishte satirist, kritik, hulumtues, gazetar në disa prej gazetave shqiptare të viteve ’30, më pas në Zërin e Amerikës në Jeruzalem dhe gazetar në Radio Bari. Diplomuar në Universitetin Amerikan në Bejrut për gazetari, ai u rikthye në atdhe bashkë me miqtë e tij, me shpresën për të kontribuar për vendine tij, por regjimi komunist e burgosi dhe e ekzekutoi pa i bërë gjyq. Ende sot është pa varr, pasi trupi i tij nuk u gjet kurrë.Xhemal Kusi -11 vitet e burg për juristim e diplomuar në VjenëLindi në Tiranë në një familje qytetare. Kryesekretar i Ministrisë së Drejtësisë, nacionalist, përkthyes dhe studiues. Studimet e larta i kreu për Drejtësi në Universitetin Vjenës. Pas vitit ‘44, arrestohet dhe burgoset për tre vjet e gjysëm. Pak kohë në liri, dhe do të arrestohet sërish. Vuan mbi 7 vite burg me akuzën për tradhëti të lartë ndaj atdheut. Nga burgu del i paralizuar, por rehabilitohet pjesërisht dhe arrintë shkruajë dy libra të rëndësishëm për Historinë e Shqipërisë…. Vdiq nga sëmundje akute e mushkërive më 11 Janar 1970 në moshën 70 vjeçare.Mustafa Qosja – Inxhinieri i pushkatuar dy javë para dasmeMustafa Qosja, ka lindur në vitin 1922, në një familje patriotike tiranase. I shkolluar në Bolonja për Ekonomi Biznes e Menaxhim, ai ishte kthyer në atdhe, pas diplomimit sikurse edhe shumë të rinj tiranas të asaj kohe të diplomuar në perëndim. Në vitin 1947, ndërkohë që në familjen Qosja bëheshin përgatitjet për dasmën e tij, dy javë para martese, Mustafain e pushkatojnë. Mit’hat Vorpsi – Fundi enigmatik i një sipërmarrësiU lind në Tiranë. Trashëgoi zanatin e argjendarit të babait të tij dhe me kalimin e viteve, ndërtoi një fermë me 112 hektarë tokë dhe pajisje industriale, të cilat iu konfiskuan në vitin 1948. Në vitin 1951 e arrestojnë dhe që nga ai moment familja nuk e pa më kurrë. Fëmijët e tij u rritën pa baba dhe brenga e madhe që i shoqëron sot nipër e mbesa është jo aq fundi i tij tragjik por më shumë fakti, që s’kanë një varr ku ta kujtojnë…

Filed Under: Reportazh

Sot mbarë kombi jonë përkujton me nderim 2 Marsin e vitit 1444, Besëlidhjen e Lezhës

March 2, 2022 by s p

Agron Gjekmarkaj/

Vendimet e mëdha të Besëlidhjes së Lezhës mbeten po aq aktuale pas 578 vitesh, frymëzim për çdo shqiptar që Atdheun e ka të shenjtë mbi çdo interes tjeter.Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, është figura më e ndritur e kombit tonë, vepra dhe lufta e Tij është pasaportë e identitetit të çdo shqiptari.Lavdi Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeu, bashkimit të princave dhe çdo shqiptari që ka kontribuar në të mirë të Shqipërisë që gëzojmë sot.Rroftë Beselidhja e Lezhës, rroftë Shqipëria dhe mbarë kombi shqiptar.

Filed Under: Opinion

Këshilli i Ambasadorve Shqiptarë kërkon dialog dhe njohje reciproke Kosovë-Serbi

March 2, 2022 by s p

Kënaqësi të kishim mes nesh Ambasadorin e Republikës së Kosovës Sh.T.Z. Skënder Durmishi me të cilin patëm një shkëmbim të vyer opinionesh dhe informacionesh në lidhje me marrëdhinet midis Shqipërisë dhe Kosovës.Ambasadori Skënder F. Durmishi shpalosi fakte të progresit të Kosovës pas shpalljes se pavarsisë saj si dhe për sfidat me të cilat ajo përballet drejt objektivit strategjik të integrimin euro-atlantik, si dhe njohjen e mëtejshme në arenën ndërkombëtare.Kosova si shtet i pavarur e sovran, po dëshmon për një qasje demokratike, e cila sa vjen dhe konsolidohet.Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, po njeh arritje, në vecanti lidhur me zbatueshmërinë e marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.Këshilli i Ambasadorve Shqiptarë beson se përfaqësimi i njëzëshëm i Kosovës dhe koordinimi me partnerët strategjikë, do të mundësojë edhe finalizimin e suksesshëm të dialogut të ndërmjetësuar me Serbinë – njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

Filed Under: Politike

Kuvendi i Vatrës në New York, Kuvend bashkimi e forcimi

March 2, 2022 by s p

Nga Tony Sufaj/

Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor i VATRËS i mbajtur në New York ishte një ndër Kuvendet më të suksesshme për vendimet që u morën dhe objektivat që u vendosën për të ardhmen. Vatra po forcohet dhe bashkohet çdo ditë e më shumë. Vatra me degët e reja dhe anëtarët e rinj po krijon një traditë të shkëlqyer dhe shpresë për çdo shqiptar dhe në trojet etnike. Me daljen nga pandemia globale, Vatra Toronto do të forcohet edhe më tej duke përfaqësuar shqiptarët më të suksesshëm e patriotë në Kanada. Në vlerësimin tim Kuvendi i New Yorkut ishte me arritje historike pasi Kanunorja e re forcon Vatrën dhe e ruan nga problematikat që e kanë shoqëruar ndër vite. I shpreh mirënjohje delegatëve të Kuvendit, Komisionit, dhe çdo vatrani për punën e shkëlqyer për të mirën e Vatrës e komunitetit tonë. Uroj kryetarin Berisha për fitoren dhe për projektin patriotik për të udhëhequr Vatrën në shekullin 21. Vlerësoj Alfons Grishajn, Agim Rexhën, Besim Malotën e Tasim Rukon për bisedat e gjata dhe projektet përbashkëta për Vatrën. E falënderoj në mënyrë të veçantë Editorin Sokol Paja për pritjen në Vatër dhe punën kolosale në transformimin e Diellit dhe rritjen e gazetës në cilësi. Dielli është Pasqyra e Vatrës dhe e tillë duhet mbështetur, dashuria e Konicës dhe Nolit për Atdhe të na bashkojë sa më shumë rreth Vatrës dhe jo të na përçajë, frytet punës duken qartë në Vatër e Diell dhe Dielli i Vatrës ndriçon më shumë se kurrë. Kush nuk don Vatrën dhe vatranet nuk don të mirën e kombit tonë, Vatrën e Diellin, historinë tonë, identitetin e trashëgiminë e shqiptarëve të Amerikës dhe Kanadasë. Vatra Toronto ka projekte të fuqishme për shtrirje në komunitetin tonë në Toronto, Montreal dhe Quebek dhe shtim të anëtarëve me fokus të rinjtë dhe elementin femëror. Zoti e bekoftë Vatrën dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Unë nga zemra bëj thirrje që të gjithë Shqiptarët nga gjithë bota të kemi një Vatër të fuqishme me shumë vlera. Fryma patriotike e Konicës & Nolit mos të humbet kurrë por ajo të rritet dita ditës.

*Kryetar i Degës së Vatrës Toronto-Kanada.Tony Sufaj 🇦🇱🇨🇦

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2383
  • 2384
  • 2385
  • 2386
  • 2387
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT