• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Revista letrare “Pena” në numrin e saj të 9-të

December 29, 2021 by s p

Dr. Arjeta Ferlushkaj

Nju Jork, 27 dhjetor 2021

Organi letrar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, revista “Pena”, vjen para lexuesit të saj në numrin e nëntë për vitin 2021.Në 195 faqet e “Penës” gjejmë strukturën tashmë të konsoliduar të kësaj reviste por me rastin e largimit nga jeta të poetit Luigj Cekaj, i është rezervuar një hapësirë e veçantë.Tek “Pena” e këtij viti, lexuesi do të komunikojë me 24 autorë: Agim Xh. Dishnica, Naum Prifti, Mëhill Velaj, Yllka Filipi, Istref Haxhillari, Dalan Luzaj, Julia Gjika, Xhevdet Bajraj, Faruk Myrtaj, Vaid Hyzoti, Ramiz Gjini, Kostaq Duka, Përparim Kapllani, Visar Zhiti, Raimonda Moisiu, Namik Selmani, Iliriana Sulkuqi, Astrit Lulushi, Gjekë Marinaj, Kozeta Zylo, Adnan Mehmeti, Sokol Paja, Arjeta Ferlushkaj dhe Shani Pnishi.“Pena”, edhe në këtë numër, hapet me zhanrin kritikës, e cila na prezantohet me: një analizë të përgjithshme për Fishtën dhe veprën e tij nga Agim Xh. Dishnica; një shkrim përkujtimor nga Naum Prifti me rastin e 35-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit Bilal Xhaferri dhe tre recensione, konkretisht: Mëhill Velaj për librin “The old bridge-Ura e vjetër” me autore Arjeta Ferlushkaj, Yllka Filipi për librin “Simfonia e udhëtimeve” me autor Adnan Mehmetit dhe Istref Haxhillari për librin “Ujëvarat e mallit” të Fuat Memellit.Rubrika e poezisë në këtë numër përfaqësohet nga poetët: Dalan Luzaj me “Dhimbja që vret”, “E njoh një të vërtetë”, “Pranë harresës”, “Sokëllime labërie”; Julia Gjika me poezitë “Miku im është një zog”, “Le të ëndërrojmë”, “Harrim”, “Dikur”, “Një forcë më shtynte përpara”, “Ti, e bukura toka jonë”; Xhevdet Bajraj me poezitë “Gruaja dhe zogjtë”, “Sa herë hyn ajo në shtëpi”, “Ëndrra e pemës”, “Ora”, “Sa herë e kujtoj atdheun”, “Dielli”, “Lisat e atdheut”; Faruk Myrtaj me poezitë “Vendlindja në shitje”, “Më-në-fund-ja”, “Në vendlindje jetojnë vetëm njerëz të bukur (meditime emigranti)”, “Ne, salmonët”, “Është vonë, shumë vonë?”, “Emigrant do të thotë të lindësh sërish” dhe Vaid Hyzoti me poezitë “Mplakja”, “Halloëeen”, “Shoh…”, “Marrëzitë më lënë pa gjumë”, “Shita shtëpitë”, “Padurim për një takim”, “Do rrosh më gjatë”, “Ku je?”.Kurse në zhanrin e prozës, revista “Pena” na vjen me tri të tilla: “Trokitjet” nga Ramiz Gjini, “Hiri” nga Kostaq Duka dhe “Byzylyku” nga Përparim Kapllani.Intervista e këtij numri ka në fokus shkrimtarin Visar Zhiti dhe marrëdhënien e tij me librat. Në këtë bashkëbisedim me shkrimtarin Zhiti, njihemi me librat që atij ia kanë ndryshuar jetën, që kanë ndikuar më shumë tek ai, librin që do të kishte dashur të shkruante, etj. Zhiti gjithashtu shpreh mendimin edhe për librin, që sipas tij është më i nënvlerësuari: “Kam një romancier që më dhimbset: Astrit Delvina. Por ne kemi një letërsi të gjithën që duket si e nënvlerësuar, zyrtarisht të paktën, padrejtësisht, atë që erdhi nga burgjet dhe internimet si një letërsi tjetër”.Rubrika e esesë vjen me pesë të tilla: “Poetët” nga Raimonda Moisiu, “Në kujtim të shkrimtarit me origjinë çame Bilal Xhaferri” nga Namik Selmani, “Në prag fluturimi” nga Iliriana Sulkuqi dhe “Vend i çuditshëm” nga Astrit Lulushi.Si në çdo numër, redaksia e revistës përfshin gjithnjë informacion për fituesin e çmimit Nobel në letërsi. Për vitin 2021, ky çmim u fitua nga shkrimtari Abdulrazak Gurnah.Komuniteti i krijuesve shqiptarë në diasporë humbi shkrimtarin Luigj Çekaj. Në këtë numër, revista “Pena” vjen me një “In memoriam” në nderim të tij, fillimisht me shkrimin redaksional “Lamtumirë poeti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Luigj Çekaj”. Gjithashtu, vjen Gjekë Marinaj me shkrimin “Poeti dhe vëllai im Luigj Çekaj e mori jetën me vete dhe dha shpirt”; Mëhill Velaj me “Ndër sytë e poetit”; Kozeta Zylo me “Poezia e Luigj Çekaj, një hartë me metafora plagësh” si dhe Nikolla Spathari “Doli nga shtypi libri ‘Një shkrelas në Manhattan’ i poetit Luigj Çekaj”(post mortum). Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishme rubrikën e kronikës, ajo nuk mungon as në këtë numër dhe përmes saj ne njihemi me angazhimet dhe aktivitetet e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Kryefjala për këtë vit ka qenë 20-vjetori i SHSHAA-së ndaj edhe kjo rubrike mbulohet me shkrime që i përkasin këtij evenimenti, i cili ka ardhur mjaft i pasur në organizim nga kryesia dhe anëtarët e kësaj shoqate. Janë zhvilluar aktivitete si ekspozita libri, takime me shkrimtarë, ndarje cmimesh për anëtarët, performanca artistike, etj.Gjithashtu, në këtë numër njoftohemi edhe për rizgjedhjen e Mëhill Velaj kryetar të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.Një ngjarje që spikat është nderimi me çmimin letrar ndërkombëtar që i është bërë Gjekë Marinaj. Shkrimtari Marinaj u vlerësua në Korenë e Jugut me Çmimin Letrar Ndërkombëtar “Changwon KC” për kontributin jetësor dhe etikën kulturore në letërsi me motivacionin se “i vendos njerëzit në qendër të punës së tij, inspiron paqen përmes poezisë dhe këndon për përmirësimin dhe sjelljen e shpresës në botë.”Në këtë numër të revistës, lexuesi ka mundësi të njihet me fjalimin e rastit që shkrimtari Marinaj mbajti në pranimin e këtij çmimi.Vend të rëndësishëm në këtë kronikë zënë edhe promovimet e librave. Shkrimtari Visar Zhiti ka promovuar në disa qytete në Shqipëri botimet më të fundit, si: “Kartela të realizmit të dënuar” dhe “Dorëshkrime të fshehta të burgut”.Promovime të librave të anëtarëve të Shoqatës që janë bërë në Shqipëri/Kosovë ku përmendim librin e studiuesit Thanas L. Gjika “Ecja drejt së dhjathtës-dëshmi morale dhe mencurie”; promovimi i librit të shkrimtares Iliriana Sulkuqi “Qyteti im”; botimi në anglisht i romanit “Një grua midis dy burrash”: “A Woman Between Two Man” me autore shkrimtaren amerikane Carrie Hooper; promovimi në Bilisht i librit “Ujëvarat e mallit” me autor Fuat Memelli; promovimi në Gjirokastër i librit “Triumf” i shkrimtarit Xhevat Limani.Shoqata ka organizuar promovime edhe në SHBA, nga ku përmendim promovimin e librit “The Old Bridge-Ura e vjetër” në New York, me autore Arjeta Ferlushkaj.Në rubrikën e kronikës kemi kënaqësi të lexojme për një tjetër çmim të fituar nga një autore shqiptare në SHBA. Bëhet fjalë për shkrimtaren Ani Gjika, e cila është vlerësuar me çmimin “New Immigrant Writing” nga Restless Book, Boston.Për të gjithë dashamirësit e letërsisë dhe sidomos për krijuesit dhe lexuesin e diasporës, rubrika e botimeve të reja pritet gjithnjë me interes. Për vitin 2021 SHSHAA-ja numëron këto botime të reja:1. Pena, nr.9: Revistë letrare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Adriatic Press, New York, 2021.2. Adnan Mehmeti: “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë (2001-2011)” dhe “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (2012-2021)”, publicistikë, Adriatic Press, New York, 2021.3. Adnan Mehmeti: “Simfonia e udhëtimeve”, udhëpërshkrime, UET Press, Tiranë, 2021.4. Besa Rexhepi: “Vaji i nënës”, poezi, Intergraf, Ferizaj, 2021.5. Bexhet Asani: Zjarri arbëror i pashuar” (Profile, studime, skica letrare).“Il fuoco arberesh inestinguibile” (Profili, studi, cchizzi letterari), Botimet Barleti, Tiranë, 2021.6. Bora Balaj: “Twenty years silence”, novel, “Bogdani”, Prishtinë, 2021.7. Carrie Hooper&Skifter Këllici: “A woman between two men”, novel, Lulu, 2021.8. Fuat Memelli: “Ujëvarat e mallit”, poezi, Korçë, 2021.9. Hys Hasa:”Gjurmë vlerash jetësore në Vilë”,1-2, monografi, Botimet Eneas, Tiranë, 2021.10. Hys Hasa:”Vlera intelektuale kuksiane “vëllimi i 4-rt, Eneas, Tiranë, 2021.11. Hys Hasa:”Gjurmë vlerashë kuksiane”,vëllimi i 2-të, Eneas, Tiranë, 2021.12. Iliriana Sulkuqi: “Gjithnjë zë i vendit tim…”,poezi shqip- anglisht,Botimet M&B, Tiranë, 2021.13. Iliriana Sulkuqi: “Qyteti im”, antologji poetike-grafike, Tiranë, 2021.14. Istref Haxhillari: “Mërmërima e kroit të moçëm”, rrëfim i ilustruar, Albas,Tiranë, 2021.15. Istref Haxhillari: Hije në mur, tregime të zgjedhura, Emal, Tiranë, 2021.16. Julia Gjika: “Poezi dhe prozë e zgjedhur”, Amanda Edit Verlag, Bukuresht, 2021.17. Kostaq Duka: “Horoskopi i qytetit”, Tregime, Lulu, 2021.18. Luigj Çekaj: “Një shkrelas në Manhattan”, vargje humori, “Jozef”, Durrës, 2021.19. Mëhill Velaj: ”Errësirë e shekullit të qytetëruar (Covid- 19)”, poezi, Lena, Prishtinë, 202120. Mëhill Velaj: “Rilindje në kujtesë”, tregime, Jakup Ceraja, Prishtinë, 202121. Namik Selmani:”Jehona e urtësisë dibrane”, antologji, Shtëpia Botuese MB, Tiranë, 2021.22. Namik Selmani:“Kosova, bajrak i fjalës”, poezi, Shtëpia Botuese ENJA,Tiranë, 2021.23. Sami Milloshi: “Ora e murit”, tregime, UETPress, Tiranë, 2021.24. Sami Repishtit: “IN THE SHADOË OF ROZAFA CASTLE” (A Lived Narrative), “Adriatic Press”, New York, 2021.25. Skifter Këlliçi: “C35 US” rënë në tokën shqiptare”, roman, “Toena”, Tiranë, 2021.26. Skifter Këlliçi: “14 veç dhëndër në Nju Jork”, roman humoristik, “Jolanda”, Tiranë, 2021.27. Skifter Këlliçi: “Katër dhe një qenush pas gjurmëve”, roman për fëmijë, “Jonalda”, Tiranë, 2021.28. Thanas Gjika: “Ecja drejt së djathtës–dëshmi morale dhe mençurie”, publicistikë, JOZEF, Durrës, 2021.29. Visar Zhiti: “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, Onufri, Tiranë, 2021.30. Xhevat Limani: “Triumf”, “roman” jetësor, “Triumph”,life “novel”, Botimet Barleti, Tiranë, 2021.Kjo listë botimesh i shtohet fondit të krijimtarisë letrare të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, por jo vetëm.Në revistë, për të gjithë të interesuarit, në çdo numër përfshihet nga redaksia informacioni rreth kritereve të anëtarësimit në Shoqatë por edhe vazhdimisht iu rikujton atyre moton e saj: “t’i sjellim komunitetit tonë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, një krijimtari të cilësisë së lartë në përputhje me standardet bashkëkohore të botës ku jetojmë”.

Filed Under: ESSE

SHQIPTARËT DHE PËRMBYSJA E SISTEMIT TË VLERAVE

December 29, 2021 by s p

????????????????????????????????????

Prof. Xhelal Zejneli  

– Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe janë një ndër popujt më të lashtë të gadishullit;

– Gjuha shqipe është bijë e ilirishtes dhe është një ndër gjuhët më të vjetra të Evropës;

– Shqipja i takon familjes së gjuhëve indoevropiane (indogjermane) dhe është gjuhë e veçantë, d.m.th. nuk ka motër. Të tilla janë edhe greqishtja dhe armenishtja;

– Shqiptarët janë popull autokton i gadishullit;

– Shqiptarët janë popull autokton në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.

*   *   *

– Periudhë më historike e popullit shqiptar është qëndresa çerekshekullore përballë inkursioneve osmane;

– Hero kombëtar i shqiptarëve është Gjergj Kastrioti (1405-1468);

– Periudhë politike e shqiptarëve është ajo e Rilindjes Kombëtare, që fillon më 1832 me Naum Veqilharxhin (1797-1846), që arrin kulmin me ngjarjen politike – Lidhjen e Prizrenit (1878); e përfundon me shpalljen e pavarësisë më 1912;

– Figurë e njohur e njohur e Lidhjes së Prizrenit ishte Abdyl Frashëri (1839-1892); (ka qenë edhe anëtar i Parlamentit Osman);

– Ideolog i mendimit politik shqiptar në periudhën e Rilindjes Kombëtare ishte Sami Frashëri (1850-1904);

– Ngjarje politike më e madhe e shqiptarëve në shekullit XX është shpallja e pavarësisë, më 1912 në krye me Ismail Qemalin (1844-1919); 

– Personalitet i njohur i çështjes shqiptare në trojet e pushtuara nga serbosllavët ishte Adem Demaçi (1936-2018) – simbol i qëndresës shqiptare në Jugosllavinë e Titos; 

– Ngjarje politike e madhe e kombit në vitet ’90 të shekullit XX është qëndresa politike e shqiptarëve në Kosovë, me në krye Ibrahim Rugovën (1944-2006), përballë pushtuesve serbë; 

– Ngjarje historike e kombit në fund të qindvjeçarit XX është lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë, me në krye komandantin legjendar Adem Jasharin (1955-1998); 

– Ngjarje politike e madhe e kombit në fillim të qindvjeçarit XXI është shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008. 

*   *   *

– Vlerë letrare dhe kulturore të shqiptarëve janë humanistët shqiptarë: Gjon Gazulli (1400-1465); Marin Barleti (rreth 1450-1512), autor i veprave të shkruara në latinisht “De obsidione Scodrensi”, Venedik 1504 (Rrethimi i Shkodrës), “Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis”, Romë rreth 1508-1510 (Historia e jetës dhe bëmave të Skënderbeut, princit të Epirit); Mikel Maruli (1453-1500); Leonik Tomeu (1456-1531); Maksim Greku (rreth 1480-1556); Marin Beçikemi (1468-1526);

– Vlerë letrare, kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve janë autorët e letërsisë së hershme shqiptare, si: Gjon Buzuku (shek. XVI) – autor i librit të parë të shkruar në shqip “Meshari” (1555); një kopje e vetme ruhet në Bibliotekën e Vatikanit; arbëreshi Lekë Matrënga (1567-1619) – autor i së parës poezi në gjuhën shqipe, njëherazi i pari dokument i shkruar në dialektin e jugut (toskërisht) – “Canzona spirituale” (Këngë e përshpirtshme); Pjetër Budi (1566-1622); Frang Bardhi (1606-1643) – autor i veprës “Dictionarium latino-epiroticum, una cum nonnullis usitatioribus loquendi formulis”, Romë 1635 (Fjalor latinisht-epirotisht, me disa shprehje tëprditshme); është e para vepër në leksikografinë shqiptare; përmban 5640 zëra latinisht të përkthyera në shqip, plus një shtojcë me pjesë të ligjëratës, proverba dhe dialogë; Pjetër Bogdani (rreth 1630-1689), kryepeshkop i Shkupit;

– Vlerë letrare, kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve janë shkrimtarët e letërsisë arbëreshe të shekullit XIX, si: poeti i parë i romantizmit në letërsinë shqiptare Jeronim De Rada (1814-1903); në vitin 1848 themeloi gazetën dygjuhëshe, në shqip dhe në italisht, “L’Albanese d’Italia” (Shqiptari i Italisë); ishte i pari periodik që botohej në gjuhën shqipe; Françesk Anton Santori (1819-1894); njihet si autor i së parës dramë origjinale në gjuhën shqipe “Emira”; disa pjesë u botuan më 1887 në revistën “Fiamuri Arbërit” të De Radës; Gavril Dara i Riu (1826-1885); poeti lirik Zef Serembe (1844-1901);

– Vlerë letrare, kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve janë poetët e letërsisë së Rilindjes, si: poeti kombëtar Naim Frashëri (1846-1900) etj.;

– Personalitete të rëndësishme letrare, kulturore dhe kombëtare shqiptare janë: Faik Konica (1875-1942); në vitet 1897-1902 botoi në Bruksel revistën “Albania”; në vitet 1902-1909 revistën e boti në Londër; studimet i përfundoi në Universitetin e Harvardit; Fan Noli (1882-1965), figurë poliedrike (e shumanshme); kreu Universitetin e Harvardit; më 1908, mbajti në Boston për herë të parë liturgjinë në gjuhën shqipe; ky akt përbënte hapin e parë drejt njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Shqiptare Autoqefale; në vitet 1909-1911 botoi në Boston gazetën “Dielli”; më 28 prill 1912, bashkë me Konicën, themeloi Federatën Panshqiptare Vatra në Amerikë; Gjergj Fishta (1871-1940), autor i 37 botimeve letrare, midis tyre i poemës epike historike “Lahuta e Malcis”,e quajtën Homeri shqiptar;       

*   *   *

– Bota njeh shumë personalitete shqiptare, sidomos Gjergj Kastriotin, Nënë Terezën (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, 1910-1997), laureate e çmimit “Nobel” për paqe (1979) dhe Ismail Kadarenë (1936-); mjekun dhe farmacistin amerikan me prejardhje shqiptare, nga fshati Llakavicë i Gostivarit, Ferid Murati (Ferid Murad, 1936-), laureat i çmimit “Nobel” për fiziologji dhe mjekësi (1998).

*   *   *

– Shqiptarët janë popull i ndarë në gjashtë pjesë: Shqipëri, Kosovë, Kosovë lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), Maqedoni, Mal të Zi dhe Çamëri; një copëtim i këtillë i trojeve etnike historike të një populli s’është parë dot në historinë e botës;

– Nga Jugosllavia e Nikolla Pashiqit dhe e karagjorgjeviqëve, shumë shqiptarë u detyruan të shpërngulen prej vatrave të veta; në Klubin kulturor serb në Beograd, më 7 mars 1937, akademiku serb Vasa Çubrilloviq (1897-1990) promovoi elaboratin e tij “Iseljavanje Arnauta” (Dëbimi i shqiptarëve); shumë shqiptarë u dëbuan për në Turqi;    

– Trojet shqiptare mbahen të pushtuara nga Serbia, nga Maqedonia, nga Mali i Zi dhe nga Greqia;

– Copëtimi i tokave shqiptare fillon në Kongresin e Berlinit (1878), për të vazhduar në Konferencën famëkeqe të Ambasadorëve në Londër, më 1912-1913; 

– Pushtimin e trojeve shqiptare, gjatë historisë politike të kohës më të re, d.m.th. prej vitit 1850 e këndej, e ka mbështetur Rusia; ndërsa në Konferencën e Ambasadorëve, përpos Rusisë, edhe Franca me Anglinë; 

– Sot e kësaj dite, Rusia punon me të madhe për Serbinë dhe kundër shqiptarëve; 

*   *   *

– Shqiptarët kanë një flamur, flamurin e Gjergj Kastriotit; kanë një gjuhë; normat e gjuhës letrare shqipe janë atë të Kongresit të Drejtshkrimit të mbajtur në Tiranë në vitin 1972; kanë një histori; një gjuhë, një histori, një komb; 

– Pikëpamja se krahas gjuhës letrare standarde shqipe, ekziston edhe gegërishtja letrare, është pikëpamje antikombëtare dhe antishqiptare; një pikëpamje të tillë, shumë kohë më parë, e kanë mbështetur fuqimisht akademikët serbë;

– Pikëpamja se krahas kombit shqiptar ekziston edhe kombi kosovar nuk është veçse pikëpamje antikombëtare dhe antishqiptare; mbrojtja e një pikëpamjeje të tillë është tradhti e lartë;

*   *   *

– Çështja shqiptare në Ballkan nuk është çështje, as fetare dhe as ideologjike; çështja shqiptare në Ballkan është çështje kombëtare dhe është e vetmja çështje e pazgjidhur e gadishullit; 

– Të lidhësh miqësi me Beogradin dhe Josip Brozin (1892-1980) apo me Josip Visarionoviç Xhugashvili Stalinin (1879-1953) dhe  Moskën dhe t’i shpallësh luftë ideologjike Amerikës dhe Perëndimit, do të thotë të mos kesh vizion politik; gabimet në histori mund t’i kushtojnë një populli, një shekull, mund ta lënë një popull njëqind vjet pas;

– Shembja e monizmit dhe ardhja e pluralizmit u mundësoi shqiptarëve të bëjnë kthesë historike; tani miq të shqiptarëve janë Fuqitë e Mëdha të Perëndimit;

– Shqiptarët duhet të dëshmojnë se janë popull politik dhe se posedojnë aftësi për të ndërtuar shtet ligjor, shtet demokratik; të dëshmojnë se posedojnë aftësi për të qeverisur shtetin;

– Shqiptarët janë popull perëndimor dhe populli më proamerikan në botë; mirëpo, s’mjafton dot të thuash jam properëndimor dhe proamerikan; për të qenë properëndimor dhe proamerikan duhet t’i respektosh parimet themelore të demokracisë dhe të funksionimit të shtetit të së drejtës; shtetin që udhëhiqet nga politikanë që shndërrohen në milionerë, Perëndimi nuk e mbështet, madje pavarësisht edhe nga interesat strategjikë që mund t’i ketë ndaj atij; 

– Shqiptarët kanë miq në të katër anët e botës; midis tyre janë Vatikani, ShBA-ja, Gjermania, Italia, Austria, Kroacia, Londra etj.; shqiptarët janë ndër popujt e rrallë në Evropë, në mos i vetmi, të cilët gjatë Luftës II Botërore nuk ia dorëzuan Gestapos as edhe një hebre të vetëm;    

*   *   *

– Periudha e tranzicionit që kalon Shqipëria që prej vitit 1991 e deri më sot, është një periudhë e përgjakshme, e paparë ndonjëherë në historinë e kontinentit të vjetër; çdo vrasje dhe vdekje në qarkullimin rrugor;

– Për problemet me të cilat ballafaqohen, shqiptarët nuk duhet t’i fajësojnë faktorët e jashtëm, siç janë sundimi osman, politika antishqiptare e Beogradit, e Athinës dhe e Moskës; sundimi osman mbi shqiptarët ka marrë fund qysh në vitin 1912; pra, më shumë se një shekull; fajin për fatkeqësinë e vet, njeriu duhet ta kërkojë në vetvete; 

– Kosova zë vendin e pestë në botë me linjit; megjithëkëtë, ka sasi të pamjaftueshme të energjisë elektrike; të thuash se politikës shqiptare i mungon aftësia për ta qeverisur shtetin, do të ishte e tmerrshme dhe e dhimbshme; shtetin e varfër mund ta udhëheqin vetëm idealistët dhe jo tregtarët apo tyxharët; qëllimi i tyre është të pasurohen dhe t’u lënë pasuri marramendëse fëmijëve, nipave dhe mbesave të veta; akulli i trashë një metër nuk është krijuar për një natë – thonë kinezët; problemet që kanë të bëjnë me energjinë elektrike në Kosovë burojnë nga e kaluara; 

– Ndër politikanë ka edhe të tillë që hiqen aristokratë të politikës dhe të intelektualizmit; ata pandehin se po qe se vishesh mirë dhe në televizion flet ngadalë, do të tregosh se je aristokrat, edhe i politikës, edhe i intelektualizmit; këta politikanë apo politikane, nuk janë veçse aristokratë të mashtrimit, të manipulimit, të abuzimit, të gënjeshtrës, të vjedhjes, të hajdutërisë, të imoralitetit; aristokratë të mashtrimit dhe të hajdutërisë, brenda një populli të varfër?! Turp dhe mëkat!

– Kjo farë klase politike ekziston në saje të inteligjencies oportuniste dhe konformiste, shumë prej tyre tregtarë flamujsh; kjo kolonë poltronësh fare nuk çanë kokën se Shqipëria zë vendin e dhjetë në botë me ikjen e trurit; të ikësh prej një vendi me pozitë në Evropë, me dy dete, me pasuri dhe me bukuri natyrore, kjo është e dhimbshme; shqiptarët një ditë mund të ballafaqohen me vdekjen e bardhë, d.m.th. me shkallën e vdekshmërisë, më të madhe se të lindshmërisë, me mortalitet më të madh se nataliteti; 

Anës detit i palarë,

Anës dritës i paparë,

Pranë sofrës i pangrënë,

Pranë dijes i panxënë.

Noli

– Aristokratët e politikës dhe të intelektualizmit, i kanë edhe shërbëtorët e vet. Këta janë analistët politikë, ekonomikë dhe socialë – që të gjithë mercenarë. Shërbëtorë janë edhe kalemxhinjtë që shkruajnë me porosi dhe që hiqen se po kritikojnë dikë apo diçka. Në shërbim të këtij dance macabre ku mjerimi migjenian pasqyrohet si një metarealitet, janë edhe një pjesë e madhe e mediumeve, e gazetave, e revistave, e studiove televizive, e të ashtuquajturave debate televizive, e portaleve. Në këtë ferr dantesk gjen gazetarë, redaktorë, kryeredaktorë, moderatorë, udhëheqës programesh, debatesh. Asnjëri nga sa më sipër nuk çanë kokën për shpopullimin e trojeve, që shpesh i quajnë ilire dhe arbërore. 

– Shqiptarët nuk duhet të lejojnë përmbysjen e sistemit të vlerave; kur i dobëti dhe i paafti del e bëhet udhëheqës dhe administrues, të aftit dhe të ndershmit s’i mbetet tjetër pos të marrë rrugët pa kthim të botës;  

– Me reality programe ku mbizotëron zbavitja e lehtë dhe amoraliteti, tregtarët e politikës kanë gjetur edhe mënyra për ta amortizuar pakënaqësinë e shoqërisë. Kaq larg nuk kanë shkuar as edhe perandorët e lashtësisë. 

– Pa një Shqipëri të konsoliduar, nuk mund të pritet përparimi i kombit shqiptar në Ballkan. Derisa shqiptarët merren me vetveten, armiku i tyre po forcohet. Derisa shqiptarët merren me mikrovlera, armiku i tyre ndërton makrosisteme.  

Prof. Xhelal Zejneli      

Filed Under: Opinion

Një shkrim me shkas

December 29, 2021 by s p

Mhill Velaj

Me rastin e Ikjes në amshim në moshen shumë të re te njëpinjolli të kësaj familje, Rrustem Shala Familja e Sadri Shales nga Barani i Pejës është një nga familjet më të shquara të kombit tonë gjithëandej trojeve tona e cila ishte kala Shqipërie, dhe halë në sy për regjimin vrastar Titos dhe Rankoviçit ku kujtojmë lexuesit e nderuar se Sadri Shala mbajti vite të tëra burg dhe u torturua si familje vetem pse nuk u pajtua kurrë me regjimin pushtues jugosllav.

Si shkrimtar vendas dashamir i kësaj familje tejet të nderuar dhe si koleg i dikurshëm i z.Smajl Shala gjithmonë kam ushqyer ndjenjat më te larta ndaj kesaj familje me taban kombëtar liridashes e arsimor me civilizim e emancipim . Kjo familje nuk u thye kurrë as në vitet 50-ta e as në vitet e 90-ta e gjerë sot duke qëndruar konsistent. Familja e mikut shokut vëllaut tim Smajl Shales në vitet e 90-ta ishte pjesë e rëndesishme e organizimit të shtetit paralel ishin aleat besnik të Presidentit Ibrahim Rugova, dhe bartes funksionesh të LDK -së duke organizuar referendumin e 1991 , mandej zgjedhjet dhe funksionimin e sistemit arsimor e shëndetsor në Lug të Baranit dhe me gjerë.

E terë kjo familje u shkollua dhe u edukua me njemije peripeti dhe Vëllezerit Shala siç i njohim ne u bastisen dhjetra herë vitet 90-ta , dhe në një atentat mizor në maj 1998 vritet Rifat Shala dhe plagoset vëllau Smajl Shala i cili mandej vuajti burgjeve serbe një kohë të konsiderushme. Të gjithë familja janë intelektual Zeneli jurist, Rrustemi ekonomist e afarist i nderuar ishte, Smajli historian, Xhema ekonomist, Rifati tashmë dëshmor martir ishte kimist dhe Sali Shala kimist. Udhën e nderit dijes atdhedashurisë e vazhduan dhe nipërit e mbesat e familjes të cilët shquhen në çdo pore jete.

Kur u bë e domosdoshme lufta e lavdishme e UÇK-Së kjo familje nderoi emrin e babes Sadriut dhe nderoi lart flamurin kuq e zi të Gjergj Kastriotit Skenderbeut ku Xheme Shala dhe Rrustem Shala i cili na la keto ditë vdiq duke na pikëlluar ne këtu në Amerikë dhanë kontribut epokal. Përkundër zemres së thyer per vëllaun Rifatin Vëllezerit Shala nuk u ndalen ne shtetëndertim dhe pavaresi të Kosoves, ku me vite Smajli ishte zv kryetar i Pejës së djegur nga okupatori serb ku dha kontribut meritor ne shume fusha.

Për kontributin e kësaj dere te madhe te kombit nuk mjaftojne artikujt e librat e terë botes andaj bashkëndjej me ju dhe jam pranë juve në këto dite merzie dhe pikëllimi.

Mhill Velaj -SHBA

Kryetar i SHSHSHA,

Stamford, Dhjetor 2021

Filed Under: Komunitet

Jetë pa frikë

December 27, 2021 by s p

Astrit Lulushi/

Është për të ardhur keq kur sheh se si njeriu humbet përpara televizorit. Edhe për atë që i reziston indoktrinimit, ndërrimi i kanaleve nuk ka efekt. Të gjitha stacionet janë njësoj pavarësisht nga temat. Ulesh për t’u qetësuar dhe ngrihesh i dërmuar nga fjalët boshe që ke dëgjuar, nga emisionet bajate, nga opinionet dhe idetë e manipuluara që pak nga pak zënë vend në kokë. Kështu, qeveria ndjehet më e fortë, njeriu bëhet i trullosur, dhe mes palëve varet frika.Mos besoni asgjë thjesht sepse e keni dëgjuar, apo sepse flitet e përflitet nga shumë njerëz; mos besoni asgjë thjesht sepse gjendet e shkruar në gazeta ose internet; mos besoni asgjë bazuar në ato që u thonë mësuesit e të moshuarit; madje mos u besoni as traditave sepse ato janë transmetuar për shumë breza.Por pas vëzhgimit dhe analizës, kur zbuloni se çdo gjë përputhet me arsyen dhe është e dobishme për të mirën e të gjithëve, pranojeni. Volteri thoshte se njeriu që nuk beson, nuk jeton sipas besimit, dhe rruga më e sigurt për ‘të është të mos bëjë asgjë kundër ndërgjegjes. Me këtë sekret, mund ta shijojë jetën pa frikë, të ndjehet i qetë, dhe njëkohësisht të bëjë mirë a të sfidojë të keqen.

Filed Under: ESSE

Vatra dhe Dielli ftesë publike anëtarëve dhe abonentëve

December 27, 2021 by s p

Arkëtari i Vatrës z.Marjan Cubi në përmbushje të detyrave dhe përgjegjësive të ngarkuara nga Komisioni Përgatitor i Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor të Vatrës, fton të gjithë anëtarët e Vatrës dhe abonentët e gazetës Dielli që të shlyejnë detyrimet e prapambetura deri më datën 31 Dhjetor 2021.Lutemi në mirëkuptimin tuaj.

Festa të bukura dhe të gëzuara.

Me respekt për secilin nga ju.

Arkëtari Marjan Cubi

Cel: 9143160045

Email: mcubi52@aol.com

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2486
  • 2487
  • 2488
  • 2489
  • 2490
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT