• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REFERENDUMI I BERISHËS SHKARKOI BASHËN, KUVENDI I BASHËS PËRJASHTOI BERISHËN

December 18, 2021 by s p

Dielli

Situata në Partinë Demokratike vazhdon të mbetet e pazakontë. Çarja dhe ndarja duket më afër se kurrë. Beteja politike, mediatike dhe gjyqësore ka hyrë në fazën e saj më të egër. Kuvendi i Bashës dhe referendumi i Berishës shkarkuan njëri-tjetrin. Deputetja Albana Vokshi sot ka lexuar rezultatet e referendumit, të thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetar i Partisë Demokratike. Rezultatet e Referendumit u lexuan jashtë ambienteve të selisë së PD, në prani edhe të ish-liderit demorkat, Doktor Berisha. Në total tha Vokshi, kanë votuar pro shkarkimit të Bashës 43385 demokratë. Ndërsa pas mbledhjes së kryesisë, Lulzim Basha në një konferencë për gazetarët u shpreh se: “Sot PD është pastruar nga e shkuara dhe është më pranë qytetarëve”. Më tej z. Basha shtoi se: “Sali Berisha është përjashtuar tashmë si anëtar i grupit parlamentar të PD, si anëtar i Këshillit Kombëtar, për shkak të vendimit të Kuvendit Kombëtar, rrugët e Berishës me organet drejtuese të PD janë ndarë. Me veprimet e tij është vetëpërjashtuar” përfundoi Basha.

Filed Under: Fejton

Lamtumirë Ilia Ylli Luka

December 18, 2021 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo

Familja Luka dhe komuniteti shqiptar në Nju Jork u tronditën këto ditë me lajmin e hidhur për largimin e parakohshëm të Ilia Ylli Lukës nga kjo botë. Lajmin e ka dhënë fillimisht në rrjetet sociale zonja Isidoros Beti Tsamblakos, Presidente e Organizatës së Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi” dhe mike e familjes së Yllit.

Lajmi i vdekjeve është gjithmonë i trishtuar, i akullt, por kur ka ikje të parakohshme  bëhet edhe më tronditës, sidomos kur je në Diasporë jashtë vendit ku kemi lindur dhe jemi rritur. 

Yllin e takuam herët në kolegj me gruan e tij fisnike Agathia Luka dhe që atëherë nuk jemi ndarë më. Vërtetë emigracioni na hodhi dhe na ndau nga Atdheu, por edhe këtu kemi krijuar një Shqipëri të vogël, me miq e shoqërues që i gjendemi njëri-tjetri në të mirë e në të keq…

Ylli Luka kishte një mirësi të lindur nga prindërit e tij. Motoja e tij ishte: “Bëj mirë dhe Zoti ta shpërblen”. Ylli Luka ishte bujar, fisnik, human dhe shumë mikpritës. Këto cilësi i thonë të gjithë njerëzit që e njohin dhe që e kanë ndihmuar. Dera e tyre ka qenë e hapur për këdo që ka pasur nevojë. Janë disa shembuj që mund të sjellë, por do të ndalem te një artiste shqiptare Ludmilla Baballëku që e takuam në studion e TV “Alba Life” në Staten Island për një intervistë. Ajo u soll me makinë nga Brooklin-i nga Ylli Luka me Agathinë të cilët e mbajtën për një kohë të gjatë në shtëpinë e tyre plot dashuri dhe respekt. Ylli Luka i donte dhe i mbështeti artistët dhe e solli të promovohej në një TV në Nju Jork si Alba Life. 

Po sjellë pranë jush një fragment ngushellimi të shkruar nga Ludmilla:

“Nuk mund ta besoj këtë lajm të hidhur për largimin nga kjo jetë të intelektualit të mirëfilltë të mrekullueshëm, zotit Ilia Ylli Luka, njeriu aq i dashur, që së bashku me familjen e tij të bukur u bë streha e ngrohtë e shumë shqiptarëve në Brooklyn, New York.

Unë isha një prej tyre dhe e konsideroj veten më me fat që për një periudhë të gjatë kohore familja Luka u bë kaq e ngrohtë me mua.

Mes lotëve që nuk i ndaleshin Agathisë për aq kohë sa biseduam në telefon me Qemalin, ajo tha se nuk e kuptonte dot jetën pa Yllin. Ai ishte një human i madh, prindërit e mi, Mitroja dhe mami im e donin dhe e respektonin gjithmonë pa kushte. Na trishtoi shumë, shumë, vazhdoi Agathia mes lotëve të nxehtë e të pakomandueshëm në këto raste tragjike…

Ai ka qenë një aktivist i njohur në komunitet si dhe në Kishën Ortodokse në Queens, ku anëtarët e Kishës atje flasin me fjalë miradie.

Pak histori nga jeta e Tij

lia Ylli Luka ka lindur më 11 tetor 1957 në Kapinovë të Beratit. Në vitin 1959 familja e tij u vendos në Berat të Uznovës.

Pas shkollës tetëvjeçare filloi studimet në shkollën e mesme “Skenderbej” dhe më pas në Akademinë e Lartë Ushtarake në degën e inxhinierisë së ndërtimit (xhenjer)

Pas mbarimit të shkollës së lartë punoi si ushtarak në Berat.

Në vitin 1980 ai u martua me Agathinë dhe nga martesa e tyre lindën tre djemtë Berjon, Claudion dhe Enion.

Në vitin 1992 u largua nga Mëmëdheu për një jetë më të mirë dhe të ardhmen e fëmijës dhe u vendos me familjen në Greqi deri në vitin 1995. Më 31 tetor 1995 erdhi në SHBA dhe jetoi deri në frymën e fundit në Nju Jork. 

Në NY ai punoi me ndershmëri dhe pa u frikësuar nga vështirësitë e kurbetit në rritjen e fëmijëve dhe integrimin me kulturë në SHBA.

Pas tre vitesh në NY filloi studimet në Bramson Ort College në degën Accounting dhe pasi u diplomua në vitin 2001 filloi punë si Bookkeeper në “ThermalTech & Doors Inc”. dhe drejtor në “Departamentin e Shitjeve” deri në gusht 2021.

Në vitin 2015 u diagnostikua me tumor në tru. Por ajo që i jepte forcë  dhe kurajo me shumë për të luftuar këtë sëmundje të mallkuar dhe që e përmendte shpesh Ylli ishte Cillian, djali i Berjonit që është martuar me Sarën.

Ylli Luka u nda nga jeta të mërkurën, më 15 dhjetor 2021.

Ai la në pikëllim gruan e tij, Agathinë, tre djemtë e mrekullueshëm Erionin, Klaudion, Enionin, nipin Cillian, motrën e tij Adelinën si dhe gjithë të afërmit, miqtë e shokët që e donin dhe e respektonin. Diaspora ka një shqiptar dhe një aktvisit të përkushtuar më pak.

Prehu i qetë Ylli Luka!

Dritë të pastë shpirti nga Parajsa atje ku e ke vendin e merituar për bamirësitë që ke dhuruar!

Lamtumirë! 

17 dhjetor, 2021

Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet

LE GAULOIS (1927) / ÇFARË MENDONTE FRANCESCO CRISPI PËR SHQIPËRINË ?

December 18, 2021 by s p

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Dhjetor 2021


“Le Gaulois” ka botuar, të premten e 18 shkurtit 1927, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me marrëdhënien speciale të Francesco Crispi-t me Shqipërinë, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Është e natyrshme që gazetat përpiqen të shpjegojnë dhe justifikojnë qëndrimin e Italisë ndaj Shqipërisë. Thonë se interesi që ka qeveria e Romës për situatën dhe fatin e ardhshëm të vendit të shqiptarëve (Skipétars) nuk daton nga dita e djeshme dhe citojnë fjalët e thëna më shumë se një herë nga Crispi, fjalë që përcaktojnë sigurisht linjën që Italia duhet të ndjekë në çështjen shqiptare.Crispi u interesua për fatin e Shqipërisë edhe për një arsye tjetër, atë personale. Diktatori i parë italian i kohëve moderne, sepse edhe Crispi ishte diktator, por i një lloji të ndryshëm nga z. Musolini dhe diktatura e të cilit u shemb pas fatkeqësisë në Adoua (Abisini – Etiopie), ishte me origjinë shqiptare dhe me sa duket mburrej për këtë. Familja e tij kishte emigruar në shekullin e pesëmbëdhjetë nga Shqipëria dhe ishte vendosur në Siçili. Duke folur për Shqipërinë, Crispi një herë tha këto fjalë :“Ne kemi për detyrë të shmangim, ose të paktën të ruhemi nga çdo ndikim i huaj në këtë vend. Paprekshmëria e Shqipërisë duhet të vihet në krye të politikës sonë të jashtme. Neglizhimi i kësaj pike do të ishte ngritja e një pengese të pakapërcyeshme për të ardhmen tonë në Adriatik.”Në ditarin e tij, Shqipëria përmendet në një bisedë që ka pasur më 26 tetor me Domenico Farini-n, asokohe President i Senatit :“Në 1887, tha Crispi, ne ishim kundër që Austria të merrte Bosnjën dhe Hercegovinën. E parashtrova këtë mendim, në emër të qeverisë italiane, ndaj Derby-t dhe Bismarck-ut. Këta, në një marrëveshje që më bëri përshtypje të mrekullueshme, u përgjigjën : “Merreni Shqipërinë”. Sigurisht, unë u përgjigja : “Çfarë të bëjmë me të?” Dhe Derby shtoi : “Është gjithmonë një garanci”. Dhe Bismarck-u shprehu këtë mendim : “Nëse nuk ju pëlqen Shqipëria, merrni një tokë tjetër turke në Adriatik.”Crispi vazhdon në ditarin e tij: “Më ishte i qartë kuptimi i fjalëve të dy shtetarëve, të cilët kishin motivuar refuzimin tim për t’i dhënë Austrisë Bosnje-Hercegovinën nga pikëpamja e mbrojtjes ushtarake të Italisë. Kufijtë tanë lindorë janë të hapur ndaj pushtimit të armikut dhe nëse ne përforcojmë Austrinë me territor të ri, do të përballojmë dëmin.”***Duke komentuar këtë deklaratë dhe opinionin e shprehur nga Derby dhe Bismarck-u, gazetat italiane thonë se nëse Crispi nuk e kishte realisht në programin e tij politik aneksimin e Shqipërisë në Itali, ai nuk do të pranonte që territori të binte nën dominimin e një fuqie tjetër. Në një nga shkrimet e tij të datës 1 maj 1900, ai shprehu idenë e tij për këtë temë :“Kohët e fundit, tha ai, pohohet me shumë lehtësi se diplomacia vjeneze po mediton për pushtimin e Shqipërisë. Ky pohim është më i veçanti. Shqipëria nuk është sllave; është një komb me personalitetin e tij, me një gjuhë dhe zakone që të kujtojnë origjinën e tij pellazge. Në këto kushte, do të kuptonte se duke pranuar një zotim të gjatë dhe të lashtë, do të pranohej që Shqipëria të shpallte pavarësinë e saj, por do të ishte një gabim shumë i rëndë ta inkorporoje atë në vendet sllave të Evropës. Pranimi për aneksimin e Shqipërisë në Austri nuk do të ishte një avantazh për këtë perandori, dhe do të ishte një dëm i pallogaritshëm për Italinë, e cila do të shihte kështu fshirjen dhe përgjithmonë të çdo gjurmë të influencës së saj mbi Adriatik.”Dhe z. Crispi shton :“Një ofendim i tillë ndaj arsyeve tona, të drejtave tona, të mbështetura në një traditë të lavdishme, nuk do të ndodhë. Miqësia e ngushtë dhe e përzemërt, e kultivuar gjatë pesë shekujve, e sjell Shqipërinë shumë më afër nesh sesa me Perandorinë Austriake, ku aneksimi i saj vetëm sa do të rriste mosmarrëveshjet racore dhe konfuzionin e gjuhëve.”***Pas Crispi-t, ishin Markezi i San Giuliano-s dhe Konti Guicciardini ata që u kujdesën shumë për Shqipërinë. Këta dy ministra – të keqkuptuar nga kryetarët e këshillit të asaj kohe që nuk kuptonin asgjë nga politika e jashtme – (flet kështu l’Idea Colaniale) bënë çmos për të rinovuar marrëdhëniet e dikurshme me Shqipërinë dhe për të vazhduar programin e Crispi-t. Gazetat italiane shtojnë se këta dy ministra me Crispi-n ishin pararendësit e depërtimit italian në Shqipëri, promotorët dhe vazhduesit e politikës shqiptare që Italia inauguroi në 1890 dhe që zoti Mussolini po zbaton sot duke miratuar paralajmërimin tradicional : “Mbani sytë nga Shqipëria”.
Robert Charlet

Filed Under: Histori

FAN S. NOLI THEMELUESI I DIPLOMACISË SHUMPALËSHE TË SHTETIT SHQIPTAR

December 18, 2021 by s p

KASTRIOT ALIAJ

Në këtë 101 vjetor të pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, shqiptarët ndihen më dinjitoz se kurrë ndonjëherë, që edhe fjala e tyre do dëgjohej jo më në tryeza  të vogla, por në një kuvënd  botëror. Kjo Lidhje do të ngjallte shpresa të mëdha, për vetë kushtet dhe gjëndjen në të cilën ndodhej Shqipëria e traumatizuar nga  barbaritë e shumta të disa perandorive, por edhe nga rreziku i  fshirjes nga harta ballkanike.Pranimi në këtë kuvënd të madh,do të ngjallte shpresa të mëdha, për më shumë drejtësi,që për shqiptarët kishte mbetur vetëm një ëndërr, për më shumë garanci për popujt e vegjël, sidomos pas ngjarjeve dramatike pas Luftës së Parë Botërore. Për shqiptarët pranimi në këtë Lidhje, ishte një ngjarje madhore,për vetë faktin se kurorëzoj përpjekjet e shumta të tyre,që sfiduan synymet e Fuqive të Mëdha që kërkonin ta ndanin Shqipërinë si tortat festive. Garancia që i dhanë SHBA përfaqësuesve të diplomacisë shqiptare, në Konferencën e vetvendosjes më 1919 në Paris, nga përfaqësuësi i tyre ish-Presidenti Ëndrooë Ëillson, u bë e mundur mbijetesa e kombit tonë dhe konsolidimi i shtetit shqiptar. Lidhja e Kombeve 101 vjet më parë, do të sillte një element të ri në marrdhëniet ndërkombëtare, në diplomacinë publike si dhe atë të debatit të hapur, por më shumë se aq atë të sigurisë kolektive pas gjithë atyre ngjarjeve makabre të Luftës së Parë Botërore. Pranimi i Shqipërisë në këtë Lidhje ishte meritë e mërgatës shëiptare, e cila nuk kishte rreshtur për asnjë cast, që Shqipëria të bëhej pjesë e sofrës së madhe të kombeve.Sipas dokumenteve të MEPJ, qeveria shqiptare e atëherëshme e konsideronte antarësimin në këtë organizatë më 17 dhjetor 1920,si një garanci për një trajtim më të drejtë, të statusit të kufijve të Shqipërisë, në tryezat vendimmarrëse të Fuqive të Mëdha të kohës. Duke u bërë e njohur më parë se më 15 dhjetor 1920, do të hapej sesioni i parë i Asamblesë së Lidhjes në Gjenevë të Zvicrës, përfaqësuesit e diplomacisë shqiptare bënë përgatitjet e nevojshme, ku fjala e Nolit u vlerësua si një nga fjalimet më të mira në atë asamble. Më 12 tetor kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes Pandeli Evangjeli, i dërgoj një letër sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve Erik Dummond,ku në emër të popullit shqiptar, i kërkoj që Shqipëria të pranohej në atë asamble dhe të merrte pjesë në hapjen e saj më 15 Nëntor. Në atë peridhë kohore në krye të qeverisë ishte Sulejman Delvina, i cili dekretoj imzot Fan S. Nolin, si kryetar të delegacionit që do të merrte pjesë në mbledhjen e parë të Lidhjes së Kombeve. Duke qënë i njohur në rrethet e ngushta shqiptare,si intelektual dhe diplomat ai loboj fort, duke shfrytëzuar kontaktet personale, bashkë me Mid-hat Frashërin, Hil Mosin,si dhe Benedikt Blinishtin. I gjithë ky proces senzibilizues me gjuhë diplomatike, u finalizua më 17 Dhjetor 1920, ku Shqipëria u bë antare e rregullt e Lidhjes së Kombeve. Ky event historik për Shqipërinë dhe mërgatën që investoj aq shumë, për t’u bërë antarë të kësaj Lidhje,e kurorëzoj Nolin si themelues të diplomacisë shumpalëshe të shtetit shqiptar.Kështu Fan S. Noli kishte nderin të ishte fjala e Shqipërisë, në asamblenë e parë të Lidhjes së Kombeve. Si një njeri me përvojë në takimet diplomatike, ai shpresonte shumë tek ky organizëm ndërkombëtar, si një tryezë ku mund të dëgjoheshin edhe shtetet e vegjël, përballë tryezave të mbylluara më parë, ku Fuqitë e Mëdha përcaktonin fatet e shteteve sipas pazareve për interesat e tyre. Noli me diplomacinë e tij bindi qeverinë e Tiranës e sapo transferuar nga Lushnja, për të nënëshkruar pa hezitim deklaratën për mbrojtjen e minoriteteve. Ky veprim ishte një hap i guximshëm,në vitin 1920 të shek. XX-të,  në një rajon si Ballkani  që trashëgonte probleme të mëdha, në trajtimin e pakicave kombëtare, si pasojë e qëndrimeve përcudnuese që kishin ndodhur më parë. Ja si do të shkruante Noli në raportin e qeverisë, që do të mbante në punimet e para të Lidhjes në Gjenevë;” Më në fund, sikur edhe konferenca e ambasadorëve t’apë një mendim kundra interesit tonë, ne na rrin shtegu i hapët për me u përpjekë, por duhet me dijtë se një vendim i dhanun prej konferencës së ambasadorëve, pa dyshim që ka me influencuem në Lidhjen e Kombeve. Nga ky shkak marrveshja me Italinë cfaqet e domosdoshme. Në qoftë se Shqipnia e 1913 pështon, pa pasur nevojën e një marrveshje italiane, këjo ka me qënë një mbrekulli, në vënd qi politika e një shteti nuk themelohet kurrë mbi cudina”.Kjo periudhë e vitit 1920 nga Tetori deri me 17 Dhjetor, kur Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve, ishte një fund viti intensiv me punë diplomatike. si në Paris ashtu dhe në Gjenevë, ku spikati edhe ndihma e deputetit britanik Aubrey Herbert. Antarsimi i Shqipërisë në këtë organizatë të diplomacisë ndërkombëtare, përbënte një nga ngjarjet më të mëdha, që zëri saj të dëgjohej sa edhe i vëndeve të tjera. Përfaqësuesit e Shqipërisë ishin gjithnjë aktiv,për qëndrime korrekte, si në fushën e integritetit teritorial ashtu dhe në respektimin e të drejtavi të cdo kombi. Një vëmëndje të vecantë ata i kushtonin edhe trajtimit të pakicave minoritare, sipas rregullave dhe standarteve të miratuar nga Lidhja e Kombeve.

Filed Under: Komente

“KINI BESIM NE NJENI TJETRIN”

December 18, 2021 by s p

Sami  Repishti, Ph.D.

Titulli i këtij shkrimi ashtë maksimi i lanun për të gjithë nga Bundskanzelari gjerman, Zonja Angela Merkel, ditënqë ajo u largue nga pozita e saj qeveritare si Kryeministër I Republikës Federale Gjermane, me 2 dhjetor 2021. (Anglisht: “Trust one another!”)

Ditën e merkurre, 8 dhetor 2021, ligjëvenësit gjermanë zgjodhën social-demokratin Olaf Scholz në postin e kancelarit, tue i dhënë fund qeverisjes 16 vjeçare konservatore nën drejtimin e Zonjës Angela Merkel. Zyrtarisht,” Z.Scholz u emnue nga presidenti, Frank-Walter Steinemeir, në Pallatin Bellevue, Berlin, dhe mori votat e parlamentit si kanzelari i ri i Gjermanisë…” raportonte The NYTimes. Z.Scholz ashtë nji personalitet politik me eksperencë në artin e qeverisjes si ish ministër i financave për katër vjet.Ai vjen me premtimin se do të modernizojë Gjermaninë dhe do të punojë për ruejtjen e ambientit.

    Sot, mund të themi lirisht se dëshira e Zonjës Merkel – synimi i fundit ka qenë“me lanë Gjermaninë ma paqësore me ma shumë prosperitet”-  ashtë plotësue, për hir të mendimit dhe tëpunës sajndertuese. Ma në fund, u mbyll karriera e saj qeveritare e lavdishme me deklaratën për të gjithë, esencë e filozofisë saj personale: “Kini besim në njeni tjetrin!”, parim moral themelor I përherëshëm.

      Dy mijë vjet ma parë, nji“peshkatar” nga vendet shenjte tëNazarethit dhe Beth- lehemit, Israeli antik,na la maksimën, këshillen e skalitun në mermer: “Duajeni të afërmin!” (Ånglisht:” Love Thy Neighbor”), parimi ma themeltar – e ma i thjeshtë- i ndertimit të shoqënisë sonë njerëzore. Ky “peshkatar” u mvesh me cilësihyjnore brez mbas brezi deri sot në ditët tona. Maksimine dytë, “Kini besim në njeni tjetrin” na dhuron Zonja Angela Merkel, bijë e nji kleriku lutheran gjerman, e lindun në Hamburg por e rritun në ish-Gjermaninë lindore, nji personalitet qërefuzoime pranue komunizmin si doktrinë finale dhe u familjarizueme historinë e doktrinës së krishtenë,e cila nuk e lejoi tëmashtrohet nga propaganda marksiste-leniniste.

Për mue, i mbijetuemi i holokaustit komunist shqiptar, ajo simbolizon dyluftimin e mbrendshëm, dialogune heshtun në nji mendje tëshëndoshtë e tëngritun, në mes tëateizmit stalinist dhe frymës së krishtenëqëpërfundoi me sukses:Krishtenimi triumfoi në mendjen e ndritun dhe zemrën e pastër të Angela Merkel!

Sot, unë mendoj ndryshimin e madh të historisë europiane sikur udhëheqsit kriminelëkomunistë të Moskës (e satelitët minionë!) të kishin fitue nji betejë të këtilll. Angela Merkel ashtë nji shembull madhor i randësisë së individit në histori.Emni isaj mos u harroftë, por në mendimet e zemrat tona, ajou përjetësoftë. Fjala e saj artikulloi mendimin për miljonët qëndiejnë nevojen, shtyllë themeloreejetës sonë nëshoqëninë njerëzore.Sidomosshoqëninë tonë shqiptare!

   Sot, në Botën e Lirë flitetpër guximin e saj me përballue Presidetin Putin të Rusisë, për afrimin e saj me presidentët G.W.Bush dhe Barak Obama dhe për qortimet që herë mbas herei bani ish presidentit D.J.Trump. Sot, ajo nderohet si ikonë e shpresës për refugjatët që mbushën Europen, dhe si objekt tallje nga “populistët” pro-fashistë në shumë vende  të botës (sic!).

Nji emwn i ri në skenën politike gjermane, ajo tregoj pjekuninë e nji grueje, dhe kurajon civile me kundërshtue vendosmënisht ish kryeministrin Helmut Kohl- për shumë vite ministër i tij-, kundërshtim publik  pa mbrapaskena deri në  rrëzimin e kundërshtarit. Si kryetare e Partisë“Bashkimi Kristian Demokrat” ajoushtroi këte detyrë deri në vitin 2008 tue ruejtë frymën partiake të këtij “Bashkimi”. Në moshën 67 vjeçareajo u largue vullnetarishtnga pozitae udhëheqsit, dhe deklaroi se largohet nga politika:“Tashti ashtëkoha për mue me ulargue nga politika. Nuk deshiroj tw jem nji karrocw gjyswm e thyeme” deklaroi ajo., dheu largue nga detyra e kancelarit  si nji nga politikanwt ma popullor tw Gjermanisw. Largimi nga politika nw momentin e duhun konsiderohet si vula e pjekunisw sw nji personaliteti politik.

   Dy gazetarëtë shquem,K.Bennhold dhe M.Eddy, përfundojnë: “ Ajo mbajti premtimin e dhanun. Ashtëi pari kancelar i Gjermanisë që largohet  vullnetarisht nga pozita e mbajtun, e jo e mundun nga parlamenti ose nga publiku. Karriera e saj politike qëfilloi në njiperiudhë shprese mbas ramjes së Murit të Berlinit (1989) po mbylletnë këto vite të pasigurta;ka qenë nji rrugëtim nga fundi i historisëdhe kthim në histori”.

“Nji kapitull i ri fillon zyrtarisht në Gjermani” shkruente shtypi amerikan!

      Diten e largimit ajopëruroj mbasardhësin e saj: “Urime i nderuemi Z. Kancelar Olaf Scholz! Unë e kuptoj nga pervoja ime se ky ashtë nji moment i përmallshëm, zgjedhja e juej në këte pozitë zyrtare….por në se e përqafoni me gëzim ashtë ndoshta detyra ma e bukur me marrë përsipër poste që kërkojnë përgjegjsi ndaj këtij vendi”.

 “Ne u lidhëmsë bashku”, u përgjegj Z. Scholz. “Në mes nesh ka ekzistue gjithmonë nji bashkëpunim me besim tëndersjellë dhe të plotë. Kjo ashtë e mirë. Unë besoj se për arsye se na jemi nji demokraci e fortë, e aftë, sot ka shumëaprovime të përbashkëta bashkëpunimi në mes të demokratëve…”raporton The NYTimes. Dhe shton se ” ish Kancelari Merkel ka tregue nji sens dedikimi dhe vulneti të mirë me ba kompromisin themeli ipushtetit të saj….Ajo ka qenë gjithmonë e gatëshme me ba kompromis”.

   Prof. Naika Foroutan i Universitetit Humboldt, Berlin, shprehet se Angela Merkelndryshoi imazhin e Gjermanisë në botën që nuk priste nji gjest humanitar tëkëtill tëvinte nga Gjermania; nji vend me nji imazh të keq (nazist, SR);ajo provoi tëkundërten dhe mori refugjatët në strehim….Ky imazh do të jetë gjithëherëi shoqënuem me emnin Angela Merkel”.

    “Tranzicioni nga Merkel në Scholz “shkruente gazeta Suddeutsche Zeitung “ashtë kaq i harmonishëm sa që bahet pyetja:”Cili ashtë ndryshimi në mes tyne?” Nuk duhet të harrojmë se këta dy udhëheqës vijnë nga dy parti politike të ndryshme: Bashkimi Kristian Demokrat dhe Partia Social Demokratike. Kancelari Merkel në vitet e fundit mori rivalin e saj, Scholz,me vehte në mbledhjet me udhëheqsit botënorë, dhe e paraqiti ate. Në dy muejt e fundit Olaf Scholz ka marrë pjesë nëçdombledhje me randësi të Kancelarit Merkel. Bashkëpunimi për të mirën e atdheut!Urimi I fundit? “I nderuemi Olaf, gjithë të mirat, me kambë të mbar- dhe plot suksese” A.Merkel.

Nji sjellje shembullore për të gjithë ne!

Respekt! Nji fjalë e re zen vend qendror në monologet e fushatave politike. Në dhetorin e kaluem, Z. Scholz  ka pasë nji bisedë vidio-telefonike gjatë fushatës tij elektoraleme filozofin amerikan Prof.Michael J. Sandel (Harvard Univ.)me subjekt: përse partitë politike europiane të qendrës-së-majtë, ashtu sisocial-demokratët gjermanë, kanë humbë mbështetjen e klasës punëtore në favor të “populistëve” dhe premtimeve të tyne pa kuptim?” Biseda zgjati nji orë”, raporton gazetarja Katrin Bennhold nga Berlini. “Kjo temë, nëdukje e thjeshtë, u ba për Z.Scholz epiqendra e fushatëssë tij për kancelar, dhe shpresa e tij me ringjallë partinë e tij: kthimi i respektit të humbun për klasën punëtore”.  Për të parën herëqë nga viti 2005, Social-demokratët u banë partia ma e fortë në klasën punëtore.Scholz vuni gishtin në plagë,shkruenJuta Allmendinger, analiste e Qendrës për Studime Shoqënore. “Shumë gjermanë e shikuen ate si mjeshtër për rindertimin e njiure në mes tëklasës punëtore dhe elitave të qeverisjes”.

    Kancelari i ri, gjatë fushatës elektorale, theksoi randësinë e kultivimit  të respektitpër klasët ekonomikisht të vorfna,shpesh herë të harrueme nga qeveritarët, elita që ruejnëpozitat prestigjoze në dam të shumicës. “Z. Scholz ka prek zemrat tona” ndigjohej thanja  e masave të harrueme që kishin abandonue Partinë Social-demokrate dhe kishin përfundue në rezervate së majtës-ose  tësëdjathtës- ekstreme. Pikësynimi i tij ka qenë krijimiinji force dinamike politike me substancë, e jo premtime: me ba Gjermaninë nji vend eksperimentimi, nji “laborator politik”, me rindertue urat e prishuna te PSD me grupet tjera politike. Vrejtuesit politikë krahasojnë këte ndërmarrje me përpjekjet e Presidentit Joe Biden në ndërtimin e atmosferës së tolerancës politike, bashkëpunimit dhekompromisit në politikë.

    “Të gjithë kanë drejtue sytë kah ne” deklaronte këshilltari politik Wolfgang  Schmidt. “Në se veprojmë si duhet, na kemi nji shans me fitue. Nuk mund tëgabojmë, nuk mund të shgënjejmëata që kanëbesim tek na.“ Edhe vetë kancelari Scholz shqetësohet nga presioni që ushqejnë “populistët” pro-fashistë mbi demokracinë. “Liberalizmi demokratik po sulmohet çdo ditë e ma shumë në media; duhet të zgjidhim këte problem, tashti që sloganet e ‘populistëve’ nuk kanë sukses”.

Ajo që ngjau në SHBA në vitin 2016,periudha presidenciale e ish presidentit D.J.Trump, dhe paturpësia e tij në mosdorëzimin e pushtetit me 2021 me parullën e ‘falsifikimit të votimeve amerikane’ (e ashtuquejtuna “gënjeshtra e madhe-the big lie”)e që vazhdon te jetw nji kercënim serioz për demokracinë amerikane,studjohet mekujdes nëEurope si nji përpjekje e rrezikëshme kundër demokracisë amerikane, analizohet që të mos përsëritet!Nji nga mësimet kryesore që kemi nxjerrë ashtë mosnjohja e masave të gjana punwtore dhe katundare, dhe e nevojwve të tyne, e sidomos moskokëçarja në njohjen ma mirë të problemeve të tyne qëi mundojnë…! Atëherë “premtimi” i demagogëve gjenë audiencën e vet. Ish presidenti D.j .Trump, nji aventurier politik, ashtë nji shembull i veçantëi demagogjisë pa substancë, dhe pa vizion.

    Profesor Sandel, në studimine tij “Tirania e Meritës” argumenton si “meritokracia”embështetun nga arsimi i naltë ashtë njI motor për ngritje në shkallën shoqënore qeverisëse; ajo ka krijue nji përbuzëje të“udhëheqsive” dhe ngritjen e ‘populizmit’ që  “premton”…. pa substancë. Në lamin politik ky orientim pruni izolimin e klasave sunduese nga masat e pakënaquna. Rezultati u pa në kutitë e votimit dhe humbja “e maxhorancës” për elitat. Z. Scholz përmbledhi:” Pandemia (Covid 19.SR) zbuloi qartë se mbi cilat shpatulla ashtëndertue shoqënia e jonë që punon randë dhe përsëri përfiton shumë pak nga njingritje ekonomike e vendit.“Na duhet t‘I themi popullitdy gjana” deklaroi ai gjatë fushatës elektorale:

E para, na kerkojmë respekt, kerkojmë paga ma të mira, dhe mirënjohje për punën që bajmë; dhe

E dyta, do të sigurojmë vende pune të mira në të ardhmen.  

Sot,  vende tjera europiane reklamojnë nevojën per “respekt”.

   “Na shpresojmë se zgjedhjet tona elektorale në Gjermani do të dergojnë nji sinjal për ringjalljen e modelit social-demokratndërkombëtarisht….Na shikojmë sidomos vendet tjera tëEuropës, sepse kemi nevojë me riforcue Bashkimin Europian në votat e ardhme, në qoftë  sedëshirojmë methanë diçka të vlefshme në botën e viteve tëardhme,” përsëriti David Kuehnert, sekretari I përgjithshëmi PSD gjermane.

    Shkrimtarja Kati Marton, e veja e  ish ambasadorit Richard  Holbrooke, në librin e saj “The Chancellor-The remarkable odyssey of Angela Merkel” shkruen:

“Nji pjesë e madhe e sukseseve të arrijtuna erdhën megjithëse ajo ishte nji grue, por për arsye se ajo ishte nji grue!”(Theksi i im. SR ). Suksesi i nji grueje nw drejtimn e shtetit.  

                                                 ***

Kurdo të vijë pranvera edhe për ty, o Shqipëria e ime?

Filed Under: Editorial

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2674
  • 2675
  • 2676
  • 2677
  • 2678
  • …
  • 2946
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT