• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tragjeditë e hegjemonizmit serbomadh dhe Dobrica Qosiqi

December 10, 2021 by s p

Nga Skënder MULLIQI


Shekulli 20 ishte tragjikë për popujt e ish –Jugosllavisë,e cila u shpërbe me dhunë nga Serbia. Ky shtet ishte mbytur në mitologji të rreme për Kosovën, si paranojë e popullit serb, së ata janë viktima të “mashtrimeve botërore “. Prijetar i këtyre ideve ishte Dobrica Qosiqi, kurse zbatues te këtyre planeve ishin Millosheviqi , Shesheli, Koshutunica ….Kurse sot rrugën e tyre është duke e vazhduar, Aleksandar Vuqiqi.Këto ide ultranacionaliste filluan në fund të viteve të 80-ta, kurse viteve të 90-ta, të shekullit të kaluar sollën luftën më tragjedi njerëzore dhe materjale .Pretendimet territoriale që i kishte Serbia ndaj ish republikave jugosllave solli luftën më të madhe locale pas Luftës së Dytë Botërore. Pamë vrasje ne masë të gjerë të shkallës së gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të myslimanëve të Bosnjës. Serbia bëri spastrime etnike duke u shërbye më “Naqertanien”, të Ilija Garashaninit të vitit të largët 1844, deri të “Memorandumi” i SANU të vitit 1986, ku ideator ishte babai i kombit serb, Dobrica Qosiq.Politika e Memorandumit ishte derivat i paranojës kolektive të politikave të prapambetura të elitave politike në Serbi. Ky shtet bëri shumë dëme por e humbi luftën. Qosiqi ia hapi derën idesë për “Vuajtjet serbe” në Jugosllavi. Ai mori bajrakun si mbrojtës i interesave serbomëdha. Lidhur më këtë temë shoviniste serbe edhe botojë shumë libra, ku pikënisje ishte Kosova.”Çeshtja serbe” ishte product i apetiteve territoriale të Serbisë. Këtë mision shovinist serbomadh e morën si mision ta realizojnë ASH,të Serbisë në krye më Qosiqin. Ideja shoviniste që solli edhe luftën ishte ”Të gjithë serbët në një shtet”. Lufta dhe krimet e bëra nga politikat e tilla fashite bënë që disa nga protagonistët e saj të shkojnë në Hagë, gjykatë kjo e cila u formua për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.Serbia shpëtoj lehtë , duke pasur parasysh krimet monstruzore të cilat I bëri Millosheviqi , më paramilitarët e tij në Bosnje dhe në Kosovë.Shumë kriminelë kan mbetur kurrë pa u dënuar nga gjykata e luftës në Hagë. Ky shtet ka merituar të dënohet për gjenocid.Nuk u dënua nga Haga edhe pse padi bën Bosnja dhe Kroacia. Kosova nuk bëri padi së I kishte në pushtet njerëzit që rastësishtë kan hyrë në politikë, dhe u orjentuan të punojnë më shumë për realizimin e interesave përsonale. Serbia humbi luftën në Kosovë, Slloveni dhe në Kroaci . Maqedonia shpëtoj pa luftë, kurse në Bosnje më marrveshjën e Dejtonit e ndal lufta, por nuk u zgjodhën problemet ndëretnike në këtë reupublikë. Serbia arriti të bëhët hisedare atje do të thosha përmës Republika Serpska e cila po kërkon të shkëputet nga BH-ja. Ky shtet sikur fillojë pak sa të demokratizohet më ardhjën në pushtet, të Zoran Gjingjiqit, por i cili shpejt u vra nga nacionalisitet serbomëdhenjë. Tash së fundi më Vuqiqin në pushtet, u lanqua teza tjetër shoviniste për “Botën Serbe” . Është ky emërtim i ri më ide të vjetra për pushtime territoriale ndaj tokave shqiptare .Këtij shteti është duke i dalur në krahë miku tradicional Rusia , të cilat po i kërcënojnë më luftë Malin e Zi , Bosnjën dhe Kosovën .Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiq, po e konsideron veten si udhëheqës i të gjithë serbëve. Si gjithmonë shteti serb për ti arritur objektivat pushtuese e kan futur në lojën politike edhe Kishën Ortodokse Serbe, e cila i ka lënë moti predikimet fetare për çka është edhe e thirrur. Pikërisht më popët serb në Cetinje dhe e provokojë rënd Malin e Zi. Kisha serbe ishte udhëheqja shpirtërore e luftës në Kosovë, më të cilën logjikë është duke u shërbye edhe tash. Ne veri të Kosovës , Serbia ka vu në shërbim të saj minoritetin serb, dhe strukturat paramilitare dhe kriminale .Shumë nga drejtuesit e këtyre strukturave kriminale që zhvilluan gjithë farë llojësh të kontrabandave, madje paten edhe orjentime radikale jo vetem politike, por ata shkaktuan shumë incidente ,deri të vrasjët e shqiptarëve në veri. Mu për ate edhe Amerika më në fund i shpalli disa nga këta kriminelë përsona non grata. Një Serbi centraliste e pa reformuar do të jetë së pari problem për popullin e vet, pastaj do të jetë problem edhe për fqinjët më të cilët rrethohet. Kosova, shovenizmit serbomadh i ka mbetur si Kartë e vetme , por tashmë është “Kartë e djegur’. Më duket së Vuqiq është duke përdoruar Kosovën edhe për kunsum të mbrendshem politike .Kjo farë ideja për “Botën Serbe”, është ide anticivilizuese dhe antipërendimore, e dihet para së gjithash është ide antishqiptare. Është ide paranojake e rrezikshme për rajon. Vuqiqit po i luhatet pushteti në Serbi, nga opozitari agresiv Gjillas, para zgjedhjeve të pranverës. Nga ky kënd duhet shikuar edhe kërcënimet e Vuqiqit më luftë në veri, i cili ka shumë mundësi të shpallët nga Amerika përson non grata, që opozita më lehtë ta largojnë nga pushteti.

Filed Under: ESSE

REFUZIMI I GJUHËS, MOHIM I IDENTITETIT KOMBËTAR

December 10, 2021 by s p

Dukuria e shëmtuar nga një numër i konsideruar shqipfolësish  në Mal të Zi të cilet nuk e përdorin shqipen në dokumentet personale, duke refuzuar të drejtën kushtetuese, dëshmon injorancën, servilizmin apo vazalitetin ndaj pushtetit si ndërgjegje e vetëdije të ulët kombëtare që  nuk arsyetohet më asgjë ne pluralizëm. 

Nail  Draga

Çështja e barazisë se popujve në mjediset e ndryshme multinacionale vlerësohet përmes barazisë praktike dhe zbatimit të ligjeve në vendet përkatëse. Në vendet me traditë demoktarike këto çështje janë zgjidhur me kohë dhe janë pjesë e kulturës së qeverisjes shtetërore, ndërsa e kundërta është në vendet hegjemoniste, ku tipike janë vendet nga ish kampi socialist. Në këtë aspekt përjashtim nuk bën as Mali i Zi, sepse ndaj shqiptarëve ka ndjekur politikën e mohimit të barazisë kombëtare duke iu  mohuar te drejtën e përdorimit të gjuhës amtare në dokumentin personal gjatë kohës së monizmit.

Ndonëse me vonesë në pluralizëm u kriuan rrethana të favorshme në këtë aspekt, por, të një pjesë e popullatës shqiptare vazhdon të jetë  e pranishme psikologjia e hegjemonzmit shtetëror nga koha e monizmit. Andaj nuk ka si të shpjegojmë ndryshe situatën paradoksale, kur qytetari i përkatësisë kombëtare shqiptare nuk e realizon në praktikë një të drejtë të garantuar me ligj dhe kushtetutë e cila është në favor të identitetit dhe të barazisë kombëtare. 

Pasojat e politikës hegjemoniste

Nuk ka dilemë së kjo çështje nuk është e thjeshtë, sepse  e kaluara  ishte e hidhur dhe me pasoja. Andaj një vetëdije e tillë shtetërore ndaj  popullit tonë nuk mund të eliminohet lehtë, ku ne këtë gamë të qasjes  mund të kuptohet ngurrimi i shfrytëzimit te të drejtave të garantuara. 

Pikërisht në lidhje me barazinë gjuhësore  të qytetarëve në Mal të Zi ekziston Ligji për letërnjoftim(2007) si dhe Ligji për emrin personal(2008), që janë në favor të ruajtjës dhe mbrojtjës se emrit   personal që të shkruhet në gjuhën dhe alfabetin  e saj. Ndërsa  më së fundit në pluralizëm, ndonëse me vonesë për të parën herë kemi të bëjmë me tekstin e dokumentit personal  që është letërnjoftimi  edhe në gjuhën shqipe. Por, sa është duke u zbatuar në praktikë  një e drejtë e tillë  e garantuar nga popullata shqiptare në Mal të Zi, paraqet çështje për diskutim  të veçantë.

Pikërisht në  lidhje me këtë çështje në sajë të një informate që disponoj nga  ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi,  për  periudhën kohore 01.01.2008 deri me 31.12.2019, që mban datën 25.6.2020, në Mal të Zi sipas komunave ku shqiptarët janë popullsi autoktone(Ulqin, Tivar, Tuz, Podgoricë, Guci, Plavë dhe Rozhajë) në gjuhën shqipe janë lëshuar 6380 letërnjoftime dhe 7254 pasaporta me emrin personal në gjuhën shqipe.   

Duke marrë parasysh se sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Mal të Zi(2011) si popullsi rezidente ishin  30439 shqiptarë, nga kjo i bie që vetëm 20.9% e shqiptarëve kanë letërnjoftim  në gjuhen shqipe dhe   23.8% pasaporta me të dhënat(emri e mbiemri) në gjuhën shqipe.   

Nuk ka dilemë se një informatë e tillë është shumë shqetësuese që dëshmon refuzimin e përdorimit të gjuhës shqipe në dokumentin personal, që është mohim i identitetit gjuhësor dhe kombëtar  të shqiptarëve në Mal  Zi.

Refuzimi i identitetit gjuhësor  në pluralizëm (?!)

Nëse në të kaluarën në kohën e monizmit, si pasojë e politikës unitariste të pushtetit ku  edhe kërkesa më elementare për barazi gjuhësore e kombëtare vlerësohej armiqësore dhe me pasoja, në pluralizëm gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht. Andaj veprimet refuzuese  të përdorimit të gjuhës shqipe në dokumentin personal nga  individë të ndryshëm  nuk kemi  si ti kuptojmë ndryshe në pluralizëm por si  servilizëm  apo  vetidije të ulët kombëtare. 

Nëse një vlerësim i tillë mund të arsyetohet për të moshuarit, të cilët  e kanë përjetuar pabarazinë dekada  me radhë në monizëm, një qendrim i tillë nuk mund të arsyetohet tash në pluralizëm,  sepse  nuk ka pasoja ta mbash dokumentin personal me emër e mbiemër  në gjuhën shqipe. 

Nuk ka dilemë se kjo temë paraqet çështje të veçantë për analizë e hulumtim, jo vetëm në aspektin personal, familjar, por edhe ate shoqëror. Në këtë aspekt, edukimi shkollor duhet të jetë parësor për nxënësit tonë, por si mund të jetë shëmbull pozitiv për nxënësin shqiptar kur mësimdhënësi  i tij  dokumentin personal nuk e ka në gjuhën shqipe(!?). 

Andaj, mbetet që kjo çështje të trajtohet në vazhimësi në familje e shoqëri, për të eliminuar defektet ekzistuese duke eliminuar sindromin psikologjik të sistemit monist në favor të  mbrojtjës së identitetit kombëtar të popullsia shqiptare në Mal të Zi si kudo në mjediset demokratike.  

Servilizmi apo vetëdija e ulët kombëtare

Nëse me parë ishte e ndaluar nga viti 2007, letërnjoftimi  është në tre gjuhë, duke përfshi edhe shqipen që është dëshmi e barazisë gjuhësore edhe për shqiptarët në Mal të Zi. Eshtë çështje tjetër se ka mundësi të manipulohet në  ketë drejtim nga zyrtarët e gjendjës civile, duke mos i informuar qytetarët për ketë drejtë ekzistuese, apo duke i dhënë përparësi gjuhës zyrtare(malazeze). Kur kështu veprohet, p.sh. në komunën e Ulqinit ku shqiptarët janë shumicë absolute, në mjediset tjera ku janë pakicë as qe  ia vlen të diskutohet për këtë çështje.

Nëse për individët pa përgatitje shkollore një qendrim i tillë nuk duhet të jetë befasues,  për ata  më përgatitje të mesme apo të lartë shkollore nuk arsyetohet më asgjë, përveç me  servilizmin dhe komplekset e tyre personale, qe është për çdo gjykim. Madje një numër i konsideruar i tyre, jo qe nuk skuqen por duan edhe të shesin moral.

Në këtë aspekt përgjëgjësia kryesore  bie  mbi subjektët politike të shqiptarëve, si përfaqësuese autentike të tyre, sepse deri me tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë ndonjë diskutim në lidhje me këtë çështje identitare gjatë fushatave zgjedhore, duke marrë parasysh se elektorati i tyre votues është shqiptar. Një qendrim i tillë idiferent  thënë më së buti dëshmon  joseriozitetin e tyre ndaj identitetit gjuhësor e  kombëtar në përgjithësi, që është pjesë e programeve politike partiake.

Barazia gjuhësore dëshmi e barazisë kombëtare

Kujtojmë me këtë rast se e kaluara për shqiptarët në Mal të Zi ka qenë diskriminuese, sepse deri në vitin 1968 çdo gjë ishte në gjuhën serbe e ate me alfabet cirilik.  Ishte koha kur edhe  kërkesat për barazi  gjuhësore, në dokumenta personale apo dëftesat shkollore  cilësoheshin si kërkesa nacionaliste, nga del se pushteti kishte qasje hegjemoniste duke mos i përfillur kërkesat legjitime për barazi kombëtare  të shqiptarëve në këtë mjedis.

Por, pas vitit 1968, në sajë të rrethanave të reja shoqërore, si rezultat i demonstratave në ish Jugosllavi e në veçanti ata në Kosovë  patën jehonë pozitive edhe këtu sepse filluan të lejohen në përdorim librezat shkollore dy gjuhësore të shtypura në Kosovë, duke  u përdorur  për herë të parë në gjuhën shqipe, sepse  deri në ketë kohë gjuha shqipe dhe shkrimi i saj  ndalohej  së përdoruri, që dëshmohet përmes dokumentëve personale e ato shkollore. 

Ndërsa pas ngjarjeve në Kosovë të vitit 1981, në Mal të Zi u institucionalizu fushata antishqiptare shtetërore, ku kërkesat e ligjshme për barazi gjuhësore si p.sh. letërnjoftimi apo çërtifikatat e ndryshme  edhe në gjuhën shqipe cilësoheshin armiqësore. Ndonëse në rrethana të tjera shoqërore në pluralizëm, me vonesë  të konsiderueshme në vitin 2007 u legalizu  letërnjoftimi edhe në gjuhën shqipe, që paraqet dëshmi të barazisë  kombëtare të shqiptarëve në Mal të Zi. 

Ndonëse e mohuar dekada më radhë  një e drejtë e lejuar nuk bën të refuzohet nga popullsia shqiptare sepse nuk kemi të bëjmë me çështje personale, por me identitetin kombëtar, ku gjuha shqipe e shkruar është dëshmia autentike e një konstatimi të tillë. Andaj, në këtë aspekt duhet eliminuar abuzimin e refuzimin me angazhim të vazhdueshëm,  sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.

(9 dhjetor  2021)

Filed Under: Analiza

ERDHI DHE SHKOI Z. ESCOBAR – PO TASH?

December 10, 2021 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidenceJa shkoi në Tiranë, shikoi, u përshëndet me disa dhe u këthye. Fjala është për Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar. Nuk besoj se me vizitën e tij në Tiranë fitoi gjë, për t’iu referuar asaj thënjes së famshme të Jul Çezarit, “Veni, vidi, vinçi”, megjithëse Z. Escobar nuk kishte ardhur për të fituar gjë fare, pasi ishte një vizitë krejt e zakonshme, pjesë e një vizite rutinë në rajon. E tillë ishte para njoftuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë.

Por, siç e ka zakon media shqiptare, prisnin se diplomati i lartë amerikan do vinte në Tiranë mbi një kal të bardhë dhe do zgjidhte të gjitha problemet e politikës shqiptare—madje prania e tij do të zgjidhte edhe problemet brenda Partisë Demokratike, se zyrtari i lartë do të sillte informacion aq të dëmshëm kundër Sali Berishës sa që do ta asgjësoj atë para Kuvendit të planifikuar të demokratëve me 11 dhjetor. 

Por po të dëgjoje disa media të oborrit, para vizitës së zyrtarit amerikan në Tiranë, ai po vinte në Shqipëri me një shkop të madh për tu renë disa kokave dhe po të ishte nevoja marinsat amerikanë janë gati jashtë Tiranës, të gatëshëm të kontrollonin rrugët e Tiranës, për t’i ndalur hovin Sali Berishës, si rrejdhim i mbështetjes për ‘të, në “foltoret” e kohëve të fundit. Asgjë nuk ndodhi, veçse u harxhuan kot aq shumë orë debatesh boshe, sa që analistët do të kishin bërë më mirë t’i kalonin ato orë me fëmijtë dhe me familjet e tyre.

Nëqoftse shikojmë për fitues dhe humbës të kësaj vizite, krejtësisht të zakontë, media shqiptare, ose më mirë të them një pjesë e madhe e medias shqiptare, ishte humbëse, sepse parashikuan se me ardhjen e Z. Escobar në Tiranë do bëhej nami, “heads will roll”, sipas asaj frazës anglisht. Unë nuk prisja namin nga kjo vizitë, prisja vetëm që për të pasur një pasqyrë më të qartë se ç’po ndodhë në Shqipëri në këtë kohë krize politike, me një shkrim modest, i kisha bërë thirrje zyrtarit të lartë amerikan, që gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, përveç ambasadës dhe karakterave të zakonshëm të politikës shqiptare, të takohej edhe me grupe të tjera, të përjashtuara nga proceset politike të këtyre 30-viteve, ashtuqë të ketë një ide se çfarë mendon pjesa tjetër e shqiptarëve që nuk i pyet askush, për asgjë. 

Fatkeqësisht, duket se ai nuk u takua me askënd tjetër, përveç zyrtarëve të ambasadës, të qeverisë Rama dhe të përfaqsuesve të Partisë Demokratike që kontrollohet nga Lulzim Basha. Grupet jo-qeveritare janë humbës nga kjo vizitë, pasi Z. Escobar nuk u takua me ndonjë prej tyre, por edhe unë jam humbës që bëra thirrje për një takim të tillë që nuk ndodhi, për asgjë tjetër, veçse nga përvoja ime kam parë se zyrtarët amerikanë kanë nevojë të dëgjojnë edhe zëra të tjerë të shoqërisë shqiptare — dhe jo vetëm të marrin informacionin nga qarqet zyrtare të qeverisë shqiptare, qoftë edhe opozitës, si dhe nga ambasada.  Megjithse një vend i vogël, shoqëria shqiptare është mjaft e ndërlikuar dhe nevojitë njohje më të mirë nga të huajt, duke pasur edhe historinë jo të largët të Shqipërisë, si pikë referimi. 

Por uroj që Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar, të largohet sadopak fitues nga vizita e tij e shkurtër në Tiranë, me një shije sadopak të vogël, për faktin se sa e çuditshme, për të mos thënë e çmendur, është politika shqiptare. Dhe i vetdijshëm se kur në kazanin e asaj politike futen edhe gishtërinjë të huaj – ajo politikë humb fare busullën e normalitetit dhe atëherë as dreqi nuk e ve në terezi, madje as edhe një zyrtar i një vendi mik si, Z. Escobar. Por uroj që Z. Escobar të këtë porositur ambasadën tonë në Tiranë se klasa politike shqiptare pas 30-vjet “post-komunizëm”, ka nevojë që vetë t’i zgjidh problemet e saja të vet-krijuara, pasi Shqipëria është e tyre dhe e popullit shqiptar, që kjo klasë politike përfaqëson. Dhe se është në dorë të shqiptarëve të vendosin vet se kush do jenë udhçheqsit e tyre, tani dhe në të ardhmen.

Atëherë, pasi vizita e Z. Escobar në Tiranë, erdhi e shkoi — çfarë do ndodhë në skenën politike shqiptare të shumë pritur, për dy tre javët e ardhëshme. Unë besoj se sa i përket Amerikës, asgjë dramatike nuk do të ketë në skenën e politikës shqiptare, lajm i keq ky ndoshta për disa që presin ndërhyrjen amerikane për t’i rregulluar “punët e Shqipërisë” — duke pasur parsysh shpalljen “non grata” të Dr Sali Berishës nga ana e Shteteve të Bashkuara.  Fatkeqësi që ka ardhur deri në këtë pikë, por siç duket dy kuvendet e planifikuar të Partisë Demokratike do të mbahen. Do të zgjidhen zyrtarë të ri, Partia Demokratike do mbijetojë, Shtetet e Bashkuara, siç deklaroi edhe Z. Escobar në Tiranë, do bashkpunojnë me Partinë Demokratike, spas interpretimit tim, kushdo që ta drejtojë atë. Nuk besoj se në këtë mes, Washingtoni nuk do të ndërhyjë, se pse nuk ka të drejtë dhe as nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të një partie të një vendi anëtar të NATO-s.  A u kujtohet debati para 8 vitesh mbi çeshtjen e armëve kimike. Të gjithë thonin në atë kohë se Amerika ose NATO do ia impononte Shqipërisë që t’i pranonte armët kimike nga Siria.  Frank SHKRELI/ Amerika nuk do t’i imponojë Shqipërisë shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë | Gazeta Telegraf

As kësaj radhe, Amerika nuk do të imponojë një zgjidhje për demokratët shqiptarë. Ata duhet t’i zgjidhin vet mosmarrveshjet midis tyre. As Partia Demokratike, as Shqipëria nuk janë vasale të Shteteve të Bashkuara as të ndonjë vendi tjetër. Historikisht, kjo nuk është në natyrën e politikëbërjes së Shteteve të Bashkuara karshi vendeve mike dhe aleate, megjithëse nga ndonjëherë, në rastin e Shqipërisë, mund të duket e tillë sepse vet politika shqiptare kërkon dhe lejon ndërhyrje të tilla të ngutshme dhe të pa menduara mire nga ndonjë individ ose ent zyrtar. Por, normalisht, nuk ndodh ashtu. Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur, vazhdimisht, një politikë pragmatike ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri, me ndonjë përjashtim të vogël, ndoshta. Ashtu do të ndodh edhe tani. 

Besoj se fjala pragmatizëm, është edhe mesazhi që doli nga vizita e djeshme në Tiranë e Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar.

Frank Shkreli 

Filed Under: Politike

Vatra – First Stop of US Ambassador Designate to Kosovo Jeffrey Hovenier

December 10, 2021 by s p

Kosovo’s Ambassador Designate Jeffrey Hovenier was received by Vatra’s President Elmi Berisha at the Federation Headquarters in the Bronx. Coming from a long career of foreign  service in the Balkan region, Mr. Hovenier, who is appointed by President Biden and approved by the Senate, will present his credentials to Kosovo’s President Osmani as soon as next month.  In his first meeting with the community leaders, Ambassador designate sat down with Vatra’s President Elmi Berisha.
The meeting covered topics of concern for Kosovo and the Albanian people. 
Vatra stands apart from any organization because of its 109 year-old legacy. Over the years, it has weathered the storms and survived. While being proud of its history, Vatra is looking forward to being an asset in the current political landscape. It has a large membership base and an increasing number of chapters across the country. Most importantly, it has a vision, leadership and commitment to be a contributing participant in addressing the issues facing the homeland.   
The Ambassador designate Hovenier was accompanied by Wendy Rejan, Kosovo Desk Officer from the US State Department. With Vatra’s President were Dielli editors Sokol Paja and Rafaela Prifti.     

Filed Under: Featured

NJË STUDIM ME VLERA TË RRALLA PËR “STATUTA ET ORDINATIONES CAPITULI ECCLESIAE CATHEDRALIS DRIVASTENSIS” NGA ALBANOLOGU KROAT MILAN von ŠUFFLAY

December 10, 2021 by s p

Milan von Sufflay ne studion e punes ne Zagreb
Fletore me dorehskrime te pa botuara te Milan von Sufflay
Doreshkrim autograf i Milan von Sufflay

Prof. Dr. Musa AHMETI

Center for Albanian Studiues, Budapest

Njëri ndër albanologët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, kroati Milan Šufflay, përveç studimeve kapitale në fushën e historisë dhe albanologjisë, në vitin 1927, botoi së bashku me njërin nga paleografët më me famë botërore Viktor Novakun, librin: Aemilianus Šufflay, Victor Novak, Statuta et ordinationes capituli ecclesiae cathedralis Drivastensis. Në Biblioteka Arhiva za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju. Istoriska Serija. Izdanje Seminara za Arbanasku Filologju Universiteta u Beogradu /Urednik, Henrik Barić/ Beograd, 1927, lib. II, fasc. 1, ff. [I-XVIII]-1-31 – [I-III]. Në fakt ata bënë editimin e dorëshkrimit të këtyre statuteve të panjohura dhe të pabotuara deri atëherë.  

Transkriptimin e “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae cathedralis Drivastensis,” e shoqëroi një studim kritik, që për shumë gjëra është i patejkaluar edhe sot e kësaj dite. Natyrisht, studimet, hulumtimet dhe botimet e reja, në disa raste plotësojnë dhe korrigjojnë M. Šufflay-n, qoftë për disa ide, qoftë për disa fakte historike të cilat M. Šufflay  i njihte.

Analiza e situatës historike, paraqitja e sfondit politiko-fetaro-kulturor tregon për skrupulozitetin dhe gjenialitetin e M. Šufflay-t, i cili më mirë se askush, futet thellë nëpër labirintet e mesjetës shqiptare. Gjykimet e tij të guximshme, në të shumtën e rasteve janë të drejta dhe të qëndrueshme. Me seriozitet, sy të mprehtë dhe kokë të ftohtë, ai i qaset zgjidhjes së rebusit mjaft enigmatik të mesjetës shqiptare, duke vënë në pah më shumë se një herë elementet dalluese dhe karakteristike të shqiptarëve të cilët janë autoktonë dhe duke dalluar elementin e ardhur, qoftë ai latin, grek apo sllav. 

Duke bërë një sintezë të historisë së qytetit-komunë të Drishtit, M. Šufflay, arriti të nxjerrë në dritë zhvillimet shumë të rëndësishme të trevave shqiptare, jo vetëm të Veriut, por edhe të Jugut dhe Shqipërisë së Mesme. Mundësia për njohjen dhe leximin në origjinal të dokumenteve të mesjetës, e favorizon në masë të madhe M. Šufflay-n, sepse atij nuk i mungoi sensi për një ballafaqim të burimeve, dokumenteve dhe informacioneve të tjera me njëra-tjetrën.

Shumë herë i ashpër dhe i rreptë deri në ekstrem, M. Šufflay, nxori përfundime mjaft domethënëse, por jo çdoherë të qëndrueshme. Ndoshta, sikurse ka vepruar më se njëherë edhe në studimin e Statuta et ordinationes capituli ecclesiae cathedralis Drivastensis, ku hapur pranoi gabimin në gjykimin e tij për përmbajtjen e statuteve, duke i menduar ato si statute të qytetit e jo të katedrales, po të kishte në dorë burimet, dorëshkrimet dhe dokumentet që ne kemi sot në dorë, me siguri që ai do të mbante një qëndrim krejt tjetër dhe do të bënte një qasje shumë më të kujdesshme për familjen e Engjëllorëve të Drishtit: e theksojmë për familjen në përgjithësi, por edhe për pjesëtarët e familjes, në veçanti. 

Pjesa dërrmuese e këtyre burimeve të shkruara, dorëshkrime, dokumente dhe libra pak të njohur ose fare të panjohur, ruhen në shumë arkiva e biblioteka të ndryshme të Italisë, Kroacisë, Spanjës, Austrisë, Hungarisë, Francës, Rusisë, Shkodrës, [te disa pinjollë të kësaj familje, si psh. Kamsi, në Shkodër], etj. 

Deri me sot, nuk është bërë një punë sistematike, hulumtuese-studiuese, identifikuese për gjithçka ruhet për këtë familje. Është folur e shkruar shumë për disa nga dorëshkrimet e njohura të familjes Engjëllore nga Drishti, të cilat ruhen në biblioteka shtetërore dhe private. Një pjesë fare e vogël e tyre janë botuar, ndërsa pjesa më e madhe vetëm janë zbuluar dhe ende nuk janë botuar, presin studime dhe analiza të gjithanshme kritike të specialistëve nga fushat përkatëse për të bërë një vlerësim sa më real dhe të preciz si për të dhënat që ofrojnë ato ashtu edhe për saktësinë e trajtimit të tyre, origjinalitetin, autenticitetin dhe vlefshmërinë historike. Dorëshkrimet e pabotuara që na janë ruajtur nga familja fisnike Engjëllori prej Drishtit, përveç se janë të pabotuara, kanë si elemente të përbashkëta, [katër prej tyre, ato nga Vatikani (dy dorëshkrime), Firenca dhe Venediku] faktin se janë shkruar nga  e njëjta dorë në fund të shekullit XV ose fillim të shekullit XVI.

Ka shumë gjëra që duhen sqaruar, parë me sy kritik, rivlerësuar, ballafaquar me burime dhe dokumente të tjera, të drejtpërdrejta apo të tërthorta, për të nxjerrë përfundime të sakta, të qëndrueshme dhe të vlershme, qoftë për familjen, qoftë për pjesëtarët e kësaj familje, të cilët kishin ndikime të jashtëzakonshme në shumë zhvillime të kohës në shekujt XV-XVII. Pothuasje të gjitha dorëshkrimet [ato që janë më shumë se disa faqe] të cilat sot ruhen në origjinal dhe janë shkruar nga pjesëtarë të kësaj familje të madhe ose për këtë familje, mendojmë ne, duhen botuar. Botimi i tyre është me shumë vlera dhe interes, sepse aty ka të dhëna të shumta nga fusha të ndryshme, për të cilat njohuritë tona janë të pamjaftueshme për kohën kur ato u krijuan apo për kohën kur ato flasin.

Me mjaft interes është përpjekja e M. Šufflay-t për të zgjidhur “enigmën” siç e quan ai të dy “Palëve,” Dushmanit dhe Engjëllit. Por edhe këtu, kemi përshtypjen, që për shkak të mosnjohjes së burimeve të reja dhe literaturës më të fundit, ai u nxitua.

Me një vështrim të kujdesshëm, mund të pohojmë se bëhet fjalë vetëm për një person, dhe konkretisht për Pal Engjëllin, e jo për dy persona Pal Dushmanin e Pal Engjëllin. Dokumentet nga Padova, Trevizo, Venediku, Vatikani, Dubrovnikku, etj, nuk i japin të drejtë M. Šufflay-t, por as studiuesve e historianëve të tjerë, të cilët shkruajnë për “dy ipeshkvë.” 

Një studim i kujdesshëm i dokumenteve origjinale që ruhen në ASV për Pal Engjëllin në të cilat gjejmë datën e emërimit të tij ipeshkëv i Drishtit, e pastaj edhe kryeipshkëv i Durrësit, hedhin dritë të re për këtë personalitet, duke mohuar ekzistencën e “dy ipeshkëve Pal.” Poashtu, nga këto burime saktësohet edhe vendi i ipeshkvisë e më vonë edhe kryeipeshkvisë së Krainës, e jo Krajës siç pretendonte M. Šufflay dhe shumë të tjerë pas tij.

Paulus Dussius ka qenë ipeshkv i Shasit më 16. XI. 1440 – 18. VII. 1446, C. Eubel, Hierachia Catholica…, vëll. II, f. 243; D. Farlato, Illyrici Sacri…, vëll. VII. f. 292; ndërsa B. Gams, Series episcoporum…, f. 406, shënon si datë të vdekjes së Pal Dushit 22. XII. 1445, por në mes të emrit e mbiemrit në kllapa shënon “Angelus” përkatësisht: Paulus (Angelus) Dusius. Ne mendojmë se Eubeli, Gamsi dhe historianë e studiues të tjerë gabojnë kush shenojnë se Pal Dushi dhe Pal Engjëlli, janë dy personalitete të ndryshme. Studimet dhe kërkimet shkencore më të reja, hedhin poshtë pohimet se kemi dy ipeshkv në atë kohë; ndërsa ishte ipeshkv i Drishtit më 22. XII. 1445-23. IX. 1457. C. Eubel, Hierarchia Catholica…, vëll. II. f. 145; D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. VII, f. 240-243; B. Gams, Series Episcoporum…, f. 406. C. Eubel, në f. 145, referenca nr. 1, shkruan: “Qui 11 Mart. 1454 promovetur in aepum. Craynen., ita tamen ut retineat eccl. Drivasten.” Ndërsa D. Farlati, vëll. VII, f. 242, shkruan se Paulus Dussius ishte ipeshkv i Crainensem dicti Episcopi Dumnenses et Macarenses” duke ju referuar vëllimit IV, të “Illyricum Sacrum.” Në këtë vëllim, në f. 91-183, nuk hasim asjëher emrin e Paulus Dussius, pra si duket nga këtu vjen ngatërresea e Pal Dushit me Pal Engjëllin. D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. IV, f. 91-183.

Më shumë se një herë në këtë studim që po e botojmë të përkthyer në shqip, M. Šufflay është marrë me: “Urdhërin e Shenjtë Kalorsiak Konstantinian të Shën Gjergjit” që Engjëllorët e mbanin që prej shekullit XV deri në shekullin XVII, dhe po ashtu ata mbanin edhe titullin e Mjeshtrit të Madh të Urdhërit. 

Po të mos dispononim me qindra faqe dokumente, dorëshkrime të pabotuara, por edhe literaturë të botuar të kohës, edhe ne do ishim të të njëjtit mendim me te, por, jemi të detyruar të shprehim rezervat tona përsa i përket qëndrimit të M. Šufflay-t për këtë urdhër dhe për drejtuesit e tij. E vërteta është se ky urdhër ka ekzistuar dhe ekziston edhe sot e kësaj dite, po për mëse 3 shekuj drejtohej nga Engjëllorët.

Burimet arkivore hedhin dritë duke nxjerrë në pah edhe emra shumë të nderuar që ishin të lidhur me “Urdhërin e Shenjtë Kalorsiak Konstantinian të Shën Gjergjit” siç ishte Gjon Françesk Albani (Giovanni Francesco Albani, më vonë papa Clemente XI) që në vitet 1690-1700, ishte protektor i këtij Urdhëri, pra gjatë kohës që detyrën e Mjeshtrit të Madhe e ushtronte Gjon Andrea Engjëlli, i cili këtë detyrë e dorëzoi më 27 korrik 1697.

Urdhëri i Shenjtë Kalorsiak Konstantinian i Shën Gjergjit është një Urdhër kalorësiak. Mendohet se është themeluar nga perandori Konstandini i Madh, për të mbrojtur Labarin, i cili me trupat e tij mori pjesë në Betejën e Urës së Milvianës, në vitin 312 pas Krishtit. Kjo fitore e madhe mbi forcat pagane të Maksentius-it çoi në konvertimin e Perandorisë Romake në krishtërim gjë që formësoi gjithë historinë evropiane të mëvonshme. Sipas historianëve të shekullit XVI dhe XVII, kjo ngjarje e madhe u festua me themelimin e një urdhëri kalorësish. Statutet e shekullit XVI thonë që rregullat origjinale u konfirmuan dhe u lëshuan nga perandorët Isak Engjëlli dhe Mihal Paleologu, por variantet më të vjetra të këtyre statuteve, që ne njohim, datojnë nga shekulli XVI. 

Karakterin fetar urdhëri e mori më 17 korrik të vitit 1550, kur papa Juli III [1550-1555] e njohu Urdhëri me anë të bulës Quod Alias, duke i siguruar Andrea dhe Jeronim Engjëlli të Drishtit titullin e Mjeshtrit të Madh. Me rastin e kësaj njohjeje nga ana e papës, Kongregacioni i Koncilit do t’i siguronte një providani të jashtëzakonshme. Një dokument nga Camera Apostolice e Vatikanit, e vitit 1558, është dëshmi e pagesave të shumave jashtëzakonisht të mëdha për Andrea Engjëllin, gjë që dëshmon lidhjet e tij në nivelet më të larta si fisnik shqiptar, por edhe si Mjeshter i Madh i urdhërit që drejtonte. 

Dokumenti është në gjuhën latine, dhe origjinali i tij  ruhet në Instrumenta Miscellanea 6673, anno 1558; përkthimi i tij është: “Duke u dashur që të kemi të nderuarin zotin Andrea Engjëlli, dukën dhe kontin e Drishtit sipas fuqisë së të sipërpërmendurës Motu Proprio të Palit III, meqenëse të dy përmbajnë për furnizimin që është bërë në jetën e tij prej 100 dukatë floriri, të shpërndara në mënyrë të njejtë në çdo muaj, që filloi me furnizimin e të sipërpërmendurit zotit Lekë, vëllait të tij, d.m.th. nga korriku i vitit 1535, me një shumë prej 100 dukatë në muaj, shumë kjo që do të vazhdojë deri në fund të nëntorit të vitit 1558, që bëjnë 23 vjet e 6 muaj, dhe që në dukatë floriri bëjnë 28.200 dukatë.”

Në kohën e pontifikimit të Gregorit XIII [1572-1585] në vitin 1576, njohja e papës Juli III i solli Urdhërit një të re shumë të madhe: karakterin fetar që e vendosi përfundimisht nën Rregullën e Shën Bazilit. Bashkë me Urdhërin e Maltës, Urdhëri Konstantinian i Shën Gjergjit janë të vetmit urdhëra fetaro-ushtarakë ndërkombëtarë që e kanë ruajtur këtë status të pandryshuar deri në ditët tona. Urdhëri i dedikohet propagandës së besimit, të mbrojtjes së kishës dhe përkrahjes së Selisë së Shenjtë. Anëtarët e saj zotohen për besnikëri ndaj papës dhe mbështetje të mësimeve dhe të dogmës së Kishës Katolike Romane. 

I pari prej Engjëllorëve të cilit iu konfirmua titulli i Mjeshtrit të Madh ishte Ndreu, që mbante titullin Princ i Maqedonisë si dhe Dukë e Kont i  Drishtit (1398-1479). Pas tij titullin e Mjeshtrit të Madh e trashëgoi i biri Pjetri (vdiq në vitin 1511) i cili ia la atë Ndreut II që është edhe autor i gjenealogjisë në fjalë, si dhe i shumë veprave të tjera, disa nga të cilat vihen në dyshim si falsifikate. 

Titulli i Mjeshtrit të Madh ishte dhe vazhdon të jetë i trashëgueshëm, e si i tillë mbeti pa ndërprerje në duar të Engjëllorëve deri në vitin 1623. Në këtë vit Engjëllorët e Drishtit ia lëshuan Mjeshtërinë e Madhe, Marino Karaçiolit (Marino Caracciolo), princit të Avelinos, dhe më 23 nëntor të po atij viti papa Urbani VIII [1623-1644] ia konfirmon këtë dinjitet atij duke theksuar origjinën bizantine, që ruhet edhe sot e kësaj dite në kryqin e Urdhërit. 

Megjithatë princi i Avelinos vdiq në vitin 1630, kështu që titulli i Mjeshtrit të Madh u kthye përsëri tek Gjon Andrea Engjëlli i Drishtit. Me breven Cum Sicut të 27 gushtit 1672, papa Klementi X [1670-1676] emëron një prokurator gjeneral të Urdhërit në Romë, dhe një kardinal protektor, kardinalin de Massimi. Ai vendosi gjithashtu që prokuratori gjeneral i Urdhërit të merrte pjesë në kapelën pontifikale dhe që të vendosej në rang pas prokuratorit gjeneral të Urdhërit të Shërbëtorëve të Marias.

Me anë të breves së 14 qershorit të vitit 1687 papa Inocenti XI [1676-1689] emëroi protektor të Urdhërit kardinalin Gaspero Kavaliero (Gaspero Cavaliero), i cili në vitin 1690 pasohet nga kardinali Gjon Françesk Albani (Giovanni Francesco Albani) që bëhet më vonë papa Klementi XI [1700-1721], që e përkrahu Urdhërin dhe Mjeshtrin e tij të Madh me privilegje të vazhdueshme gjatë gjithë pontifikatit të tij. Në fund të shekullit XVII, shtëpia e Engjëllorëve të Drishtit – dega e fundit e Komnenëve – po shuhej me Gjon Andrea Engjëllin e Drishtit që nuk la trashëgimtarë. Kështu me një akt kërkesë të 27 korrik 1697, u aprovua që titulli i Mjeshtrit të Madh të transferohej te Duka i atëhershëm i Parmës, Piacenza Francesco I Farnese (1697-1727) dhe më vonë te pasardhësit e familjes Farnese.

Nëse Skënderbeu kishte ndonjë lidhje me këtë Urdhër, dhe se çfarë lidhje ishte kjo, nuk dihet akoma dhe madje as që është hedhur si hipotezë. Megjithatë i çuditshëm është fakti që duka i Parmës, kur ishte Mjeshtër i Madh i Urdhërit, [Piacenza Francesco I Farnese (1697-1727)] huazoi nga Arkivi Sekret i Vatikanit shumë dokumenta origjinale, [rast shumë i veçantë ky në historinë e Arkivit Sekret të Vatikanit] papnore drejtuar jo vetëm familjes së Engjëllorëve të Shqipërisë por edhe vetë Skënderbeut. [Christina Maria Grafinger, Die Ausleihe Vatikanischer Handschriften und Druckwerke 18. Jahrhundert, vëll. II, Città del Vaticano: Biblioteca Apostolica Vaticana, 2002, nr. 30, 35, 36, 37, 39]. 

Natyrisht, që për këto gjëra që cituam përmbledhtazi këtu, do të shkruajmë më në hollësi në vëllimin e dytë të këtij libri, duke sjellë edhe dokumentet dhe burimet që kemi shfrytëzuar, duke bashkangjitur edhe faksimilet e shumë prej tyre.

Në asnjë mënyrë nuk dëshirojmë të konkludojmë për burimësinë dhe origjinalitetin e tyre, pa bërë ballafaqime me burime të tjera analoge, dokumente dhe dorëshkrime origjinale të kohës, të cilat do të zgjidhin disa enigma qoftë për origjinën e familjes së Engjëllore, qoftë për pjesëtarët e kësaj familje të cilët vërtetë meritojnë një vëmendje të veçantë, por edhe kërkime e studime të hollësishme. 

Nuk ndajmë mendimin me Paolo Pettën dhe ndonjë tjetër për pjesëtarët e kësaj familje fisnike feudale shqiptare, sepse, janë dorëshkrimet, dokumentet dhe literatura tjetër e cila dëshmon se ka nxitim dhe njëanshmëri në këto studime. Familjet fisnike shqiptare në mesjetë, ashtu si edhe familjet e tjera europiane kishin jo vetëm tituj të lartë fisnikërie, por gëzonin edhe privilegje të caktuara, të cilat herë pas herë i konfirmonin dhe i rikonfirmonin sipas nevojës me diploma përkatëse të lëshuara nga autoritetet më të larta të kohës siç ishin perandorët bizantinë dhe më vonë papati, përkatësisht Selia e Shenjtë.

Dëshirojmë të theksojmë me këtë rast, se do të merremi me shumë seriozitet edhe me disa shkrime të ndonjë autori shqiptar që ka shkruar për Statuta et ordinationes capituli ecclesiae cathedralis Drivastensis, pa i pasur asnjëherë ato në dorë, apo pa njohur përmbajtën e tyre, por, vetëm e vetëm duke dëgjuar copëra rrëfimesh, ka guxuar të bëjë pohime shumë të guximshme dhe të paqëndrueshme, si për vetë statutet ashtu edhe për rëndësinë dhe vlerën e tyre, apo ndonjë tjetër duke shkruar në ndonjë ministri si specialist “se ato (Statutet) janë burime kishtare dhe nuk kanë vlerë për botim,” gjë që të bën të mendosh se për çfarë specialisti apo historian–medievisti është fjala i cili bënë vlerësime të tilla të çuditshme, aq më parë, kur dihet se çdo burim, dorëshkrim apo dokument nga shek. XV, që është edhe origjinal, përbën një burim të dorës së parë për historiografinë shqiptare, veçanërisht tani, kur kjo histori ka nevojë të rishkruhet.

Duke dëshiruar që të japim një kontribut për medievistin, albanologun dhe historianin e shquar kroat M. Šufflay, sjellim në vijim një biografi të tij përmbledhëse dhe bibliografi të shkurtër. Themi të shkurtër, sepse M. Šufflay, ka botuar më shumë se tre mijë zëra bibliografikë, në gjuhë të ndryshme, pa llogaritur këtu dorëshkrimet origjinale që ruhen në Arkivin Shtetëror të Zagrebit, nga ku nën kujdesin tonë janë skanuar disa qindra faqe të këtyre dorëshkrimeve, të ruajtura në 13 CD, që i janë dorëzuar AQSH, Tiranë.

JETA DHE VEPRA E MILAN ŠUFFLAY-T (EMILIANUS DE SUFFLAY)

(Bio-bibliografi e kompletuar)

Milan Šufflay lindi më 8 nëntor 1879 në Lepoglavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Zagreb, ku u diplomua si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Studioi shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit dhe doktoroi në vitin 1901. 

Menjëherë pas doktoraturës, Šufflay iu vu punës për sistematizimin, mbledhjen dhe përshkrimin e dokumenteve mesjetare nga arkivat e qyteteve bregdetare dalmatinase për “Codex Diplomaticus,” (Diplomatičkom zborniku Kraljevine Hrvatske, Dalmacije i Slavonije 1101-1399). Këtu lindën kontaktet e para të studiuesit të ri me lëndën e vëllimshme dhe të pahulumtuar fare, që i takonte Shqipërisë. Në vitin 1902, Šufflay mbrojti me sukses titullin “profesor” në shkencat ndihmëse të historisë në Universitetin e Zagrebit me temën: “Hrvatska i zadnja pregnuća istočne imperije pod žezlom triju Komnena (1075-1180).” 

Në vitet 1902/3, në Vjenë në Österreichisches Institut für Geschichtsforschung u specializua për paleografi latine, diplomatikë, kronologji dhe notariat, tek profesorët e mirënjohur O. Redlicha dhe A. Dopscha. Në këtë vit, ai u rregjistrua tek prof. K. Jireček për “Studimet albanologjike në Kolegjin e Vjenës”, studime këto që nuk arriti t`i përfundonte. Në vitin 1904, botoi studimin e habilitacionit me titull: “Die Dalmatinische Privaturkunde. Dr. Milan v. Šufflay. In Kommission bei Carl Gerold’s sohn/ Buchhändler der Kaiserlichen Akademie der Wissenschaften. Sitzungsberichte der Kaiserlichen Akademie der Wissenschaften in Wien. Philosophisch – Historische klasse. Band CXLVII. (Vorgelegat am 20. Mai 1903.). Wien, 1904.“ 

Në vitet 1904-1908, dr. Šufflay punoi si asistent në bibliotekën kombëtare Szeczeny të Budapestit. Këtu thelloi njohuritë në fushën e ballkanologjisë dhe sidomos të albanologjisë. Ai arriti të vendosë kontakte të shumta me intelektualë dhe shkencëtarë me famë botërore, kontakte këto që do t’i shfrytëzonte më vonë, gjatë gjithë punës së tij shkencore. Në Budapest, Šufflay arriti që në revista dhe gazeta të ndryshme të botonte një numër të madh punimesh shkencore me vlera të jashtëzakonshme. Në revistën Szazdok, botoi dy punime për mesjetën kroate, ku me argumente shkencore tregoi se dokumentet e Rabit të shek. XI dhe XII për mbretin kroat Zvonimir ishin falsifikat. Kjo gjë më vonë do t’i kushtonte shumë, sepse do të shpallet tradhëtar i popullit kroat, dhe studentët e tij do t’ia bojkotonin leksionet! Në vitin 1908, ai u emërua profesor i rregullt për shkencat ndihmëse të historisë në Universitetin e Zagrebit. Së bashku me Talocin dhe Jirečekun, në vitin 1913 dhe 1918, ai botoi kryeveprën “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, vol. I-II. Në vitin 1918, me kërkesën e tij doli në pension, e pastaj botoi “Die Kirchenzustände im vortürkischen Albanien. Die Orthodoxe Durchbruchszone im Katholischen Damme.“ Në: Vjesnik Kr. hrvatsko-slavonsko-dalmatinskoga zemaljskog arkiva. Urfedjuje dr. Ivan Bojničić pl. Kninski. Zagreb: Tisak Kralj. Zemaljske Tiskare, 1915, viti XVII, f. 1-70, që do të ishte pjesa e tretë e Historisë së Shqipërisë, të cilën kishte planifikuar që së bashku me Talocin dhe Jireçekun, ta shkruante në pesë vëllime. Po këtë vit, botoi edhe studimin tjetër: “Politische Schicksale des Themas Dyrrhachion. Në: Vjesnik Kr. hrvatsko-slavonsko-dalmatinskoga zemaljskog arkiva. Urfedjuje dr. Ivan Bojničić pl. Kninski. Zagreb: Tisak Kralj. Zemaljske Tiskare, 1915, viti XVII, f. 273-300.” Në vitin 1920 vazhdoi botimet e tij me romanin, “Konstantin Balšić”, me temë nga mesjeta shqiptare. E firmosi me pseudonimin Alba Limi. 

Në dhjetor të vitit 1920, Šufflay u burgos. U dënua me tre vjet e gjysmë burg të cilat i kaloi në Mitrovicën e Sremit. Në vitin 1924 botoi në të përditshmen zagrebase, “Obzor”, romanin fantastiko-shkencor: “Na Pacifiku 2255 – metagenetički roman u četri knjige”. Po në këtë vit botoi edhe: “Städte und Burgen Albaniens hauptsächlich während des Mittelalters. Vorgelegt in der Sitzung am 24. April 1918. Akademische der Wisenschaften in Wien. Philosophischen-historische Klasse. Denkschriften, 63. Band, 1. Abhandlung. Wien – Leipzig: Hölder-Pichler-Tempsky A.-G. Kommisions-Verleger der Akademie der Wissenschaften in Wien, 1924,” dhe “Nacionalne maglice. Sredovječna plemena Albanije i Crne Gore. Në: Obzor. Zagreb, 20, 24-25 shkurt dhe 4 prill 1924, viti LXV, nr. 49, f. 4; nr. 53, f. 3; nr. 54, f. 3; nr. 62, f. 2,” si dhe “Sredovječni dinaste Albanije i Crne Gore. Državne jezgrice, në Obzor, Zagreb, 16-19 prill 1924, viti. LXV, nr. 105, f. 4; nr. 106, f. 1; nr. 107, f. 4; nr. 108, f. 11.” 

Veprimtarinë botuese në fushën e albanologjisë e vazhdoi me botimet: “Povijest sjevernih Arbanasa (Sociološka študija) në “Arhiv za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju” /Urednik H. Barić/ [Séminar de Philologie Albanaise-Seminar za Arbanasku filologiju], Beograd, 1925, libri II (1924), f. 193-242” dhe “Srbi i Arbanasi (Njihova simbizoa u srednjem vijeku), Sa predgovorom prof. Univ. u Beogradu, Beograd, 1925, f. III-IV 1-142,” kurse më 1926 botoi: “Vjerske prilike u Albaniji kroz vjekove, Katolički Sjever i pravoslavni Jug u muslimanskoj državi në Obzor, Zagreb, 11 qershor 1926, viti. LXVII, nr. 154, f. 2-3.” Në vitin 1928, botoi librin me ese: “Hrvatska u svijetlu svjetske  historije i politike”. Po këtë vit, u emërua profesor i rregullt në Universitetin e Budapestit, por për shkak se nuk i dhanë pasaportë, u detyrua ta refuzojë këtë emërim. Problemet me policinë ishin pjesë përbërëse e jetës së dr. Šufflay-t. 

Sipas disa të dhënave më të reja të zbuluara në Arkivin Shtetëror Kroat në Zagreb, dr. Milan Šufflay ishte njëri ndër shkencëtarët e rrallë në botë që u përcoll hap pas hapi nga policia, e madje jo vetëm ai, por edhe personat me të cilët kontaktonte, duke përfshirë këtu edhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë dhe të gjerë. Një mbikqyrje e tillë kishte filluar në fund të vitit 1922, gjë që mund të dëshmohet nga dokumentet arkivore. Fillimisht vëzhgohej vetëm ditën, ndërsa më vonë 24 orë pa ndërprerje. Për çdo të re nga mbikëqyrja i raportohej drejtpërdrejt kryeministrit, Petar Zhivkoviç, e më vonë pasardhësit të tij, Milorad Srshkiçi në Beograd dhe vetë mbretit, në mënyrë që të kishin parasysh veprimtarinë dhe lëvizjet e shkencëtarit të madh. 

Në vitin 1929, Akademia Vjeneze e Shkencave i propozoi dr. Šufflay-t që të vazhdonte vjeljen e lëndës arkivore për vazhdimin e botimit të ”Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia,” vëllimet III-V. Këtë iniciativë e përkrahu edhe qeveria e Mbretërisë Shqiptare, e cila shprehu gatishmërinë e saj për të hequr shpenzimet për një ndërmarrje të tillë kaq serioze dhe të vlefshme. Dr. Milan Šufflay, u ftua të vizitojë Shqipërinë. Pas shumë peripecish rreth marrjes së pasaportës, ai arriti në Shqipëri më 12 janar të vitit 1931. 

Në mbrëmjen e 18 shkurtit të viti 1931, aty rreth orës 20.00h, në rrugën “Dalmatinska” nr. 6 (në Zagreb), dr. Milan Šufflay goditet për vdekje nga pusia. Plagët ishin të rënda dhe ai vdiq të nesërmen, më 19 shkurt. Kishte vetëm një ditë që ishte kthyer nga Shqipëria, ku kishte qenë për vizitë disaditore. Vrasësit ishin Branko Zwerger, Lubomir Bellosheviqi dhe Stevo Veçerina. Ata deklaruan që kishin marrë urdhër nga Beogradi për të likuiduar dr. Šufflay-n. 

Paanshmëria, korrektësia dhe simpatia e madhe ndaj popullit shqiptar, lidhjet e afërta me Shqipërinë, pranimi dhe argumentimi në mënyrë shkencore i tezës së prejardhjes së drejtpërdrejtë të shqiptarëve nga ilirët, si dhe autoktonia e tyre në trojet shqiptare, ishin shkaqe që e shtynë Beogradin drejt një veprimi të tillë.

Menjëherë pas atentatit, policia konfiskoi të gjitha dorëshkrimet që ndodheshin në apartamentin e tij. Një pjesë e mirë e këtyre dorëshkrime, mesa duket janë humbur përgjithmonë, sepse edhe sot e kësaj dite nuk u është gjetur ndonjë gjurmë. Megjithatë, pavarësisht nga ky fakt, M. Šufflay na ka lënë shumë studime të papërfunduara në dorëshkrim, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb.

Jehona e vrasjes ishte e madhe. Reaguan me shkrimet e tyre “Tribuna” Romë, “Berliner Tagblat”, “New York Times”, “Frankfurter Zeitung”, “Arbënia” Tiranë, “Vullneti i Popullit” Tiranë, etj. Me një memorandum të veçantë reaguan edhe kolosët e shkencës e të letrave si Albert Einstein, Heinrich Mann, dr. Josef Bajza, dr. Max Hildebert Boehm, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon Kuziela, dr. Martin Spahn, dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Lumo Skendo, Faik Konica, si dhe “Ligue Internationale des Droits des L’Homme,” “Federation Universitaire Internationale.” Kështu, me vdekjen e Šufflay-t, albanologjia humbi njërin nga mbështetësit kryesorë që kishte në atë kohë, studimet e të cilit edhe sot e kësaj dite janë me vlera të larta dhe pothuajse të pazëvendësueshme. 

[Për më shumë për M. Šufflay-n të konsultohen: Lumo Skendo, Profesori Milan Shuflaj dhe histori e Shypris. Vullneti i Popullit. Tiranë. 25 janar 1931, viti II, nr. 234, f. 3; Aleksandar Stipčević, Milan Šufflay kao albanolog. Kolo. Zagreb, 1991, viti III, f. 119-122; Oscar Radni, Milan Šufflay. L’Europa Orientale. /Rivista storica e politica, publicata a cura dell’Istituto per l’Europa Orientale/. Roma, 1932, ann. XII, nr. 3-4, f. 169-177; Musa Ahmeti, Millan Shuflaj – emër i nderuar për shqiptarët. Flaka. Shkup. 19-20 gusht 2000, viti LV, nr. 6599, f. 15; i njëjti, Profesori Milan Shufflay dhe histori e Shqipris. Informatori. Zagreb. Janar 1997, viti V, nr. 1, f. 14-15; i njëjti, Shuflaj – në dritën e të dhënave më të reja për jetën dhe veprën.  Ekskluzive. Zürich-Tiranë-Prishtinë nëntor, 2000, viti I, nr. 9, f. 78-81; i njëjti, Veliki hrvastki povjesničar dr. Milan Šufflay kao albanolog. Zagreb, 1999; i njëjti: Emilianus de Sufflay and his contribution in Researching the Albanian History. Në: Acta et diplomata res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia. Vindobonae: Typis Adolphi Holzhausen, 1913-1918, vëll. I-II. [Ribotuar në vitin 2002 nga DPA dhe Ekskluzive, Tiranë-Prishtinë, nën përkujdesjen e dr. Musa Ahmetit], vëll. I-II, f. m-sh; Darko Sagrak-Musa Ahmeti, Dr. Milan pl. Šufflay. Izabrani eseji, rasprave i članci. Zagreb, 1999. vëll/ I; Darko Sagrak, Dr. Milan pl. Šufflay hrvatski aristokrat duha. Zagreb, 1998. [Naklada: Darko Sagrak i “Hrvatska Uzdanica”]; Zekeria Cana, Millan Shuflaj. Me rastin e 100-vjetorit të lindjes. Shpalime historike. Prishtinë, 1985, f. 95-109; Antonin Fishta, Dr. Sufflasy nder vepra të veta. Hylli i Dritës. Shkodër, 1931, viti VII, nr. 3 [Marc 1931], f. 170-176; Franz Mach, Zur Geschichte Albaniens im Mittelalter. “Acta et diplpmata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”. Collegerunt et digesserunt Dr. Ludovicus de Thallóczy, Dr. Constantinus Jireček et Dr. Emilianus de Šufflay. Volumen I, (Anno 344-1343 tabulamque geographicam continens). Vindobonae 1913, typis Adolphi Holzhausen. Fremend-Blatt. Wien. 25. VI. 1913, nr. 172, f. 15-16; Imre Szentpètery, Die dalmatinische Privaturkunde von Milan v. Šufflay. Wien, 1904. Carl Gerold’s Sohn. 8-r., 2, 166, l. (Sitzungsberichte der kaiserlichen Akademie der Wissenschaften in Wien. Philosophisch-historische Klasse. Bd. CXLVII. Szàzadok  Budapest, 1907, viti XLI, f. 75-77; Petar Strčić, Šufflay žrtva diktature. Vjesnik. Zagreb, 19 shkurt 1991, viti LII, nr. 15599, f. 14.]

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2692
  • 2693
  • 2694
  • 2695
  • 2696
  • …
  • 2946
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT