• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“TRIUMFI  I KOMBIT” si projekt i bashkimit kombëtar

October 6, 2021 by s p

NGA BEDRI TAHIRI 

Për Publikun dhe Partinë Demokratike: Lexoni realitetin politik dhe  mesazhet amerikane që mbështesin Lulzim Bashën! - Bota Sot

Kosovalindore.com » Misioni i kombit në rrugën e përjetësisë

Libri “TRIUMFI I KOMBIT”, Skёnder Sadri Kapiti, me një guxim të paparë intelektual u kundërvihet dukurive negative të shoqërisë sonë, që herë-herë, sikur e humb toruan dhe, gati pavetëdijshëm, bie në situate të palakmueshme, duke rënë pre e orekseve të sëmura të prijёsve të vet…Pena e tij e mprehtё nuk kursen askënd, as edhe të parët e vendit e tё partive politike, kua ata shkojnë larg e larg dhe cenojnë historinë tone. “Popujt bëhen kombe të fortë kur ata mençurohen dhe janë të guximshëm e të gatshëm për të përballur e sfiduar vështirësitё, padrejtësitë, intrigat dhe jo të binden, t’u nënshtrohen dhe të pajtohen me të keqen. Po vetëm nga frikacakët, tё shtirurit, servilët, hipokritёt dhe ata që shiten e blihen lirë për ndonjë interes të ulët nga pushteti e tradhtia, ata që shesin të vërtetën, intelektin e personalitetin, nga ata çfarë nuk pritet si e keqe. Në qoftë se një komunitet ka të tillë me shumicë atëherё jo vetëm demokracia po dhe shteti e kombi janë të rrezikuar, e nё qoftё se në një popull të tillët janë me pakicë duhet treguar shumë vëmendje, kujdes e maturi që të mos i vëmë në krye për të na udhëhequr.

 Kushtetuta e mirë, qeverisja e mirë dhe drejtësia e zbatuar mirë formon shtetin e mirë ligjor dhe e bën kombin patriot, të edukuar e të mirë. 

Realiteti ynë tregon se jemi shumë larg dhe prandaj kërkohet ndryshimi dhe ndryshimin e bën vullneti dhe mençuria e popullit, sepse populli nuk është kurrë i korruptuar, por kur mashtrohet e gënjehet me dogma e hipokrizinë e politikës së keqe duket sikur e pranon atë, por kjo është e përkohshme

Nacionalizmi, triumfi i kombit ka të bëjë me krijimin e shtetit të bashkuar kombëtar, me lirinë e pavarësinë kombëtare, me të drejtat civile, juridike, politike e shoqërore të qytetarëve; ka të bëjë me pacenueshmërinë territoriale, me unitetin e qëndrueshmërinë politike, ligjore e sociale brëndekombëtare dhe me njohje e respekt reciprok në marrdhëniet ndërkombëtare. Nacionalizmi modern është i lidhur me demokracinё dhe demokracia është në funksion të nacionalizmit pasi, poqese demokracia funksionon keq atëherё shumica e njerëzve bëhen të korruptuar dhe në një gjendje të tillë shoqërore zor se triumfon e drejta, e vërteta, ligji, e mira dhe patriotizmi, sepse paturpësia dhe amoraliteti që vijnë nga keqfunksionimi politik dhe degradimi i demokracisë dhe nga korrupsioni shfrytëzojnë jetën, sakrificën, mundin dhe fatin e të tjerëve për interesa personale.

Njeriu, populli, kombi dhe të dy shtetet tona janë realitete që vazhdimisht kërkojnë rritje të edukimit, profesionalizmit, progresit, mirëqënies e konsolidimit për të lartësuar nderin, përkatësinë, lavdinë e krenarinë kombëtare. Për të arrirë këtë nevojitet çrrënjosja e kulturёs së mosbesimit tek vetvetja jonë, tek ligji, tek drejtësia e qeverisja duke u përpjekur që së pari të çrrënjosim kulturën patriarkaliste, egoiste e autokraticiste; kulturën e abuzimit dhe korrupsionit politik dhe ekonomik, duke ndërtuar shtetin e së drejtës dhe duke i dhënë fund monopolit politik dhe pengmarrjes së sovranitetit të individit, popullit dhe shtetit për të çliruar potencialet patriotike, ekonomike, politike, kulturore, intelektuale etj. që janë privuar sot nga monopoli politik i klasës sunduese që pavarësisht alternimeve të pushtetit trashëgojnë nga njëra- tjetra të njëjtën fizionomi e përvojë të partive të regjimit, të pushtetit korruptiv e kundërpublik.

Bashkimit kombëtar i paraprinё sot integrimi ekonomik, politik, demokratik, kulturor, arsimor e gjithëdimensional brendashqiptar që të jetë mbi interesat personale miope, meskine e personale të politikanëve, pushteteve e bizneseve korruptive. Ne si komb potencojmë burime kapitale e natyrore dhe aftësi e kapacitete mendore, fizike e patriotike të jashtëzakonshme, duke qënë superiore ndaj atyre që nuk na duan e urrejnë madje dhe vetë urrejtja dhe antishqiptarizmi i tyre vjen nga ajo se ata e njohin inferioritetin e vet ndaj nesh dhe na shohin ne si kërcënim dhe prandaj historikisht ata si sllavë e grekë kanë shpifur, intriguar, lobuar e përdorur paranë; kanë pёrdorur dhe dhunën e genocidin kundër popullit tonë, dhe sot e në vazhdimësi do të përpiqen që të na pengojnë e përçajnë në rrugën tonë të triumfit kombëtar po do të pësojnë disfatën se koha është me ne dhe ne po bëhemi më shumë e më të fortë se ata.

Konsolidimi kombëtar është liria e bashkimi kombëtar dhe demokracia e legjitimiteti popullor. 

Kombi duhet të udhëhiqet nga elita patriotike, qytetare,rinore e intelektuale dhe ka nevojë për lëvizje të tilla, inisiativa e reforma të pandërprera dhe për vizionin e shekullit të ri. 

KOMBIT I NEVOJITET KONSOLIDIMI I VET nacionaldemokratik që d.t.th afirmim, krenari, personalitet e identitet, demokracitet e mirëqënie; të pranojë e respektojë të tjerët po dhe të pranohet e respektohet prej të tjerëve. 

Ne për të arritur bashkimin kombëtar duhet të shfrytëzojmë avantazhet e globalizimit e të drejtën nderkombëtare të popujve për vetvendosje si dhe parimin universal të lirive e të të drejtave të njeriut ku NATO në emër të tyre ndërhyri për çlirimin e Kosovës. 

Për Bashkimin Kombëtar duhet të punojmë ne, ta kërkojmë se nuk vjen vetvetishëm ashtu siç nuk erdhi vetёvetishëm as Pavarёsia e Kosovës. 

Të gjithë duhet të ndërgjegjsohemi për rëndësinë e përjetshme të përkatësisë nacionale që janë personaliteti dhe identiteti ynë, siguria e mirëqënia jonë në një shtet të përbashkët

Bashkimit kombëtar si i pashmangshëm kërkon nga kombi ynë aktivizim e pjesmarrje politike , poziconim këmbëngulës,vizionar e strategjik për bashkimin e kombit, zhvillim ekonomik e mirëqënie, realizim vlerash e standartesh demokratike, ndërtimin e shtetit ligjor që kërkon ndërtimi i një shoqërie të drejtë e moderne në realitetin global të sotëm. 

Që të bëjmë këto duhet që politika të marrë përgjegjsitë duke qenë transparente, e ndeshme, e hapur në një shoqëri të hapur ku politikbërja dhe politikat të angazhoje shoqërinë për reforma të pandërprera, kërkohet luftë e pandërprerë kundër korrupsionit, kërkohet funksionalitet dhe rezultate konkrete.
Triumfi i kombit është i lidhur me ndjesinë, krenarinë e shpirtin kombëtar,po nuk është e mjatueshme vetëm kjo, po ka të bëjë dhe me idealet e vlerat si ato të lirisë, punës, pronës, drejtësisë, sigurisë sociale etj, madje shumë kombe moderne formimit të tyre i dedikohen këtyre vlerave; ndërsa në aspektin ndërkombëtar kombi realizon sigurinë, barazinë, sovranitetin e reciprocitetin dhe duke mos u pajtuar me asnjë lloj pasiviteti, inferioriteti apo servilizmi të cilat politika e sotme e pushtetit në të dy shtetet nuk i ka, dhe për të aspirata kombëtare nuk është as retorikë madje bashkimi është i pashmangshëm sepse:

a) vetë zhvillimi edukativ,ekonomik e politik,kulturor politiko-demokratik ushqen, inspiron e i kërkon bashkëkombasve tanë besnikërinë dhe krenarinë e lidhur me rëndësinë e përkatësisë kombëtare dhe ndaj shtetkombit të bashkuar. Kjo e bën qytetarin shqiptar qe të mos ndjehet subjekt i krerëve politik e të pushtetit, të krahinizmave,ideologjizmave e dogmave, por të ndjehet si qytetar i kombit të vet i denjë e i barabartë dhe me personalitet;

b) ndërgjegjёsimi patriotik, qytetar, politik e ligjor të qëndrimit individual, të vlerave kombëtare e universale e të mirëqënies së përgjithshme kanë zbutur dasitë e përçarjet politike, fanatizmat e besnikëritë krahinore e partizane dhe egoizmat të cilat i ushqen politika e interesit personal dhe e pushtetit, veçanërisht në Shqipëri të cilën e kanë konstatuar madje dhe institucione e personalitete ndërkombëtare, dhe e kanë deklaruar shumë herë këtë si shkaktare të mosintegrimit së bashku me korrupsionin ekonomik, politik e elektoral. Politika shqiptare në Shtetin Shqiptar historikisht ka krijuar vazhdimisht varfëri, konflikt, papërgjegjshmëri e paqëndrueshmëri e jo me te interesohet apo tё punojё pёr bashkimin e kombit dhe kështu po shkon edhe në 100 vjetorin e Pavarësisë,

c) pavarësisht politikës, Bashkimi i Kombit është i pashmangshëm dhe lëvizet drejt triumfit të tij, sepse interesi kombëtar i gjithqytetareve shqiptarë është më i madh dhe më i lartë se çdo lloj interesi politik e pushteti personal, të të pasurve, monopoleve, grupeve e partive,

d) epoka moderne e globalizimit ka krijuar kushtet, favorizimet e mundësite e lirive etnike, kulturore, politike dhe demokratike nën suazën e të drejtës së popujve për vetvendosje dhe të lirive dhe të drejtave universale të njeriut që motivuan botën moderne të ndërhyjë edhe ushtarakisht për çlirimin e Kosovës nga Serbia, Kuvajtin nga Iraku, çlirimin popujve afgan, iraken e libian nga regjimet diktatoriale që dhunonin liritë e të drejtat njerëzore. Proçeset globale sot botës i kanë dhënë fizionominë e një shoqërie globale me organizatat shumëkombëshe joqeveritare, me organizma ndërkombëtarë ekonomikë e financiarë, OKB ka marrë tashmë atributet e një palamenti botëror; po kështu dhe BE është pothuajse një konfederatë e shteteve europiane në të cilën dy shtetet tona janë akoma të paintegruara. Në këto rrethana nacionalshovinizmave u është dhënë fund pavarsisht se akoma përpëliten fqinjët tane për mosnjohjen e bllokimin e Pavarsisë së Kosovës;

e) shpallja e Pavarsisë së Kosovës dhe krijimi i dy shteteve shqiptare të lira e të pavarura kombëtarisht, do të thotë se jemi realisht më afër se kurrë në histori pranë bashkimit, duan apo nuk duan armiqtë tanë, duan apo nuk duan ata të cilët pengojnë nga injoranca, interesi i ulët për pushtet e pasuri dhe egoizmi negativ. Koha është me ne, po duhet ne të jemi në kohë që të arrijmë triumfin e bashkimit se mjaft jemi vonuar. 

Vlera më e madhe për një popull është realizimi kombëtar e demokratik, mirëpo në realitetin shqiptar për politikën dhe politikanët e saj kjo vlerë etikëdetyruese dhe sublime është e dorës së dytë dhe e sfiduar nga interesat personale për pushtet çfarё përbën papërgjegjshmëri e mëkat dhe më keq se kaq është tradhëti. Fatkeqësisht jo vetëm politika por dhe më gjërë në aktivitetin shumëdimensional privat, publik, kulturoro-edukativ, intelektualo- akademik, informativo- mediatik, etj mungon një gjykim racional, analitik e i paanshëm; mungon debati konstruktiv, komunikativ e kritik, çbllokues, argumentues e i lirë në funksion të interesit kombëtar, emancipues e prosperues për të çmontuar e larguar strukturat, funksionalitetet e mentalitetet e vjetra, egoiste, të papranueshme e të dëmshme për ndërgjegjen shoqërore”.

Filed Under: Kulture Tagged With: Bedri Tahiri, Skender Kapiti

AKTORËT SHQIPTARË

October 6, 2021 by s p


ROBERT BUDINA


Aktori është fytyra e karakterit që ndërton, e veprës ku intepreton, e ideve që një autor apo regjisor do të përcjellë. Shpesh si rezultat i pamundësisë për të punuar në shesh xhirim apo skenë, me apo pa dashje kemi ushqyer idenë se ne nuk kemi aktorë dhe jo vetëm, regjisorë, skenaristë, dramaturgë, kompozitorë, drejtorë fotografie, producentë dhe lista bëhet e gjatë…Në fakt ne më së shumti, kemi shumë pak mundësi shprehjeje, shfaqje teatrale, filma apo serialë shqip ku të gjithë të kenë mundësi të shpërfaqin fuqinë e tyre krijuese e intepretuese. Por kujdes, nuk e kam fjalën që dikush duhet të na bëjë ndonjë dhuratë të çmuar. Mundësia jote duhet kërkuar. Nëse nuk përpiqesh ajo nuk vjen. E kur të vjen ajo mundësi, kurrsesi nuk duhet shpërdoruar.Aktorët tek ne e kanë vuajtur mbase më shumë se të tjerët pamundësinë për të që nën dritat e skenës apo të sheshxhirimit si rezultat i mungesës së veprave, thjesht për faktin se ata janë më të shumtë në numër se krijuesit e tjerë në teatër dhe kinema.Tek seriali ynë KATRORI I PUSHTETIT nuk duheshin pak, por rreth 50 aktorë të moshave nga 7-70 vjeç dhe mundësisht pjesa më e madhe profesionistë.Një sfidë në dukje shumë e vështirë për regjinë dhe produksionin, aq më tepër duke pasur parasysh kohën në dispozicion dhe mundësitë financiare krahasuar me dëshirën dhe kërkesat. Seriali sot në industrinë e audiovizuali, po shpërthen audiencën botërore dhe po mbërthen miliona shikues para ekranit. Cilësia në ide, skenar, stil, intepretim është e niveleve shumë të larta. Nisur nga të gjitha këto kërkesa sfida e realizimit të këtij seriali dukej utopi. Edhe për faktin që përmbajtja e serialit është shumë kërkuese, e bazuar më së shumti në problemet e përditshme që përballet çdo individ në shoqërinë tonë, por me peshë dramatike të madhe. Thelbi është përqëndruar tek përballja e Medias me pushtetet e tjera, Politikën, Biznesin dhe Krimin.Dhe natyrisht gjithçka ishte e bazuar si thuajse në çdo serial në botë, tek aktorët.Personalisht kam vlerësuar gjithmonë punën e aktorëve shqiptarë dhe në përgjithësi i kam parë me pozitivitet punët e tyre.Nuk kisha pritshmëri të mëdha kur bëmë përzgjedhjen e tyre në një proces shumë të gjatë pune. Në këtë proces, fillmisht zbulova një diapazon të madh mundësish përzgjedhjeje dhe mbi të gjitha në dilemë të madhe për të ndarë rolet finale. Kuptova se edhe unë me apo pa dashje isha ndikuar nga paragjykimi se nuk kemi aktorë. Por gjatë punës, çudia nuk përfundonte. Përveç potencialit intepretues të aktorëve që përzgjodhëm, zbulova dhe aftësinë e tyre krijuese në pjesën më të madhe, të cilën unë e çmoj shumë. Aq sa për disa prej tyre, falë gjetjeve që sollën modifikuam dhe pasuruam rolet e tyre.Puna ishte shumë intensive, ditët e punës ishin të gjata dhe isha përgatitur edhe për momente krizash si rezultat i ngarkesës së madhe. Krizat si kudo ndodhën, por ato u kthyen realisht në forcë dhe e çuan në një stad edhe më të lartë krijimin. Ndodhi sepse në ajër kishte shumë energji pozitive e mbi të gjitha besim.Çuditërisht koha kaloi shpejt dhe xhirimet mbaruan pa ndjerë peshën e ryre. Si përfundim pas pesë muajve montazh në përpjekje për të nxjerë më të mirën, mund ta them me bindje se në Shqipëri kemi aktorë me potencial të madh me gamë të gjërë intepretimi, fantazi, freski, gjetje në karakter. Shkurt ajo me të cilin e nisa këtë rrëfim, nuk qëndron. Realisht kemi aktorë që mund të luanin kudo, edhe në filmat apo serialet më të sukseshëm në botë. Dhe këtë e them pasi punova pesë muaj rrjesht në montazh me fytyrat e tyre dhe nuk u lodha kurrë, çdo ditë zbuloja gjëra të reja prej tyre, që më jepnin mundësi të zbuloja nuanca, që kur e shkruam dhe ideuam serialin nuk i kishim menduar.Ishim ne me fat që zgjodhëm ata aktorë, apo ishin ata me fat ata që punuan me ne? E sigurt është, që ishim me fat që gjetëm njëri tjetrin.Tani montazhi përfundoi, ngelet procesi i miksazhit të zërit dhe color correction, apo rregullimi i ngjyrave në varësi të stilit që duam të ndërtojmë.Ngelet që ndjesinë që përjetova unë për shumë kohë përgjatë punës, ta përjetojë edhe publiku. Jam shpresëplotë që kjo ka për të ndodhur. Jam shpresëplotë që seriali si koncept është një mundësi e artë të të zhbllokuar shumë energji krijuese në Shqipëri, se ai do të hapë një epokë të re në industrinë e audiovizualit.Jam shpresëplotë se aktorët tanë, do marrin rëndësinë që u takon dhe do të konkurojnë bindshëm me shumë produkte të tjera televizive, jo rrallë tejet vanitoze që kanë pushtuar ekranet tona.Nuk më ngelet veç ti falenderoj të gjithë aktorët që ishin pjesë e KATRORIT TË PUSHTETIT, për realizimin e roleve të tyre.Elva- Ema Andrea Gentaiana – Dasara Xhangolli Nina – Sara Smaja Artani- Neritan Liçaj Kujtimi – Romir Zalla Ylli- Gentian ZenelajBerti – Orli Shuke Vasjani – Eni Shehu Kristaqi – Myzafer Zifla Drejtoresha e Policisë – Adriana TolkaBabai i Ninës- Arben Spahija Anxhela – Xhulia MusagalliuVioleta – Nijada SaliasiZhaklinë – Ilirda BejleriEksperti i policisë – Mateo Cingu Prokurori – Marvin Tafaj Rigela – Joel DudushiFatma- Suela Bako Hana – Helena KolaBlerimi- Albano ProdaniFatmiri – Margent Caushi Operatori – Urim Aliaj Shoferi – Erion Hinaj Mirela – Eva Murati Xhevdeti – Pëllumb DervishiNëna (Red Construction) – Natasha Sela Fadili – Naun Shundi Drejtori i burgut – Kastriot RamollariDrejtori i urbanistikës – Ledio Ledio Te Lutem Topalli Drejtoresha e shtëpisë së fëmijës – Medi Gurra Kaciqi Drejtoresha e shkollës – Flonja KabaMjeku – Rudi KoçibelliMjeku ligjor – Florian Kokona Mjekja e spitalit privat – Nigda Dako Arkitekti i bashkisë – Leandër Leander Leo Ljarja Shoku i Bertit – Klejdi MetaEfektivi i plocisë rrugore – Lorenc Kaja Gazetarja – Frenki Veshi Gjyqtari – Selajdin MyftarajMjeku i ekspertizës – Marin PepkolaMe shumë respekt për të gjithë aktorët e serialit KATRORI I PUSHTETIT
Robert Budina

Filed Under: Kulture Tagged With: Katrori i pushtetit, Robert Budina

REXHEP DEMETJA, “NJERIU I GJENERATAVE” I SHUMË VLERAVE

October 6, 2021 by s p

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency

Z. Rexhep Demetja është shumë i njohur në shoqërinë shqiptare, si njeriu i dashur dhe i respektuar në shoqëri, si një figurë që i përket brezave, ndaj edhe unë me mjaft dëshirë dua të respektoj e të evidentoj përvojën dhe kontributin e tij të ç’muar për breazat që shkuan, që janë dhe ato që do të vijnë. Z.Demetja është figurë e  mirnjohur në disa fusha të jetës, në botën artistike, në krijimtarinë letrare, sportive dhe akademike. Ai ka kryer dy fakultete; Gjuhë Letërsi dhe Histori Gjeografi. Për moshën, kontributin dhe përvojën e tij të shkëqyer, realisht Ai ështës quajtur nga një pjesë e mirë e shoqërisë, “Njeriu i Gjeneratave”, sepse vërtetë i ka shërbyer disa gjeneratave. Për ata që nuk e njohin të madhin Rexhep Demetja, un pasi e mora në intervistë ju tregoj se kush është Ai?

Z.Rexhep Demetja spikati për talentin e tij që në moshën 8 vjeçare në pallatin e Pionierve–Tiranë, në rrethin e valltarëve dhe në rrethin e letërsisë. Në Nëntor të viti 1952, Demetja pranohet si valltar profesionist në grupin e valleve të Filarmonisë Shqiptare (sot Ansalmbi i Këngëve dhe  Valleve Popullore) nga ku filloi jeta e tij artistike e cila do të pasurohej dita-ditëse e vite pas viteve. Gjatë një çerek shekulli si pjesë e trupës së baletit të operas, Ai deputoi në shumë vepra nacionale si Halili dhe Hajria të kompozitorit Tish Daia me libret të Kol Jakovës, Demetja ka përformuar në Cuca e Maleve me libret të Joni Papa me muzikë të kompozitorit Nikolla Zoraqi. Gjithashtu Ai  deputoi  të tjera vepra si Familja e Peshkatarit, Lumi i Vdekur dhe Partizani, ku solisti i talentuar Demetja, ka interpretuar në rrole kryesore duke u vlerësuar mjaft mirë. Kariera e Tij, vazhdon më tej me interpretime në vepra të njohura si tek baleti partizani në rrolin Hamza Beu duke dubluar artistin e popullit Agron Aliaj, si edhe shumë balete të reportorit kalsik botëror si Romeo Zhulieta, Lola, Fadeta, Paganini e tjera e të tjera balete të performuara nga artisi Rezhep Demetja. 

Më 1978, mbas 26 viteve si valltar profesionist, Demetja lë vallzimin dhe emërohet koreograf pranë Bashkimeve Profesionale-Tiranë. Pas asaj përvoje të ç’muar si egzekutues në fushën e baletit, balerini I talentuar Demetja, si një koreograf shumë profesional, formoi grupe artistike me valle të njohura në Kombitatin Autotraktoreve, në fermën Gjergj Dimitrov e të tjera institucione të rëndësishme në Tiranë, në Elbasan, në Berat, në Burrel e në rrethe të tjerera duke vënë në skenë mbi 100 valle tradicionale shqiptare të cilat janë vlerësuar mjaft mirë.  

Por brënda tij, Demetja kishte hobi edhe futollin të cilit iu kushtoi për 25 vite. Gjatë kësaj periudhe Z.Demetja është aktivizuar arbitër  kryesor në mbi 250 ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare brënda dhe jashtë vëndit ku veçohen Shkendia e Tiranës me Universitatea e Rumanisë, Flamurtari me Budushnost e Pejës, ekipi Kombëtar Shpresa e Shqipërisë me ekipin homoloh i Algjerisë, Ekip i Futboll Pogradec me Sloga e Maqedonisë, Tirana me Zhuguldak e Turqisë,  në Budapes midis Hungarisë dhe Zvicrës e të tjera ndeshje ndërkombëtare të albitruara me shumë profesionalizëm nga Z. Demetaj, tashme albitër të albitruar me kooptencë shumë korektësi. 

Demetja “Njeriu I Gjenaratave” është lançuar në opinion edhe si shkrimtar i dashur ku ka botuar gjashte libra me poezi dhe tregime mjat të mira, ka kompozuar me tekste dhe muzikë shtatë këngë shumë të ndjekura të cilat janë futur në rrjetij social You tube.

I dashuruar pas historisë dhe gjeografisë, i talentuari në disa fusha të jetës, Z.Rexhep Demetja ka ushtruar për disa vite edhe profesionin e mesuesit në shkollw të mesme për gjuhë letërsi, ku mbahet mënd për profesionalizëm mjaft serioz nga nxënësit e tij,  duke lënë gjurmë si mësues sa kërkues aq edhe miqësor.

I kudondudhur Rexhep Demetja “Njeriu i Gjenaratave”, i cili kontribuoi shumë në botën artistike, në krijimtarinë letrare, sportive dhe akademike, sot nderohet e respektohet nga shumë qytetarë të brezave-gjeneratave si një ikonë e shumbull fryëzues për të gjitha gjeneratat që shukan, që janë  e që do të vijnë. 

Duke dashur që të uroj jetë të gjatë e plot shëndet, respekte pa fund i dashur Profesor Demetaj.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency                                                                                   6 Tetor 2021

Filed Under: LETERSI Tagged With: Rexhep Demetja, Zenel Celiku

GJERGJ FISHTA-MOSKUPTIME DHE KEQKUPTIME

October 6, 2021 by s p

Në 150 vjetorin e lindjes

Frano Kulli

            Përdorimi i ledhatuar e me mjeshtrí i shqipes, në korpusin e veprës letrare e publicistike të Gjergj Fishtës, komunikimi me lexuesin e vet, ndalet përdhunshëm pa kaluar 5 vite nga ndarja e tij këso jete, në dhjetorin e 1940-ës. Gjithë ajo pasuri gjuhësore e përdorur aty, por edhe me plot prurje të reja prej tij, të panjohura e të palëvruara deri atëherë, u ngurtësua; ju vù një rrasë e rëndë varri, aq e rëndësa ç’peshon një gjysë shekulli.

            Duke mos u përdorë, ajo nuk lëvizi e nuk gjalloi, por në mënyrë sfidante ndaj forcës ndaluese e dhunës për leximin e veprës, ndërkaq ajo ishte e “hipotekuar” aty nëshkrimtarínë e tij. Por edhe në mbamendjen e padëmtuar të lexuesve të saj, e mbamendësit e panumërt oral, të cilët mund të recitonin deri mijëra vargje përmendësh, nga “Lahuta…”prej kah kishte edhe burimin gjuha e tij, si pasuri e madhe e paluajtëshme.

      “Në veprën madhore të Fishtës, do tëshkruante Eqrem Çabej, është pra njësia shqiptare, shpeshherë e panjohur, e cila ndrit së poshtmi më çdo anë. Atëhere nuk duhet t’ia marrim poetit për të keq, por duhet t’ia dimë përkundrazi për të mirë, që mori e përvetësoi gjithë të thjeshtën, të moçmen, të paprishurën atje ku e gjeti të ruajtur më mirë dhe që e ngriti në sferën e poezisë… Fishta zë fill me njësinë e vogël të fisit për të mbaruar te njësia më e madhe e kombit, ia fillon me bariun e moçëm Marash Ucin dhe ia mbrin te Abdyl Frashëri në Lidhjen e Prizrenit.”[1]

      Sado u pengua…, dikur vonë, fort vonë, i erdhi radha të hiqej ajo “rrasa e randë” e mbylljes së dhunëshme; vepra e Fishtës do të ribotohej e plotë, por tashma me ngërçin e madh të moskuptimit për shkakun a pretekstin e vjetërsisë së gjuhës së saj.Këtu buron nevoja që ajo kishte për spjegime të shumë e shumë fjalëve e shprehjeve, për të mënjanuar moskuptimet prej së vërteti tëatyre të dalave jashtë përdorimit tashma; në të folmen e nëtëshkruarën, po se po. Sidomos, të keqkuptimit të frazeologjisë aq të begatë të Fishtës.Vlera kulmore të tij këto, që e kishin kurorëzuar POET KOMBËTAR, qysh në gjallje, në bashkëkohësinë e vet. Gjë që vetëm njëherë dhe vetëm me Fishtën ka ndodhë në historinë e letërsisë shqipe.

            Rrekja për mbushamendjen e moskuptimit për shkak të gjuhës.    Shkaqe dhe pretekste:

            Nëse me të vërtetë duhet ta pranonim vështirësi në kuptimin e gjuhës së Fishtës dhe të kërkonim një shkak, a më saktë ta konsideronim të tillë një ankesë që vjen prej s’andejmi, shkaku do të qe diku ndërmjet:pasurisë leksikore të autorit dhe “varfërisë” leksikore të lexuesit të tij të sotëm.           Shkëputja e gjatë shkrimtar-lexues padyshim që e ka krijuar një përthyerje, në mos në kuptimin, në shijimin e veprës së Fishtës.

            Fishta është autori me fjalëformimin më të pasur ndër autorët shqiptarë. Nga më shumë se 10000 leksema e terma të spjeguara dhe të paraqitura në një fjalor që këto ditë del nga shtypi, (përgatitur: Frano Kulli) dominant është numri i fjalëve të krijuara prej tij; si fjalëformim i vetë autorit. Në veprën e një poeti mjeshtër dhe kaq të lëmuar të letërsisë shqipe të traditës si liriku i pashoq Ndre Mjeda, numrohen 5671 fjalë. Kaq është numri i saktë i fjalëve të “Fjalorit të plotë të nxjerrun nga shkrimet e Mjedës”[2], hartuar e përgatitur nga studiuesi Kolë Ashta qysh në vitin e largët 1964, i pabotuar, që ndodhet në arkivin e Akademisë Albanalogjike të Shqipërisë.

            Kjo ndarja ndërmjet pasurisë leksikore kaq të madhe të poetëve tanë mjeshtra dhe varfërimit të leksikut të lexuesit, prej mospërdorimit të thesarit të tyre, ka qenë dhe është një dëm,vështirë i rikuperueshëm. Ka ndodhë fenomeni i një letargjie të gjatë, i një gjumi vdekatar në këtë rast, nëse gjuhën dhe procesin e leximit nëpërmjet saj i marrim si një organizëm të gjallë. Me shumicën e letërsisë së autorëve të veriut ka ndodhë kështu, janë anatemuar vetëm e vetëm që letërsia e tyre të mos të mund të vijonte konkordancën (pajtimin)me shpirtin e lexuesit të vet, duke e konsideruar si akt pengues për rregjimin politik të kohës, për shkak të ideve të papërputhëshme dhe veprës së tyre shkrimore. Po me Fishtën kjo ka ndodhë më hatashëm se me të gjithë…E megjithatë, pas një arsyetimi e hulumtimi të thelluar arrihet në pohimin se në moskuptimin e Fishtës për shkak të gjuhës, pretekstet i dominojnë shkaqet:

            Fishtën ende nuk e duan poet ata që rëndom e barazojnë me “Lahuta e Malcis’ “Nuk e duan poet ata që thonë, qoftë edhe nën zë se Fishta është vetëm “Lahuta”. Edhe pse ajo është kryevepra e tij. “Lahuta …” nuk është Fishta. Fishta poet është shumë më shumë se “Lahuta…”. Na vjen në ndihmë të këtij pohimi, posë dhe tw tjerwve, prap liriku i shquar Lasgush Poradeci:“Vajta ta shoh rishtas në 1937, në Shkodër…Në librin tim të falur i kisha shkruar pjesën e njëqindtë nga ç’desha:”Njeriut të Zotit, meditans e militans, Burrit shqiptar përfaqësonjës, më të madhit epik të shekullit.”[3]Kurse në një analizë që bën mbi lirikën e Fishtës e quan poetin koleg ” shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar” dhe vazhdon: “Ky është, si të thesha monopolariteti gjenetik i artit të Fishtës, kështu do t’i thesha më dy krahasime paralele gjithë poezisë që na ka falur ky vigan i Kombit…”[4].

            Është shfaqë edhe synimi shvleftësues, në ndonjë analizë stilistikore, po krejt të sipërfaqëshme, buruar prej ndjesive të xhelozisë, më shumë se prej arsyeve të tjera, besojmë. Arti i Fishtës është përçmuar si folklorizant. Duke i vënë përballë vargun e lirë e modernitetin e tij tek Migjeni; duke krahasuar të pakrahasueshmet. E duke mënjanuar faktin që vetë Fishta nuk qe aspak përjashtues por veçse vlersues e inkurajues për talentet e shkrimtarisë së kohës së vet. Sidomos për më të rinjtë. E jo veç i Koliqit, bie fjala, por edhe i Migjenit. Ai e  çmonte  “djaloshi i talentuem”, kur ndër biseda me të, bashkëvllazën françeskanë i shfaqnin mospranim për idetë a poezitëe tij e madje  e cytnin duke i thënë: :”Pader, duhet me ju pergjegjë këtij Migjenit..”. E poeti pati dhënë atëherë këtë përgjigje për bashkëvllaznit:“Lenie rahat djalin e Gjushit [Gjergjit] se asht  ende i ri. “, pohojnë bashkëkohës se u thoshte Fishta për të.[5]

            Fishten nuk e duan dramaturg…

            Fishtën e citojnë dhe e përmendin rrallë si dramaturg. Ani pse ai është autor i 40 dramave e melodramave, të shkruara a të përshtatura. Me shkrimtarinë e vet në gjininë dramaturgjike(që kryesisht është e shkruar në vargje), por dhe me vënien në skenë, thuajse të shumicës së veprave të këtij zhanrri, Fishta u shenjua vetëdijshëm si themeluesi i teatri shqiptar. Dhe ndërmend të vjen e të rivjen autografi që Lasgushi i shkruan në librin dhuratë: meditans e militans[ëndërrimtar dhe luftarak].

            Veprimi i tij për teatrin zë fill që më 1902. Asokohe, salloni në Kuvendin e Françeskanëve në Shkodër, ku ishte edhe “rezidenca krijuese e shkrimtarísë së Fishtës” u kthye edhe ndër sallat e para në atë qytet e më përtej, sallë shfaqjesh ku filloi të kumtohej shqip.(Pak më vonë, me 1919, në Gjuhadol, në oborrin e shkollës fretnore u ndërtua një sallë tjetër[6], një sallë me 300 ndenjëse për spektatorë)Dhe vetëm shqip. Këtë pati kurajë ta bënte Gjergj Fishta, i cili, edhe kur përdorimi i shqipes ende qe i ndaluar nga Perandoria Osmane e futi atë si gjuhë mësimi në shkollat françeskane (liceun françeskan “Illyricum” dhe në shkollën e motrave stigmatine) kur ishte drejtor i këtyre shkollave. Studiuesi Tonin Çobani[7] na kumton se: ” Aty [në sallonin e fretënve] mendohet se u shfaqën dy skeçet origjinale të Fishtës (“Autori, Shtypshkronjësi” dhe   “Përpara derës së Parrizit”), komeditë “Mjek përdhuni“(1905)  dhe “I ligu për mend” (1908), të dyja sipas Molierit, si dhe dy pjesë origjinale me karakter didaktik: “Gjuha e Mësimit” (1907) dhe “Nevoja e mësimit” (1907). Kurse Faik Konica, në esenë e tij të gjatë “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Europës juglindore shkruan:”At Fishta është marrë me secilën gjini letrare dhe në të gjitha ka qenë i suksesshëm”[8] edhe pse në Europë e përtej, në fakt ai qe i njohur prej “Lahutës…” kryesisht dhe prej veprimit të tij , sidomos diplomatik…

            Fishtën nuk e duan satirik, kur thonë se “Gomari i Babatasit” (1923) e kishte shkruar me mllef. Atë, poemën e gjatë(3880 vargje, siç shënon autori)me satirë shpartalluese për burokracinë e kalbur të shtetit të sapolindur shqiptar. E shijueshme dhe milituese (militans) edhe sot, gati njëqind vjet më mbas.Që ende “tremb” e trand fort, sa atëherë kur u shkrua. Me forcën fshikulluese të verbit të zgjedhur po dhe me aftësinë kreative, të fuqishme, po edhe elegante polemizuese.

            “Siç është vërejtur, “Gomari i Babatasit dhe “Visku i Babatasit”, janë shenja të larta emancipimi mendor e shoqëror të shqiptarëve, të cilët nuk na kanë lënë, për fat të mirë pa dëshmi dinjiteti për të përballuar të vërtetën. Në këtë pikpamje, kjo vepër mund të krahasohet, siç është krahasuar me “Udhëtimet e Guiliverit” tek anglezët, me “Shpirtrat e vdekur” tek rusët, me “Gjermania-një përrallë dimri” te gjermanët etj.-shkruan studiuesi Stefan Çapaliku.[9]

            Edhe tani, para dy vjetësh, kur u vu në skenë “Gomari i Babatasit”, në Shkodër salla e teatrit qe plot për disa netë, po nga zyrat u patën shigjetuar me turivarje…

            Fishtën e duan me patjetër profashist, proitalian e gati antishqiptar. Atë, hartuesin e fjalimit brilant në organizatën e kombeve:“Shqiptarët e të drejtat e tyne”, kryetarin e komisionit të alfabetit në kongresin e Manastirit, ku u konsakrua(shenjtërua) alfabeti i gjuhës shqipe.Të vetmin ndër shqiptarët e shquar që e shërbei çeshtjen kombëtare shqiptare, me të gjitha mënyrat e mjetet e mundshme, këtu, në Shqipëri. E jo mërguar. “Me aq zavalle[halle, telashe] krejet/sa me t’u ba me dalun fejet, siç ai vetë thotë e shkruan.

            Nasho Jorgaqi, njëri prej tyre, shkruan[10]: Për fat të keq, kleri katolik shqiptar, që trashëgoi një traditë të shkëlqyer në historinë tonë kombëtare, në prag dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk u gjend me ato forca që u hodhën në luftë kundër pushtuesve fashistë. Përkundrazi, kleri katolik, në një mënyrë a në një tjetër, i hapi rrugën pushtimit italian, e mirëpriti ushtrinë agresore, duke i cilësuar legjionet e saj “pëllumba të Krishtit”, e mbështeti “rendin e ri fashist” dhe u vu në rolin e bashkëpunëtorit të tij… Dhe në qendër të arsyetimeve, për të përmbushur idenë e paracaktuar, vihet Fishta: “Fishta, dashur pa dashur, flirtoi dhe u kthye ose u përdor si ithtar i pushtuesve”. Në të vërtetë, asnjë personalitet shqiptar i kulturës, rezident i përhershëm në truallin ku lindi, nuk ka marrë nderime e vlerësime të pafundme superiore sa At Gjergj Fishta, në gjallje të vet, i rrethuar me lavdi si askush deri atëherë në Shqipëri. Njëri syresh, Luigi Federzoni, shkrimtar, publicist dhe politikan i rëndësishëm i kohës,[Ministër i fashizmit] pas vdekjes së Fishtës shkruan: Në të [Fishten] kemi pa se gjallonte e rrahte zemra e shpirti i kombit fisnik shqiptar me të gjitha bukuritë e miteve origjinale, të traditave mistike e kalorse, të dokeve besnike të vjetërsisë, të ndjenjave heroike. Secili nesh ka kuptue se Gjergj Fishta kishte me të vërtetë lartësinë e Poetit Kombëtar. Tashti e dijmë se vepra ka për të mbetë në mende e në nderim të shqiptarëve[11].

E kush do të ishte më i interesuar se ai t’ia njihte Fishtës “meriten” e të qenit fashist ?

            Kurse gazeta e parë e Italisë “Corriere della sera”[12], me 31 dhjetor 1940, lajmin e vdekjes së Fishtës, poetit kombëtar shqiptar (Il poeta nazionale albanese) e përcjell me një artikull të gjatë, ku ndër të tjera shkruan:…Mbasi u ba nji ndër eksponentët kryesorë të Shqipnisë së ringjallun, ai mori pjesë në Konferencën e Paqës në Paris dhe ma vonë u emnue deputet dhe zevendës-kryetar i parlamentit. Në shenj mirënjohje, si mik i sinqertë i Italisë, për meritat e tij ndaj vendit të vet dhe për vlerat e botimeve të tij, u ftue në majin e shkuem me marrë pjesë në Akademinë Mbretnore të Italisë…Dhe aspak e askund edhe këtu nuk përbashkohen Fishta me … fashist.

Ndërsa, italiani Enrico Grasi, që e kishte njohur nga afër poetin, duke folur për popullaritetin e tij në të gjitha shtresat e popullsisë, pohon se, prej disa të rinjve shkodranë kishte dëgjuar se fjalët e fundit të shenjta të Fishtës kishin qenë: Jo për tjetër, por sepse po lë armikun mbi truallin shqiptar, mua më vjen keq që më duhet të vdes.[13]

Ndërkohë, Lasgush Poradeci[14] ka shkruar se mesazhi i fundit i poetit Gjergj Fishta janë fjalët e tij, thënë një françeskani që i qëndronte te koka në çastet e fundit: “Po vdes. Ju tash keni me mendue për salikim, por, fundi i fundit, dhe kombi ka të drejtë mbi mua”, duke e përqasur kështu me Amanetin e Dante Aligherit: “del resto, anche la nazione ha dei diritti su di me”.

I mosmirëkuptuar edhe prej eprorëve të vet

Dashunia për Atdhenë këtu në Shqipni, po ishte nji faj, nji mëkat, nji delikt [krim]…dhe kjo kufomë e shkretë na dëshmon ne si ndëshkohet faji i atdhedashunisë”- janë dy rreshta të shkëputur nga fjalimi që vetë Fishta mban në varrimin e Avni Rrustemit. [15] Një fjalim , i cili edhe për rrethanat  e momentin kur u mbajt, pati jehonë të madhe. Me pranim e pëlqim po edhe me kundërshtí të forta. Madje pati qortime serioze prej “të vetëve”. Vetë Ministri i Përgjithshëm i Urdhërit Françeskan në Romë, Padre Benardino Klumper OFM, në letrën dërguar Provinçialit tëFretëve në Shkodër, At Pal Dodaj, me 2 qershor 1924[16], shkruan: “…Rregulltarët tanë [françeskanë] merren me politikë e kanë mbërrijt deri aty sa të mburrin të riun që ka vra Esat Pashën në Paris, qoftë në revistën “Hylli i Dritës”, si dhe duke e lavdërue në publik, mes popullit…Nëqoftëse nuk do ta ndreqin shpejt, Kongrecacioni i shejtë i Propagandës do të marrë masa të randa, si me ndalimin e botimit të revistës, si dhe ndëshkimin shembullor të rregulltarëve…” Dhe fjala është për Gjergj Fishten, kuptohet. Qortimi mbështetet në qëndrimin kategorik që Kisha  dhe feja ka mbi vrasjen. Arsyeshëm deri këtu.Mjafton të kujtojmë Urdhnin e 5-të (Mos vrit) të dhjetë Urdhnimeve (Dekalogut). Në përputhje me të është e ndaluar vrasja, madje edhe vetvrasja, pse jeta nuk është e jona , është e Zotit.

            Mirëpo Fishta, me parimsinë që e karakterizon i përgjigjet Kongregatës së Propagandës Fide, pra eprorëve të vet me një letër-përgjigje, me dhjetë pika. Në thelb ai mbron gjithë veprën e françeskanëve shqiptarë në dobi të atdheut e të kombit  dhe thekson se ajo , asnjëherë nuk ka qenë përkundër parimeve të fesë e të Kishës. Edhe, për vrasjen në fjalë ai është konseguent në argumentin e vet. Sipas studiuesit Kolec Çefa: Ajo vrasje, sido e paligjëshme nga morali i fesë, ka vrarë faje të tjera në kokë të Esatit [që kishte tradhëtuar interesat e kombit] dhe ka qenë e dobishme për të mirë të popullit tonë. Shkurt, ajo vrasje, mendon poeti, do të sjellë punë të dobishme për të gjithë popullin e atdheun tonë.”

            Keqkuptimet, si interpretim jashtë kontekstit:

Ka pasë një keqkuptimin shpartallues në dëm të autorit dhe të veprës, që ka vijuar gjatë me dekada, shkëputja nga konteksti logjik dhe satirik i poezisë Methamorfphosis, (1907) i  strofës:

Ta dijë Shqypnija

Pra, e sheklli mbarë,

Se mâ mbas sodit

Unë s’jam Shqyptar…

E shkëputur kështu dhe e injektuar, tek “njeriu i ri” i kohës së rregjimit, si element propagandistik, që shkonte i sinkronizuar me gjithë urdinë propagandistike në rroposjen e Fishtës, ajo shkëputje ka shërbyer si “argumenti” i “tradhëtisë së madhe” të Fishtës përgjatë gjithë kohëterrit gjysëshekullor që e shoqëroi autorin dhe veprën në diktaturë. Se, mjafton të bashkëlidhim fillin e poemthit satirik nga strofa e parë:

Qe besa, or burra

Nuk di kah t’çajë,

Mbasi do t’thirret

Sot derri dajë…

Me anmiq t’Shqipnisë

Unë, pa u frigue,

mjaft jam, i mjeri,

kacagjelue.

Pse kam pasë thanë

deri sivjet:

Lum ai qi shkrihet

Per Atme t’vet.

Edhe kam pritë,

Mbas k’tij mendimi,

Trimnisht për atme

Çfarëdo ndëshkimi….[17]

Rrëzohet kështu ajo “kështjella e ndërtuar mbi rërë”, që banalisht realizohet me shkëputjen kontekstuale, logjike e satirike  mbi të cilën është ndërtuar poemthi.

Në përmbyllje, një tjetër theks për t’u shënuar: keqkuptimi dhe moskuptimi ende vazhdon. Në të tjera forma e mënyra më të stërholluara. Kryesisht me harresë e shpërfillje. Prej kritikës, prej shkrimtarëve, prej shkollave, prej mediumeve…e prej zyrave po se po.


[1]Tonin Çobani, Ndue Ballabani:”Gjergj Fishta-vite, vende, vepra”, fq.332

[2] Kolë Ashta, “Fjalor i plotë i nxjerrun nga shkrimet e Mjedës”, dorëshkrim.

[3]Tomorri i vogël: vjeti i II i datës 1 kallnor 1943

[4]Gjergj Fishta:Shkëndija, numër përkujtimuer, (L.Poradeci artikulli:”Gjergj Fishta lirik)1941, fq.24

[5]Pohim i dëgjuar  prej meje nga At Shtjefen Pistulli(1922-2008), ish nxënës në Liceun Illyricum, 1930-1938

[6]Lec Shllaku, Maskat shkodrane-Kur lindej teatri, fq.60

[7] Tonin Çobani, Ndue Ballabani:”Teatri i Gjergj Fishtës”, fq.132

[8]Faik Konica:”Shqipëria, kopshti shkëmbor i Europës juglindore”, Tiranë 2006, fq.83

[9]Stefan Çapaliku: nga “Fishta satirik”, Pasthënia e “Gjergj Fishta-vepra 8, Satira” , fq.211

[10]“A flirtoi Gjergj Fishta me pushtuesit fashistë”, gazeta Dita, 2 tetor 2016

[11]“Gjergj Fishta” numër përkujtimuer, botuar nën kujdesin e revistës “Shkëndija”, Tiranë 1941, fq.6.

[12]“Corriere della sera”, 31 dhjetor 1940

[13]Enrico Grassi, “Giorgio Fishta, spirito di fiamma e di luce-fryma e flakës dhe e dritës ” në Gjergj Fishta,botim përkujtimuer, nën kujdesin e Shkëndisë, vepër e cituar, f.101.

[14]Lasgush Poradeci, Vepra 2, Onufri, Tiranë, 1999, f.68

[15]Gjergj Fishta, vepra 10, botime Fishta, Lezhë 2012,Fjalimi mbi varr të Avni Rrustemit, fq.250

[16]Kolec Çefa, “Nëpër gjurmët e Fishtës”, fq.11

[17] “Methamorphosis”, Gjergj Fishta vepra 10, fq.35

Filed Under: Featured Tagged With: Frano Kulli

Në Amerikë apo në Qaf të Barit?

October 6, 2021 by s p

Marçel Hila

Xhaxhai i Sokol Mulës, Kadri Mula, kishte vite që qe arratisur. Jetonte në Amerikë. Familja e Deli Mulës u dërgua në internim. Pastaj tre viteve u lirua. Fëmijët e vëllezërve të Kadriut nuk morën shkollë të lartë, edhe pse shkëlqyen në mësime. Ishin nga fshati N i Tropojës. Për shkak të kësaj biografie, bashkë me djalin e xhaxhait të tij, Dritanin, Urimi u dërgua ushtar në repartin e xhenios. Bënin bunkerë. Xhaxhai larg, Kadriu, i punës e i leximeve, atje, bëri, po themi, ‘karrierë’: figurë e rëndësishme e organizatës Shqipja Dykrenare. Publikonte, fliste në zërin e  Amerikës e mbante kontakte me krerët e rëndësishëm të diasporës politike kudo. 

Një ditë, oficeri i repartit, komandanti, i thirri e u tha të dyve, Urimit e Dritanit, se mund të shkonin me leje treditore në shtëpi. Ata u çuditën, sepse nuk e kishin kërkuar. Ua mbushi letrat e i nisi. Të rinjtë u habitën. U duhej tani të shkonin deri te agjencia e  kamionëve të gjenin makinë e të iknin. U ra ky gëzim si prej qielli. U nisën. Nuk ishte larg, pak kilometra. Të rinj ishin, e hanin rrugën. 

Sapo morën një kthesë, kur dy burra, të veshur e të mbathur, i dolën para dy ushtarëve. 

– Ju, hyni në makinë! – i urdhëruan. Një si ambulancë gjendej e parkuar pranë kanalit, buzë rrugës.  

Të dy kushërinjtë i kapi frika. Edhe pamja e atyre dy njerëzve, që flisnin me ton kërcënues, i terrorizoi. Hipën. Brenda kishte perde të trasha, të lëshuara e që nuk lejonin të hynte drita. Mjeti u nis. Të rinjtë nuk e dinin se për ku i nisën. I kapi paniku. Udhëtuan kështu rreth një orë. Pastaj, ambulanca ndaloi.

– Zbrisni! – i urdhëruan. Djemtë zbritën. E panë veten në një oborr. Nuk kishin qenë kurrë më parë këtu. Ku gjendeshin? I futën në dy dhoma të ndryshme qe kishin nga një krevat, një tryezë, por pa dritare. Ndriçimin e bënte një llambë në tavan. 

Dera u mbyll. Pas rreth dy orësh, që nuk kalonin kurrë, dikush e mori Urimin. U çuan diku, në një ambient të mobiluar, me kolltukë, me një tryezë të madhe. Zyra kishte dritë, që hynte nga dritaret. Ai, si i tromaksur, nuk po e merrte veten.  

– Hë, djalë, si je? – ia bëri njëri, që dukej se ishte i rëndësishëm, por që nuk u prezantua. 

– Mirë! –  u përgjigj fakiri i tulatur e me ndrojtje. 

– Çfarë do të hash? 

– Ë? Asgjë! Veç më tregoni ku jam e pse më keni sjellë këtu?

Dy burrat nuk treguan. Filluan gjoja të bënin shaka, por edhe papritur zymtësoheshin e mrrulleshin. Herë bënin si hokatarë e herë rrinin seriozë e kërcënues. Nuk iu përgjigjen pyetjes së tij. Djali u frikësua pa masë. Donte të dinte ku gjendej. Edhe rrëmbyesit, duke deshifruar ankthin që i lexohej nga sytë, sepse orbitat e kokërdhokët nuk po i gjenin qetësi, si dhe nga lëvizjet e pakontrolluara, e kuptuan se ai po përjetonte ankth. 

– Qetësohu! – i tha ai që dukej se ishte më i rëndësishmi, sepse bënte poza e përpiqej të përdorte një mënyrë autoritare komunikimi. – Dëgjo! Je këtu se do Partia. Ju njohim mirë. Vërtetë që jeni të deklasuar, si familje keni qenë në internim, por Partia mendon edhe për ju, ju edukon, ju mbron, dhe … edhe ju duhet t’i përgjigjeni asaj, kur ju kërkon apo ju beson një detyrë. 

Urimi ishte i tromaksur. Dëgjonte, por nuk  po dinte të kapte thelbin e fjalëve të atij që i fliste shtruar e me pak kërcënim brenda. 

– Ti e do partinë? – i erdhi pyetja, si për ta sjellë në vete.

– Po! – u përgjigj ai instinktivisht e krejt konfuz.

– Ashtu, shumë mirë. Je këtu se të pret një detyrë e rëndësishme. Partia beson se ti mund ta kryesh, e mirë madje. – Urimi shihej lehtë se vazhdonte të ishte i tronditur.

– Mos kij frikë. Do të kesh ndihmën tonë për çdo gjë. – Dhe pyetja bombë: – ti ke një xhaxha në Amerikë?

– Po! – përgjigj automatikisht, pa menduar dy herë Urimi. 

– Kadri Mulaj, xhaxhai i jot, është anëtar i një organizate të rëndësishme atje … ti, domethënë ne, të dërgojmë atje, dhe ti, duke qenë pranë tij e … përkrah dhe – Urimi vazhdonte të mos kuptonte gjë. Burri hijerëndë vazhdoi: – duke qenë i nipi i tij e duke i qëndruar pranë, edhe ti bëhesh i rëndësishëm.

– Çfarë duhet të bëj? – i doli pyetja e ua lëshoi para.

– Ti? Asgjë! Veç do të marrësh pjesë në mbledhjet e organizatës, në diskutime, se … mbledhjet ata i bëjnë në salla të mbyllura, ku marrin pjesë shumë pak veta. Dokumentet që do të hartosh, do t’i bësh në dy kopje. Për shembull proces-verbalin e mbledhjeve, atë që tregon se çfarë është biseduar e kush ka diskutuar ... – dhe demoni autoritar po e shikonte ngulazi – njërën kopje ia dorëzon Partisë … kemi njerëzit tanë atje. Ua jep atyre. Vijnë ata e të kërkojnë … do t’i njohësh, nuk është aspak e vështirë … 

Ushtari i shkretë po rrinte i ngrirë, pa fjalë, në heshtje, plot frikë. U tmerrua kur mendoi se sigurimi i shtetit kishte njerëz që vepronin lirisht në Amerikë dhe survejonin xhaxhanë e tij. Urimi s’kishte pasur rast ta njihte axhën e vet, por nga diskutimet në shtëpi, kishte formuar një ide shumë të mirë për të. 

– Këta janë maskarenj! – i edhi në mendje. – Unë të jem spiuni i axhës tim? Deri këtu ta uli veten? Jo, jo, punë që nuk bëhet. As që bëhet fjalë.

– Hë? –  i erdhi si çekan pyetja e njërit prej tyre – pranon?

– Ti – ia mori fjalën tjetri – do të firmosësh këto letrat dhe për të fituar besueshmërinë tonë, do t’i dalësh dëshmitar kushëririt tënd, atij që erdhe këtu me të. 

– Pse?

– Sikur ka bërë agjitacion e propagandë. Ai do të hyjë në burg e do të bëjë ca vite, ndërsa ti mbërrin drejt e në Amerikë!

– T’i dal dëshmitar kushëririt?

– Po, dhe të hapen rrugët e jetës e shkon në Amerikë …

– Jo, punë që nuk bëhet! – u përgjigj me vendosmëri Urimi. 

Dy burrat u egërsuan, u tërbuan, u nxinë. Njëri e kapi seriozisht situatën e ia nisi me metoda bindëse:

– Pse nuk pranon?

– Si të pranoj? – foli i trimëruar Urimi – Të tradhtoj xhaxhanë? Nuk bëhet! T’i dal kushëririt tim dëshmitar për gjëra që nuk i ka bërë? As që më shkon në mendje. 

Ai seriozi, që bënte kompetentin e që ndoshta ishte i rëndësishëm, por që nuk u prezantua, tha:

– Mendo mirë, se nuk i lutemi kujt. Mendo. Ke rast, shkon në Amerikë,  … por – dhe bëri një pauzë, – po nuk pranove, të pret burgu.

Një ndjenjë ankthi dhe terrori e pushtoi të riun. Reagoi pafajësisht:

– Nuk kam bërë asgjë, pse të hyj në burg?

– Atë e dimë ne. Por, shko në dhomën tënde e mendohu. Jep përgjigje nesër. Zgjidh burgun apo Amerikën.

E çuan te dhoma. U hap dera përballë, U dëgjua zëri i kushëririt, që plot frikë, bënte edhe ai pyetje, por që nuk merrte përgjigje. E çuan te dhoma ku kishte qenë pak më parë Urimi.  

Urimi pësoi një dalldi mendimesh. T’i dilte kushëririt dëshmitar? Punë që s’bëhej. Turp i madh. Qenë rritur bashkë! Skandal. As që bëhet fjalë. Nata qe e gjatë, e pafund, s’mbaronte kurrë. 

Të nesërmen në mëngjes e morën lart. Ishin po këta të dy. Në fillim u zgërdhinë, pastaj u bënë seriozë. 

– Ke ndërruar mendim apo jo?

– Jo, punë që nuk bëhet! – foli me vendosmëri ushtari i bunkerëve. 

– Shiko, kushëriri yt është dakord që të të dalë ty dëshmitar e të shkojë ai në Amerikë …

Sokolit iu duk trillim i pabesueshëm. “Seriozi po gënjen trashë!” – mendoi.

– A do të shkosh në burg apo në Amerikë? Ne e kemi zgjidhur! Je ti që nuk po vendos si duhet.

Kur thanë këtë, Urimi mendoi se qe gënjeshtër. “Pra as kushëriri nuk paska pranuar!” – mendoi.

– Jo, nuk mund t’ia bëj një gjë të tillë kushëririt tim dhe as xhaxhait. Bëni si të doni!

– Shiko, shko edhe njëherë e mendohu, pastaj, nesër flasim për herë të fundit! More vesh? Kur të mbërrish me auto-burg në Qafë të Bari, atëherë do ta kuptosh se ke humbur rastin! Po humbet Amerikën. Ik mendohu!

E çuan përsëri në dhomë. Një trazim i madh e kapi. Të lozte rolin e nipit të mirë e të tradhtonte xhaxhanë? Apo të bënte tradhtarin e t’ia shkatërronte jetën kushëririt? Po familja? Po e mori vesh se kishte pranuar të hynte në këtë punë të ndyrë? Amerika e joshte keqas, me gjithë forcën e saj tunduese. Frika e Qafë Barit e masakronte. I silleshin të gjitha këto në mendje, i pështjelloheshin, e goditnin. 

U hap dera. Po e merrnin përsëri. Kjo duhet të ishte e fundit. 

– Hë – i thanë – a ke bërë mendim?

– Nuk mundem as axhës t’ia bëj këtë e as kushëririt. Bëni ç’të doni! 

Dy veta të tjerë e morën Urimin e shkretë. Një makinë e mbyllur e sorollati disa herë diku, gjatë e pastaj, … pastaj i vunë hekurat. E çuan në Kukës. Aty i dolën tre veta dëshmitarë se kishte kryer krimin e agjitacionit e të propagandës. Mes tyre edhe kushëriri i tij, Dritani. E dënuan shtatë vite burg. E dëgjoi vendimin nga goja e gjykatësit. Pastaj, një ditë, një makinë  e çoi në burgun e Qafë Barit. 

***

– Urim Mulaj – thirri roja i burgut.

– Urdhëro!

– Të kanë ardhur njerëzit e shtëpisë.

Urimi doli. Eci e shkoi deri tek vendi ku bëheshin takimet me familjarët.

Pa nënën, babanë dhe vëllanë e vogël. E pyetën. Pastaj edhe ky pyeti për njerëzit e tjerë të familjes, për motrat e xhaxhallarët. Edhe për kushërinjtë. Pyeti edhe për Dritanin, që ia bëri atë turp, i doli dëshmitar. Nuk ishte lojë. Por donte të dinte sesi përfundoi puna e tij. I kishte mbetur enigmë: A përfundoi edhe ai në burg si ai apo jo?

– Po Dritani si është?

Me një shenjë me dorë, i ati i tregoi se ai ishte arratisur. Kishte mbërritur në Amerikë. 

– Ashtu?

– Po, Hamdija ka marrë letër që thotë se është atje shëndosh e mirë! 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Marcel Hila

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2808
  • 2809
  • 2810
  • 2811
  • 2812
  • …
  • 2930
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT