• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

YMER ELSHANI DHE LIBRI “NJOHJA E TRIMAVE”

November 14, 2021 by s p

Bedri TAHIRI

C:\Users\ttahiri\Desktop\OIP.jpg
C:\Users\ttahiri\Desktop\244989014_4814591561992015_1413063736919766115_n.jpg

Shkrimtarin për fëmijë, Ymer Elshanin, e kisha njohur përmes shkrimeve para se ta takoja. Mirëpo, takimi me të, edhe më shumë ma shtoi dashurinë për penën e tij të mrekullueshme. Ishte 24 dhjetor 1996. U takuam në hyrje të Pallati të shtypit. Ter buzagaz e me gazetën “Bujku” në dorë, më përqafoi e si më humor më tha: Më zure…! Nuk dija gjë. Ai e shpalosi gazetën dhe ma vuri përpara tregimin NJOHJA E TRIMAVE!

-E sheh, të kam marrë diçka nga libri “Azem Bejtë Galica”, të cilin e lexova para disa ditësh dhe më pëlqeu shumë! 

Unë e përqafova për së dyti dhe e përgëzova. Sa modest që ishte! Sikur u skuq pse i kishte pëlqyer dhe e kishte frymëzuar një fragment nga libri im, botuar ditë më parë! U ndamë, se i ngutej për në mësim. Mezi prisja ta merrja gazetën e ta lexoja atë tregim të mrekullueshëm!

Edhe një detaj tjetër. Tek e intervistoja poetin e madh Xhevahir Spahiu, në Durrës, në gusht 2008, ai më tha: Shpirtërisht kam qenë jetë e mot me Drenicën heroike. Kur isha për herë të parë në Kosovë, më 1979, isha i fundit nga poetët e Shqipërisë që shkoja në atë pjesë të truallit tonë. Pas luftës së fundit, fati e deshi që të jem ndoshta poeti i parë që vizitova Kosovën. Isha me miqtë e mi të respektuar: Moikom Zeqon, Bardhyl London e Pano Taçin. Kur hymë, Drenica mbante erë shkrumbi e erë baruti. Ndalojmë në Drenas. Doja ta shihja vendin ku ishte vrarë poeti i njohur Ymer Elshani me gjithë familje. Në oborrin e shtëpisë së tij na pret një plak mbi të 70-tat, me qeleshe të bardhë në kokë e me një shall malësori. Ishte babai i poetit. Pasi përshëndetemi vëllazërisht, ulemi në tokë. Lotët na pushtuan. Të gjithë qanim. Ai qante pa zë, unë isha gati të vija kujën, por u përmbajta. Aty erdhi edhe i vëllai i Ymerit, i cili shpjegoi: Policët serbë gjetën dorëshkrimin e një vepre të Ymerit, kushtuar Azem Galicës, të cilën e asgjësuan…

Kush ishte Ymer Elshani?

Ishte  shkrimtari më i frytshëm e më të përkushtuari për fëmijë dhe, njëherësh edhe studiuesi më i mirë i asaj letërsie. Pena e tij e artë skaliti:  poezi, poema,  tregime, pjesë teatrale, romane e kritikë letrare.

Në shpirtin e tij letrar, siç duket, reflektuan tre emra të mëdhenj: Fazli Greiçefci (daja i tij), Nebil Duraku (tek i cili kishte banuar një kohë) dhe Rexhep Hoxha (mësimdhënësi i tij). Për të gjallë arriti të botoi njëmbëdhjetë vepra letrare; poezi, tregime, romane.

Ymer Elshani u lind në Korroticë e Poshtme, më 14 qershor 1948. Fëmijërinë dhe rininë e kaloi në fshat. Katër klasë të fillores i mori në vendlindje, e katër të tjera  në Komaran, në shkollën ”Jeta e re”. Talentin e tij letrar e shfaqi që në moshën 10 vjeçare. Si nxënës i klasës së shtatë botoi poezinë e parë në revistën ”Pionieri” nr. 6 te vitit 1962 me titull ”Për gjah”.


          Mësimet për mësues i mori në Normalen e  Prishtinës. Me të kryer klasën e parë të shkollës normale, një ngjarje tronditëse që e pikëlloi shumë:, burgosja dhe mbytja e dajës Fazli. Në klasën e katërt të normales iu botua vepra e parë me poezi ”Anija e miqësisë”.
        Si student i vitit të parë, më 27 nëntor 1968, mori pjesë në demonstrata në Prishtinë dhe për pak e pësoi me largim nga puna, se edhe studionte, edhe punonte (e mbrojti drejtori Halil Bogaj). Në mësime Ymeri ishte përherë i shkëlqyeshëm dhe punonte pandërprerë. Nga të ftohtit dhe udhëtimi me biçikletë sëmuret bukur rëndë saqë një kohë e kalon në spital. Por ai kurrë s’u dorëzua. Posa doli mësues s’u kënaq me kaq dhe në afat rekord i kreu studimet. Në tetor te vitit 1972 diplomoi në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Me 1978 Ymeri magjistroi me temën ”Poezia për fëmijë 1946-1976 në Jugosllavi”.  

Pas katër vitesh që punoi në shkollën fillore ”Jeta e re” të Komoranit, kalon në gjimnazin ”Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” në Drenas…Që nga shtatori 1977 u bë drejtor i gjimnazit, që tashmë ishte shndërruar në QAMO dhe quhej “Mareshali Tito”. Organizator i suksesshëm, punëtor i palodhshëm, ai me profesorët e tjerë vinin rend dhe disiplinë të jashtëzakonshme në shkollë. Ishin këto vitet e lulëzimit të arsimit në Drenas. Dolën disa breza nxënësish të dalluar, të cilët më vonë u benë mjekë, profesorë, ekonomistë etj. 

 Por, pa mbushur katër vjet të punës si drejtor, më 2 prill 1981, në Drenas shpërthyen demonstratat. Ai me profesorët dolën  për t’i përcjellë nxënësit dhe pas disa ditësh fillojnë diferencimet ideo-politike e Ymerin e përjashtojnë nga puna. Aq më keq, atij iu ndalua publikimi i shkrimeve dhe ndiqej këmba-këmbës nga shërbëtorët e sigurimit.

Pesë vjet Ymeri mbeti në shtëpi. Ishte bërë bujk i mirë, por letërsinë dhe krijimtarinë letrare nuk e la. Shkruante poezi, poema, tregime dhe me një qëndresë të pashoqe u bënte ballë furtunave që ia imponuan forcat reaksionare dhe njerëzit shpirtzinj.
      Pas një kohe të gjatë punësohet në fabrikën e ,,Ferronikelit” si përkthyes, ku punoi nga viti 1985 deri më 1992. Prapë e largojnë nga puna si ”tepricë teknologjike”.
        Më 1994 kthehet në arsim. Këtë herë prapë në gjimnaz si zëvendësdrejtor. Në rrethana të rënda për arsimin tonë, Ymeri prej vitit 1996 emërohet këshilltar për lëndën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, ku dha kontribut të madh në mirëvajtjen dhe përparimin e arsimit.  

Kur lufta filloi, më 1998, Ymeri kishte vendosur të mos largohej nga vendlindja. Pas intervenimit të NATO-s, pikërisht më 15 prill 1999, u dëbua nga fshati bashkë me tërë familjen dhe u vendos në Poklek i Vjetër.

Më 17 prill 1999, herët në mëngjes tenton të depërtojë në Drenas me familjen e tij, por policia serbe i kthen prapa. Ymeri, me gruan, me 4 djemtë dhe me kunatën Shukrijen strehohen në shtëpinë e Sinan Muçollit, ku barbarët serbë i vrasin pamëshirshëm 52 veta.  Këtu, përveç Ymerit, vritet e shoqja Nafia, 4 djemtë e Ymerit: Ardiani, Mirani, Kujtimi, Nderimi dhe kunata Shukria. Të nesërmen në një shtëpi afër vritet nëna e Ymerit, Nailja, e cila ishte motra e Fazli Greicevcit.

Mirëpo, poeti nuk vdes. Ai dhe vepra e tij jeton për jetë të jetëve. Kujtimi për dëshmorin Ymer Elshani është i përjetshëm. Ai na ka lënë një mal veprash monumentale:


  1. Anija e miqësisë (vjersha)-1972
  2. Çka ëndërrojnë lulet (vjersha)-1971
  3. Ndodhitë e Hundëkarrotës (roman)-1971
  4. Loti udhëtar (tregime)- 1977
  5. Ishulli i lumturisë (tregime)-1973
  6. Aventurat mbi trotinetin e vjetër (roman)-1975
  7. Guri i çmueshëm (tregime)-1977
  8. Unaza magjike (vjersha)-1980
  9. Plaku me violinë (tregime)-1984
10. Kalorësi i bardhë (poemë)-1987
11. Përjetimet e bardhoshit (tregime)-1989
12. Ylli ëndërrimtar (vjersha)- 2000
13. Vajza e diellit (tregime)-2000
14. Njohja e trimave (tregime e përralla)-2000
15. Përralla për ylberin (poemë) -2000
16. Gjeli i kuq (tregime të zgjedhura)-2000
17. Zogu i lirisë (vjersha)-2001
18. Le të vijë në Sharr pranvera (poema)-2002
19. Gjelastreni mendjelehtë (vjersha)-2001
20. Flokargjendta (tregime të zgjedhura)- 2004 dhe
21. Udhëtimet e Xhuxhmaxhuxhit (roman)-2008.

Vepra jetësore për Azem Galicën u tretë në luftë

Ymer Elshani, krahas poezisë me mjaft sukses e lëvroi edhe prozën e shkurtër- tregimin. Prej që iu ndalua publikimi, ai punonte në heshtje dhe dorëshkrimet i ruante në fshehtësi. Kështu shumë prej tyre patën ditën e botimit tek pas vrasjes së tij. Madje, këtu radhitet edhe vepra e tij jetësore, tregimet për Azem Galicën, të cilat në fakt përbënin një roman historik për kryetrimin e Drenicës.  Këtë e dëshmon vetë i vëllai, Zymeri, të cilit autori i paskësh thënë diku në maj të vitit 1998: “Dorëshkrimin e përfundova dhe besoj se do të dalë një libër mjaft i mirë, i cili do të mirëpritet nga lexuesit. Janë tregime që në njëfarë mënyre e formojnë një roman”. Dhe, dorëshkrimi për Azem Galicën siç duket qe dorëshkrimi i fundit dhe më me vlerë, në të cilin autori punoi tri-katër vitet e fundit, e i cili u asgjësua nga dora e barbarisë.

Kështu, nga kjo vepër madhore kanë shpëtuar vetëm tri tregime, dy të botuara në gazetën Bujku (“Shpata e argjendtë” dhe “Njohja  e trimave”) e tjetri (Rrëfimi për trimin e Galicës) dorëshkrim i gjetur në disa shkrime që mbijetuan…Libri “Njohja  e trimave” (128 faqe), vepër postum e autorit, është përgatitur nga i vëllai, Zymer Elshani dhe për herë të parë është botuar nga Rozafa më 2000, kurse herën e dytë në vëllimin e 5-të të kompletit, botuar nga Meshari (2019)..

Duke lexuar tregimin Shpata e argjendtë lexuesi i vëmendshëm heton prirjen e autorit për pasqyrimin e jetës dhe veprës atdhetare të Azem Galicës në frymën historike, por me mjete stilistike letrare. Ngjarja e zhvilluar në vitin 1916, kur trimi drenicas ftohet nga gjenerali francez për një mirënjohje, ngase i kishte zënë peng mbi dymijë ushtarë austro hungarezë dhe për këtë do t’i dhuroi një shpatë të argjendtë, si trofe lufte. Mirëpo, ai nuk e pranon dhe kjo tregon qartë se shqiptarët nuk po luftonin për grada e dhurata, por për liri e çlirim kombëtar.

Ndërkaq në tregimin tjetër me temë historike Njohja  e trimave, autori përqendrohet në dy personazh luftëtarë të shquar të historisë sonë: Isa Boletini e Azem Galica. Njohja e tyre bëhet në rrethana lufte, në vitin 1912, kur trimat me shumë bashkëluftëtarë ishin vënë në ndjekje të ushtrisë pushtues otomane që po ikte në theqafje. Njohja e tyre është madhështore, ajo ndodh në fushëbetejë, në rrethana lufte. Trimat, sipas autorit kanë ngjashmëri me kreshnikët, me Mujin e Halilin, me Pirron e me Skënderbeun. Pra, motivi themelor është heroizmi ynë nëpër shekuj.

Tregimi Rrëfimi për trimin e Galicës, i cili u gjet në mesin e dorëshkrimeve që i shpëtuan barbarisë serbe, e që është shkruar para dy të tjerëve, ka një diskurs tjetër të të shtjelluarit. Autori me përvojë ka zgjedhur bashkëbisedimin nip-gjysh për trajtimin e historisë së të bëmave dhe trimërive të Azem Galicës. Sipas rrëfimeve të Gjyshit, Trimi i Galicës kishte shikimin e diellit, goditjen e vetëtimës dhe jehona e zërit të tij ishte rrufe që kërcet!

Armiqtë i menduan të gjitha: ia vranë vëllain, ia dogjën shtëpinë, e sulmuan dy herë që ta kapnin të gjallë, por kot. Të gjithë ata që e donin lirinë iu bënë vëllezër, të gjitha shtëpitë u bënë të tijat dhe lufta vazhdoi pa ndërprerë…Madje edhe pas vrasjes Ai jetonte në flakën e pushkëve të shokëve të tij. 

Epilogu i tregimit ka simbolikë të shumëfishtë:

-Është vrarë dhe nuk ka vdekur!… thanë armiqtë e habitur.

-Jeton me ne,- ishte zëri i shokëve të tij.

-Kujtimi i tij na prin ne…-thanë ata dhe luftuan deri në fitore.

Edhe tregimet tjera, të përfshira në librin “Njohja e trimave”, përkundër tematikës së larmishme, reflektojnë veç atdhetarizëm, dashuri, mirësi, edukatë e mirësjellje, gjë që ndikon në botën e njomëzakëve. Gjuha e pastër dhe e pasur me figura stilistike, me frazeologji popullore e me elemente fantastike i bëjnë ato të kapshme për moshën rinore, andaj lexon me një frymë. Imagjinata e tij e bujshme, gjetjet interesante, përshkrimi i ngjarjeve dhe ambienteve ku zhvillohen ato, madje edhe vetë emërtimi i personazheve, toponimia e pastër shqipe, ofrojnë një atmosferë miqësore, harmonike e kënaqësi të jashtëzakonshme se i bëjnë fëmijët të fluturojnë me krahët e suferinës gjithandej ku ka veç mrekulli.

         Kështu, në tregimet “Filipi e dallëndyshet”,“Kreshniku”,“Fasulja magjike nga Pollogu”,“Thesari”,“Tregimi për korbin që pëlciti”,“Përralla për zogun e artë”,“Shtëpia e Kurt Zogut”,“Loja”,“Legjenda për lulëkuqet”,”Djaloshi i kuçlinës”,“Legjenda për liqenin  e pulëbardhave” etj., shkrimtari Ymer Elshani ka trajtuar një mori temash e motivesh, ku natyrshëm gërshetohet historia, legjenda, mitologja, tradita, imagjinata, duke na dhënë tablo të gjalla ngjarjesh e ndodhish, që pahetueshëm lënë mbresa të pashlyera në kujtesën e lexuesve të etshëm për dije.

Në të përfunduar, lirisht mund të themi se Ymer Elshani mbetet poeti më tragjik i letërsisë shqipe dhe, njëherësh shkrimtari më i popullarizuar i letërsisë sonë për fëmijë.

Lavdi jetës dhe veprës së të pavdekshmit Ymer Elshani!

Galicë, tetor 2021

Filed Under: LETERSI Tagged With: Bedri Tahiri

“TRIUMFI  I KOMBIT” si projekt i bashkimit kombëtar

October 6, 2021 by s p

NGA BEDRI TAHIRI 

Për Publikun dhe Partinë Demokratike: Lexoni realitetin politik dhe  mesazhet amerikane që mbështesin Lulzim Bashën! - Bota Sot

Kosovalindore.com » Misioni i kombit në rrugën e përjetësisë

Libri “TRIUMFI I KOMBIT”, Skёnder Sadri Kapiti, me një guxim të paparë intelektual u kundërvihet dukurive negative të shoqërisë sonë, që herë-herë, sikur e humb toruan dhe, gati pavetëdijshëm, bie në situate të palakmueshme, duke rënë pre e orekseve të sëmura të prijёsve të vet…Pena e tij e mprehtё nuk kursen askënd, as edhe të parët e vendit e tё partive politike, kua ata shkojnë larg e larg dhe cenojnë historinë tone. “Popujt bëhen kombe të fortë kur ata mençurohen dhe janë të guximshëm e të gatshëm për të përballur e sfiduar vështirësitё, padrejtësitë, intrigat dhe jo të binden, t’u nënshtrohen dhe të pajtohen me të keqen. Po vetëm nga frikacakët, tё shtirurit, servilët, hipokritёt dhe ata që shiten e blihen lirë për ndonjë interes të ulët nga pushteti e tradhtia, ata që shesin të vërtetën, intelektin e personalitetin, nga ata çfarë nuk pritet si e keqe. Në qoftë se një komunitet ka të tillë me shumicë atëherё jo vetëm demokracia po dhe shteti e kombi janë të rrezikuar, e nё qoftё se në një popull të tillët janë me pakicë duhet treguar shumë vëmendje, kujdes e maturi që të mos i vëmë në krye për të na udhëhequr.

 Kushtetuta e mirë, qeverisja e mirë dhe drejtësia e zbatuar mirë formon shtetin e mirë ligjor dhe e bën kombin patriot, të edukuar e të mirë. 

Realiteti ynë tregon se jemi shumë larg dhe prandaj kërkohet ndryshimi dhe ndryshimin e bën vullneti dhe mençuria e popullit, sepse populli nuk është kurrë i korruptuar, por kur mashtrohet e gënjehet me dogma e hipokrizinë e politikës së keqe duket sikur e pranon atë, por kjo është e përkohshme

Nacionalizmi, triumfi i kombit ka të bëjë me krijimin e shtetit të bashkuar kombëtar, me lirinë e pavarësinë kombëtare, me të drejtat civile, juridike, politike e shoqërore të qytetarëve; ka të bëjë me pacenueshmërinë territoriale, me unitetin e qëndrueshmërinë politike, ligjore e sociale brëndekombëtare dhe me njohje e respekt reciprok në marrdhëniet ndërkombëtare. Nacionalizmi modern është i lidhur me demokracinё dhe demokracia është në funksion të nacionalizmit pasi, poqese demokracia funksionon keq atëherё shumica e njerëzve bëhen të korruptuar dhe në një gjendje të tillë shoqërore zor se triumfon e drejta, e vërteta, ligji, e mira dhe patriotizmi, sepse paturpësia dhe amoraliteti që vijnë nga keqfunksionimi politik dhe degradimi i demokracisë dhe nga korrupsioni shfrytëzojnë jetën, sakrificën, mundin dhe fatin e të tjerëve për interesa personale.

Njeriu, populli, kombi dhe të dy shtetet tona janë realitete që vazhdimisht kërkojnë rritje të edukimit, profesionalizmit, progresit, mirëqënies e konsolidimit për të lartësuar nderin, përkatësinë, lavdinë e krenarinë kombëtare. Për të arrirë këtë nevojitet çrrënjosja e kulturёs së mosbesimit tek vetvetja jonë, tek ligji, tek drejtësia e qeverisja duke u përpjekur që së pari të çrrënjosim kulturën patriarkaliste, egoiste e autokraticiste; kulturën e abuzimit dhe korrupsionit politik dhe ekonomik, duke ndërtuar shtetin e së drejtës dhe duke i dhënë fund monopolit politik dhe pengmarrjes së sovranitetit të individit, popullit dhe shtetit për të çliruar potencialet patriotike, ekonomike, politike, kulturore, intelektuale etj. që janë privuar sot nga monopoli politik i klasës sunduese që pavarësisht alternimeve të pushtetit trashëgojnë nga njëra- tjetra të njëjtën fizionomi e përvojë të partive të regjimit, të pushtetit korruptiv e kundërpublik.

Bashkimit kombëtar i paraprinё sot integrimi ekonomik, politik, demokratik, kulturor, arsimor e gjithëdimensional brendashqiptar që të jetë mbi interesat personale miope, meskine e personale të politikanëve, pushteteve e bizneseve korruptive. Ne si komb potencojmë burime kapitale e natyrore dhe aftësi e kapacitete mendore, fizike e patriotike të jashtëzakonshme, duke qënë superiore ndaj atyre që nuk na duan e urrejnë madje dhe vetë urrejtja dhe antishqiptarizmi i tyre vjen nga ajo se ata e njohin inferioritetin e vet ndaj nesh dhe na shohin ne si kërcënim dhe prandaj historikisht ata si sllavë e grekë kanë shpifur, intriguar, lobuar e përdorur paranë; kanë pёrdorur dhe dhunën e genocidin kundër popullit tonë, dhe sot e në vazhdimësi do të përpiqen që të na pengojnë e përçajnë në rrugën tonë të triumfit kombëtar po do të pësojnë disfatën se koha është me ne dhe ne po bëhemi më shumë e më të fortë se ata.

Konsolidimi kombëtar është liria e bashkimi kombëtar dhe demokracia e legjitimiteti popullor. 

Kombi duhet të udhëhiqet nga elita patriotike, qytetare,rinore e intelektuale dhe ka nevojë për lëvizje të tilla, inisiativa e reforma të pandërprera dhe për vizionin e shekullit të ri. 

KOMBIT I NEVOJITET KONSOLIDIMI I VET nacionaldemokratik që d.t.th afirmim, krenari, personalitet e identitet, demokracitet e mirëqënie; të pranojë e respektojë të tjerët po dhe të pranohet e respektohet prej të tjerëve. 

Ne për të arritur bashkimin kombëtar duhet të shfrytëzojmë avantazhet e globalizimit e të drejtën nderkombëtare të popujve për vetvendosje si dhe parimin universal të lirive e të të drejtave të njeriut ku NATO në emër të tyre ndërhyri për çlirimin e Kosovës. 

Për Bashkimin Kombëtar duhet të punojmë ne, ta kërkojmë se nuk vjen vetvetishëm ashtu siç nuk erdhi vetёvetishëm as Pavarёsia e Kosovës. 

Të gjithë duhet të ndërgjegjsohemi për rëndësinë e përjetshme të përkatësisë nacionale që janë personaliteti dhe identiteti ynë, siguria e mirëqënia jonë në një shtet të përbashkët

Bashkimit kombëtar si i pashmangshëm kërkon nga kombi ynë aktivizim e pjesmarrje politike , poziconim këmbëngulës,vizionar e strategjik për bashkimin e kombit, zhvillim ekonomik e mirëqënie, realizim vlerash e standartesh demokratike, ndërtimin e shtetit ligjor që kërkon ndërtimi i një shoqërie të drejtë e moderne në realitetin global të sotëm. 

Që të bëjmë këto duhet që politika të marrë përgjegjsitë duke qenë transparente, e ndeshme, e hapur në një shoqëri të hapur ku politikbërja dhe politikat të angazhoje shoqërinë për reforma të pandërprera, kërkohet luftë e pandërprerë kundër korrupsionit, kërkohet funksionalitet dhe rezultate konkrete.
Triumfi i kombit është i lidhur me ndjesinë, krenarinë e shpirtin kombëtar,po nuk është e mjatueshme vetëm kjo, po ka të bëjë dhe me idealet e vlerat si ato të lirisë, punës, pronës, drejtësisë, sigurisë sociale etj, madje shumë kombe moderne formimit të tyre i dedikohen këtyre vlerave; ndërsa në aspektin ndërkombëtar kombi realizon sigurinë, barazinë, sovranitetin e reciprocitetin dhe duke mos u pajtuar me asnjë lloj pasiviteti, inferioriteti apo servilizmi të cilat politika e sotme e pushtetit në të dy shtetet nuk i ka, dhe për të aspirata kombëtare nuk është as retorikë madje bashkimi është i pashmangshëm sepse:

a) vetë zhvillimi edukativ,ekonomik e politik,kulturor politiko-demokratik ushqen, inspiron e i kërkon bashkëkombasve tanë besnikërinë dhe krenarinë e lidhur me rëndësinë e përkatësisë kombëtare dhe ndaj shtetkombit të bashkuar. Kjo e bën qytetarin shqiptar qe të mos ndjehet subjekt i krerëve politik e të pushtetit, të krahinizmave,ideologjizmave e dogmave, por të ndjehet si qytetar i kombit të vet i denjë e i barabartë dhe me personalitet;

b) ndërgjegjёsimi patriotik, qytetar, politik e ligjor të qëndrimit individual, të vlerave kombëtare e universale e të mirëqënies së përgjithshme kanë zbutur dasitë e përçarjet politike, fanatizmat e besnikëritë krahinore e partizane dhe egoizmat të cilat i ushqen politika e interesit personal dhe e pushtetit, veçanërisht në Shqipëri të cilën e kanë konstatuar madje dhe institucione e personalitete ndërkombëtare, dhe e kanë deklaruar shumë herë këtë si shkaktare të mosintegrimit së bashku me korrupsionin ekonomik, politik e elektoral. Politika shqiptare në Shtetin Shqiptar historikisht ka krijuar vazhdimisht varfëri, konflikt, papërgjegjshmëri e paqëndrueshmëri e jo me te interesohet apo tё punojё pёr bashkimin e kombit dhe kështu po shkon edhe në 100 vjetorin e Pavarësisë,

c) pavarësisht politikës, Bashkimi i Kombit është i pashmangshëm dhe lëvizet drejt triumfit të tij, sepse interesi kombëtar i gjithqytetareve shqiptarë është më i madh dhe më i lartë se çdo lloj interesi politik e pushteti personal, të të pasurve, monopoleve, grupeve e partive,

d) epoka moderne e globalizimit ka krijuar kushtet, favorizimet e mundësite e lirive etnike, kulturore, politike dhe demokratike nën suazën e të drejtës së popujve për vetvendosje dhe të lirive dhe të drejtave universale të njeriut që motivuan botën moderne të ndërhyjë edhe ushtarakisht për çlirimin e Kosovës nga Serbia, Kuvajtin nga Iraku, çlirimin popujve afgan, iraken e libian nga regjimet diktatoriale që dhunonin liritë e të drejtat njerëzore. Proçeset globale sot botës i kanë dhënë fizionominë e një shoqërie globale me organizatat shumëkombëshe joqeveritare, me organizma ndërkombëtarë ekonomikë e financiarë, OKB ka marrë tashmë atributet e një palamenti botëror; po kështu dhe BE është pothuajse një konfederatë e shteteve europiane në të cilën dy shtetet tona janë akoma të paintegruara. Në këto rrethana nacionalshovinizmave u është dhënë fund pavarsisht se akoma përpëliten fqinjët tane për mosnjohjen e bllokimin e Pavarsisë së Kosovës;

e) shpallja e Pavarsisë së Kosovës dhe krijimi i dy shteteve shqiptare të lira e të pavarura kombëtarisht, do të thotë se jemi realisht më afër se kurrë në histori pranë bashkimit, duan apo nuk duan armiqtë tanë, duan apo nuk duan ata të cilët pengojnë nga injoranca, interesi i ulët për pushtet e pasuri dhe egoizmi negativ. Koha është me ne, po duhet ne të jemi në kohë që të arrijmë triumfin e bashkimit se mjaft jemi vonuar. 

Vlera më e madhe për një popull është realizimi kombëtar e demokratik, mirëpo në realitetin shqiptar për politikën dhe politikanët e saj kjo vlerë etikëdetyruese dhe sublime është e dorës së dytë dhe e sfiduar nga interesat personale për pushtet çfarё përbën papërgjegjshmëri e mëkat dhe më keq se kaq është tradhëti. Fatkeqësisht jo vetëm politika por dhe më gjërë në aktivitetin shumëdimensional privat, publik, kulturoro-edukativ, intelektualo- akademik, informativo- mediatik, etj mungon një gjykim racional, analitik e i paanshëm; mungon debati konstruktiv, komunikativ e kritik, çbllokues, argumentues e i lirë në funksion të interesit kombëtar, emancipues e prosperues për të çmontuar e larguar strukturat, funksionalitetet e mentalitetet e vjetra, egoiste, të papranueshme e të dëmshme për ndërgjegjen shoqërore”.

Filed Under: Kulture Tagged With: Bedri Tahiri, Skender Kapiti

Udhëtim në kohë epokash

April 28, 2016 by dgreca

Shkruan: Hazir Mehmeti/Vjenë/(Shokut e kolegut Bedri Tahiri, në  gjashtëdhjetëvjetorin e  lindjes)

Një agimi nëntori shtatëdhjetë e nëntë, udhëtimit tonë i shtohet një mirëmëngjes në autobusin përplot nxënës, i cili ecte dredhas nga pesha njerëzore lakesave teposhtë Dushkajës drejt Vicianumit plak.

-Jam Bedri Tahiri, tha dhe rregulloi çantën e studentit që i rrinte varur anash.
– Po, ndërhyri  anasi ynë, Nasuf Ahmeti, ky është ai kandidati për të cilin kemi biseduar, tani i pranuar  profesor i  ri në gjimnazin tonë.
–  U gëzova pa masë pasi do ta kemi dhe një bashkudhëtar nga ana jonë, të paktën shoqëri udhëtaresh, mendova, natën e ditën, shpeshherë, në këmbë,  tri deri në katër orë.

Udhëtimin e dytë, e kaluam duke biseduar rreth jetës me ditar e asaj studentore, rreth problemeve në organizimin e mësimit, metodave, qëndrimit, shoqërisë, shqetësimeve të  punës sonë.
Gjatë Udhëtimin të tretë kuvenduam rreth programeve, ideve, çka i duhet nxënësit, çka duhet biseduar rreth vështirësive të jetës, padrejtësive sociale, çka nuk guxojmë ta themi hapur, me kënd të jemi të kujdesshëm, cilët janë veshmëdhenjtë e cilët gojëmblit e mundshëm.

Udhëtimin e tretë e patëm të vështirë nga dridhjet që vinin rrugës së groposur kohëve dhe, si për ironi, drejt kolonëve shkëlqente asfalti i ri, ngjitas me trenin, i cili ftonte udhëtarë me fishkëllimën e tij që kur. Këto dridhje shtuan urrejtjen tonë dhe ne, si për inat, e filluam bisedën heshtur, me sy, ofshamë e frymëmarrje  dhe thamë: deri kur kështu?  Miratuam shënimin e  gjashtë dhjetëvjetorit të shtetit shqiptar me Dy Vlora në djepin e shpresës. Pësst! Dëgjon Veshmadhi!

Udhëtimit të  radhës biseduam rreth porosive  trashëguar gjeneratave, rreth Naimit, Fishtës, Çajupit, Mjedës, Alfabetit, Manastirit, dhe për Shën Stefanin, E  Londrës, E Berlinit,  Lidhjen e Prizrenit, Konferencën e Bujanit, Mukjes, për Tivarin, Çamërinë. Po të mos ishte pikëcaku i përbashkët dhe të shpërthenin gomat e autobusit, sigurisht do ta harronim stacionin.

Udhëtimin e pestë  nuk folëm, çile guri gojën. Nga hartimi i nxënësve kuptuam se amaneti priste në portën e “Çukut që kërcet”.  Lexoi Bedriu, lexova unë, pa folur. Na mësoi flokëbardhi në Shtëpinë e Muzeut në kryeqytet: “Jeni të rinj, na duheni, tri palë mençuri tani kur nata ha njerëz, mbajeni mend!”

Bota u krijua për pesë ditë sipas librit, që e quajtën të shenjtë,  ne vazhduam udhëtimet më shumë, fundja tani formohet jeta jonë mbi këtë Dhe të bekuar shekujve nga stërgjyshërit tanë. Ne nuk lodhemi së ecuri, thamë.

Udhëtimi i gjashtë na përcolli me erë gazi lotsjellës, me qepë në xhepa, me hartime të përgjysmuara, vetëm për dy fjalë “Kosova Republikë”. Ndodhte vetëm për dy shkronja të vogla KR që nuk shiheshin më larg se një dm nga syri. Vigjilentët e kohës shihnin çdo gjë vetëm fundin e tyre jo. Ky udhëtim ishte i veçantë e i vështirë me plotë biseda informative, diferencime, përgjime, kërcënime deri në përjashtim nga puna.

Udhëtimin i radhës biseduam rreth luleve për kurora të freskëta, dëbimin nga shkolla, bankat e zbrazura e të shkretuara, për Këngën e Ndaluar dhe për Dashurinë e Pafat, për orarin e ruajtjes së mësimit e  shkollës shtëpi nga banditët shqipfolës, për gjakosjen e Nazit nga shqipbarbarët.  Folëm për pasojat e  helmimit të nxënësve, për bjeshkën, për Dragonjtë e Kuçedrën që nxirrte zjarre mbi tokën tonë, mbi nënshtrimin, nënçmimin, mbi politikën e durimit e verbësinë e mbjellë, folëm se ku ta fshehim kompletin e Kadarës. E, për çka nuk biseduam derisa u vu kufiri deri ku guxojmë të marrim frymë.

Koha kaloi, kaçuba ku lenim opinga, çizme e këpucë, me të cilat udhëtonim deri në stacionin e autobusit Buzëkala, u dogj bashkë me to, ne vendosem përsëri të ecnim. Secili sipas hapit të tij drejt cakut të ëndërruar. Sipër pllajës së rrëpirët, ku fillonin shtigje. u pa ariu që lëpihej me hundë të gjakosura. Kjo nuk është shenjë mirë, thanë besëtytët.

Në udhëtimin e tij njeriu takon njerëz e përjeton ngjarje që bëhen pjesë e rrugës së tij, pjesë e një kohe që ndonjëherë për nga dinamizmi dhe pragu kapërcyes, quhen epoka. Ne, si gjeneratë kërkuese drejt progresit të ri në rrugën e dijës e ndienim barrën që na detyronte historia në hapjen e shtigjeve të trasuar nga rilindësit drejt lirisë kombëtare. Ashtu kërkohej, ashtu duhej bërë se “Liria nuk ka çmim“,  ashtu si dikur krisma Galicase…

Bedri Tahiri ishte një fat më shumë për nxënësin, shoqërinë, shkollën, rrethin e vendin. Ambiciet e tij prej një hulumtuesi, shkrimtari, publicisti e atdhetari u jetësuan me fuqi vullkani përmes penës së tij, aq shumë e duhur dhe e pritur në kohë.  Derisa vendit nuk i mungonin trimat asnjëherë, mungonte pena, libri. Partiturës së  çiftelisë nga Dervish Goxhuli, “Lumja kulla kënd ka brenda”,  duhej shtuar notat e munguara të Orkestrimit në dhjetëra forma tingujsh, artesh e ngjyrash deri tek liria, deri tek parlamentet e auditorët botërore, ku ishte hedhur baltë e pluhur mbi historinë e kulturën shqiptare. Aty varrosej liria jonë, gjaku ynë. Por tani, pena e Bedri Tahirit e bashkuar mes penave liridashëse do i tregojnë botës të vërtetën e legjendave shqiptare, dje e sot. Të vërtetën e Ilirisë shekullore të shkruar mureve të Piramidave e Kështjellave të zaptuara nga ardhacakët e përtej Karpateve.

Dhe, nuk është e rastit që Bedri Tahiri të cilësohet si “djallë shpirti” nga pushtuesit shovinist e bashkëmbështetësit e tyre që flisnin shqip. Vepra e parë hulumtuese e tij “Azem Bejtë Galica” do merr dheun në kohën e duhur, ajo ishte porosi e trasim rruge nga Heroi Galicas. Tani nga Galica vinte Bubullimë Moti në vepra që do lexohen anë e kënd Globit. Zëri i saj arriti deri në Bibliotekat botërore, aty dhe Universitetin e Insbrukut. Popujt miq e presin ringjalljen tonë, shkrimin e së vërtetës mbi historinë tonë të gjymtuar nga robëria shekullore. Mes tyre Prof. Dr. Hermann Oblerg, i cili, admiruar nga faktet, i shkruan autorit letër shumë përmbajtjesore dhe miqësore.

Falë penës së artë të Bedriut heronjtë do jetojnë librave gjatë në kujtesën e themeltuar në shkrime e këngë si asnjëherë më parë. Kjo na duhej, shkolla, njeriu i shkolluar me shembullin e tij frymëzues. Liria mbëltohej gjithandej kopshteve të gjëra të trojeve shqiptare, me porosinë e Rilindësve të Mëdhenj: Amanet gjuha e kombi! Bedriu u bë kronisti i ditëve të vështira, kur ngulfatej çdo gjë shqiptare, veçan mësimi shqip. Gjimnazi ynë si “qendër irredentiste” duhej ndaluar me çdo kusht. Populli e pa, hapi portat dhe çdo shtëpi u bë shkollë e mundshme. Vandalët pushtues u çmenden, suleshin të armatosur me pancirë e automatikë brenda klasës, mbi nxënësin e mësimdhënësin, mbi nikoqirin. Këto i përjetuam dhe do shuheshin bashkë me trupat tona  në Dhe, po të mos ishte pena e mbrehtë e largpamëse e Bedri Tahirit, me fuqinë e së cilës tregimet do mbesin përmendore gjithandej në motet që vijnë.

Të udhëtosh me njeriun pesëmbëdhjetë vjet nga tri orë në ditë, do të thotë  afër dy vjet udhëtim i pandërprerë dhe kjo do mjaftonte për katër herë rrethim toke me rrotë gome. Me bashkudhëtarin me të cilin kuptohesh, rruga bëhet e lehtë. Tatëpjetat ishin sprovë e madhe e jona, gjithkund nxënësin e shihnim ardhmëri, atdhe, liri, shpresë. Ne nuk ndienim dhembje e frikë, çdo ndjesi shqisore ishte  kthyer në frymëmarrjen e nxënësit synonim i së nesërmes.

Dhe, nuk gabuam. Lufta me laps e protestë, u zgjerua në male. Kushtrimi për liri mblodhi Ushtarët e Lirisë, aty dhe nxënësi, aty dhe Bedri Tahiri, me pushkë e top. Dikur: “Ua morëm pushkët, ua lejuam shkollën”,- foli naivi. Jo, e keni gabim,  tha hija tjetër, “Ua morët pushkët, ua dhatë Topin”. Dhe vërtetë, Topi ka kohë që kishte buçitur auditorëve, tani buçiste maleve me zërin e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Një ditë shkrimtari, në takim me njërin nga komandantët e orëve të para, i thotë: “Dua dhe unë të dalë me pushkë në pritë, të renditem në istikam”. “Jo, ti nuk duhet ta lëshosh topin dhe vetëm vazhdo kështu”- ia ktheu ai  me seriozitet, tek e mbushte gulinovin…

Uragani nuk ndalet, koha rrjedhë, lulëkuqet e freskëta mbinin gjithkund vendit, kënga e rapsodit nuk pushonte. Aty dhe pena e shkrimtarit kujdestar në paharresë. “Adem Jashari-Legjendë e Legjendave” do merr dheun  në kuptimin e ri të epokës së re shqiptare. Aty dhe krenaria jonë e rilindur nga lëndimi i gjatë i zezonës. Kreshnikët nuk i kanë munguar atdheut, dëshmi Gurët në Morinë, e tani emrat një shpatkodre para tyre. Lahuta, çiftelia tani duan partiturë pjesore në orkestrën ndërkombëtare me notat e arta të kompozuesit, shkrimtarit.
Në këtë detyrim artistik e atdhetar do vijnë nga Bedri Tahiri  tridhjetë e shtatë vepra me dhjetëra promovime gjithandej hapësirave shqiptare dhe më gjerë. Bibliotekave, teatrove, orkestrave do u dhurohet brumi për gatim në Magjen e Re të atyre që do lindin në Liri që nga sot. “Flakadanët e Lirisë” do ndriçojnë moteve në  “Agu i Lirisë”, “Nga Shqipëria, në Shqipëri” për ndërtimin e “Përmendorja që mungon” me “Abdyl Krasniqi- Frymëzes brezash”, “Drenica- një shekull trimërie”, “Përtëritja”,“Hasan Prishtina”,“Diferencimi”,“Për Flamurin kuqezi”,“Nё Grykё tё Valbonёs”,“Toponimia e Galicës”…

          Vargu i veprave nuk ka të ndalur dhe tani, në pranverën e gjashtëdhjetë, shkëlqimi i tyre vjen e rritet bashkë me shpresën e shumë veprave tjera. Lirisht mund të themi, se  Bedri Tahiri është krenaria e kombit dhe ta njohësh e të punosh me të është kënaqësi për secilin. Unë pata fatin ta kem redaktor, lektor, mësues dhe frymëzues në shumë shkrime. Për çka i detyrohem thellësisht. Nga pushimi im prej mërgimtari në atdhe, krahas ajrit të freskët të Bjeshkës dhe aromës së Detit, Bedriu është forcë freskuese në punën time si mësues e krijues.

Urime gjashtëdhjetëvjetori, shëndet e lumturi!

Vjenë, mars 2016

 

 

 

 

 
.

Filed Under: ESSE Tagged With: Bedri Tahiri, Hazir Mehmeti, Udhëtim në kohë epokash

TRIUMFI KOMBIT i Skënder Kapitit- PROJEKT për bashkim kombëtar

February 7, 2016 by dgreca

Nga Bedri TAHIRI/
Kёto ditё nё botim tё SMS, e shtypur në “Mileniumi i Ri” në Tiranë, doli nё dritë libri mё i ri i Skёnder Sadri Kapitit, i cili përmban shkrime tё thella analitike, refleksive, filozofike, politike, historike, ekonomike e mbi tё gjitha udhёrrёfyese pёr tё dalё nga kaosi aktual e pёr tё ecur drejt bashkimit kombёtar. Brenda kopërtinave të këtij libri lexuesi kureshtar do të gjejë përditshmërinë tonë me sfidat dhe prapësitë e saj që nuk na u shqitën gjatë gjithë historisë. Me fjalё tjera ёshtё ky njё program i qartё pёr tё gjitha partitё e reja progresive qё synojnё ta shpёtojnё kombin nga shkapёrderdhja e zhbёrja.
Autori Skёnder Sadri Kapiti, me një guxim të paparë intelektual u kundërvihet dukurive negative të shoqërisë sonë, që herë- herë, sikur e humb toruan dhe, gati pavetëdijshëm, bie në situate të palakmueshme, duke rënë pre e orekseve të sëmura të prijёsve të vet…Pena e tij e mprehtё nuk kursen askënd, as edhe të parët e vendit e tё partive politike, kua ata shkojnë larg e larg dhe cenojnë historinë tone. Autori qё nё fillim thotё:”Realiteti, faktet, argumentet dhe pasojat duhen studiuar, gjykuar e vlerësuar ose të paktën të peshohen në mënyrë që të gabojmë sa më pak, të mos i përsërisim gabimet tona po të korrigjohemi e përmirësohemi për në të mirë si individualisht dhe kombëtarisht”.
Popujt bëhen kombe të fortë kur ata mençurohen dhe janë të guximshëm e të gatshëm për të përballur e sfiduar vështirësitё, padrejtësitë, intrigat dhe jo të binden, t’iu nënshtrohen dhe të pajtohen me të keqen. Po vetëm nga frikacakët, tё shtirurit, servilët, hipokritёt dhe ata që shiten e blihen lirë për ndonjë interes të ulët nga pushteti e tradhtia, ata që shesin të vërtetën, intelektin e personalitetin, nga ata çfarë nuk pritet si e keqe.
Në qoftë se një komunitet ka të tillë me shumicë atëherё jo vetëm demokracia po dhe shteti e kombi janë të rrezikuar, e nё qoftё se në një popull të tillët janë me pakicë duhet treguar shumë vëmendje, kujdes e maturi që të mos i vëmë në krye për të na udhëhequr. Kushtetuta e mirë, qeverisja e mirë dhe drejtësia e zbatuar mirë formon shtetin e mirë ligjor dhe e bën kombin patriot, të edukuar e të mirë. Realiteti ynë tregon se jemi shumë larg dhe prandaj kërkohet ndryshimi dhe ndryshimin e bën vullneti dhe mençuria e popullit, sepse populli nuk është kurrë i korruptuar, por kur mashtrohet e gënjehet me dogma e hipokrizinë e politikës së keqe duket sikur e pranon atë, por kjo është e përkohshme.
Nacionalizmi, triumfi i kombit ka të bëjë me krijimin e shtetit të bashkuar kombëtar, me lirinë e pavarësinë kombëtare, me të drejtat civile, juridike, politike e shoqërore të qytetarëve; ka të bëjë me pacenueshmërinë territoriale, me unitetin e qëndrueshmërinë politike, ligjore e sociale brëndekombëtare dhe me njohje e respekt reciprok në marrdhëniet ndërkombëtare. Nacionalizmi modern është i lidhur me demokracinё dhe demokracia është në funksion të nacionalizmit pasi, poqёse demokracia funksionon keq atëherё shumica e njerëzve bëhen të korruptuar dhe në një gjendje të tillë shoqërore zor se triumfon e drejta, e vërteta, ligji, e mira dhe patriotizmi, sepse paturpësia dhe amoraliteti që vijnë nga keqfunksionimi politik dhe degradimi i demokracisë dhe nga korrupsioni shfrytëzojnë jetën, sakrificën, mundin dhe fatin e të tjerëve për interesa personale.
Njeriu, populli, kombi dhe të dy shtetet tona janë realitete që vazhdimisht kërkojnë rritje të edukimit, profesionalizmit, progresit, mirëqënies e konsolidimit për të lartësuar nderin, përkatësinë, lavdinë e krenarinë kombëtare. Për të arrirë këtë nevojitet çrrënjosja e kulturёs së mosbesimit tek vetvetja jonë, tek ligji, tek drejtësia e qeverisja duke u përpjekur që së pari të çrrënjosim kulturën patriarkaliste, egoiste e autokraticiste; kulturën e abuzimit dhe korrupsionit politik dhe ekonomik, duke ndërtuar shtetin e së drejtës dhe duke i dhënë fund monopolit politik dhe pengmarrjes së sovranitetit të individit, popullit dhe shtetit për të çliruar potencialet patriotike, ekonomike, politike, kulturore, intelektuale etj. që janë privuar sot nga monopoli politik i klasës sunduese që pavarësisht alternimeve të pushtetit trashëgojnë nga njëra- tjetra të njëjtën fizionomi e përvojë të partive të regjimit, të pushtetit korruptiv e kundërpublik.
Bashkimit kombëtar i paraprinё sot integrimi ekonomik, politik, demokratik, kulturor, arsimor e gjithëdimensional brendashqiptar që të jetë mbi interesat personale miope, meskine e personale të politikanëve, pushteteve e bizneseve korruptive. Ne si komb potencojmë burime kapitale e natyrore dhe aftësi e kapacitete mendore, fizike e patriotike të jashtëzakonshme, duke qënë superiore ndaj atyre që nuk na duan e urrejnë madje dhe vetë urrejtja dhe antishqiptarizmi i tyre vjen nga ajo se ata e njohin inferioritetin e vet ndaj nesh dhe na shohin ne si kërcënim dhe prandaj historikisht ata si sllavë e grekë kanë shpifur, intriguar, lobuar e përdorur paranë; kanë pёrdorur dhe dhunën e genocidin kundër popullit tonë, dhe sot e në vazhdimësi do të përpiqen që të na pengojnë e përçajnë në rrugën tonë të triumfit kombëtar po do të pësojnë disfatën se koha është me ne dhe ne po bëhemi më shumë e më të fortë se ata.
Nё politikёn 20 vjeçare tё tranzicionit nё Shqipёri kemi dёgjuar prej saj edhe fjalё bombastike pёr patriotizmin dhe kombin, qё nuk janё gjё tjetёr dhe qё nuk kanё qёllim tjetёr veçse si tymnaja pёr tё mbuluar dёshtimet dhe egoizmin tinёzar pёr tё marrё e rrёmbyer pushtet. Ёshtё hipokrizi qё nё emёr tё kombit dhe integrimit tё pёrpiqesh pёr tё legjitimuar vjedhjen e votёs sё tij, korrupsionin dhe fatkeqёsitё e shkaktuara popullit nga paaftёsia, papёrgjegjshmёria dhe abuzimi; tё pёrpiqesh qё tё legjitimosh uzurpimin, tensionet e presionet mbi kundёrshtarёt politikё, tё drejtёn, median, institucionet e pavarura dhe personalitetet e shtetit. Nacionalizmi ёshtё legjitimitet demokratik dhe jo autokratik.
Kombi ynё ka mbijetuar, sepse ёshtё njё komb vital, i fortё dhe dinamik megjithёse i lodhur dhe i pёrçarё ai ka triumfuar mbi sfidat dhe vёshtirёsitё e mёdha, sepse nё rrethana vendimtare i kanё dalё nё krye atdhetarё largpamёs qё kanё kontribuar me gjithçka kanё pasur pёr popullin dhe atdheun e tyre, po dhe sot e nё vazhdimёsi kёrkohet qё elementёt patriotё tё kontribuojnё sa tё munden qё tё mos e lёnё qё populli tё bjёrё pre e gabimeve dhe mashtrimeve dhe tё tё këqijave politike e korruptive e atyre qё kontrobandojnё me interesat e kombit dhe tё atdheut pёr pёrfitime pushteti e politike dhe qё tё mos bjerё pre e çoroditjes qё vjen nga dëshpërimi i politikёs qё nuk ka as interesin e as pasionin patriotik.
Njeriu egoist e mendjemadh që nuk ka aftësi të mira dhe cilësi personale të rëndësishme me instiktin dhe synimin për të marrë shkëlqim e lavdi flet shumë për kombin e lavdinë e tij, përpiqet të rishkruajë historinë si mercenarë apo shërbëtorë të oborrit fabrikojnë kultin e heroit apo shpëtimtarit, organizojnë tubime shuplakatrokitjesh e brohoritjesh zhurmuese e me luks dekorativ mashtrues me ngjyrime flamujsh e parullash për lavdinë e heroit të rremë, i cili më shumë se askush tjetër vetëmashtrohet se po hyn triumfalisht në tempullin e lavdisë, po që me siguri e ardhmja e nxjerr prej andej, sepse aty nuk ka vend për lavdinë e rreme dhe të gënjeshtërt; për marrëzinë e tradhtinë.
Fatkeqësisht është instaluar në traditën tonë politike, qoftë si qeverisje oborri në mbretërinë shqiptare, si politikë regjimi diktatoriale në komunizëm dhe që ka kulmuar, si politikë klani e grupazhi tejmase korrupsioni në këto vite postkomunizëm, forma e qeverisjes së institucionalizuar e grupit apo klikës së interesit, e nepotizmit dhe klientelizmit. Ky pushtet i sotëm dhe kjo politikë nuk ka as vizion, as program e as interesa për zhvillim e integrim dhe funksionon mirë vetëm në përzgjedhjen e njerëzve që i bashkojnë interesi i ngushtë i pushtetit, privilegjit, korrupsionit dhe i parasë kudo që lindin e mbarten, si në qeveri, ministri e dikastere të sistemit. Këto interesa grupale kontrollojnë, drejtojnë dhe kufizojnë qeverisjen, ligjin dhe drejtësinë dhe guxojnë e bëjnë padrejtësinë; janë grupe që kontrollojnë veprimtarinë ekonomike, që bëjnë përzgjedhjen e klientelizmit favorizues nga njëra anë dhe presionin, kërcënimin e gjobat për mediat, individët dhe bizneset që nuk financojnë e nuk lobojnë për ta.
Kjo qeverisje e këtij koalicioni, si qeverisje që ka institucionalizuar në perfeksion politikën e interesit të do ai për t’ia faturuar vetes pothuajse, se gjithçka e mirë për popullin fillon vetëm në kohën dhe me sundimin e tij. Këta tipa pushtetari të etur dhe të sëmurë nga dёliri, lavdia pa meritë dhe për pushtet shfrytëzojnë gjithë mundësitë e burimet e pushtetit dhe me ndihmën e shpurës servile rreth tij, intelektualësh mediokër, median, analistësh, historianësh manipulatorë e falsfikatorë të kohës së vet si klanit e klikës ka krijuar monopole në ekonomi, politikë, tregti, privatizime, tenderime, në punësim publik dhe madje dhe në administrim të pronave e parave të paligjshme e deri në vënien në kontroll të tatimeve, doganave dhe gjyqësorin gjë e cila e ka kompromentuar rëndë demokracinë dhe është bërë dhe kërcënim për sovranitetin kombëtar. Këtë lloj politike qeverisjeje tё trashëguar dhe qё sundon Shqipёrinё duhet ndëshkuar njëherë e përgjithmonë në mënyrë që shoqëria jonë politike të pastrohet nga kjo kulturë shumë e dëmshme politike, korruptive, të papërgjegjshme, kundërpatriotike dhe antiintegruese qё po e infekton politikёn shqiptare kudo nё trojet e saja.
Prishtinë, Shkurt 2016
*****
TRIUMFI I KOMBIT
(Pjesë nga libri)
Konsolidimi kombëtar është liria e bashkimi kombëtar dhe demokracia e legjitimiteti popullor. Kombi duhet të udhëhiqet nga elita patriotike, qytetare,rinore e intelektuale dhe ka nevojë për lëvizje të tilla, inisiativa e reforma të pandërprera dhe për vizionin e shekullit të ri. KOMBIT I NEVOJITET KONSOLIDIMI I VET nacionaldemokratik që dtth afirmim, krenari, personakitet e identitet, demokracitet e mirëqënie; të pranojë e respektojë të tjerët po dhe të pranohet e respektohet prej të tjerëve. Globalizimi presupozon të kryer proçesin nacional që ka filluar 300 vjet më parë me krijimin e shtetkombeve, mirëpo kombet që nuk e kanë realizuar akoma integrimin demokratik shoqëror dhe bashkimin kombëtar siç është kombi ynë duhet të bejmë kujdes se globalizimi është vepër e kombeve të perparura e të zhvilluara dhe së pari është në favor të interesave të tyre.
Ne për të arritur bashkimin kombëtar duhet të shfrytëzojmë avantazhet e globalizimit e të drejtën nderkombëtare të popujve për vetvendosje si dhe parimin universal të lirive e të të drejtave të njeriut ku NATO në emër të tyre ndërhyri për çlirimin e Kosovës. Për Bashkimin Kombëtar duhet të punojmë ne, ta kërkojmë se nuk vjen vetvetishëm ashtu siç nuk erdhi vetёvetishëm as Pavarёsia e Kosovës. Të gjithë duhet të ndërgjegjsohemi për rëndësinë e përjetshme të përkatësisë nacionale që janë personaliteti dhe identiteti ynë, siguria e mirëqënia jonë në një shtet të përbashkët. Për realizimin e këtij qëllimi nuk nevojitet vetëm retorika shterpë dhe speculative me termin komb që bën politika e sotme dhë që nuk ka as përkushtimin, as dëshirën e as vizionin për bashkimin kombëtar por ndoshta të kundërtën po. Që të punojmë sot për realizimin e bashkimit kombëtar nuk kërkohet sulm e as lufte por realizimi i legjitimitetit demokratik, ai i realizimit të tre gjëndjeve të sovranitetit në të dy shtetet: sovranitetin e individit, të popullit e të shtetit dhe të legjitimitetit të pushtetit.
Bashkimit kombëtar si i pashmangshëm kërkon nga kombi ynë aktivizim e pjesmarrje politike , poziconim këmbëngulës,vizionar e stratëgjik për bashkimin e kombit, zhvillim ekonomik e mirëqënie, realizim vlerash e standartesh demokratike, ndërtimin e shtetit ligjor që kërkon ndërtimi i një shoqërie të drejtë e moderne në realitetin global të sotëm. Që të bëjmë këto duhet që politika të marrë përgjegjsitë duke qenë transparente, e ndeshme, e hapur në një shoqëri të hapur ku politikbërja dhe politikat të angazhoje shoqërinë për reforma të pandërprera, kërkohet luftë e pandërprerë kundër korrupsionit, kërkohet funksionalitet dhe rezultate konkrete.
Triumfi i kombit është i lidhur me ndjesinë, krenarinë e shpirtin kombëtar,po nuk është e mjatueshme vetëm kjo, po ka të bëjë dhe me idealet e vlerat si ato të lirisë, punës, pronës, drejtësisë, sigurisë sociale etj, madje shumë kombe moderne formimit të tyre i dedikohen këtyre vlerave; ndërsa në aspektin ndërkombëtar kombi realizon sigurinë, barazinë, sovranitetin e reciprocitetin dhe duke mos u pajtuar me asnjë lloj pasiviteti, inferioriteti apo servilizmi të cilat politika e sotme e pushtetit në të dy shtetet nuk i ka, dhe për të aspirata kombëtare nuk është as retorikë madje.
Politika shqiptare e pushtetit është një karakatinë politike e trashëguar dhe e rindërtuar mbi themele hatërllëku, xhambazllëku, miqësirash e interesash të pandershme përfitimesh e servilizmash prej së cilës gëlojnë mashtrimi, tradhëtia e korrupsioni; politikë që buron nga legjitimiteti autokratik, i krijuar e fabrikuar duke imponuar e manipuluar opinionin dhe vullnetin e të tjerëve në funksion të egoizmës dhe kultit të individid duke përjashtuar legjitimitetin demokratik të pushtetit ligjor. Autokracitë kudoshqiptare politike, shoqërore e pushtetore, vendore e shtetërore janë shkaktarët kryesorë të përçarjeve dhe mosrealizimeve kombëtare,demokratike e integruese, pasi ato shohin ngushtë vetëm për interesa personale pushteti e pasurore që edhe personalitete ndërkombëtare shpeshhere dhe publikisht e kanë deklaruar këtë paturpësi të politikanëve tanë sidomos në Shqipëri prej së cilës infektohet pastaj dhe ajo në Kosovë e ajo shqiptare në Maqedoni.
Është e papranueshme dhe antikombëtare që në epokën e sotme të demokracisë globale këto që cituam dhe fryma akoma kanunore, bajraktareske, krahinore dhe egoizmi i egër për pushtet i kohëve paramoderne të pengojë e të dëmtojë personalitetin e individit, legjitimitetin popullor, shtetin ligjor e për pasojë dhe Kombbashkimin. E pavarёsisht këtyre bashkimi është i pashmangshëm sepse:
a) vetë zhvillimi edukativ,ekonomik e politik,kulturor politiko-demokratik ushqen, inspiron e i kërkon bashkëkombasve tanë besnikërinë dhe krenarinë e lidhur me rëndësinë e përkatësisë kombëtare dhe ndaj shtetkombit të bashkuar. Kjo e bën qytetarin shqiptar qe të mos ndjehet subjekt i krerëve politik e të pushtetit, të krahinizmave,ideologjizmave e dogmave, por të ndjehet si qytetar i kombit të vet i denjë e i barabartë dhe me personalitet;
b)ndërgjegjёsimi patriotik, qytetar, politik e ligjor të qëndrimit individual, të vlerave kombëtare e universale e të mirëqënies së përgjithshme kanë zbutur dasitë e përçarjet politike, fanatizmat e besnikëritë krahinore e partizane dhe egoizmat të cilat i ushqen politika e interesit personal dhe e pushtetit, veçanërisht në Shqipëri të cilën e kanë konstatuar madje dhe institucione e personalitete ndërkombëtare, dhe e kanë deklaruar shumë herë këtë si shkaktare të mosintegrimit së bashku me korrupsionin ekonomik, politik e elektoral. Politika shqiptare në Shtetin Shqiptar historikisht ka krijuar vazhdimisht varfëri, konflikt, papërgjegjshmëri e paqëndrueshmëri e jo me te interesohet apo tё punojё pёr bashkimin e kombit dhe kështu po shkon edhe në 100 vjetorin e Pavarësisë,
c)pavarësisht politikës, Bashkimi i Kombit është i pashmangshëm dhe lëvizet drejt triumfit të tij, sepse interesi kombëtar i gjithqytetareve shqiptarë është më i madh dhe më i lartë se çdo lloj interesi politik e pushteti personal, të të pasurve, monopoleve, grupeve e partive,
d)epoka moderne e globalizimit ka krijuar kushtet, favorizimet e mundësite e lirive etnike, kulturore, politike dhe demokratike nën suazën e të drejtës së popujve për vetvendosje dhe të lirive dhe të drejtave universale të njeriut që motivuan botën moderne të ndërhyjë edhe ushtarakisht për çlirimin e Kosovës nga Serbia, Kuvajtin nga Iraku, çlirimin popujve afgan, iraken e libian nga regjimet diktatoriale që dhunonin liritë e të drejtat njerëzore. Proçeset globale sot botës i kanë dhënë fizionominë e një shoqërie globale me organizatat shumëkombëshe joqeveritare, me organizma ndërkombëtarë ekonomikë e financiarë, OKB ka marrë tashmë atributet e një palamenti botëror; po kështu dhe BE është pothuajse një konfederatë e shteteve europiane në të cilën dy shtetet tona janë akoma të paintegruara. Në këto rrethana nacionalshovinizmave u është dhënë fund pavarsisht se akoma përpëliten fqinjët tane për mosnjohjen e bllokimin e Pavarsisë së Kosovës;
e) shpallja e Pavarsisë së Kosovës dhe krijimi i dy shteteve shqiptare të lira e të pavarura kombëtarisht, do të thotë se jemi realisht më afër se kurrë në histori pranë bashkimit, duan apo nuk duan armiqtë tanë, duan apo nuk duan ata të cilët pengojnë nga injoranca, interesi i ulët për pushtet e pasuri dhe egoizmi negativ. Koha është me ne, po duhet ne të jemi në kohë që të arrijmë triumfin e bashkimit se mjaft jemi vonuar. Shtetet, identitetin e tyre kolektiv kombëtar e mbështesin dhe e nxisin për ta bërë kombin e vet rezistent e denjësisht konkurent pavarësisht dukjeve kozmopolite e marrëveshjeve e deklaratave për njohjen e pranimin e koncepteve të drejtësisë, lirisë, demokracisë, lirive e të drejtave të njeriut dhe atë ndërkombëtare. Edhe shtetet më demokratike të botës në momente të caktuara edhe haptazi me veprime e ndihma financiare e ushtarake kanë treguar fanatizmin e tyre në favor të interesit kombëtar.
Në Ballkan problemin e pazgjidhur kombëtar e kemi ne shqiptarët, dhe për këtë arsye jemi dhe do të jemi në antagonizëm me kombet e tjerë fqinjë me ne: serbët, grekët, maqedonasit e malazestë, por jo për fajin tonë,por për fajit e padrejtësive historirike që na janë bërë neve mbi të drejtën tonë historike për të pasur shtetin tonë etnikoterritorial të bashkuar; kudo ne shqiptarët kufizohemi nga shqiptarë e për çudi akoma serbët kërkojnë territore në Kosovë kur mbajnë Preshevën dhe grekët kërkojnë Jugun ne Shqipëri kur mbajnë çamërinë. Sot kemi dy shtete shqiptare një realitet i pashmangshëm që i paraprin bashkimit por që akoma në të dy shtetet tona nuk kemi kapërcyer provën e krijimit të aparaturës shtetërore mirëfunksionale dhe moderne në të dy shtetet tona as me forcat tona jo se jo po madje as me ndihmën që na japin vazhdimisht shtetet mike demokratike, e kjo më shumë vjen si çudi për Shqipërinë që po shkon në 100- vjetotorin e pavarësisë së saj. Çfarë t’i themi kësaj? Nuk mjafton vetëm me fjalën “duhet” si justifikim, po kërkohet veprim që ne të bëhemi komb kërkues per vete dhe denjësisht konkurrues me të tjerët si sfidant i denjë në aspektin kombëtar, politik, ekonomik,te sigurisë dhe demokratik, që janë vlerat më të mëdha në plan të brëndshëm e të jashtëm. Të konsolidohemi si dy shtete sociale ku pluralizmi politik e demokratikoorganizativ dhe së pari partitë të krijojnë vullnetin e lirë politik e demokratik dhe po ashtu ta njohin e respektojnë atë dhe jo ta manipulojnë, mashtrojnë dhe rrëmbejnë duke sjellë korrupsion, përçarje e tradhti kundërpublike (sepse tradhëti është dhe kur premton e se mban premtimin, mashtron dhe bën pabesinë, korrupsionin e përçarjen).
Ne gjithmonë na ka munguar një strategji edukative, shkencore e akademike në hartimin e një vizioni e perspektive te kjartë kombëtare dhe rrjedha jonë historike më së shumti ka qenë spontane e më shumë kanë vendosur të tjerët se sa vetë ne, se po të ishte e kundërta gjendja jonë do të ishte ndryshe.Sot koha punon për ne dhe më shumë se kurrë duhet të punojmë që të bindim botën moderne se dhe ne jemi komb modern, denjësisht konkurues e i qytetëruar me kulturë e prosperitet, demokratik e integrues, i barabartë me kombet e prosperuar të Europës që e meritojmë bashkimin komëtar të ndarë e të vonuar padrejtësisht prej tyre. Vlera më e madhe për një popull është realizimi kombëtar e demokratik, mirëpo në realitetin shqiptar për politikën dhe politikanët e saj kjo vlerë etikëdetyruese dhe sublime është e dorës së dytë dhe e sfiduar nga interesat personale për pushtet çfarё përbën papërgjegjshmëri e mëkat dhe më keq se kaq është tradhëti. Fatkeqësisht jo vetëm politika por dhe më gjërë në aktivitetin shumëdimensional privat, publik, kulturoro-edukativ, intelektualo- akademik, informativo- mediatik, etj mungon një gjykim racional, analitik e i paanshëm; mungon debati konstruktiv, komunikativ e kritik, çbllokues, argumentues e i lirë në funksion të interesit kombëtar, emancipues e prosperues për të çmontuar e larguar strukturat, funksionalitetet e mentalitetet e vjetra, egoiste, të papranueshme e të dëmshme për ndërgjegjen shoqërore.
Populli ynë vetndërgjegjsimin kombëtar e ka më të lartë dhe më të hershëm se shumë kombe të tjerë dhe si bashkësi kemi hyre ne rrugën e demokratizimit e të integrimit europian por, ne para se europian jemi shqiptarë dhe se politika si në Shqipëri dhe në Kosovë duhet ta fiksojë mëndjen dhe të punojë për stratëgjinë e bashkimit gradualisht me anë të forcimit të lidhjeve patriotiko-kushtetuese, dmokratike, ekonomike e kulturore të bashkëkombasve tanë kudo që të jenë. Kombi gjithnjë konsolidohet e bëhet pa pasur arsye të kthehemi të së kaluarës e reminishencës, sepse përvoja e trashëgimia e së kaluarës së afërt e të largët nuk po na shërben por më shumë kemi pasur përçarje e mosmarrveshje vetëpenguese që na kanë bërë dëm.
Po çfarë duhet bërë që gjithnjë e në vazhdimësi të bëhemi?
Po, duke rezistuar, qëndruar e sfiduar problematikat sado komplekse e të vështira qofshin ato; duke qëndruar kundër nënshtrimit, mashtrimit, turpeve, të gabimeve e të papranueshmes; duke i rezistuar të tashmes e të vërtetave të korruptuara të demokracisë dhe duke konkuruar denjësisht në globalizmin e integrimin gllabërues.
Popujt e kombet e bëra dhe të përparuara janë bërë me përpjekje e vuajtje si kombe të pavarura ,të bashkuar dhe si nacionalshtete moderne.Edhe lindja është vuajtje,vuan nëna që e lind fëmijën dhe qan edhe fëmija që lind;dhe çdo rilindje e ringritje shoqërore apo evoluim është vuajtje po dhe mplakje njëkohësisht,pasi mplaket brezi që vuajti për të lënë trashëgiminë,e brezi i ri nuk është shumë mirënjohës dhe nuk ka shumë dhimshuri e ndjesi për paraardhësit, për dhimbjet e vuajtjet e së shkuarës,sepse nuk e kuptojnë për momentin se dhe vetë brezi i ri do mplaket dhe se duhet të lejë e të punojë për të tjerët .Kjo është një çudi e pashmangshme e vazhdimësisë së jetës. Pra bërja, ndërtimi, krijimi, lëvizja, demokracia, teknologjia janë bërje të pandërprera.
Kombi behet e zhvillohet nga populli me mëndje të matur e racionale dhe me veprime e punë të dobishme. Arritjet, bërjet, emancipimi, reformimi, edukimi, ekonomizimi, kulturalizimi, moralizimi nuk kanë cak, në çdo moment ato janë e shërbejnë si fillime dhe për ne në këtë rrugëtim të pa fund është mirë të mos jemi në fund të fillimeve,por e them përsëri të jemi konkurentë te denjë.

Filed Under: Komente Tagged With: Bedri Tahiri, Skënder Kapitit, TRIUMFI KOMBIT

Artikujt e fundit

  • Dalip Greca – Emër i Pashuar
  • Dalip Greca, një emër në kujtesën e gazetarisë shqiptare
  • Dalip Greca, një profesionist dhe patriot i madh
  • Kur vdekja merr krijues dhe atdhetarë të mirëfilltë
  • Lamtumirë kolegu ynë Dalip Greca
  • IN MEMORIAM, DR. GJON BUÇAJ
  • Ikja e Dr.Gjon Buçaj e Dalip Grecës, komuniteti humbi dy patriotë të përkushtuar
  • Një prej atij brezi…
  • I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I Dr. GJON BUCAJ
  • DR. GJON LEK BUÇAJ, NË SYTË E NJË MIKU TË VJETËR
  • Requiescat in pace Dalip Greca! Pushofsh në paqe mik e koleg i çmuar!
  • Vajtojmë njeriun fisnik e patriot Dalip Grecën
  • U PREHËSH NË PAQE E PËRJETËSI DR. GJON BUCAJ
  • Mbaj zi për mikun tim, Dalip Greca
  • IKU DUKE SHKRUAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT