• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pse dështon Shqipëria?

September 26, 2021 by s p


Altin Gjeta/

Kombet dështojnë sepse nuk ia mbërrijnë të krijojnë institucione politike të hapura dhe përfaqësuese. Kjo nuk iu jep mundësi shumicës së qytetarëve të marrin pjesë në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit, dhe të shpalosin talentin e tyre të lirë. Institucionet politike të hapura nuk kontrollohen nga një grusht njerëzish sepse ekzistojnë mekanizmat e kontrollit dhe llogaridhënies si zgjedhjet e lira dhe të ndershme, drejtësia e pavarur, shoqëria civile, media e pavarur etj. Për rrjedhojë, instituionet e hapura janë pothuajse kusht për prosperimin dhe zgjerimin e lirisë individuale dhe kombëtare. Burimet natyrore, kultura dhe gjeografia humbasin rolin determinues në zhvillimin e një shteti me institucione të hapura. P.sh Japonia, Izrael etj.Përkundër, kombet që ndërtojnë institucione politike të mbyllura, për rrjedhojë sisteme ekonomike ekskluzive dhe shfrytëzuese, prodhojnë mjerim. Mobutu në Kongo akaparoi pushtetin dhe sundoi për vite. Megjithëse kongolezët jetonin në skamje, presidenti zotëronte vila në Europe dhe jetonte si aristokrat. Ai nuk kishte asnjë arsye të hapte vendin, t’i bënte institucionet politike përfaqësuese sepse rrezikonte pushtetin dhe fitimet që rridhnin prej tij.Në 100 vjet shtet, Shqipëria ka ndërtuar institucione politike dhe ekonomike ekskluzive. Mbledhja grusht rreth partisë dhe udhëheqësit e ka bërë Shqipërinë një nga vendet më të prapambetura në Europë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Altin Gjeta

VATRA DËNON SULMET DHE DHUNËN SERBE NË VERI TË KOSOVËS

September 26, 2021 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dënon me forcë sulmet, dhunën dhe provokimet serbe në Veri të Kosovës. Kosova është shtet sovran. Çdo akt që cënon sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës, Institucionet Demokratike, rendin dhe sigurinë publike të qytetarëve në Kosovë, lirinë, të drejtën dhe pronën e qytetarëve në Kosovë do të dënohen me ashpërsinë më të madhe dhe refuzohen me përbuzje e neveri. Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA u bën thirrje Institucioneve dhe qytetarëve në Kosovë për qetësi, maturi dhe unifikim. Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe shqiptaro-amerikanët i bën thirrje Departamentit të Shtetit Amerikan, Kongresit Amerikan, Senatit Amerikan, Kancelarive Perëndimore dhe shteteve që njohën pavarësinë dhe ndihmuan në konsolidimin e shtetin e Kosovës në mbarë botën, që të ndërhyjnë sa më parë për të goditur me ashpërsinë më të thellë barbarizmat serbo-ruse që vënë në rrezik jetën e qytetarëve në Kosovë, Institucionet, integritetin territorial, paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Kryetari i Vatrës

Elmi Berisha

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Vatra, Veriu i Kosoves

Boks/ IBF, Florian Marku Kampion Bote

September 26, 2021 by s p


Lushnjari, fiton titullin e parë dhe premton:”Ky është fillimi, tani fillon cdo gjë”.


Përgatiti Albano Kolonjari

Florian Marku zgjidhi “mosmarrëveshjen” e tij me boksierin ukrahinas Maxim Prodan me një fitore, por me një vendim ku gjyqtarët ishin të ndarë përsa i përket pikëve. Gjyqtari Matteo Montella, i cili padyshim nuk ishte i impresionuar nga boksimi i Markut dha një rezultat mjaft të çuditshëm, në kartonin e tij 99-91 në favor të Maxim Prodan. Dy gjyqtarët e tjerë, Steve Weisfeld dhe Howard Foster të dy votuan për Marku me 97-93 dhe 96-94 dhe respektivisht i dhane atij fitoren. Sigurisht, Prodan dukej i frustruar. Marku ishte shumë i përmbajtur brenda ringut, Marku i kishte premtuar se do t’i bënte të gjitha për ta fituar takimin në konferencën për shtyp të ditës së enjte. Pas një hapjeje konkurruese dy raunde e para, Marku mori përsipër luftën me goditjen e tij dhe në përgjithësi e përshkoi rrugën e fitores, duke e futur Prodanin në vështirësi, duke i dhënë kundërshtarit grushta, pasi ai Prodain ishte i detyruar të mbrohej mirë në mënyrë që të mos rrezikonte KO. Prodan u kthye në raundin e shtatë, kur Marku u rrëzua shkurtimisht pasi humbi ekuilibrin, por luftëtari shqiptar me bazë në Britani shpejt rimori komandën dhe goditi Prodanin me një goditje të majtë në raundin e fundit për të siguruar fitoren. Pas raundit të shtatë Marku punoi me goditje, ai fitoi kontrolli e ringut, ndërsa ukrainasi Prodan me qendër në Itali thjesht u mundua te ndalonte “zbarkimin” e grushtave që vinin nga Marku. “Ai kishte fuqi të mirë, por unë po gjeja ritmin tim. Unë nuk kisha probleme, por nuk mund ta godisja lehtë. Nëse nokauti po vinte, ai po vinte, ” tha Marku pas luftimit. “Ai dërgon mesazhin rivalëve të tij se me vetëm 10 luftime, mora një kundërshtar të lartë dhe e munda atë. Të gjithë më nënvlerësojnë, thonë, ‘Ai është një kikboksier’, dhe shikoni kë munda sot. ” Pas takimit lushnjari Marku u shpreh :”Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj kohe dhe në fund erdhi shpërblimi duke fituar titullin kampion në IBF . Jam shumë i lumtur që e fitova titullin tim të parë që e kisha pritur me kohë. Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë ndeshje . Jam shumë i lumtur. Ky është fillimi tani fillon cdo gjë”.

Filed Under: Sport Tagged With: Florian Marku, Kampion Bote

Albania’s Prime Minister Calls for Recognition of Kosovo at UN General Assembly

September 25, 2021 by s p

Courtesy Exit News

On Friday, Prime Minister Edi Rama urged all members of the United Nations General Assembly to recognize Kosovo’s independence.

In his speech before the 76th Assembly, Rama said that in 13 years of independence, Kosovo has brought peace and stability to the region. He also told participants that the General Assembly would never be complete without Kosovo.

Rama asserted also that the Kosovo-Serbia dialogue could only end with Serbia’s recognition of Kosovo as an independent country, echoing the position of all Kosovo leaders on this matter.

Kosovo declared its independence from Serbia on February 17, 2008. To date, only 97 out of 193 United Nations member states recognize it as a sovereign state.

The relationship between Rama and Kosovo’s current government have been chilly, as attested by an interview given to German media by Kosovo President Vjosa Osmani.

This is largely due to the fact that during his past two terms Rama has successfully worked towards strengthening relations with Serbia, including by cooperating in the creation of the “Open Balkan” initiative together with North Macedonia. Rama and Kosovo Prime Minister Albin Kurti have clashed several times over Kurti’s refusal to join the initiative.

Nevertheless, in his program for his third mandate as prime minister, Rama said that he would make the recognition of Kosovo a priority.

His speech at the UN seems to be one step in this direction.

The visit of Lindita Nikolla, the Albanian Speaker of Parliament, to Kosovo on Wednesday was another. During her visit, Nikolla pledged to cooperate with Kosovo to bring back attention to the crimes Serbia committed across the Balkans in the 90s.

Courtesy Exit News

Filed Under: Uncategorized

FLORIDA, NDËRROI JETË VITORE RULI – DAKO

September 25, 2021 by s p

Në një spital të Floridas në moshën 80 vjeçare mbylli sytë zonja Vitore Ruli – Dako, një intelektuale e fisme, mbesë e Kristo Dakos dhe Sevasti Qiriazit, dy emblemave të arsimit kombëtar.

Gruaja e gjorë pati disa komplikacione shëndetësore. Muajt e fundit ajo luftoi mjaft, por me gjithë ndihmat mjekëve dhe përkujdesjen e fëmijëve të saj, ajo u dorëzua. 

 Dha shpirt në mbrëmjen e vonë të datës 24 shtator 2021.

Zonja Vitore pat kaluar në auditoret e Politeknikumit (sot Instituti Harry Fultz) dhe përvijoi në Universitetin Shtetëror të Tiranës, ku u diplomua në degën elektrike. Inxhinjerja e re punoi në Tiranë por më pas e lëvizën nga kryeqyteti në drejtim të Tepelenës. Ishte e natyrshme që ajo do të ndiqte fatin e të shoqit  Viktor Rulit. Mjeku i njohur pat mbaruar studimet në Poloni dhe familjes iu desh të vuante përndjekjet  për një periudhë të gjatë, afro 20 vjet. Ishte fati pothuaj i të gjithë atyre që patën studjuar në hapësirat e Perandorisë së Moskës. Ata u vunë nën syrin malinj të Sigurimit të Shetit dhe vuajtën dritë hijet e dyshimeve të një shteti, që në fantazinë e tij e shihte veten rrethuar nga “bij tradhëtarë”. E kuptohen kushtet në të cilat familja Ruli do të punonte dhe do të rriste aty fëmijët e vet.   

Por zonja Vitore tashmë ishte familjare me këto lloj trajtimesh, që foshnjë, teksa me prindërit e saj u internua nga gjermanët pushtues në një kamp afër Beogradit. Por  edhe më pas komunistët çlirimtarë, nuk i trajtuan më mirë Dakot. U konfiskuan pronat. Atin e saj, Aleksandrin e burgosën tok me vëllain më të vogël Gjergjin, i cili vdiq nën tortura mizore. Vitorja e re pati fatin të shihte nga afër persekutimin e egër të gjyshes së saj Sevasti dhe motrës Parashqevi Qiriazi, këtyre ikonave që arsimi kombëtar dhe emancipimi i femrës shqiptare u detyrohen aq shumë. 

Ndërgjegjësimi i regjimit enverian për vlerat, sakrificat dhe kontributet e Dakove dh Qiriazëve fatmirësisht erdhi, por shumë vonë dhe pas kostosh të mëdha. Nëpër tërë këtë kalvar kaloi në vetë të parë, zonja që dje mbylli sytë në truallin e bekuar të Amerikës, ku qenë shkolluar dhe mëkuar me atdhedashuri, të parët e saj. 

Vitorja e gëzoi këtë mirënjohje të vonuar, kur heronjtë edhe heroinat e shkollës shqipe kishin vdekur pothuaj të tërë. Inxhinjerja e talentuar thirrej në  përvjetorë festivë të pavarësisë, të hapjeve të shkollave të para dhe, në emër të të vdekurve, i merrte ajo dekoratat, medaljet, nderimet, për Kriston, Gjerasimin, Sevastinë, Gjergjin… Nën tisin e lotëve me një ndjenjë të përzjerë  ajo ishte aty, në Sheshin e Flamurit, kur pa teksa vetë Enver Hoxha, mori dhe hoqi vallen dyshe me Parashqevinë e moshuar në ditën e Pavarësisë… 

Për teton Parashqevi ky ishte nder. Turpi ishte te valltari tjetër! …

Pas përmbysjes së sistemit stalinist diktatorial, pas vdekjes së të shoqit zonja Vitore Ruli, erdhi dhe u vendos këtu tok me të dy fëmijët e saj, Julianën dhe Gencin në shoqërinë e mbeskave dhe nipit të saj, që mban emrin Gjergj, më të përdorurin emër, në brezat e kësaj familje patriote. Pranë tyre ajo gëzoi një jetë të qetë prej pensionisteje duke shijuar klimën e butë buzë ujrave të oqeanit dhe leximet në  librat, që nuk i pat ndarë kurrë. Në festat dhe gëzimet e përbashkëta të komunitetin të shqiptarëve në jugë të Floridës, Juli dhe i shoqi, Zef Mosi, aktori i mirënjohur i ekraneve shqiptare, nuk e linin asnjëherë pa e marrë me vete.  Aty, zonja Ruli, binte në sy me pamjen e saj fisnike, me komunikimin e saj të ngrohtë, me kulturën e thellë dhe me humorin që paradoksalisht e mprehin furtunat dhe vuajtjet e jetës. 

Mjerisht, nga sot e tutje atë zonjë, shqiptarët e Floridas nuk do ta kenë mes tyre. Por do ta kenë me siguri të mbetur në kujtimet e pashlyera .

Dhe jemi të sigurt që nga ky njoftim ata do të hidhërohen e pastaj do t’i dëshërojnë asaj të prehet në paqë, në hapësirat qiellore. 

Lamtumirë, Vitore Ruli – Dako!

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2826
  • 2827
  • 2828
  • 2829
  • 2830
  • …
  • 2930
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT