• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Po e shesin Shqipërinë rilindasit o shqiptarë

August 17, 2021 by s p

Nga Gezim Zilja/

Ky është porti i Vlorës një mrekulli. Nga viti 2014 deri në vitin 2020 për ta prurë në ketë gjendje janë hedhur nga komuniteti Europian plot 15 milion euro dhe po kaq dhe nga qeveria Rama. Ky port me kërkesen e saj i jepet një firme private. Pjesa tokësore 5,5 ha që si e shikoni eshte rruar e qethur, do të mbushet me pallate 20-30 kate sipas nje projekti të fshehtë, te miratuar nga qeveria. Pallatet do te shiten nga privati dhe miliarda euro do te futen të gjitha në xhepin e privatit. Ndërkaq ai do t’i paguajë qeverisë sips kontratës rreth 20 milion dollarë. Akuariumi po prej 5.5 ha do të shfrytezohet për port jahtesh dmth parking. Në baze të kontratës ( edhe kjo e fshehtë) vetem 2% e te ardhurave nga porti që do të raportoje privati do t’i kalojne qeverise. Kjo nuk eshte përrallë dhe as politike. Kur jepen pjesë te territoreve publike privatit këto duhet të bëhen publike dhe te merret mendimi i komunitetit ose të pakten i specialistëve. Kur është fjala për pjesë të territorit me rëndësi strategjike si porti I Durrësit dhe ai i Vlorës duhet pa tjetër të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.  E dini ju te dashur vlonjate dhe shqiptarë sesa para fitojne shqiptarët nga rezortet në Drimadhe, Rrugët e Bardha e gjithë Dhermiun ? Zero lekë. Fiton vetëm privati. E dini sa para kanë marrë qeveritë shqiptare ( shqiptarët) nga Bankersi që deri tani ka marre per 20 vjet qindra milione ton nafte? Zero. Krom? Zero euro. Ndersa punetoret aty jane thjesht skllevë, që punojnë r per nje cope buke dhe nuk kanë asnjë te drejtë. Për portin e Durrësit do të shkruaj serish. Ajo eshte një gjëmë kombetare.  Eshte me të vertete një gabim historik i pariparueshëm që jo vetëm cënon Sigurinë Kombëtare, shkatërron ekonominë shqiptare por edhe zvogëlon territorin e Shqipërisë. Po specialistët e porteve, ekonomisë dhe transportit detar që kanë dhënë djersën mendimin e gjakun e tyre për këto porte, meëhabisin me indiferencën e tyre. Le të thone si qëndron e verteta edhe sikur mendimi i tyre të jete ne favor te qeverisë. Vetem dy specialiste të detarisë kam lexuar të thonë fjalën e tyre plot vërtetesi, të mbeshtetur në ligjet, e guxim qytetar: Artur Meçollari dhe Gazmir Tahiri. Pa portet e Durrësit dhe të Vlorës ekonomia shqiptare shkon drejt katastrofes se pakthyeshme.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gezim Zilja, Porti i vlores, shqiperia

KRYETARI I VATRËS TAKOI AMBASADOR FRANK WISNER, ISH-PËRFAQËSUESI SPECIAL PËR KOSOVËN

August 17, 2021 by s p

Nga Sokol Paja/


Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikes VATRA z. Elmi Berisha u takua me z. Frank Wisner, ish-përfaqësuesi special për Kosovën dhe ish-Ambasador amerikan. Në një darkë pune, Ambasador Frank Wisner vlerësoi Shqipërinë dhe Kosovën si dy miq dhe aleat të pandarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasadori Wisner shprehu mirënjohjen më të thellë dhe falenderimin më të përzemërt për popullin shqiptar dhe shtetin e Kosovës e Shqipërisë për përgjigjen pozitive dhe të mënjëhershme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim pranimin dhe strehimin e inteligjencës së Aganistanit në shtetet e tyre. Z. Frank Wisner, ish-përfaqësuesi special për Kosovën e çmoi jashtë mase gatishmërinë dhe përkushtimin e shteteve shqiptare për të ndihmuar SHBA në përballimin e krizës së re humanitare në Afganistan. Një tjetër temë e rëndësishme e diskutuar në takim ishte vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi nën përkujdesjen e veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që konsiston në njohjen reciproke dhe në normalizimin e marrëdhënieve ekonomike e ndër institucionale. Ambasador Frank Wisner u pajtua me rolin e fuqishëm të diasporës shqiptare në SHBA në lobim dhe ndihmën e pakursyer për zhvillimin e proceseve integruese dhe miqesisë së ngushtë me Uashingtonin zyrtar dhe institucionet e shtetit amerikan. Z.Berisha dhe Ambasador Frank Wisner ishin të mendimit se Tirana e Prishtina zyrtare duhet të bashkëpunojnë dhe të lobojnë fort si një ekip i vetëm me qëllim që faktori shqiptar në Ballkan të jetë solid, më i fortë dhe shtetet shqiptare të kenë të ardhme të qëndrueshme, të sigurtë, ekonomi të fortë dhe institucione model të zbatimit të ligjit dhe kryerjes së reformave integruese në Bashkimin Europian. Kryetari i Vatrës z.Berisha dhe Ambasador Frank Wisner theksuan fuqishëm idenë e krijimit të një plani afatgjatë ekonomik nga Administrata e Presidentit Biden për zhvillimin e fuqishëm ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe forcimin e ekonomive kombëtare të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Kryetari i Vatrës z.Berisha dhe Ambasador Frank Wisner, ish-përfaqësuesi special për Kosovën theksuan domosdoshmërinë e një strategjie diplomatike kombëtare afatgjatë me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm në Ballkan dhe lobim më të fortë të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesit kombëtar shqiptar në Ballkan dhe jo vetëm. Kryetari i Vatrës z.Berisha e garantoi Ambasador Frank Wisner se Kosova, Shqipëria dhe diaspora në Amerikë do të punojnë fuqishëm për një plan strategjik ekonomik, politik, diplomatic dhe forcim të bashkëpunimit me aletatin më të madh të kombit shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, USA

PËRPARIMI I TALEBANËVE DHE SYNIMET E KINËS

August 17, 2021 by s p

 Nga ANGELO PANEBIANCO

Më 1993 shumë mendonin se ishte politikë e përfytyruar. Po bëhet politikë e vërtetë në vitin 2021. N’artikullin e vitit 1993 të botuar në revistën Foreign affairs që parapriu librin e shquar e të diskutueshëm mbi “ndeshjen e qytetërimeve”, politologu amerikan Samuel Huntington hamendësoi një aleancë t’ardhëshme ndërmjet fuqisë në ngjitje kineze dhe forcave më skajore t’Islamit, të lindura nga aktuali “zgjim islamik”. Ndërsa talebanët vazhdojnë përparimin e tyre të papërmbajtshëm ushtarak e janë pak hapa larg nga pushtimi i Kabulit e të gjithë Afganistanit, hamendësia/profeci e Huntingtonit po kthehet në realitet. Është bërë e qartë se Pekini mbështetfitoren e armatosur në Afganistan. Ka arsye të ndryshme e të qëndrueshme gjeopolitike t’a bëjë. Nëse, duke i besuar edhe ndihmës kineze talebanët do t’a fitojnë lojën, atëherë aleanca (në funksion kundër-hindian, veç qëllimeve të tjera) që tashmë ekziston ndërmjet Pakistanit dhe Kinës, do të shndërrohet nënjë trekëndësh Kinë – Pakistan- Afganistan me Kinën, natyrisht, në pozita zotëruese. Në pjesën lindore të kontinentit euro-aziatik mund të hynte atëherë  në funksion njëmagnet i madh, në gjëndje të ushtrojë një tërheqje të fuqishme mbi forcat e skajshmërisë islamike, kudo të vendosura. Është natyrisht e mundëshme që kjo ujdi mes kinezëve dhe talebanëve të ruajë një karakter e një përmasë vetëm rajonale. Por është e mundëshme që të jetë prova e përgjithëshme, hershimi i diçkaje shumë më të gjërë, simbas hamëndjes së Huntingtonit. “Parisi e vlen një meshë”: një aleancë e tillë do t’i detyronte forcat islamike të braktisnin në fatin e saj pakicën myslimane të përndjekur nga kinezët, ujgurët e Hsinjangut. Do të flijoheshin n’altarin e një “të mire” më të lartë, duke mos qenë realpolitika një shpikje perëndimore por një element përbërës i politikës në çdo kohë e vënd. Interesi i përbashkët do tëçimentonte aleancën. Kina, duke mbështetur skajshmërinë islamike, mund të ndihmonte forca në gjëndje të dobësonin  institucionet e Vendeve, myslimane ose me pakica të fuqishme myslimane në brëndësinë e tyre (nga Kaukazi në Lindjen e Mesme, n’Afrikë), ku ndikimi kinez është i munguar, idobët e i paqëndrueshëm.  Skajshmëria islamike do të gëzonte mbështetjen e një fuqie të madhe.Është mirë që perëndimorët, amerikanë dhe evropianë, në këtë pikë të shqetësohen. Sepse nga çështja afgane dhe roli që ka marrë Kina mund të rridhnin një kërcënim e një beleg i përhershëm për Perëndimin. Një aleancë kino-islamike do të dobësonte (apo do të orvatej t’a bënte) lidhjet perëndimore me Vëndet e Azisë, të Lindjes së Mesme e të Afërt. E do të kërcënonte vetëEvropën. E vetmja pasojë pohenike mund të qëndronte në kohë afatmesme, si kundërpeshë, një aleancë ndërmjet Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Por Rusia do të duhej të mbante në fre  kundërperëndimorizmin e saj të hershëm e të qëndrueshëm. Parabola politike dhe dështimi përfundimtar i të vetmit udhëheqës, në gjithë historinë e Rusisë bashkëkohore, qëështë orvatur në kohë paqeje të krijonte një aleancë të këtillë, Mihail Gorbaçovit, nuk janë ogurmirë. Ne evropianët mund të shtiremi edhe për pak kohë, se e gjithë kjo nuk ka të bëjë me ne por jemi një shënjestër e dukëshme, jemi të zbuluar e me pak mbrojtje. Nëse talebanët(por ndoshtaështë më mirë të themi “kur”) do t’a marrin Kabulin, jehona propagandistike mbi të pafetë do të jetë shumë e fuqishme, do të pjellë një valë goditëse që do t’arrijë kudo. Terrorizmi do të kthehet tëkërcënojëEvropën. Duhet mbajtur parasysh se rreziku për shoqëritë e lira evropiane nuk varet vetëm nga terrorizmi në vetvete, por edhe nga efektet politike që ai mund të ushqejë. Veprojnë n’Evropë forca skajore, kulturalisht e ideologjikisht të papajtueshme me parimet e një shoqërie të lirë, të cilat në ndryshim nga xhihadistët,  nuki drejtohen më dhunës. Do të jetë e lehtë për këto forca, në prani të kërcënimeve terroriste, t’i propozoheshin evropianëve si flamurtarë të “maturisë” duke marrë kështu lëshime e dobira të papajtueshme me rregullat politike e juridike mbi të cilatjanë ngritur ose janë mbajtur deri tani shoqëritë perëndimore. Për atë qëështë i pambuluar kërcënimet janë të shumta e jo të gjitha tëditura menjëherë. Sidoqoftë do tëdilte një Evropë e dobësuar, kulturalisht e politikisht. Ky do t’ishte një lajm i mirë për Pekinin dhe planet e tij rish imperiale, njërregull me rënie e dobi ekonomike e politike, në garën për parësinë ndërkombëtare me Shtetet e Bashkuara. Në çdo rast, aleanca e mundëshmekino-islamike do të vinte në lëvizje një manovër afat mesme, “si darë”: fuqia ekonomike kineze që bashkërendohet për të kënaqur leverditë e ndërsjellta, me fanatizmin fetar. Kur Evropa të zgjohet, nëse do të zgjohet, do t’i kushtojë shumë takime të nivelit të lartëfaktit se çfarë duhet bërë para  gjëndjes së re ndërkombëtare. Ndërkaq, ndoshta shumëëngjëllori Joe Biden duhej të na jepte të gjithë neve ndijimin se mund të mbështetemi ende tek Shtetet e Bashkuara. Amerikanët do të plotësojnë tërheqjen e trupave nga Afganistani brënda këtij muaji. Spiunazhi i tyre llogarit që talebanët do të hyjnë në Kabul për rreth tre muaj. Më parë me Trump-in kurdët, tani me Biden-in afganët: në fillim të mikluar, të përdorur, e pastaj të braktisur në fatin e tyre. Një çift i hatashëm. Kush e në ç’pjesë të botës do t’i besojë më premtimeve të amerikanëve? Nuk kuptohet nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara mendon me të vërtetë apo jo se është ende leverdia e vëndit të tij të ruajë drejtimin e botës perëndimore, me privilegjet por edhe detyrat që ajo pozitë përmban. Mund të jetë, siç thonë shumë, se tre administratat e fundit, të Obamës, Trump-it e Biden-it, përfaqësojnë, me stile të ndryshëm, madje shumë të ndrysëm, një Amerikë që, jashtë retorikës, tashmë e lodhur në atë rol nuk mundet, nuk din ose nuk dëshiron më t’a ushtrojë. Nëse gjërat qëndrojnë me të vërtetë kështu, ne evropianët do të paguajmë çmimin. Por hesapi së fundi do të jetë i kripur edhe për Amerikën. Po kufizohemi të themi se bota që n’a pret e që përfytyrohet do të jetë sidoqoftë më pak miqësore e mikpritëse për ata institucione, të farkëtuara prej shekujsh n’Evropë, prej të cilëve varet shoqëria e hapur që na ka siguruar mirëqënie e liri. Në tiganin e Trump-it jemi djegur të gjithë nga pak. Shpresojmë të mos duhet të zbulojmë se mbas pak kohe të kemi përfunduar në prush.

            “Corriere della Sera”, 11 gusht 2021   Përktheu: Eugjen Merlika

Filed Under: Featured Tagged With: Eugjen Merlika, Kina

Kosova, mbrojtje të rrezikuarve në Afganistan

August 17, 2021 by s p

-Mbledhja e 26-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës/

Prishtinë, 17 Gusht 2021-Gazeta DIELLI/

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje korresponduese, në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan, të cilët janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visas (Vizave të Veçanta Imigruese) – të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë familjet e tyre. Qeveria e vlerëson të nevojshëm ofrimin e mbrojtjes së përkohshme e të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan. Këta persona do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga institucionet relevante të sigurisë në Republikën e Kosovës, në rast të nevojës e në qëllim të sigurisë kombëtare, sipas vlerësimit të institucioneve relevante në Republikën e Kosovës. Personat nën mbrojtje sipas vendimit të Qeverisë, gjatë kohës së qëndrimit në Republikën e Kosovës do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara sipas Ligjit për Azil, thekson njoftimi i dërguar nga Zyra për Komunikim Publik – Zyra e Kryeministrit.

Filed Under: Kronike

Ambasadori Kosnett në emër të SHBA falënderon Kosovën

August 17, 2021 by s p

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett sot ka shkruar në Twitter: Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, falënderimet më të thellat nga unë për Qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë tuaj që t’u ofrohet strehim partnerëve tanë afganë në rrugëtimin e tyre drejt një jete të re. Edhe një herë, Kosova dëshmoi lidership në skenën globale.

Filed Under: Featured Tagged With: Philip Kosnett

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2886
  • 2887
  • 2888
  • 2889
  • 2890
  • …
  • 2924
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin
  • Tre vllazen, tre jetima…
  • Goditja ndaj objekteve të kultit fetar, pjesë e propagandës ateiste përgjatë diktaturës në Shqipëri

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT