• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Takim i përzëmërt i Vatrës në Chicago

March 23, 2025 by s p

Mirela Kanini/

“Kafe dhe petulla”, ishte emri i këtij eventi të organizuar nga Vatra Chicago, një frazë e thjeshtë në pamje të parë, por aq kuptimplote këtë ditë të ftohtë Marsi për këto Zonja dhe Zonjusha në Chicago. Çfarë e bëri të veçantë ishte fakti që ato u mblodhën së bashku thjesht për të biseduar dhe diskutuar, për të folur shqip, për të gjetur mes njëra tjetrës atë çka na mungon më së shumti nga Atdheu ynë, miqësinë dhe jetën sociale si atje. Kishim zgjedhur Café Mirage për këtë takim së pari sepse vetëm aty serviren petulla tipike shqiptare në një vend ku thuhet se gjen edhe qumësht dallëndyshe. Nuk mund të mos përmendim faktin që pronarja është shqiptare nga Maqedonia, shumë e nderuara Zj. Suzana Dadevski dhe gjithashtu një mike dhe mbështetëse e Vatrës. Atmosfera që u krijua ishte aq e këndshme sa që nuk u ndjenë sa shpejt kaluan gati tre orë me premtimin unanim që të takohemi përsëri ashtu si sot të bashkuara, nga të gjitha trevat shqiptare dhe gjithë grup moshat. Kemi plot për të treguar dhe mësuar nga njëra- tjetra, ashtu si në këtë takim ku folëm mbi jetët tona, fëmijët, nipat e mbesat, recetat e gatimeve, problemet që mund të ndeshim, apo humorin që na karakterizon. Nuk mbetet gjë tjetër por t’ju falenderojmë për pjesëmarrjen dhe ju mirëpresim së shpejti në takimet e ardhshme…

Filed Under: Vatra

VATRA URON BESIMTARËT BEKTASHIANË: GËZUAR SULLTAN NOVRUZIN

March 22, 2025 by s p

Të nderuar vëllezër e motra të besimit Bektashi

Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, të Kryesisë së Vatrës, Këshillit të Vatrës e të gjithë vatranëve ju uroj: Gëzuar nga zemra festën e begatë e të bekuar të Sulltan Novruzit. Dashuri, paqe, festë, gëzim, lumturi dhe bekime paçi kurdoherë në zemër, shpirt dhe familjet tuaja të nderuara e të bekuara. Perëndia i tejetlartë bekoftë, shenjtëroftë dhe shpërbleftë çdo përpjekje tuajën për të mirën e Atdheut dhe bashkatdhetarëve tanë kudo ku ndodhen.

Kjo festë e shenjtë uroj që të sjellë për ju të gjithë një lindje të re e të fuqishme shpirtërore, fat, sukses e begati familjare.

Gëzuar Sulltan Novruzin

Zoti ju bekoftë

Me gëzim dhe nderim

Kryetari i Vatrës

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Vatra

Sot, përkujtojmë 135-vjetorin e vdekjes së Thimi Mitkos

March 22, 2025 by s p

Thimi Mitko lindi në Korçë në vitin 1820, ku ndoqi shkollën vendore greqisht. Xhaxhai i tij, Peti Mitko, kishte qenë një ndër krerët e kryengritjes së vitit 1847 kundër Tanzimatit. Të dy e lanë atdheun në vitin 1850, duke shkuar së pari në Athinë, më pas në Plovdiv të Bullgarisë, dhe më vonë në Vjenë, ku Thimi punoi si rrobaqepës.

Në vitin 1866 Thimi Mitko mërgoi drejt Egjiptit, ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare dhe ngritjes së një biznesi të suksesshëm në Beni Suef, ku edhe vdiq në vitin 1890. Mitko mblodhi burime të folklorit shqiptar që prej vitit 1866.

Thimi Mitko kishte lidhje me personalitetet e mëdha të letrave shqipe, si Jeronim De Rada, Demetrio Camarda, Dora d’Istria, Jan Urban Jarník, Kostandin Kristoforidhi, Gustav Meyer, etj., duke iu dhënë atyre këngë popullore, gjëegjëza dhe tregime.

Ai ishte edhe autor i shumë shkrimeve në shtypin evropian në mbështetje të çështjes shqiptare. Koleksioni i folklorit shqiptar të Mitkos përmbante këngë, tregime dhe thënie popullore nga Shqipëria e jugut.

Vepra madhore e Mitkos “Bleta Shqiptare” (Alvaniki Melissa) u botua në Aleksandri të Egjiptit në vitin 1878. Sipas autorit, koleksioni kishte si qëllim të ndihmonte bashkësinë shqiptare në Egjipt, duke e ushqyer me të dhëna mbi kulturën shqiptare. Në vitin 1924 kjo vepër u ribotua e rishikuar nga Gjergj Pekmezi në Vjenë, me titullin “Bleta shqypëtare e Thimi Mitkos”.

Muzeu Historik Kombëtar

Filed Under: Histori

FOTOEKSPOZITË NË NEW YORK NË PËRKUJTIM TË SHQIPTARËVE TË MASAKRUAR NË KOSOVË NGA REGJIMI GJENOCIDAL I SERBISË

March 22, 2025 by s p

Sokol Paja/

New York, 22 Mars 2025 – Këshilli Shqiptaro Amerikan, OJQ – For New Life Kosovo dhe Këshilli Koordinues i Asociacionit të Shoqatave të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës hapën në Monroe University, Ekspozitën Fotografike të Krimeve Serbe në Kosovë (1998-1999). Me pjesëmarrjen e patriotëve të shquar të mërgatës së Amerikës, aktivistëve e atdhetarëve, ekspozita me fotografi origjinale, shumë prej tyre u prezantuan për publikun herë të parë, nxjerrë në pah 26 vjetorin e gjenocidit serb në Kosovë dhe drejtësinë e munguar për shqiptarët e masakruar.

Kjo ekspozitë është një homazh, nderim e përkujtim për viktimat, masakrat dhe gjenocidin e tmerrshëm serb gjatë luftës në Kosovë 1998-1999.

Shqiptarët e Amerikës apeluan për drejtësi, për të kujtuar dhe kurrë për të mos harruar: 13.950 të vrarët, 20.000 gratë dhunuara si dhe 1.620 persona ende të pagjetur si pasojë e gjenocidit serb mbi shqiptarët në Kosovë. Nën prezantimin profesional të publicistit Luz Thaçi në fjalën e parë të ceremonisë zonja Kumrije Karaqica apeloi për shqiptarët e Amerikës që të bëhet presion nga bashkësia ndërkombëtare mbi Serbinë për gjetjen e personave të zhdukur nga krimi dhe gjenocidi serb në Kosovë. Z.Haxhi Dauti deklaroi se Këshilli Shqiptaro Amerikan do ta ngrejë zërin në Uashington për çështjen e Kosovës dhe nderoi me Certifikatë Mirënjohje z Ramë Manaj. Ambasadori Ervin Bushati në fjalën e tij theksoi se vuajtja e qëndresa e shqiptarëve të Kosovës ishte bazë themeli për lirinë e Kosovës. Ai shprehu mirënjohjen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ndalën agresionin dhe gjenocidin serb në Kosovë.

Ambasadori Blerim Reka në fjalën e tij renditi në mënyrë historike dhe kronologjike etapat e gjenocidit serb në Kosovë, krimet e tmerrshme mbi shqiptarët dhe dëbimin e 1 milion shqiptarëve nga Kosova ku edhe pas 26 viteve mbas gjenocidit, ende Serbia nuk është ndëshkuar për gjenocidin dhe drejtësia ndërkombëtare nuk ka dhënë drejtësi për organizatorët dhe orkestruesit e krimeve serbe, tha ndër të tjera ambasadori Reka. Z.Mark Gjonaj deklaroi se Serbia në Kosovë nuk ushtroi vetëm një genocid por një fushatë spastrimi etnik për të cilën Serbia jo vetëm që nuk u ndëshkua kurrë por kriminelët në Serbi u nderuan si heronj. Z. Gjonaj theksoi gjithashtu se po punohet që të ndërtohet një muze në New York për të përkujtuar krimet serbe në Kosovë.

Z.Ramë Manaj theksoi se kjo ekspozitë fragmentare ekspozon trishtimin dhe tmerret, dhimbjen dhe dramat që la pas gjenocidi serb në Kosovë dhe mbi të gjitha Fotoekspozita është një thirrje për drejtësi. Kjo sakrificë e dhimbje njerëzore tregon çmimin e lirisë së Kosovës, tha ndër të tjera z.Manaj. Publicisti Luz Thaçi në fjalën e tij ekspozoi raportin mes Serbisë kriminale dhe Kosovës paqedashëse dhe theksoi se është detyrë institucionale e institucioneve shtetërore të Kosovës për të kërkuar drejtësi dhe ekspozuar masakrat e mizoritë shtetërore serbe mbi shqiptarët në Kosovë. Z.Thaçi apeloi që institucionet në Shqipëri dhe Kosovë të padisin Serbinë për gjenocidin dhe krimet e kryera në Kosovë.

Zonja Xhemile Morina shpjegoi për të pranishmit historinë e fotografive të ekspozitë duke na njohur me përmbajtjen historike dhe dramatike të çdo momenti tragjik të ekspozuar për pjesëmarrësit. Z. Ramë Manaj në emër te Asociacionit të Shoqatatave të zhdukurve nga lufta në Kosovë të viteve 1998-99, në shenjë nderimi për angazhimin në këtë fushatë nderoi me mirënjohje: z.Ted Goldstein, z.Mark Gjonaj, z.Haxhi Dauti, z.Haxhi Berisha dhe z.Ramadan Gashi. Përveç se në New York dhe Philadelphia, fotoekspozita për të përkujtuar shqiptarët e masakruar nga gjenocidi serb, më herët ka pasur sukses në: Bruksel, Zagreb, Bursa (Turqi), Londër, Gjenevë, Vjenë, Linz, dhe Hagë.

Filed Under: Politike

Dilemat e një profesori dhe mashtrimet me AI

March 22, 2025 by s p

Tregim humoristik nga Rafael Floqi

Në një universitet prestigjioz, profesor Adrian Gjini ishte një nga akademikët më të respektuar. Me dekada përvojë në mësimdhënie, ai ishte i njohur për pasionin e tij për arsimin. Por kohët e fundit, diçka kishte ndryshuar: inteligjenca artificiale ishte bërë mësuesi i vërtetë.

Çanta Magjike. Ishtë një mjet i një tregimi të njohur. Kërkojini çantës diçka, çdo gjë, çfarëdo që të dëshironi – dhe puf, ajo shfaqet. Ne gjejmë variacione të saj në mite dhe fabula, në shaka, në episode të shumta të Zonës së Muzgut. Xhindi në një shishe. Holodeck në USS Enterprise. Morali i historisë, apo ajo që rezulton të jetë: Kini kujdes se çfarë dëshironi. Duke na dhënë atë që mendonim se dëshironim, Çanta Magjike na udhëzon mbi rrezikun e përmbushjes së dëshirave të dikujt, duke na kujtuar se shpesh është më mirë të dëshironi sesa të merrni.

Kohët e fundit, një lloj i ri çante Magjike ka gjetur rrugën e tij në botën reale. Për disa vite, kam dhënë mësim filozofi, kryesisht etikë, në një universitet në Tiranë. Unë jap një përzierje të klasave drejpërdrejt dhe online, dhe metoda ime kryesore e vlerësimit ka qenë eseja e studentëve. Por siç e dinë pothuajse të gjithë tani, mjetet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Google Gemini, bëjnë të mundur marrjen e eseve të kolegjit me pak më shumë përpjekje, sesa duhet për të kërcitur dy gishtat.

Një ditë, një student ambicioz, Erioni, hyri me vrull në zyrën e profesorit. “Profesor, më duhet të provoj diçka. Dua të mposht AI-në! Do të shkruaj një ese më shpejt sesa ajo mund ta vlerësojë. Nëse fitoj, ju duhet të pranoni se ende kemi nevojë për profesorë të vërtetë.”

Adriani, kurioz, e pranoi sfidën. Erioni filloi të shkruante me një shpejtësi marramendëse, ndërsa AI e vlerësonte në kohë reale, duke lëshuar një mori korrigjimesh dhe komentesh automatike si “Mungon një presje”, “Ky argument nuk ka referenca nga Wikipedia”, dhe “Ky mendim është shumë njerëzor”.

Pas disa minutash, AI shpalli fitoren e saj. “Eseja e Erionit përmban elemente kreative të panevojshme dhe mungesë konformiteti me modelet standarde të shkrimit akademik. Nota: 6.5. Sugjerim: Përdorni ChatGPT për rezultate më të mira.”

Erioni e shikoi profesorin me zhgënjim. “Pra, as në garë shpejtësie nuk mund ta mundim këtë gjë? Si ia bëjnë studentët e tjerë?”

Profesor Adriani e dinte përgjigjen. Studentët tashmë kishin gjetur justifikime të sofistikuara për përdorimin e AI. “Profesor, AI është thjesht një mjet! Si kalkulatori për matematikën! Nuk është kopjim, është thjesht optimizim i kohës!” thoshte një student.

“Profesor, unë e shkruaj vetë, por AI më ndihmon vetëm të mos bëj gabime… dhe ndoshta pak për idetë… edhe për strukturën… ok, ndoshta e bën vetë, por unë e lexoj!” deklaronte një tjetër.

Por si profesori e kapi AI-në në befasi? Kërkojini njërit prej këtyre chatbots një punim mbi Republikën e Platonit, ose mbi etikën e blerjes dhe shitjes së veshkave – ose thjesht jepni një kërkesë për provim – dhe, brenda pak sekondash, nxjerr një letër që shumë njerëzve do t’u duket si diçka që ka shkruar një njeri. Pa zhurmë, pa fjalë të tepërta. Nëse instruktori juaj nuk e di se çfarë të kërkojë, ose nëse AI që po përdorni është mjaft e mirë, mund t’i bindni se e keni zotëruar temën pa pasur nevojë të mësoni asgjë rreth saj.

“Por dokumentet jo shumë të sofistikuara të krijuara nga AI janë të lehta për t’u dalluar – nëse, përsëri, ju e dini se çfarë të kërkoni”, mendoi ai. Dhe filloi të hulumtojë.

Për sa i përket sintaksës dhe tonit, të gjithë tingëllojnë afërsisht njësoj. Shumë neutral, shumë të butë. Pavarësisht nga natyra e pyetjes, ata trajtojnë çështjet në fjalë në të njëjtën mënyrë shumë metodike, fillimisht duke zhvilluar një kornizë sistematike, pastaj duke balancuar konsideratat konkurruese kundër njëri-tjetrës për të arritur në një gjykim të përgjithshëm. Ndonjëherë ata japin citate, duke dhënë numra faqesh që, sa herë që jo, duket se nuk korrespondojnë me asgjë në botën aktuale. Këto, përsëri, janë ato që janë më të lehta për t’u zgjedhur. Kam pak dyshim se ka të tjerë që janë më të sofistikuar dhe se disa më kalojnë”.

Duke gjykuar nga numri i punimeve që lexoi semestrin e kaluar që ishin krijuar qartë nga AI, mendoi ai shumë studentë janë entuziastë për këtë risi të fundit. Rezulton gjithashtu se ky entuziazëm vështirë se zbehet nga, të themi, një deklaratë e qartë në planprogramin e dikujt që ndalon përdorimin e AI.

Në senatin akademik, ai ngriti shqetësimin e tij. “Ne po i trajtojmë studentët si algoritme që duhet të përshtaten me standardet e AI-së, por arsimi është më shumë se kaq! Nëse lejojmë AI-në të na udhëheqë, atëherë nesër do të kemi diplomuar robotë, jo mendje të pavarura!”

Rektori, i apasionuar pas teknologjisë, qeshi. “Profesor, duhet të ecim me kohën. Në fund të fundit, pse të lodhemi duke lexuar ese, kur një makinë mund t’i vlerësojë për ne?”

Por Adriani nuk dorëzohej lehtë. Një ditë, ai bëri një eksperiment. U kërkoi studentëve të shkruanin një ese me dorë, pa AI. Rezultatet ishin të çuditshme: disa harruan si shkruhej me stilolaps, disa u ankuan se pa autokorrigjimin e AI nuk mund të bënin një fjali pa gabime, dhe njëri dorëzoi një fletë bosh duke thënë: “Profesor, kam një bug në tru. Duhet të riinstaloj idetë.”

Profesori psherëtiu,dhe u ngrit të fliste në mbledhjen e katedrës, studentët që e kapërcejnë këtë hap mendoi, të cilët përdorin AI për të shmangur thithjen apo edhe ekspozimin ndaj këtyre ideve, po e ngurtësojnë veten. Duke vepruar kështu, ata rrezikojnë të bëjnë dëm serioz, jo vetëm për veten e tyre, por edhe për pacientët, klientët, kolegët e ardhshëm – këdo, në të vërtetë, të cilët me veprimet e tyre potencialisht të gabuara dhe vendimet e painformuara mund të ndikojnë.

Por le të pretendojmë, për një moment, se është e vërtetë: se studentët që mashtrojnë dëmtojnë vetëm veten e tyre. Edhe pse sigurisht jam i zemëruar me ata studentë që zgjedhin të mashtrojnë, fakti është se edhe unë kujdesem për ta, dhe ndjej një shkallë të caktuar dhembshurie për ta. Unë nuk dua që ata të humbasin mundësinë për t’u arsimuar, madje as si rezultat i zgjedhjeve të tyre të dobëta.

Si mund të presim që ata të bëjnë zgjedhje të mira, për studimet e tyre apo për ndonjë gjë tjetër, nëse nuk u janë dhënë ende mjetet për të menduar në mënyrë kritike? Si mund të presim që ata të kuptojnë se çfarë do të thotë arsimi, kur ne, si edukatorë, nuk kemi filluar të zhbëjmë vitet e dëmtimit njohës dhe shpirtëror të shkaktuar nga një shoqëri që e trajton shkollimin si një mjet për një punë me pagesë të lartë, ndoshta një status social, por asgjë më shumë? Apo, më keq, ta shohësh atë si pa vlerë, sikur të ishte një lloj mashtrimi besimi, një mashtrim i përpunuar?”

Jeta ime, si e kujtdo, mund të kishte shkuar në drejtime të ndryshme, mendoi ai sikur të ishte në leksion dhe vijoi. Siç ndodhi, pata fatin të përfundova duke u diplomuar në një lëndë – filozofi – që e dua, dhe ndjekja e së cilës më ka lejuar të shijoj përfitimet e të mësuarit të vërtetë. Kështu që unë jam në gjendje të di dhe të vlerësoj se çfarë ndryshimi, sjell edukimi në cilësinë e jetës së tyre. Gjerësia e botës që ajo ju hap, duke ju rrënjosur në të njëjtën kohë kureshtjen për ta eksploruar. Ndjenja e perspektivës që ju ofron, që ju mundëson t’i shikoni ngjarjet e jetës suaj dhe ngjarjet e çfarëdo momenti historik që ju takon ta jetoni, në një kontekst shumë më të gjerë, në vend që të tërhiqesh nga vështrimi i tyre nga një këndvështrim i injorancës së pakuptueshme, sikur të gjitha të ndodhnin për herë të parë dhe pa asnjë arsye të dallueshme.

Fakti është se unë dua që studentët e mi, mendoi të gjithë ata, u përmend, të kenë një përvojë të tillë, të kenë mundësinë të jetojnë atë lloj jete. Unë nuk dua që ata të mashtrohen nga kjo. Unë nuk e dua këtë, edhe nëse ata vetë janë ata që po mashtrojnë. Asnjë çantë magjike nuk ia vlen”.

Disa javë më parë, isha në një darkë ku dikush bëri një pretendim të guximshëm. Ai tha diçka si, “AI do ta bëjë botën më të parashikueshme”. Më duhej të qeshja, tha ai Më kujtoi një bisedë që kisha bërë dikur me një sipërmarrës veteran që kishte jetuar në ditët e para të internetit. Në vitet 1990, shumë besonin se aksesi i pakufizuar në informacion do të krijonte një shoqëri më të zgjuar dhe më racionale. Me motorët e kërkimit që indeksojnë njohuritë njerëzore dhe algoritmet që optimizojnë vendimet, joefikasiteti do të zhdukej dhe shoqëria do të përmirësohej. E drejtë? Epo, jo saktësisht.

Pyetja nuk është nëse AI mund të na bëjë më efikas. Është nëse efikasiteti çon në vendime më të mira – apo thjesht jep iluzionin e kontrollit.

Më shumë informacion nuk çon në vendime më të mira – thjesht i bëri ato më të shpejta dhe më reaktive. Ne u përmbytëm me të dhëna – por jo domosdoshmërisht më të mençur. Ky model përsëritet gjatë gjithë historisë. Kur telegrafi fillimisht lejoi që çmimet e aksioneve dhe lajmet të udhëtonin menjëherë, njerëzit supozuan se kjo do të çonte në tregje më racionale. Kur superkompjuterët erdhën, bizneset besuan se mund të mendojnë matematikisht më shumë se konkurrenca. Dhe tani, me inteligjencën artificiale që ngjesh javët e kërkimit në sekonda, supozimi është se bota do të bëhet më e saktë, më shkencore, më efikase.

Por këtu është gjëja: vendimet më domethënëse – qoftë në biznes, art, udhëheqje apo jetë – nuk kanë qenë kurrë thjesht analitike. Ato kanë qenë gjithmonë një përzierje e logjikës dhe intuitës, e të dhënave dhe njohurive njerëzore. Pyetja nuk është nëse AI mund të na bëjë më efikas. Është nëse efikasiteti çon në vendime më të mira – apo thjesht iluzioni i kontrollit”, tha dhe u ul. Të gjithë heshtën…

Në fund, të mbledhjes universiteti vendosi të ndryshonte politikën e tij: AI do të përdorej si një ndihmës, por jo si gjykatësi i vetëm i të mësuarit. Dhe profesor Adriani, ndërsa largohej nga mbledhja, mendoi se vetëm efikasiteti nuk krijon njohuri. Nuk nxit njohuri. Dhe sigurisht që nuk të çon në mençuri. As nuk krijon elasticitet – sepse elasticiteti nuk është produkt i sistemeve të përsosura. Ajo vjen nga aftësia për t’u përshtatur kur ato sisteme dështojnë në mënyrë të pashmangshme. Dhe kjo është pikërisht ajo që automatizimi kërcënon të gërryejë. Sfida e vërtetë nuk është vetëm se si të përdoret AI. Është se si ta shfrytëzojmë atë pa hequr dorë nga vetë aftësitë që na bëjnë të adaptueshëm në radhë të parë, dhe ai ndjeu se të paktën se për sot, njerëzimi kishte fituar një raund kundër robotëve. Po nesër…

PS. Me që ra fjala, karikatura u bë me AI.

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 425
  • 426
  • 427
  • 428
  • 429
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT