• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ANA NJERËZORE E KADARESË TE PËRJETËSIMI I DASHURISË SË LASGUSHIT

July 1, 2025 by s p

SHPENDI TOPOLLAJ/

(Rreth romanit “Ikja e shtërgut”)

Me rastin e një vjetorit të largimit nga jeta

   Para disa vitesh, i pavdekshmi Ismail Kadareja më dhuroi librin e tij “Përballë pasqyrës së një gruaje”, në të cilin qëndrojnë bashkë tre romane të shkurtër, ku veç atij të titullit, dhe “Kalorësi me skifter”, është përfshirë dhe një tjetër me titullin “Ikja e shtërgut” që i kushtohej dashurisë poetike të Lasgush Poradecit me bukuroshen Ana G. I gjithë ai libër, si e gjithë krijimtaria e tij, më kishte lënë një shije të paharruar, ndaj një mbasdite e nxora nga biblioteka ime dhe zura ta rilexoj. Duke u kalamendur mes rreshtave, m`u kujtua ajo shprehja e M. Nekse se “Ngjeshja e skajshme e materialit… ja çfarë ka rëndësi për krijimin e veprës letrare”. Në pak faqe, gjeniu ka thënë aq shumë. Dhe pa të lodhur e sforcuar fare. Përkundrazi, ndihesh i çlodhur, i lehtësuar dhe i ripërtërirë shpirtërisht në këto ditë deprimimi. Sidomos me shtjellimin mjeshtëror të asaj historisë olimpike të poetit tonë magjik, Lasgush Poradeci, ku dhe do të ndalem gjatë këtij shkrimi. Kam folur gjatë e gjerë si për Kadarenë dhe veprën e mrekullueshme të tij, ashtu dhe për simbolin e dashurisë së pastër njerëzore, idhullin e tij, zemërzjarrin Lasgush Poradeci. Por, të dy ata janë universe më vete, ku vlerat e mëdha artistike e estetike, temat që kanë zgjedhur, trajtesat që u bëjnë atyre, mesazhet që japin, risitë letrare që sjellin, emocionet që përftohen nga dashuria që ata kanë për atdheun, njeriun, lirinë, të mirën e të bukurën dhe sidomos urrejtja për padrejtësinë dhe diktaturat, janë të pafundme. Të dy ishin sfidantë; Kadareja me penën e tij të guximshme e mjaft të rrafinuar, kurse Lasgushi me sjelljen e tij, me krahët e kthyer, me heshtjen mospajtuese me regjimin. Dhe vetiu, për këtë flet mëse qartë, si shkruarja e këtij romani për dashuri “të pamoralshme” e të pangjara më parë, në vitin 1986!, roman që shkrimtari ynë e mbyll me thirrjen: “Ku do të nisesh, shtërg i madh, dhe ku do të na lësh ne, të gjorëve?”, ashtu dhe teka prej plakut Goethe e Lasgushit, që vepronte lirshëm, sikur të qe në oborrin e dukës së Vajmarit, dhe pa drojë dashuronte tetëmbëdhjetë vjeçaren Ulrika fon Livencovin shqiptare, e jo nën vëzhgimin ziliqar të një monstre si Enver Hoxha. Fjodor Dostojevskij në një nga librat e tij ka shtruar pyetjen se “Çfarë është Ferri?” dhe po vetë është përgjigjur: “Unë mendoj se është vuajtja e të qënit i pa aftë për të dashuruar”. Lasgushit i mungonin shumë gjëra: nderimi, mundësia e botimit për ato që shkruante sipas formimit të tij intelektual, jeta publike, liria e shprehjes, gruaja, mundësia e lëvizjes nëpër botë, shkuarja në Kosovë te miqtë e tij, gjezdisjet nëpër Shqipëri si pasojë e ngushticës ekonomike. Ishte gjetur mënyra më e poshtër për t`ja mbyllur gojën: ajo e shpërfilljes, e lënies në harresë, gjersa njerëzit të mendonin se kishte kohë që kishte vdekur. Pra, siç thotë në libër Kadareja: “Prej vitesh ishte dhe s`ishte. E kishin mënjanuar, mungonte në të gjitha ceremonitë. Dhe ndoshta pikërisht midis ceremonisë, prarimit të festës, niste qortimi për të.” Dhe më tej: “Ishte braktisur diçka që s`duhej braktisur. Ishte shkelur me këmbë ëndrra. Nga sallat tona të mbledhjeve, të ndriçuara brutalisht, dukej sikur ai, munguesi i madh, kishte marrë prarimin e përkorë të llampadarëve të vjetër, për të stolisur me të sarkofagun e vet”. Dhe si për ironi të fatit, në këtë kohë harrimi, dashamirësit të tij të madh, Ismailit i jep një lajm gati të pabesueshëm, i mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P.: “Lasgush Poradeci ka pasur këtë verë një histori dashurie”. Po ku kishte lajm më të bukur se ky? Poeti qenka gjallë. Zemra e tij paska mbetur e pacënuar. Oh! Ç`lumturi! Ai tani po i kushtohej emocionalisht asaj që asnjë tiran apo paragjykim nuk mund t`ja ndalonte. Dhe pa u menduar gjatë, i hipën autobusit dhe merr rrugën për tek ai. Duhet mendja e ndritur e Kadaresë, vëmendja e tij, të cilës nuk i shpëton asgjë, dhe ajo vellua gogoliane e sarkazmës së tij që ta shijosh atë udhëtim. Dhe jo vetëm ta shijosh, por edhe të qeshësh me një pafundësi gomarllëqesh që na kanë ndjekur kur na duhej të shkonim atje ku pushonte ai, i madhi fare. Kontrolle, pas kontrollesh. Njëri polic a sigurims më injorant dhe dyshues se tjetri. Ndofta të tillë i bënte detyra, por ajo që e çuditi më shumë nuk ishte pyetja “Përse shkoni në Pogradec”, sesa “E njihni Ana G.?” Pra, R.P. paskej qënë jo vetëm i mërzitshëm dhe i padurueshëm, por edhe provokator; ai e paska shpënë fjalën tek ata. Se ndofta Ana G. kishte ndonjë plan kundër udhëheqësit, që vinte atje. Por edhe nëse jo, ajo donte t`i bënte karshillëk me poetin atij. E kam parë Ana G. dhe më kanë folur njerëzit e sime shoqe për zgjuarsinë dhe kulturën e saj kur ishte mësuese letërsie në Pogradec. E kam dëgjuar një mbrëmje në shëtitje, teksa fliste me një grup të rinjsh. Portreti i saj nuk do t`u shpëtonte lehtë piktorëve të mesjetës fiorentinase. Me një shkodranishte të ëmbël, e sigurt në ato që thosh, kuptohej menjëherë se ishte një grua intelektuale që kishte ecur shumë para kohës, aq sa më kollaj mund të besoje se kishte dalë nga faqet e librave të Mopasanit, Çehovit a Cvajgut, sesa nga apartamentet gri e të ngushta të një qyteti të humbur shqiptar, ku syri të zinte “Nën dritën e pamëshirëshme të diellit, vitrinat e dyqaneve (që) ngjanin edhe më të varfëra. Në qelqe, si kudo, kishte prapë parrulla, madje më tepër se dy vjet më parë, kur kisha qenë këtu me pushime. Pantallona burrash, kinkaleri. Edukim, vigjilencë, shampo…Vapë dhe qytet i vogël provincial. Klubi i gjuetarëve. Berberhane. Qendër edukimi e lagjes Nr. 6.” Pra, mërzi. Ana G. mes atyre ndërtesave të shëmtuara, natyrisht që autorit të romanit, i është dukur me të drejtë e huaj dhe skandaloze. Por edhe si dhuratë nga Lasgushi, në pamundësi për t`i shndërruar arkitekturën. Dhe e gjithë kjo, me një mjet të pabesueshëm: me dashurinë e tij fisnike që ai vetë ishte munduar ta mbante të pazbuluar: “Se s`dashuroja as unë as ti, / Por dashuronte dashuria, / Një dashuri plot fshehtësi, / M`e fshehtë se fshehtësia.” Por si mund të mos merrej vesh kjo dashuri e çuditshme, ku edhe ajo midis dy të rinjve gjimnazistë, bëhej objekt theshethemesh të pafund? Maksim Gorki duke folur për përditshmërinë e shkrimtarit, pra për qënien e tij njeri, ka thënë se “Shkrimtari nuk duhet të jetë Robinson… duhet të jetojë jetën, të thërrasë, të qeshë, të shajë, të zihet, të dashurojë”. Mendoni pastaj, Lasgushin, me zemrën e tij sa bota. Veç duhet pranuar se atë së pari e pa dhe e kuptoi, për të mos thënë, e përligji, një tjetër mendje superiore, ajo e Ismail Kadaresë. Marsel Prusti për stilin e shkrimtarit, ka thënë se ashtu si dhe për piktorin, nuk është çështje teknike, por është çështje e botëvështrimit. Dhe botëvështrimi nga ana e saj është e shkallëzuar, nga e zakonshmja deri te gjenialja. Dikush mund të dyshojë dhe të thotë se çfarë do t`i pëlqente Ana G. plakut Lasgush me atë pallton e vjetër, kapelen e zezë republikë strehëmadhe dhe shkopin ku mbahej. Por përtej kësaj, ai vazhdonte të ishte një shpirt. Një shpirt i pashoq, i bukur, plot jetë, që ngazëllehej njësoj si nga vala e liqerit, si nga kërcitja e një lopate të varkës që voziste tek kthehej pas peshkimit, si nga ajo shqiponja që po arratisej tutje ndë Mal të Thatë, ashtu dhe nga bukuria e një gruaje, gati si Ana Kern. Po pse, a nuk e dimë se kudo do gjesh femra që vazhdojnë të dashurojnë Danten, Pushkinin, Lermontovin, Bërnsin, Eseninin, deri dhe A. Bllokun (atij që shkruante: “Dhe para korit plaku si trim, / Këmbën përplas: / Më digj të tërin me zë, me shikim, / Ksjusha, ti gaz!” dhe që qe shkruar edhe një novelë për një vajzë sovjetike të dashuruar me të pas vdekjes), e plot të tjerë, edhe pse ata fizikisht nuk janë mes nesh. A nuk do të dëshironte secila nga ato të ishte e dashura e ndonjërit prej tyre dhe a nuk do të ndihej e privilegjuar e fatlume sikur pena e tyre ta përjetësonte atë në jetë të jetëve. Dhe a nuk kemi gjithë të drejtën tonë të mendojmë se edhe Ana G. e tillë mbeti, falë atij platonizmit të saj për magmën e të dashuruarit, të atij që i ngriti himne ndjenjës më sublime që njeriu ka. Dhe që me veprimin e saj, tërhoqi vëmendjen e Kadaresë, atij që me talentin e tij të papërsëritshëm, i bëri dhe i bën nder gjithë Shqipërisë dhe shkoq kaq mjeshtërisht fuqinë ripërtëritëse të dashurisë, “sidomos në muzg të jetës”. Të një dashurie, për të cilën pasi i ra në dorë shkrimi i vetë Lasgushit “Vizita e zonjushës Ana G. në kullën time” nuk kishte më asnjë fije dyshimi. Për më tepër, ju rrit nderimi për atë zonjushë, derisa duke hyrë brenda asaj “kulle”, kujdesej të mos e vriste hijen që ajo kishte lënë duke ngjitur ato shkallë. Por ngjarjet marrin një kthesë krejt të papritur: kur Ismaili takon Lasgushin, i cili “kishte po atë buzëqeshje si vitin që shkoi”, ky i fundit u kthye te ai karakteri rebel i tij, gjë që i prishi të gjitha planet e vizitorit. Qysh në fillim i tha: “Kombin e bëjnë poetët”. Ata, atje lart kujtohen për ta, vetëm kur u a kanë nevojën. Dhe pastaj vijon pyetja befasuese: “Me që ra fjala, ç`bën ai (Enveri), gjallë është apo ka vdekur?”. Dhe e gjithë kjo, ndërsa ai përbindëshi, me grua, fëmijë, dhëndurë dhe nuset, shihte darkave gjyqin e familjes të Kryeministrit të shpallur poliagjent edhe pse me të i kalonin pushimet së bashku. Ka diçka shekspiriane këtu, për të mos thënë se do mjaftonte një truk i vogël dhe kushdo do ta besonte se ishte vepër e fantazisë së tragjikut të madh anglez nga Strasfordi. Kulmi arrin kur mes dilemës se kush kishte ndikuar më shumë për emrin Poradec; liqeni, qyteti apo vetë poeti, autorin e romanit, duke hedhur vështrimin tutje në errësirën e qiellit dhe ndriçimin e yjeve, e mundon vargu “Fluturoi dhe shtërg i fundit madhështor me shpirt të gjorë”. Por lexuesi duhet ta nxjerrë vetë arsyen pse poeti, plaku – djalë po shkon zemërthyer: nga heshtja zyrtare dhe harrimi që e ndoqi pas, apo nga humbja e dashurisë së tij për bukuroshen e mençur Ana G. Ama një gjë është e qartë; ajo që Dyame ka thënë se “Qëllimi epror i romancierit është të na bëjë të ndjeshëm për shpirtin njerëzor, të na bëjë ta njohim e ta duam në madhështinë dhe në mjerimin e tij, në fitoret dhe dëshirat e tij”. Nuk ka lexues që të mos e kuptojë forcën e shpirtit njerëzor në këtë roman që karakterizohet nga porosia tolstojane, për thjeshtësinë, lakonizmin dhe qartësinë, duke arritur kështu përsosmërinë e formës së artit, gjë që e bën vetëm një shkrimtar human, mendje hapur, dhe me zemër sa të ndjeshme aq dhe të pastër, me prirje dhe punë të madhe si i gjalli i përhershëm, Ismail Kadareja ynë.        

Filed Under: Fejton

Sulm ndaj rendit kushtetues dhe dëmtim i imazhit ndërkombëtar të shtetit

June 30, 2025 by s p

Nga: Prof.Dr.Fejzulla BERISHA

(Ekspert  i të drejtës publike)/

1. Kuvendi si themel i rendit kushtetues

Në një republikë parlamentare si Kosova, Kuvendi nuk është thjesht një organ përfaqësues i qytetarëve, por është organi themelor kushtetues, nga i cili rrjedhin të gjitha pushtetet e tjera. Në përputhje me nenin 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndarja dhe balancimi i pushteteve janë parime themelore të rendit kushtetues. Ndërkaq, neni 2 e njeh sovranitetin si të qytetarëve, i cili realizohet përmes përfaqësimit në Kuvend.

Ngërçi aktual i krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 nuk është thjesht një krizë politike, por përfaqëson një rrezik të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues, për funksionalitetin e institucioneve, dhe për pozitën ndërkombëtare të Kosovës si shtet.

2. Shkelja e rendit kushtetues përmes moskonstituimit të Kuvendit

Refuzimi i qëllimshëm nga subjekti fitues për të proceduar me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit përbën një shkelje të parimeve të sigurisë juridike, të funksionalitetit institucional dhe të detyrimeve të sanksionuara në Kushtetutë dhe në rregulloren e brendshme të Kuvendit. Kjo përbën jo vetëm një cenim të integritetit të pushtetit legjislativ, por edhe një përpjekje të fshehur për ta kapur atë politikisht, duke e shndërruar në një instrument të një grupi të vetëm.

Në këtë mënyrë, e drejta e brendshme kushtetuese po manipulohet për interesa politike, duke cenuar balancat kushtetuese të pushteteve dhe rendin institucional të vendit.

3. Dimensioni i të drejtës ndërkombëtare – detyrime ndaj parimeve të demokracisë funksionale

Kosova, si shtet i pavarur dhe i njohur nga shumica e demokracive perëndimore, ka pranuar mbi vete standardet themelore të të drejtës ndërkombëtare publike, veçanërisht në fushën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, siç sanksionohet në instrumente ndërkombëtare si:

-Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale,

-Kriteret e Kopenhagës për anëtarësim në BE,

-Parimet e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe

-Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (neni 25).

Mosfunksionimi i Kuvendit të Kosovës bie ndesh me nenin 25 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, i cili garanton të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje, drejtpërdrejt ose përmes përfaqësuesve të zgjedhur, në kushte që garantojnë efektivitetin e përfaqësimit.

Moskonstituimi i Kuvendit nënkupton shkelje të drejtpërdrejtë të këtij obligimi ndërkombëtar, duke e ekspozuar Kosovën ndaj kritikave ndërkombëtare dhe rrezikut të minimit të besueshmërisë në arenën globale.

4. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese – instrument i brendshëm i mbrojtjes së rendit kushtetues dhe të pozitës ndërkombëtare të shtetit

Në kontekstin e së drejtës së brendshme, ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese më 27 qershor 2025 përmes një aktvendimi që urdhëron konstituimin e Kuvendit deri më 26 korrik, është një akt i vetëmbrojtjes institucionale të rendit juridik dhe demokratik në Kosovë. Ky vendim afirmon që:

-Kushtetuta është norma më e lartë juridike që nuk mund të tejkalohet nga vullneti politik i asnjë partie;

-Institucionet nuk janë pronë e përkohshme e fituesve të zgjedhjeve, por pasuri publike që duhet të funksionojnë për të gjithë qytetarët;

-Gjykata Kushtetuese, si mjet i brendshëm i kontrollit të kushtetutshmërisë, është në të njëjtën kohë garant i detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës si shtet demokratik.

Ky vendim krijon efekte erga omnes, duke e bërë të detyrueshëm jo vetëm në planin e brendshëm juridik, por edhe si sinjal politik për bashkësinë ndërkombëtare se Kosova nuk ka braktisur parimet mbi të cilat është ngritur.

5. Rreziku i delegjitimimit ndërkombëtar dhe humbjes së përkrahjes strategjike

Nëse Kuvendi nuk konstituohet dhe nëse vendimi i Gjykatës shpërfillet ose relativizohet, Kosova përballet me rrezikun e rrëshqitjes nga statusi i një republike demokratike në një entitet me elemente të autoritarizmit institucional. Pasoja e parë e një zhvillimi të tillë është humbja e besimit ndërkombëtar, që mund të përkthehet në:

-Ndalim ose ngadalësim të proceseve integruese, si në BE dhe NATO;

-Mospërkrahje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si Këshilli i Evropës;

-Zbehje të përkrahjes diplomatike në arenën globale ndaj shtetësisë së Kosovës.

Kjo do të ishte jo vetëm dëm i brendshëm, por shkatërrim strategjik i pozitës ndërkombëtare të Kosovës si shtet i orientuar nga vlerat euroatlantike.

6. Përfundim: Funksionaliteti institucional është kërkesë e brendshme dhe obligim ndërkombëtar

Kuvendi duhet të konstituohet jo si akt formal, por si akt thelbësor i respektimit të rendit kushtetues dhe të rendit ndërkombëtar të ligjit. Në të kundërtën, çdo bllokadë që ndodh nga brenda, përbën një sabotim ndaj shtetësisë dhe një akt vetëshkatërrimi ndaj imazhit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Funksionaliteti i institucioneve nuk është vetëm kërkesë e popullit të Kosovës, por obligim i shtetit ndaj vetes dhe ndaj komunitetit ndërkombëtar.

Filed Under: Analiza

Romani “Pse’’ i Sterjo Spasses dhe fillesa moderne e prozës së gjatë shqipe

June 30, 2025 by s p

Behar Gjoka/

Krijimtaria e gjerë letrare e Sterjo Spasses, siç ka vënë re historiografia letrare, zë fill me romanin Pse? Ky tekst origjinal si frymë dhe kompozim, rrëfim dhe shprehësi, pamëdyshje shënon një gur kilometrik të shkrimit letrar autorial, por njëherësh edhe një shteg fillimtar të lavrimit modern të prozës, me gjasë të romanit të shkruar në gjuhën shqipe. Romani, ashtu si shumica e vlerave të shkrimit letrar, sidomos të pjesës së parë të shekullit të njëzetë, pra të periudhës më të ndritshme të letërsisë shqipe, të harkut kohor 1912-1939, që për hir të së vërtetës, bën kthesën e letrave shqipe, nga problematika e mprehtë sociale dhe nga realizmi, si koncept dhe model përjetues dhe pasqyrues i realitetit letrar, ka përjetuar kalvarin e plotë të mbijetesës së letrares, në kontekste dhe rrethana të pazakonta:

A- Shfaqja e bujshme e tekstit romanor dhe shkëlqimi i plotë i tij, në kohën e botimit, përkatësisht në vitet 1934-1935, si një ngjarje e përveçme e letërsisë së viteve ’30, kur rrëzëllitën shkollëza dhe rrymëza në skenën kulturore dhe letrare.

B- Letnimi dhe ndalimi i leximit të librit më të mirë të shkrimtarit, ashtu si jo pak vepra me vlerë të disa shkrimtarëve të së kaluarës, të cilët binin ndesh me parimësinë e realizmit socialist. Romani Pse? i S. Spasses u mbyll në sepetet e mykut ideologjik, kryesisht për shkak të pranisë së pesimizmit të thellë dhe formalizmit të rrokshëm në hapësirat e tekstit.

C- Rigjetja dhe rivlerësimi i romanit Pse?, menjëherë pas viteve ’90, ku fillimisht u botua, në mënyrë që të merrte fund marrëzia e lënies në hije të një kryevepre letrare. Urojmë që ardhja e mbrame e romanit Pse?, të jetë vërtet një rikthim përfundimtar në panteonin e letrave shqipe, madje të analizohet dhe shqyrtohet në të gjithë treguesit e vet, që të zbulohet si përvojë shkrimi, si akt i hedhjes së themeleve të ligjërimit modern të romanit shqiptar.

Fati i romanit Pse?, një vepër unike e letërsisë shqipe, pa më të vogëln mëdyshje, një model literariteti, madje tepër kurajoz për kohën dhe më përtej saj, në njëfarë mënyrë lidhet me idenë e Harold Bloom-in, kur shprehet: Aty na duket se hasim, në mos veten a miqtë, medeomos një realitet ekzistues, qoftë bashkëkohor, qoftë historik, pohuar në librin Si dhe përse të lexojmë, çka bart materia e romanit. Pandarazi me të vjen edhe vetë fati i ligjërimit letrar në gjuhën shqipe, me gjithë dritëhijet kohore, që vetvetiu nxjerr në evidencë dy problematika, mbase dy çështje thelbësore të mbijetesës së librit dhe të vetë letrave shqipe:

Nga njëra anë: Teksti romanor, kaq i ngjeshur në shenjëzime artistike, në figurimin e personazheve, ku papërjashtim të gjithë vijnë të skicuar, qoftë personazhet femra, si dhe ato meshkuj, por krejt i gdhendur shpaloset Gjoni, protagonisti dhe epiqendra e librit. Pse? , është po ai variant i botuar në krye të herës, me ato shenja fillimtare, po me atë formë shprehje të patjetërsueshme, të cilën autori, pavarësisht furtunave të ashpra të kohës së monizmit dhe të modelit të realizmit socialist, nuk bëri asnjë ndërhyrje ose rregullim, që në fakt do të cenonte variantin parak dhe kohën shkrimore, por me siguri që do të kishte mjegulluar dëshminë letrare.

Në anën tjetër: Në rastin e romanit Pse?, të Sterjo Spasses, por edhe të veprës së gjerë letrare të At Fishtës, Faik Konicës, Zef Skiroit, Ernest Koliqit, Ernest Haxhiademit, Dhimitër Paskos, e të një sërë mjeshtrash të letrave shqipe, konteksti i leximit, pra rrafshet e ndryshme kohore, të lexim-mos-leximit, duket sikur i ngjisin në majë apo i hedhin në greminë, një tekst dhe një segment letrar. Në këtë rast, lënia në hije e një libri, modern në esencën e vetë shkrimore, në qasje dhe shprehësi, që i përkon një çasti të ndritshëm të literaritetit, largimi nga shansi i leximit, është vonesë absurd për të shijuar një vlerë, por edhe një akt që ndikon për të zbehur nivelin e vlerave letrare të gjuhës shqipe.

Beteja në mes tekstit dhe kontekstit të leximit dhe rileximit, gjithnjë mbetet e hapur dhe, kur është fjala për vepra cilësore, siç përfytyrohet nga lexuesit dhe studiuesit përgjithësisht romani Pse?, që ndërkaq shënon një kreyvepër të autorit, por edhe një roman të zanafillës moderne të tipologjisë së prozës së gjatë. Kuptohet se në këtë rast triumfi i plotë është i tekstit letrar, me kaq shumë shtresëzime estetike. Madje, në një këndshikim më të ngushtë, dritëhijet e kontekstit të leximit, të distancës dhe afërmit, janë thjesht segmente të përthyerjes kohore, pra të një leximi të prekshëm me hijedrita, me shumë gjasa, pra më tepër janë hapësira për të shijuar rrafshet e shumëfishta të një teksti letrar të mirëfilltë.

Thelbi modern i shkrimit letrar të romanit Pse? , në brendi dhe formë, në sendërtimin e botës romanore, të rrëfimit dhe përshkrimit, të dialogut dhe të depërtimit në brendësi të shpirtit të personazheve, megjithatë përbën një tipar të pohuar, që në krye të herës, pra sapo libri pa dritën e botimit, ndonëse më vonë më tepër paraqitet si e nënkuptuar edhe kur ndalohet si tekst, përbën në fakt pistën shqyrtimore, nga do të duhet orientuar studimtaria e shqipes, po kaq, nga rreket të hedh dritë, sadopak edhe kjo qasje, verifikuese e vlerave të projektuara dhe bartura në këtë roman.

Moderniteti i librit Pse?, është terësor dhe në të gjithë elementët thadrues të romanit, si frymë dhe atmosferë, si strukturë dhe teksturë shkrimore, tejet i rrokshëm në shpalimin e vet, me shumë gjasa i hapësirës tekstologjike, lidhet me shumëçka që bart në tipologjinë e vet, por materializmi i këtillë, i rrëfimit dhe shprehësisë së shqiptuar, mundet që të kërkohet, veçmas në disa rrafshe:

Së pari: Në rrafshet e përhtekimit tërësor të këtij romani, të brendisë dhe formës, të mesazhit dhe shprehësisë, të skicimit të personazheve, si portretizim fizik dhe shpirtëror, të cilat në fakt e bëjnë një vepër unike të fillesave moderne të romanit shqiptar, e po kaq edhe njërin nga librat me të mirë të Spasses, mbase kryeveprën e tij në gjithë krijimtarinë letrare.

Së dyti: Në rrafshet e rrokshme përmbajtësore, ku gjejmë të ngërthyera kalvarin e kohës, si fat i qenies shqiptare, i dashurisë së shumëngjyrtë, i përfshirjes në shtjellat e filozofisë së kohës, kontrasti qytet-fshat, po kaq shënon një marrëdhënie të vetë qenies shqiptare me paranë, me pamjet e mjerimit të skajshëm, një problematikë e gjerë, që vetvetiu përçon dimensionin e pakohësisë, të dhëniemarrjes së qenies me realitetin e gjerë dhe faktik, megjithatë të një përthyerje imagjinare, në teksturën e pentagramin e larmisë rrëfimore, që këtu na zbulohet përmes ditarit, që dukshëm e tejkalon kronikën, pothuajse në të gjithë parametrat.

Së treti: Shenja, mbase kryeshenja unike dhe përdalluese, me romanin shqiptar në përgjithësi është klima e plotë filozofike, që përcjell teksti i romanit Pse? Filozofikja, jo si materie ideologjike dhe dogmatike, por si frymë dhe përjetim, e bashkëshoqëruar me anësim të rrokshëm nga pesimizmi dhe mbyllja në vetmi, duket se buron nga leximi i autorëve me të shquar të frymës së filozofisë moderne, Niçe, Shopenhauer, si dhe i shkrimtarëve të shquar të kohës, si Tolstoi e Dostojevski. Pra, shtysa autoriale për të konceptuar dhe shkruar këtë tekst është librore, por ndjesia që përcillet, është e plotë si një dëshmi letrare, pavarësisht sfondit filozifik, që e mbështjellë materien tekstologjike. Në fakt, rrafshet filozofike në tekstin e romanit, janë po kaq të pranishme edhe në poetikën e Migjenit, nga njëra anë, e vendosin shkrimin letrar të dy autorëve, në një koherencë të përfillshme me lavrimin letrar të përbotshëm, nga ana tjetër, filozofikja e tyre, gjithnjë si atmosferë, ose është ende e pashqyrtuar, ose është parë si një kufizim ideor i shkrimtarëve. Përballja me këtë aspekt dhe shenjë autoriale, madje tepër të rrokshme në substancën tekstologjike, do të ndihmonte për të vënë tekstin e romanit në vendin ku i takon, në hierarkinë e letrave shqipe.

Së katërti: Forma e gjetur e ditarit, një formësim zbulues ky i universit të brendshëm të personazhit, si botë dhe karakter, si pasqyrë e përthyerjes së shpirtit njerëzor, që është e pranishme edhe në romanin Sikur të isha djalë të Haki Stërmillit, pa asnjë dyshim, është një tregues i mirëfilltë strukturor, për ta vendosur në kohë ndodhinë, por ndërkaq formësimi si ditar disamujor, ndërthurur me poetikën e rrëfimit dinamik, i jep tekstit një frymëmarrje tjetër. Fillesa e romanit si një kronikë e komponuar me ditarin e Gjon Zaverit, që është epiqendër e universit të romanit Pse?, realisht nis më 1 tetor 193… dhe mbyllet pak ditë pas 31 korrikut 193…, ku duket se motet të shpien në vitet ’30, të shekullit të kaluar, ndërsa koha imagjinare, e një segmenti të caktuar, shtrihet në harkun kohor, tetor-korrik të atij harku kohor. Sugjerimi i T. Todorov: “Nuk ka gjë më të zakonshme se përvoja e leximit dhe nuk ka gjë më të shpërfillur. ” (2000: 165), tek libri Poetika e prozës, zbulon përpara lexuesit dy anë të medaljes, se pa lexuar dhe rilexuar tekstin e romanit dhe të gjithë krijimtarisë së Spasses, nuk kemi asnjë mundësi dhe shans të rrokim idenë fillestare dhe ideale të autorit, sidomos në tekstin shumështresor të romanit Pse?

Me daljen në dritë të romanit, qysh në krye të herës, ndër të tjera nga lexues të vëmendshëm të asaj kohe, theksohet: Ky roman meriton të këndohet e të studiohet, mbasi ka një vleftë shoqërore, nga mjeshtria e shkrimit, nga tema e sidomos shoqërore, cilësi këto të përfillshme që librin e bëjnë tërheqës. Romani Pse?, me shumë mundësi, një libër shpirti dhe ëndrrash, një eksperiment letrar i përfunduar, sendërtuar në formën e ditarit, një cak fillimtar i shkrimit të autorit, prêt që të lexohet dhe vlerësohet, më në fund në meritat dhe shenjat që përçon, në shenjat dhe vlerat artistike.

Nga toni dhe ngjyrat është një roman tronditës dhe melankolik, çka e përthekson si tipar edhe fundi pa lumturi, ikja makabër nga kjo botë, pa e gjetur dhe pa u nginjur me dashuri, që duket se bëhet edhe shkaku për ta përcaktuar si pesimist dhe për ta lënë në hije për jo pak kohë. Nga brendia, humane dhe shoqëroree theksuar, e nginjur me fate tragjike të disa prej personazheve të romanit, vijon që të mbetet edhe sot e kësaj dite krejt të veçantë në letrat shqipe dhe, siç ka vënë re me të drejtë, ka si të ngjashëm Verterin e Gëtes, por edhe Ana Kareninën e Tolstoit. Fundi tragjik, një ikje e paralamjëruar, madje ashtu si në fatin tragjik të Anës, e cila shkon drejtë shinave të trenit, ashtu siç e pa ngjarjene në fillim të romanit, as më pak e as më shumë është një ndarje që ka ngjarë, me mikun e ngushtë, si dhe me dy mikeshat e shtrentja të Gjon Zaverit.

Romani i parë i autorit, me titullin kaq domethënës dhe provokues, Pse?, në një rrafsh është edhe roman i dashurisë, me gjasë i kërkimit të saj, që bëhet shkas për të patur një rrjedhë kaq tragjike të disa personazheve. Megjithatë, nga ana e studimeve letrare, Pse? , më tepër është përcaktuar si roman filozofik dhe psikologjik, ndonëse mendimi i kësoshëm, vjen i shoqëruar me kalvarin e të jetuarit, midis qytetit dhe fshatit. Po kaq, romani i parë i shkrimtarit, një sprovë ditari e realizuar mjeshtërisht, ndërkaq është edhe një vepër sociale dhe realiste. Është sociale për nga depërtimi në vatrat, që e dhunojnë dashurinë dhe individin, ku madje përvoja e fashatit dhe e qytetit, që ka ngritur mure të lartë për individin por edhe për shurdhërinë e komunitetit, skicohet si molo e saj. Është realiste, me gjasë si poetikë e kritikës së hapur ndaj realitetit të kohës, që e vriste pa mëshirë dashurinë dhe vlerat e tjera humane, e sidomos individin. Këto rrafshe tërësore dhe përfaqësuese shërbejnë për të plasuar romanin e individit, e fatit të qenies, me shumë gjasa e krizës së plotë e të shumëfishtë, ku ka rënë njeriu, të përshkruar në rrathët e përcaktuar të ditarit, një cilësi e rrokshme e modernitetit, të pjesës së parë të shekullit të njëzet.

Filed Under: LETERSI

Kriza e Parlamentit të Kosovës, deputetët të veprojnë nën shembullin e Minatorëve të Trepçës

June 30, 2025 by s p

Hisen Berisha/

Kur një vend përballet me krizë kushtetuese dhe institucionale, liderët me përgjegjësi politike kërkojnë zgjidhje, ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe vënë interesin e shtetit mbi çdo llogari të ngushtë pushteti. Ata tregojnë pjekuri, e jo arrogancë numerike; jo hakmarrje politike, por përgjegjësi. Por kjo nuk është rruga që po ndjek Albin Kurti.

Në vend se të ofrojë zgjidhje për tejkalimin e bllokadës së krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, ai ka zgjedhur përballjen. Në vend të dialogut gjithëpërfshirës, ai ka zgjedhur provokimin e qëllimshëm politik.

Për Kryetare të Kuvendit, Kurti ka propozuar Albulena Haxhiun – një figurë që në vend se të unifikojë, ndan. Në vend se të përfaqësojë unitet institucional, ajo mishëron krizën e vetë partisë së tij: pa integritet institucional, me dosje të hapura gjyqësore, dhe e lidhur drejtpërdrejt me përpjekjet për të kapur drejtësinë.

Ky emërim nuk është zgjedhje për konsensus. Është provokim. Është shkelmim i çdo mundësie për zgjidhje. Është përçmim ndaj të gjithë atyre që kërkojnë dalje nga kriza përmes bashkëpunimit politik dhe institucional.

Përmes poshtrimit të votuesve të tyre duke i etiketuar për miopi e analfabetizëm, ka krijuar mendësinë që arroganca të konsiderohet si përfaqësim.

Për më tepër, Albin Kurti nuk e ka legjitimitetin që pretendon. Lista Vetëvendosje ka marrë 42.3% të votave – por brenda këtij rezultati janë edhe votat e partive tjera si Guxo dhe Alternativa që përfaqësojnë rreth 17% të ulëseve në Kuvend. Realisht, LVV ka rreth 25% të mbështetjes popullore. E megjithatë, ai sillet si një shumicë absolute.

Sot, ajo çka kërkon Kosova nuk është numërim mandatesh, por kapërcim krize. Kjo nuk është kohë për dominancë politike, por për konsensus. Ndërsa Kurti – i papërgjegjshëm dhe me vetëdije për pasojat – po e shtyn vendin drejt përplasjes institucionale me pasoja të rënda për rendin demokratik dhe sigurinë kombëtare.

Mënyra se si po sillet në Kuvend tregon qartë se, nuk është duke kërkuar marrëveshje, por përplasje. Ai po provon të ndryshoj në mënyrë arbitrare mënyrën e votimit në seancën konstituive – pa përfillur dhe ndesh me standardin e vendosur me Kushtetutë dhe Rregulloren e punës së Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës është kthyer në një laborator manipulimi politik, ndërsa Kurti luan rolin e regjisorit – pa dinjitet, pa legjitimitet, dhe pa përgjegjësi. Në sallë shërbehet si aleat i heshtur i Kurtit edhe Lista Serbe – për të cilën Kurti, sipas vetë deklarimeve të tij, llogarit vota për të formuar qeveri, por jo për të zgjedhur Kryetaren e Kuvendit.

Loja me shtetin, besimin e popullit, dhe me përkushtimin e aleatëve perëndimorë të kombit tonë, është një shërbim i padukshëm ndaj Beogradit.

Në vend që të krijojë aleanca për stabilitet, Kurti ndërton skena për konflikt. Në vend që të afrohet me opozitën, i vë asaj etiketa. Në vend që të ndërtojë konsensus, ai e polarizon Kuvendin dhe shoqërinë.

Dhe kjo nuk është rastësi. Ky nuk është vetëm mosveprim institucional – është strategji për krizë të kontrolluar, në trajtën e përplasjes civile apo trazirës sociale që konvencionalisht quhen luftë civile, me përfitime politike të njëanshme (përmes eliminimit politik të kundërshtarëve politikë dhe ideologjikë) dhe pasoja të qëllimshme për rendin kushtetues dhe sigurinë.

E gjithë kjo ndihmon vetëm një aktor: Beogradin, i cili kërkon me çdo kusht të provojë se Kosova është e paqëndrueshme dhe e paaftë për vetëqeverisje.

Opozita nuk duhet të heshtë dhe populli e Kosova kërkon qëndresë politike. Në këtë situatë, opozita – sidomos blloku i djathtë – nuk guxon të jetë spektator. Ajo duhet të veprojë si diga e fundit kundër kapjes përfundimtare të shtetit, duke organizuar shoqërinë civile dhe aktivizuar qytetarët në mbrojtje të demokracisë.

Deputetët e opozitës duhet të qëndrojnë/ngujohen në sallën e Kuvendit – nën shembullin dhe ashtu siç qëndruan dikur minatorët e Trepçës në thellësitë e errëta të tokës, përballë regjimit okupues të kohës.

Sot nuk ka kërcënim me armë, por ka një kërcënim më të rafinuar: shkatërrimi i institucioneve përmes manipulimit dhe monizmit, i cili e zhvesh shtetin nga sovraniteti dhe popullin nga përfaqësimi real.

Qytetarët besoj tashmë e kanë kuptuar realitetin se ky nuk është përfaqësim por është krizë e orkestruar.

Ata e shohin se kjo nuk është më politikë normale, por përpjekje për të mbajtur pushtetin me çdo mjet, edhe me cenimin e demokracisë.

Në vend të reflektimit, Kurti ofron kërcënim institucional. Në vend të kompromisit, ai përdor krizën si armë politike.

Shteti i Kosovës nuk është pronë e një partie. As vota nuk është leje për përçarje.

Është koha për rezistencë politike dhe qytetare. Është koha për përgjegjësi.

Filed Under: Fejton

Duke ndjekur gjurmët e Odiseut nga Itaka në Dodonë

June 30, 2025 by s p

Studim nga Rafael Floqi/

Për ata që nuk e mbajnë mend Homerin, Odiseu ishte mbreti dinak i Itakës dhe figura qendrore e Odisesë, tregimi epik i Homerit për një udhëtim dhjetëvjeçar për t’u kthyer në shtëpi pas Luftës së Trojës. I famshëm për verbimin e Ciklopëve, rezistencën ndaj Sirenave dhe shpikjen e mashtrimit të Kalit të Trojës, Odiseu është bërë simbol i inteligjencës, këmbënguljes dhe dëshirës për t’u kthyer në shtëpi. Mbretëria e tij ishullore – e debatuar prej kohësh midis studiuesve – identifikohet më së shpeshti me Itakën e sotme.

Njohuri të reja dhe domethënëse mbi evolucionin historik dhe kulturor të Itakës kanë dalë nga një program kërkimor nga Universiteti i Janinës në vendin kryesor arkeologjik të Agios Athanasios – i njohur edhe si “Shkolla e Homerit” – në pjesën veriore të ishullit, i cili njihet edhe si Ithaki. Programi, i cili vazhdon që nga viti 2018, përqendrohet në menaxhimin, dokumentimin e mëtejshëm dhe prezantimin e gjetjeve nga gërmimet e mëparshme sistematike (1994–2011) të drejtuara nga Profesoresha e Asociuar Litsa Kontorli-Papadopoulou dhe Profesor Emeritus Athanasios Papadopoulos. Faza aktuale drejtohet nga Profesor Emeritus Giannos G. Lolos, me kontribute kyçe nga Dr. Christina Marambea e Universitetit të Janinës.

Por ç’ lidhje ka Odiseu dhe Dodona?

Dodona ishte ndryshe nga orakujt e tjerë të botës greke, si Delfi që u bë më i famshëm më vonë. Ishte një vend i shenjtë për Zeusin, ku mesazhet hyjnore merreshin nga gjethet e lisit të shenjtë ose nga zhurmat e instrumenteve prej bronzi të varura në pemë. Kjo e bënte Dodonën një orakull «natyror», të lidhur drejtpërdrejt me elementet e natyrës.

Në kohën e Homerit (shek. VIII p.e.s.), Dodona shfaqet si orakulli më i vjetër dhe më i besuar. Ishte i famshëm sidomos në Epir dhe tek fiset pellazge, që sipas traditës ishin banorët më të hershëm të rajonit.

Tek “Odisea” (sidomos në librat 14 dhe 19), Odiseu rrëfen se kishte vizituar Dodonën për të pyetur Zeusin: Odisea, 14.327-330 (përkthim i lirë):

“Kështu shkova në Dodonë, ku Zoti i Pellazgëve, Zeusi, banon,

të dëgjoj zërin e tij nga gjethi i lisi të lartë,

për të ditur nëse duhet të kthehem në tokën time pjellore,

haptazi a fshehurazi, pasi isha kthyer nga Troja.”

Kjo është një nga të vetmet herë që Homeri përmend Dodonën, por është një pasazh shumë i ngarkuar simbolikisht. Odiseu, mbreti i Itakës, luftëtari i mençur dhe dinak, nuk mbështetet vetëm te forca apo dredhia — ai kërkon gjithashtu bekimin dhe udhëzimin hyjnor para se të marrë një vendim madhor.

Në këngën e 14-të rreth vargut 327 e vijim Odiseu, i maskuar si një lypsar kretas, i tregon Eumajos (ruajtësit të derrave) një histori të sajuar:

“…kur doja të shkoja në Dodonë për të dëgjuar vullnetin e Zeusit prej lisit të tij të lartë, që më tregonte nëse duhej të kthehesha hapur apo fshehur në Itakë…”

Ky është një trill i Odiseut për të ruajtur fshehtësinë e identitetit të tij, por Homeri përdor këtë për të treguar prestigjin e Dodonës si vend ku edhe mbretër kërkonin këshilla.

Kënga 19 (rreth vargut 290 e vijim)

Në një tjetër pjesë ku Odiseu flet me Penelopën, përsëri përmendet Dodona si vendi ku ai kishte shkuar të pyeste Zeusit:

“…u nisa drejt Dodonës, për të dëgjuar vullnetin e Zeusit nga lisi i tij i shenjtë…”

Këtu vazhdon të mbajë të njëjtin rrëfim të rremë për të fshehur identitetin, por gjithsesi përsëri nxjerr në pah rolin e orakullit të Dodonës.

Nëse marrim rrëfimin e tij si të sinqertë (jo si pjesë të mashtrimit ndaj Eumajos apo Penelopës), atëherë Odiseu: Kishte shkuar atje të pyeste vetë Zeusit për si të kthehej në Itakë, pra i besonte fuqisë së orakullit të Dodonës.

Dodona ishte ndryshe nga orakujt e tjerë të botës greke. Ishte një vend i shenjtë për Zeusin, ku mesazhet hyjnore merreshin nga gjethet e lisit të shenjtë ose nga zhurmat e instrumenteve prej bronzi të varura në pemë. Kjo e bënte Dodonën një orakull «natyror», të lidhur drejtpërdrejt me elementet e natyrës.

Në kohën e Homerit (shek. VIII p.e.s.), Dodona shfaqet si orakulli më i vjetër dhe më i besuar. Ishte i famshëm sidomos në Epir dhe tek fiset pellazge, që sipas traditës ishin banorët më të hershëm të rajonit.

Në universin homerik, ku heronjtë lëvizin midis forcave të mëdha të fatit dhe pasioneve të tyre të zjarrta, vizita e Odiseut në Dodonë shfaqet si një ndalesë e pazakontë. Është një ndalesë pa zhurmë betejash e pa dredhi mashtruese, por e mbushur me drithërimën e misterit. Këtu, Odiseu — ai që njihet për zgjuarsinë e pakrahasueshme — ndalet, dëgjon dhe kërkon një fjalë që nuk vjen nga ai vetë, por nga diçka që e tejkalon.

Dodona, orakulli i hershëm i Zeusit, nuk është thjesht një altar ku derdhen fli. Ajo është një arenë natyrore ku vetë pemët, lisat e mëdhenj dhe era që kalon përmes gjethes, shndërrohen në gjuhë të Zotit. Ky element e bën Dodonën më të hershme, më të afërt me një botë ku perëndia nuk ndodhet pas kolonadave prej mermeri të tempullit, por në zërit e erës që lëkund degët.

Odiseu, që sapo ka kaluar sprovat më të tmerrshme të udhëtimit të tij, nuk kërkon vetëm një plan strategjik, por një konfirmim të rrugës së tij nga vetë Zeusi. Ai pyet nëse duhet të kthehet në Itakë hapur, si mbret që hyn triumfalisht, apo fshehurazi, si një hije që do të ndëshkojë tradhtinë. Kjo pyetje e tij në Dodonë i jep udhëtimit të tij një peshë që nuk është vetëm personale. Është si të pranojë se, sado i mençur të jetë, fati i tij dhe i mbretërisë që e pret është i lidhur me një urdhër më të lartë.

Në këtë kuptim, Dodona është një pikë ekuilibri midis dy poleve të ekzistencës së Odiseut:nga njëra anë, ai përfaqëson arketipin e njeriut që me forcën e intelektit dhe të vullnetit e lakon botën sipas planit të vet; por nga ana tjetër, ai është një qenie që nuk mund ta mënjanojë misterin, që kupton se ka një rend hyjnor përtej tij.

Shkolla e Homerit

Vendi – i referuar si “Shkolla e Homerit” që nga fillimi i shekullit të 19-të – është i përqendruar në një formacion shkëmbor në shpatet lindore të Exogit, në një zonë të pasur me burime uji të ëmbël. Mbetjet shtrihen në dy tarraca artificiale të lidhura me shkallë guri të prerë dhe shtrihen në nivele më të ulëta.

Dëshmitë e aktivitetit njerëzor në vend datojnë që nga periudha e Neolitit të Fundit (fundi i mijëvjeçarit të 5-të deri në mijëvjeçarin e 4-të p.e.s.), ndërsa fragmente qeramike të Epokës së Bronzit të Vonë – që datojnë në shekujt e 14-të dhe 13-të p.e.s. – tregojnë banim të konsiderueshëm gjatë epokës mikenase, periudha tradicionalisht e lidhur me Odiseun.

Një nga zbulimet më të jashtëzakonshme është një shatërvan ose cisternë nëntokësore e ruajtur mirë me mure guri të lakuar – ndër të paktat e këtij lloji të njohura në Jon – e cila ka të ngjarë të datojë në fazën pallatore mikenase.

Vendbanimi duket se ka qenë pjesë e një rrjeti më të gjerë prej 7-8 vendesh mikenase në Itakën veriperëndimore, duke sugjeruar se mund të ketë qenë qendra e një qendre rajonale gjatë Epokës së Bronzit të Vonë.

Gjetjet nga periudhat e mëvonshme përfshijnë legena rituale, mbi 30 oferta kushtimi prej balte, spirale boshti, bizhuteri ari dhe bronzi dhe më shumë se 100 monedha nga qytete në të gjithë botën helenistike dhe romake – dëshmi të aktivitetit dhe pelegrinazhit të vazhdueshëm.

Me rëndësi të veçantë janë 14 tjegulla çatie të stampuara dhe fragmente të mbishkruara, njëra prej të cilave mban emrin [OD]YSSEUS dhe një tjetër një dedikim që ka të ngjarë të lexojë ODYS[SEI] (“për Odiseun”) – që tregon adhurimin formal të kultit të heroit. Një bust miniaturë prej bronzi i Odiseut, në përputhje me përshkrimin e tij në monedhat e Itakës së shekullit të 4-3-të para Krishtit dhe portretet e periudhës romake, mbështet identifikimin e vendit si një vend i shenjtë.

Të marra së bashku, provat tregojnë identifikimin e vendit si Odiseu – një faltore heroi kushtuar Odiseut, e përmendur në një dekret të shekullit të 2-të para Krishtit nga Magnesia në Azinë e Vogël, i cili përmend gjithashtu Odisenë, lojërat atletike dhe kulturore të mbajtura në nder të tij.

Pothuajse një shekull pasi një mbishkrim kushtues që lexonte “EUKHEN ODYSSEI” (“një betim për Odiseun”) u gjet në një fragment nga shpella e Gjirit të Polisit, këto gjetje të reja konfirmojnë se adhurimi i heroit vazhdoi edhe në periudhat helenistike dhe romake. Materiali arkitektonik, epigrafik dhe ritual zbulon një shenjtërore me rëndësi të madhe lokale dhe rajonale – një që ndihmoi në ngulitjen e legjendës së Odiseut në jetën fetare dhe qytetare të Itakës së lashtë.

Bajroni dhe Shkolla e Homerit

Gjatë udhëtimit idealist të Lord Bajronit nëpër Greqi në fillim të viteve 1820, ai u ndal në Itakë, ku banorët e ishullit i treguan rrënojat e një vendi të lashtë që me siguri do t’i bënte të shpejta pulsin një poeti: Shkolla e Homerit, siç e quanin vendasit.

I gdhendur në një formacion shkëmbor lart në pjesën veriore të ishullit, traditat lokale diktonin se vendi dikur kishte qenë një faltore për Odiseun, heroin itakan të poemës epike të Homerit. Pohime të tilla kanë çuar në një varg gërmimesh gjatë një shekulli e gjysmë të kaluar, duke filluar në vitet 1870 me Heinrich Schliemann (arkeologun amator prusian që “gjeti” dhe pothuajse shkatërroi Trojën) dhe duke vazhduar deri në ditët e sotme.

Imagjinoni të riktheheni në gjurmët e fantazmës të Odiseut – jo në një det të errët si vera, por mbi shpinën e thyer të Greqisë kontinentale. Ju filloni në Itakë, duke qëndruar aty ku dikur talleshin pretendentët, pastaj hipni në një karro për në kontinent në Astakos ose Prevezë.

Nga atje, udhëtimi juaj gjarpëron përmes luginave të Etolisë dhe në zemër të Epirit, ku peizazhi bëhet më i egër, malet mblidhen më shumë dhe kopetë kullosin në kullotat e rrahura nga era. Hapat tuaj ju çojnë në Janinë, qytet pranë liqenit, i rrethuar nga selvi dhe mure osmane të kohës së Aliut. Këtu ndaleni, ashtu siç mund të kishte bërë Odiseu – në një vend për të mbledhur oferta, për t’u konsultuar me priftërinjtë vendas ose thjesht për t’u mahnitur nga uji i argjendtë i liqenit që ndryshon. Uji pasqyron jo vetëm ledhet prej guri, por edhe hijen e gjatë të legjendave që shtrihen tre mijëvjeçarë më parë.

Nga Janina, një udhëtim i shkurtër me makinë (ose një ditë ecje e shpejtë në kohët e vjetra) ju çon në jug të Dodonës. Atje, nën lisat e mëdhenj, priftërinjtë dikur interpretonin pëshpëritjet e gjetheve dhe fluturimin e pëllumbave për endacakët që kërkonin vullnetin e Zeusit. Ju qëndroni aty ku qëndronte dikur Odiseu – të paktën në jehonën e traditës vendase – me pyetjet e tij gjuhë të rëndë. Kur më në fund të ktheheni në liqenin e Janinës atë mbrëmje, e kuptoni se si udhëtimi ju ka lidhur si me historinë ashtu edhe me mitin, me zjarret e barinjve dhe me vargjet e Homerit është njësoj.

Prania e kultit të Odiseut në Itakë nuk është vënë kurrë në dyshim. Monedhat e prera nga qyteti-shtet në shekullin e 3-të p.e.s. mbajnë kokën e tij me rruaza dhe kazanët prej bronzi të zbuluar në një shpellë detare imitojnë ofertat e dhëna heroit në Odisea. Megjithatë, tani arkeologët kanë përcaktuar epiqendrën e praktikës.

Por si mbijetoi kulti i Odiseut?

Rreth vitit 1200 p.e.s. (Epoka e vonë e bronzit) është data tradicionale e Luftës së Trojës dhe të bredhjeve të Odiseut në Dodona, tashmë një vend i shenjtë; vendbanim në Epir.

Rreth viteve 1100–900 p.e.s. (Epoka e errët) mitet post-homerike e vendosin Odiseun aty duke konsultuar Rajonin e Dodonës. Aty ka vazhdimësi, por pak ndërtesa monumentale.

Në shekullin e 8-të–6 p.e.s. (Arkaik) Epikat e Homerit u kompozuan; orakulli i Dodonës lulëzoi. Dodona u themelua si orakull i madh pellazg. Në shekullin e 4-t fiset epirote (klasike) formojnë aleanca, molosët pretendojnë se kanë prejardhje nga heronjtë trojanë. Fortifikime dhe faltore zhvillohen në Epir. Ndërsa në shekullin e 2-të p.e.s. deri në shekullin e 3-të të e.s. vjen pushtimi romak. Romakët përfshijnë Epirin, respektojnë shenjtërinë e Dodonës. Në këtë kohë ngrihen vendbanime të vogla pranë Janinës moderne.

Tani arkeologët besojnë se kanë gjetur një vend të humbur kulti kushtuar Odiseut prej ishullit grek të Itakës. Vendi, i njohur si Odiseioni, ndodhet në Agios Athanasios, Shën Thanas i njohur edhe si “Shkolla e Homerit”, dhe përmban prova të një shenjtëroreje, tarracave dhe një kulle. Gërmimet që nga viti 2018 kanë zbuluar objekte si pllaka të stampuara me emrin e Odiseut dhe një bust bronzi, duke sugjeruar se vendi ishte një vend adhurimi i kultit të heroit. Adhurimi i Kultit të Heroit: Zbulimi i pllakave të stampuara me emrin e Odiseut, së bashku me një bust bronzi të mbretit, sugjeron se vendi ishte një vend adhurimi i kultit të heroit dhe se Odiseu nderohej si një figurë gjysmë-hyjnore.

Sipas Homerit, Odiseu nuk ishte pellazg. Në Iliadën dhe Odisenë, Homeri e paraqet Odiseun shumë qartë si: Mbret i Itakës, një ishull grek në Detin Jon dhe Bir i Laertit dhe Antikleas, me prejardhje nga shtëpi fisnike greke. Populli i tij quhet Kefallenas (ose Cefallenas) dhe ndonjëherë Akeas, një nga emrat kolektivë të Homerit për grekët. Tek Homeri, pellazgët (Pelasgoi) janë një grup i ndryshëm, i konsideruar para-helenik ose të paktën i dallueshëm nga fiset kryesore akease/greke.

Në Iliadë, Homeri i rendit ata midis aleatëve të Trojës: “Pellazgët që mbanin Larisën, të tokës së errët…” (Iliada 2.681-684) Gjithashtu, ai e quan Zeusin në Dodonë: “Zeusi dodonaian, zoti i pellazgëve.” (Iliada 16.233)

Kjo sugjeron që në gjeografinë homerike, pellazgët jetonin në Thesali, Epir dhe ndoshta në pjesë të tjera të Greqisë kontinentale, shpesh të lidhura me kulte më të vjetra si Dodona. Ndërsa vendgjetja e Odiseumit, vendndodhja e vendit dhe artefaktet e gjetura tregojnë se ishte një vend i rëndësishëm adhurimi për banorët e lashtë të Itakës dhe gjithashtu tërhiqte vizitorë nga rajoni i gjerë i Mesdheut gjatë periudhave helenistike dhe romake.

Shenjtori besohet të jetë Odiseu, një faltore heroi e përmendur në një mbishkrim nga Magnesia në Azinë e Vogël, që daton rreth vitit 207 para Krishtit. Mbishkrimi gjithashtu i referohej “Odiseut”, garave atletike dhe kulturore të mbajtura në nder të Odiseut.

Si përfundim

Ndryshe nga Delfi i Apollonit, që më vonë do të bëhej simbol i racionalitetit dhe i ekuilibrit ditor të qytetërimit grek, Dodona ruan një primitivitet që është njëkohësisht i errët dhe magjepsës. Zëri i Zeusit nuk vjen përmes priftërinjve të pajisur me formule, por përmes gjetheve që dridhen në erë — një mënyrë për të thënë se perëndia flet ende drejtpërdrejt me botën.

Nëse e shohim në këtë dritë, ndalesa e Odiseut në Dodonë nuk është një episod i rastësishëm. Është ndoshta pika më intime e gjithë udhëtimit të tij. Pas gjithë vuajtjeve, pas gjithë dredhive dhe përpjekjeve për të kthyer rrotën e fatit, ai e lë veten në dorë të një vullneti më të madh. Kjo nuk e zvogëlon madhështinë e tij — përkundrazi, e thellon. Sepse tragjedia dhe madhështia e vërtetë njerëzore nuk qëndrojnë vetëm te ajo që mund të arrijmë vetë, por edhe te aftësia për të pranuar se nuk jemi gjithçka.

Kështu, Dodona nuk është thjesht një destinacion gjeografik në itinerarin e Odiseut. Është një vend simbolik, ku zëri i Zotit kalon përmes gjetheve dhe prek për një çast njeriun, duke i dhënë udhëtimit të tij një dimension kozmik. E në këtë marrëdhënie mes njeriut dhe hyjnores, të ndërmjetësuar nga natyra, lexojmë jo vetëm një rrëfim të lashtë mitologjik, por edhe një reflektim të përjetshëm mbi fatin, zgjedhjen dhe kufijtë e mendjes sonë.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 435
  • 436
  • 437
  • 438
  • 439
  • …
  • 2946
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT