• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Evropa si fushëbetejë e mundshme kontinentale dhe mundësit e mbrojtëjes të shtetëve anëtare të BE-së nga agresioni rus

February 22, 2025 by s p

C:\Users\Lenovo\Desktop\M.R-BUDAPEST.jpg

Prof.Dr.Muhamet Racaj,

Gjeneral major

Mundësia e një lufte klasike në përmasa rajonale është në rritje përshkak të agresionit Rus ndaj Ukrainës dhe këcnimeve të vazhdueshme ndajë shetëve të BE-së, për sa kohë që ekziston edhe mundësia më e vogël që të ndodhë një skenar i tillë, duhet pasur kujdes dhe të merren parasysh të gjithë faktorët që mund të ndikojnë në rrjedhën dhe rezultatin përfundimtar të saj.

Fushëbeteja mund të përkufizohet si hapësirë ose zonë ku zhvillohen ngjarje të rëndësishme ushtarake ose zonë tokësore, detare dhe ajrore në të cilën kryhen operacione ushtarake, zonë ose vend në të cilën ndodhin ngjarje të rëndësishme ushtarake.

Me kalimin e kohës si ka përparuar teoria ushtarake, është formuar një përkufizim përgjithësisht i pranuar për fushëbetejën. Fushëbeteja mund të përfshijë tërësinë e hapësirës ajrore, tokësore dhe ujore, në të cilën kryhen operacione ushtarake ose janë zona potenciale ku do të kryhen operacionet ushtarake. Sipas teorisë ushtarake bashkëkohore, fushëbeteja përkufizohet si hapësirë tokësore, ujore, ajrore dhe eventualisht kozmike në të cilën kryhen veprime ushtarake-luftarake të palëve (shteteve) ndërluftuese dhe angazhohen forcat e tyre të armatosura dhe burime të potencialit ushtarak. Fushëbeteja përkufizohet edhe si hapësirë gjeografike në të cilën është zhvilluar, zhvillohet dhe do të zhvillohet lufta, së bashku me potencialin e përgjithshëm ushtarak dhe burimet e tij përfshirë edhe potencialin tjetër të palëve ndërluftuese. Për sa i përket hapësirës gjeografike në të cilën kryhen operacionet ushtarake-luftarake dhe përcaktohen palët në përplasjen, fusha e betejës mund të klasifikohet dhe ndahet në fushë betejën e përgjithshme, e cila përfshinë hapësirën e përgjithshme të palëve ndërluftuese dhe fushëbetejën e veçantë e cila paraqet pjesë të fushëbetejës të përgjithshme. Për sa i përket fokusit të veprimeve luftarake të llojeve të forcave të armatosura, fushëbeteja mund të jetë tokësore, detare (ujore) dhe ajrore. Gjithashtu fushëbeteja mund të klasifikohet edhe sipas llojeve të luftës. Dhe kështu në aspekt të llojeve të luftës, fushëbeteja mund të jetë botërore,kontinetale, rajonale dhe lokale.  

Struktura dhe elementet e fushëbetejës 

Fushëbeteja në kuptimin ushtarak paraqet kategorinë më të lartë të hapësirës. Fushëbetejën e përbëjnë fushëbeteja, fushëluftim, fokusi ushtarako-gjeografik, objektet ushtarako-gjeografik dhe drejtimet e veprimit.

Fushëbeteja (Theatre of operations) është pjesë – element i fushëbetejës dhe paraqet pjesë të caktuar të hapësirës tokësore, detare dhe ajrore, në të cilën kryhen operacione ose veprime ushtarake të përmasave më të gjera. Me dimensionet dhe karakteristikat e saj, fushëbetejën më shpesh e përbëjnë tërësia operacionale (strategjike) dhe gjeografike (ekoniomike) dhe përfshin 1-2 drejtime strategjike dhe disa drejtime operacionale. Madhësia dhe kufijtë e fushëbetejës përcaktohen në kohë paqeje nga plani ushtarak ose plani fillestar i operacionit. Fushëbeteja në parim e përbëjnë më shumë fushaluftimi. Mund të jetë tokësore, detare dhe ajrore. 

Me vetë shfaqjen e luftës, lindi nevoja nga përkufizimi i hapësirës në të cilën organizohen dhe kryhen operacione ushtarake. Përpjekjet e para për përkufizimin e asaj hapësirës, në shekullin XVIII i bëri mendimtari dhe teoricieni i famshëm ushtarak, gjeneralmajor prusian Carl von Clausewitz, në librin e tij “Për luftën”, ku fushëbetejën e përkufizon si pjesë të hapësirës në të cilën luftohet dhe e cila ka kufijtë e vet të mbrojtur. Mbrojtja përbëhet nga fortesa ose pengesa natyrore. Hapësira në të cilën luftohet mund të jetë e ndryshueshme, në varësi të rrjedhës të luftës dhe luftimit.

Fushëluftimi (Battlefied, battleground) paraqet hapësirë tokësore, detare në të cilën zhvillohen luftime ose beteja në përmasa më të vogla. Kjo paraqet pjesë të fushëbetejës, qoftë si pjesë të hapësirës në të cilën zhvillohet betejë ose është e pavarur. Emrin e merr sipas objektit gjeografik më të afërt ose më të spikatur rreth të cilit zhvillohet beteja. Fokusi ushtarako-gjeografik është një pjesë ose pjesë të hapësirës gjeografike ku më shumë janë të përfaqësuara veprimet luftarake të palëve ndërluftuese, gjegjësisht paraqet objektivat themelore strategjike të veprimit luftarak të palëve ndërluftuese. Objektet ushtarako-gjeografike janë varg i objekteve strategjike (fushëbeteja, drejtimi komunikuese – udhëtuese, hekurudhore, ajrore) që janë me rendësi ushtarako-strategjike. Objektet strategjike janë pjesë më të rëndësishme të fushëbetejës, gjegjësisht fushëluftimit. Objektet operacionale janë elemente themelore – objekte në zonën e operacioneve, ndërsa taktike janë objekte ushtarake me rendësi më të vogël ushtarake, objekte me rëndësi taktike.

Drejtimet e veprimit paraqesin hapësirën tredimensionale në të cilën forcat e armatosura lëvizin, furnizohen dhe veprojnë luftarakisht. Drejtimet e veprimit mund të jenë divirgjente, të cilët nga brendësia zgjerohen drejt objekteve ndaj të cilëve veprohet (më shpesh gjatë kryerjes të depërtimit ose nxjerrjes të forcave). Drejtimet e veprimit mund të jenë konvergjente, të hapësirës të gjerë rrethore ose gjymsërrethore drejt objektit ndaj të cilit veprohet, për shembull, gjatë raportit të favorshëm të forcave për tejkalim sa më të shpejtë të objektit në të cilin veprohet (sulm në vendbanim, desantë ajrorë, etj.). drejtimi strategjik i veprimit është hapësirë e rripit tredimensional me rëndësi strategjike, të drejtuar drejt një ose më shumë objektivave strategjike dhe mund të jenë tokësore-ajrore dhe detare-ajrore. Drejtimi strategjik i veprimit duhet të mundësojë mundësi hapësinore për pranimin e forcave me përmasa strategjike dhe kryerjen e operacioneve strategjike. Duhet gjithashtu të mundësojë sigurimin e kushteve të favorshme për arritjen e objektivit strategjik. Fushëbeteja mund të përkufizohet si hapësirë ose zonë ku zhvillohen ngjarje të rëndësishme ushtarake ose zonë tokësore, detare dhe ajrore në të cilën kryhen operacione ushtarake, zonë ose vend në të cilën ndodhin ngjarje të rëndësishme ushtarake.

Karakteristikat e fushëbetejës Evropiane

Një nga faktorët e shumtë që do të ndikojnë në luftën eventuale, sigurisht, janë edhe faktorët gjeografik të shqyrtuar nga aspekti ushtarak. Karakteristikat fizike-gjeografike të Evropës bëhen pikënisje nga ku fillon të ndërtohet aspekti ushtarako-gjeografik i Evropës. Përveç karakteristikave fizike-gjeografike, Evropa specifikën e saj e ndërton edhe me kompleksitetin e pozitës politike-gjeografike dhe gjeostrategjike. Të gjithë këto faktorë ndikojnë në situatën momentale politike në Evropë, ndërsa në rast lufte të përmasave më të vogla ose më të mëdha definitivisht do të ndikojnë edhe në vendimin për atë ku dhe me çfarë forca të veprohet. Gjithashtu, sipas tyre, në masë të madhe përcakton se cila pjesë e Evropës ka përparësinë më të madhe në luftë, dhe cila pjesë do të shërbejë për arritjen e këtij prioriteti.

Kjo analizë kryesisht vë në dukje karakteristikat fizike-gjeografike të Evropës dhe ndikimin e tyre në veprimet e mundshme ushtarake, të gjitha këto janë të ndërthurura më tej me kushtet politike dhe ekonomike të parë nga një këndvështrim ushtarak. Pas shpërbërjes së sistemit bipolar ushtarako-politik botëror (i cili si dukët përseri po kthehët), në kontinentin evropian, përveç fushëbetejës të përhershme të veçantë të NATO-s, janë shfaqur numër më i madh i fushëbetejave të veçanta që në fakt, janë përfaqësuar me territoret të shteteve evropiane që kanë qenë anëtare të ish Paktit të Varshavës:  Polonia, Rumania, Hungaria, Bullgaria, si dhe shtetet e sapokrijuara që dolën nga copëtimi i ish-federatave të BRSS, RSFJ dhe Republika e Çekosllovakisë, edhe atë: Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Estonia, Letonia, Lituania, Çekia, Sllovakia, Moldavia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Sigurisht këtu në vend të parë duhet të theksohët se pjesa më e madhe e hapësirës të fushëbetejës të veçantë të ish Paktit të Varshavës së bashku me potencialin e madh ushtarak tani i takon fushëbetejës të veçantë të pjesës evropiane qe mundë të sulmohët nga Rusia.

Çdo hapësirë, së bashku me të gjitha resurset e saj, në të cilën është zhvilluar, zhvillohet ose përgatitet të zhvillohet luftë të përmasave botërore, paraqet fushëbetejë (të përgjithshme) kontinentale ose botërore. Evropa, së bashku me zonën e saj ujore dhe ishujt, paraqet fushëbetejë të mundshme kontinentale dhe botërore më të rëndësishme. Rëndësia ushtarake-gjeografike në kontinentin evropian rrjedh nga pozita e saj gjeografike, ndërsa pastaj nga heterogjeniteti politik, ekonomik, kombëtar, fetar dhe qytetërues, si midis i shteteve individuale, ashtu edhe në strukturën e brendshme shtetërore të faktorëve të lartpërmendur pothuajse në secilin prej tyre.

Kompleksiteti i faktorëve të lartpërmendur jep shenjë të fushëbetejës të përgjithshme evropiane si hapësirë në të cilën, drejtpërdrejt ose tërthorazi, kundërshtohen interesat e një numëri të madh të shteteve evropiane ose jashtë-evropiane dhe asociatave ndërkombëtare. Ndër to, më i rëndësishëm është aleanca ushtarako-politike NATO dhe SHBA si anëtare udhëheqëse në atë së bashku me Britaninë e Madhe, pastaj Bashkimi Evropian ku mbizotërojnë interesat e Gjermanisë dhe Francës, ndërsa këtu duhet të kihen parasysh në veqanti interesat e Rusisë. Fushëbeteja evropiane është hapësirë që përfshinë të gjithë tokën evropiane, brendësinë dhe bregdetet me pjesë të zonës ujore oqeanike së bashku me ishujt dhe hapësirën ajrore mbi tokë dhe detë. Karakteristikat themelore të fushëbetejës të veçantë të Aleancës të NATO-s do të mund të definohen me konstatimet vijuese: në kuptimin hapësinor kjo fushëbetejë përveç pjesës qendrore përfshinë pjesën perëndimore, jugore dhe juglindore të Evropës që karakterizohet me numër të madh të gadishujve të mëdha dhe të vogla, deteve, ngushtica, gjire dhe ishuj, që për shkak të hapësirës të madhe dhe relievit heterogjen karakterizohet me dobësi operacionale-strategjike të rëndësishme. Kjo hapësirë ​​është e vendosur midis deteve në perëndim dhe tokës së gjerë në lindje që i përket Rusisë dhe fushëbetejave të tjera të veçanta të shteteve që nuk janë anëtarë të kësaj aleance ushtarako-politike. Kjo fushëbeteje ka një strukturë relievore të pafavorshme, pasi kryqëzohet nga një numër i madh vargmalesh malore (skandinave, pirenej, alpe, shar-pindus, karpate dhe male të tjera). Hapësira e madhe (veri-jug rreth 6500 km dhe lindje-perëndim 3500 km) e ndërlikon komandimin dhe dislokimin strategjik të trupave, prandaj krahët veriorë dhe jugorë varen shumë nga transporti detar, i cili është mjaft i ngadaltë. Pjesa më e madhe e fushëbetejës i mungon thellësia e nevojshme, e cila në pjesën verilindore të Greqisë është reduktuar në përmasa taktike, pasi në disa drejtime është vetëm 40-50 km, në Norvegji rreth 50 km, etj. Duke shkuar nga lindja në perëndim, hapësira bëhet gjithnjë e më e ngushtë, gjë që në rast të një ofensive të përgjithshme nga lindja ulë ndjeshëm kapacitetin e frontit për të dyja palët në një konflikt të mundshëm, për të cilën duhet të mbahet llogari. Për arsyet e theksuara, mbrojtja e fushëbetejës me forca konvencionale është mjaft e ndërlikuar, veçanërisht duke pasur parasysh ndjeshmërinë e saj të lartë ndaj depërtimit në zona të cekëta.

Një nga anët negative të fushëbetejës të veçantë të NATO-s është shpërndarja mjaft e parregullt hapësinore e potencialit ushtarak, sepse resurset kryesore urbano-ekonomike dhe demografike janë vendosur në pjesën qendrore dhe në hapësirë mjaftë të vogël, ndërsa në krahët e potencialit ushtarak janë të shpërndara, me përqendrim më të madh në pjesën juglindore të skajshme. Në çdo variant të luftës botërore (bërthamore ose klasike) pjesa më e ndjeshme të fushëbetejës të veçantë të NATO-s është pjesa e evropës qendrore, veçanërisht zonat urbane-industriale në lindje nga Rhien. Gjithashtu, duhet të dihet se ndjeshmëria e kësaj fushëbeteje rrit edhe varësin e saj transportuese nga rajonet e jashtme tejeoqeanike logjistike. 

Ana e favorshme e kësaj fushëbeteje është që mbulon të gjitha daljet detare nga Evropa drejt deteve të ngrohta. Ana pozitive e saj është se mund të shërbejë si një urë e mirë për pranimin e forcave të mëdha që do të silleshin nga perëndimi. Gjithashtu, ana pozitive është që në formë gjysmërrethore përfshinë fushëbetejat tjera dhe që në hapësirat e krahut mbizotëron terren malor. 

Mundësitë dhe nevojat mbrojtëse të Evropës nga agresioni Rus.

“Mos u mashtroni, Presidenti Trump nuk do të lejojë që dikush ta shëndërrojë Xhaxha Semin në një ‘financier të përhershëm dhe të pafundëm'”, tha  në një konferencë për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel. Sekretari Amerikan i Mbrojtjes i SHBA-ve Pit Hegset, me 13.shkurt  2025 duke aluduar në shetet e BE-s anëtare të NATO-s. Ai theksoi se Evropa duhet të jetë kryesisht përgjegjëse për mbrojtjen e kontinentit evropian.

Nga fillimi i viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar Bashkimi Evropian dhe vendet e tij anëtare, të shtyrë nga interesi për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin mbrojtës nisën etapën e re në procesin e integrimit, duke vënë një bashkëpunim më të fortë ndërnacional dhe ndërshtetëror. Në Mastriht në vitin 1992 me marrëveshjen për Bashkimin Evropian qëllimi ka qenë një bashkim ekonomik dhe monetar (si shtyllë e parë e BE), politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë (shtylla e dytë) dhe bashkëpunimi i ngushtë në jurisprudencë dhe në punët e brendshme (shtylla e tretë). Në kuadër të politikës së jashtme dhe të sigurisë u bë e mundshme që në një moment të caktuar në të ardhmen të instalohet politika e përbashkët mbrojtëse, e cila do të ngrihej në nivel të mbrojtjes së përbashkët.

Vlerësimi rreth kërcënimeve dhe sprovave të sigurisë, me të cilat do të ballafaqohet Evropa në vitin 1992 nuk e përcakton mundësinë për një sulm masiv ndaj Evropës, por Bashkimi Evropian ballafaqohet me kërcënime të reja, mjaft të paparashikueshme dhe të llojllojshme, me përplasje regjionale, përhapje të armëve për shfarosje në masë, rënien e shteteve dhe krimin e organizuar.

Pas agresionit Rus ndaj Ukrainës ky vlersim është rishikuar dhe ndajë Evropës mundë të ketë një sulmë masiv nga Rusia me të njëjtën strategji si në Ukrain.Përpjekjet për të zgjidhur kërcënimet kyçe e nxitën nevojën për të rishikuar mundësitë dhe nevojat mbrojtëse të Evropës. Gjurmëve për të gjetur mekanizma të rinj mbrojtës, planifikuesit e mbrojtjes, teknologët dhe industrialistët çdo ditë anë e mbanë Evropës marrin vendime, të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në mundësitë mbrojtëse dhe krijojnë bazën teknologjike dhe industriale për njëzet vitet e ardhshme. Atyre që marrin vendime të këtilla, të quajtur “ krijues të së ardhmes “ u nevojitet ndihma më e madhe e mundshme, që të kuptojnë të ardhmen për të cilën marrin vendime që sot.

Për shembull tezë kryesore që përdoret në studime të këtilla është se do të vazhdojë procesi i globalizimit. Shumë lehtë është që të parashihen skenarë që këtë hipotezë e vënë në pikëpyetje: pandemi masive të pakontrolluara, përdorim i tepruar i armëve për shkatërrim në masë, ose përforcimi i regjionalizmit në marrëdhëniet globale ekonomike(Bashkpunimi evro-aziatik ne mes Rusisë dhe Kinës), me të cilin shtetet do të mbroheshin nga zhvillimi jo i barabartë global dhe nga shfrytëzimi. Shumë studime mbështeten në tezën se procesi i globalizimit është i pandalshëm se një gjë të këtillë të gjithë e kanë pranuar si diçka të kryer. Globalizimi në mënyrë vendimtare ndikon edhe në formimin e Politikës së Sigurisë dhe të Mbrojtjes Evropiane (European Security and Defence Policy, ESDP). Në fakt kapacitetet dhe aftësisë mbrojtëse evropiane përcaktohen nëpërmjet Politikës së Sigurisë dhe Mbrojtjes Evropiane.

Me ardhjen e presidentit Tramp insistohët qe Evropa duhet të jetë kryesisht përgjegjëse për mbrojtjen e kontinentit evropian. Sekretari Amerikan i Mbrojtjes i SHBA-ve Pit Hegset, me 13.shkurt  hodhi poshtë kritikat ndaj strategjisë negociuese të Uashingtonit me Rusinë për luftën në Ukrainë dhe paralajmëroi Evropën që të mos e trajtojë Amerikën si “të paaftë”, duke e bërë atë përgjegjëse për mbrojtjen e saj.

“Mos u mashtroni, Presidenti Trump nuk do të lejojë që dikush ta shëndërrojë Xhaxha Semin në një ‘financier të përhershëm dhe të pafundëm'”, tha Hegset në një konferencë për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel.

Ai theksoi se Evropa duhet të jetë kryesisht përgjegjëse për mbrojtjen e kontinentit evropian.Hegset shkaktoi një stuhi kritikash në Evropë pasi qe deklaroi se kthimi i kufijve të Ukrainës në gjendjen e para vitit 2014 është i parealizueshëm dhe se administrata e Trump nuk e sheh anëtarësimin e Ukrainës në NATO si pjesë të zgjidhjes për luftën e shkaktuar nga agresioni rus.Kritikët e Hegsetit argumentojnë se këto deklarata nënkuptojnë se Shtetet e Bashkuara po heqin dorë nga fuqia e tyre negociuese me Rusinë edhe para se bisedimet të fillojnë, duke e cilësuar këtë si një fitore të madhe për presidentin rus, Vladimir Putin.

Me 13.shkurt 2025, Hegset mbrojti komentet e tij si një pranim të realitetit të fushëbetejës dhe la të hapur mundësinë për lëvizje nga SHBA në negociata që mund të shihen si lëshime, duke përfshirë çështje si furnizimet amerikane për Ukrainën dhe prania e trupave amerikane në Evropë.
“Mendoj se do të ishte e drejtë të thuhet se çështje si financimi i ardhshëm – më pak ose më shumë – mund të jenë pjesë e bisedimeve,” tha ai.

Me 12.shkurt 2025, Trump bisedoi me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke u kërkuar negociatorëve amerikanë të fillojnë bisedimet për t’i dhënë fund pothuajse tre viteve të luftës.

Hapja e njëanshme e Trump ndaj Putinit, e shoqëruar me lëshime të dukshme për kërkesat kryesore të Ukrainës, shkaktoi alarm si në Kiev ashtu edhe tek aleatët evropianë të NATO-s, të cilët shprehën shqetësimin se Shtëpia e Bardhë mund të arrijë një marrëveshje pa pjesëmarrjen e tyre.”Ne, si një shtet sovran, thjesht nuk do të mund të pranojmë ndonjë marrëveshje pa ne,” tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për gazetarët në Ukrainë. Zyrtarët evropianë mbajtën një qëndrim të ashpër ndaj përpjekjeve të Trump për paqe, duke deklaruar se çdo marrëveshje do të ishte e pamundur të zbatohej nëse ata dhe ukrainasit nuk do të përfshiheshin në negociata.

“Çdo zgjidhje e shpejtë është një marrëveshje e pistë,” tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, për gazetarët në selinë e NATO-s.Hegset hodhi poshtë idenë se po minon NATO-n apo sigurinë evropiane.

“NATO është një Aleancë e madhe, aleanca më e suksesshme mbrojtëse në histori, por për të mbijetuar në të ardhmen, partnerët tanë duhet të bëjnë shumë më tepër për mbrojtjen e Evropës,” tha  Sekretari Amerikan i Mbrojtjes i SHBA-ve Pit Hegset, Përshkak ndryshimit  të qasjes të Uashingtonit ndaj mbrojtjes evropjane dhe luftës në Ukrainë. NATO po teston aftësinë e saj për dislokim të shpejtë në Evropën Lindore – pa ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-së .Stërvitjet gjashtëjavore “Steadfast Dart 2025” nëpër Bullgari, Rumani dhe Greqi po zhvillohen ndërsa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet kufirit trevjeçar.

Gjithsesi në këtë proces janë përzier edhe nevojat individuale të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe kërkesat e aleancës së NATO-s. Kështu pak a shumë fitohen vizione, plane dhe programe të pavarura, të cilat bashkërisht përbëjnë mundësitë aktuale dhe të ardhshme të shteteve të Bashkimit Evropian.

Realisht mund të thuhet se pas plotësimit të nevojave individuale të shteteve dhe nevojave të NATO-s, në radhë vjen shqyrtimi i nevojave të Politikës së Sigurisë dhe Mbrojtjes Evropiane. Nga ana tjetër pozitiv është edhe fakti që nevojat e NATO-s dhe të Politikës së Sigurisë dhe të Mbrojtjes Evropiane janë dhe duhët të jenë identike.

Për shkak të gjendjes momentale politike në Bashkimin Evropian është fare pak e sigurt se në një të ardhme të afërt nevojat e Politikës së sigurisë dhe mbrojtjes evropiane do të ngrihen mbi nevojat e aleancës së NATO-s dhe të nevojave të veçanta të vendeve anëtare. Edhe përkundër kësaj anëtaret e BE-së kanë mundur të gjejnë qëllimin kryesor dhe strategjinë evropiane të sigurisë e cila ka për të mbuluar një numër të madhe të sprovash sigurie dhe detyra të mundshme. Kjo përfshinë mundësinë e ndarjes së detyrueshme të palëve në konflikt. Kjo mundësi bazohet në themelet e përvojës të vitit 1999 dhe të nevojave të atëhershme që me forcë të vendoset paqe në Kosovë.

Strategjia parasheh edhe kryerjen e operacioneve të stabilizimit në shtetet në të cilat për shkak të veprimeve terroriste shkaktohet një dobësim ose rënie e sistemit shtetëror. Kjo mjafton që Politika e sigurisë dhe mbrojtjes Evropiane të hartojë një plan mjaft të gjithanshëm për veprim.

Me objektiva të këtilla që në fakt ofron vetëm bazën, janë propozuar themelet në të cilat duhet të ngrihen aftësitë e reja të sigurisë, duke përfshirë edhe analizat e hollësishme të reja të cilat do të çonin në udhëzime më efektive dhe efikase. Plotësimi i këtyre rekomandimeve do të sjellë zhvillimin e mundësive dhe kapaciteteve mbrojtëse në të ardhmen.

Në kontekstin global

Për çfarë Evrope bëjmë fjalë dhe për çfarë bote? Vetëm nëse ngec globalizimi apo nëse merr një drejtim të kundërt, bota në vitin 2025/30 me siguri do të jetë më e pabarabartë, me tepër e varur në mënyrë reciproke që do të shkaktonte pabarazi edhe më të mëdha. Parashikimet për rritjen e bruto prodhimit kombëtar kinez tregon qartë se Kina do të jetë ekonomi e dytë më e fortë , India mund të arrijë Japoninë dhe të zë vendin e tretë. Evropa edhe më tutje do të ketë rritje të qëndrueshme – në të ardhurat kombëtare bruto, ndoshta edhe anëtarët e saj, por përparësia e saj teknologjike në lëmin e teknologjisë informatike, bioteknologji dhe nanoteknologji dalë nga dalë po shkrihet.

Evropa në fakt do të ngecë për shkak të shkallës së dobët të rritjes ekonomike që momentalisht në Evropë është 1,5 %. Numri i popullsisë mund të stagnojë për shkak të lindjeve të pakta, por edhe për shkak të zgjatjes sa më të madhe të jetës. Deri në vitin 2025-30 përqindja e popullsisë me aftësi punuese (nga 15 deri 64 vjet dhe mbajtja e kufirit për marrje të pensionit) do të rritet nga 37 në 48 për qind. Kështu evropiani mesatar do të jetë me moshë 45 vjeçare. Evropa në vitin 2025 ka vetëm 6 për qind të popullsisë së botës. Pleqëria dhe zvogëlimi i numrit të popullsisë do t’i detyrojë qeveritë evropiane të ‘importojnë” të rinj dhe punëtorë të arsimuar. Gjersa mungesa e forcës së punës mund të neutralizohet me “import”, forcat e armatosura do të gjenden në një pozitë edhe më të vështirë. Në fakt në vitin 2025, në Evropë numri i personave të aftë për t’u rekrutuar (nga 16 deri 30 vjet) do të zvogëlohet 15 për qind.

Trendët e këtillë demografik do të kenë ndikim në sferën e financimeve publike, për shkak se do të kërkohet sigurimit shëndetësor dhe të pensioneve. Këto kompensime gjatë katër dekadave të ardhshme mund të rriten nga 11 dhe 16 për qind e të ardhurave bruto kombëtare sa janë sot deri në 17 dhe 33 për qind. Rritja e ulët ekonomike dhe rritja e numrit të të papunëve do të ishin si presion shtesë ndaj shpenzimeve shtetërore dhe do t’i detyrojnë ligjvënësit të ndajnë më tepër për të papunët dhe për programe sociale, që patjetër do të shkaktonte ngarkesë për tatimpaguesit dhe kjo gjithsesi do të shkaktonte pengesa edhe për të ndarë mjetë për rroga dhe shpenzime të tjera për personelin ushtarak. Globalizimi padyshim se do të ketë ngadhënjyes dhe të humbur, qoftë ndërmjet shteteve, rajoneve qoftë ndërmjet shoqërive. Sistemet e reja komunikuese edhe më shumë do t’i thellojnë dallimet. Rajonet rreth Evropës do të jenë para sprovave të veçanta. Për shkak të shtimit të madh, numri i popullsisë në Afrikë rritet më shumë se në cilindo vend tjetër të botës, dhe deri në vitin 2025 ëstë rritur rreth 48 për qind, duke arrirë 1,3 milion njerëz, edhe përkundër sëmundjes së sidës. Mosha mesatare e afrikanit është 22 vjet. Ngrohja globale dhe zgjerimi i shkretëtirave, do ta detyrojnë popullsinë të shpërngulet nëpër qytete më të mëdha (pritet se Afrika derin fundë të vitit 2025 do të ketë 11 megaqytete me më shumë se 5 milion banorë). Shumica e popullsisë do të jetë e papunë. Gjithsesi ky do të jetë një vend ideal për të përhapur brengosjen, ku do të krijohen kriza të mëdha humanitare dhe migrime në rajonet më të pasura.

Për nga shkalla e shtimit, Lindja e Mesme do të shtohet edhe më shpejtë se sa Afrika. Popullata e aftë për punë do të shtohet edhe për 50 për qind. Kjo do të shkaktojë problemet e njëjta me papunësinë, ndërsa afër 70 për qind e popullsisë do të vendoset nëpër qytete deri në vitin 2030. Nga ana tjetër , Rusia deri në fundë të vitin 2025 me siguri do të humb 10 për qind të popullsisë. Nuk duhet ndonjë aftësi paragjykuese për të prognozuar tensionet dhe presionet e mëdha migruese të rajoneve përreth Evropës. Njëkohësisht Evropa do të bëhet gjithnjë e më shumë e varur nga pjesët e tjera të botës, veçanërisht për t’u furnizuar me energji. Vlerësimet janë se deri në vitin 2030 konsumi i përgjithshëm i energjisë do të rritet 50 për qind. Konsumi i naftës do të rritet 40 për qind, ndërsa shpenzimi i gazit do të rritet deri 90 për qind.

Burime të naftës dhe të gazit ka me bollëk, por sa do të ketë qasje tek ato. Në vitin 2025 Evropa do të duhet të importojë 90 për qind të naftës dhe 80 për qind të gazit. Njëkohësisht Kina dhe India do ta rrisin në mënyrë konstante shpenzimin e këtyre emergjentëve, duke kërkuar burime të reja në Azi, Afrikë dhe në Lindjen e Afërt. Gjithsesi interesat e sigurisë evropiane do të cenohen drejtpërdrejtë ose tërthorazi nga tensionet në rritje jo vetëm rreth saj, por edhe në përgjithësi. Njëkohësisht Evropa po bëhet gjithnjë e më shumë e varur nga bota, fqinjët e saj gjithnjë e më tepër do të jenë problematik në veqanti Rusia, liderët e saj do të jenë më të ndjeshëm rreth çështjeve për të ndërmarrë ndonjë intervenim ushtarak. Operacionet ushtarake, veçanërisht jashtë BE do të jenë subjekt i një mbikëqyrje më të madhe nga ana e politikanëve, mediumeve dhe qytetarëve. Do rriten shqetësimet e shoqërive dhe të qeverive rreth çështjeve të sigurisë nacionale dhe bashkëjetesës sociale, që do të shkaktonte refuzimin e mundësive për intervenime ushtarake jashtë rajonit të Unionit, veçanërisht në rajonet nga vinë ose do të vijnë numri më i madh i emigrantëve. Pritet që të bëhet vazhdimisht edhe përhapja e kapaciteteve bërthamore, biologjike dhe kimike, që do të komplikonte edhe më shumë marrjen e vendimeve për intervenime ushtarake.

Si pasojë e globalizimit, këtu do të përfshihet gjithashtu edhe çështja e së drejtës ndërkombëtare dhe aspekti legal i ndërhyrjes ushtarake në rajonet e shteteve të pavarura. Kështu , çdo operacion ushtarak, apo vetëm ndonjë veprim që nuk do ta lejonin Kombet e Bashkuara do të konsiderohet si ilegal, që do të shtonte antagonizmat edhe më shumë. Në zbatimin e operacioneve ushtarake vëmendje më e madhe do t’i kushtohet proporcionit dhe logjikës së përdorimit të forcës, duke i dhënë mundësi përforcimit të përgjegjësisë individuale, jo vetëm të drejtuesve politik dhe eprorëve më të lartë ushtarak, por edhe oficerëve dhe nënoficerëve të niveleve më të ulëta të komandimit. Ndjeshmëria e operacioneve ushtarake në raport me dëmin e ndërsjellë do të përforcohet edhe më tepër.

Kujdesi i shtuar për ruajtjen e sigurisë kombëtare gjithashtu do të zvogëlonte dallimin ndërmjet asaj që është shënuar si fushë e “mbrojtjes” dhe asaj që quhet fushë e “sigurisë”, veçanërisht nëse fitohet përshtypja se po rritën kërcënimet “konvencionale” siç është mundësia për ndonjë sulm të drejtpërdrejtë ndaj Evropës nga Rusia.

Filed Under: Politike

PELLAZGËT, SI STËRGJYSHË GJUHËSORË TË SHQIPTARËVE

February 21, 2025 by s p

Studim nga Rafael Floqi/

(Kontribut për Ditën e Gjuhës Amtare)

Shqiptarët janë kombi më i vjetër që kanë origjinën në gadishullin ilir me prejardhje iliro-pellazge. Ata formojnë themelin për të gjitha dinastitë e qytetërimeve të mëvonshme në historinë e lashtë evropiane (Davidson 1859; Greene 1916; Levine 1919; Montain 1998. Pa pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe pa hulumtimin e historisë së tyre lidhur me etosin epiko-legjendar iliro-pellazgjik (Greene 1916), nuk mund të shkruhej asgjë për historinë e vërtetë shkencore të llojit njerëzor nga qytetërimet e hershme që lulëzuan në pellgun e lashtë të Mesdheut dhe në tre kontinentet në kufi me të. Çfarë funksionesh retorike dhe ideologjike kryenin “pellazgët” në shkrimet e autorë të ndryshëm antikë (d.m.th., cilat ide ndihmuan në promovimin e tyre; çfarë ndjenjash ata i kanalizuar; çfarë mundësish eksploruan? Çfarë synimesh arritën? çfarë strategjish ata zbulojnë)?

Çfarë zbulojnë spekulimet e lashta greke për pellazgët për kontekstin e tyre-ide specifike dhe dinamike të ndryshimit të “grekësisë?”

Por kush ishin pellazgët?

Në literaturën antike, pellazgët shfaqen si grup etnik a fis i kudogjendur si të përcaktuar në mënyrë të paqartë dhe gjeografikisht. Nuk ka rrëfime historike që flasin në emër të pellazgëve për të dhënë një përkufizim etik të identitetit të tyre (d.m.th., një pamje nga brenda, duke shpjeguar “kush jemi ne”). Në vend të kësaj, të gjitha burimet ekzistuese paraqesin një perspektivë etike – një pamje nga jashtë, duke u përballur me pyetjen “kush janë ata?”

“Një histori e teorisë pellazgjike” një artikull shkencor i shkruar nga John Linton Myres, një arkeolog dhe historian i shquar britanik, i cili shqyrton zhvillimin e “teorisë pellazgjike” – tek ideja se një popull parahelen i quajtur Pellazgë dikur banonte pjesë të mëdha të Egjeut përpara se të ishin rajoni linguistik dhe kulturor grek, duke lënë pas krahinën nga pikëpamja linguistike dhe greke.

Askush nuk duket të jetë dakord as për territorin e origjinës së pellazgëve dhe as për identitetin e tyre. Homeri (shekulli i tetë p.e.s.), shkrimtari më i hershëm grek, i vendos ata në Larisa, ose në Thesali (Greqia Qendrore) ose në rajonin e Troadit (Azia e Vogël veriperëndimore), dhe i vendos ata si aleatët e lashtë “para-akeas” të trojanëve. Bashkëkohësi i tij më i ri Hesiodi (rreth 750–650 i vendos pellazgët në vende të ndryshme – Kretë, ishulli i madh në afërsi bregdeti jugor i Greqisë; në Dodona, një vend i shenjtë fetar i rëndësishëm në Greqinë veriperëndimore; dhe Arkadia, rajoni në Peloponezin qendror. Në Dodonë, megjithëse Herodoti nuk e pohon këtë me siguri ka pasur ndonjëherë ndonjë banor pellazg, ai shprehet se orakulli është konsultuar nga ‘pellazgët’ në kohët primitive.

Zeusi pellazgjik

Ai gjithashtu kishte mësuar, me sa duket më Autoriteti dodonez, teoria se në kohët e hershme ‘pellazgët’ nuk i dinin emra për perënditë e tyre, dhe emrat i morën vetëm më vonë dhe nga jashtë. Tani nuk ka asgjë në gjithë këtë që të mos jetë e dukshme ‘me inspektim’ për këdo që ka përpara (1) frazën homerike për Zeusin Dodonean, (2) Hesiodin përshkrimi i Dodonës si TieXaaycov eSpavov, dhe (3) vëzhguesi Herodotean- që pohon se pellazgët ‘aktuale’ flisnin një gjuhë të ndryshme nga greqishtja. Arsyetimi mund të formulohet si më poshtë. Edhe pa koment Hesiodik mund t’i duket e mundshme çdo heleni të shekullit të pestë me një ‘pellazg. Teoria, ‘që epiteti homerik UeXaayi/ce do të thoshte ‘zot i pellazgëve’,dmth. të banorëve pellazgë të Dodonës. Nëse po, pellazgët në Dodonë, apo pasardhësit e tyre, e thërrisnin zotin e Dodonës ‘Zeus’. Por “Zeus” është emri grek për perëndinë e Dodonës dhe si pellazg gjuha është hipotetikisht e ndryshme nga greqishtja, pra fjala për “Zeus” në pellazgjike duhet të ketë qenë ndryshe, nëse do të kishte një të tillë. Por a kishte ndonjë fjalë për Zeusin pellazgjik ? Hetimi në Dodona, ndoshta diku tjetër, nuk zbulon asnjë; të gjitha janë brenda breshrit, e quajnë Zeusin ‘Zeus’ dhe asgjë tjetër.

Megjithatë Akili i drejtohet Zeusit si Hexacryi/ce, ‘zot i pellazgëve:’ ai ishte adhuruar pra prej tyre në ditët e tyre ‘pellazge’ të pakonvertuara. Në Prandaj në ato ditë Zeusi i Dodonës adhurohej si një perëndi pa emër, dhe tani quhet Zeus, vetëm sepse ‘Zeus’ është emri grek atij.

Para së gjithash, edhe nuk vërtetohet një ide e lashtë e marrëdhënieve pellazgo-etruske dhe pellazgëve në Lemnos (ku u gjetën mbishkrime lemniane = arkaike etruske): fjalët etruske nuk gjenden në ‘substratin paragrek’ si dhe përkimet etrusko-shqipe dhe etrusko-thrake janë të pakta, sipas gjuhëtarit Iurii Mosenkis

Sipas një hipoteze të vjetër, pellazgjishtja mund të jetë e ngjashme me trakishten.

Herodoti shkruan për origjinën pellazge të grekëve dhe citon fjalën pellazge për “zot” e cila ndan tiparet e saj fonetike me emrin grek për “njeri” me origjinë të panjohur dhe fjala shqipe Zot është më afër

Greqishtja θεός si fjalë pellazgjike (krh. θοός ‘i ndritur’ Hesych.) mund të jetë një formë pellazgjike e emrit indo-evropian të perëndisë, si dorian, beotian δεύς = Ζεύς; shih. Eol. δ > θ , Frig e vjetër. devos, Frig i Ri. deos, theos ‘qiellor’, Phryg. d: Gr. θ , Lidian thivs ‘zot’, thiva ‘perëndeshë’ dhe origjina Kretane e Termilian-Lycians që ishin të afërm të ngushtë të Lidianëve.

Mungesa e v (digamma) në theos (Myc. te-o-) nuk është shkak për të mohuar një lidhje me emrin IE të Zeusit, krh. e njëjta mungesë në frigisht. Mund të jetë një fjalë huazimi nga frigishtja ose një gjurmë e substratit/adstratit frigjian.

Greqisht ἄνθρωπος (jogreqisht ‘pellazg’ θ : gr. δ) : greqisht ἀνήρ, Gjen. njeriu dhe fytyra, krh. ndoshta maqedonisht drōψ = burrë (Hesych.).

‘Psi-grek’ i W. Merlingen përmban jo vetëm θεός dhe ἄνθρωπος, por edhe κανθός ‘verdhë, e artë’: latinishtja candidus ‘e bardhë’; shih. sandyx “një ngjyrë e kuqe e ndezur”. Nëse xanthós (d > th) dhe sandyx bashkëjetonin në greqishten e vjetër, atëherë ato mund të jenë forma dialektore në të njëjtën gjuhë.

Gjuhëtari V. I. Georgiev e interpreton pellazgjishten si përbërësin satem të greqishtes dhe të gjuhës së veçantë indoevropiane të pozicionuar midis shqipes dhe armenishtes; Zhvendosjet e bashkëtingëlloreve pellazgjike ngjajnë me ato armene dhe gjermanike. Studiuesi ia atribuon pellazgëve kulturat e hershme heladike dhe ato të hershme minoane. Në të vërtetë, shtresat arkeologjike të bronzit të hershëm mund të lidhen me shtresat e gjuhës paleo-ballkanike (ndoshta, pellazgjisht EH I dhe frigisht EM). Megjithatë, ndryshe nga studiuesi, bashkëtingëllorja fillestare s dhe satem nuk mund t’i atribuohen një gjuhe: të dy tiparet, s > h dhe satem, mund të jenë rezultat i ndikimit (indo-)iranian ndërsa s- mund të ruhen në zonën e pandikuar. Lineari A nuk pasqyronte bashkëtingëllore të aspiruara, kështu që ai “minoan” nuk ishte “pellazgjik”.

Ju. Otkupshchikov e hodhi poshtë “teorinë pellazgjike” dhe i interpretoi substratin (et) paragreke si paleo-ballkanike, d.m.th. si maqedonase-frigo-trake.

‘Pellazgët’ mitikë mund të jenë paleo-ballkanas gjuhësorë

‘Pellazgët’ mitikë mund të jenë paleo-ballkanas gjuhësorë, d.m.th. e. popuj jo grekë (frigë, trakë, shqiptarë) por dhe të afërm të tyre.

Historiani i madh Herodoti (rreth 484–430 pes), duke shkruar dy shekuj e gjysmë më vonë, se Homeri i lokalizon pellazgët në Samothrakë dhe Lemnos. (të dy janë ishuj të mëdhenj në Egjeun verior), dhe në Achaea (Peloponezin verior). Gjeografi Straboni, që jetonte në një periudhë shumë më të vonë (rreth 63 pes–21 e.s.), i përshkruan pellazgët si një racë historikisht “e përhapur në të gjithë Greqinë”. Këto lidhje të kudogjendura pellazgjike me territore të caktuara në të gjithë botën e lashtë paragreke, megjithatë, vareshin kryesisht nga tregime mitologjike për origjinën pellazge dhe shpërnguljet e tyre të mëvonshme.

Në antikitet, pyetja se nga vinte dikush ose diçka ishte në fund të fundit çështja e identitetit; Etimologjia shpesh ngatërrohet me ontologjinë. Pellazgët nuk ishin një përjashtim nga ky rregull. Tregimet e lashta greke për origjinën pellazge pasqyrojnë përpjekje të vetëdijshme për të përcaktoni se kush ishin pellazgët dhe si lidheshin me grekët historikë. Rrjedhshmëria e Identiteti pellazg i vërtetuar në letërsinë greke, pasqyron një dualitet themelor që nuk është vetëm pasqyron dihotomine “grek vs. barbar”, por edhe e tejkalon dhe madje e përmbys atë. Dikotomia barbare është e vetë-mjaftueshme, e qëndrueshme dhe e gjithëpranishme në klasiken e ligjërimit. Ajo që i bën pellazgët unikë është se ata herë pas here shfaqeshin në anë të ndryshme në anët e kësaj ndarjeje themelore ose ekzistonin përtej këtyre kategorive. Shkrimtarë të ndryshëm i përshkronin pellazgët si “parahelenë” dhe “johelenë” njëkohësisht – stërgjyshorë dhe Perceptimet e përkatësisë etnike”, tek Herodoti dhe bota e tij.

Pellazgët dhe dihotomia grek-barbar

Jeremy McInerney, tek “Pellazgët dhe Lelegët: Përdorimi i së kaluarës për të kuptuar të tashmen”, në Vlerësimi i së kaluarës në Bota Greko-Romake barbare, kronologjike primare dhe thelbësisht të ndryshme. Ky rrjedhshmëri dhe dualitet i identitetit pellazg i lejoi shkrimtarët e lashtë t’i konsideronin pellazgët si grekë të lashtë paraardhësit dhe rivalët e tyre barbarë grekë – paraardhës vertikalë dhe “Të tjerët” horizontalë. Shkrimtarët grekë u mbështetën shumë në këtë karakterizim të dyfishtë për të përcaktuar jo vetëm pellazgët, por edhe kufijtë e “grekësisë” në raport me pellazgët.

Shkrimtarë të ndryshëm në periudha të ndryshme, megjithatë, në mënyrë alternative i dhanë përparësi paraardhësve dhe tipare barbare të këtij dualiteti. Për më tepër, shkrimtarët antikë modifikoheshin dhe rregulloheshin vazhdimisht ndërtimet e tyre të pellazgëve sipas konteksteve kulturore gjithnjë në ndryshim dhe specifike në këto kontekste të informuara. Si jo-grekë, pellazgët u shfaqën qysh në atë të Homerit Iliada. Në një episod të mrekullueshëm, Ajaksi akeas vret Hippothous trojan, “biri i lavdishëm i Lethus pellazg” në luftën e dhunshme për kufomën e Patroklit.

Roli i Pellazgëve në këtë ballafaqim jep një vërtetim të hershëm dhe dramatik të vendit të tyre brenda dikotomisë Greko- barbare: duke qenë se ata luftojnë në radhët e ushtrisë trojane, ata janë pozicionuar fort në kundërshtim me “grekësinë”. Ky ndërtim “opozitar” i identitetit është i dukshëm në tregimet në të cilat grupet e ndryshme etnike kërkojnë të demonstrojnë dallimet e tyre themelore dhe konfliktet duke e vendosur veten, fjalë për fjalë ose figurativisht, përballë njëri-tjetrit.

Pellazgët u instrumentalizuan kështu nga rrëfimet antike për të kryer funksionin e “tjetrit” kundrejt të cilit përkufizohej “vetja” si greke. Ky funksion u bë një veçori e rëndësishme të spekulimeve posthomerike lidhur me identitetin pellazg.

Në ligjërimin grek, megjithatë, ky funksion nuk është aspak unik për pellazgët. Herodoti përcaktoi grekët kundër persëve; Po kështu, te Tukididi, spartanët luajnë një rol të ngjashëm në raport me athinasit. Është ndërtimi alternativ i pellazgëve, gjegjësisht ai që i karakterizon pellazgët si stërgjyshorë, madje autoktonë, që i bën ata unike. Në të vërtetë, ky ndërtim stërgjyshor, autokton i mbush pellazgët me dinamikë karakteristikat themelore të dallueshme nga ato të spartanëve ose persëve. Për ata të lashtët Grekët për të cilët koncepti i autoktonisë – αὐτόχθων, “të kesh të njëjtën tokë” ose “të qenit i rrjedhur nga vetë kjo tokë” – luajti një rol kyç në vetëpërkufizimin e tyre (kryesisht tek Athinasit, Beotianët dhe disa Peloponezianët), për të cilët kjo lidhje me pellazgët stërgjyshorë ishte e rëndësishme.

Por po t’i shohim ata si prekursorë të popullsive të më vonshme ,p.sh. populli dardan (greqisht: Δάρδανοι) jetonte në fushat e Danubit, ndërsa Bryges ose Brigët (greqisht: Βρύγοι) dhe Albanët e kishin origjinën nga Shqipëria e mesme dhe janë regjistruar si banorë autoktonë të gadishullit Ilirik. Duke kaluar ngushticat e Dardaneleve në Samotrakë, ata themeluan në Ilium dinastinë e Trojës dhe Frigjisë në Azinë e Vogël (Nowak 2012: 73-81). Në këtë mënyrë ata e shtrinë ndikimin e tyre në zonat përreth Kaspikut, në Thraki në tokat e Colchis dhe Bacchus dhe në Albanian e Kaukazit (Boardman, Griffin & Murray 1986:2 24).

Legjenda e Eneas

Eneas Dardanidi la rrënojat e Trojës së djegur duke mbajtur të atin Anchises në krahë dhe me djalin e tij Îlli, bëri një udhëtim për të ngritur një kullë në Romë (Davidson, 1895:9, 18).

Enea mbërriti në Epir dhe ngriti muret e mrekullueshme të qytetit antik të Butrintit (Buthrotus) dhe në veri të tij themeloi një qytet, të cilin e quajti Achismos për nder të babait të tij. Ai qytet sot quhet Saranda (Forlong & Roche 1906: 99,100; McKay, 1895: 70- 75).

Sipas Bibliotekës së Pseudo-Apollodorus, një përmbledhje e tregimeve mitologjike greke i datuar në shekullin e parë ose të dytë të erës sonë, Hesiodi ishte i pari që përshkroi të njëjtin emër Pellazgu, babain e heroit kulturor arkadian Likaon, si një “bir i dheut” autokton. Referenca e mëvonshme për pasazhin e humbur të Hesiodit është në përputhje me informacionin e dhënë nga Asius i Samosit (shekulli i gjashtë pes) në një fragment të cituar nga gjeografi grek Pausania Përshkrimi i Greqisë (110–180 CE). Asius e përshkruan heroin themelor të grupeve etnike greke si “Pelazgu si perëndi …[të cilin] dheu i zi hoqi dorë.” Herodoti i bën jehonë këtij miti të autoktonisë pellazgjike në Historitë, duke gjurmuar prejardhjen athinase nga pellazgët autoktonë me anë të Jonianët. Megjithatë, për athinasit e shekullit të gjashtë dhe të pestë, ky mit i pellazgo-jonit. Prejardhja dukej se minonte pretendimet e tyre për parësi nëpërmjet statusit të tyre autokton në Mesdhe, duke i eliminuar në mënyrë të padëshirueshme me banorët e vendbanimeve joniane përgjatë bregdetit të Anadollit. Prandaj, kundërtradita athinase e asaj kohe filloi të jepte përparësi diskursi që i parashtron pellazgët si jogrekë. Sipas kësaj tradite, pellazgët shfaqen si emigrantë jo-grekë të dëbuar nga Atika në historinë e hershme të Athinës për tradhti, pra duke i bërë athinasit banorë të ligjshëm autoktonë të Atikës. Këta shembuj ofrojnë vetëm një ilustrim të vetëm të një prej premisave më të rëndësishme të ky studim, domethënë, se spekulimet për identitetin pellazg, në të gjitha varietetet e tyre, luajtën a rol kritik në diskutimet klasike të identitetit grek – diskutime të rrënjosura në të kaluarën e largët, i informuar nga mite të rrjedhshme e kontradiktore dhe i formësuar nga të ndryshme intelektuale, sociale dhe transformimet politike të periudhës. Detyra jonë është të kontekstualizojmë referenca të ndryshme për Pellazgët dhe deklaratat e nënkuptuara dhe të qarta për identitetin e tyre në burimet greke. Dualiteti thelbësor dhe rrjedhshmëria e këtyre përshkrimeve sigurojnë një kornizë dinamike në të cilën duhet eksplorojnë qëllimet dhe strategjitë e shkrimtarëve të veçantë.

Pellazgët mitologjikë

Çdo informacion historikisht autentik i mundshëm për “pellazgët aktualë” që mund kanë përbërë një bërthamë fillestare të këtyre diskutimeve pothuajse me siguri ishte riformuar për t’iu përshtatur preferencat dhe ndjeshmëritë e epokës arkaike dhe klasike. Ky riformësim e bën “Pelazgët aktualë”, kushdo qofshin ata, efektivisht të paarritshëm për historianët modernë. Në të kundërt, përmes kontekstualizimit të modifikimeve gjithnjë në ndryshim të mëparshëm rrëfimet mitologjike, ne mund të përpiqemi jo thjesht një rindërtim të “mitologjike pellazgët”, por një rindërtim i tensioneve intelektuale, sociale dhe politike që përfundimisht formësoi ligjërimin mbi pellazgët në letërsinë antike greke.

Ndërsa kohët e fundit ka pasur një rritje e në interesin e studiuesve në ndërtimet diskursive të identitetit të lashtë, nuk është bërë asnjë përpjekje për të kryer një studim të tillë të integruar tek 13. Sourvinou-Inwood, “Herodoti (dhe të tjerët),” 108.ë në veri, në Chaonia (greqisht Χαονία ose Χάων), Enea ndërtoi kulla të barabarta me ato që kishte parë në Ilium në Azinë e Vogël. Këto u ndërtuan në brigjet e lumit Vjosë (Aoös) që ndodhej në rajonin e Furiut (egër), ku fillonin “Portet e Anchises”, e ndjekur nga rajoni i quajtur “Veneris Furiu i Eneadis”. Të gjitha këto toka u administruan nga trojanët (shih hartën: “Lundimi i Eneas”).

Profeti Skamander, ose Helenus, ishte djali më i vogël i mbretit Priam dhe trashëgimtari i dinastisë dardane. Ai mbretëroi në rajonin e Epirit nën skeptrin e Pirros, birit të Aakut, mbretit të Mirmidonëve (Egjinës dhe Gjirit Saronik). Më vonë territoret kaoniane u vunë nën kontrollin e tij. Këto ishin zotëruar më parë nga Chaon, ish vëllai i tij, i cili u vra aksidentalisht. Në këtë mënyrë, trojanët morën të gjitha territoret që përbënin të ashtuquajturën Greqinë e lashtë. Helenus u varros në Argos (Zimmerer 1896: 221-222).

Kur Helenusi u njoftua për ardhjen e Eneas, ai ndërtoi kështjellën Alban Pergam për të mirëpritur trashëgimtarët e tij dardanë. Kjo ishte një Trojë e Re, identike me atë të Iliumit, pranë maleve Akro-Keraunos [harta: Troy- ngjase = Tragjas në Vlorë].

Enea dhe Trojanët, duke ndjekur profecitë e Anchises, vëllait të Priamit, u nisën për në Lavinium nga një port aty pranë në brigjet e lumit Vjosë. Këtu flota u bashkua me Lapides të shenjtë (Baldi 2002:115,116; McKay, 1895:71-73, 160; Nowak 2012: 246; Forlong & Roche 1906:304, 305,) dhe Lachinians. Duke lundruar së bashku nga Kampania, ata arritën në Alba Longa dhe provincën e Lirinates në Latium, ku martuan pasardhësit e tyre të gjakut blu me perandorët romakë dhe rritën mbretërit e mbretërive të ardhshme evropiane.

Me djalin e tij Ïllis, Enea krijoi një “Ilium” të dytë, ose një Trojë të dytë, në Aceste, në Itali, dhe një qytet tjetër më në veri në Padova, pranë Venedikut dhe Raetianëve që banonin në rajonet e Alpeve Juliane (Forlong & Roche 1906: 304).

Prej andej, erdhi Ilia, një grua e fortë, e quajtur “Ujku i malit” gjidhënësja e binjakëve Remus dhe Romulus [shih hartën] që kishin lidhje me Numitorin, mbretin e Alba Longa, nga prejardhja e Ïllis, djalit të Eneas (McKay 1896 :166).

Në Romë, Itali, në malet e Albanit, u gjet një mbishkrim (etiketuar si PH 141183) teksti i të cilit ishte në gjuhën shqipe dhe i kushtohej zotit të Acro Keraunos si: Διὶ Κεραυνί ωι “Dio Keraunioi”. Një tjetër mbishkrim i gjetur në rajonin e Kampanias (etiketuar si PH 143016) ka gjithashtu tekst në gjuhën shqipe. Ky tekst i kushtohet Ïll si “Ill-ash” ose “Star is” në anglisht. Këto mbishkrime mbështeten nga disa të tjera nga rajone të Siçilisë, dhe mes tyre një (IGXIV 11b 20405) mban të njëjtin tekst: Îll ash.

Astyanax, ose Franc, ishte djali i vetëm i Hektorit dhe Andromakës, dhe pas Luftës së Trojës ai zëvendësoi Remusin. Ai u bë mbret i Galëve mbi popullin galik dhe kelt (Bell J. 1790: 102]

Pas vdekjes së Hektorit, Andromaka u kthye në Toskëri siç quhej Epiri dhe ndërtoi një memorial për burrin e saj, Hektorin. Gjatë mbretërimit të Helenit, ajo u bë mbretëreshë e Epirit ose e Shqipërisë së Poshtme.

Të parët tanë shqiptarë lanë gjurmë të gjuhës së tyre në shumë vende të kontinentit të Evropës, të shkruara në gurë, apo në toponime dhe duke dhënë dëshmi të prejardhjes shqiptare nga lashtësia. Brutus, Albanactus dhe Kamber janë themeluesit të Britanisë, Skocisë dhe Uellsit. Ilirët, që jetonin në Gadishullin Skandinav, lanë mesazhet e tyre të shkruara në mbishkrimet Kongsberg, në toponime në të gjithë gadishullin dhe në Lapland në Norvegji, në Suedi dhe në Finlandë (Forlong & Roche 1906: 436, 441) dhe në Vineland të Amerikës së Veriut.

Në etnografi është ruajtur veshja “Fustanella” dhe quhet “kilt” ose “Tartan” (Greene 1916:b 25). Etimologjikisht, ky emër vjen nga Dardanët dhe origjina e tij përcaktohet me të njëjtin emër si me origjinë nga Dardanët.

Shqiptarët nuk duhet të presin që të tjerët të shkruajnë historinë dhe trashëgiminë e tyre, por gjithnjë e më shumë duhet ta hetojnë atë vetë; ata duhet të zgjohen nga pasiviteti liturgjik i së shkuarës. Fqinjët tanë nuk duan që shqiptarët të pretendojnë se e kanë origjinën nga etnosi iliro-pellazgjik dhe për këtë qëllim kanë shpikur etiketën e një qytetërimi “paragrek” për të pretenduar qytetërimin iliro-pellazg. Megjithatë, data e lindjes së etnosit grek bie ndesh me epokën historike greke, sepse qytetërimi grek as që ekzistonte atëherë.

Qytetërimi grek, siç njihet sot, lindi disa mijëra vjet më vonë nga emigrantët që erdhën në gadishullin Ilirik nga jugu në veri, duke mbërritur në një vend ku qytetërimi iliro-pellazg po lulëzonte shumë kohë përpara se të arrinin atje.

Pas rënies së Trojës në 1185-1184 pes, më shumë emigrantë ndoqën gjurmët dhe koordinatat e Danaē dhe Erechteus për të mbërritur në tokat “barbare”.

Emri Greqi, gjeografikisht, nuk i plotëson kushtet që përgjithësisht konsiderohen si “etnos”, sepse ai emër tani përfshin shumë kombe që u pushtuan gjatë pushtimeve të Aleksandrit të Madh. Greqia në atë kohë përfshinte rajone nga Adriatiku në Indi dhe shtrihej në Egjipt, Etiopi dhe Libi. Këto zona ishin të banuara nga popuj të ndryshëm duke përfshirë iliro-trakët, frigët, persët, asirianët, arabët dhe egjiptianët.

Etnonimi “grek”

Etnonimi “grek” nuk mund të plotësojë kushtet e nevojshme për të trashëguar kulturën e së kaluarës në atë shtrirje të madhe gjeografike, as në Gadishullin Ilirik dhe as në rajonet përreth tij, sepse etnosi grek përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të banorëve që kanë jetuar në të kaluarën në Gadishullin Jugperëndimor, kryesisht përgjatë rajonit të Peloponezit.

E njëjta gjë vlen edhe për trashëgiminë iliro-pellazge të fituar nga emigrantë të tjerë që u shfaqën në rajon në vitet 575 dhe 625 pas Krishtit (Thunmann 1774: 64-65: Jenkins, RJH (red.) 1962; 113). Këta ishin avarët dhe sllavët e jugut që erdhën nga rajonet e Kaukazit dhe Uralit dhe erdhën gjatë sundimit të perandorit Heraklius në Bizatinium. Ai ishte me origjinë armene.

Mbishkrimet që janë zbuluar në Gadishullin Ilirik, në Azinë e Vogël, në Kaukaz, në Luginën e Danubit, në Itali dhe në vendet e Evropës Veriore janë të gjitha të shkruara në gjuhën shqipe dhe kur zbatohet gjuha greke ose helene për to, ato nuk mund të kuptohen. Prandaj është gabim ta etiketosh atë kulturë si “greke” apo edhe “para greke”.

Një mbishkrim tjetër është gjetur në Galla Narbonensis-Marseille [PH 143267]. Kjo nuk është e datës, por teksti i saj është edhe në gjuhën shqipe.

Në këtë kontekst, duhet përmendur se një numër i konsiderueshëm i mbishkrimeve janë shkruar më herët se shekulli IV dhe III p.e.s., dhe se gjuha greke nuk mund të zbatohet sepse ato janë shkruar në një gjuhë tjetër, që është gjuha shqipe.

Pas kësaj periudhe, nga shekulli i tretë para erës sonë e deri në epokën e re, gjenden mbishkrime të formuluara ose në një gjuhë ose në dy, si rezultat i emigrantëve të rinj që sollën me vete gjuhët e tyre kur erdhën në Gadishullin Ilirik.

Gjuha shqipe u shkrua për herë të parë 9000 vjet më parë dhe një mbishkrim i lashtë u zbulua në Ilina Gora, Osinchan, rreth 13 km në verilindje të Shkupit, Maqedoni. Më vonë, një tjetër u gjet në shpellën e Sitovos ab 25 km në perëndim të provincës Silistras të rajonit jugor të Dobrunjës në Bullgari, ose siç quhej në kohët e lashta, Trakia.

Rezultatet e mbledhura nga analizat e kryera me zbërthimin e atomit (C14) kanë dhënë si më poshtë: Mbishkrimi i Osinçanit vlerësohet në një moshë mbi 9000 vjet, ndërsa mbishkrimi i Sitovos është rreth 6000–6500 vjet.

Këto mbishkrime janë ndër më të vjetrat që janë gjetur në gërmimet arkeologjike në vendet përreth rajonit të Mesdheut dhe janë më të vjetra se shkrimet e gjetura në Asiri, Egjipt, Feniki, Greqi ose në kulturat e lashta hitite dhe sumere.

Tekstet në të dy këto dy mbishkrime i kushtohen “Îll” që qëndron si etonimi i “Ille” ose “Ylle”.

Qytetërimi helen në Gadishullin Ilirik u zhvillua relativisht vonë, rreth vitit 1206 p.e.s. (Greswel 1762: 50). Studiuesit sugjerojnë se emri Helen lindi pas themelimit të institucionit të Pan-Athenaeum, nga Perseu.

Perseu nuk ishte helen nga lindja; ai ishte me origjinë nga Asiria (Rawlinson 1859). Kur fluturoi nga Libia, mori me vete helmin e gjarpërinjve afrikanë (Apolonius of Rodos, 1959) në tokën e Pellazgëve.

Emigrantët egjiptio-fenikas erdhën në Atikë në vitin 1350 para Krishtit me Danaët, Aegypt dhe Erichthonius dhe aty formuan një koloni që ata e quajtën Athinë (Greswell 1862: 43, -46; Forlong, J & Roche, G 1904, 1906: 36-37).

Më vonë, pas 1800 vjetësh, në vitet 575 dhe 625–640 pas Krishtit, më shumë emigrantë mbërritën në Gadishullin Ilirik, Avarë dhe në vendet sllave-jugore (Fallmerayer 1857, II 32; Thunmann 1774: 65), të ardhur nga rajonet e Karpateve, kryesisht nga rajoni i Emirit të Kaspikut. Kur ata mbërritën për herë të parë në gadishull, vendasit jetonin në epokën bizantine, kështu që pretendimi sllav se ata janë ilirë është i papërshtatshëm dhe ambicioz, me qëllim të shtrembërimit të historisë përmes spekulimeve me synimin për të marrë atributet e një qytetërimi që ata kurrë nuk kanë ekzistuar në atë rajon në atë kohë të tij.

Pra, a mund të quhen ilirë?

Hulumtimi mbi kulturën dhe qytetërimin e etnosit iliro-pellazg nuk është një detyrë e lehtë, sepse në çdo hap, mijëra shikues do t’ju ndjekin ndërsa ecni përpara dhe ndiheni sikur po ecni në një fushë të mbushur me prush të zjarrtë. Ata do ta quajnë punën tuaj anakronike, nacionaliste dhe antisemite. Sipas tyre, ose duhet të zgjidhni kulturën helene ose të mbani qëndrim të kundërt teksa studioni dhe hulumtoni çështjen e qytetërimit iliro-pellazg.

Pas shekullit të 18-të, kërkimet për këtë çështje u lanë mënjanë qëllimisht si rezultat i një politike të fuqive të mëdha për të krijuar kombe të reja në Evropë. Ky projekt gjeopolitik ishte në disavantazh dhe peshonte shumë kundër ekzistencës së kombit shqiptar si trashëgimtari i vetëm i qytetërimit iliro-pellazg (Greene 1916: 25, Levine 1919: 69, Thunmann 1774: 242, 243).

Si rezultat i këtij projekti u krijua shteti grek që vendasit e quajnë Hellas, por të huajt që e përkthejnë e quajnë Greqi.

Helenët u zgjuan në 1821 (Fallmerayer 1857: 26) dhe me mbështetjen e Anglisë, Francës dhe Rusisë, formuan shtetin e tyre në 1832, të përbërë nga një përzierje heterogjene e njerëzve të përbërë nga arvanitasit, thrakët, romoi (romaioi), sllavët, asirianët dhe egjiptianët.

Prej kësaj kohe, në botime dhe studime shkencore, emri Helen u favorizua si etnonim, pasi eponimi Greqi u konsiderua në mënyrë të pajustifikueshme me pretendime pasi përfshinte gjithë barrën e qytetërimit antik epiko-legjendar iliro-pellazg (Fallmerayer 1857: 27).

“Gjuhësia pellazgjike”

Veçoritë fonetike të Linearit A, veçanërisht mungesa e alternimeve b/p dhe g/k, seritë d- dhe z, tregojnë maqedonishten (Linear A, B da ‘degë’ : greqisht thallos por maqedonisht d : greqisht th) dhe frigjishte (hieroglif kretan, Linear A, B ze ‘nofulla’ : greqishtja e afërt e greqishtes azen- por).

Pellastianët ishte një formë e vjetër e emrit pellazg. Emri i mëparshëm i lumit Strymon (kufiri i Maqedonisë së lashtë) ishte Palaistinos, ‘më i lashtë’, superlat. < palaios, ‘i vjetër’. Mund të jetë një atdhe i Pellazgëve/Pelastëve/Filistinëve.

Në mënyrë të ngjashme, Γραικός ‘grek (burrë)’ mund të rrjedh nga γέρων, ‘plak’, γραῖα, ‘plakë’, nën dritën e përmendjes së Herodotit të përzierjes së hershme etnike greko-pellazge.

Pra, ‘pellazgjishtja’ (në lidhje me ‘psi-greqishten’ e Merlingenit) është një dialekt grek ose gjuhë paleo-ballkanike e ngjashme me greqishten me δ > θ si në greqishten eoliane, frigishten e re, lidiane dhe etruske. Helladiku I ose/dhe II i hershëm mund të jenë pellazgë, ndërsa të ardhurit e hershëm të helladit II ose III (të vonë) mund të jenë të afërmit e tyre të afërt, përkatësisht grekët. Nëse grekët i njihnin pellazgët si “barbarë” (Herodoti), atëherë gjuha pellazge nuk ishte shumë e njohur për ta, gjuhëtari Juri Monsekis

Protoshqipja ne Greqisht

1. Krahasoni:

a) Ler-n-i, kryeqytet i protoshtetit të fortifikuar në Greqi (afër Mikenës) gjatë ~2450–2200 p.e.s.;

b) Lar-is(s)-a ‘kala’, një emër i qyteteve ‘pellazge’ (siç i atribuonin autorët e lashtë grekë) në Greqinë kontinentale dhe Kretë;

c) Lar-n-ass-os, një emër i vjetër i malit Parnassos;

d) lar-n-sëpatë, ‘kuti guri’.

Dikush mund të marrë lar/ler- ‘gur’ dhe lar/ler-n- ‘gur’, qartësisht të krahasueshme me rera trake ‘gurë, tokë gurore’ (nga një *lera e hershme) dhe shqipe lerë, -a ‘gurë, gurë të rënë’.

2. Krahasoni:

a) greqishtja Demater, Δα-μάτηρ, Δη-μάτηρ ‘Tokë-nënë’: Alb. dhe ‘tokë, tokë, tokë’ (proto-indo-evropiane *dʰéǵʰōm);

b) Tethys ‘gruaja e Oqeanit’, Thetis ‘nimfë deti’: Shqip. DET, dēt ‘det’ (< *dʰéub-et-os < proto-indoevropiane *dʰeub- ‘thellë’).

Historia na mëson se kush nuk njeh të kaluarën nuk mund të projektojë të ardhmen.

Ju duhet të pyesni për rrënjët e kombit tuaj; është obligim dhe thirrje e çdo shqiptari të njohë origjinën, gjuhën dhe historinë e tij, ashtu si të gjithë kombet e tjera të zhvilluara e të qytetëruara në mbarë botën. Këto kombe po eksplorojnë dhe kërkojnë vazhdimisht rrënjët e trashëgimisë së tyre kombëtare.

Kjo detyrë bëhet edhe më e domosdoshme kur fqinjët konkurrojnë me njëri-tjetrin dhe pa turp, duke e shtrembëruar dhe ndryshuar vazhdimisht historinë, veçanërisht atë të epokës së qytetërimit iliro-pellazg dhe të të parëve tanë legjendarë.

Filed Under: Opinion

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare – Disa fjalë e shprehje të shqipes që duhen diskutuar

February 21, 2025 by s p

Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu/

Standardi i shqipes, i cili lipset të zbatohet në praktikë edhe më me ngulmë dhe pa ngurrim, në të gjitha poret e jetës, është zgjidhja më e mirë dhe e pa alternativë, “por që ka nevojë të pasurohet, të plotësohet e veçanërisht të mësohet – në vazhdimësi”. Kështu ka ndodhur dikur e kështu ndodh edhe sot me gjuhët e popujve edhe më të përparuar të botës, si te gjermanët, te grekët, te italianët, te austriakët e zviceranët gjermano-folës etj.

Mbyllja vetëm në “guaskën” e asaj që është vendosur si normë para 50 vjetësh, mbështetur në treguesit e atëhershëm, sot, në dritën e disa trysnive që na sjellë koha, do të ishte jo dobiprurëse. Këtë e mbështesim edhe te konceptet e disa dijetarëve, si te linguisti e psikologu Ferdinand Brunot (1860 – 1938), i cili që atëherë kishte shkruar se “gjuha është një fakt sociologjik, që prodhohet, evoluon, ndryshon e përsoset, në funksion të shoqërisë, së cilës i përket”. Edhe gjuhëtari e filozofi i njohur zviceran, Ferdinand de Sosyri, e përkufizon gjuhën si diçka “të paprekshme, por jo edhe të pandry-shueshme”. Një mendim të ngjashëm kishte edhe akademiku Shaban Demiraj, kur thotë: “edhe për gjuhët që kanë tradita më të vjetra, shtrohet kërkesa për përmirësime” (Sh. Demiraj, në “Seminarin XVII ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare”, Tiranë, 1995, f. 740). Jo ndesh këtyre qëndrimeve është edhe koncepti i akademik Rexhep Ismajlit, i cili, duke bërë fjalë për këtë problem gjuhësor nënvizon: “Më duket se rrjedhat në shoqëri janë të atilla që të bëhen të mundshme ndryshimet eventuale që do ta zgjeronin bazën standardologjike, por assesi … jo rikthimet ose rizgjedhjet e bazës…”. Këtu duhet përmendur, sigurisht, edhe konceptin e vlerësimin e Humboldit, se “gjuha nuk është një proces i përfunduar (një ergon), por (një energeia)”. Fundja, për ndryshime të arsyeshme dhe ato të cilat i imponon koha, leje ka dhënë edhe Kongresi i Drejtshkrimit i Gjuhës Shqipe i vitit 1972, ku thuhet, se: “Rregullave të drejtshkrimit t’u bëhen, në të ardhmen, kur të jetë e nevojshme, përmirësimet dhe plotësimet e duhura” (Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Prishtinë, 1974, f. 27)… e jo të një veprimi sipas mendimit të disave: rrëno e ndërto, si në kështjellën e Rozafës.

Në këtë fushë, një punë me mend e me vend do duhej ta bëjnë institucionet kombëtare shkencore, ose qoftë edhe një Këshill Ndërakademik (si ai i krijuar në Tiranë, më 27 tetor 2004, nga 15 anëtarët e tij: nga Shqipëria, Kosova, Ma¬qe¬donia etj.), (Elsa Demo, Do ta quajmë Europë e jo Evropë, gazeta “Shekulli” (internet), Tiranë, 20 maj 2006), që heshti, e Zoti e di nga çfarë trysnie e për çfarë arsyeje (?!) dhe i riaktivizuar më 30 janar 2020.

Në kontekst të parimeve që zura në gojë, duke çmuar gjithnjë bazën e përbashkët të stan¬dardit të shqipes, si një arritje e madhe e kombit tonë, kujtoj se shumësi i disa emrave të përgjithshëm, është mirë sikur të kodifikohej, pos tjerash, edhe për shkak të një ekonomizimi gjuhësor, si te fjalët: një çam – disa çamë, një lab – disa labë, një nip – disa nipa, sesa: disa çamër, prindër, nipër, ashtu siç do të shqiptoheshin më lehtë edhe format e shumësit të emrave: drapinj, gjarpinj (ose dhe drapij, gjarpij), arij, barij, huj, lumej, ullij…), gishta, sesa: drapërinj, gjarpërinj, arinj, barinj, hunj, lumenj, ullinj, gishtërinj etj.

Po ashtu është koha për të rishqyrtuar përdo¬rimin e fonemës ll në vend të l-së (përkundër Drejt-shkrimit…, Shënimi 1, f. 105) te disa emra të përveçëm sllavë, si: Millan, Millosh, Vllqdimir etj., analogjikisht me Jugosllavi, jugosllav, sllav etj., për Milan, Milosh, Vladimir (të normuar atëbotë kështu nën ndikimin e rusishtes), kur dihet se këta emra dhe shumë të tjerë si këta, në gjuhët burimore (sllavo-jugore), nuk përdoren me l por me ll, siç i përdorim edhe ne, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, por edhe të disa krahinave të Shqipërisë. Dihet se serbokroatishtja ka dy fonema të ndryshme: l e ll, nga 30 sa ka alfabeti i tyre, që krijojnë kundërvënie fonologjike, si ludi (ljudi) “njerëz – lludi (ludi) “budallenj, të marrë” (në cirilikë: l (lj)=љ dhe ll (l) = Л).

Prandaj emrat e tillë e të ngjashëm mund të normëzohen, të shqiptohen e të shkruhen pa pengesë me ll, si: Millorad, Millutin, Millosav, Millosh, Millovan…, ose oikonimi Milloshevë etj., që i gjejmë të jenë përdorur edhe te revista “Përparimi”(Nebi Caka, Leksiku i përveçëm i revistës “Përparimi” 1955-1968, ASHAK, 2018, f. 801-803), që para njësimit të gjuhës shqipe, ashtu sikurse që përdoren me l e jo me ll disa emrat të tjerë të përveçëm, si: Lubomir, Lilana, Lubjana e jo Llubomir, Llillana, Llubjana…

Emrat e përveçëm sllavo-jugorë, i ndeshim të përdoren jo drejt edhe sot, në të folur e në të shkruar, kur bëhet rrafshimi i bashkëtingëllores okluzive – gjuhore ç ˃ q në trup të emrit, si p.sh.: Miqeviq, Miqkoviq, Miqunoviq (Nebi Caka, Vepra e cituar, f. 808-809 dhe 806): në vend të Miçeviq, Miçkoviq, Miçunoviq…) të cilët në serbokroatisht, me alfabetin latin, përdorën duke respektuar č e ć e në cirilikë përdoren ч e ћ.

Edhe kodifikimi i fjalës Europë për Evropë – siç ka zënë vend tanimë edhe në FESh dhe siç përdoret edhe gati në të gjitha vendet evropiane, është mirë të përdoret edhe në gjuhën tonë me eu- e jo me ev-, pra Europë e jo Evropë.

Nuk do të ishte “mëkat” standardologjik, sikur datat, si në shumë gjuhë të tjera, të shkruheshin me një zero përpara, kur janë njëshifrorë; përdorimi i shkronjës së madhe tek emrat e popujve; tek emrat e festave fetare (Ramazan, Bajram, Krishtlindje…), ashtu sikur¬se edhe për emrat: Zot, Perëndi, Allah etj., që hëpërhë bien ndesh me drejtshkrimin e vitit 1972, por që janë fjalë të cilat shumë shpejt do të mund të fitonin qytetarinë në standardin e gjuhës sonë, që nga veriu e deri në jug. (Disa probleme që i kemi shtruar këtu, sado që na duken të drejta t’i përdorim, janë ndesh drejtshkrimit të shqipes, derisa nuk vendoset ndryshe, por që me kohë, besojmë se do të tumiren).

Kur jemi te kjo temë, besojmë se me interes janë të diskutohen edhe disa “dromca” fjalësh e shprehjesh në gjuhën tonë, të cilat po i zë në gojë këtu:

1. Te portali i gazetës (“Bota Sot”, 30 qershor 2023), në titull kemi ndeshur dy fjalë sinonimike, por jo gjithherë sinonime: “Nga skara e deri tek tharja e rrobave, këto janë rregullat e ballkonit në Gjermani”.

Unë kujtoj se në rastin konkret, në vend të fjalës tharja, më drejt do të ishte sikur të ishte përdorur fjala terja. Me përjashtim (ndoshta) të ndonjë areali, është thënë e thuhet: ishin terur rrobat; më janë terur flokët, duart etj. Fjala tharj/e,-a, përdoret në rastet, si: ishte tha bari nga dielli i fortë; ishte tha pema pa e ujitur etj. Ç’ është e vërteta, te Fjalori i shqipes së sotme, “Toena”, Tiranë, 2002:1378, ndeshim nja 2 shembuj ku përdoret leksema thaj, -va, -rë, edhe për rrobat e tokën: i thau rrobat në diell; i thanë tokat, porse po në këtë Fjalor, fq. 1337, përmendet edhe emri “terinë,-a, f. sh.-a, -at, vend ku ndejnë rrobat”, d.m.th., ku teren rrobat.

Leksemat terje – tharje, sado që na duken si sinonime, kanë edhe nuanca dallimi, ashtu sikurse fjalët: krye – kokë (doli në krye të vendit e jo doli në kokë të vendit), udhë – rrugë (hekurudhë – e jo hekurrrugë) etj., prandaj edhe duhen përdorur secilën në vendin e duhur.

2. Meteorologët me rastin e parashikimit të motit me shi, kryesisht shprehen: sot (ose nesër) do të ketë mot me reshje shiu, siç e kemi hasur te shembulli: “Reshjet e shiut bëhen shkak për aksident në aksin Memaliaj-Mallakastër, plagosen disa persona” (Titull te gazeta “Panorama”, Tiranë, 12.8. 2022), në vend se të thuhet: do të bie shi, mot me riga shiu etj., kurse për borë është thënë gjithmonë e thuhet: do të ketë reshje bore; po reshë borë etj. Edhe në popull kaherë ka ekzistuar një thënie: “Bora po reshë e miki po kesh”, por po reshë shi, nuk thuhet.

3. Edhe fjalia “Ikën dritat”, ashtu si te shembulli (togfjalëshi) “Reshjet e shiut …”, na duket shembull semantikisht i paqëndrueshëm e që sot po përdoret me të madhe si në masmedie, ashtu edhe te një pjesë e gjerë e popullatës, sidomos në Shqipëri. Dritat mund të fiken ose jo, të ndalet rryma (elektrike), por jo “të ikin” dritat. Ikin gjallesat, ato që mund të lëvizin, të ikin, por jo edhe gjësendet e pashpirt.

4. Edhe ndajfolja patjetër, nuk na duket e drejtë të përdoret gjithherë ashtu. Fjalori i gjuhës shqipe e ka me këto shpjegime “1. Medoemos, në mënyrë të detyrueshme a të padiskutueshme; me çdo kusht. Do të vijë (do të shkojë, do të ndodhë) patjetër”, ngase edhe në këto raste veprimi mund të mos jetë i domosdoshëm, patjetër të kryhet një veprim. Ose kur dikush i thotë dikujt takohemi, ai ia kthen: – po, patjetër, pa pasur parasysh rrethanat e tjera – në vend të fjalëve: besoj, mbase, ndoshta, mund…

5. Edhe leksema flak/ë,-a, f. sh. –ë, -ët, si te shembulli: “Mëngjesin e sotëm një objekt në Suharekë është kapluar nga flakët” (“Bota Sot”, 19 janar 2025) etj., është përdorur në shumësin e shquar – flakët, ose te shembujt: e kapluan flakët shtëpinë, veturën, malin… Unë kujtoj se në raste të tilla, semantika e fjalisë (logjikisht) nuk dëmtohet, në qoftë se fjala flakë përdoret në njëjës: e kaploi flaka shtëpinë, veturën, malin…, ose kur emri flakë,-a përdoret në rasën emërore, kurse emrat shtëpi, veturë, mal – në dhanore, si p.sh.: i doli flaka shtëpisë, veturës, malit, etj.

Krahas përdorimit të fjalës flakë (në njëjës) përdoret edhe fjala tym (e jo tym,-ra, -rat), si te shembulli: u ngjit përpjetë tym e flakë… Edhe fig. për një fëmijë, kur ka tempe¬raturë të lartë, është thënë e thuhet edhe sot: i doli flaka, (më rrallë: i doli tymi) e jo i dolën flakët ose i dolën tymrat.

6. Të pa kripë na duket edhe folja lindi (për kafshët) e ndeshur te shembujt e masmediave tona, si:

“Lopa lindi tre viça në Pestovë të Vushtrrisë” (gazeta “Express”, 26 dhjetor 2015). Gjithmonë është thënë lopa polli një viç, dy ose edhe tre viça e jo lindi tre viça; ose shembulli i radhës, po te kjo gazetë: Macja lindi 4 macja të vogla” – për: Macja polli 4 kotele.

7. Të kësaj natyre janë edhe shembujt e radhës: “Sasia e nikotinës, që gjendet në cigare, në një pako, po të merret përnjëherë mund të shkaktojë vdekjen e elefantit brenda një minute” (gazeta “Bujku”, 1993, f. 8 – për: ngordhjen e elefantit brenda një minute. Ose:

“Në bregdetin e… u gjeten shumë delfinë të vdekur” (RTK, 18 dhjetor 2011) – për: Në bregdetin e… u gjeten shumë delfinë të ngordhur etj. Vetëm për bletën në popull thuhet vdes/vdiq: më kanë vdekur kaq koshere (sëndukë) bletë … etj.

8. Jo rrallë, sidomos në Shqipëri, kur takohen dy shokë/shoqe, njëri/a e pyet tjetrin/ën: Si dukesh? (për të kuptuar si është, mirë apo jo bash mirë). Ai/ajo i përgjigjet: mirë jam; po mirë jam, ose nëse nuk është bash mirë ia kthen: po, mirë jam. Nuk e kemi hallin se si i përgjigjet shoku/shoqja atij/asaj që pyet, por e kemi fjalën te pyetja e atij/asaj kur i drejtohet dikujt: Si dukesh? Pyetje kjo jo dhe aq e logjikshme në rastet si ky. Se si duket – duket, shihet, ngase dukja shpërfaqë pamjen e jashtme, në raste të tilla kujtoj se më me vend është që ai/ajo të pyesë: si je – si jeni?; qysh je – qysh jeni?; a jeni mirë?…, për të kuptuar gjendjen shëndetësore, shpirtërore e fizike të atij/asaj që i drejtohet pyetja.

Le të jenë këto fjalë e shprehje edhe një lloj “provokimi” pozitiv para jush për të nxitur mendimet e juaja edhe ndryshe, pse jo?

Filed Under: ESSE

ARBNESHËT E ZARËS DHE KORPUSI I NJË TRADITE HISTORIKE NË RAPORT ME GJENDJEN E SOTME

February 21, 2025 by s p

Prof. Dr. Begzad Baliu/

Me rastin e 85-vjetorit të lindjes, Profesor Isak Shema e ka parë të arsyeshme që nga korpusi i veprimtarisë së pasur arsimore, kërkimore e shkencore ta ribotojë veprën e tij Arbëneshët e Zarës – Shqiptarët e Zarës (Histori, gjuhë, arsim, letërsi, kulturë), botuar një dekadë më parë. Në të vërtetë ky vëllim studimesh, kërkimesh e dokumentesh është një sintezë materialesh, kumtesash, vlerësimesh e tekstesh të tjera nga Profesor Isak Shema dhe studiues të tjerë, të cilat në një mënyrë apo një tjetër ndërlidhen me jetën dhe trashëgiminë materiale e shpirtërore të arbëneshëve të Zarës, si dhe me studimin e tyre.

Vëllimi Arbëneshët e Zarës – Shqiptarët e Zarës (Histori, gjuhë, arsim, letërsi, kulturë), është strukturuar nga katër pjesë. Në pjesën e parë janë botuar temat nga fusha e historisë, qofshin ato tekste të Profesor Isak Shemës, qofshin ato tekste të studiuesve më të shquar të kësaj fushe. Numri i madh i studimeve, që me përmbajtjen e tyre paraqesin pothuajse një tërësi mjaft të ngjeshur, hapet me studimin e Profesor Aleksandër Stipçeviqit me titull përkushtues e krahasues “Ilirët, shqiptarët, kroatët”, për të vazhduar me studimin themeltar të Profesor Idriz Ajetit, Mbi zhvillimin e së folmes së arbneshëve të Zarës dhe lidhjen e tyre me truallin autokton të Shestanit. Më tej zë vend një studim mjaft i shtrirë në kohë dhe hapësirë për prozatorin emblematik të arbneshëve të Zarës, Shime Deshaplin, të cilit i pasvinë edhe tekste të tjera autoriale dhe të shtypit të kohës sonë.

Arbneshët e Zarës, e kaluara historike, si dhe gjendja e sotme etno-kulturore e tyre nuk ka ndonjë histori të gjatë në raport me historinë e tyre të brendshme. Mund të thuhet se historia e studimit të veçorive historike, etno-kulturore e gjuhësore e tyre në Prishtinë, është zbulim i gjysmës së dytë të shekullit XX, sado nuk mungonin njohjet nga literatura italiane dhe gjermane. Por se historia e këtyre kërkimeve, studimeve dhe sidomos botimeve të trashëgimisë, gjuhës dhe letërsisë së arbneshëve në Prishtinë është gjithashtu e veçantë dhe pothuajse e pazakonshme. Historia e ndërlidhjes së individëve, revistave dhe institucioneve kulturore të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi me arbneshët mund të quhet një histori e zbulimit të një ishulli pothuajse të panjohur. Një Ishull i Robinson Kruzos, në të cilin, “shqipen e shkruante një grusht arbëreshësh, para se gjithash Josip Rela , theksonte Profesor Idriz Ajeti, në një nga kërkesat e tij drejtuar udhëheqjes së Institutit Albanologjik (1954), për të ndërmarrë kërkime për tezën e tij të doktoratës , ndërkohë që në revistën autoritative “Jeta e re”, drejtuar nga Esad Mekuli dy vjet më parë (1952), kishte filluar vit pas viti të botohej vepra letrare e Josip Relës, Shime Deshapalit. Budimir Petroviqit, historianit Aleksandër Stipçeviq, ndërsa studiuesit si Profesor Ajeti e të tjerë, mbanin raporte të veçanta me enciklopedistin e linguistin Kruno Kërstiq , ilirologun Radoslav Katiçiq etj. Pa dashur të ndalem gjerësisht te historia e këtyre interesimeve e marrëdhënieve të studiuesve dhe institucione të Prishtinës dhe Shkupit për arbneshët e Zarës, dua të theksoj këtu se ato janë zhvilluar në tri rrafshe:

a. rrafshi i parë, botimi prej dy dekadash i veprës letrare të Josip Relës në revistën “Jeta e Re”, e cila kulmoi me botimin e veprave të plota të tij , si dhe me një përzgjedhje të prozave të Shime Deshpalit ;

b. rrafshi i dytë, botimi i studimeve dhe vëllimeve shkencore të Aleksandër Stipçeviqit , përkthimit të studimeve të Radoslav Katiçiqit, si dhe një botimi posaçërisht të veçantë dhe më pak i njohur i Henrik Bariqit në Zagreb.

c. rrafshi i tretë, ngritja e studimeve ilire në ish-Jugosllavi dhe institucionalizimi i teorisë së origjinës së popullit shqiptar e gjuhës shqipe deri tek botimet zyrtare të Enciklopedisë së Jugosllavisë, nga ana e studiuesve shqiptarë, Esad Mekuli, Idriz Ajeti dhe Ali Hadri, me ndihmën e arbneshëve Aleksandër Stipçeviq, Kruno Kërstiq e studiuesit kroat Radoslav Katiçiq, duke përfshirë edhe bardin e këtij institucioni shkrimtarin e lavdishëm kroat Miroslav Kërlezha, pavarësisht reagimit jashtëzakonisht të madh të qendrës enciklopedike serbe, Akademisë së Serbisë, qendrave të tjera shkencore, si dhe shtypit shkencor, ditor e madje atij bulevardesk.

Nga të gjithë arbneshët, gjatë kësaj periudhe, jeta dhe vepra e Josip Vllahoviq – Relës do të bëhen boshti i personaliteteve përfaqësuese të kësaj diaspore historike në katër aspekte: 1. botimi i plotë në revistën “Jeta e re” e pastaj i kompletit të tij të veprës letrare; 2. përfshirjen e krijimtarisë së tij në literaturën shkollore (poezisë së tij Liria, në Librin e leximit shkollor, dhe dramës së tij “Nita”, – lekturë shkollore); 3. Shfaqa e dramës së tij “Nita” në Teatrin Kombëtar (që në vitet ’60) dhe në teatrot amatore të qyteteve të tjera në Kosovë dhe Maqedoni; si dhe 4. studimi sintetik i veprës së tij , fillimisht si monografi më vete e më tej edhe si temë e doktoratës në Universitetin e Prishtinës.

Pjesa e dytë e vëllimit është menduar si një kapitull pothuajse i panjohur në rrethet tona shkencore të Prishtinës, mbi mësimin e gjuhës shqipe nga arbneshët e Zarës, për të cilën Profesor Isak Shema ka dhënë kontribut të veçantë. Tekstet e tij thellësisht të trajtuara me kompetencë në këtë fushë sjellin hulumtime të reja arkivore, të dhëna të pasura përmbajtjesore, dokumente të panjohura, analiza të reja dhe përpjekje për të sjellë rrafshe të reja njohëse në fushë të organizimit të shkollave dhe të mësimdhënies në gjuhën arbneshe në Zarë.

Po të bëhet bibliografia e kërkimeve, studimeve, sintezave dhe madje editimeve, nuk është vështirë të shihet se në rrethin e studiuesve, ligjëruesve ndër konferenca shkencore dhe edituesve të veprave të arbneshëve të Zarës, Profesor Isak Shema zë kryet e vendit, ndërsa ky vëllim është një sintezë tipike e gjithë kësaj periudhe pothuajse njëshekullore.

Pjesa e tretë e këtij vëllimi studimor, e cila zë edhe hapësirën më të madh të teksteve të tij, do të mund të quhej një kronikë e dekadave të fundit mbi zhvillimet arsimore, letrare e shkencore për kulturën arbneshe. Fjala është për një korpus tekstesh, dokumentesh, kronikash, studimesh, recensionesh, tryezash shkencore e kulturore, si dhe sesione letrare për çështje të ndryshme letrare e kulturore arbneshe. Në radhë të parë kemi të bëjmë me studimet, kronikat, shënimet e dokumentet e Profesor Isak Shemës për autorë të shquar të letrave (kryesisht Josip Relën e Shime Deshpalin); historinë, letërsinë e kulturën arbneshe, organizimin e mësimdhënies dhe lëvrimin e literaturës shqipe ndër shkollat arbneshe, organizimin e takimeve e përkujtimeve mbi trashëgiminë arbneshe të Zarës në Prishtinë e më gjerë në Kosovë, si dhe në Zarë e në hapësirat historike, institucionet shkencore, universitare e arsimore atje.

Nëse studimet shkencore dhe recensionet për arbneshët dhe veprat e Profesor Isak Shemës kushtuar trashëgimisë historike, shkollore, kulturore e letrare të arbneshëve janë tekste të formatit të mbyllur, kronikat, informacionet e pasura, katalogjet e sesioneve shkencore e letrare, fotografitë dhe dokumentet e tjera përcjellëse sjellin një pamje tjetër të hapur të pjesëmarrësve (Bashkim Kuçuku, Maximiliana Barançiq, Shyqri Galica, Besim Rexha, Dom Lush Gjergji, Nuhi Rexhepi, Persida Asllani, Mehmet Latifi etj.) e njohjes së tyre, si dhe një mundësi kërkimi, vlerësimi e nderimi për organizatorët e sidomos bardin e tyre Profesor Isak Shemën. Besoj se kjo është edhe arsyeja pse tekstet e kësaj pjese të librit janë botuar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën kroate.

Vepra e Profesor Isak Shemës, Arbëneshët e Zarës – Shqiptarët e Zarës (Histori, gjuhë, arsim, letërsi, kulturë), në këtë rrjedhë është një krestomaci për historinë, gjuhën dhe sidomos arsimin, letërsinë dhe kulturën e arbneshëve të atij ishulli të diasporës historike të shqiptarëve dhe shqiptarëve të shekullit XX, të cilët për arsye historike e kanë ruajtur edhe etnonimin historik të tyre, ashtu sikur e kanë ruajtur etnonimin historik të tyre edhe shqiptarët në Itali, Greqi dhe Turqi e Lindje përgjithësisht, po jo edhe shqiptarët e diasporës historike në Amerikë, pasi i takojnë asaj periudhe postrilindase të shekullit XIX-XX.

Autori i këtij vëllimi Profesor Isak Shema jo rastësisht ka mundur të krijojë një vepër autoriale e shumautoriale e shumëdimensionale, po që funksionon si sistem brenda një teme, temës së madhe historike dhe bashkëkohore: historisë arsimit, letërsisë, gjuhës dhe kulturës së arbëreshëve.

Isak Shema, Arbëneshët e Zarës – Shqiptarët e Zarës (Histori, gjuhë, arsim, letërsi, kulturë), Prishtinë, 2015, ribotuar, më 2025, f. 364.

Filed Under: Interviste

11 DAYS LEFT TO REGISTER TO VOTE – 11 DITË PËR TU REGJISTRUAR PËR TË VOTUAR

February 21, 2025 by s p

*Registration ends March 4th!*

*Regjistrimi përfundon më 4 Mars!*

🔗Register to vote here /

Regjistrohu për të votuar këtu:

https://kqz.gov.al/votues-nga-jashte

*Register TODAY!*

It’s simple, quick & will ensure that Albania’s future reflects the dreams and aspirations of all its people, no matter where we are.

*Regjistrohu SOT!*

Është e thjeshtë, e shpejtë dhe do të sigurojë që e ardhmja e Shqipërisë të pasqyrojë ëndrrat dhe aspiratat e të gjithë njerëzve të saj, pavarësisht se ku jemi.

*STOP COMPLAINING,*

*START VOTING!*

*MOS U ANKONI, POR VOTONI!*

For help/Për ndihmë:

☎️347-398-6161

📧 info@diasporavote.com

In solidarity,

Mark Gjonaj

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 478
  • 479
  • 480
  • 481
  • 482
  • …
  • 2781
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT