• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Vjenë festohet 17-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës

February 15, 2025 by s p

Vjenë, 14 shkurt 2025: Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri organizoi një orë letrare festive me rastin e shënimit të përvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në këtë aktivitet kulturor morën pjesë edhe diplomate dhe diplomatë që denjësisht përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën në këtë shtet mik.

Në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Vjenë të pranishmit fillimisht i përshëndeti Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’, i cili ndër të tjera theksoi se krijuesit shqiptarë në Austri i bashkëngjiten festimeve në nderim të ditës kur Kosova përfundimisht u vendos në hartën e shteteve të pavarura dhe sovrane të botës. Ata do të vazhdojnë që përmes shkrimeve të tyre të afirmojnë gjuhën dhe identitetin kombëtar edhe në mërgatë. Më pas përshëndetën edhe nikoqiri i takimit, Ambasadori në detyrë i Kosovës në Austri, Albinot Bimbashi, Eglantina Gjermeni, Ambasadore e Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë dhe ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Fate Velaj, edhe vet shkrimtar, të cilët nënvizuan të arriturat e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë si dhe marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve tona në Ballkan dhe raporteve shumë miqësore me Austrinë.

Aktiviteti letrar ishte e ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë para publikut dolën autore dhe autorë shqiptarë me banim në Austri. Kështu Violeta Allmuça lexoi poezitë ‘‘Të kam thënë’’, ‘‘Ikje’’ dhe ‘‘Danubi blu’’, për t’i lënë radhën poetit veteran Zaim Toska, i cili recitoi poezitë ‘‘Refugjati’’ dhe ‘‘Largimi’’. Ai po ashtu njoftoi per nje telegram ruime i cili i ka arrru Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ nga SHBA përkatësisht nga Lobi Shqiptar – dega ne Chicago. Shkrimtarja Angjelina Marku lexoi një fragment të shkurtër nga libri i saj për fëmijë ‘‘Albani nuk flet shqip’’ dhe pas saj autorja Ardiana Salihu deklamoi poezitë “Nganjëherë”, “E bardha fletë nate” dhe “Ba me u ba”. Ajo po ashtu prezantoi edhe revistën letrare “G&G’’ e cila tash e sa vite botohet në Shkodër dhe shpërndahet në të gjithë Evropën dhe më gjerë.

Në pjesën e dytë të mbrëmjes me lexime nga librat e tyre së pari u prezantua Gjergj Kola me dramën ‘‘Marie Shllaku’’, vepër kjo e cila shkundë kujtesën tonë historike për figura të njohura shkodrane që pas luftës së dytë botërore dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Gjatë prezantimit të librit të tij më të ri ‘‘Duke pritur ditën e tetë’’ autori Anton Marku nënvizoi rolin e poezisë si mbretëreshë e letërsisë dhe lexoi disa poezi të përzgjedhura nga ky vëllim. Befasi e veçantë ishte paraqitja spontane para dashamirëve të artit të pranishëm në këtë mbrëmje e ambasadorit të Shqipërisë në Vjenë, Fate Velaj, autor i pesë romaneve, i cili prezantoi shkurtimisht përmbajtjen e tyre si dhe lexoi disa poezi të shkruara përgjatë udhëtimeve të tij nëpër shtete të ndryshme të botës edhe si piktor dhe fotograf.

Kësaj mbrëmje artistike të udhëhequr nga prezantuesja Kaltrina Durmishi i dhanë një sharm edhe më kombëtar pikat muzikore të interpretuara me mjeshtri në violinë nga pedagogia e muzikës Erseka Nekaj.

Publiku, si dhe herëve të tjera përgjatë këtyre viteve, mbështeti me entuziazëm këtë manifestim letrar, i cili shpalosi vlerat krijuese nga kultura shqiptare, e cila vazhdon të jetë udhërrëfyes dhe për gjeneratat e reja të cilat po rriten larg atdheut.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ është themeluar në vitin 2011. Ajo është adresë e parë e krijuesve shqiptarë në Austri dhe pikë referimi për sa i përket letërsisë shqipe në këtë shtet. Duke u imponuar me një qasje serioze dhe kualitet në organizimin e më shumë se 70 orëve letrare dhe promovimeve të librave, ajo ka komunikuar në mënyrë shumë të frytshme me institucionet në nivel kombëtar, si Ministritë e Kulturës, të Arsimit dhe Diasporës, me Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Vjenë, me shoqatat dhe individët e ndryshëm, etj. Ajo po ashtu ka bashkëpunim shume domethënës edhe me organizatat austriake, sidomos me PEN Klubin e Austrisë dhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Austrisë.

Tekstin e përpiloi: Anton Marku

Filed Under: ESSE

Zëvendëspresidenti amerikan Vance: Rreziku më i madh për Evropën nuk vjen nga Kina apo Rusia, por nga elitat politike të Evropës

February 15, 2025 by s p

Prof. Dr. Sylë Ukshini/

Pas kësaj deklarate, ai kaloi 20 minuta duke kritikuar ashpër Evropën për autokracinë, tradhtimin e vlerave demokratike dhe shmangien nga realiteti, deklaroi Nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance, mban fjalimin e tij gjatë Konferencës së 61-të të Sigurisë në Mynih.

Gjithmonë e kam pasur parasysh se situata në Shqipëri pas shpalljes së pavarësisë dhe ardhjes së prinz Wiedit mund të përsëritet në Kosovë. Si do na gjykojnë brezat e ardhshëm humbjen e kohës për intrigat e brendshme deei në rrënim të shtetit vetëm për ta përmbysur njeri tjetrin nga pushteti. A jemi të përgatitur mjaftueshëm përballë sfidave të rendit të ri që po nis. Sa për evropianët, atyre vetëm Trump mund t’u jap përgjigjen. Bullizimi që i kanë bërë Kosovës për vizat ishte gjëja kundër çdo norme dhe standardi evropian. Ama edhe ne kemi humbur kohë me politikë folklorike, me këngë e çifteli, duke pretenduar se jemi kërthiza e botës dhe duke bërë garë se cili jemi ma patriot se tjetri. Duhet pranuar, lëvizja jonë ka qenë e ngadalshme për shkak të inateve të brendshme. Në anën tjetër, Serbia me miqt e saj në Evropë që nga qershori 1999 nuk ka pashuar duke punuar për të ndërtuar një narrativë të re dhe për të përmbysur krejt ajo çfarë kishte ndodhur der me 10 qershor në Kosovë. Vetëm shfletoni shtypin shihet se kush çfarë ka shkruar dhe kujt i ka hy në punë një propagandë e tillë!

Filed Under: Analiza

Filmi “Pasaporta” shfaqet në New York më 25-26 Shkurt 2025 me pjesmarrjen ekskluzive të regjisorit Eduart Grishaj dhe Arbana Osmanit

February 14, 2025 by s p

Edoni dhe Vlera janë dy të rinj që duan të largohen nga Shqipëria, në mënyrë ilegale. Ata lidhen me një grup mafioz të strukturuar të cilët do t’i çojnë drejt Kanadasë me pasaporta fallco. Edoni dhe Vlera duhet të bëjnë sikur janë një çift. Rruga është plot me peripeci dhe sfida. Ata dashurohen me njëri-tjetrin, pa marrë parasysh rrezikun që u kanoset.

Linku për biletat:

https://eventa.al/…/8d6eda50-6fd5-4ae8-a5d5-66163807d681

Filed Under: Kulture

NDËRROI JETË NIKOLIN KURTI – NIPI I TË LUMTURIT DOM SHTJEFËN KURTI – EKZEKUTUAR NGA REGJIMI BARBAR I ENVER HOXHËS NË VITIN 1971

February 14, 2025 by s p

No photo description available.

Nga Frank Shkreli/

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated

Dje mora lajmin e papritur se ditën e hënë ka shkuar në amshim, Nikolin Kurti, nipi i të lumturit Dom Shtjefën Kurti, i cili ishte ndër shumë klerikët e Kishës Katolike Shqiptare, ekzekutuar nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës, në vitin 1971. Vetëm e vetëm se kishte pagëzuar një fëmij, me kërkesë të nënës së të miturit.  Me Nikolinin e ndjerë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe “takoheshim” shpesh në komunikimet tona nepërmjet postës elektronike.  Hera e fundit e “takimit” me Nikolin Kurtin ishte dita e dielë, një ditë para se ai të ndërronte jetë.  Më komunikonte një koment që kishte postuar në një portalin e intervistës së ditëve të fundit Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me gazetarin dhe publicistin shqiptaro-amerikan Frank Shkreli — Nikolin Kurti (E dielë, 09.02.2025, 04:31 AM)  “Një intervistë e plotë nga e cila u njoha plotësisht me personalitetin e lartë të medias së shkruar shqiptare, z. Frank Shkreli. Kisha lexuar mbi veprimtarinë e shquar patriotike të gazetarit të VOA, Frank Shkreli, por nga ky shkrim njohja për të është e plotë. Frank Shkreli ka hyrë në familjen tonë Kurti, kur ai, bashkë me meshtarin katolik Zef Oroshi, udhëhoqi protestën e shqiptaro-amerikanëve para OKB-së ndaj regjimit komunist për vrasjen e priftit Dom Shtjefën Kurti, 74 vjeç, se pagëzoi një fëmijë. Sh.flm. Frank.”  I tillë jetoi dhe veproi Nikolin Kurti, fisnik e mirënjohës.

Protesta të cilës i referohet Nikolini në mesaxhin e tij ka ndodhur në vitin 1973 para Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe para misionit të Republikës së Shqipërisë komuniste në Nju Jork — Frank Shkreli: “Fajtori” i pafajshëm! 50-vjetori i ekzekutimit të Dom Shtjefën Kurtit nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës | Gazeta Telegraf – Ishte pra kjo ngjarje që më njoftoi me Nikolin Kurtin, nipin e Dom Shtjefën Kurtit, dekada më vonë – duke vazhduar kontaktet e rregullta me postë elektronike — ai në Shqipëri e unë në Amerikë, deri ditën e fundit që ndërroi jetë.

Ndonëse Dom Shtjefën Kurti ishte vrarë në 29  shtator, 1971, deri dy vjetë më vonë nuk dihej asgjë se çfarë kishte ndodhur me Dom Shtjefën Kurtin në Shqipëri. Kishte lajme, sidomos në shtypin austriak të kohës, që citonin burime jo të sigurta se në Shqipëri mund të ketë ndodhur vrasja e një kleriku katolik, për “fajin” se kishte pagëzuar një fëmij, por pa përmendur emër të klerikut. Por disa ditë para se të mbahej protesta në Nju Jork, burime të sigurta – që ishin marrë edhe më heret me këtë lajm — njoftuan vrasjen barbare dhe emrin e priftit katolik Dom Shtjefën Kurti, me origjinë nga Ferizaji i Kosovës – si kleriku që e kishte paguar me jetën e tij, pagëzimin e një fëmije të mitur, me kërkesën e një prindi.  

Ashtu si Dom Shtjefën Kurti, edhe nipi i tij, tani i ndjerë, Nikolin Kurti dhe familja e tyre më e gjërë e kanë origjinën nga Ferizaji i Kosovës, ku Dom Shtjefni, fillimisht, ka shërbyer si famullitar në Kishën e Engjëllit të Rojës në atë qytet. Në komunikimet e mia elektronike me Nikolin Kurtin, ai shprehte krenarinë e vet për preardhjen e tij nga Kosova, ku kishte të afërm, miq e kolegë, ndërkohë që vendlindjen e familjes e vizitonte shpesh gjatë dekadave të fundit. 

Qysh prej kohës që jam njohur në distancë me të, nepërmjet postës elektronike, Nikolin Kurti ka punuar pa pushim për kauzat e të përndjekurve të regjimit komunist enverist por mbi të gjitha ka vazhduar – siç duket pa sukses deri tani që shkoi në atë jetë – për të gjetur eshtrat e axhës së tij Dom Shtjefën Kurtit – të ekzekutuar nga regjimi komunist – por të cilit as varri nuk i dihet deri më sot. Këtë e kishte pasionin e madh të jetës, në kauzën e tij të madhe, gjetjen e eshtrave dhe varret e të ekzekutuarve të regjimit komunist. Jo më larg se ditën e premte të javës që kaloi, para se ndërronte jetë, Nikolin Kurti vizitoi Autoritetin e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), në përpjekjet e tija të vazhdueshme për të kërkuar të Vërtetën. 

Në shumë prononcime zyrtare ose gjyësm zyrtare në Shqipëri kurë është fjala për viktimat e komunizmit, thuhet se atyre u është bërë e “padrejtë” dhe asgjë më tepër. Zyrtarisht, shumë pak ose aspak, bëhet për të zbuluar të Vërtetën, për gjetjen e eshtrave dhe të varreve masive, të të vrarëve nga komunizmi i Enver Hoxhës.  Këtyre dhe familjeve të tyre pasardhëse të viktimave të regjimit komunist, siç ishte edhe Nikolin Kurti — u është bërë më shumë se diçka e “padrejtë”. Ekzekutimi i njerëzve të pafajshëm, është krim, madje është krim kundër njerëzimit.  Vrasje të tilla si ekzekutimi i axhës së Nikolin Kurtit — Dom Shtjefën Kurtit — ishte dhunim i ligjeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me sulmet kundër një popullate civile, për krime si vrasjet, skllavërimi, shpërngulja e deportimi me forcë, përfshir torturat dhe persekutimin në bazë të fesë, qendrimeve politike ose origjinës kombëtare. Si mund të hesht klasa politike shqiptare e këtyre 35-viteve për këto krime monstruoze?  Për botën normale dhe për të ndjerin Nikolin Kurti, këto ishin dhe janë krime kundër njerëzimit. Për fat të keq, misioni i tij cdhe i të tjerëve si ai në ndjekje të së vërtetës mbi krimet e komunizmit mbetet, tmersisht, i pa përfunduar, falë refuzimit zyrtar të kësaj klase politike të tranzicionit komunist — se “demokratik” ky sistem nuk mund të quhet në Shqipëri — për tu përballur, zyrtarisht, me të kaluarën komuniste. Mbetet për tu dëshiruar një vendim zyrtar nga institucionet më të larta të qeverisë dhe shtetit shqiptar për të dënuar krimet e komunizmit dhe për të çuar në vend misionin e jetës së Nikolin Kurti për të gjetur eshtrat dhe varret, jo vetëm të axhës së ti, Dom Shtjefen Kurtit, por edhe të mijëra viktimave të komunizmit, anë e mbanë Shqipërisë. Tregoni guxim moral dhe  vullnet të mirë politik, njëherë e mirë, për hir të së VËRTETËS HISTORIKE, duke nderuar kështu punën më se 30-vjeçare të Nikolin Kurtit e të tjerëve, kushtuar gjetjes së eshtrave dhe të varreve të viktimave të komunizmin barbar. Bëjeni këtë për hir të atyre që humbën jetën, por edhe për trashigimtarët e tyre të gjallë para se edhe ata të zhduken nga kjo botë.  Një vendim i tillë, do të ishte. jo vetëm në përputhje me kërkesat ligjore vendase, por edhe me ligjet ndërkombtare, ashtu siç kanë bërë pothuaj të gjitha vendet ish-komuniste në Evropë. Për këtë jetoi dhe veproi Nikolin Kurti gjithë jetën e tij – jo për hakmarrje – por që të zbulohet e vërteta!  Ai iku nga kjo botë me një brengë të madhe në zemër – pa gjetur eshtrat e axhës së tij të dashur. Nikolin Kurti lë pas, me të vërtetë një zbrasti të pazevëndësueshme në gjirin e familjes por edhe në gjirin e bashkisë së të përndjekurve politikë – të gjallë e të vdekur – si edhe kauzës së tyre madhore në Shqipëri – të gjallë e të vdekur.  Ata, tani kanë një zë më pak, në Shqipëri dhe jashtë, që lufton për kauzat e drejta të tyre, morale, politike dhe ekonomike.

Thellësisht i prekur nga kjo humbje e rëndë, vëllazërisht i paraqes familjarëve të Nikolin Kurtit dhe mbarë far-e-fisit të tij në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo gjënden ata — përdhimtimet e mia më të thella me lutjet që Zoti t’u japë forcë e Nikolinit jetën e pasosur në amshim. Do më mungojmë shumë komunikimet me postë elektronike me ty, Nikolin Kurti!

Pushofsh në paqë!

Frank Shkreli

                                                 No photo description available.Nikolin Kurti – vdekja e papritur ia ndërpreu misionin për gjetjen e eshtrave të axhës së tij, Dom Shtjefën Kurtit – I ekzektuar nga regjimi komunist Enver Hoxhës.

I ndjeri Nikolin Kurti, njëri prej autorëve të librave kushtuar axhës së tij, ka thënë se Dom Shtjefni megjithë akuzat nga regjimi, vazhdoi të mbante lidhje me misionet perëndimore dhe iu nënshtrua dënimit të parë prej njëzet vjetësh dhe pasi nuk e pranoi shkëputjen e klerit katolik shqiptar nga Kisha Katolike Universale siç kërkonte regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe se luftoi njëkohsisht, për krijimin e një opozite politike ndaj regjimit dhe për këtë qëllim kishte patur takime dhe me përfaqësues të shteteve perëndimore, duke theksuar se pavarësisht terrorizmit shtetëror ndaj klerit katolik dhe dhunës ndaj tij, i lumi Dom Shtjefën Kurti, refuzonte, kategorikisht, përdorimin e dhunës. 

No photo description available.
A book with a picture of a person

AI-generated content may be incorrect.

I ndjeri Nikolin Kurti (majtas) është pritur me 24 Dhjetor 2021 nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, në Tiranë, Z. Skënder Durmishi. Me këtë rast Nikolin Kurti i ka dhuruar Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, librin: “Memorandumi drejtuar Lidhjes së Kombeve nga klerikët  katolikë shqiptarë Shtjefën Kurti, Gjon Bisaku dhe Luigj Gashi – Dëshmorë të Popullit Martir.”  Nikolin Kurti ka marrë pjesë me bashkpuntorë në botimin edhe të librave të tjerë kushtuar axhës së tij: “I Lumi Dom Shtjefen Kurti – Dëshmitar i Kishës Martire (3-vëllime) dhe “Studime Historike, Recensione, Publicistikë” (2-vëllime).

A person in a hat and glasses

AI-generated content may be incorrect.

E ndjejë veten të nderuar dhe i privilegjuar të konsiderohem nga i ndjeri Nikolin si pjesë e familjes së nderuar dhe shumë të vuajtur nga komunizmi – familjes së Dom Shtjefën Kurtit dhe nipit të tij, tani të ndjerit Nikolin Kurti – I cili la për mua këtë testament (të cilin e pranoj me përvujtëri)  vetëm një ditë, para se të ndërronte jetë:  “Frank Shkreli ka hyrë në familjen tonë Kurti, kur ai, bashkë me meshtarin katolik Zef Oroshi, udhëhoqi protestën e shqiptaro-amerikanëve para OKB-së ndaj regjimit komunist për vrasjen e priftit Dom Shtjefën Kurti, 74 vjeç, se pagëzoi një fëmijë. Sh.flm. Frank.” (E Dielë, 9 Shkurt, 2025) Me përvujtëri dhe mirënjohje të thellë për punën tënde o Nikolin Kurti, në mbështetje të drejtave të viktimave të komunizmit dhe të Vërtetës historike për ta.

 Frank Shkreli

May be an image of ‎1 person and ‎text that says '‎מסישוו Du Kryqe Krygepavarre pa varre 린 M‎'‎‎

Filed Under: Sociale

Presidentja Osmani takoi Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen

February 14, 2025 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen. Presidentja Osmani ka shkruar:

Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit.

Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 492
  • 493
  • 494
  • 495
  • 496
  • …
  • 2781
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT