• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Idriz Gjilani – hero i Shqipërisë së bashkuar

December 27, 2024 by s p

Fitim RIFATI/

Anamorava ka qëndruar gjithnjë në ballë të detyrës kombëtare për liri nga robëria shekullore dhe për bashkim të shqiptarëve në një shtet të vetëm. Në panteonin e këtij ideali, në historinë e shqiptarëve gjatë shekullit XX, pa dyshim, bënë pjesë edhe Idriz Gjilani.

Idriz Hajrullahu, i njohur në histori dhe historiografi si Mulla Idriz Gjilani, u lind më 4 qershor të vitit 1901, në një familje me traditë atdhetare shqiptare nga Velekinca antike e Gjilanit. Në mungesë të shkollave shqipe, sikurse fëmijët e brezit të tij, ndoqi mësimet fetare në shkollën fillore të Cernicës dhe atë të mesme të Gjilanit, ku u dallua për zgjuarsi e shkathtësi. Më 1924-1925 u detyrua të kryente për 2 vite rresht shërbimin ushtarak në armatën serbo-kroato-sllovene. Ndërkohë, në vitin 1926 u diplomua për shkencat teologjike, ç’ka i mundësoi të predikonte mësime fetare dhe të kryente funksionin e imamit, nën uniformën e të cilit diti të maskohej me mjeshtëri, për të kryer aktivitete të ngjeshura politike, kombëtare, religjioze e arsimore dhe për t’u mishëruar me politikën gjenocidare serbo-jugosllave që rëndonte mbi supet e shqiptarëve.
Gruaja e parë dhe e dytë i vdiqën, kurse në martesën e tretë me Hatixhen nga Gjilani pati 3 fëmijë. Ndërmjet dy luftërave botërore, si i ri mbajti kontakte me struktura të Organizatës “Xhemijeti”, me “Komitetin e Kosovës” e me Ferhat Dragën dhe në vazhdimësi kundërshtoi e pengoi shpërnguljen masive të shqiptarëve drejt Turqisë.

Njohja e gjuhëve orientale dhe asaj serbo-kroate i mundësoi shfrytëzimin e literaturës mbi shkenca të ndryshme të natyrës dhe të shoqërisë, duke i formësuar atij një kulturë të gjerë të dijes, që e afirmoi si intelektual dhe në zgjedhjen si kryepredikues në Kuvendin fetar e arsimor të Shkupit, më 1938.
Sakaq hartoi dhe publikoi disa shkrime në organe të kohës me përmbajtje religjioze e dha ndihmesë të pakursyer për arsimimin e rinisë shqiptare. Njëherazi, në Shkup realizoi kontakte me agjencitë e akredituara diplomatike evropiane dhe krijoi e mbajti lidhje sekrete me personelin e zyrës së konsullatës shqiptare, nga e cila u furnizua me libra në gjuhën shqipe. Ishte pjesë e Organizatës së Rinisë Përparimtare “Drita”, e formuar në klandestinitet në prill të vitit 1937, në Arllat të Drenicës. Mbajti fjalime fetare e patriotike në institucione të kultit e oda, zgjidhi shumë ngatërresa e pajtoi gjaqe, duke përdorur dijet në funksion të bashkimit, atdhedashurisë dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare të shqiptarëve. Për të, uniteti mes shqiptarëve nuk arrihej në rrugë të përkatësisë së njëtrajtshme konfesionale. Ai i konsideronte vëllezër të gjithë shqiptarët myslimanë e të krishterë. Prandaj kultivoi marrëdhënie të shkëlqyeshme me ta, por tërhiqte vërejtjen se ndërveprimi i çfarëdoshëm i shqiptarëve me armiqtë shekullorë, nuk u sillte lirinë dhe bashkimin.

Kësisoj, kjo veprimtari dinamike ndikoi në ngritjen patriotike të Idriz Gjilanit në prag të Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 1941, kur Lufta Botërore përfshiu Kosovën, krahas funksionit të nënmyftiut, iu përkushtua në masë aktivitetit politik, sepse pjesa më e madhe e trojeve shqiptare, përfshi Gjilanin dhe anën e majtë të lumit Morava, u bashkuan me Shqipërinë në kushtet e okupimit dhe administrimit italian. Mirëpo, ultimatumet dhe synimet e Partisë Komuniste të Jugosllavisë gjoja “për çlirimin e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit”, binin ndesh me interesat kombëtarë të shqiptarëve. Në Kuvendin e Gjilanit, të 2 gushtit të vitit 1943, Idriz Gjilani mbajti një fjalim vizionar e historik. Në mes tjerash, deklaroi: “… Partizanët e Titos po i afrohen kufijve të Shqipërisë etnike… Kosova jonë, edhe ashtu e copëtuar, nesër ka për t’u bërë kasaphanë e komunistëve jugosllavë dhe e çetnikëve serbë e malazezë…”.

Pas kapitullimit të Italisë në shtator të vitit 1943, në Prizren u krijua Lidhja e Dytë e Prizrenit. Komiteti i saj formoi edhe Shtabin e Mbrojtjes Kombëtare të kufirit të Shqipërisë etnike në anën lindore të Kosovës, ndërsa Idriz Gjilani u emërua komandant i forcave të armatosura vullnetare, kundër depërtimit të njësiteve e brigadave partizano-çetnike.

Kësisoj, i përkushtuar plotësisht ndaj atdheut dhe idealeve të popullit shqiptar, ai u bë njëri nga figurat më të shquara të udhëheqësve fetarë të Kosovës, të angazhuar në qëndresën kombëtare dhe për realizimin e aspiratave politike. Në Epopenë e Gjilanit, nga qershori deri në dhjetor të vitit 1944, Idriz Gjilani luftoi dhe udhëhoqi me dinjitet qindra e mijëra vullnetarë për mbrojtjen e Kosovës Lindore, në një vijë frontale të shtrirë në distancë prej 170 kilometrash nga Llapi në Karadak. Ai, me bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, e shndërruan nënprefekturën e Gjilanit në digë mbrojtëse dhe pararojë të Shqipërisë etnike.

Në Luftën e Velegllavës dhe të Kikës, në qershor dhe korrik, forcat e armatosura të komanduara prej tij, i thyen forcat agresore të armikut dhe iu shkaktuan atyre dëme katastrofale në njerëz dhe arsenal lufte. Po ashtu, jehonë të madhe bënë edhe fitoret e shtatorit në luftën për Preshevën e Bujanocin dhe fitorja e tetorit në luftën e Breznicës, që u arritën në saje të komandimit të tij strategjik. “Vigjilenca është kusht për fitore”, proklamonte ai para vullnetarëve të armatosur në mbrojtje të kufirit.
Megjithëkëtë, depërtimi me dinakëri i brigadave partizano-çetnike në Gjilan, më 16 nëntor 1944, nuk sprapsi a nënshtroi krerët e forcave vullnetare. Më 1 dhjetor të atij viti, Idriz Gjilani mori pjesë në Kuvendin e Tërpezës, në të cilin u formua Shtabi Suprem i Kosovës dhe u vendos të vazhdohej rezistenca shqiptare. Fitorja e madhe e Desivojcës kundër Brigadës XVII Maqedonase, në gjysmën e dytë të muajit dhjetor, i dha hov ndërmarrjes për çlirimin e përkohshëm të Gjilanit. Mirëpo, masakra e Gjilanit në të cilën humbën jetën mijëra civilë shqiptarë, tronditi popullsinë e kësaj treve dhe gjithë Kosovës.

Ndërsa rreth 8.000 të varë e të masakruar në Anamoravë e Karadak nga njësitë dhe brigadat partizano-çetnike, alarmuan Idriz Gjilanin për rrezikun e shkatërrimit të tërësishëm të popullit shqiptar. Rrjedhimisht, me kërkesë të tij u shpërnda Shtabi Drejtues i Rezistencës për Kosovën Lindore, duke porositur për vazhdimin e qëndresës në forma të ndryshme. Rasti i fundit kur ai ndau momente me publikun ishte 29 dhjetori i vitit 1944, për të kaluar në klandestinitet të thellë dhe për t’u strehuar në shtëpinë e Sali Sadik Gjyrishecit të Gollakut, ku qëndroi i izoluar nga masa për afër 5 vite, duke humbur mistershëm gjurmët ndaj pushtetit jugosllav, që me frikë, shqetësim e padurim po e kërkonte për ta dënuar.
Për rrjedhojë, u sakrifikua edhe familja e tij. Në janar të vitit 1945 i vranë e pushkatuan babanë, Hajrullahun, të vëllain, Bajramin, të afërm të familjes, miq etj. I bastisën shtëpinë, i konfiskuan pasurinë, ndërsa familjen e dënuan me burg shtëpiak, rrethim ushtarak e zhvendosje të dhunshme nga shtëpia. Veç burgosjes dhe torturave ndaj të vëllait, Mehmetit, edhe bashkëshortja e Idrizit, Hatixheja, u persekutua mizorisht dhe u burgos në Gjilan e Ferizaj nga hetuesit dhe organet e OZN-s, rrjedhimisht UDB-s famëkeqe, por ajo nuk pranoi përuljen, kallëzimin a dorëzimin e bashkëshortit. Paralelisht me këtë, në sarkofagun që u strehua, Idriz Gjilani në mijëra faqe shkroi kujtimet për luftën e tij dhe të bashkëluftëtarëve në mbrojtje të tokave shqiptare.

Njëkohësisht, mbajti lidhje të fshehta me përfaqësues të rezistencës kombëtare, me Organizatën Nacional-Demokratike Shqiptare të Halim Oranës dhe me Besën Kombëtare të profesor Ymer Berishës. Mirëpo, organet e UDB-s dhe agjentët e saj dekonspiruan vendqëndrimin e Idrizit dhe, më 22 nëntor të vitit 1949, e burgosën në Gjilan. E torturuan dhe e keqtrajtuan në mënyra të ndryshme, madje duke përdorur edhe zjarrin nën kokën e tij, por ai nuk ua dha efektin që kërkonin. Betimi i tij se nuk do të tradhtonte atdheun e kombin dhe se do të luftonte deri në fund të jetës për lirinë e Shqipërisë së bashkuar, arriti kulmin e vetëmohimit personal. Më 2 dhjetor të vitit 1949, organet e UDB-s e nxorën nga qelia dhe në periferi të Gjilanit, me ndihmën e lëndëve djegëse të derdhura mbi trupin e tij, e ekzekutuan me metodën e zjarrit, sikurse inkuizicioni që kishte likuiduar Gjordano Brunon në vitin 1600.
Jetëshkrimi vëllimor i Idriz Gjilanit, na lejon të nxjerrim tri konstatime universale:

Së pari, portreti i tij poliedrik shtrihet në dimensione të ndryshme si: atdhetar, arsimdashës, fetar, poliglot, intelektual, orator, i njerëzishëm, human, tolerant, demokrat, me autoritet e karakter të fortë, parimor, liridashës e idealist, luftëtar i guximshëm e strateg luftarak, iluminist dhe vizionar.
Së dyti, njohja me 10 pushtete e regjime okupuese të Gjilanit e Kosovës gjatë gjithë jetës së tij, i shërbeu për formimin e personalitetit dhe karakterit në radhë të parë patriotik shqiptar.
Dhe, së treti, jeta dhe veprimtaria e tij si atdhetar e si fetar, është vlerë e pazakonshme e relikt i pathyeshëm i një figureje të rrallë që binomin atdhe e fe, fe e atdhe, ka arritur paralelisht ta gërshetojë dhe përfundimisht ta shkrijë në shërbim e shkallë të përgjegjësisë historike, për lirinë dhe bashkimin e Shqipërisë. Profili i tij prej lideri fetar, është shembulli më brilant i një personaliteti fetar, hoxhe a prifti, që ka vënë jetën vetjake e familjare në altarin e lirisë dhe bashkimit të kombit të vet. Mulla Idriz Gjilani dinjitetshëm radhitet në plejadën e klerikëve të martirizuar për ruajtjen e qenësisë shqiptare, si: Pjetër Bogdani, Haxhi Zeka, Papa Kristo Negovani, Luigj Palaj e shumë të tjerë.

Marrë për konsideratë konstatimet e mësipërme, mund të konkludojmë se Idriz Gjilani është apostull i shqiptarizmit dhe emblemë e Shqipërisë etnike. Ai ka lënë trashëgimi të përjetshme simbolin e heroit, për edukimin dhe arsimimin e brezave pasardhës në frymë atdhetare dhe për organizimin e mëtejshëm të luftës çlirimtare. Veç kësaj, ka tejkaluar përmasat e gjeografisë shqiptare dhe ka impresionuar qarqe të ndryshme të botës, duke zënë vend të rëndësishëm në anale të mendimit shkencor, atdhetar e religjioz. Për qëndresën dhe orientimin e tij euroatlantik, shkruan organe shtetërore e publicistike të perëndimit. Institucione shkencore e fetare, kombëtare dhe ndërkombëtare, e kanë radhitur ndër 100 personalitetet më të shquara të botës myslimane dhe të kulturës islame tek shqiptarët gjatë shekullit XX. Krahas kësaj, ndonëse për dekada të tëra mbeti i anatemuar dhe i pastudiuar, të arriturat enciklopedike e të historiografisë shqiptare janë të çmueshme dhe vazhdojnë më tej ndriçimin dhe pasqyrimin e këtij personaliteti të rrallë. Në nderim të jetës dhe veprës së tij heroike i janë ndarë dekorata presidenciale e mirënjohje, u emëruan rrugë, institucione shkollore e të besimit, u ngritën buste dhe u hap një muze në familjen e tij. Ai u bë frymëzim edhe në artin letrar, muzikor dhe në atë pamor.

Filed Under: Histori

AL QAEDA NE SIRI (HTS), RREZIQET, KERCENIMET DHE E ARDHMJA E SIRISE PA ASADIN

December 27, 2024 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

10 ditët e fundit të gjitha kancelaritë dhe lajmet e botës, po analizojnë suksesin e militantëve të opozitës siriane të drejtuar nga Hayat Tahrir al-Shami (HTS) dhe drejtuesi i saj Abu Mohammed al-Julani. Por nuk duhet nënvletësuar fakti se HTS-ja bashkëpunon ngushtë edhe me disa grupime të tjera opozitare turko-siriane të mbështetura nga shërbimi sekret turk ‘MIT’ dhe komanda e Forcave Speciale Turke.

Rënia e regjimit të Asadit është një ngjarje historike që do të ketë pasoja të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Pyetja kryesore është se a do ta përmbushin rebelët premtimin e tyre për të qenë gjithëpërfshirës dhe për të hequr popullin sirian nga varfëria dhe çfarë mund të bëjnë BE-ja, SHBA, Turqia, Izraeli dhe vendet arabe për të ndihmuar në formimin e një qeverisje të re.

Ajo që ndodh brenda Sirisë do të prekë fuqitë e huaja veçanërisht Turqinë, Iranin dhe Rusinë, të cilat kanë pasur interesa gjeostrategjike në Siri. Mënyra se si liderët rebelë veprojnë midis këtyre fuqive rivale, do të ketë pasoja të rëndësishme për Sirinë në një rajon të paqëndrueshëm të ngarkuar me konflikte dhe konkurrencë për një ndikim më të madh me liderët e rinj në Damask.

Mendoj se është e rëndësishme që BE, SHBA-ja dhe Izraeli të ndërmarrin disa veprime për të inkurajuar udhëheqjen e re siriane të ndjekë atë që kanë premtuar publikisht dhe të ruajë hapat fillestarë socialë, ekonomikë dhe politikë. SHBA-të mund të demonstrojnë përkushtimin e saj për të mbështetur aspiratën e popullit sirian për demokraci, perspektivën e prosperitetit duke adresuar shqetësimet e SHBA-ve për stabilitetin rajonal.

Duke qënë se gjithmonë kam qënë disa hapa para botuesve dhe ‘analistëve’ të gjeopolitikës (përtej modestisë), për shkak të rëndësisë të studimit dhe analizës të përplasjeve të mëdha gjeopolitike të fuqive botërore dhe rajonale në Siri, gjatë viteve të fundit kam botuar një kolanë me 12 libra për grupin më të rrezikshëm terrorist në botë ‘Al-Qaeda’, duke analizuar në të gjitha dimensionet e 10 komandave të saj strategjike në të gjitha rajonet ku ata veprojnë dhe janë aktive (1988-2024).

Në librin ‘Al-Qaeda në Siri’ (AQS) (volumi i katërt në kolanën e al-Qaedës), kam analizuar në detajet më të vogla përgjatë 672 faqeve të gjitha grupet xhihadiste, aktivitetet e tyre, strukturat e komandim-kontrollit, taktikat operacionale dhe terroriste, etj të përfshira në konfliktin në Siri (2011-2024).

‘Fronti al-Nusra’, ‘Jabhat al-Nusra’, ‘Jabhat Fatah al-Sham’ shpesh i paraqitur si “JN” ose ‘al-Qaeda në Siri apo në Levant (AQS), është një grup militant Islamik Suni me ideologji Salafisto-Wahabiste që luftoi dhe më në fund fitoi kundër forcave qeveritare siriane gjatë luftës civile në Siri (2011-2024), me synim krijimin e një Shteti Islamik. Për 5 vite ajo ishte dega siriane e al-Qaedës, e cila operonte edhe në territoret e Libanit.

Në fillim të vitit 2015, grupi përbëhej nga komponentët kryesorë të njësive të përbashkëta, të quajtura “Ushtria Pushtuese” të cilat morën kontrollin e një pjese të madhe të territorit në veri-perëndim të Sirisë (Idlib dhe Alepo). Sot për çdo njeri që studion marëdhëniet ndërkombëtare, çështjet e sigurisë dhe të terrorizmit, nuk ka dyshim që në 13 vitet e fundit (2011-2024) Siria përfaqëson qëndrën e xhihadit militant ndërkombëtar.

Në muajin shtator të vitit 2015, në konfliktin e Sirisë u përfshinë më shumë se 30.000 luftëtarë të huaj xhihadistë (përfshirë këtu dhe luftëtarët e huaj nga Ballkani Perëndimor). Numri i madh i fluksit të luftëtarëve të huaj xhihadistë, e rritën shumë profilin e xhihadit në Siri. Vetëkuptohet shumë ngjarje dhe analiza janë publikuar deri tani për “Kalifatin” e Shtetit Islamik, por ishte media e saj, rrjetet sociale, dhuna, sulmet brutale të përdorura kundër kundërshtarëve të tyre, përdorimi efektiv e ektremizmit fanatik Islamik, kaluan imagjinatën e gjithë botës.

Që në fillim të vitit 2015, të paktën 150.000 persona u përfshinë në luftime përmes gjithë territorit të Sirisë, ku rreth 450.000 civilë kanë gjetur vdekjen (2011-2024). Disa grupe kanë luftuar kundër ushtrisë Siriane, të tjerët kanë operuar si luftëtarë të pavarur. Fillimisht Ushtria e Lirë Siriane (FSA) ishte e dobët në fillimet e saj. Por në muajin qershor 2011, një numër shumë i madh fraksionesh Islamike po bashkoheshin dhe ndërtonin baza operacionale jashtë Damaskut, në qytetin Homs, në veri të Sirisë në Alepo dhe Idlib. Këto grupe ishin: ‘Ahrar al-Shami’, i cili më vonë do të bëhej grupi më i madh dhe më i fuqishëm në Siri, grupi ‘Suqor al-Shami’, ‘Liwa al-Islami’ dhe ‘Jabhat al-Nusra’ të cilët ishin bashkëpunëtorë të al-Qaedës (AQ).

Në këtë mjedis operacional dhe sigurie, nuk ishte vetëm opozita siriane që përfaqësonte një perspektivë xhihadiste. Midis grupeve të para që arritën në teatrin e Sirisë, ishin çeçenët të cilët filluan të organizohen mirë dhe të krijojnë grupime të ndryshme të fuqishme ushtarake. Këta nuk ishin çeçenë që erdhën vetëm nga Kaukazi Verior apo nga Rusia, por kishte shumë individë të tjerë të cilët jetonin në diasporë në Turqi dhe Europë. Numri i shtetasve me origjinë nga ish vendet Sovjetike, të cilët u përfshinë në konfliktin sirian ka qënë rreth 6000 luftëtarë të huaj me origjinë nga Republikat Ruse të Kaukazit.

Më pas grupet xhihadiste evoluan sipas mbështetjes së tyre nga vendet e huaja si: Turqia, SHBA, Izraeli, Katari, Arabia Saudite, Emiratet, etj. Konkretisht:

Në datën 25 korrik 2014: ‘Harakat Sham al-Islam’, ‘Harakat Fajr Ash-Sham al-Islamiya’, ‘Jaish al-Muhajireen wal-Ansar’ dhe ‘Batalioni i Gjelbër’ deklaruan bashkimin e katër grupeve duke krijuar ‘Jabhat Ansar al-Din’.

Në datën 3 tetor 2014: ‘Batalioni i Gjelbër’ u bashkua me ‘Jaish al-Muhajireen wal-Ansar’.

Në datën 23 shtator 2015: ‘Joist al-Muhajireen wal-Ansar’ e largua nga aleanca me katër grupet dhe u bashkua me ‘Frontin al-Nusra’.

Në datën 10 dhjetor 2016: Dy fraksionet e mbetura në aleancë ‘Harakat Sham al-Islam’ e udhëhequr nga Abu Mohamed al-Baydawi dhe ‘Harakat Fajr Ash-Sham al-Islamiya’ e udhëhequr nga Abu Abdullah al-Shami u bashkuan duke krijuar ‘Jabhat Ansar al-Din’ me udhëheqës Abu Abdullah al-Shamin.

Në datën 28 janar 2017: ‘Jabhat Ansar al-Din’ u shkri dhe u bashkua me ‘Tahrir al-Shamin’.

Në datën 1 shkurt 2018: ‘Harakat Fajr esh-Sham al-Islamiya’ u largua nga ‘Tahrir al-Shami’ dhe rifilloi të veprojë si grup i pavarur me emrin ‘Ansar al-Din Front’ bashkë me ‘Harakat Fajr al-Sham al-Islamiya’.

Në datën 12 maj të vitit 2018: ‘Hay’at Tahrir al-Shami’ (HTS) ka bashkëpunuar edhe grupi xhihadist ‘Tanẓīm Ḥurrās ad-Dīn’ (HAD) i lidhur me al-Qaedën dhe vazhdon të jetë aktiv në konfliktin sirian.

Grupi xhihadist ‘Tanẓīm Ḥurrās ad-Dīn’ (HAD) ka në përbërjen e saj 16 grupime si më poshtë vijon:

1. Jaish al-Malahim.

2. Jaish al-Sahil.

3. Jaish al-Badiyah.

4. Saraya Kabul.

5. Saraya al-Ghutah.

6. Katibat Abu Bakr al-Sadiq.

7. Katibat Abu Ubaydah bin al-Jarah.

8. Saraya al-Ghuraba.

9. Katibat al-Batar.

10. Saraya al-Sahil.

11. Saraya Abd al-Rahman bin Awf.

12. Kataib Jund al-Sham.

13. Kataib Fursan al-Iman.

14. Quwat al-Nukhbah.

15. Majmuah ‘Abd Allah Azzam’.

16. Katibat Usud al-Tawhid.

HTS-ja bashkëpunon edhe me grupin xhihadist ‘Ansar al-Tawhid’ i lidhur me al-Qaedën, i cili përbëhet nga ish-anëtarë të grupit xhihadist ‘Jund al-Aksa’ dhe ka në përbërjen e tij 1000 xhihadistë. Ky grup drejtohet nga Abu Diyab Sarmin Khamza Al-Shishani. Grupi ‘Harakat Sham al-Islami’ një grup xhihadist i përbërë kryesisht nga xhihadistë marokenë, bashkë me grupin ‘Harakat Fajr ash-Sham al-Islamiya’, Batalionin “al-Murabitin”, Batalionin “Osama”, Batalionet “Abu Jemeni”, “Abu Hilal Zitan”, Batalionin “la Tahrir al-Sham”, lëvizjen “Agimi Islamik i Levantit”, grupet “Ansar al-Haqq”, “Abna Sharia”, Jaysh al-Badiya (Ushtria e Badiyas) dhe al-Malahim kanë qënë në aleancë me HTS-në.

Sa i përket rolit të Turqisë në Siri, duhet të përmendim përfshirjen në konflikt të Brigadave Turko-siriane, të ashtuquajtura ushtria turko-siriane, një strukturë e armatosur e opozitës turko-siriane dhe e Asamblesë Turko-Siriane. Ata kanë luftuar kryesisht kundër forcave të armatosura të Sirisë dhe ISIS-it. Struktura e Turkmenëve konsiston në disa Brigada të përbashkëta, të cilat operojnë në rrethinat e Provincave të Latakias, Alepos, Homsit, al-Raqasë, Damaskut, Idlibit, Hamasë dhe Tartuzit. Këto Brigada militantësh Islamikë janë të lidhura me Asamblenë Turkmeno-siriane dhe qëllimi i tyre është rrëzimi nga pushteti i al-Asadit dhe krijimi i një shteti demokratik sirian, gjë e cila u realizuan gjatë dy javëve të fundit së bashku me HTS-në.

Forcat turko-siriane janë aktive nga viti 2012 dhe vazhdojnë të operojnë në rajonin e Idlibit, Alepos dhe në Damask. Ideologjia e tyre është nacionaliteti turk. Ata kanë një fuqi ushtarake që përbëhet nga rreth 15.000-20.000 luftëtarë dhe mbështeten nga qeveria turke, MIT-i dhe Komanda e Forcave Speciale Turke, e cila drejton mbështetjen logjistike dhe stërvitjen e tyre në terren.

Trupat turkmene në provincën e Latakias quhen Brigadat Malore Turkmene. Ato kanë operuar në zonën e përgjegjësisë në fshatrat turkmene midis kufijve të provincave Hatay dhe Latakias. Trupat turkmene kanë luftuar në frontin e fshatrave Alawite dhe komandoheshin nga kolonel Muhammad Awadi.

Në total ka rreth 12 njësi të armatosura turko-siriane, të cilat kanë luftuar në këtë rajon. Këto brigada quhen brigada “Nurettin Zengi”, brigada “Zahir Baybars”, brigada “al-Huva Billa”, brigada “Yavuz Sultan Selim”, brigada “Sultan Mehmet Fitimtari”, brigada “Memduh Colha”, brigada “Bin Tamime”, brigada “Katip al-Mustafa”, brigada “Firsan Tevhid” dhe brigada “Sukur ul-Turkmen”.

Si përfundim, mund të themi se largimi i rregjimit 53 vjecar të Asadit nga pushteti eshte nje ngjarje e madhe per popullin sirian. Por pavarësisht shumë premtimeve pozitive për shumicën e popullit sirian, per rindertimin e vendit, per nje tranzicion te qete te pushtetit per te punuar me zyrtare me pervoje, per hartimin e nje kushtetute te re dhe mbajtjen e zgjedhjeve, do te duhet kohe per te pare rezultate dhe krijuar mundësi për një jetë më të mirë për pakicat etnike siriane. Do të duhet të presim deri në krijimin e institucioneve shtetërore dhe implementimin e politikave të tyre në të gjitha reformat dhe fushat kryesore sociale, ekonomike, politike dhe bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare. Ajo që është shqetësuese, është garancia e sigurisë për vendet fqinje si: Izraeli, Libani, Jordania, Turqia, Arabia Saudite, Iraku por edhe vendet perëndimore, për shkak se teatri sirian për momentin përfaqëson qëndrën e xhihadit ndërkombëtar dhe situata mund të evoluojë papritur.

Për këdo që ka interes për më shumë informacione rreth librit ‘Al-Qaeda në Siri’ (AQS) osé per te gjithe kolanen e Al-Qaedës mund ta porosisni në email: mbbotime@gmail.com, tek Shtëpia Botuese M&B ose tek z. Bujar Karoshi me nr-tel: 0035569 20 68 603.

Filed Under: Ekonomi

Kush e zotëron Kanalin e Panamasë dhe çfarë kërkon Trump-i me të?

December 27, 2024 by s p

Analizë nga Rafael Floqi

Një anije mallrash përshkon portat e Agua Clara të Kanalit të Panamasë. Fotografia: Matias Delacroix/AP

Teddy Roosevelt dikur e shpalli Kanalin e Panamasë “një nga bëmat për të cilat njerëzit e kësaj republike e SHBA-së  do të shikojnë prapa me krenarinë më të lartë”. Më shumë se një shekull më vonë, Donald Trump po kërcënon të rimarrë rrugën ujore sërish për të njëjtën republikë.

Presidenti i zgjedhur po dënon tarifat e rritura që ka vendosur Panamaja për të përdorur rrugën ujore që lidh oqeanin Atlantik dhe Paqësor. Ai thotë se nëse gjërat nuk ndryshojnë pasi të marrë detyrën muajin e ardhshëm, “Ne do të kërkojmë që Kanali i Panamasë t’u kthehet Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  plotësisht, shpejt dhe pa diskutim”.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së ka kërcënuar se do të rimarrë kanalin për shkak të tarifave “të tepruara”, por presidenti i Panamasë kundërshton pretendimet e tij. Donald Trump ka kërcënuar se do të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë, por ç’është kjo rrugë ujore dhe pse është kaq e rëndësishme?

Trump ka kërcënuar prej kohësh aleatët me veprime ndëshkuese me shpresën për të fituar lëshime. Por ekspertët në të dyja vendet e kanë të qartë: nëse nuk shkon në luftë me Panamanë, Trump nuk mund të rivendosë kontrollin mbi një kanal që SHBA ra dakord ta dorëzonte në vitet 1970.

Çfarë është Kanali i Panamasë?

Kanali është një rrugë ujore kryesore që lidh oqeanin Atlantik dhe Paqësor, duke i lejuar anijet detare të shmangin 7000 milje detare (13000 km) rreth majës së Amerikës së Jugut. Kanali prej 51 miljesh (82 km) kalon mes për mes të Panamasë, një vend që zë brezin e tokës midis Amerikës Qendrore dhe Amerikës Jugore.

Këtë vit deri më 30 shtator, pothuajse 10,000 anije kaluan përmes kanalit, duke transportuar 423 milionë tonë  mallra, duke përfshirë ushqime, minerale dhe produkte të prodhuara në fabrika. Më shumë se 40% e mallrave të konsumit të tregtuara vitin e kaluar midis Azisë verilindore dhe bregut lindor të SHBA-së u transportuan përmes kanalit.

Administrata e Tregtisë Ndërkombëtare e SHBA thotë se kanali u kursen interesave të biznesit amerikan “kohë dhe kosto të konsiderueshme karburanti” dhe u mundëson shpërndarje më të shpejtë të mallrave, gjë që është “veçanërisht e rëndësishme për ngarkesat e ndjeshme në kohë, që mallrat që prishen dhe industritë me zinxhirë furnizimi të furnizohen në kohë. ”

SHBA-ja është klienti më i madh i kanalit, përgjegjës për rreth tre të katërtat e ngarkesaës që kalon nëpër të çdo vit, ndërsa Kina është klienti i dytë më i madh.

Kush e ndërtoi kanalin?

undefined

Një përpjekje për të krijuar një kanal përmes Panamasë qe udhëhequr nga Ferdinand de Lesseps, i cili ndërtoi Kanalin e Suezit të Egjiptit, e filloi në 1880, por përparoi pak më shumë se nëntë vjet, përpara se të falimentonte.

Malaria, ethet e verdha dhe sëmundje të tjera tropikale shkatërruan një fuqi punëtore që tashmë po luftonte me terrene veçanërisht të rrezikshme dhe kushte të vështira pune në xhungël, duke kushtuar përfundimisht më shumë se 20,000 jetë, sipas disa vlerësimeve.

Panamaja ishte atëherë një provincë e Kolumbisë, e cila refuzoi të ratifikonte një traktat të mëvonshëm të vitit 1901 që licenconte interesat e SHBA për të ndërtuar kanalin. Roosevelt iu përgjigj duke dërguar anije luftarake amerikane në brigjet e Panamasë në Atlantik dhe Paqësor. Shtetet e Bashkuara parashkruan gjithashtu një kushtetutë që do të ishte gati pas pavarësisë së Panamasë, duke u dhënë forcave amerikane “të drejtën për të ndërhyrë në çdo pjesë të Panamasë, për të rivendosur paqen publike dhe rendin kushtetues”.

Pjesërisht për shkak se trupat kolumbiane nuk ishin në gjendje të përshkonin xhunglat e ashpra, Panamaja shpalli një pavarësi efektivisht pa gjak brenda disa orësh në nëntor 1903. Shumë shpejt ajo nënshkroi një traktat që lejonte një ekip të udhëhequr nga SHBA të fillonte ndërtimin.

Rreth 5,600 punëtorë vdiqën më vonë gjatë projektit të ndërtimit të udhëhequr nga SHBA, sipas një studimi.

Po pse SHBA nuk e kontrollon më kanalin?

Rruga ujore u hap në vitin 1914, por pothuajse menjëherë disa panamezë filluan të vënë në dyshim vlefshmërinë e kontrollit të SHBA, duke çuar në atë që u bë e njohur në vend si “lufta e brezave” për ta marrë atë.

SHBA shfuqizoi të drejtën e saj për të ndërhyrë në Panama në vitet 1930. Nga vitet 1970, me kostot e tij administrative në rritje të ndjeshme, Uashingtoni kaloi vite duke negociuar me Panamanë për të hequr kontrollin e rrugës ujore.

Administrata Carter punoi me qeverinë e Omar Torrijos. Të dyja palët përfundimisht vendosën se shansi i tyre më i mirë për ratifikim ishte të paraqisnin dy traktate në Senatin e SHBA, “Traktatin e Përhershëm të Neutralitetit” dhe “Traktatin e Kanalit të Panamasë”.

E para, e cila vazhdon në përjetësi, i jep SHBA-së të drejtën për të vepruar për të siguruar që kanali të mbetet i hapur dhe i sigurtë. I dyti deklaroi se SHBA-të do t’ia kalonin kanalin Panamasë më 31 dhjetor 1999, dhe më pas u ndërpre.

Të dyja u nënshkruan në 1977 dhe u ratifikuan vitin e ardhshëm. Marrëveshjet e mbajtura edhe pas vitit 1989, kur presidenti George H.W. Bush, pushtoi Panamanë për të hequr nga posti udhëheqësin marksist panamez Manuel Noriega.

Në fund të viteve 1970, ndërsa traktatet e dorëzimit po diskutoheshin dhe ratifikoheshin, sondazhet zbuluan se rreth gjysma e amerikanëve kundërshtuan vendimin për t’i dhënë kontrollin e kanalit Panamasë. Megjithatë, në kohën kur pronësia ndryshoi në 1999, opinioni publik ishte zhvendosur, me rreth gjysmën e amerikanëve në favor.

Çfarë ka ndodhur që atëherë?

Administrimi i kanalit ka qenë më efikas nën Panama sesa gjatë epokës së SHBA-së, me trafik në rritje me 17% midis viteve fiskale 1999 dhe 2004. Votuesit e Panamasë miratuan një referendum të vitit 2006 që autorizonte një zgjerim të madh të kanalit për të akomoduar anije mallrash më të mëdha moderne. Zgjerimi zgjati deri në vitin 2016 dhe kushtoi më shumë se 5.2 miliardë dollarë.

Presidenti panamez José Raul Mulino tha në një video të dielën se “çdo metër katror i kanalit i përket Panamasë dhe do të vazhdojë”. Ai shtoi se, ndërsa njerëzit e vendit të tij janë të ndarë për disa çështje kyçe, “kur bëhet fjalë për kanalin tonë dhe sovranitetin tonë, ne të gjithë do të bashkohemi nën flamurin tonë panamez”.

Çmimet e transportit janë rritur për shkak të thatësirës vitin e kaluar që ka ndikuar në bllokimin e kanalit, duke e detyruar Panamanë të shkurtojë në mënyrë drastike trafikun e transportit detar përmes kanalit dhe të rrisë tarifat për ta përdorur atë. Megjithëse shirat janë kthyer kryesisht, Panama thotë se rritja e tarifave në të ardhmen mund të jetë e nevojshme pasi ndërmerr përmirësime për të përmbushur nevojat moderne të transportit detar.

Mulino tha se tarifat për përdorimin e kanalit “nuk janë vendosur sipas dëshirës”.

Jorge Luis Quijano, i cili shërbeu si administrator i rrugës ujore nga 2014 deri në 2019, tha se të gjithë përdoruesit e kanalit i nënshtrohen të njëjtave tarifa, megjithëse ato ndryshojnë nga madhësia e anijes dhe faktorë të tjerë.

“Mund të pranoj që klientët e kanalit mund të ankohen për çdo rritje çmimi,” tha Quijano. “Por kjo nuk u jep atyre arsye për të konsideruar tani për ta kthyer atë.”

Por çfarë kërkon Trump?

Trump ka kërkuar që Panamaja t’ia kthejë kanalin  SHBA-së, nëse nuk e menaxhon rrugën ujore në një mënyrë që ai e konsideron të pranueshme në favor të SHBA. Presidenti i zgjedhur i SHBA-së kundërshton ato që ai i përshkroi si tarifa “të tepërta ” që i ngarkohen qeverisë, marinës dhe biznesevet të SHBA-së për përdorimin e kalimit të kanalit.

“Tarifat që ngarkohen nga Panamaja janë qesharake,” shkroi ai. “Kjo është “plaçkitje” e plotë e vendit tonë dhe do të ndalet menjëherë.” 

Anijet që përdorin kanalin duhet të paguajnë tarifat e përcaktuara nga autoriteti i kanalit. Normat e ndryshueshme janë rritur në vitet e fundit përmes thatësirave të përkeqësuara nga ngrohja globale, të cilat thajnë rezervuarët thelbësorë për të mbushur pendat dhe duke zvogëluar kapacitetin e kanalit.

Si rezultat i thatësirës së madhe në fund të vitit 2023, vetëm 22 anije kaluan kanalin çdo ditë në vend të 36 si zakonisht, duke i detyruar anijet të qëndrojnë në radhë për javë të tëra ose të paguajnë deri në 4 milion dollarë për të kërcyer përpara. Transitet ranë me gati një të tretën në vitin deri në këtë shtator.

Autoriteti i kanalit ka lejuar rritjen e numrit të anijeve për të përdorur kanalin gjatë vitit 2024, duke lehtësuar mbipopullimin, por kjo do të rrisë tarifat dhe do të vendosë disa tarifa shtesë më 1 janar 2025. Presidenti i Panamasë, José Raúl Mulino, tha se tarifat e tranzitit të kanalit nuk ishin të fryra.

Trump gjithashtu paralajmëroi se nuk do ta linte kanalin të binte në “duart e gabuara” dhe dukej se sugjeronte se Kina po ushtronte ndikim mbi të. Një kompani kineze me bazë në Hong Kong kontrollon dy nga pesë portet ngjitur me kanalin, një në secilën anë, por Mulino tha se Panamaja kishte kontrollin e plotë të kanalit.

“Çdo metër katror i Kanalit të Panamasë dhe zonave të tij ngjitur është pjesë e Panamasë dhe do të vazhdojë të jetë”, tha ai në një deklaratë me video të dielën.

Po pse e ka ngritur Trump këtë çështje ?

Presidenti i zgjedhur thotë se SHBA-ja po “shkatërrohet” dhe “Unë nuk do ta mbështes atë”. “Iu dha Panamasë dhe popullit të Panamasë, por ka dispozita – ju duhet të na trajtoni me drejtësi. Dhe ata nuk na kanë trajtuar me drejtësi”, tha Trump për traktatin e vitit 1977, për të cilin tha se qe “marrëzi” që ia dha kanalin.

Traktati i neutralitetit i jep SHBA-së të drejtën për të vepruar nëse operacioni i kanalit kërcënohet për shkak të konfliktit ushtarak – por jo për të rivendosur kontrollin.

“Nuk ka asnjë klauzolë të asnjë lloji në marrëveshjen e neutralitetit që lejon rimarrjen e kanalit,” tha Quijano. “Ligjërisht, nuk ka asnjë mënyrë, në rrethana normale, për të rimarrë territorin që është përdorur më parë.”

Trump, ndërkohë, nuk ka thënë se si mund ta realizojë kërcënimin e tij.

“Ka shumë pak hapësirë ​​për lëvizje, në mungesë të një pushtimi të dytë të Panamasë nga SHBA, për të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë në terma praktike,” tha Benjamin Gedan, drejtor i Programit të Amerikës Latine në Qendrën Ndërkombëtare të Studiuesve Woodrow Wilson në Uashington.

Gedan tha se qëndrimi i Trump është veçanërisht i çuditshëm duke pasur parasysh se Mulino është një konservator pro-biznesit, i cili “ka bërë shumë hapa të tjera për të treguar se ai do të preferonte një marrëdhënie të veçantë me Shtetet e Bashkuara”. Ai gjithashtu vuri në dukje se Panamaja në vitet e fundit është afruar më shumë me Kinën, që do të thotë se SHBA ka arsye strategjike për të mbajtur marrëdhëniet e saj me kombin e Amerikës Qendrore sa më miqësore.

Panamaja është gjithashtu një partner i SHBA-së në ndalimin e imigracionit të paligjshëm nga Amerika e Jugut – ndoshta prioriteti më i madh i politikës së Trump. “Nëse do të zgjidhësh një grindje me Panamanë për një çështje,” tha Gedan, “nuk mund të gjesh një më të keqe sesa kanali.

Taktikë apo pikësynim

Por a mund të jetë ky një mjet presioni për bashkëbisedime si ai ndaj vendeve të NATO-s që të paguanin 2 % të Produktit të Brendshëm Bruto për Aleancën. Dhe kërcënimi i Trumpit punoi, kur tha, se do të largohej nga NATO dhe do ta linte Putinin të bënte ç’të donte. Këto deklarata, sado të çuditshme, janë taktika të fushës së biznesit, të zbatuara në gjeopolitikë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe rasti i NATO-s tregoi se ato punojnë. 

Qëllimi këtu nuk është i fshehur, nuk është asgjë më tepër, veç parulla elektorale e Trump për ta ribërë Amerikën sërish të Madhe, dhe natyrisht është paparashikueshmëria e Trumpit që i bën më të besueshme, edhe pse mund të shoqërohen edhe me një vënie në lojë të kryeministrit kanadez Justin Trudeau si guvernatori i shtetit të 51 të SHBA apo tezës të blerjes të Groenlandës nga Danimarka, që tregon interesin e Amerikës për t’ju kundërvënë Rusisë dhe Kinës dhe provokimeve të tyre, në rrethin polar. Nga ana e tjetër SHBA në vitet 1907, bleu Virgin Island nga Danimarka dhe Groenlanda mund të ketë çmimin e saj…

Filed Under: Ekonomi

ARDHJA E PRESIDENTIT WILSON NË EVROPË DHE KATËRMBËDHJETË PIKAT E TIJ

December 27, 2024 by s p

Prof. Dr. Lush Culaj/

Më 4 dhjetor 1918, anija “Xhorxh Uashington”, me delegacionin amerikan në bordin e saj, filloi lundrimin nga Nju-Jorku për ta sjellë delegacionin amerikan në Konferencën e Paqes në Paris. Presidenti amerikan Wilsoni, ashtu siç edhe i shkruante mikut të tij të madh, Eduard Hauz, i cili tashmë ishte në Evropë, nuk mendonte të qëndronte gjatë në Evropë. Ai mendonte të qëndronte në Paris vetëm derisa të vendoseshin kornizat kryesore të zgjidhjes së çështjes së paqes. Planifikimet e tij nuk dolën të sakta, sepse presidenti amerikan qëndroi atje pjesën më të madhe të gjashtë muajve vendimtarë, nga janari gjer në qershor të vitit 1919. Çështja e diskutuar nëse ai duhej apo nuk duhej të shkonte në Konferencën e Paqes, e cila i shqetësoi shumë bashkëkohës të tij, tashmë nuk ishte e rëndësishme. Në vendimin e tij të jashtëzakonshëm, i cili e detyroi presidentin amerikan të qëndronte jashtë vendit të tij, për afërsisht gjashtë muaj e që ishte precedent në historinë e kryetarëve të mëparshëm amerikanë, ishte pikërisht fakti se ai ishte negociatori kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kishte qëllim final që me qëndrimit e tij të imponuar të tentonte ta parandalonte një katastrofë të re, siç kishte ndodhur gjatë Luftës së Parë Botërore.

    Për presidentin Wilson dhe amerikanët disonanca ndërmjet filozofisë së tyre dhe mendimit evropian, pasqyronte meritat e besimit të tyre. Distancimi nga parimet dhe përvoja e Kontinentit të Vjetër dhe ideve të presidentit amerikan për një rend botëror mbështeteshin në besimin amerikan në natyrën e njeriut që duhej të ishte në thelb paqësore dhe në harmoninë e brendshme të botës. Sipas kësaj doktrine, kombet demokratike në vetvete janë paqësore; popujve që u jepet vetëvendosja nuk do të kishin më arsye për të zhvilluar luftëra apo për t’i shtypur të tjerët.

Nga të gjitha idetë që presidenti amerikan i kishte sjellë në Evropë koncepti i vetëvendosjes ishte dhe ka mbetur ndër më të kundërshtuarit dhe më të errëtit. Gjatë Konferencës së Versajës, shefi i misionit amerikan në Vjenë disa herë i kishte pyetur Parisin dhe Uashingtonin për ta shpjeguar këtë term. Nga kjo konkludohet se nuk ishte asnjëherë e lehtë të përcaktohet se çka kishte ndërmend, në të vërtetë, presidenti Wilson.

Sa më shumë që shqyrtohej koncepti i presidentit Wilson për vetëvendosje, aq më shumë vështirësi dilnin. Lensingu e pyeti veten: “Kur presidenti flet për vetëvendosjen, çfarë njësie ka ai në mendje? Ka në mendje racë, hapësirë, territore, apo bashkësi? Lensingu mendonte se do të ishte fatkeqësi që Wilsonit i kishte ardhur në mendje kjo frazë dhe do të theksonte: “Kjo do të zgjojë shpresa që nuk mund të realizohen kurrë. Kam frikë se kjo do të kushtojë mija jetë njerëzish. Më në fund, ajo veçse do të diskreditohet, do të quhet ëndërr e një idealisti që nuk arriti ta kuptojë rrezikun deri në atë kohë që u bë tepër vonë për ta mbajtur nën kontroll ata që u orvatën ata ta vënë në jetë”.

Doktrinat e presidentit amerikan për vetëvendosjen dhe sigurimin kolektiv i hodhën diplomatët evropianë në një terren tërësisht të panjohur. Supozimi prapa çdo zgjidhje evropiane ka qenë se kufijtë mund të përshtaten për ta zhvilluar ekuilibrin e forcës, kërkesat e të cilit kishin përparësi ndaj interesave të popujve të interesuar.

Idetë e reja që presidenti Wilson do ta sillte në politikën botërore nuk buronte nga bekraundi i tij ideologjik, ngase ai nuk mbështetej në socialistët evropianë, por buronte nga prirja e tij shumë përparimtare e vizionare për një botë në paqe e në prosperitet dhe për një politikë të bazuar në një moral të lartë njerëzor. Wilsoni qysh në vitin 1916 mendonte se roli i SHBA-ve në Evropë duhej të ishte si mediator ndërmjet palëve në konflikt dhe i bazuar tërësisht në parimet e paqes.

Presidenti Wilson, në vitin 1918, kishte mbajtur një fjalim para përfaqësuesve të Kongresit. Me një elokuencë dhe nivel të jashtëzakonshëm, ai parashtroi qëllimet e luftës së SHBA-ve përpara një sesioni të përbashkët të Kongresit, duke i paraqitur ato në formën e katërmbëdhjetë pikave, me ç’rast, ndër të tjera, kishte theksuar:

“Ne hymë në këtë luftë ngase shkeljet e së drejtës që u bënë na tronditën dhe e bënë jetën e popullit tonë të padurueshme, nëse ato nuk do të përmirësoheshin dhe nëse bota nuk do të sigurohej njëherë e përgjithmonë nga përsëritja e tyre. Atë që ne e kërkojmë në këtë luftë nuk është diçka qe na përket vetëm ne. Kërkojmë që bota të bëhet e përshtatshme dhe e sigurt për jetesë; që të jetë e sigurt për çdo komb paqedashës, i cili, si kombi ynë, dëshiron ta gëzojë jetën e vet. Të gjithë popujt e botës, në të vërtetë, janë partnerë që kanë interes të përbashkët. E sa na takon ne, e kemi të qartë se, nëse nuk do të ketë drejtësi për të tjerët, nuk do të ketë as për ne. Programi i paqes botërore së këndejmi është programi i ynë dhe ky program i mundshëm, sipas nesh, është si vijon:

  1. Marrëveshje të hapura të paqes, të nënshkruara haptazi, pas të cilës më nuk do të ketë traktate private ndërkombëtare të asnjë lloji, meqë diplomacia do të veprojë përherë sheshazi dhe para opinionit publik.
  2. Liri absolute për lundrim në dete, jashtë ujërave territoriale, si në paqe ashtu edhe në luftë, pos nëse detet duhet të mbyllën në tërësi ose pjesërisht për shkak të fushatës ndërkombëtare më qëllim të zbatimit të detyrueshëm të traktateve ndërkombëtare.
  3. Heqja, sa më shumë që të jetë e mundur, e barrierave ekonomike dhe vënia e një barazie të kushteve të tregtisë ndërmjet të gjitha kombeve që i përmbahen paqes dhe që bashkohen për ruajtjen e saj.
  4. Garanci adekuate, në mënyrë që armatimet nacionale të reduktohen në nivelin më të ulët, në pajtim me sigurinë e vendit.
  5. Një zgjidhje, apo rregullim të lirë, të sinqertë dhe absolutisht të paanshëm të të gjitha pretendimeve koloniale, në bazë të respektimit të plotë të parimit sipas të cilit në vendimmarrje për çështje të tilla të sovranitetit, interesat e popujve duhet të kenë peshë të barabartë me kërkesat e qeverisë për të drejtën e së cilës vendoset.
  6. Evakuimi i tërë territorit rus dhe zgjidhja e atillë e çështjeve që kanë të bëjnë me Rusinë, në mënyrë që të sigurohet bashkëpunimi më i mirë dhe më i lirë me kombet e tjera të botës. Për të siguruar për një rast të papenguar e të lirë për të vendosur pavarësisht për zhvillimin e saj politik dhe të të politikës kombëtare, dhe t’i jepet siguria se ajo, sinqerisht, është e mirëseardhur në shoqërinë e kombeve të lira nën institucionet që i zgjedh ajo vetë. Asaj duhet shprehur jo vetëm mirëseardhje, por edhe çdo lloj ndihme që dëshiron apo që i nevojitet. Tretmani që kombet vëllezër do t’ia japin Rusisë në muajt e ardhshëm do të jetë provim vendimtar për vullnetin e tyre të mirë, kuptimit të kërkesave të saj që ndryshojnë nga interesat e tyre si dhe i dashamirësisë së tyre inteligjente e bujare.
  7. Belgjika, tërë bota do të jetë dakord më këtë, lypset të evakuohet dhe të rivendoset pavarësia e saj, pa asnjë përpjekje për të limituar sovranitetin e saj që e gëzon me të gjitha kombet e tjera të lira. Asnjë akt tjetër nuk do të vlejë, meqë kështu do të kthehet me ligj besimi ndërmjet kombeve, për të cilat kanë vendosur vetë, ashtu siç kanë vendosur për marrëdhënie mes vete. Pa këtë akt shërues tërë struktura dhe vlefshmëria e ligjit ndërkombëtar do të mbetej e cenuar.
  8. Mbarë territori francez duhet të çlirohet, kurse pjesët e pushtuara do t’i kthehen asaj, ndërsa padrejtësia që i është bërë Francës nga Prusia më 1871, për rastin e Allzas-Lorenit, e cila e ka trazuar paqen botërore për afër pesëdhjetë vite, nevojitet të korrigjohet, në mënyrë që paqja edhe një herë të garantohet për interesin e të gjithëve.
  9. Rirregullimi i kufijve të Italisë lypset të bëhet përgjatë vijave të qarta kombëtare.
  10.  Popujve të Austro-Hungarisë, vendin e së cilës dëshirojmë ta shohim të mbrojtur e të siguruar në mesin e kombeve, duhet dhënë liria për zhvillim autonom.
  11. Rumania, Serbia dhe Mali i Zi duhet të evakuohen; territoret e pushtuara t’u rikthehen; Serbisë t’i akordohet dalja e lirë dhe e sigurt në det, kurse marrëdhëniet e disa shteteve ballkanase në mes vete të përcaktohen me negociata miqësore në saje të vijave të vendosura historikisht dhe të përkatësisë kombëtare; duhet po ashtu të sigurohen garanci ndërkombëtare të pavarësisë politike dhe ekonomike si dhe integriteti territorial i disa shteteve ballkanase.
  12. Pjesëve turke të Perandorisë Osmane u lypset siguruar e garantuar sovraniteti, por kombet e tjera, të cilat tani gjenden nën sundimin turk, u duhet garantuar një siguri të padyshimtë për jetën e tyre dhe një rast asolutisht të lirë për një zhvillim autonom. Ndërsa Dardanelet lypset që të jenë gjithnjë të hapura për lundrimin e lirë të anijeve e të tregtisë së të gjitha kombeve me garanci ndërkombëtare.
  13. Duhet të formohet një shtet i pavarur polak, që do ti përfshijë territoret e banuara nga popullata e njëmendët polake, të cilit i duhet dhenë një dalje e lirë dhe e sigurt në det, kurse pavarësia politike dhe ekonomike si dhe integriteti territorial duhet t’i garantohen nëpër mes të një traktati ndërkombëtar.
  14. Duhet të themelohet një asociacion i kombeve përmes marrëveshjeve të posaçme, më qëllim që të sigurohen garanci të ndërsjellë për politikën e pavarësisë dhe integritetit territorial, njësoj si për shtetet e mëdha, ashtu edhe të vogla.

E veçanta e këtyre parimeve konsistonte në faktin se, përderisa shumë vende besonin se interesi vetjak duhej të ishte pikësynimi kryesor i politikës së jashtme, presidenti Wilson në katërmbëdhjetë pikat e tij ishte prerazi i përcaktuar për atë se morali dhe etika të ishin elementi kyç, si i politikës së brendshme, ashtu edhe i politikës së jashtme, në një shoqëri demokratike. Dhe, pikërisht, duke u mbështetur në këto parime, ai në fjalimin e mbajtur para Kongresit, pas publikimit te katërmbëdhjetë pikave, do t’iu drejtohej atyre:

 “Lidhur me këto korrigjime të padrejtësive dhe të vendosjes së drejtësisë, ne ndihemi si partnerë të gatshëm për të gjitha qeveritë dhe popujt e bashkuar kundër imperialistëve. Ne nuk mund të ndahemi në interesa, ose të veçohemi në pikësynim. Ne qëndrojmë së bashku deri në fund. Për marrëveshje dhe rregullime të tilla jemi të gatshëm të luftojmë dhe ta vazhdojmë luftën derisa ti realizojmë ato, por vetëm për arsye se ne duam që të mbisundojë drejtësia, paqja e ndershme dhe e qëndrueshme, dhe si e tillë mund të arrihet vetëm duke i mënjanuar provokimet kryesore të luftës”.

Evropa Juglindore në këtë program të presidentit Wilson trajtohet në pikat nëntë dhe dhjetë, ku doemosdoshmërish kërkohet rikthimi i territore të pushtuar dhe vendosja e marrëdhënieve miqësore në korniza të përcaktuara sipas përkatësisë kombëtare dhe integritetit territorial të shteteve ballkanike, si dhe akordimi i daljes në det i Serbisë duke aluduar në Selanikun si port të mundshëm.

Asnjëherë gjer në atë kohë qëllime të tilla revolucionare nuk qenë paraqitur me kaq pak orientime për zbatimin e tyre. Bota, të cilën e përfytyronte presidenti amerikan, do të mbështetej jo në forcën por në parimet; jo në interesat por në ligjin, si për të mundurin ashtu edhe për fitimtarin, pra paraqiste një përmbysje të plotë të përvojës historike dhe metodës së veprimit të fuqive të Mëdha.

Presidenti Wilson, nëpërmjet katërmbëdhjetëpikëshit, pretendonte të paraqiste një program me një moral të ri në politikën botërore, ta arsyetonte ndërhyrjen e tij përkrah aleatëve evropianë, t’ua afronte të gjithë popujt e Evropës dhe qëllimeve të kauzës së tij. Katërmbëdhjetëpikëshi ishte në fakt një përzierje e disa parimeve shumë të larta të marrëdhënieve ndërkombëtare, me ide të ndërtimit të një sistemi të së drejtës ndërkombëtare si dhe me propozime për zgjidhje konkrete të disa çështjeve territoriale dhe shtetërore, të cilat përbënin për presidentin Wilson një rëndësi të veçantë për sigurimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

 Katërmbëdhjetëpikëshi i presidentit Wilson shprehte në esencë qëndrimin amerikan kundër konceptit evropian të ekuilibrit të forcës dhe imoralitetit të zbatimit të realpolitikës. SHBA-ja dhe presidenti i saj ishin për një rend të ri botëror të dominuar nga demokracia, nga sigurimi kolektiv dhe e drejta e popujve për vetëvendosje. Këto elemente paraqisnin një lidhshmëri me vetë natyrën që Zoti i ka dhënë njeriut. Paqja është në natyrën njerëzore, demokracia është në natyrën shoqërore, kurse vetëvendosja është në natyrën e popujve, prandaj të tria këto elemente, të shndërruara në sistem vlerash botërore, do ta sillnin rendin e ri botëror.

 Mbështetur në konceptet amerikane të presidentit Wilson nuk ishte liria e individit ajo që prishte paqen sociale, por dhunimi i saj; nuk ishte e drejta e popujve për vetëvendosje që prishte paqen ndërmjet popujve, por shtypja e tyre; nuk ishte prishja e ekuilibrit të forcës që sillte luftëra, por rendja mbas tij. “Bota që përfytyronte Wilsoni – shprehet Kissinger – do të mbështetej, jo në forcën, por në parimet; jo në interesat, por në ligjin.”

E ndodhur në qendër të Evropës Juglindore, si gjatë Luftës së Parë, ashtu edhe në periudhën e fillimit të Paqes së Versajës, Shqipëria përjetoi ndoshta modelin më tipik të shembullit ku u përplasën idetë wilsoniane, leniniste, të diplomacisë tradicionale dhe të interesave të shteteve fqinje.

Prof. Dr. Lush Culaj

Filed Under: Opinion

Një gur nga Trepça si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës, mision për të cilin Ambasadori Hovenier u angazhua për më shumë se dy dekada

December 27, 2024 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Një gur nga Trepça si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës, mision për të cilin Ambasadori Hovenier u angazhua për më shumë se dy dekada. Njëkohësisht si simbol i vazhdimit të traditës dhe trashëgimisë së Presidentit Rugova, i cili vendosi themelet e forta të shtetësisë së Kosovës dhe të miqësisë së përhershme me SHBA-të”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 564
  • 565
  • 566
  • 567
  • 568
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT