• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Elvana Shala, Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën vizitoi Vatrën

December 25, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 24 Dhjetor 2024 – Elvana Shala, Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në Komisionin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Ajo u prit nga kryetari Dr. Elmi Berisha, sekretari Dr. Pashko Camaj, anëtari i kryesisë z.Ilir Cubi dhe editori i Diellit. Në fjalën e mirëseardhjes Dr. Berisha përgëzoi Ambasadoren Shala për arritjet dhe punën e saj të shkëlqyer dhe e njohu në detaje me historinë e Federatës Vatra e gazetës Dielli. Kryetari Dr. Berisha gjithashtu veçoi takimet e Vatrës në Washington dhe institucionet amerikane e përpjekjet e vazhdueshme diplomatike, patriotike dhe atdhetare të Vatrës në dobi të çështjes kombëtare. Ambasadore Elvana Shala në fjalën e saj shprehu mirënjohje për Vatrën dhe shpjegoi punën e saj në diplomacinë publike në interes të Kosovës dhe shtresave të njerëzve me nevoja të veçanta. Synimi i Ambasadores Shala është të ngrejë zërin e Kosovës në institucionet më të fuqishme të botës. Elvana Shala ka studiuar për Komunikim Masiv, Gazetari dhe Shkenca Politike.

Filed Under: Emigracion

Vatra nderoi luftëtarin e UÇK-së Hysni Kelmendin

December 25, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 24 Dhjetor 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra në një ceremoni të veçantë nderoi luftëtarin e UÇK-së Hysni Kelmendin më “Mirënjohje” me motivacion: “Për kontributin e shkëlqyer në UÇK, si pjesëmarrës e luftëtar i dalluar në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri e pavarësi, për trimëri, besnikëri e profesionalizëm, si këngëtar dhe promovues të vlerave kulturore kombëtare si dhe për kultivimin e vlerave më të çmuara atdhetare shqiptare”. Në darkën e Flamurit Kombëtar, me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë të organizuar nga Federata Vatra më 22 Nëntor 2024, luftëtari e këngëtari Hysni Kelmendi i dhuroi Vatrës flamurin kombëtar shqiptar të përdorur në luftën e Kosovës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në vitin 1998. Ky flamur i shenjtë frymëzoi shqiptarët në betejat e lirisë, për çlirimin dhe pavarësinë e e Kosovës. Ky flamur i shenjtë falë luftëtarëve trima nuk ra kurrë në duart e serbëve dhe u mbrojt trimërisht me shpirtin e gjakun e lirisë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri e pavarësi është Lufta më e drejtë, më e pastër, më e ndershme në historinë moderne të kombit shqiptar. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra shpreh mirënjohje, nderim, respekt dhe falënderim të përzemërt për çdo luftëtar, hero, dëshmor e çlirimtar dhe përulet me nderim para jetës, sakrificës e veprës heroike për komb e atdhe. UÇK është historia dhe lavdia e kombit shqiptar. Mirënjohje përjetë.

Filed Under: Vatra

VATRA PRITI DIVËN E MUZIKËS SHQIPTARE PARASHQEVI SIMAKU

December 25, 2024 by s p

Sokol Paja/

Vatra priti në një takim të ngrohtë e shumë të përzemërt divën e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku. Ajo shoqërohej nga aktivisti i të drejtave të njeriut, biznesmeni Elton Ilirjani, aktivistja Elvira Tata, aktorja Julia Ilirjani, Klark Kadri Morinaj e patriotë të tjerë. Në fjalën e ngrohtë e plot dashuri Parashqevi Simaku e rikthyer në mesin patriotëve të saj e artëdashësve të panumërt, shprehu mirënjohjen e saj të thellë ndaj Elton Ilirjanit dhe Elvira Tatës për mbështetjen e fuqishme dhe foli me respekt ndaj Vatrës. Gjatë fjalimit të saj, e ëmbël dhe e buzëqeshur, e dashur dhe e bukur, mirënjohëse dhe falenderuese, ajo rrëfeu me dinjitet pak nga jeta e saj dhe përmallshëm citoi Papa Françeskun duke dhënë mesazhe dashurie. Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha i shoqëruar nga Ilir Cubi e Kujtim Funiqi e vlerësoi dhe falenderoi divën e muzikës shqiptare Parashqevi Simakun për vizitën në Vatër, kontributin e çmuar në muzikën shqiptare dhe përçimin e vlerave më të larta të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për vite të tëra Parashqevi Simaku ka qenë gëzimi dhe festa e çdo familjeje e organizate kulturore e atdhetare shqiptare në Amerikë me zërin magjik dhe interpretimet e arrira artistike. “Të gjithë shqiptarët lidhen shpirtërisht me Parashqevi Simakun, këngëtaren e shquar të kombit tonë” tha Dr. Berisha duke shprehur mirënjohjen për vizitën te Vatra. E rikthyer së fundmi mes shqiptarëve, kjo është vizita e parë publike e këngëtares Parashqevi Simaku dhe zgjodhi Vatrën për respektin dhe historinë e çmuar të Federatës si përbashkuesja e vlerave kombëtare dhe energjive atdhetare në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Politike

VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN DHE VITIN E RI 2025

December 25, 2024 by s p

Të nderuar bashkombas,

Të dashur vëllezër e motra vatranë,

Më lejoni që në emrin tim personal, të familjes sime, të mbarë Federatës Pan –Shqiptare të Amerikës VATRA dhe të gazetës DIELLI, t’ju uroj: Gëzuar e Përshumëvjet Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2025.

Zoti ju gëzoftë, Zoti ju bekoftë.

Kaluam një vit të suksesshëm me plot arritje e projekte të shkëlqyera për të ardhmen e përbashkët si Vatër e si Komb. Sot Vatra ka më shumë degë dhe më shumë anëtarë, patriotë që duan kombin, atdheun e komunitetin. Vatra sot është institucion partner me Washingtonin zyrtar. Shqipëria ka hapur kapitujt e parë të integrimit në Bashkimin Europian, Kosova po përparon dukshëm në rrugën euroatlantike, komuniteti shqiptar në Amerikë po rritet ndjeshëm si influencë e fuqi.

Këtë vit punuam fuqishëm për interesin e Kosovës, Shqipërisë, Çamërisë, Luginës së Preshevës e trojeve etnike e komunitetit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nderimi prej Vatrës i Presidentëve, Kryeministrave, Kryeparlamentarëve, Ministrave, Kryebashkiakëve, politikanëve e patriotëve nga Amerika, Shqipëria, Kosova, e trojet etnike e kthyen Vatrën në një “Seli të Shenjtë” të shqiptarizmës e kombëtarizmës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me krenari e dinjitet, Federata Vatra vazhdon të udhëheqë proceset atdhetare, komunitare e patriotike në mërgatën e Amerikës.

Të dashur vëllezër e motra:

Përzëmërsisht dhe shpirtërisht uroj për ju e familjet tuaja çdo bekim, sukses, paqe, begati dhe mirësi në këtë Krishtlindje e Vit të Ri. Zemra na bëhet mal prej arritjeve e sukseseve të bashkatdhetarëve tanë kudo në botë.

Në këtë Vit të Ri uroj të kemi sa më shumë suksese, gëzime e realizime për të festuar bashkë e sa më shumë shpresë për mirëqënie e zhvillim si Vatër e komunitet shqiptar kudo në botë.

Begatia, gëzimi, lumturia, dashuria dhe bekimi i të madhit Zot mbretëroftë në çdo vatër të familjeve të bekuara shqiptare.

GËZUAR

Zoti i bekoftë shqiptarët, Shqipërinë, Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqtë dhe aleatët e kombit tonë.

Më gëzim dhe lumturi për të gjithë ju, Flamurin, Atdheun e Kombin tonë,

Përzëmërsisht

Kryetari i VATRËS

Dr. Elmi BERISHA

Filed Under: Featured

Klark Kadri Morinaj një mik special i Vatrës në pritjen për Parashqevi Simakun

December 25, 2024 by s p

Klark Morinaj, djali i biznesmenit, filantropit e humanistit Kadri Morinaj ishte miku special i Vatrës në pritjen për këngëtaren e shquar shqiptare Parashqevi Simakun. Klark Morinaj më 21 Janar mbush 17 vjeç dhe është një student i shkëlqyer për kinematografi në New York. Talenti i tij premtues e frymëzues do të shkruajë emër të artë në të ardhmen e historiografisë kombëtare. Emri i tij mban historinë e lavdishme të gjeneralit të NATO-s Wesley Clark që çliroi Kosovës prej regjimit gjenocidal serb. Humanisti Kadri Morinaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Federatën Vatra duke e mbështetur në çdo fushatë dhe iniciativë patriotike, atdhetare e komunitare. Klark Morinaj me krenari e nder vazhdon rrugën e të atit të tij duke ecur dinjitetshëm e ndjekur sukseset, humanizmin dhe traditën e shkëlqyer familjare Morinaj. Klark Morinaj përfaqëson gjeneratën e artë të talenteve shqiptare me një të ardhme të ndritur. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe gazeta Dielli shprehin mirënjohje, respekt dhe falënderim të përzemërt për familjen patriotike Morinaj, nderi dhe dinjiteti kombëtar i familjes së shkëlqyer atdhetare shqiptare brenda dhe jashtë Atdheut.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 567
  • 568
  • 569
  • 570
  • 571
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT