• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fondacioni “Dom Simon Filipaj” në New York bashkoi 35 mijë dollarë në ndihmë të shqiptarëve në Ulqin

October 23, 2024 by s p

Sokol Paja/

Fondacioni “Dom Simon Filipaj” në një darkë të organizuar në Qendrën Kulturore të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York bashkoi rreth 35 mijë dollarë në ndihmë të shqiptarëve në Ulqin. Bujaria dhe fisnikëria e shqiptarëve të Amerikës do të jetë një shpresë dhe mundësi për vëllezërit e motrat tona që gjenden në vështirësi e pamundësi në Ulqin. Pas fjalës falenderuese e bekimit të darkës nga udhëheqësi shpirtëror famullitari e misionari Dom Pjetër Popaj, fjalën kryesore e mbajti patrioti i shquar i mërgatës shqiptare të Amerikës, veprimtari Gjon Gjokaj në emër të aktivistëve të Fondit Humanitar Trieshi në SHBA. Ai renditi ndër të tjera punët e shkëlqyera të Fondacionit “Dom Simon Filipaj” nën udhëheqjen e patriotit Tom Shkreli për përmirësimin e kushteve kulturore dhe shëndetësore të vendlindjes në Ulqin, si në botimin e librave dhe revistave, blerjen e ambulancave në SHBA dhe dërgimin e tyre në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin, për nevojat urgjente të banorëve të kësaj komune, si dhe donacionet e shumta që janë bërë për Qendrën Shëndetësore etj. Është për t’u lavdëruar misioni juaj human që çdo vit vazhdoni të ndihmoni studentët shqiptarë në vendlindjen tuaj si dhe përkrahni pa rezerva njerëzit në nevojë, tha ndër të tjera z.Gjokaj. Drejtuesi i Fondacionit “Dom Simon Filipaj” z.Tom Shkreli analizoi dhe shpjegoi para të pranishmëve ecurinë e punës dhe veprimtarisë humanitare dhe theksoi para pjesëmarrësve se në 19 vite histori suksesi e veprimtari humanitare ky fondacion ka dërguar më shumë se gjysmë milioni dollarë ndihmë në Ulqin në ndihmë të shqiptarëve në nevojë. Z.Shkreli theksoi më tej se prioritet i ndihmës në vazhdim do të jenë studentët shqiptarë të Ulqinit me rezultate të larta e arritje të shkëlqyera akademike si një investim për të ardhmen e vendit dhe viseve historike shqiptare në Ulqin. Një mbrëmje festive e paharrueshme për të gjithë pranishmit të cilët treguan solidaritet, zemërbardhësi e fisnikëri në ndihmë dhe mbështetje jo vetëm të gjeneratës së sotme por mbi të gjitha shqiptarëve ulqinakë që shkëlqejnë në universitetet shqiptare, si garanci e së nesërmes. Fondacioni “Dom Simon Filipaj” është themeluar më 10 maj 2005 në New York dhe drejtohet aktualisht nga: Tom Shkreli, Nikollë Gazivoda, Pal Çotaj, Zef Gjokaj dhe Shefki Sefa. Ky Fondacion humanitar e patriotik përbën një bashkësi energjishë patriotike e atdhetare që frymëzon respekt, dinjitet e krenari kombëtare në mërgatën shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Reportazh

𝗦𝗵𝘁𝗲̈𝗽𝗶𝗮 𝗲 𝗕𝗮𝗿𝗱𝗵𝗲̈, 𝗪𝗮𝘀𝗵𝗶𝗻𝗴𝘁𝗼𝗻 𝗗.𝗖., 𝗠𝗮𝘀𝗼𝗻𝗲𝗿𝗶𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗠𝗲𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝗶𝗮 𝗔𝗺𝗲𝗿𝗶𝗸𝗮𝗻𝗲

October 23, 2024 by s p

𝗗𝗿. 𝗕𝗹𝗲𝗱𝗮𝗿 𝗞𝘂𝗿𝘁𝗶

(𝗔𝗹𝘂𝗺𝗻𝗶 𝗶 𝗗𝗲𝗽𝗮𝗿𝘁𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗶𝘁 𝗔𝗺𝗲𝗿𝗶𝗸𝗮𝗻 𝘁𝗲̈ 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁)/

Në këtë ditë, më 13 tetor 1792 u vendos guri i themelit për ndërtimin e Shtëpisë së Bardhë, e titulluar në fillim si Vila Ekzekutive ose Godina Presidenciale. Arkitekti i përzgjedhur ishte James Hoban, amerikan me origjinë irlandeze. Punëtorët ishin skllevër vendas, të cilëve më vonë iu bashkuan gurgdhendës të aftë nga Edinburgu, Skoci.

Presidenti i parë, George Washington nuk jetoi kurrë në Shtëpinë e Bardhë por ishte John Adams, presidenti i dytë (1797-1801), ai që u zhvendos në rezidencën presidenciale ende të papërfunduar. Në një letër drejtuar bashkëshortes së tij Adams shkroi:

“Lutem që Zoti t’i japë bekimet më të mira kësaj shtëpie dhe kujtdo që do të banojë në të. Askush, përveç Njerëzve të Ndershëm dhe të Urtë, mos drejtoftë kurrë nën këtë çati.”

Dekada më vonë, me insistimin e Presidentit Franklin Roosevelt (1933–45), ky citat u gdhend në oxhakun e dhomës zyrtare të ngrënies poshtë portretit të Abraham Lincoln.

Pavarërisht se George Washington ishte Presidenti i vetëm që nuk jetoi në Washington D.C. dhe në Shtëpinë e Bardhë, ishte ai që zgjodhi tokën dhe mbikëqyri personalisht me fanatizëm planifikimin urban të kryeqytetit amerikan. Në të gjendet përzierja më mistike e mundshme e simboleve pagane, deiste, iluministe, masonike dhe të krishtera, të cilat, parë nga sytë amatorë, nuk shpalosen si një buqetë e larmishme e harmonisë shoqërore por si një konflikt.

Sipas shumë spekullimeve, këto simbole flasin qartë që babai i këtij shteti duket se ishte pionier i riteve pagane dhe simbolikave universale, deiste dhe humaniste, të cilat fshihen në hijen e simbolit të kryqit të etërve të kombit amerikan. George Washington ishte deist dhe mason e ka ngritur shumë spekullime por e vërteta e urbanistikës së Washington D.C., është ndryshe

Sipas teoricienëve konspirativë, ndërtesat dëshmojnë për frymën iluministe dhe masonike, por në fakt, pothuajse çdo ndërtesë publike e kryeqytetit mori inspirimin nga arkitektura egjiptiane, greke, romake, dhe ajo e Rilindjes. Arkitektët e parë të Washington D.C. ishin William Thornton dhe Benjamin Latrobe, të dy të zgjedhur nga Thomas Jefferson. Latrobe ishte mason, aë do të thotë ndërtues, dhe ai i dha natyrën joniane, dorike, dhe korintase elementeve të ndërtesave publike të Washington D.C., të cilat, si “urdhra arkitektonikë” përfaqësojnë mençuri, forcë, dhe bukuri.

Pentagrami (Ylli me pesë cepa) në rrugët e Pentagonit, linja stelare e ndërtesave qeveritare, monumenti i George Washington, etj., janë bërë prej kohësh objekt diskutimi mbi domethënien masonike, por e vërteta është se urbanistika e Washington D.C. është thjesht gjeometri dhe gjeometria konsiderohet si standardi më i lartë i dijes njerëzore. Aftësia për të konvertuar plane të skicuara nga letra në objekte reale betoni dhe tulle ndër shekuj është konsideruar një akt hyjnor në rregullin e universit.

Washington D.C., e ka të pëcaktuar në kushtetutë sipërfaqen e vet. Neni 1, Paragrafi 8 i Kushtetutës së SHBA siguron të drejtën e një territori që nuk kalon dhjetë milje katrorë për të shërbyer si vendi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara. District of Columbia u emërua nga një komitet i ngritur nga Presidenti Washington në vitin 1791. “Columbia” është version femëror i mbiemrit të Cristopher Columbus, i idealizuar si një nga etërit hero nga amerikanët e shekullit të tetëmbëdhjetë. Më datë 12 tetor 1792, 300-vjetori i mbërritjes së Colombus në kontinentin e ri, u festua dita e parë e Ditës së Colombus. Një ditë më pas, më 13 tetor, u zhvillua ceremonia e vënies së gurit të parë për Shtëpinë e Bardhë. Kjo datë ishte 485-vjetori i arrestimit të Templarëve në Francë ndaj edhe janë ngritur shumë spekullime, sikurse edhe shumë të tjera, si për shembull viti 1776 i pavarësisënsë SHBA që gjoja përkon me krijimin e ilumintatit në po atë vit, e gabime të tjera historike të pabazuara por të shpërndara masivisht nga librat fiction të shekullit të 20-të.

Washington D.C., është i vetmi qytet në botë që ka rrugë me kthesa 108 gradë. Këndi 108 gradë është elementi që zbulon prezencën e pentagonëve dhe pentagrameve në një dizenjo të caktuar. Kjo ka shkaktuar trillime mbi simbole masonike dhe satanike, por e vërteta është se format janë përshtatur me hapësirën e kufizuar prej dhjetë miljesh katrorë.

Duke marrë parasysh nivelet e thella të simbolizmit, shihet qartë një ndërthurje e kulturave botërore dhe dijes epokale njerëzore. Washington D.C. është një mikro replikë e qendrave më të hershme urbane të Mesopotamisë, luginën e Nilit, Indet, Lumin e Verdhë, Azia Juglindore, Amerika Qendrore, Afrika Perëndimore, Athina, Roma, Firenze, etj.

Këto vende të lashta zbulojnë lidhjen e ndërtuesve të tyre me vendndodhjen e qytetit, orientimin në të katër drejtimet kardinale, elementet qendrore monumentale si tempujt, pallatet, piramidat, altarët dhe bulevardet e kortezhit të cilat i lidhnin këto vende me pushtetin. Projektimi i këtyre ansambleve tregojnë një dëshirë për të shpallur lidhjen midis forcave hyjnore dhe sunduesve të këtyre qyteteve, midis botës së mësipërme dhe qytetin mbretëror në tokë.

Etërit amerikanë ishin njerëz poliglotë, me një dije të gjithanshme të thelluar e me qasje universale. Ata ishin të krishterë, humanistë, iluministë, pasionantë të dijes, kulturës dhe historisë. Gjurmët e botëkuptimit të tyre dallohen edhe te Libraria e Kongresit ku ndërthuren shumë organikisht simbole humaniste, letrare dhe të krishtera. Te njëri afresk, në katin e dytë të murit verior të librarisë është shkruar një varg biblik, marrë nga Proverbat 4:7, “Dituria është gjëja më kryesore në jetë. Ndaj merre diturinë dhe t’i kuptosh të gjitha”. Në po të njëjtin kat gjendet një afresk tjetër, por marrë nga William Shakespeare, Vepra Henri IV, Pjesa II, Akti IV, Skena 7, “Injoranca është mallkimi i Perëndisë, ndërsa dituria na jep krahët që na çojnë për në parajsë”.

Respekti për dijen e lashtë manifestohet edhe në Ndërtesën e Gjykatës Supreme, në të cilën në një nga reliefet është gdhendur Moisiu, Konfuci, filozofi kinez (551-479 para Krishtit) dhe Soloni, ligjvënësi grek (638-558 para Krishtit). Në po këtë relief janë të gdhendur edhe një lepur dhe një breshkë, të cilët nuk janë thjesht për dekorim, por si ilustrim i një nga fabulave të Esopit, Lepuri dhe Breshka, e cila si moral ka që ligjet nuk duhen bërë me shpejtësi, por me durim.

Ekziston një mit i përhapur ndërkombëtarisht se masoneria kontrollon SHBA, e mbarë botën. Por, faktet tregojnë të kundërtën.

Më 5 janar 2007, Kongresi Amerikan, miratoi një rezolutë, e njohur si Rezoluta 33, e cila, pranon kontributin e masonerisë në krijimin e shtetit amerikan. Kjo rezolutë, e miratuar në ditët e para të vitit, por 230 më vonë pas krijimit të SHBA, dëshmon se ajo nuk ka qenë kurrë në qendër të meritave historike dhe për më shumë se dy shekuj ka qenë e humbur në betejën me Krishterimin dhe patriotizmin amerikan në tërësi. Dikush mund të spekullojë me numrin e Rezolutës, pra 33, si shkalla mjeshtërore masonike, por të krishterët mund të argumentojnë se përkon me vitet e moshës së Krishtit kur u kryqëzua, etj, e kësisoj nuk merret për bazë.

Në Rezolutën 33 shkruhet: Kjo rezolutë njeh me mijëra Masonë në çdo shtet të këtij Kombi dhe i nderon ata për kontributet e tyre të shumta që kanë dhënë për kombin gjatë gjithë historisë sonë. Vëllazëria Masonike meriton një njohje formale të historisë së saj të gjatë në përkujdesjen që kanë dhënë për qytetarinë dhe shembullin e tyre të standardeve të larta morale; dhe Freemason-ët kanë respektuar dhe festuar gjithmonë Ditën e Shën Gjonit, 24 qershorin, si dedikim për shenjtorin e tyre mbrojtës.

Ky tekst i dëshpëruar për t’u bërë pjesë e historisë nuk i shkon për shtat një miti që sundon botën. Masoneria dhe Deizmi, të rrethuara me frymën patriotike amerikane të kohës, dhanë impaktin e tyre gjatë luftës për pavarësi ashtu siç e dhanë edhe shumë grupime të tjera politike, fetare dhe patriotike, dhe asgjë më shumë. Ato ishin tranzitore, pa devijuar aspak identitetin amerikan dhe mbi të gjitha për të mos pasur asnjë ndikim kontrolli as mbi popullin e SHBA dhe as të popujve të tjerë të botës.

Ajo që e dallon amerikën dhe çdo gjë që ka lidhje me të është se është një shtet me përbërje, qeverisje dhe histori unike. Sistemi i shtetit amerikan është unik. Kushtetuta unike. Ofiqi i Presidentit unik. Dhe koncepti i të qënit një Amerikan i Mirë është tërësisht unik, koncept që nuk ekziston në vende të tjera. Ndaj çdo krahasim apo interpretim nga sy e mendje me kombësi tjetër nuk arrin dot t’i përafrohet mendësisë amerikane. Kjo nuk e bën Amerikën më të mirë nga popujt e tjerë, thjesht të ndryshme.

Historia nuk gjykon ajo vetëm kërkon të vërtetën ndër të gjitha hapat që ka ndërmarrë njerëzimi, zgjedhja e njeriut është nëse e kërkon të vërtetën në dritë apo në kthinat e fshehta të errësirës ku nën bukurinë dhe misticizmin e aparencës, nuk mund ta dish kurrë se çfarë do të zbulosh.

Filed Under: Analiza

Vatra Jacksonville – Florida fton të gjithë shqiptarët e Amerikës në festën e Flamurit Kombëtar

October 23, 2024 by s p

Vatra Jacksonville – Florida fton të gjithë shqiptarët e Amerikës në festën e Flamurit Kombëtar.

Filed Under: Vatra

VEPËR NDERIMI PËR PROFESORIN E NDERUAR

October 23, 2024 by s p

Prof.dr.Mustafa Ibrahimi/

Është befasi e këndshme ajo qё profesorët e nderuar, Bahtijar Kryeziu – Begzad Baliu, tani mё të dy autorët të njohur nё opinion akademik me botime tё teksteve shkencore dhe universitare, mё besuan tё isha pjesё e librit tё tyre, , tani mё të dy autorët të njohur nё opinion akademik me botime tё teksteve shkencore dhe universitare, mё besuan tё isha pjesё e librit tё tyre, Rrapi shekullor -Akademik Idriz Ajeti, ku nga pozita e recensuesit mё lejohet tё shpreh opinionet e mia mbi peshёn qё mban kjo vepёr e munguar pёr jetën dhe veprimtarinë e Idriz Ajetit.

Ajo që si gjuhëtar më lë përshtypje është simbolika e titullit “Rrapi shekullor”, i cili si kult i drurit u trashëgua në traditën popullore brez pas brezi që nga Pellazgët të cilët gjithashtu besonin në këtë lloj kulti, p.sh.. në tempu¬llin e Dodonës pellazge ekzistonte kulti i lisit. – Dryadat, nymfat e pyje¬ve, Besimi ndaj kultit të drurit vazhdoi edhe më vonë siç është “Rrapi shekullor i Ballaban Pashës” në Krujë i cili konsiderohet si pjesë e jetës së banorëve të këtij qyteti, apo “Rrapi i mashkullores” në Korçë.

Si i tillë, ky kult ka arritur deri në ditët tona dhe thellë është mbjellë në vetëdijen e njerëzve. Ky portretizim i prof.Ajetit me epitetin e “rrapit shekullor” nuk është i rastit sepse ai portretizohej me epitetet më të larta të mundshme, si: mësues i mësuesve, dijetar, prijatar, shkencëtar, bard, doajen e klasiku i albanistikës, arushan, babaxhanë, kurrizdrejt, patriark i albanistikës, Nestor, Lis i Madh, e të tjera epitete që mund t‘i shkojnë vetëm një personaliteti si ky.

Psikologët nuk shohin asgjë të keqe në besimet e tilla. P.sh. kancelari gjerman Oto fon Bizmark përherë e përqafonte drurin e tij të dëshiruar dhe në këtë mënyrë e ripërtërinte fuqinë e tij, dy autorët në fjalë duke përqafuar opusin krijues e shkencor të Idriz Ajetit, e ripërtërijnë forcën e tyre në fushën e studimeve albanologjike. Ashtu i shpërfytyruar siç është, ky rrap që mban aq histori brenda, duket sikur metafo¬ri¬kisht shpalos dhe shpërfytyrimin e historisë sonë nëpërmjet studimeve të prof. Idriz Ajetit, si në mënyrën e të rrëfyerit, ashtu dhe në atë të hulumtimit, studimit dhe përkujde¬sjes ndaj gjuhës shqipe, si memorie e kombit

Rrjedhimisht, kjo vepёr e radhёs sё autorëve nё fjalё shtrihet nё afёr 305 faqe, tё sistemuar nё disa njёsi tё pavarura nga njëra-tjetra, qёllimisht tё komponuara pёr lexues tё prirë, por edhe tё vullnetshёm qё tё futen nё botёn e madhe tё shkencës gjuhësore që me dekada e ka krijuar prof. Ajeti. Nga ajo qё ofron ky libёr perceptojmё se objektivi i autorëve ёshtё qё në prag të 100 vjetorit të lindjes së profesor Idriz Ajetit bashkuan shkrimet e tyre në një vëllim, duke shprehur kështu edhe një mesazh afrues e bashkues, i cili e shquan biografinë dhe veprën e profesor Ajetit gjatë gjithë jetës së tij.

Veprimtaria shkencore e akademik Idriz Ajetit është e begatë dhe e nduar¬du¬ar¬shme. Ajo ngërthen më vete një korpus të gjerë studimesh: sa nga dia¬le¬kto¬logjia aktuale e historike, po aq edhe nga historia e gjuhës së shkruar, sa nga morfologjia historike e shqipes dhe problemet e diskutu¬e¬shme të saj, po aq edhe nga historia e leksikut, sa nga interferencat e dyan¬shme gjuhësore shqi¬ptaro-sllavojugore, po aq edhe nga onomastika mesjetare, sa nga nor¬mi¬mi i shqipes, po aq edhe nga çështjet e kulturës së gjuhës etj., preokupime këto që kaherë ishin ngulitur në zemrën dhe mendjen e akademikut Idriz Ajeti.

Nga të gjitha këto studime të profesor Idrizit Ajetit do ta veçojmë kontributin në fushën e onomastikës, disiplinë relativisht të re dhe shumë problemore e të ndërlikuar të gjuhësisë, ku siç thotë edhe Begzad Balliu, të huajt (jo të gjithë), me paragjykimet dhe detyrat që kishin marrë (veçanërisht ata sllavë), përpiqeshin e përpiqen edhe sot që përmes objektivitetit shkencor të studimit dhe shpjegimit të onomave të ndryshme (si fosile të paleonto¬lo¬gji¬së njerëzore) të Ilirikut të dikurshëm, të Kosovës së sotme dhe të tërthoreve të tjera të gjeografisë shqiptare, të caktojnë, jo vetëm fatin por edhe shtëpinë tjetër të shqiptarëve. Pikërisht pena e prehtë e klasikut të albanistikës e ballkanistikës Idriz Ajeti i cili u doli përpara Selishqevit, Veigandit, Skokut, Ivan Popoviqit, Atanasije Urosheviqit e të tjerëve studiues të këtij kalibri, për t‘ua bërë me dije se shumë toponime e patronime të këtij nënqielli, të parë nga prizma e tyre janë gabime profesionale. thënë më butë.

Mbështetur në metoda të rrepta dhe objektive shkencore, me prova të pakundërshtueshme tregon të vërtetën dhe lashtësinë e popullit tonë dhe të gjuhës së tij në trojet e veta që i banon sot e ku ka banuar dikur, së paku që nga antikiteti. Po t‘i sjellësh në mend toponimet mesjetare të Malit të Zi, Bosnjë e Hecegovinës dhe të Kosovës, si: Pantalesh, Barzan (Bardhan), Bankeq (nga ban+keq), Butidosi (Bytydosi nga një emër vëllazërie – bythëdosë), Lazorci të rrethit të Kuçit; ose edhe Leshkoviqi, Vjedushi, Bardiqi, Kuçi etj. vërtetojnë shumë lehtë autoktoninë.

Gjurmë tona dhe thërrmija gjuhësore me origjinë shqiptare, thotë profesor Idrizi, vërtetohen edhe nga burime historike, si te këta emra të vjetër vëllazërie të Zetës: Mataguzhët te Podgorica (1335) e te Mahina Bregdetare (1435), Malonshiqët (Malonsi) në Luginën e lumit Zeta , por megjithëkëtë profesori e pranon se ka edhe një numër emrash të krishterë të përbashkët për të dy grupet etnike, si: Nikola, Andreja, Lazar, Gjorgj, Stepan, Dimitër, Petër, Mihal etj., të cilët vështirë dallohen sipas përkatësisë së tyre, ose ka edhe raste ku prindërit mbajnë përzierje emrash shqiptarë, kurse bijtë dhe vëllezërit kanë emra karakteristikë serbë.. I prirë kurdoherë vetëm nga e vërteta shkencore, profesor Idriz Ajeti nuk bën përpjekje që çdo emërtim me çdo kusht ta paraqesë me etimologji të shqipes. Nuk janë të rralla rastet kur prof. I. Ajeti, në trajtimin e çështjeve nga fusha e onomastikës, del edhe jashtë orbitës mbarëshqiptare, duke shprehur kozmopolitizmin e tij në hetimin, shpjegimin ose edhe në mbështetjen e disa mendimeve të drejta, pavarësisht përkatësinë e studiuesit.

Nga pozita e recensuesi qё me pёrgjegjёsi u thellova nё vlerёsimin e kёtij botimi, konstatoj se komponimi i librit ёshtё zhvilluar me mjeshtri tё veçantё. Ndёrsa pesha pragmatike e kёtij stili tё komponimit qёndron nё ofrimin e shansёs qё lexuesi tё pёrqёndrohet nё pjesё qё i pёrshtatet interesit tё tij, dhe pa e humbur logjistikёn e koordinimit tё gjёrave.

Marrë në tërësi, akademik Ajeti ishte dhe mbetet një ndër themelvënësit e arsimit të lartë dhe të shkencës albanologjike në Kosovë, por edhe fanar i shkencës shqiptare në përgjithësi. Ndërsa autorët Begzad Balliu dhe Bahtijar Kryeziu me këtë vepër të rëndësishme shkencore, e pasuruan gjuhësinë tonë në përgjithësi dhe onomastikën shqiptare dhe atë ballkanike në veçanti.

Filed Under: ESSE

VATRA DEKLARATË PËR MEDIAT DHE OPINIONIN PUBLIK

October 22, 2024 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” është organizata më e vjetër e shqiptarëve në SHBA. Orientimet tona strategjike si dhe angazhimet tona konsistojnë vetëm në avansimin dhe prosperitetin e interesit nacional për shiptarët kudo që ndodhen.

“VATRA” nuk anon politikisht dhe nuk mbështetë asnjë grupim politik e as grupe tjera interesi por vazhdon të punoj dhe të bashkëpunojë me institucionet e zgjedhura si në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e Tuz dhe Luginën e Preshevës pa asnjë paragjykim politik por vetëm si përfaqësues legjitim të popullit tonë në të gjitha trevat etnike.

I bëjmë me dije opinionit publik se tendencat dhe përpjekjet për manipulim të opinionit nga një medium në Tiranë se qenka organizuar “një tubim online” i njëfar strukture fantome duke keqpërdorur emrin e “VATRËS”, janë përpjekje të zbehta dhe të ulëta të një grupi individësh që ka kohë që kanë humbur rrugën dhe orientimin. Organet legjitime dhe lidershipi i “VATRËS” ka njoftuar me kohë antarësinë dhe opinionin publik se ata individ nuk janë pjesë e organizatës sonë, nuk përfaqësojnë organizatën, madje edhe kanë ndalesa nga organet e drejtësisë sa i takon këtij aspekti.

I bëjmë me dije këtij mediumi se “VATRA” nuk bie nën ndikimin e askujt, të asnjë grupimi politik, grupi të interesit apo mediumi dhe nuk ka forcë që e përkulë lidershipin e organizatës sonë në këtë orientim perëndimor dhe civil. Individëve që nuk janë pjesë e strukturave tona dhe që abuzojnë me emrin dhe logon e “VATRËS” do ju tregojmë vendin me anë të rrugës ligjore ashtu siç kemi vepruar edhe në të kaluarën duke respektuar në plotni Kanunoren tonë dhe legjislacionin në fuqi të shtetit në të cilin veprojmë.

“VATRA” është e të gjithëve, është pasuri dhe vlerë kombëtare, andaj vazhdojmë pa u ndalur me punët e mira dhe angazhimet tona për avansimin dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”,

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 689
  • 690
  • 691
  • 692
  • 693
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT