• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHKOLLA SHQIPE E KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE “SHËN TRINIA” NË BOSTON, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË MASSACHUSETTS

October 16, 2024 by s p

Kristiana Sadikja mësuese në shkollën shqipe “Shkolla e së Dielës” e Kishës Ortodokse Shqiptare “Shën Trinia” në Boston, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Boston, nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe, historisë, traditës e kulturës shqiptare dhe aktiviteteve fetare e patriotiko- kulturore. Me mësuesen Kristiana Sadikja bisedoi editori i “Diellit” Sokol Paja.

HISTORIKU I “SHKOLLËS SË DIELËS” E KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE “SHËN TRINIA” NË BOSTON

Së pari ju falenderoj që me jepni mundësi të tregoj tek shqiptarët e diasporës për punën e bukur që bëhet në “Shkollën e së Dielës” të Kishës Ortodokse Shqiptare “Shën Trinia” këtu në Boston. Unë jam Kristiana dhe drejtoj prej 9 vitesh “Sunday School”, ose siç i themi në shqip “Shkolla e së Dielës”, e cila i ka fillimet e saj me krijimin dhe organizimin e Kishës Ortodokse Shqiptare në diasporë “Shën Trinia”, këtu në Boston të shtetit të Massachusetts. Këtë shkollë e kanë krijuar gratë e kësaj Kishe të cilat u caktuan nga ky komunitet i Krishterë Ortodoks për tu angazhuar me rritjen shpirtërore dhe edukimin fetar të fëmijëve të cilët kishin emigruar nga Shqipëria. Krahas aktiviteteve që gratë e kësaj enorie (famullie) bënin në këtë Kishë ishte që ato të përkujdeseshin për vazhdimësinë e mbajtjes gjallë të Traditës Fetare dhe Besimit të Krishterë Ortodoks të të parëve te tyre nga ana e brezave të rinj, jo vetëm të atyre që kishin emëruar në moshë të vogël me familjet e tyre, por në veçanti për ato breza që do të lindnin në “Tokën e Re”, atdheun e tyre të dytë. Peshkopët e mëparshëm të kësaj kishe siç ishin Imzot Mark Lipa dhe Imzot Ilia Katre (Ketri), ndër vite u përkujdesën që në këtë enori (famulli) të ketë vazhdimësi në mbarëvajtjen e kësaj shkolle për të rritur dhe edukuar brezat e rinj me këto tradita dhe vlera të trashëguara nga vendi i tyre i origjinës. Kjo përkujdesje vazhdon edhe sot, duke bërë detyrën fisnike dhe punën e bukur që e nisën të parët tanë. Me bekimin e Hirësisë së Tij Mitropolitit të atëhershëm Imzot Ilia Katre, tashmë i jetëndërruar, unë fillova të jap mësime të Katekizmit (siç quhet në gjuhën kishtare) në këtë kishë në shtator të vitit 2015. Hirësia e Tij, Mitropoliti Ilia, duke e ditur aktivitetin tim të gjatë në Kishën Ortodokse të Shqipërisë si mësuese e Katekizmit më kërkoi që të kujdesesha për vazhdimësinë e mësimdhënies tek fëmijët e Krishterë Ortodoksë të kësaj kishe si nga ana fetare ashtu edhe nga ana patriotike, duke ua bërë të gjithë procesin e mësimdhënies në gjuhën e tyre amtare, shqipe. Pra, krahas mësimit të Katekizmit të Besimit Ortodoks, Hirësia e Tij theksoi që të rinjtë duhet të vazhdojnë të ruajnë identitetin dhe traditën e bukur shqiptare.

KURRIKULA MËSIMORE…

Kurrikula që përdor me fëmijët ka permbajtje fetare të cilat i marr nga Zyra e Fëmijëve të Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe në disa raste nga Kisha Ortodokse këtu në Amerikë. Gatishmëria dhe bashkëpunimi me prindërit dhe vazhdimi i të mësuarit në familje janë një mbështetje e madhe për mua. Mesimin që zhvilloj në klasë e bëjmë në gjuhën shqipe dhe arsyeja është që të ruajmë gjuhën shqipe dhe për ta transmetuar atë ndër breza. Pjesa më e madhe e fëmijëve e kuptojnë këtë gjë dhe akrivizohen në komunikimin shqip, sepse edhe në familjet e tyre ata flasin gjuhen shqipe.

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI FORMË E RUAJTJES SË IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË BOSTON

Ashtu siç edhe e përmenda më lart, krahas mësimit të Katekizmit, i cili zhvillohet në shqip, u japim fëmijëve edhe një kohë të caktuar për ta përpunuar, dhe përforcuar mësimin në shqip. Materialet për të mësuar fëmijët i kam siguruar privatisht, siç është abetarja, e cila përdoret në Shqipëri për klasat e para të shkollës fillore. Gjithashtu të gjitha shërbesat që bëhen në Kishën tonë, pjesa më e madhe e tyre bëhen në gjuhën shqipe. Me emërimin e Peshkopit të ri në enorinë (famullinë) tonë këtu në Kishën e Shën Trinisë në Boston, Hirësia e Tij, Imzot Theofan Koja, u kujdes personalisht që kjo shkollë të vazhdojë po me atë ritëm si më parë. Ai vazhdon të theksojë me të madhe rëndësinë e ruajtjes së besimit dhe kulturës tonë, sepse këto të dyja na identifikojnë ne si shqiptarë këtu në këtë vend të madh, i përbërë nga një mozaik i bukur kulturash, traditash dhe gjuhësh nga e gjithë bota, ku edhe ne shqiptarët kemi vendin tonë me karakteristikat dhe veçoritë tona të pasura. Programet që organizojmë çdo vit si për shembull; Festa e Krishtlindjes, ajo e Pashkës, Festa e Pavarësisë si dhe Festa e Mësuesit dhe ajo Nënës, bëhen të gjitha në gjuhën shqipe. Programi është i larmishëm me këngë, vjersha, valle dhe dramë. Gjithashtu çdo festë fetare që organizon enoria (famullia) jonë, krahas përmbajtjes fetare këndohen këngë të trevave të ndryshme shqiptare të shoqëruara me vallet tona të bukura. Kjo i jep një tjetër mundësi brezit të ri të mësojnë traditan kulturore-folklorike shqiptare dhe t’a përçojnë atë ndër breza. Me aktivitetet që zhvillohen në kishën tonë, fëmijëve krahas besimit në Zotin, për të qenë qytetarë të denjë të këtij vendi, u mësohet gjithashtu se prejardhja e tyre shqiptare është e pasur si nga ana kulturore dhe intelektuale.

PRINDËRIT E NXËNËSVE TË SHKOLLËS SHQIPE JANË NJË BEKIM

Komuniteti Shqiptar këtu në Boston organizon festa të ndryshme shqiptare dhe ka pjesëmarrës të ndryshëm. Aktivitetet që organizohen herë pas here në enorinë (famullinë) tonë janë një ruajtje e mirë e Traditës Shqiptare nga brezi në brez. Prindërit, për mua janë një bekim dhe bashkëpunimi i shkëlqyer me ta, ka si qellim të përbashkët që pishtarin që na u dorezua nga të parët tanë të vazhdojë të jetë i ndezur dhe tu përcillet brezave në vijim tek shqiptarët e diasporës. Aktualisht fëmijët që janë pjesë e Katekizmit këtu në Kishë, janë edhe pjesë e Shkollës Shqipe Maasbesa, e cila e ka përforcuar më shumë gjuhën shqipe tek brezi i ri.

VËSHTIRËSI NË MËSIMDHËNIEN ME FËMIJËT ME DY GJUHËSI

Unë nuk do t’a identifikoja si vështirësi të mësuarit shqip. Fakt është se në familjet shqiptare flitet shqip dhe kjo ma lehtëson komunikimin në shqip me fëmijët. I jam mirënjohëse familjeve shqiptare që vazhdojnë t’a ruajne traditën e tyre.

MËSIMI SHQIP DHE EFEKTI QË KA TEK FËMIJËT NË RRITJEN FRYMËS SË PATRIOTIZMIT

Të shprehurit në gjuhën shqipe është ndjenjë e veçantë, sidomos për ne që jemi në diasporë, por dhe fëmijëve u rritet ndjenja e dashurisë për vendin dhe prejardhjen e tyre. Unë uroj që tradita dhe kultura shekullore që ne si shqiptarë kemi, të vazhdojë ndër breza për të mos u shuar asnjëherë. Tashmë ne jemi qytetarë të “botës së re” dhe identieti i secilit e bën të veçantë, duke njohur prejardhjen njeh vetveten. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku jetojnë!

KUSH ËSHTË MËSUESE KRISTIANA SADIKJA?

Unë quhem Kristiana Sadikja. Kam studiuar në Shqipëri për Sociolgji dhe që prej vitit 1994 kam qenë pjesë aktive në Rininë Ortodokse të Shqipërisë. Për 10 vite kam qenë mësuese në “Shtëpinë Shpresa” të cilën Kisha Ortodokse e Shqipërisë e ka hapur për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve nga familjet me vështirësi ekonomike dhe sociale. Kjo “Shtëpi Familje” vazhdon misionin e saj edhe sot e kësaj dite dhe ndodhet në Kishën e Shën Vlashit në fshatin me të njëjtin emër në Durrës, Shqipëri. Në Shqipëri kam bërë trajnime të ndryshme në edukimin e fëmijëve me vështirësi sociale por dhe jo vetëm. Gjithashtu kam eksperiencë të gjatë si mësuese e Edukimit të Krishterë në Kishën Ortodokse të Shqipërisë. Prej 9 vitesh tashmë ndodhem në Boston të Shtetit Massachusetts dhe përpiqem të jap sadopak kontributin tim personal në rritjen dhe formimin e brezit të ri ndër shqiptarët e diasporës. Përveç vlerësimeve nga Komuniteti i Kishës dhe prindërve, çmimi më i madh është; gëzimi kur shoh ecurinë e femijeve, tashmë të rritur, që e ruajnë besimin dhe kulturën e tyre. Kjo është kënaqësia më e madhe për një mësuese.
@followers@top fans

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

Xhamia e Namazgjasë, mes politikës dhe fesë

October 15, 2024 by s p

Assoc. Prof. Dr. Genti Kruja 

Professor of Sociology at Bedër University College

Secretary General of Inter-religious Council of Albania &

President of ENIB, Religions for Peace, Europe

Expert of Religious Freedom at OSCE/ODIHR/

“Kryeqyteti ka nevojë për nji Xhami të madhe e moderne”. Me këtë titull hapet artikulli i revistës “Zani i Naltë” në qershor 1938. Kjo ëndërr shekullore e myslimanëve shqiptarë e sidomos e banorëve të kryeqytetit, u pre në mes nga Lufta e Dytë Botëtore dhe instalimi i regjimit komunist në Shqipëri për t’u rikthye si nevojë dhe më e madhe pas rënies së komunizmit juridikisht në fillim të viteve 90’. Në vitin 1993 u hodh gurthemeli i parë dhe për 20 vite nuk u vendos asnjë gur tjetër. I shoqëruar me debate dhe kërkesa ndaj çdo qeverie me 20 prill 2013 u zhvillua ceremonia e dytë për fillimin e punimeve dhe dhënies së lejes nga qeveria Berisha. Ndërrimi i qeverisë bëri që ajo leje të anullohej dhe të jepej dhe një herë nga qeveria Rama, e cila u pasua me një ceremoni të tretë.

Fillimi praktik i punimeve me pjesëmarrjen e qeverisë turke dhe krerëve të dy shteteve bëri që të zhvillohej ceremonia e katërt mes debateve për truallin, ekologjinë, arkitekturën dhe garën e niveleve të ndryshme për finalizimin e saj.

Sot më në fund pas 4 ceremonive të themeleve, u zhvillua dhe ceremonia e pestë, e politizuar nga pala turke dhe shqiptare mes flamujve turq dhe shqiptarë (se ç’hyn “atdhetarizmi” këtu vetëm PR i Turqisë e di më së miri), duke i dhënë fund kalvarit të pritjeve shekullore.

Megjithatë tashmë ajo hapi dyert për besimtarët myslimanë, por jo vetëm së bashku me një qendër kulturore.

Me dëshirën që të shërbejë për hajr e mirësi e që politika t’i mbajë duart larg nga punët e fesë.

Filed Under: Ekonomi

“Kërkimi shkencor “Më Shumë Politikë, Më Pak Shkencë!”

October 15, 2024 by s p

Satirë nga Rafael Floqi/

Evis-Kushi-komisioni-per-median-1140x760

Në një vend ku kërkimi shkencor përmban më shumë mistere se një roman kriminal, qeveria shqiptare ka hedhur në konsultim publik një draft ligji për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor. Tani, studiuesit janë të ftuar të mbushin kafenetë dhe tavolinat e bisedave për të diskutuar një projektligj që duket se ka më shumë lidhje me politikën sesa me shkencën.

Imagjinoni një këshill kombëtar të shkencës, të drejtuar nga Kryeministri vetë, me pesë ministra të tjerë për ta mbështetur. Ky këshill, sipas autoriteteve, do të orientojë dhe miratojë politikat e kërkimit shkencor. Po nëse i besojmë shkencëtarëve, ky duket më shumë si një grup i njohur si “Qeveria Këshillon Qeverinë”. Ndërsa po diskutojnë për “të ardhmen e shkencës”, ne e dimë se në të vërtetë po planifikojnë se si të rrisin ndihmën për… vetveten!.  

Në një botë ku çdo fjalë është e pashmangshme dhe çdo mendim është i paefektshëm, Hoxha, si kryetar i Konferencës së Rektorëve, ka dalë në skenë si mbrojtës i shkencës, duke thënë se drafti qeveritar “është deklarativ dhe nuk zgjidh asgjë.” Me sa duket, në vend që të ofrojmë një rregullim për shkencën, do të krijojmë një anomali të saj—në një përpjekje për të rregulluar atë, do ta mbushim me më shumë kaos.

I vendosur në mbrojtjen e Kushtetutës, ai akuzon qeverinë se po përpiqet të kalojë një ligj që jo vetëm shkel lirinë e kërkimit shkencor, por gjithashtu ngatërrohet me ligjin për Arsimin e Lartë—si një rrobë që i përputhet dhe pastaj vendoset përmbys. “Kemi kërkuar pezullim të procedurave parlamentare,” thotë ai, si një avokat që proteston për një proces gjyqësor që ka vendosur të hedhë poshtë të gjithë logjikën. 

Përfundimisht, Hoxha na fton të mendojmë: nëse të gjithë këta ligjvënës janë si arkitektë të pabesë që ndërtojnë mbi rërë, si mund të presim që shkenca të qëndrojë e fortë?

“Pse duhet që Kryeministri të jetë në krye? A është ai ndonjë lloj Galileo modern?” –,thonë shkencëtarët  duke ironizuar rreth rëndësisë që i jepet pozitës së kryeministrit. Një pyetje e shkëlqyer: A është e nevojshme që vendimi përfundimtar mbi eksperimentet shkencore të kalojë në duar të politikës?

Sipas burokratëve të AKKSHI-it kjo është përpjekje për të mbushur boshllëkun. Kjo është një çështje këndvështrimi! Epo, ndoshta këndvështrimi do të ndihmojë që të gjithë të shohin se në fakt qeveria e “këshillon” shkencën, dhe me sa duket, shkenca është një instrument për të realizuar politikat e saj.

Por le të flasim për financimin: Shqipëria ka një buxhet prej 5.5 milionë euro për kërkimin shkencor, që është rreth 0.08% e PBB-së. Ky është një shifër aq e vogël sa duket se financimi i kërkimit shkencor është një punë për hobi, ndoshta për ata që duan të bëjnë eksperimentet e tyre në garazh! 

E po, ndoshta pas një periudhe kohe, ndihma për kërkimin shkencor do të rritet në 1% deri në vitin 2030. Rritje fantastike! Çfarë do të bëjmë me gjithë atë buxhet? Do të blejmë ca “mikroskopë” të rinj për laboratorët?

Ndërkohë, studiuesit bëjnë thirrje për rritjen e kapaciteteve të kërkimit shkencor për të tërhequr fondet e BE-së, të cilat, për të qenë të sinqertë, do të ishin më shumë se një ëndërr për Shqipërinë. 

“Duhet të kemi kapacitete për t’i thithur këto fonde”, duke e ditur se për të arritur këtë, do të duhet shumë më tepër se një projektligj i shkruar me entuziazëm, përveç një ekip pune që mund të shkruajë projekte, jo vetëm broshura të bukura.

Pra, nëse ndonjëherë mendoni se shkenca ka nevojë për ndihmë, kujtoni: në Shqipëri, kërkimi shkencor është një art që po e përjetëson politikën. Ndaj, përderisa qeveria po “këshillon” shkencën, mundësitë për të krijuar diçka të vërtetë janë po aq të pakta sa buxheti i kërkimit. 

Një e vërtetë e hidhur: në vend të inovacionit, ndoshta ne po bëjmë mbledhje që AI të na zgjedhë një Ashtanj kryeministër. Dhe kështu, me këtë projektligj, duket se Kryeministri Rama po e vendos veten për të marrë çmimin Nobel për shkencë! 

Sepse, në fund të ditës, në Shqipëri, gjithçka është një eksperiencë shkencore… përveçse kur bëhet fjalë për financimin e kërkimit!

Filed Under: Komente

35-VJET PAS SHEMBJES SË MURIT TË BERLINIT: ANË E MBANË BOTËS DEMOKRACIA ËSHTË NË RREZIK!

October 15, 2024 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated

Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shënoi Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë — përveç tjerash – edhe me një mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, drejtuar vendeve anëtare të organizatës botërore që ai drejton, organizatave ndër-qeveritare dhe atyre jo-qeveritare dhe medias, në mbarë botën, mbi rëndësinë e demokracisë në botë. Frank Shkreli: Shqiptarët në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, 2024 | Gazeta Telegraf  Në mesazhin e tij kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, 2024, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, nënvijoi se “Dita Ndërkombëtare e Demokracisë është një mundësi për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të fjalës së lirë, lirive civile dhe shtetit të së drejtës; llogari-dhënjen nga institucionet qeveritare si dhe mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut”, si domosdoshmëri në procesin e zhvillimeve demokratike në botë. Kjo, tha me atë rast, udhëheqsi i OKB-së, është, veçanërisht, “me rëndësi këtë vit, kur më shumë se 50 vende – që, aktualisht, përfaqësojnë gjysmën e popullsisë globale – mbajnë zgjedhjet e radhës”.  Antonio Guterres, theksoi gjithashtu se këto të drejta demokratike dhe vlera universale po sulmohen në mbarë botën. Liritë, në përgjithësi, po gërryhen, hapësira për pjesëmarrje qytetare në proceset politike po ngushtohet, ndërsa që polarizimi politik po intensifikohet, ndërkohë që mosbesimi ndaj vlerave demokratike, po rritet, ka thenë ai. Për fat të keq, kjo deklaratë tingëllon si deklaratat parlajamëruese të mëparshme ndaj rreziqeve që pëabll demokracia, por që tregon gjithashtu se zhvillimet dhe proceset demokratike në botë, jo vetëm që nuk po përmirësohen, por përkundrazi, problemet e demokracisë po shtohen gjithnjë dhe pa ndërprerje, 35-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit.  Si rrjedhim, anë e mbanë botës, demokracia po kërcënohet dhe po rrezikohet si sistem i preferuar qeverisës.

Për këtë fakt shqetësues për fatin e demokracisë anë e mbanë botës, shkruhet pothuaj përditë në median amerikane, ndërkohë që është theksuar edhe në shumë raporte ndërkombëtare organizatash jo-qeveritare, përfshir një raport të botuar në fund të marsit që kaloi nga Fondacioni prestigjoz gjerman Bertelsmann. Sipas këtij raporti të para disa muajve– siç ka raportuar DW – 63 vendeve të botës që konsiderohen demokratike, ua kalojnë me numër vendet autokratike – gjithsejt 74. Kjo, sipas fondacionit gjerman tregon se ka ndodhur një ndryshim i madh global i një distancimi të dukshëm nga qeverisja demokratike, drejt autokracisë – shkaktuar nga ngjarjet e fundit gjeopolitike, por edhe nga sëmundja Covid-19, sipas këtij fondacioni. 

Sipas këtij raporti, faktet janë tepër shqetësuese për zhvillimet demokratike anë e mbanë botës.  Thuhet se, gjatë 20-viteve të fundit, demokracia, proceset dhe vlerat e saj janë përkeqësuar në 137 vende të botës, vende të cilat konsiderohen në zhvillim e sipër, si nga pikëpamja politike ashtu edhe ekonomike. Sipas fondacionit gjerman, këto janë shtete të cilat nuk mbajnë zgjedhje të lira dhe të cilat nuk kanë një shtet funksional kushtetues. Në raportin e Fondacionit Bertelsmann, që citohet nga DW, thuhet se vetëm gjatë dy viteve të fundit, zgjedhjet që janë mbajtur në 25-vende të botës, cilësohen si më pak të lira dhe më pak të ndershme se ç’ishin më përpara. Për më tepër, sipas raportit, në 39-vende të botës, fjala e lirë dhe liria e shtypit kanë hasur në kufizime gjithnjë e më të mëdha, gjatë të njçjtës periudhë.  

Megjithë retë e zeza në horizontin e proceseve demokratike në shumë vende të botës, Sabine Donner, njëra prej autorëve të raportit të Fondacionit Bertelsmann – një raport më gjithë-përfshirës të këtij lloji në botë — i ka thenë DW se ajo nuk është, krejtësisht, pesimiste mbi demokracinë në botë, sepse sipas saj, vitet e  fundit, popujt dhe qeveritë janë më të vetdijshëm se para 10-vjetësh, për problemet dhe sfidat që paraqesin — për vendet demokratike — regjimet dhe liderët absolut — që formë qeverisje kanë autokracinë – tha ajo për DW.

Në raportin e fondacionit gjerman thuhet se lufta më efektive kundër prirjeve autoritare në një vend, është dhe duhet të mbetet angazhimi dhe mbështetja serioze e qytetarëve për zgjedhje të lira, për lirinë e shtypit dhe për funksionimin e ndarjes/pavarësisë së pushteteve.  Autorët e raportit të Fondacionit gjerman Bertelsmann arrijnë në përfundimin se në vendet ku demokracia funksionon, normalisht, tanimë, qeveritë në ato vende duhet të kërkojnë – më shumë se ç’kanë bërë në vitet e kaluara — një konsensus sa më të madh politik nga një segment sa më i gjërë i shoqërisë. Ndonëse, sipas DW, autorët e raportit pranojnë se një gjë e tillë po bëhet gjithnjë e më e vështirë në një atmosferë në rritje e sipër të polarizimit të forcave politike, anë e mbanë botës.

Sipas, OKB-së, ndër 50-vendet që do mbajnë zgjedhje vitin që vjen janë edhe Shqipëria e Kosova, ku kanë filluar tanimë përgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Sipas vërejtsve të huaj dhe të brendshëm –në prag të zgjedhjeve në Shqipëri dhe në Kosovë, ndonëse më pak në Kosovë – vihet re një mungesë e dukshme e përpjekjeve serioze për transformime politike drejtë vendosjes së demokracisë së vërtetë, sidomos të sigurimit se zgjedhje do jenë të lira dhe të ndershme.  Fatkqesisht, jemi mësuar tani që dy shtetet shqiptare vazhdojnë të klasifikohen, në raportet ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe zhvillimeve demokratike, si “pjesërisht të lira”. Kjo ndodhë, për disa arsye, por pikërisht për mungesë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, bazuar në standardet ndërkombëtare dhe për kufizimin e të drejtave dhe lirive bazë, siç është fjala e lirë dhe sidomos, liria e shtypit të pavarur.  Është kufizimi i këtyre të drejtave bazë të njeriut, që po rezikojnë lirinë dhe demokracinë e fituar me aq vuajtje e sakrifica që, për fat të keq, po bejnë që edhe dy shtetet shqiptare dhe shoqëritë e tyre të shkojnë drejtë një polarizimi politik gjithnjë e më të ashpër – ndërsa po afrohen zgjedhjet. Një prirje kjo që rrezikon, seriozisht, arritjet e deritanishme të lirisë dhe demokracisë sado të brishtë në trojet shqiptare, e që dalngadal i hap derën distancimit gjithnjë e më të madh të shqiptarëve nga qeverisja demokratike drejt një sundimi absolut. 

Ekspertët janë dakort se demokracitë e pjekura, të stabilizuara dhe me përvojë historike e kanë më të lehtë të luftojnë dukuritë që rrezikojnë sot liritë dhe demokracinë në vendet e tyre – por që është shumë më e vështirë për vendet me një demokraci të brishtë ose “pjesërisht të lira”, si Shqipëria dhe Kosova, të luftojnë prirjet anti-demokratike dhe përpjekjet drejt vendosjes së një regjimi autokratik – prirje të cilat rrezikojnë liritë bazë të njeriut dhe demokracinë edhe të shqiptarëve  Progresi demokratik ka nevojë për një proces. Në krye të listës së këtij procesi janë zgjedhjet, vërtetë, të lira, të ndershme dhe demeokratike, për të gjithë dhe pa dallim.

Për fat të keq, përpjekjet për mbrojtjen e demokracisë sot në botë bëhen edhe më të vështira kur sunduesit autokratikë gjithandej – diktatorë të majtë e të djathtë – bashkpunojnë kundër armikut të tyre të përbashkët – DEMOKRACISË SË VËRTETË – si në kohën e Stalinit e të Hitlerit, bashkpunim i turpshëm që më në fund çoi në Luftën e dytë Botërore.  Mbetet për t’u parë se çfarë do sjellë ky bashkpunim fatkeq midis këtyre forcave të errëta – të djathta e të majta – për të ardhmen e demokracisë dhe lirive bazë për popujt e botës, në vitet në vazhdimësi.

Në shikim të parë, kam drojë se kemi mjaft arsye që të jemi të shqetësuar për gjëndjen e krijuar në botë, por duke shpresuar se demokracitë e vërteta do zgjohen nga gjumi letargjik përballë kërcënimeve dhe rreziqeve me të cilat përballet sot demokracia kudo.

Filed Under: Analiza

VATRA NDEROI ARQIPESHKVIN E SHKODRËS IMZOT ANGELO MASSAFRA

October 15, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 14 tetor 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra në një ceremoni zyrtare në Selinë Qendrore, nderoi me “Mirënjohje” Shkëlqësinë e tij Imzot Angelo Massafra me motivacion: “Si udhëheqës i shquar i katolicizmit shqiptar, për kontributin e jashtëzakonshëm në rimëkëmbjen e Kishës Katolike në Shqipëri, për meritat e veçanta në forcimin e promovimin e vëllazërisë ndërfetare në Shqipëri, për veprimtarinë publicistike në lartësimin e vlerave më të shquara të kombit shqiptar e klerit katolik në Shqipëri, për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë e zbardhjen e të vërtetës historike të persekutimit të klerit katolik përgjatë diktaturës komuniste”. Shkëlqesia e tij Imzot Angelo Massafra udhëheqësi i Dioqezës Shkodër-Pult, arbëresh, ka lindur më 23 mars 1949 në San Marzano të San Giuseppe (Taranto), Itali. Ka ardhur në Shqipëri për herë të parë më 1 dhjetor 1991 duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Gjatë vizitës së ngrohtë e vëllazërore në Vatër, kryetari Dr. Elmi Berisha e falënderoi Imzot Massafrën për vizitën historike të Vatrës në Vatikan dhe kontributin e tij fetar e kombëtar në Shqipëri. Imzot Angelo Massafra vlerësoi Vatrën për punën atdhetare e komunitare dhe ftoi vatranët në ceremoninë kanonike të lumturimit të Martirëve të fesë At Luigj Palaj dhe Dom Gjon Gazulli, ceremoni që zhvillohet në Shkodër më 16 nëntor 2024.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 703
  • 704
  • 705
  • 706
  • 707
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT