• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

EKSKLUZIVE / ISMAIL QEMALI, SHQIPTARI I PARË NË KRYE TË SË PARËS ORGANIZATË NDËRKOMBËTARE

October 1, 2024 by s p

Evarist Beqiri/

Komisioni Evropian i Danubit (European Commission of the Danube ose Commission Européenne du Danube, ‘C.E.D.’) u themelua sipas nenit XVI të Traktatit të Parisit (1856), pas përfundimit të luftës së Krimesë. Konferenca e Parisit (1856) vendosi për të parën herë një regjim ndërkombëtar për të garantuar lundrimin e lirë në ujërat e lumit Danub. Në historikun e kësaj organizate ndërkombëtare do të kishte një rol të rëndësishëm edhe një shqiptar i shquar…

Ismail Qemal Vlora nuk është vetëm kryeministri dhe ministri i parë i Jashtëm i Shqipërisë. Ai është edhe shqiptari i parë, i caktuar si përfaqësues diplomatik në një Organizatë Ndërkombëtare. Dyzet e dy vite para formimit të shtetit shqiptar, në vitin 1870, Ismail Qemali mbante postin e guvernatorit të Tulçës (Tulcea) në Rumani. Porta e Lartë e mandatoi edhe si anëtar të Komisionit Evropian për Danubin.

Komisioni Evropian i Danubit ishte e para Organizatë Ndërkombëtare, ku përfaqësoheshin Fuqitë e Mëdha. Ai synonte lehtësimin e lundrimit në ujërat e Danubit. Studiuesit e konsiderojnë Komisionin Evropian të Danubit si një eksperiment i suksesshëm në të drejtën ndërkombëtare. Është tentativa e parë për bashkëpunim dhe ndërkombëtarizim të fuqisë policore të shteteve sovrane për një kauzë të përbashkët. Komisioni Evropian i Danubit ishte një organizatë unike në llojin e vetë, i cili ushtronte pushtet policor dhe juridik mbi mjetet detare dhe individët në ujërat e gjëra të Danubit.

Komisioni Evropian i Danubit së bashku me Komisionin Qendror të Lundrimit të Rhinit i themeluar nga Kongresi i Vjenës (1815), janë të parat organizata ndërkombëtare në botë. Komisioni Evropian ishte një organizate inovative me natyrë tekniko-politike. Komisioni Evropian u themelua nga Koncerti i Fuqive Evropiane dhe e ushtronte sovranitetin e tij në rrjedhën e lumit Danub. Për të parën herë delegatët e fuqive rivale do të punonin së bashku për hir të sigurimit të infrastrukturës evropiane të transportit. Komisioni Evropian do të shndërrohej në një aktor në arenën e politikës ndërkombëtare dhe do të shërbente si model për themelimin e organizatave ndërkombëtare, të cilat lindën më pas. Komisioni i Danubit është një organizëm ndërkombëtar që vijon të funksionojë edhe në ditët tona…

Komisioni Evropian i Danubit ishte një organ i pavarur dhe burokratik, i cili garantonte zbatimin e normave të gjithëpranuara ndërkombëtare në Danub. Në këtë shkrim po publikojmë për herë të parë për publikun një dokument origjinal të Komisionit Evropian të Danubit. Me anë të këtij dokumenti me nr. 11, të hartuar në Galati, Rumani, më 17 janar 1871, Shkëlqesia e tij, presidenti i komisionit Ismail Beu, kërkon të dhëna lidhur me kohën e ndërtimit të disa shtëpive që gjendeshin në bregun e djathtë të Danubit në Sulina, Rumani. Vlen të nënvizohet fakti që në këtë periudhë Ismail Qemali njihej në komunikimin zyrtar me emrin Ismail Beu (Ismail Bey). Pra, duket se ai akoma nuk e përdorte zyrtarisht emrin Ismail Qemali (Ismail Kemal)…

Ismail Qemali ishte më i riu midis anëtarëve të Komisionit Evropian të Danubit, vetëm 26 vjeç. Ai ishte njëkohësisht edhe president i Komisionit të Danubit. Këtë detyrë ai ushtroi në vitet 1870-1872, duke u bërë kështu i pari dhe i vetmi shqiptar që deri më sot ka arritur një pozicion kaq të lartë në një organizëm ndërkombëtar. Ekziston edhe një foto e rrallë e Ismail Qemalit në këtë periudhë. Aty shfaqen përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Komisionin Evropian të Danubit, diplomatë nga më të shquarit të kohës.

Rëndësia që kishte për kohën kjo organizatë ndërkombëtare shfaqet edhe tek niveli i lartë i përfaqësimit. Fuqitë e Mëdha do të caktonin aty si përfaqësues diplomatët e tyre më të zotë. Përkatësisht, Kolonel (më pas Gjeneral) Sir John Stokes, për Britaninë e Madhe; Baron Adolphe d’Avril, për Francën; Baron Joseph Maria von Radowitz, për Gjermaninë (Prusinë); Baron Henrik d’Offenberg, për Rusinë; Baron Nikolaus von Pottenburg, për Austrinë dhe Kavalier Bernardo Berio, për Italinë. Sot ekziston edhe një pllakatë përkujtimore ku gjendet edhe emri i Ismail Qemalit, pikërisht në farin e qytetit të Sulinës, Tulcea, në Rumani. Ajo u vendos në nëntor 1870, për të përkujtuar ndërtimin e farit nga Komisioni Evropian për Danubin.

Siç e thamë më sipër, Ismail Qemali u emërua në shkurt 1870, guvernator i provincës së Danubit të Poshtëm dhe ex-officio president i Komisionit Evropian për Danubin. Si kryesues i komisionit, Ismail Qemali, bashkëpunoi në mënyrë të shkëlqyer me delegatët e tjerë, si atë britanik, francez, gjerman, rus, austriak dhe italian. Gjatë kësaj periudhe ai do të lidhte miqësi edhe me Kolonelin (më vonë Gjeneral) Gordon, ose siç njihet ndryshe “Gordoni kinez”, i cili do të ishte anëtar i komisionit në vitet 1872–1873. Heroi britanik Charles George Gordon nderohet anekënd botës, për luftën e tij historike kundër skllavërisë. Ai njihet ndryshe edhe si “Gordon Pasha”, “Gordon kinezi”, apo edhe si heroi i Khartumit. Ai humbi jetën përgjatë mbrojtjes heroike të Khartumit, kundër rebelëve sudanez në vitin 1885.

Gordon Pasha e vlerësonte shumë Ismail Qemalin dhe dëshironte që ta kishte në krah të tij edhe në Khartum. Në një letër që ai i dërgonte Ismail Qemalit më datë 24 janar 1877, bën një parashikim profetik, kur i shkruan, ndër të tjera: “Jua kam thënë me kohë, do të bëheni njeri i madh, ashtu mendoj edhe tani. Ruajuni nga aventurierët.”. Gordon Pasha, vlerësonte ngrohtësinë dhe përzemërsinë e karakterit të Ismail Qemalit.

Në periudhën që shërbeu si guvernator në Evropën Juglindore, Ismail Qemali ndërmori iniciativa të ndryshme për përmirësimin e infrastrukturës publike. Por, më 17 korrik 1870, Franca i shpalli luftë Gjermanisë dhe të gjitha punët e mira që ishin nisur u ndërprenë. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, ai u përpoq që të çonte përpara disa projekte për reforma administrative në rajon. Më kryesori ndër to ishte organizimi i shkollave publike në krahinën e Dobruxhas (Dobruja), midis Rumanisë dhe Bullgarisë së sotme…

Foto:

Ismail Qemali dhe anëtarët e Komisionin Evropian të Danubit, në vitin 1871.

Ky dokument publikohet për të parën herë. Ai mban nr. 11, dhe është hartuar në Galati, Rumani më, 17 janar 1871. Shkëlqesia e tij, Ismail Beu kërkon disa të dhëna lidhur me kohën e ndërtimit të disa shtëpive që gjendeshin në bregun e djathtë të Danubit në Sulina, Rumani.

Pllakatë përkujtimore në farin e qytetit të Sulinës, Tulcea, Rumani, nëntor 1870.

Filed Under: Histori

Lee Zeldin: “We must send Marko Kepi to the New York State Senate”

October 1, 2024 by s p

Lee Zeldin: “We must send Marko Kepi to the New York State Senate”

Filed Under: Rajon

ËSHTË PLAKJA SËMUNDJE ?

October 1, 2024 by s p

Dr. Shefqet Deliallisi/

Të moshuarit janë të hiper-fokusuar deri në obsesion në kërkim të një jetzgjatje sa më të gjatë…

Në “shërbim” të këtij interesi kaq të shtuar është një sistem shëndetsor i shtrenjtë që veç shëndetit i shërben edhe interesave të mjekësisë së komercializuar.

Nga ana tjetër e interesuar është dhe shkenca e madhe, që vazhdon me studime pa fund për zgatjen e jetgjatgjatsisë…

“Plakja sëmundje” përbën një burim të madh financimi për programet e saj kundër plakjes…

Dhe nuk mbetet pas media që pa fund reklamon “rini të përjetshme,” “jetzgjatje pa kufi” dieta “çudibërse”, “superushqime” kundër plakjes, vitamina, suplemente, kirurgji kozmetikë, duke krijuar iluzionin që plakja s’është veçse një sëmundje që trajtohet!

Në modën e re të shpikjeve të sëmundjeve, mjeksia moderne ka përfshirë dhe plakjen.

“Po i hapet dera trajtimit të plakjes si sëmundje, një kod i gjerë i implementuar nga OBSH po i paraprin këtij qëllimi” shkruan në editorialin e saj revista “Lancet Diabetes & Endokrinology”(2018).

Por a është plakja sëmundje ? Nëse po, pse jo dhe adoleshenca, menopauza, apo dhe shtatzania ?

Historikisht plakja është konsideruar një fazë e jetës, një proces natyral !

Pse atëhere duhet plakja të konsiderohet sëmundje ?

Dihet që sëmundjet kronike janë “klientet” kryesore të kompanive farmaceutike.

Dihet që të moshuarit kanë tre apo katër sëmundje kronike dhe plakja-sëmundje bën të mundur regjistrimin e mjekimeve të reja.

Filed Under: Komente

NË PALLATIN E SKËNDERBEUT ME FLORIANËN, DUKE KUJTUAR GJYSHËRIT, POR DHE NJË NOBELIST…

September 30, 2024 by s p

Nga Visar Zhiti/

Patjetër që do të shkonim në Pallatin e Skënderbeut, sa herë vijmë në Romë e vizitojmë dhe kur na tha Floriana, u nisëm menjëherë.

Zbritëm shkallët e Quirinale-s, ku është Presidenca e Italisë dhe dolëm në “Vicolo Scanderbeg”.

– Është rruga e parë në Romë që i vihet emri i një të huaji, – thashë dhe dolëm në atë që quhet edhe sot “Palazzo Scanderbeg”, është shtëpia autentike e Gjergj Kastrioti – Skenderbeut, ja dhe afresku mbi portë me portretin e Skenderbeut dhe mbishkrime, jo vetëm sugjestionuese për ne, por dhe me vlera për historinë, – kisha shkruar dikur.

Kur vinte Skenderbeu në Romë, në Selinë e Shenjtë, për punët shtetërore në mbrojtje të Atdheut dhe Europës Perëndimore, – vazhdoja, – rrinte te kjo shtëpi, është vërtet e tij, nderkohë pasuri e trashëgimisë kulturore italiane, e mbrojtur me ligj, që dhe nëse ndërron pronar apo dhe funksion, duhet të mbetet siç është, strukturë e kujtesës, si para 5 shekujve, kështu e përgjithmonë, sa të jetë Roma.

Po bënim prapë foto aty me Edën time, me Florianën, që ishin mikesha të mira, ne kishim punuar bashkë dhe në ambasadën tonë në Romë, edhe në Vatikan, Floriana di disa gjuhë të huaja dhe e kujtoj, punonte shkëlqyer. Tani jeton në Romë me familjen e saj. Vinim shpesh të shikonim Shtëpinë e Skënderbeut. Dhe Atjonit tonë të vogël i pëlqente këtu dhe recitonte te sheshi me kalldrëm si një fëmijë i gëzuar.

Atëhere kisha bërë propozime e kërkesa që kjo ngrehinë hijerëndë, tashmë hotel, të blihej nga shteti shqiptar apo të shkëmbehej, ishin mundësitë, e bisedoja dhe me të apasionuarin pas atij Pallati, pas Skënderbeut në fakt, Costanzo Dagostino dhe aty, te ky pallat i madh vërtet, mund të vendoseshin ambasadat tona në Itali, e Shqipërisë dhe e Kosovës, edhe ajo në Vatikan, madje në njërin nga katet mund të bëhej dhe një Qender Kulturore Shqiptare. Po ne ende nuk kemi një qendër kulturore në asnjë vend tjetër dhe kërkesa s’pati një përgjigje kurrë.

Dhe mundësitë, besoj, janë, por duhet shteti…

Nuk po zgjatem përsëri me rrëfime pune, por dua të kujtoj trarët e “Palazzo Scanderbeg”, kur më thanë në vizitën time zyrtare se janë po ata të para 550 vjetëve e më shumë tani, shtanga. Janë po ata trarë qē rrinim mbi kryet e Skënderbeut, kur bunte këtu e shkruante mbi skrivani, ato ka parë me syte e tij, kur i ngrinte lart, s’dihej ç’donte t’i thoshte Qiellit.

Këtë po bisedoja me Edën e Flirianën, me siguri do e kisha thënë dhe herë tjetër. Pata një xixëllimë të beftë si ndeshje sysh, kisha shkruar, se Italia, që e vetme ka 60 % deri 70 % të të gjithë thesarit të kulturês botërore ruan trarët e Skënderbeut. Të atij që bëri çatinë e Kombit tonë. Ç’mrekulli!

Me një ndjesi të tillë zbritëm te e famshmja “Fontana di Trevi”, janë ngjitur me “Palazzo Scanderbeg”. Këtu kishte ardhur dhe Faik Konica, po tregoja, i pëlqente se i kujtonte Alpet e Shqipërisë, kështu thoshte.

Po edhe gjyshi nga nëna i Florianës, Injac Zamputi, do të ketë ardhur këtu, shpesh besoj, ai ishte me origjinë italiane, u rrit në Shkodër, studioi në kolegjin Saverian të Jezuitëve dhe nisi punë si mësues i letersise dhe i gjuhës shqipe, koleg i ri i Dom Ndre Mjedes, i Padre Zef Valentinit. Më pas studioi per shkenca politike në Universitetin e Triestes, ku mbron temën “700-a Veneciane dhe Shqipëria”.

Pas Çlirimit, kështu quhet, por ne ramë në një robëri më të rëndë, në atë tonën, Injazi punoi në Shtëpisë e Kulturës në Shkoder e më pas dërgohet në Gjirokaster si mësues në lice. Me hapjen e Institutit të Shkencave thirret në Tiranë ku i caktohet dega e historisë së mesjetës. U shqua si studiues, historian, veçanërisht i mesjetës, kritik letrar, përkthyes, etj, por edhe përndiqej, jo vetëm prej origjinës, por, – kisha lexuar, – se ai nuk kishte pranuar të bashkëpunonte me Sigurimin, policinë sekrete. Aha, prandaj s’e bënë akademik dhe harrohej. Ndërroi jetë në Tivoli në Itali dhe, sipas porosisë së tij të fundit, prehet në varrezën e familjes në Tiranë.

Kurse gjyshi nga babai i Florianës, Beqir Haçi nga Borshi, ka qenë i burgosur politik, arsimtar dhe ai, përkthyes, poet, me atë mësonin anglisht disa nga ata që do të bëheshin liderë të demokracisë dhe pas rënies së regjimit komunist atë e nderuan me titullin “Mësues i Populli”.

Po edhe prindërit e Florianës janë të mrekullueshëm, i njohim…

Ndërkaq ne kishim arritur në kafen e famshme “Sant Eustachio” pas Panteonit. U pëlqente të vinin shpesh këtu dhe Edës me Atjonin.

Ja dhe mozaiku me drerin në prag të kafenesë, kur futeshim aty, – po i tregonte Eda për mua Florianës, – bënte kujdes të mos e shkelte drerin, e ka shkruar dhe në romanin e tij “Në kohën e britmës”. Po aty kam dhe një histori të bukur me vëllanë e Ernest Koliqit dhe trëdafilat, ma kishe treguar ti, Floriana, – ndërhyra unë. Dhe Eda vazhdoi të na tregojë se pse është aty mozaiku me drerin, nga që Eustakios, një oficer romak, teksa gjuante, mes brirëve të një dreri iu shfaq një kryq me dritë dhe brenda tij figura e Krishtit, pas kësaj ai u kthye në të krishterë dhe ndoqi rrugën e krishtërimit.

Edhe Gjergj Kastrioti ynë ishte cilësuar nga papët si “atlet i Krishtit” dhe “mbrojtës i paepur i qytetërimit perëndimor”, siç dhe shkruhet në piedestalin e shtatores së tij mbi kalë në Romë, – po thoshim.

Po edhe romani që kishte sjellë si dhuratë për ne Floriana, “Un bagliore, (“Një shkëlqim” mund të themi), i nobelistit më të fundit, Jon Fosse, – u mallëngjye kur u ndamë, – do të kishte diçka të tillë mistike, një vezullim mahnitës në pyllin e jetës natën, do ta lexonim në qiell, në aeroplan gjatë kthimit nga Roma në Chicago.

Filed Under: Sofra Poetike

Kryeministri Kurti bëri homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York

September 30, 2024 by s p

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, bënë homazhe pranë varrezave të vëllezërve Bytyqi, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të vrarë nga shteti i Serbisë, 25 vjet më parë.

Më 23 qershor të vitit 1999, pak ditë pas çlirimit të Kosovës, tre vëllezër shqiptarë kishin ndërmarrë një nismë shumë njerëzore: të përcjellin një familje rome nga Prizreni drejt kufirit me Serbinë, që po shkonte drejt Kralevës. Gjatë këtij udhëtimi, ata të tre e kaluan paqëllimshëm kufirin, për çka u arrestuan nga policia serbe dhe u dënuan nga Gjykata për Kundërvajtje në Prokuple me 15 ditë burgosje. Kur po përfundonin dënimin, tre vëllezërit Bytyqi u dërguan në një bazë trajnimi të policisë serbe, ku u vranë me plumba pas koke dhe ua zhdukën gjurmët. Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001, në një varrezë masive në Petrovo Sello, afër qytezës Kladovo, bashkë me shqiptarë të tjerë të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Në tetor të vitit 2019 dhe në korrik të vitit 2022, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan, ka miratuar dy rezoluta, me anë të të cilave, ShBA-ja i ka kërkuar veprime konkrete Serbisë dhe bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare, për të nxjerrë para drejtësisë personat e përfshirë në këtë krim.

Duke u kthyer tek varrezat e dëshmorëve, duke i rikujtuar ata, sakrificën edhe flijimin e tyre, i mirëmbajmë vlerat e luftës që na nevojiten neve më shumë se sa dëshmorëve dhe duke e ditur prej nga vijnë, ne e dimë edhe nga po shkojmë, u shpreh kryeministri Kurti pas homazheve. Idealet e dëshmorëve duhet të shndërrohen në programe politike e qeveritare, në projekte zhvillimore, në plane të punës e në aksione si të institucioneve ashtu edhe të shoqërisë, shtoi ai.

Vëllezërit Bytyqi ishin luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtarë të njësitit të vullnetarëve “Atlantiku”.

Bashkë me kryeministrin, në homazhe ishin edhe ambasadori Blerim Reka dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Filed Under: Mergata

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 723
  • 724
  • 725
  • 726
  • 727
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT