• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH): Mendime dhe sugjerime mbi Projekt-ligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë

September 2, 2024 by s p

Tiranë, 29 Gusht 2024

I nderuar zoti Ministër,

Duke mbajtur parasysh ecurinë mbi 30 vjeçare të Shërbimit të Jashtëm, ndryshimet ligjore të bëra në kohë të ndryshme dhe problematikat e ndeshura, si ato që lidhen me formulime ligjore të papërshtatshme ashtu dhe me moszbatimin korrekt të legjislacionit në fuqi, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka bindjen se Shërbimi i Jashtëm ka nevojë për rregullime ligjore të qenësishme, sikurse dhe për krijimin e kulturës së interpretimit dhe zbatimit korrekt, në frymë dhe germë, të legjislacionit në fuqi.

KASH, me dëshirën për të kontribuar në përpilimin dhe miratimin e një ligji sa më të mirë për Shërbimin e Jashtëm, që t’i rezistojë kohës dhe të patur një trupë diplomatike të karrierës në RSH, mbas një konsultimi të gjerë brenda anëtarëve tij, duke iu referuar praktikave më të mira në rajon dhe në vendet e BE-së, dhe duke vlerësuar në parim shqetësimin dhe qëllimin e shprehur për rregullimet dhe përmirësimet e synuara në këtë Projekt-ligj, shpreh mendimet si më poshtë:

Së pari, lidhur me FRYMËN e tij, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë gjykon se Projekt-ligji për Shërbimin e Jashtëm i hedhur për diskutim publik, në tërësi dhe me disa nene të veçanta, në vend që t’i shërbejë forcimit dhe modernizimit të diplomacisë së karrierës, ai e zhvesh dhe më shumë atë nga ana profesionale, duke e kthyer në një ligj klientelizmi politik dhe partiak, ku përfaqësues të këtyre të fundit, të veshur me kostumin e diplomatit do ta kthenin këtë shërbim karriere në diplomaci partiake, duke dëmtuar rëndë investimin e madh profesional të bërë ndër dekada.

Gjykojmë se në relacionin përkatës duhej të ishte pasqyruar se çfarë nuk ka funksionuar siç duhet me legjislacionin ekzistues, çfarë duhet përmirësuar, dhe mbi bazën e cilave parime do bëhen këto përmirësime. Në relacion argumentohet se “…ka ndryshuar situata gjeopolitike…”. KASH ka bindjen që ky argument nuk qëndron, sepse Ligji i Sh.J. në rradhë të parë rregullon organizimin dhe funksionimin e vetë sistemit të Shërbimit të Jashtëm, si dhe marrëdhënien dhe bashkëpunimin e këtij sistemi me institucionet e tjera, si Presidenti i Republikës, Kuvendi, Këshilli i Ministrave, ministritë, institucionet qendrore dhe organet e qeverisjes vendore etj, dhe me publikun. Ndryshimi i situatave gjeopolitike (gjithsesi të pashtjelluara në relacion) nuk mund dhe nuk duhet të ketë ndikimin e pretenduar në ndryshimet që synohet të bëhen nëpërmjet këtij Projekt-ligji.

Vërejmë gjithashtu se relacioni që shoqëron këtë projektligj është në masë të madhe kopje e relacionit që ka shoqëruar procesin e miratimit të ligjit që është sot në fuqi. Nëse nuk ka argumente të reja, ato të kaluarat pretendohet që duhet të ishin zgjidhur me ligjin e miratuar në vitin 2015.

Në tërësinë e vet, ndryshimet e propozuara sjellin së paku këto pasoja të rënda:

Forcon tej mase rolin e Ministrit, në çështje që nuk janë të kategorisë “drejtim politik”, duke rënë ndesh me parashikimet e Ligjit Nr. 90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, Kreu III, Neni 1 i të cilit përcakton që “Ministria drejtohet nga ministri, i cili drejton politikën shtetërore për fushën që mbulon punën administrative dhe kontrolluese në institucion”. Pra Ministri bën drejtimin politik, jo drejtimin administrativ të institucionit.

Në kundërshti me këtë, ky Projekt-ligj i jep Ministrit kompetenca të gjithëfuqishme vendimmarrëse në çështjet e ecurisë së karrierës së diplomatëve, pranimeve në Shërbimin e Jashtëm të “specialistëve” jashtë sistemit, dhe të emërimeve në Ministri dhe në Përfaqësitë jashtë vendit. Përveçse në kundërshtim me ligjin e sipërpërmendur, ky fakt bie ndesh edhe me synimet e reformimit të administratës publike dhe forcimit të pavarësisë dhe profesionalizmit të sistemeve të karrierës.

Në linjë me komentin e mësipërm, vërejmë një zbehje të skajshme të rolit të Sekretarit të Përgjithshëm, duke e reduktuar rolin e tij nga drejtues kryesor i sistemit të karrierës dhe të funksionimit administrativ të institucionit, në një nëpunës të rëndomtë që nuk ka as kompetencën formale të propozimit të emërimeve në sistemin e Shërbimit të Jashtëm. Në versionin e hedhur për diskutim, është parë e arsyeshme që Sekretari i Përgjithshëm të mos parashikohet fare as të jetë anëtar në strukturat administrative, si p.sh. në Komisionin e Gradave dhe Disiplinës, të cilat me legjislacionin aktual i drejton ex officio. Është propozim i drejtë që strukturat e kësaj kategorie të ngrihen me urdhër Ministri. Por vërejmë me keqardhje që pasi të jenë ngritur, këto struktura do jenë në varësi të ministrit duke i bërë plotësisht të varura nga ndikimi politik.

Shumë shqetësues është fakti se ky Projekt-ligj dobëson sistemin e karrierës diplomatike në favor të vendimeve arbitrare dhe hyrjeve të pakontrolluara në sistem. Kjo sjell dëm sistemik, duke ulur interesimin e kandidaturave të mira për diplomatë karriere pa mbështetje politike apo njohje personale, rrjedhimisht edhe të cilësisë së personelit diplomatik.

Në disa nene të veçanta të Projekt-ligjit, shohim me keqardhje se shqetësimi dhe meraku më i madh është përshtatja e ligjit dhe rregullave përkatëse ndaj akomodimit të nevojave në rritje për zgjerimin e diplomacisë sonë, tashmë nga jashtë, në dëm të shërbimit përcaktues të karrierës nga brenda. Ndërkohë që forcohen më tej kushtet, kriteret dhe kërkesat për diplomatët dhe titullarët e karrierës, ato liberalizohen dhe lehtësohen ndjeshëm për kooptimin e diplomatëve nga jashtë, duke krijuar një pabarazi dhe padrejtësi sociale të dëmshme.

Një përqasje e tillë, e cila gjen vend gjerësisht në p/ligjin e ri të propozuar, i lë në hije diplomatët e karrierës të formuar ndër vite, me synim eliminimin shkallë shkallë të kësaj trupe profesioniste, për t’i hapur vend një shtrese të re diplomatësh, që pritet të rekrutohen ose më mirë të themi kooptohen, të cilët do të marrin atributet e karrierës, duke zëvendësuar të tanishmit dhe duke kapur poste drejtuese në diplomacinë shqiptare, pa patur pothuajse fare përvojë – cilësi e domosdoshme në diplomaci.

Nisur nga kjo frymë dhe nevoja për shmangien e dukurisë së lartpërmendur, jemi dakord dhe mbështesim procedurat e vlerësimit në punë të çdo diplomati, kompetencat e drejtorëvë politike në MEPJ, në raport me vartësit e tyre dhe të Ambasadorëve në raport me diplomatët në varësi në përfaqësitë apo misionet diplomatike. Ndërkohë që duhet të forcohet sistemi i dhënies së gradave diplomatike, ai të jetë i mirë-motivuar dhe sipas një piramide të mirë-studiuar të gradave. Çdo vend pune duhet të jetë në pajtueshmëri të plotë me nivelin e gradave diplomatike dhe diplomati i karrierës duhet të jetë i motivuar në rrugën e tij të rritjes profesionale, ashtu siç duhet të mbajë përgjegjësi për mos realizim të detyrave, e reflektuar kjo dhe në ecurinë e karrierës diplomatike.

Goditja ndaj diplomacisë së karrierës në Projekt-ligjin për shërbimin e jashtëm që propozohet, pasqyrohet dhe realizohet nëpërmjet formave të mëposhtme (dhe jo vetëm): përmbysjes së butë të raporteve midis diplomacisë së karrierës dhe të ashtuquajturës diplomaci e rrugës/outsiders; nëpërmjet uljes së nivelit të gradave diplomatike për ata që do të vijnë nga jashtë sistemit dhe emërimit të tyre të pritshëm në poste të larta drejtuese në MEPJ apo misione/përfaqësi diplomatike jashtë vendit; nëpërmjet heqjes së fashave kufizuese për ata që do të emërohen si Titullarë Misionesh, duke synuar shtrirjen e trupës së anti-karrierës dhe në poste drejtuese brenda MEPJ, etj.

Për fat të keq dhe në mënyrë të pajustifikueshme, kjo tendencë negative po synohet të ligjërohet në një kohë kur gjatë dekadave të fundit, siç dihet, vendi ynë, me ndihmesën e dukshme dhe të shërbimit diplomatik, ka shënuar disa arritje madhore – anëtarësimi në KiE, nënshkrimi i MSA-së, antërarësimi në NATO, liberalizimi i vizave, mbështetja e pakufishme dhe kontributi esencial e profesional në pavarësinë e Kosovës, për të vijuar me kryesimin e KiE-së, të OSBE-së, anëtarësimin dhe kryesimin e KS të OKB-së, sigurimi i statusit kandidat dhe çelja e negociatave të anëtarësimit në BE, etj.

Këto dhe fakte të tjera dëshmojnë se tanimë kemi një diplomaci karriere të konsoliduar dhe me përvojë, me diplomatë dhe ambasadorë të profilit ndërkombëtar, me disa mandate jashtë vendit, të cilët janë në poste drejtuese në MEPJ, pa harruar një numër të konsiderueshëm prej tyre që kanë kontribuar ndër vite në MEPJ e që për arësye të ndryshme janë jashtë saj, por ende kontribues e aktiv në këtë fushë.

Për rrjedhojë, emërimi i ambasadorëve politikë nga jashtë sistemit dhe ca më pak përfshirja e tyre në shërbimin e karrierës është bërë shumë më pak e nevojshme se vite më parë.

Gjithsesi, caktimi si titullarë përfaqësish të personaliteteve të spikatura të artit, kulturës, letërsisë, botës akademike dhe sportit është i mirëpritur; veçse kjo në ligj të kufizohet deri në 10 përfaqësi të rëndësishme për një mision dhe periudhë të caktuar kohe. Por jo siç ka ndodhur që të kooptohen nga jashtë dhe pastaj të vazhdojnë karrierën diplomatike pa konkurim, në dëm të diplomatëve profesionistë që ia kanë kushtuar jetën e tyre diplomacisë.

Kujtojmë se deri para 10–15 vitesh Ligji i Sh. J. sanksiononte kuotën 20% për Ambasadorët jashtë sistemit. E vërteta është se kjo kuotë nuk respektohej, por minimalisht kishte një barrierë e cila ishte si referencë për kritikat përkatëse. Ligji i 2015-ës dhe Projekt-ligji në fjalë duhet të forconte zbatueshmërinë e kësaj kuote dhe jo ta asgjësonte tërësisht atë, në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare e ligjet e atyrë vendeve, grupimit të të cilëve aspirojmë ti bashkohemi. Mbështetur sa parashtruam edhe në paragrafet e mësipërme, ky Projekt-ligj duhet ta ulë deri në 15 për qind këtë kuotë. Në asnjë mënyrë nuk mund ta lerë pa asnjë kufi. Kjo i hap rrugë abuzimeve.

Nisur nga sa sipër, nëse fryma e këtij Projekt-ligji është vërtet forcimi i profesionalizmit dhe diplomacisë së karrierës, synim që ky Ligj ka patur qëkurse u hartua për herë të parë në vitin 1998, atëhere sistemin e karrierës nuk duhet ta përcaktojë e ta drejtojë Ministri përgjegjës, por vetë diplomacia e karrierës, nëpërmjët komisioneve përkatëse, të drejtuara nga Sekretari i Përgjithshëm.

Sa për marrëdhëniet me Kryeministrinë, Presidencën, Kuvendin dhe dikasteret e tjera, projekti nuk sjell asgjë të re, me përjashtim të ndryshimit të vendeve dhe ndonjë formulimi ndryshe por pa ndryshim në substancë. Ose për të argumentuar nevojën e një ligji të ri. Madje, referenca të caktuara në lidhje me këto marrëdhënie janë antikushtetuese.

Fatkeqësisht, Projekt-ligji nuk ndryshon as non-sensin kushtetues të Ligjit të 2015-ës, i cili kushtëzon politikisht në kohë firmën kushtetuese të Presidentit të Republikës në emërimin dhe lirimin e Ambasadorëve.

Kësisoj, projekti nuk përmban ndonjë risi, ca më pak të rëndësishme. Edhe përcaktimi i afatit kohor prej 4 vitesh dhe jo më shumë se dy mandate 8 vjet, ka qenë në ligjin përpara vitit 2015, por u hoq si “risi”.

E njëjta gjë mund të thuhet për paragrafë të tjerë si “sigurimi i pastërtisë së figurës”, etj., si këto, të cilat kanë qenë dhe në ligjet e mëparshme.

Gjithashtu, ndryshe nga çdo përvojë e vendeve të BE (ku ne duam të bashkohemi), lihet në heshtje kriteri i mbajtjes nga diplomati vetëm të shtetësisë shqiptare.

Përveç se në kundërshtim me praktika ndërkombëtare të gjithë pranuara, të sanksionuara edhe në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961, kjo bie ndesh me formulën e betimit të diplomatit (neni 44, pika 2 e Projekt-ligjit).

Nisur nga sa sipër dhe duke bërë krahasimin me Ligjin e vitit 2015, mendojmë se është më e drejtë të flitet për “Ndryshime në Ligjin 2015” se për një Ligj të ri, por që nuk zgjidhin problemet sistemike të grumbulluara ndër vite të Shërbimit të jashtëm.

Së dyti, në vijim po parashtrojmë dhe ”NË GËRMA” një numër sugjerimesh/ndryshimesh në Projekt-ligjin e propozuar:

Në Nenin 6, pika 2. C, duhet të shtohet dhe fusha e bashkëpunimit konsullor.

Në nenet 7, 8 dhe 9, duhet përcaktuar në ligj se, në kuadër të bashkëpunimit midis MEPJ dhe Presidencës, Kuvendit dhe KM-së, është me rëndësi dhe informimi i MEPJ-së, lidhur me aktivitetin diplomatik të kryer nga këto institucione të larta shtetërore, ashtu siç përcaktohet në Nenin 10, pika 5.

Në Nenin 18, pika 4, grada e Sekretarit të Përgjithshëm (SP) të jetë Ambasador ose Ministër Fuqiplotë, pasi ai është nëpunësi më i lartë civil dhe i karrierës diplomatike në institucion; veç kësaj, në diplomacinë shqiptare tanimë ka një kontigjent të mirë me gradën diplomatike Ministër Fuqiplotë.

Neni 20, që merret më trajtimin protokollar, duhet të përfshijë dhe drejtuesit e forcave politike, që janë parti parlamentare.

Në Nenin 22, pika 2, Komisioni i Karrierës duhet të ngrihet nga SP, si nëpunësi më i lartë civil dhe i karrierës diplomatike, dhe vendimet e këtij Komisioni të jenë të detyrueshme për miratim nga Ministri.

Edhe Komisioni i Apelimit, i parashikuar në Nenin 23, duhet të ngrihet më urdhër të SP dhe jo të Ministrit.

Nenet 24 dhe 25 duhet të jenë të përmbledhur, se Misionet Diplomatike dhe Konsullore janë pjesë e MEPJ-së dhe drejtohen prej kësaj të fundit.

Neni 32 :

Pika 4, Komisioni i Politikës së Jashtme të Kuvendit duhet të japë gjykim mbi kandidatin për Ambasador, kur ai paraqet platformën e tij të punës gjatë mandatit të tij, ashtu siç ka qënë e parashikuar më parë, përfshi Ligjin e vitit 2015. Mendimi i këtij Komisioni duhet t’i përcillet Presidentit të Republikës, përpara dekretimit të Ambasadorit në fjalë.

Pika 6, mandati duhet të jetë deri në 4 vite.

Pika 7, i Ngarkuari me Punë duhet të emërohet nga Kryeministri, me propozim të Ministrit të Jashtëm, mbasi i Ngarkuari me Punë është Titullar i Misionit dhe ky nivel përfaqësimi mund të jetë për arsye politike në vendin pritës, afatgjatë, etj.

Në Pikën 8, në çdo rast, përcaktimi i drejtuesit të Misionit të bëhet me miratim të Ministrit, mbasi diplomati në atë detyrë bëhet Titullar i Misionit. Kjo të shprehet në mënyrë eksplicite në ligj.

Neni 33 :

Pika 1, kreu i Misionit duhet të përzgjidhet nga ata diplomatë që mbajnë gradën diplomatike Ministër Fuqiplotë dhe Ambasador

Pika 2 duhet vënë tavani deri në 15%.

Neni 37:

Pika 1 duhet të përcaktohet si diplomat karriere dhe jo thjesht diplomat; sipas këtij Projekt-ligji ky term merr karakter abuziv dhe subjektiv.

Në rastet kur kërkohen ekspertë të përkohshëm nga jashtë sistemit, duhet të mirë-argumentohen si “rast tejet i veçantë” nga një grup pune i ngritur posaçërisht për këtë qëllim. Përzgjedhja e tyre duhet të bëhet me konkurs, me terma të mirë përcaktuar dhe për rekrutimin e tyre duhet të angazhohet Komisioni i Karrierës, i cili duhet të emërohet nga SP.

Ministrit i duhet kufizuar vëndimmarja në përzgjedhjen e kandidatëvë të ekspertëve, për të eliminuar çdo tendencë klientelizmi, partitizmi dhe dëmtim të karrierës.

Neni 4 është abuziv. Nuk ka pse dhe nuk mund të këtë 2 Ambasadorë në të njëjtin Mision Diplomatik, ndërkohë që grada “Ambasador” jepet më Dekret Presidenti, jo nga Ministri.

Në Nenin 40, të shtohet “personat që synojnë të bëhen pjesë e Shërbimit të Jashtëm të mos kenë nënshtetësinë e ndonjë shteti tjetër, mbasi ata do të jenë dhe nën juridiksionin e shtetit tjetër”.

Neni 44 pika c dhe ç, grada e DP dhe SP duhet të jetë Ministër Fuqiplotë dhe Ambasador.

Në Nenin 45, pika 2, të hiqet referenca “publike” tek organizatat ndërkombëtare.

Në Nenin 46, pika 1, lidhur me përzgjedhjen e diplomatëve të karrierës në poste diplomatike dhe konsullore jashtë vendit, të shtohet fraza “…mbas përzgjedhjes nga Komisioni i Emërimeve, i drejtuar nga SP të kandidaturave që kanë konkuruar për postin vakant, në bazë të njoftimit paraprak për vendet vakante, duke përmbushur kriteret e përcaktuara…”.

Në Nenin 50, pika 5, grada Ministër Këshilltar sugjerojmë të ketë dhe 1 mandat si Titullar Misioni, ndërsa pika 6 Ministër Fuqiplotë të ketë 6 vite eksperience në poste drejtuese (të përfshihet tek posti drejtues dhe ai i Përgjegjësit të Sektorit, i cili duhet të përllogaritet në raportin 2:1 me atë të Drejtorit) dhe 2 mandate si Titullar Përfaqësie diplomatike apo Misioni.

Në Nenin 51, gërma dh, ngritja nga Ministër Këshilltar në Ministër Fuqiplotë të bëhet 6 vite dhe gërma e, nga Ministër Fuqiplotë në Ambasador të bëhet 8 vite dhe gjithsej karrierë 30 vite.

Në Nenin 52, pika b, Konsulli të barazohet me Këshilltar dhe 2 pozicionet e tjera të zbresin më poshtë.

Në Nenin 53, pika d, të shtohet dhe “institucionet homologe ndërkombëtare”.

Në Nenin 56, pika 7, të shtohet “kur regjistrohet në listë pritje, duhet paguar me nivelin e pagës që merrte përpara largimit nga puna.”

Së fundi, na lejoni, Z. Ministër, të shprehim gjithë gatishmërinë tonë për t’u angazhuar në konsultime me grupin përkatës të punës për hartimin e Projekt-ligjit, në funksion të hartimit të një Ligji të denjë për Shërbimin tonë të jashtëm.

Me konsideratë,

Besnik MUSTAFAJ

President i Këshilli të Ambasadorëve Shqiptarë

https://albanianambassadors.al/…/mendime-dhe-sugjerime…

Filed Under: Ekonomi

GDHENDJE NË GUR QË S’MUND TË KORRIGJOHEN…

September 2, 2024 by s p

Kosta Nake/

Ja se ç’bën koha e pamëshirshme! Ca faqe të veprës që 48 vjet më parë mund t’i këqyrnim sikur befas të kishin ngritur kapakun e një thesari, sot na detyrojmë të vëmë buzën në gaz dhe, padashur na vete mendja te linçimi. Është fjala për faqet 187, 188, 222, ku për herë të parë në një roman përmendet me emër e mbiemër Enver Hoxha. Në një vepër ku flitet për Gjirokastrën e viteve ’40 të shekullit të kaluar dhe ku rrëfyesi i vetës së parë mund të identifikohet me vetë shkrimtarin, përmendja e tij fillimisht është produkt i një të vërtetë historike, pastaj pasazhet për komunizmin, formimin e Javerit dhe Isait si komunistë, i shtojnë pashmangshëm ngarkesat politike dhe konstatimi i Arshi Pipës për konformizëm ka brenda një të vërtetë të hidhur. Sot është e lehtë ta vështrosh objektin nga një pikë e re vështrimi, por kjo do të thotë të krijosh një vepër të re. Ajo që u bë, nuk mund të zhbëhet.

Qyteti, koha, njerëzit, dukuritë vështrohen me naivitetin e një fëmije, prandaj ato marrin përmasa dhe ngjyresa të ndryshme nga mënyra se si i vështron një i rritur. Fëmijëria fillon si një pyetësor eksplorues në formatin e fletorkave të xhepit ku hidhen vjershat e para, për t’u kthyer në një enciklopedi që plotësohet gjatë gjithë jetës me shumë pyetje që nuk marrin asnjëherë përgjigje. Plakat Kako Pino, Xhexhua, Nazua, vjehrra e Bido Sherifit, zonja Majnur, plakat e jetës, plakat katënxhika krijojnë një mjedis shtrigash që e përthyejnë realitetin si të ishte një botë magjish. Shpikësi Dino Çiço, artilieri Avdo Babaramo, mësuesi Qani Kekezi, kronisti Xivo Gavo, Harilla Lluka, Çeço Kaili, Aqif Kashahu, Llukan Burgamadhi, Lame Kareco Spiri, Gjergji Pula, djali që kish puthur vajzën e Aqif Kashahut, hemafroditi Argjir Argjiri përftojnë një ansambël mashkullor që arrin të identifikohet. Kushdo që e merr në dorë këtë vepër, mund të gjejë pika takimi ose ngjashmëri mes fëmijërisë së vet dhe asaj të rrëfyesit. Në romanin e Thanas Jorgjit “E përmalluara Dede” që është një tjetër kryevepër për fëmijërinë, por për një periudhë 20-30 vite më pas, e shkruar pas rënies së diktaturës së proletariatit, rrjedhimisht në kushtet e lirisë së fjalës e mendimit, përmendet I Madhi, por në një konotacion negativ, gjë që as mund të mendohej, në se vepra do të shkruhej deri në fund të viteve ’80.

Ky roman ka diçka të ngjashme me romanet paraprijës: me “Rrethimin” sepse rrëfimi alternohet herë-herë me kronikat, me thëniet e plakës Sose, apo fragmente esesh; me “Përbindëshin” sepse u referohet veprave apo krijuesve të mëdhenj nga letërsia botërore, leximi i tragjedisë “Makbeth” e bën rrëfyesin që ta rimarrë disa herë motivin e vrasjes së mysafirit apo duke vendosur lidhje me Homerin e verbër.

Vepra merr jetë nga atmosfera e luftës dhe autori mjeshtërisht e ka kthyer në metonimi lojën e fëmijëve me pullat postare dhe në personifikim lëvizjen e minjve në tavan si ushtri që sulen për ta ndarë botën. Ja ca pyetje fëminore: Si futet drita në sy? Sytë a mund të bien përdhe? A mund të vizatonte Kako Pinua ylberin në fytyrën e një nuseje? Si lidhet njeriu me magji? Si mund të sëmuret një qytet? A mund t’i lexojë babazoti mizat e dheut? Përse quhet aeroport? Pse kalimtari kishte turp t’ia çonte të dashurës doktorin? Si mund t’i marrë era fjalët? Si mund të të bjerë dashuria në kokë? Pse i paudhi nuk kishte udhë? etj, etj.

Në këtë roman përvijohet për herë të parë ideja e krijimit të një korpusi veprash ku do gjallojnë herë pas here të njëjtët personazhe në kohë të ndryshme. Edhe pse në skalionin e dytë, nga romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” rivijnë Lame Kareco Spiri dhe Ramiz Kurti që lidhen me shtëpinë publike.

Së fundi, në vepër ka një pikturim të mrekullueshëm të natyrës dhe mjediseve duke vendosur paralele domethënëse me ngjarjet.

(Romani “Kronikë në gur” i Ismail Kadaresë, Vepra 4, Onufri 2008)

Filed Under: LETERSI

Historia e Ditës së Punës dhe të drejtat e punëtorëve sot

September 2, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi

Why do We Celebrate Labor Day? What does it Mean? | PBS - Post Image

Historia 

Dita e Punës ka qenë një festë kombëtare që nga 28 qershori viti 1894, kur Presidenti Grover Cleveland nënshkroi ligjin që Kongresi miratoi duke caktuar të hënën e parë të shtatorit një festë për punëtorët. Sindikatat bënë presion dhe aktivistët sakrifikuan për të fituar njohjen si për kontributet ashtu edhe për keqtrajtimin e punëtorëve në atë kohë. 

Megjithatë, ky ligj vetëm e bëri Ditën e Punës një festë për punëtorët federalë. Sindikatat vazhduan të luftojnë për një festë zyrtare për të gjithë punëtorët për shumë dekada në vijim. Sot, Dita e Punës është një festë ligjore në të 50 shtetet e SHBA-së, Uashington D.C. dhe të gjitha territoret e SHBA-së. 

Ndërsa roli i sindikatave ka rënë në Amerikë, po ashtu ka rënë edhe lidhja e tyre me festën e Ditës së Punës. Paradat dhe festat e tjera tradicionale për të nderuar punëtorët janë më pak të spikatura, dhe fundjava e gjatë ka ardhur për të përfaqësuar fundin jozyrtar të verës dhe fillimin e shkollës dhe sporteve të vjeshtës. Megjithatë, është thelbësore të reflektohet mbi historinë e gjatë të punëtorëve amerikanë dhe atyre që luftuan për ditën 8-orëshe të punës, fundjavë dhe masat e sigurisë në vendin e punës. Nëse keni fatin të shijoni një fundjavë të gjatë të Ditës së Punës këtë vit, merrni një moment për të menduar për ata që kanë kontribuar kaq shumë në fuqinë ekonomike të këtij vendi—punëtorin amerikan.

Një reflektim për unionet sot

Këtu është një propozim i thjeshtë që shumica e amerikanëve mund, dhe sondazhet tregojnë se e mbështesin: 

Çdo punëtor duhet të ketë të drejtën për të zgjedhuar e për t’u bashkuar dhe për të paguar detyrimet ndaj një sindikate, dhe gjithashtu duhet të jetë i lirë të mos e bëjë një gjë e tillë nëse dëshiron.

Ky propozim duket si sens i shëndoshë, por fatkeqësisht nuk reflektohet në mënyrën se si funksionon ligji aktualisht në Amerikë. Në vend të kësaj, ligjet tona të punës janë ndërtuar mbi detyrimin dhe forcën kundër vetë punëtorëve që ata pretendojnë të mbrojnë.

Nëse një vend pune bëhet sindikalistë, të gjithë punonjësit, përfshirë dhe ata që votuan kundër, nuk kërkuan ose nuk donin kurrë një sindikatë, do të detyrohen t’i binden kontratës që zyrtarët e sindikatës negociojnë me punëdhënësin e tyre dhe nëse jetojnë në një nga 24 shtetet që i mungon ligji për të Drejtën e Punës, ata mund të detyrohen të paguajnë detyrimet ndaj asaj sindikate ose do të humbasin vendin e punës së tyre.

Për ta rregulluar këtë, ne duhet t’u japim punëtorëve më shumë liri se kush i përfaqëson ata në vendin e punës dhe kush i merr paratë e tyre. Ligjet për të Drejtën e Punës synojnë ta bëjnë këtë duke i bërë vullnetare detyrimet e sindikatave.

Bosët e sindikatave mbështesin demokratët

Megjithatë, shefat e sindikatave kërkojnë politika të punës që ulin autonominë e punëtorëve, në mënyrë që ata të mund të bashkohen më lehtë në radhët e sindikatave.

Kamala Harris, ka miratuar në ofertën e saj për presidente nga drejtuesit kryesorë të pothuajse çdo sindikate të madhe, mbështet një version ekstrem të këtyre bosëve pro-sindikatës, pra një axhendë anti-punëtore.

Së pari, Harris dhe mbështetësit e saj të sindikatave duan të shfuqizojnë mbrojtjen ekzistuese të punëtorëve. Zv presidentja e ka bërë të qartë se “ndalimi i ligjeve për të Drejtën e Punës” është një prioritet kryesor. Por ajo dëshiron të shkojë edhe më tej. Qëllimi i saj është t’ua bëjë më të lehtë zyrtarëve të sindikatave marrjen e pushtetit mbi grupet e reja të punëtorëve, edhe kur shumë apo edhe shumica e kundërshtojnë sindikatat.

Për të përmbushur këtë qëllim, Kamala Harris premton të zgjerojë sindikalizmin e mandatuar në sektorë të tërë përmes një skeme të njohur si “negociata sektoriale”.

“Nuk mund të jetë më që një grup specifik rreth një vendi të caktuar duhet të organizohet,” i tha Harris një turme zyrtarësh të sindikatave në 2019 në një ngjarje të organizuar nga sindikata SEIU. “Ne duhet ta bëjmë atë sektor pas sektori.”

Harris po bën thirrje për një zgjerim eksponencial të detyrimit dhe forcës të ngulitur në monopolet e sindikatës specifike të vendit të punës të autorizuara, sipas ligjit federal të punës që daton qysh nga vitet 1930.

Sipas sistemit aktual, zyrtarët e sindikatave mund t’i lidhin punëtorët me një kontratë sindikale në një objekt të vetëm për një punëdhënës të vetëm. Disa monopole të sindikatave janë më të gjera, por në përgjithësi, nëse një fabrikë në Florida bashkohet me sindikalizmin, punonjësit e së njëjtës kompani në Georgia nuk preken.

Pazaret me monopolet në nivel ndërmarrjesh mund të detyrojnë qindra, madje mijëra punëtorë që kundërshtojnë sindikalizimin në radhët e sindikatave, dhe në shtetet pa të Drejtën për Punë, këta punëtorë duhet të heqin një pjesë të pagës së tyre për një axhendë sindikale që nuk e kanë mbështetur kurrë. Megjithatë, dëmi është i kufizuar në një vend pune apo për një kompani të vetme.

“Hapa të vegjël, për ndërtimin e besimit”

Dita e punës në SHBA mund të jetë mjaft dinamike dhe e larmishme, duke reflektuar natyrën e ndryshme të industrive dhe kulturave të punës në vend. 

Një brez i ri republikanësh po mëson ta dojë punën. Nuk është e qartë nëse punëtorët do t’i duan përsëri. Momenti më befasues i Konventës Kombëtare Republikane të këtij viti mund të ketë ardhur në natën e parë të tij, kur presidenti i Teamsters kritikoi në kohën kryesore kundër elitave të korporatave dhe denoncoi “luftën kundër punës” nga grupet e biznesit. 

Por në shumë mënyra, ai ishte një fjalim pak i vërejtur një javë më parë, nga senatori Josh Hawley nga Misuri, ai që ishte më zbulues për marrëdhëniet në zhvillim të partisë me punën e organizuar. Sido që të jetë, zoti Hawley, një yll republikan në rritje, i cili është një nga anëtarët më konservatorë të Senatit, dukej se e tejkaloi liderin e Teamsters. Fjalimi i tij, i mbajtur në Konferencën Kombëtare të Konservatorizmit, kritikoi republikanët të cilët “udhëheqën për uljen e taksave të korporatave dhe barrierat e ulëta për tregtinë e korporatave, më pas shikuan të njëjtat korporata që dërgonin punë amerikane jashtë shtetit”. Z. Hawley arriti në përfundimin se, “në zgjedhjen midis punës dhe kapitalit”, partia e tij duhet “të fillojë t’i japë përparësi punëtorit”.

Të paktën që nga epoka e Nixon-it, republikanët i kanë tundur kokën në mënyrë retorike klasës punëtore, duke pohuar se partia e tyre qëndron për vlerat kulturore që këta votues i kanë të dashura. Dhe për po aq kohë, demokratët e kanë quajtur këtë fushë të zbrazët, duke këmbëngulur se republikanët kanë kërkuar të mashtrojnë votuesit me jakë blu në mbështetje të politikave që përfitojnë të pasurit. 

Ai nuk është anomali. Senatori JD Vance i Ohajos, i emëruari për zëvendëspresident i partisë, është ankuar për efektet gërryese të fuqisë punëtore të lirë dhe ka propozuar heqjen e pagës minimale. Senatorë të tjerë republikanë, si Roger Marshall nga Kansas dhe Marco Rubio nga Florida, u janë bashkuar atyre në kritikimin e praktikave të punës së korporatave ose duke kërkuar t’u japin punëtorëve më shumë fjalë në punë.

Këta republikanë populistë të Senatit janë vetëm pjesa më e dukshme e një lëvizjeje më të madhe. Ata kanë punuar ngushtë me një brez të ri të instituteve dhe intelektualëve, të cilët zbatojnë propozimet se si mund të duket një populizëm ekonomik konservator. Ai ekosistem madje ka përfshirë disa sindikata të punës dhe grupe të tjera me prirje të majtë që duan të ushqejnë një koalicion politik për frenimin e tregut të lirë.

Dhe mbi të gjitha është Donald J. Trump, i cili ka bërë propozimet e tij për punëtorët bazuar në interesat e tyre ekonomike. Në fund të fundit, ishte zoti Trump ai që e vendosi zotin Vance në biletën e tij dhe i solli Teamsters në kongresin e tij.

Pra, a është e gatshme Partia Republikane të bëhet partia e punëtorëve? 

Duke gjykuar rreptësisht nga drejtuesi i saj, përgjigja është ndoshta jo. Megjithatë, zoti Trump mund të jetë vetëm pak lojtar në këtë dramë. Kur bëhet fjalë për rimendimin e marrëdhënies midis konservatorizmit dhe punës, projekti shkon shumë më thellë dhe më i gjerë se i nominuari. 

Çështjet që e gjallërojnë zotin Trump – imigracioni, tregtia, konkurrenca me Kinën – kanë implikime të dukshme për punëtorët, por në shumë mënyra ai është më shumë nacionalist sesa populist. Interesi i tij për to shpesh buron nga një ndjenjë që Amerika përfitohet nga rivalët e huaj, jo nga një identifikim i drejtpërdrejtë me shqetësimet e punëtorëve. Ai e ka nderuar shpesh sipërmarrësin dhe jo punëtorin si aktorin e domosdoshëm ekonomik.

Veprimet e tij si president prireshin të pasqyronin këto prioritete. Zoti Trump miratoi tarifa për importet e makinerive dhe metaleve. Ai gjithashtu rinegocioi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, e parë prej kohësh nga punëtorët e organizuar si një shkak i humbjes së vendeve të punës. Por shumë nga dispozitat kryesore të punës të marrëveshjes së re erdhën me këmbënguljen e demokratëve të Kongresit, të cilët kishin fuqinë për të bllokuar marrëveshjen.

Ndërkohë, Departamenti i Punës dhe Bordi Kombëtar i Marrëdhënieve të Punës nën zotin Trump në përgjithësi morën një qasje derregulluese ndaj çështjeve të punëtorëve dhe mbrojtjeve të sindikatave. Administrata e tij argumentoi se punëdhënësit duhet të jenë në gjendje të parandalojnë punëtorët nga ngritja e padive në grup dhe kërkoi shkurtime të financimit për programet e sigurisë në vendin e punës. 

“Nacionalizmi ekonomik në anën e tregtisë dhe globalizimit krijoi hapësirën aktuale për të bërë politika pro-punëtorëve,” tha znj. Oren Cass, një ish-ndihmëse politike e senatorit Mitt Romney, instituti i të cilit, American Compass Pasi Presidenti Biden mori detyrën, demokratët kryesorë theksuan një kombinim të ngjashëm të nacionalizmit ekonomik dhe politikave të përqendruara te punëtorët. Shumë republikanë dukej se ndjenin një imperativ politik për të ndjekur shembullin. Senatorët republikanë si z. Rubio, z. Hawley, Tom Cotton nga Arkansas dhe më vonë z. Vance, të cilët kishin eksploruar disa nga këto ide, të ndërtuara mbi propozimet e informuara nga American Compass dhe grupe me të njëjtin mendim, madje edhe nga disa sindikata të punëtorëve. 

Z. Vance ka folur në mënyrë të favorshme për negociatat sektoriale – ideja që punëtorët dhe punëdhënësit duhet të negociojnë kolektivisht mbi pagat dhe përfitimet në një bazë mbarë industrie – ndërsa ai dhe z. Hawley nënshkruan letra për Amazon duke ngritur shqetësime në lidhje me trajtimin e drejtuesve të dërgesave.

Në rastin më të gjerë, disa nga këta republikanë artikulojnë një filozofi të tërë të ndërtuar rreth punës që mbështet familjen dhe komuniteteve të gjalla, së bashku me një dyshim për korporatat e mëdha dhe financat e larta. Në fjalimin e tij të fundit, zoti Hawley qortoi republikanët të cilët “kënduan lavdërimet e integrimit global ndërsa Wall Street bast kundër industrisë amerikane dhe bleu shtëpi për një familje – kështu që pasi bankat morën punën e punonjësit, ai nuk mund të përballonte një shtëpi që familja e tij të jetojë.” Nuk është e nevojshme të vështroni sytë për të parë një version konservator të Elizabeth Ëarren në këtë gjuhë – ose, e dini, William Jennings Bryan.

Zyrtarët e sindikatës dhe politikanët liberalë mbeten skeptikë, duke thënë se pavarësisht nga të gjitha mendimet heterodokse, Partia Republikane mbetet pengesa kryesore në Kongres për zbatimin e mbrojtjeve të forta të punëtorëve.

Nga ana tjetër, optimistët vënë në dukje se deri në pesë vjet më parë do të kishte qenë e vështirë të imagjinohej një kandidat republikan për zëvendëspresident i cili kishte mbështetur negociatat kolektive dhe sugjeroi rritjen e taksave të korporatave dhe së fundi kishte ecur në linjën e kuvendit të Punëtorëve të Bashkuar të Automobilave.

Nëse ka një rrugë përpara, argumenton ai, ajo përfshin “hapa të vegjël për ndërtimin e besimit” midis politikanëve republikanë dhe sindikatave.

The Teamaster dhe republikanët

Kjo është në thelb ajo që presidenti i Teamsters, Sean O’Brien, ka ndërmarrë që nga viti 2022, shumë kohë përpara se të ftohej të fliste në konventën republikane. Përveç nënshkrimit të letrave për Amazon në lidhje me trajtimin e shoferëve të dërgesave, zoti Hawley ishte i vetmi republikan i Senatit që mbështeti një rregull që e bënte më të lehtë për ta bashkimin e tyre sindikal, për të cilin Teamsters po kërkojnë. Ai i është bashkuar një linje me Teamsters dhe i ka kërkuar Departamentit të Thesarit të modifikojë një kredi për një kompani kamionësh të falimentuar për të ndihmuar në shpëtimin e vendeve të punës të anëtarëve të Teamsters.

Megjithatë, fraksionet e tjera të lëvizjes punëtore do të urrejnë të hyjnë në bord. Disa nga republikanët miqësorë me punën marrin pozicione – si vënia në pikëpyetje e integritetit të zgjedhjeve të vitit 2020 – që i bëjnë ata aleatë të pakëndshëm edhe për sindikatat e moderuara politikisht. 

Zoti Hawley tha në një intervistë se ai beson se punët e shërbimit duhet të bëhen gjithashtu më të paguara, dhe se ai është agnostik për mënyrën se si familjet ndajnë punën dhe rritjen e fëmijëve, për sa kohë që njëri prind mund të qëndrojë në shtëpi nëse ai ose ajo dëshiron. Por, duke lënë mënjanë politikën gjinore, mund të ketë diçka anakronike në botëkuptimin – një vizion i një ekonomie që ekzistonte përpara korporatave globale dhe mund të mos jetë më i arritshëm.

Ky vizion pothuajse me siguri do të tërheqë disa punëtorë. Është shumë më pak e qartë nëse ajo pushton gamën e plotë të lëvizjes punëtore.

Ja disa aspekte që karakterizojnë kërkesat e punëtorëve sot:

Orari i Punës: Shumica e punonjësve punojnë nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 të pasdites, por ka shumë variacione në varësi të industrisë. Për shembull, në teknologji dhe financë, orët mund të jenë më të gjata, ndërsa në sektorin e shërbimeve, orët mund të jenë më fleksibile.

Kultura e Punës: Shumë kompani në SHBA inkurajojnë një kulturë pune të bazuar në performancë dhe produktivitet. Ka një fokus të madh në arritjen e objektivave dhe shpeshherë, punonjësit janë të inkurajuar të marrin iniciativë dhe të jenë inovativë.

Balanca Punë-Jetë: Ndërsa disa industri mund të kenë kërkesa të larta për orë të gjata pune, ka një rritje të ndërgjegjësimit për rëndësinë e balancës punë-jetë. Shumë kompani ofrojnë përfitime si punë nga shtëpia, orë fleksibile dhe pushime të paguara për të ndihmuar punonjësit të menaxhojnë më mirë kohën e tyre.

Mjedisi i Punës: Mjediset e punës në SHBA mund të jenë shumë të ndryshme. Disa kompani kanë zyra të hapura dhe moderne me shumë hapësira për bashkëpunim, ndërsa të tjera mund të kenë struktura më tradicionale. Teknologjia luan një rol të madh në mjedisin e punës, me shumë punonjës që përdorin mjete digjitale për të komunikuar dhe bashkëpunuar.

Diversiteti dhe Përfshirja: Ka një përpjekje të vazhdueshme për të promovuar diversitetin dhe përfshirjen në vendin e punës. Shumë kompani kanë politika dhe programe për të mbështetur një mjedis pune të barabartë dhe të drejtë për të gjithë punonjësit.

Me gjithatë “punëtorëve amerikanë u mungon një zë kuptimplotë në vendin e sotëm të punës” dhe propozon që rregullatorët e punës të bëjnë më shumë për të ndihmuar në rivendosjen e punëtorëve që pushohen nga puna për përpjekje për t’u bashkuar me sindikatat.

Punëtorët e Amerikës kanë qenë shtylla kurrizore për ta bërë vendin tonë kombin më të madh në botë. Njerëz nga e gjithë bota dhe ne shqiptaro amerikanët që kemi ardhur këtu në kërkim të një jete më të mirë duke pasur mundësinë dhe lirinë për të punuar shumë për të realizuar ëndrrat tona. Vullneti dhe gëzimi i punës e ka bërë jetën më të mirë për miliona që kanë realizuar ëndrrat e tyre në Amerikë. Një i njohur i imi që ka bërë shumë mirë gjatë gjithë jetës së tij, ka qenë gjithmonë një punëtor. 

Ai ka thënë: “Sa më shumë të punoj, aq më shumë fat kam”.

Filed Under: Opinion

Fatkeqësisht Kosova nuk është në modë!

August 31, 2024 by s p

Prof. Dr. Sylë Ukshini/

Duke e parë reagimin në kor të diplomatëve perëndimorë dhe të qendrave ndërkombëtare të vendosjes është e qartë kundër çdo veprimi qeveritar në veri, madje edhe ndaj mbylljes së strukturave ilegale të Serbisë së operojnë në territorin e Kosovës, është e qartë se ka një zotim ndërkombëtar dhe një vendosmëri që veriu i vendit të mos kontrollohet nga autoritetet vendore shqiptare të Kosovës. Ndoshta nuk është ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, por shumë gjëra lënë me kuptua se një linjë e tillë e ndarjes nga brenda është përcaktuar në Marrëveshjen e Helsinkit të 18 qershorit 1999. Nëse është kështu, atëherë është e qartë se mbyllja e strukturave ilegale të Serbisë brenda territorit të Republikës së Kosovës ka këto pasoja:

– Dëmton relacionet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare;

– Legjitimon vetviktimizimi e serbëve;

– Dëmton investimet e shtetit serb për minimin e shtetësisë së Kosovës nga brenda;

– Dëmton kredibilitetin e ndërkombëtarëve të cilët për dy dekada na ligjëruan për rrezikun dhe pamundësinë e zhbërjes së strukturave paralele;

– Pamundëson ndarjen e brendshme të Kosovës dhe e bënë i relevante peshën e asociacionit;

– Dëmton strategjisë serbe për ndërtimin e një konflikti permanent në Kosovë;

– Zhbënë strategjinë serbe për instalimin e mendësisë së përkohshmërisë së çdo gjeje në Kosovë;

– E dëmton idenë se një ditë, duke u thirrur në klauzolat e Rezolutës 1244, mund të realizohet kërkesat serbe dhe ndërkombëtare për rikthimin e disa njësiteve policore serbe në lokalitet dhe manastiret serbe, ashtu siç u kërkua rikthimi i dinarit serb;

Kjo situatë tregon qartë se diplomacia dhe politikanë nuk nisen nga premisat morale, por gjeopolitike kur e trajtojnë një problem të caktuar. Nëse është kështu, dhe është kështu, në rend të parë duhet shmangur një diskurs konfrontuese nga i cili mund të dalim humbës dhe në shenjë ndëshkimi të legjitimohen kërkesat e Serbisë dhe miqve të saj për krijimin e një autonomie të serbëve në Kosovë, si hap kalimtar për defunksionalizimin e shtetit të Kosovës, për t’u pasur pastaj me një status të ri të privilegjuar për Kishën Ortodokse Serbe, që kalon përtej aranzhmaneve që i garanton Plani Gjithpërfshirës i Ahtisaarit.

Për më tepër, në këtë situatë delikate klasa jonë politike në pozitë dhe opozitë duhet të demonstrojë një qasje me rezonë shtetëror, që nuk ndërlidhet me asnjë përfitim partiak të momentit, aq më pak zgjedhjet e ardhme nacionale.

Prandaj, kemi të drejtë të kërkojmë edhe qartësi nga qendrat e vendosjes, çfarë dëshirojnë deri fund nga ne, edhe sa kompromisi kërkohen nga ne? Ose ata që komunikojnë me partnerët ndërkombëtarë le le të na e thonë të vërtetën, çfarë po duan nga ne, ngase dikush, njëra palë, ose po fsheh të vërtetën ose ne nuk po e lexojmë si duhet zhvillimet gjeopolitike. Më mirë një fund i keq sesa një e keqe pambarim!

Mbeten shumë pyetje të hapura të cilat kërkojnë qartësi!

– A duhet bashkësia ndërkombëtare të na jap një afat kohor, 1, 2, 3 apo më shumë vjet për hapjen finale të urës në Ujëbardhë(Ibër);

– A duhet bashkësia të ofrojë një perspektivë dhe një plan se si duhet t’i qasemi veriut apo ajo po kërkon alibi për etablimin e autonomisë sa më të madhe për serbët;

– A duhet të qartësohet pse me Aneksin e Ohrit kërkohet hapja e Pakos së Ahtisaarit për çështjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe;

– A duhet Kosova ta ketë të qartë çfarë nënkupton kërkesa e ndërkombëtareve për kompromise të reja nga pala kosovare;

– A duhet bashkësia ndërkombëtare të na thotë nëse asociacioni e funksionalizon shtetin e Kosovës apo e minon;

– A duhet bashkësia ndërkombëtare të na tregoj nëse asociacioni nuk e respekton Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, a duhet të zhbëhet apo duhet negociuar në Bruksel;

– A duhet të na qartësoj çfarë duhet bërë Kosova nëse asociacioni provon të legalizoj struktura policore si zgjatje e Serbisë;

– A duhet të na e sqaroj bashkësia ndërkombëtare pse ekziston kjo vendosmëri për ndarje të brendshme të Kosovës sipas modelit të Bosnjës;

– A duhet të na e qartësojë BE-ja përse njohu pasaportat ilegale të Serbisë ku qytetet e Kosovës paraqiten si territor serb;

– A duhet të na e qartësoj bashkësia ndërkombëtare nëse edhe Kosova mund të lëshojë pasaporte ku Preshevë, Shkupi, apo Ulqini mund të paraqiten si territor i Republikës së Kosovës;

– A duhet të na e sqaroj bashkësia ndërkombëtare pse duhet të ketë Tribunal një-etnik vetëm për shqiptarët e Kosovës në kohën kur në Serbi qeverisë komplet një strukturë e politikanëve që dikur ishte në shërbim të aparatit represiv dhe të ideologjisë serbomadhe të Milosheviqit;

– A mund të na e sqaroj bashkësia ndërkombëtare si mund të armatoset pa kushte një shtet që ka bërë luftëra dhe krime të luftës të papara që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe kur për çdo ditë bënë përpjekje për ta revizionuar të kaluarën;

– A duhet të na e sqaroj bashkësia ndërkombëtare përse ajo që kërkohet për serbët në Kosovë nuk vlen edhe për shqiptarët e Luginës apo Maqedonisë;

– A duhet të na tregoj bashkësia ndërkombëtare a na konsideron shtet evropian apo na sheh vetëm si mbetje kulturore dhe fetare e Lindjes?

Kosova ka vite që është lodhur dhe nuk ka këllqe të përballet pafundësisht me kurthe të tilla për defaktorizimin e elitave politike sa herë që ndërkombëtarët shtrojnë nevojën për kompromise të reja në dialogun Kosovë-Serbi. Vështirë të besojmë se ka qenë koincidencë e rast që bashkë me vendimin për rifillimin e dialogut të Brukselit na shfaqet si rrufe teoria konspirative e shekullit, ajo e “trafifikimit të organeve”, e cila me kalimin e kohës u zhbë, por pasojat e saj mbetën, u krijua një Tribunal për dënimin vetëm të shqiptarëve. Po thuajse, të gjithë duartrokitën se drejtësia duhej bërë se “reja e zezë” mbi Kosovën duhet hequr, edhe pse Kosova, si asnjë vend tjetër në ish-Jugosllavi, ishte gjykuar në vazhdimësi nga gjykata e UNMIK-ut (OKB), EULEX-it (BE), Serbisë. Edhe sot, si dikur në vitet 1980-të, kur në pushtet erdhi Milosheviqi, ka filluar teoria të afishohet teoria e viktimizimit të serbëve, si strategji për të na bindur se ky komunitet i privilegjuar historikisht, ka arsye për të jetuar të veçuar dhe jashtë sistemit shtetëror të Kosovës. Dhe beteja për këtë nuk ka filluar as sot dhe as dje, por nga 12 qershori i vitit 1999, kur Serbia bashkë me miqtë e saj kishin nisur një fushatë për të kthye përmbys të vërtetën e asaj që kishte ndodhur në Kosovë në harkun kohor 1989-1999. Nga ky moment filloi revizionimi i të vërtetës dhe shumë organizata ndërkombëtare, në sinkroni me propagandën serbe, filluan të flasin për dëbimin e 250 mijë serbëve nga Kosova, në kohën që asnjëherë në Kosovë nuk kishte patur një shifër kaq të lartë të serbëve. Dhe paralelisht, siç thoshte Ismail Kadare (“Le Mond,” dhjetor 1999), filloi të përhapej me këmbëngulje narracioni “se një pjesë të shqiptarëve i paska varrë UÇK-ja”. Dhe qëllimi ishte që opinioni publik ndërkombëtar të lodhej me Kosovën, me fjalë të tjera të relativizohej ajo çfarë kishin bërë serbët në Kosovë. Fatkeqësisht Kosova nuk është në modë!

Filed Under: Rajon

Ja që dhe poezitë e Omer Khajamit mund të lexohen dhe në shkodranisht

August 31, 2024 by s p

Luan Rama/

Kur më ra në dorë ky libër me poezitë e Omer Khajamit të përkthyer nga Arben Hysi u habita pasi përkthimi ishte në të folurën e vjetër shkodrane. Arbenin e njoh prej kohësh dhe është nga të përhershmit në veprimtaritë kulturore të Maison de l’Albanie në Paris. E dija se ishte një koleksionist i librave të vjetër dhe të zgjedhur, veçanërisht të letërsisë klasike, për më tepër franceze, me autorë që pak dëgjohen sot por që janë pjesë e historisë së letërsisë. Madje një ditë më tregonte për një libër të Dekameronit në frëngjisht dhe « numeroté » siç i ka qef ai, pra në një botim të kufizuar, ndoshta në 100 kopje. Eshtë i apasionuar pas poezisë. Dhe kështu, kureshtar nisa të lexoj « les quatrines » apo « Katërshet » siç e titullon librin, me një fjalë poezi në katër vargje. Prej vitesh Khajami ka qenë i njohur në Shqipëri veçanërisht nga Noli me vëllimin me poezi të poetit të madh sufi. Në një botim për verërat franceze, ku mes të tjerash shkruaja dhe për poetët dhe vera, kisha vendosur dhe një poezi të Khajamit për verën, krahas Bodlerit, Colette, Apolinerit e shumë të tjerë. A nuk shkruante Khajami se « Dëgjoj të thonë se ata që adhurojnë verën do të dënohen. Por kjo nuk ka si të jetë e vërtetë. Është një gënjeshtër. Nëse adhuruesit e verës dhe të dashurisë do të shkonin në ferr Parajsa sigurisht do të ishte një vend i zbrazët. »

Kështu përmes shkodranishtes hyra në botën poetike të poetit persian çka në fillim më dukej e habitshme. Për përkthimin, Hysi kishte përdorur një përkthim të një studjuesi gjerman të fillimit të shekullit XX (1914), Friederich Rasen, i cili ishte botuar në frëngjisht. Pra më dukej pak i komplikuar përkthimi i një gjermani, pasi kështu poezitë kishin udhëtuar nga persishtja në frëngjisht dhe tashmë në shkodranishte. Hera e parë që Khajami përkthehet me gjuhën e folur në Shkodër. E megjithatë gjuha e këtij libri duket interesante dhe e figurshme dhe besoj se një shkodran do ta pëlqente dhe lexonte nisur nga nostalgjia e gjuhës me të cilën është rritur. Gjuha është melodioze :

« Dikur diçka ishim, diç, jo vetëm fjalë / sa ikme, u’harruem, a thu kjemë kotit ?… »

Gjatë përkthimit fjalët përdoren, ashtu siç i ka mbajtur mend ai në qytetin e lindjes, fjalë si, « bylbyl kangtor », « nadje kuçerreme », « nën ashkun e dashnisë », « drandofilë », « kjo botë prafullon », « idhnimi », « hupëm » ; etj çka na kthejnë në një kohë tjetër.

« E na, tash’n’ode vetëm të qeshun/ çka festojmë kët’verë – plot lule veshun / Jam plaku Kajam, lan’ n’mëshirë t’fatit/…

Hysi ka qenë një detar që ka rrahur botën dhe prej dy dekadash tashmë është ngulur me familjen e tij në periferi të Parisit. Ndoshta ky udhëtim nëpër dete ka bërë që përveç gjuhëve që ka mësuar, ta ruajë me xhelozi gjuhën e tij të fëmijërisë dhe të rinisë.

« Gjithshka i loj shahu, nat’ dit’ pa marru / si ushtar t’heshtun n’fatin tonë pa kthim /katror n’katror, nji mas nji të vramë / të tjerë në kuti, deri në amëshim… »

Lexoja vargjet në shkodranisht dhe mendoja se si ky njeri që s’kish botuar më parë ndonjë libër kishte rënë në dashuri me poetin e lashtë të lindur në maj të vitit 1048 dhe që kishte vdekur në dhjetor të vitit 1131. Padyshim në fillim do kishte pyetur : Cili është ky poet ? Nga vjen dhe nga cili cep i botës, nga cili qytetërim ? Dhe kështu aventura e tij me Khajamin kishte filluar duke përkthyer strofë pas strofe, pa menduar se një ditë këto strofa do i botonte. Sigurisht një përjetim poetik duke jetuar me poetin dhe botën e tij sufi ku rëndësi në jetë ka dashuria njerëzore, e dashura, gruaja dhe vera për tu dehur disi në këtë botë efemere. Mbase Hysi e shihte veten si një pinjoll i tij, pasi ashtu si Sokrati në Athinë dhe Khajami, poet, matematikan dhe astronom, kishte nxënësit e tij në observatorin e Ipsahanit.

Përkthimi i parë i «Rubairave » apo « Robbayate » u bë nga anglezi Edward FitzGerald më 1850, dorëshkrim që është sot në Oxford dhe pas tij nga francezi Charles Grolleau. Në fakt, dorëshkrimi më i vjetër i Rubairave daton 3 shekuj pas vdekjes së tij dhe ruhet në Stamboll. Një poet i madh padyshim, matematikan dhe astronom, i influencuar nga mendimtarë të mëdhenj si Avicenne, Al-Biruni, Euclide (për të cilin ka lënë dhe një traktat), Apollonios de Perga etj. Thëniet e tij u shkruan në librat e artë të popujve: “Pemën e trishtimit mos e mbill në shpirtin tënd. Cdo ditë lexo librin e gëzimit”, “Nata s’është tjetër, veç qepalla e ditës”, “Ngrihu, kemi gjithë përjetësinë për të fjetur”, e qindra sentenca të tjera… Dhe kështu ti gjendesh ballë Khajamit me poezi në shkodranisht. Pse jo, janë poezi që kanë një filozofi njerëzore, që i këndojnë dashurisë, gruas, verës, ku ngjizen në fjalët e tyre hëna, fyelli, gonxhet e trëndafilave, këngë që në ato kohë bënë që ai të vdiste në moshën 85 vjeçare. Kohë e artë për atë epokë.

“O ti njeri me kaq vrull nga bota e shpirtit / ti që habitesh e pyet rreth numrave 5,4,6 dhe 7 / pi verë, pasi ti e di nga vjen /gëzohu, pasi ti e di ku shkon…”.

Shumë shkrimtarë të shquar e kanë vlerësuar këtë poet persian popullor, i cili meqë kishte të atin shitës tendash, pra “khajam”, mori mbiemrin Khajam. Mes tyre dhe akademikja franceze Marguerite Yourcenar.

Këto poezi në shkodranisht janë ilustruar nga piktori Zamir Mati me vizatime mjaft elokuente dhe elegancë. Dhjetra e dhjetra vizatime që të fusin në botën poetike të Khajamit dhe që e bejnë këtë libër të këndshëm. A nuk thoshte Khajami se “Ligji im është vera dhe humori i gëzuar / feja ime është indiferenca ndaj ligjit dhe dyshimit. E pyeta të fejuarën time që për mua është vetë bota: ç’peshqeshe do? Dhe ajo më tha: zemra tënde e gëzuar është peshqesh për mua…”

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 773
  • 774
  • 775
  • 776
  • 777
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT