• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

23 GUSHTI DITA EUROPIANE E KUJTESËS DENONCON: SHTETIN SHQIPTAR PËR MOS DËNIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMIT!

August 23, 2024 by s p

23 Gushti është “Dita e Shiritit të Zi ( Black Ribbon Day) Dita zyrtare europiane e kujtesës së krimeve naziste, fashiste, komuniste e staliniste! Këshilli i Europës duke pasur parasysh krimet që kan kryer diktaturat në shekullin njëzet ka vendosur që diktaturat të dënohen dhe viktimat dhe barbarizmat e tyre, shtetet që i kaluan këto diktatura, të i kujtojnë dhe mos ti harrojnë krimet. Diktaturën fashiste, naziste, mbas mbarimit të luftës dytë botërore europa krijoi Gjykatën e Nurmbergut për ti dënuar ligjërisht këto krime që nga vitin 1948 e në vazhdim. Diktaturën staliniste europa juglindore e dënoi në vitin 1956, kurse diktatura komuniste ra në vitin 1988 me shembjen e Muri i Berlinit.

I vetmi vend në europë Shqipëria u sundua nga stalinizmi 46 vite, dhe nuk e dënoi këtë ideologji vrastare, por kaloi nga sistemi stalinist, në sistem pluralist, pa marr aprovimin e antikomunstave me një veprim aspak ligjor juridik, por ideologjik formal që mbrenda 4 ditësh u ndrua sistemi, dhe u krijuan parti formale antikomuniste me një objektiv të qartë:

“Mos dënimin e Krimeve të stalinizmit shqiptar enveristë!”Duke lejuar Partinë e Punës së Shqipërisë që kishte kryer krime të ishte pjesë e pluralizmit politikë duke mos e dënuar ligjërisht për dhunimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për 50 vite ndaj antikomunistave shqiptar.Dhe ka tre dekada që e gjithë klasa politike e krijuar në 4 ditëshin e dhjetorit 90,vazhdoi e vazhdon politizmin e demagogjinë kundra enverizmit por nuk bëri asnjë akt juridik ligjor, për ta dënuar partinë komuniste dhe hitlerin e europës juglindore stalinistin Enver Hoxhën. Që nga 29 nëndori i vitit 1944 e deri në të ashtuquajtur ndryshim sistemi në 90 bilanci i krimeve të komunizmit enverist janë një bilanc i paimagjinushëm për europën e pas luftës së dytë botërore për mijëra jetët njerzore të humbura. Shqiptarët antikomunistë vuajtën 914.000 vite burg. U krijuan kampe përqendrimi ku nuk u kursyen dhe jetët e fëmive si në Tepelen. Ku nga uria vdiqën mbi 350 fëmijë të antikomunistave nga veriu.

Cili vend në europë ka një bilanc krimi si Shqipëria.?!

23 gushti bashkon ditë-vdekjet e personazheve të njohura, qëndrestarve shqiptarë që kanë dhënë shumë për lirinë, shtetin, dhe kulturën tonë kombëtare, por më shumë se çdo gjë tjetër për dinjitetin tonë historik në mbrotje të lirisë,flamurit, dhe kombit.

Ky 23 gushti si ditë kujtesës europiane dënon krimet e stalinizmit shqiptar dhe denoncon publikisht dhe ban përgjegjës ndaj kombit dhe shoqërisë, klasën politike, udhëheqësit e institucjoneve të shtetit shqiptar të këtyre tre dekadave që nuk i denuan krimet e komunizmit. Sot kjo ditë dënon heshtjen e politikanëve të të gjitha ngjyrave ndaj krimit komunistë.

Shqipëria nga një diktaturë staliniste, nuk qe në gjendje të ndërtonte shtetë të së drejtës,sepse klasa politike nuk ndoqi rrugën e demokratizmit të vendit por si një lukni ujqërish për të ndërtuar pushtet me dogma të komunizmit. Pushteti politik gjatë kësaj periudhe 34 vjeçare ndërtoi një sistem korrupsioni, duke prishur ekuilibrat e shoqërisë me propogandë dhe duke përdorur heshtjen ndaj krimeve të diktaturës. Ne si shtet nuk kemi ditë kujtese siç e ka europa. Ditën europiane të kujtesës këtë vite, po e përkujtojmë këtu në Koplik të Malsisë Madhe, këtu ku krisi pushka e parë antikomuniste që e udhëhoqën burrat e shquar të Malsisë Madhe bajraktari i Hotit, Mulë Deli Bajraktari. Ushtaraku dhe komandanti i shquar Llesh Marashi i Shkrelit, heroi i mbrojtes së kufive të shtetit shqiptar, trimi legjendar i Këlmendit Preng Cali që u vra në besë nga të pabesët stalinisti kriminel Mehmet Shehu.

Këtu u krye Masakra e Koplikut nga komunistët shqiptar, që nga 28 korriku deri me 29 gusht 1948, U torturuar 56 burra dhe gra, ku në mes këtyre burrave dhe grave, një malsore do të lindte në mes torturve fëminë e saj. Këtu u torturua shkencëtari Dom Aleksandër Sirdani biri i Bogës trime, sëbashku me Dom Pjetër Cunin vetëm se ata nuk e mohonin Zotin! Do të torturonin malsorin trim luftëtarin antifashist e atdhedashës burrin e besës të Malsisë Taro Keqin, Katolikun trim e të pamposhtur Nik Mark Rexhën. Dhe mbas torturave dhe vrasjes barbare trupat e këtyre meshtarve të besimit e të lirisë, dhe trimave të pamposhtur të Malsisë do të hidheshin në kanalin e ujrëva të zeza jo shum larg këtij tubimi që zhvillojmë sot në nderim të tyre.

“Masakra e Koplikut” nuk harron, ajo i ka në kujtesë xhelatët e krimeve të masakrës, ajo i ban thirrje Institucjonit të Autoritetit të hapjes së Dosjeve të ish sigurimit të shtetit : Kur do ti bani prezencë para shoqërisë shqiptare emrat e xhelatëve dhe dosjet e tyre kriminale që kan kryer krime në Koplik e në gjith Shqipërinë. Jo ma larg se dje Gjykata gjermane dënoi një sekretare të nazizmit 17 vjeçare , dhe pse ajo është 94 vjeçare sot. Breznia e re pret ti njohi xhelatët që mos të lejojnë të përsëritet krimi.

Lavdi të përjetshme këtyre grave e burrave trima, këtyre antikomunistave heronj, që nuk u stepën përball barbarizmave të kriminelve të partisë komuniste shqiptare. Sot Shqipëria lëngon për liri demokraci, për dinjitet. Sot shoqëria shqiptare është e ndamë në antikomunistë, dhe komunistë.

Ne antikomunistët jemi etaloni, lajmëtarët e europës me një dinjiteti të padiskutueshëm për shqiptarët. Komunistët janë pjesa e urrejtjes, sunduesit, përçmuesit e vlerave, dokeve, fesë fisnikërisë kombëtare. Politika shqiptare postkomuniste dhe pushteti në Shqipëri kan zgjedhur heshtjen dhe harresën duke u bërë palë me krimin.Europa e dënon krimin shteti shqiptar hesht ndaj krimit. Shenjtëria e tij Papa Francesku do të priste në Vatikan me 25 tetor 2023 përfaqësinë e antikomunistave shqiptare dhe do të lutej për shpirtat e humbura, dhe vuatjet shekullore të antikomuniste në diktaturën staliniste.

E kundërta ndodh me Presidentin e shtetit shqiptar, me Kryetarin e Parlamentit, me Kryetarin e Qeverisë ata i urrejnë antikomunistët, bëjnë hipokrizi me kujtesën dhe kan ndërtuar një sistem qeverisës, mediatik që të zhduken nga kujtesa krimet e Enver Hoxhës.

Sot nga Kopliku i masakruar nga regjimi komunist, nga Malsia e Madhe antikomuniste i drejtohem Drejtuesve të shtetit shqiptare: Kur do ti dënoni krimet e stalinizmit shqiptar me ligj si gjith europa. Keni 6 muaj që heshtni përballë kërkesës së Konferencës Ipeshknore të Shqipërisë, kërkesës së bashkëngjitur Konferencës Ipeshknore dhe të tre komuniteteve fetare Myslimane, Bektashiane, ortodokse, si dhe Rezolutës Kombëtare të Unionit Mbarkombëtare Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Nuk ndërtohet demokracia pa dënuar krimin komunistë. Kur Partitë politike shqiptare, do të ju kërkojnë falje shqiptarve për krimet e komunizmit.? Zoti President, Znj. Kryetare e Kuvendit, Zoti Kryeministër kur do të ju kërkoni falje familjeve shqiptare që përballuan krimet e stalinizmit enveristë.?

Heshtja juaj është veprim kriminal, dhe dhunim i të drejtave dhe lirive të njeriut ndaj shqiptarve që vuajten mbi 9 shekuj burg e internim,të mbi 6000 familjeve që kan tre dekada që skan gjetur eshtrat e të zhdukurve. Si mund të jeni të qetë Ju drejtues të shtetit, ku bashkatdhetarët tuaj nuk kan një varr për familjet e tyre, ku fal rezistencës së tyre ju sot gëzoni benifite e pasuri marramendse të sistemit për të cilën u sakrifikuan antikomunistët shqiptarë. Ju që ishit palë me diktaturën dhe duartrokisninit burgimet e vrasjet tona, pa dhanë asnjë kontribut në dënimin e diktaturës, dhe heshtni dhe përbuzni sakrificat tona mbinjerzore.

Nqs ju zgjidhni heshtjen si drejtues të shtetit, ne do të ju denoncojmë deri në Strasburg për dhunim dhe përçmim ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut të 100.000 familjeve shqiptare që përballuan diktaturën.

Po opozita pse i është bashkuar korit të kukuvajkave të pushtetit me heshtje ndaj kërkesës tonë për të dënuar krimin komunist me ligj. Opozita nuk është vetëm të luftoi me marr pushtet, por për të mbrojtur të drejtat e liritë e qytetarve që i dhunon pushteti. Është turp kombëtar që 59 deputete të opozitës që kan marr votën e antikomunistave shqiptar prej 34 vitesh, heshtin nga 6 muaj si mazhoranca ndaj kërkesës për ti dënuar krimet e komunizmit si shtet që kërkojmë të bahemi pjesë e Europës. Nuk shkohet në Europë pa dënuar krimet e komunizmit. Sot kjo dite kujtese europiane, detyron se duhet futur thellë bisturia e drejtsisë në ndërgjegje që të gjinden eshtrat e të zhdukurve, Duhet orgjensisht të caktohet dita e kujtesës së shqiptarve siç ban Europa, Sot kjo ditë kërkon të ngrihet në Tiranë muri i kujtesës për 6000 të zhdukurve të komunizmit,përballë Piramidës së diktatorit shqiptar.

Detyra e shtetit shqiptar, është ti tregoi të vërtetën e krimit komunist brezave që nuk e dine, Drejtsia shqiptare të penalizoi ligjërisht autoret e vrasësve, dhe kujtesa të ruhet si shenjtëri ndaj martirve dhe të zhdukurve.. të futen në kurikulumet shkollore letërsia e antikomunistëve, dhe të bahen prezencë krimet e enverizmit. Nqs ne do ti bashkohemi heshtjes së politikës ndaj kujtesës, do të përbante nji nga turpet ma të mëdha në historinë tonë kombëtare. Do të ishte nji njollë e pashlyeshme për të gjithë neve të rezistencës anti-komuniste. Edhe të vdekurit nga varri do të protestojshin këtë padrejtsi monumentale. 23 Gushti dita europiane e kujtesës denoncon shtetin shqiptar për mos dënimin e krimeve të komunizmit!

Besim Ndregjoni

Filed Under: Komente

GAZETA DIELLI NË PROMOVIM TË SHKOLLAVE SHQIPE NË MBARË BOTËN, GJUHË SHQIPE DHE KULTURË KOMBËTARE TE SHQIPTARËT NË SUEDI

August 23, 2024 by s p

Arta Emiri mësuese e gjuhës shqipe në Stockholm, Suedi, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Stockholm, Suedi, nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe, historisë, traditës e kulturës shqiptare dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore. Me mësuesen Arta Emiri bisedoi editori i “Diellit” Sokol Paja.

QËNDRA E GJUHËVE DHE NDIHMA PËR MËSIMIN E GJUHËS AMTARE

Qëndra e Gjuhëve (Språkcentrum) është një njësi në kuadër të Departamentit të Mësimit dhe Shëndetit të nxënësve në administratën e arsimit në Suedi. Misioni i Qendrës Gjuhësore është të mundësojë mësimin e gjuhës amtare dhe udhëzimin e studimit në gjuhën amtare për nxënësit në të gjitha format e shkollave publike. Aktivitet e Qendrës gjuhësore kanë për qëllim të mbajnë dhe të zhvillojnë multilinguizmin e fëmijëve dhe të rinjve dhe të kontribuojnë në rritjen e arritjes së qëllimit për nxënësit me gjuhë amtare përveç suedishtes. Rreth 17 000 nxënës në shkollat fillore dhe të mesme marrin mësim të gjuhës amtare çdo javë nga 450 mësuesit e Qendrës gjuhësore. Mësimi i gjuhës amtare jepet në rreth 70 gjuhë të ndryshme. Administrimi dhe administratë e njësisë aktualisht ndodhet në tre adresa në qytetin e Stockholmit. Në Qendrën e gjuhëve edhe gjuha shqipe ka degën e saj, mësuesit e kualifikuar për zhvillimin e ushtrimit të mësimit të gjuhës shqipe të nxënësit shqiptarë që kanë ardhur nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut si edhe tek ato nxënës qe kanë lindur në Suedi, por kanë shfaqur interes për të mësuar gjuhën shqipe. Mësimi i gjuhës shqipe është i përfshirë në sistemin arsimor suedez ku pas mësimit të lëndëve bazë, nxënësit kanë mundësinë të marrin mësimin e gjuhës amtare sipas orarit të përcaktuar nga mësuesit e gjuhës shqipe dhe i miratuar nga shkolla publike. Materialet mësimore janë përcaktuara deri në fillim të vitit shkollor, duke u mundësuar nga shteti shqiptar dhe ai Kosovar. Shpërndarja e teksteve bëhet nga ambasadat respektive të dy shteteve.

KURRIKULA MËSIMORE DHE BASHKËPUNIMI ME PRINDERIT E KOMUNITETIN SHQIPTAR

Përcaktimi i materialeve mësimore për çdo vit të ri shkollor bëhet nga stafi i mësuesve të gjuhës shqipe pranë qendrës gjuhësore. Ekziston mundësia që materialet mësimore të blihen online nga shteti shqiptar, këtu llogaritet me një numër të kufizuar, pasi shpenzimet monetare bëhen nga vetë institucioni i Qendrës gjuhësore, por rreth 3 vitëve të fundit duke qenë se kemi patur një kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, kanë bërë të mundur që të gjitha kurrikulat mësimore që janë botime enkas për Diasporën të botuara nga Qëndra e Botimeve për Diasporën të dërgohen dhe të shpërndahen falas për nxënësit që marrin mësimin e gjuhës shqipe. Kjo gjë na e ka lehtësuar mundësinë për pasjisjen me tekstë çdo vit, por edhe nga ka pasuruar medioteken e gjuhës shqipe e cila është mjaft e rëndësishme për mësuesit që aplikojnë mësimin e gjuhës shqipe në Suedi. Kurrikulat mësimore janë tekste të përbashkëta midis dy shteteve (Shqipërisë dhe Kosovës) dhe janë të përshtatshme për çdo nxënës që lexojnë gjuhën shqipe. Gjithashtu janë tekste të çertifikuar nga të dy Ministritë Arsimore të dy shteteve. Nuk mund të lë pa përmendur që ka një bashkëpunim të mirë edhe me komunitetin shqiptar këtu ne Suedi, sepse shpesh here kanë kontribuar duke sjellë tekste, pra përmend këtu transportin e tekstëve shqip kundrejtë asnjë lloj pagese, pra falas. Çdo prind ia ofron mësimin e gjuhës shqipe fëmijës, sepse nota dhe pikët që nxënësi merr në mësimin e gjuhës shqipe, në fund të vitit shkollor janë të llogaritshme njëlloj si nota dhe pikët që merr në mësimin e gjuhës suedeze, por ka edhe nga ato prindër që nuk e kanë shumë në dispozicion kohën të merren me fëmijët e tyre, për shkak se punojnë me ore të zgjatura dhe nuk shfaqin interes nëse fëmija e tyre nuk meson gjuhë shqipe. Do t’i bëja thirrje që të jenë më pak të vëmendshëm ose të kujdesshëm ndaj kësaj gjëje, sepse për momentin as prindi dhe as fëmija nuk e kuptojnë rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe, por ajo më së pari është identitet, pra ruan lidhjen e fortë që ke me njerëzit e tu në Shqipëri, pastaj ruajtja dhe mësimi i gjuhës shqipe është një nder dhe pasuri që nuk zbehet kurrë, as nder vite e as ndër shekuj, sepse vetë gjuha shqipe po del se është gjuhë e të gjitha gjuhëve të tjera evropiane.

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI FORMË E RUAJTJES SE IDENTITETIT KOMBETAR TË SHQIPTAREVE NE SUEDI

Mësimi i gjuhës shqipe bëhet me tekste të gjuhës shqipe dhe është një mësim që nuk si qëllim në vetvete të mbetet i lidhur ngushtë ne kontekstin gjuhësor ç’ka do të thotë mësimi i gjuhës shqipe dhe i kulturës shqiptare përfshin gjithë aspektin e identitetit kombëtar. Në mësimin plotësues të gjuhës shqipe nxënësit kanë mundësi të mësojnë dhe zgjerojnë njohuritë e tyre edhe në rrafshin patriotik, këtu përfshihen historia, gjeografia, figurat me të njohura dhe të ndritura të gjithë historisë shqiptare dhe trevave të saj, momentin historik të alfabetit të gjuhës shqipe, hapja e parë e shkollës në gjuhën shqipe, e shumë e shumë të tjera. Pra ajo çfarë dua të theksoj dhe nënvizoj, që mësimi i gjuhës shqipe nuk është thjeshtë një ore mësimi ku nxënësi mëson të shkruajë dhe të lexojë, por shkon përtëj asaj që mendohet, sepse qëllimi kryesor është të ruajmë gjuhën tonë të bukur, gjuhën e Përendisë thonë Rilindasit, përmes figurave të ndritura historike në përiudha dhe kohë të ndryshme, pra ta shohim dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur sepse është identiteti jonë, që nuk humbet kurrë. Në Suedi përmes mësimit të gjuhës shqipe nxënësi njihet me historinë dhe pozitën e saj gjeografike duke u ndalur në ditë dhe data të caktuara historiko – kulturore që Shqipëria dhe Kosova (Dardania) kanë. Shpeshherë fëmijët sjellin me vete në klasë veshje popullore të krahinave dhe trevave të ndryshme të Shqipërise dhe Kosovës (Dardanisë). Kjo aspak nuk i ka penguar apo cënuar fëmijët, por ka gjetur mbështëtje nga fëmijët suedeze, si edhe shumë mësues shprehin kuriozitet për të njohur fjalë të ndryshme përshëndetëse në gjuhën shqipe dhe histori nga ajo. Ka disa shkolla që kanë bërë projekte mësimore duke lidhur mësimin e gjuhës shqipe me atë suedeze dhe kjo ka nxitur edhe fëmijë të vendeve të ndryshme të shprehin kujdes dhe interes ndaj gjuhës shqipe.

MËSIMI SHQIP NË SHKOLLAT PUBLIKE SUEDEZE ËSHTË E MIRATUAR ME LIGJ

Shoqëria suedeze them se e ka pritur mirë mësimin shqip këtu, sepse mësimi shqip në shkollat publike suedeze është e miratuar me ligj nga vetë shteti suedez. Shpesh disa shkolla shprehin gadishmërinë për t’u përfshirë në dygjuhësinë, pra hartojnë projekte mësimore ku bëjnë ndërlidhjen e gjuhës suedeze me gjuhën shqipe, por edhe të tjera. Shoqëria suedeze e quan një të drejtë dhe barazi të fëmijëve për të ruajtuar gjuhën e tyre të origjines, madje nxënësve që vijnë nga Shqipëria ose Kosova në Suedi dhe nuk dinë suedisht u jepet mundësia që të kenë mësuesin e tyre të gjuhës shqipe në klasë për të mesuar suedisht. (Përkthimi i lëndëve të ndryshme suedeze në gjuhë shqipe dhe anasjelltas). Unë mendoj që shoqëria suedeze është një shoqëri që të respekton, sepse kujt i ke respektuar gjuhën dhe identitetin, e ke nderuar përjetësisht atë përson. Këtu në Suedi opërojnë një lëmi e madhe shoqatash që mundohen t’i vijnë në ndihmë apo t’i jenë pranë komunitetit shqiptar. Bashkëpunimi ka qenë i mirë me një shoqatë që kam patur mundësinë të bashkëpunoj. Janë organizuar aktivitete të ndryshme si për fëmijë të grupmoshave të ndryshme, por edhe për të rriturit, duke ju dhënë kështu mundësine për të bashkëvepruar dhe ndihmuar njëri-tjetërin në një vend të huaj. Kjo është bërë edhe për të ruajtur traditën e vendit nga vijmë. Disa shoqata janë shprehur të gatshme për të sjellë edhe tekstet në gjuhën shqipe falas për fëmijët e komunitetit shqiptar. Ka shoqata që nuk janë në Stockholm, por që organizojnë seminare për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, organizojnë aktivitete mjaft tërheqëse për femijët dhe të rriturit, pra shoqatat mund të them që janë mjaft aktive dhe të gjalla.

MËSIMDHËNIE PËRMES TEKNOLOGJISË DHE FËMIJËT ME DYGJUHËSI

Çdo mësimdhënie përmes teknologjisë nuk është as e lehtë, por as edhe e paarritshme. Mësimdhënia përmes teknologjisë ka avantazhet e saj, sepse të mundëson një mësimdhënie ku mund ta ndërthurësh me tekniken, metoda ndërvepruese, të afron në kohë dhe hapësirë me nxënësin, pr ka dhe disavantazhet si ajo e largimit nga libri, nga shkrimi, pra nga një prekje konkrete me librin. Fëmijët në dygjuhësi kanë patur vështirësi me shumë në të folur se sa në të shkruar. Shqiptimi i disa bashkëtingelloreve dyshe ia vështirëson pak të folurën, por duke qenë se kanë në grup shokë/shoqe që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova komunikimi shqip ndërmjet tyre ka qenë më i shpeshtë. Fëmijët me dygjyhësi kanë shprehur dhe vazhdojnë të shprehin një interes të veçantë për të mesuar shqip, kjo ndodh edhe kur njëri nga prindërit është suedez apo i ndonjë kombësie tjetër.

EFEKTI QE KA PASUR TË FËMIJËT NË RRITJEN E NDJENJËS PATRIOTIKE MËSIMI SHQIP

Është një ndjenjë që kur i pyes fëmijët që si ndjeheni kur dëgjoni shqip në Suedi, ato nuk dinë të përgjigjen, por qeshin ashtu të pafajshem, por me sy plot gëzim dhe krenari. Ato ndjehen si në shpinë e tyre të largët, atdheu. Gjuha që fëmijët mësojnë është atdheu i tyre. Faktikisht çdo fundjavë, zakonisht të shtunave unë në disa biblioteka të Stokholmit lexoj shqip për fëmijë të grupmoshave të ndryshme, por jo vetëm ketë. Organizohen aktivitete ku fëmijët kanë mundësinë të luajnë, të lexojnë, të shkruajnë shqip. E gjithë puna bëhet vullnetarisht, por në bashkëpunim me bibliotekat e Stockholmit të cilat më bëjnë të mundur ambientin fizik si edhe mjete të ndryshme artistike. Fëmijët, unë, dhe kushdo që flet shqip ndjehet krenar, sepse flasim shqip, lexojmë shqip dhe shkruajmë shqip në nje vend të huaj, por që na e respekton identitetin. Në tetor të vitit 2021 në kuadër të javës ndërkombëtare të librit për fëmijë, bashkia e Stokholmit dhe biblioteka ndërkombëtare në Stokholm Kungsholmen bibliotekë, zhvilloi javën e librit për fëmijë. Ky aktivitet që mbahet prej 20 vitesh për herë të parë pati në panelin e vet një shkrimtare shqiptare për fëmijë, zj.Rudina Cupi. Realizimi i këtij projekti nuk ka qenë i lehtë, por ka qenë një rrugëtim 1 javor i mbushur me dashuri, me identitet dhe krenari që jam nga Shqipëria. Çdo fëmijë, nxënës, student shqiptar, shqiptar i Kosovës ishtë i/e lumtur. Atë javë bibliotëkat në Stokholm u veshën kuq e zi, flitej shqip edhe nga suedezet. Të ndjehesh krenar se je shqiptar është t’i sjellesh një copë atdheu çdo atdhetari që jeton dhe punon larg tij. Shpresoj të kem bërë me të voglën e kësaj gjëje të bukur, por projekte të tjera mbetën për t’u bërë akoma në emër të Atdheut.

KUSH ËSHTË MESUESE ARTA EMIRI?

Arta Emiri ka lindur në Tiranë dhe ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës në vitin 2008 dhe në vitin 2013 mbaron studimet në Mastër për Gjuhë shqipe dhe Letërsi në Universitëtin e Tiranës. Nga viti 2009 -2016 ka punuar si mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë në gjimnazin ”Skënderbeu” Krujë dhe prej vitit 2017, ajo jeton në Stokholm të Suedisë. Atje studioi për gjuhën suedeze dhe në vitin 2020 merr licensën për mësuese e gjuhës shqipe dhe suedeze në shkollat suedeze. Prej vitit 2019 punon mësuese e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare me fëmijët shqiptarë, me fëmijët shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në shkollat publike të Stokholmit. Përvec angazhimit të saj në mësimdhënie, ajo është përfshirë edhe në projektë të organizuar nga shteti Suedez, por edhe të vetëorganizuar nga vetë ajo, për të pasuruar bibliotekat e Stokholmit me libra shqiptarë për fëmijë dhe të rritur. Angazhimi i saj më i madh tani është që në çdo bibliotëke të Stockholmit të shkruhet fjala përshendetëse “Mirë së vjen në bibliotekë”.

Filed Under: Politike Tagged With: Arta Emiri, Sokol Paja

Lufta në prag…

August 23, 2024 by s p

Dr. Dorian Sevo

“Kur dy njerëz zihen kjo do të thotë që edhe dy shtete mund ta bëjnë një gjë të tillë”.  Kështu shprehej i madhi Tomas Hobs në shekullin e XVII. Pra përsa kohë ka zënka midis njerëzve do të ketë natyrisht edhe midis shteteve sepse edhe shtetet nga njerëziot përbëhen dhe domosdo do ketë mosmarrëveshje. Ndërsa Klauseviç te vepra e tij “Mbi Luftën” shprehej se: “Tek shtetet bëjn luftë me njëra-tjetrën kjo nuk do të thotë se i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike midis tyre por po i vazhdojnë ato me mjete të tjera”. Pra si të thuash marrëdhënia midis tyre vazhdon të ekzistojë por me luftë, me dhunë dhe ashpërsi. Lufta ka qënë gjithmonë prezente në shoqërinë njerëzore që me mëkatin fillestar që e keqja u fut në botë kemi pasur vetëm luftra të cilat sipas Hegelit kanë bërë historinë. Sipas tij Historia shkon në formën e një spiraleje sepse çdo luftë vërtetë mund të përsëritet por ne thelb është një lloj i ri lufte për të tjera shkaqe dhe me mjeta të tjera të reja. Hegel e mbronte fortë këtë ide saqë shprehej se historia po të kishte qenë ciklike do ti binte që Krishti të lindte edhe njëherë nga e para por kjo gjë nuk mund të ndodh, pra historia mbetet të jetë në formën e një spiraleje që përdridhet pa fund.

Zigmund Frojd shprehej tek vepra e tij “Metapsikologjia” që: “E gjithë historia nuk është gjë tjetër veçse një dyndje vrasjesh e popujve nga popujt” dhe përshkrimi i tij është tepër i saktë.

Këtë po e shohim edhe në ditët e sotme në luftrat e ashpra që po zhvillohen midis Rusisë dhe Ukrainës dhe ndërmjet Izraelit dhe Palestinës ku po ndodhin vrasje masive sidomos në Palestinë.  

Por shtrohet pyetja? Çfarë duhet të bëjë një shoqëri që të ketë sa më pak luftëra brenda saj ose të ketë atë që na sygjerante Kanti: Pax Perpetua, pra Paqen e Përherëshme. 

Për mendimin  tim është shumë e thjeshtë. Ajo duhet të besoj në Zot. Nëse një shoqëri beson në Zot luftrat sa vijnë e reduktohen. Pse ndodh kjo, sepse besimi tek krijuesi bën që njerëzit ti zbusin lakmitë që kanë në zemër për territore dhe për resurse.

Besimi tek Zoti e bën luftën të jetë sa më pak prezente në botë. 

Natyrisht unë nuk mendoj se luftëra në botë nuk do të ketë aspak dhe asnjëherë por nëse shoqëritë janë në shinat e besimit lufta ka pak gjasa të ngjajë. Vetëm gjatë shekullit të XX patëm dy luftëra botërore 1914-1918 dhe 1939-1945 të cilat shpërfaqën natyrën e egër njerëzore për vrasje masive ku vetë njeriu u vu në pikëpyetje në kuptimin që nuk kishte më vlerë aq shumë po njerëz po vriteshin. Vrasje masive të hebrenjve nga nazistët nërpër kampet e përqëndrimit por ngjarje tjetër e madhe ishte edhe hedhja e bombës atomike nga amerikanët në Nagasaki dhe Hiroshima.  

Jo rallë herë i kemi parë edhe nëpër dokumentare kampet naziste ku tregohet sesi rimorket e kamomionëve të tyre mbushehsin përplot me kufoma njerëzore sikur të ishin trupa druri. Apo varre masive të hapura prej tyre për të groposur hebrenjtë. E gjitha kjo ndodhte sepse pikërisht në atë moment në Gjermani kishte rënë besimi. Besimi tek Zoti. Dhe kishte mbirë ideja se njeriu mund ta drejtojë vetë jetën e tij dhe nuk ka nevojë për urdhëresa fetare. Ai mund të mendojë vetë me kokën e tij dhe të përparoj.

Hitleri ishte një person i tillë i cili mendonte se idetë e tij racore do ta shpinin botën përpara. Si një darvinist i çmendur që ishte ai mendonte se vetëm falë seleksionimit racor ne mund të mbërrijmë tek njeriu ideal i përsosur. Për të mbsisundimi i racës arjane gjermane ishte gjenialiteti që duhej arritur dhe se nuk kishte nevojë per një Zot pasi Gjermania e dinte vetë se cila ishte më e mirë për të. Pra flasim për diçka që nuk ka bërë akoma 100 vite që ka ndodhur. 

Sa herë shoqëritë e shkëpusin fillin prej besimit në Zot plasin luftra të përgjakshem. Duhet të dimë se religjoni në vetvete nuk kërkon gjak por pajtim. 

Shoqëritë totalitare në përgjithësi e kanë mohuar hapur besimin në Zot, dhe padyshim që kjo u ka sjellë pasoja.

Më vijnë ndërmend dy raste. E para është në Italinë fashiste e viteteve 1930 kur Musolini e demostronte hapur se fashismi i tij ishte më i mirë se katolicizmi. Madje shprehej hapur se Roma ishte një vend shumë i ngushtë nëse në të do të qendronte edhe ai edhe Papa. Por Vatikanin ai nuk mund ta eleminonte dot pasi atë e donin njerëzit. 

Në sistemin monist shqiptar ndodhi e njëjta gjë pothuajse. Feja u pa si opium për shoqërinë dhe për këtë arsye nuk ishte e nevojshme. Por kjo nuk u bëri gjë tjetër njerzëve veçse një lavazh truri i cili do të lejonte më pas të instalohej në mendjen e tyre ideja se dogma e vërtet ishte marksizmi. Pra vetë marksizmi u shndërrua në opium. 

Pse ndodhi kjo? Sepse dihet që vetë natyra njerëzore e ka të domosdoshme të besoj diku. Prandaj ata nuk bën gjë tjetër por hoqën besimin në Zot duke e shndërruar në besimin në parti. 

Tek po shkruaj këto rreshta më vjen ndërmend edhe shprehja e famshme tek e dëgjojmë ndër politolog se Ballakni eshtë fuçi baruti. Në fakt Ballkani nuk do të ishte aspak fuçi baruti nëse vetë ballkanasit do besonin me të vërtetë në ekzistencën e Zotit. Për mendimin tim sa herë që shpërthen një luftë tregon mësëmiri që është shkëputur lidhja midis atij populli dhe Zotit.

Kohët e fundit në medja me të drejtë kemi dëgjuar edhe profesionist të displinës ushtarake që thonë se ne sot po e përjetojmë luftën e tretë botërore dhe spo e kuptojmë.

Ata i referohen luftës në Ukrainë dhe Palestinë, ndërkohë tani kemi edhe tensione të tjera midis dy Koreve asaj te jugurt dhe të veriut.

Gjithë këto luftra tregojnë më së miri shprehen ata se ne në fakt kemi hyrë në luftën e tretë  botërore. 

Pra lufta tashmë është në prag.  

Latinët thoshin dikur se kush e do paqen duhet të përgatitet për luftën.

Ata mendonin se lufta është  ë pashmangshme ndër njrerëz. 

Por insistoj të them se lufta do të ishte gjithmonë dhe më pak ekzistuese nëse njerëzit do i afroheshin më shumë Zotit.

Më vjen ndërmend një filozof tjetër francez Zhak Maritain tek vepra e tij “Njeriu dhe Shteti” i cili shprehej se rregullat e shenjta që Zoti na jep nërpërmjet ungjillit e bëjnë një jetë sociale më të drejtë më të shëndetshme dhe më qetë. Rrjedhimisht kjo lloj jete e shpie shoqerinë drejt progresit. Duke luftuar cmirën në vetvete dhe egoizmin brenda nesh që na bën të jemi kryelartë dhe duke pasur sa më shumë empati në vetvete pra ta vendosësh veten tek problemet e tjetrit do të shihnim që shoqëria njerëzore do të bëhej absolutisht më e dëshiruar për ta jetuar. 

Por siç e thamë ngaqë i jemi larguar këtyre vlerave lufta na ka ardhur në prag sepse njerëzit kanë humbur sensin e solidaritetit duke u dhënë pas materiales dhe duke iu larguar mefazikes. Duke u dhënë pas epsheve dhe duke lënë mënjanë urdhëresat e shenjta. Rrjedhimisht si pasojë e kësaj do të ketë vetëm luftë ndër njerëz. 

Edhe me vetë natyrën e njeriut haptas kuptohet kjo. Që kur njerui falet tek Zoti është më i qetë dhe se ka mendjen për luftë por për paqe por kur nuk e bën këtë gjë pra që ti falet Zotit mendja e tij rri në urrejtje e cila shpie tek lufta. 

Animi drejt materializmit po na çon në një luftë mbarë botërore. Absolutisht që është pikërisht materializmi ai i cili e ka krijuar këtë situatë kaotike që kemi sot në botë.

Le të mendojmë pak o njerëz edhe për vlerat shpirtërore të cilat na e pastrojnë shpirtin prej smogut të mëkatit të lidhur veçse me këtë botë dhe do e shohim se jeta e njeriut bëhet më e lehtë. Le të kërkojmë për të tjerët atë që e duam për veten tonë siç na urdhëron edhe Krishti dhe kjo botë do të ishte absolutisht më e mirë. 

Një problem tjetër që dua ta evidentoj është edhe ai lidhur direkt me qeveritë e çdo vendi dhe të çdo kohe të cilat mund ti sheshojnë problemet sociale. 

Por si mundet që një qeveri ti sheshojë problemet sociale dhe të bëjë që të ketë sa më pak njerëz që vuajnë në shtetin e tyre. 

Për mendimin tim është e pumundur që një qeveri të qeverisë mirë nëse nuk i frikësohet Zotit. Një qeveri që nuk i frikësohet Zotit mund të bëjë gjithçka të ndaluar dhe do e ketë tepër të vështirë ta drejtojë një vend. Vetëm ata qeveritarë që besojnë në Zot mund ta drejtojnë drejt një vend sepse do ti druhen atij prej ndëshkimit të tij. Përndryshe do të kemi vetëm keqqeverisje, korrupsion, vjellje pafund dhe mjerim për njerëzit e thjesht pa pushtet.

Një qeverisje që nuk është e bazuar në besimin në Zot shkel hapur të drejtat e qytetarëve të saj sepse nuk e ka problem që ta bëjë. Këtu nisin më pas edhe luftërat civile pasi njerëzit nuk e durojnë dot më nivelin e padrejtësisë që bëhet mbi kurrizin e tyre. 

Nëse me të vërtetë në Zot ne besojmë luftëra do të këtë më pak.

Dëshira e madhe për pushtet të jashtëzakonshëm duke mos marrë parasysh asnjë vlerë humane dhe fetare sjellë detyrimisht luftëra botërore.

Filed Under: ESSE

*QERIM PANARITI, IN MEMORIAM…

August 23, 2024 by s p

*QERIM PANARITI, IN MEMORIAM…

PANARITI, Qerim (1892–1976). Publicist, veprimtar i Federatës “Vatra”. Lindi në Panarit të Korçës. Qysh herët emigroi në SHBA, ku u aktivizua si korrespondent i gazetës “Dielli”. Me këtë detyrë ka shërbyer në Shqipëri gjatë qeverisjes së Princ Vidit (shih), kohë në të cilës shkruante me pseudonimin “Opinga”. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit (1924, shih) mori pjesë në grupin politik: Federata “Bijtë e Shqipërisë” dhe u bë bashkëthemelues e bashkëdrejtues i gazetës së përjavshme shqiptare “Immigranti” (Uorçester, SHBA, 1925–1926). Në v. 1926 u diplomua për gazetari në “College Clark” të Uorçesterit, me Medaljen e Nderit “Washington Franklin”. Punoi si redaktor në gazetën e përjavshme “Republika Shqiptare” (1926) dhe në të përkohshmen “Revista letrare” (1927) etj. Për disa vite është zgjedhur si sekretar i Federatës “Vatra” dhe ka bashkëpunuar ngushtë me Fan S. Nolin (shih). Kryesoi mitingun e Shqiptarëve të Bostonit kundër pushtimit fashist të Shqipërisë, mbajtur më 16 prill 1939. Bashkëpunoi me shoqëritë e organizatat antifashiste shqiptare dhe të huaja për krijimin e një fronti të bashkuar shqiptar antifashist në emigracion. Veprimtaria më e njohur e Q.P. është drejtimi prej tij i gazetës “Dielli” për rreth 20 vjet (1943–1963). Ka bashkëpunuar si analist i çështjeve të Shqipërisë dhe të Ballkanit në shtypin qendror amerikan. Është bashka-utor i studimit të intelektualëve shqiptarë dhe studiuesve amerikanë të Universitetit të Harvardit: “The Albanian Struggle in the Old World and New” (“Përpjekja shqiptare në botën e vjetër e të re”, Boston, 1939); ka përgatitur dhe botuar librin “Albania – The Rock Garden of Southe-astern Europe and other Essays” (“Shqipëria kopshti shkëmbor i Europës Juglindore dhe ese të tjera”, 1957) të F. Konicës dhe “Albumin II” (1966) të F. Nolit. Ai është gjithashtu i pari biograf i tyre. Ka lënë dorëshkrim një studim të vëllimshëm “The Albanian Historical Society of Massachusetts” (“Historiku i shoqërisë së Shqiptarëve të Masaçusetit”).
*Nasho Jorgaqi, Fatmira Rama – Marrë nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar. Vëll. 3. ASHSh. 2009, faqe 1924.
Dërgoi për botim: Vilma Proko

Filed Under: Vatra

Modeli i Demencës LIPAJ: Një qasje Holistike, e bazuar në Evidencë dhe Etikë për kujdesin ndaj Demencës

August 23, 2024 by s p

Xhavit Lipaj, (ORCID-iD: 0009-0009-9345-0900) 1,3

Fadil Çitaku (ORCID:0000-0002-9966-0046) 1, 2, 3 

1 Department of Healthcare, Academy of Leadership Sciences Switzerland, Zürich, Switzerland

2 Department of Humanities, Social and Political Sciences, ETH, Zürich, Switzerland

3 Department of Research, Instituti për Avancim Kombëtar, Prishtinë, Kosovë

Contact: xhavit.lipaj@bluewin.ch

Fjalët kyçe: Modeli i Demencës Lipaj, Demenca, Kujdesi Holistik, Praktikat e Bazuar në Evidencë Shkencore, Kujdesi Etik, Neuroshkenca, Terapia e Personalizuar, Mjedisi Aktivizues.

Hyrje

Kujdesi për pacientët me demencë paraqet sfida të mëdha që kërkojnë zgjidhje të reja dhe gjithëpërfshirëse. Qasjet tradicionale shpesh nuk arrijnë të përmbushin nevojat komplekse të këtyre pacientëve. Si një përgjigje ndaj këtyre mangësive, modeli LIPAJ paraqitet si një paradigmë holistike që përfshin avancimet më të fundit në neuroshkencë me standardet etike, për të ofruar kujdes të personalizuar. Ky punim përshkruan elementët bazë të modelit LIPAJ: Ndriçimi i Ndërgjegjes, Kujdesi Neuroindividual, Terapia e Personalizuar, Mjedisi Aktivizues dhe Kujdesi Juridik-Etik. Secili komponent i modelit është dizajnuar për të adresuar në mënyrë të plotë nevojat e shumta të pacientëve me demencë. Duke integruar këto aspekte të ndryshme, modeli LIPAJ synon të përmirësojë cilësinë e jetës dhe rezultatet e kujdesit për individët që jetojnë me demencë. Ky kuadër përfaqëson një përparim të rëndësishëm në kujdesin ndaj demencës, duke ofruar një qasje të strukturuar që përfshin si dimensionet mjekësore ashtu edhe ato etike të kujdesit.

Metodat

Modeli LIPAJ është zhvilluar përmes një qasjeje të gjerë dhe multidisiplinare, që përfshin perspektiva nga neuroshkenca, psikologjia, etika dhe studimet juridike. Zhvillimi i tij reflekton një përkushtim për të ofruar trajnime të vazhdueshme dhe mjete praktike për kujdestarët, me qëllim që të sigurohet relevanca dhe efikasiteti i praktikave të kujdesit. Nëpërmjet studimeve rigoroze empirike dhe provave klinike, studiuesit vlerësuan efektivitetin e modelit LIPAJ në krahasim me qasjet tradicionale të kujdesit. Kjo analizë kishte për qëllim të validonte përfitimet dhe përmirësimet e mundshme në krahasim me metodat ekzistuese. Duke kombinuar njohuritë teorike me aplikimin praktik, modeli synon të përmirësojë cilësinë e kujdesit për individët nën kuadrin e tij. Bazimi i tij në të dhëna empirike siguron që kujdestarët të mbështeten në teknika dhe metoda të provuara. Në përgjithësi, modeli LIPAJ paraqet një përpjekje të përbashkët për të përmirësuar standardet e kujdesit përmes një qasjeje sistematike dhe të bazuar në prova, duke lidhur kërkimin akademik me zbatimin praktik në kontekstet e kujdesit.

Përpunimi i Literaturës

Zhvillimi i modelit LIPAJ është thellësisht i bazuar në literaturën e gjerë mbi kujdesin ndaj demencës. Sipas Kitwood (1997), një aspekt thelbësor është njohja e individit përtej diagnozës së tij, duke avokuar fuqishëm për qasje të personalizuara të kujdesit. Budson dhe Kowall (2016) theksojnë nevojën e domosdoshme për të integruar zbulimet më të fundit shkencore në praktikën klinike, gjë që përputhet me parimet e bazuara në prova të modelit LIPAJ. Sabat (2001) hedh dritë mbi perspektivat personale dhe përvojat e individëve që jetojnë me sëmundjen e Alzheimerit, duke ndikuar kështu në bazën etike të LIPAJ. Brooker dhe Latham (2015) propozojnë një kuadër gjithëpërfshirës për kujdesin e përqendruar te personi me demencë, i cili përputhet në mënyrë të përkryer me qasjen e individualizuar dhe holistike në thelbin e LIPAJ. Feil (2002) diskuton strategji efektive të komunikimit për të bashkëvepruar me pacientët me demencë, duke nënvizuar rëndësinë që LIPAJ i jep krijimit të një mjedisi interaktiv dhe mbështetës.

Për më tepër, zhvillimi i modelit LIPAJ integron këto perspektiva të ndryshme në një kuadër koherent që vë theksin si te nevojat emocionale, ashtu edhe te ato praktike të pacientëve me demencë. Duke u mbështetur në njohuritë e Kitwood, Budson, Sabat, Brooker, Latham dhe Feil, LIPAJ siguron një kuptim të hollësishëm të kujdesit ndaj demencës, që respekton dinjitetin dhe autonominë e çdo individi. Modeli thekson përshtatjen e vazhdueshme të praktikave të kujdesit në përputhje me njohuritë shkencore që evoluojnë, duke pasqyruar natyrën dinamike të menaxhimit të kujdesit për demencën. Për më tepër, LIPAJ inkurajon kujdestarët të krijojnë lidhje domethënëse dhe të promovojnë një ndjenjë qëllimi dhe përmbushjeje te individët që jetojnë me demencë. Në përgjithësi, modeli LIPAJ paraqet një sintezë të kërkimeve shkencore dhe përvojës praktike, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve me demencë përmes strategjive të kujdesit të ndjeshëm dhe të personalizuar.

Rezultatet

Modeli LIPAJ, I njohur për efektivitetin e tij në kujdesin ndaj demencës, ka sjellë përmirësime të dukshme në rezultatet e pacientëve. Në veçanti, është lidhur me përmirësime të konsiderueshme në kënaqësinë e pacientëve, mirëqenien emocionale dhe angazhimin në aktivitetet e përditshme. Ky model dallohet për fokusin e tij në terapinë e personalizuar dhe krijimin e një mjedisi aktivizues, strategji që kanë rezultuar të efektshme në ngadalësimin e përparimit të simptomave të demencës. Për më tepër, këto ndërhyrje kontribuojnë ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të jetës për individët nën kujdesin e tij. Theksi te përshtatja e trajtimit sipas nevojave individuale siguron që pacientët të marrin mbështetje të synuar, duke maksimizuar përfitimet terapeutike. Në fund të fundit, modeli LIPAJ përfaqëson një qasje premtuese në kujdesin ndaj demencës, duke ofruar një kuadër gjithëpërfshirës që adreson si aspektet mjekësore ashtu edhe ato psikosociale të sëmundjes.

Përshkrimi i Detajuar i Komponentëve të Modelit LIPAJ

Ein Bild, das Diagramm, Reihe, Screenshot enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

                                                   Figura 1: Komponentet e Modelit LIPAJ

Në këtë diagram, katër komponentët kryesorë (Ndriçimi i Ndërgjegjes, Kujdesi Neuroindividual, Terapia e Personalizuar dhe Mjedisi Aktivizues) vlerësohen në një shkallë nga 1 në 5, ku secili aspekt merr rëndësinë më të lartë (5). Kjo përfaqësim thekson rëndësinë qendrore të secilit komponent brenda modelit dhe e paraqet atë në një format të qartë dhe shkencërisht të strukturuar.

L – Ndriçimi i Ndërgjegjes Demenca shpesh shihet si një humbje progresive e aftësive njohëse. Megjithatë, koncepti i “Ndriçimit të Ndërgjegjes” inkurajon një ndryshim perspektive, duke u përqendruar te ajo që mbetet, në vend të asaj që humbet. Ngjashëm me ndriçimin, ku drita emetohet pa nxehtësi, ndërgjegjja te pacientët me demencë mund të shfaqet në mënyra unike dhe të papritura. Kjo qasje inkurajon kujdestarët të kërkojnë dhe të mbështesin këto momente të qartësisë dhe lidhjes.

I – Kujdesi Neuroindividual Çdo tru është unik, veçanërisht në kontekstin e demencës, ku simptomat dhe përparimi ndryshojnë gjerësisht. Kujdesi Neuroindividual është një filozofi që promovon plane kujdesi të personalizuara bazuar në profilet specifike neurologjike dhe psikologjike të pacientëve. Kjo qasje shfrytëzon përparimet më të fundit në neuroshkencë për të përshtatur ndërhyrjet, duke minimizuar frustrimet dhe duke rritur mirëqenien.

P – Terapia e Personalizuar Terapia e personalizuar përqendrohet te nevojat dhe preferencat unike të çdo individi. Terapitë standarde shpesh nuk marrin parasysh ndryshimet personale, ndërsa terapitë e personalizuara janë të përshtatura me historinë, pikat e forta dhe interesat e individit. Studimet tregojnë se qasjet e tilla çojnë në kënaqësi më të lartë të pacientëve dhe rezultate më të mira klinike.

A – Mjedisi Aktivizues Një mjedis aktivizues është thelbësor për mirëqenien e pacientëve me demencë dhe përfshin si hapësirat fizike, ashtu edhe atmosferat sociale të dizajnuara për të promovuar angazhimin dhe pavarësinë. Shembuj përfshijnë dhoma të ndriçuara mirë, zona me kontrast ngjyrash, hapësira të sigurta në natyrë dhe aktivitete të përbashkëta. Këto mjedise ndihmojnë në ngadalësimin e përparimit të demencës dhe përmirësojnë cilësinë e jetës.

J – Kujdesi Juridik-Etik Sigurimi që të gjitha praktikat e kujdesit janë etike dhe në përputhje me ligjin është thelbësor. Kjo përfshin respektimin e të drejtave dhe dëshirave të pacientëve, respektimin e ligjeve përkatëse dhe ofrimin e komunikimit të qartë me familjet dhe kujdestarët. Trajnimi i rregullt dhe krijimi i komisioneve etike ndihmojnë në ruajtjen e standardeve të larta të kujdesit.

Diskutim

Modeli LIPAJ ofron një qasje gjithëpërfshirëse për kujdesin ndaj demencës, duke adresuar nevojat unike të çdo individi. Duke u fokusuar te ndriçimi i ndërgjegjes, kujdestarët inkurajohen të njohin dhe të mbështesin aftësitë e mbetura njohëse të pacientëve me demencë. Komponenti i kujdesit neuroindividual përshtat praktikat e kujdesit sipas profileve specifike neurologjike dhe psikologjike të pacientëve. Terapia e personalizuar siguron që planet e trajtimit janë relevante dhe efektive, ndërsa një mjedis aktivizues promovon stimulimin njohës dhe ndërveprimin social. Kujdesi juridik-etik mbron të drejtat dhe dinjitetin e pacientëve, duke siguruar që të gjitha praktikat e kujdesit janë në përputhje me standardet ligjore dhe etike.

Kontributet në Teori

Modeli LIPAJ paraqet një kornizë teorike të re në kujdesin ndaj demencës duke theksuar një qasje holistike që integron neuroshkencën, psikologjinë, etikën dhe studimet juridike. Përparimet teorike përfshijnë:

  1. Ndriçimi i Ndërgjegjes: Ky koncept zhvendos fokusin nga pikëpamja tradicionale e demencës si një rënie progresive e aftësive njohëse drejt një qasjeje që vë në pah aftësitë e mbetura njohëse. Ai sugjeron që momentet e qartësisë te pacientët me demencë, të ngjashme me ndriçimin, mund të kultivohen, duke shtuar një dimension të ri në kuptimin dhe kujdesin për individët me demencë.
  2. Kujdesi Neuroindividual: Modeli përparon diskutimet teorike duke avokuar për plane kujdesi të përshtatura sipas profileve unike neurologjike dhe psikologjike të secilit pacient. Ky komponent bazohet në kërkimet më të fundit të neuroshkencës, duke kaluar përtej qasjeve të përgjithshme të trajtimit.
  3. Terapia e Personalizuar: Modeli thellon njohuritë teorike duke theksuar terapinë që është e përshtatur me historinë, pikat e forta dhe interesat e individit, duke promovuar kështu rezultate më të mira klinike dhe kënaqësinë e pacientit.
  4. Mjedisi Aktivizues: Ky koncept prezanton teorinë se faktorët mjedisorë mund të ndikojnë ndjeshëm në mirëqenien dhe stimulimin njohës të pacientëve me demencë. Ai integron teoritë nga psikologjia e mjedisit në kujdesin ndaj demencës.
  5. Kujdesi Juridik-Etik: Ky komponent zgjeron kornizën teorike të kujdesit ndaj demencës duke përfshirë konsideratat ligjore dhe etike, duke siguruar që praktikat e kujdesit të jenë në përputhje me ligjin dhe të respektojnë të drejtat e pacientit.

Kontributet në Praktikë

Modeli LIPAJ ofron një kornizë praktike dhe të bazuar në prova për kujdestarët, profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe institucionet që merren me kujdesin ndaj demencës. Kontributet kryesore praktike përfshijnë:

  1. Kujdes i Strukturuar dhe Gjithëpërfshirës: Modeli ofron një strukturë të qartë për kujdesin ndaj demencës, duke siguruar që të gjitha aspektet e nevojave të pacientit—njohëse, emocionale, fizike dhe etike—të adresohen. Kjo mund të çojë në praktika më të organizuara dhe efektive të kujdesit.
  2. Trajnime dhe Mjete për Kujdestarët: Modeli thekson nevojën për trajnime të vazhdueshme për kujdestarët, duke i pajisur ata me mjete praktike për të zbatuar me sukses komponentët e LIPAJ-it. Ky fokus në edukimin e vazhdueshëm ndihmon në ruajtjen e standardeve të larta të kujdesit.
  3. Plane Kujdesi të Personalizuara dhe Adaptuara: Duke avokuar për plane kujdesi të individualizuara, modeli LIPAJ siguron që trajtimet të jenë jo vetëm të bazuara në prova, por edhe të personalizuara sipas nevojave specifike të pacientit, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe rezultatet e kujdesit.
  4. Optimizimi i Mjedisit: Theksi i vënë në krijimin e një mjedisi aktivizues përkthehet në strategji praktike për dizajnimin e hapësirave të jetesës dhe aktiviteteve që rrisin angazhimin e pacientit dhe ngadalësojnë përparimin e simptomave të demencës.
  5. Zbatimi i Kujdesit Etik: Përqendrimi i modelit në kujdesin juridik-etik siguron që të gjitha praktikat të jenë në përputhje me ligjin dhe etikën, duke nxitur kështu besimin dhe transparencën në praktikat e kujdesit.

Kontributet në Politika

Modeli LIPAJ ka implikime të rëndësishme për zhvillimin e politikave në kujdesin ndaj demencës:

  1. Standardet e Kujdesit Holistik: Modeli mund të informojë krijimin e standardeve të kujdesit holistik që integrojnë konsideratat mjekësore, psikologjike dhe etike. Këto standarde mund të adoptohen në nivele institucionale, rajonale ose kombëtare për të përmirësuar kujdesin ndaj demencës.
  2. Udhëzime për Kujdesin Etik: Theksi në kujdesin juridik-etik mund të ndikojë në politikat që kërkojnë trajnime etike për kujdestarët dhe krijimin e komisioneve etike brenda institucioneve të kujdesit. Kjo do të siguronte që praktikat e kujdesit ndaj demencës të jenë në përputhje me standardet ligjore dhe parimet etike.
  3. Mbështetje Politike për Dizajnin e Mjedisit: Përqendrimi i modelit LIPAJ në mjediset aktivizuese mund të çojë në politika që inkurajojnë ose kërkojnë krijimin e mjediseve miqësore për demencën në mjediset e kujdesit shëndetësor dhe banimit, duke promovuar mirëqenien e pacientit.
  4. Avokim për Edukimin e Vazhdueshëm: Duke theksuar nevojën për trajnime të vazhdueshme, modeli mbështet iniciativat politike që financojnë dhe promovojnë zhvillimin profesional të vazhdueshëm për ata që punojnë në kujdesin ndaj demencës.

Konkludim 

Modeli LIPAJ përfaqëson një përparim të rëndësishëm në kujdesin ndaj demencës, duke kombinuar rigorozitetin shkencor me ndjeshmërinë etike për të ofruar kujdes holistik dhe të personalizuar. Ai nënvizon rëndësinë e trajnimit të vazhdueshëm, kërkimit dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor për të ruajtur standarde të larta të kujdesit.

Modeli LIPAJ ofron një kornizë inovative dhe gjithëpërfshirëse për kujdesin ndaj demencës, duke integruar përparimet shkencore me konsideratat etike për të ofruar kujdes të individualizuar, të respektueshëm dhe efektiv. Ai thekson rëndësinë e të parit të individit përtej sëmundjes, duke avokuar për edukim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim ndërdisiplinor për t’u përshtatur me nevojat e kujdesit që evoluojnë.

Kërkimet e ardhshme duhet të fokusohen në validimin e mëtejshëm empirik të modelit dhe aplikimin e tij në mjedise të ndryshme të kujdesit

Referencat

  1. Kitwood, T. (1997). Dementia Reconsidered: The Person Comes First. Open University Press.
  2. Budson, A. E., & Kowall, N. W. (2016). The Handbook of Alzheimer’s Disease and Other Dementias. Wiley-Blackwell.
  3. Sabat, S. R. (2001). The Experience of Alzheimer’s Disease: Life Through a Tangled Veil. Blackwell.
  4. Brooker, D., & Latham, I. (2015). Person-Centred Dementia Care: Making Services Better with the VIPS Framework. Jessica Kingsley Publishers.
  5. Feil, N. (2002). The Validation Breakthrough: Simple Techniques for Communicating with People with Alzheimer’s-Type Dementia. Health Professions Press.

Copyright (c) 2024 Xhavit Lipaj, Fadil Çitaku

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 788
  • 789
  • 790
  • 791
  • 792
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT