• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIARIO DE BOURGOS (1964) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË BARCELONË : “NOSTALGJIA PËR SHQIPËRINË, KRAHASIMI ME SPANJOLLËT, LEXIMI, SPORTI, GATIMI, SPITALET, SHOQATAT E BAMIRËSISË…”

August 3, 2024 by s p


Burimi : Diario de Bourgos, e mërkurë, 8 prill 1964, faqe n°5 / (Foto Molina)
Burimi : Diario de Bourgos, e mërkurë, 8 prill 1964, faqe n°5 / (Foto Molina)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Gusht 2024

“Diario de Bourgos” ka botuar, të mërkurën e 8 prillit 1964, në faqen n°5, intervistën ekskluzive me Mbretëreshën Geraldinë në Barcelonë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një mbretëreshë e lumtur në Spanjë

Dialog intim me Geraldinën e Shqipërisë

“Unë nuk kam në plan të largohem nga kjo tokë e bekuar derisa të mund të kthehem në vendin tim.”

“Burrat janë individualistë në Shqipëri, njësoj si këtu”

Burimi : Diario de Bourgos, e mërkurë, 8 prill 1964, faqe n°5 / (Foto Molina)
Burimi : Diario de Bourgos, e mërkurë, 8 prill 1964, faqe n°5 / (Foto Molina)

Barcelonë

(Nga redaksia e Hispania Press. Ekskluzivisht për Diario de Bourgos).

Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë është mysafire e Barcelonës, një qytet që po e viziton për herë të parë dhe nga i cili ndihet e magjepsur. Ajo tashmë ka vizituar atraksionet dhe monumentet kryesore turistike në Barcelonë. E gjatë, e hollë dhe plot hijeshi, ajo i jep një hir të veçantë spanjishtes së saj pothuajse të përsosur, aq sa më habiti kur mendova se, për të folur me të, do të kisha nevojë për shërbimet e një përkthyesi. Shqiptimi i saj nuk është aq i përsosur sa mund të ishte, por ajo përpiqet aq shumë ta kuptojmë, saqë nuk duhet shumë përpjekje për të ditur se çfarë dëshiron të thotë kur ndeshet me një fjalë që i reziston. Dhe ja se si filloi dialogu ynë :

— A kupton spanjisht, Madhëria juaj?

— Në mënyrë të përsosur.

— Dhe e flet?

— Pak, por mendoj se do të mjaftojë që të më kuptoni.

— Ju pëlqen Barcelona?

— Më pëlqen e gjithë Spanja, por Barcelona është shumë e bukur. Sot vizitova pjesën e vjetër, lagjen gotike, dhe është e mrekullueshme.

— Dhe çfarë mund të më thoni për Bashkinë dhe Këshillin Krahinor që besoj se keni vizituar edhe ju?

— Gjithçka më ka bërë përshtypje, por veçanërisht salla Pintor Sert dhe Patio de los Naranjos. Janë gjëra të mrekullueshme.

— Kjo është hera juaj e parë që vini në Barcelonë, apo jo?

— Po, është vizita ime e parë.

— Sa ditë do të qëndroni mes nesh?

— Vetëm tre.

— A është e vërtetë që keni ardhur në një festë sociale?

— Në një pagëzim.

— Kumbara e kujt do të jeni?

— Jo; vetëm e ftuar.

— Ku banoni zakonisht?

— Në Madrid, ku kam jetuar përafërsisht një vit e gjysmë.

— A jeni e vendosur të jetoni gjithmonë në Spanjë?

— Që atëherë. Unë nuk kam ndërmend të largohem nga kjo tokë e bekuar derisa të mund të kthehem në vendin tim.

— A ndjeni nostalgji për atdheun tuaj?

— Natyrisht.

— A gjeni ndonjë ndryshim mes zakoneve të Shqipërisë dhe atyre të vendit tonë?

— Po, por mos mendoni se janë shumë të shquar. Burrat janë individualistë në Shqipëri, njësoj si këtu në Spanjë.

— Dhe a janë gratë e ndryshme në Spanjë nga ato në atdheun tuaj?

— Nuk mendoj kështu. Më parë shqiptarja ka qenë diçka tjetër, por sot që është europianizuar, nuk mendoj se është ndryshe nga spanjollja.

— A ushtron ndonjë sport madhëria juaj?

— Po; tenis dhe not.

— Keni marrë pjesë në ndonjë garë zyrtare?

— Jo, sepse këto sporte i praktikoj vetëm për hobi.

—Ndoshta është pak pyetje intime, por a mund të më thoni si përdoren 24 orët e Madhërisë suaj në Madrid?

— Me shumë përgjegjësi dhe detyra.

— Çfarë lloj leximi preferon mbretëresha Geraldinë?

— Historike dhe biografike.

— Një pyetje tjetër delikate: ju pëlqen të gatuani?

— Po, dhe mbi të gjitha, kuzhina franceze. Me pelqen.

— Pjata e preferuar spanjolle?

— Nuk mund t’jua them për momentin.

— Cili është kujtimi më i bukur që mbani nga Barcelona?

— Si më kanë pritur dhe trajtuar, gjë që nuk do ta harroj kurrë.

— Dëshironi të ktheheni së shpejti?

— Sigurisht, dhe do të përpiqem ta bëj qëndrimin tim sa më të gjatë.

— Përveç pagëzimit në të cilin duhet të merrni pjesë, çfarë do të bëni tjetër gjatë qëndrimit tuaj këtu?

— Do të vizitoj disa spitale dhe shoqata bamirësie. Unë kam vizituar tashmë “Asilo de San Juan de Dios” dhe jam habitur se si kujdesen për fëmijët atje.

Vëzhgoj gjurmë lodhjeje në fytyrën e mbretëreshës dhe i jap fund dialogut.

(Foto Molina)

Antonio Llull Manís

Filed Under: Reportazh

Rezistenca e Konispolit dhe Antifashizmi Çam

August 3, 2024 by s p

81 vite më parë, më 5 gusht 1943, nisi Lufta e famshme e Konispolit/

Arben Iliazi/

Lufta Antifashiste e popullsise çame, kjo trashëgimi e vyer e historisë kombëtare shqiptare, duhet sjellë në një dritë më realiste, duke i dhënë fund spekulimeve dhe manipulimeve të historiografisë greke.

Është rasti të ripohohet me forcë se në Luftën Antifashiste popullsia shqiptare e Çamërisë inkuadroi në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë. Ajo që i shqetësoi më shumë forcat shoviniste greke në fillim të vitit 1943 ishte ngritja e këshillave shqiptare në të gjithë Çamërinë. Në mars të vitit 1943 u formua çeta e parë mikste, e cila bashkëpunonte me EAM-in. Edhe biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi, nuk e mohojnë kontributin dhe pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në radhët e rezistencës antifashiste greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpërmendur thekson se çamët nxorrën mbi 1000 luftëtarë. Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste, i cili punoi në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Në shkut të vitit 1943 u krijua çeta “Çamëria” dhe pak më vonë batalioni “Çamëria”, i cili zhvilloi betejën e famshme të Konsipolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë.

Në pranverë të vitit 1944 në Qeramicë u formua Batalioni IV “Ali Demi” me më shumë se 500 djem çamë. Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke (EAM). Gjithashtu, shumë çamë morën pjesë në Brigadën VI, VII, IX dhe XI të ushtrisë greke. Le të analizojmë shkurt vetëm betejën 55 ditore të Konispolit, e cila ishte një luftë e përgjakshme, madhështore, duke e shtyrë pushtimin e Konispolit në 55 ditë. Kjo luftë do të mbetet si një kurorë lavdie në gjerdanin e artë dhe të pavdekshëm të Antifashizmit Çam.

81 vite më parë, më 5 gusht 1943, nisi Lufta e Konispolit. Kjo betejë, e cila zgjati për 55 ditë, ishte luftimi i parë në vendin tonë në kufirin shtetëror me Greqinë kundër batalioneve gjermane. Këto luftime kanë hyrë në histori si luftimet më të gjata në kohë të rezistencës shqiptare.

Komanda gjermane kishte si qëllim të vinte nën kontroll bregdetin Jonian, nga Gjiri i Artës deri në Konispol. Rezistenca u udhëhoq nga Batalioni “Çamëria” i ndihmuar edhe nga forca vullnetare të zones së Konispolit e të fshatrave: Sopik, Pandelejmon, Vagalat, Xarrë e Mursi. Goditjen më të ashpër gjjermanët e bënë gjatë rrugës automobilistike Skalomë – Konispol dhe në drejtimin Lopës – Qafa e Likojanit. Mbrojtja u organizua me sulme e kundrasulme nga të dyja palët ndërluftuese duke shfrytëzuar punimet fortifikuese dhe veprimet luftarake që u zhvilluan me ndërprerje.

Përleshje të ashpra u zhvilluan në datat 5-6 dhe 7-23 gusht në Qafën e Botës, Qafën e Likojanit dhe Konispol. Konispoli u pushtua nga armiku më 23 gusht, i cili pasi u plaçkit tërësisht, dogji dhe mbi 40 shtëpi.

Forcat partizane zhvilluan luftime kundër pushtuesve gjermanë më 1 shtator 1943 në Sajadhë, në urën e Koskës e në Smartë. Nga datat 13 deri më 16 shtator 1943 forcat partizane zhvilluan luftime në qafën e Madhe dhe prej Qafës së Botës deri në fshatin Vërvë, kundër dy batalioneve gjermane.

Në këtë luftë pati shumë të vrarë e të plagosur nga të dyja palët. Pyetja që lind natyrshëm është: Pse u radhitën çamët në aleancën kundër fashizmit e nazizmit, pse luftuan në Konispol në një luftë të përgjakshme dhe të pabarabartë? Në Luftën e Dytë Botërore Shqiptarët e Çamërisë u vunë në shërbim të së drejtës dhe atdheut, duke u radhitur në aleancën kundër fashizmit e nacizmit, me shpresë dhe me premtime se pas çlirimit do t’iu lejohej bashkimi me shtetin amë, Shqipërinë, gjë që nuk iu lejua të ndodhte. Mjafton të kujtojmë Rezolutën e Konferencës së Labinotit për problemin e Kosovës e Çamërisë, ku u arrit në përfundimin se: “Çështja e Kosovës dhe e Çamërisë do të zgjidhet në bazë të Kartës së Atlantikut, në bazë të parimit të vetëvendosjes së popujve, dhe garancia më e madhe për triumfin e këtij principi është vetë lufta që bëjnë dhe do të bëjnë Kosova e Çamëria, krah për krah me popujt jugosllavë e atë grek…”

Pra zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe Çamërisë edhe njëherë u theksua se do të realizohej brenda kuadrit të pranuar nga Aleatët në bashkëpunim me forcat antifashiste të vendeve fqinjë. Nuk duhet harruar që në atë periudhë shqiptarët e Camërisë ishin vënë edhe përballë rrezikut të asgjësimit të shtetit kombëtar në Shqipëri, te i cili kishin shpresën që ta kishin si shtet unik të tyre. Greqia, që prej aneksimit të saj më 1913, synoi homogjenizimin e krahinës së Çamërisë, duke zbatuar politika të ashpra të dhunës dhe spastrimit etnik mbi popullsinë e këtij territori. Për shkak të gjendjes së rrënuar nën qeverisjen greke për rreth tridhjetë vite, popullsia e krahinës u zvogëlua ndjeshëm. Spastrimi etnik i Çamërisë u realizua në një masë të konsiderueshme gjatë harkut kohor 1913-1939.

Ndaj Lufta Antifashiste për popullin çam kishte rëndësi historike, për të kanalizuar energjitë dhe përpjekjet e shqiptarëve në një objektiv të përbashkët – çlirimin kombëtar dhe përfshirjen e shumicës së shqiptarëve në një njësi të përbashkët administrative. Por në luftën e Konispolit, ndodhi edhe dicka e paparishikuar, përfshirja e minoriteteve grekë në rezistencën kundër gjermanëve. Për këtë ndikoi mjaft bashkëpunimi intensiv mes EAM-it dhe FNÇ. Në vjeshtë të vitit 1943, të PKSH dhe PKG vendosën të bashkërendonin veprimet dhe të dërgonin përfaqësues të tyre për të punuar me minoritetet respektive. Përfaqësues të EAM-it u dërguan në zonat ku jetonte minoriteti grek në Shqipëri, ndërkohë që FNÇ dërgoi përfaqësuesit e vet në krahinat shqiptare të Çamërisë. Këta përfaqësues do të vepronin në kuadër të Shtabeve të Përgjithshme të vendeve përkatëse: kështu përfaqësuesit grekë do të udhëzoheshin nga shtabi shqiptar dhe ata shqiptarë nga ai grek.

Mes dëshmorëve që ranë në luftën e Konispolit shquhen vec camëve edhe disa minoritarë grekë: Razo Zenel Birçe (Bolena); Sinan Lame Lizaj (Nivicë); Zaim Selim Ballaxhia (Zhapokikë); Hasan Latif Durka (Shalës T); Jani Vasil Leka (Goranxi); Kosta Tasi Çavo (Vurg); Mustafa Fejzo (Kuç – Çamëri); Nazif Asllan Dedaj (Beçisht T); Nail Fylfos Tona (Çamëri) dhe Enver Safet Llapi (Erind). Kjo është e vërteta historike dhe për këtë duhet të krenohet edhe minoriteti grek. Por duhet të pohojmë se qëndrimi i forcave politike greke gjatë luftës, pavarësisht nga nuancat midis tyre, ishte nacionalist dhe me tipare të qarta shovene dhe antishqiptare. Ky qëndrim ishte faktori themelor që pengoi afrimin dypalësh, rezistencën antifashiste dhe i kontribuoi ruajtjes së tensionit deri në fund të luftës dhe pas saj.

Faktet historike thonë se duke pasur në qendër të politikës së tyre aneksimin e Shqipërisë së Jugut, forcat nacionaliste greke, në pranverën e vitit 1944, hodhën poshtë edhe disa propozime të reja të forcave nacionaliste shqiptare për një bashkëpunim në luftën kundër pushtuesit dhe në betejën e ardhshme kundër rrezikut sllavo – komunist që u kanosej të dy kombeve.

Metamorfoza e elitës politike nacionaliste greke kish filluar menjëherë pas sulmit gjerman kundër Greqisë, në prill të vitit 1941. Ushtria greke donte një kapitullim të shpejtë dhe “të ndershëm” tek gjermanët për të ruajtur avantazhin politik që kishte krijuar nga lufta kundër italianëve. Pjesa themelore e këtij synimi ishte tërësisht politike: ushtria greke nuk donte të paragjykonte pozitën e saj si fituese e luftës kundër italianëve pasi e vlerësonte këtë si një aset dhe përfitim ligjor e politik për pretendimet e saj territoriale. Një pjesë e elitës politike greke u bënë kuislingë. Por, edhe pjesa tjetër e tyre, që ishte shumica, megjithëse u treguan aq të mençur sa të mos bashkëpunonin hapur me qeverinë kuislinge greke dhe me gjermanët, futën pasuesit e tyre në administratën kuislinge dhe bënë shumë pak për të luftuar Boshtin. Kështu vepruan venizellistët dhe metaksistët, që ishin dy grupimet më të mëdha politike të djathta.

Kjo ishte situata në terren. Ndërsa camët u përfshin masivisht në Luftën Antifashiste me formacionet e tyre partizane.

Gazeta “Figaro”, nr.588, 4 korrik 1946, duke bërë fjalë për luftën italo-greke, shkruante: “Çetat shqiptare nga ana e tyre sulmonin autokolonat dhe trupat italiane, në rrugët që çonin në front”. Ndërsa radio “Londra” më 26.10.1940 transmetonte: “Mësohet nga Shqipëria se çeta shqiptare në veprim të prapavijave italiane, presin dhe sabotojnë vijat e komunikacionit, duke u futur tmerrin reparteve italiane të izoluara. Grupe të armatosura kanë mundur të hyjnë në kryeqytet dhe kanë afishuar mbi të gjitha godinat qeveritare dhe deri në pallatin e qeverisë italiane proklamata, me të cilat ftojnë italianët të zbrazin Shqipërinë”. Gjithashtu më 4.1.1941, BBC-ja (radio Londra) transmetonte: “Në rrethet ushtarake vihet re se, shqiptarët u sjellin ndihmë të madhe grekëve kundër italianëve”. Ja pra cila ka qenë popullsia çame. Populli shqiptar i Çamërisë nuk ka qenë kurrë bashkëpunëtor i pushtuesve. Kemi jetuar gjithnjë mirë me popullin grek, me të cilin kemi luftuar krah për krah kundër okupatorëve fashistë italianë e gjermanë.

Qeveria greke bëri një propagandë politike të ethshme për diskreditimin e luftës Antifashiste të shqiptarëve para Aleatëve dhe opinionit të tyre publik. Ndërsa, më 10 nëntor 1944, në prag të çlirimit të Shqipërisë, qeveria greke i kërkoi zyrtarisht qeverisë së SHBA, që Shqipëria të konsiderohej e të trajtohej si një shtet armik dhe që trupat greke të merrnin pjesë në pushtimin e saj deri në lumin Shkumbin.

Filed Under: Kronike

Ilirët në skanerin e ADN-së Ballkanike

August 3, 2024 by s p

Ndrek Gjini/

Sipas një studimi shkencor nga Instituti Zviceran për Hulumtime Gjenetike IGENEA. etëm 30% e shqiptarëve janë me prejardhje ilire, ndërsa 20% kanë origjinë sllave. Gjysma tjetër është një përzierje e shumë fiseve të ndryshme. Serbët janë në një situatë të ngjashme, ku vetëm 30% kanë prejardhje sllave dhe rreth 20% janë ilirë. Por këtu duhet marrë në konsiderate se ky 20% ilirë i Serbëve përfijnë edhe popullsinë e Kososvës, pasi testimet e ADN-së janë kryer para se Kososva të shpallte pavarsinë e saj.

Këto të dhëna janë rezultat i një studimi nga Instituti Zviceran për Hulumtime Gjenetike, IGENEA, dhe tregojnë një përzierje të gjerë gjenetike në të gjithë Ballkanin. Inma Pazos, drejtoreshë menaxhuese e Instituti Zviceran për Hulumtime Gjenetike, IGENEA, e shpjegon këtë në detaje në një studim të sajin të botuar para disa kohësh. Ajo tregon gjithashtu dhe krejt procesin e realizimit të këtij hulumtimi shkencor.

Shkenca dhe Historia e Popujve të Ballkanit

Historitë tradicionale që mësojmë në shkolla për prejardhjet e popujve, shpesh shemben nga studimet e reja gjenetike. Sipas të dhënave të IGENEA-s, të gjithë popujt e Ballkanit kanë një përzierje të ndryshme gjenetike dhe nuk mund të identifikohen me një fis të vetëm.

Rezultatet e Hulumtimit Gjenetik për Shqiptarët dhe Popujt e Tjerë të Ballkanit

Studimi tregon se vetëm 30% e shqiptarëve janë ilirë, ndërsa 20% janë me origjinë sllave. Pjesa tjetër e shqiptarëve kanë prejardhje të ndryshme, përfshirë trakas, fenikas, helenë dhe vikingë. Për serbët dhe malazezët, 30% janë sllavë dhe 21% ilirë, ndërsa pjesa tjetër përfshin gjermanë, keltë, fenikas dhe helenë.

Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia

Bosnja dhe Hercegovina përbëhet prej 40% ilirë, 20% gjermanë, 15% sllavë dhe keltë, 6% hunë dhe 4% trakas. Në Kroaci, 34% e popullsisë janë ilirë, 20% sllavë, 18% keltë, 16% fenikas dhe 12% gjermanë.

Maqedonia dhe Greqia

Në Maqedoni, 30% e popullsisë janë maqedonas të vjetër, 20% gjermanë, 15% sllavë dhe helenë, dhe pjesa tjetër fenikas dhe hunë. Ndërsa në Greqi, vetëm 35% e popullsisë kanë prejardhje helene, 20% janë sllavë dhe fenikas, dhe pjesa tjetër janë ilirë, gjermanë dhe maqedonas.

Turqia: Një Komb me Një Prejardhje të Përzier

Popullsia e Turqisë është më e përzierja në rajon, ku vetëm 28% kanë prejardhje turke, dhe pjesa tjetër janë keltë, hebrenj-armenë, berberë, arabë, sllavë, ilirë/helene dhe gjermanë.

Pranimi dhe Reagimet ndaj Hulumtimit

Publikimi i këtij studimi u mirëprit nga Evropa Perëndimore, ndërsa në Ballkan dhe Spanjë pati reagime të ndryshme, ku disa shtete si Greqia e konsideruan atë të diskutueshëm. Inma Pazos shpjegon se hulumtimi është bazuar në të dhëna të mbledhura gjatë tri viteve dhe është përditësuar vazhdimisht me informacione të reja.

Metodologjia dhe Saktësia e Hulumtimit

Studimi është rezultat i një pune të detajuar dhe përkushtimi të madh shkencor, ku të dhënat janë krahasuar dhe vlerësuar me bazën e të dhënave të IGENEA-s dhe studimeve të tjera të publikuara në revista shkencore të njohura. Pazos thekson se reagimet kanë qenë të ndryshme, ku disa vende kanë keqpërdorur të dhënat për qëllime politike.

Ky studim sjell një perspektivë të re mbi prejardhjet gjenetike të popujve të Ballkanit, duke treguar se historia dhe gjenetika janë më komplekse se sa kemi menduar. Hulumtimi i IGENEA-s është një hap i rëndësishëm drejt kuptimit më të mirë të identitetit dhe prejardhjes sonë të përbashkët ballkanike dhe evropiane.

Filed Under: Emigracion

Prekë Uli Gjokaj, një jetë në shërbim të atdheut

August 3, 2024 by s p

Profesor Gjon Frani Ivezaj  /

Në burimet e hershme historike dhe dokumentet arkivore ku  historianë e kronikanë vendas dhe të huaj apo personalitete  të jetës politike e shoqërore si studiues, albanologë e  shkrimtare, thuhet se Gruda ishte një qendër shumë e  rëndësishme e Shkodrës antike. Gruda si fis përmëndet që  nga fillimi i shekullit XIV dhe ka prejardhje ilire, kjo e  vërtetuar dhe e argumentuar edhe nga historianët dhe  studiuesit shqiptare e të huaj. Në burimet e shkruara me këtë fis njihemi përmes verës dhe shkrimeve të misionarit të  madh Italian Atë Domeniko Pazi (1847-1919) i cili flet për të  parin e fisit Vuksan Gel Gjon Gruda. Sipas tij, fisi i Grudës, është i ardhur nga Basumt e Postribës të Shqipërisë së Veriut (Shkodër), të cilët ne shekujt XV-XVI u vendosën në malin e Grudës së sotme kreshike, për të shkruar një histori të lavdishme përmes grykës së pushkës e për të ba emër të madh në malësi e më gjërë. Bijtë e Vuksan Geles, punuan dhe ndërtuan shtëpitë e tyre në formë kulle me fringji në malin e Grudës. Falë aftësive dhe mençurisë së tij i pari i vendit (krahinës) u bë atdhetari i shquar Vuksan Gela i  Grudës. Gruda si fis në fund të shekullit XV përfshihej në  nahijen e Zhablakut dhe kishte 80 shtëpi. Ndërkaq emërtimin në vetë Nahija e Grudës, e ka marrë në vitin 1485, kurse më 1497 nuk përmendet në defterët osmanë si nahije. Simbas burimeve historike, kisha e Grudës, ka një histori legendare ndër shekuj.  Kjo vërtetohet edhe fjalët e kryeipeshkevit të Tivarit imzot  Vinçenc Zmajeviku tek libri Kuvendi i Arberit  1703, fq. 35, botim i shtëpisë botuese “Shpresa” Prishtinë  2003.  

Ai përshkruan se në Dinoshën e Grudës përveç ndërtimeve  të hershme urbane që njihej si qytetza, ekziston kisha e  shën Mhillit, themelet e të cilës i përkasin shekullit V.  Edhe studiuesi dhe albanologu italian Ermanno Armao, duke  u bazuar ne nje hartë te lashte (te dy hartografëve të  shekullit XVII, shkruan: “… Kemi te bejmë me kishën e lashte  të fisit të Grudes kushtuar shën Martinit ipeshkev, e ndërtuar  nga Eterit Françeskanë me 1646 dhe qe ishte diroccata,  (shenim i përkthyesit), në vitin 1671 kur ate Gaspari  ishte ne kalim.”  

Kisha e rindërtuar më vone me nje mjeshtri te  

mrekullueshme, gendet ne nje vend te veçuar ne bregun e  djathte te lumit te Cemit, ne katundin Priften, qender e  katolikëve te Fisit, 320 metra mbi nivelin e detit. Po ashtu ne  nje vizite baritore te ipeshkevit te Shkodres Pal Kamsi ne  vitin 1756,përshkruan se Gruda kishte 106 shtëpi me 744  banore te ritur, me 200 luftetare te pushkes, 68 femije te  krezmuar ate vit 17 femra e 18 mashkuj dhe 6 martesa.  Ndersa nje relacion jeter mbi misionet e Shkodres i dates 13  gusht 1758, shkruar prej prefektit apostolik at Michelangelo  da Taranto, nënvizon faktin se ne Grude, eshte rrite numri i  katolikeve, qe martohen, simbas ritit te kishes sẽ shenjte. Te  gjitha trevat arberore rane ne sundimin e plote te mizorise se  osmanëve dhe sllave te pa shpirte, te cilat, kaluan nje kalvar  te pashembullt krimesh dhe masakrash antinjerezore per  shekuj me radhë, duke u munduar ti shuajne shqiptaret,  gjuhën, fene, zakonet, dhe traditat e tyre, pra tu sllavizoje  cdo gje te identitetit te paster shqiptare.  Burimet e hershme historike tregone letrat e kryeipeshkevit  te madh imzot Pjetër Bogdani, te datës 28 gusht 1670, ku  pershkruan vuajtje e torturat e besimtareve katolik te Malësise  e të  Shkodres, ne te cilën ai i lutet Kongregates se Shenjte, qe te  caktohen dy misionar te Eterve të Reformuar; njerin në Rrjoll  e tjetrin ne Grude.Mali, Bajraku apo Fisi i Grudes, ka qene  vazhdimisht edhe ne vemendjen e shumë studiuesve  dhe albanologe te huaj, te cilët Grudën e shohim si njerin  nder gjashte kuvendet kishtare, që bënin pjese ne  Prefekturën Apostolike te Kastratit me 1500 banore katolik  ne vitin 1850. Per shumë dekada kisha e famullia e Grudës  njihet nen emrin e shenjtorit ilir shën Martinit.  Ne historine e kishes, shkruhet se shën Martini kishte lindur  nga prinder ilir, ku babai i tij kishte qëne oficer në ushtrine  romake, dhe ne fillim vete shën Martini kishte marre pjese si  ushtar (kalores), por pa vonuar u ishte kushtuar rregullave  kishtare dhe ne vitin 370 zgjidhet ipeshkev i Toursit ne  France. Predikimet dhe kontributi ne jetën meshtare e  ungjilltare te shën Martinit qene aq te mëdha ne  France sa kishin sjellur mrekulli, te cilat u njohen edhe nga  vete kisha kristiane.  Francezët e vleresuan dhe besuan aq shume shën Martinin,  sa kur u nda nga jeta toksore me 11 nëntor te vitit 397  embrapa i kushtuan rreth 3600 kisha famulltare, si dhe me  emin e tij u identifikuan 240 fshatra e qytete. Mbretërit  Frances e njohen edhe si Patron te tyre.  Ne ate hohe françeskanët prej Grude ushtrojnë sherbime  fetare në Hot, Triesh, Koje dhe kudo ne Malsi të Madhe. Prej  vitit 1638 deri ne vitin 1903. Aty kanë sherbyer 46 misionar  Kroat e italian. Qe nga viti 1903 e sot kanë sherbyer  kryesisht meshtare shqiptare. Duhet theksuar se gjate  tallazeve te historise, kisha e Grudes u djeg nga ushtria  barbare sllave (malazeze) dhe turke, qe sulmoi Malësine, e  cila me heroizem te pashoq i rezistoi me stoizem dhe armë  ne dorë, duke mos iu nenshtruar pushtuesve mizore.  Simbas, patër Anton Harapi O.F.M, i cili bën një pershkrim  brilant per këto troje, nder te tjera thote: “Me heroizem te  madh, malësorët e Grudës i ruajten gjithnje shtepinë e zotit  dhe trojet e veta. Gruda, ne mesin e ketyre ngjarjeve te stuhishme historike, luftrave dhe perpjekjeve per liri e  pavaresi, u be qendra e te gjithe luftarve dhe rezistences me  arme ne duar, duke treguar giithmone heroizem dhe  perkushtim të madh, e ideale te trashiguera per mbrojtjen e  tokave, fenë dhe Atdheun e te parëve te tyre. Malësorët e  Grudës, historikisht u bene balle te gjitha sulmeve pushtuese  barbare, si turque, sllavëve etj., që kishin per qëllim  pushtimin, nënshtrimin dhe asimilimin e trojeve tona  stërgiyshore nder shekuj dhe historikisht dihet se trimat e  paharruar te Grudës ishin patriotet: Vuksan Gela, Smajl  Martini Ivezaj, Nike Martini Ivezaj, Dede Nika Ivezaj, Mat  Hasani Ivezaj, Zef Martini Ivezaj, Zef Prel Marashi Ivezaj,  Prel Marashi Ivezaj, Smak Deda Ivezaj, Kolë Zefi Ivezaj,  Bacë Vuksan Ivezaj, Preç Vuksani Ivezaj, Vuksan Preçi  Ivezaj, Sokol Baci Ivezaj, Tringe Smajlja Ivezaj, Mehmet  Murati Gjokaj, Baca Kurti Gjokaj, Zef Miliqi Lulgjuraj, Gjeke  Gjoni Sinishtaj, Ujkë Mati Ivezaj, Lucë Gjeloshi Lulgjuraj,  Mark Gjeku Lulgjuraj, Kolë Marku Lulgjuraj, Maxha Grishi  Bojaj, Mirash Luli Bojaj, Paloke Gjoka Vulaj, Ujke Dushi  Kalaj, Tomë Kole Gjoni Sinishtaj, Pllum Gjeka Kalaj, Preke  Gjon Ruka Ivezaj, Halil Haka Nikaj, Ali Zeku Pepaj, Marash  Dashi Kalaj, Pretash Leci Sinishtaj, Selman Juku Dukaj, Nike  Smaka Ivezaj, Pjeter Nika Ivezaj etj.,  

Sikurse Gruda burra me nam e me za kane pase te gjitha  Malet e Malesise nder ta permendet edhe Ule Marku me  djalin e tij Prekë Ulin, që lanë nder dhe krenari ne Grudë dhe  Malesise tone legendare. Per malësorin kreshnik dhe te pa  trembur Preke Uli Gjokaj, gjithnje liria dhe mikpritja, sipas  traditis se hershme shiptare ishte dhe ishte sot gjeja me e  shtrenjte. Ai dhe brezat mbas tij vijuan te ecin ne rrugën e  tradites athetare dhe patrotike te te pareve te tyre.  Malesia jonë, nder shekuj eshte shquar per figura te ndritur,  ge kane bërë emër te mire ne te giithe krahinën, ku ato  jetuan dhe vepruan, duke shkruar me arme ne dore histori te  lavdishme per trojet etnike shqiptare.  Per shkak te luftrave te njepasnjeshme, kunder serbo  malazezëve dhe Perandorise Islame Osmane, shume  malesore te krishtere, u detyruan qe te shperngulen nga  trojet e te parve te tyre shume shekullore e u vendosen ne  vende te ndryshme banimi, ku kishte vetem shqiptare.  Keshtu Ule Marku Micakaj, u detyrua nga Bekajt e Trieshit te  Malësise së Madhe të shperngulet e te vendoset ne Dinoshe  te Grudes, në grykën e Malit Tojeq.  

Këtu malësori fisnik dhe trim Ule Marku aty gjeti 20-30 shtepi  malësore te besimit islam. Sipas te dhenave, qe janë  transmeruar brez mbas brezi, mendohet se Ule Marku ka  ardhur ne Dinoshë rreth vitit 1850. Vellezërit muslimanë  malësore te zones e deshtën dhe e nderuan giithmone  bashkeatdhetarin e tij te fshatit te tyre. Ai aty gjeti ngrohtesi,  mikpritje dhe bujari tradicionale shqiptare. Te gjithë  malësorët pa dallim feje luftonin kunder pushtuesve shumë  shekullore otoman dhe serbomalazez, që kërkonin te  neshtronin dhe mposhtin popullin shiptar.  

Ule Marku ne Tojeq të Dinoshes gjeti nje shtepi katolike e  ardhur nga fisi Lucaj prej deres se katundit Delaj (Trieshit)  me emin Gjoke, e cila me vone eshte islamizuar me dhunë  nga pushtuesit turq. Ata sot quhen familja e Jusuf Gjokës.  Shumë vite me vone ata kanë levizur ne zonat e banuara ne  Tojeq, Dinoshe, po ashtu nga Luhari ka ardhur nje shtëpi  katolike me mbiemrin Puraj, e cila edhe ajo eshte e  islamizuar nga turqit me force.  Ne kete menyre ka ardhur edhe nje familje prej fisit Dukaj te  Trieshit, e cila edhe ajo shte islamizuar. Prej kesaj familje sot  ishte shtëpia e Selman Jakut (Dukaj). Po këtë rruge ka  ndjekur edhe nje familje prejfisit të Lulgjurajve te Grudës, të  cilët edhe ato jane islamizuar, sikurse edhe te tjerët me pare.  Pra, sikurse shihet keto familje ndryshojne vetëm emrat dhe  asnjehere mbiemrat, duke ruajtur keshtu vijimsinë e te  krishtere te rrinjeve te lashta te familjeve te tyre.  Kulla e Ulë Markut, ka qen e mirenjohur nder shekuj per urtësi, mikpritje, besë, atdhedashuri. Trimat e  kulles, kane qene gjithnje ne balle te luftrave per liri dhe  pavaresi te trojeve etnike shqiptare.  

Nê nje mjedis tê ri shqiptar Ulë Marku, filloi te punoj dhe jetoj  pagesisht, mes vëllezërve muslimanē shqiptaré.  Pas disa vitêve ai martohet dhe krijoi familjen e vet. Aty Ulë  Markut i lindën dy djem dhe disa vajza. Djali i pare Gjoni lindi  në vitin 1858, kurse djali i dyte Preke Uli lindi ne vitin 1860.  Ne te gjithe Malesinë e Madhe kjo familje e re mes  shqiptarêve tê mirë gjithmone ishte e nderuar dhe  respektuar e merituar.  

Ata brez mbas brezi luftuan me pushke ne dore kunder  pushtuesve te njepanjeshme, që prekën herë pas here tokat  shqiptare. Ulê Marku 21 vjeç, ishte njê djale azgan e trim si  zana, dhe mori pjese ne kryengritje anti osmane dhe kunder  synimeve grabiqare te malazezëve. Ai ishte nje punetor i  palodhur,ku me duart e tij te arta ndertoi nje kullê prej guri dy  katëshe me frenxhi, qẽ ngjasonte me nje kështjelle  ushtarake te kohës, per tu mbrojtur nga pushtuesit otoman e  serbo malazezët. Uli, ishte nje burre i hijshem, i gjate si lisat  e maleve tona, i zgjuar per nga natyra, i urte e i matur ne  biseda me malesorët, fjalepake,njeri i beses, trim si zana,  bujar nẽ shpirt e me zemër, dhe si gjithmone nje dere e  njohur per mikpritje shqiptare etj.  Ai mori pjesë ne shume luftra liridashëse, që Malesia zhvilloi  nder shekuj, si nẽ luftën e Dinoshes, Shkodres, Grudes etj.,  kur nẽ ate kohẽ Gruda udhëhiqej nga trimat legendare si  trimi i famshem Smail Martini i Grudës. Në vitet 1880-1881  Ule Marku ishte bashkuar me trimat e tjere malësore dhe  kishte dale ne balle te luftes se Dinoshës dhe Grudës kunder  ushtrise serbo malazeze.  Aty per orë te tera u be nje lufte e pergjakshme,  ku shkjete humbën shumë ushtare dhe armatime luftarake.  Udheheqësi dhe kryepriresi i malësoreve kreshnik ishte trimi  legendar Smajl Martini Ivezaj.  

Lufta zgjati deri nẽ mbrëmje. Smajl Martini me djemtë e  Grudës i dha ikjen ushtarëve malazeze. Ne orët e vona te  mbrêmjes Bajraktari i Grudës Smajl Martini urdheroj  luftetarët e Grudës te gjithe të bashkohen, duke merrê me  vete te dekurit dhe te plagosurit rënde, per t’i derguar tek  kisha e shën Mhillit nẽ Dinoshe.  Ne ate lufte te pergjakshme u varros trimi i malëve Ule  Marku vendin e quajtur ne Shtigje, ku po zhvillohej lufta.  Ai ishte goditur nga plumbi i armikut, i cili i kishte thyer  kembën. Ule Marku, ishte shume i lodhur. Ai ecte zvarrê nga  plagët e pergjakura. Ne giysme te rruges ai u ndal për te  pushuar se nuk mund te levizte mẽ tej. Ule Marku, per ortê  têra kishte derdhur shume gjak. Ai u ndal nẽ afersi te nje  shkembi me pushke nẽ dore. Ushtria e luftarëve malesore te  Grudes,duke u terhequr poshte aty gjen ushtarin trim Ule  Markun e plagosur shumẽ rënde, i cili, po humbte gjak nga  plaga e rênde. Atij i afrohet trimi Murat Mehu Gjokaj prej  Mileshit. Murati, duke qene errësire e pyet se fare po bën  ketu. Ai i pergjigjet se jam plagosur (varrue), më  ka ra pushka e me ka thy kembën dhe s’mundem te levizi.  Trimi Ule Marku, i thote Murat Mehut: “Shko tek shokët, se  une kam pushken dhe fisheke boll.Nese kthehen shkijete,  une e paguaj vetën.” Trimi Murat Mehu i Gjokajve te  Mileshit, vinte nga nje dere e madhe e mirenjohur ne te  gjithe krahinëne Malesise per pushke dhe mikpritje. Murati,  duke e pare gjendjen e rënde te bashkëluftetarit Ule Markut,  i cili, po vazhdonte te humbte shumë gjak, i thotë se nuk  mund te ik dhe dua te gendroj me ty ketu. Ai e merr ne krah  bashkëluftetarin e tij te plagosur rënde dhe me pushke ne  dore ngadale e ngdale e con deri tek shtëpia e tij. Luftari dhe  trimi si zana Murat Mehu, menjehere kthehet dhe shkon tek  kisha e shën Mhillit, ku ishin bashkuar ushtria e malesoreve,  te plagosurit dhe te vrarët. Ai u tregon atyre për plagosjen e  rënde te trimit Ule Markut.  Bajraktari i Grudes Smajl Martini, menjehere ngrihet ne  këmbe, e falënderon nga zemra trimin e varrosur Ulë  Markun dhe burrerinë e trimërinë e Murat Mehut. Ne  mëngjez herët, bajraktari Smajl Martini sẽ bashku me luftarin  trim Murat Mehu dhe 12 luftare te tjere te Grudes shkon  mënjehere ne kullën e luftarit trim Ule Markut. Bajraktari i  Grudes, gjate takimit e rifalenderon Ulin, per trimëime ne  lufte dhe gjakun e derdhur per tokat shiptare dhe liri, dhe i  deshiron jete te gjate dhe sherim te shpejte. Nga burimet  historike, mesojmë se prej kesaj dere ka lindur edhe djali i tij  i famshëm Preke Uli, i cili, ka treguar gjithmone heroizem te  pashoq per qeshtjen kombëtare. Preka, merrte pjese ne  luftrate me malësore dhe Malesi, kunder armiqève  shekullore serbo malazezëve dhe ushtrise aziatike turke, per  liri dhe pavaresi dhe ekzistencën e trojeve etnike shqiptare.  Fjala e tij perhapet kudo ne trojet etnike shiptare deri ne  Kosovë.  Duke hulumtuar me shume kujdes per kete figure te  rëndesishme te historise shiptare, mësojme se për Preke  Ulin nga Dinosha, kemi mundur te gjejme artikuj interesant,  ku midis te tjerëve ka shkruar edhe pajtuesi i gjaqeve,  simboli i paqes dhe miresise mes shiptarëve Prof. Anton  Çeta, ku ai nder te tjera vlereson: “Prekë Uli ishte. symbol i  bashkejeteses vellazerore mes katolikeve e muslimanëve te  Grudës.  

Ai per te mos koritur katundin, rrezikon jetën nga ushtarët  malazez, te cilët nje dite tek e gjejne Prekën coban me dele  se bashku me cobaneshen Bibe Keqja i thonë: “Prej kah je?”  Dhe Preka u pergjigjet prej Dinoshet.  Malazezët e pyeten a je musliman apo katolik!?  Jam katolik, u thote Preka.  

Ushtarët, deshtën me e vertetu këte gja e i thone nese je  katolik ban kryq!  Prekê Uli u thote: “Nuk u duhet ju kjo  

gja, mem detyru mue me ba kryq!” Ata (malazeze) i thone  prap: “Ose ban kryq ose te vrame, mbasi ti nuk na ke kallzue  te vertetën, se ndoshta nuk je katolik!”  Dhe tre ushtaret ia kthejne pushken.  Cobaneshja Bibe Keqja i thote: Ban kryq se te vrane, se ti  perdite ban kryq disa here. Por ai ia kthen le te mẽ vrasin.  Nuk baj kryq qe te mos thone se e bame nje musliman me  ba kryg (pasi ne Dinoshe jane shumica muslimane, me  perjashtim te pak shtëpive katolike).  

Tre ushtaret malazezé e pané se nuk po mujshin me e  detyrua me ba kryq ketë grudas, ndaj ulen armët e  shkuan.” (Anton Cetta, “Nga folklori yne”, Volumi III,  Prishtine, 1995, f. 151- 152).  Prekë Uli, ishte pjesétaré i kryengritjes se flamurit  kuq e zi, ne Malësi më 6 Prill 1911 në istikamin e Deçiqit.  Kulla e Preke Ulit eshte djegur dy here ne vitetet 1918 dhe  1921 prej ushtrisé malazeze, sepse ishte nje kulle  legjendare me luftrare trima. Ne kohën e formimit te shtetit  federal te Jugosllavise, popullit shqiptar i digjinin shtepite,  rrestoheshin njerezit pa faj, vriteshin njerezit pa pasur asnje  faj. Preke Uli, mbajti mbiemrin Micakaj deri nẽ vitin 1921 në  Tojeq te Dinoshës. Kështu me 12 mars të vitit 1921 prej  turturave te veshtira, qe i beri ushtria malazeze mbi popullin  shqiptar, u bashkuan ato shtepia qe kishin ardhur nga viset e  tjera dhe binë një mbledhje qe të bashkohen te gjithe 6 a 7  shtëpite dhe te formojne nje fis, te cilët mê vone  fillojne tê quhen Gjokaj, simbas Gjokës, i cili, kishte ardhe i  pari ne keto vise ne Tojeq te Dinoshës. Keshtu u krijua fisi i ri  Gjokaj, te cilët sot si shqiptarët muslimane dhe katolike e  mbajne këte mbiemër me respekt.  Kjo gjë u bë për me ra ne sy te armiqeve, sepse ata jane nje  fis i madh etj. Preke Uli, gjate gjithe jetes sẽ tij ka treguar  heroizem, nder dhe respekt, duke e nderuar dhe respektuar  e gjithe Malesia, duke mbetur ne analet e historise sone  kombëtare. Dera e Preke Uli Gjokaj, ka qene e njohur  historikisht edhe nga banorët e qytetit, si njerez te pushkes,  nderes, besës, trimërise, odes se kuvendeve te burrave,  lahutes e çiftelise, ne te cilën jane perjetuar goje me goje  historité e lavdishme të Hotit e Grudës, ne lufte kundër  pushtuesve shumeshekullore turq. Atdhetari e luftetari i  njohur Preke Uli Gjokaj, ishte nje dere e forte dhe me ze ne  te gjithe trevën ne fjale. Ai shquhej edhe bujari dhe mikpritje  ndaj miqve dhe kalimtarëve tëndryshëm vendas dhe te huaj.  Aty gjetën menjeherë ngrohtësi e bujari tradicionale  malesore, besë dhe bujari, ndihme dhe integrim te shpejte  në ambientin e ri, ku u vendosën keto miq te rinj të Grudës.  Me pushtimin e trojeve tona ne vitin 1571, simbas kronikave  historike, pothuajse te gjithe barqet(breznite) e Malisise sẽ Veriut, bënë levizje (migrime), nepër shumë vende gjate  kohes, kur qyteti verior Shkodra po kalonte çastet e hidhura  nga mësymjet e te huajve. Shgiptarët dhe ne vecanti  malesorët e Grudes, rroken perhere pushkën né mbrojtje te  trojeve te tyre stërgiyshore, duke qene nje pengesẽ serioze  per pushtuesit turq. Shpesh familjet e tyre shtoheshin me  djem, që sipas konceptit te malesorëve do te thoshte  asokohe se kishte me te për pushke, per t’i bere balle  pushtuesve osmanilinj, qe në Malesi gjithnje gjetën  kundershtimin me te ashper me arme ne dore, pakenaqsine  dhe ndjenjn e larte te kundershtimit dhe mosnënshtrimit ndaj  zgjedhës sẽ huaj. Ndër shekuj, per malësorin gjithnje liria  ishte gjeja mẽ e shtrenjte.  

Krenaria e malesorëve mbijetoi ndër shekuj. Kjo mirënjohje u  njoh gjithnje me fisnikêri nga prijesi i pare i Grudes Vuksan  Gela me kater djemte e tij.  

Patriotizmi i madh i treguar me shembuj konkret nga Vuksan  Gela i Grudës dhe sokolat trima e fiseve te tjera, u shpreh  tek mbrotja me vendosmëri, qe ata i bëne atdheut e fesë se  të parëve te tyre, ndër shekuj, ne mënyrë qẽ kishat tona  shiptare te mos kthehen ne minare tẽ xhamive turke. Prej  derës Micakajve (të Trieshit), sot Gjokajt e Tojeqit (Grudës),  gjate shekujve kanë dalur burra me ze ne te gjithe trevën e  jashte saj, te cilet tradicionalisht janë shquar për vyrtytet e  

hershme shqiptare, si: besa, trimeria, atdhedashuria, zbatimi  me perpikmeria i kanunit, urtia, oda e burrave, mikpritja me  zemër dhe bujari, per te gjithe miqte dhe kalimtarët e  thjeshte, qẽ kanë bujur ne kete kulle fisnike plot njerez te  ndershem e bujar. Malësorët trima dhe fisnik Ule Marku, e  Preke Uli, ishin dhe mbetën figura te mëdha te kombit  shqiptar, te cilet, tene jetën e tyre luftuan me arme nẽ dore  ne mbrojtje te trojeve etnike shiptare.  

Ule Marku, iu bashkëngjit patriotêve te shquar, qẽ aso kohe  veronin ne qytetin e lashte te Shkodres dhe trevave tẽ Malësise sẽ Madhe. Ule Marku, gezonte respekt ne te gjithe  vendet ku ai shkonte, sepse kishte besë, burrêri, trimëri,  bujari, ndërshmëri, ishte njeri i fjales, nderit, respektonte  kanunin e maleve tona kreshnike, ishte njeri i urte dhe  shume i mençur në zgjidhjen e probleme te treves se tij,  luftoi pa reshtur per ndergjegjesimin e malesorëve per liri  dhe pavaresi kunder Portës sẽ Lartë tê Perandorise Islame  Osmane.  

Gjakderdhja, ishte dhe mbeti nje plage, qē e ndihmoi edhe  me shumë pushtuesin turk te jetonte mẽ gjate né trojet tona,  sepse malesort dhe ne terësi shume krahina shqiptare, ne  vend qe te luftonin turkun ia kishin drejtuar gryken e armeve  shtëpive ne hasmeri. Ulë Marku, ishte bashkekohës i trimit  legendar Smajl Martinit, qẽ ishte Bajraktari i Grudes, i Çun  Mules te Hotit, Pec Petanit të Shkrelit e te Keq Turkut te  Kelmendit etj. Ai me armën ngjeshur mori pjesë ne luftrat më  te përgjakshme te popullit shiptar, ne kryengritjet e  njépasjeshme qe u zhvilluan ne Malesi, te tilla si: Lufta e  Spushit, kunder taborreve mizore turke, u dallua si nje luan i  vërtetë ne Betejën e Deçiqit ne vitin 1890, në Luftën e  Plavés dhe Gucise etj. Shtepia e njohur e Preke Uli Gjokajt  të Tojeqit (Triesh), Grudës xori burra me fame, ze dhe bese,  ndere, fjale, trima e azganë, që me shembullin personal  shkruan historine e krahines permes flakes sẽ barutit te  pushkêve te tyre, duke qene perhere ndera dhe krenaria e  perhershme për Malesi dhe trojet etnike shqiptare. 

Filed Under: Histori

“Lulet e pjeshkës”, rrëfime jetë në luginën e vdekjes…

August 3, 2024 by s p

Sokol Paja/

Kontributi në artin dhe letrat shqipe i shkrimtarëve, artistëve, intelektualëve, klerikëve e qëndrestarëve antikomunistë mbetet fenomenal jo vetëm në pasurimin e letërsisë shqipe por dhe në ndriçimin e të vërtetave historike duke pasuruar memorien e shoqërisë shqiptare e duke ekspozuar krimet dhe barbaritë e komunistëve mbi shqiptarët e pafajshëm. Veprat e At Zef Pllumit, Dom Simon Jubanit, Visar Zhitit, Maks Velos, Amik Kasoruhos, Agim Mustës, Fatos Lubonjës, Spartak Ngjelës, Bedri Blloshmit, Lekë Tasit dhe së fundi e Hasan Bajos e shumë ish të përndjekurve të regjimit diktatorial në Shqipëri, përveç se kryevepra të letërsisë e historisë janë shndërruar në regjistrin më të saktë të kohës së ferrit e të tmerrit që përjetuan shqiptarët përgjatë 5 dekadave diktaturë. Romani “Lulet e pjeshkës” i autorit Hasan Bajo është një kontribut me shumë vlerë jo vetëm në letërsinë moderne shqiptare por edhe në kolanën e veçantë të letrave shqipe “burgologjinë” e denoncimit të krimeve të regjimit komunist në Shqipëri. Rrëfimet e Hasan Bajos, përshkrime estetike dhe detajiste të përkryera skanojnë diktaturën komuniste, shtypësit, të shtypurit, mekanizmat e instalimit të diktaturës, rrjetin funksional të sistemit bolshevik, aparatin e dhunës e torturës dhe përshkruan me detaje tipologjinë e botës shpirtërore të xhelatëve dhe viktimave të pafajshëm. Regjimi i “kostumhirësve këmbëmëdhenj” në vitin 1977 e arrestuan dhe e dënuan Hasan Bajon padrejtësisht me dhjetë vjet heqje lirie për agjitacion dhe propagandë dënim të cilin e vuajti në burgun e tmerrshëm të Spaçit dhe të Qafë-Barit si qëndra persekutimi, vuajtje e torture për kundërshtarët e regjimit stalinist.

Hasan Bajo në librin e tij “Lulet e pjeshkës” tregon me detaje ashpërsinë dhe fatalitetin e dënimeve dhe ekzekutimeve të shqiptarëve të pafajshëm: Ekzekutimet bëhen befas, pas mesnate. I dënuari, duke qenë i lidhur, për më tepër në pritje të vdekjes, as që mendohet se mund të flejë. Çdo zhurmë e ardhur nga jashtë i thotë se janë xhelatët që vijnë për ta marrë. Prandaj, më të shumtët prej tyre mpihen, madje ka edhe momente kur vetë i dënuari, duke mos mundur t’i bëjë ballë një torture të tillë, lutet ta marrin sa më parë. Në raste të tjera, në ndonjë krizë çmendurie, përpiqet edhe të vetëvritet, rrëfen dhimbshëm në romanin e tij Hasan Bajo. Libri përbëhet në këto pjesë: “Parullat”, “Profesori i historisë”, “Kopjimi i detyrave”, “Profesor Osmani arrestohet”, “Më kërkojnë në drejtori”, “Kitara elektrike”, “Ëndrra”, “Petraqi”, “Adriana”, “Vera Riesling”, “Xhaxha Qamili”, “Ndihem i padëshiruar”, “Ankth”, “Nisja për në Tiranë”, “Me babanë”, “Arrestimi”, “Orët e para në hetuesi”, “Ditë dhe netë dimri në qeli”, “Tri cigaret DS”, “Edhe në qeli ndodh të gëzohesh”, dhe “Natë prilli me hënë”.

Nëpërmjet dialogut, monologut, panoramës së zymtë të birucave e hetuesisë, dilemave ekzistenciale, ankthit, panikut, frikës, humbjes së shpresës, mosdorëzimit, autori Bajo i ofron lexuesit një testament të vuajtjeve e dinjitetit të njerëzve të ndershëm në raport me mizorët e të pashpirtët që masakronin njerëz në emër të diktaturës së proletariatit. Individë të pafajshëm përgjatë regjimit komunist të afro 5 dekadave në Shqipëri përjetuan tortura çnjerëzore, dhunë fizike e shpirtërore por qëndruan dinjitozë në dhimbje e në vuajtje ashtu si Hasan Bajo dhe nuk “firmosën” për të fundosur askënd por mbajtën mbi kurriz barrën e tyre të padrejtë. Si qëndrestar i regjimit komunist, Hasan Bajo edhe si kronikan dhe si individ ka meritën se edhe pse “dinte të vdiste” ai buzëqeshi i lumturuar dhe nuk u shndërrua në antihero kur koha kërkonte heronj. Rrëfimet e Hasan Bajos janë rrëfime jete në luginën e vdekjes, janë rrëfime shprese, rrëfime dinjitoze e të dinjitetshme për shqiptarë patriotë që pranuan çdo persekutim e padrejtësi duke mbetur në fund të fundit NJERI.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 821
  • 822
  • 823
  • 824
  • 825
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT