• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DORA SHQIPTARE “VRET” PËR HERË TË DYTË HASAN PRISHTINËN

July 11, 2024 by s p

Mehmet Prishtina

Drejtori i Fondacionit: “Hasan Prishtina”/

Data e sotme, 11.07.2024, do të mbetet në kujtesën tone si data e “vrasjes” së dytë të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina, për fatin e rënde u vra prapë nga dora shqiptare, u vra pabesisht nga të zgjedhurit e popullit” të tij. Deputetët që sot gjeten kuraje ta ngrisin dorën që të aprovojnë heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të mbahen mend për ligësinë dhe paturpësinë që treguan, jemi të vetëdijshëm se lloji i këtyre deputeteve nuk kane memorie historike që te vlerësojnë kontributin e papërsëritshëm të Hasan Prishtinës, për këtë arsye përmes Fondacionit “Hasan Prishtina” ju kemi dërguar dy here shkresa me të cilat iu kemi bere thirrje për mos votim dhe iu kemi dhëne argumente se pse ky emër nuk do duhej të hiqej nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Siç duket për këta të mjerë, më i rëndësishëm është servilizmi ndaj bijës se grekut Dejona Mihajli, se sa vetë mbrojtja e vlerave kombëtare.

Deputetë, pa nivel arsimorë, servil, pa memorje kombëtare, si guxojn me këtë në vitin 2024, të përfaqësoj popullin në institucionin më të lartë siç është Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Një tabor i deputetëve opozitar që le frontin dhe ikën dhe tabori tjetër në pushtetë, pa pikën e turpit, heq emrin e Heroit Kombëtare, Universitetit: “ Hasan Prishtina”. Është e rendë, që eshtrat e Hasan Prishtinës nga varri po lëkunden, është bizare të mendohet si ka mundësi, të veprohet në këtë mënyre, një kryeministër që sa ishte në opozite kishte gojën plot me emrin e Hasan Prishtinës, parapëlqente që ta krahasonin me të, sot ngre dore mbi të, një tufë deputetesh që ngjasojnë ne “dele”, qe ndjekin verbërisht një kryeministër të dyshimtë, të bëjnë të mendosh se a mos valle po shkon kotë gjaku i derdhur për këtë shtet!

Fondacioni “Hasan Prishtina” bën thirrje që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese si instanca më e lartë ligjore ,në shtetin e Kosovës, dhe shpresonë se Universitetit do ti khehet emri “Hasan Prishtina” me dinjtetë.

Po e mbylle këtë reagim me thënien e Kolosit Hasan Prishtina, thënie e cila sot është aktuale më shumë se kurrë me pare:

“MËMËDHEU QAN TRIMA E BURRA,

POR JO PËR QYQAR E TRADHTARË”.

Prishtinë me, 11,07.2024

Filed Under: Interviste

POEZI NGA JULIA GJIKA

July 11, 2024 by s p

NEW YORK, PAS MESNATE

Një grua ecën e vetme

Me një buz’qeshje tall’se

për ditën që shkoi.

Gjokslëshuar,

nxjerrë jashtë bluzës,

të puthet me ajrin.

Rrezet e hënës,

midis reve luajn’.

E çkopsitur me botën perrëth.

Ajo ecen n’ Avenu tetë moskokëcarëse,

sikur ka vënë nën këmbë New Yorkun.

S’kan’ gjumë syt’ e saj të mëdhenj,

nënqesh me ata q’ e lanë vetëm.

E lodhur, tërheq këmbët.

pas k’saj mesnate,

prêt diten e re,

që mban fytyrën fshehur

Pas hënës së zbardhur,

duke u dhënë ngjyrë

gjinjve të saj të varur

ZËRAT QË ÇIRREN

Nuk dua të di më për ata,

që gjithë ditën bëjnë gjykat’sin.

Nuk dua të di më për ata,

që brënda shtëpisë,

hapin gjyqe për një pëllëmbë tokë

dhe shpirtin e bëjnë trokë.

Ua mbyll portën dhe i lë jashtë,

ndërgjegjes sime.

I le të tërbohen si ujqërit në suferinë,

që në acarr ckërmitin dhëmbët e ulërijnë.

Dua të di për aromën e detit e t’oqeanit,

ajo më shëron nga ky makth.

Dua të di për yjet që ndriçojnë atje lart.

Dua të dëgjoj melodi të erës e të zogjve,

dhe jo zëra që çirren.

Uroj që në fisin e kombin tim,

të sundojë paqja, dashuria!

Uroj që ‘homo ballkanik’

ky inaçor qindravjeçar,

të braktisë grindjet e lakmitë,

se është popull europian!

HIÇI

Të gjitha janë hiç,

tha mbreti Solomon.

E kotë qënka çdo gjë,

edhe sot pas mijra vjet

kurora e të gjorit mbret,

qënka zjarr që mban mbi kokë.

Tym që shpërndahet shpejt

qënka jeta.

Asgjë s’ësht’ lavdia

Asgjë s’ësht’ paraja!

Hiçi qënka kudo,

në çdo gjë, që përpiqemi,

pa moral e cilësi,

hiçi vërshoka e sundoka,

nuk paska digë ta ndalë.

Filed Under: Sofra Poetike

Zbatimi i masave të sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor kërkon gjithëpërfshirje

July 11, 2024 by s p

Tiranë – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me mbështetjen e Komisionit Evropian, organizoi sot në Tiranë Konferencën e dytë të Nivelit të Lartë me temë “Sfidat e sigurisë kibernetike dhe mundësitë në Ballkanin Perëndimor”. Konferenca kishte në përmbajtje diskutime mbi infrastrukturën, duke prezantuar zgjidhje praktike, parë nga perspektiva e sektorit privat dhe publik, duke eksploruar se si teknologjitë në zhvillim mund të rrisin sigurinë e infrastrukturës kritike.

“Vitin e kaluar, ne filluam një dialog të nivelit të lartë për sigurinë kibernetike dhe që atëherë kemi parë përparim të rëndësishëm. Të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor i kanë dhënë përparësi aftësive digjitale në agjendat e tyre kombëtare të reformave. ID-Wallet (Portofoli ID), fillimisht propozim i RCC-së, tani njihet nga BE-ja për aderim në Tregun e Përbashkët të Bashkimit Europian. RCC, me mbështetjen e BE-së, po zhvillon një qasje rajonale të sigurisë kibernetike. Legjislacioni i Ballkanit Perëndimor është në përputhje me ato të BE-së dhe siguria kibernetike është tani një fokus kyç në Tregun e Përbashkët Rajonal, duke synuar integrimin në Tregun e Përbashkët të BE-së deri në vitin 2028. Përpjekjet përfshijnë përafrimin me kornizën e certifikimit të sigurisë kibernetike të BE-së, bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e legjislacionit të IA. Përqafimi i gjithëpërfshirjes është parësor në përpjekjen tonë për të zbatuar masat e sigurisë kibernetike në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha në hapje të konferencës Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu.

Me 5.2 miliardë njerëz në mbarë botën, që kanë akses në internet dhe me 66.2% të popullsisë që e përdorin atë për më shumë se 2 orë e 23 minuta në ditë, siguria kibernetike nuk është më një çështje e sigurisë kombëtare, por një sfidë e sigurisë globale. Vlerësohen 800,000 sulme kibernetike përafërsisht çdo vit në mbarë botën. Ballkani Perëndimor ka parë një rritje të konsiderueshme prej 40% të incidenteve kibernetike vitin e kaluar. Në vitin 2023, më shumë se 1.2 milionë të dhëna personale u ekspozuan për shkak të shkeljeve të të dhënave në rajon dhe sulmet e “ransomware” janë rritur me 200% gjatë dy viteve të fundit. Kërkesa mesatare për shpërblim në rajon është rreth 150,000 €, me disa organizata që paguajnë mbi 1 milion € për të rikuperuar të dhënat e tyre. 75% e bizneseve në Ballkanin Perëndimor raportuan sulme “phishing” vitin e fundit.

Krahas Sekretares së Përgjithshme të RCC, Konferenca e dytë e nivelit të lartë për sigurinë kibernetike u hap edhe nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku dhe Zëvendës Shefja e Njësisë për Politikat dhe Strategjinë Rajonale të Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit të Komisionit Evropian, Anna Vezyroglou.

Si një platformë për diskutime të strukturuara dhe gjithëpërfshirëse mbi sfidat dhe mundësitë e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor, Konferenca mblodhi përfaqësues të Ministrive të Ballkanit Perëndimor dhe aktorë përkatës rajonalë dhe ndërkombëtarë për të debatuar mbi prioritetet për përmirësimin e situatës aktuale të sigurisë kibernetike në rajon.

Çështjet kryesore që dolën nga konferenca, përfshijnë aktivitetet në kuadër të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal: forcimi i bashkëpunimit BE-Ballkani Perëndimor mbi kërcënimet kibernetike nëpërmjet shkëmbimit informativ në nivelglobal si thelbësore; dhënies përparësi zgjerimit të Programit të Evropës Digjitale për të përfshirë sigurinë kibernetike për Ballkanin Perëndimor; integrimin e Ballkanit Perëndimor në Kornizën e Çertifikimit të Sigurisë Kibernetike të BE-së për të rritur sigurinë e produkteve të TIK-ut; ativitetet Rajonale të Portofolit ID të lidhura me politikat e BE-së; dhënie përparësi anëtarësimit në Projektin ACTING dhe Akademinë e Aftësive të Sigurisë Kibernetike; njohjen e partneritetit publik-privat si jetik për përmirësimin e masave të sigurisë kibernetike dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverive dhe sektorëve privatë dhe së fundi, investimin në iniciativat e sigurisë kibernetike, duke përfshirë kërkimin, infrastrukturën dhe zhvillimin e fuqisë punëtore, veçanërisht për NVM-të, si thelbësore për një të ardhme të sigurt digjitale.

Filed Under: Ekonomi

Sot përkujtojmë 94–vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të Rilindjes Kombëtare, poetit dhe dramaturgut Andon Zako Çajupi (1866-1930)

July 11, 2024 by s p

Muzeu Historik Kombëtar/

Andon Zako lindi më 26 mars të vitit 1866 në Sheper të Zagorisë. I njohur më vonë me emrin letrar Çajupi (nga emri i malit në krahinën e Zagorisë), mësimet fillore i mori në shkollën greke në Nivan, në një fshat të krahinës ku lindi. Më 1882 u vendos në Aleksandri, ku studioi frëngjisht për pesë vjet në liceun francez “Sainte Catherine des Lazaristes”. Më pas, më 1887, vazhdoi studimet për jurisprudencë në Gjenevë. Në vitet 1894-1895 punoi njëfarë kohë si avokat në Kajro, por karriera e tij juridike mori fund shpejt për shkak të mbrojtjes që bëri në favor të një shoqërie franceze kundër interesave të princit të Egjipti. Pas kësaj mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit, ku ishte kundër adaptimit të alfabetit grek në gjuhën shqipe. Më 1909 botoi pamfletin e njohur “Klubi i Selanikut”, ndërsa më vonë u zgjodh kryetar i shoqërisë “Vëllazëria” me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919, në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi “Shoqërinë e Miqve”, e cila në vitin 1928 ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë.

Pothuajse në të njëjtën kohë me veprimtarinë atdhetare, Çajupi nisi edhe krijimtarinë letrare. Më 1902 botoi librin “Baba Tomorri”, që dallohet nga fryma luftarake, patriotike dhe popullore në brendi dhe në formë.

Në historinë e letërsisë shqiptare Çajupi zuri vend jo vetëm si poet, por edhe si dramaturg. Rëndësi të veçantë kanë sidomos komeditë e tij “14 vjeç dhëndër” dhe “Pas vdekjes”, me të cilat solli një ndihmesë me vlerë në zhvillimin e këtij lloji në letërsinë tonë. Penës së Çajupi i përket edhe tragjedia “Burri i dheut”, botuar më 1937.

Realizimi i filmit artistik “Përrallë nga e kaluara”, me regjisor Dhimitër Anagnostin, sipas motiveve të komedisë “14 vjeç dhëndër”, na e sjell përherë e më pranë krijimtarinë e tij letrare.

Foto: wikidata.org

Filed Under: Histori

Nga viti 1969 në 2024 – Shënimi i Naum Priftit, albumi dhe fshirja e historisë

July 10, 2024 by s p

Julika dhe Rafaela Prifti/

Ky shënim i shkrimtarit Naum Prifti mbajtur me dorëshkrimin e tij në 1969 nis me një obzervim nga shfletosja e albumit me ilustrime për 25 vjetorin e socializmit në Shqipëri. Atëherë këto botime ishin investime propagandistike të pushtetit, të cilat kishin tirazh të madh dhe ishin prodhuar për konsum të gjerë. Botimet si albumi i takonin sferës më të rëndësishme të imazhit të Shqipërisë sepse në to përjetësoheshin fitoret dhe sukseset e socializmit. Të tilla publikime kalonin në disa filtra partiake dhe burokratike.

Prandaj reagimi i parë i një vëzhguesi si Naum Prifti është befasia e shoqëruar me kureshtje dhe humor për fotografinë e lopëve me diçiturën për deputetët e Kuvendit. Me pyetje shpotitëse, ai sikur hamendëson për kuptimin e një fotoje në albumin kushtuar një çerekshekulli socialist.

Por historia e shënimit shkon edhe më larg. Duke gjurmuar albumin në fjalë për të ilustruar shkrimin e Naum Priftit, të ruajtur në fletore origjinale me dorëshkrimet e tij, ju drejtuam për ndihmë Bibliotekës Kombëtare dhe Arkivit Qendror të Shtetit. Ekzemplari nuk gjendet. Në botimin e rezervuar në Bibliotekë janë lopët e fotografuara por jo diçitura e famshme “Deputetët e Kuvendit Popullor gjatë seancave të pushimit.”

Botimet “me gabime” apo lajthitje të tjera zhdukeshin nga qarkullimi dhe nga bibliotekat. Edicioni i ri zëvendësonte paraardhësin dhe nuk mbetej më gjurmë e botimit origjinal. Aso kohe shënimi i një vëzhgimi që hodhi në letër Naum Prifti pas shfletosjes së një albumi, ishte me rrezik ta mendoje e jo më ta shkruaje. Por sot ai botim nuk gjendet më. Njësoj sikur nuk ka ekzistuar kurrë.

Shënimi është jo vetëm qesendisje por edhe zbulim dhe dokumentim i praktikave të destinuara që shërbenin vetëm për qëllime ideologjike.

Intuitivisht dhe me vetëdijen e artistit, Naum Priftit e ndjente si detyrim moral dhe përgjegjësi personale mbajtjen e shënimeve pa e ditur as fatin e tyre dhe as fatin e tij, në atë regjim dhe në atë kohë. Pas 55 viteve, largpamësia e shkrimtarit dhe vërtetësia e shkrimeve, sado e thjeshtë, është e pamohueshme.

Lopë dhe Deputetë në albumin e 25 vjetorit të Shqipërisë Socialiste

Naum Prifti

Në vitin 1969 albumi “25 vjet Shqipëri Socialiste” ka një fotografi lopësh, që siç mund ta shohë gjithkush, nuk është kaq e thjeshtë. Ato ngjajnë si lopë, kurse, sipas shpjegimit të diçiturës, janë “Deputetë të Kuvendit Popullor gjatë seancave të pushimit.”

Tani gjithkush ka të drejtë të pyesë, si është e mundur që në një botim zyrtar, të kaluar e rikaluar faqe për faqe nga forumet më të larta partiake, t’ u bëhet një përcaktim i tillë Deputeteve të Kuvendit Popullor, anëtarëve të Byrosë Politike, ministrave të qeverisë dhe të cilësoheshin kaq pa mëshirë personalitete të larta të kohës.

Shaka e hollë, ironi therrëse, për praktikën dhe rolin e Kuvendit në RPSH, apo punë armiqësore e ndonjë agjenti te fshehur?

Nuk dihet në se synimi ka qenë t’u rrëfehej deputetëve që s’ishin veçse një tufë lopësh që muallitnin sipas një avazi të caktuar apo nëse dikush ka dashur të fyejë lopët e urta e paqësore?

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 862
  • 863
  • 864
  • 865
  • 866
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT