
RRËNJËT SHQIPTARE, NATA GALA E 15 VJETORIT, NESËR NË NEW YORK
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p

RRËNJËT SHQIPTARE, NATA GALA E 15 VJETORIT, NESËR NË NEW YORK
by s p

Astrit Lulushi/
Dhe çfarë është vdekja? A e ke parë veten të vdesë? Unë e shoh çdo ditë të copëtohet. Dhe asgjë tjetër. Thjesht nuk ka rëndësi. Ju nuk do të gjunjëzoheni për t’u lutur për veten në shtratin e vdekjes. Pse? Sepse ju keni tendosjen në ju, vetëm se është injektuar në mënyrë të gabuar. Për mua është tallje. Bëj humor me të derisa të mbarojë. Kaloj dëshirën e fundit në vdekje. Nuk ankohem si ndonjë memec i punësuar. Absurde. Mendoj se e kam thënë. Deti dhe toka zbehen. Pulset rrahin në sy, duke mbuluar shikimin. Shoh detin. Heq dorë nga mendja me humor. Hijet e drurit notojnë në heshtje gjatë paqes së mëngjesit. Brenda bregut dhe më larg pasqyra e ujit – e zbardhur, e përçmuar nga këmbët e nxituara. Gjoksi i bardhë i detit të zbehtë. Sforcimet e binjakëzimit, duke bashkuar kordat, fjalët e bardha shkëlqejnë në valën e zbehtë. Një re mbulon diellin ngadalë, tërësisht, duke hijezuar gjirin me një gjelbërim të thellë. Padukshmëri. Kënaqësi fantazmë, e palosur: e parfumuar me myshqe, në kujtesën e natyrës. Kujtimet rrethojnë trurin e përgjumur. Në ëndërr, në heshtje, frymë e përkulur me fjalë të fshehta. Sy vezullues, për të tundur e përkulur shpirtin. Qiri fantazmë për të ndezur agoninë. Dritë fantazmë në fytyrën e torturuar. Fryma me zë të lartë kërcet nga tmerri, ndërsa të gjithë luten në gjunjë. Më lër të jem, më lër të jetoj. Zgjohem. Asnjë fjalë më shumë për këtë temë.
Shteti me ngjyrën e tij të kuqe në rritje. Nuk mund ta kuptoj fare. Pse ndiejmë se jemi trajtuar në mënyrë të padrejtë. Duket se fajin e ka historia. Titujt krenarë trokasin mbi kujtesë triumfin e këmbanave të tyre të pacipë. Rritja e ngadaltë dhe ndryshimi i dogmave si mendime ndryshe, kimi yjesh të pasosur. Simboli, zërat e bashkuar, duke kënduar me zë afirmues; dhe pas këngës zëri që kërcënon me mburrje. Tallje boshe. Turma njerezish ikin, duke përçmuar. Pa dyshim, boshllëku i pret të gjithë ata që thurin erën për mbrojte në orën e konfliktit me heshtat dhe mburojat e tyre.
by s p

Çuditërisht, “proamerikanizmi” i Kosovës nuk po matet sipas disponimit gjithpopullor që kanë shqiptarët ndaj Amerikës, por po matet vetëm kur po vjen në pyetje qëndrimi i qeverive të Kosovës ndaj Serbisë. Gjeneza e të gjitha sherreve të pambyllura me serbët (tash dhe në të ardhmen), është në projektin famëkeq të decentralizimit etnik (me autorë shqiptarë “proamerikanë” nga ish qeveritë e Kosovës), i cili paradoksalisht ka shumë pikëtakime me elaboratin fashizoid të Çubrilloviqit (!)
Nga Emin AZEMI
Në mungesë të një politike shtetërore (kombëtare) afatgjate të Kosovës ndaj Serbisë, në periudhën e pasluftës, janë prodhuar situata absurde në raport me aleatët dhe partnerët e saj strategjik, kryesisht me SHBA-të.
Nëse Albin Kurti qenka antiamerikan, siç po thotë opozita dhe një pjesë e analistëve, kjo do të ishte shumë keq, jo për Kurtin por për Kosovën. Prandaj kryeministri i Kosovës duhet një orë e më parë të reflektojë, që i bie, të koordinohet fillimisht me vetveten, sepse po shihet se vendimmarrja politike e tij nuk po kalon gjithmonë nëpër një fleksibilitet të nevojshëm, që duhet ta ketë çdo politikan i përgjegjshëm.
Kurti nuk duhet të harroj se vendimet e tij shtetërore e politike, kanë reperkusione edhe të jashtme- gjeopolitike, për shkak se procesi i normalizimit dhe paqes në rajon ende nuk është mbyllur, ku Serbia vazhdon të jetë fajtori kryesor për këtë dhe për shkak se Rusia është ende e interesuar ta ukrainizojë Ballkanin. Vendimet e Kurtit mund të jenë të dobishme në shikim të parë për kredibilitetin shtetëror të qeverisë së tij, por ndoshta mund të jenë me pasoja për politikën e jashtme amerikane mbi Ballkani (?!).
Nëse opozita qenka “proamerikane”, siç po proklamohet deklaratavisht, atëherë sa ka përfituar Kosova nga kjo, sepse në kulmin e “proamerikanizmit” të saj ka ndodhur marrëveshja e vitit 2013 me Serbinë e cila kurrë nuk u ratifikua në Parlamentin serb.
Në kulmin e “proamerikanizmit” të opozitës së sotme, ka ndodhur decentralizimi monoetnik i Kosovës, ku si pasojë dhjetë komuna xhuxhe të pakicës serbe u shndërruan artificialisht në shumicë serbe. Gjeneza e të gjitha sherreve të pambyllura me serbët (tash dhe në të ardhmen), është pikërisht në projektin famëkeq të decentralizimit etnik (me autorë shqiptarë “proamerikanë”nga ish qeveritë e Kosovës), i cili paradoksalisht çuditërisht ka shumë pikëtakime me elaboratin fashizoid të Çubrilloviqit (!)
Në kulmin e “proamerikanizmit” të opozitës së sotme, ka ndodhur debati për shkëmbimin territorial, një debat ky klandestin që kurrë nuk u mor vesh nëse ishte produkt i mendjeve politike të Kosovës,imponim i Beogradit, apo ishte njëfarë miksture interesash shumëpalëshe, ku SHBA disi mbeti njëfarë lojtari i mjegullt, por gjithsesi shumë i informuar.
Në kulmin e “proamerikanizmit” të opozitës së sotme, për dy dekada me radhë, ka ndodhur pastrimi etnik i Serbisë së jugut, ku shqiptarëve iu pasivizuan adresat dhe iu mbyllën të gjitha shtigjet e perspektivës për të jetuar dhe punuar në vendlindjet e tyre në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Për këto veprime gjenocidale, madje regjimi i Beogradit nuk u koordinua fare as me amerikanët as me eskimezët.
Në kulmin e “proamerikanizmit” të opozitës së sotme, veriu i Kosovës mbeti jashtë kontrollit të institucioneve të Prishtinës, por shumë i kontrolluar nga bandat mafioze të Vuçiqit. Në fakt, sot këto banda po e kundërshtojnë shtrirjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës në gjithë territorin, e jo popullata vendore serbe e veriut. Kjo popullatë vazhdon të jetë e kidnapuar nga ambiciet e pafshehura të Vuçiqit për ta paraqitur këtë pjesë të Kosovës si zgjatim i projektit të “botës serbe”.
Në kulmin e “proamerikanizmit” të opozitës së sotme, ka ndodhur rinegocimi i statusit të Kosovës pas mendimit pozitiv të GJND-së (2009) mbi shpalljen e shteti të pavarur të Kosovës.
Në kulmin e “proamerikanizmit” të opozitës së sotme, ka vazhduar ankthi i moskthimit të personave të pagjetur nga gropat misterioze të Serbisë dhe ky problem vazhdon të jetë aktual edhe sot. Këtë krim të fshehur, por të pandëshkuar ndaj shqiptarëve, Beogradi vazhdon ta kultivojë si pjesë e një regjimi dhe shoqërie që nuk e ka kaluar procesin e denacifikimit dhe e gjithë kjo po bëhet pa kurrfarë koordinimi me amerikanët (!)
Në kulmin e “proamerikanizmit” të opozitës së sotme, mbi 1200 artefakte të Kosovës qëndrojnë më shumë se njëzetë vite në Beograd, ndonëse Serbia ishte dakorduar para ndërkombëtarëve që t’ia kthejë Kosovës këtë trashëgimi kulturore. Deri më tani, nga ky thesar i artefakteve, Kosovës në maj të vitit 2002 i është kthyer vetëm një prej tyre, “Hyjnesha në Fron”. Moskthimi i pasurisë kulturore në vendin e origjinës përbën shkelje të konventave ndërkombëtare, mirëpo burokratët spanjollë dhe sllovak të Brukselit deri më tani nuk e kanë thënë as edhe një fjalë të vetme.
Në kulmin e “proamerikanizmit” të opozitës së sotme, ndodhi ikja nga Kosova e dhjetëra investimeve të jashtme që mund të shndërroheshin në fabrika gjigante për punësimin e mijëra njerëzve, si pasojë e urisë gërditëse për ryshfet të sekserëve qeveritarë. Në vend se investitorët e jashtëm të priteshin duar hapur për shkak të gjendjes së mjerueshme të popullatës së papunë të Kosovës, ata iu nënshtroheshin haraçit të njerëzve që përfaqësonin qeveritë e kaluara. Vetëm në Maqedoninë e Veriut janë tri korporata të mëdha multinacionale, të cilat fillimisht kishin planifikuar të investonin në Kosovë, por ato u dëbuan nga ish qeveritarët të cilët “proamerikanizmin” e përdornin si uniformë të maskuar për t’u mbrojtur nga veprimet korruptive.
T’i kthehemi edhe një herë Kurtit.
Ku e ka mirë ai dhe ku gabon?
Ai e ka mirë kur si kryeministër i një shtetit sovran mundohet që para bashkësisë ndërkombëtare Kosovën të mos e perceptojë si problem të brendshëm të Serbisë, kurse popullatën vendore serbe ta paraqes si pjesë integrale të politikave sociale, arsimore, ekonomike të shtetit të Kosovës.
Veriu i Kosovës deri para dy viteve ka qenë në hartat elektorale të Serbisë dhe regjimi i Beogradit papengueshëm ka mbajtur zgjedhje atje sikur të ishte ai territor i Serbisë. Kjo hartë për Kurtin u shpall e pavlefshme.
Në veriun e Kosovës, simbolet shtetërore të Serbisë, duke filluar nga flamujt, targat, dokumentet e identifikimit dhe të udhëtimit, kanë shprehur fuqishëm prezencën jo vetëm fizike, por edhe juridike, kushtetuese e shtetërore të Serbisë në atë pjesë të Kosovës.
Ka dy vjet që kjo prezencë fizike e shtetërore e Beogradit po has në kundërshtim nga kryeministri Kurti dhe këtu fillon trajtimi i Kosovës jo si problem i brendshëm i Serbisë, por si problem i qytetarëve të saj, pa dallim etninë, fenë, gjuhën etj. Këtu fillon trajtimi i Kosovës në frymën e një realiteti të ri të krijuar pas vitit 1999, realitet ky që u deformua dhunshëm nga Serbia e ndihmuar indirekt edhe nga ish qeveritarët shqiptarë në Prishtinë. Çuditërisht këtu fillon edhe përplasja me bashkësinë ndërkombëtare, e që në gjuhën opozitare të Kosovës kualifikohet si “antiamerikanizëm” i Kurtit.
Por, të gjitha këto lëvizje politike e shtetërore, nuk e bëjnë Kurtin “antiamerikan”, siç po thotë opozita dhe një pjesë analistëve.
Nëse Kurti qenka “antiamerikan” sepse po e nxjerr Kosovën nga orbita e “botës serbe”, ky është një vlerësim i gabueshëm dhe i pastudiuar mirë, që është pasojë e mungesës së një strategjie shtetërore (kombëtare) afatgjate të Kosovës (në bashkëpunim edhe me Shqipërinë) kundrejt Serbisë.
Të nxjerrësh Kosovën nga orbita e “botës serbe”, i bie që ta largosh atë nga ndikimi rus, një angazhim ky permanent edhe i Washingtonit zyrtar. Me fjalë të tjera, Kosova e vogël po i ndihmon sado pak Amerikës së madhe në përpjekjet saj për të dobësuar ndikimin rus në Ballkan.
Të nxjerrësh Kosovën nga orbita e “botës serbe”, nënkupton paraqitjen e Vuçiqit para dhjetëra mijëra protestuseve serbë në Serbi si politikan i dobët që Kosovën e përdor për konsum të brendshëm politik e jo si kauzë e interesave nacionale të serbëve. Kjo, pra është meritë e Kurtit, sepse fundja edhe vet Vuçiqi e ka piketuar atë si bashkëbiseduesin më “problematik” në mesin e politikanëve të Kosovës, ndonjërin prej të cilëve ai e kishte “testuar” edhe sa i përket njohurive të gjuhës serbe.
Çuditërisht, “proamerikanizmi” i Kosovës nuk po matet sipas disponimit gjithpopullor që kanë shqiptarët ndaj Amerikës, por po matet vetëm kur po vjen në pyetje qëndrimi i qeverive të Kosovës ndaj Serbisë.
Një shtet apo një popull është antiamerikan, kur del hapur në anën e Rusisë, Kinës, Iranit, Koresë së Veriut, Hezbollahut, ISSIS-it dhe kundërshton sanksionet ndaj këtyre shteteve dhe organizatave terroriste
Një shtet apo një popull është antiamerikan, kur përqafon vlera të dyshimta civilizuese që biejnë ndesh me doktrinat kulturologjike e civilizuese euro-atlantike.
Të gjitha këto pozicione dhe anime, shqiptarët jo vetëm që nuk i kanë, por madje janë treguar edhe më “katolik se Papa” duke e paraqitur veten si shteti i 51-të i SHBA-ve për shkak të respektit dhe mirënjohjes ndaj popullit amerikan dhe udhëheqësve të tij të lavdishëm për gjithçka që kanë bërë për shtetndërtimin e shqiptarëve.
Ku gabon Kurti?
Ai gabon, kur herë-herë vazhdon të sillet jo si udhëheqës shtetëror, por si udhëheqës partiak.
Ai gabon kur nuk instiston më tepër në një dialog të brendshëm dhe të hapur mbi tema të mprehta në shoqërinë kosovare, në një dialog me sa më pak militant trushpëlar partiak e me sa më shumë jobashkëmendimtarë konstruktiv.
Ai gabon kur kabinetin e tij qeverisës nuk e “ajros” pak më tepër, duke iu dhënë hapësirë edhe disa kuadrove në Kosovë e diasporë të cilët edhe kur janë në gjumë janë shumë më të dijshëm dhe më të kultivuar se sa Besnik Bislimi kur është zgjuar. Nuk bëhen politika të mëdha shtetërore me besnik bislima, të cilët i ke të kudondodhur, por jo aty ku duhet, sepse shteti nuk është parti, as OJQ. Shteti parasegjithash është kombinim i dijes, guximit dhe devotshmrisë ndaj atdheut. Kosova ka plot gra e burra, djem e vajza që i posedojnë këto atribute për të qenë në pozicione të rëndësishme, por Kurti duhet ta lirojë filozofinë e menaxhimit shtetëror nga psikoza e vetmbylljes partiake. Mosbesimi ndaj të tjerëve që mund të kenë të drejtë për një çështje që Kurti mendon ndryshe, mund ta shndërrojë qeverisjen e tij në një tren që është nisur në një destinacion shumë të dëshiruar, por me vagona të munguar që i pikojnë gjatë rrugës. Kujt do ti hynte në punë ai destinacion (shtetëror), nëse gjatë rrugëtimit ndodhë kidnapimi (partiak) i itinerarit të udhëtimit?
Është iluzore të shohim ndonjë zgjidhje të shpejtë në horizont për një konflikt që zgjat me dekada. Statuss-quoja i konvenon Serbisë, po jo dhe Kosovës. Kryeministri Kurti arriti ta ngrejë nivelin e pazarit në negociata me Serbinë, por nuk guxon ta ulë nivelin e besueshmërisë me aleatët tanë strategjikë. Sepse nga ky nivel pastaj varet edhe kredibilteti shtetëror i Kosovës në tryezën e bisedimeve me Serbinë. Tani për tani nuk ka ndonjë opsion tjetër që do ta bënte Kosovën palë më imponuese në këtë tryezë.
by s p

Në mozaikun e popujve në Mal të Zi bëjnë pjesë edhe shqiptarët të cilët janë të vetmit me përkatësi etnike josllave, duke sfiduar rrethanat shoqërore të kohës për të mbijetuar, çështje e cila është e pranishmë edhe në pluralizëm, sepse koncepti i integrimit modern rrezikon identitetin kombëtar të shqiptarëve në këtë mjedis, ndërsa angazhimi i shqiptarëve, me përfaqësuesit e tyre autentik, por edhe të tjerë, me kërkesa konkrete ndaj qeverisë, duhet të jetë mision i vazhdueshëm në favor të avancimit të pozitës dhe statusit të tyre në këtë mjedis.
Nail Draga
Në fjalorin politik çështja e integrimit është bërë pjesë e përfaqësuesve të gjitha partive politike dhe institucioneve qeveritare, duke theksuar se Mali i Zi si mjedis multinacional dhe multikulturor këtë çështje e ka prioritare në politikën aktuale vendore e ndërkombetare. Por, në këtë aspekt të pjesëtarët e popujve të ndarë sikurse janë shqiptarët kjo çështje ka përmasa të veçanta, sepse integrimi paraqet rrezik për identitetin kombëtar, andaj, në këtë aspekt shqiptarët me të drejtë kanë rezervat e tyre çështje e cila meriton qasje të veçantë.
E vetmja popullsi josllave
Në mozaikun kombëtar të popullsisë në Mal të Zi, shqiptarët janë e vetmja popullsi me prejardhje josllave, e dhënë kjo që i bën të veçantë nga pjesëtarët e popujve të tjerë. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, sepse shqiptarët si popull autokton kanë identitetin e tyre të veçantë nga të tjerët, si nga gjuha, kultura, historia e tradita. Andaj duke marrë parasysh këto veçori, me të drejtë bëhët pyetja, se si qendron çështja e identitetit dhe e integrimit të shqiptarëve në këtë mjedis. Pavarësisht rrethanave të reja shoqëror jemi dëshmitarë se edhe në pluralizëm ekzistojnë vështirësi të natyrave të ndryshme sa i përket integrimit të tyre në Mal të Zi, nga fakti se këtu gjithnjë është i pranishëm mentaliteti i kohës së monizmit.
Retorika monotone
Shqiptarët nuk dëshirojnë të jetojnë në geto, por përkundrazi ata dëshirojnë të integrohen, por me identitetin e tyre. Duke marrë parasysh se numërikisht janë pak, rreth 5% sipas statistikës zyrtare nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, duhet një përkujdesje e veçantë nga strukturat e pushtetit qendror për të mbrojtur identitetin kombëtar, e kjo ka të bëjë sidomos në fushën e arsimit, gjuhës, informimit, kulturës etj. Po ashtu përkujdesje duhet kushtuar edhe në investime e punësim, konformë përqindjës së pjesëmarrjës në kuadër të popullsisë së përgjithshme. Por, përvoja e deritashme dëshmon se për ndryshime cilësore në këtë aspekt duhet të ekzistojë vullneti politik i pushtetit, e jo të dëgjojmë retorikë monotone që në shumë raste i ngjanë demagogjisë.
Sindromi i hegjemonizmit
Nuk ka dilemë se mbrojtja e identitetit kombëtar të shqiptarëve nuk rrezikon askend në Mal të Zi, përveç individ apo subjekte të ndryshme politike e jo politike, të cilët vuajnë nga sindromi i hegjemonizmit.Vetëm duke mbrojtur identitetin e popujve të vegjël, përkatësisht popujve të ndarë, duke mbrojtur dhe valorizuar trashëgiminë kulturore, si dëshmi e identitetit të tyre, Mali i Zi do të ishte në praktikë shtet multikulturor sipas standardëve ndërkombëtare.
Integrimi mbarëkombëtar
Me miratimin e pluralizmit me të drejt është pritur se pengesat ideologjike të së kaluarës do të eliminohen dhe shqiptarët do të angazhohen për integrimin e tyre mbarëkombëtar. Një qasje të tillë kishin të gjithë shqiptarët, duke marrë parasysh se kemi përjetuar një periudhë ndarje dhe izolimi për pesë dekada, e cila ka lënë pasoja që janë të pranishme edhe në ditët tona. Dhe s’ka si të jetë ndryshe sepse kemi t pasur të bëjmë me një popull të ndarë, me pamundësi komunikimi me shtetin amë. Pra kemi pasur të bëjmë me procesin e mbijetesës së shqiptarëve në Mal të Zi, duke sfiduar rrethanat shoqërore të kohës.
Ndonëse në pluralizëm janë bërë ca përpjekje në çështjet integruese mbarëkombëtare nga subjekte të ndryshme dhe shoqëria civile në këtë drejtim të arriturat janë minimale. Për ndryshime pozitive në këtë drejtim bartës të këtij procesi duhet të jenë institucionet shtetërore nga shteti amë-Shqipëria, e po ashtu edhe Kosova. Këtu kemi parasysh integrimin në fushën e kulturës, artit, arsimit, informimit, botimeve, turizmit etj., të cilat mund të realizohen duke mbeshtetur projekte përkatëse. Pasi integrimi është koncept i gjerë, fillimisht janë këto fusha ku duhet insistuar sepse janë në favor të identitetit tonë kombëtar.
Bashkimi kulturor shqiptar
Theksojmë më këtë rast pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Mali i Zi në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër(2015) që është ndër veprimtaritë e rralla në nivelin mbarëkombëtar me koordinim nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë. Veprimtari të ngjajshme duhet të organizohen nga institucionet shtetërore edhe në fushat e tjera ku duhet të ftohen shqiptarët nga hapësira e tyre etnogjeografike që është në favor të njohjes, këmbimit të përvojave e sidomos të bashkimit kulturor kombëtar. Por, mungesa e shqiptarëve në Mal të Zi ne programin vjetor te kalendarit kombëtar kulturor në Ministrinë e kulturës në Shqipëri nuk mund të arsyetohet me asgjë.
Duke eliminuar paragjykimet e kaluara në pluralizëm veprimtaritë e tilla mbarëkombëtare nuk cenojnë interesat e popujve të tjerë në Mal të Zi, por janë në favor të identitetit kombëtar të shqiptarëve e si të tilla edhe në favor të konceptit multikulturor si kudo në vendet demokratike europiane. Andaj, mbetet obligim moral, profesional dhe kombëtar që të angazhohemi në këtë drejtim me të gjitha kapacitetet sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.
(Maj 2023)
by s p

O i madhi Skenderbe
Arbër
e lartësoi këtë emër në Europë,
lavdia, fama, guximi jot
drodhi osmanët,
Epirin bëri të rrojë,
bashkove princat në kuvend,
pranë flamurit kuq e zi,
je Krenaria për ç’do shqipëtar,
o heroi ynë i madh,
o i madhi SKENDËRBE….
Këtë tokë mbrojte
lirinë aq të çmuar,
të gjitha shpatat i bashkove,
të gjithë trimat bashkë i bëre,
shpirtin e çdo Shqiptari
TI veç një e bëre,
o heroi ynë i madh,
o i madhi SKENDËRBE….
Gjithë botës i tregove
kush ishin Shqipëtarët,
e munde armikun
epërsi nuk i le,
Strateg i mbrojtjes
me shpirt luftarak,
o heroi ynë i madh,
o i madhi SKENDËRBE……
Sa vite e shekuj kaluan,
dashurinë për TY
ky popull kurrë se shuan,
se ky popull të lindi
dhe në zemër të mban,
çdo kohë flet për TY
gjithë bota flet për TY,
këngë pa fund të thur
buste, monumente,
O forcë vigane
flamur frymëzimi,
o heroi ynë i madh,
o i madhi SKENDËRBE…
Grushte mjerimi
Unë Luli i vocër u rrita
ashtu këmbëzbathur i rreckosur
e sytë e zbehtë nga uria,
i lejova të më vjedhin
poshtërrojnë
e t’më shtypin vazhdimisht,
i lejova mbi mua
eksperimente të bënin,
i lejova turp për varfërinë tē kisha
varfërinë që se shmangu askush,
askush që nuk donte
që sytë unë ti hapja
por në errësirën injorante të më linin,
nuk donin zërri im të ngrihej
e kokën lart ta çoja….
O sa ligje bënë që vetë të sundonin
e kokën të ma shtypnin,
sa shumë ëndërrova
ç’do gjë do ndryshonte,
sa shumë dritë
vetes me gënjeshtra i dhashë….
Shkëlqejnë në fushata zotërinjtë,
fjalime pa fund
veç për ne i mbajnë,
e sa fjalë të bukura
për ti besuar thonë,
fjalë që si mbajtën
dekata me rradhë…
Dhe unë i zbehti me sytë
që veç shpresën kërkojnë,
me buzët që dridhen
dhe diçka duan të thonë,
me trupin lakuriq
ku zhelet e grisura
të ftohtin depërtojnë,
e buzët e çara nga etja
t’nxime, t’mykura
ku vashëza si puthi jo kurrë,
rri e shikoj, rri e dëgjoj
e shembem përtokë
nga eshtrat e vrara…
E grushtin e mbledh
ta ngre nuk mundem dot vallë,
rri e pres grushte
me grushtin tim të bashkohen,
e nga terri ku ndodhem
mallkime pa fund
e shkreptima të zjarrta
mbi ta unë i derdh,
i derdh mbi bastardët
që veç në mjerim ndër vite më lanë,
veç dhimbje, errësirrë
kujtime nga kjo jetë jo s’kam…..
E gotat përplasen
pas çdo fjalimi të bukur,
e ne të neveritshmit
rrimë e i shikojmë
e duart përplasim,
e hallet na mbysin
e dhunohemi papushim,
se s’dimë të bëhemi bashkë,
nuk dimë ferrat me rrënjë
veç bashkë ti shkulim
e t’zot vehtes bëhemi,
por lutemi e lutemi
e mbi supe peshën e qiellit,
peshën e ferrit
dhunshëm veç mbajmë….
Po kthehem
Vendi im,
pjesë e jotja jam
sado larg të iki,
hapin tim në gurët e tua
dua ta dëgjoj,
me sytë e tu shikoj botën,
nga toka jote
një grusht dhe kam marrë
e fëmijëve u’a besoj
gjakut tënd o toka ime…..
kjo zemër do veç dritë
se errësirën po jeton,
të huaj jemi kur vijmë
të vërteta ëndrrat
dëshirat ti bëjmë,
shpresat që ndizen në ç’do zemër
pranë e bashkë ti bëjmë,
sa shpirtra të vrarë
të urryer të përçmuar nga mediokrët
rrugën morën……
Po kthehem toka ime,
po kthehem atje
ku dritën e parë pashë,
ku fjalët e para formova
ku buzëqesha, dashurova
ku mësova të bukurën gjuhë
ku vallëzova e shoqëri krijova…
nuk shuhet dashuria
për ty toka ime,
rrugë të gjata bëjmë
se zemra për ty veç qan,
se jetojmē kudo
me lëndimin e dashurinë
për ty toka ime….
Atdheu im
Atdheu im
sa mall nga larg për ty toka ime,
toka ime
që sa larg po pranë të kam ç’do çast,
u linda tek ty nga këto male
ku rrjedh uji i bekuar,
ku dielli ngroh fushat e mbjella
e kodrat me ullishte,
aty ku deti bashkohet me qiellin
me kaltërsinë e tij,
aty ku është gjeneza
e të parëve tanë…
Fortesa që i ke rrezistuar
sa e sa sulmeve
larg teje jemi
por jo kurrë e braktisur nga ne,
ne jetojmë me emrin, historinë,
krenarinë, fisnikërinë tënde,
nuk lodhemi kurrë
emrin tënd lart ta ngremë…
Nuk të kanë munguar
ndër shekuj bijtë e tu,
këndojnë dallgët, këndojnë sazet,
oshëtima e maleve për ty,
këndojmë dhe ne kaq larg
por zemrën pranë për Ty,
e ëmbla, fisnikja
krenaria jonë…SHQIPËRI!!…
Sa njerëz të mëdhenj
nga gjiri jot kanë dalë,
të përkasin TY
se emrin tënd kudo thonë,
nuk lodhen ata kurrë
së punuari për ty,
me veprat e tyre
emrin lart ta ngrenë….
Drithërrohet trupi
kur flamurin lart e mbajnë,
shpirti zjarr u ndizet
për ty SHQIPËRI….
sakrificë e gjatë
larg teje…VENDI im
Bukurit e vendit tim
Ohh, sa bukuri kjo ditë,
rrezet e para ranë mbi trupin tim,
krojet e gurta
ndriçojnë nga ky shkëlqim,
dhe udhëtarët kaluar mbi shtigje,
veç ëndërrojnë,
ku tingujt e lahutës
çiftelia ia mban…
Këngën ia nisin zogjtë,
nga pemët e larta,
të dashuruarit e vetmuar,
ëndrrat iu zgjohen,
dhe e vetmuar, eci e eci,
krahët hap, e kokën lart
drejt qiellin ngre,
për këto bukuri hyjnore,
që veç këto troje kanë….
Vrapoj lule të mbledh,
e kurora shumngjyrëshe
me to të bëj,
vrapoj ku pemët
një e nga një me duar ti prek,
vrapoj drejt burimit
me pastërtinë e kristaltë,
vrapoj ti ngjitem shkëmbit
malit përpjetë,
vrapoj në rrjedhën e lumit shekullor,
zot i paepur, zot i vendit,
vrapoj e vrapoj
e frymën dot se mbaj….
Dhe në prag të çdo shtëpie,
takoj njerëz me dritë e shpresë,
gratë ja ashtu duke nxituar,
me shaminë rrotull kokës,
shpejt e shpejt të mirpresin,
me gjithçka të mirë që kanë…
E duan këtë tokë,
këtë pus e këto vreshta,
i duan këto male
me burimet e kullotat,
i duan këto pyje
me lumenj e ujvara,
e duan këtë natyrë
me lule shumngjyrëshe,
e duan këtë ajër
që thithin ç’do mëngjes…
Të fortë si stralli
malet, janë burrat,
e kumborët e bagëtive
kumbojnë tej në kodër,
e llullën tymosin
me vështrimin larg,
nuk i mposht dot jo
dritë në sytë e tyre….
Dhe vajzat me fustane
me lule shumngjyrëshe,
të shkathëta, si flutra
flutorojnë ato,
dritë përçojnë kudo
gëzim në hapsirë,
e mbrëmjeve magjike
vallen seç e marrin,
si flutura lëvizin
kokën drejt e mbajnë….
Ti mundesh o njeri
Në mundsh
një jete që po shuhet
ti jetë ti japësh,
një dore
që përpara teje shtrihet
ta mbushës,
një syri që loton
veç gëzim ti japësh,
një hapi të ngadaltë
ta bësh të nxitoj,
një shikimi të venitur
më shumë ta ndriçosh,
një dore të rrudhosur
sa më shumë ta shtrëngosh,
trishtimin pesimizmin
në forcë ti ta kthesh,
urrejtjen, dhunën
në të bukurën dashuri…
Në mundsh
rrëzimin e shokut
në rringritje ta kthesh,
humbjen e kujtesës në rrizgjim,
të rrezikosh lumit ti hidhesh
të mbyturin ta shpëtosh,
të vrarin nga dhimbja
forcë ti japësh,
ku qielli për njeriun
është errësuar
rreze drite ta bësh,
njeriut të përbuzur
veç krenari ti japësh….
Në mundsh
syve të përvuajtur të fëmijëve
ti kthesh në shkëlqim,
ku veç të ëndërojnë
të ardhmen pa dallime,
pa shkatërime, ambicie
kurthe e urrejtje,
pa dhunë e përçarje
por vetëm forcë, dashuri…
Të ëndërrojnë të ardhmen
vetëm me buzëqeshje,
me shumë harmoni
me shumë përqafime
e shtrëngime duarsh,
me sy që ndriçojnë
me njeri tjetrin pranë,
pranë aty të gjithë
pranë për njeri tjetrin,
TI MUNDESH O NJERI….
Në mundsh…..
Në mundsh
këto male të larta ti ngjitesh
dhe lodhje mos të kesh,
këta lumenj të bekuar
jo KURRË mos ti prekësh
por veç të kristalta ti lësh,
këto shpate malesh
mos ti ç’veshës
por me peme ti mbulosh,
këto kulla të moçme
ti ruash
dhe botës t’ua tregosh,
këto fusha me lulet shumngjyrëshe
ku parajsa e dashurisë lulëzon
ti prekësh
këmbët e tua ti përshkojnë…
Në mundsh
këtë gjuhë të moçme
ta duash, ta rruash
dhe brezave tua përçosh,
ninullat më të bukura
fëmijës t’ia këndosh,
iso polifoninë ta rruash
brezave t’ua trashëgosh,
vallet popullore kërcej bukur
gjithë bota ti shikoj,
fustanellën, xhubletën, tirqet
e jelekët me fijet e arta
ti mbrosh
e të rrinjve tua veshës,
çiftelinë, lahutën, fyellin, kavalli,
surla, gajdes bukur ti ti biesh,
vashëzat bukurroshe
veshjet e lashta
o sa bukuri të vishen…..
Në mundsh kujdes për këto kulla,
amfiteatre e muze
urat e lashta ti ruash
identitetin e historitë e tyre të tregosh,
detin e kaltër bekim për ne
pastër ta mbash e veç ta mbrosh,
gatimet e gjyshërve aq të mira
ku ç’do krahinë mburret
brezave t’ua mësosh,
t’ua mësojmë bashkë
t’ua përcjellim bashkë
bashkë ç’do gjë të vyer
të VYER të kësaj toke,
TI MUNDESH O NJERI……