• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Secili të fillojë nga vetja…

July 13, 2022 by s p

Gezim Zilja/

PD-ja duhet të zbërthejë e kuptojë e përfundimisht pse nuk u fitua beteja e rradhës me një qeveri super të korruptuar dhe antipopullore si ajo socialiste. Kjo mund të arrihet me një analizë të thellë e parimore, që PD- ja ka tridhjetë vjet që nuk e bën, as kur humb e as kur fiton. I pari që duhet të japë llogari për humbjet seriale të PD-së është Lulëzim Basha. Kishte mision shkatërrimin e strukturave të PD-së dhe pasurimin e tij, apo ishte një budalla dhe vepronte kuturu? Si qënka kjo punë, që dorëzon ditën me diell, pas katër humbjesh rradhazi ( dy lokale, dy parlamentare) për tetë vjet me rradhë një parti, aset kombëtar si PD-ja, tërësisht të shpartalluar dhe tani ha, pi, tall trapin, bën sehir e vazhdon të punosh kundër bashkimit të demokratëve?! Është e pamundur të organizohet një fushatë fituese nëse nuk nxirren shkaqet e katër humbjeve rradhazi të PD-së me moton: Secili të fillojë nga vetja. 

Duhet të zgjidhet gjendja e paqartë dhe absurde e  grupit parlamentar, që ia ul autoritetin, fuqinë vepruese, vendimmarrëse dhe asfikson PD-në. Nuk ka kuptim që grupi parlamentar të ndahet copash, të mos mblidhet të diskutojë, për gjendjen e krijuar, e të rivotohet për kryetarin e grupit. Nuk e ka luksin PD-ja të gjejë pas tridhjetë vitesh armiq të tjerë brenda rradhëve të saj. Kjo është pa kuptim dhe e turpshme. Duhet t’i bëhet e qartë Berishës, se ai ka vetëm një votë në grupin parlamentar e jo të imponohet me metodat e tij të dikurshme: Bujrum! PD-ja hapur e ka derën. Po kush është ai që e hap dhe e mbyll dyert e PD-së ? Dje Basha sot kush? Te kush duhet të marrë leje Jorida Tabaku, Flutura Açka, Dhurata Çupi, Alfred Rushaj etj ? Te Flamuri, Paloka!? E ç’të keqe ka që nuk janë dakord me Berishën? A nuk thotë statuti i ri, që në PD- lejohet mendimi ndryshe dhe fraksionet? Në PD duhet të zhduket mendimi vrastar, që po nuk je në një linjë me kryetarin e partisë je me Edi Ramën. Si mund të thuhen këto fjalë për mjaft bashkëluftëtarë dhe bashkëudhëtarë plot vlera të PD-së për vite e vite me rradhë? Çështja e bashkimit duhet të zgjidhet me qetësi, me diskutime e votime të hapura, sa më shpejt, jo me inate, me gërmëre, denigrim figurash e goditje poshtë brezit, që karrieristë e intrigantë pëdëistë i përdorin ende me sukses. Të diskutohet e shpjegohet se problemet e vulës në PD nuk zgjidhen me gjyqe pa kuptim por me votim në forumet e PD-së, duke zbatuar statutin e ri. Paditja në gjykatë është lojë e PS-së, e ka gjasa ( është një gjyq absurd tashmë) të vazhddojë me vite, duke e futur PD-në në qorrsokak. Me mënyrën sesi po veprohet sot nga Alibeu e Berisha, duke mos u ulur e biseduar, imponimi e mallkimet nuk do të funksionojnë. Grupi parlamentar duhet të rimëkëmbet duke kuruar plagët e veta, e jo të presë se çdo të vendos komandanti apo vulëmbajtësi me përkrahësit e tyre. Ata që nuk mendojnë si Berisha, nuk janë me Ramën, as tradhëtare, por ja që mendojnë ndryshe dhe kjo është demokracia brenda partisë. PD-ja dhe deputetët duhet të kuptojnë se janë para një detyre historike: Të shpëtojnë Shqipërinë nga gremina ku ku po e çon sekti Rama. 

Programi i PD-së për marrjen e pushtetit.

Mungon një program i qartë sesi PD-ja do të fitojë 200 mijë vota plus, që të marri pushtetin. Shtatë korriku ishte një sukses por nuk ngjalli dot frymën apo uraganin që presin shqiptarët. Pasi të ristrukturojë e unifikojë grupin parlamentar, PD-ja duhet të paraqesë para popullit brenda shtatorit një program të qartë afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë me objektiva të qartë. Nuk është program ai që deklaron Berisha në intervistat e tij të pafundme, por një dokument i diskutuar, i shkruar e miratuar sipas statutit të PD-së. Veç parullave fluturake e optimizmit populist, ku deklarohet se Rama i ka ditët të numërura, aksioni politik është në vend numëro. PD-të në rrethe edhe pse u zgjodhën me votë të lirë (me pjesëmarrje të dobët) janë fare apatikë dhe janë kthyer në agjenci lajmesh në fb. Ku janë njerëzit e rinj, vizionarë, të ndershëm nga ajka e intelektualëve brenda e jashtë vendit që do të rrisin forcën e PD-së? Pse po vonohet me reformën territoriale dhe atë zgjedhore? Ligji i vitit 2008 i projektuar nga Berisha e Rama me bekimin e Topit ishte një prapaktheu i madh për demokracinë. Me një ligj të tillë edhe një tuaf si Basha arriti ta kthejë PD-në në pronë private, duke injoruar strukturat e PD-së. Rama nuk është i interesuar për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ndoshta dhe Berisha, vetë nuk është interesuar për ndryshimin e ligjit se ia kufizon kontrollin mbi PD në zgjedhjet parlamentare. Edhe 24 orë në ditë të punojnë drejtuesit e PD-së prapë nuk mjafton, aq shumë probleme ka për tu zgjidhur. Atëherë çfarë pritet nga ekspertët e departamentet e PD-së? Do të vazhdohet me parullën e vjetër: I di marshalli këto punë! Si të thotë marshalli….

Prova e zjarrit për PD-në janë zgjedhjet lokale.

Ngelet më pak se një vit nga zgjedhjet lokale dhe për reformën territoriale po bëhet shumë pak. Ndarja territoriale, kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiake që kemi sot, janë dhuratat e çmuara që Lul Basha me PD-në, u bëri socialistëve. Në se drejtuesit e PD-së nuk zgjidhin problemet e përmendura (nxjerrja e përgjegjësive për humbjet e zgjedhjeve, riformatimin e grupit parlamentar, reforma zgjedhore e atë territoriale, hartimin e një programi për të ardhmen etj.) zgjedhjet lokale do të jenë dështimi i rradhës. Edhe më keq do të jetë gjendja nëse këto i lihen në dorë vetëm Berishës dhe disa të besuarve të tij, duke injoruar strukturat dhe statutin e ri të PD-së. Kur do të shpallen garat për kryetarët e bashkive e anëtarët e këshillave bashkiake, brenda PD-ve në rrethe e Tiranë? Do të veprohet  si e ka statuti i ri me votim nga baza, se sy për “Qabe” deri tani nuk ka? Me këto ritme, e me daljen nëpër TV të përfaqësuesve  të PD-së, ku ca i bien fyellit (nuk ka unifikin të veprimeve) e ca mandolinës, duke u futur nëpër labirinthet djallëzore të emisioneve televizive, kashtë do të ketë me bollëk, po bereqet jo. Shumë tema duhet t’i përcaktojnë ekspertëtë e PD-së dhe jo moderatorët-shërbëtorë të pushtetit. Gjasat deri tani janë që statuti i ri të injorohet dhe gjithçka në zgjedhjet lokale t’i lihet në dorë Berishës dhe njerëzve afër tij, për çastet e fundit. Çdo minutë e humbur nga PD-ja për organizimin e zgjedhjeve lokale largon fitoren e afron dështimin. 

PS.  U bë dhe mitingu. Fishekzare nuk pati madje as program të PD-së. Këto ditë në ekrane e portale demokratët e “vërtetë” flasin për madhështinë e mitingut, shpalljen e armiqve, zotësinë e Berishës dhe fitoren e sigurt. Por që Partia Demokratike të vijë në pushtet, duhet të kalojë shtatë dete e nëntë male. Kjo është e mundur vetëm nëse vihen në punë të gjitha kapacitetet materiale e mendore të Partisë Demokratike brenda e jashtë vendit.  

Filed Under: Analiza Tagged With: Gezim Zilja

Srebrenica – A Dark Page of Recent European History

July 11, 2022 by s p

Edited by Rafaela Prifti/

High Representative/Vice-President Josep Borrell and Commissioner Olivér Várhelyi issued a joint statement on the 27th anniversary of the genocide of Srebrenica. Drawing an analogy between Russia’s unjustified aggression and mass killings in Ukraine with the Srebrenica genocide, the statement read in part:

“We honor for the 27th year the memory of all victims and of all those still missing of the genocide of Srebrenica. We stand together, in grief, with their relatives and friends who survived the genocide. However, still today we cannot take peace for granted. Russia’s unjustified and unprovoked aggression against Ukraine has brought back a brutal war to our continent. The mass killings and war crimes we see in Ukraine bring back vivid memories of those witnessed in the war in the Western Balkans in the 1990s,” the statement said.

It is more than ever our duty to remember the genocide of Srebrenica, as part of our common European history.”

Borrell and Várhelyi underscore the importance of defending peace and standing up for human rights globally. “As we see the security and stability of Europe and the international rules-based order profoundly shaken, we are reminded of the need to stand up to defend peace, human dignity and universal values.”

“Europe has not forgotten what happened in Srebrenica and our own responsibility for not being able to prevent and to stop the genocide. In Srebrenica, Europe failed and we are faced with our shame,” the statement said.

Filed Under: Analiza Tagged With: Rafaela Prifti

“Fëmijët i vrasin me plumba më të vegjël, apo jo mami?”

July 11, 2022 by s p

Bujar Leskaj/

Kjo ishte pyetja e një fëmije, para se të vritej në Srebrenicë.

Sot, 27 vite pas, në ditën e gjenocidit serb në Srebrenicë, ku u vranë e u masakruan mbi 8.000 njerëz, duhet të kemi kurajon të shohim të vërtetën në sy!

Për këtë ngjarje kaq tragjike e më të dhunshmen pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Papa Gjon Pali do ta cilësonte: “Kjo që po konsumohet para syve të botës mbarë përbën një disfatë të qytetërimit. Këto krime do të mbesin një ndër kapitujt më të trishtueshëm të historisë së Evropës!”

Gjenocidi në Srebrenicë në 1995 dhe ai në Kosovë në 1998, në harkun kohor të tre viteve, kanë një të përbashkët: agresorin serb!

Serbia, në vend që të pranonte gjenocidin e të kërkonte falje për krimet e saj monstruoze, kërkon ta përsërisë duke e minimizuar dhe, paturpësisht, duke mos e pranuar!

Parlamenti shqiptar ka bërë shumë mirë që nëpërmjet një rezolute ka dënuar gjenocidin serb në Bosnje!

Kuvendi i Shqipërisë, duhet të mbajë të njëjtin qëndrim, të gjejë forcën dhe guximin të dënojë zyrtarisht, qartë e prerë dhe të miratojë rezolutën që dënon krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë, për të ardhmen, për paqen, drejtësinë, për qetësimin e shpirtrave të martirëve!

Filed Under: Analiza

LUAN KALANA : NUK DO TE RRESHT SE SHKRUARI PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET

July 11, 2022 by s p

Intervistoi: Fadil Shehu/

Shpesh herë rriktheheni në retrospektivën e viteve të fëmijërisë suaj.Si do i kujtonit ato në këto momente?

Padyshim me nostalgji. Ah sikur të ktheheshin edhe një herë. Fëmijëria është çiltërsi pa komplekse”tabula rasa”, një shprehje kjo latine ku fëmijëria është e pastër në karakter. Kurrë nuk kam reshtur së shkruari për botën e pasur të fëmijëve. Sapo kam shkruar një tufë vjersha si lule të freskëta të përhershme. Aty janë krijimet për fëmijërinë e sotme, sepse fëmijëria jonë e dikurshme as që mund ta imagjinojnë i duken si përalla.

Qysh në bangat e shkollës më shumë pasion gërmëzonit, shkruanit vargjet e para poetike .Ishte ky një pasion i lindur apo diçka nga tradita juaj familjare?

Dashuria ime për të lexuar dhe më pas për të shkruar, lindën dhe u rritën brënda meje në ecurinë e viteve.

Në vitet studentore për gjuhë-letërsi, e mendonit që kishit bërë zgjedhjen e duhur për të nesërmen e jetës suaj?

Në fillim kisha dëshirë për tu bërë aktor. Për çudi më pas me trysninë e mbështetjen e shokëve, kolegëve vazhdova për letërsi.

Dhe vjen një ditë… Një lloto amerikane ju jep të drejtën e shtegëtimit tuaj familjarisht për në Amerikë. Si u ndjetë kur pas kishit lënë të afërmit tuaj, miq e shokë …shqipërinë.?

E pa përshkuar, emocione. Krahas gëzimit, keqardhje, pasi po linim një pjesë të jetës, zemrës sonë, prindërit, motrat, vëllezërit, shokët, por edhe ndërprerjen e mësimit me nxënësit…po linim shqipërinë. Na u krijua ndjesi e veçantë….sa shumë e paskemi dashur Atdheun. E dhimbëshme dhe për faktin që ishte viti i zi i 97-tës,ikëm nga “lufta” imagjinare, mes plumbave… .më mirë mos ti zëmë në gojë.

Sa e vështirë ishte për ju fillimi i integrimit në jetën amerikane?

Vështirë është një fjalë që mund të thuash, por ta imagjinosh veten është si të thuash ti biesh murit me kokë. Përpara kishim një botë tjetër. Pa patur para dhe memec, pasi nuk dinim gjuhën.

Si do i vlerësonit mardhëniet me krijues e kolegë tuaj në Shqipëri dhe këtu në Amerikë?

Doja të thoshja miqësitë e hershme por edhe këto të krijuar këtu në Amerikë janë forcuar e zgjeruar dhe më shumë nga ana profesionale si krijues,. Padyshim këtu kanë ndikuar në veçanti krijimet cilësore të mirëpritura nga krijues në shqipëri me Dritero Agolli, Agim Shehu,Albert Zholi,Skënder Rusi,Petrit Ruka,Skender Demolli…një listë e gjatë emrash që i kujtoj shpesh. Ndërkohë një botë e re letrare këtu në Amerikë me shkrimtarë të njohur Agim Bacelli, prof,Vangjush Ziko,Merita Bajraktari, Ermira babamusta, Lida Lazaj,Kostaq Duka, Rajmonda Moisiu, Thani Naqe,e deri më të rinjtë Iris Halili,Gëzim Buna etj. Ndërkoh lidhje shumë të frutshme mund të konsideroj ato me krijues amerikanë, ku do të veçoja shkrimtarin prof.Bob Graham, drejtuesen e bibliotekës me të madhe këtu në Florida shkrimtaren e njhour Patricha Ann e të tjerë.

Kohët e fundit jeni njohur me shkrimtaren amerikane Carolyn Collett, vlerësusar si shkrimtarja më mirë e vitit të kaluar në Amerikë. Si erdhi kjo njohje?

Faleminderit për këtë pyetje ardhur në kohën e momentin e duhur. Me autoren në fjalë u njoha në një seminar letërsie këtu në Florida, ku gjatë pushimit, ajo u njjoh me disa krijues, midis tyre dhe unë. Më pas në tavolinën ku unë isha ulur ajo vjen me librin e saj të fundit në dorë, duke më thënë : urdhëro librin tim. Në fund të seminarit folëm së bashku ku ajo u njoh më shumë me krijimet e mia dhe letërinë shqiptare.Tashmë ne komunikojmë me njeri tjetrin për promovime të tjera.Jemi miq.

Shpesh shkruani poezi,novela, tregime, dhe skica. Në cilën prej tyre ndjehni më mirë?

Padyshim gjinia që lëvroj më tepër është proza, me të cilën ndjehem si në shtëpinë time. Krahas përkushtimit ndaj këtyre gjinive shkruar në harkun e 30 viteve në amerikë, ku kam botuar më se nëntë libra. Njëherësh kam synuar të ndërmarë një pozicion disi më të gjërë, duke qenë ideator, bashkëautor dhe redaktor i pesë antologjive poetike kombëtare botuar nën kujdesin e shoqatës “Jehona Shqiptare”me drejtuese poeten Zamira Korançe dhe presidente “Nder i kombit” Margarita Xhepa. Në faqet e këtyre antologjive përfshihet krijimtaria e njëqind krijuesve nga Shqipëria dhe diaspora.

Nga cila momente priret më shumë krijimtaria juaj?

Kudo dhe kurdoherë mundohem të jem me “këmbë në tokë”. Në çdo çast shkruaj frymëzime të momentit kujtime, mbresa në rrugëtimin e jetës dhe krijimtarisë time, përherë me vizionin e së ardhmes dhe kohës që përjetojmë aktualisht.

Sa e rëndësishme ka qenë vëndlindja dhe treva e Devollit në krijimtarinë tuaj?

Aty në rrënjët e kësaj vëndlindje, lindi e hodhi shtat Muza ime letrare. Në buronjat e natyrën e saj u rrit pasioni im si krijues, u formua profesioni im si mësues letërsie.Sërish,ndonëse larg vëndlindjes, malli ndaj saj troket me shumë dashuri.

Thuhet se më parë jeni dashuruar me artin e skenës, por më pas pasioni juaj mori tjetër kah. Eshtë e vërtetë?

(Buzëqesh lehtë) Po.Gjatë shkollës tetë vjeçare dhe atë të mesme, dallohesha si aktor në festivale teatri ku dhe jam vlerësuar. Më pas u angazhova në teatrin amator të Vishocicës, ku nisi rrugën e përhershme të artit dhe aktorja e njohur Elida Janushi.

Disa prej librave tuaj sot ndodhen në bibliotekën e madhe kombëtare Amerikane në Uashington DC. Ju gëzon ky fakt?

Mendoj se përtej modestisë time, për mua është privilegj dhe krenari njëkohësisht për letërsinë tonë kombëtare, duke qenë pjesë parësore e leteërsisë botërorë.Padyshim që ndjehem krenar, ku dua të falenderoj presidentin e kësaj biblioteke të seksionit për vëndet e lindjes Prof. Grant G.Haris, duke hapur portat dhe për ne krijuesit shqiptar. Nuk dua të harroj kurrësesi përkushtimin e ish senatorit prej dymbëdhjetë vjetësh në shtetin e Floridas, ish guvernatorin e shtetit të Floridas për tetë vite, profesorin e universitettit të Miamit, shkrimtarin e politikanin e njohur, Bob Graham. Kam patur privilegjin që së bashku me të, të promovojmë librat nga anglishtja në shqip .Librat “Mather Tereza” dhe “Albania -Land of Eagle”

Përse u angazhuat me përkthimin e këtyre librave?

Të jesh larg atdheut në mërgim, malli ndaj atdheut është i dyfisht, i pa imagjinueshëm dhe i pa krahasueshëm. Dihet që kur je larg atdheut, malli të merr dhe për gurët e sokakut. Shohim që Shqipëria vitet e fundit ka patur përkrahje jo vetëm nga amerika, duke u njohur gjithnjë e më shumë në botë. Kur ndërmora inisiativën e përkthimit të dy librave të sipër përmëndur, dhe i realizova ato të përkthyera në shqip, jo pak njerëz befasoheshin kur mësonin që Nënë Tereza është shqiptare.

Cfarë është Florida në jetët tuaj ku ju jeni këtu prej më se njëzet vite?

Të jetosh në shtetin e Floridas, në veçanti me familje, është privilegj. Krahasur me shumë shtete këtu në Amerikë, Florida dallohet për klimën e saj të ngrohtë në çdo stinë. Eshtë fakt që në gadishullin e madh të Floridës jetojnë afërsisht njëzet e pesë milionë banorë. Këtu nuk mungojnë resuset turistike dhe natyra, të cilat frymëzojnë mjaftë krijues dhe piktorë.

Jeni veprimtar i disa shoqatave madje në stafin e tyre, sikundër janë shoqatat “Jehona shqiptare”, klubi letrar “Bota e re”, në degën e lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve këtu në Florida. Si ndjeheni që jeni pjesë e tyre?

Përveç kënaqësisë shpirtërore, dhe pjesëmarrjes aktive familjarish t, ka qenë një hobi e imja për obligimin tim si qytetar këtu në mërgim. Nuk ka kënaqesi më të madhe kur mbesa jonë Katerina tani studente në universitet në qytetin e njohur në botë për Disnei Parqet magjik, Orlando, e cila flet shumë bukur shqipen, të njihet si valltare dhe balerinë dance e grupit të sukseshëm të valleve “Shqiponjat” në Clearwatër.

Përtej vlerësimeve të nga marra nga klube letrare, Shoqata , Revista…kohët e fundit jeni nderuar nga Shoqata kulturore e shqiptarëve në Rumani me çmimim prestigjioz “Nder i Kombit”. Ju lumturon ky vlerësim?

Nuk e prisja një vlerësim të tillë. Për mua ajo çka është më shumë e rëndësishme, qëndron në faktin që në çdo kohë shkruaj krijime letrare për shqipërinë dhe shqiptarët. U jam mirënjohës për vlerësimin ndaj meje.

Me se po merrerni aktualisht?

E rëndësisshme është që nuk mund të rri dot pa e “vrarë” kohën e lirë. Jam në përfundim të dy librave të rinj, të cilët më pas do jenë në planet e mia për ti botuar.Kurrësesi nuk e vlerësoj veten krijues i madh apo i sukseshëm. Por një gjë bëj mirë. Për çdo ditë shkruaj dhe nuk do të rresht së shkruari duke qenë maratonist i letrave në mërgim.Zoti i bekoftë shqiptarët.

Ju uroj shëndet dhe krijimtari të mbarë.

Faleminderit juve për vlerësimin tim si krijues, duke ofruar kohën tuaj të çmuar.

Filed Under: Analiza

100 VJETORI, MIRËNJOHJE AMERIKËS

July 9, 2022 by s p

Marjan Cubi/

Këtë muaj ne festojmë 1 shekull marrëdhënie diplomatike me Amerikën, aleatin tonë më besnik dhe partnerin tonë që na ndihmuar në moment të vështira për Shqipërinë e Kosovën. Më shumë se prej një shekulli shqiptarët vuajnë prej padrejtësive e rrethanave historike. Një komb i ndarë në gjashtë shtete ballkanike i cili ka kaluar në momente historike shumë delikate dhe pa mbështetjen e Amerikës do vihej në rrezik ekzistenca jonë kombetare. Që nga lufta e parë botërore, Konferenca e Paqes, Lufta e Dytë Boterore, Komunizmi, lufta e Kosovës e deri të Pavarësia e Kosoves, janë momente ku vetëm falë Amerikës ne kemi arritur të ekzistojmë si shtet dhe si komb. Regjimi genocidal i Millosheviçit mori fund vetëm me ndërhyrjen e Amerikës, NATO-s, miqve e Aleatëve tanë. Sot më shumë se kurrë ne duhet ti jemi mirënjohës popullit e kombit mik amerikan për çdo mbështetje që vazhdon edhe sot të na e japë pa kursim. Amerika u dha fund vuajtjeve të shqiptarëve. Nëse s’do kishte Amerikë, Serbia fyn në Tiranë e Prishtinë brënda pak orëve. Falë Amerikës ne jemi vend i sigurtë dhe me plot prosperitet. Në Kosovë kanë vdek me dhjetëra mijera Shqiptarë të pafajshëm, serbët kanë dhunuar e përdhunuar më shumë se 20 mijë femra dhe kanë zhdukur më shumë se 1,700 shqiptarë të pafajshëm. Torturat, burgosjet, dhuna, tmerri që kanë përjetuar shqiptarët në Kosovë nën regjimin e Serbisë kanë qenë të llahtarshme. Gjithmonë ka ekzistu një frikë se serbët do i rikthehet krimeve e genocideve të vjetra në Kosovë. Duke pas parasysh luftën në Ukrainë dhe konfliktin dhe rrezikun global që paraqet sot Rusia, nevojitet që shqiptarët të jenë të bashkuar, te jenë me Amerikën. Duhet që Kosova sa më shpejt të jetë e mundur të anëtarësohet në NATO dhe në Bashkimin Europian. Shqiptarët e Kosovës po mbahen të izoluar ne menyre te padrejte. Europa duhet të liberalizojë vizat dhe të na trajtojë me respekt dhe dinjitet te plote. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Kosovës i duhet drita jeshile europiane per prosperitet dhe zhvillim. Zgjerimi i NATO-s me dy vendet e reja europiane Finlanda dhe Suedia, do të krijojë një precedent që edhe Kosova të bashkohet me familjen europiane ne keto kohe. Kosova në NATO dhe në Bashkësinë Europiane, do të thotë Shqipëri më e sigurtë, Kosovë më e sigurtë, Ballkan më i sigurtë dhe Europë më e bashkuar dhe më e sigurtë. Mirënjohje përjetë Amerikës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Marjan Cubi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 168
  • 169
  • 170
  • 171
  • 172
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT