


Asad Sadiku/
Historia na tregon se shqiptarët dhe serbët nuk kanë pasur marrëdhënie të mira ndër vite, dhe nuk kanë as në ditët e sotme. Megjithatë, në këtë artikull të shkurtë ne do të fokusohemi pak më veçanërisht në periudhën 1968-1981. Pra në kohën e Federatës Jugosllave, shqiptarët nuk kishin të drejtat e tyre elementare as të drejtë shkollimi as punësimi dhe mandej nuk ju lejua as flamuri si simbol t’a përdorin për ndonjë festë të tyre. Dhe kjo i shtyri shqiptarët që qysh në vitin 1968, të bëjnë demostratat e para për arsyje që të kenë të drejtë përdorimin e flamurit shqiptarë nëpër festa që kishin shqiparët në atë kohë, si në ndonjë ahengjë familjarë apo ndonjë festë tjetër. Përveç kësaj pas një kohe shqipëtarët filluan të punojnë edhe më shumë dhe u angazhuan edhe më tepër për të drejtat e tyre themelore, dhe ky angazhim edhe i sjelli rezultatet e veta.Kur shqiptarët filluan të punojn së bashku për t’i kërkuar të drejtat e tyre që ju takonin arritën që në vitin 1971, t’a themelojn edhe Universiteti e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Pas themelimit të Universiteti të Prishtinës, edhe dolën gjenerat pas gjenerate në kuadër të mirëfillta shqiptare, ku më pastaj pasoji edhe kushtetuta e vitit 1974, si autonomi e federatës jugosllave. Ku më pas edhe vazhduan edhe me tepër të dalin njerëz të ditur dhe shumë profesional ku si rrjedhojë e kësaj me 26 nëntor të vitit 1976, u hap për herë të parë Televizioni i Prishtinës. Për shkak se para hapjes së Televizionit të Prishtinës, vetëm gazeta “Rilindja” ishte që ka shtypur shkrime në gjuhën shqipe. Ndërsa me hapjen e Televizionit të Prishtinës informimi për popullin shqiptarë u bë edhe më i pasur dhe i drejtë, si në arsim, kulturë dhe punësim, sepse gjatë kësaj kohe shqiptarët kishin të drejtë punësimi në proporcion me serbët. Para kësaj kohe shqiptarët nuk kishin të drejtë punësimi edhe pse ishin në numër më të madhë se serbët, pasi siç pretendojshin pikërisht serbët se shqiptarët janë të pa shkolluar si dhe duke i quajtur edhe “analfabeta”. Që nga viti 1974 deri në vitin 1981, gjatë kësaj periudhe për popullin shqiptarë ishte periudha më e mirë e asaj kohe, pasi shqiptarët kishin shtypin e informimit, të drejtat në punësim, dhe po ashtu të lirë për t’u shprehur, dhe kjo situatë që ishte në të mirë të shqiptarëve, udhëheqësis së serbisë nuk i pëlqeu. Krejt kjo për arsyeje që Serbia, planifikojke që Jugosllavin t’a bëjnë Serbi të madhe, dhe si gjuhë zyrtare të jetë vetëm gjuha serbe. Pastaj duke i parë që shqiptarët po i kanë disa të drejta kjo i shtyri që nacionalistët serbë t’a keqësojnë situaten në Kosovë. Me 11 mars të vitit 1981, u bë protesta e madhe studentore në mensën e studentëve në Prishtinë, ku studentët e shprehën pakënaqësin e tyre me pretendimin se ushqimi nuk është i mirë. Si rrjedhojë e kësaj situate me 1 dhe 2 prill, të njëjtit vit u bënë demostratat popullore shqiptare, dhe në atë kohë nën regjimin e atëhershëm shufonistët serbë marrin masa të egra dhe të dhunshme kundër studentëve shqipëtarë dhe të tjerëve nga të gjitha moshat, siç ishin dënimet nëpër burgje dhe po ashtu edhe vrasje. Gjatë asaj kohe kishte student të dënuar dhe të rinj me nga 10 deri 20 vite me burg, dhe krejt kjo erdhi jo që këta student dhe të rinj shkaktuan ndonjë krim, por vetëm pasi shprehën pakënaqësit e tyre dhe kërkuan të drejtat e tyre legjitime. Pra këtu e kuptojm që edhe pse shqiptarët ishin pjesë e Jugosllavis, ata nuk i gëzuan të drejtat që ju takonin. Edhe pse Sistemi i Jugosllavis i japën autonomin shqipëtarëve pra t’i kenë disa të drejta, këto të drejtat i gëzuan në një kohë jo shumë të gjatë për shkak se më pas ju kthyhen me dhunime si burgime dhe po ashtu edhe vrasje. E gjitha kjo erdhi vetëm që armiqëve të shqiptarëve siç ishin serbët nuk kishin dëshirë që të ju jepet e drejta shqiptarëve. Qëllimi kryesor i Serbis, ka qenë që tokat e shqipëtarëve të jenë të shtetit të tyre, në mënyrë që të kenë një Serbi të madhe, edhe pse kjo fatmirësisht nuk u realizua.