• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova ditë zie, nderon Madeleine Albright – ish Sekretaren Amerikane të Shtetit

March 25, 2022 by s p

PRISHTINË, 25 Mars 2022-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Në Kosovë sot është ditë zie. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur ditën e premte (25 mars 2022), ditë zie në nderim të mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish Sekretares Amerikane të Shtetit.

“Në shenjë respekti shtetëror, dita e premte, datë 25 mars 2022, shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës për të kujtuar miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright e cila u nda nga jeta dje. Zonja Albright e njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, ka thënë Presidentja Osmani.

Me vendim të Presidentes Osmani, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Dje, Seanca e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën u shënua 23 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë,  filloi me një minutë heshtje, në nderim të figurës së ish-Sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

Në seancë u shfaq një video lidhur me rolin e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright në luftën e Kosovës, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të popullit të saj.

Në seancë u theksua se populli i Kosovës gjithmonë do ta kujtojë me respektin më të lartë zonjën Albrigh

Filed Under: Analiza

VATRA URON TË GJITHË BESIMTARËT SHQIPTARË BEKTASHI: GËZUAR FESTËN E  SULLTAN NEVRUZIT

March 22, 2022 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra uron të gjithë besimtarët shqiptarë bektashi: Gëzuar festën  e  Sulltan Nevruzit. Kjo festë e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe ardhtë e begatë dhe e bekuar për çdo familje shqiptare. Sot më shumë se kurrë lutemi për paqe dhe për shpresë. Le të triumfojë Dashuria mbi urrejtjen, zhvillimi e paqja mbi luftën, e mira mbi të keqen, progresi mbi regresin, gëzimi mbi trishtimin, vëllazëria mbi konfliktin. Në këtë ditë feste të bëkuar, lusim Zoti ti pastrojë mendjet dhe zemrat e mbushura me urrejtje, smirë, karrierizëm, egoizëm, xhelozi dhe të jetë një pranverë e jashtëzakonshme pastrimi, lulëzimi, zhvillimi e përparimi për çdo besimtar dhe për çdo shqiptar.

Gëzuar nga zemra

Kryetari i Vatrës

Elmi Berisha

Filed Under: Analiza

Fundi i Luftes ne Ukraine- Epilogu i Putinit ne Rusi

March 21, 2022 by s p

Nga Jani Gjoni

Po behet gjithnje e me e qarte se perpjekja e Rusise per pushtimin e plote te Ukraines eshte pothuajse e pamundur. Arsyet jane te shumta por ato qe me me duken me tedomethenese jane: ekonomia ruse nuk eshte e e afte tembeshtese forcat ushtarake ne kete angazhim ushtarak ne Ukraine; rrezistenca e suksesshme e Ukraines; mbeshtetjanderkombetare per Ukrainen; morali i ulet i forcave ruse; filozofia ushtarake ruse, pergatitja e trupave, planizimi dhelogjistika nuk jane dinamike dhe larg realitetit ne fushe beteje.Si cdo lufte edhe kjo natyrisht do te kete nje fund, po cili eshtefundi i saj?

Shume analiste ne bote kane dhene mendimet e tyre dhe ndoshtaaty ne mes tyre eshte edhe pergjigjja me e arsyeshme. Duke ndjekur me kujdes keto vleresime mendoj te parashtrojperqasjen time per fundin e ketij konflikti. 

Putini kercenon me zgjerimin rajonal e global te luftes dheperdorimin e armeve berthamore duke treguar gjene e fundit qe ika ngelur ne dore. Nese forcat ruse ne Ukraine do te kishinsukses ai nuk do ta permendte kurre arsenalin berthamor qedihet boterisht. 

Vazhdimi i metejshem I fushates ushtarake per pushtimin e plotete Ukraines po e rrenon cdo dite ekspediten ushtarake me humbje njerezore, material e morale. Viktimat e shumta ne te dyanet e konfliktit po e shpejtojne fundin e kesaj aventure terrezikshme me izolimin e plote te Rusise. 

Situata e brendshme ne Rusi nuk duket premtuese per pushtetinoligarkik. Peshen e gjithe luftes do ta mbaje populli rus, shumeshpejt embargo nderkombetare do te japi rezultatet e synuara per bllokinin e gjithanshem te ekonomise. Papunesia e larte do tedemoralizoje njrezit, varferia do te coje ne humbjen e besimit ne pushtetin e Putinit si dhe do te ndeze tensionet e brendshme. Tegjitha keto do krijojne kushtet per rrezimin e tij nga pushteti. 

Mendoj se gjithe perpjekjet e Putinit kane vetem nje qellim teruaje pushtetin dhe asgje tjeter. Kerkesat ultimative te tij per Ukrainen dhe komunitetin nderkombetare jane  rrugedalja qe ai kerkon per te dale si fitimtar, por ato nuk jane pranuar ngaaskush. Negociatat me Ukrainen e bejne ate te vogel dhe kjo nuki interson ne publikun e brendshem per te justifikuar coston qeka krijuar lufta. Ai kerkon te dale fitimtar perpara popullit rusper te konsoliduar pushtetin personal, nje lloj kulti qe ai ka ngritur per nje kohe te gjate. Historia e kulteve eshte e njohurdhe perfunimet e tyre jane tragjitke si Hitleri, Stalin, Sadam, Kadafi etj., prandaj mendoj se Putin po kerkon nje dalje per teruajtur fytyren tij. Ai do te mundohet, ne rast deshtimi te plote tefajesoje keshilltaret e tij, do te denoje kedo qe i duhet per tujustifikuar ne publik, do te ndertoje propoganden e tradhetarevejo vetem kunder tij por kunder Rusise, do te vrase e zhduk kedoqe i kercenon pushtetin. 

Por a do te kete sukses?  

Une mendoj se JO. Diktaturat e kane humbur potencialin sisistem ne kete realitet global qe kemi sot. Diktaturat kerkojneizolim, veterregullim, nenshtrim, pushtet absolute dhe kjo eshtepothuajse e pamundur sot. Potencialin global, politik, social, ekonomik, financiar, ushtarak sot e ka perendimi, tregu kapitaldhe sistemet e hapura shoqerore.

Putini dhe oligarkia e tij do te rrezohen ne kete kombinacion tepresionit te jashtem me rrevolten e brendshme te popullit rus. A mund te ndodhe ndonje puc elitar ose ushtarak? Ndoshta, kjo do ta pershpejtonte fundin dhe ndalonte dhimbjet qe po krijonmarrezia e Putinit. 

 ————————-

*) Jani Gjoni është ish padagog në Akademine Ushtarake në Tiranë, tani jeton në Çikago, SHBA.

Filed Under: Analiza

Edhe sa herë do ta inaguroni Rrugën e Arbërit?

March 21, 2022 by s p

Grupi i Lobimit

18 Mars 2022

Sot u bënë 9 vjet nga fillimi i peticionit online për Rrugën e Arbërit, ndërtimi i të cilës, siç thotë një shprehje dibrane, ‘ka kohë qëështë bërë tërkuzë (litar)’.

Të indinjuar nga premtimet e rreme elektorale të qeverive të majta e të djathta (terma që në politikën shqiptare janë pothuajse sinonime) që nga viti 2005, kur u bë studimi për fizibilitetin e kësaj vepre, me 18 Mars 2013 një grup intelektualësh dibranënisën peticionin (tashmë me 20,000 nënshkrime në formularë dhe online) për të bërë presion me mjete demokratike pranë qeverisë që do të dilte nga zgjedhjet parlamentare të atij viti dhe duke premtuar se kjo nismë e shoqërisë civile do të qëndroj jashtëçdo influence partiake dhe do të përfundojë me inagurimin e rrugës sipas standardeve ndërkombëtare.

Këto premtime i kemi mbajtur. Vlen tëtheksojmë se edhe Kryeministri Rama, me stilin e qeverisjes që e karakterizon, e ka mbajtur betimin e tij për të mos marrë në dorëzim peticionin. Ndërkohë, ky Kryeministër ka 9 vjet që së bashku me pronarët e partive të tjera politike, vazhdojnë t’i servirin elektoratit dibran nëçdo fushatë zgjedhjesh lokale dhe parlamentare të njëjtin refren: ‘Na jepni votat nëse doni të shikoni rrugën të përfunduar.’

Ky shantazhim i turpshëm u përsërit edhe nëzgjedhjet bashkiake me 6 Mars të këtij viti nga të gjitha klanet partiake.

Me këtë rast dëshirojmë tëtheksojmë se të gjithë kandidatët bashkiakë mbajtën një qetësi shurdhuese për rreziqet që ndërtimi i Skavicës përbën për ekzistencën e Dibrës, kësaj zone me rëndësi unike në historinëe Shqipërisë, burimet e të cilës janë shfrytëzuar dhe vazhdojnë të shfrytëzohen nga shteti sipas një logjike kolonializimi intra-nacional që trajton me shpërfillje deri në përbuzje popullin dibran në territorin e Republikës sëShqipërisë, ashtu si Shkupi zyrtarvazhdon të lërë në harresë pjesën lindore të Dibrës që u nda nga territori i atdheut në vitin 1913.

Për kujtesë të lexuesve, ndërsa kontrata zyrtare thotë se për 80 kilometra rrugë shtetit shqiptar do të paguaj 260 milionë euro, media të ndryshme shkruajnë se kjo shumë është shumë herë më e lartë, deri në 400 milionë euro, të cilat kanë filluar të paguhen nga taksapaguesit dhe do të vazhdojë të paguhen në 10 vitet e ardhshme. Ndërsa rruga akoma nuk ka përfunduar, vetëm Zoti dhe shpura e Kryeministrit e di se sa milionë të tjerë do të shkojnë për ndërtimin e kësaj rruge qëështëinauguruar disa herë, megjithëse dita e përfundimit të saj duket e largët.

Nga vëzhgimet e fundit në terren, duke parëçfarëështë përfunduar, çfarëështë në proces dhe çfarë nuk është filluar akoma, mund të themi pa rezerva se kjo rrugë nuk do tëinaugurohet, jo vetëm në prill të këtij viti, siç pati premtuar Kryeministi Rama, por as për dy-tre vjet të tjera.

Ka shumë mundësi që ky Kryeministër ta bëjë këtë vepër strumbullarin e fushatës së tij elektorale për mandatin e katërt, i ndihmuar nga kori i bretkosave partiake dibrane, që i bëjnë temenara, ndërkohë që ata dhe tarafet e tyre vazhdojnë të majmen nga tenderat që vazhdojnë të akordohen pa transparencë.

Mos vallë Kryeministri pret ‘miratimin’ e Skavicës nga publiku që të vazhdojëndërtimin e Rrugës së Arbërit?!

Disa segmente të Rrugës së Arbërit, edhe pse jo të standardeve të duhura, duke filluar që nga Tirana deri në fshatin Fshat, është në funksionim. Në një shtet normal përdorimi i një rruge që përbën rrezik për pasagjerët, nuk do të ishte lejuar.

Ndërkohë dibranëve, të cilëve u ka ardhur shpirti në majë të hundës me rrugën e vjetër prej 170 km, ‘gëzohen’ me rrugën e pa përfunduar. Vlen të theksohet se pjesa më e madhe e Rrugës sëArbërit qëështë në funksionim, nuk ka të ngjarë me video-klipet e stisura tëKryeministrit Rama, që nuk pasqyrojnë të vërtetën, si për volumin e punimeve, ashtu edhe për cilësinë e tyre.

Po kështu, kemi vënë re se nuk ka asnjë komunikim zyrtar ndërmjet Tiranës dhe Shkupit për nisjen e punimeve në Rrugën e Arbërit në Maqedoninë e Veriut. Grupi i Lobimit filloi një dialog konstruktiv me drejtues të politikës shqiptare (lokale dhe vendore) në Maqedoni nëvitin 2014, dialog që do të rifillojë së shpejti.

Me këtë rast, falënderojmë përkrahësit e peticionit me shpresë se numri i nënshkrueseve do të rritet në Shqipëri, territoret shqiptare në Ballkan dhe diasporë.

Peticioni mund të nënshkruhet këtu:https://bit.ly/3N81rt2

Filed Under: Analiza

LULZIM BASHA DHA DOREHEQJEN NGA KREU I PD

March 21, 2022 by s p

Pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit, por edhe pas kërkesave të disa prej deputetëve, Lulzim Basha dha sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Në një mbledhje të të gjithë strukturave të selisë blu, ai komunikoi vendimin e tij për të bërë një hap pas.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se është i vendosur që të ndihmojë në çdo mënyrë ringritjen dhe bashkimin e demokratëve.

“Thellimi i krizës që përjetojmë prej vitesh ka për shkak kryesor mungesën e një qeverisje të përgjegjshme dhe të llogaridhënies. 25 prilli ishte një goditje e rëndë për demokratët, për demokracinë dhe për shpresat e shqiptarëve për ndryshim, pas 8 vitesh premtimesh te pambajtura, korrupsion dhe tallje me dhimbjet dhe hallet e njerëzve. Sepse vetem nje qeveri qe vjen si vullnet i njerëzve mund të ngrihet në nivelin e halleve të tyre dhe të kuptoje e ofrojë zgjidhje reale per njerezit.

Nje qeveri e tillë, me program dhe ofertë konkrete u pengua nga masakra zgjedhore që ndali ndryshimin me 25 prill. Shpresa per tu ringritur përmes një opozite të fortë ka marrë për fat te keq prej afro nje viti po kështu goditje të njëpasnjëshme. Perpjekjeve tona per tu ofruar shqiptarëve nje opozitë të tille, përmes denoncimeve dhe goditjes së korrupsionit qeveritar në komisionet hetimore të aferave korruptive dhe hetimit të 25 prillit i është mbivendosur një luftë e brendshme.

Personalisht investova gjithcka për nje zgjidhje që do ti shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. Sot nuk dua të ndalem në cfarë ka ndodhur e si ka ndodhur, kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, këtë jam i bindur se do ta qartësojë koha. Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përcarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë.

Për këtë arsye dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët. 

Kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur këto 6 muaj është bërë për karriken e kryetarit. Ndaj dua sot ti them kujtdo që ka besuar dhe beson se PD duhet të shohë drejt të ardhmes, se unë jam dhe do jem tërësisht i angazhuar krah jush, do jem zëri juaj, nuk do ta braktis kurrë sakrificën tuaj, nuk do lodhem kurrë për t’u shprehur mirënjohjen, për sakrificat, mundin dhe kontributin tuaj, dhe me vendosmëri do bëj gjithçka, që ato të mos shkojnë dëm, por ti japin forcë vizionit tonë për një Parti Demokratike që zgjedh të ardhmen dhe i prin rrugës së shqiptarëve drejt saj” – tha Basha.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 196
  • 197
  • 198
  • 199
  • 200
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT