• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DISA VEÇ0RI TOPONIMISTIKE TE BJESHKEVE PERENDIMORE TE ZHEGOCIT

August 4, 2020 by dgreca

Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia-Treva e Bjeshkëve të Zhegocit, kap një teritor hapsinor mjaftë të gjërë e të pasur, me male, fusha të kufizuara, livadhe, mrize e kroje, si dhe vendbanime të vjetra, për të cilat dëahmojnë  me datime të hershme, që I hasimë në dokumente të vjetra. Ana Kamnova, në vitin 1097, shkruan për Zygon dhe Lypenionin, “Mbreti me të marr vesh këtë punë që nuk durohej, pasi grumbulloi forcat e nevojshme, u nis drejtë për në Lypenion. Ky është qytet në shpatije të Zygos”. Këtu përmendet Zygo, që mendojmë se ështe Zhegoci i sotshëm.. Ndërsa Lypenion,i.  Është Lypjani që edhe sot popullata vendore e shqipton LYPJAN e jo Lipjan, siç është emërtuar e shkruar zyrtarisht nga administrata e pushtuesit serbe. Kjo afëri tipologjike jep mundësi bindëse për emërtimin e Lypjanit nga Lypenioni, e jo nga Ulpiana që, është një vëndbanim tjetër shumë i vjetër, afër Lypjanit të sotshëm. Ne këtu pa u largua nga tema në trajtim, po ndalemi vetëm në Bjeshkët përendimore të Zhegocit,. Hapësirë që kap këto vendbanime: Zhegoci në qendër, Vërbica e Zhegocit, Sllovia, Gadimja, Plitoviqi, Vrella, Kishnapolja, Sllakoci e Gadishi, Në vazhdim Akllapi, Janjeva, Brusi, Hanrovci, Shashkoci,Teqe,Tërbuvci. Me synim të marrim në qasje, vetëm disa veçori karakteristike të toponimisë së këaj treve, me përqëndrim në krahun përendimor të Bjeshkëvë të Zhgocit, meqë krahu lindor e ka trajtuar Mehmet Halimi në studimin e tij të doktortës.

Treva hapësinore e Bjeshkëvë përendimor të Zhegocit është e begatshme në aspektin topografik me korografi atraktike të begatshme, për çka nuk është shkruar e hulumtuar shumë. Në fushën ë onomastikës, Mehmet Halimi, që sa dekada, ka publikuar Te folmën Lindore të këtyre bjeshkëve, ndërsa krahu përendimor i saj, ka mbetur ende i pa prekur nga të gjitha pikëpamjet e studimit. Treva në fjalë ka bagati të mira gjuhësore dhe ende ruan pastërti nga ndikimet e gjuhëvë të tjera, dhe po të studiohet e folmja e kësaj treve në gjendjen ekzistuese, do të ishte edhe një kontribut i dobishëm për dialektologjinë e shqipës në përgjithësi, e në vëçanti gegërishtën verilindore. Ndërsa për studiuesitë e arkeologjisë, do të ishte me interes, që tu bijnë gjurmëve të qytetit Zygo e Lypenion, të cilët i përmend Skënder Gashi  në “Fjala” diku të vitit 1978. Treva në fjalë, dëshon edhe sot shenja të vendbanimit dhe civilizimit të dikurshëm. Ka shenja të këtë ekzistuar në këtë trevë vendbanim i lashtë. Këtu ka gjurmë rrënojash, të cilat na japin shkas për hulumtim parabindës arkeologjik. Të gjithë shenjat dëshmojnë, se kjo trevë, bashkë më Janjevën, si qendër e kasaj treve, edhe para Novobërdës,ka qenë komples xehtar-industrial. Kështu pohon edhe Milicoje Pavlloviq në veprën “Govor Janjeva” 1970. ku flet edhe për historikun e kësaj treve Por,  faktografia fizike që hasim në këtë lokalitet, shenjat dhe gjurmët ekzistuesi na thërrasinë bindëshëm, shumë gjurmë kishashë, kalashë, e shumë shenja shkrijetoresh të dikurshme lëvizëse që hasim në këtë trevë. Gjurmët tona nuk do të ishin shterrpe drejtë rrugës që na qojnë në qytetin e lashtë Zygo, ose në vendbanimin, qytetin Kosov. edhe më të vjetër, që kur e kur të diskutueshëm. Skënder Gashi, emrin Zhegoc e nxjerr nga Zygo i dikurshëm. Dëshmimi i këtij mendimi do të ishte me rëndësi dhe hapje e shtigjeve në përmasa të mëdha shkencore. Vendgjurmimet duhet orientuar në Kala dhe te Vorri i Klalit të Zhegocit dhe Kisha të shumëta të kësaj treve, në vendet si Gradina e Madhe, Gradina e Vogël në Gadime e toporrënoja, ose topogërmadha të shumëta. Të vazhdohet me gërmime në Kodër të Kishës dhe Manastir të Sllovisë. Por, nxitje për këtë janë edhe gojdhënat e shumëta. Se macja dikur ka ecur kulmeve të ndërtimeve, nga Zhegoci e deri në Lypjan dhe patronimi Leka në Gadime, që bashkë me patronimet Bala e Gjini, është njëri nga  ndër patronimet më të lashta shqiptare. Në këtë trëvë, nga popullata vendore ka pasur raste të gjetjes së reliteve të ndryshme dhe të skeleteve në këto treva. Këto dëshmojnë një gjallësi të madhe para shumë vjetësh. Në hulumtim hasim edhe gjurmë rrugësh, që na bindin për një kompleks të urbanizuar vendbanimesh të mëdha, apo një pjesë përbërse të një civilizimi të hershëm, si dikur Qyteti Kosov, Zygo e më vonë Ulpiana, në vazhdim Janjeva e Novobërda. Në këtë trevë ka gjurmë të afro 15 kishve e manastireve, nga të cilat sot asnjë nuk funkcionon. Për këto monumente fetare, nuk dihet saktë, a janë kisha ortodokse, apo krishtere, ose janë kasha që, pas ardhjes së sllavëve janë përvehtësuar për kisha ortodokse sllave, siç është rasti i Manastirit, afër Sllovisë, ku deri më 1999, sllavët, sërbët anas kryenin rite fetare ortodokse sllave. Por legjenda pohon se, kjo kishë-manastir ishte krishtere. Kjo dhe të tjerat, po të qeroheshin mirë nga qëllimkëqijtë e përvehtësuesit klandestin, do të qartësoheshin burimet e saktatë të përkatësise fetare të tyre. Popullata e kësaj treve, që nga moti, është e pastër shqiptare. Vendbanimet e kësaj treve janë të vjetra, si Zygo-Zhegoci, edhe më here qyteti Kosov. Mandej, Janjeva, Novobërda dhe fshatrat, Sllovia e Gadimja, por ndoshta edhe më I  vjetri është Zygo- Zhegoci. Në Sllovi ndër të parët jetojnë fisi Gash e Bytyç, Bytyç që arrijnë afro 30 breze, por Bytyç janë edhe gjithë popullata e Zhegocit..Ndërsa në Gadime fisi Leka, është nga mesjeta, para fiseve të të përmendura nga tradita shqiptare. Për autoktoninë shqiptare në këto hapësira, na dëshmon edhe brumi onomastik. Shumica e emërvndeve janë të shqipës që, dëshmoin se këto vendbanime janë të vjetra dhe kryekohe janë shqiptare. Antroponimi Balë, i lashtë ndoshta edhe pamesjetës,  sot haste edhe te Arbreshët e Italisë, të cilët pas pasvdekjes së Skënderbeut, e bartën me vete gjuhën dhe traditë, nga  Shqiperia në trevat e Italisë. Begati të larmishme ka edhe etnografia. Hulumtuesitë tanë etnograf, në mungesë të mjeteve materiale dhe kufizimeve politike, kanë prekur pak këtë trevë, e cila vërtet ka thesar të madh vlerash, të cilat presin dorën e hulumtuesit dhe pendën e studiusit.. Para disa vjetësh Drita Halimi, e vetmja me një shkrim të sajë në “Rilindje” të atëhershme, ka prekur diç nga ritet e lindjes dhe të vdekjes nga kjo trevë e pasur.

Toponomistika e kësaj ane ka karakteristikat e saja të veçanta, ështe shumë e begatshme dhe e pastër shqiptare. Kjo ka shumëllojshmëri, si nga format e formimint, si nga vjetërsia dhe origjinaliteti shqiptar. Toponime bilinguale hasim rrallë, Si Vneshtë-Llazishte, formimi bilingual, Guri i Gallakamenit, formim dygjuhësor, Guri shqip dhe galla-kamenit, nga sllavishtje, goli kamen, në Sllovijë, janë ndërtime administrative, vërtet të reja, që dëshmojnë formim gjuhësor administrative dhe janë mbivendosur emërtimeve shqipe që kanë ëkzistuar para tyre. Disa toponime shqipe, ndosha kjo dhunë administrative e gjuhësore, ndoshta i ka shlyjë dhe emertimet sllave kanë zënë vendin e atyre paraekzistuese shqipe. Kjo çështje shtyjnë të gjurmohet arsyeshëm edhe më tej në këtë drejtim. Kjo natyrshmëri e asryes sonë, jo vetëm shkencore, por edhe e arsyes praktike shoqërore e shtetërore. Këtë rrugë na shtyjnë ta qasim që të plotësojmë nevojen e administrative e shtetërore të shtetin tone demokratik, Republikës së Kosovës, për Kadastrat e sotme në Kosovë, të cilat deri sot gjitha toponimet e arave, zabeleve, livadheve, krojeve, maleve, mrizeve, luginave, prrojeve e lendinave. Shumicën i kemi të shënuara në gjuhën e pushtuesi okupues sllavë, vetëm në sllavihtën, ashtu qysh nuk i thonë vendasit në gjuhën e vet. Emërtimet e tilla, ashtu qysh i kemi sot të shenuara, nuk i kupton anasi vendor shqiptarë. Kjo trevë është e pasur me të gjitha llojet e toponimeve si: dhronime, antroponime, oronime, divonime, zoonime, fitonime, topogermadha ose toporrënoja, topoforma e të tjera. Topoforma, do ti quajmë emërtimet e shumëta, që vijnë sipas formës që gjasin, për çka më poshtë do të marrim shembuj konkret. Karakteristikë e veçantë, ështe se në këtë lokalitet, nuk hasim thuaja askund në gjurmë turke, edhe pse sunduesi otoman sundoi jo butësisht mbi pesë shekuj në këto hapësira,. Ndoshta emërtimet turke do ti gjejmë, kur të sjellen kadastrat e Perandorisë nga rahivat turke, pë të cilat flitet këtë kohë. Kjo trevë është  kryesisht malore kodrinore dhe ndikim turk ështe më i vogël. Per të mos thënë nuk ndihet fare.Toponimet më të vjetra merren makrotoponimet, Bisag, Bufqe, Kodra e madhe, male në Zhegoc. Tershovina, Llabjani, manastiri, Kodra e Kishës, çuka,, Kozuli, Livadhet e Gjana e të tjera, te gjitha në Sllovijë. Bllata, Murturi, Në Gadime. Gradima në Gadime, nga mendohet të ketë marr emrin fashti Gadime, mendoj është ndërtim i bartur pas ardhjes sllave, emërtimi më i lashtë është Kalaja, Fortesa. Këtu morëm vetëm disa nga makrotoponimet të cilat mendoj se kanë origjinë nga burimet e shqipës. Do të ndalemi në zbërthimin  e shkurtër të disa prej tyre. Vetëm Kodra e Madhe. M. Pavlloviq në veprën “Govor Janjeva” e nxjerr me deshifrim, për mendimin tim, të gabuar. Kodra në shqipen, thot ai, vjen nga runumishtja Kodru, kurse përcaktori “e Madhe” nga mbiemri në frengjishtën Grand. Dihet se shqipja e rumanishtja si  Ilirishtja e Dakishtja, kanë pasur kontakte të hërshme, por kjo nuk do të thotë se shqipja gjithmonë vetëm ka marrë nga gjuhët për rreth, e nuk ka dhënë për gjuhë. Eqrem Qabej, shoshit një mori mendimesh për etimologjinë e fjalës Kodër, dhe me binduri konstaton se, “mendimi i Schucharditit, Skokut e Bruchtit gjen një vërtetim të ri nga ana e shqipës”.Duke shqyrtuar unitetin kontuniala indoevropian të kësaj fjale, Kodër, rum.Kodru me domethënie Pyll, Mal, arumunishtja e ka Katar, maje, kulm, kokë. Për çka chucharti, fonemën Qua, që jep CO në latinishtën vullgare, dmth. Quadrattus, për codrato dhe Bruchu, thot codratus, për codra. Pra shqip Kodër, rum. Kodru, dalin nga lat. Codra. Qabej shënon edhe një variant në shqipen nëndialektore të kësaj fjale. Në Gjirokastër, thot Qabej, Kodër, i thonë skajit. Qoshës ku rrijnë pleqët. Pra mundësitë janë nga latinishtja apo edhe vet shqipja. Ndërsa lat. Magnus, shqip, i madh, e madhe, që arsyetojnë ligjet historike të shqipës, e rregullat e fonetikës historike e sqarojnë këtë mundësi zhvillimi, e jo nga frengjishtja Grand. Bllata në gadime, por edhe në Sllovijë, tipologjikisht do të ishte nga sllavishtja Bllata, shq.balta, ose edhe bal me prapashtesën ta. Kurse, toponimi LLabjan, në mës Plitkoviqit e Vrellës, dhe fshati Llabjan afër Novobërdes, dhe sikur treva Llap-it në Kosovë dhe Labëria në Shqipëri, duhet të jenë nga të një daljeje të përbashkët nga Lab, dybuzori B, ka dhënë dybuzorin P, ose anasjelltas. Edhe Kozul, nga Kosel.

Tash po ndalemi ne toponime sipas formës. Kjo trevë, siç thamë edhe më parë, ka koreografi të larmishme e të thyer, si çdo vend malor-kodrinor. Prandaj, shumë toponime kanë marrë  emërtime sipas formformimit, për çka do veçojmë disa prej tyre, dhe ato do ti quajmë topoforma.që karakterizohen me dukjen dhe formën e tyre fizike. Këto toponime cilësohen si pamje figurash e forma tipologjike vendësh, sendeh dhe gjallesat apo pjesët e tyre. Këto toponime duhet veçuar në veçanti. Ky veçim është i arsyeshëm, pasi ka karter të përgjithshëm në ëmërtimin e vendeve. Forma zë një rol të madh në shqipën. Kjo shprehje do të plotësojë një kërkesë të nevojshme për plotësim në përcaktimin e toponimeve, duke  përfshirë emërtimet që vijnë nga forma si bazë emruese. Këtë grup emërtimesh, duhet ta marrim si të veçantë, kur dihet se këtu forma luan rol të madh e vendimtar. Po marrim disa toponime konkrete, ku forma është emruesi i parë, shenjës dhe sendit. Thepi, mal në Gadime. Kodra e Madhe, Kodra e Vogël, më konkretisht në të mirë të formës, na dalin toponimet. Balli, Bishti, Kukat, Kungullari, në Sllovijë, kryekput kanë kuptimin e formës. Këto toponime, nuk janë as kodrina, as fushë, as ara. Por, kanë formën e ballit të njëriut, ose bishtit të kafshës, ose të kukës, ijeve të njeriut, apo të kungullit dhe janë formuar emrime vendesh vetëm sipas formës së ngjajshmërisë. tipologjike. Me këte, mendoj se është e drejtë që, këto toponime të quhen topoforma. Mikrotoponime të këtij lloji duhet të merren edhe mikrotoponimet, Gryka, Udha e Fellë, Llazi i gat e Livadhet e gjana. Ku forma del përcaktuesi kryesor i emerimit. Topogërmadhat ose toporrënojat, janë me interes të veçantë. Këtu po i quajmë Toporrënoja, me bindje se topogërmadha ështe më larg kuptimit të emërtimit, ndërsa toporrënoja, ka afri më të mirë me përmbajtjen e semantikës  kuptimore dhe përshkrimit të emërtimit. Kjo trevë, sikur edhe të tjërat, është e pasur më toporrënoja. Ka shumë kisha e manastire, ka varre e varreza të kuptimësisë së ndryshme në kohë e rrethana, në kuptimësi të lashtësisë e të shumllojshme përmbajtësore të ndryshme fetare e kombetare, si: Vorret e Zhegocit me mbishkrime turkoarab, Vorret e Kuqe, Vorret e Krushqëve në Zhegoc e Sllovijë. Në Sllovijë janë gjetur edhe skelete në brigjet e lumit që rrjedh nga Bjeshkët e Zhegocit. Kurse toporrënoja Gradina në Gadime e Zhegoc. Kalaja Zhegoc e Bresalc, Manastiri, Kodra e Kishës në Sllovijë. Rënojat e Kishës dheTabet e Sulltanit në Zhegoc dhe mikrotoponimet të tjëra, që lidhen për rreth, si Kroni i kalogjerit, në Sllovijë, janë shume të vjëtra. Populli, dëshmitari më besnik, që këto vende i ka lidhur me ngjarjet dhe vetvetën, i ka bartur gojë më gojë, se këto janë të ‘rimit”, dëhmojnë se këto emërtime janë parasllave dhe një qytetërimi të hershëm në këto troje. Te Vorri Kralit në Zhegoc, janë gjetur skelete edhe pse varri edhe sot ka formën e vet të rregulltë. Ndërsa në Kodrën e Kishës në Zhegoc, sot gjendet gjurmë e gurë të gdhendur, si edhe aty afër te Vorri i Latinit. Të gjtha këto së bashku, mundësojnë hulumtime të frytshme shkencore.

Kësaj here, nuk po hyjmë në llojet të tjera të toponimeve, si atyre sipas bimëve, shtazëvë, njerëzve, e të tjërat. Do të bejmë pak fjalë, për hidronimet e kësaj ane, të cilat dallohen për karateristikat e veçanta. Hidronimi Klysyra në Gadime, vjen nga ngushtica klisyrë, dmth grykë ë ngushtë, gadi e mbyllur, që vjen nga klytyr. Qe dmth Kapak mbyllës, e që shqipja ka edhe emrin e interierit të odave, Klyk, dollap i vogël që mbyllet, aty mbahet kafja e shqeri për miqët, mysafirët.. Hidronimi Jezera në Sllovijë, del nga sllavishtja, jezero, shq.liqe.legjenda thot se kjo kodër mali është e mbyllur me lesh delesh, e po të shpërthente, uji do merr, jo vetëm Sllovi, por edhe fshatrat në rrafshimn e Kosovës..Realisht Jezera, është një maje kodre të një mali në Grykën e Zhegocit e cila edhe në ditët e vapës verore, kjo maje kodre bunon, ose buron lagështi. Kroni i Gjelpt, Kroni i Dryshkut në Sllovijë, Gjelpësina në Gadime Janë ëmërtuar sipas përbërjës minerale të ujit që buron aty ku toka duhet të ketë përmbajte minerale të jetë e pasur me xehe, ku nuk njihet të jenë bërë hulumtime. Të lashta janë emërtimet Bllata e Vadhi në Sllovijë duhet kuptuar si edhe Vau i Dejes në shqipëri dhe Bllatat në Gadime janë ëmërtime autoktone.

Në këtë shkrim nuk ju qasëm asnjë problemi deri në fund, cekëm disa venerime, pa ju hyjë në përimtime detaje e më të thella. Për disa dukuri, duhet ta thot fjalën e vet niveli kompetent shkencor. Kurse për veçoritë toponimike dhe onomastike, në të ardhmen, duhet të nxjerrim rezultatet më të pjëkura. Kjo qasje është vetëm kurreshtje, që në të ardhmën, edhe nga kjo trevë të nxjerrim atë thesar të begatshëm nga këto fusha të dijës sonë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Bjeshketet Perendimore, Ismail Gashi, Toponimistika, Zhegoci

ARRESTIMI I YLLI NDROQIT….

August 3, 2020 by dgreca

Arrestimi Ndroqit, si “ylli polar” për pronarë e gazetarë të korruptuar/

-Një krahasim i sforcuar i Ndroqit me Bersluconin/

Shkruan:Arben VATA-Suedi-Edhe pse nxehtë në Tiranë, SPAK i ka “nxehur” edhe më shumë temperaturat dhe klimën politike në Shqipëri. Pa u shuar akoma debatet për ndryshimin e Kushtetutës, në skenë ra papritur një “yll”, si për të ushqyer kështu diskutimet politike me një temë tjetër.
Siç është bërë e ditur, SPAK arrestoi Ylli Ndroqin (allias Xhemal Pasmaqiu), duke sekuestruar pasuritë e tij, mes të tjerash edhe dy televizione.
Ka disa gjëra që duhen thënë, jo thjeshtë për tu përfshirë në debat, por më shumë për të sqaruar opinionin, që si në çdo rast edhe tani ndahet në dysh, në varësi të preferencave politike. Në këtë kuptim, më mirë sesa gazetarët, askush tjetër nuk mund të marrë një qëndrim.
1- Lajmi për mbylljen e mundshme të një media është lajm i keq, por të verifikosh mënyrën sesi pronari i tyre ka vënë pasuritë, nuk është sulm ndaj medias. Gazetarët vetë duhet të jenë të parët që duhet të mbështesin këto veprime të drejtësisë.
2- A është ky arrestim një sulm politik ndaj TV që mbështeste ky zotëri? Me shumë gjasë mund të jetë, por pavarësisht kësaj, nëse ky personazh i çuditshëm dhe në fakt pa asnjë lidhje me mediat, ka vënë pasuri në mënyrë ilegale herët apo vonë do ti vinte dita. Ndaj nuk është fort e rëndësishme nëse arrestimi është politik dhe me mbështetjen e segmenteve të PS.
3-Nëse kjo është e vërtetë pra, do të ishte një lajm i keq nëse SPAK nuk “shtrin krahun ” edhe në krahun tjetër; pra në kontrollin e pasurive të pronarëve të mediave të tjera. Madje, edhe të shumë gazetarëve. Nëse kjo do të bëhej me të vërtetë, mos u çudisni kur të mësoni se Ndroqi ishte vetëm “ylli polar ” për arrestimin e mundshëm të shumë “kolegëve ” të tij. Kjo do të ishte shume e nevojshme, pasi krahas politikës duhet pastruar edhe media, si një pushtet që më shume ka demtuar sesa ndihmuar opinionin publik.
4- A është shfrytëzuar Ndroqi nga politika dhe tani po hidhet si limon i shtypur? Sigurisht që PO. Dosjet ndaj tij janë aty me vite por tani që ai nuk i duhet më askujt, politika dhe drejtësia po e bëjnë shembull edhe për të tjerët; për mediat e tjera që do të guxojnë të prekin në fushen e minuar politikë-drejtësi.
5- A është i pa fajshëm Ndroqi? Askush nuk mund të hedhë fall, por fakti që ky njeri ka ndërruar emrin një hall e ka pasur. Nëse e fiton përballjen me drejtësinë, nuk është se ka ndonjë problem, perkundrazi. Edhe Berlusconi është akuzuar disa here nga drejtësia italiane për korrupsion, por ia ka dalë.
A është ky rasti i Ndroqit? Për ata që e njohin këtë personazh, sigurisht që qeshin por unë për krahasim do të sjell një shprehje të të ndjerit Dritan Hoxha, ish pronar i Top Channel. Kur krahasonte median e tij me atë te Ndroqit ai thoshte se është njësoj si të krahasosh Milan (2007) me Besën e Kavajës. Për koincidence, President i Milan, kampion i Europës ishte Berlusconi, pronar edhe ai i disa mediave…

Filed Under: Analiza Tagged With: Arben Vata, arrestimi, I YLLI NDROQIT

GLLABRIMI I TROJEVE SHQIPTAR

August 1, 2020 by dgreca

 Derisa nga 120 mijë km2, sa kishte në fillim të shekullit XIX njësia etnogjeografike Shqiptare, tash shteti zyrtar shqiptar ka ngel në vetëm 28.760 km2. Kurse Vilajeti i Kosovës, në  Perandorinë Osmane kishte 43.872 km2, në prag të Pavarësisë 1912 kishte 32.900 km2, në komunizëm Kosova ngeli në 10.887 km2. Praktikisht sot,në Kosovën e pasluftes, nga institucionet aktuale kosovare nuk administrohen më shumë se 7-8 mijë km2.

Ismail Gashi-Sllovia  /

Urrëtia e thënë nga latinët e vjetër,“Historia është mësuesja e jetës”, gjatë traditës e praktikës historike të popujve, u shëndërrua në urëti universale mbarnjerëzore. Andaj, nuk ka asnjë arsye, që nga kjo urëti të përjashtohen vetëm shqiptarët, të cilët historikisht e aktualisht është dashur e duhet të mësojnë shumë nga kjo urëti . Kjo sintagmë po të ishte respektuar drejt nga ne,  do ndihmonte të pengonim të kaluarën e të tashmen e hidhur. Siç është e njohur nga e kaluara, fillimi dhe fundi i shekullit 20-të, për tërësinë e substancën tonë kombëtare, fatkeqësisht po përsëritët edhe në fillim të shekullit 21. Shekullin e kaluar tërësia  hapësinore dhe substanca jonë kombëtare, u copëtua pa të drejtë nga qendrat dhe fuqitë ndërkombëtare të vendosjes. Me dhunë e masakër u gllabëruan Jablanica, Toplica e Kosanica, u mor Qameria, u thërrmua tërësia etnike shqiptare Kosova Lindore, Pollogu dhe tokat tjera shqiptare në IRJM. U rralluan shqiptarët në Hot e Grudë e u tretën tërësisht në Sanxhak. Nga gjithë kjo kohë e ngjarje historike, ne u tkurrëm në hapësirë etnike e pësuam në substancë njerëzore. Nëse historia vërtet do të ishte mësuese e jetës, do të na mësonte nga leksionet e  vlerave pozitive historike e njerëzore. Kur dihet se praktikisht veprime e realitete të përafërta ndaj nesh po ndodhin edhe sot në gjithë hapësirat e tërësisë etnike shqiptare, kështu po veprohet, nga institucionet shtetërore te Republikes së Kosoves edhe në pranin e administrimit të subjekteve përgjegjëse ndërkombëtare në Kosovë.

            Kjo padrejtësi njerëzore e kombëtare po vazhdon historikisht që nga fillim shekulli 19-të, kur njësia etnogjeografike shqiptare kishte 120 mijë kilometra katrore, kurse Kongresi i Berlinit këtë tërësi e tkurri për 24.458 kilometra katrorë. Shqipëria etnogjeografike deri më 1912 kishte 90.270 kilometra katrorë, Konferenca e Ambasadorëve në Londër/1913/, pa përfilljen e shqiptarëve, aprovoi projektin për Shqipërinë londineze, Shqipërinë zyrtare, historike apo Shqipërinë matanë Drinit me vetëm 28.760 km2,  kur 61.510 km2, ju dhuruan Serbisë, Malit të Zi e Greqisë. U ndanë pjesët e tërësisë etnike Kosova, Qameria, Gruda e Hoti, Pollogu e pjesë tjera shqiptare. Vilajeti i Kosovës, që ishte njësi autonome osmane, deri më 1878 kishte 43.872 km2, në prag të pavarësisë 1912, pas shkëputjes me dhunë të pjesëve nga Toplica, Jablanica e Kosonica, mbeti me vetëm 32.900 km2, me vetëm 1.270 milon banorë, nga të cilët vetëm 3.7% serbë. Qendrat ndërkombëtare të vendosjes tkurrën e rrudhën hapësirën etnike të shqiptarëve, por edhe ndrydhën e shtrydhën vet popullatën dhe qenjën tonë kombëtare. Komunistët sllavë bënë thermi me trojet tona. Pas Bunjajve pasuan reagime e veprime negative politike e ushtarake, u vendos influenca komuniste edhe në hapësirat shqiptare. Etnogjeografinë shqiptare e participuan në disa shtete të Ballkanit, Jugosllavisë i ndanë Kosovën me Kosovë Lindore, Pollogun dhe hapësira tjera etnike shqiptare në IRJM, Malit të Zi Hotin, Grudën e Ulqinin me Tivar, e Krajën me Shestan. Por, për të mos lejuar asnjë rrezikim nga shqiptarët, vetë komunistët jugosllavë, këto hapësira i thermuan në disa republika jugosllave. Kosovën me vetëm 10.887 km2 e pagëzuan Provincë Autonome të Serbisë, Pollogun dhe treva tjera shqiptare i bashkëngjitën me Republikën Maqedone, Kosovën Lindore e ndërthurën në Republikën e ngushtë Serbe, ndërsa Plavë e Guci Ulqin, Tivar, Krajë e Shestan i bashkuan në Republikën e Vogël të Malit të Zi. Ky thermim i kësaj tërësie etnike shqiptare u bë me qëllim të sundimit, shtypjes e aspiratës serbe për asimilim të shqiptarëve e mosrrezikimi të komunizmit sllavë nga shqiptarët në Jugosllavinë e titos. Kjo klimë e rëndë, jo edhe pa rezistencë, kaloi mbi katër dekada, të katrahurës komuniste sllave. Para Demonstratave të 27 nëntorit 1968, dhe Pranverës së Madhe Studentore 1981, kur rinia studentore shqiptare theu tabunë, se kuminizmi është sistem i barazisë nacionale, i të drejtave kombëtare dhe lirive të njeriu. Madje, kinse sistemi komunist jugosllav, ka aktin shtetëror-legjislativ, Kushtetutën më të përsosur e më humane në botë. Gjatë gjithë sundimit komunist, Kosova dhe shqiptarët qëndruan në këtë hapësirë nën mbikqyerje neveritëse, të mohimit e në presion fizik, politik, kombëtar e shpirtëror. Shqiptarët dhe Kosova në këtë kohë tmerri luftoheshin në sipërfaqen e përkufizuar prej 10.887 km2. Në këtë sipërfaqe të mbetur nga grabitjet e kohës përfaqësuesit shqiptarë i gjeti Marrëveshja e Rambujes shkurt 1999, ku ndërkombëtarisht vet shqiptarët morën pjesë drejtpërdrejt  në mbrojtjen e të drejtës në jetë dhe ekzistencë kombëtare e shtetërore,  të cilën marrëveshje e nënshkruan në Paris në mars 1999.  Marrëveshja Teknike e Kumanovës e nënshkruar pa asnjë përfillje të shqiptarëve madje as pa praninë tonë, si dhe Rezoluta 1244 të KS në OKB, Kosovën e trajtuan në këtë përkufizim kufijsh,  Hyrja e forcave të NATO-së në Kosovë dhe Korniza Kushtetues e 2002, ndryshuan kufijtë dhe lejuan gjymtimin e tërësisë etnike të Kosovës.

Ricoptimi i tërësisë së Kosovës, në rrethanë e realitet të ri, ndodhi që nga 12 qershor 1999, këto veprime në fillim nga qendrat politike e ushtarake ndërkombëtare u morën  për incidente të pëvenerueshme. Hyrja triumfaliste e forcës ushtarake të UÇK-së e cila luftoi për ta mbrojtur popullin shqiptarë dhe bërjen e shtetit të saj të rrezikuar nga krimet e dhunës serbe dhe bërjen e shtetësisë së Kosovës, ndodhën befasia shqetësuese. Në Kosovën Veriore në pranin e faktorit ndërkombëtar e vendor u bë ndarje jashtë gjithë marrëveshjeve e rezolutave ndërkombëtare, “me një të rame” u shkëputën nga qenia shqiptare 18% e hapësirës kosovare me popullatën e saj vendore. Për këtë nga populli shqiptar u trumbetua e u shkrua, madje edhe u protestua në gjithë format demokratike, që të respektohen Rezoluta 1244 e KS të OKB-së dhe marrëveshjet paraprake. Tash pas 17 vjetësh nga ky copëtim, gadi e harruar, ka ngelur vetëm kënga  relikt “Jo nuk ndahet Mitrovica”, e ndarja thuaja se është zyrtarizuar dhe ka marrë formë e përmbajtje të pranimit të heshtur. Por, ka pasur vazhdimisht tentime e “pickime” te trevës etnike te shtetit të tërësisë së Kosovës. Kosova ka dalzotët e sajë, nuk është livadh i shkret ku kullosin edhe gomarët e verbër, që me marrëveshje jo valide serbe-maqedone  në Dobëlldej shkoqën edhe 2500 hektarë të Kosovës e më pastaj edhe disa hektarë në krahun e Dardanës e për këto grabitje plagët tona të pushojnë shpejt. Kjo hapësirë e vjedhur nuk mbrohej as nga Rezoluta 1244 e as nga Korniza Kushtetuese, as nga subjekti i autorizuar i KFOR-i e UNMIK-u, e as nga krrokatjet injoruese, monotone e neveritëse të disa institucioneve “me programe dinamike” të Kosovës, për njohjen formale të Kosovës së lirë e  të pavarur. Në këtë shtet, karakteristik në historinë e praktikës shtetërore, mëvetësishëm e papengueshëm vepronte administrimi i shtetësisë serbe, vepronin institucionet e ligjet serbe të mbështetura nga faktori ndërkombëtar. Serbët në Kosovë luteshin, emëroheshin, e me bekimin e Beogradit, zgjidheshin e zgjidhen edhe tash në shtetin e Kosoves së pavarur arbitrarisht në institucionet zyrtare të Kosovës, por ata zgjidhen paralelisht dhe në institucionet e subjektet shtetërore të Serbisë. Serbia këtu organizon lirshëm e pa pengueshëm zgjedhje, madje më në nivel demokratik se në vet hapësirën e shtetit serb. Enklava, ose njësitë decentralizuese qendrore me seli, tash komunën e  Graçanicës, katër njësit komunale në Kosovën Veriore, tash edhe Kllokoti, Ranilluku, Gorazhdeci e Parteshi kapin, jo vetëm qëndron e rrafshit të Kosovës me mbi 20 fshatra etike serbe të Prishtinës, Lypjanit, Fushë-Kosovës e Kastriotit, ish-Obiliqit. Njësia enklaviste e Shtërpcës me bukuritë e Brezovicë, ajo e Moravës së Binqës me vendbanime etnike serbe nga hapësira komunale e Gjilanit, Vitisë dhe Dardanës, ish-Kamenicës. Njëfarë autonomie deri vone e kishin  dhe vendbanime etnike serbe të mjedisit të Vushtrrisë e disa vendbanime edhe më të vogla në trevën kosovare, Kur kihen parasysh gjithë këto copëtime të paligjshme e të padrejta në çdo pikëpamje. Kosova aktualisht nga 10.887 km2. Institucionet kosovare, të njohura edhe nga ndërkombëtarët, mund të qeverisin dhe të mbikëqyrin diku në vetëm 7-8 mijë km2. për të cilat nga bisedimet teknike,politike e steterore edhe ato për vendosjen e statusit të Kosovës, të cilat po mbahen të hapura  apo të fshehta dhe shërbejnë si parakushte për standardet e kushtëzuara nga ndërkombëtarët, për statusin e Kosovës, apo  plotësimin e arsyeshëm njerëzore, historik e kombëtare të shqiptarëve të Kosovës për njohjen e pavarësisë së Kosovës në tërësinë e  kufijve ekzistues të Kosovës së paraluftës së fundit 1998/99. Dhëntë Zoti, që  angazhimit i të zgjedhurve tanë të jenë në nivelin e përgjegjësisë e përgjegjësisë politike e kombëtare, për një vendimmarrje serioze, korrekte e të sinqertë në këto momente e rrethana historike. Institucionet e Republikës së Kosovës  të jenë në nivel të vetëdijesimit e vendosjes së drejtësisë. Autoritete aktuale qeverisëse të kenë vetëdije në nivel të përgjegjësisë dhe obligimet që kanë marr para të drejtës së përfaqësimit të popullit në këto momente historike  të veprimit korrekt politik në nivele ndërkombëtare të vendosjes, të ndalet copëtimi i mëtejshme të hapësirës sonë në Kosovë. Koha sikur po deshmon dyshimet e popullit dhe pjeses politike opozitare lidhur me demarkacionin dhe asociacionin e Komunave me shumicë sërbe. Polemizimi ndershqiptare, qe tash e sa kohe nuk ka te ndalur, Nuk ka arritur ne shkallen e bashkbisedimit e marrevshjes vëllëzërore per tokën e larë me gjakun e brezeve tona ndër shekuj.  Nuk hamendem te dyshoj ne asnjeren palë, pozitare e opozitare shteteformuese se, është me pak e më shume atdhetare. Kam bindje të fortë si edhe shumica e shqiptarëve se, kush nga sqitarët ende mund të mendojë, e le më të vepron me dhënë,siç edhe po deklarohen çdo ditë, ansjë pllëmb toke shqiptare,as kujt, e lë më kundërshtarëve historik sllavë.

 Tkurrja dhe berja e Shqiperise Londineze

573 vjet më parë,(28 Nëntor 1443) Kastrioti ngriti flamurin në Krujë dhe krutanëve Ju drejtua mekëto fjalë:”Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur.Lirinë e pash se e keni kudo, në krahror, në ballë, në shpata e në ushtat Tuaja”. Ndërkaq 470 vjet më vonë,  Kuvendi në Vlorë proklamon Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë etnik prej 90.270km2.

Trojet shqiptare në Perandorinë Osmane të shek.XVII kishte 120mijë Km2 Shën Stefani(3 mars 1878),kur duhej të përfundonte Lfta ruse-turke(1877-1879)u planifikua coptimi i 4/5 të tokave shqiptare për interesa Bullgare, serbe e Malin e Zi.Kurse Kongresi i Berlinit(13 prill 1878), shkëputi 25 mijë km2 nga vilajetet shqiptare. Greqi mori 9.275km2, Serbia mori 10.500km2 e Mali i Zi mori  4.683km2.

Gjeografia shqiptare në katër vilajetet përfshinte 90.270km2

1.Vilajeti i Kosovës………. 32.900km2

2.Vilajeti i Shkodrës…….. 10.970km2

3.Vilajeti i manastirit……. 28.500km2

4.Vilajeti Janinës…………, 17.900km2

Më 28 nëntor 1912, Kuvendi i Vlorës shpall pavarësinë e shtetit shqiptar, në një tërësi të trojeve shqiptare prej 90.270km2.Më 17 dhjetor 1912.Londra,për ti zgjedhur problemet midis shteteve të otrantostë”Aleancës Ballkanike” dhe Turqisë(pa shqiptarët). Kjo konferencë (29 korrik 1913)shtetet e mëdha, në vend se ta njohin Pavarësinë e Shqipërisë, në kufijtë e sajë etnik prej 90.270 km2, ia dhuruan shteteve sllave. Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Glalberimi i Trojeve shqiptare, Ismail Gashi Sllovia

UJGURËT NË KINË DHE E JONA “KURRË MË”

July 31, 2020 by dgreca

Nga PIERLUIGI BATTISTA-E përktheu Eugjen Merlika-

E sikur të jetë e vërtetë, a nuk do të mbeteshit pak keq, a nuk do të ndjenit pak neveri? Vjen vërdallë një video kineze, me gjasë e marrë nga një dron I padiktuar, në të cilin shihet një grumbullim njerëzish të veshur me një uniformë burgu, në gjunjë e të poshtëruar në sheshet e një stacioni hekurudhor, nën mbikqyrjen e pushkëve të policisë së Pekinit, në pritje për të hipur në trenat e internimeve. I intervistuar nga Bbc, ambasadori kinez në Londër nuk ka mundur të mohojë se ata t’internuar të lidhur me zinxhirë, bënin pjesë në Ujgurët, pakica myslimane e përndjekur në Kinë e shpërngulur me milionë në kampet e përqëndrimit, në heshtjen bashkëpuntore të kançelerive të gjithë botës dhe në një opinion publik tashmë të mësuar me dhunimin e të drejtave njerëzore në shkëmbim të qëndrueshmërisë e të marrëdhënieve tregtare të kënaqëshme. A nuk kishim thënë “kurrë më” Aushvic, etj. e tjera? Ja, nëse ajo video është

 e vërtetë, e vetëm për një maturi të skajshme mund t’i lejojmë vetes mirësinë e dyshimit, a nuk duhej së paku të turpëroheshim për atë “kurrë më”, në mënyrë hipokrite të recituar e sistematikisht të pa zbatuar? 

Lajmi i dytë, i gjithi për t’u vërtetuar, sepse jo vetëm në rrjet por edhe në gazeta të njohura qarkullojnë pallavra të stërmëdha, thotë se edhe mbulesat e gojës që vemë, pjesërisht janë prodhuar në kampet e punës, shkurt, thënë shkoqur, në lagerët, pra në vëndet e skllavizmit kinez ku nuk ndjhen protestat e Perëndimit, në të cilët janë mbyllur Ujgurët e përndjekur nga Pekini. Do të duhej të turpëroheshim dy herë, nëse është e vërtetë se mbrohemi nga virusi me mjete të arritura nëpërmjet punës së detyruar të milionë t’internuarve, si ata të fotografuar nga droni i fshehtë më parë se të hipnin mbi trenat e turpit. Edhe në këtë rast, ku përfundoi thirrja qesharake e të virtutëshmes “kurrë më”? Si është e mundur që ne kaq fjalëshumë, të zemëruar, të kacagjelosur në shqytet tona demokratike, këtë herë kundrejt Ujgurëve të martirizuar, mbetemi kaq ëmbëlsisht të heshtur? Po qeveritë e rrugës së mëndafshit çfarë thonë? Kurrë më nuk do të pushojmë të kthehemi nga ana tjetër për të mos parë në fytyrë hipokrizinë tonë dhe cinizmin tonë qesharak. Dhe “kurrë më”, e thënë nga ne, kthehet në mënyrë mjerane në një fjali komike.

“Corriere della Sera”, 26 korrik 2020          E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika, Pier Luigi Battista, Ujguret

Kushtetuta

July 30, 2020 by dgreca

Nga Ilir Levonja-

Nëse ndalon një shqiptar në rrugë dhe e pyet rreth ndryshimeve në kushtetutën e vendit, nëse është i majtë do të thotë menjëherë që, po, duhet. Dhe kjo kuptohet nga që po e kërkon dhe po e bën Edi Rama. E nëse është i djathtë, menjëherë jo, nuk duhen. Dhe kjo nënkupton faktin që po e kundërshton opozita. Megjithëse të jemi të qartë, në këtë rast opozita po e kundërshton parimisht nga mos’dakortësia në këshillin politik për hapjen 100% të listave dhe absurdit të kufirit në lidhje me koalicionet. Se kushtetuta në vetvete nuk është tabu, ajo mund të preket veç me shumicë të dakortësuar, ose më perfektja referendum. Nga 1991 deri më 1998, pas anulimit të kushtetutës së partisë së punës, Shqipëria operoi me dispozita kushtetuese, ku vendi shkoi edhe në një referendum popullor për forcimin e pozitave të presidentit. Asokohe Sali Berisha. Qe një humbje katastrofike përmes një pjesëmarrje të lartë në votime, megjithatë Berisha ia kërkoi këtë popullit, jo parlamentit. Nëse do kishte vepruar ashtu, sot do kishim një Llukashenko albanez në krye të Presidencës, pra vet shkop e vet zot. Në u bëm me kushtetutë konsensuale në tetor 1998, me votë popullore dhe pjesëmarrje gati historike afro 93%. Dhe po t’i referohesh historisë sonë të re, kjo kushtetutë e miratuar në tetor 1998, prapë është prekur disa herë. Jo vetëm për rolin e KQZ-ës, por edhe numrin e anëtarëve. Eshtë prekur për mandatet kohore të kryebashkiakëve, nga 3 në 4 vjet. Eshtë prekur për zgjedhjen e presidentit, për të rrëzuar shifrën magjike prej 84 votash. Pasi të gjithëve u kujtohet ngërçi presidencial, sa herë afrohej dita e zgjedhjes së presidentit në parlament, vendi shkonte në krizë politike. Pra shifra magjike 84 u hoq, kësisoj presidenti mund të zgjidhej fët e fët, mjafton edhe 1 votë më shumë se kundërshtari. Kjo fuqizonte kompetencat e kryeministrit, madje i jepte atij pushtet deri në shkarkimin e presidentit. Qenë ato ndryshime kur Ilir Meta fluturoi mbi tavolina duke iu hakërryer Jozefina Topallit, mirëpo konsensusi PD-PS apo Berisha Rama qe arritur. U prek edhe për sistemin zgjedhor miks, këtë që po vuajnë sot shqiptarët, që i dha mundësinë e tepsisë Edi Ramës, por që qytetarët kurrë nuk e kuptuan. Aq sa edhe sot ka një konfuzion sa listat e hapura konceptohet si shpëtim nga bota e krimit. Në fakt është një thikë me dy presa, duke i dhënë mundësinë edhe blogerëve, apo trendit në modën e listave ta shfrytëzojnë deri në pikën e fundit anarshinë kombëtare. Gjithsesi është koha ajo që do e dëshmojë dhe ndofta Shqipërisë i duhet të kaloj mes kësaj xhungle politike. Është prekur rishtas për KQZ-ën. Është prekur me presionin e botës, kjo qe prekja në dukje në nerv, e vitit 2012, ajo e heqjes së imunitetit. Ky privilegj absurd që e mbante larg politikanin shqiptar përpara ligjit. Pjesa e shëndetshme e shoqërisë gjykoi se më në fund do fillonte era e demokracisë së vërtetë, por koha vërtetoi se drejtësia kishte vdekur. Nuk ishte vetëm imuniteti, por edhe drejtësia 99% e korruptuar, balanca jetike për funksionimin e shtetit demokratik. Kësisoj po me presionin e botës, kushtetuta u prek rishtas, korrik 2016 kësaj here për reformën në drejtësi, por me konsensus palësh. Një reformë që sot e 4 vjet e ka futur Shqipërinë jo vetëm në krizë politike, por stanjacion, pa institucione funksionale aq sa një shtetar mund të vrasi e të pres si të dojë dhe në emër të ligjit. Dhe kjo jo për faj të botës, jo për faj të reformës, por kulisave të politikës dhe atyre që janë këmbë e kokë fytyra të varfërisë së shqiptarëve të lodhur që shohin liderët e forcave si baballarët e kombit. Megjithatë po ta vini re nga 1998-ta e deri sot, ndryshimet që janë bërë me referendum popullor, u minimizuan në konsensus forcash politike, deri sot në veton e një individi dhe ca deputetëve listash, produktit të dështimit tonë. Mund të fitoj kushdo, por asesi shqiptarët. Afërmendsh nuk ke si fiton kur nuk voton.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Kushtetuta

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 345
  • 346
  • 347
  • 348
  • 349
  • …
  • 975
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Çështja shqiptare preokupim politik e kombëtar
  • Lentja Filmike e Kosovës Përtej Ekranit – Hulumtim nga studiuesit Jeta Abazi Gashi dhe Juan Manuel Montoro
  • Lufta e Gjeneratës së Pestë
  • Komisioni Përgatitor i Kuvendit të Vatrës njofton degët, vatranët dhe publikun mbi afatet dhe veprimtarinë përgatitore të Kuvendit të Vatrës që zhvillohet në New York më 25 Prill 2026
  • Inteligjenca Artificiale, Manipulimi i Realitetit dhe Kapja Digjitale e Shtetit Shqiptar
  • GJEOGRAFIA IMAGJINARE DHE PERANDORIA LETRARE NË PROZËN E ISMAIL KADARESË
  • KONGRESI I LUSHNJES NË EMISIONIN E  PULLAVE : “100 VJET PARLAMENTALIZËM SHQIPTAR”
  • Mbështetja Shqiptare për Hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore
  • DITA NDËRKOMBËTARE E HOLOKAUSTIT DHE KRIMET E REGJIMIT KOMUNIST TË ENVER HOXHËS
  • Vorea Ujko (1931- 26 JANAR 1989)
  • Vatra në Boston ju fton në ngritjen e Flamurit të Kosovës më 14 Shkurt 2026
  • Arritje e rëndësishme në studimet albanologjike: Shefkije Islamaj “Ligjërimi, gjuha, stili në krijimtarinë letrare moderne dhe postmoderne të Rexhep Qosjes”
  • Grupet shoqërore me civilizim të vonuar…
  • Marin Barleti, personaliteti më i shquar i humanizmit shqiptar dhe një ndër më të rëndësishmit të humanizmit evropian
  • Arbërishtja – një gjuhë pa shtet që mbijeton mbi 500 vjet në diasporë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT