• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Amerika duhet të ri-angazhohet me pjesën tjetër të botës për të rikthyer besimin në të ardhmen

June 2, 2020 by dgreca

Shkruan: Madeleine Albright, The Economist/

Në filmin e vitit 1951, “Dita kur Toka u ndal”, vizitorët nga gjithësia (kosmosi) kërcënojnë të shkatërrojnë planetin tonë nëse Lindja dhe Perëndimi nuk bien dakord të ndalojnë rivalitetin e tyre të rrezikshëm ushtarak. Si ilustrim, qytetarët e huaj e drejtojnë paralajmërimin e tyre te shkencëtarët nga të dy palët, në të cilët ata kanë më shumë shpresë se tek politikanët. Njerëzimi mund të shpëtohet, sugjerojnë ata, vetëm nëse qeveriset nga arsyeja e shëndoshë; një ndërgjegjësim i një qëllimi të përbashkët duhet t’i tejkalojë pasionet fisnore.

Në fund të vitit të kaluar, një virus i vogël filloi të transmetojë një mesazh të ngjashëm. Si përgjigje, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u kërkoi luftëtarëve kudo që ishin t’i pezullonin konfliktet e dhunshme. “Duhet të ketë vetëm një luftë në botën tonë sot,” tha ai, “lufta jonë e përbashkët kundër COVID-19.”

Deklarata elokuente e Z. Guterres gjeneroi më shumë mbështetje verbale sesa ndaljen e luftimeve. Askush nuk u befasua nga kjo gjë. Përgjatë historisë, njerëzit kanë shfaqur një tendencë dëshpëruese për përballje atëherë kur logjika e shëndoshë do të thoshte se ata duhen bërë bashkë. Dhe vitet e fundit, shumë krerë qeveritarë janë distancuar nga i gjithë koncepti i bashkëpunimit global.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është më i zjarrti midis një grupi telashexhinjsh hiper-nacionalistë që thonë se ndërvarësia është një iluzion i krijuar nga intelektualët për të shkatërruar sovranitetin e shtetit dhe për t’ua plaçkitur njerëzve identitetin e tyre. Kjo tezë është e pakuptimtë, por mund të jetë politikë e dobishme. Në vend të frenimit të pasioneve fisnore, këta oportunistë shfrytëzojnë frikën e ndjekësve të tyre për të rritur fuqinë e tyre.

Bota po paguan një çmim të lartë për këto skajshmëri autoritare. Nuk është rastësi që pandemia filloi në një vend ku qeveria nuk ka besim te njerëzit e saj, shtyp rrjedhën e lirë të informacionit dhe parandalon që zyrtarët e saj, përfshirë profesionistët shëndetësorë, të flasin të vërtetën.

Nuk është gjithashtu rastësi që shumë prej vendeve që janë përballur efektivisht me virusin janë demokraci të forta, përfshirë Gjermaninë, Islandën, Zelandën e Re, Norvegjinë, Tajvanin dhe Finlandën (të gjitha këto vende të udhëhequra, siç po ndodh, nga gratë). Këto dhe shembuj të tjerë tregojnë se rrjedha e lirë e informacionit, debati i bazuar në fakte mbi opsionet e politikave, vetë-organizimi vullnetar i shoqërisë civile dhe angazhimi i hapur midis qeverisë dhe njerëzve janë pasuri esenciale në luftimin e pandemisë.

Për të qenë të sigurt, kur përballemi me emergjencë shëndetësore publike ne kemi nevojë që qeveritë të veprojnë me vendosmëri për të mbrojtur të mirën e përbashkët. Nuk është antidemokratike të mbyllësh shkolla dhe restorante, të kufizosh masa njerëzish, të menaxhosh udhëtimet, të urdhërosh prodhimin e pajisjeve mjekësore dhe të ngjashme. Sidoqoftë, ekziston një dallim i qartë midis përdorimit të fuqisë dhe abuzimit të tij. Kryeministri i Hungarisë, për shembull, e ka mirëpritur këtë krizë për të anashkaluar parlamentin dhe për të kufizuar lirinë e mediave.

Nëse lihen të pakontrolluara, praktikat e tilla do të dëmtojnë demokracinë në të gjithë botën. Kjo na përkujton shumë fillimet e viteve ’30 kur Depresioni i Madh minonte besimin në qeveritë konvencionale dhe pasioni nacionalist çoi në vrasjen e miliona njerëzve.

Demokracitë dhe demokratët “d” të vogël (një person që mban pikëpamje demokratike; jo domosdoshmërisht dikush që është anëtar i “Partisë Demokratike” të një shteti) në çdo shoqëri duhet të alarmohen para këtij kërcënimi. Ne duhet fuqishëm të konfirmojmë vlefshmërinë e qëndrueshme të të drejtave dhe lirive të fituara me shumë vështirësi. Ne duhet të shpërfaqim përpjekjet për të përdorur emergjencën aktuale si një arsyetim për të shkaktuar dëme të përhershme në institucionet demokratike. Më tej, ne duhet të punojmë bashkërisht për të arritur atë që asnjë vend nuk mund ta realizojë vetë – fitoren ndaj virusit.

Një nga rreziqet e mëdha të paraqitura nga liderët autoritarë është se ata kërkojnë legjitimitet duke kërkuar monopol aftësish dhe muskujsh, të nevojshme për të mbrojtur shtetet e tyre. Kjo iu lë atyre më pak mundësi sesa homologët demokratikë qe të pranojnë, e lëre më të nënvizojnë, vlerën e bashkëpunimit me të tjerët. Përkundrazi, ata i trajtojnë apelet për mirësjellje ndërkombëtare si shenja të dobësisë ose tradhtisë.

Mirëpo pandemia na përkujton se bota moderne kërkon udhëheqje të fortë në çdo nivel. Për të arritur sukses kundër virusit dhe kërcënimeve të tjera që i shpërfillin kufijtë ndërkombëtarë, shtetet demokratike duhet të ndihmojnë në ringjalljen e një mirëkuptimi themelor ndërkombëtar: duke punuar në mënyrë kreative me të tjerët, secili shtet mund të korrë përfitime.

Kjo nuk do të thotë, që demokracia ofron një garanci të një udhëheqjeje të sofistifikuar. Në Amerikë, pandemia ka ekspozuar më tej mangësitë tashmë të theksuara në besueshmërinë dhe aftësitë e banorit aktual të Shtëpisë së Bardhë. Por virtyti më i madh i demokracisë është fleksibiliteti i tij dhe aftësia për të korrigjuar vetveten. Zgjedhjet amerikane në nëntor janë më pak se gjashtë muaj larg.

Kur udhëhiqet siç duhet, Amerika mund të bëjë akoma më shumë se çdo vend tjetër për të lëvizur botën në drejtimin e duhur. Një Amerikë që e ka rikthyer zërin e saj të vërtetë mund ti ndihmojë njerëzit kudo për t’i kundërshtuar zaptuesit e pafre të pushtetit, autoritarë dhe diktatorë të mundshëm. Mund të punojë ngushtë me aleatët demokratikë për ti mbështetur  ata që përpiqen ti mirëmbajnë të drejtat e tyre, zërat e tyre dhe dinjitetin e tyre. Amerika mund të bëjë shkencën dhe arsyen, jo duke përfituar në kurriz të shkathtësive të rrejshme në raport me rivalin (one-upmanship), edhe një herë bazë për vendimmarrje globale. Mund të themi, me pak fjalë, për të rikthyer besimin tonë kolektiv në të ardhmen.

Në Samitin e Gjenevës në vitin 1985, ku Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbatchev u takuan për herë të parë, presidenti amerikan ia shtroi udhëheqësit sovjetik një pyetje që po e shqetësonte një kohë të gjatë. “A do të na ndihmonit,” pyeti ai, “nëse Shtetet e Bashkuara sulmohen papritmas nga gjithësia (kosmosi)?” Gorbatchev u përgjigj pa hezituar. “Pa dyshim,” tha ai. “Edhe ne po ashtu,” u përgjigj Reagan.

Dialogu dhe solidariteti midis kundërshtarëve, atëherë, kur përballet me pyetje të tipit “Dita kur Toka u ndal”, është një kujtesë e dobishme për ne tani. Dhe sapo kriza me COVID të qetësohet, kombet do të përballen me rreziqe të tjera që kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar, duke filluar nga ndryshimet klimatike deri tek terrorizmi. Ashtu sikurse Reagan, ata do të pyesin njëri-tjetrin: “A do të na ndihmonit?”

Përgjigja do të tregojë nëse ne nuk kemi mësuar asgjë nga kriza aktuale, ose – siç do të preferoja të besoja – e ka rizgjuar logjikën që, duke qëndruar së bashku, ne mund të rifillojmë progresin drejt një bote më paqësore, më të prosperuar dhe më të sigurt.

*Madeleine Albright ka qenë Sekretare Amerikane e Shtetit në vitet 1997-2001

Filed Under: Analiza Tagged With: amerika, besimi ne te ardhmen, Madeliene Albright

Jeta e gjatë e një shakaje të keqe

June 1, 2020 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/ Dikush krijon përshtypjen se shakaja me të vërtetë e vërtetë është një gjë e rrallë. Por sot ai që e thotë supozohet të jetë një lloj folësi në fuqi në këtë epokë të vazhdimësisë së specieve – “Alo, Edi Jam!”, është bërë një shaka, si kënga “Me gëzim po shkoj në punë” e Radio Propagandës Komuniste mëngjeseve të kohës së vet. Ai është kryeministri më i gjatë me emrin më të shkurtër në histori, që nuk kuptohet pse e shkurtoi. Por kur gjatësia nuk ndryshon, çfarë përdor njeriu që është i gjatë dhe i vështirë për t’u “balancuar”? Emrin e vet, ERTV. Në një nivel rreptësisht zyrtar kjo shaka ende pëlqehet, ndërsa shërben si shembull klasik i asaj që Kanti e quante “shndërrim i një pritjeje të tendosur në asgjë”, sepse komunizmi nuk vjen dot më, sado që t’a zgjasë afatin e vet. ERTV, megjithatë, përbën një përmbysje të drejtimit të zakonshëm me anë të batutava (kohët e fundit sikur janë rralluar në mediat që i pëlqenin ato) në takimet me popullin, në prani të policëve. Në vend që të provojë një shndërrim nga lartësia në të pahijshme, nga e errëta në (thjesht) të folur, fakti është se shakatë e tij, (groteske siç janë) nuk lëvizin nga abstrakte në qesharake, por thjesht nga lartësi në asgjë, megjithatë efekti është kryesisht i njëjtë, dhe jo me më pak pasoja sesa ndryshimet e tjera që sjellin shakatë bazuar në injorancën totale të arsyes.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Jeta e gjate, nje shaka e keqe

Njeriu George Floyd meriton vetëm drejtësi, jo se është afrikan, por është NJERI

May 31, 2020 by dgreca

States can surely prohibit violent protests!/

Nga Keze Kozeta Zylo/ 

Protestat e dhunshme duhet të ndalen dhe besoj se do të ndalen, sepse i besoj shtetit amerikan dhe policisë amerikane të cilët janë heronjte tanë në mbrojtje të ligjit demokratik amerikan! Populli amerikan po përjeton dhunë dhe plackitje nga vala e protestave të mëdha për të dënuar dhunën makabre deri në vdekje që ushtroi një polic karshi afrikano amerikanit George Floyd. 

Si njeri dhe qytetare e botës, unë nuk mund ta shikoj deri në fund vidion kur polici i vë gjurin në qafë George Floyd deri sa ai jep shpirt, jo nuk kam zemër për këtë. Me shume miq që kam biseduar, vecanërisht mjaft gra më kanë thënë të njejtën gjë… 

Njeriu George Floyd meriton vetëm drejtësi, jo se është afrikan, latin, kinez, shqiptar apo amerikan, por është NJERI!  Dhe kjo do të bëhet, sepse i besoj drejtësisë amerikane bazuar në kushtetutë ndërtuar nga Baballarët e Kombit.

Protestat duhet të jenë paqësore dhe në përgjithësi kjo është tradita amerikane.  

Amerika dhe Nju Jorku ku unë jetoj duket si një zonë lufte dhe për shkatërrimet, vandalizmat, dhuna mbi policinë, djegjet e pronave më shqetësojnë pamasë.  Protestat e dhunshme cojnë në gjakderdhje dhe kjo nuk është kultura demokratike amerikane, por është vetem e barbarëve që duan të përfitojnë nga njerëz të papërgjegjshëm që nuk përbën cudi të ndodhen dhe në ndonjë forcë të policisë si në rastin makabër në fjalë.  Është e dhimbshme dhe irrituese të qëllosh policin me cfarë gjen përpara, të hipësh në makinën e policisë dhe ta djegësh, të marrësh koshin e plehrave ta vërvitësh mbi fytyrat e njerëzve apo dhe t’i vësh zjarrin!  

Protestat e dhunshme duhet të ndalen dhe besoj se do të ndalen sepse i besoj shtetit amerikan dhe Policisë amerikane të cilet janë heronjte tanë në mbrojtje të ligjit demokratik amerikan!

States can surely prohibit violent protests!

31 Maj, 2020

Staten Island, New York

Filed Under: Analiza Tagged With: George Floyd, Kozeta Zylo

Qeveria e Kosovës, plotësim vendimit për reciprocitetitin me Serbinë

May 31, 2020 by dgreca

-Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ndryshim dhe plotësim vendimit për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë/

PRISHTINË, 31 Maj 2020-Gazeta DIELLI/ Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), mbledhjen e 37-të, me kërkesën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë.
Vendimi i parë i miratuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës ishte ndryshimi dhe plotësimi i vendimit për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë. Sipas plotësimeve dhe ndryshimeve të këtij vendimi, në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, ndalohen dokumentet për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikën e Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë obligohet të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikatat fitosanitare dhe veterinare, ndërsa operatorët ekonomik nga Serbia duhet të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyn në Republikën e Kosovës nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi.
Vendimi mbetet në fuqi për afat të pacaktuar, ndërsa nuk mund të njihet si person juridik një shoqëri tregtare e themeluar sipas rregullave të autoriteteve në Serbi, por vetëm në pajtim me Ligjin për shoqëritë tregtare.

Me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria ka miratuar vendimin me të cilin ka vazhduar afatin e paraparë për paraqitje të raportit nga Grupi i ekspertëve të pavarur për dizajnimin dhe përgatitjen e parimeve për reformën e Vetingut në sistemin e drejtësisë, deri më 10 korrik 2020.

\Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”. Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vite.
Në vazhdim të mbledhjes është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Sh. A.
Qeveria në detyrë e Kosovës ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve dhe ka marrë edhe vendime të tjera, bëhet e ditur në njoftimin e dërguar pas mesnate – në orën e parë të ditës së sotme.

Në 25 Mars 2020, Kuvendi i Kosovës pas shumë debateve e replikave në seancën plenare, më shumë se një orë para mesnate,  votoi me 82 vota pro,  32 kundër  e  1 abstenim mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës të kryeministrit Albin Kurti. Mocioni ishte kërkesë me nënshkrimet e 44 deputetëve, propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës – partner i koalicionit qeverisës.

Në mbrëmjen e 28 Majit 2020 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës njoftoi vendimin që i hapë rrugë rrugë zgjedhjes së qeverisë së re pa zgjedhje të reja, pasi shqyrtoi kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje të datës 30 prill 2020 për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës,  me të cilin Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës iu propozua Kuvendit të Republikës së Kosovës si kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës pasditen e 3 Shkurt 2020 u votua me 66 vota pro e 10 abstenime Qeveria e Republikës së Kosovës e Kryeministrit  Albin Kurti –  liderit të Lëvizjes Vetëvendosje në bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa opozita kishte braktisur sallën. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 Tetorit 2019, LVV dhe LDK, që ishin parti opozitare, dolën fituese – në vendin e parë e të dytë, ndërsa partia më e madhe e koalicionit qeverisës që ishte – PDK doli e treta.

Pas rrëzimit të Qeverisë së udhëhequr nga Vetëvendosje, LDK synon të krijojë Qeverinë e re në marrëveshje me AAK-në, Nismën e AKR-në, parti që ishin në koalicionin qeverisës me PDK-në./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, qeveria e Kosoves

Ambasador Grenell, je me njerëzit e gabuar!

May 31, 2020 by dgreca

Nga Elida Buçpapaj/

Zoti Ambasador, nga pozitat e një zyrtari të lartë, çfarë do gjë që thoni dhe bëni merr një kontoacion politik që mban emrin tuaj Richard Grenell!

(Nuk po them që mban emrin e SHBA sepse ndaj Kosovës qendrimi Amerikan nuk konfondohet me qendrimin e një diplomati të lartë, kush do qoftë ai.)

Këtë kuptim merr edhe fotoja ku shfaqeni me treshen Skënder Hyseni-Agim Veliu-Abdullah Hoti.

Se ju i mbështesni ata!

Ju mund të thoni se ata përfaqësojnë LDK-në,

të paktën kështu mund t’ju jenë paraqitur !

Që të përfaqësojnë LDK duhet të marrin votat e elektoratit. Por elektorati i ka shporrur!

Fotoja shkakton efekt negativ tek ata që e shohin !

Të cilët thonë: por çfarë do Ambasadori Grenell me këto figura të djegura, të konsumuara plotësisht,

të shtrydhura si limoni nga dy liderë të konsumuar shtershëm sikur Hashim Thaçi dhe Isa Musta,

që përfaqësojnë kupolën e kapjes së shtetit në Kosovë!

Skënder Hyseni e ka humbur garën prej zgjedhjeve të 2014 kur elektorati i LDK-së nuk e votoi si deputet,  ndërsa Agim Veliu është një zyrtar lokal.

Një politikan që humb garën në SHBA a mund të pretendojë të ketë vend në kryesinë e partive me simbol elefantin apo gomarin ?!

Sigurisht jo!

Ata që ka dalë në foto me ju njihen si çinovnikët e Isa Mustafës,

ose ndryshe janë pjesë e kastës të korruptuar politike që i kanë shitur idealet duke shpërdorur pushtetin,

këta syresh kur shkojnë në fushatë zgjedhore,

i kërkojnë votën elektoratit të LDK-së me premtimin se do ta shporrin jashtë politike Hashim Thaçin dhe,

kur elektorati u jep votat, hyjnë në aleancë me Gjarpërin!

Në zgjedhjet e 2019 kasta e LDK-së hyri në zgjedhje duke përdorur kartën e Vjosa Osmanit!

Pra elektorati votoi për Vjosa Osmanin!

Vjosa Osmani nuk e mashtron elektoratin. E mban premtimin!

Siç duhet ta dini, deputetja më e votuar nga elektorati i LDK-së është Vjosa Osmani.

Nëse fotoja do të ishte fair dhe me transparencë,

ju do të ishit fokusuar me Vjosa Osmanin, Anton Qunin, pra me politikanë që gëzojnë popullaritetin e LDK-së,

ndryshe nga treshja që nuk janë njerëzit e duhur në vendin e duhur.

Treshja e fotos me në krye Isa Mustafën kanë uzurpuar lidërshipin e LDK-së,

por nuk mundin të uzurpojnë votën e lirë të elektoratit të LDK-së

që voton për Vjosa Osmanin dhe politikanë me integritet.

Përse nuk e kandidoi Isa Mustafa Abdullah Hotin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 2019?

Pyetje retorike!

Prandaj Isa Mustafa, duke e zgjedhur Vjosa Osmanin si kandidate,

(një politikane me standarte Perëndimore dhe formim në SHBA e cila triumfoi),luajti si xhongler aktin më të lartë të mashtruesit ndaj elektoratit të LDK-së,por edhe të fundmin.

Sepse më 25 marsin e 2020, në kulmin e pandemisë të Covid 19, ditën që Isa Mustafa rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit koha e Isa Mustafës is over si dhe e atyre që kanë kapur shtetin e Kosovës !

Filed Under: Analiza Tagged With: Ambasador Grenell, Elida Buçpapaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 362
  • 363
  • 364
  • 365
  • 366
  • …
  • 975
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Çështja shqiptare preokupim politik e kombëtar
  • Lentja Filmike e Kosovës Përtej Ekranit – Hulumtim nga studiuesit Jeta Abazi Gashi dhe Juan Manuel Montoro
  • Lufta e Gjeneratës së Pestë
  • Komisioni Përgatitor i Kuvendit të Vatrës njofton degët, vatranët dhe publikun mbi afatet dhe veprimtarinë përgatitore të Kuvendit të Vatrës që zhvillohet në New York më 25 Prill 2026
  • Inteligjenca Artificiale, Manipulimi i Realitetit dhe Kapja Digjitale e Shtetit Shqiptar
  • GJEOGRAFIA IMAGJINARE DHE PERANDORIA LETRARE NË PROZËN E ISMAIL KADARESË
  • KONGRESI I LUSHNJES NË EMISIONIN E  PULLAVE : “100 VJET PARLAMENTALIZËM SHQIPTAR”
  • Mbështetja Shqiptare për Hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore
  • DITA NDËRKOMBËTARE E HOLOKAUSTIT DHE KRIMET E REGJIMIT KOMUNIST TË ENVER HOXHËS
  • Vorea Ujko (1931- 26 JANAR 1989)
  • Vatra në Boston ju fton në ngritjen e Flamurit të Kosovës më 14 Shkurt 2026
  • Arritje e rëndësishme në studimet albanologjike: Shefkije Islamaj “Ligjërimi, gjuha, stili në krijimtarinë letrare moderne dhe postmoderne të Rexhep Qosjes”
  • Grupet shoqërore me civilizim të vonuar…
  • Marin Barleti, personaliteti më i shquar i humanizmit shqiptar dhe një ndër më të rëndësishmit të humanizmit evropian
  • Arbërishtja – një gjuhë pa shtet që mbijeton mbi 500 vjet në diasporë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT