• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIPLOMACIA E SHQIPËRISË, JO NË DISKURS ME INTERESIN E PËRGJITHSHËM SHQIPTAR NË BALLKAN

January 2, 2020 by dgreca

Trajetsë shkencore/                                                                                

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI*/

Përmbledhje/

Fati historik e deshi që pas 100 vitesh (1912-1999),   Amerika së bashku me NATO-n dhe me aleatët e saj evro-perëndimorë e  çliroi, e pavarësoi dhe e shpëtoi Kosovën nga Serbia kolonialiste gjenocidale. Mirëpo, kjo, në asnjë mënyrë, nuk do të thotë, që ta heshtim dhe, për më tepër, ta konsiderojmë të mbyllur problemin  e pazgjidhur kolonial shekullur të gjysmës së kombit shqiptar dhe të gjysmës së territoreve të Shqipërisë Etnike.  Në favorin  e këtij konstatimi është edhe vlerësimi aksiomatik i “Platformës për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare”   të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1998), ku thuhet se “çështja kombëtare shqiptare është një çështje ende e pazgjidhur.”(f.50). Ndërkaq, ish-kryeministri i qeverisë së Shqipërisë (2001), tani president aktual i Shqipërisë, Ilir Meta e ka hedhur poshtë këtë aksiomë të ASHSH-së, duke pohuar botërisht  se “nuk  ekziston çështja kombëtare shqiptare”.

Përkundrazi, politika e jashtme dhe diplomacia shqiptare, tanimë, pasiqë Shqipëria ka mbështetjen e Amerikës dhe  të NATO-s (si anëtare me të drejta dhe detyrime të plota, që nga  4 prilli 2009[1]) kanë shansin historik, që të riaktualizojnë zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare dhe të gjysmës së Shqipërisë Etnike, duke kërkuar mbajtjen e një Konference ndërkombëtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye dhe me aleatët e saj tradicionalë evro-perëndimorë. Ndryshe, po qe se  edhe më tej heshtet problemi kolonial i shqiptarëve (1912-2020), përgjegjësinë historike, politike, kombëtare dhe ndërkombëtare, do ta mbajë politika dhe diplomacia e Shqipërisë, (e cila ushtarakisht nuk e mori në mbrojtje Kosovën për ta shpëtuatr nga terrori shtetëror dhe gjenocidi  i Serbisë (1989-1999), jo as Evropa, as Amerika e as NATO-ja.

Me intgerim ekonomiko-politik, tregtar, kulturor dhe diplomatik të Shqipërisë në “Ballkanin Perëndimor” (ku pa dyshim do të dominojë elementi serbo-sllav sikurse 100 vitet e shkuara të shekullit XX) sipas modelit të inkarnuar të “Juigosllavisë Titiste”, është utopi  e shkretë të mposhtet sundimi kolonial sllav në Shqipërinë Etnike!  Mirëpo, megithatë ekziston rreziku i madh dhe me pasosja të pararashikuara, që një utopi e tillë për vampirizimin e një Jugosllavie të re çetniko-sllobiste, daçiste, vuçiqiste, ramiste dhe zaiste, të bëhet realitet i hidhur për shqiptarët në Ballkan, sepse kohëve të fundit (tetor-dhjetor 2019), politika e jashtme dhe diplomacia e Shqipërisë  së kryeministrit Edi Rama, po sfidon dhe po e vë në pikëpyetje Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.  Ndryshe, nuk do të lidhte  paktin për “Minishengenin ballkanik”  të Serbisë+Shqipërisë+Maqedonisë së Veriut(tetor 2019), me qëllim që ta izolonin Kosovën sipas Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, si dhe sipas Kushtetutës në fuqi të Serbisë (2006), sipas së cilës “Kosova është provincë e Serbisë.” Gjithashtu, Serbia qe 12 vjet (2008-2020) po lobon në shtete të ndryshme të bashkësisë ndërkombëtare, që të mos e njohin shtetin e pavarur të Kosovës. Kjo strategji dhe taktikë e diplomacisë serbomadhe e Beogradit kanë ndikuar që 16 shtete t’i tërheqin njohjet e tyre, që i kanë bërë Kosovës. –Qëllimi i fundmë i arritjes së “Minishengenit ballkanik”, të nënshkruar nga Aleksandar Vuçiq(president i Serbisë), Zoran Zaev (kryeministër i Maqedonisë Veriore) dhe Edia Rama (kryeministër i Shqipërisë), është që Kosova të dështojë si shtet, në mënyrë që Serbia dhe Shqipëria ta  vendosin për fatin e saj sipas modelit  të “Minishengenit ballkanik” -Vuçiq-Rama-Zaev.

Fjalët kyçe:  Shqipëria etnike, Amerika, BE-ja, NATO, Shqipëria (1913), “Ballkani Perëndimor”, Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, problemi i pazgjidhur kolonial i gjysmës së kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike, ribashkimi kombëtar. Edi  Rama, Aleksandar Vuçiq, Zoran Zaev, “Minishengeni ballkanik”. Kosova.

Hyrje

Që nga hyrja në etapën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare, pas rënies së sitemit bipolar(1989)[2], edhe diplomacia e Shqipërisë të gjitha përpjekjet dhe objektivat e saj i ka përqëndruar në procesin e transformimit, se si të bëhet pjesë integrale e zhvillimit dhe e sigurisë ndërkombëtare. S’ka dyshim se, një orientim i këtillë është kompatibil me kërkesat dhe me realitetet e reja të zhvillimit dhe të integrimit të BE-së.

Mirëpo, duke mbajtur parasysh faktin se politika e jashtme është e kushtëzuar nga politika e brendshme, e cila në radhë të parë karakterizohet nga mbrojtja e interesit nacional dhe shtetëror, atëherë me të drejtë shtrohet pyetja, se në çfarë stadi është përfillur kjo vlerë fundamentale në realizimin e objektivave prioritare të strategjisë së politikës së jashtme të Shqipërisë në dekadën e fundme të shekullit XX dhe në  dy dekadat e para  të  shekullit XXI.


Duke u mbështetur në doktrinën dhe në praktikën e së drejtës ndërkombëtare, në raportin e forcave politike ndërkombëtare, si dhe në rrethanat e krijuara politike në Evropë pas shthurjes së sistemit bipolar të dy superfuqive botërore (SHBA – ish-Bashkimi Sovjetik) në vitin 1989, duhet të merret në konsideratë dhe të shqyrtohet gjithanshmërisht statusi, pozita dhe gjendja e shqiptarëve dhe e territoreve të copëtuara dhe të kolonizuara të tyre etnike nga hegjemonizmi serbosllav, në mënyrë që, t’u njihet e drejta e plotë e vetëvendosjes, dhe e rikthimit nën jurisdiksionin administrativo-shtetëror të Shqipërisë Etnike.

 
Pavarësisht nga tezat dhe “fërkimet” ideologjiko-politike” spekuluese, të njëanshme dhe të papeshuara në kontekstin e mbrojtjes së interesit nacional të përgjithshëm, që i referohen kërkesës madhore gjithëshqiptare (që në të shumtën e rasteve karakterizohen nga mioipia e interesit egoist individual  dhe lufta për pushtet në aleancë të përbashkët me sunduesit e huaj kolonialistë sllavë, vrazhdësia utilitariste dhe sektariste e oponentëve të ndryshëm), kuintesenca e saj pikërisht provon se historikisht është e drejtë, politikisht e qëndureshme dhe racionale, de jure e pakontestueshme.


 
Në potez-diplomacia e vonuar shqiptare


Çfarë po pritet, pse  shtetarët shqiptarë në  Tiranë dhe në Prishtinë, ende nuk po kërkojnë nga SHBA-ja dhe nga BE-ja mbajtjen  e një Konference ndërkombëtare për Ballkanin, ku nga pala shqiptare, do të shtrohej kërkesa historike për ridefinimin e kufijve të Shqipërisë Etnike, dhe të zgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, ku rolin historik dhe vendimtar, do të duhej ta luante diplomacia shqiptare, natyrisht, nëse në axhendën e interesave të saj prioritare ndodhet edhe statusi    i pazgjidhur i shqiptarëve të kolonizuar në Ballkan.



Duke qenë se Shqipëria gëzon simpatinë dhe përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare (si vend dhe partner i rëndësishëm strategjik i NATO-s në rajon i Evropës Perëndimore), në radhë të parë të SHBA-së, ka ardhur koha që politika e jashtme dhe diplomacia e saj, të hidhet në ofensivë, të zgjohet nga “vdekja klinke”, dhe të dinaminzohet në të gjitha dimensionet e saj, në mënyrë që të shfrytëzojë vakuumin e krijuar në marrëdhëniet ndërkombëtare pas ndryshimeve dramatike, sidomos në hapësirat e pjesës lindore të Evropës Qendrore, sepse kësisoj do t’ia arrinte, që t’i realizonte  interesat prioritare kombëtare, gjë që kjo tani, ( e pëlqyen apo nuk e pëlqyen armiqtë kolonialistë sllavomëdhenj), duhet të jetë objektivi parësor afatgjatë i politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Prandaj, asgjë nuk duhet lën rastit, mbase në politikë dhe në diplomaci iluzionet dhe gabimet janë me pasoja fatale, dhe të pakorrigjuara, sepse  faturën e tyre e paguan vetë populli, e jo shtetarët, që marrin vendime të gabuara në emër dhe në llogari të tij. Së këndejmi, as krerët e politikës zyrtare shqiptare, nuk duhet të harrojnë detyrimet e tyre ndaj interesit të përgjithshëm të kombit dhe të shtetit etnik shqiptar, sepse mbajnë përegjegjësi ligjore mbi tri baza: a) përgjegjësi nacionale, b) përgjegjësi ndërkombëtare dhe c) përgjegjësi humanitare.



Sipas konceptit të parë, shtetarët, pikësëpari janë përgjegjës për mirëqenien e shtatasve të vet në planin e mbrojtjes së interesit dhe të sigurisë kombëtare. Meqenëse këto janë ndër vlerat më fundamentale për shtetin dhe për kombin, atëherë as politika e jashtme e Shqipërisë, nuk mund të ndërtohet as të zhvillohet pa marrjen  e tyre në konsideratë.

 Nuk mund të ketë politikë të jashtme as kurrfarë diplomacie, po qe se ajo në radhë të parë nuk është në gjendje t’i marrë në mbrojtje me çdo kusht sigurinë, interesin nacional dhe sovranitetin të shtetit si në kuptim të ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë(duke mbajtur parasysh faktin se mbi 4 milionë shqiptarë, momentalisht ndodhen jashtë kufijve të Shipërisë së sotme ). Ky standard i vlerësimit të politikës së jashtme është i njohur në shkencën politike, që nga periudha e Makiavelit, sipas të cilit “kombi dhe shteti” përherë janë  në plan të parë. Po mbi këtë bazë, është zhvilluar dhe është i vlefshëm, edhe koncepti i sotëm i këtyre dy vlerave, abuzimi i të cilave sjell pa dyshim edhe në shkatërrimin e shtetit dhe të kombit, e kursesi nuk çon në integrimin ose në përparimin e marrëdhënieve ndërshtetërore a ndërkombëtare.



Në këtë vështrim janë shprehur edhe dy shkencëtarë të njohur të shkencës së marrëdhënieve të sotme politike ndërkombëtare, Robert Jackson dhe Georg Sorenson, të cilët pohojnë se: “Shtetet  kanë obligime ndërkombëtare, që nuk mund të vijnë në shprehje, para interesave të tyre nacionale”.[3]

Po në këtë frymë, këta autorë e kanë pasqyruar me vërtetësi, edhe këtë konstatim aksiomatik të ish-presidentit të Francës, Sharl Dë Gol (1961) : ” Për Francën si shtet i madh, është e patolerueshme, që të heqë dorë nga përcaktimi i fatit të vet në favor të vendimeve dhe të veprimit të një shteti tjetër (SHBA-së), kjo mund të bëhet për hir të miqësisë… por shteti i integruar e humbas interesin në mbrojtjen e tij nacionale, duke qenë se për këtë, ai nuk mund të jetë përgjegjës”.[4]

Nga kjo shihet qartazi se, (edhe pse Franca ka pasur statusin e një fuqie të madhe botërore) Dë Goli (në vazhdimësinë kohore,  si president i Francës gjatë viteve 1958-1968) nuk është pajtuar me “procesin e integrimit të detyrueshëm”, kështu që, botërisht dhe në mënyrë racionale ka insistuar ta mënjanojë përgjegjësinë e tij nacionale dhe ndërkombëtare.

Në parim, bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm, si dhe janë të preferueshme lidhjet në procesin e integrimeve të ndryshme ekonomike, poltike, ushtarake e kulturore ndërkombëtare, por jo me çdo kusht, dhe në favor të ruajtjes së “ekuilibrit” të forcave politike ndërkombëtare, me ç’rast pa dyshim dëmtohet interesi nacional  i shteteve të vegjël, sikurse që është sot i rrezikuar, dhe i cënuar në mënyrë flagrante interesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve në Ballkan.

Shqiptarët, gjithmonë  ua kanë shtrirë dorën e pajtimit  kolonëve sllavë ballkanikë, por këta kanë bërë të kundërtën-spastrim etnik dhe gjenocid për t’ua grabitur shtëpitë dhe tokat e tyre të Shqipërisë Etnike (1815-2020).



Edhe pse gjatë historisë së deritashme të marrëdhënieve shqiptare-serbosllave, filozofia e politikës shqiptare gjithmonë ka pasqyruar dëshirën dhe vullnetin për bashkëpunim të ndërsjellë me politikat shtetërore sllave në Ballkan, këto asnjëherë deri më sot nuk kanë arritur të promovohen si të tilla, por gjithmonë kanë qenë të keqinterpretuara dhe të keqpranuara nga ana e politikës imperialiste sllave në Ballkan.

 Këtë e dëshmon edhe “fryma internacionilste” e rilindësit të famshëm shqiptar, Naim Frashëri, kur thot: ” Ne me sllavët e me grekët, me të gjithë fqinjtë tanë, duam të rrojmë ngaherë në harmoni, si vëllezër, veç e drejta e secilit gjithnjë të respektohet. Sot, tiranin e prêt vdekja, pra nuk duhet të luftojmë, si armiq me njëri-tjetrin ; miq të jemi në një mendje… Poshtë pra, trazirat, grindjet, rroftë e qoftë vëllazëria”.[5]

Prandaj, konstanta historike e kësaj “devize” e politikës internacionaliste kozmopolite shqiptare ndaj sllavëve të Ballkanit, ka qenë fatale për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në Ballkan. Si rrjedhim, kjo edhe ka ndikuar pozitivisht në rujatjen dhe në kultivimin e traditës shoviniste serbomadhe dhe grekomadhe, flamurtare të së cilës kanë qenë dhe, edhe sot janë : “Naçertania” e Ilia Garashaninit (1844)[6] dhe “Megal-ideja”.  Sipas autorit Pëllumb Xhufi “ Deri në mesin e shekullit XX, nëse bëjmë përjashtimin e një ndërprerjeje të shkurtër si ajo e qeverisë Pangallos (1925-1926), politika e shtetit grek ndaj Shqipërisë ka qenë një shprehje autentike e konceptit “Megali-Idea”. Në vitin 1840, kryeministri grek Kolektis e cilësoi Epirin si një nga drejtimet kryesore të zgjerimit të shtetit grek, vetëm për të realizuar programin politik të  Megali-Idea. “[7]


Sot, vërtet, politika e jashtme dhe diplomacia e Shqipërisë ndodhet para shumë problemeve të pazgjidhura drejt reformave të saj ekonomike, politike dhe  të demokratizimit të vendit, mirëpo, (me gjithë premtimet e deritashme disavjeçare të titullarëve të partnerizmit integrues në Evropë) hëpërhë këto kanë ngelur ende të pazgjidhura ngase janë të kushtëzuara dhe të ndërvarura drejtpërdrejt dhe tërthorazi me problemet ekzistuese të shteteve sllave në rajon, të cilat reflektojnë si rrjedhojë e politikës së tyre të diktatit ndaj kufizimit dhe bllokimit të politikës së jashtme zyrtare të Shqipërisë (sikurse më 1946, kur Greqia armike e bllokoi, jo më pak se 10 vjet, që të mos bëhej anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara deri  në vitin 1955), në mënyrë që asaj t’i imponohej “harresa” e aktualizimit të fenomenit të gjenocidit shekullor serbo-sllav (i cili sipas ligjeve ndërkombëtare nuk mund të parashkruhet, edhe pse kanë kaluar shekuj, qëkur Serbia e Madhe e ka ushtruar atë mbi shqiptarët dhe  mbi territoret indigjine shqiptare, sikurse në vitin 1998-1999 në Kosovë) dhe të çështjes së pazgjidhur koloniale të shqiptare në Ballkan.

Në këtë kuptim, për të defaktorizuar totalisht rolin e politikës së jashtme dhe të diplomacisë së Shqipërisë, diplomacia e Beogradit ia ka arritur qëllimit të shumëfishtë, ngase më 2 shtator 2002, arriti që së fundi t’i normalizonte marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë. Ky potez i qarqeve zyrtare të Tiranës, jo vetëm se është i dëmshëm edhe për interesat parciale të çastit të vetë Tiranës, por, ka edhe karakter dihotomik para bashkësisë ndërkombëtare, sepse e ka vënë në dilemë dhe para aktit të kryer, se gjetja e “gjuhës së përbashkët” e politikës zyrtare e Tiranës me regjimin antidemokratik dhe antishqiptar të Beogradit, është “argumenti më i qëndrueshëm”, se në Ballkan “nuk ekziston çështja e pazgjidhur shqiptare”.

Këtë të pavërtetë, për fat të keq e pat deklaruar edhe Ilir Meta si ish-kryeministër ( 2001, kurse sot, më 2020, president  i Shqipërisë) në   Konferencën ndërkombëtare të vendeve ballkanike me temë “Strategjia e qeverisjes në fillim të shekullit XXI”, bërë në Athinë të Greqisë, më 4 prill 2001, deklalroi se “Zgjidhja e problemit të të gjitha bashkësive shqiptare në Maqedoni, në Serbi, në Kosovë dhe në Mal të Zi, nuk qëndron në bashkimin e tyre në një shtet të përbashkët, sepse kjo nuk ka kurrfarë gjasash ngaqë sërish shkakton mllefin e së kaluarës.”[8]

Nuk ka asnjë dilemë se kjo deklaratë e Ilir Metës është  me karakter antihistorik, antikombëtar dhe antishtetëror, sepse shpërfillur të drejtën historike të kombit shqiptar mbi Shqipërinë Etnike, si dhe ka hedhur poshtë dhe ka mohuar “ Trurin  shqiptar-Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, e cila ka vlerësuar se, jo vetëm se ekziston, por ende nuk është në rrugën e zgjidhjes “Çështja Kombëtare Shqiptare”.

Kjo, është edhe arsyeja kryesore, pse Akademia e Shkencave e Shqipërisë në vitin 1998 ka miratuar Platformën e saj përkatëse për zgjidhjen e “Çështjes Kombëtare Shqiptare në Ballkan”, ku thuhet se “ Deri  sot ky bashkim nuk është arritur jo për faj të shqiptarëve. Përkundrazi, gjysma e trojeve etnike shqiptare ndodhet ende nën zgjedhën e disa shteteve të huaja. Si rrjedhim, çështja kombëtare shqiptare është një çështje ende e pazgjidhur…”[9]

Gjithashtu, kjo deklaratë e Ilir Metës, është “ Një përbuzje, një margjinalizim, një shpërfillje dhe një vetëmohim i tillë i së drejtës natyrore, historike, politike, kombëtare dhe demokratike, para së gjithash është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë: “ Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar (Preambula),…Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. Neni 8, paragrafi 1, pika 1.”[10]

Në anën tjetër, pikërisht, shikuar nga aspekti i gjerë i interesave dhe i politikës gjithëkombëtare shqiptare, me plot arsye ka shkaktuar mosbesim dhe skepticizëm, se strategjia e politikës së jashtme të Shqipërisë  për interesa vetjake, afatshkurtëra dhe të verbëra, heshtazi dhe haptazi (në emër dhe, për hir të ndërlidhurisë së interesave tregtare, ekonomike, të bizenist “intgerues” dhe të “demokratizimit” në vorbullën e amullt serbosllave) ka marrë anën e mbrojtjes së interesave dhe favoreve të “paidentifikuara” të imperializmit sllav në hapësirat e kolonizuara të Shqipërisë Etnike.

Këtë e mbështet edhe kjo deklaratë zyrtare e ish-kryeministrit  të ndjerë të Serbisë, Prof.Dr.Zoran Gjigjiq, i cili  e pat vlerësuar lart deklaratën zyrtare të ish-kryeministrit Ilir Meta (e qartë, dhe më se e kuptueshme, historikisht, gjithmonë politika, diplomacia e shtetit serb, shkenca dhe kisha politike serbe kanë vlerësuar lart, i kanë shpërblyer  dhe i mbajnë si heronj dhe miq të tyre sat pashë toptanët  e djeshëm dhe të sotëm –M.H.)  se “nuk ekziston çështja kombëtare në Ballkan”.

Ndërkaq,  për këtë nonsense politik dhe diplomatik shtetëror të Tiranës zyrtare, Z.Gjingjiq  e pat  falënderuar shumë I.Metën, duke u shprehur  “ Se e kishin gëzuar shumë qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë, Ilir Meta me të cilin  kishte biseduar në Athinë. Unë për herë parë dëgjova nga një kryeministër shqiptar, cili qartazi e tha se për të nuk ekziston çështja shqiptare, por vetëm problemet e shqiptarëve në Kosovë, në Maqedoni, në Serbinë Jugore. Këta shqiptarë problemet e tyre, duhet t’i zgjidhin në kuadrin e  shteteve të tyre. Veç  kësaj, Meta tha se ndryshimi i kufijve, do të ishte katastrofik, prandaj, Shqipëria absolutisht është kundër ndryshimit të tyre.”[11]

Këtë  konkluzion”  të gabueshëm për mosndryshimin e kufijve  sipas Metes dhe Gjingjiqit në Ballkan,  që në vitet e 90-ta të shekullit XX, e ka përgënjeshstruar pavarësimi i Sllovenisë, i Kroacisë, i FYROM-it(Maqedonisë artificiale të Josip B. Titos), i Malit të Zi, dhe së fundi, më 17 shkurt 2008, edhe pavarësimi i Republikës së Kosovës[12].

Shqipëria si “shtet i izoluar” mbrojti me sukses sovraitetin territorial dhe shtetëror të saj (1945-1990)


Këtë konkluzion  e mbështet edhe ky argument i Xhudi Demsit(Judy Dempsey) : ” Gjatë pushtetit të tij si ” dorë e fortë ” në krye të Partisë së Punës në Shqipëri, që nga viti 1946 deri më 1985, politika e jashtme e Enver Hoxhës me ngulmësi e mbrojti pavarësinë e Shqipërisë, së pari nga Jugosllavia, më 1948, së dyti nga Bashkimi Sovjetik, më 1961, së treti nga Kina, më 1978. Ata që e kanë kundërshtuar në këtë drejtim, janë likuiduar. “[13]



Shqipëria si një nga shtetet më të vogla ballkanike, brenda periudhës së saj të mëparshme gjysmëshekullore (si shtet i varfër socialist), ia arriti që të thyejë traditën bizantine të “dhunimit” të kufijve të shtetit të përgjysmuar shqiptar nga ndërhyrja dhe masakrat makabër të forcave banditeske ushtarako-policore të shteteve serbosllave, sikurse në vitet e hidhura dhe të gjakosura të popullit dhe të shtetit shqiptar “1912, 1913, 1919, 1920…”, etj.). Gjithashtu, ia arriti, që të përballojë trysninë e egër të makinerisë ushtarako-propagandistike të ortodoksizmit carist-komunist të Bashkimit Sovjetik, duke mos pranuar, që të hyjë në “lojën” strategjike, e as të mos e luajë rolin e mediatorit midis dy superfuqive të mëdha botërore( BRSS-SHBA) përkitazi me ndonjërin nga vendet fqinje ballkanike.

Pretendimet territoriale të doktrinës së sllavizmit biznatin ndaj territorit dhe interesave jetike të kombit shqiptar në Ballkan, janë zhvilluar edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nën maskën e ashtuquajturit “komunizëm vëllazëror internacionalist” të ish-BRSS-së, dhe në veçanti të liliputanëve të tij sllavë të Evropës Lindore dhe Juglindore për ta shndërruar Shqipërinë (e cunguar 50% nga territori dhe populli i saj autokton, si rrjedhim i kongreseve dhe i konferencave ndërkombëtare evropiane: 1878, 1913, 1919, 1946) në “oazë paqeje” për interesa të veta gllabëruese gjeopolitike, politika e jashtme dhe diplomacia e ish-BRSS-së, si hap të parë kishte vendosur bazat e saj ushtarake sovjetike në ujërat territoriale të saj. Mirëpo, ky “idil” i panatyrshëm sovejtiko-shqiptar, falimentoi në fillim të viteve të gjashtëdhjeta, si pasojë e ndërhyrjes së ish-Bashkimit Sovjetik në çështje të brendshme të Shqipërisë. Ky edhe ishte shkaku kryesor i prerjes së marrëdhënieve diplomatike të Tiranës me Moskën (1961), si dhe i tërheqjes së tetë nëndetseve sovjetike nga ujërat territoriale shqiptare. Kështu që deri në vitin 1968, kur forcat e përbashkëta ushtarake të Traktatit të Varshavës e invaduan Çekosllovakinë, midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik mbretëroi klimë e akullt dhe e tendosur, që ndër të tjera kishte për pasojë, edhe kontradiktat ideologjike, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të udhëheqjes komuniste sovjetike me Nikita Hrushçovin në krye, për të rrëzuar pushtetin shtetëror të Enver Hoxhës. Pikërisht, duke u mbështetur në këto fakte, si dhe në ndërhyrjen e ish-BRSS-së në Çekosllovaki (gusht 1968), shteti shqiptar e dënoncoi Traktatin e Varshavës( të formuar më 1955 si kunfërpeshë ndaj Paktit NATO). Mirëpo, sovjetikët (deri me zhbërjen e Traktatit të Varshës, më 1990) kurrnjëherë nuk e kanë pranuar  formalisht tërhqejen e Shqipërisë nga traktati theksuar (në çdo session të  Traktatit të Varshavës së shteteve socialiste lindore  me BRSS-në në krye, karrigja e Shqipërisë ishte e lirë) .


Motivi kryesor i ish-Bashkimit Sovjetik, që me çdo kusht Shqipërinë ta fuste në “ombrellën” e sferës së vet të interesit, kishte karakter strategjik, gjeopolitik dhe ideologjik komunist. Së pari, kjo i mundësonte daljen në Mesdhe dhe, së dyti, ishte në përputhje me konceptet strategjike ushtarake të Traktatit të Varshavës. Si kundërpeshë e NATO-s.



Edhe sot (1990-2020), pas ndryshimeve demokratike në Evropën Lindore dhe Juglindore (pas rënies së BRSS-së dhe aleancës së saj politko-ushtarake, që përfshinte vendet e Evropës Lindore të ashtuquajturit kampi socialist) interesimi i Rusisë për Ballkanin si sferë “tradicionale” ndikuese e ortodoksizmit sllav, është tejet i madh dhe, në veçanti paraqet rrezik potencial për qenien shqiptare në Ballkan, edhe pse Shqipëria është anëtare e NATO-s, që nga viti 2009; edhe pse  Kosova është pavarësuar, dhe tani e njohin 114 shtete të OKB-së; edhe pse Kosova është nën mbrojtjen e çelikt të SHBA-së dhe të NATO-s, rreziku permanent nga Rusia është i pranishëm për Kosovën, dhe gjithashtu, edhe për Shqipërinë. Këtë provojnë edhe faktet e  politikës dhe të strategjisë ushtarake të Moskës, e cila, tani ka ndërtuar bazën e saj të madhe ushtarake në Nish të Serbisë, si dhe ndihmat dhe armatimi i Serbisë nga Rusia me aeroplanët ushtarakë “Mig-29” dhe me arsenal tjetër ushtarak, të cilët ia ka livruar Serbisë.

Këtë rrezik e ka provuar edhe rreshtimi i politikës, dhe angazhimi direkt ushtarak i Rusisë në anën e agresorit serbomadh në Kroaci, në Bosnjë, në Kosovë dhe në IRJM kundër kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve (1990-1999).

Mirëpo, sa ia vlen kjo, kur politika e jashtme e Shqipërisë   i ka “futur veshët në lesh” e po shtiret si  ” e painformuar” në këtë aspekt, sikurse vërtet ” të mos kishte ndodhur asgjë tragjike” mbi kurrizin e shqiptarëve në Kosovë, në Kosovën Lindore dhe në Iliridë. Kjo sjellje arrogante dhe e papërgjegjshme e politikës së jashtme shqiptare ndaj interesit të përgjithshëm të qenies shqiptare në Shqipërinë e kolonizuar etnike, në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë u ngjet sjelljeve amorale dhe shpërfillëse të një kryefamiljari të shthurur, (i cili për shkaqe të vagabondizmit vetjak të shfrenuar, në çdo çast është i gatshëm ta sakrifikojë interesin e shenjtë të familjes, duke u interesuar të krijojë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë e tij, por, jo edhe me anëtarët e afërt të bashkësisë së tij familjare).

Në këtë mënyrë po vepron edhe politika e jashtme e Shqipërisë, e cila i ka çimentuar marrëdhëniet diplomatike me amalgamën armike sllave në Beograd, në Shkup, në Podrogoricë dhe në Athinë, kurse me shtetasit e vet në Shqipërinë etnike, jo që ka marrëdhënie  “të ngrohta” vëllazërore sikurse me diplomacinë shtypëse dhe shfrytëzuese të metropoleve kolonialiste, të theksuara ballkanike, por edhe i anatemon, duke i “këshilluar”, që të mos ia prishin baraspeshimin politik, ekonomik dhe tregtar përfitues  me partnerët e vet të “demokratizuar” dhe “besënikë” serbë, sepse, sipas logjikës “realpolitike” , distancimi nga aleanca sllave, do të thotë edhe “izolimi” i Shqipërisë nga Evropa dhe nga bota!?

Në të vërtetë, është e kundërta. Miqësia me sllavët në këtë formë të paskrupullt dhe të “pjellur para kohe”, pa zgjidhur asnjë problem të shqiptarëve brenda territoreve të Shqipërisë etnike , të cilët ende gjenden nën “kurorën” kolonialiste sllave, sipas parimit të së drejtës ndërkombëtare dhe marrënieve politike ndërkombëtare, sanksionohet si përgjegjësi nacionale për udhëheqjen e ekzistuese të Republikës së Shqipërisë.


Mirëpo, pavarësisht nga shkalla e intensitetit të ambicieve filosllave të diplomacisë tregtare shqiptare ndaj identitetit politik dhe kombëtar të Shqipërisë etnike, kjo edhe më shumë do të ngjallë dhe, do të rritë në dimensione gjithëkombëtare veprimtarinë politike kombëtare dhe patriotike të të gjitha forcave dhe subjekteve politike, që janë deklaruar dhe përcaktuar me program për ribashkimin kombëtar shqiptar.[14]

 Efektiviteti dhe dinamika e politikës dhe e diplomacisë së këtyre dy institucioneve thelbësore (politiko-ushtarake) të Shqipërisë etnike, gjithësesi, do të ndikojnë në zhbalancimin e “diplomacisë së ekuilibruar” të aleancës internacionaliste-kozmopolite shqiptare-sllave:Tiranë-Beograd-Shkup-Athinë- Podgoricë, me të vetmin qëllim, që të tërheqë vëmendjen e faktorit gjithëshqiptar dhe të bashkësisë ndërkombëtare,(se pikësëpari, janë pjesë integrale të interesave strategjike të SHBA-së dhe të NATO-s në Ballkan, e kursesi, të infektuara me interesat grabitçare, antishqiptare dhe antiamerikane të doktrinës dhe të strategjisë së Rusisë dhe aleatëve të saj në Ballkan) se normalizimi i marrëdhënieve të Republikës së Shqipërisë me aksin e shteteve kolonialiste sllave,(që sipas gramatikës së diplomacisë tradicionale dhe moderne evrolindore, nënkupton pranimin e “formulës” së nënshtrimit  dhe të kapitullimit të shqiptarëve, sërish nën kanxhat e përgjakshme shekullore të kolonializmit imoperialist sllav) është i orientuar drejtpërdrejt dhe tërthorazi kundër interesave kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve të Shqipërisë etnike, si dhe kundër interesave strategjike të Shteteve të Bashkuara në Ballkan, si dhe kundër aleatëve të saj lojalë (në veçanti: Britania e Madhe, Gjermania etj.) të Aleancës së Atlantikut Verior-NATO-s.


Autorët e “teorisë së lojërave” të pakufijshme të politikës së jashtme të Shqipërisë me interesin strategjik kombëtar të shqiptarëve në Shqipërinë etnike, që janë vetëm në favor të oligarkisë së politikës mafioze shqiptare në pushtet, dhe të aleatëve të greko-serbë për t’i mbajtur ende shqiptarët “pengjë” të paqes dhe të stabilitetit në Ballkan, po qe se nuk i riformulojnë të gjitha vendimet e tyre në dobi të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm nacional dhe shtetëror shqiptar në Ballkan, s’ ka dyshim se do të ballafaqoheshin me pasoja dhe me rreziqe të paparashikuara si në planin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm. -Do të vinte deri te manifestimi i antagonizmave dhe i polarizimit të pashmangshëm të politikës kombëtare gjithëshqiptare me atë kozmopolite sllave dhe pansllave  hiperglobaliste, strategji kjo që synon shpërfytyrimin e identitetit kombëtar dhe të zhbërjes së shtetit kombëtar shqiptar-Shqipërisë etnike.

Konkluzioni

Pavarësisht nga akuzat, nga  shpifjet, nga pakënaqësitë dhe nga  interesat komplementare të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, është domosdoshmëri tejet e ngutshme, që Tirana zrytare ta ndryshojë kursin strategjik të diplomacisë dhe të politikës së jashtme të deritashme, kur është fjala për mbrojtjen dhe  për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, se nuk ekziston rrugë tjetër e drejtë dhe e pranueshme për shpëtimin e shqiptarëve në Ballkan. Këtë kërkesë imperative, të domosdfoshme, të ligjshme, demokratike dhe paqësore, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Shqipërisë, duhet ta formalizojnë  para faktorëve relevantë ndërkombëtarë (Amerikës, BE-së, NATO-s dhe OKB-së), duke kërkuar mbajtjen e nj֓ë konference ndërkombëtare, në mënyrë, që edhe më tej (në këtë shekull) të mos mbetet i “arkivuar”, i pazgjidhur problemi kolonial i shqiptarëve në Ballkan, pavarësisht nga deklarata e gabuar infantile politike dhe diplomatike e Ilir Metes e vitit 2001, se gjoja “nuk ekziston çështja shqiptare”!?

Në qoftë se nuk do të ketë ndryshim kufijsh, i cili nënkupton status quo-n e gjysmë kombit shqiptar dhe të gjysmës territorit autokton shqiptar nën sundimin e egër koloniual dhe neocolonial sllavo-bizantin, atëherë përgjegjësinë historike, kombëtare dhe shtetërore, do ta marrin liderët politikë dhe shtetarët shqiptarë, JO as Amerika e as Evropa Perëndimore.

Si politika, ashtu edhe diplomacia shqiptare, duhet t’i braktisin “parullat ditore”  stereotipe të politikës propagandistike sllavo-bizantine,  se gjoja “Evropa nuk po lejon ndryshimin e kufijve”!?

Ky nuk është kurrfarë argumenti justifikues as de fakto e as de jure, kur dihet se qe 30 vitet (1990-2020), politika dhe dipomacia e Tiranës zyrtare, asnjëherë nuk e ka ngritur  zgjidhjen e problemit kolonial të shqiptarëve, në anjë instancë evropiane dhe ndërkombëtare. – Atëherë, shtrohet pyetja logjike, pse jemi aq të verbër, aq amoralë politikisht, aq  të padrejtë dhe aq  joparimorë, pa asnjë argument dhe, pa asnjë fakt, po e fajësojmë BE-në dhe Amrikën, kur asnjëra e as tjetra, as OKB-ja, as NATO-ja nuk kanë marrë kurrfarë kërkese formale zyrtare nga qeveritë e derisotme të Republikës së Shqipërisë (1990-2020), që të rindërkombëtarizohet dhe të rishqyrtohet problemi kolonial i shqiptarëve në Ballkan.

Si presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta, ashtu edhe Kuvendi dhe Qeveria e tij, duhet të mbajnë parasysh faktin historik dhe legjitim, se shqiptarët në Iliridë, në Çamëri, në Mal të Zi, në Serbi (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) nuk mund të cilësohen si “problem minoritar”, por vetëm si problem i pazgjidhur kolonial (1912-2020). 

Prandaj, arsyeja etike, humane, historike, kombëtare, politike, diplomatike,  juridike, demokratike dhe paqësore e thotë, që Tirana zyrtare, duhet të kërkojë  urgjentisht organizimin e një Konference Ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit kolonial shqiptar në Ballkan. Ndryshe, do të marrë  përsipër përgjegjësinë historike sikurse në rastin e Kosovës (1998-1999), e cila ushtarakisht dështoi për ta mbrojtur nga terrori dhe nga gjenocidi  i Serbisë Slobodan Milosheviqit, ku si pasojë gjetën vdekjen “11.840  shqiptarë ; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç;  296 fëmijë deri në 5 vjeç;  1.739 femra;  1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare;  1.450 banorë ende janë të pagjetur;  20.400 femra  të dhunuara shqiptare; shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358; zyra të vendit: 71; shtëpi kulture: 30;biblioteka publike dhe shkollore: 93; objekte shëndetësore: 123; bjekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; kisha katolike: 5; objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101. “[15]

-Që të mos përsëritën gjenocide të këtilla serbo-sllave mbi shqiptarët  dhe mbi Shqipërinë Etnike në Ballkan, Shqipëria e Ilir Metës ka të drejtë dhe për detyrë, që t’i kërkojë dhe t’i mbrojë  shqiptarët dhe territoret e  Shqipërisë  Etnike. Ndryshe, do të humbasë të drejtën historike, legjitime dhe legale mbi to.

Kështu, thuhet edhe në këtë konstatim të ekuilbruar politik dhe diplomatik: “ Nuk më duket e drejtë, por, përkundrazi, të sakrifikohet gjysma e kombit shqiptar: shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Preshevës, të Bujanocit, të Medvegjës, shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët e Malit të Zi, shqiptarë dhe shqiptarët e Çamërisë, nën pretekstin e evitimit të konflikteve në Ballkan. Shqipëria demokratike nuk duhet të hezitojë para faktorëve ndërkombëtarë,  patjetër, duhet t’i kërkojë territoret e banuara me shqiptarë…”[16]

 *Autori është anëtar i përhershëm i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve  të Nju-Jorkut, SHBA.


[1] “ Më 4 prill 2009,  Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të  Atlantikut të Veriut NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit. Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s,  Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke  avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.” (Burimi: http://www.punetejashtme.gov.al/al/misioni/shqiperia-ne-nato ).

[2]  Sistemi bipolar i marrënënieve ndërkombëtare, që karakterizohej   nga  epërsia politike dhe ushtarake  e dy superfuqive botërore: Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Sovjetik  (1950-1990). 

[3] Robert Jackson and Georg Sorenson, Introduction to International Relations,”Oxford”,1999,f.158.

[4] Po aty, citat i cituar nga Henri Kisinxher, 1994: 605.

[5] Probleme të pavarësisë së Shqipërisë, Tiranë, 1987,f.74.

[6]  Projekt nacioanlshovinist dhe ekspansionist famëkeq serb për shfarosjen e shqiptarëve dhe për gllabërimin e territoreve autktone të Shipërisë Etnike (1844-2018). Ky  dokument  fashistoid antishqiptar, ende është  në zbatim praktik të politikës, të diplomacisë, të propagandës shtetëroe serbe, të shkencës, të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Serbe dhe të Kishës Ortodokse Serbe.  Ky është “azbuka” dhe strategjia mbrojtëse e Serbisë së Madhe në Ballkan. Mbi bazën e këtij Programi “lebensraum” hitlerist, Serbia e Slobodan Milosheviqit bëri tri agresione dhe tri gjenocide kundër Krocisë, Bosnjë dhe Kosovës(1990-1999) për t’i zgjeruar kufijt e Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit, të Vuk Karaxhiqit, të Vasa Qubrilloviqit, të Ivo Andriqit…etj.

[7] Prof.Dr. Pëllumb Xhufi, “Megali-Idea dhe pasqyrimet e saj në marrëdhëniet shqiptaro-greke”, Qendra e Studimeve Albanologjike”.Shih në: https://www.ceeol.com/search/article-detail?id=124713

[8] Shih më hollësisht në https://telegrafi.com/syndromi-antibashkim/ (5 janar 2010.

[9]  Platrofmë për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare, ASHSH, Tiranë, 1998, f.50.

[10]  Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, “Pegi”, Tiranë,  2002, f. 5 dhe 7.

[11]http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2001&mm=04&dd=05&nav_category=1&nav_id=23771 (5.04.2001).

[12]  Shih Dokumentin zrytar të State Departamentit Amerikan të njohjes së Republikës së Kosovës,  më 18 shkurt 2008, ku thuhet se “The United States has today formally recognized Kosovo as a sovereign and independent state. We congratulate the people of Kosovo on this historic occasion. President Bush has responded affirmatively to a request from Kosovo to establish diplomatic relations between our two countries. The establishment of these relations will reaffirm the special ties of friendship that have linked together the people of the United States and Kosovo.” (Burimi: https://2001-2009.state.gov/secretary/rm/2008/02/100973.htm ).

[13]  “Financial Times”, 14-15,July,1990.

[14]  Të tilla janë: Partia për Unitetin Kombëtar, UNIKOMBI, Lëvizja për Bashkim, Lista e Shqipërisë Natryrale, Lëvija Vetëvendosjes, Aleanca Kuqezi, Lidhja Botërore Shqiptare…etj.

[15]  Burimi: http://archive.koha.net/?id=1&l=49980

[16]   Astrik Leka, Shqiptarët dhe Evropa, “Laura”, Tiranë, 1993.

Filed Under: Analiza Tagged With: Prof.Dr. Mehdi Hyseni-Diplomacia e Shqiperise

Kosova,‘‘Mini Shëngeni’’ dhe taksa

December 29, 2019 by dgreca

Nga Anton MARKU/

‘‘Mini Shëngeni’’ duket të jetë një ndër përpjekjet e para serioze në dekadën e fundit. Ajo ka filluar të hedhë hapat e parënë realizimin e një ëndërre që mund të ketë karakter rajonal, por që në mënyrë konkrete e promovon elementin evropian tëintegrimit mes njerëzve, kombeve dhe shteteve. Kundër kësaj ideje janë kryesisht idhëtarët e taksës që e futi vendin nëizolim si pothuajse asnjëherë më parë që nga vitit 1999.

Frika nga lira

Është për tu habitur kundërshtimi i hapur, kryesisht i pajustifikuar, i konceptit, jo vetëm nga pushtetarët e deridjeshëm, por edhe e një pjese të shoqërisë civile, sidomos mediave dhe intelektualëve të (pa)varur. 

Nga njëra anë edhe mund të përceptohet skepticizimi i atyre që sjellin paralele mes të djeshmes dhe të sotmes, sidomos nëkontekstin historik të pas luftës së dytë botërore dhe tentativave të përfshirjes së Shqipërisë në kuadrin e një federate jugosllave si republika e shtatë e saj. Po ashtu mund të kuptohet edhe rikthimi në kujtesë i pozitës diskriminuese tëKosovës në shtetin e dominuar nga sllavët e jugut, e sidomos dhunës sistematike të Beogradit ndaj tyre.

Sidoqoftë duket se në rastin konkret argumentet pro përfshirjes eventuale të Kosovës në iniciativa të tilla rajonale janë mëtë mëdha se sa mendohet aktualisht. Ndër to mund të veçohen:

-Fuqizimi i shtetësisë së Kosovës në kontekstin ballkanik: Kosova synon të ketë marëdhënie të mira fqinjësore me tëgjitha shtetet që e rrethojnë. Tre nga katër shtetet që momentalisht janë bërë pjesë e këtij procesi e kanë njohur Kosovën dhe nuk do të lejonin që ky realitet të vihet në pikëpyetje. 

-Rritja e imazhit të Kosovës në skenën ndërkombëtare: pas dështimeve në sjelljen e njohjeve të reja dhe në anëtarësimin në organizata të mëdha në nivel global (UNESCO, INTERPOL, etj), si dhe vendosjen e taksës si instrument i cili nuk solli rezultatet e pritura (një ndër to edhe njohjen nga Serbia), Kosova do të tregonte maturi politike nëse qeveria e ardhshme, pas një analize të thuktë, rimendon çasjen dhe pozicionimin e saj në raport me projektet të cilat i mbështesin, politikisht dhe financiarisht, qendrat e mëdha të vendosjes në botë.

-Rikthimi në një treg të hapur: prodhuesit dhe tregtarët kosovarë do të sfidoheshin nga konkurenca rajonale, por dhe do tëpërfitonin nga shkëmbimi i përvojave me të tjerët, ndërsa konsumatorëve do të iu ofroheshin mallëra më cilësore me njëçmim më të ulët.

-Vazhdimi i ëndërrës evropiane: është utopi të mendohet se shteti i Kosovës do të mund të bëhet një ditë anëtar i BE duke u sjellë në mënyre izoluese, gjë që është vlerë anti-evropiane. Nuk mund të pretendosh të bëhesh pjesë e familjes sëmadhe me seli në Bruksel duke i përplasur dyert tua për pjesën tjetër të botës, andej mureve.

Shoqëritë e civilizuara nuk kanë frikë nga hapja por nga mbyllja. 

Të guxosh

Në këtë kontekst natyrisht se përfituesit më të mëdhenj do të ishin vetë qytetarët e Ballkanit, ndër ta edhe ata të Kosovës. Qarkullim i lirë i njerëzve, mallërave, shërbimeve dhe kapitalit është ndër projektet më të mira paqësore që ka njohur njerëzimi deri më tani dhe Kosova duhet të guxoj që të afrohet në këtë grup shtetesh, ngadalë dhe me kujdes, por me njëenergji pozitive dhe pa paragjykime. 

Në lidhje me këtë duhet thënë se është për tu pritur që bartësit e institucioneve kosovare janë të vetdijshëm se ndër hapat e parë që do të detyrohen të ndërmarrin në rast se do të duan të bëhen pjesë e ‘‘Mini Shëngenit’’ do të jetë edhe rishikimi i vendimit për vendosjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila konsiderohet se ishte njëinstrument politik në kundërshtim me parimet ekonomike. Kjo dhe mund të jetë arsyeja e refuzimit të ftesës nga ana e Presidentit Thaçi për të qenë pjesë e samitit të dhjetorit mbajtur para pak ditëve në Tiranë. 

Kuptohet se ‘‘Mini Shëngeni’’ do të jetë një alternativë e përkohshme e integrimit në BE, por edhe ashtu rruga për atje çon nëpër vargmalet dhe autostradat e Ballkanit. 

Hija e Ramës

Kosova nuk duhet të ketë frikë nga Edi Rama, e aq më pak nga shteti shqiptar. Ata dhe po të duan nuk mund të vendosin për fatin e saj. As nuk e kanë këtë mandat e as nuk duket se pretendojnë diçka të tillë. Në këtë rast Kosova, duke pasur nëkrah Shqipërinë, vetëm sa do të përfitonte nga pjesëmarrja në një forum në të cilin do të dëgjohej edhe zëri i saj. Nëse për pothuajse dhjetë vite Kosova dialogoi me Serbinë e vetme pse duhet të ketë rezerva për tu ulur në tavolinë aty ku ështëdhe Shqipëria. 

Është për tu shpresuar se qeveria e re e Kosovës do të gjej mënyrat e duhura, qoftë dhe në cilësinë e vëzhguesit, që të mos mbetet jashtë rrjedhave të cilat i ofrojnë asaj mundësinë që nga vështruesi pasiv të marrë rolin e pjesëmarrësit aktiv nëdiçka e cila, në një perspektivë afatgjatë, mund të jetë në dobi të saj. 

(Mos)njohja

Po, Serbia duhet të kërkojë falje dhe ta njohë Kosovës. Absolutisht po. Por, kjo mund të mos ndodhë në 50 vitet e ardhshme. Ky mund të jetë fati ynë. Dhe i tyre. Megjithatë kjo nuk do të thotë se edhe gjysmë shekulli duhet tëvazhdojmë të shikohemi përmes tytave të pushkëve.

Për të parë larg nuk mjaftojnë vetëm sytë.

Vjenë, 28 dhjetor 2019

Filed Under: Analiza Tagged With: Anton Marku, kosova

SULLTANATI I ZULULANDIT

December 29, 2019 by dgreca

 Nga Petro DANGELLIA/

 Në pjesën juglindore të Europës ndodhet nje sulltanat i vogël  i mbetur aty qe nga kalbja dhe shpërbërja e perandorisë së Osmanllinjve. Aty jeton një popull i vogël, për të cilin thonë se dikur ka qënë trim dhe liridashës, por duke qëndruar një gjysëm mijëvjeçari me osmallinjtë morri edhe gjithë veset e tyre; përtacllëkun, dembelllëkun, budallallëkun, puthjepëqirllëkun, ‘peqe-hejvallallëkun’, kusarllëkun, ryshfetllëkun, akraballëkun,etj,etj dhe që të mos zgjatemi më tutje, se këto veset e ‘llëkut’ që ka marrë ky ‘xhins milet’ nuk kanë të sosur, megjithse ka kaluar afro një shekull që këta janë ndarë nga osmanllinjtë. 

        Por veç këtyre një pjesë e zululandasve, kuptohet ata më të shkathtit, më puthadorët dhe më të egrit, jo ndaj osmanllinjve, por ndaj zululandasve të tjerë, bënë prokopi. Pas tre brezash shkëputje nga osmallinjtë, ky takëm mileti, kuptohet nga ‘tabijati’, vazhdon të qeverisë zululandasit e shkretë.  Dhe në kohën e soçme, njërit prej tyre, i krisur nga trutë e kokës,  i ka shkrepur në kokë që të bëhet sulltan. Por jo vetëm kaq, por i është mbushur mëndja top, se është më i dituri dhe më i zoti nga të gjithë zululandasit. Aq keq është dalldisur pas kësaj ëndërre të marrë, sa që nuk dëgjon njeri, e të kthehet në rrugën e mbarë. Po mirë, mund të thotë ndonjëri? Çfarë pune na prish një njeri që është i marrosur? Vërtet ashtu është, por po të shikonte hallin e vet dhe të  mos u binte më  qafë  zululandasve, nuk do të  thoshja gjë. Por ky rob zoti, i mbështetur dhe nga jashtë Zululandit, ka arritur që të bëhet i pari i zululandasve, prandaj edhe do të bëhet sulltan, të “vrasë dhe të presë” dhe të mos i jap llogari njeriut.

        Thonë, se kur ky zululandas gjatosh dhe pa tru në kokë ka qënë tek frëngjtë, ka qënë i pabrekë dhe cullak. Por kur e prunë tek zululandasit e vet filloi të bënte prokopi, dhe jo vetëm është bërë më i pasuri i zululandasve, por për nga malli dhe kapitali i vënë, ja kanë zili edhe shumë pashallarë nga Avropi. Kështu thonë, por këtë nuk e thashë unë. Me të dëgjuar e kam. Në më kanë gënjyer, po ju gënjej. Thonë që është edhe shumë i babëzitur. Nuk ngopet duke ngrënë. Dhe sa vite shkojnë, aq më shumë i shtohet oreksi  dhe natë  e ditë  papushim ha si i babëzitur. Jatrotë që e kanë  vizituar thonë,  se këtë  e ka nga sëmundja, që në latinisht, sipas tyre kjo gjëndje patologjike quhet PPP-grabus. Ca të tjerë thonë që ky, që i vogël, ka “shkelur në xhinde”, dhe që atëhere i është shfaqur sëmundja. Ky bina, pasi hëngri autostrada, shkolla, spitale, pallate; pa i tretur mirë ato filloi të hajë edhe hidrocentrale. Ju kthye instrumentave të operimit në spitale dhe i kapërdiu. Gojët e liga thonë se është bërë kanibal dhe do të hajë edhe Teatrin Kombëtar megjithë aktorët brenda. Por këtë, gjynahqari, nuk do ta hajë  të  gjithë  vet, por do t’i japë  një  llokmë  edhe sejmenit të  tij, valiut të  Tiranës, Veli Beut.

         Po për të pirë, pyet një  andej nga fundi? Po ore, edhe pi.  Kur mbytet me të thata ja kthen me lëng: pi lumenj, pi përrenj, pi edhe karburante; dhe tani së  fundmi, në  kulmin e marrisë,  do të  pijë  edhe detin. Dhe me këtë ka bërë  ziliqar edhe Ksanthin, që  nuk arriti dot t’a pinte detin. Por edhe detin , që  të  mos i hymë  në  hak, nuk do ta pijë  vetëm, do t’a pijë  bashkë  me mikun e tij, Miçotaqin. Zululandasit, të  tmerruar, thonë  se i pari i tyre, qeveri-gremisuri, është  bërë lubi që  përpin çdo gjë, dhe kështu si e ka nisur nuk do të  mbetet as një bujashkë  nga Zululandi, se ky i babëzitur ka për ta  ngrënë  të  tërë, kuptohet bashkë  me miqtë  e tij.

        Tani së fundmi, në kulmin e çakërdisjes, pasi i ka provuar të gjitha, dhe meqënësë tërmeti i fundit la shumë gërmadha, i ka vajtur mëndja keq të provojë të hajë dhe gërmadhat. Prandaj më 18 dhjetor të kësaj seneje, pa u tharë mirë lotët për ata që ndërruan jetë nën gërmadha, ky sulltan pelivan, fshehurazi, dhe në mes të natës sterrë, me shi dhe bubullima, nxorri fermanin për të ngrënë 42 kala dhe gërmadha, monumente të zululandasve që nga lashtësia. Do thoni ju, që gërmadhat as hahen dhe as pihen. Thoni ju, pa pyeteni atë? Do ju thotë, se edhe hahen edhe pihen. Madje për t’i ngrënë ato do ta ndihmojë edhe një veziresha e tij, ajo e kulturës. Se nuk ju thamë që në fillim, se ky sulltanuc, ndryshe nga sulltanët e mëdhenj sa një deve që mbanin vetëm vezirë, shumicën e vezirëve i ka veziresha. Si me thënë, ky mendon se një gjel në mes të pulave komandon më mire se një gjel në mes të gjelave. Megjithëse gojët e liga thonë, se edhe ata gjela që i kanë mbetur janë bërë më pula se pulat.

        Thonë se ky sulltan, kur ishte i ri, i jati e çoi në një shkollë ku mësohej se si bëheshin surretet dhe syfetet. Megjithëse nga kjo shkollë ai nuk mësoi gjë, se hyri lloz e doli shul, prapë e mban veten për surratbërësin dhe syfetçiun më të mirë në Avropi. Nga kjo shkollë, megjithëse nuk e kishte për sua, i  pëlqeu shumë zurnaja, ahengu dhe çingitë. Gojët e liga thonë se duhet ta kesh në gjak këtë zanat, pasi edhe ashtu kot, ato nuk të pëlqejnë. Ne nuk marrim përsipër gjë për këtë, e ka, apo nuk e ka në gjak; por që i pëlqejnë shfaqjet, ahengjet, çitjanët dhe çingitë, pa merak, dilni dhe shikojeni vet, se vdes për të qënë atje ku “loz qeni i kallajxhiut”.

         Megjithatë, të kthehemi atje ku e lamë dhe të ngasim muhabetin; kur ra tërmeti dhe tundi dhenë, për t’u dukur se i vinte keq për miletin e vet, por duke pasur edhe frikë se mos mileti i kthehej kundër; gjithashtu, i mësuar edhe nga një prift i vjetër, i rrahur në vaj dhe në uthull në këto punë, Orosos ja thonë emrin; sulltani hoqi rrobat e bukura dhe të shtrenjta dhe veshi ca zhele murgu që dukeshin edhe si një veladon i rreckosur i një prifti ortodoks katundi. Tani pse veshi atë të ortodoksit dhe nuk veshi xhyben e një dervishi, unë nuk e di. Më mirë pyesni vet të zotin dhe ai vet do t’ju japë xhevap. La edhe pak mjekër që t’i afrohej shumë një eremiti, apo një hieronomaku. Vetëm një shkop i mungonte dhe do të dukej si shën Kozmai. Mileti e pa kaq të përvujtur dhe  më shumë i erdhi keq për të, se sa për veten që mbeti nën gërmadha. Bile, edhe kur thërriste  “divanin” në mbledhje, si një aktor i vërtetë teatri fliste me zë të ulët, si i drobitur, belbëzonte, si një prift në meshim, sa që kush e shikonte thoshte: I varfëri është bërë për të ardhur keq. Biles, për ta bërë lojën më të bukur dhe më bindëse, të gjithë vezirët, vezireshat dhe oborrtarët e pallatit i veshi me të zeza, kjo për t’i treguar miletit, se sa shumë po vuanin për të.

        Në këtë kohë, siç thamë edhe më lart, në kulmin e lojës aktoreske të një hieronomaku, ju rishfaq sëmundja e PPP-grabusit, dhe donte të hante të gjithë gurët e gërmadhave të vjetra të Zululandit. Kështu, një natë pa hënë, nxorri fermanin për gllabërimin e të gjitha kalave të Zululandit. Disa nga të diturit e kryeqytetit perandorak i thanë se po bënte gabim. Por i pari i Zululandit, kur i shkon mendja për ndonjë gjë, nuk pyet njeri, nuk dëgjon njeri; I erren sytë dhe as dëgjon, e as shikon.

        Zululandasit, në këtë thagmë të sulltanit panë fundin e tyre. Pasi vërtet, ky sulltan, por edhe të tjerë para tij, e kishin grabitur, varfëruar dhe katandisur aq keq, sa as “qeni nuk kishte ku t’i kapte”; por mbaheshin me gajret me sojin dhe fisin e tyre, si një nga më të vjetrit dhe më të fismit në Avropi. Por shitja të huajve dhe shkatërrimi i kalave të tyre, që tregonin gjithë historinë dhe luftërat e të parëve të tyre, do t’i linte pa histori, pa origjinë, pa trashëgimi dokesh dhe zakonesh. Pra, ata nuk panë vetëm një veprim babëzitës të sulltanit të tyre, por edhe një veprim keqdashës dhe djallëzor.

        Gojët e liga thonë se këto ai i bën, pasi kur ka qënë  i ri, ka qënë në oborrin mbretëror të frëngjve, ku edhe i kanë mësuar të gjitha djallëzitë kundër miletit  të vet. Për këto punë, thonë ata, ai ‘yshtet’ vazhdimisht tek frëngjtë. Për këto punë, gojët e liga thonë se i ka ngjarë një pashe të lig të Zululandit, që ja shiti Zululandin, Krajlisë. Esat Pashai ja thoshin emrin. Por një trim nga Jugu  i Zululandit ja morri shpirtin, atje në mes të oborrit mbretëror të frëngjve. Kuptohet, frengjtë u xhindosën, po nuk kishin se ç’të bënin, e varrosën me nderime në dheun e tyre. Do zoti, që edhe ky i sormi nuk ka fatin e tij. Pasi edhe ky ka filluar të fërkohet shumë me mbretin e Krajlisë, Buçiçin. Biles ka bërë edhe një marrëveshje me të; Miniçiçi e quajnë.

        Mileti ka frikë që të flasë, se ai ka nxjerr një ligj, që kush e kundërshton, do t’a shkojë në satër. Një nga zululandasit i bëri thirrje kryetarit të kuvendit, që të “verë  dorën në zemër” për miletin e vet, dhe t’a ndalë këtë të shkarë nga trutë e kokës. Bile i  ka thënë, që meqë ke edhe një emër mali, edhe origjinën e ke nga një zonë malore dhe e mban veten për sua trimi, dhe në të ka mbetur edhe pak gjak zululandasi në dejet e tua, ndaloje këtë të çmendur, që po na çmend derë më derë; pasi me thagmën e fundit të tij, nuk ka për të pasur më Zululand dhe populli i Zululandit ka për t’u shuar me të gjitha. Kjo thirrje i është drejtuar edhe pleqësisë së kuvendit, megjithëse pjesa më e madhe e tyre janë peqe-hejvallatë e sulltanit. Ndërsa oborri mbretëror, në kulmin e pasurimit, qejfeve, ahengjeve dhe bolorive të tyre, nuk dëgjojnë nga ai vesh. Ata bashkë me sulltanin thonë: Në djallë të vejë Zululandi dhe zululandasit; gur mbi gur të mos mbetet,  zjarri i rëntë Zululandit, se ne me floririn që kemi siguruar do të shkojmë tek sulltanati i Kajmakut bashkë me çilimijtë, sojin dhe sorollopin, dhe do të rrojmë për “shtatë palë qejfe” sa të na japë ymër zoti.

        Këtë sulltan në babëzinë e tij , ka për ta gjetur ajo që u ka bërë vaki disa mbretërve në kohën e lashtë, ku zotat, duke parë se sa të babëzitur ishin; njerit, Tantal ja thoshin emrin, e bënë që as të mos hante dhe as të mos pinte dot, deri sa mbaroi; ndërsa tjetrit, Midas e thërrisnin, që vuante edhe ai nga babëzia  për pasuri dhe flori, e bënë që çfarë prekte më dorë të kthehej në flori. Kapte mishin dhe mishi kthehej në flori, kapte peshkun dhe peshku kthehej në flori, kapte ngjalat e “Gjirit të Lalëzit”, dhe ato të shkreta, përsëri ktheheshin në flori, dhe kështu që thoni ju, mbeti pa ngrënë, edhe ai ndërroi jetë nga uria për shkak të babëzisë së tij për pasuri dhe flori. Do zoti dhe ky i yni kthen mëndje, se zotat nuk të falin, vonojnë por nuk harojnë,pasi do të përfundojë keq e mos më keq. Një i lashtë nga një mbretëri fqinjë, Dane Ali Geri e thoshin, për takëmin e sulltanit tonë, ka thënë se u ka rezervuar, rrethin e nëntë të xhehnemit, ku trupi dhe shpirti të digjet në zjarr. Gjynah, ishallah sulltani inë vë mend dhe nuk përfundon në xhehnem.

        Pleqtë e vjetër të Zululandit thonë edhe disa gjëra, që ky sulltani inë dhe oborrtarët e zilepsur të tij nuk e dinë. Ata thonë që qysh në kohët e vjetra dhe deri më sot, Zululandi ka qënë dhe mbetet në ruajtje të zotave. Mjerë kush e prekë dhe i bën keq atij. Ndëshkoji o zot ata që ja kanë shitur shpirtin djallit dhe satanait.

Petro Dangellia 29 dhjetor 2019.

Filed Under: Analiza Tagged With: Petro Dangellia, Zululandi

DR. IBRAHIM RUGOVA: VETITË E NJË BURRËSHTETI

December 29, 2019 by dgreca

  • Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës / Nga Frank Shkreli/

Ditët e fundit, historiani i njohur dhe njëri prej intelektualëve më të shquar të Kombit shqiptar, Jusuf Buxhovi botoi, me rastin e 30-vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dokumentin autentik të programit të kësaj lidhjeje njëra prej partive më të mëdha politike në Kosovë.  Dokumenti origjinal që mban nënshkrimin e Jusuf Buxhovit, është nënshkruar me datën e 23 Dhjetor të vitit 1989.  Dokumenti në fjalë, në të cilin radhiten angazhimet e LDK-së për të ardhmen e Kosovës, sipas historianit Buxhovi, ishte bazuar mbi sugjerimet e paraqitura nga akademikët e njohur të Kosovës, Gazmend Zajmi, Fehmi Agani dhe Ajri Begut dhe ishte miratuar njëzëri nga Kuvendi themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
                Urime LDK-së në 30-vjetorin e themelimit të saj, megjithëse ky shënim nuk është për LDK-në, por për Dr. Ibrahim Rugovën — të cilit, delegatët që morën pjesë në themelimin e LDK-së — ia besuan Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, lëvizjes ndoshta më të madhe mbarë popullore që ka ekzistuar ndonjëherë në trojet shqiptare dhe të cilën ai e drejtoi për 16 vjet.  Në një kohë ndryshimesh të mëdha politike, anë e mbanë Evropës, ishte një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh shqiptarë të Kosovës që miratoi themelimin e një partie – ndoshta e para e këtij lloji në Evropën post-komuniste — e cila më në fund do të artikulonte kërkesat politike dhe kombëtare të shqiptarëve, si nisëmtarja e proceseve të pluralizmit politik ndër shqiptarë, në rrethana mjaft të vështira nën të cilat gjëndej në atë kohë Kosova.  
Në deklaratën e Kuvendit nismëtar thekësohej një temë gjithnjë aktuale edhe sot, të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në trojet e veta, ku thuhej se, “Është e drejtë e shqiptarëve në trojet e tyre etnike të komunikojnë e të bashkëpunojnë në mënyra që i konsiderojnë vetë më të përshtatshme, sikur që është e drejtë e tyre që në hapësirën gjithë shqiptare, në frymën e ecurive të sotme politike e civilizuese evropiane, të bashkëpunojnë, të papenguar dhe të kërkojnë që kufiri me Shqipërinë të shëndërrohet nga një mur i pengimit në një vijë të takimit e të komunikimit të lirë ndërshqiptar”. 
 
Ndërkohë që Dr.Ibrahim Rugova u zgjodhë Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me “aklamacion” — në rolin e Kryetarit të Partisë së re — në përmbyllje të Kuvendit, Dr. Rugova u ka deklaruar delegatëve se, “LDK-ja kontribuoi që sot shqiptarët pa frikë mund të shtrojnë kërkesat politike dhe të gjitha problemet që i preokupojnë, jo vetëm karshi pushtuesit, por kemi arritur që të lirohemi edhe brenda vetvetes”, ka thekësuar Presidenti i ardhëshëm historik i Kosovës.
 
Kush ishte Dr. Ibrahim Rugova, i cili pothuaj pa asnjë përvojë në fushën politike dhe diplomatike, nga një intelektual i panjohur jaashtë Kosovës, mbrenda një kohe të shkurtër, në një periudhë të vështirë për Kombin shqiptar, bëri aq shumë miq anë e mbanë botës — mbrenda dhe jashtë kancelarive më të njohura botërore –jo vetëm për Kosovën, por edhe për Kombin shqiptar në përgjithësi?
 
Unë kam patur nderin ta takoja, Dr. Rugovën, para se të bëhej i njohur ndërkombëtarisht, më s’pari si njeri, si intelektual e shkrimtar, por mbi të gjitha si shqiptar, në shtëpinë time në Virxhinia, afër Washingtonit, në tetor të vitit 1989, që për të ishte edhe vizita e tij të parë në Washington.  Në librin e tij, “Në hap me Rugovën”, Adnan Merovci, ish-këshilltar i Presidentit Rugova për një kohë të gjatë ka shkruar në librin e tij, “Në Hap Me Rugovën”, se Ibrahim Rugova, “posedonte atribute profetike” që e dallonin nga të tjerët.  Për këtë unë isha bindur që nga takimi i parë me ‘të.  Autori gjithashtu citon Dr. Rugovën t’i ketë thënë se, “Jemi popull i vogël, edhe lisat duhet t’i bëjmë për vete”.  Presidenti i ardhëshëm i Kosovës ishte i qartë se ai i konsideronte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si “lisin e madh” që shqiptarët duhej ta bënin për vete.  Gjithashtu pyetjes se si duhej vepruar për tu përballur me shtypjet brutale serbe që po shtoheshin gjithnjë kundër shqiptarëve në Kosovë, ai qe përgjigjur që në vizitën e tij të parë  në Washington në tetor të vitit 1989, se fillimisht duhej të ndërmirreshin urgjentisht dy gjëra si hapa të parë: ndërkombtarizimi i çështjes së Kosovës dhe vendosja e një numri të konsiderueshëm forcash ushtarake të OKB-së ose të NATO-s në Kosovë, pikë kjo që më vonë, siç shkruan edhe Z. Merovci, kryesonte 10-pikat e planit veprues paraqitur bashkisë ndërkombëtare, për zgjidhjen e krizës në Kosovë.  Duket pra, se që në vizitën e parë në Shtetet e Bashkuara, Ibrahim Rugova, kishte menduar për masat dhe opcionet më të mira dhe më të efektshme fillestare për të zgjidhur të ardhmen afat gjatë të Kosovës.  Ai e konsideronte ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës si një mision personal.  Por, ai kurrë nuk u predikonte të tjerëve, por i shpjegonte faktet me urtësi dhe pa zemërim.  Në këtë pike, udhëheqsit e sotëm shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë mund të mësojnë shumë nga ish-Presidenti Rugova, se si duhet komunikuar me të huajt.  Si askush tjetër, Dr. Ibrahim Rugova i paraqiti botës bindshëm përdhunimin historik të kombit shqiptar dhe si përfundim, bota me në fund, e dëgjoi.
 
Presidenti Ibrahim Rugova ishte një udhëheqës shqiptar, ndryshe, me veti dhe karakteristika që e dallojnë nga të gjithë të tjerët.  Me cilin udhëheqës tjetër të 100-viteve të kaluar, përfshirë politikanët aktualë, mund të krenohen shqiptarët.  Rugova jo vetëm që e deklaroi, por i vuri themelet e miqësisë së përherëshme midis Shteteve të Bashkuara e Kosovës.
 
Ibrahim Rugova jo vetëm që e deklaroi, por i vuri themelet miqësisë së përherëshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe në proces forcoi mëtej   lidhjet e forta midis dy kombeve tona.  Presidenti historik i Kosovës, ruante një krenari atdhedashurie si asnjë udhëheqës tjetër shqiptar i kohërave moderne.  Ish-Presidenti i Kosovës, ishte një burrështeti ndryshe me bashk-biseduesit e tij, qoftë shqiptarë apo ndërkombëtarë.  Ai ishte ndryshe sepse ofronte gjithmonë urtësinë, miqësinë e qëndresën tradicionale, që gjatë shekujve kanë përberë vlerat e qenjës shqiptare — së bashku me besën, nderin e burrëninë.  Presidenti Rugova besonte se bota, sidomos ajo perëndimore, do të kishte respekt më të madh për shqiptarët nëqoftse ata do t’u përmbaheshin këtyre vlerave bazë të identitetit të tyre arbëror. Dr. Rugova ishte një burrështeti shqiptar ndryshe, i frymëzuar nga këto virtyte.  Ai me durim, guxim e besim – fillojë të shpaloste para botës dinjitetin dhe vlerat kombëtare të shqiptarëve, të nepërkambura për më shumë se 50 vjetë nga një ideologji sllavo-komuniste, anti-perëndimore, krejt e huaj për kulturën dhe traditat më të mira shqiptare.
 
Kam respekt për Ibrahim Rugovën si një burrështeti ndryshe, për bindjen e tij dhe siç shprehej me të tjerët, se komunizmi ishte rreziku më i madh që i ka ndodhur Kombit shqiptar në shekullin e 20-të, si dhe për faktin se besonte që Kombi shqiptar, në liri e në demokraci, duhej të ndërtonte bazat e ekzistencës së tij dhe të shtetformimit – jo mbi një ideologji të huaj sllavo-komuniste ose në trashëgiminë e saj autoritare — por mbi vlerat dhe trashëgiminë shpirtërore dhe patriotike të rilindasve të vërtetë të Kombit.
 
Ibrahim Rugova ishte një udhëheqës shqiptar ndryshe sepse kishte parime gjykuese dhe një kulturë e qytetërim njerëzor perëndimor, plotë urtësi, të gërshetuar me traditat dhe vlerat më të mira të kombit shqiptar.  Megjithëse shumë e kanë kritikuar dhe e kritikojnë gjithnjë se ishte tepër paqësor për kohën që jetoi, Ibrahim Rugova ishte ndryshe, sepse ishte i vetdijshëm se edhe trimëria dhe pushka e kanë vendin dhe kohën e vet për t’u përdour në mbrojtje të interesave të kombit, por ai njëkohësisht me sjelljet e tija, tregoi se dashuria për popullin e vet dhe mbrojtja e të drejtës dhe interesave kombëtare dëshmohet gjithashtu edhe duke i ruajtur nderin emrit shqiptar, në marrëshëniet me njëri tjetrin dhe me të huajt.
 
Një gjë tjetër që e dallonte Presidentin Rugova si burrë shteti ndryshe nga politikanët e sotëm shqiptarë, është se ai fliste pak, nuk i kërkonte kamerat as studiot televizive, por megjithkëtë, jehona dhe apeli i tij në mbështetje të drejtave të shqiptarëve në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, u dëgjua anë e mbanë botës. 
Unë nuk jam i sigurt se si do të vepronte Presidenti Ibrahim nën rrethanat e sotëme politike kaotike në Kosovë dhe në Shqipëri, por për një gjë jam i sigurt:se nëqoftse politikanët e sotëm shqiptarë do të kishin urtësinë, fuqinë mendore dhe atdhedashurinë e Ibrahim Rugovës, për të venë interesat e Kombit mbi ato personale dhe partiake, shqiptarët në përgjithësi do të ishin më mirë se ç’janë sot.  Jam i sigurt se përballë përçarjeve aktuale të egëra politike, në Shqipëri dhe në Kosovë, Ibrahim Rugova do të jepte kushtrimin e arsyes, për tu këthyer në rrugën e pajtimit duke bërë thirrje, “Uluni burra të pajtojmë vendin”.  I bindur në drejtësinë dhe më fund në realizimin e kërkesave historike të shqiptarëve, ai citohet të jetë shprehur në tubimin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, 30-vjetë më parë, se atëherë, madje në një gjëndje shumë më të vështirë se sot për shqiptarët ka thënë: “Ne kemi forcën morale të popullit, e cila çmohet shumë në botë.  Ne jemi nën gjëndje okupimi, por jemi solidarë me njëri tjetrin, falë edhe mërgimtarëve tanë në botën e jashtme”, ka theksuarDr. Ibrahim Rugova, 30-vjet më parë me rastin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.  Kjo është një porosi për klasën e sotëme politike shqiptare, ashtu siç e ka thënë edhe Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, 30-vjet më parë: Besoni në forcën morale të shqiptarëve dhe dëgjoni kushtrimin e tyre, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare kudo që janë, për pajtim politik e kombëtar!

 
    

 
Foto në shtëpinë e Dr. Elez Biberaj në zonën Fairfax të shtetit Virxhinia, jo larg Washingtonit, me delegacionin e parë nga Kosova, ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Prill të vitit 1990, (menjëherë pasi ishte themeluar Lidhja Demokratike e Kosovës).  Delegacioni i Kosovës kryesohej nga Dr. Ibrahim Rugova.  Mungon në foto, Dr. Rugova, pasi ai nuk erdhi tek shtëpia e Elez Biberaj, për arsye sigurie.  Me atë rast, ish-kongresmeni amerikan me origjinë arbëreshe, Joe Dioguardi kishte marrë përsipër që Shërbimi Sekret Amerikan të kujdesej për sigurinë e Dr. Rugovës, duke e trajtuar atë si një udhëheqës shteti gjatë një vizite zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
              

Foto me rastin e një konferencë shtypi në kryeqendrën e Zërit të Amerikës në Washington ku morën pjesë Senatori republikan Robert Dole dhe Dr. Ibrahim Rugova, organizuar nga Dr. Elez Biberaj, në atë kohë Kryeredaktor i Divizionit të Euro-Azisë të Zërit të Amerikës, në sallën e konferencave të shtypit të VOA’s, në vitin 2004.
 
                Darkë me Dr. Ibrahim Rugovën në familjen fisnike të mikut dhe kolegut tim të ngushtë, Dr. Elez Biberaj, në fillim të 1990-ave.
 
*Fotot nga Dr. Elez Biberaj
                                        

                                  Takimi i fundit me Presidentin Rugova, Prishtinë, 2005
 
                      

      Në Kuvendin e Kosovës me mikun e shqiptarëve, Kongresmenin Eliot Engel, 2005

Filed Under: Analiza Tagged With: DR. IBRAHIM RUGOVA

SKANDALET SERBE ME SHITJEN E ARMËVE

December 29, 2019 by dgreca

Nga Adil FETAHU/

Afera e armëve që këto ditë ka vërshuar mediat serbe , lidhet me ministrin e jashtëm Ivica Daçiq, atë të brendshëm Nebojsha Sefanoviq dhe shume personalitete tjera të rrjetit kriminal, pa përjashtuar edhe vet kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Hallakatja  këto ditë e kësaj afere nga deputetja  në Kuvendin e Serbisë, Marinika Tepiq, ka nxehë gjakrat dhe ka prishur disponimin e festave të fundvitit, ngase, siç thot fjala e urtë: “njerr një kashtë e dalin gjashtë”. Zatën, kjo aferë është vetëm njëra nga ato të shumtat nga lista e gjatë e aferave të pothuajse të gjithë ministrave në Qeverinë e Serbisë, me në krye lezbejken Ana Brnabiq.

Revista javore e Beogradit, NIN  (Nedeljne informativne novine/gazetë  informative javore), e datës 19 shtator 2019 në një shkrim të gjatë të tilluar: “Për secilin ministër në Qeverinë e Serbisë – mesatarisht nga tri afera”, paraqet detale për aferat  e 18 ministrave, me  kryeministren  e  tyre. Në gazetë thuhet se shumë nga aferat janë mbajtur në fshehtësi nga opinion i gjërë, se ndonjë dënim është shqiptuar, por asnjë prej ministrave nuk është shkarkuar as ka dhënë dorëheqje  për  shkak të aferave  për të cilat akuzohen.

Çështja e shitjes kontrabandë të armëve të prodhuara në industrinë ushtarake: “Prvi Partizan”, “Krushik”, “Kragujevac” etj, në Serbi,  është e njohur dhe vërtetuar që moti, dhe një nga akterët kryesor të kësaj tregtie, Sllobodan Teshiq, ishte futur në listën e zezë të Kombeve të Bashkuara, për shkak të shitjes së armëve “Al-Kaides” dhe regjimeve e  organizatave tjera terroriste. Edhepse ishte në listën e zezë të KB, Teshiqi (më 2013)  kishte marrë pjesë, bashkë me Vuçiqin që asokohe ishte ministër i mbrojtjes së Serbisë,  në një takim të delegacioneve të kreut ushtarak të Serbisë dhe atij të  Libisë, kur me Libinë ishte lidhur kontratë për shitjen e armëve në vlerë prej 150 milionë dollarë.   Pas atij pazari të shitjeblerjes së armëve, në rrethana të pasqaruara, në vitin 2015 ishin kidnapuar e pastaj vrarë dy diplomatë të Ambasadës së Serbisë në Libi (Sllagjana Stankoviq dhe Jovica Steviq), kurse në vitin 2017 ka humbur  jetën në një “aksident  trafiku” edhe ambasadori (Oliver Potezhica). Sipas opozitës serbe, Vuçiqi e Daçiqi janë përgjegjës për heshtjen dhe fshehjen e vrasjes së ambasadorit   dhe dy diplomatëve tjerë,  për  vdekjen e të cilëve asnjëherë nuk janë zhvilluar hetime të mirëfillta.  Për këto  gjërësisht ka shkruar gazeta “Nacional” e Zagrebit, e datës 11 nëntor 2019. 

Siç shkruan  gazeta, Ivica Daçiq qysh kur ishte ministër i punëve të brendshme, ka bashkëpunuar me grupet kriminale të pastrimit të parave: Lluka Bojoviq, Darko Shariq etj. Bojoviqi që prej vitit 2012 është duke vuajtur  dënimin me burg në Spanjë, i gjykuar për krim të organizuar. Për aferën  dhe takimet e Daçiqit  me Bojoviqin  e të tjerët në shoqërinë e krimit të organizuar, atëbotë ka dhënë deklaratë dhe ka pohuar  në Prokurorinë për Krimin e Organizuar edhe vet kryetari aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por kjo,  as afera e shumëfolur për Daçiqin, “Kofer” (Valixhja), nuk e kanë penguar Vuçiin që të bëjë koalicion qeverisës me Daçiqin dhe partinë e tij!Tash që Daçiqi është ministër i jashtëm, deputetja Tepiq e akuzon për aferën më të re, të mbledhjes së parave nga bizneset private dhe nga shitja e armëve në zonat e luftës në shtetet arabe, në Ukrainë e në vende tjera,  duke i korruptuar me ato para zyrtarët e lartë të shteteve të cilat e kanë tërhequr njohjn e pavarësisë së Kosovës.

Eksporti i korrupsionit serb

Nervozën më të madhe  krerëve të pushtetit serb u ka shkaktuar nënkryetarja e Partisë për Liri e Drejtësi (e Dragan Gjillasit), deputete në Kuvendin e Serbisë, Marinika Tepiq, e cila haptas në  konferenca për shtyp, në foltoren e Kuvendit dhe në emisione televizive i akuzon  Vuçiqin, Daçiqin, Nebojsha Stefanoviqin dhe të tjerët, për mbledhjen e parave nga  shitja kontrabandë e armëve, e me ato para kanë korruptuar zyrtarët e lartë të  shteteve të cilat e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.  Në të vërtetë, deputetja Tepiq thotë se, duke lozur në kartën patriotike, Daçiqi, Stefanoviqi e të tjerë, se po punojnë  për interes të Serbisë,  për  tërheqjen e njohjeve të Kosovës, kanë mbledhur para nga firmat private dhe ato shtetërore të prodhimit dhe  të shitjes së armëve. Dhe natyrisht  një pjesë të atyre mjeteve e kanë investuar në eksportin e korrupsionit  në shtetet të cilat kanë tërhequr njohjen e Kosovës, por një pjesë të parave të grumbulluara i  kanë mbajtur për vete.  Deputetja Tepiq, me emër e mbiemër, me fakte e prova (të cilat do duhej t’i hetojë prokuroria e shtetit) i akuzon personat konkret për skandalet e shitjes së armëve, keqpërdrimin detyrës zyrtare në mbledhjen e parave, favorizimin e firmave dhe personave të caktuar  për eksportin e armëve dhe vënien para  falimentimit të industrisë ushtarake të Serbisë. Deputetja Tepiq e akuzon drejtpërdrejt  dhe konketisht ministrin e punëve të jashtme, Ivica Daçiq, kur vetëm  në një rast nga shitësi i armëve Sllobodan Teshiq, ka marrë para në dorë (kesh) më se një million euro, e  në disa raste tjera kur Daçiqi ka marrë para “për tërheqjen e njohjeve  të Kosovës”, ka qenë i pranishëm edhe shefi i Kabintetit të tij, Nikolla Nedelkoviq.

Në aferën e shitjes së armëve është e involvuar edhe Ministria e Ekonomisë, të cilën e udhëheqë Rasim Lajiq, duke e favorizuar Sllobodan Teshiqin me dhënien e lejeve për eksportin e armëve, në afatet më të shkurtëra, derisa eksportuesit e mallrave tjera  duhet të presin muaj të tërë për të marrë lejen. Madje, armët as nuk shkojnë në destinacionin e deklaruar në lejen e dhënë, por shkojnë në adresa e tek shfrytëzues të tjerë, ndërsa Ministria nuk bënë kontrollin e duhur . 

E gjithë kjo aferë e  ky skandal ka plasur para dy muajve, kur një punëtor i kontrollit të Fabrikës së armëve “Krushik” në Valevë, Aleksandar Obradoviq,   zbuloi se “shteti po thithë parat  prej fabrikës”. Atë menjëherë e arrestoi Agjensioni Informativ i Sigurisë (BIA) dhe e futi në Burgun Qendror të Beogradit, me akuzë se ka zbuluar fshehtësinë ushtarake. Vetëm pas presionit të masës së punëtorëve dhe të popullit, pas 20 ditëve u lirua nga paraburgimi dhe u vendos në arrest shëpiak. Edhe pas daljes nga burgu, Obradoviqi përsëriti rrëfimin e tij, duke vërtetuar se  ajo që ka thënë, është e vërtetë, duke shtuar se  politikën e afarizmit dhe të  kuadrove në “Krushik” e në fabrikat e tera  të industrisë ushtarake e kanë marrë në dorë njerëzit e shefit të BIA, Branisllav Gashiqit.

 Sipas akuzave të deputetes Tepiq,  pas të gjitha punëve të pista të tregtisë së armëve të Serbisë, qëndrojnë funksionarë të lartë të partisë  dhe bashkëpunëtorë të afërt  Vuçiqit.  Personi  kryesor në tregtinë e armëve është Sllobodan Teshiq,  tregtari më i madh i armëve në rajon, që ka disa firma legale dhe aso ilegale për shitjen e armëve, dhe është specialist për shitjen e armëve rexhimeve dhe vendeve të cilat janë nën embargo të armëve dhe kanë regjime teroriste.   Teshiqi qysh në vitin 2000 ishte futur në listën e zezë të Kombeve të Bashkuara,  kurse prej vitit 2017 në listën e zezë e ka futur edhe administrata amerikane.  Ndër personat e  tjerë në zinxhirin e trafikimit të armëve është edhe Branko Stefanoviq i ati i ministrit të punëve të brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviqit,   përfaqësues ekskluziv, i firmës private për shitjen dhe eksportin e armëve  (GIM),  i cili armët nga fabrika i blenë me çmime shumë më të lira se  eksportuesi i mëparshëm shtetëror“Jugoimport”. Në këtë mënyrë “Krushiku” ka humbur dhjetra miliona euro, ka ardhur në gjendje të punojë me 20% të kapaciteteve dhe rrezikon të mbetën pa punë 2000 punëtorë. Për këtë çka ka ndodhur në industrinë ushtarake, i kemi njohtuar me shkrim Akejsabdar Vuçiqin,  Ana Brnabiqin dhe Aleksandar Vullinin, por ata nuk kanë ndërmarrë asgjë, – ka thënë  kontrollori Obradoviq. Arkat me armë, përgatitur për eksport, i ati i ministrit Stefanoviq i kishte vendosur në deponë e MUP-it, në Avallë! Dyshohet se disa prej atyre armëve janë aso që më parë i ka  konfiskuar  policia dhe ato tash u janë dhënë kontrabandistëve privat për t’i shitur. 

Deputetja Tepiq, këto ditë i ka dhënë zjarrë skandalit të kontrabandimit të armëve dhe mbledhjes së parave për fushatën e tërheqjes së njohjeve të Kosovës, duke akuzuar të gjithë me radhë, prej kryetarit të shtetit, ministrin e jashtëm e të brendshëm dhe persona  tjerë në zinxhirin e kësaj afere. Ajo ka thënë se tërë operacioni dhe procesi i tërheqjes së njohjeve të Kosovës është paguar me paratë e mbledhura nga bizneset private dhe nga tregtarët e eksportit të armëve, dhe këtë duhet ta hetojnë policia e prokroria, si dhe ta hulumtojnë pasurinë e personave të apostrofuar. Kryetari Vuçiq duhet ta ketë ditur këtë, prandaj e ftoj që menjëherë të jepë përgjigje në këto pyetje.

 Por,  për çudi,  Vuçiqi që e ka zakon të reagojë  menjëherë edhe për çështje krejtësisht të parëndësishme, për këtë këtë skandal aq të madhe e komprometues,  është treguar i përmbajtur,  përveçse ka thënë   se kjo është fushatë politike e opozitës kundër tij. Gjatë vizitës që bëri (më 25 dhjetor) në Kompleksin Turistik në Fushka Gora (Vojvodinë), gazetarët kërkuan nga Vuçiqi të komentojë deklaratat e deputetes  Tepiq, sipas së cilës Serbia u ka paguar shteteve për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Vuçiqi nuk e mohoi këtë, veçse tha: “Kur arrijmë të përmirësojmë diçka, atëherë flasin për shpenzimet, e kjo është vetëm sa për të thënë diçka”. Kështu, në mënyrë indirekte,kryetari i shtetit pranon se tërheqja e njohjeve të Kosovës është bërë me pagesë të parave, duke korruptuar zyrtarët e shteteve të cilat e kanë tërhequr njohjen. Ndërkaq, ministri i jashtëm, Daçiqi, që shtë personi më i përfolur i zhytur në këtë aferë, ka reaguar, duke mohuar se ka marrë para për vete. Ai ka kërcënuar deputeten Tepiq se do ta paditë për shpifje dhe ulje të autoritetit të tij personal dhe të shtetit të Serbisë. Daçiq ka thënë se “deklaratat e Marinikës janë sikur t’ishin nga separatistët dhe terroristët shqiptarë. Zyrtarët kosovarë tash e kanë Marinikën aleate në përpjekjet e tyre për ta kompromituar shtetin e Serbisë.  Nuk bëhet fjalë këtu kundër korrupsionit, veçse   industrinë ushtarake  në një kontekst kriminal e lidhin me tërheqjen e njohjeve, për ta komprometuar tërë aksionin dhe shtetin e Serbisë në këtë projekt të rëndësishëm dhe të suksesshëm të diplomcisë serbe.  Ky është atak në një çështje të rëndësishme shtetërore dhe tentim për shkatërrimin e projektit të mbrojtjes së interesave shtetërore në  Krahinën jugore. Po të shpalllej një hua popullore, të gjithë serbët do të jepnin para për tëreheqjen e njohjeve të Kosovës. Lobimin  për aksionin e tërheqjes së njohjeve të Kosovës e  ka lejuar vet kryetari Vuçiq, sepse ky është projekt me interes kombëtar dhe shtetëror”, ka thënë Daçiqi. Sipas Daçiqit, kjo fushatë është nxitur nga opozita.

Ndaj deklaratave të deputetes Marinika, ka reaguar edhe  i përfoluri Nikolla Nedelkoviq,  shef i Kabinetit të ministrit të punëve të jashtme, duke kërcënuar  se do të ngritë padi private kundër deputetes për deklaratat e saj, të cilat i ka quajtur “gënjeshtra të turpshme, të cilave iu gëzohen vetëm armiqët e Serbisë, ndërsa ai dhe të gjithë patriotët serbë krenohen me fushatën e tërheqjes së njohjeve të Kosovës nga 17 shetete (?). Askush nuk e ka  sulmuar Serbinë në mënyrë kaq brutale, sa e ka bërë këtë deputetja Tepiq”,  ka thën[ Nedelkoviqi, në komunikatën zyrtare të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.  Duke iu përgjigjur kërkesës nga deklaratat e Marinikës, që të hetohet pasuria e Nedelkoviqit,ai ka thënë  “pasuria  ime e vetme është patriotizmi dhe dashuria ndaj Serbisë”!

Kundër akuzave të deputetes Tepiq, ka reaguar edhe trabanti i Vuçiqit, ministri i mbrojtjes, Aleksandar Vullin. Ai ka thënë: “për shkak të deklaratave komprometuese të deputetes Tepiq, në emër të të gjithë qytetarëve të Serbisë  u kërkoj falje të gjitha shteteve të cilat e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës”. Vullini duket se nuk e di funksionin e tij: a është kryetar i shtetit (të kërkoj falje në emër të gjithë qyetarëve të Serbisë), a është ministër i jashtëm (të kërkoj falje në emër të dipomacisë), apo është ministër i mbrojtjes që  të kërkojë falje në emër të aferave kriminale të zhvilluara brënda saj, në industrinë ushtarake?

I ashtuqutuajturi drejtori i Zyrës për Kosovë-Metohi në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, që është megafon i  rendomtë i Vuçiqit, ka reaguar duke thënë: “Tepiq e ka turpëruar tërë popullin serb, karshi suksesit më të madh që ka arritur Serbia me tërheqjen e njohjeve”. Edhe ministri i Energjetikës, Aleksandar Antiq, i ka gjykuar dekaratat e deputetes Tepiq, se shteti ka paguar për tërheqjen e njohjeve. “Deklaratat e saj nuk  i kanë shkaktuar kurrëfarë dëmi politik Daçiqit dhe këshilltarit të tij Nedeklkoviq, veçse i kanë bërë dëm të madh shtetit të Serbisë, duke u radhitur në krahun e politikanëve të Prishtinës, me akuzat kinse Sebia i ka korruptuar qeveritë e vendeve të cilat e kanë tërhequr njohjen. Prandaj, dëmi i është shaktuar Serbisë, ndërsa turpi është i deputetes, e cila nga parlamenti bënë këso akuza”, ka theksuar ministri Antiq.

Edhepse, opozita nuk është deklaruar lidhur me akuzat që ka bërë deputetja nga radhët e opozitës, zyrtarët më të lartë të Serbisë, akuzat e saj ia atribuojnë opozitës dhe konkretisht liderit të saj, Dragan Gjillas. I vetmi nga opozita që ka reaguar ndaj akuzave të deputetes Tepiq ishte kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq, i cili ka thënë: ”Edhe sikur t’ishin të vërteta ato që thotë Tepiq, ato ishin në të mirë të Serbisë”. 

Analisti më i njohur politik i Serbisë, Dushan Janjiq, ka thënë: “Të dhënat nga akuzat e tilla i shfrytëzon pala tjetër dhe kjo mund të krijojë probleme delikate në raportet ndërkombëtare, idomos me Vashingtonin dhe Brukselin”.  

Marinka Tepiq, e cila ka shkaktuar “termet dhe cunami politik” në Serbi, me ngritjen e aferës së armëve për  fushatën e tërheqjes së nohjeve të Kosovës, është një femër e guximshme. Me ratin e vizitës së eksremistit të djathtë britanik, Xhim Doson, në nëntor të vitit 2017, Tepiq nga foltorja e parlamentit pyeti: “”Çka kërkon në Serbi fashisti Xhim Doson, i cili u jep donacione manastireve nga paratë e fituara me shitjen e armëve”? Tepiq është e lindur në Pançevë (1974), ka kryer Fakultetin e Filologjisë- gjuhë dhe letërsi angleze dhe rumune, ka punuar si gazetare dhe aktiviste në disa OJQ, ka qenë anëtare e Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, ndërsa prej vitit 2017 është anëtare e Kresisë së Partisë për Liri dhe Drejtësi (të Dragan Gjillasit). Është me prejardhje rumune (me mbiemër: Çobanu).

Filed Under: Analiza Tagged With: afera e armeve serbe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 405
  • 406
  • 407
  • 408
  • 409
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT