Nga Anton MARKU/
‘‘Mini Shëngeni’’ duket të jetë një ndër përpjekjet e para serioze në dekadën e fundit. Ajo ka filluar të hedhë hapat e parënë realizimin e një ëndërre që mund të ketë karakter rajonal, por që në mënyrë konkrete e promovon elementin evropian tëintegrimit mes njerëzve, kombeve dhe shteteve. Kundër kësaj ideje janë kryesisht idhëtarët e taksës që e futi vendin nëizolim si pothuajse asnjëherë më parë që nga vitit 1999.
Frika nga lira
Është për tu habitur kundërshtimi i hapur, kryesisht i pajustifikuar, i konceptit, jo vetëm nga pushtetarët e deridjeshëm, por edhe e një pjese të shoqërisë civile, sidomos mediave dhe intelektualëve të (pa)varur.
Nga njëra anë edhe mund të përceptohet skepticizimi i atyre që sjellin paralele mes të djeshmes dhe të sotmes, sidomos nëkontekstin historik të pas luftës së dytë botërore dhe tentativave të përfshirjes së Shqipërisë në kuadrin e një federate jugosllave si republika e shtatë e saj. Po ashtu mund të kuptohet edhe rikthimi në kujtesë i pozitës diskriminuese tëKosovës në shtetin e dominuar nga sllavët e jugut, e sidomos dhunës sistematike të Beogradit ndaj tyre.
Sidoqoftë duket se në rastin konkret argumentet pro përfshirjes eventuale të Kosovës në iniciativa të tilla rajonale janë mëtë mëdha se sa mendohet aktualisht. Ndër to mund të veçohen:
-Fuqizimi i shtetësisë së Kosovës në kontekstin ballkanik: Kosova synon të ketë marëdhënie të mira fqinjësore me tëgjitha shtetet që e rrethojnë. Tre nga katër shtetet që momentalisht janë bërë pjesë e këtij procesi e kanë njohur Kosovën dhe nuk do të lejonin që ky realitet të vihet në pikëpyetje.
-Rritja e imazhit të Kosovës në skenën ndërkombëtare: pas dështimeve në sjelljen e njohjeve të reja dhe në anëtarësimin në organizata të mëdha në nivel global (UNESCO, INTERPOL, etj), si dhe vendosjen e taksës si instrument i cili nuk solli rezultatet e pritura (një ndër to edhe njohjen nga Serbia), Kosova do të tregonte maturi politike nëse qeveria e ardhshme, pas një analize të thuktë, rimendon çasjen dhe pozicionimin e saj në raport me projektet të cilat i mbështesin, politikisht dhe financiarisht, qendrat e mëdha të vendosjes në botë.
-Rikthimi në një treg të hapur: prodhuesit dhe tregtarët kosovarë do të sfidoheshin nga konkurenca rajonale, por dhe do tëpërfitonin nga shkëmbimi i përvojave me të tjerët, ndërsa konsumatorëve do të iu ofroheshin mallëra më cilësore me njëçmim më të ulët.
-Vazhdimi i ëndërrës evropiane: është utopi të mendohet se shteti i Kosovës do të mund të bëhet një ditë anëtar i BE duke u sjellë në mënyre izoluese, gjë që është vlerë anti-evropiane. Nuk mund të pretendosh të bëhesh pjesë e familjes sëmadhe me seli në Bruksel duke i përplasur dyert tua për pjesën tjetër të botës, andej mureve.
Shoqëritë e civilizuara nuk kanë frikë nga hapja por nga mbyllja.
Të guxosh
Në këtë kontekst natyrisht se përfituesit më të mëdhenj do të ishin vetë qytetarët e Ballkanit, ndër ta edhe ata të Kosovës. Qarkullim i lirë i njerëzve, mallërave, shërbimeve dhe kapitalit është ndër projektet më të mira paqësore që ka njohur njerëzimi deri më tani dhe Kosova duhet të guxoj që të afrohet në këtë grup shtetesh, ngadalë dhe me kujdes, por me njëenergji pozitive dhe pa paragjykime.
Në lidhje me këtë duhet thënë se është për tu pritur që bartësit e institucioneve kosovare janë të vetdijshëm se ndër hapat e parë që do të detyrohen të ndërmarrin në rast se do të duan të bëhen pjesë e ‘‘Mini Shëngenit’’ do të jetë edhe rishikimi i vendimit për vendosjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila konsiderohet se ishte njëinstrument politik në kundërshtim me parimet ekonomike. Kjo dhe mund të jetë arsyeja e refuzimit të ftesës nga ana e Presidentit Thaçi për të qenë pjesë e samitit të dhjetorit mbajtur para pak ditëve në Tiranë.
Kuptohet se ‘‘Mini Shëngeni’’ do të jetë një alternativë e përkohshme e integrimit në BE, por edhe ashtu rruga për atje çon nëpër vargmalet dhe autostradat e Ballkanit.
Hija e Ramës
Kosova nuk duhet të ketë frikë nga Edi Rama, e aq më pak nga shteti shqiptar. Ata dhe po të duan nuk mund të vendosin për fatin e saj. As nuk e kanë këtë mandat e as nuk duket se pretendojnë diçka të tillë. Në këtë rast Kosova, duke pasur nëkrah Shqipërinë, vetëm sa do të përfitonte nga pjesëmarrja në një forum në të cilin do të dëgjohej edhe zëri i saj. Nëse për pothuajse dhjetë vite Kosova dialogoi me Serbinë e vetme pse duhet të ketë rezerva për tu ulur në tavolinë aty ku ështëdhe Shqipëria.
Është për tu shpresuar se qeveria e re e Kosovës do të gjej mënyrat e duhura, qoftë dhe në cilësinë e vëzhguesit, që të mos mbetet jashtë rrjedhave të cilat i ofrojnë asaj mundësinë që nga vështruesi pasiv të marrë rolin e pjesëmarrësit aktiv nëdiçka e cila, në një perspektivë afatgjatë, mund të jetë në dobi të saj.
(Mos)njohja
Po, Serbia duhet të kërkojë falje dhe ta njohë Kosovës. Absolutisht po. Por, kjo mund të mos ndodhë në 50 vitet e ardhshme. Ky mund të jetë fati ynë. Dhe i tyre. Megjithatë kjo nuk do të thotë se edhe gjysmë shekulli duhet tëvazhdojmë të shikohemi përmes tytave të pushkëve.
Për të parë larg nuk mjaftojnë vetëm sytë.
Vjenë, 28 dhjetor 2019