• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SULLTANATI I ZULULANDIT

December 29, 2019 by dgreca

 Nga Petro DANGELLIA/

 Në pjesën juglindore të Europës ndodhet nje sulltanat i vogël  i mbetur aty qe nga kalbja dhe shpërbërja e perandorisë së Osmanllinjve. Aty jeton një popull i vogël, për të cilin thonë se dikur ka qënë trim dhe liridashës, por duke qëndruar një gjysëm mijëvjeçari me osmallinjtë morri edhe gjithë veset e tyre; përtacllëkun, dembelllëkun, budallallëkun, puthjepëqirllëkun, ‘peqe-hejvallallëkun’, kusarllëkun, ryshfetllëkun, akraballëkun,etj,etj dhe që të mos zgjatemi më tutje, se këto veset e ‘llëkut’ që ka marrë ky ‘xhins milet’ nuk kanë të sosur, megjithse ka kaluar afro një shekull që këta janë ndarë nga osmanllinjtë. 

        Por veç këtyre një pjesë e zululandasve, kuptohet ata më të shkathtit, më puthadorët dhe më të egrit, jo ndaj osmanllinjve, por ndaj zululandasve të tjerë, bënë prokopi. Pas tre brezash shkëputje nga osmallinjtë, ky takëm mileti, kuptohet nga ‘tabijati’, vazhdon të qeverisë zululandasit e shkretë.  Dhe në kohën e soçme, njërit prej tyre, i krisur nga trutë e kokës,  i ka shkrepur në kokë që të bëhet sulltan. Por jo vetëm kaq, por i është mbushur mëndja top, se është më i dituri dhe më i zoti nga të gjithë zululandasit. Aq keq është dalldisur pas kësaj ëndërre të marrë, sa që nuk dëgjon njeri, e të kthehet në rrugën e mbarë. Po mirë, mund të thotë ndonjëri? Çfarë pune na prish një njeri që është i marrosur? Vërtet ashtu është, por po të shikonte hallin e vet dhe të  mos u binte më  qafë  zululandasve, nuk do të  thoshja gjë. Por ky rob zoti, i mbështetur dhe nga jashtë Zululandit, ka arritur që të bëhet i pari i zululandasve, prandaj edhe do të bëhet sulltan, të “vrasë dhe të presë” dhe të mos i jap llogari njeriut.

        Thonë, se kur ky zululandas gjatosh dhe pa tru në kokë ka qënë tek frëngjtë, ka qënë i pabrekë dhe cullak. Por kur e prunë tek zululandasit e vet filloi të bënte prokopi, dhe jo vetëm është bërë më i pasuri i zululandasve, por për nga malli dhe kapitali i vënë, ja kanë zili edhe shumë pashallarë nga Avropi. Kështu thonë, por këtë nuk e thashë unë. Me të dëgjuar e kam. Në më kanë gënjyer, po ju gënjej. Thonë që është edhe shumë i babëzitur. Nuk ngopet duke ngrënë. Dhe sa vite shkojnë, aq më shumë i shtohet oreksi  dhe natë  e ditë  papushim ha si i babëzitur. Jatrotë që e kanë  vizituar thonë,  se këtë  e ka nga sëmundja, që në latinisht, sipas tyre kjo gjëndje patologjike quhet PPP-grabus. Ca të tjerë thonë që ky, që i vogël, ka “shkelur në xhinde”, dhe që atëhere i është shfaqur sëmundja. Ky bina, pasi hëngri autostrada, shkolla, spitale, pallate; pa i tretur mirë ato filloi të hajë edhe hidrocentrale. Ju kthye instrumentave të operimit në spitale dhe i kapërdiu. Gojët e liga thonë se është bërë kanibal dhe do të hajë edhe Teatrin Kombëtar megjithë aktorët brenda. Por këtë, gjynahqari, nuk do ta hajë  të  gjithë  vet, por do t’i japë  një  llokmë  edhe sejmenit të  tij, valiut të  Tiranës, Veli Beut.

         Po për të pirë, pyet një  andej nga fundi? Po ore, edhe pi.  Kur mbytet me të thata ja kthen me lëng: pi lumenj, pi përrenj, pi edhe karburante; dhe tani së  fundmi, në  kulmin e marrisë,  do të  pijë  edhe detin. Dhe me këtë ka bërë  ziliqar edhe Ksanthin, që  nuk arriti dot t’a pinte detin. Por edhe detin , që  të  mos i hymë  në  hak, nuk do ta pijë  vetëm, do t’a pijë  bashkë  me mikun e tij, Miçotaqin. Zululandasit, të  tmerruar, thonë  se i pari i tyre, qeveri-gremisuri, është  bërë lubi që  përpin çdo gjë, dhe kështu si e ka nisur nuk do të  mbetet as një bujashkë  nga Zululandi, se ky i babëzitur ka për ta  ngrënë  të  tërë, kuptohet bashkë  me miqtë  e tij.

        Tani së fundmi, në kulmin e çakërdisjes, pasi i ka provuar të gjitha, dhe meqënësë tërmeti i fundit la shumë gërmadha, i ka vajtur mëndja keq të provojë të hajë dhe gërmadhat. Prandaj më 18 dhjetor të kësaj seneje, pa u tharë mirë lotët për ata që ndërruan jetë nën gërmadha, ky sulltan pelivan, fshehurazi, dhe në mes të natës sterrë, me shi dhe bubullima, nxorri fermanin për të ngrënë 42 kala dhe gërmadha, monumente të zululandasve që nga lashtësia. Do thoni ju, që gërmadhat as hahen dhe as pihen. Thoni ju, pa pyeteni atë? Do ju thotë, se edhe hahen edhe pihen. Madje për t’i ngrënë ato do ta ndihmojë edhe një veziresha e tij, ajo e kulturës. Se nuk ju thamë që në fillim, se ky sulltanuc, ndryshe nga sulltanët e mëdhenj sa një deve që mbanin vetëm vezirë, shumicën e vezirëve i ka veziresha. Si me thënë, ky mendon se një gjel në mes të pulave komandon më mire se një gjel në mes të gjelave. Megjithëse gojët e liga thonë, se edhe ata gjela që i kanë mbetur janë bërë më pula se pulat.

        Thonë se ky sulltan, kur ishte i ri, i jati e çoi në një shkollë ku mësohej se si bëheshin surretet dhe syfetet. Megjithëse nga kjo shkollë ai nuk mësoi gjë, se hyri lloz e doli shul, prapë e mban veten për surratbërësin dhe syfetçiun më të mirë në Avropi. Nga kjo shkollë, megjithëse nuk e kishte për sua, i  pëlqeu shumë zurnaja, ahengu dhe çingitë. Gojët e liga thonë se duhet ta kesh në gjak këtë zanat, pasi edhe ashtu kot, ato nuk të pëlqejnë. Ne nuk marrim përsipër gjë për këtë, e ka, apo nuk e ka në gjak; por që i pëlqejnë shfaqjet, ahengjet, çitjanët dhe çingitë, pa merak, dilni dhe shikojeni vet, se vdes për të qënë atje ku “loz qeni i kallajxhiut”.

         Megjithatë, të kthehemi atje ku e lamë dhe të ngasim muhabetin; kur ra tërmeti dhe tundi dhenë, për t’u dukur se i vinte keq për miletin e vet, por duke pasur edhe frikë se mos mileti i kthehej kundër; gjithashtu, i mësuar edhe nga një prift i vjetër, i rrahur në vaj dhe në uthull në këto punë, Orosos ja thonë emrin; sulltani hoqi rrobat e bukura dhe të shtrenjta dhe veshi ca zhele murgu që dukeshin edhe si një veladon i rreckosur i një prifti ortodoks katundi. Tani pse veshi atë të ortodoksit dhe nuk veshi xhyben e një dervishi, unë nuk e di. Më mirë pyesni vet të zotin dhe ai vet do t’ju japë xhevap. La edhe pak mjekër që t’i afrohej shumë një eremiti, apo një hieronomaku. Vetëm një shkop i mungonte dhe do të dukej si shën Kozmai. Mileti e pa kaq të përvujtur dhe  më shumë i erdhi keq për të, se sa për veten që mbeti nën gërmadha. Bile, edhe kur thërriste  “divanin” në mbledhje, si një aktor i vërtetë teatri fliste me zë të ulët, si i drobitur, belbëzonte, si një prift në meshim, sa që kush e shikonte thoshte: I varfëri është bërë për të ardhur keq. Biles, për ta bërë lojën më të bukur dhe më bindëse, të gjithë vezirët, vezireshat dhe oborrtarët e pallatit i veshi me të zeza, kjo për t’i treguar miletit, se sa shumë po vuanin për të.

        Në këtë kohë, siç thamë edhe më lart, në kulmin e lojës aktoreske të një hieronomaku, ju rishfaq sëmundja e PPP-grabusit, dhe donte të hante të gjithë gurët e gërmadhave të vjetra të Zululandit. Kështu, një natë pa hënë, nxorri fermanin për gllabërimin e të gjitha kalave të Zululandit. Disa nga të diturit e kryeqytetit perandorak i thanë se po bënte gabim. Por i pari i Zululandit, kur i shkon mendja për ndonjë gjë, nuk pyet njeri, nuk dëgjon njeri; I erren sytë dhe as dëgjon, e as shikon.

        Zululandasit, në këtë thagmë të sulltanit panë fundin e tyre. Pasi vërtet, ky sulltan, por edhe të tjerë para tij, e kishin grabitur, varfëruar dhe katandisur aq keq, sa as “qeni nuk kishte ku t’i kapte”; por mbaheshin me gajret me sojin dhe fisin e tyre, si një nga më të vjetrit dhe më të fismit në Avropi. Por shitja të huajve dhe shkatërrimi i kalave të tyre, që tregonin gjithë historinë dhe luftërat e të parëve të tyre, do t’i linte pa histori, pa origjinë, pa trashëgimi dokesh dhe zakonesh. Pra, ata nuk panë vetëm një veprim babëzitës të sulltanit të tyre, por edhe një veprim keqdashës dhe djallëzor.

        Gojët e liga thonë se këto ai i bën, pasi kur ka qënë  i ri, ka qënë në oborrin mbretëror të frëngjve, ku edhe i kanë mësuar të gjitha djallëzitë kundër miletit  të vet. Për këto punë, thonë ata, ai ‘yshtet’ vazhdimisht tek frëngjtë. Për këto punë, gojët e liga thonë se i ka ngjarë një pashe të lig të Zululandit, që ja shiti Zululandin, Krajlisë. Esat Pashai ja thoshin emrin. Por një trim nga Jugu  i Zululandit ja morri shpirtin, atje në mes të oborrit mbretëror të frëngjve. Kuptohet, frengjtë u xhindosën, po nuk kishin se ç’të bënin, e varrosën me nderime në dheun e tyre. Do zoti, që edhe ky i sormi nuk ka fatin e tij. Pasi edhe ky ka filluar të fërkohet shumë me mbretin e Krajlisë, Buçiçin. Biles ka bërë edhe një marrëveshje me të; Miniçiçi e quajnë.

        Mileti ka frikë që të flasë, se ai ka nxjerr një ligj, që kush e kundërshton, do t’a shkojë në satër. Një nga zululandasit i bëri thirrje kryetarit të kuvendit, që të “verë  dorën në zemër” për miletin e vet, dhe t’a ndalë këtë të shkarë nga trutë e kokës. Bile i  ka thënë, që meqë ke edhe një emër mali, edhe origjinën e ke nga një zonë malore dhe e mban veten për sua trimi, dhe në të ka mbetur edhe pak gjak zululandasi në dejet e tua, ndaloje këtë të çmendur, që po na çmend derë më derë; pasi me thagmën e fundit të tij, nuk ka për të pasur më Zululand dhe populli i Zululandit ka për t’u shuar me të gjitha. Kjo thirrje i është drejtuar edhe pleqësisë së kuvendit, megjithëse pjesa më e madhe e tyre janë peqe-hejvallatë e sulltanit. Ndërsa oborri mbretëror, në kulmin e pasurimit, qejfeve, ahengjeve dhe bolorive të tyre, nuk dëgjojnë nga ai vesh. Ata bashkë me sulltanin thonë: Në djallë të vejë Zululandi dhe zululandasit; gur mbi gur të mos mbetet,  zjarri i rëntë Zululandit, se ne me floririn që kemi siguruar do të shkojmë tek sulltanati i Kajmakut bashkë me çilimijtë, sojin dhe sorollopin, dhe do të rrojmë për “shtatë palë qejfe” sa të na japë ymër zoti.

        Këtë sulltan në babëzinë e tij , ka për ta gjetur ajo që u ka bërë vaki disa mbretërve në kohën e lashtë, ku zotat, duke parë se sa të babëzitur ishin; njerit, Tantal ja thoshin emrin, e bënë që as të mos hante dhe as të mos pinte dot, deri sa mbaroi; ndërsa tjetrit, Midas e thërrisnin, që vuante edhe ai nga babëzia  për pasuri dhe flori, e bënë që çfarë prekte më dorë të kthehej në flori. Kapte mishin dhe mishi kthehej në flori, kapte peshkun dhe peshku kthehej në flori, kapte ngjalat e “Gjirit të Lalëzit”, dhe ato të shkreta, përsëri ktheheshin në flori, dhe kështu që thoni ju, mbeti pa ngrënë, edhe ai ndërroi jetë nga uria për shkak të babëzisë së tij për pasuri dhe flori. Do zoti dhe ky i yni kthen mëndje, se zotat nuk të falin, vonojnë por nuk harojnë,pasi do të përfundojë keq e mos më keq. Një i lashtë nga një mbretëri fqinjë, Dane Ali Geri e thoshin, për takëmin e sulltanit tonë, ka thënë se u ka rezervuar, rrethin e nëntë të xhehnemit, ku trupi dhe shpirti të digjet në zjarr. Gjynah, ishallah sulltani inë vë mend dhe nuk përfundon në xhehnem.

        Pleqtë e vjetër të Zululandit thonë edhe disa gjëra, që ky sulltani inë dhe oborrtarët e zilepsur të tij nuk e dinë. Ata thonë që qysh në kohët e vjetra dhe deri më sot, Zululandi ka qënë dhe mbetet në ruajtje të zotave. Mjerë kush e prekë dhe i bën keq atij. Ndëshkoji o zot ata që ja kanë shitur shpirtin djallit dhe satanait.

Petro Dangellia 29 dhjetor 2019.

Filed Under: Analiza Tagged With: Petro Dangellia, Zululandi

Zoti e ruajtë Shqipërinë dhe Shqiptarët!

December 22, 2017 by dgreca

HARAÇI PËR EUROPËN ?/

702px-Albanian_caricature_1913

Zoti e ruajtë Shqipërinë dhe Shqiptarët!/

Nga Petro Dangëllia*/

Shqiptarët dhe të parët e tyre kanë 22 shekuj që paguajnë haraçe, kanë 22 shekuj që janë pushtuar dhe dhunuar, kanë 22 shekuj që nuk jetojnë të lirë. Fillimisht, deri në shekullin e katërt pas Krishtit, për gjashtë shekuj u sunduan dhe u grabitën nga Perandoria  Romake e Perëndimit, pastaj për 11 shekuj nga Perandoria Romake e Lindjes, Bizanti, dhe në fund 5  shekuj nga Perandoria Osmane.

Cili komb i Europës do të ishte ky që është sot, sikur jo 22 shekuj, por vetëm 5 shekuj të mos kishte qënë i lirë, por nën pushtim, e zemë se do të  kishte fatin që të kishte qënë nën sundimin e Perandorisë Osmane?! Por fati ishte me Europën dhe jo me shqiptarët, pasi sikur të mos kishte qënë shqiptari i Madh, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, harta e Europës nuk do të ishte kjo që është sot, religjionet e Europës nuk do të ishin këto që janë sot.

Për këtë Europë që lulëzoi këto pesë shekujt e fundit, në shekullin e XV u sakrifikuan shqiptarët që i vunë gjoksin, luftuan dhe u përballën me një nga perandoritë më të egra që kishte parë njerëzimi në atë kohë, që u ndeshën dhe dolën triumfatorë me dy sulltanët më të fuqishëm dhe më të lavdishëm të Perandorisë Osmane gjatë gjithë ekzistencës së saj. Po të mos kishin qënë shqiptarët, pasi sërbët dhe grëket turku i vuri që në fillim nën thundër, Europianët sot do të faleshin në xhami dhe katedralet e tyre të bukura, përfshirë dhe Shën Pjetrin do të kishin fatin e Shën Sofisë duke u kthyer në xhami blu.

22 shekuj robëri. Sot në shekullin e XXI ne jemi në garë me kombet e tjerë europianë. Kuptohet që jemi shumë mbrapa dhe kjo jo për fajin tonë. Ndërkohë që kombet europianë janë të shëndetshëm dhe plot gjallëri me një start të fuqishëm në këtë vrapim modern, ne shqiptarët akoma nuk kemi hequr zinxhirët nga duart dhe këmbët dhe mezi ecim. Kyçet tona janë të enjtura dhe plot plagë nga zinxhirët shekullorë. Në këtë gjëndje ne jo vetëm që nuk vrapojmë dot, por që as mendohet se mund të futemi në garë.

Nëqoftëse kjo garë do të bëhej nga shekulli i IV deri në shekullin e II para Krishtit, kur shtetet Ilire dhe Epirote ishin njësoj me të tjerët, madje shumë më të fuqishme dhe zulmëmëdha kundrejt shteteve të Perëndimit, puna do të ishte krejt ndryshe. Në lindje ato u matën me Aleksandrin e Madh dhe fituan, në Perëndim Teuta me Gentin u ndesh me Romakët dhe Pirrua i Epirit nënshtroi gjithë Greqinë, vuri nën këmbë Maqedoninë dhe drodhi Italinë e Jugut dhe Siçilinë duke u ndeshur si i barabartë me Romën dhe Kartagjenën. Ndërkohë që për Europë në atë kohë as që mund të bëhej fjalë fare. Kjo ishte raca e jonë në antikitet.

Nëqoftëse kjo garë, do të përsëritej në Mesjetë (atëhere kur Bizanti po jepte shpirt), fillimisht me shtetin e Arbërit dhe Despotatin e Epirit dhe më vonë  me Buajt, Spatajt, Zenebishët, Balshajt, Topiajt, Aranitët, Dukagjinët, Kastriotët, Muzakajt, ku Arbëria nuk ndryshonte pothuajse fare nga shtetet e Europës për nga zhvillimi, gara do të ishte përsëri ndryshe. Kjo ishte raca e jonë në Mesjetë.

Sot jemi bërë për të qarë hallin. Kësaj po t’i shtojmë edhe një çerek shekulli errësirë, humbëtirë dhe shkatërrim nga ata që erdhën në pushtet dhe u sollën me shqiptarët si  barbarët e Xhingiz Khanit, ndërsa me të huajt puthadorë, servilë dhe sahanlëpirës. Të gjitha këto në kuriz të Shqipërisë, ku të gjitha ato që ishin krijuar për 50 dhe qindra vjet me mundim nga populli shqiptar u shkatërruan, u dogjën duke përmbysur çdo gjë me një urrejtje kaq të madhe, sa që edhe vetë Pal Emili që dogji gjithë Epirin, Stefan Dushani dhe Andartët grekë do t’ua kishin zili. Një mendje të thotë, se për këto gjëma që i kanë bërë dhe që duan akoma t’i bëjnë Shqipërisë, në vesh u kanë fryrë dhe u fryjnë në sinkron Beogradi dhe Athina. Dhe këta të shitur edhe sot që flasim në emër gjoja të patrotizmës duan ta groposin Shqipërinë.

Shqipëria sot duket si ai që sapo ka dalë nga varri dhe po përpiqet të hyjë në jetë, ngrihet në këmbë dhe rrëzohet, ngrihet në këmbë dhe puthadorët e Beogradit dhe të Athinës i venë stërkëmbsha dhe ajo e varfëra përsëri rrëzohet. Përsëri ngrihet ringjallet si Feniksi dhe mundohet të ecë përpara me sytë nga Perëndimi (nga ai Perëndim që 100 vjet përpara e copëtoj dhe e ndau në pesë pjesë, ku shqiptarëve u la një të pestën në një Shqipëri Trung, si ai trungu i zgërbonjës) në një rrugëtim pafund në një mision gati të pamundur, pasi mban mbi shpinë mallkimin e kalimit të kësaj shkretëtire me emrin tranziscion, për të shkuar në tokën e premtuar me emrin Europë.

Europa e shikon të drobitur dhe i thotë: Jo nuk të pranoj të hysh në shtëpinë time moj lypsare. Ik tutje. Thyej qafën. Dale, dale se u kujtova. Shiko, ke një shans, lutju sërbëve, jepu çfarë duan dhe po pranuan ata, bashkangjitjuni atyre në një shtet, të cilin ne të krishterët e Europës e kemi pagëzuar me emrin “Ballkani Perëndimor”. Atëhere shohim e bëjmë. Shikoni, se desh harova, i jepni edhe Greqisë çfarë kërkon ajo, ca nga toka (ku me sa di unë ca varre kërkon e shkreta), ca nga deti (ku me sa di unë ca minerale kërkon e shkreta) dhe pasi të merrni bekimin e Mitropolitit të Athinës dhe atij grek në vendin tuaj, lahuni, shplahuni, vishuni me cohëra europiane dhe bëhuni gati t’u marrim si shërbëtore për në sallonet tona.

E mjera Shqipëri në duart e kujt ke rënë; një palë të vrasin, të djegin dhe të shesin, pala tjetër të vesh dhe të zbukuron si prostitutë dhe të nxjerrë të shnderohesh. Po si more të paudhë, njësoj si të parët edhe jut ë dytët, lejoni varreza greke në Shqipëri?!!

Si more të panderë lejoni të nderoni me ceremoni të vrarët e një ushtrie pushtuese, e cila erdhi të pushtojë Vorio-Epirin. Kaq syleshë jini dhe nuk e kuptoni që ato varre janë “Guri i Sinorit” , i  Vorio-Epirit, njësoj si kishat dhe katedralet që janë ngritur nga grekët në Shqipërinë e Jugut këtë çerekshekulli për ta kufizuar këtë sinor ortodoks.

Pra haraçet e shqiptarëve nuk kanë të sosur; të krishterët katolikë dhe protestantë të Europës kërkojnë tani që haraçin tua paguajmë të krishterëve ortodoksë të Ballkazanit, sërbëve, grekëve, bullgarëve, maqedonasve dhe malazezëve.  Pra shqiptarët do të vazhdojnë të paguajnë “shinikun e priftit ortodoks”; sllavëve, duke u futur në një shtet me ta, por nën hyqmin e tyre dhe helenëve duke u dhënë hise ose një dhoro nga Vorio-Epiri. Madje me këta të fundit duke bërë edhe një traktat miqësie, i cili ka për të qënë një akt tradhëtie dhe dënimi me vdekje i Shqipërisë së Jugut, pasi Shqipërinë e veriut e kemi për sllavët.

Zoti e ruajtë Shqipërinë dhe Shqiptarët!

22 dhjetor 2017.

  • Petro Dangellia eshte bashkepunetor i Diellit. Ilustrim: Karikature nga arkivi i Diellit

Filed Under: Analiza Tagged With: Petro Dangellia, ZOTI E RUAJTE SHQIPERINE DHE SHQIPTARET!!!

EUROPË NJIHE VETEN

November 26, 2017 by dgreca

h1 ahn-620x440

NGA PETRO DANGELLIA/1 Flamuri big        Kur vjen z.Josef Han në Shqipëri pritet si ujët e  pakët. Populli shqiptar i zhurritur dhe me një buzëtharrje nga vapa e gjatë e rrugëtimit në shkretëtirën e pafund, në një mission gati të pamundur, pasi mban mbi shpinë mallkimin e kalimit të kësaj shkretëtire me emërin tranziscion, për të shkuar në tokën e premtuar me emrin Europë.

Kështu edhe kësaj rradhe, imazhet ireale që u krijohen shqiptarëve nga zhegu i kësaj shkretëtire të mallkuar, kur ju shfaq z.Han si i dërguar i zotit, i cili ashtu si Mojsiu, do të na udhëhiqte dhe do të na çonte drejt burimeve me ujë të ftohtë të kësaj toke të premtuar, ju duk se shumë afër ndodhej një oaz i mrekullueshëm me  ujë të freskët dhe shumë shpejt pas tij do të dilte bukuroshja Europë, ashtu si Afërdita nga shkuma e detit. Por jo, nuk qe e thënë. Mojsiu vërtet u shfaq, por ai tha, se ju llauzi i shqiptarëve keni akoma shumë rrugë për të bërë për të mbrritur atje ku dëshëroni, duke e çuar realizimin e ëndrrës së shqiptarëve në kalendat greke. Edhe kësaj here shqiptarët u dëshpëruan, por nuk hoqën dorë nga ky mission i pamundur.

Shqiptarët janë ndoshta i vetmi popull në Europë që e do Europën me një dashuri të zjarrtë shekspiriane. Kjo dashuri nuk ka asnjë ndryshim nga dashuria e zjarrtë e Zeusit për bukuroshen Europë, motrën e Feniksit dhe të Kadmit. Në dallim nga vëndet fqinjë që herë pas here lëshojnë mallkime në drejtim të Europës, madje edhe nga ata që bëjnë pjesë në të. Madje, madje ai e do më shumë se edhe vetë popujt që krijuan Bashkimin Europian, të cilët herë pas here mërziten me të dhe duan të divorcohen e të bredhin ergjele.

Ndoshta edhe popujt europianë, duke na parë ne shqiptarët në këtë marri dhe çartje dashurore, na marrin për një popull me cilësi fëminore, si naiviteti, çiltërsia dhe padjallëzia.

Jo, nuk është kështu. Por shqiptari atë që e quan mik e mban për mik. Nëqoftëse kjo cilësi tek shumë popuj ka humbur, tek ne për fat të mirë ekziston akoma. Ne e duam mikun me sinqeritet dhe i japim besën. Por duam që edhe miku të na i kthejë me të njëjtën monedhë.

Por këtu ka edhe një problem. Të dërguarit e Europës takohen vetëm me politikanët shqiptarë, të cilët me thënë të drejtën i ndan një hendek i thellë nga populli i tyre dhe janë të një race tjetër, një racë sharlatanësh të babëzitur, delenxhinj dhe kameleonë. Ky është problemi dhe mallkimi i ynë. Por, populli i ynë është ndryshe nga ata që takoni Ju z.Han. Mos kujtoni se edhe ne jemi si ata. Mos merrni ata për shëmbëlltyrën tonë.

Kush është populli shqiptar? Ju mbase e dini këtë dhe historinë e popullit tonë. Por mos ma merrni për keq, pasi dua edhe unë të them dy fjalë. Origjina e tonë vjen nga mugëtirat e kohrave që nuk mbahen mënd dhe nuk i gjen gjëkundi të shkruara.  Etnogjeneza jonë vjen nëpërmjet legjendave të mitologjisë ashtu si mjegulla në ditët e ftohta të dimrit, që duket dhe zhduket, që tregon dhe fsheh malet, grykat dhe luginat.

Ne, mbajmë për të parët tanë pellazgët. Ata të cilët Omeri tek Iliada i quante hyjnorë dhe të lindur para hënës. Ne mbajmë për të parin tonë Thotin, perëndinë pellazge të diturisë; të cilët grekët e lashtë e quajtën Hermes Trimegjisti (Tri herë i madh). Por ne, më pas kemi pasur edhe Zeusin, të cilin po Omeri e quan “Zeusi Pellazg i Dodonës”, nga i cili kemi marrë disa cilësi të shkëlqyera: Dashurinë për jetën, Besën ndaj mikut dhe mikpritjen, mosbërjen keq ndaj fqinjit, ndëshkimin e së keqes, trimërinë dhe mbrojtjen e vatrës familjare dhe të atdheut deri në vetëmohim, dashurinë dhe nderimin për etërit dhe atdheun që na lanë të parët, dashurinë dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe, të paktën që nga Thoti e këndej, prej më shumë se 14.000 vjetësh; pasi origjina e gjuhës tonë shkon deri në lindjen e racës të bardhë me Japetin, prandaj dhe shumë autorë atë e quajnë –Gjuhë Japetike- ose gjuhë e racës së bardhë.

Në këtë kuptim, ne që duam të hyjmë në Europë, jemi vetë Europa, pasi rrënjët e saj shkojnë deri tek të parët tanë. Në këtë kuptim, kur të na fusni në Europë, nuk na bëni nder neve, shqiptarëve; por i bëni nder vetes, pasi pranoni në gjirin Tuaj pasardhësit e të parëve tuaj.

Ju z.Han, kur shkuat në Maqedoni, midis të tjerash, u shprehët pak a shumë, se çështja e gjuhës shqipe në Maqedoni nuk është problem i Bashkimit Europian. Ky është një problem i juaji, sllavë dhe shqiptarë që jini të detyruar të bashkëjetoni nën një kulm, i cili quhet FYROM. Këtë fjalë ne shqiptarët më shumë e kuptojmë si një shtet që mezi merr frymë dhe po jep shpirt, pasi në Jug të Shqipërisë me fjalën Firomë, kuptohet fryma.

Na keni lënduar z.Han! Mbase Juve kështu u kanë thënë në kanceleritë e perandorisë europiane. Por gjuha shqipe është e shënjtë për ne shqiptarët. Jo më kot i thashë disa fjalë aty më lart. Gjuha shqipe është pjesë e identitetit dhe ekzistencës sonë si komb. Pa të ne jemi të humbur. Dhe ta dinë mirë; miqtë dhe armiqtë; Gjuha shqipe nuk ka për t’u tretur dhe nuk është tretur për mijëra vjet, pasi shqipfolësit e kanë mbrojtuar atë me jetën e tyre. Ky është amaneti i të parëve  tanë. Gjuha shqipe nuk ka për t’u tretur në trojet dhe land-inat ku flitet shqip, ku bukës i thonë bukë dhe ujit i thonë ujë. Historia ka vërtetuar se janë tretur ata që kanë dashur ta tresin atë.

Më lejoni t’ju kujtoj se çfarë ka thënë e më e madhja mike e shqiptarëve, Mis Durham: Pushtimet dhe perandoritë kanë kaluar mbi shqiptarët pa lënë asnjë gjurmë, ashtu si kalon uji mbi shpinë të patës (rosës). Ne jemi ata që kemi qënë për mijra vjet dhe kështu do të jemi edhe për mijëra vjet të tjerë.

Më lejoni z.Han t’ju tregoj, se gjuha shqipe është një nga gjuhët më të lashta të planetit, duke lënë shumë pas gjuhë si: greqishtja e lashtë, latinishtja, sanskritishtja, hebraishtja, vedishtja, tokariania, sllavishtja dhe gjermanishtja e lashtë, lituanishtja etj etj. Motër e saj është keltishtja. Ajo konkuron në kohë ndoshta me gjuhën e actekëve, gjuhën e lashtë egjyptiane dhe gjuhën e lashtë kineze. Por duhet të jetë më e vjetër se edhe këto të fundit.

Për shembull, në mos gaboj, në gjuhën tuaj, patates  thonë kërtofel. Në Lëpushë, Selcë të Vermoshit dhe në Bjeshkët e Namuna, patates i thonë kërtollë. Ka ndonjë ndryshim midis asaj që i thoni Ju dhe asaj që i thonë malësorët tanë?!!!

Në gjuhën tuaj, kur varroset njeri, në mos gaboj i thonë begraben. Në Toskëri përdoret një shprehje si mallkim; do të bëj gropën. Është e njëjta fjalë. Ju përdorni fjalën kaput për vdekjen. Në shqip kur një lule e këput, ajo vdes, ose njeriut kur vdes i  këputet jeta në mes. Ku është ndryshimi?!!

Një poet i yni, Naim Bej Frashëri i kanë pas thënë, është i mejtimit se gjuha shqipe është gjuhë e perëndive. Dhe ka të drejtë; pasi ajo është gjuha e Thotit. Vetë Zeusi ka folur shqip. Shqip ka folur Mojsiu.

-Shqip ka folur Akili dhe Odiseu. Shqip ka folur Aleksandri i madh. Shqip ka folur Pirrua i Epirit. Shqip ka folur Hanibali dhe Jul Qezari.

-Shqip ka folur Kostandini i Madh dardanasi prej Nishit, i cili është një nga figurat botërore që vjen menjëherë pas Jezu Krishtit për veprën që kreu në mbrojtje të krishtërimit, e cila është feja që gëzoni sot Ju europianët.

-Shqip ka folur Justiniani i Madh, dardanasi prej Bederianës, dhuratë prej të cilit ka sor bota e qytetëruar kodet juridike, si dhe mbrojtjen që ai i bëri qytetërimit europian prej dyndjeve barbare sllave.

-Shqip ka folur Gjergj Kastrioti, pa veprën e të cilit dhe të shqiptarëve që luftuan bashkë me të; ndoshta Europa sot do të ishte muhamedane.

-Thonë se shqip ka folur Gjergj Uashingtoni, i cili duan e thonë se gjyshen e ka pasur nga Peja.

-Thonë gjithashtu se shqip ka folur Napoleon Bonaparti  (kalëmiri), i cili për simbol ka pasur shqiponjën, të cilën mund ta shikjoni të gdhendur në shtëpinë e tij në Korsikë. Ai Napoleon që i dha Europës kodet e reja dhe e qytetëroi atë. Dhe nëqoftëse Europa sot është ajo që është, kjo është meritë e këtij arvanitasi me origjinë nga Moreja e Peleponezit.

-Thonë gjithashtu se shqip ka folur Xhuzepe (Zef) Garibaldi (Kalibardhi) me origjinë nga arbëreshët e Italisë. Themeluesi i shtetit modern Italian.

-Shqip ka folur Mehmet Ali, themeluesi i shtetit modern egjiptian.

-Shqip ka folur Mustafa Qemali, themeluesi i shtetit modern turk.

Prandaj, më falni z.Han, por edhe ju duhet ta mësoni gjuhën shqipe, pasi ju nderon dhe shton më tej kulturën Tuaj erudite me një gjuhë, që Robert D’Anzhely e ka quajtur gjuhë të Universit; ndërsa një rilindas i joni i kohëve moderne, Petro Zheji, e ka quajtur gjuhë kozmike. Dhe si një gjuhë e tillë ju europianët duhet ta vendosni në muze atje në Bruksel dhe mirë është, që për erudicion, ta mësojnë  të gjithë politikanët e BE.

Shqipen duhet ta mësojnë edhe historianët dhe gjuhëtarët perëndimorë, pasi kështu kanë për t’i hequr mjegullnajën, mugëtirën dhe patericat politike me ngjyrime shoviniste dhe raciste gjuhësisë dhe historisë botërore, të cilat paskëtaj do të dalin në dritë dhe do të ecin me këmbët e veta.

Në kuptimin me sa u trajtuan më lart edhe UNESKO duhet ta shpallë gjuhën shqipe; gjuhë të njerëzimit dhe ta marrë në mbrojtje.

Në mirëkuptimin Tuaj Z.Han dhe me respekt.

Petro Dangëllia, 25 nëntor 2017.

Filed Under: Editorial Tagged With: Europe, njihe veten, Petro Dangellia

Skënderbeu luftoi kundër atyre që donin të pushtonin dhe robëronin Arbërinë

September 20, 2017 by dgreca

*Gjergj Kastrioti- Skënderbeu do t’i luftonte pushtuesit turq edhe po të ishin ortodoksë a Katolikë /

1-Skenderbeu-300x269

*Faik Konica na kujton se popujt e tjerë i ngrenë heronjtë e tyre nga balta, ndërsa ne shqiptarët i kemi dhe i kthejmë në baltë./

Nga Petro Dangëllia/

I ngacmuar nga biseda e zhvilluar nga moderatori  Ylli Rakipi   “Skënderbeu dhe Islami” them të shpreh nja dy mendime. Në këtë bisedë, ku shqiptarët tërë sy e veshë, po dëgjonin dhe mësonin nga të “Pa Ekspozuarit” që kishte thërritur në tavolinën e rrumbullakët Ylli, që me thënë të drejtën, duke përjashtuar Virgjil Kulen, të tjerët janë kaq të ekspozuar, saqë shqiptarët i njohin, po aq sa edhe sherxhinjtë e mëhallës. Po hajt mo, t’i lëmë hallexhinjtë në zanatin e tyre. Po të shikosh vetë koka e  tematikës së zgjedhur: Skënderbeu  në njërën  anë  dhe  Islami nga ana tjetër, ishte e gabuar. Është njësoj sikur të bëhej paraqitja me temën e bisedës, Skënderbeu dhe Krishtërimi, e cila po ashtu do të ishte shumë e gabuar. E vërteta, si gjithmonë, është shumë e thjeshtë, pa ndërlikime dhe stërhollime. E vërteta është si drita e diellit e qartë. Sofistët që përpiqen ta fshehin dhe maskojnë të vërtetën, i paraqitin faktet dhe ngjarjet të ndërlikuara dhe të modifikuara duke përhapur mjegull, pasi në mjegull gënjeshtrat e tyre bëhen më të pranueshme dhe më të besueshme.Kush është e vërteta do të pyesni ju? E vërteta është kjo: Skënderbeu nuk mbrojti krishtërimin dhe as nuk luftoi islamin. Por ҫfarë bëri do të thoni Ju? Përgjigja është e thjeshtë. Atë që mund të bëjë sot ҫdo shqiptar për atdheun e vet, ta mbrojë nga armiqtë, pavarësisht nga feja që ata kanë; ortodoks, musliman, budist, protestant  apo katolik.

Fenë e pushtuesit nuk e zgjodhi Skënderbeu. Por as fenë e atyre që e mbështetën nuk e zgjodhi Skënderbeu. Fenë e aleatëve dhe të kundërshtarëve, nuk e zgjodhi Skënderbeu. Atë e zgjodhi HISTORIA. Këto ja prunë në pjatë Skënderbeut ngjarjet historike. Nëqoftëse turqit, ose osmanët, do të ishin ortodoksë, apo katolikë, Skënderbeu do ti kishte luftuar njësoj dhe me të njëjtën forcë që luftoi osmanët muslimanë. Skënderbeu luftoi kundër atyre që donin të pushtonin dhe robëronin Arbërinë, pavarësisht faktit që këta pushtues ishin të veshur me shallvare, apo me poture. Skënderbeu pa tek ata vetëm – armiqtë e Arbërisë.Vepra e Skënderbeut duhet ndarë një herë e mirë nga  feja. Ajo nuk ishte një vepër fetare, por një vepër  patriotike dhe atdhetare. Nëqoftëse veprën e tij, të dy palët, Perëndimi dhe Lindja, e shohin me syze fetare, kjo vjen thjesht nga obskurantizmi dhe fanatizmi i të dy palëve. Skënderbeu asnjëherë nuk ka qënë një “kryqtar”. Skënderbeu është thjeshtë, hero i popullit të vet; ashtu siҫ ishte Herakliu në lashtësi, një hero i grekërve.Pra Skënderbeu nuk zhvilloi një luftë fetare; ashtu si shqiptarët, që asnjëherë në histori nuk kanë zhvilluar ndonjë luftë fetare, ose me simbole fetare.

Popuj të tjerë kanë zhvilluar dhe duan të zhvillojnë luftëra fetare, me simbole fetare dhe nën nxitjen dhe drejtimin e klerikëve të tyre. Madje i kanë sulmuar shqiptarët dhe i sulmojnë sot e kësaj dite nëpërmjet falangave me “uniforma” dhe ngjyrime fetare.

Shqiptarët në historinë e tyre dallohen për një gjë dhe vetëm për një gjë, që ata asnjëherë dhe në asnjë rast nuk kanë zhvilluar luftëra pushtuese dhe sidomos ndaj fqinjëve të tyre. Përkundrazi këta gjitonë të liq që na kanë rënë për pjesë, vazhdimisht na kanë sulmuar. Në kohët më të reja këto sulme kanë filluar me mbretërit bullgarë, kanë vazhduar me Stefan Nemanjen dhe pas tij me Stefan Dushanin. Sa i hoqëm qafe këta sllavë të hazdisur na u poftisën selxhukët dhe osmanët. Por nuk mjaftuan këto, këta fqinjë harbutë dhe të pacipë, kanë 150 vjet që me ndihmën e Fuqive të Mëdha, përfshirë edhe Rusinë Cariste, na kanë zaptuar territore të tëra nga Nishi, Shkupi deri në Prevezë. Por kjo është historia jonë fatkeqe. Mirë historia që na ka dhënë dhurata të tilla të këqia, por nuk na lënë rehat edhe mizat e kalit këtu brenda që zukatin plot menҫuri.

Sipas këtyre mizave mëndjeholla; shqiptarët nuk duhet të mbroheshin nga pushtuesit dhe nuk duhet të luftonin ndaj tyre, pasi kështu ata kishin ushtruar dhunë ndaj tyre dhe këtë nuk e lejon Këshilli i Europës!!! Ata i kishin vrarë ata që donin t’u pushtonin tokat, t’u vrisnin fëmijët dhe pleqtë, t’u dhunonin gratë.

Po ku qëndron gabimi i shqiptarëve sipas analistit mëndjendritur Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu)? Gabimi qëndron, se shqiptarët nuk i pyetën osmanët se ҫfarë feje kishin dhe me ta marrë vesh që ata ishin muslimanë, menjëherë duhej ta kishin ndërprerë luftën dhe tua jepnin të gjitha ato që kërkonin këta pushtues të ardhur nga humbëtirat e Azisë dhe të mos ushtronin dhunë ndaj tyre.

Por këtu gabimi më i madh është i vetë Gjergj Kastrotit. Ai duhej të kishte pritur sa të shikonte dritën e diellit sadrazemi Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu) dhe t’i merrte dorën këtij turkoshaku, pastaj të luftonte turqit. Shyqyr që arkadashi Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu) nuk lindi në kohën e Skënderbeut, pasi ai me një të rënë të shpatës, do ta kishte ndarë kokën e ndritur ( të mënҫuruar në Firence) nga qafa e trashë, këtij pashai turk të kohëve moderne.

Por avazit të Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu)  i mbajnë ison edhe dy analistë të tjerë mëndjendritur dhe të gjithëditur, Andi(viq) Bushat(ogllu) dhe Fatos(eviҫ) Lubonj(opullos) dhe ata kanë një kërkesë shumë të menҫur, meqënëse edhe zogu këndon me pare, këta i kërkojnë pare Skënderbeut që të flasin mirë për të, pasi këta janë nga ata zogj që nuk cicërijnë pa pare.

Kështu, o I madhi Skënderbe, ti ke bërë edhe një gabim tjetër të madh nuk u ke dhënë pare këtyre delenxhinjve, prandaj këta flasin keq për ty sot dhe të quajnë hajdut, vrasës dhe një njeri të dhunshëm. Dhe që të shpëtosh nga këta duaxhinj, merri leje Hadit dhe kthehu në botën tonë e jepu ca pare këtyre, që nuk lënë sahan palëpirë, vetëm që të marrin ndonjë lek.

Ndonjëri edhe mund të pyesë i ҫuditur: Po mirë ore, ҫ’punë u prish Skënderbeu këtyre zogjve cicëritës ortodokso-muslimanë? Skënderbeu ka 500 vjet që ka shkuar në atë botë. E po këtu fle lepuri. Shqiptarët nuk duhet të kenë heronj, se heronjtë e shqiptarëve duhet të jenë këta delenxhinj që na mbajnë me llogje televizor më televizor dhe gazetë më gazetë.

Ata që u japin ndonjë pare dhe u hedhin  nga pak ҫorbë në sahan që të hanë këta të babëzitur, kanë si qëllim që shqiptarët të mos kenë figura kombëtare, udhërëfyese; e për rrjedhojë shqiptarët të mos kenë as identitet kombëtar.

Corbëdhënësit dhe ҫorbëngrënësit e dinë shumë mirë që Gjergj  Kastrioti Skënderbeu është simbol i unitetit të shqiptarëve dhe Heroi Kombëtar i shqiptarëve. Prandaj, shajeni, përbuzeni, bërtisni duke u jargavitur kundër tij, rrëzojeni, përmbyseni kokëposhtë dhe në vend të tij ngrini Haxhi Qamilin kokëtrashë, i cili  u puth me sërbët dhe andartët grekë, vrau patriotët shqiptarë dhe donte ta kthente Shqipërinë përsëri tek Turqia. Haxhi Qamili thoshte Dum Babën që të përdhunojë Nënën Shqipëri; ashtu siҫ thotë edhe dumbabisti i sotshëm Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu);  Ngrini Esad Pashën që e shiti Shqipërinë tek Sërbia, Greqia dhe Turqia. Pra, ngrini tradhëtarët, ata që e kanë shitur Shqipërinë për të mbushur xhepat e tyre me florinj.

Faik Konica na kujton se popujt e tjerë i ngrenë heronjtë e tyre nga balta, ndërsa ne shqiptarët i kemi dhe i kthejmë në baltë.

Jo, thone tri duaxhinjtë, ne jemi kundër miteve. Gjergj Kastrioti është kthyer në mit dhe ne do ta rrëzojmë mitin e tij. Por jua duaxhinj të dynjasë nuk keni kuptuar një gjë; që populli ynë i ka krijuar mitet nga njërzit e gjallë të tij, nga udhëheqësit e tij, pasi bëmat e tyre kanë qënë kaqë të mëdha, saqë ata janë kthyer në të pavdekshëm për popullin e tyre, janë kthyer në mbinjerëzorë dhe kjo jo për faj të tyre, por as për faj të popullit të tyre.

Kështu ka qënë historia e popullit tonë; Gjergj Kastrioti ktheu në mit Pirro Burrin. Në letrën që ai i shkruante princit Italian Xhovani Antonio Orsini më 31.10.1460, shkruan: “Ne jemi epirotë, të parët tanë qenë epirotë, prej tyre doli Pirroja, hovin e të cilit mezi mundën ta përballojnë romakët…”.

Përkrenarja e Skënderbeut zbukurohej nga një kokëdhie, po ashtu si përkrenarja e Pirro Burrit, që zbukurohej nga një kokëdhie. Kokëdhie ka mbajtur në helmet në mjaft raste edhe Aleksandri I Madh, por dhe i ati i tij, Filipi. Por historianët  tregojnë që Zeusi lejoi fëmijët e tij, Athinanë dhe Apollonin të mbajnë në përkrenare kokën e dhisë. Historianët tregojnë që, që të gjitha figurat historike kokëdhi kanë qënë të pavdekshëm, kanë qënë heronj, në daҫ për ju edhe MITE.

Vazhdojmë më tej. Skënderbeu kishte për shënjë dhe emblemë shqiponjën. Por edhe Pirro Burri kishte për shënjë dhe emblemë shqiponjën. Gjithashtu Aleksandri I Madh mbante për shënjë ogurmbarë shqiponjën. Por shqiponja ka qënë në rradhë të parë shënjë dhe emblemë e Zeusit pellazg të Dodonës. Kujtojmë këtu shqiponjën që i hante mëlcinë Prometheut në Kaukaz.

Tani na del një sadrazem Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu) që u propozon shqiptarëve që të heqin shënjën e shqiponjës nga flamuri i tyre dhe të vendosin “Gjethen e Fikut”. C’i kujton shqiptarët ti mor i paudhë, kokëtula?!!!

Vazhdojmë më tej. Dhimitër Pilika na tregon se ka zbuluar vulën sekrete të Skënderbeut, në të cilën ishtë gdhëndur bashkimi i Ledës me Zeusin, ky i fundit në formë mjellme. E dini kush doli nga ky bashkim, dolën dioskurët, Polideuku dhe Kastori. E kuptoni domethënien e këtij simboli? Pse Skënderbeu e zgjodhi atë?!! Cfarë e lidhte Skënderbeun me Zeusin, Ledën dhe dioskurët. A e dini që ne shqiptarët, në një farë mënyre, jemi edhe pasardhës të dioskurëve, djemve të Ledës dhe të Zeusit? Ashtu siҫ jemi edhe pasardhës të Herakliut,ose të illëve.

Nga a ana e tij Pirro Burri ndoqi shëmbëlltyrën e Akilit, pra ndoqi një mit. Po ashtu si edhe Aleksandri i Madh, që kur zbarkoi në Azi vajti dhe u fal tek kodërvarri, murana e Akilit. Këta janë që të gjithë mite o liliputë. I rrëzoni dot, rrëzojini!

Dëgjoni o duaxhinj; Kur Gjergj Kastrioti nuk u harrua në 500 vjet të pushtimit Osman; nuk ka për t’u haruar kurë në këtë pasnjëqindvjetësh e ca pavarësi të trungut mëmë dhe dhjetëvjetësh pavarësi të pjesës më të madhe të tij të ndarë nga trungu më 1913.

Këta duaxhinj thonë, që Skënderbeu ishte harruar nga shqiptarët, por ua kujtuan ata sojsëztë, austo-hungarezët. Po u tregoj në se shqiptarët e kishin harruar apo jo Skënderbeun në mesin e shekullit të XVIII.

Himariotët në vitin 1759, në një letër drejtuar careshës Elisabetë të Rusisë shprehen: “Jemi himariotë, flasim shqip, atë gjuhë që flitet në Shqipërinë e afërme dhe në Bosnje (ndoshta e kanë fjalën për Novi Pazarin)…të mësuarit flasin edhe greqisht dhe familjet më të shquara flasin edhe italishten… Krahina që sot quhet Himarë, ose popuj himariotë (pasi përfshinte 50 fshatra të Labërisë) janë Epiri i Vjetër perëndimor që njihej me emrin Kaoni , e popuj të Kaonisë dhe që kanë fituar famë me profecitë e orakujve në luftëra kundër molosëve të vjetër, fqinjë të tyre…Nuk po flasim për veprat e tyre nën mbretin e lavdishëm Pirro, apo më vonë nën Skënderbeun, i cili s’ka shumë kohë që fitoi famë, sepse krejt historia e tyre është e mbushur me vepra trimërie…”.

Pra kujtesa popullore e Labërisë dhe Himarës për Pirron dhe për Kaoninë, megjithëse kishin kaluar plot 2100 vjet, ishte e freskët o professor Olsi. Mbase atje në fshatin tënd, mbajnë mend vetëm dumbabën. Por në krahinat e tjera të Shqipërisë, kujtesa historike ishte e freskët dhe populli thjeshtë e njihte historinë më mire, se ata që janë doktoruar në Turqi dhe Firence sot.

Pra himariotët (lebërit) për Skënderbeun flisnin sikur të kishte vdekur dje, pasi shprehja “s’ka shumë kohë” përfshin plot 300 vjet nga epoka skënderbejane.  Pra shqiptarëve nuk ua kanë kujtuar austriakët Skënderbeun i dashur doctor Olsi, por ata asnjëherë nuk e kanë haruar heroin e tyre, pasi të gjitha kryengritjet e shqiptarëve gjatë gjithë 500 vjetëve, janë bërë nën emrin e Skënderbeut.

Po kush është Cerberi dhe  ҫ’punë ka ai këtu, do të pyesni Ju? Po ka dhe ka shumë, do të thosha unë. Sipas mitologjisë (të na falin ata që janë kundër miteve, por këto shejtan mite sepse na pliksen nëpër këmbë, nuk e di) Euristeu, mbreti i Mikenës, në një nga urdhërat e tij, i kishte kërkuar Herakliut, të ndeshej me Cerberin (qenin me tri koka, që ruante Hadin) dhe t’ia sillte mbretit. Herakliu shkoi tek lumi Akeront (që ndodhet ne territorin e Thesprotisë, Camërisë së sotme), pasi prej aty mund të futeshe në botën e nëndheshme tek Hadi (në xhehnem, që të jem i qartë për professor Olsin). Herakliu shkoi atje, u takua me Persefonën e bukur dhe burrin e saj , Hadin, byrazerin e Zeusit. Herakliu i kërkoi Hadit qenin e tij, Cerberin. Hadi i tha, mirë, merre, ja ku e ke. Por mos haro që ai është me tri kokë dhe do të të hajë. Po qe i zoti që të ndeshesh me të dhe ta mundësh, merre dhe ҫoja Euristeut. E që të mos e zgjasim, Herakliu e mundi Cerberin, i vuri hallkat në tri qafat e tij dhe ja ҫoi Euristeut. Por Cerberi, për t’u hakmarrë ndaj njërzve dhe Herakliut, gjatë rrugës për në Mikenë, nga të tri kokat e tij lëshontë jargë të helmatisur dhe aty ku binin jargët helmohej ҫdo gjë.

Që të kthehemi aty ku e lamë. Cerberi për ne shqiptarët janë antishqiptarët dhe tri kokat janë: Helenizimi, Sllavizimi dhe Otomanizimi. Cerberi për ne shqiptarët u shfaq pasi disa nga popujt e Ballkanit me ndihmën e Rusisë, Anglisë dhe Francës krijuan shtetet e tyre kombëtare, si Greqia, Sërbia, Mali I Zi dhe Bullgaria.

Por më fuqishëm ai u shfaq pas Luftës Ruso-Turke të vitit 1874, ku kapitullimi i Turqisë pa kushte krijoi shtetet e pavarura sllave në Ballkan me Traktatin e Shën Stefanit, i cili realizoi copëtimin e trojeve shqiptare në favor të ortodoksëve të Ballkanit, përfshirë edhe Greqinë. Në këtë kohë shteti Osman nuk e njihte kombin shqiptar si etni, por të copëtuar sipas regjioneve fetare:

-Muslimanët shqiptarë i njihte si turq; as më shumë dhe as më pak, po ashtu siҫ i njeh sot sadrazem Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu).

-ortodoksët i njihte si grek ose si sllav (sërbë, malazez dhe bullgarë).

Turqia, shtetet ortodokse të Ballkanit dhe fuqitë europiane këtë politikë e vazhdoi edhe pas rënies së Perandorisë Osmane. Ataturku në zbatim të marrëveshjes të Lozanës në vititn 1923, pranoi si shtetas turq; ҫamët muslimanë të Camërisë, muslimanët e Kosturit dhe muslimanët e Konicës.

Pas Luftës së dytë botërore Turqia, në vitin 1954, në marrëveshje me shtetin Jugosllav pranoi si turq me qindar mijë shqiptarë të Kosovës të dëbuar nga Kosova prej Jugosllavia Titiste.

Prova më e sigurtë që Turqia, si atëhëhere që ishtë perandori osmane dhe sot e kësaj dite që është Republikë Presidenciale, shqiptarët e turqisë i njeh si turq dhe jo si shqiptarë. Nëqoftëse Turqia do të njihte minoritetin etnik shqiptar, atëhere në Turqi do të evidentoheshin më shumë se 5 milion shqiptarë. Por  ka qënë kjo politikë antishqiptare e Turqisë për qindra vjet dhe sot e kësaj dite që cënon sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, që nuk njeh minoritetin etnik shqiptar në Turqi,Turqia nuk duhet të pranohet në Bashkimin Europian. Ashtu si dhe Greqia, për të njëjtën gjë, që nuk njeh shqiptarët arvanitas, shqipatrët e Konicës, Kosturit, Janinës dhe gjithë Camërisë si minoritet etnik shqiptar në Greqi, duhet të nxirret me “shqelma bythëve” nga Bashkimi Europian.

Por politikanët shqiptarë turqit i quajnë vëllezër. Vëllezër që nuk na njohin nënë dhe babën. Por shqiptarët nuk janë dobiҫa, as bira kurve.

Por ҫfarë t’i bësh që në Shqipëri që nga viti 1920 e këndej nuk ka dalë një kryeministër, mbret, sekretar i parë i K.Q, a ku di ҫfarë unë dhe presidenta që tunden pas viteve 90-të si kalandera dhe të parët e Shqipërisë; që t’i kërkojnë me forcë Greqisë, Turqisë, Sërbisë etj etj njohjen e minoriteteve etnike shqiptare përkatëse. Sot që flasim, të parët e Shqipërisë Trung dhe Kosovës nuk kanë guxim t’i kërkojnë Sërbisë njohjen e shqiptarëve të Sanxhakut,  por rinë si “pula” para Sërbisë dhe Europës, ndërsa para shqiptarëve fryhen si “gjela”.

Sepse Shqipëria nuk ka nxjerrë Burra Shteti që të mbrojnë interesat kombëtare të shqiptarëve, por deri më sot ka nxjerrë vetëm puthadorë. Se po të kishte nxjerrë të tillë, Jazexhiu, Bolonja dhe Bushati do t’i luftonin si mite.

Luftuan shumë Rilindasit kundër këtij Cerberi antishqiptar dhe fituan.

-Fituan në 1878, në Lidhjen e Prizrenit, kur u bënë bashkë muhamedanë dhe të krishterë dhe hodhën themelet e krijimit të shtetit shqiptar.

-Fituan në 1908, në Kongresin e Manastirit, kur përsëri u bënë bashkë; muhamedanë dhe të krishterë dhe krijuan Alfabetin e Gjuhës Shqipe, veprën gjigande të mbijetesës sonë si komb.

-Fituan edhe në 1912 në Vlorë, kur përsëri u bënë bashkë; muhamedanë dhe të krishterë dhe shpallën mëvetësinë e Shqipërisë në të katër vilajetet.

-Fituan edhe në 1920  në Lushnje, kur përsëri u bënë bashkë; muhamedanë dhe të krishterë dhe krijuan shtetin shqiptar.

Por Cerberi është shfaqur përsëri në mbyllje të shekullit të XX-të dhe fillim të XXI-it. Jargët e helmatisura të tij këtë ҫerekshekulli të mbrapshtë lëshohen si pa të keq në median e shkruar dhe televizive, në libra, në shoqata, e ku di unë ҫfarë.

Ti i dashur professor Olsi mbase e di, që shqiptarëve nën qeverisjen e ndritur të otomanëve, nuk u lejohej që të kishin shkolla në gjuhën shqipe. Shqiptarët mund t’i ndiqnin shkollat në turqisht, greqisht, bullgarisht dhe sërbisht, por jo në gjuhën e nënës, shqipen. Këtë mjaft bukur e shohim tek filmi “Mësonjëtorja”.

Nuk e dimë professor Olsi; Ju kur të krijoni partinë tuaj politike në kuadrin e islamit politik dhe, allahu na ruajt, të vini në pushtet e të bëheni sadrazem, do t’i lejoni shqiptarët të lëҫisin në gjuhën shqipe, apo jo?!!! Apo këtë do ta bëni në kuadrin e mësimit të shqiptarëve me gjuhët e huaja njëherë, që të kulturohen si puna e zotërisë suaj, se shqipen mund ta mësojnë edhe në shtëpi; ashtu siҫ thatë sindozot edhe në emission.

Mbeҫ me shëndet professor Olsi dhe të fala kumbarëve, nunëve dhe probatinëve.

Shkruar- Ditën e 20 të vjeshtës së parë të motit 2017.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Petro Dangellia, Skënderbeu luftoi kundër atyre që donin të pushtonin. dhe robëronin Arbërinë

Federata e Ballkanit-Perendimor, nje utopi europiane e shekullit te XXI?

July 15, 2017 by dgreca


Rama-atlete1-350x263640x480_Rama_sneakersTIRANE-BEOGRAD, NJE RRUGE E RE QE DO TE NDERTOJE EUROPA E SHEKULLIT TE XXI, MBI NJE SHTRAT TE PERGJAKUR TE SHEKULLIT TE XX./

 

 

 

 

(Federata e Ballkanit-Perendimor, nje utopi europiane e shekullit te XXI, e ngritur mbi utopine europiane te shekullit te XX, Jugosllavine, e cila me shperberjen e saj u la me gjakun e popujve jo serb)1 Rama Vucic

NGA PETRO DANGELLIA/

Me fillimin e mijevjecarit te III pas lindjes se krishtit, pikerisht ne vitin 2000, ne kancelerite diplomatike te disa shteteve europiane u mendua per ngjizjen e nje femije, te cilin pasi e krijuan e pagezuan me nje emer te bukur, “Viset e Ballkanit-Perendimor”. Kumbari i kesaj femije ishte Franca, mikja e vjeter e serbeve dhe grekeve. Kush ishte ky femije i mbare, cfare e lidhte dhe ku dallonte ai nga Jugosllavia plake, e vdekur ne vitin 1999. Per te kuptuar se c’eshte ky femije, kthehemi 100 vjet prapa dhe shikojme se si lindi nje femije tjeter, qe u plak dhe vdiq ne vitin 1999.

Ne vitin 1919 Europa Plake, nga mitra e saj e pergjakur, lindi femijen e fundit dhe e pagezoi me emrin Mbreteria Jugosllave. Ne kete mbreteri futi edhe gjysmen e shqiptareve. Me te drejte nje jo europian (themi jo europian per nje qe nuk ka ment e nje europiani) do te pyeste: Po shqiptaret sllave jane, dhe ne se nuk jane sllave, cfare kerkojne ata ne nje mbreteri sllave?!!!

Kesaj pyetje, me aq ment sa kam, po mundohem t’i jap pergjigje une. Ne gabohem, me ndreqni. Si cdo mbreteri, edhe kjo mbreteri kishte nevoje per sklleverit e saj; dhe europianet si te mencur qe ishin, nuk mund te krijonin nje mbreteri pa skllever. Prandaj, ndane nga kopeja e shqiptareve gjysmen e tyre dhe ua dhane sllaveve te jugut, qe t’i perdornin per c’tu vinte per dore. Jugosllavet, prej shqiptareve qe u rane per hise, ca i vrane, ca i burgosen, ca i degdisen ne Kostamoni, ne Turqi, dhe ata qe mbeten brenda mbreterise u perpoqen t’i konvertonin ne sllave.

Aty nga mesi i shekullit te XX ne Jugosllavi pushtetin e mori nje mbret i kuq, i cili e perzuri mbretin me gjak blu. Ky mbret meqenese ishte i kuq, i kembeu emrin mbreterise dhe e quajti Republika Federative Jugosllave. Ky mbret i kuq e kishte emrin Josif. Ai mori bekimin e carit te Rusise, edhe ai me emrin Josif. Dy Josifet u muarren vesh, qe edhe gjysma tjeter e shqiptareve, qe kishte mbetur jashte mbreterise se vjeter, te futej brenda mbreterise dhe te quhej “principata e shtate jugosllave”. Madje, dy Josifet, donin qe te fusnin ne kete thes me emrin federate, gjithe sllavet e Ballkanit. Por bullgaret, sado qe ruset i kane mik per koke,  si kokeforte qe jane, nuk pranuan. Mirepo, fati i shqiptareve dhe numri ters, shtate, qe dy Josifet donin t’u vinin; beri qe dy Josifet te ziheshin me njeri tjetrin per “mustaqet e Celos”. Keshtu, Shqiperia, e “lindur me kemishe” dhe e mbrojtur nga Zoti, shpetoi kesaj here.

Tani, qe te mos zgjatemi ne muhabet. Te gjithe e dime, qe dhjete vjetet e fundit te shekullit te XX, te mijevjecarit te ll, Jugosllavia plake mbyti ne gjak, veten dhe popujt qe kishte nen vete. Shqiptaret nen Jugosllavi, ne kapercyell te shekullit te fundit te mijevjecarit te ll, ngriten krye, rrembyen armet dhe kerkuan te clirohen nga zgjedha njeshekullore. Ne krah atyre u dolen anglo-saksonet. Shqiptaret e jugosllavise krijuan shtetin e tyre me emer sllav, Kosovo. Europianet varen turinjte dhe ua mbajten “vath ne vesh” kete shqiptareve.

Pikerisht nga ky “vath ne vesh” do tu vijne ca te keqia shqiptareve te Kosoves, por edhe atyre te Shqiperise. E fundit nga keto ishte Gjykata Speciale, e cila nuk eshte gje tjeter, por nje gjykate e ngritur nga europianet per te ndeshkuar shqiptaret qe moren armet dhe ju kundervune planeve qe kishte Europa. Por ka dhe me, Franca ua vuri “kufirin tek thana”, pra tek lumi i Ibrit shqiptareve, duke ja lene veriun e Mitrovices serbeve. Por ka edhe me, Europa, 60.000 serbeve te Kosoves u la 20 vende ne parlamentin e shtetit te Kosoves, sikur keta te ishin 600.000. Por ka edhe me, Europa e Krishtere, qendrat historike te shqiptareve i ktheu me ligj si qendra historike te serbeve. Ka dhe shume, e shume nga ky “vath ne vesh”, si planet e plakut Ahtisari. Por ketu nuk eshte vendi t’i tregojme te gjitha.

“Vathi ne vesh” i Europes u tregon shqiptareve se zot per ju, jam une, dhe jo ata “pertej detit”. Une ju copetova me 1913, une ju fus nen serbet edhe me 2013. Mesazhi eshte i qarte: Ju shqiptare, kudo qe jeni, asnjehere mos t’ju shkoje ne mendje te rrembeni armet dhe te ndryshoni bemat e Mia (Europes). Ne te kundert do te ndeshkoheni. Nuk donit ju, qe nje pjese e juaja te qendronte nen Serbi (Kosova); Atehere une ju fus te gjitheve nen Serbi (Kosove Shqiperi, shqiptaret e Maqedonise dhe ata te Malit te Zi). Doni me per Belulin!!

Meraku mbetet merak, thote populli. Dhe Europa, o e krijon prape Jugosllavine, o plas!!!

Historite, na tregon Drejtori i Akademise Diplomatike te MPJ te Shqiperise, Shaban Murati ne librin e vet “Profile te Diplomacise Europiane ne Ballkan”; fillojne qysh ne vitin 2000:

“…Nje fantazme e rrezikshme sillet korridoreve te zyrave te BE-se ne Bruksel. Kjo eshte fantazma e jugosllavizmit, e cila enderron te krijoje ish-Jugosllavine.  (Serbi, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje-Hercegovine, Kosove dhe Shqiperi)…Jehonen e kesaj fantazme e beri gjermani Hans Koshnik…ne fakt propozimi i Koshnikut nuk eshte ndonje gje e re, sepse qe nga viti 2000, zyrtarisht termi “Ballkan Perendimor” u imponua nga diplomatet franceze…”(vepra ne fjale, artikulli “Integrim rajonal apo Jugosllavizim Rajonal”, dt.08.05.2005, faqe 54)

“…Nga pikepamja strategjike, kjo nuk eshte e re per Brukselin, ku nostalgjiket projugosllave jane, per fat te keq, ende te shumte ne numer…formuluan konceptin e imponuar dhe pa baza teorike, juridike dhe gjeografike te “Ballkanit Perendimor” ne vitin 2000, e deri tek krijimi i nje zone te perbashket “te tregtise se lire”, e cila do te shnderohet edhe ne nje bashkim doganor te vendeve te “Ballkanit Perendimor”, shihet si nje ide fikse e atyre qarqeve shteterore dhe diplomatike europiane, qe insistojne ne modelimin ne formen e ish Jugosllavise. Fantazma jugosllave shetit ne mendjet dhe zyrat diplomatike te BE-se…”(vepra ne fjale, artikulli “Fantazma Jugosllave shetit ne BE”, dt.05.02.2006, faqe 88)

Me tej, vazhdon profesor Murati: “Ne disa shtete anetare te BE ka ende zyrtare te larte, qe vuajne nga sindroma e jugosllavizmit me qender Serbine dhe qe enderrojne ta fusin sebashku ne BE kete ”grup jugosllav”, qe ata i kane vene emrin e sajuar  “Ballkan Perendimor”. Kjo sindrome arkaike…mund te shkaktoje qe, neser, te paguaje per Serbine, edhe Kosova, edhe Shqiperia     …”(vepra ne fjale, dt.20.03.2005, faqe 49)

Po shqiptaret cfare bejne, do te pyesni Ju. Po ua rrefej. Nje ish minister i jashtem i Shqiperise shkon para do kohesh ne Beograd, ku nuk kerkon asgje dhe sic thote populli, shkoi shul dhe erdhi lloz. Por ajo u quajt nje vizite historike.

Vazhdojme me tej. Ne qershor te vitit 2013, ne kulmim e fushates elektorale ne ndihme te koalicionit “Per nje Shqiperi Europiane”, dy udheheqesit e dy partive te majta, ne mbyllje te fushates elektorale ne qytetin e Shkodres, ne podiumin e dy partive shqiptare, duket ish presidenti Serb Boris Tadic . Cfare i lidh me ish presidentin serb dy udheheqesit politike shqiptare?!!! Per kete precedent te rralle Asnje nuk foli. Nuk folen partite e djathta. Nuk foli asnje politikan, i djathte, apo i majte qofte; pavaresisht se ne parlament ngrihen si gjela dhe bejne patriotin. Nuk foli asnje media. Megjithese nga mengjesi ne darke, kakarisin dhe u shurdhojne veshet shqiptareve me lloj lloj lajmesh. Nuk foli asnje analist, as nga  te varurit dhe as nga ata te “pavarurit”. Nuk foli asnje gazetar, ose sic e quajne veten moderator, as nga ata “pa dinjitet”, dhe as nga ata “dinjitozet”, te cilet ne emisionet e tyre “patriotike” na tregojne fotografite mbi ura. Nje politikan serb ne mes te politikaneve shqiptare, ngjante si ujku ne mes te deleve.  A ishte kjo nje ogur i mire, apo nje ogur i keq, koha do ta tregoje.

Po kush eshte Boris Tadic? Ja cfare na thote per te profesor Murati:

Me 23 dhjetor te vitit 2004, kryeministri V.Koshtunica, kryeparlamentari P.Markovic dhe presidenti B.Tadic, leshuan nje deklarate te perbashket ku kercenojne komisionerin e BE-se, per Bosnjen lordin Pedi Eshdaun dhe komunitetin nderkombetar, se Serbia ka interesa partikolare per “Serpska  Republiken”…me date 22 dhjetor 2004 parlamenti serb miratoi ligjin per reabilitimin e cetnikeve, krimineleve serbe te Luftes se Dyte Boterore…Me 1 shkurt 2006 Presidenti i Serbise B.Tadic deklaroi me nje megalomani tipike se “Serbia eshte qendra gjeostrategjike e Rajonit“…Boris Tadic, duke qene ne nje vizite zyrtare ne Sarajeve me 29 qershor 2006, ju bashkangjit qendrimeve separatiste te serbeve te Bosnjes me deklaraten, se eshte e pamundur qe komuniteti nderkombetar te kundershtoje referendumin serb per pavaresi ne Bosnje…ne Kroaci Boris Tadici perseriti oferten e vitit 1991 te Miloshevicit per ndarjen e Bosnje-Herxegovines, ne Maqedoni kerkoi perseri te shiste kerkesen efmere per kufirin Maqedoni-Kosove, ne Sarajeve hodhi poshte kerkesat e drejta te Bosnje-Herxegovines per separacionet e luftes, qe Serbia duhet t’i paguaje popullit te Bosnjes per masakrat dhe shkaterimet qe i shkaktoi me 1992-1995…

…Boris Tadici duket me shume si nje hibrid i nje fytyre te re, me dizenjon e nje fytyre te vjeter, te politikes serbe…Qendrimet dhe deklaratat kryesore te Boris Tadicit ne Zagreb, Podgorice, Shkup dhe Sarajeve ishin mbi nje platforme kompromisi me nacionalizmin serb, e cila megjithe retoriken demokratike; duket sikur ka dale nga MEMORANDUMI FAMEKEQ I AKADEMISE SERBE, qe u be platforme ideologjike e agresioneve serbe kunder gjithe popujve joserbe ne ish-Jugosllavi, memorandum qe mban edhe firmen babait te tij, LUBOMIR TADICIT.

Ky ishte i ftuari i dy partive te medha te majta ne mitingun elektoral ne Shkoder ne qershor te vitit 2013. Si nje rast i rralle, por per here te pare pas 22 vjetesh, ne Shkodren qe ishte bastion i se djathtes, pas zgjedhjeve te qershorit 2013, fitoi e majta. Me te drejte mund te shtrojme pyetjen: Mos valle ajo fitoi ne Shkoder me mbeshtetjen e Serbise?!!!

Ja cfare na thote profesor Murati lidhur me te majtet shqiptare, qe kane qene ne pushtet pas vitit 2000:

“Eshte per te ardhur keq qe ish-udheheqes te Shqiperise, me mendjelehtesine me te madhe, kur ishin ne postet e tyre, nga me te lartat e shtetit shqiptar, profeconin se ne fillim duhet te behet integrimi rajonal e pastaj integrimi europian i rajonit, nje formule derivate e modelit jugosllav te Ballkanit ”(vepra ne fjale, artikulli “Fantazma Jugosllave shetit ne BE”, dt.05.02.2006, faqe 89).

Me te drejte shtrojme pyetjen: Mos valle prania e Tadicit ne Shkoder, ka qene uvertura e krijimit te Jugosllavise se Re, me te keqe se e para. Kjo pasi ne te paren ishin edhe sllovenet dhe kroatet dhe mungonte Shqiperia. Ne kete te dyten kemi vetem serbe te Serbise, serbe te Malit te Zi, serbe te Bosnje-Herxegovines, serbe te Maqedonise edhe se fundmi, si qershia mbi torte edhe serbet e Kosoves. Serbe dhe serbe dhe serbe prape, serbe te pasosur dhe shume nate. Cfare pune kane shqiptaret ne nje shtet sllav me dominim absolut te serbeve?!!! C’duan  shqiptaret ne mes te zogorise?!!!

Jemi nga muaji nentor 2013, muaji i festave kombetare. Bash ne prag te ketyre festave, Ministri i Jashtem i Shqiperise flet per nje vizite “historike” te kryeministrit shqiptar ne Serbi. Nuk shkoi disa muaj dhe kete e konfirmoi zv.kryeministri i Serbise. Ja ku mbritem ne muajin prill 2014 dhe vete kryeministri, nepermjet nje gazete serbe, u jep “sihariqin” shqiptareve se do te shkoje ne Serbi. Si do te shkoje, si ai…ne dasem, per muaj mjalti do te shkoje? Cfare plane te erreta fsheh ky udhetim?!!! A ka marre mandat nga shqiptaret, per ate qe ka nder mend te beje? A mendon se shqiptaret do t’ia falin, nese ai ka ne mendje ndonje tradheti kombetare?!!!

Mbase europianet i kane premtuar statusin ne kembim te marteses se Shqiperise me Serbine. Pasi kjo pune nuk ka filluar sot. Krushka Europe ka 15 vjet qe merret me kete pune. Europianet kane thene: Ne fillim realizoni “tregtine e lire”. Kjo pike eshte realizuar, pasi qeveria paraardhese aq shume e ka zhvilluar tregtine e lire me Serbine, aq sa mallrat e skaduara serbe kane mbytur Shqiperine. Kesaj “tregtie te lire” i sherben edhe e ashtuquajtura “Rruga e Kombit”, e cila ne te vertete eshte “Rruga e serbeve” per te dale ne Adriatikun shqiptar. Investimet strategjike per energjine dhe tregtine energjitike, qeveria e meparshme i ka lidhur me Serbine. Shume koncesione dhe investime ne Shqiperi u jane dhene firmave me origjine serbe. Ne vazhdim te kesaj, qeveria e sotme,  kur ishte ne opozite, cirrej se Fazllicit i ishte dhene tenederi i linjes se interkonjuksionit Shqiperi-Kosove. Ndersa sot, kjo qeveri perfundoi punen e nisur nga qeveria e meparshme, dhe po Fazllicit ja dha tenderin.

Mbase edhe fakti, qe qeveria shqiptare nuk e can shume koken per Radiken, kete aresye ka. Pasi mendon se se shpejti do te jemi nje shtet me sllavet. Keshtuqe derdhet Radika ne Drin, apo derdhet ne Vardar, njesoj eshte. “Vaji mbetet ne lakra”. Mire me Radiken. Po per Vjosen pse nuk can koken? Apo ka plane qe ne te ardhmen i gjithe lumi Vjose t’i kaloje Greqise, nga burimi deri ne gryke-derdhje. Matotheos! Zoti na ruajte!

Europianet kane thene: Ne vazhdim, pasi te keni zhvilluar “tregtine e lire” me njeri tjatrin, hiqni doganat dhe beni bashkimin doganor. Per te mos rene ne sy, fillimisht qeveria e jone do te heqe doganat me Kosoven. Kosova do te heqe doganat me Serbine. Ja ku u realizua edhe bashkimi doganor Shqiperi-Serbi, pa cak pa bam.

Kjo nuk ka asnje ndryshim nga parapergatitjet e bashkangjitjes se Shqiperise si republike e shtate Jugosllavise ne vitet 1946-1948. Ne ate kohe qeveria shqiptare hoqi doganat me Jugosllavine dhe realizoi paritetin midis lekut dhe dinarit jugosllav. Pasojat e ketij veprimi qene rrenuese per ekonomine shqiptare. Leku shqiptar, qe ishte i forte u shkaterua. Heqja e doganave dhe pariteti i  monedhave beri qe mallrat shqiptare jugosllavet t’i blenin me ca letra pa vlere si ishte, dinari. Tregu shqiptar u boshatis nga mallrat e nevojes se pare, te cilat i rrembyen serbet e urritur. Kete politike kapitulluese e njeh mire z.Kristo Frasheri, i cili ne ate kohe ka punuar ne Banken e Shqiperise. Kete politike kapitulluese dhe shkaterrimtare per ekonomine shqiptare ne ate kohe e ka kundershtuar ashper dhe drejte i madhi Dhimiter Pasko, shkrimtari me i dashur i femijve shqiptare, autori i “Xinxifillos”, njeriu i mire Mitrush Kuteli.

Keshtu, pasi te jete realizuar bashkimi ekonomik; bashkimi politik do te jete nje formalitet. Ja ku u realizua edhe “bashkim-vellazerimi” i ri pas 70 vjetesh midis sllaveve, serbeve dhe shqiptareve.  Eshte po ai “bashkim-vellazerim” qe realizuan dy Josifet ne mes te shekullit te kaluar. Por me nje ndryshim, ai qe nje “bashkim-vellazerim” midis proletareve dhe komunisteve serbe dhe atyre shqiptare; Ky i sotmi eshte nje “bashkim-vellazerim” midis borgjezise serbe dhe politikaneve gjakprishur shqiptare.

Mbase ne mbeshtetje te ketij bashkimi rajonal BE, pikerisht ne vitet 2000 ka nxitur krijimin e Nismes Adriatiko Joniane (NAJ), e cila u zyrtarizua në Ankona, Itali, më 20 Maj 2000. Në aktivitetin  themelues morën pjesë shtate vende, midis të cilëve ishte edhe Shqipëria. Sot vendet anëtare të NAJ-it janë tetë dhe përkatësisht Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Italia, Serbia dhe Sllovenia. Qartazi duket qe i teti eshte Serbia.

Nje profan me te drejte mund te thote se Serbia merr pjese ne kete Nisme, pasi ajo ka dalje ne detin Adriatik, apo detin Jon. Jo miq te dashur. Serbia nuk ka dalje jo vetem ne keto dy dete. Por nuk ka dalje ne asnje det te botes. Serbia ka vetem kufi tokesor. Por kete te vertete e di gjithe bota, por  BE nuk e njeh gjeografine, ajo nuk e di qe Serbia nuk ka dalje ne detin Jon dhe ate Adriatik. Per BE  2+2=5. Disa shtete te fuqishme ne BE dhe qarqet e tyre kane interesa te vecanta ne Serbi. Vertet Serbia nuk ka dalje ne det. Por, per disa shtete te Europes Qendrore rruga per te dale ne disa dete, kalon nepermjet Serbise. Pra, Serbia  te dashur miq “ka dalje ne det”, ose medomosdo dhe me cdo menyre duhet te dale ne det, nepermjet bashkangjitjes me shtetet qe kane dalje ne det. Pra, nuk eshte cudi qe “Nisma Adriatiko-Joniane” te jete nje suport per shtetin e ri jugosllav ne Ballkan, qe per te mashtruar popujt i vendosin emra te bukur “Ballkani Perendimor”, “Nisma Adriatiko-Joniane” etj. Qofsha i gabuar! Per ta bere me te plote konvertimin nga “Shtete Joniane-Adriatik” ne “Shtete Jugosllav ballkanik”, cyten shqiptaret qe te dalin vete e te propozojne qe tek shtetet detare te futen edhe Kosova me Maqedonine.

Kjo nismë,- vijoi më tej kryeministri Rama,- synon ta kthejë Adriatikun dhe Jonin, në një liqen të madh dhe të pasur të Europës së bashkuar, si një instrument për zgjidhje të përbashkëta për  makro-rajonin”.

Keto jane cudira te papara. Tre shtete qe nuk kane pare ndonjehere det me sy, Serbi, Maqedoni  dhe Kosove i bashkangjiten nje aleance te shteteve bregdetare!!!!

Vazhdojme me “Nismen” dhe daljen ne det. Serbia megjithese nuk ka dalje ne det, por nepermjet Danubit eshte pjese e rruges lumore me te madhe te Europes, sidomos asaj qendrore. Kesaj po ti shtojme edhe lumenjte Morava dhe Vardar, te cilet Serbia, Maqedonia dhe Greqia duan t’i bejne te lundrueshem; atehere Serbia del ne detin Egje. Por nepermjet ketyre lumenjve, neqoftese kthehen te lundrueshem, del ne detin Egje edhe Gjermania me Austrine, kete te mos e harojme. Pra nderhyrjet per Radiken mund te vijne qe nga larg. Me rruge tokesore nepermjet Kosoves dhe Shqiperise (“Rruges se Kombit”)  Serbia del ne detin Adriatik. Serbia eshte nje shtet ne udhekryq. Prandaj Europa (shtetet qendrore te saj) kerkon te ndertoje nje shtet te madh me qender Serbine, ku nepermjet saj, te kete dalje ne disa dete. Pare ne kete kendveshtrim, pritja qe ju be kryeministrit shqiptar ne Gjermani dhe Austri dhe mbeshtetja, qe ju dha prej tyre, nuk eshte cudi qe lidhet me kete projekt. Ne do ju fusim ne BE, Ju do te futenii ne zgjedhen serbe. Ndryshe BE-ne shikojeni me dylbi. Franca po eshte nje mike disa shekullore e serbeve. Hollanda shkon pas Frances dhe Gjermanise. Italia e do rrugen te hapur Durres-Beograd. Atehere kjo eshte BE. Po Inglitera. Po SHBA. Do te jene dakort me kete shtet amalgame te serbeve me shqiptaret. Nuk e dime.

Cfare fiton Shqiperia ne kete rast? Shqiperise, si lemoshe, i japin statusin e futjes ne Europe. Por a e meritojne politikanet shqiptare futjen e Shqiperise ne BE?  Neqoftese do te me pyesnin mua si qytetar, une do te thosha se Shqiperia nuk e meriton te hyje ne Europe. Pasi ne Shqiperi nuk ekzistojne ato standarte qe gezojne qytetaret e europiane. Shqiperia eshte plot me plehra. Shqiperia i ka rruget me gropa dhe balte. Qytetaret shqiptare i hedhin plehrat akoma nga ballkoni ne rruge. Ne Shqiperi shteti nuk kontrollon ushqimet qe u jep te hane shtetasit e vet. Ne Shqiperi shteti nuk u siguron barnat shtetasve te shtruar ne spitale. Ne Shqiperi ka nje Universitet per 100 student. Ne Shqiperi ka nje varferi te tejskajshme migjeniane. Qytetaret europiane nuk vuajne per buken e gojes, ashtu sic vuajne 40 per qind e qytetareve shqiptare. Qytetaret europiane nuk jane te sunduar nga politikane bandite, vrastare, reptile dhe hajdute te babezitur, ashtu sic sundohen qytetaret shqiptare.

Po a e meritojne shqiptaret si komb dhe si race, qe Europa, pas 500 vjetesh ndarje, t’i beje pjese te saj. Po e meritojne. Shqiperia vete eshte Europe. Europa zanafillen e saj e ka ne gadishullin e Hemit.  Shqiptaret, per nga cilesite dhe virtutet e tyre (jo politikanet shqiptare, te cilet jane race zvaranikesh), jane me shume se europiane. Shqiptaret jane nje komb i qyteteruar mijeravjecar. Qyteterimi i tyre filloi me Pellazget dhe vazhdoi me Iliret, Dardanet, Epirotet. Por ky qyteterim i shkelqyer u nderpre me dhune nga pushtimi romak 1500-1700 vjecar dhe pushtimi osman 500 vjecar. 2200 vjet nderprerje nuk jane pak. Megjithate, shqiptaret ne genin e tyre, ruajten qyterimin e te pareve te tyre, intelektin dhe zotesine si race.

Me sa duket, me kete miratim qorthi te platformave europiane per rikrijimin e Jugosllavise me nje emer te ri mashtrues per shqiptaret “Viset e Ballkanit Perendimor”; qeverite shqiptare qe nga viti 2000 e kendej, dashje pa dashje, i jane futur rruges se tradhetise kombetare. Kjo nuk ka asnje ndryshim nga ajo qe deshironte te realizonte Esat Pashe Toptani me 1914, plot para 100 vjetesh. Edhe ai donte ta fuste Shqiperine nen sundimin e Serbise. Veshjet, kostumet dhe aktoret ndryshojne, cfaqja dhe drama shqiptare mbetet e njejte edhe pas 100 vjetesh. Shqiptare tregohuni vigjilente! Ata qe e kane drejtuar Shqiperine keto 100 vitet e fundit, nuk e kane pase per gje qe ta shesin Shqiperine per interesat e tyre personale.

Thote populli: Jane bere hesapet pa hanxhine. Dhe hanxhiu eshte populli shqiptar, te cilin qarqet europiane dhe politikanet servile shqiptare (kudo qe jane) nuk e kane llogaritur.

Asnjehere shqiptaret nuk do te pranojne nje sundim te serbeve.

Asnjehere ata nuk do te pranojne te jene ne nje shtet me sllavet, e per me teper me serbet.

Ashtu sic nuk mund te rine nen nje cati, djajte me engjejte. Ashtu nuk mund te rine nen nje shtet, serbet me shqiptaret.

Europianet te mendohen mire: Nga martesa qe ata mendojne te bejne do te linde nje monster, nje perbindesh, si minotauri i lashtesise.

Europa e krishtere, eshte mire qe t’i rrije sa me larg MEKATIT.

Po i mbyll keto shenime me fjalet  profetike te Shaban Muratit:

“Eshte ANTIHISTORIKE cdo perpjekje per rikrijimin e nje Jugosllavie me emrin “Ballkani perendimor”, te drejtuar nga Serbia. Me te nuk do te fitonte as integrimi, as STABILIZIMI dhe as europianizimi i Ballkanit” (vepra ne fjale, artikulli “Integrim rajonal apo Jugosllavizim Rajonal”, dt.08.05.2005, faqe 57).

ZOTI E RUAJTE SHQIPERINE DHE SHQIPTARET!!!

Petro Dangellia, 30 prill 2014.

P.s. Samiti i Triestes nuk beri gje tjeter vecse e konsakroi kete Jugosllavi te Redhe shtroi udhen ligjerisht drejt krijimit te saj.

Ne kete kuader futet edhe dhenia e “Kryqit te Legjionit te Nderit” kryeministrit shqiptar nga ish kryeministri francez ne emr te te ish Presidentit Francez, i cili as qe denjoi te merrte pjese ne ceremoni. Kuptimi eshte ky. Ne po te japim kryqin per punen qe ke bere dhe ate qe do te besh per futjen e shqiptareve nen Serbine. Ai kryq me kujton kryqin e marre nga kryetradhetari shqiptar Esat Pashe Toptani.

Sot ne diten e marrjes se Bastijes me topa, me ngjethet mishte kur mendoj se ne shqiptaret do te duhet te derdhim perseri gjak per te shpetuar nga roberia serbe me bekimin e Europes plake, qe sot e kesaj dite nuk na ka kerkuar ndjese per gjakosjen dhe copetimin e trojeve tona me 1913.

(Petro Dangellia 14 korrik 2017)

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Federata e Balcani Perendimor, Petro Dangellia, utopi

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Truri dhe kozmosi
  • DIAMANTËT E FESTIVALIT
  • Ta ruajmë, ta flasim dhe të na rrojë në jetë të jetëve gjuha jonë e bukur dhe hyjnore shqipe
  • Në ditën e lindjes së Heroit, Fehmi Lladrovci
  • The White House issues a Prayer for Peace Proclamation on Memorial Day
  • Pikniku i parë shqiptar madhështor në Staten Island, New York
  • DUKE PRITUR TË HËNËN E MEMORIES – ABDULLA RAMI – PËRTEJ HARRIMIT
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë apel organizatave ndërkombëtare të gazetarëve për kërcënimet ndaj gazetarëve në detyrë në Kosovë
  • QEVERIA RAMA KAP GJITHÇKA, DO TË KONTROLLOJË EDHE KËRKIMIN SHKENCOR
  • Frank Shkreli merr titullin ‘Qytetar Nderi’ i Malësisë së Madhe
  • Zgjedhjet piramidë dhe Shkodra
  • KUSH ËSHTË ABDULLAH RAMI?
  • Koncerti Panshqiptar Shpalos Bukurinë e Muzikës së të Gjitha Trevave
  • “Përtej harrimit” dhe përkthimi i “Shekspirit” të Hygoit, një përpjekje në rimëkëmbjen historike të kujtesës sonë të përbashkët
  • Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT