NGA PETRO DANGELLIA/ Kur vjen z.Josef Han në Shqipëri pritet si ujët e pakët. Populli shqiptar i zhurritur dhe me një buzëtharrje nga vapa e gjatë e rrugëtimit në shkretëtirën e pafund, në një mission gati të pamundur, pasi mban mbi shpinë mallkimin e kalimit të kësaj shkretëtire me emërin tranziscion, për të shkuar në tokën e premtuar me emrin Europë.
Kështu edhe kësaj rradhe, imazhet ireale që u krijohen shqiptarëve nga zhegu i kësaj shkretëtire të mallkuar, kur ju shfaq z.Han si i dërguar i zotit, i cili ashtu si Mojsiu, do të na udhëhiqte dhe do të na çonte drejt burimeve me ujë të ftohtë të kësaj toke të premtuar, ju duk se shumë afër ndodhej një oaz i mrekullueshëm me ujë të freskët dhe shumë shpejt pas tij do të dilte bukuroshja Europë, ashtu si Afërdita nga shkuma e detit. Por jo, nuk qe e thënë. Mojsiu vërtet u shfaq, por ai tha, se ju llauzi i shqiptarëve keni akoma shumë rrugë për të bërë për të mbrritur atje ku dëshëroni, duke e çuar realizimin e ëndrrës së shqiptarëve në kalendat greke. Edhe kësaj here shqiptarët u dëshpëruan, por nuk hoqën dorë nga ky mission i pamundur.
Shqiptarët janë ndoshta i vetmi popull në Europë që e do Europën me një dashuri të zjarrtë shekspiriane. Kjo dashuri nuk ka asnjë ndryshim nga dashuria e zjarrtë e Zeusit për bukuroshen Europë, motrën e Feniksit dhe të Kadmit. Në dallim nga vëndet fqinjë që herë pas here lëshojnë mallkime në drejtim të Europës, madje edhe nga ata që bëjnë pjesë në të. Madje, madje ai e do më shumë se edhe vetë popujt që krijuan Bashkimin Europian, të cilët herë pas here mërziten me të dhe duan të divorcohen e të bredhin ergjele.
Ndoshta edhe popujt europianë, duke na parë ne shqiptarët në këtë marri dhe çartje dashurore, na marrin për një popull me cilësi fëminore, si naiviteti, çiltërsia dhe padjallëzia.
Jo, nuk është kështu. Por shqiptari atë që e quan mik e mban për mik. Nëqoftëse kjo cilësi tek shumë popuj ka humbur, tek ne për fat të mirë ekziston akoma. Ne e duam mikun me sinqeritet dhe i japim besën. Por duam që edhe miku të na i kthejë me të njëjtën monedhë.
Por këtu ka edhe një problem. Të dërguarit e Europës takohen vetëm me politikanët shqiptarë, të cilët me thënë të drejtën i ndan një hendek i thellë nga populli i tyre dhe janë të një race tjetër, një racë sharlatanësh të babëzitur, delenxhinj dhe kameleonë. Ky është problemi dhe mallkimi i ynë. Por, populli i ynë është ndryshe nga ata që takoni Ju z.Han. Mos kujtoni se edhe ne jemi si ata. Mos merrni ata për shëmbëlltyrën tonë.
Kush është populli shqiptar? Ju mbase e dini këtë dhe historinë e popullit tonë. Por mos ma merrni për keq, pasi dua edhe unë të them dy fjalë. Origjina e tonë vjen nga mugëtirat e kohrave që nuk mbahen mënd dhe nuk i gjen gjëkundi të shkruara. Etnogjeneza jonë vjen nëpërmjet legjendave të mitologjisë ashtu si mjegulla në ditët e ftohta të dimrit, që duket dhe zhduket, që tregon dhe fsheh malet, grykat dhe luginat.
Ne, mbajmë për të parët tanë pellazgët. Ata të cilët Omeri tek Iliada i quante hyjnorë dhe të lindur para hënës. Ne mbajmë për të parin tonë Thotin, perëndinë pellazge të diturisë; të cilët grekët e lashtë e quajtën Hermes Trimegjisti (Tri herë i madh). Por ne, më pas kemi pasur edhe Zeusin, të cilin po Omeri e quan “Zeusi Pellazg i Dodonës”, nga i cili kemi marrë disa cilësi të shkëlqyera: Dashurinë për jetën, Besën ndaj mikut dhe mikpritjen, mosbërjen keq ndaj fqinjit, ndëshkimin e së keqes, trimërinë dhe mbrojtjen e vatrës familjare dhe të atdheut deri në vetëmohim, dashurinë dhe nderimin për etërit dhe atdheun që na lanë të parët, dashurinë dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe, të paktën që nga Thoti e këndej, prej më shumë se 14.000 vjetësh; pasi origjina e gjuhës tonë shkon deri në lindjen e racës të bardhë me Japetin, prandaj dhe shumë autorë atë e quajnë –Gjuhë Japetike- ose gjuhë e racës së bardhë.
Në këtë kuptim, ne që duam të hyjmë në Europë, jemi vetë Europa, pasi rrënjët e saj shkojnë deri tek të parët tanë. Në këtë kuptim, kur të na fusni në Europë, nuk na bëni nder neve, shqiptarëve; por i bëni nder vetes, pasi pranoni në gjirin Tuaj pasardhësit e të parëve tuaj.
Ju z.Han, kur shkuat në Maqedoni, midis të tjerash, u shprehët pak a shumë, se çështja e gjuhës shqipe në Maqedoni nuk është problem i Bashkimit Europian. Ky është një problem i juaji, sllavë dhe shqiptarë që jini të detyruar të bashkëjetoni nën një kulm, i cili quhet FYROM. Këtë fjalë ne shqiptarët më shumë e kuptojmë si një shtet që mezi merr frymë dhe po jep shpirt, pasi në Jug të Shqipërisë me fjalën Firomë, kuptohet fryma.
Na keni lënduar z.Han! Mbase Juve kështu u kanë thënë në kanceleritë e perandorisë europiane. Por gjuha shqipe është e shënjtë për ne shqiptarët. Jo më kot i thashë disa fjalë aty më lart. Gjuha shqipe është pjesë e identitetit dhe ekzistencës sonë si komb. Pa të ne jemi të humbur. Dhe ta dinë mirë; miqtë dhe armiqtë; Gjuha shqipe nuk ka për t’u tretur dhe nuk është tretur për mijëra vjet, pasi shqipfolësit e kanë mbrojtuar atë me jetën e tyre. Ky është amaneti i të parëve tanë. Gjuha shqipe nuk ka për t’u tretur në trojet dhe land-inat ku flitet shqip, ku bukës i thonë bukë dhe ujit i thonë ujë. Historia ka vërtetuar se janë tretur ata që kanë dashur ta tresin atë.
Më lejoni t’ju kujtoj se çfarë ka thënë e më e madhja mike e shqiptarëve, Mis Durham: Pushtimet dhe perandoritë kanë kaluar mbi shqiptarët pa lënë asnjë gjurmë, ashtu si kalon uji mbi shpinë të patës (rosës). Ne jemi ata që kemi qënë për mijra vjet dhe kështu do të jemi edhe për mijëra vjet të tjerë.
Më lejoni z.Han t’ju tregoj, se gjuha shqipe është një nga gjuhët më të lashta të planetit, duke lënë shumë pas gjuhë si: greqishtja e lashtë, latinishtja, sanskritishtja, hebraishtja, vedishtja, tokariania, sllavishtja dhe gjermanishtja e lashtë, lituanishtja etj etj. Motër e saj është keltishtja. Ajo konkuron në kohë ndoshta me gjuhën e actekëve, gjuhën e lashtë egjyptiane dhe gjuhën e lashtë kineze. Por duhet të jetë më e vjetër se edhe këto të fundit.
Për shembull, në mos gaboj, në gjuhën tuaj, patates thonë kërtofel. Në Lëpushë, Selcë të Vermoshit dhe në Bjeshkët e Namuna, patates i thonë kërtollë. Ka ndonjë ndryshim midis asaj që i thoni Ju dhe asaj që i thonë malësorët tanë?!!!
Në gjuhën tuaj, kur varroset njeri, në mos gaboj i thonë begraben. Në Toskëri përdoret një shprehje si mallkim; do të bëj gropën. Është e njëjta fjalë. Ju përdorni fjalën kaput për vdekjen. Në shqip kur një lule e këput, ajo vdes, ose njeriut kur vdes i këputet jeta në mes. Ku është ndryshimi?!!
Një poet i yni, Naim Bej Frashëri i kanë pas thënë, është i mejtimit se gjuha shqipe është gjuhë e perëndive. Dhe ka të drejtë; pasi ajo është gjuha e Thotit. Vetë Zeusi ka folur shqip. Shqip ka folur Mojsiu.
-Shqip ka folur Akili dhe Odiseu. Shqip ka folur Aleksandri i madh. Shqip ka folur Pirrua i Epirit. Shqip ka folur Hanibali dhe Jul Qezari.
-Shqip ka folur Kostandini i Madh dardanasi prej Nishit, i cili është një nga figurat botërore që vjen menjëherë pas Jezu Krishtit për veprën që kreu në mbrojtje të krishtërimit, e cila është feja që gëzoni sot Ju europianët.
-Shqip ka folur Justiniani i Madh, dardanasi prej Bederianës, dhuratë prej të cilit ka sor bota e qytetëruar kodet juridike, si dhe mbrojtjen që ai i bëri qytetërimit europian prej dyndjeve barbare sllave.
-Shqip ka folur Gjergj Kastrioti, pa veprën e të cilit dhe të shqiptarëve që luftuan bashkë me të; ndoshta Europa sot do të ishte muhamedane.
-Thonë se shqip ka folur Gjergj Uashingtoni, i cili duan e thonë se gjyshen e ka pasur nga Peja.
-Thonë gjithashtu se shqip ka folur Napoleon Bonaparti (kalëmiri), i cili për simbol ka pasur shqiponjën, të cilën mund ta shikjoni të gdhendur në shtëpinë e tij në Korsikë. Ai Napoleon që i dha Europës kodet e reja dhe e qytetëroi atë. Dhe nëqoftëse Europa sot është ajo që është, kjo është meritë e këtij arvanitasi me origjinë nga Moreja e Peleponezit.
-Thonë gjithashtu se shqip ka folur Xhuzepe (Zef) Garibaldi (Kalibardhi) me origjinë nga arbëreshët e Italisë. Themeluesi i shtetit modern Italian.
-Shqip ka folur Mehmet Ali, themeluesi i shtetit modern egjiptian.
-Shqip ka folur Mustafa Qemali, themeluesi i shtetit modern turk.
Prandaj, më falni z.Han, por edhe ju duhet ta mësoni gjuhën shqipe, pasi ju nderon dhe shton më tej kulturën Tuaj erudite me një gjuhë, që Robert D’Anzhely e ka quajtur gjuhë të Universit; ndërsa një rilindas i joni i kohëve moderne, Petro Zheji, e ka quajtur gjuhë kozmike. Dhe si një gjuhë e tillë ju europianët duhet ta vendosni në muze atje në Bruksel dhe mirë është, që për erudicion, ta mësojnë të gjithë politikanët e BE.
Shqipen duhet ta mësojnë edhe historianët dhe gjuhëtarët perëndimorë, pasi kështu kanë për t’i hequr mjegullnajën, mugëtirën dhe patericat politike me ngjyrime shoviniste dhe raciste gjuhësisë dhe historisë botërore, të cilat paskëtaj do të dalin në dritë dhe do të ecin me këmbët e veta.
Në kuptimin me sa u trajtuan më lart edhe UNESKO duhet ta shpallë gjuhën shqipe; gjuhë të njerëzimit dhe ta marrë në mbrojtje.
Në mirëkuptimin Tuaj Z.Han dhe me respekt.
Petro Dangëllia, 25 nëntor 2017.