• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DY FJALE PER RAPSODIN TIRANAS ZENEL BASTARI

August 21, 2017 by dgreca

 1897 Baldacci ok
Nga Gezim Llojdia/
Ibrahim Hasnaj të paktën deri më sot ka sjellë të dhëna të hollësishme si dhe divanin e përbërë prej 145 odesh. Kush është Ibrahim Hasnaj ? Atje në kryegjyshatën Botërore në periferi të kryeqendrës shqiptare, janë ca varre shenjtorësh si observator kozmik. Pranë kësaj varreze shenjtorësh është edhe varri i Ibrahim Hasnaj. Ka të shkruar :Dervish nderi bektashi. Ibrahim Hasnaj ishte një eruditë e besimtar. Gjurmues dhe kërkues për bektashinjtë dhe kulturën popullore shqiptare në tërësi. Zenel Bastari dhe vepra e tij është më së paku një ndriçim për atë kohë terri. Veprën e Zenel Bastarit e kam dorëzue pranë Universitetit shtetëror,sektori histori-gjuhësi e cila u botue në buletinin e shkencave shoqërore, viti i XV Nr 1 ,viti 1961 ,shkruan Hima. Kontaktet me veprën e Zenel Bastarit, ai thotë se i ka marrë qysh kur ishte nxanës i klasave të ulta të shkollës fillore ,ku prej të moshuarve flitej për një bejtexhi që paska jetuar në qytetin e Tiranës, me emrin e Zenel Bastarit. Duke plotësuar me hollësi të tjera Hima shkruan :”në çdo gosti apo dasmë që bante në Tiranë ishte thuhesh e pamundur të mos bisedonin për këtë emër shumim popullor i cili paskish qenë i dallueshëm më gisht në krejt qytetin për bejtet e tij thumbuese dhe plot humor të hollë. Ata, që i dinin përmendësh strofat e Zenelit, nisnin plot qejf ti recitonin e ti deklaronin duke sjellë ndër të pranishmit nji atmosferë gazi dhe hareje. Lidhur me gjurmimin e veprës së Zenel Bastarit, Hima thotë tekstualisht,duke qenë kështu vepra e Zenel Bastarit në këtë vëllim asht ma e plotësueme mbasi shoqërohet edhe me një jetëshkrim të shkurtër të vjeshtorit që e ruaj prej kohësh në shënimet dhe që e pata tërhequn së bashku me një sasi strofnash nga biblioteka personale e hafëz Ibrahim Dalliut në vitin 1937. Si gjurmues i veprës së Zenel Bastarit ,materialet ia dorëzua në vitin 1961 pranë universitetit shtetëror në sektorin përkatës ,ndërkaq që vepra e plotë me shënimet përkatëse e ka selektuar dhe bërë gati diku nga vitet ‘70. Të dhënat për jetën e Zenel Bastarit, Hima thotë se një jetëshkrim të shkurtër e pati tërhequre Ibrahim Dalliut në vitin 1937. Sipas këtyre shënimeve, pikëzohet se Zenel Bastari si origjinë ashtë nga një fshatë i malësisë së Tiranës që quhet Bastar. I ati zbriti nga malësia për në Tiranë ende i pamartuem dhe e quante Ram Hyka, por me që ishte i shpërngulën nga Bastari,vendasit më kohë ia zhdukën mbiemrin Hyka duke e thirrur me atë të fshatit. Sipas këtyre shënimeve ,Ram Hyka(Bastari) është marr më punë krahu dhe kryesisht bahecenvallëk. Është martuar me një vajzë tiranase familja Kollçijve dhe pati dy djem, Zenelin dhe Rexhepin.
Jetëshkrimi i kohës së vegjëlisë për Zenel Bastarin, thotë se: Zeneli ka mësuar në një mejtep. Thuhet se i ati Rama ishte aderues i fesë islame prandaj e ka zgjedhur Zenelin për shkollën e mesëm fetare të kohës, ky lloj arsimi kryhej në medrese. Djali i dytë e bëri bahçevanë. Mirëpo ka një pikëpyetje të vogël ndoshta Zeneli ka shfaqur aftësi dhe mençuri, që i është lexuar në sy dhe në dritën e shpirtit. Përndryshe lumi do të kishte marrë xhevahiret,që i mbante brenda hepimi i shpirtit. Kur ishte nxënës të dhënat na shpien tek Zeneli se ndërsa shkollohej për hoxhë, ai nuk e ushtroj kurrë këtë profesion për të cilin u arsimua, çuditërisht sipas rrëfimit të Himës, kohën e kalonte jo ndër xhami por tek mjeshtërit gajtanxhi. Fuqia e këtyre të fundit fshinte diçka mister, përndryshe kohën do ta kalonte veçse me lutje. Tek gajtanxhinjtë zbuloi misterin e tij. Ky ishte profesioni i tij, që e përdori në gjithë jetën e tij. Zeneli ,thuhet në këto shënime ,u vesh me uniformën e hoxhës për të nderuar shkollën por këtë mision fetar nuk ushtroi kurrë dhe as që e ngarkuan me një mision të këtillë. I vdes i ati por i merr nën kujdestari familja Kollçijve dhe e ema më vonë ikën nga ëndrrat e dy djemve të Ramë Hykës. Veshja e tij është e përshkruar një çallmë,veshje hoxhe dhe një pallto të shkurtër. Zanati është artizan qepje, qëndisje sumbulla ferexhe e xhamadan. Mërgimi i Zenel Bastarit nga bota jonë thuhet se ka ngjarë rreth moshës 75 vjeç. Koha e mërgimit të madh ka qenë koha e luftës ruso-turke pra viti 1878. Iku në këtë mërgim i pamartuar si edhe i vëllai. “Nuse “pati “divanët e tij” poetik të përbërë nga 145 ode, në të vërtetë burimet citojnë mbi 200 strofa, ndërsa kostumi i tij dhëndëror ishte i përbërë nga mijëra gajtanë e xhamadanë, që ai qëndisi ndër jetën e tij. Divani është një grumbullim poezish me një renditje të veçantë sipas germave te alfabetit.
Vepra e Zenel Bastarit
Po të shqyrtosh krijimet e Zenel Bastarit vrenë se ky krijues ka pasur aftësi shpirtërore të cilat lindin nga ndijime të holla. Ndërkaq është ndihur në këtë prohi edhe nga shkollimi e cila mund të quhet mrekulli për atë kohë si dhe e lidhur pazgjidhmërisht me fatin e njeriut .Nga të dy djemtë Ram Hyka, vetëm Zenelin e dërgon për shkollim. Ky bëhet poet i dëgjuar i kohës. Bejtet e tij shëtisnin Tiranën atë fshatë të vogël të kohës, shëtisnin nëpër njerëzit e Shqipërisë së mesme si dituri ,si mençuri e dalë nga një botë. Shkollimi atë botë i përkiste veçse një pjese të vogël që shquante aftësi ose shpërthime shpirtërore qysh në vegjëli. Zenel Bastari u bë mjeshtër gajtanxhi por ai ushtroi një mjeshtëri tjetër shpirtërore e cila e radhiti ndër bejtexhinjtë e kohës, që i bënte nder letërsisë shqiptare të bejtexhinjve. Si lindi kjo letërsi që u quajt e bejtexhinjve? Studiuesit se letërsisë shkruajnë kështu:”Në shekullin XVIII në Shqipëri lindi dhe u zhvillua një rrymë letrare me tipare tepër origjinale për vendin tonë, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke “bejte” – vjershë. Ajo u bë dukuri e rëndësishme dhe pati përhapje shumë të gjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë, por edhe ne qendra më të vogla fetare e më pak në fshat. Këtë udhë dhe këta sokakë i përshkoi edhe Zenel Bastari. Frymëzimi i tij edhe sipas studiuesve është ai i tarikateve mistik. Përmenden bektashinjtë , si udhëheqës shpirtëror kishin Haxhi Bektash Velinë, një dervishë nga Horosani që shërbeu në Anadoll i pajisur me fuqi mistike, që frymëzoi edhe Emren dhe poetë të tjerë. Ka të dhëna që tek ky tarikat letërsia pra poezia i ka shoqëruar ata gjatë gjithë misionit të tyre shpirtëror. Po të lexosh poezitë e një zonje mistike Rabije për Zotin e saj janë të hatashme apo divanet e shumë dervishëve. Mansevit e Rumihut janë ndër më të pëlqyerat tek lexuesi amerikanë, edhe ky dervish i tarikatit mevlani por banoi në Konjë të Turqisë ku edhe ka tyrben e tij . Këta të gjithë u frymëzuan për të derdhur në letër gjithë çka brenda shpirtit të tyre u përvëlonte. Ka edhe një arsyetim. Duke qenë se poezia është bija e parë e bukurisë hyjnore, frymëzimi i tyre shkon pikërisht në këtë kah. Bukuria e Perëndisë dhe nuri, që u hedh krijesave të saj. Ka edhe një arsyetim tjetër. Aso kohe ajo që lëvrohej ishte ky soj letërsie e bejtexhinjve e cila pëlqehej sepse cekte ato probleme, ku vuante populli ,poeti dhe gjuha e përdorur ishte e vet popullit. Ndër temat, që ka prekur Zenel Bastari janë tema sociale, fetare, e dashurisë. Me këtë lloj letërsia, krijuesit bejtexhinj godisnin shpejt në kohë, shkruanin thjeshtë duke përdorur vetëm gjuhën e popullit. Është gjithashtu e habitshme se si këto krijime përthitheshin në kohën më të shpejtë Ndërtimi i poezive të tilla me gjatësi poeme deri në 30 faqe, i është përshtatur edhe kohës. Krijuesit bejtexhinj i krijonin ato thesare ndër popull dhe aty hë për hë apo me nge dhe i mbetej popullit që e përhapte atë flakë nëpër krejt errësirën e kohës të sundimit otoman. Këto diamante të vyera nuk humbisnin. Nuk binin as në vesh të shurdhër. Këta krijues, që i quanin shkurt bejtexhi dhe krijimtarinë e tyre në poezi ,bejte ishin kronika më transparente e një qytetit, gazeta e qytetit në mungesë të kësaj të fundit. Gjuha popullore, që vlonte aso kohe ishte edhe epiqendra e krijimeve të bejtexhinjve. Këto krijime thitheshin si dielli. Mjeshtëria e gatimit të tyre tregonte për një nivel të lartë si dhe , për një kulturë të gjerë që ata dispononin.
“Kundër sundimtarëve dhe klerikëve”. Një krijim i gjatë i ndarë vetëm me numra për çdo strofë pra nga numri 1 deri në 108 strofa, që zë një madhësi shtrirje deri në 30 faqe. Aty shqyrton mundësinë se është e vërtetë , pasqyra e viteve 1800 në një qendër të vogël siç ishte Tirana. Pasqyra ku mund të shqyrtosh deri në detaje shqetësimet, përditshmërinë, vuajtjen, mbizotërimin fetar në përgjithësi të kohës otomane, gjithçka si në sira jepet me një gjuhë të thjeshtë tiranase dhe me plotë lëngë jete dhe me një stil të kuptueshëm. Ka ndër to një përpjekje që për të kuptuar gjërat siç ndodhin në realitete dhe sundimin e huaj si një rrezik të keq për sovranitetin e vendit.
“Tirana jonë si mësojë/fort e zuni insiqari/ kush e hypi e teprojë/ nuk pat frykë nga xhebbari/ po pate pare je njeri/tjetërsoj të zë bulluri/fukarenjtë i kanë bezdi/veç kërbaç kallankusuri….thotë Z.Bastari. Është gati e thjeshtë për të kuptuar se si këtë vend, që quhet Tiranë i kanë rënë fatkeqësitë si kresë e rëndë aq sa frikë nuk kanë edhe nga perënditë. Paraja mallkohet por ajo shkëlqen ndër kohëra dhe të ndritë faqen. Po pate pare je njeri,thotë Zenel Bastari. Kjo aksiomë është kaq reale në këtë periudhë të tranzicionit shqiptar. Shkëlqimi i parasë si mbulesa e smogut, përmbi qytete. Në të gjithë këtë krijimtari prej 108 strofa Zenel Bastari sjell realitete kohe. Është një dokument historik, për sundimin otoman. Zenel Bastari me veshje hoxhe dhe zanat artizani e sjell kohën e tij si në një gazetë ditore. Aty asgjë nuk mungon. Aty takon fakirë fukarenjtë. Të pasurit dhe sundimtarët. Sunduesit e fesë, që rrëndojnë barrën e popullit. Aty është jeta e një katundi të tërë. Kohët në të cilën u lind dhe jetoi Bastari i përket sundimit otoman. Në atë kohë gjejmë lëvrimin e disa lloje të letërsisë. Nëse bejtexhinjtë do ti vendosje në sira të parët, ngase krijimtaria e tyre ishte e gjithëpërfshirëse, të dytët ishin krijuesit që u përkisnin religjioneve fetare. Tarikatet mistike janë të pasur në literaturë. Kishin edhe një traditë që zbret nga mjegullinat e kohës. Këta u strehuan nëpër vakëfe, ndër vende të shenjta dhe krijimtarinë e tyre ua kushtuan Zotit, profetit, imamëve, shenjtorëve, dëshmorëve te fesë. Të parët bejtexhinjtë ishin kronike dite, faqja e sotme e një ëebi. Ishin njëqind për qind poet. Të dytët edhe këta ishin njëqind për qind poet. Mirëpo krijimtaria e tyre shkoi në atë drejtimin të fesë, që ishte letërsi religjioze, ajo i kushtohet Zotit në tërësi.
Zenel Bastarin e klasifikojnë tek kategoria e bejtexhinjve bektashinj. Në të vërtetë, ai ka shkruar edhe vjersha me frymëzim bektashianë kushtuar dervishëve të bërë dëshmorë .Ky frymëzim për kohën ka qenë i pranueshëm. Mistika në atë kohë ka qenë tepër e lëvruar ndër krijues. Dhe mistika bektashiane zinte vendin edhe për shkak të ndikimeve dhe përhapjes së këtij tarikati mistik në Shqipërinë e Mesme dhe të jugut. Megjithatë nuk kemi të dhëna, që ai ka qenë një besimtarë bektashi. Letërsia e tij ka qenë e frymëzuar prej tyre dhe për këtë udhëheqësit shpirtëror të kësaj udhe të vlerësojnë ashtu si Naimin, poetin kombëtar që i kanë dhënë titull nderi:” Baba nderi “të Teqesë së Frashërit. Edhe Zenel Bastari duke qenë se ka trajtuar vjersha me frymëzime mistike bektashiane është vlerësuar prej tyre. Besoj se edhe frymëzimi i tij të mos ketë qenë spontan por mund të jetë vulë e ndonjë shenjtori të këtij tarikati. Ajo që mbetet mister është se nuk kemi të dhëna, ndërkaq nëse do të dispononin, asnjëherë nuk mësohet se kur ka ngjarë frymëzimi dhe si. Megjithatë Zenel Bastari mbetet një emër me popullaritet. Zenel Bastari “pikturon” mjerimin e kohës, si një mjeshtër i vërtetë i satirës. Gjatanxahiu me gjilpërë në dorë dhe shpirt të pasur , Z. Bastari ka shkruar historinë e një katundi shqiptarë në vitet 1800. Në këtë krijim ndërthuret mirë vargu i thjeshtë, finë për nga ndërtim. Duke lexuar vetëm vargjet fundit :“ Çdo fe duhet të bashkohemi/qi t’na lirohet vatani/hall të madh duhet të kemi/qi t’ na hyqet sysh dushmani…
Kuptimi i këtij vargu është i ngjashëm me aksiomën e Vaso shkodranit :” Feja e shqiptarit, shqiptaria”. Mesazhi i tij qartazi bënë thirrje për largimin e sunduesit otoman. Një pjesë tjetër e krijimtarisë së Zenel Bastarit janë portret. Kushtuar vllahut të tij. Në krijime të ndryshme strofa të ndryshme dhe humoristike Zenel Bastari përdor një stil i këndshëm .Vargje plot me humor e sarkazëm. Kështu në krijimet “Ali bej Qorri”,Hysen ag Jellës, usta Likë Calit, Kryeusta Adem Syllit, Selim pashë Toptanit, Disa tregtarëve të vegjël, disa mullixhinjve në breg të lumit etj. Krijimtaria e Zenel Bastrait është njohur ndër tiranësit e vjetër. Ata i përdornin bejtet e tij në gëzimet dhe zijafetet apo hidhërimet. Emri i Zenel Bastarit ka qarkulluar me kohë në Tiranë. Bejtet e tij plot mençuri kanë gjetur vend nëpër ahengjet e shtëpive të vjetra të Tiranës së dikurshme. Emri i tij përmendet edhe ndër ata krijues humoristë, që kanë pasur talent të padiskutueshëm .Fakti, që këto krijime edhe sot gjejnë vend tregojnë se forcën talentit të Zenel Bastarit. E gjithë kjo krijimtari do të kishte humbur nëse nuk do të kishte bota njerëz të përkushtuar si hafëz Ibrahim Dalliu, Ibrahim Hasnaj apo Zyber Bakiu që kanë ruajtur apo publikuar të dhëna e krijimtari nga puna kolosale e Zenel Bastarit. Botimet për këtë figurë sipas të dhënave që ka ruajtur Hima janë në vitet 1961, buletini i shkencave shoqërore. 1972 ,revista “Nëntori’ me autor Zyber Bakiun. Bihiku: Histoire de la littérature albanaise. Tiranë: 8 Nëntori. 1980.Robert Elsie: Historik të letërsisë shqiptare. Pejë: Dukagjin. 1997. Zenel Bastari humori therës i Tiranës Dita 2002. Botimi i vitit 2003 me autorë Ibrahim Hasnaj, nga shtëpia Argeta LMB,Tiranë.
Trajtimi. Në shumë prej botimeve Zenel Bastari është trajtuar si poet bektashi. Në fakt në veprën e tij shquhet frymëzimi panteist i cili në atë kohë ishte më i adhuruari. I këtij frymëzimi është Naim Frashëri që siç e shqyrtuan më sipër ata kandilin ndiznin tek tarikati bektashi, një tarikat mistik, që pati përhapje të gjerë në vendin tonë sidomos në Shqipërinë mesme dhe në jug të saj,nëpërmjet dervishëve . Shumë prej tyre kur binin në ekstazë me Zotin thurnin këngë e gazele të shkëlqyera që ua kalonin edhe poetëve më të mëdhenj. Prej kësaj grimce mistike është frymëzimi i Zenel Bastarit. Madje kemi edhe grumbulluesin e veprës se tij është Ibrahim Hasnaj është dervish nderi bektashi. I kësaj grimce është Naimi, Baba Ali Tomori dhe një varg dervishësh, myhibësh,që shkruanin, përkthenin letërsi kryesisht nga autorët orientalë.
Lirikat e Bastarit janë të ngopura me frymëzim mistik që zhvillohet , studiohet më tepër te udhët shpirtërore. Zenel Bastari përmendet ndër bejtexhinjtë të shquar citojmë nga letërsia e bejtexhinjve këto radhë:”Ndër bejtexhinjtë, më kryesorë po përmendim Nezim Frakullën, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frashrin, autorë të dy historive fetare të vjershëruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakovën etj. Shumë i njohur u bë edhe Murat Kyçyku (Cami)…
“Poezisë së Hasan Zyko Kamberit e madje asaj të Nezim Frakullës nuk i mungon kritika sociale, sikundër e pamë, por duhet të vijmë te poeti bektashi Zenel Bastari që të gjejmë shprehjen e parë të vërtetë ideologjike të vetëdijes sociale në letërsinë e bejtexhinjve”. Pjesë nga libri: histori e letërsisë shqiptare, Autor Robert Elsie.Përkthyer nga origjinali anglisht “History of Albanian Literature (1995)” nga Abdurrahim Myftiu, Botuar, Tiranë (1997).

Filed Under: Analiza Tagged With: dy fjalë, Gezim Llojdia, PER RAPSODIN TIRANAS, ZENEL BASTARI

Impotenca mendore linguistike

August 21, 2017 by dgreca

blerta-haxhiaj

Nga Blerta Haxhiaj/

Eksplorimi i përfaqësimit të gjinisë dhe eksperiencës fetare paraqesin një zhvillim të diskursit teologjik të emfazuar nga prespektiva e identitetit gjinor. Ndoshta gjuha e përdorur nga Foucault verbon dhe operon mbi modelet e normativave të trupit duke u referuar seksualitetit mashkullor mbi baza të modelit teologjik mashkullor. Izolimi i prespektivës mashkullore nga bazat gjinore minon subjektin universal, sidoqoftë puna e Foucault mund të lexohet në kontekstin gjinor. Subjekti universal tenton të ekspandohet në dy seksualitetet, te ai femëror dhe ai mashkullor. Të trupi jo-seksual dhe gjeneralizimi i idesë se seksualitetit shtrembëron pozicionin e ‘mashkullit’ nga specifikat e vendosura më përpara. Foucault në punën e tij specifike në temat e caktuara nuk jep një kah të determinuar mbi normat mashkullore apo nga pozicioni i prespektives kulturore mashkullore të padiferencuar. Feministet janë të interesuar për shkrimet e de Sade për të promovuar paralajmërimin e krimeve ndaj femrave ku de Sade konsiderohet shumë i vlefshëm dhe ‘lakuriq’ sepse seksualiteti tendosë rendin social. Shqetësimi që paraqitet është se shkrimet e de Sade janë të fshehura dhe të mënjanuara ndoshta edhe të devijuara në pseudo-diskurset e letersise. Rikonstruksioni i mëvonshmëm gradual i de Sades përmes diskursit psikiatrik të ‘sadizmit’ në shkrimet e Richard von Krafft-Ebing de Sade në veçanti shikohet si një viktimë dhe revolucionar humanist kundër forcave të represionit, që atëherë de Sade ‘gjymtohet’ nga pasardhësit e tij. Ndërkohë që Foucault përzemërsisht nuk i pranon interpretimet avan-garde religjoze të de Sade, këto duhet të kishin tronditur modelin e tij teologjik dhe verbërisht përforcuar prespektiven e tij gjinore. Tema e teologjise dhe e trupit në punën e de Sade-s fillimisht është zhvilluar nga Pierre Klossowski. Foucault ishte impresionuar nga puna e Klossowski-t dhe tonet teologjike ishin infiltruar në modelin e të menduarit religjoz të Foucault-së. Zhytja në botën e errësirës, krijuesi mund ta rivendosë qënien njerëzore në një vend paqësor dhe me të drejta të barabarta me Zotin. Shpirti është në pritje për madheshtinë e tij hyjnore dhe imortalitetin. Duke u dakorduar me Klossowskin veprat e de Sade kanë një prespektive teologjike të përbashkët me të sepse ateizmi libertinez nuk është mohim i Zotit por një pritshmëri zemërake që të detyrojë Zotin të manifestoje vetëveten. Më vonë Klossowski humbet tonin e tij gnostik duke i dhënë ngjyrim proçesit paradoksal të shpengimit të vazhdueshëm në idene e ‘përbindëshi integral’ e cila është e bazuar mbi integritetin e nëpërkëmbjes mashkullore kundër arsyes normative dhe Zotit. Sistemi i vlerave kthehet kokëposhtë në sytë e Klossowski-t në atë që ai e sheh si monoteizëm i invertuar. Veprat përverse shndërrohen në imperative morale kundër normalizimit autoritativ. Mendimi kyç përmes këtyre akteve të sodomise, homoseksualitetit apo heteroseksualitetit është se këto thyejnë kontrollin institucional mbi trupin e cila propagandon ruajtjen e species dhe bëhet një dëshmitar moral i vdekjes së Zotit.

Klossowki shikon perverti sadist si një sulm simultan duke u sulur mbi kontrollet që impostohen mbi trupin dhe dallohen në sajë të identitetit egoist. Trupi i trajtuar në shkrimet e Foucault shfaqet në studimet e tij mbi burgun. Ekzamini i Klossowski-t mbi de Sade vendos ndërlidhjen e gjuhës së trupit dhe ekzistencen e Zotit. Përmbledhja e tij jep referencat e trupit apo të seksualitetit duke ndërthurur mashkulloren dhe femëroren. Leximet dhe puna e Klossowski-t mbi de Sade duke thyer binarët tradicional mashkullor kundërshtarë mes trupit dhe shpirtit vaxhdohen nga Bataille ku ai manifestoi dhe ofroi influencen më të madhe ndaj leximeve të de Sade në France (periudha e pasluftës) Gallop shpjegon se një lexues i de Sade i ekspozuar ndaj atmosferes të mendimit modern frances nuk mund ti ikë ‘infeksionit’ të Georges Bataille. Ai ndërlidh eksperiencen e religjonit të krishtertë me impulset erotike përmes ankthit të vdekjes dhe diskontinuitetit. Vdekja është aspekti i vazhdueshmërisë së qenies. ‘Ne jemi’ sipas Bataille – jemi qenie diskontinuitive që zhdukemi në izolimin e një aventure të pakuptueshme por të etur për vazhdueshmërinë që e kemi humbur. Dëshira në erotizëm është që të gjendet vazhdueshmëria përballë diskontinuitetit dhe në një aktivitet erotik është një shpërbërje, një lakuriqësi ku orgazma është një vdekje e vogël. Kur Foucault sjell argumentin e Bataille-s dramatikisht rrëshqet në kontekstin e diskutimit të Bataille-s dhe prezanton idenë e vdekjes së Zotit me idenë e transgresionit dhe të limitit. Modeli teologjik i Foucault parimisht është ndërtuar mbi komentet i tij mbi punën e Bataille-s por ri-angazhimi i ideve të tij prodhon një tingull ndryshe nga ajo e fillimit. Aty mund të gjejmë një tej-tjetërsim dhe zhdukje të femrës duke tentuar të shpëtojmë trupin mashkullor në shkrimet e Foucault. Në tentative për të shpëtuar trupin shpirtëror mashkullor duke u dakorduar me konstruksione specifike Foucault angazhon de Sade ku në këtë sens operon në një paradigmë sadiste mashkullore avangarde të mirëndërtuar kulturalisht duke e ri-institucionalizuar trupin mashkullor në një diskurs teologjik. Kosntruksioni seksual mashkullor ndërtohet mbi terma negative të vdekjes, dominimit, sodomise, dhimbjes dhe zemërimit teologjik. Edhe pse modeli teologjik i Foucault shikohet si një metafizike maskiliste nuk do të thotë që duhet të refuzojmë ta lexojmë dhe ta kuptojmë modelin teologjik te Foucault brenda kontekstit mashkullor. De Sade ishte guri themelues (i dhunshëm) i sfidës avangarde ndaj religjonit dhe vlerave teologjike ku Foucault e rivendos punën e tij duke u dakorduar me intereset e tij bashkohore linguistike, tematikat  Nietzchean-e të vdekjes së Zotit/vdekja e njeriut dhe seksualiteti. Ndoshta rëndësia e seksualitetit në kulturën tonë derivon nga asgjëja deri te lidhja e saj me vdekjen e Zotit. Modeli teologjik i Foucault i bazuar mbi paradigmat mashkullore tregon mundësinë se si koordinatat e diskutimeve të tij reflektohen mbi problematikat e identiteti mashkullor. Foucault është i pavetëdijshëm për specifikën gjinore në shkrimet e tij duke reklamuar prespektiven mashkullore e cila përceptohet në diskutimet e tij mbi linguistiken, vdekjen e njeriut, vdekjen e Zotit dhe seksualitetin duke reflektuar ankthet e identitetit mashkullor. Foucault ndërton teologjinë  e tij të gjuhës për nga natyra e gjuhësisë e cila është e determinuar nga ekzistenca e Zotit dhe zhdukja e ndërgjegjes perëndimore. Te rendi i gjërave ekzaminohet idea pasuese e epistemes (lidhjet diskursive që japin forma të ndryshme të dijes gjatë historisë) dhe evolucionin e gjuhës pa e marrë në konsiderim se sa të varur janë nga koncepti i Zotit. Kudo janë shenjat  dhe simbolet e Zotit. Linguistika është shikuar si një pjesë e ngjashmërive dhe nënshkrimeve të natyrës që duhen studiuar dhe eksploruar. Foucault rikrijon një atmosfere mitike të Rilindes në vend që ta përfaqësojë atë, në rend që mbajë një portretizim të botës së përmbledhur ku fjalët (fjalët e Zotit) dhe gjërat janë e njëjta gjë, ai drejtohet në konstruksionin e tij mitik duke përdorur Babelin nga Testament i Vjetër për të treguar se si transparenca mes fjalëve dhe gjërave mund të arrijnë të një fund duke thyer korrespondencen mes Zotit dhe njerëzve të tij. Në momentin kur krijohet hapësira mes fjalëve dhe gjërave përmes proçesit të përfaqësimit qëniet njerëzore fillojnë të lexojnë dhe të interpretojnë fjalët pa Zotin. Në epokën klasike, koha kur mungesa e Zotit ndikon dhe qëniet njerezore fillojnë të emërtojnë atë, klasifikojnë dhe gjërat i vënë në rend siç e kanë vepruar Galileo, Descartes-i dhe Darwin-i. Përshkrimi tranzicionin e final mes periudhës moderne ku de Sade është një figurë prominente ekziston nga pikëpamja tranzicionale klasike te periudha modene, aty linguistika është e ekspozuar ndaj tensionit mes përfaqësimit të thjeshtë të aktit seksual dhe limiteve të përfaqësimit të asaj që portretizon dëshirën. Rrëshqitja e de Sade-s mes dy poleve të mendimit aty rendi është në mënyre të betonizuar dhe ligji qëndron pak çdo akti seksual. Pas dhunës sadiste, jeta dhe vdekja, dëshira dhe seksualiteti do të ekspandohen edhe më shumë në nivelin e përfaqësimit në diskurset tona, në liritë tona, në mendimet tona. Por mendimi është kaq i shkurtë, liria është kaq e skllavëruar, diskursi është kaq përsëritës i cili duhet të përballet me faktin se ekspanzioni është në majë të saj.  Hapësira e pasigurtë mes fjalëve në frazat e reja ku fjalët rimarrin densitetin antik enigmatik aty ku gjuha mund të ngreje për vete një siguri në aktin e shkrimit ku pasqyron asgjë tjetër veç veten. Linguistika synon të bjerë në thjeshtësinë e përfaqësimit të mendimeve dhe përgjithëson pothuajse një funksion gati religjoz duke mbajtur veten brenda misterit dhe enigmës së vet. Blanchot-i arkivon afërsinë subjektivizuese dhe historike në literature e renditjen në fushën e gjatë të meditimit dhe jetës përgjatë kufijve të filozofisë dhe religjonit. E kuptueshme për Foucault te modeli teologjik është centraliteti i zhdukjes së Zotit apo vdekjes së Zotit në pozivitetin e linguistikës dhe kurioziteti i de Sades që zë këtu. Ku gjuha humbet në referenca fetare, gjuha e dëshirave merr një force të pakufishme, të fuqishme e cila e shkeputë vetë gjuhen. Gjuha teologjike dhe seksuale e de Sades janë të shkrira më njëra tjetrën, aty ku gjuha del jashtë shtrëngesave të teologjisë e cila nuk gjen vetëm enigma por force, passion dhe dëshirë ta pakufishme.

Foucault tregon së pamjaftueshmëria e gjuhës për të mbajtur dhe shprehur dëshirën referon së është diçka e cila e tejkalon atë kur njeriu është i përballur me deshirën jashtë kategorisë së vlerave racionale. Gjuha, duke u dakorduar me teorinë avangardë të francezve është e përballur më vetëreferimin dhe kapacitetin e limituar. Tensioni i dëshirës mashkullore sadiste për sundim dhe nënshtrim sugjeron në pozicionimin radikal të trupit kur aty gjithmonë ka diçka që e tejkalon në diskursin filozofik e cila nuk gjindet në kategoritë racionale. Impotenca mendore linguistike prek fuksionet e dëshirës mashkullore për rend dhe kontroll. Unifikimi mes seksualitetit mashkullor dhe teologjise përmes ontologjisë linguistike është e zgjeruar nga Foucault në diskutimet e tij mbi vdekjen e njeriut dhe vdekjen e Zotit. Siç e vë në pah Descombes vdekja e Zotit/njeriut është e  rikonfiguruar nga Alexandre Kojeve në leksionet mbi Hegelin gjatë vitit 1930. Aty Sartre jep formë konstruksionit të humanizmit ateist ku njeriu zëvendëson Zotin në krijimin e teologjisë së invertuar. Ky teologjizim i njeriut vihet ne duart e Foucault si përgjigje ndaj vdekjes së Zotit. Vdekja e Zotit merr forma të ndryshme në literaturën anti-humaniste, sulmi ndaj Zotit ishte sulmi ndaj njeriut duke hapur një hapësirë të re të të menduarit ku vdekja e Zotit dhe njeriu i fundit janë të angazhuar ne një kompeticion më shumë së një raund. Përgjatë kësaj lufte e cila lexohet me terma gjinor në diskurset specifike vërehet se si mungesa e autoritetit mashkullor teologjik prezanton dhe shkatërron diskursin dominant mbi subjektin mashkullor dhe ankthin për identitetin mashkullor. Pas vdekjes së Zotit dhe vdekjes së njeriut trupi dhe seksualiteti marrin apriori, e cila destabilizon identitetin mashkullor. Dy dimensionet e diskutimeve të Foucault mbi vdekjen e Zotit së pari duke eksploruar lidhjen të seksualiteti me termat e de Sades dhe Bataille dhe së dyti duke përdorur temat Nietzschean-ë te rendi i gjërave që jep lidhjen mes vdekjes së Zotit/njeriut. Kombinimi i de Sades dhe Nietzsche ndikojnë në formulimin e pyetjes teologjike të Foucault, Zoti i vdekur të de Sade është bashkuar më Zotin e vdekur të Nietzsche për të krijuar një territor teologjik i konstruktuar mbi seksualitetin mashkullor. Ndërkohë që të Hegeli dhe Feuerbach arsyeja dhe koshienca e zëvendësojnë Zotin ndërsa te Nietzsche vdekja e Zotit ka kuptimin e fundit të metafizikës por kjo nuk duhej të ishte shqetësimi i njeriut që të zërë vendin e Zotit por hapja e një hapësire boshe. Kulminacioni i këtij kuptimi është së si interpretimi i Foucault të tekstet e Nietzsche-s e lidh vdekjen e Zotit me vdekjen e njeriut. Vdekja e njeriut ka hapësirën e vet dhe traditën e vet filozofike të vënë përpara teorisë strukturaliste. Te rendi i gjërave periudha moderne siç definohet nga krijimi i njeriut apo ndryshe që Foucault e quan në analitikat e tij dyshja empiriko-transcedentale. Këtu njeriu bëhet subjekt dhe objekt i dijes së tij. Përdorimi i termit ‘njeri’ duhet shikuar dhe lexuar në terma teknik për të referuar në mënyrë të qartë përmbledhjen kantiane të tërë dijes nën pyetjen ‘Çfarë është njeriu?’. Foucault ashtu si Schrift shkon drejt demonstrimit që lidh këtë të Nietzsche duke treguar se si vdekja e njeriut është vdekja e njeriut të fundit dhe që mbinjeriu është qënia e re e cila nuk është i definuar me terme antropologjikë dhe subjektiv Kantian. Te linguistika e njeriut kjo shuan çështjen gjinore dhe përqendrohet të çështjet më të vështira si përshembull: cili është identiteti i mashkullit pas vdekjes së Zotit dhe vdekjes së njeriut? Ndër-lidhja mes vdekjes së Zotit, vdekjes së njeriut dhe trupit është kulminant në modelin teologjik të Foucault. Kur Zoti është këtu atehere ka një humbje të autoritetit dhe si gjë e ngjashme  është te nocioni i njeriut kur ai kërkohet atëherë ka një humbje të stabilitetit ontologjik. Kur teologjia dhe antropologjia kanë siguruar një matriks konceptuale për ti shërbyer pushtetit dhe dominimit të njeriut, kolapsi i strukturave kërcënon tërë identitetin mashkullor dhe kthen njeriun prapa në realitetin e trupit të tij. Modeli teologjik i Foucault të vdekjes së Zotit është e çiftuar më një eksplozion dëshirash duke u dakorduar më paradigmën sadiane mashkullore, diskontinuitetin dhe izolimin. Metafizika maskiliste sjell në refleksion ankthin e identitetit mashkullor përballë fytyrës së vdekjes së Zotit dhe atë të njeriut. Si çështje fondamentale në konstruksionin social kjo vlen për vazhdueshmërinë e identitetit mashkullor, pushteti dhe zhdukja e tij. Vdekja e Zotit të Foucault sjell religjonin prapa në hapësirën e çuditshmë të trupit. Gjuha, vdekja e Zotit dhe seksualiteti jane kërcënime të vogla, gjuha nuk është vetëm një referente e Zotit, idea e Zotit dhe idea e njeriut zhduken, aty shfaqet një krizë dhe ankth mbi natyrën e ekzistencës. Idea e një teologjie të trupëzuar në kontestime të shumta Foucault e shikon transgresionin në sensin negativ por si diçka që afirmon limitet e qenies. Koncepti i ‘limitit’ është i rëndësishëm në mënyrën së si Foucault bashkon duke përdorur de Sade idenë e vdekjes së Zotit dhe seksualitetin. Ai argumenton së ekzistenca e Zotit jep një limit të natyrës së pakufishme të qenies. Kur Zoti vritet, limitet e ekzistencës janë thyer dhe individi është çliruar por individi gjithashtu është rikthyer në limitet e ekzistencës përballë asaj çka është e pamundshme. Pra autori synon të tregojë që vdekja e Zotit nuk është një qëndrim i jo-ekzistencës së Zotit por një hapësirë kosntante e eksperiences sonë ku përballemi më limitet e ekzistences sonë. Duke ndjekur idenë e Bataille ku religjoni dhe erotizmi seksual kanë të njëjten eksperiencë Foucault beson se ai limit i Zotit është siguruar dhe mund të gjindet në seksualitet. Seksualiteti posaçërisht që nga de Sade është i demarkuar nga limitet, limitet e ndërgjegjies përballë dëshirave të subkoshiencës, limiti i ligjeve të dritës të tabuve universal dhe limitet gjuhësore në vetë paaftësinë për të shprehur dëshirat e tij. Seksualiteti bëhet një akt ku abstinenca e Zotit manifestohet, gjuha e seksualitetit mashkullor del jashtë vdekjes së Zotit. “Gjuha e seksualitet na ngre neve në errësiren e natës ku Zoti mungon dhe të gjitha aktet tona jane të adresuara nga kjo mungese”. Seksualiteti dhe vdekja e Zotit në mënyrë intriguese janë të lidhura mes veti, të shtrënguara sëbashku në limitet e mendimit njerëzor. Duke u pajtuar me Foucault në seksualitetin mashkullor ne nuk ballafaqohemi vetëm më mungesen e Zotit por edhe me vdekjen tonë. Trupi jonë dhe Zoti janë të shkrira sëbashku në realizimin e madhësisë së caktuar të jetës njerëzore. Ekzistenca merret në kontekste të ndryshme ku shihet në krijimin modern të figurës se njeriut të lindur jashtë realizimit të madhësisë së caktuar të ekzistencës. Trupi, dëshira dhe gjuha janë të zbuluara në limitet e ekzistencës pra në vdekje. Ndërkohë që puna e de Sades është e tej-jashtëzakonshme dhe ekstreme, ajo nga jep një përgatitje jo shumë komforte që të kuptojmë mizoritë në mendimin dhe veprimin kundër femrave dhe meshkujve ku seksualiteti mashkullor i formuar paraqet lidhjen e tij me Zotin dhe vdekjen e Zotit. Limitet dhe përmbajtjet ekspozojnë diskursin e gjinisë mashkullore e cila nuk është e zhvilluar mirë dhe laku i shqëtësimit për femrat paraqitet në analiza të tilla, modeli teologjik i Foucault ndaj trupit ne teoritë e veprave të tij asnjëherë nuk ndjek përmes implikimeve të ideve destructive. Trupi shpirtëror qëndron si fragment i hapësirës shpirtërore. Jane Gallop në punën e saj argumenton se filozofët european (meshkuj) kanë dështuar kundrejtë disa meritave, të lejojnë trupin të jetë një vend i dijes. Ata kanë vazhduar që trupin ta përdorin si skeme racionale të rendin dhe kontrollit mashkullor. Paradigma mashkullore sadiane e Foucault sillet në teologji përmes dhomës së gjumit por është e rrethuar nga dështime që duhet eksploruar edhe ankthi i fshehur dhe pasiguritë e mashkullit në rend që të propagandohet për të. Trupi është prezantuar të F. pa asnjë rinjohje të çeshtjes themelore të identiteti gjinor e cila indikon se si shpirtërorja mund të lokalizohet në trup, se si trupat lakuriq e informojnë mendimin religjoz. Foucault paraqet hapësirën por nuk arrin të tregoje së si trupat mashkullore dhe femërorë mund të bëhen organe të besimit religjoz që vijnë me shpallje në sajë të mungesës së Zotit.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Blerta Haxhiaj, Impotenca mendore, linguistike

QEVERIA MJEL DHITË E NIVICËS SI 4 MIJË VJET MË PARË

August 17, 2017 by dgreca

Nga KOLEC TRABOINI/

1 Kolec Traboini

E paska botuar një shkrim për Nivicën e izoluar të Shqipërisë si një mrekulli natyrore e qeverisjes rozë me kryelashën Rama në krye, kjo gazeta “Washington Post”. Dhe mburret kryeministri inë duke i thënë popullit të vet raja “mirëmëngjes”, me këtë sihariq të madh që la pa frymë tërë Ballkanin e zilepsur, vetë Erdoganin dhe tej e përtej Evropën. Po Evropa, bota dhe shqiptarët e dinë mirëfilli se kur të thuash ti mirëmëngjes, ik se të zuri nata, o Krieministri inë. E di apo nuk e di? Nëse nuk e di po ta them u…

2 dhite

Po “Washington Post”-i, si ti presësh një faturë të majme me 10 mijë dollarë të pranon jo një por dhjetë shkrime ku thua se Rama është Prometeu i Ballkanit dhe Zeusi i bejlurçinave shqiptarë e për më tepër është “Supermen” me “Adidas”, është “Batman” i lëpirë nga fantomasët shqiptarë të medias. Gjithçka të boton “Washington Post” nëse u jep çekun me dollarë. Madje “by one get one free”. Pra paguaj një artikull e të botojnë dy. Është ekonomi tregu, babam.

O ju kripsha trutë, o batalioni i propagandës  së shfrenuar të Qeverisë që fusni çek dhe nxirrni lajme. Lavatriçe jeni edhe sepse e trajtoni popullin si gomar që sa herë i bie me kamxhik ai pjell florinj.

Ja me këtë pasazh heroik mburret krieministri inë mendjendritur për sukseset e veta fantazore, qumështore, nën muzikën magjepese meeeeheheheheeee të dhive, cjepve dhe kecave të Nivicës:”Këtu shihni njerëzit që mjelin delet dhe dhitë e tyre ashtu siç bënin 4.000 vjet më parë. Shikoni barinjtë në jetën e përditshme, e cila është jashtëzakonisht tërheqëse për ata që e kanë humbur atë trashëgimi, ndaj dhe ata që vijnë këtu vijnë për të gjetur atë pasurim shpirtëror në jetën e tyre”.

Po  Cannabis Sativa a panë gjëkundi nëpër pllaja ata gazetarët e “Washington Post” që gjoja na paskan ardhur në Shqipëri. E tymosën ndonjëherë të shkretën se shkrimi duket disi nën influencë.  Po a i bënë analizat e qumështit se sa e kishin përqindjen e drogës, sepse kullotat anë e mbanë Shqipërisë janë zënë me Cannabis Sativa e këtë ka 4 vjet që e di gjithë bota në saj të qeverisjes se lartmadhështisë së tij. Po nuk u paska vajtur në vesh atyre të “Washington Post”. Çudi…

4 mijë vjet e dhitë po dhi mbetën. Dhe malet po ato. Dhe bimët po ato. Dhe qielli po ai. Veç retë e shiu shkojnë e vinë e hallakatën sipas qejfit.

Kjo po që është lajm. Lajmi i parë në botë për delet, dhitë e cjeptë e Shqipërisë që janë të lumtur e kullosin si të trullosura nga aroma e Cannabisit dhe begatia e qeverisjes, e cila i ka fotografuar e i ka vënë në një gazetë në Amerikë. Shkak i fuqishëm moral për të prodhuar qumësht më tepër. Jepini dhi. Shtrëngohuni!

Kaq zili ka vënë kjo gazetë sa tani ca mediatikë analista po i thonë njëri-tjetit: “Paçim fatin e dhive e cjepve të Nivicës” të na dalë surrati në  “Washington Post”. Po do dollarë me grushte ajo punë more djema. Eh, këta kasnecët e shtypit të qeverisjes bëjnë si ato vajzat e mbetura të dikurshme që thoshin “Paçim fatin e kurvës!”.  Se edhe politika kështu e ka, kush kurvëron fiton.

Jepi, o Qeveri e katruveve, se katruve e qypa kemi patur me bollëk edhe 4 mije vjet më parë. Ende pa ardhur në pushtet ju kokë qypat e sotëm që vazhdoni me mendjen e Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhes se nuk ka qeveri më të mirë se sa ajo që ja bën nënën e gjëmën popullit të vet.

Lajmin për qypat e katruvet 4 mijë vjeçare do ta botojë “Washington post”  javën tjetër si të iki vapa e gushtit. Kësaj herë është xhaba. Se thamë: “by one get one free”.  Jalla Insan!

 

17 gusht 2017

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Kolec Traboini, me pare, QEVERIA MJEL DHITË E NIVICËS, SI 4 MIJË VJET

Vučić, dialgu për Kosovën- manovër taktike?

August 17, 2017 by dgreca

Presidenti i Serbisë, Vučić bën thirrje për dialog për Kosovën dhe për “pajtim historik me shqiptarët”. Për këtë, disa e brohorasin si vizionar. Kritikët dyshojnë për një manovër taktike.1 Dacic

Presidenti serb ka në bazë të kushtetutës së Serbisë vetëm funksione përfaqësuese – posti i tij është simbolik, pa kompetenca praktike. Por Aleksandar Vučić ka prej pesë vitesh të gjithë frerët e pushtetit në duar, si shef i partisë së fuqishme të Përparimit: në fillim si zëvendëskryeministër, pastaj si Kryeministër dhe tani si President i shtetit.

Herë pas here, Vučići vendos të merret me gjëra të mëdha. Prej javësh dominon thirrja e tij për “dialog të brendshëm serb” për temën e Kosovës, në interpretimin e tij “një shans historik” për pajtimin me shqiptarët. E gjitha ka elementë hollivudianë: pikërisht ky President, që në vitet nëntëdhjetë qe një nacionalist i etur për gjak, i cili i shante përditë shqiptarët, dëshiron ta zgjidhë përfundimisht këtë çështje.

Dialog me një autokrat?

Problemi në këtë punë: Presidenti e “hapi” diskutimin pa ofruar një platformë. Kështu në Beograd vrasin mendjen, se si, kur, ku dhe për se do të flitet. Fjalën duhet ta marrin të gjithë aktorët, edhe Kisha Ortodokse tepër konservatore Serbe – më tepër Vučić-i nuk tha. Ai vetë fillimisht do të dëgjojë ato që do të thuhen dhe në fund do të marrë një vendim. A mund të ketë një pamje të tillë një dialog historik?

“Në thelb, Aleksandar Vučić nuk ka një ide të qartë, por që përpara i diskualifikon të tjerët, që kanë mendim të ndryshëm nga ai”, thotë Dusan Janjic nga Forumi i Beogradit për marrëdhëniet ndëretnike, i cili merret intensivisht me çështjen e Kosovës. Sipas Janjicit, thirrja e Vučić-it për dialog nuk është gjë tjetër veçse një manovër taktike: “Krejtësisht sipas motos:  ju pyeta, nuk thatë asgjë, pra unë edhe më tej do të vendos vetë – por përgjegjësinë do ta ndaj me ju.”

Dusan Janjic (DW/B. Cani)Dusan Janjic

Opozita e shoqërisë civile nuk pranon fare të merret me këtë- me një autokrat nuk mund të bësh gjithsesi dialog, thuhet. Partitë e copëzuara të djathta, të cilat mund të mbledhin 15 përqind të votave, nuhasin tradhëti: sipas tyre, me shqiptarët as që duhet folur fare.  Në medie dëgjohen edhe disa ide, të cilat flasin për një ndarje të Kosovës e deri për një anëtarësi të mundshme të Kosovës në OKB.

Në një kohë kur në mënyrë diplomatike Presidenti i mirëpret të gjitha propozimet, shokët e partisë së tij sulen çdo ditë në mediet e afërta me qeverinë kundër kundërshtarëve politikë. Kështu ata damkosen si “frikacakë”, kur heshtin për temën e Kosovës, ose si “patriotë falsë” dhe “urryes të serbëve”, kur shprehen për këtë temë.

Gjueti shtrigash ndaj kritikëve

Pavarësinë e ish-provincës serbe Kosovë sot e njohin 111 shtete në të gjithë botën, por jo pesë anëtarë të BE dhe fuqitë me të drejtë vetoje në OKB, Rusia dhe Kina. Në Beograd kjo punë shihet në mënyrë të veçantë: pavarësia e Kosovës nuk duhet të njihet, por realiteti duhet pranuar. Marrëveshja e arritur në vitin 2013 në Bruksel me qeverinë në Prishtinë parashikon kështu integrimin e plotë të Veriut të Kosovës të banuar kryesisht me serbë në republikën e Kosovës, gjë që shumë vëzhgues e interpretojnë si një njohje faktike.

Një tezë që e ndesh dendur thotë: si nacionalist ekstremist që ka qenë, Presidenti Vučić duhet të sillet sot në mënyrë pragmatike për çështjen e Kosovës, në mënyrë që Perëndimi ta durojë në heshtje stilin e tij princëror të qeverisjes.

Kjo taktikë duket se po funksionon. Në një kohë kur partia e tij e Përparimit bën gjueti shtrigash kundër kritikëve në vend, i ndan vendet e punës dhe postet në bazë të listës partiake dhe kufizon të drejtat e punëtorëve, Vučić-in e lëvdojnë në Bruksel dhe në Berlin si shtyllë të stabilitetit në Ballkan, si reformator aktiv dhe madje si vizioner. Kritika për nepotizmin ose për mungesën e sundimit të ligjit përmendet me zë të lartë vetëm rrallë dhe vetëm në periferi të raporteve të progresit të BE.

Pas thirrjes së tij për dialogun për Kosovën, pati që u habitën në Beograd, kur në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” u shkrua se Vučić-i “po kërcen mbi hijen e errët të historisë serbe”. Një këngë me lëvdata, për të cilën më parë ai vetëm mund të ëndërronte.

 Debatte Tepic Djukanovic Serbien (DW/ N. Rujevic)Vladimir Gjukanovic

Tema e Kosovës nxit emocionet dhe populizmin

A mund t’ia lejojë vetes pushtetmbajtësi serb, për të cilin bujarisht thuhet se ka guxim, që ta shuajë preambulën për Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë? Kjo është pyetja më e vështirë. Sepse megjithëse serbët që jetojnë në mjerim ekonomik nuk interesohen fort për Kosovën – vetëm dy deri në tre përqind e shohin Kosovën si temë të rëndësishme – tema e Kosovës ngërthen edhe më tej emocione të mëdha. Duke iu referuar betejës në Fushën e Kosovës (në vitin 1389) Kosova vazhdon të quhet “djepi i serbizmit”. Edhe më tej 80 përqind e serbëve mendojnë se pavarësia e Kosovës nuk duhet të njihet në asnjë mënyrë.

“Nuk kemi ide, zotëri, edhe mendja më e mençur e Serbisë nuk mund të ofrojë zgjidhje për momentin. Më parë duhet të shohim se si do ta shohim në të ardhmen Kosovën dhe Metohinë, çfarë mund të marrim, pa qenë të detyruar që ta njohim pavarësinë e Kosovës”, thotë Vladimir Gjukanovic, deputet i Partisë së Përparimit në pushtet. Edhe ai, si Vučić-i, ka qenë më parë një nacionalist ekstremist. “Kosova dhe Metohija” – emri zyrtar i “provincës së pabindur” konsiderohet si deklaratë politike. Ky togfjalësh ka qenë i detyrueshëm për të gjithë ata që kanë pasur njëfarë pushteti në Beograd.

“Ky gënjim i vetvetes ofron mundësi për populizëm”, mendon Dragoljub Micunovic, një nga anëtarët më të vjetër të Partisë Demokratike në opozitë. Me këtë, deputeti më i vjetë r i vendit kritikon edhe kreun e partisë së tij, që e përsërit me zell formulën magjike “Kosova është Serbi”. “Politikanët e paraqesin veten si mbrojtës të së përgjithshmes – ekonominë tonë, kulturën dhe të tjera ata nuk mund t’i shpëtojnë, por Kosovën po! Kjo mbrojtje e Kosovës nuk ka nevojë për dëshmi, mjafton tregimi.”

Shqiptarët e Kosovës po merren aktualisht me veten – në Kosovë po punohet për një qeveri të re – por në përgjithësi tregojnë pak entuziazëm për atë që dëgjohet nga Serbia. Po nuk përfundoi me njohjen e pavarësisë, dialogu brendaserb është i kotë, shkroi në twitter ministri i Jashtëm në largim i Kosovës, Enver Hoxhaj.(Kortezi: Nemanja Rujevic DW)

Filed Under: Analiza Tagged With: disi per Kosoven, manovër taktike?, te flasim, Vucic

Maqedoni: Qeveri-Kuvend, rritje e transparencës apo marketing politik?

August 17, 2017 by dgreca

Nga Isuf Kadriu/1 Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar nga Kuvendi kontroll më të madh të punës së saj, respektivisht, institucioni ligjvënës të caktojë çdo javë nga një seancë, në të cilën deputetët do të mund të interesoheshin apo të pyetnin anëtarët e Qeverisë për çështje tematike. Kërkesa e Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, synon rritjen e transparencës në punën e saj, apo që për çështjet madhore me interes të qytetarëve të jenë të njoftuar ose të dalin me propozime edhe përfaqësuesit e zgjedhur në Kuvend.

Aktualisht deputetët në bazë të rregullores mbi punën e Kuvendit kanë të drejtën të parashtrojnë pyetje për ekzekutivin, por vetëm një herë në muaj, por seancat e tilla deri më tani ose nuk janë mbajtur ose kanë kaluar në polemika të ashpra mes pushtetit dhe opozitës për çështje kryesisht politike.

Kërkesa e fundit e Qeverisë vjen në kohën kur të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare kanë kritikuar raportet Qeveri-Kuvend, duke konstatuar anashkalimin e institucionit ligjvënës, apo vënien e tij në shërbim të ekzekutivit, që në realitet duhej të ishte e kundërta.

Ish-kryetari i Kuvendit, Stojan Andov, thotë për Radion Evropa e Lirë se ideja është e mirë dhe është një kopje që praktikohet në disa vende të zhvilluara evropiane, por që këtu të praktikohet nevojitet, sipas tij, përgjegjësi më e madhe e politikanëve apo që nismat e tilla të mos i ndërmarrin për pikë politike, por me qëllimin e sinqertë për ngritjen e nivelit të institucioneve.

“Nëse kjo realizohet, Kuvendi do të kishte kontroll më të madh mbi Qeverinë, por duhet parë nëse kjo do të keqpërdoret nga partitë. Praktika të tilla ka edhe në vende tjera, megjithatë tek ne duhet të ketë një koordinim të mirë, me qëllim që kjo nismë të realizohet sipas idesë së paraparë, e jo të keqpërdoret për pikë politike si nga Qeveria ashtu edhe nga deputetët, konkretisht nga ata të opozitës. Nëse kjo ndodhë,atëherë kjo nuk do të kishte kuptim, apo të përjetonte fatin e mbledhjeve mujore të përballjes së Qeverisë me deputetët”, thotë Andov.

Ismet Ramadani, ish-deputet në katër përbërje parlamentare thotë se raportimi i anëtarëve të Qeverisë para Kuvendit është në të mirë të transparencës jo vetëm në relacionet Qeveri-Kuvend, por edhe të institucioneve tjera të kenë përgjegjësi të raportimit para Kuvendit. Nëse këto mbledhje do të jenë efikase varet nga deputetët dhe Qeveria, thotë Ramadani duke u ndaluar në mbledhjen në të kaluarën të cilat më shumë janë shfrytëzuar për promovime se sa për dhënie të llogarisë.

“Në këtë rast, nëse Qeveria jep llogari pranë Kuvendit, atëherë është shumë e kuptueshme që edhe organet tjera do të jenë shumë më të përgjegjshme sepse një ditë edhe ato do të duhet të japin llogari për punën e tyre. Me këtë besoj se rritet autoriteti i Kuvendit, i cili përfundimisht e merr rolin e vet të cilin e ka edhe me Kushtetutë. Me këtë rritet edhe transparenca e Qeverisë dhe qytetarët do të jenë më të informuar për punën dhe aktivitetet e Qeverisë”, thotë Ramadani duke shtuar gjithashtu se çdo devijim nga ideja e nismës apo tendencat që përmes saj të përfitohen pikë politike do të prishin edhe më shumë imazhin e institucioneve.

Në bazë të anketave të realizuar nga organizata të ndryshme, Kuvendi është ndër institucionet më pak të besueshme, pa anashkaluar këtu edhe Qeverinë. Kuvendi i Maqedonisë shpesh herë është kritikuara apo është quajtur si “makineri votuese” që aspak nuk debaton për propozimet që vijnë nga Qeveria. Në të shumtën e rasteve ato miratohen në procedurë të përshpejtuar, duke forcuar kështu bindjen se deputetët fare nuk e dinë për çfarë kanë votuar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Macedonia, Qeveri-Kuvend, transparence

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 551
  • 552
  • 553
  • 554
  • 555
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT