• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, progres dhe përkrahje

December 5, 2015 by dgreca

-Ministri Avdullah Hoti në Paris: Qeveria e Kosovës ka bërë progres të konsiderueshëm  në Menaxhimin e Financave Publike/ PRISHTINË, 5 dhjetor 2015/ Ministri i Financave i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti po merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe SIGMA (Përkrahja për Përmirësimin e Qeverisjes dhe Menaxhimit), me temën  “Sfidat në Reformat e Administratës Publike në vendet e Ballkanit Perëndimor” e cila po mbahet në Paris.  Në prezantimin e tij,  Ministri Hoti foli për rëndësinë e vazhdimit të reformave në fushën e Administratës Publike, në veçanti për reformat në fushën e Menaxhimit të Financave Publike dhe lidhshmërinë e reformave me prioritetet dhe  politikat afat-mesme të Qeverisë, ku potencoi se Qeveria e Kosovës ka bërë progres të konsiderueshëm në këtë drejtim, gjithashtu Ministri i  informoj të pranishmit rreth progresit në përgatitjen e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, Programit Kombëtar për Reforma Ekonomike, Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, Programin katërvjeçar të Qeverisë si dhe lidhshmërinë e gjitha këtyre dokumenteve strategjike me planifikimin fiskal dhe implementimin e tyre përmes buxheteve vjetore të Qeverisë. Ministri Hoti  gjithashtu i  informoi  të pranishmit mbi  ndryshimet e suksesshme në procesin dhe kualitetin e vlerësimit të ndikimit buxhetor të të gjitha iniciativave të reja të Qeverisë, ku prej fillimit të implementimit të Udhëzimit të ri Administrativ dhe Manualit përcjellës, të gjitha inputet e reja që kalojnë përmes aprovimit në Qeveri janë të një kualiteti shumë më të mirë, duke informuar në tërësi vendimmarrësit mbi implikimet buxhetore e fiskale të të gjitha iniciativave që prezantohen në Qeveri për aprovim. Kjo ndihmon në masë të madhe në prioritizimin e iniciativave dhe reformave, varësisht nga mundësit buxhetore të vendit.

Ai gjithashtu theksoi se një fushë tjetër me rëndësi e cila lidhet me transparencën dhe përgjegjësinë në menaxhimin e financave publike, ka të bëjë me projeksionet ekonomike e fiskale ku tha se Ministria e Financave ka ngritur nivelin e transparencës duke i bazuar këto projeksione tërësisht në variabla ekonomike,  të lidhura me supozime reale. Në të njëjtën kohë, Ministri Hoti foli edhe rreth fushave që kërkojnë një vëmendje të shtuar në periudhat e ardhshme, për përmirësime të mëtutjeshme si për nevojën e buxhetimit të bazuar në performancë, përmirësimin e monitorimit të ekzekutimit të buxhetit, përmirësimin e kapaciteteve për planifikimin e investimeve publike, etj.

 Në fund, Ministri Hoti falënderoi të pranishmit, e në veçanti organizatorët për punën e tyre në drejtim të përmirësimit të mëtutjeshëm të praktikave në fushën e menaxhimit të financave publike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrës në këtë Konferencë janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe zyrtarë të lartë të OECD-së, Komisionit Evropian dhe SIGMA-s.Ministri Avdullah Hoti u takua edhe me Senatorin Francez Alan Richard, i ngarkuar për çështje ekonomike për Ballkanin perëndimor të cilin e informoi për zhvillimet buxhetore në Ministrinë e Financave si dhe për ndryshimin e ligjeve tatimore të cilat kanë të bëjnë me krijimin e kushteve të të bërit biznes, si i vetmi kusht për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ndërsa, Senatori Richard  shprehi përkrahjen e tij për proceset dhe hapat e Qeverisë së Kosovës për të pasur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, kosova, progres dhe përkrahje

TEZA DHE KUNDËRTEZA PËR LUFTËN ANTIFASHISTE

December 4, 2015 by dgreca

*Teza e parë: Lufta Antifashiste e popullit shqiptar/

*Kundërteza: Lufta Nacionalçlirimtare/

NGA URAN BUTKA/

Me pushtimin e Shqipërisë nga okupatorët italianë e më pas gjermanë, lindi qëndresa dhe lufta antifashiste e popullit shqiptar kundër tyre, në krah të Aleatëve të mëdhenj Antifashistë. Në këtë luftë çlirimtare kanë marrë pjesë dhe kanë ndihmësuar gjithë faktorët  antifashistë, ndaj edhe duhet të quhet saktësishht “Lufta antifashiste e popullit shqiptar”.

Enver Hoxha, ky manipulator madh i historisë, ngriti dhe lartësoi mitin e Luftës Nacionalçlirimtare, si luftë e vetme e popullit shqiptar kundër pushtuesve nazifashistë. Qëllimi i tij ishte që të monopolizonte luftën antifashiste, për të monopolizuar edhe pushtetin, që do të vinte pas luftës, pushtetin e vetëm absolut të tij dhe të PKSH.

Këtë qëndrim politik e përqafoi dhe u përpoq për gjysmë shekulli ta impononte e ta publikonte me të gjitha mënyrat e mjetet historiografia komuniste, për të justifikuar pushtetin monist. Këtë mit e mbrojnë edhe sot disa politikanë dhe historianë, që kanë lidhje të pashkëputur me ideologjinë e të shkuarës, por që kanë edhe synime që ta shfrytëzojnë ende potencialin njerëzor të Luftës Nacionalçlirimtare për  interesa politike dhe elektorale.

Në fakt, Lufta Nacionalçlirimtare është pjesë e Luftës Antifashiste të popullit shqiptar, siç është edhe lufta antifashiste e çetave të Ballit Kombëtar,  Legalitetit,  lëvizjeve  Kryeziu e Muharrem Bajraktari dhe të aktorëve të tjerë, për aq sa kanë kontriubuar.

Madje,  Luftën Antifashiste e nisën së pari intelektualët dhe studentët shqiptarë, që demonstruan kundër pushtimit Italian. Pjesa më aktive e tyre, si Llazar Fundo, Safet Butka, Selman Riza, Faslli Frashëri, Isuf Luzi, Vasil Andoni, Hasan Reçi, Ndue Pali etj, u burgos dhe u internua në Ventotene dhe e vazhdoi atje rezistencën antifashiste. Luftën e armatosur e filluan atdhetarët  jokomunistë si Abaz Kupi, Mujo Ulqinaku, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Nazif Mero etj. që i pritën pushtuesit italianë me armë në Durrës, Shëngjin, Sarandë etj. dhe e vazhduan  nacionalistët Myslim Peza, Ismail Agë Petrela, Shyqyri Peza, Muharrem Bajraktari, Gani Kryeziu, Mestan Ujaniku  e të tjerë antifashistë, përpara sesa të themelohej PKSH dhe të niste Lufta Nacionalçlirimtare, e udhëhequr prej saj, që nuk e mohon kush.

Po në këtë kohë u formuan edhe çetat luftarake të Ballit Kombëtar, të cilat nuk ishin inkuadruar në Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Abaz Ermenji shkruante: “Unë dhe Safet Butka, që ktheheshim nga ishulli Ventotene, mbasi biseduam edhe me patriot të tjerë, sidomos me Skënder Muçon dhe Hysni Lepenicën,( të cilët nuk kishin qenë të internuar  në Itali), vendosëm të dilnim maleve për të krijuar çetat e para me armë kundër pushtuesve fashistë. Ky ishte vazhdim i përpjekjes shqiptare, që u fillua në prillin e vitit 1939. Për t’i dhënë një formë të organizuat kësaj përpjekjeje, u krijua Balli Kombëtar nën kryesinë e Mid’hat Frashërit…”.

Bile edhe betejat e para të mëdha kundër italianëve dhe gjermanëve i kanë bërë çetat e Ballit Kombëtar në atë kohë. Lufta  e Gjormit, 29 dhjetor 1942, ishte organizuar dhe drejtuar nga Hysni Lepenica e Skënder Muço, në bashkëpunim me çetën Plakë të Vlorës. Forcat kryengritëse shqiptare, afër 1600 veta, përballuan sulmin e ushtrisë italiane prej më se 2000 vetësh, të komanduar nga Franko Klementi, në kuadrin e një operacioni spastrimi ushtarak, sipas urdhërit të kryeministrit kuisling Mustafa Kruja. Në ndihmë të pushtuesve fashistë ishin edhe forcat mercenare të Halil Alisë e të Selim Kaloshit, të dërguara në Mesaplik për të shtypur kryengritjen antiitaliane të qarkut të Vlorës. Në këtë betejë, që vazhdoi pesë ditë, u vra edhe komandanti italian Klementi me rreth 180 ushtarë, ndërsa ranë në fushën e betejës gjashtë nacionalistë dhe katër të plagosur.

Në këtë vazhdë, çetat nacionaliste të Safet Butkës, në bashkëpunim me oficerët britanikë B.Maklin dhe D.Smajl, zhvilluan  betejën kundër pushtuesve gjermanë në Kthesat e Barmashit të Kolonjës, më 13 gusht 1943, duke u shkaktuar gjermanëve 25 të vrarë, disa autoblinda e topa të shkatërruar etj.

Nga ana tjetër, faktorët nacionalistë të paangazhuar nëpër parti si Muharrem Bajtaktari dhe forcat e tij, që luftuan edhe kundër italianëve edhe kundër gjermanëve, nuk pranuan të futeshin në Frontin Nacionalçlirimtar. Po ashtu edhe Lëvizja Kryeziu, refuzoi të inkuadrohej në Lëvizjen nacionalçlirimtare dhe luftoi kundër puahtuesve nazifashistë në mënyrë të pavarur, ndaj edhe u godit dhe u asgjësua nga forcat nacionalçlirimtare.

Të gjithë këta faktorë dhe lufta e tyre as nuk mund të mohohen, as të tjetërsohen, as të përbalten siç është bërë deri tani, sepse gjendet një dokumentacion i plotë arkivor shqiptar dhe i huaj, që i fakton.

Si përfundim,  Lufta Antifashiste e popullit shqiptar  1939-1944  është një kontribut i shquar i shqiptarëve në luftën për çlirim kundër pushtuesve nazifashistë. Ndërsa Lufta  Nacionalçlirimtare, e udhëhequr nga PKSH, është  një pjesë e rëndësishme  e kësaj lufte. Nuk duhet ngatërruar e tëra me pjesën. Çmoj luftën e partizanëve  kundër pushtuesve dhe  dëshmorët e  rënë, ashtu siç vlerësoj edhe luftën e faktorëve të tjerë antifashistë dhe dëshmorët e tyre. Por, përpjekja për ta mitizuar dhe paraqitur Luftën NÇ si luftën e vetme të shqiptarëve kundër nazifashizmit, është një mosnjohje e historisë, një tendencë ideo-politike,  një spekullim  ose një reminishencë e të shkuarës enveriste.

Mitet e luftës duhet t’i çmitizojmë, falsifikimet duhet t’i ndreqim, politizimet t’i mënjanojmë, që të jemi kemi një histori të vërtetë.

 

    Teza e dytë: Marrëveshja e Mukjes bashkoi dy ekstremet e politikës

Kundërteza: Marrëveshja e Mukjes – një tradhti

 

    Marrëveshja e Mukjes (1-3 gusht 1943) është një nga marrëveshjet më të rëndësishme, por edhe më të veçanta mes shqiptarëve në të gjitha kohët, sepse, ndryshe nga marrëveshjet e njëzëshme të mëparshme, ajo bashkoi për interesa madhore kombëtare dy organizatat politike dhe ushtarake të kundërta, madje armiqësore, Ballin Kombëtar dhe Frontin Nacionalçlirimtar, në luftën e përbashkët antifashiste.

Marrëveshjen kombëtare të Mukjes e kërkonte koha. Ishte një produkt shqiptar. E rekomandonin edhe Aleatët antifashistë. “Në konformitet me rekomandimet e bëra nga Misionet ushtarake Aleate, ne zhvilluam një takim me përfaqësuesit komunistë në fshatin Mukje, afër Tiranës Të dy partitë arritën mirëkuptim, që u prit me enthuziazëm  nga populli shqiptar” – shkruhet në manifestin e Mid’hat Frashërit e Abaz Ermenit drejtuar Aleatëve.

Marrëveshja e Mukjes u kthye në një realitet, kur një ditë më pas u organizua nga Komiteti pluralist për Shpërimin e Shqipërisë, një betejë e përbashkët e  nacionalistëve dhe partizanëve kundër italianëve në Qafë-Shtamë, më 4 -5 gusht 1943, e komanduar nga major Abaz Kupi. Në këtë luftë u vra kapiteni italian Scarpa, u zunë mjaft robër dhe armatime.

Prishja e njëanshme e Marrëveshjes së Mukjes për shkak të ndërhyrjes jugosllave dhe të luftës për pushtet e dominim, solli ndarjen e thellë mes shqiptarëve dhe luftën civile mes dy organizatave luftarake, por edhe të pjesëve të popullsisë që i mbështeste ato, duke i shkaktuar një dëm të pariparueshëm Shqipërisë dhe çështjes kombëtare.

Marrëveshjen e Mukjes udhëheqësit komunistë e quajtën tradhti. Po kush e tradhtoi atë? E.Hoxha dhe tutorët jugosllavë në Vithkuq dhe në Labinot. Madje edhe nënshkruesit komunistë të marrëveshjes Ymer Dëshnica dhe Mustafa Gjinishi, u akuzuan nga E.Hoxha për tradhti dhe u dënuan. Ndërsa firmëtarëve nacionalistë iu shpall luftë.

E.Hoxha u dërgoi një letër- qarkore gjithë komiteteve qarkore të PKSH: “Lajmëroheni se ju është dërguar nga Tirana një trakt për t’u shpërndarë, i firmosur prej Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë, ku flitet për bashkimin e plotë të arritur në mes të KNÇL dhe Ballit Kombëtar. Ky trakt disaprovohet nga KQ i Partisë. Prandaj, në rast se nuk i keni shpërndarë, çirrini dhe të mos flitet më për të”.

Ndërsa M.Popoviç i shkruante Titos “Kemi ndikuar te PKSH dhe në Luftën NÇ, që gjithsesi të prishim marrëveshjen e Mukjes”.

Po mesazhi i Mukjes mbeti dhe është  aktual: shqiptarë, e mira dhe interesi i Shqipërisë, i kombit shqiptar dhe i çdo shqiptari kërkon mirëkuptimin e bashkëpunimin për interesat madhore të Shqipërisë e të kombit dhe jo ndarjen, përjashtimin dhe armiqësinë. Mirëkuptimi është akti i parë i çlirimit të një kombi.

Mendoj, se tashmë, me ndonjë përjashtim të një pjese të politikës dhe të ndonjë pseudohistoriani, Marrëveshja e Mukjes është njohur, pranuar dhe vlerësuar si një kompromis historik i domosdoshëm dhe i nevojshëm, jo vetëm për atë kohë.

Ndërkohë në Mukje u debatua dhe u shtrua për zgjidhje çëshja e Kosovës mbi bazën e parimit të vetvendosjes së popujve, sipas Kartës së Atlantikut.

    

     Teza e tretë: Lufta civile në Shqipëri, 1943-1945

Kundërteza: Nuk ka pasur luftë civile

 

Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, nisi Lufta Civile në Shqipëri. Një luftë e brendshme e armatosur, e shpallur nga PKSH dhe e nxitur nga emisarët jugosllavë, që i rreshtoi shqiptarët, për herë të parë në historinë e tyre, në dy pjesë  armiqsore dhe ndërluftuese.  Ky konfrontim i brendshëm i armatosur për motive politike,  ideologjike, pushtetore e kombëtare midis  grupimeve kryesore politike e ushtarake shqiptare, si edhe rezistenca kundërkomuniste  me armë dhe lufta e përgjakshme për shtypjen e saj,  janë përbërësit  kryesorë të luftës civile në Shqipëri në vitet 1943-1945.

Shpallja e luftës civile u bë në Konferencën e dytë të Labinotit të PKSH (4-8 shtator 1943), ku morën pjesë edhe emisarët e PKJ Në këtë konferencë u dënua zyrtarisht Marrëveshja e Mukjes  si “marrëveshje që është në kundërshim me interesat e PKSH e të luftës” dhe u vendos që  t’i shpallej luftë Ballit Kombëtar, si edhe çdo rryme apo tendence tjetër. Për këtë arësye  Konferenca e Labinotit  u quajt “momenti vendimtar drejt marrjes së pushtetit”. Nga ky moment, ky do të ishte prioriteti i politikës së PKSH dhe E.Hoxhës. “Tash që ne e hodhëm poshtë ujdinë e Mukjes, ata ( nacionalistët ) po përpiqen për të gjetur shtigje të tjera drejt pushtetit. Ne duhet tua mbyllim ato shtigje e mundësi dhe, ndër aktet e para e më kryesorë në këtë drejtim është vendimi që i propozojmë të marrë kjo konferencë: të shpallim pushtetin e vetëm të popullit në Shqipëri.”

Ky vendim i hapte rrugën e një sistemi njëpartiak dhe të një pushteti totalitar. Gjithasashtu, marrja e pushtetit qysh gjatë luftës ( jo në fund të luftës dhe me zgjedhje të lira, siç ishte vendosur bashkërisht në Mukje) dhe me grykën e pushkës, shkaktuan luftën civile në Shqipëri.

Data 1 tetor mund të konsiderohet si fillimi zyrtar i luftës civile, meqënëse në këtë datë urdhërohet nisja e saj. Në letrën dërguar më 1 tetor KQ të PK të Gjirokastrës, E. Hoxha urdhëronte: “ Bashkimi me Ballin Kombëtar tani është një punë e vdekur dhe s’bisedohet më për atë punë. Tani bisedohet shpartallimi i tij.”

Po më 1 tetor 1943, E.Hoxha i dërgonte një letër-qarkore Liri Gegës dhe për veprim gjithë komiteteve qarkore të PKSH, në të cilën urdhëron nisjen e luftës  pa marrë parasysh asnjë rrethanë e pasojë kundër Ballit Kombëtar si armik kryesor. “Puna politike kundër Ballit nuk duhet të jetë e vetme në këto raste, ajo duhet të ndihmojë  veprimet ushtarake të cilat duhet të jenë deçizive, nuk mjaftojnë mitingje e konferenca, por duhet menjëherë të merret pushteti..” – kërkonte me këmbëngulje E.Hoxha.  Në këtë qarkore shpallet hapur synimi, mënyra dhe vendosmëria e patundur për të marrë pushtetin nëpërmjet luftës së armatosur dhe asgjësimit politik e fizik të Ballit Kombëtar dhe të çdo partie tjetër. Ky ishte fillimi i luftës për marrjen e pushtetit me mjete dhune, i kamufluar me luftën kundër pushtuesit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. ”Neve jemi drejt likujdimit të Ballit, dhe jo bashkimit me të” – udhëzonte E.Hoxha.

Lufta civile e shpallur nga Fronti NÇ, vërtetohet edhe nga një dokument i Shtabit të Përgjithshëm NÇ “Në vjeshtë të vitit 1943 partia Komuniste dhe Fronti NÇ: Në vjeshtë të vitit 1943 Partia dhe Fronti NÇ u detyruan t’i shpallnin luftë për vdekje Ballit Kombëtar” ( Dok. i  Shtabit P., volum i parë, 1965)

Rruga që zgjodhi PKSH për të marrë pushtetin ishte ajo e luftës me armë kundër kundërshtarëve politikë.  Në emër të PK Hoxha lëshon thirrjen: “Me forcë dhe me armë të marrim pushtetin në duar”. Tashmë te PK  zotëron tërësisht fryma, idetë e praktikat e revolucionit bolshevik  dhe ushtria nacionalçlirimtare u kthye në një instrument të këtij revolucioni. Vetë Lufta Nacionalçlirimtare e humbi karakterin fillestar dhe mbeti si një togfjalësh  i tëhuajëzuar, sepse komisarët me në krye E.Hoxhën e braktisën çështjen nacionale, ndërsa luftën çlirimtare e tjetërsuan në luftë civile, luftën e partizanëve, idealin dhe gjakun e dëshmorëve i shfrytëzuan për interesat e tyre pushtetore e ideologjike.

E.Hoxha urdhëronte që mos luftohej kunder gjermanëve, por të ndiqej këmba këmbës dhe të asgjësohej Abaz Kupi.

Një nga aktorët kryesorë të kësaj lufte, Koci Xoxe, në  letrën që i dërgonte E.Hoxhës, më 3.10.1943, shkruante :  “ Përveç goditjeve që u dhamë (nacionalistëve), po i ndjekim këmba-këmbës për shfarosje. Sa për luftën me gjermanët, pothuajse hiç!” Këto fjalë të thëna troç shprehin  strategjinë dhe praktikat e PKSH: shfarosje të kundërshtarëve politikë, luftë civile ndërmjet shqiptarëve dhe shmangie nga  lufta  kundër pushtuesve gjermanë.

Komandanti i Korparma tës I, Dali Ndreu, udhëzonte “Na informuen se A. Kupi me një forcë prej 500 vetësh ndodhet në katundin Prezë dhe në Vorë. Zhdukja e këtij njeriu  dhe shpartallimi e asgjësimi i forcave të tij ka një rëndësi të veçantë dhe do të jetë një fitore për ne… Duhet mbajtur parasysh se pranë Bazit ndodhet edhe Maklini. Për ndjekjen dhe asgjësimin e forcave të Bazit po ngarkojmë një batalion të Brigadës III dhe batalionin I të Brigadës I. Këta dy batalione do të jenë nën komandën e Hamit Keçit , nënkomandant i Brig.III dhe si përgjegjësit politik shoku Sadik Bocaj të Brig.I. Batalioni i Ishmit do të bashkëpunojë me të dy batalionet kundër Bazit..”

Lufta civile apo vallavrasëse mes shqiptarëve u interesonte edhe pushtuesve nazifashistë, që duke qënë shqiptarët në luftë mes vedi, dobësohej forca goditëse ndaj tyre. Më shumë të interesuar ishin edhe jugosllavët, të cilët i nxitën shqiptarët në luftë civile, që ta dobësonin faktorn shqiptar, për ta pasur më të lehtë ripushtimin e Kosovës dhe tërheqjen zvarrë të Shqipërisë pas qerres jugosllave.

Në luftën civile mes shqiptarëve, kanë marrë pjesë edhe kontigjentet e vetëdorëzuara të ushtrisë fashiste italiane, që u bashkuan me ushtrinë nacionalçlirimtare. Në formacionet kryesore të saj, duke filluar nga Brigada e Parë etj, gjendeshin edhe struktura të ushtrisë italiane, sidomos njësi altilerie, që godisnin me altileri nacionalistët shqiptarë, madje edhe fshatra e qendra banimi, mandej sulmonin partizanët. Thuajse në gjithë betejat kryesore kundër nacionalistëve, altileria italiane ka ndikuar në fitoren e komunistëve.

Edhe qenia britanike në Shqipëri, përveç ndihmës së pakontestuar në luftën antifashiste, në konteksin e brendshëm indirekt ndikoi në luftën civile, duke favorizuar njërën palë, komunistët dhe duke toleruar luftën e tyre të armatosur kundër nacionalistëve.

Mid’hat Frashëri dhe Abaz Ermenji, në apelin drejtur Aleatëve në korrik 1944, thoshin qartësisht: “Fakti që misionet aleate mbështetën me armë vetëm komunistët, solli gjakderdhje të padobishme te shqiptarët. Lufta civile vlen vetëm për armiqtë pushtues dhe këtë ata e dinë mirë, ndaj edhe nuk bëjnë përpjekje për shkatërrimin  e lëvizjes terroriste, edhe pse mund ta bëjnë fare lehtësisht”.

Në librin voluminoz “Lufta civile në Shqipëri 1943-1945”,  tezën e luftës civile e kam argumentuar katërcipërisht, duke u mbështetur në dokumentet e Arkivit të fshehtë të PKSH, por edhe në raportet e batalioneve, brigadave, divizioneve dhe korparmatave të Ushtrisë NÇ, që gjinden në Arkivin e FA si edhe në Arkivin e Shtetit, si edhe në dokumentacionin përkatës të arkivave jugosllave, italiane, gjermane, britanike dhe amerikane. Po të marrim vetëm raportimet e komisarëve dhe komandantëve të Ushtrisë NÇ, nuk ka nevojë për gjë tjerër, ata e pohojnë me gojën e tyre luftën civile ( betejat mes partizanëve dhe nacionaistëve, atje ku nuk kishte gjermanë). Po marr vetëm dy shëmbuj, një në jug dhe tjetri në veri:

Një betejën frontale të Grybecit në Gorë më 16 tetor 1943  ndërmjet forcave partizane të tre batalioneve “Tomorri”, “Gorë-Opar” e “Reshit Çollaku” kundër forcave balliste prej më se 600 luftëtarësh të komanduara nga Jani Dilo, Demir Staravecka e Maliq Dushari, u vranë mjaft partizanë e nacionalistë, midis tyre edhe komisari partizan Skënder Çaçi dhe komandanti ballist Demir Staravecka, të dy intelektualë dhe atdhetarë të njohur. Ja ç’thotë një raport i shtabit të batalionit partizan “Tomorri”: “Pas luftimesh shumë të ashpra, batalionet partizane “Gorë Opar”, “Tomorri dhe “Reshit Çollaku”  i thyen keq armiqtë  dhe vazhduan sulmin e papërmbajtur për  të pushtuar “Gurin e Bletës”. Duke depërtuar brënda dispozitivit të armikut, forcat tona filluan një sulm të furishëm dhe vendimtar.. Komandanti i batalionit “Gorë-Opar”, shoku Teki Kolaneci, që udhëhiqte sulmin e batalionit të tij në krahun tonë të majtë, thirri: “Zjarr, shokë, zjarr të pamëshirshëm kundër krerëve të tradhëtisë!” Plumbat rrëzuan për tokë mjaft kriminelë, duke plagosur rëndë edhe tradhëtarin Demir Straravecka…Nga ana e forcave tona ra komisari i batalionit “Gorë-Opar”, shoku Skënder Çaçi…”

Siç shihet edhe nga kjo komunikatë e Shtabit NÇ, lufta e Grybecit  ishte  një luftë civile midis shqiptarëve. Në këtë dokument dhe në dokumentet e tjerë arkivorë si edhe në kronikën e betejës dhënë nga komisari Shuaip Panariti, nuk thuhet asgjëkundi që atje kishte forca italiane apo gjermane ose që forcat e Ballit luftonin së bashku me gjermanët kundër partizanëve, por për një goditje me armë e tre batalioneve partizanene kundër forcave balliste, që doli “ me sukses dhe  përfitimi ynë politik qe i mjaftë”.

Paradoksi i sotëm qëndron në faktin, që Skëndër Çaçi është “Hero i Popullit”, ndërsa patrioti  Demir Staravecka, një nga të parët luftëtarë antifashistë në Shqipëri (sipas dokumenteve arkivorë), konsiderohet ende sot armik, tradhtar dhe kolaboracionist.

Në Malësinë e Madhe lufta civile zgjati pa ndërprerje plot një muaj e gjysëm ( dhjetor 1944-shkurt 1945) dhe pati qindra vikrima nga të dy palët ndërluftuese. Nga forcat nacionalçlirimtare të Korparmatës III, u vranë 39 partizanë dhe 48 të plagosur, ndërsa nga forcat nacionaliste 137 të vrarë e të pushkatuar. Të gjithë bij nënash shqiptare! Vetëm nga Brigada I sulmuese e komanduar nga Mehmet Shehu ( i cili hyri në Kelmend nga ana e Jugosllavisë), u vranë 30 partizanë dhe u plagosën 34 të tjerë. Kujt i duhej kjo luftë mes shqiptarësh? Dihet se në Kelmend, ku u zhvilluan betejat kryesore, nuk kishte as italianë dhe as gjermanë, por një mësymje e forcave nacionalçlirimtare kundër atyre nacionaliste, përfshirë edhe banorët e malësisë. Kështu bie edhe kundërteza komuniste që Lufta Nacionalçlirimtare ishte luftë kundët pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Lufta civile në Shqipëri është evidentuar dhe raportuar thuajse nga të gjithë oficerët britanikë dhe amerikanë, që kanë shërbyer në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë, edhe historiani amerikan B. Fisher ka theksuar në vitin 2012: “Duke  u bazuar në përkufizimin tradicional të luftës vcivile, do të thoja që lufta 1939-1944 në Shqipëri ishte një luftë civile”. Ndërsa në 27 nëntor 2014 ai u deklarua sërish për luftën civile, por u sulmua si atentator i Luftës NÇ etj dhe u shpall “armik”, si në kohën e E.Hoxhës, pse tha një të vërtetë.

”Ndonëse humbjet për frymë të Shqipërisë ishin më të vogla, krahasuar edhe me Jugosllavinë, shumica e të vrarëve u shkaktuan nga vetë shqiptarët në luftë më njëri-tjetrin.” – konstaton ai.

Sipas historiaografisë komuniste, numri i dëshmorëve është 28.000, edhe kjo shifër tejet e ekzagjeruar, për të glorifiluar e himnizuar Luftën NÇ. Numri i viktimave të luftës civile ende nuk është nxjerrë saktësisht, por është disa fish më i madh, rreth 30.000,  sesa numri i dëshmorëve të Luftës antifashiste, që sipas hulumtimeve të mia arrin rreth 5.000 vetë. Ky konstatim u konfirmua edhe në konferencn shkencore të Institutit të Historisë, nëntor 2014, ku u publikuan të dhënat më të fundit për  gjithsej 4744 dëshmorë ( të vrarë nga pushtuesit) .Kjo është e vërteta.

Kundërteza se nuk ka pasur luftë civile, sepse nuk mund të kishte luftë civile kur ishin okupatorët, nuk është argument që qëndron historikisht.

   

    Teza e katërt: Terrorizmi i kuq dhe ai i zi

Kundërteza: Ata që mendojnë ndryshe meritojnë të zhduken

 

Tipari themelor i PKSH dhe i luftës që ajo udhëhoqi, ishte terrorizmi. E cilësuan të tillë edhe disa nga udhëheqësit kryesorë të kësaj lufte si Sejfulla Malëshova, Tuk Jakova, Manush Myftiu, madje edhe Enver Hoxha, në plenumin e Beratit, nëntor 1944.

« Terrorizmi në parti, në popull dhe në ushtri tregon dobësinë e vijës sonë politike.. Me terror i zgjidhnim të gjitha. Nuk u çudita kur meë thanë sesa më brutal  e terrorist ishte njëri, aq më komunist ishte  Kështu duken simptomat e degjenerimit nga një parti politike, në një bandë kriminelësh » – raportonte Maleshova.

“Shumë njerëz janë vrarë pa gjyq e pa faj… Këtë frymë e ka futur Dushan Mugosha. Kështu sot ushtria duket sikur ka dalë të mbysë popullin. Partizanët vrasin vetë, pa i vënë fare njerëzit përpara gjyqit.” dëshmonte Tuk Jakova.

Kristo Themelko, agjent i jugosllavëve me pseudonimin sllav “Shulja”, thotë: “Kjo rruga jonë terroriste ka lindur si vijë…Nga kjo rezulton se të gjithë ata elementë që janë kundër nesh, por që s’ka fakte, të pushkatohen qysh tani…Veçse me i pastrue gjatë luftës , veçse duhej me i pastrue me mënyrën që të mos merren vesh prej popullit… Janë vrarë edhe ata që janë dorëzuar”

Mid’hat Frashëri e konsideron terrorizmin e komunistëve në Shqipëri, terrorizëm të kuq, pjesë të terrorizmit ndërkombëtar të Internacionales komuniste. “Banditët e kuq furnizoheshin rregullisht nga misionet ajrore aleate… Të inkurajuar nga Internacionalja e Tretë, ata nuk hezituan që armët dhe pajisjet e Alleatëve t’i përdornin kundër nacionalistëve shqiptarë, për të imponuar bolshevizmin në vendin tonë e duke e kthyer në një banjo gjaku…Terrorizmi ndërkombëtar u shpall nga ne armiku kryesor i vendit tonë”

Nuk është fjala për element terroristë apo shfaqje terroriste, por për një vijë, një frymë, një praktikë terroriste  të PKSH dhe të Luftës NÇ pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes.

E rrëfen E.Hoxha me gojën e tij: “ Vija terroriste është e fortë te Dushani. Ke Aliu ( Miladini) me hënë.Dushani ishte gjoja kundër terrorit, ishte kundër asaj që bëri Mehmeti në Dumre. Por kjo s’e pengonte gjëkafshë që të vriste pa gjë të keq më shumë se Mehmeti. Unë në këtë pikë isha pasqyrë e Miladinit, domethënë kur vinte ndonjë raport e thoshte se ky po bën kështu, atëherë vendosnim ta vrisnim…”

Vetë PKSH ishte një organizatë terroriste, me në krye  një terrorist stalinist si Enver Hoxha, që orientohej nga terroristët jugosllavë Popoviç e Mugosha dhe mësimet e revolucionit bolshevik. E.Hoxha, i dominuar përherë e më shumë nga ambicja   për pushtet, vihet në krye të kryqëzatës për të prerë kokat e kundërshtarëve politikë, edhe nëse këto, sipas shëmbullit të Leninit,  do të bëheshin kodra, por edhe për të prerë kokat e shokëve e bashkëpunëtorëve  të ngushtë me gjakftohtësinë kriminale të mësuesit të tij gjallë, Stalinit.

Metodat terroriste që zgjodhën komunistët, ishin vrasjet pa gjyq të kundërshtarëve politikë, por edhe të bashkëpuntorëve të dyshuar të tyre, vrasjet prapa krahëve, në prag të shtëpive, në prita, vrasjet politike të organizuara nga njësitet ndëshkimore guerilje, por edhe njerëzve të pafajshëm, torturat, djegia e shtëpive, grabitja (sekuestrimi) e pasurive, pushkatimi i robërve të luftës apo i të vetëdorëzuarve e të tjera.

“Parrulla “O me ne, o kundër nesh!” ishte  gjithë politika e shokëve, por edhe kur shihej se kishte mundësi të punohej me njerëz, që kishin qëndruar jashtë Frontit, përgatisnim terrenin jo për marrëveshje, por për t’i zhdukur këta njerëz nga prapa. Në Lumë po vihen në plumb kot së koti dhe në mënyrë histerike  katundarë, të cilët dorëzohen dhe shokët tanë i pushkatojnë. Po vriten në Tiranë me dyzina njerëz dhe oficerë të dorës së dytë të cilët, duke pasur besimin e plotë në drejtësinë dhe në shpalljen tonë, dorëzohen. Një punë e tillë nuk është okazionale , por është tërë toni që i është dhënë punës organizative të partisë dhe të ushtrisë. Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s’është me ne, që s’mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit,të zhdukin edhe  anëtarët e partisë, kokat e të cilëve bien pa i peshuar mirë”- deklaronte gjatë luftës E.Hoxha.

Masakra e parë pas prishjes së njëanshme të Marrëveshjes së Mukjes ishte ajo e Devollit, më 8 gusht 1943. Nacionalistët e shquar: Dr. Hadi Kasimati, mësuesi Hytbi Kulla,oficeri i kufirit kosovari Zija Gashi dhe këshilltarët Feti Jazxhiu, Adil Graca e Hilmi Perona u masakruan pabesisht dhe u therrën me thika nga komunistët terroristë në Ziçisht, ku kishin thirrur për bisedime dhe “marrëveshje” me komunistët.

Në afërsi të Lushnjës, M.Shehu urdhëroi pushkatimin e 63 fshatarëve të pafajshëm, vetëm se këta nuk pranuan të bashkoheshin me Brig.I. Ata që s’i zuri mirë plumbi, i preu thika e zv.komisarit politik Dushan Mugosha.  Terroristët në Korçë nën drejtimin e Manol Konomit vranë dhe groposën në përroin e Shipskës 187 fshatarë që mbështesnin nacionalistët. Në Martanesh, në fshatin Peshk, M.Shehu urdhëroi për hakmarrje pushkatimin pa gjyq të 22 fshatarëve patriotë, një nga çdo shtëpi, tok me kryeplakun e fshatit. Në Lumë  Shefqet Peçi pushkatoi 22 katundarë të pafajshëm. Në Fushë-Aliaj e Malësi të Madhe brigadat partizane dogjën tëresisht vendin  e të tjera masakra në gjithë Shqipërinë.

Një nga aspektet e dënueshme të terrorizmit komunist ishte edhe pushkatimi i robërve të luftës, qoftë shqiptarë, qoftë edhe të huaj. Mjafton të përmendim pushkatimin e 130 karabinierëvë italianë të vetëdorëzuarnë mirëbesim, por që u masakruan nga njësitet nacionalçlirimtare. Këtë masakër makabre e pohon edhe Kadri Hoxha në dëshmitë e tij, e pranon edhe vetë Mehmet Shehu në raportin që i dërgon Shtabit të Përgjithshëm më 29.10.1943: “Në Labinot na lajmëruan se në Orenjë ndodheshin rreth 130 karabinierë italianë dhe oficerë të karabinierisë ( edhe koloneli, nënkryetar i shtatmadhorisë së karabinierisë italiane në Shqipëri). U këshilluam me shokun Baca, i cili pranoi propozimin tonë për ekzekutimin e këtyre.. I ekzekutuam që të gjithë në mënyrën më konspirative”.

Terrorizmi i kuq arriti kulmin në Tiranë nga data 28  tetor-16 nëntor 1944, realizuar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Kristo Themelko e të tjerë krerë komunistë. “Kur unë kam biseduar me Enverin, – pohon K.Themelko, – ai më ka këshilluar që kur të hynim në qytet, të spastronim elementët e rrezikshëm. Prandaj, kur hyra në Tiranë, kërkova një listë nga organizata për këta elementë.”

Për këtë terror pohon me gojën e vet sekretari i qarkorit të PK të Tiranës, Gogo Nushi në relacionet e tij drejtuar E. Hoxhës: “Këtë shpirt terrorist e kemi parë ditët e fundit në Tiranë. Kjo tregon vijën tonë. Me hyrjen e forcave tona janë vrarë 60 vetë. Listën e kemi. Unë mendoj që asnjë nga ata nuk e meritonte këtë dënim. Jemi të sigurtë se do të kemi edhe të tjerë. Numri do të ketë kaluar edhe të 100-tët”

Një nga arsyet që fituan komunistët është terrorizmi i ekstrem i praktikuar prej tyre. Ndaj edhe britaniku Hibbert e quan “fitore të hidhur”. Balli Kombëtar, me në krye Mid;hat Frashërin, përgjithësisht u tregua pacifist e tolerant ndaj aradheve komuniste ( nuk mund t’i vrasim se janë djemtë tanë ). Nga ana tjetër, nuk mund të mos përmendim terrorin e zi të ekstremit të djathtë në pushtet, si masakrat e 4 dhe 28 shkurtit 1944 në Tiranë kundrejt qytetarëve  të pafajshëm, të kryera nga  Xh. Deva, Xh.Staravecka e të tjerë si edhe masakra e disa ballistëve të Mallakastrës ndaj këshilltarëve të Hekalit, që u pushkatuan pa gjyq e pa faj, sepse mbështesnin Nacionalçlirimtaren.

Terrorizmi, nga çdo anë që të vijë, është shkatërrimtar për një popull, madje edhe për njerëzimin, siç ishte dje, siç është edhe sot.

   

    Teza e pestë: Kontributi i aleatëve anglo-amerikanë

    Kundërteza: Rreziku anglo-amerikan

 

Lufta e Aleatëve të Mëdhenj Antifashistë ndikoi që edhe në Shqipëri lufta antifashiste të ishte në kahun e duhur.

Misioni ushtarak britanik që u vendos në Shqipëri qysh në pranverën e vitit 1943, luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimet luftarake kundër pushtuesve nazifashistë. Oficerët anglezë u atashuan në Lëvizjen Nacionalçlirimtare ( Maklin, Smajl, Palmer, Smith, Lajën, Tilman etj), te Balli Kombëtar ( Fild, Kuejl etj), Legaliteti ( Maklin, Emer, Smajl, Nil, Sejmur etj) dhe tek krerët e Veriut ( Simkoks, Kemp, Hibbert, Ridell, Hends etj) nxitën dhe ndihmësuan  ushtarakisht dhe materialisht luftën antifashiste të shqiptarëve, ndonëse në mënyrë të shbalancuar dhe pragmatike. Të shpërpjestuar, sepse ndihmuan shumë më tepër Luftën nacionalçlirimtare me armatime veshje e stërlina, për arsye të politikës globale të qeverisë britanike në atë kohë, por edhe sepse komunistët u treguan më aktivë në këtë luftë, ndërsa forcat nacionaliste u ndihmuan konkretisht shumë pak, ose aspak. Madje, armatimet, që merte Nacionalçlirimtarja nga britanikët i përdorte kundër forcave nacionaliste , edhe kur këto luftonin kundër gjermanëve. Ndërkohë, sa herë që forcat nacionaliste në të gjithë vendin bënin luftime kundër pushtuesve italianë apo gjermanë, ato sulmoheshin prapa krahëve nga forcat komuniste, që këto të siguronin monopolin e luftës dhe të pushtetit. Kjo është e dokumentuar gjerësisht.

Nga ana tjetër, britanikët u rrëfyen tejet pragmatistë, duke menduar vetëm për momentin, por jo për të ardhmen e një Shqipërie europiane. Duke mbështetur komunistët, madje duke toleruar edhe sulmin luftarak të tyre mbi nacionalistët ( me përjashtim të ndonjë note të komandës ushtarake britanike, por jo të qeverisë), ata ndihmuan në fitoren e komunistëve dhe vendosjen e regjimit të tyre totalitar.

Mid’hat Frashëri dhe Abaz Ermenji, në promemorien drejtuar aleatëve perëndimorë në muajin korrik 1944, shkruanin: “Ardhja e misioneve aleate vetëm në njërën anë, solli që të rritet fuqia e bolshevizmit në tokën tonë. Është e pakuptimtë se qysh nga fillimi ato filluan të paisnin vetëm komunistët, kur në fakt forcat nacionaliste ishin më superior ose në rastin më të keq të barabarta me komunistët dhe gati për të bashkëpunuar  me Aleatët kundër pushtuesit fashist. Kjo mbështetje morale dhe materiale e misioneve aleate ndaj bolshevizmit theu ekuilibrin në dëm të forcave nacionaliste shqiptare”.

Oficeri  britanik Toni Simkoks, i vendosur pranë forcave çlirimtare të Gani Kryeziut, shqetësohet nga kjo politikë e vendit të tij: “Duke i lejuar komunistët që me ndihmat tona të vrasin, të sulmojnë, apo të provokojnë kundërshtarët e tyre politikë, është më keq se sa ta kishim bërë ne vetë këtë gjë”. Këtë e pohojnë edhe britanikët Emer, Maklin, Smajl, Kemp, Hibert, të cilët kritikojnë qëndrimet e qeverisë britanike ndaj nacionalistëve antifashistë shqiptarë.

Atyre nuk iu njoh asgjë nga të drejtat dhe kërkesat legjitime kombëtare. Madje u vu në pikëpyetje ekzistenca e shtetit dhe e kufijve pas luftës. Britanikët  u bazuan vetëm në interesat e ngushta ushtarake dhe politike të tyre dhe u kërkonin nacionalistëve shqiptarë të luftonin kundër gjermanëve, pa u dhënë thuajse asgjë në këmbim dhe asnjë perspektivë për të ardhmen. Ky diferencim dhe ky qëndrim miop  ka pasur pasoja tepër të rënda politike në Shqipëri. Aq më tepër që edhe ndaj vetë oficerëve britanikë, por edhe qeverive perëndimore, E.Hoxha ka mbajtur gjithnjë qëndrim djallëzor dhe armiqëësor.

Ekstremizmi i tij shkonte deri atje sa ai t’i konsideronte armiq edhe parfaqësuesit e Aleatëve që ishin të akredituar tek nacionalistët “Ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi nëse, në luftën për asgjësimin e Abaz Kupit, do të gjejnë vdekjen edhe oficerët anglezë që rrinë me të. Ne do të bëjmë asnjë dallim midis oficerëve anglezë dhe banditëve si Abaz Kupi. Në rast se i zëmë rob oficerët tuaj, nuk jua dorëzojmë , do t’i mbajmë si robër lufte dhe do t’ia kalojmë gjyqit partizan si kriminelë lufte që kanë bashkëpunuar me armikun.” .

Pëtër Kemp shkruante: “Për sundimtarët komunistë të Shqipërisë, bashkëpunimi me britanikët ishte një krim shumë më i madhe se bashkëpunimi me gjermanët”.

Ndërsa nacionalistët shqiptarë vazhdimish, por edhe në kohën e Luftës, i kanë mbajtur sytë dhe antenat nga Perëndimi, sepse edhe krerët e tyre ishin properëndimorë, ndryshe nga komunistët që u lidhën me Lindjen komuniste.

Apeli i Mid’hat Frashërit drejtuar Aleatëve perëndimorë në ato çaste kritike të luftës, ishte një alarm për shpëtim: “Në lidhje me çështjet e brendshme të popullit tonë, është e qartë se populli shqiptar mirëprët prezencën e trupave anglosaksone edhe për një periudhë të gjatë, deri në një fazë, kur situata  në Europë të jetë më normale. Në çdo rast populli shqiptar pret nga forcat aleate që ata të marrin hapat për një zbarim në Shqipëri, menjëherë pas tërheqjes së trupave gjermane. Përndryshe Shqipëria mund të kthehet në një vend masakrash dhe përgjegjsia morale do të bjerë mbi ata, që armatosën dhe mbështetën  banditët terroristë, të cilët menduan të kënaqin vetëm ambicjen apo urrejtjen e tyre”.

Kjo profetësi e M.Frashërit u vërtetua plotësisht.

    Teza e gjashtë: Kolaboracionizmi, një fakt i keqpërdorur

    Kundërteza: Balli dhe Legaliteti – kolaboracionistë

 

Për mendimin tim kolaboracionizmi është një dukuri historike  e dënueshme për çdo popull.

Unë i parkas një familjeje që ka  luftuar brez pas brezi kundër pushtuesve të huaj, ndërsa personalisht kam një ndjeshmëri të lartë negative ndaj kolaboracionizmit të çdo kohe qoftë. Ndërkohë mendoj që ky fenomen historik duhet studiuar mirë dhe nuk duhet përdorur politikisht, siç është keqpërdorur nga PKSH dhe historiografia e saj.

Nuk është vendi këtu të trajtoj se ç’është kolaboracionizmi dhe historinë e tij shqiptare, sepse e kam bërë tek librat e mi, por do të argumentoj tezën: Balli Kombëtar e Legaliteti kanë qenë organizata dhe lëvizje nacionaliste jokolaboracioniste me pushtuesit, përkundër tezës komuniste se Lufta NÇ ishte luftë kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre kolaboracionistë.

Ky formulim poltik u përpunua nga emisarët jugosllavë Popoviç, Mugosha, Jovanoviç, Tempo dhe u hodh në Konferencën e Dytë të Labinotit, 4-8 shtator 1943, pra menjëherë pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, për të justifikuar sulmin e armatosur të forcave nacionalçlirimtare kundër atyre nacionaliste.

Deri në atë kohë, nacionalistët dhe partizanët kishin luftuar shpesh bashkërisht kundër pushtuesve nazifashistë dhe nuk kishin ardhur në përpjekje ushtarake me njëri-tjetrin. Në Mukje u bë edhe marrëveshja mes dy  organizatave antifashiste e luftarake, Ballit Kombëtar dhe Nacionalçlirimtares për një luftë të përbashkët. Si ka mundësi që brenda natës, Balli Kombëtar të quhej organizatë kolaboracioniste me pushtuesit, kur deri atëhere  konsiderohej organizatë partnere me Nacionalçlirimtaren?

Fakti që në këtë Konferencë Balli u quajt bashkëpunëtor me okupatorët, tregon se u vu menjëherë në përdorim formula e përgatitur nga jugosllavët kundër nacionalizmit shqiptar “si bashkëpunëtor i okupatorëve”. PKJ i interesonte përplasja midis dy formacioneve, veçanërisht asgjësimi i Ballit Kombëtar dhe i forcave të tjera nacionaliste. Sipas Tempos, kursi i vetëm që do të ndiqej, ishte që nacionalistët ose të detyroheshin të bashkoheshin si individë me Frontin NÇ, ose të shpalleshin  bashkëpunëtorë të pushtuesit dhe të goditeshin njëlloj si ata. Rrugë tjetër nuk kish. S’mund të luftohej një forcë, pa e njollosur atë dhe pa e urryer si armik. Kjo ide djallëzore u kthye në platformë e në veprim të Frontit NÇ.

Hibbert, oficer anglez, shpjegon: “Strategjia politike e PKSH që punonte nëpërmjet Lëvizjes NÇ, ishte që nacionalistët të dilnin njëlloj, si bashkëpunëtorë të italianëve dhe të gjermanëve”

Vetëm në këtë mënyrë, duke shfrytëzuar patriotizmin e shqiptarëve e urrejtjen e tyre tradicionale kundrejt tradhëtarëve dhe duke i quajtur nacionalistët si bashkëpuntorë të pushtuesit, mund të neutralizohej e mandej të asgjësohej Balli Kombëtar e forcat e tjera nacionaliste e demokratike dhe vetëm kështu mund të fitonte terren e mbështetje Partia Komuniste dhe Lufta nacionalçlirimtare.

Deivid Smajl e konstatonte këtë tendencë djallëzore dhe përpjekje të gabuar të udhëheqësve komunistë: “Komunistët thoshin se ballistët bashkëpunonin me gjermanët. Taktika e komunistëve ishte t’i shpallnin armiq  ata që s’mendonin njëlloj  apo që nuk bashkoheshin me ta.”

Kjo situatë e rrezikshme i tronditi faktorët e vërtetë luftarakë dhe njerëzit e ndershëm e atdhetarë nga të dy anët e antagonizmit të imponuar.

Thirrja e Ballit Kombëtar “Jemi vëllezër, s’na ndajnë dot” në këto çaste dramatike ishte shumë domethënëse:

“Marrëveshja e Ballit me Çlirimtaren është vepra më e bukur, më e urtë dhe e dobishme për shpëtimin e atdheut, por kjo marrëveshje nuk është veçse fillimi. Nuk ka arsye që të mos bëhet më e fortë, më e sinqertë dhe më e përshtatur për kohët e sotme. Ata që mendojnë ndryshe, gabohen… Sot është koha për një Front të çeliktë kundër armikut okupator dhe kundër horrave që e pasojnë. Ky front i përbashkët është gatuar me gjakun e heronjëve tanë: Qemal Stafa e dha kushtrimin dhe i fali atdheut gjënë më të shtrenjtë që kish: jetën; Jashar Cakrani e dëgjoi edhe ai atë kushtrim, duke rënë martir për atdhenë. Me qindra të tjerë kaluan mbi gjurmët e gjakut të dëshmorëve dhe vaditën me gjakun e zemrës së tyre këtë tokë arbërore…Le të luftojmë të bashkuar rreth fjalëve që na lanë të parët tanë: Ja vdekje, ja liri! Jemi vëllezër  s’na ndajnë dot!”

Kjo strategji perfide e PKSH u përdor edhe kundër legalistëve.

A mund të ishin kolaboracionistë legalistët, kur në shtabin e Abaz Kupit, gjendeshin tetë oficerë britanikë?

Britaniku Xhuliano Emer konstatonte: “E.Hoxha, që e kishte përdorur këtë taktikë me ballistët, kishte vendosur ta bënte këtë lojë  edhe me zogistët dhe t’i sulmonte   si “kolaboracionistë”. “Informatorët tanë na tregonin se E.Hoxha kishte bërë plane për të sulmuar zogistët me qëllim të caktuar që t’i hidhte në prehërin e gjermanëve dhe t’i diskretitonte kështu para aleatëve. Identifikimi i rivalëve me armiqtë ishte njëri nga mjetet efikase të arsenalit komunist. Edhe balli Kombëtar ishte shkatërruar me këtë taktikë.”

Dokumentet tregojnë qartazi, se Balli Kombëtar dhe Legaliteti ishin organizata nacionaliste, që e kishin nisur luftën antifashiste përpara komunistëve. Madje legalistët, ishin pjesë përbërëse e Frontit NÇ deri në Mukje. Abaz Kupi ishte anëtar i shtabit të Përgjithshëm NÇ dhe factor bashkues me nacionalistët.

Nuk ekziston ndonjë dokument arkivor shqiptar apo i huaj, që të provojë që Balli Kombëtar apo Lëvizja e Legalitetit të ketë bashkëpunuar me pushtuesit. I vetmi dokument është ai i datës 7 tetor 1943, me anë të të cilit M.Frashëri porosiste komitetet krahinore të Ballit Kombëtar për një pezullim të përkohshëm të veprimeve luftarake kundër ushtrisë gjermane për shkak të sulmit të dyfishtë, komunist dhe atij nazist. Ky dokument,së pari dëshmon se deri në atë moment (7.10.1943), kur është lëshuar ky urdhër pezullimi, ka vazhduar lufta e nacionalistëve kundër gjermanëve. Fjalët “të pezullohet” dhe “tash për tash” dëshmonin se ndërprerja ishte e përkohshme, ishte një taktikë. Asnjë mendje e shëndoshë nuk mund ta marrë pezullimin e përkohshëm si kolaboracionizëm. Mid’hati nuk lidhi asnjë marrëveshje me gjermanët. Ai i pezulloi përkohësisht , për t’i vazhduar  më vonë aksionet kundër tyre, siç ndodhi realisht. Natyrisht, gjatë luftës civile, të vënë mes dy zjarresh, zjarrit komunist dhe nazifashist, disa elementë të këtyre organizatave si Kadri Cakrani, Jup Kazazi, Lef Nosi etj bashkëpunuan me okupatorët, ashtu siç bashkëpunuan edhe disa elementë të Nacionalçlirimtares me nazifashistët si Omer Nishani, Gjin Marku (kompromisi me gjermanët në  Berat e Kuçovë), Xhelal Staravecka,komandant batalioni i Brigadës I S, që u bashkua me qeverinë kolaboracioniste etj. Sepse të dyja palët nuk ishin parti, por ishin lëvizje apo fronte patriotike, ku merrnin pjesë vullnetarisht njerës me bindje e qëndrime të ndryshme. Nuk mund të njolloset e të akuzohet Balli Kombëtar, as Legaliteti dhe as Lëvizja NÇ për kolaboracionizëm, pse disa individë apo pjesë të tyre bashkëpunuan me pushtuesit, në rrethana të caktuara lufte. Madje, PKSH e dënoi kompromisin e Beratit me gjermanët, ashtu si Balli Kombëtar mbajti qëndrim ndaj elementëve që morën pjesë individualisht në komitetin kolaboracionist të Ibrahim Biçakut:

“Organizata e Ballit Kombëtar proteston energjikisht kundër formimit arbitrar të Komitetit ekzekutiv  të Tiranës, duke e quajtur nul çdo veprim të tij. Zoti Lef Nosi, ka marrë pjesë në këtë komitet si individ e, meqënëse me këtë akt ka dalë jashtë direktivave të Ballit, të cilat janë dhe do të jenë gjithmonë për një luftë të paprerë kundër çdo okupatori, organizata nacionaliste “Balli Kombëtar” vendosi dëbimin e z. Lef Nosit në mënyrë të prerë nga radhët e saj”.

Për të njollosur Ballin Kombëtar si kolaboracionist me propagandën e saj mashtruese, PKSH  i futi në një thes të gjithë nacionalistët, duke i quajtur ballistë. Nuk kanë qenë kurrë anëtarë të Ballit Kombëtar Xhaferr Ypi, Mehdi Frashëri, Ibrahim Biçaku, Irfan Ohri, Halil Alia, Xhevat Starova, Anton Harapi, Ismail Vërlaci, Gjon Markagjoni, Rexhep Mitrovica, Xhaferr Deva e të tjerë. Këtë fakt e ngatërrojnë qëllimisht edhe sot pseudohistorianët apo enveristët.

Sa për pjesëmarrjen e ballistëve Bahri Omari dhe Kolë Tromara në qeverinë e R. Mitrovicës, që kishte një program kombëtar, theksoj se ata paraprakisht dhanë zyrtarisht dorëheqjen nga Balli Kombëtar dhe u larguan prej tij me motivin se ruajtjes së rendit e të gjindjes shqiptare, të mbrojtjes së jetës së popullsisë civile në gjithë hapësirën shqiptare, por  edhe të mbrojtjes nga rreziku komunist.

Më duhet të theksoj gjithashtu, se Balli Kombëtar e ka shpallur zyrtarisht qëndrimin e tij kundër pushtuesve nazifashistë dhe ka luftuar kundër tyre, por njëherësh ka bërë diferencimin ndërmjet italianëve, që i ka konsideruar pushtues dhe gjermanëve, që i ka konsideruar okupatorë kalimtarë përgjatë luftës, që kishin njohur pavarësinë e Shqipërisë, asnjanësinë e saj dhe kishin ndihmuar gjysmën e kombit të hidhte poshtë zgjedhën serbe.

“Pavarësisht  këtyre arsyeve të mira, – thuhet në apelin e M.Frashërit dhe A.Ermenjit në thirrjen drejtuar Aleatëve Perëndimorë në korrik të vitit 1944, – organizata jonë vazhdoi përpjekjet e saj kundër pushtuesit gjerman për tre muaj me të njëjtin impuls si ndaj pushtuesit fashist, pavarësisht faktit se ne ishim keq tq pajisur me armë dhe të sulmuar nga banditët komunistë të armatosur më mirë se ne… Ashtu siç mund të verifikohet lehtësisht  me fakte të pakundërshtueshme të njohura edhe nga misioni aleat,  kolonat gjermane u sulmuan në mënyrë të vazhdueshme e të suksesshme nga çetat nacionaliste në Shqipërinë e Jugut, në veçanti në zonën e Vlorës. Të gjitha propozimet e bëra ndaj drejtuesve të organizatës sonë nga autoritetet gjermane për të pasur një mirëkuptim, u refuzuan në mënyrë kategorike nga ana jonë”.

Kur politikanët dhe pseudohistorianët e djeshën e të sotëm akuzojnë të tjerët për kolaboracionizëm dhe e përdorin atë politikisht, harrojnë apo nuk duan të pranojnë faktet e dokumentuara tashmë se ishin komunistët ata që kolaboruan me jo vëtëm me emisarët jugosllavë në Shqipëri, por edhe me kontigjente të ushtrisë jugosllave që vepruan në Shqipëri kundër nacionalistëve shqiptarë , bie fjala, batalioni serb që vepronte në Peshkopi e Kukës bashkërisht  me aradhet nacionalçlirimtare shqiptare dhe që komandohej nga krimineli serb Petar Brajoviç, si edhe bashkëpunimin ushtarak të ushtrisë NÇ të Shqipërisë ( Divizioni V dhe VI)  me ushtrinë NÇ të Jugosllavisë (1944-1945) për të mposhtur rezistencën kombëtare në Kosovë e viset e tjera shqiptare, duke  kryer masakra  kundër popullatës shqiptare  ( si masakra e Tivarit, e Dibrës, etj)  si edhe për ripushtimin ushtarak të Kosovës.

 

 

 

Filed Under: Analiza, Histori Tagged With: PËR LUFTËN ANTIFASHISTE, TEZA DHE KUNDËRTEZA, Uran Butka

PELLEMBA E TOKES NUK ESHTE SI KROZHA E GROSHES…

December 4, 2015 by dgreca

NGA ZEF PERGEGA/

…nje ciban qe rrjedh qelb ne mushkerite e plagosura te Kosoves eshte asosacioni i komunave serbe!/

Nje dite vjeshtje ne trotuaret e shtruara te Prishtines, gjethet e verdha te pemeve te pashendetshme, nga se nga rrenja ende nuk ka ngordhur krimi brejtes serb, shpupurisnin hapat e pavemenshem te kalimtareve te kryeqytetit. Gjethet here ngriheshin e here perdridheshin nga nje ere e lehte ne trupa njerezish si per tu thene atyre se, dikur ishin te jeshillta dhe falnin orkigjenin e paster per ti ruajtuar ata nga myku politik. Gjethet me indiferencen e tyre, te cilat as qe e canin koken qe dikush i shkelte ne thember te autotitetit. Me dukej se edhe mua ma terhiqnin zvarre ne menyre kriminale policeske imagjinaten time, qe po perpiqesha qe me cdo kusht ta ruaja nga zgjenjimet e castit qe shpesh te tundojne.

Pllakat e trotuareve ishin shtruar si me lluster nga nje firme serbe. Serbi ishte kthyer ne Kosove dhe politika per te nxjerre perfitime ne reklamen e saj i kishte dhene nje tender dhe mjete per tu bere biznesmen, pa e ditur se nje dite ai do te jete pronari i saj dhe kalimtaret u duhet te paguajne edhe pse shkelin ne token e tyre etnike. Paruallat etnike autoktone do te zventnohen e do te zverdhen nje dite shume shpejt dhe vendin do ta zere gjethja e verdhe e poetofolit..

E mbajta hapin tim ngadale-ngadale . Nje renkim sa vinte e dilte nga dheu. Me dukej si ze njeriu qe e kane varrosur te gjalle. A thua pllakat e bulevardit te Prishtines jane mbi gjakun e deshmoreve dhe aty zeri i gjakut te tyre eshte i mbytur?! E kam veshtire te ia drejtoi kete pytje ndonje kalimtari se ashtu te corjentuar nga tymi i demave te politikes mund te marresh me te pakten ndonje fyerje. Po kureshtja e don si gjithmone nje pergjigje!

Ne njeren ane lluksi i modave perendimore, firmave te huaja e buzeqeshja e vellezerve turq, qe kane zbarkuar si dikur jeniqeret ne bregun tone. Asht e pamundur ose e veshtire te hyjne mallra origjinale nga Amerika, apo vendet e qyteteruara. Ja i pashe edhe dyqanet e medha te gjitha me mallrat e falsifikuara. Madje pashe edhe nje dyqan me firma amerikane. E mora stampen e nje bluze ta krahasoi me stamen e bluzes time. Si dy sy qe njeri shikon drejt e tjeri vrenger!

Nga larg me behej se vinte i vobekte zeri i nje kenge rruge. Ec drejt saj ajo vinte sa me shume e me tingellonte ne vesh si nje shkop i rende e nje daulleje te shpuar. Kisha mberritur prane nje kazani plehrash. Mu kujtua nje foto ne internet se si drekosen sot qeveritaret e Kosoves me nderkombetaret dhe si jetojne te verferit e qytetit qe jetojne nen nje diell qe njera pale laget ne shi e pales tjeter ia mbajne cadren me pagese. Mundohem ti kuptoj vargjet qe kendon lypsi i qytetit nje plak i lene ne leckat e harreses dhe uji i dikurshme kishte lene disa varra te zeza ne lekuren e tij te palare. Ne krozhen e tij te vogel kalimtaret ne te radhe leshoni ndonje kacidhe. Nuk shquhem per bujar i madh, por nxora nga portofoli nje kartmonedhe 20 dollareshe dhe e hodha ne krozhe. Ai me pa me sy miklimi dhe me dy pika lot me shprehu mirenjohjen. Dhe e kendoj perseri kengen:

Dallavere moj dallavere

A po del noj here ne pernxhere

Po qe besa jam lart sa nji minare

E kam me ju qit fare!

Aty mbi disa kartona amballazhi e kishte ngritur strehen e tij, jo larg pallatit te qelte te qeverise nga ku shtellunga shtellunga dilte tymi nga parlamenti, por xhamat zais te makinave te shtrenjta dhe xhelin e llakun e bodigardeve nuk e shqetesonte.

Eci edhe une bulevardit ne nje drejtim te pakuptuar ashtu si tymi i gladiatoreve te politikes.  Tek nje kazan tjeter shikoj nje lyps tjeter. Ndalem  dhe pikellohem. Ne xhaketen e tij stema e UCK-se. Edhe pse kisha botuar librin “Zeri Im Prishtine” nuk e di pse mu tha zani im, kur e pashe kete njeri ne kete gjendje te mjere. A thua vetem kombi im i kthen heronjte ne mjerane rrugash?!

E kishim mberthyer shikimin qe te dy ne nje pike. “I kahit je?!- me pyeti. “Jam shqiptar i merguem nga se dikush me theri ne zemer fjalen e lire?!- i thashe. “Plaga me dhemb shume!”

Po mundohesha ta kujtoi marshin e UCK-se, por ne ato momente me ishte bllokuar nje nje mall i paligjshem ne dogane. Nxora nga portofoli dhe i hodha ne krozhe nje kartmonedhe 20 dollareshe. E pashe se i erdhi bujari po nuk mund ti qeshnin syte. Ai mermeriti neper dhembe marshin e UCK-se, i cili perzihej si nje zhvor ne lavatrice me marshin e varferise.

Eca perseri ne drejtim qe nuk doja ta dija. Ne nje dyqan kasetash degjoj kenge patriotike. Munda te shkepus nga zhurmat dhe indiferenca e njerezve keto vargje. Them se nuk kishte me interes te degjonte kengen e lirise apo kenge te ketij lloji. Kishin dale jashte mode?! Nuk mund ta theme se era e gjakut ende eshte fllad lirie!

Oj Kosove o djep lirie

Cdo kund shpie nje bajrak

UCK te paska hije

Per atdhe po derdhet gjak

Po luftojne djemt e Kosoves

Prej Drenice ne mal te Gjakoves

Per atdheun lokja na ka le

Per flamurin kuq e zi, jam ushtar i UCK-se

Do ti sjelle vendit liri!

Me thumbonte fjala  e ushtarit te UCK-se qe e kishin kthye ne lyps rrugesh. “Pellemba e tokes qe ma shiten nuk asht si krozha e groshes!” Se token nuk ke ku ta gjesh me e, krozha e pasulit here mbushet e here zbrazet, ky asht zakoni i saj!

E ndonese perseri eci e nuk di se ku me behet  se degjoi zera:  “Duam Duam Kosoven Republike! “Duam Kushtetute” Vullkan gjoksesh te pergjakura mbi kalldreme. Me vinte ky za qe prej pranveres se vitit 1981, nen nje pllake te vjeter qe serbi nuk kishte mundur ta zevendesonte me te re nga prodhimi vet. Toka nuk e kishte pranuar! Degjohet zeri i Murat Mehmetit: “Nana tona te dashurra! Per te mos e harruar ngjyren e flamurit, lidhni djepat me ate lak kuq e zi, me ate ngjyre te flamurit tone te shtrenjte, qe te jemi me te lidhur rreth tij. Une nuk e kam pare ate flamur. Jam bere 18 vjec e nuk e  njoh flamurin e kombit tim! Si mund te jetoj pa flamur, pa atdhe, pa liri, pa Kosoven republike, pa shtetin tim!”

“…ti me plumba e une me gur

Ti nuk do te jeshe e une jam

Ky asht vendi im!

Po para vendit, para flamurit dhe para dheut te gjithe njemi te njejte! Se para ligjit…nje iluzion!!!

Kthehem ndej nga erdha , tymi i parlamentit te Kosoves kishte bere qe kalimtaret te vinin shamia te bardha ne sy. E tymi ishte i zi si te gjithe tymjajat e botes! Shikoj nje disko nate ne cep te udhes,. Qeveritare qe kishin hequr kollaret lakmonin gjokse femrash qe hidheshin si valsi I delfineve dhe ato te dehur pas tyre niseshin pa shkaur ne shtepi ne zyrre….ne ate zyre ku lidhen hallet e kosovarit!

Kosova u krijue si nje shtet multi etnik, ku te gjithe te gezojne liri e ne zemer te saj po qelbon nje ciban serb, i ashtuquajtur asosacion kumunal, po ndal o banal se kjo nuk ka vend ku te rrije vecse ne trullosjen e qeverise se sotme te Kosoves. Ani se nderkombetar! Nje dite qelbi do te rrjedhe mbi driten e syve tuaj te korruptuar!

Filed Under: Analiza Tagged With: krozha e groshes, Pellemba e Tokes, Zef Pergega

Pse Zajednicë “a la Bosnje”?!

December 4, 2015 by dgreca

(Letër e hapur Presidentes Atifete Jahjaga, Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministrit Isa Mustafa, Ministrit të jashtëm Hashim Thaçi dhe Ministres për dialog Edita Tahiri)/

Shoqata i ish të Burgosurve Politikë e Kosovës, ashtu si edhe zëra të tjerë meritorë, me kohë dhe në vijimësi, kanë tërhequr vërejtjen për rreziqet e shumta që përmban në vete tendenca destruktive dhe diversive për imponimin e një “zajednice” ekskluziviste e monoetnike komunash, sipas modelit: “Republika srpska”, që ka mbërthyer keqas dhe po e ngulfat Shtetin e Bosnjes, të njohur ndërkombëtarisht, por të bllokuar praktikisht dhe të paralizuar institucionalisht dhe funksionalisht. E ashtuquajtuar “Marrëveshje e parimeve…” e 25 gushtit, jo vetëm që injoroi krejtësisht rekomandimet dashamirëse e konstruktive të Tryezës së përbashkët të Lidhjes së Juristëve të Kosovës dhe Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë dhe rekomandimin, sintetizues, adekuat e konstruktiv: “Asociacion komunash dhe jo “zajednicë” a la Bosnje!”, si dhe porosi të tjera të ngjashme, të argumentuara e dashamirëse, por shkalloi edhe më shumë rrjedhën kapitulluese të këtij procesi, duke e fuqizuar e pasuruar me kompetenca të mëtejshme “Zajednicën” dhe duke i bashkangjitur asaj edhe lëshime të tjera të papranueshme dhe me ndërlikime e pasoja të paparashikueshme imediate e afatgjate.  A i ka shtuar e thelluar, kjo “marrëveshje”, mosmarrëveshjet dhe konfrontimet e brendshme në skenën politike kosovare ,të paralajmëruara me kohë? A mund të mos konstatohet kjo atmosferë e tensionuar paralizë si njëra nga pasojat e para, të synuara a kolaterale të këtij farë dialogu diabolik, madje edhe me rrezik të shkallëzimit të mëtejshëm e me pasoja potenciale të paparashikueshme e zor të riparueshme?!

A nuk do të ishte normale që vlerësimeve apo zhvleftësimeve, kualifikimeve apo skualifikimeve të ndërsjella, t’u paraprinte që në nismë, shkëmbimi i informacionit dhe dokumentacionit të nevojshëm, kompletimi i tablosë së vërtetë të rrjedhës dhe (nus) produktit të procesit të “dialogimit” Prishtinë – Beograd, në funksion të zgjidhjes politike dhe, pos tjerash, edhe në të mirë të pozicionimit të duhur politik e diplomatik, në fazat vijuese të ballafaqimit me Beogradin?

Por, si zakonisht, ndodhi e kundërta! Marrëveshja Mustafa – Vuçiç, ashtu si edhe i gjithë procesi “dialogues” u mbajt, shumë kohë, larg opinionit, kurse edhe pas publikimit të dozuar, pjesë pjesë, “marrëveshja” iu ofrua opinionit të gjerë e mbështjellë nga një tis mjegullnaje mashtruese dhe e shoqëruar nga një agjitprop pompoz si: “fitore”, “zgjidhje në të mirë të Kosovës”, dhe “në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, si “obligim ndërkombëtar”, në pajtim me “Propozimin gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari, me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore dhe me akte tjera të brendshme e ndërkombëtare”…!

A nuk krijohet përshtypja se në këtë mënyrë mëtohej qëllimisht të vihej në lajthitje dhe mashtrim opinioni i brendshëm dhe opinioni dashamirës ndërkombëtar? Me dashje apo pa të, a rrezikohet, kështu, të dobësohet edhe më shumë pozita e ardhshme negociuese, edhe ashtu e dobët, defansive e vazhdimisht pelëshuese e palës kosovare, në raport me kundërpalën ofensive, ankimuese, kërkuese, imponuese e kushtëzuese të Beogradit dhe miqve të saj?!

Toni i sforcuar euforik, triumfalist e imponues i prezantimit të kësaj (mos)marrëveshjeje, sa pajtues, inferior e pelëshues me Beogradin aq edhe arrogant, injorues, nënçmues e madje edhe diskreditues e diskualifikues ndaj oponentëve dhe opinionit të gjerë kritik, jo vetëm që ka shtuar shqetësimet, frikën dhe dilemat, por ka imponuar dhe vazhdon të imponojë pikëpyetje të shumta, nga më të ndryshmet, lidhur me formën dhe përmbajtjen e kësaj (mos)marrëveshje, që nga titulli emërtues i saj: Asociacioni i komunave serbe në Kosovë (shqip: Asociacioni, serbisht: “zajednica”, anglisht: “asociation /comunity”, i ,në shqip: Komunave serbe /me shumicë serbe në Kosovë, me shkurtesë: “AKS”, serbisht: “srpskih opština”, me shkurtesë: “ZSO” dhe anglisht, me shkurtesë: “CSM”?!!!) dhe deri te pika e saj skandaloze e pa asnjë kuptimësi: “Mohimi”(?!), në paragrafin e saj të fundit.

Çka u negociua dhe çka u nënshkrua e rinënshkrua në Bruksel?

Teksti i liferuar në Bruksel, më 25 gusht ( pse, vallë, pikërisht në fundgusht?!) të vitit 2015, me nënshkrimet e Kryeministrit të Kosovës, atij të Serbisë dhe me ndërmjetësimin e zonjës Mogerini, pagëzohet e ripagëzohet, sipas rastit, me emra të ndryshëm, herë: “marrëveshje”, herë: “ujdi”, herë: “plan veprimi” e “rregullativë implementimi”, e herë: derivat i marrëveshjes së parë të normalizimit”…! Në shkresën zyrtare, proceduese të Kryeministrit, drejtuar Kuvendit, në të tri gjuhët ajo cilësohet:”marrëveshje” dhe vetëm ashtu, ndërkaq në raste tjera ajo prezantohet ndryshe, herë e reduktuar e minimizuar e herë e fryrë dhe e stërdimenzionuar! Përse ndodh kjo dhe cila është e vërteta? Përse kjo letër nuk ka titull, as memorandume as farë vule dhe as preambulë?

Nëse është “Marrëveshje”, përse nuk e ka formën dhe formatin e marrëveshjes dhe, si e tillë, pse nuk dërgohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit për Marrëveshjet ndërkombëtare dhe sipas Kushtetutës?

Nëse është “Marrëveshje ndërkombëtare” pse nuk e ratifikon edhe pala tjetër, Serbia? A do të thotë kjo dhe a ndodhë në praktikë që pala që e konsideron “marrëveshje” dhe “ndërkombëtare” të vetobligohet edhe ndërkombëtarisht për zbatim, kurse pala tjetër, që e konsideron si një “marrëveshje të brendshme”, jo vetëm që nuk merr ndonjë obligim ndërkombëtar, por imponohet si faktor dominues e subordinues që obligon palën tjetër “provinciale”, për probleme, që me çdo kriter, janë çështje të brendshme të Kosovës?

A nuk është ky ndryshim qasjeje, shprehje dhe pranim e inkurajim i strategjisë së deklaruar e të rideklaruar të Beogradit, para alternativës: “Evropën ose Kosovën!”: ngulmim në formulën: “edhe njërën edhe tjetrën; të dyjat!?

Marrëveshja Vuçiç – Mustafa, ashtu si edhe ajo e normalizimit”, paraqitet dhe titullohet si: “Marrëveshje e parimeve dhe e elementeve Kryesore…”(!), por, a janë parime dhe sa janë parimore përmbajtja dhe “elementet e saj kryesore”?!

Marrëveshjet ndërkombëtare, siç dihet, ndërtohen mbi bazën e parimeve të mirënjohura ndërkombëtare, midis të cilave, parësore është: parimi i reciprocitetit; pse injorohet dhe anashkalohen ky parim dhe parimet tjera të së drejtës ndërkombëtare, duke dëmtuar kështu seriozisht jo vetëm pozitën negociuese të Kosovës, por edhe çështjen e pazgjidhur të Luginës së Preshevës dhe çështje të tjera të pazgjidhura? A rrezikohet të imputohet kështu gradualisht modeli tjetër i marrëdhënieve ndërkombëtare, ai i dominiumit?!!!

A i obligojnë qeveritarët “dialogues” Rezolutat e Kuvendit të Kosovës, Nr. 04-R-01, Nr. 04-R-08Nr. 04-R-011, etj. që kërkojnë dialog teknik dhe jo bisedime për çështje të panegociueshme dhe mbështetje të procesit në parimin e reciprocitetit, barazisë, mospërzierjes dhe sovranitetit? A nuk obligon “dialoguesit” e Kosovës, ngjashëm edhe Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për çështjen e Luginës së Preshevës dhe si do të ishte rrjedha po të veprohej kështu?

Pse pala “dialoguese” kosovare injoron në vijimësi çështjen e Luginës së Preshevës dhe çështje të ngjashme, përreth Kosovës? Pse shpërfillen edhe rekomandimet parimore edhe nga qarqe të rëndësishme botërore, për zgjidhje të ngjashme të problemeve të ngjashme? Pse as Republika e Kosovës dhe, madje, as Republika e Shqipërisë (!) nuk kanë as hapësirë, as rol, as ndonjë angazhim të ndjeshëm për zgjidhjen e problemeve të komunave të Luginës, kurse Serbia, e ka në Kosovë, pash më pash dhe në zgjerim e thellim e sipër?

Nëse, ndërkaq, kjo “Marrëveshje”, nuk është marrëveshje, por na qenka: “plan veprimi e implementimi”, siç po thuhet, atëherë, përse titullohet si: “Marrëveshje e parimeve” dhe pse një “plan veprimi e implementimi” nënshkruhet nga Kryeministri i vendit dhe jo nga nivele më të ulëta institucionale, siç parashihet me Ligjin për Marrëveshjet si dhe në praktikat ndërkombëtare??

Po qe se akti i parafruar i fundgushtit është”rregullativë implementuese” e “Marrëveshjes së parimeve për normalizim…”, si shpjegohet fakti që në tekstin e tashëm janë shtuar edhe paragrafe, formula e solucione të reja jo vetëm lidhur me “zajednicen” (asociacionin), por edhe me çështje e tema krejtësisht të tjera, që e bëjnë edhe më të diskutueshme e të papranueshme tekstin e mëparshëm të (mos)marrëveshjes. Në “Marrëveshjen e parë të parimeve…”, fjala vjen, për çështjen e energjisë dhe telekomit thuhet vetëm se “bisedimet do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen” dhe asgjë më tepër; çka janë formulat e nënshkruara tashti, marrëveshje apo rregullativë veprimi? Çfarë ustallëku politikodiplomatik është ai që fillimisht bën një “marrëveshje parimesh” vetëm duke përmendur e listuar disa probleme të pazgjidhura, si të tillë e kalon me lehtësi e marifet dhe pastaj, dakordon si derivat një “plan veprimi” a “rregullativë” implementimi, me përmbajtje fare të re, të cilën e miraton me një “dekret qeveritar” të nënshkruar, po nga mjeshtrit dialogues?!!!

A janë lëshimet e reja të kësaj “marrëveshjeje”, “derivat i marrëveshjes së mëparshme të Brukselit”, apo janë derivat i marrëveshjes (antikushtetuese) të koalicionit, me “Listën Serbe, me gjasë të nënshkruar vetëm në gjuhën serbe, dhe vetëm në variantin terminologjik serb, ” dhe i obligimeve të marra për formulën:

“Zajednica” dhe jo “asociacion”, e “komunave serbe” dhe i obligimeve tjera të marra për:

“Tretman të veçantë gjatë procesit të privatizimit në valët e ardhshme në komunat me shumicë serbe;

Kthimin e të zhvendosurve serb dhe jo shqiptar me garancion të sigurisë nga ana e qeverisë dhe kryeministrit;

Kthimi dhe mbrojtja e pronës së uzurpuar…”,

si dhe formula personifikuese e etnikisht përjashtuese të kombinatorikës kadrovike presidenciale, qeveritare e parlamentare, deri edhe në agjencionet, ligjërisht, të pavarura?!

A është kushtetuese dykuptimësia e pakuptimtë dhe mashtruese?

A mund të trajtohet si e ligjshme e kushtetuese një “marrëveshje” me shtetin që jo vetëm nuk të njeh si shtet, por të trajton dhe pretendon të të mbajë si pjesë e sundimit të tij?! Si mund të adoptohet e të zbatohet, një “marrëveshje” për çështje ekskluzivisht vetanake dhe krejtësisht të brendshme me formula antikushtetuese edhe në titull, edhe në tekst si “zajednica” (shqip: herë “Asociacioni” e herë “Bashkësia” dhe anglisht herë “Comunity” e herë asociation) të komunave herë: “serbe” e herë: “me shumicë serbe,” por si shkurtesë, në të gjitha gjuhët, në trajtën ekskluzive: “komuna serbe”?!

A janë e njëjta gjë “zajednica” dhe “asociacioni”? Nëse janë e njëjta gjë, pse nuk përdoret nocioni “asociacion/ asocijacija”, por përdoren me ngulm nocione substancialisht të ndryshme, ndërkaq, nëse nuk janë të njëjta , atëherë, pse ky dallim?! Në cilindo variant, a nuk është kjo farë dykuptimësia insistuese, një mashtrim i qëllimtë dhe i palejueshëm?

Nëse “zajednica” qenka e njejta gjë me asociacionin e paraparë me Kartën Evropiane, atëherë pse u ndalohet kjo komunave me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës, ose komunave me shumicë joserbe, në Sanxhak e në pjesë tjera të Serbisë?!

Fundja, si mund të zbatohet në praktikë një formulë dy- tri kuptimëshe që përjashtojnë njëra tjetrën? A nuk shpie kjo në përplasje të ardhshme në dëm të secilit komunitet dhe në dëm të të gjithëve bashkërisht?

Kështu siç është disenjuar e gatuar, specialiteti i quajtur shqip: Asociacion dhe serbisht: “Zajednica”, e anglisht: herë “comunity” e herë: asociation, a nuk vjen ndesh me Kushtetutën e Kosovës, me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore, me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe madje edhe me “Propozimin Gjjihëpërfshirës për statusin e Kosovës, të Presidentit Ahtisari?

Kushtetuta e Kosovës, Neni 124.2.

[Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] Themelimi i komunave, kufijtë, kompetencat dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të tyre, rregullohen me ligj…4. Komunat kanë të drejtë për bashkëpunimin ndërkomunal dhe për bashkëpunimin ndërkufitar, në pajtim me ligjin. 6. Komunat obligohen të respektojnë Kushtetutën, ligjet, dhe të zbatojnë vendimet gjyqësore.Veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale bazohet në këtë Kushtetutë dhe në ligjet e Republikës së Kosovës dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale.

Karta evropiane e vetëqeverisjes lokale:

10.1. E Drejta e autoriteteve lokale për asocim (anglisht: asociacion; serbisht: udruženje) 10.3. E drejta e autoritetit lokal për të qenë pjesë e një asociacioni (anglisht: asociation, serbisht: udruženja)…duhet të njihet nga çdo shtet.

Propozimi gjithëpërfshirës i Presidentit Ahtisari:

9.1, Bazuar në parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, komunat do të kenë të drejtë të formojnë dhe marrin pjesë në asociacionet (anglisht: asociation, serbisht: udruženja) e komunave të Kosovës për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta në pajtueshmëri me ligjin….?

Ligji për Vetëqeverisjen Lokale në Kosovë,

Neni 31: Të drejtat e komunave për të formuar asociacione (anglisht: asociation, serbisht: udruženja) 31.1. Për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta, komunat formojnë dhe marrin pjesë në asociacionet (anglisht: asociations, serbisht: udruženja) që funksionojnë, në pajtim me ligjin.

Ligji i Serbisë, për qeverisjen lokale, ashtu si edhe ligjet e ngjashme të vendeve tjera në fqinjësi e më gjerë, poashtu aplikon formulën “bashkëpunim” dhe “udruženje” (shqip: shoqatë,) si kornizë ligjore për bashkëpunimin ndërkomunal edhe atë pa lejuar specifikimin si bashkëpunim dhe asocim mbi baza ekskluziviste etnike; pse ngulmohet në emërtimin absurd “zajdnicë” dhe pse të pranohet që vetëm Kosova të aplikojë formulën e ngjashme me “zajednicën” e komunave në Bosnje, pararendësen e “Republika Srpska-së”!?

Përse ky insistim në formula e modele që cenojnë Ligjin, Kushtetutën dhe madje edhe Kartën Evropiane? Pse serviren ato edhe nga ndërmjetësit tanë aq të rrespektuar dhe sidomos, pse gëlltiten ato nga negociatorët tanë “dialogues”?!!!

Në Kushtetutën e Kosovës dhe në gjithë sistemin e saj politik e legjislativ, nocioni komunitet, respektivisht “zajednicë”, është standardizuar si nocion për bashkësinë etnike si të tillë; a nuk vjen ky ripagëzim ndesh me nocionin ekzistues e kushtetues dhe a nuk e rrënon edhe këtë bazë institucionale të sistemit politik e institucional në Kosovë, insistimi absurd në emërtimin antiligjor, antikushtetues dhe antikartëevropian: “zajednicë” e komunave? A nuk flet edhe ky fakt për synimin e vërtetë komplikues, instrumentalizues, getoizues dhe enklavizues të kumbarëve insistues të këtij ripagëzimi?!

“Zajednicë” ekstenzive për një pakicë dhe asociacion i rrudhur për të tjerët?!

Marrëveshja e parë e parimeve parasheh që asociacioni i komunave me shumicë serbe, të ngritet “mbi të njëjtën bazë ligjore sikurse asociacioni gjithëpërfshirës dhe sipas statutit të tij”, që, normalisht do të duhej të ishte një nënasociacion brenda asociacionit të përbashkët dhe jo një superstrukturë komunash e shkëputur nga të gjitha nivelet e pushtetit që ngatërron plotësisht dhe pamundëson funksionalitetin demokratik në Republikën e Kosovës.

Ja, më poshtë, (të theksuara) kompetencat e Asociacionit ekzistues dhe gjithëpërfshirës, në pajtim me Kushtetutën, Ligjin dhe Propozimin gjithëpërfshirës:

Asociacioni ekzistues i Kosovës

II.OBJEKTIVAT DHE DETYRAT E ASOCIACIONIT

Neni 2.1 Asociacioni është organizatë jofitimprurëse

Neni 3.1. Asociacioni angazhohet që në Republikën e Kosovës të implementohen rregullat nga Karta Evropiane për qeverisjen lokale; të organizojë dhe koordinojë aktivitetet e anëtarëve të Asociacionit në sferën e investimeve, në zhvillimin ekonomik të komunave, në përmirësimin e bazës ligjore , të përkrahjes së biznesit, në kulturë, arsim, shkencë, mbrojtje shëndetësore, në mirëqenie dhe shërbime sociale, në zgjidhjen e konflikteve, në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe në raportet me asociacionet simotra jashtë shtetit dhe me organizatat ndërkombëtare.

3 .2. Asociacioni kryen këto detyra dhe punë:

3 .2.1. -inicon, organizon dhe promovon bashkëpunimin në mes autoriteteve lokale të Republikës së Kosovës;

-propozon zgjidhjen e problemeve të përgjithshme të autoriteteve lokale;

-nxjerrë materiale metodologjike të cilat ua jep autoriteteve lokale;

3.2.2. -jep mendime, sygjerime dhe vërejtje në projekt ligjet dhe aktet nënligjore që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale;

3 .2.3.-bën asistencë organizative dhe ligjore për autoritetet lokale;

3 .2.4.-përfaqëson interesat e përgjithshme profesionale të autoriteteve dhe shërbimeve civile nga autoritetet lokale;

3 .2.5.-përfaqëson interesat e anëtarëve të saj para autoriteteve të jashtme dhe organizatave ndërkombëtare dhe ndihmon autoritetet lokale që të bashkëpunojnë me partnerët e jashtëm;

3.2.6.-organizon dhe koordinon trajnime profesionale të autoriteteve politike dhe shërbyesve civil nga radhët e autoriteteve lokale;

3.2.7. -organizon dhe koordinon qarkullimin e informacioneve për anëtarët e vet dhe nxjerr publikime të veta;

3.2.8.-krijon fonde, hap zyra përfaqësimi, institucione publike;

Le të krahasohen kompetencat dhe fushëveprimi i “Zajednicës” me ato të Asociacionit ekzistues e gjithëpërfshirës dhe dallimet flasin vetë. A nuk duket qartë se modeli i “marrëveshur” i “Zajednices” vjen në kundërshtim edhe me formulën, natyrën dhe karakterin e Asociacionit ekzistues (anglisht: asociation, serbisht: asocijacija) të Komunave, mbi baza inkluzive dhe gjithëpërfshirëse, i cili është ngritur dhe funksionon në pajtim me Kushtetutën, Ligjin dhe Kartën Evropiane? “Zajednica”, jo vetëm që nuk do të ishte pjesë e Asociacionit gjithëpërfshirës të Kosovës, jo vetëm që do të ishte në korelacion eventual të bashkëpunimit, por edhe praktikisht e funksionalisht ai do të ishte i një karakteri tjetër superior (jo asociacion, jo “asocijacija”, por “Zajednicë” politikoterritoriale) me asamble, “organ suprem”, me strukturë, hapësirë institucionale e mekanizma favorizues dhe “në raport bashkëpunimi dhe informimi të ndërsjellë me autoritetet qendrore dhe me kompetenca që asociacioni i Kosovës nuk i ka dhe nuk mund t’i ketë;

Pse ky favorizim absurd dhe diskriminim i rrezikshëm e kontraproduktiv etnik?! Si është e mundur që asociacioni i një pakice të vetme dhe numerikisht të vogël të ketë kompetenca shumëfish më të shumta dhe shumëfish më të gjera se sa Asociacioni gjithëpërfshirës?!

Ndryshe nga “Asociacioni i përbashkët” , “Zajednica” e marrëveshur siç thuhet: “do të ngritet mbi bazë të Marrëveshjes së parë, ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së parë dhe Ligjit të Kosovës, si entitet legal që do të ketë synim të ofrojë funksione publike, shërbime dhe mbikëqyrje të plotë, në:

  1. b) Zhvillim ekonomik lokal, (Si tërësi, apo?! E Ministria përkatëse?)
  2. c) Fushën e arsimit, ( Si tërësi, apo…?! E Ministria përkatëse?)
  3. e) Koordinimin e planifikimit urban dhe rural, (Si tërësi, apo…?! E Ministria përkatëse?)
  4. d) Shëndetësi, (nivelin primar e sekundar), dhe kujdesin social (Si tërësi?! E Ministria përkatëse?)
  5. g) Masat për të kthyerit ,( A është në marrëveshjen e parë? E Ministria përkatëse?)
  6. h) Ndjekje, koordinim dhe lehtësim i veprimtarive hulumtuese dhe zhvillimore, (A është në marrëveshjen e parë? E Ministria përkatëse?)
  7. i) Promovim dhe përfaqësim të anëtarëve të saj, përfshirë këtu edhe te autoritetet qendrore? (Kush e përfaqëson komunën, udhëheqja e saj apo një trup mbisundues i komunave?!)
  8. j) Ofrim i shërbimeve, anëtarëve dhe banorëve të saj ( A është ekzekutive apo…? A është në marrëveshjen e parë?! Kush i përfaqëson banorët, komuna , apo…?!)
  9. k) Efiçencën e ofrimit të shërbimeve publike… (Si tërësi?! A është në marrëveshjen e parë? A është ekzekutive? E Ministria përkatëse?!)
  10. m) marrëdhënie dhe marrëveshje me asociacione tjera si vendore ashtu edhe                                    ndërkombëtare (A është në marrëveshjen e parë? A është ndesh me Ligjin për Marrëveshjet dhe me dispozitat përkatëse kushtetuese?)
  11. “Zajednica” do të ushtrojë (“exercise”) kompetenca tjera shtesë, që mund të delegohen nga autoritet qendrore. (Ushtrimi i kompetencave, a është ekzekutive?)
  12. a) “Zajednica” – Asambleja ,- trup suprem me…të drejtë për të adoptuar amendamente statut, rregullore të nevojshme dhe vendime administrative … (A ka “trup suprem”                    marrëveshja e parë dhe Asociacioni gjithëpërfshirës? A është ekzekutive nxjerrja e                       vendimeve administrative? Kush duhet ta bëjë dhe ta amendamentojë statutin?)
  13. c) Këshilli përbëhet nga 30 anëtarë, përfshirë të gjithë prefektët (“gradonaćelnikët”!) (A ka Kosova kryetarë komunash apo”gradonaćelnikë”. E Serbia?)
  14. e) “Zajednica” do të ketë administratë dhe staf me status punësimi për ushtrimin e             punëve të tyre .. (A ka Administratë me status punësimi, asociacioni               gjithëpërfshirës dhe Marrëveshja e parë?)

f). …Zyrë për ankesa… (A është në marrëveshjen e parë? A e ka Asociacioni                                   gjithëpërfshirëse?)

  1. “Zajednica” do të punojë me autoritet qendrore “në bazë të bashkëpunimit të dyanshëm dhe shkëmbimit të informacioneve” (A është, ky partneritet dypalësh në marrëveshjen e parë dhe në Asociacionin e deritashëm? A është raport kushtetues?)
  2. “Zajednica” promovon interesat e komunitetit (“Zajednices”!), serbe të Kosovës, në relacion me autoritet qendrore. (Kush i përfaqëson serbët e Kosovës , deputetët e zgjedhur apo “zajednica”?!)
  3. “Zajednica” do të jetë e autorizuar të propozojë, në pajtim me ligjin, amendamente në ligje dhe rrregullore relevante për realizimin e qëllimeve të saj. (A është në marrëveshjen e parë? A e ka Asociacioni gjithëpërfshirës? Kush propozon ligje dhe amendamente ligjesh? A është kushtetuese?)

11 “Zajednica” ka drejtë të inicojë ose të participojë në procedimet para gjykatave kompetente, përfshirë gjykatën kushtetuese...(A është në marrëveshjen e parë? A e ka Asociacioni gjithëpërfshirëse? A mund të uzurpohet e drejta e komunave nga Trupi mbisundues i komunave dhe çka do të thoshte kjo për demokracinë? Aq më tepër kur subordinimi i komunave vjen nga një dorë e jashtme diversive e obstruktive?!)

  1. “Zajednica” ka të drejtë të emërojë përfaqësuesit në organet/trupat kompetentë në qeverinë qendrore dhe të ketë qasje në informacionin e autoriteteve qendrore… (A është në marrëveshjen e parë? A e ka Asociacioni gjithëpërfshirëse? A mund të uzurpohet e drejta e komunave nga Trupi mbisundues i komunave dhe çka do të thoshte kjo për demokracinë?! Aq më tepër kur subordinimi i komunave vjen nga një dorë e jashtme diversive e obstruktive?! Dhe akoma më tepër, a ka të drejtë ky farë superpushteti special të ketë edhe “qasje speciale” në informacionin e Qeverisë qendrore?)
  2. Duke vepruar në emër të “Zajednices”, katër “prefektet” (“gradonaćelnik”?!) e komunave veriore do të kenë të drejtë të ofrojnë listën e kandidatëve për emërimin e komandantit regjional të policisë, si në pikën 9 të marrëveshjes së parë. (Komamdanti i prejudikuar etnikisht, nominohet në emër të komunave, apo në emër të “Zajednicës” dhe rrjedhimisht kujt i detyrohet ai?! A ka kompetenca të këtilla Asociacioni gjithëpërfshirës?)

14 . … “Zajednica” do të ketë të drejtë për të pasur pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, bashkëpronësi në kompanitë për shërbime lokale … dhe të përfundojnë kontrata duke përfshirë edhe kontrata të punës, (A është në marrëveshjen e parë? A e ka Asociacioni gjithëpërfshirëse? A është në përputhje me ligjin?)

  1. “Zajednica” do të ketë buxhet të vetin, …(A është në marrëveshjen e parë? A e ka Asociacioni gjithëpërfshirëse? Çka thotë ligji?)
  2. “Zajednica” do të financohet (b) nga të ardhurat e shërbimeve që ajo u ofron dhe të ardhurat që burojnë nga pasuritë e saj të luajtshme dhe të paluajtshme, (c) transfereve nga pushteti qendror dhe të ardhurat edhe nga burime ndërkombëtare,. d)   Kontribute, grante , donacione si dhe mbéshtetje financiare nga shoqata dhe organizata tjera vendore dhe nderkombetare , si dhe nga Republika e Serbise?! ( a është Republika e Serbisë “ nderkombëtare”, apo…?!! “Zajednica” do të jetë, në kuadër të veprimtarive të saj…e liruar nga taksat dhe tatimet, mbi tënjejtën bazë si komunat që janë pjesë e saj. Kontributeve të brendshme dhe të jashtme si dhe nga Republika e Serbisë. (A është në marrëveshjen e parë? A e ka Asociacioni gjithëpërfshirëse? A është Asociacioni OJQ jofitimprurëse?
  3. “Zajednica” mund të shpërndahet vetëm me 2/3 e anëtarëve të saj. (Pse vetëm…? A e ka këtë ekskluzivitet Asociacioni gjithëpërfshirëse? Në statutin e Asociacionit gjithëpërfshirës, si në çdo vend demokratik, është sanksionuar edhe e drejta për shpërbërjen ligjore e institucionale në rast të krijimit të arsyeve të parapara me ligj; çka ndodh nëse “zajednica” bën shkelje të rënda të ligjit, kushtetutës dhe rendit kushtetues? Pse ” Zajednica” është përjashtim dhe çka do të thotë kjo?)

21 Projekti i statutit – nga ekipi menaxhues , nëse është e nevojshme edhe me lehtësim të Ministrisë së Pushtetit Lokal, dhe miratohet edhe si statut edhe amendamente me dekret.! (A është në marrëveshjen e parë? A e ka Asociacioni gjithëpërfshirëse? Pse me dekret dhe me çfarë dekreti? Si është bërë statuti i Asociacionit ekzistues? Në praktikën tonë institucionale është Presidenti ( ja) që nxjerr dekrete dhe jo Kryeministri. Fundja, a mund të vendos Kryeministri i Serbisë se cili institucion shtetëror duhet të vendosë e të firmos për akëcilën çështje?)

  1. ” Pas një viti nga miratimi i statutit, do të rishqyrtohet implementimi i tij, duke përfshirë nenin 5 të marrëveshjes së parë, (delegimi i kompetencave shtesë nga autoritet qendrore)?! (A është në marrëveshjen e parë? A e ka Asociacioni gjithëpërfshirës? Pastaj pse me theks të veçantë tek neni 5, tek kompetencat tjera që priten t’i barten “Zajednicës”? Çka do të thotë kjo dhe çka paralajmëron kjo?)

Për më tepër, Zajednica jo vetëm që vishet me pushtet dhe kompetenca, që nuk i ka Asociacioni ekzistues i Kosovës dhe madje asnjë asociacion komunash por, praktikisht, institucionalisht dhe funksionalisht, ajo i ndan komunat serbe nga tërësia kosovare dhe i bashkon nën ombrellën dhe strukturën pushtetore të kontrolluar nga Beogradi! A nuk është ky segregacion struktural që rrënon praktikën e deritashme pozitive të bashkëpunimit ndërkomunal të komunave me përbërje të ndryshme etnike brenda Asociacionit gjithëpërfshirës të komunave të Kosovës?! A nuk prishet kështu modeli i proklamuar kushtetues dhe parimi multietnik në favor të eksluzivitetit etnik? A nuk rrezikohet kështu edhe tërësia tokësore e Kosovës…?

A nuk i dëshmon kjo paralajmërimet e parasavitesh se decentralizmi etnik që sajonte e fabrikonte komuna xhuxhe e jo funksionale me shtrirje absurde gjeografike, ishte e kundërta e interesit të qytetarëve, madje edhe atyre serbë, dhe në fakt ishte inxhiniering territorial në favor të centralizmit serbomadh nga Beogradi?

Pse lejohet ky eksperimentim pa presedan me komunitetin serb në Kosovë? A nuk dëmtohet me këtë lojë, jo vetëm procesi i afrimit dhe pajtimit, ndëretnik në Kosovë e më gjerë, por edhe vetë komuniteti serb në Kosovë dhe e ardhmja e tyre e integruar? Rrjedhimisht, a nuk mund të rezultojë kontraproduktive dhe faktikisht edhe antiserbe “Zajednica” antishqiptare dhe antikosovare, siç kanë rezultuar edhe sa e sa projekte të ngjashme diskriminuese antishqiptare! “Zajednica” në shqip ka kuptimin: “bashkësi”; a i kontribuon ajo bashkësisë e bashkëjetesës në Kosovë, apo e rrezikon edhe atë që është ruajtur e është rindërtuar?!

A është e obligueshme (mos)marrëveshja shtrënguese, diskriminuese e abuzueshme dhe e pazbatueshme?

Për dallim nga “Gjykata speciale”, për të cilën të gjithë thoshin se është e padrejtë dhe, madje “padrejtësia më e madhe që i bëhet Kosovës”, por që “duhej të pranohej, se ashtu na thonë miqtë tanë të mëdhenj, dhe se ai që nuk e voton nuk i do të mirën Kosovës”, Marrëveshja e 25 gushtit që na e solli “Zajednicen”, na prezantohet edhe si” zgjidhje e mirë” dhe “fitore bindëse e Kosovës, edhe si një obligim ndërkombëtar ndaj miqve tanë dhe ndaj marrëveshjeve të mëparshme ndërkombëtare! Pra jo vetëm diç e mirë, por edhe dyfish e mirë?!

Siç na thuhet vazhdimisht e siç shkruhet edhe në hyrje të saj, “Zajednica” na qenkësh: “ashtu siç është paraparë me marrëveshjen e parë, me Ligjn për ratifikimin e Marrëveshjes së parë të parimeve dhe me Ligjin e Kosovës”!? Nga një lexim joshterrues, krahasues dhe i nënvizuar pak më lartë, po të dojë kexuesi edhe mund ta shohë sa është dallimi konceptual dhe funksional i “Zajednicës” ekskluzive, në formim, me statutin e Asociacionit eksistues gjithpërshirës si dhe dallimi i gjithë “Marrëveshjes” së fundgushtit me marrëveshjen e parë të prillit. Pse fshihen e injorohen këto dallime thelbësore dhe kush kë dhe pse e mashtron, në këtë mënyrë?!

Pse harrohet e injorohet fakti, si u imponua, si u prezantua dhe si u miratua edhe e famshmja Marrëveshja e parë e normalizimit? A ishte kushtetues autorizimi pararak dhe “bjanko” për nënshkrim e kësaj “marrëveshjeje” dhe si u zie, si u servir, dhe si u legjitimua ajo? Pse u injoruan rekomandimet e Rezolutës së Kuvendit për dialogun dhe rekomandimet për mostejkalimin e kornizës teknike dhe për respektim të parimit të reciprocitetit, sovranitetit dhe integritetit? A është kushtetuese referenca e adresës ligjore në paragrafin 2 të marrëveshjes së parë, krahas ligjit të aplikueshem edhe të “Ligji Kushtetues”, të cilin Kosova nuk e ka, por e ka Serbia!? Pse kjo referencë dhe çka paralajmëron ajo? Dysi ligjore apo ndryshime tjera në Kushtetutë? Në variantin shqip kjo shprehja në anglisht e serbisht: “ligji kushtetues”, modifikohet dhe prezentohet si e “drejtë kushtetuese?! Kush kë e mashtron, në këtë mënyrë, dhe çka do të thotë kjo?

Përveç kësaj, a është dhe sa është kjo (mos) Marrëveshje, në (dis) harmoni me ligjin e Kosovës për Vetëqeverisjen vendore, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës si dhe me frymën dhe shkronjën e Kartës Evropiane për vetëqeverisjen lokale dhe Konventa kornizë për të drejtat e pakicave?!

Ligji për vetëqeverisjen vendore, Neni 15, Parimi i subsidiaritetit, thotë:

“Komunat i ushtrojnë kompetencat e tyre sipas parimit të subsidiaritetit. Ndërkaq, Neni 31, Të drejtat e komunave për të formuar asociacione, thekson:

“Për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta, komunat formojnë dhe marrin pjesë në asociacionet që funksionojnë, në pajtim me ligjin”. Pra asociacione dhe në pajtim me ligjin.

Nga ana tjetër, Neni 79. Llojet e shqyrtimit, sanksionon institucionin subordinues të “shqyrtimit të ligjshmërisë”, ndërsa, sipas nenit 79.2 “Shqyrtimi administrativ i funksionimit të komunave në fushën e kompetencave të deleguara i nënshtrohet mbikqyrjes së ligjshmërisë dhe përshtatshmërisë së veprimeve”.

A nuk i tejkalon marrëveshja e gushtit këto dhe instrumente tjera si këto që janë në frymën e Kartës Evropiane dhe praktikave të të gjitha vendeve demokratike?!

Edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 12.2 [Pushteti Lokal] thekson se: “Organizimi dhe kompetencat e njësive të vetëqeverisjes lokale rregullohen me ligj”, (pra me ligj dhe jo me marrëveshje.!).

Përveç kësaj, paragrafi 4 i nenit. 47 të Kushtetutës obligon: “Ushtrimi i këtyre të drejtave do të bartë me vete detyrimet dhe përgjegjësitë për të vepruar në pajtim me Ligjin e Republikës së Kosovës, dhe nuk i cënon të drejtat e të tjerëve”.

Ngjashëm me si më lartë, edhe Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Lokale, Nenet 3, 4, 10 etj– të drejtat e komunave dhe të drejtën e tyre për asocim dhe partneritet e vendos qartësisht dhe shprehimisht: “brenda kornizës së Ligjit “dhe “brenda kufijve ligjore”.

Edhe Rezoluta (e palavdishme) e Kuvendit për Marrëveshjen e Normalizimit”, “jep pëlqim” për “dialog në pajtim me rendin kushtetues “dhe “me pjesëmarrje të komisioneve parlamentare” dhe kërkon që “marrëveshjet” (pra jo një marreveshje derivuese, por marrëveshjet, në shumës) “të ratifikohen nga Kuvendi i Kosovës”; pse anashkalohen këto obligime dhe a nuk janë këto shkelje të rënda procedurale, ligjore e Kushtetuese? Për çfarë arsye bëhen këto truqe e marifete, nëse jo për lajthitje e mashtrim të opinionit?!

I ndihmon apo i dëmton serbët e Kosovës instrumentalizimi nga Beogradi?

Po shprehja “komuna serbe”, a nuk është edhe antiligjore, antikushtetuese dhe thënë kushtimisht edhe antievropiane? As Kushtetuta e Kosovës, as Legjislacioni i saj dhe as Karta Evropiane, madje as legjislacioni i Serbisë, nuk njohin atributin eksluzivist etnik për Komunat, përse t’i imponohet kjo Republikës së Kosovës?! A nuk e cënon kjo “risi” karakterin e sforcuar qytetar, multietnik e gjithpërfshirës të Republikës së Kosovës?

Komuna e Preshevës nuk cilësohet si komunë shqiptare. Madje as Komunat me shumicë shqiptare në Kosovë nuk emërtohen si Komuna shqiptare, as Mamusha me shumicë etnike turke, nuk cilësohet si komunë turke; përse ky dallim vetëm për komunat serbe, madje edhe atëherë kur kanë shumicë të diksutueshme etnike?!! A nuk është e drejtë elementare që të insistonet që çështje të ngjashme të trajtohen dhe të zgjidhen jo me kute të ndryshme, por me standarde e formula të njëjta?!

Në grupin e komunave “serbe” janë përfshirë edhe komuna që ishin objekt i zbrazjes së dhunshme etnike dhe procesit gjenocidal të deshqiptarizimit dhe serbizimit, si Mitrovica e veriut e Zveçani, si dhe komuna të reja të fabrikuara gjatë procesit të famshëm të “decentralizimit”, si Artana, Mitrovica e përtej Ibrit dhe Kllokoti, me arnime absurde e jo funksionale territoriale me qëllimin e vetëm për t’u siguruar gjerësi enorme territoriale, pozitë të rëndësishme gjeostrategjike dhe shumicë artificiale etnike; a mund të legalizohen tashti këto komuna si komuna eksluzivisht serbe, dhe çka do të thoshte kjo për masën jo të vogël të shqiptarëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve tjera në këto komuna dhe sidomos për ata që janë dëbuar që andej? Ka madje edhe komuna që me numrin e vërtetë të banorëve as që janë shumicë serbe; si mund çertifikohen aq lehtë ato si “Komuna serbe”?!… A është kjo ligjore dhe kushtetuese dhe kush e ka të drejtën ta legalizojë një inxhiniering të tillë segregacionist e luftënxitës, të dënueshëm me konventa ndërkombetare?!

Ligji aktual i vetëqeverisjes lokale dhe madje edhe Rregullorja e dikurshme e UNMIK-ut kushtëzon ndryshimin e kufijve të komunave me pëlqimin paraprak të banorëve të tyre; a ka të drejtë dikush të ndryshojë sërish, kufijt e Mitrovicës edhe më parë të ndryshuar të sakatuar e përgjysmuar, pa pyetur fare as qytetarët aktualë të Mitrovicës e aq më pak ata që janë dëbuar me forcë nga vatrat e tyre?! Si motivohet dhe ku synon të dalë ky riarnim e rikomponim territorial?

Organizata prestigjioze Grupi Nderkombetar i Krizave” (“ICG”), ne Raportin “ Kosova dhe Serbia rruga drejt normalizimit”, dy vite më parë e artkulonte dhe parajmëronte ( madje edhe me njëfarë tumirjeje!) si : “ Zgjidhje e mosmarrëveshjes për veriun e Kosovës duke i dhënë pushtet të madh vetëqeverisës,… . “Fillimisht hezitues, Beogradi dhe Prishtina duken më të dhënë pas kësaj ideje, edhe pse e shohin ndryshe. Kërkimi për prece- dentë dhe modele, shkon nga Alto Adige (Tiroli i Jugut) në Itali, deri në Tajvan, dhe nga Irlanda e Veriut deri në Vatikan. Disa sugjerojnë se veriu ka nevojë për modelin e vet unik, dhe jo për një model që është hartuar për kushte të ndryshme lokale.164 Një shembull i tillë është tek fqinjët e afërt, sidoqoftë, kjo meriton konsiderata të kujdesshme: lokaliteti më i vogue boshnjak, Republika Srpska (RS).165”. A nuk del, pra, e gjithë kjo ndërmarrje e ( ab)“normalizimit” një mashtrim i madh dhe i rrezikshem, për Republiken e Kosovës dhe të ardhmen e saj si tërësi dhe për secilin komunitet të saj? Nëse “rruga e normalizimit” kalon nëpër shtigje të tilla, pse nuk I hapet kjo rrugë edhe komunave të Lugines së Presheëes, Sanxhakut, etj?

Sipas marrëveshjes së parafuar,”Zajednica”, në paragrafin 9, “Promovon interesat e komunitetit serb të Kosovës në raport me autoritetet qendrore”! Si mund të kuptohet ky segregacion e (vetë) diskriminim i marrëveshur, brenda komunave të trajtuara si Komuna serbe!? A do të thoshte kjo se “Zajednica”, pos që përjashton shqiptarët dhe “të tjerët”, mëton të monopolizojë përfaqësimin edhe të serbëve të komunave tjera, ku ata janë pakicë?! Çka do të thoshte kjo për funksionimin qytetar e demokratik, si postulat kushtetues i Republikës së Kosovës?! Pastaj, si do të reflektohej ky subordinim dhe uzurpim i pushtetit lokal, nga ekspozitura e Beogradit, në vetë komunat me shumicë etnike serbe, brenda “zajednices” së projektuar? A nuk po dëmton, margjinalizon dhe dekurajon serbët kosovarë, të integruar në realitetin e ri në Kosovë, ky monopolizim pushteti e përfaqësimi nga “zajednica” e listës serbe, e sajuar dhe e dirigjuar nga Beogradi?! Do ta ndihmonte apo do ta pamundësonte ky decentralizim i centralizuar nga Beogradi, funksionimin dhe madje edhe përfaqësimin e decentralizuar demokratik edhe në komunat me shumicë etnike serbe?!

Me marrëveshjen e fundgushtit si edhe me atë të prillit, parashihet edhe “delegim i mëtejshëm i kompetencave nga autoritetet qendrore te “Zajednica” (po, jo tek komunat dhe as te Asociacioni gjithëpërfshirës!)! “Zajednica” nga ana e saj monopolizon dhe subordinon komunat e përfshira brenda saj! A nuk prodhon kjo një pushtet të ri, krejt special dhe jo kushtetues në Republikën e Kosovës dhe a nuk përngjan kjo si parahistoria e “Republika srpskes”, në Bosnje? Marrëveshja e parë e parimeve kishte si referencë bazën ligjore të formulave të saj, ligjin e aplikueshëm dhe Ligjin Kushtetues. Mund të kuptohet se Ligji i aplikueshëm është Ligji i Kosovës, por i kujt është Ligji Kushtetues, të cilin nuk e ka Kosova, por e ka Serbia?! Kah po shkon kështu Kosova?

Me marrëveshje të parafuar me kryeministrin e Serbisë, kryeministri i Kosovës (vetë) obligohet që të aplikojë madje edhe modalitetet e vendimmarrjes dhe legjitimimit institucional të papresedan në praktikën kosovare, të marrëveshjeve, që me anë të “dekretit qeveritar drejtpërdrejtë të aplikueshëm” ta rilegjitimojë, ta zgjerojë e fuqizojë edhe përtej “Marrëveshjes së normalizimit” “Zajednicen” antikushtetuese, kurse, ndërkohë, Ministri i tij i Jashtëm, nënshkruan marrëveshje për rrudhje territoriale të Republikës së Kosovës, në favor të Malit të Zi”!!! Rrudhje territoriale, rrudhje institucionale e funksionale, rrudhje e degradim moral …! Ku po shkojmë kështu?!

Në raportin e tij, ” Serbia dhe Kosova: Rruga drejt normalizimit” GNK (“ICG”) konstatonte se: Beogradi do që serbët e Kosovës të krijojnë entitete autonome që Prishtina mund t’i fusë në sistemin e vet ligjor.56 “Komuniteti Autonom” që propozon Beogradi do të përfshinte të gjitha zonat me shumicë serbe dhe jo vetëm ato në veri. Ndarja e statusit të rajoneve veriore dhe jugore serbe, deri tani ishte konsideruar si thelbi i politikës serbe.57 Nëse komunat jugore me shumicë serbe, të cilat deri tani ishin të integruara në sistemin kosovar, do të bëheshin autonome, kjo do të ishte një hap mbrapa sipas perspektivës së Prishtinës.58 Komuniteti nuk do të ishte i bashkuar nga aspekti territorial dhe nuk do mund të ndahej kollaj nga Kosova. Por grupimi i serbeve te jugut me bashkëkombësit e tyre ne veri do t’i largonte ata nga Prishtina dhe do të dobësonte Partinë e Pavarur Liberale (Samostalna liberalna stranka, SLS), e vetmja parti serbe e rëndësishme në Kosovë që pranon plotësisht pavarësinë e Kosovës.”.

Për më tepër, në pikën e fundit të marrëveshjes që ka të bëjë me Energjetikën dhe pasuritë përkatëse, në pjesën e titulluar: “Mohimi” (?!) qëndrojnë pranë e pranë, si njëfarë ujdie e pajtimi, dy formula:

“Kosova konsideron se, në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës, dhe ligjin ndërkombëtar, përkatësisht UNSCR 1244 dhe Rregulloret përkatëse të UNMIK-ut, prona brenda territorit të Kosovës është në pronësi të Republikës së Kosovës.

“Serbia konsideron se, në pajtim me ligjin vendor ( cilin ligj dhe te kujt ligj?!)dhe ndërkombëtar, përkatësisht UNSCR 1244, prona brenda territorit të Kosovës është në pronësi të Serbisë,   sipas rregullimit specifik provincial dhe në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën e Serbisë.(!!!)

Çka mohon dhe çka pohon, kjo pjesë e aktit të parafuar edhe nga kryeministri i Republikës së Kosovës?! A është “marrëveshje “apo “derivat i marrëveshjes”, “plan veprimi” e “rregullativë zbatimi?” A është Marrëveshje apo Mosmarrëveshje? Nëse është mospajtim, pse shitet si marrëveshje? Ndërkaq, nëse është pajtim, çka do të thotë në fakt ky pajtim? Pajtim për mospajtim, apo pajtim për njëfarë mesi e “modus vivendi”, midis shtetit të Serbisë dhe Republikës (jo shtetit!) të Kososvës? A nuk është në këto valë edhe pranimi i përfaqësuesve të lartë të Kosovës që në emër të Kosovës të nënshkruajnë “marrëveshje”, derivat marrëveshjeje, ujdi a quaje si të duash, në të cilën emri Kosovë shënohet nën asterisk dhe fusnotën e famshme e gozhduese në kornizën e Rezolutës 1244?

Po nocioni “model provincial”, çfarë domethënie ka dhe çfarë kërkon në këtë “ marrëveshje”?

A ka të drejtë ndokush, cilido qoftë ai, të bisedojë dhe të merret vesh me Serbinë që jo vetëm që nuk të njeh lirinë, shtetësinë, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial, por edhe i shfaq hapur e pa u përmbajtur fare pretendimet ekspasioniste, aneksioniste e sunduese ndaj Kosovës, territorit dhe pasurive të saj?! A është autorizuar dikush që të “dialogojë”, me kreun shtetëror serb, në raporte pabarazie, inferioriteti e njëanshmërie frapante, madje edhe për çështje të brendshme të Kosovës, në kundërshtim me rekomandimet e rezolutave të Kuvendit të Kosovës, në kundërshtim me Ligjin, me Kushtetutën dhe me koneventat ndërkombëtare dhe, në përplasje të drejtpërdrejtë e arrogante madje edhe me Kodin Penal të Kosovës, i cili në nenin 124, e cilëson: tradhëti ndaj vendit dhe ndëshkon rëndë, “nënshkrimin dhe pranimin e okupimit apo aktin e kapitullimit të shtetit” dhe “nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare ose ndonjë akti me të cilin pjesë të territorit të Republikës së Kosovës jepen apo lihen nën sovranitetin e ndonjë shteti tjetër”?!

A nuk është loja eventuale me fatin e vendit dhe tokave të tij, një lojë tepër hazarde dhe plangprishëse që dëmton dhe rrezikon vendin, paqen por edhe vetë lojtarët e këtij ruleti vetërrënues!?

-Po është marrëveshje ndërkombëtare dhe është obligim ndërkombëtar e nuk mund të tërhiqet nënshkrimi tashmë i hedhur në letër, do të thotë dikush, siç edhe po thuhet shpesh?

Dakord. Nëse nënshkrimi i hedhur nuk ka si të tërhiqet, a mund të ketë tërheqje nga marrëveshja dhe a nuk është kjo një e drejtë dhe një praktikë krejt normale dhe e ligjshme ndërkombëtare? Aq më tepër një marreveshje e padrejtë, e paratifikuar, e imponuar me joshje e trysni, me dredhi e me dy-tri kuptimësi?

A është obligim një marrëveshje që nuk është marrëveshje, një letër që herë quhet Marrëveshje e herë, ujdi, herë dakordim, herë derivat e rregullativë për zbatim…? A është marrëveshje ndërkombëtare, një tekst pa formë, pa format e aparaturë marrrëveshjeje, të cilën pala tjetër nuk e pranon si marrëvshje dhe nuk e trajton të tillë, por e quan një akt të brendshëm, sipas sistemit provincial dhe nuk e dërgon fare në Parlament për ratifikim? A është një marrëveshje e paratifikuar e obligueshme për palën tjetër?

 

A është tërheqja nga marreveshja e drejtë kushtetuese dhe konvencionale?

Për më tepër, a është në harmoni me Konventën për Marrëveshjet Ndërkombëtare një (mos) marrëveshje me nocione nyje dhe formula dy – tri kuptimëshe? A është e zbatueshme një (mos) marrëveshje dy-tri kuptimëshe dhe kush e merr përgjegjësinë për (mos) zbatimin e saj: ai që e ka ratifikuar dhe është vetobliguar, apo ai që nuk e ka ratifikuar dhe rrjedhimisht nuk ka obligim? Dhe para së gjithash e mbi të gjitha, a është e obligueshme një marrëveshje e imponuar, mashtruese, proceduralisht dhe substancialisht difektuoze dhe praktikisht e pazbatueshme dhe kundërproduktive?!

Po dispozitat e Kushtetutës dhe Ligji mbi Marrëveshjet Ndërkombëtare a nuk e parashohin dhe legjitimojnë të drejtën dhe instrumentin e tërheqjes nga marrëveshja, suspendimin ose anulimin e saj dhe a nuk saktësojnë madje edhe procedurën dhe rrjedhen e procesit të tërheqjes nga marrëveshja?!

Kushtetuta e Kosovës

Neni. ( Ratifikimi i marrëvshjeve ndërkombëtare)

  1. Amendamentimi ose tërheqja nga marrëveshjet ndërkombëtare do të kenë të njejtën procedurë të vendim marrjes sikur ajo e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
  2. Parimet dhe procedurat për ratifikimin dhe kontestimin e marrëveshjeve ndërkombëtare rregullohen me ligj.

Ligji për Marrëveshjet Ndërkombëtare

Neni 18

Tërheqja nga marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës ose suspendimi i zbatimit të tyre

  1. Marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës mund të tërhiqen dhe zbatimi i tyre të suspendohet vetëm në bazë të dispozitave të marrëveshjeve ndërkombëtare, normave të së drejtës ndërkombëtare dhe në bazë të procedurës së vendosur përmes këtij ligji.
  2. Vendimi në lidhje me tërheqjen nga një marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Kosovës ose suspendimin e zbatimit të saj në bazë të normave universale të së drejtës ndërkombëtare, të referuara në paragrafin 1. të nenit 10 të këtij ligji, merret nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me dy të tretat (2/3) e votave pas rekomandimit të Presidentit, me iniciativë të tij ose pas propozimit nga Qeveria.
  3. Vendimi për tërheqjen nga një marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Kosovës ose për suspendimin e zbatimit të saj në bazë të normave universale të së drejtës ndërkombëtare, përveç atyre të parapara në paragrafin 1. të nenit 10 të këtij ligji, merret nga Presidenti, me iniciativë të tij ose me rekomandim të Qeverisë.

Po Konventa e Vjenës për marrëveshjet ndërkombëtare a nuk ka paraparë edhe ajo të drejtën e tërheqjes nga marrëveshja dhe arsyet dhe rrethanat në rast të të cilave tërheqja dhe pavlefshmëria e marrëveshjes është e drejtë dhe e ligjshme, si më poshtë:

KONVENTA E VJENËS

SEKSIONI 2. PAVLEFSHMËRIA E TRAKTATIT

Neni 47

Kufizime specifike mbi autoritetin për të shprehur pëlqimin e një Shteti apo një organizate ndërkombëtare…

Neni 48

Gabimi…Neni 49

Mashtrimi

Një Shtet apo një organizatë ndërkombëtare e shtyrë për të lidhur një traktat nga sjellja mashtruese e një Shteti negociues apo e një organizate negociuese mund ta përdorë mashtrimin që ka bërë të mundur pavlefshmërinë e pëlqimit të tij/saj për t’u detyruar nga dispozitat e një traktati…

Neni 50

Korrupsioni i një përfaqësuesi të një Shteti apo i një organizate ndërkombëtare

Një Shtet apo një organizatë ndërkombëtare shprehja e vullnetit të të cilëve për t’u detyruar nga dispozitat e një traktat është siguruar përmes korrupsionit të përfaqësuesit të tij/saj në mënyrë direkte ose indirekte nga një Shtet negociues apo organizatë negociuese mund të pretendojë se ky korrupsion e bën të pavlefshëm pëlqimin e tij/saj për t’u detyruar nga dispozitat e një traktati…

Neni 51

Detyrimi i një përfaqësuesi të një Shteti apo i një organizate ndërkombëtare

Shprehja nga një Shtet apo një organizatë ndërkombëtare e pëlqimit për tu kufizuar nga një traktat e cila është siguruar nga detyrimi që i është bërë përfaqësuesit të atij Shteti apo të asaj organizate nëpërmjet akteve apo kërcënimeve të drejtuara kundër tij do të jenë pa ndonjë efekt ligjor…

Neni 53

Traktatet që bien ndesh me një normë të pakundërshtueshme të së drejtës ndërkombëtare të përgjithshme (jus cogens)…

A nuk janë, në rastin e Kosovës, të pranishme dhe të dëshmueshme lehtë, të gjitha këto arsye për tërheqje nga marrëveshja e padrejtë me Serbinë?

Përveç këtyre, a nuk është edhe dallimi frapant dhe kuptimor i nocioneve thelbësore të (mos) Marrëveshje, në kundërshtim me dispozitat e Konventes se Vjenës

Neni 32

Mjetet plotësuese të interpretimit

Ndihmë mund t’u kërkohet mjeteve plotësuese të interpretimit, duke përfshirë punën përgatitore të traktatit dhe rrethanat e lidhjes së tij, me qëllim për të konfirmuar kuptimin që vjen nga zbatimi i nenit 31, ose për të përcaktuar kuptimin kur interpretimi sipas nenit 31:

(a) e lë kuptimin të paqartë ose të errët; ose

(b) çon në një rezultat i cili është haptazi absurd ose i paarsyeshëm.

Neni 33

Interpretimi i traktateve i vërtetuar në dy apo më shumë gjuhë

  1. Kur një traktat është vërtetuar në dy apo më shumë gjuhë, teksti është njësoj autoritar në çdo gjuhë, nëse traktati nuk e parashikon apo nëse palët nuk bien dakord, në rast mosmarrëveshjeje një tekst i caktuar do të ketë epërsi.
  2. Një version i traktatit në një gjuhë ndryshe nga ajo gjuhë në të cilën teksti ishte vërtetuar do të konsiderohet një tekst autentik vetëm nëse traktati e parashikon apo nëse palët bien dakord kështu.
  3. Termat e një traktati prezumohen të kenë të njëjtin kuptim në çdo tekst autentik.
  4. Me përjashtim të rasteve kur një tekst i caktuar prevalon në përputhje me paragrafin1, kur një krahasim i teksteve autentike nxjerr në pah një ndryshim të kuptimit të cilin zbatimi i neneve 31 dhe 32 nuk e heq, atëherë do të miratohet kuptimi që i përputhet më mirë tekstit, në lidhje me objektin dhe qëllimin e traktatit.”

Pse atëherë gjith ajo drojë e gjith ai hezitim për të shfrytëzuar një të drejtë të ligjshme e të garantuar? A nuk është arsye e mjaftueshme, nga njëra anë, gjith ajo trysni e kërcënim edhe me izolim e braktisje, kurse nga ana tjetër me kushtëzime e joshje me liberalizim vizash, e marrëveshje të asocim-stabilizimit që i bëhen Kosovës si të tillë, ndërkohë që përfaqësuesit e saj kryesorë, drejtuesit kryesorë të qeverisë dhe të Parlamentit herë joshen me premtime për shpërbilme të ndryshme, madje edhe me “ Nobel” e here mbahen të shantazhuar e të kërcënuar me dosje të hapura e të pambyllura për “krime lufte” e dosje “për korrupsion e keqpërdorime të ndryshme?!

Pse pala kosovare, sillet si skllave e një (mos) marrëveshjeje të padrejtë e hileqare, kur pala tjetër të jep aq arsye plotësuese për një përgjigje adekuate me dinjitet e racionalitet? Pse të mos ketë përgjigje adekuate ndërhyrja brutale e vagabonteske e pushtetit serbë ndaj memorialit kushtuar çlirimtarëve në Preshevë, represioni dhe obstruksioni ndaj shkollës shqipe dhe librit shqip në komunat e Luginës ose edhe gjuhës së kërcënimeve e frikësimeve pas deklarimit të përfaqësuesëve të zgjedhur të asaj ane të një asociacioni analog të komunave, në atë pjesë të banuar me shumicë shqiptare?

Pse nuk pati përgjigje ekuivalente pas tërheqjes së Beogradit nga marrëveshja lidhur me diplomat dhe nostrifikimi si dhe pas moszbatimit demonstrativ në praktikë, nga ana e saj, i pothujase të gjitha marrëveshjeve tjera?!

Pse injorohet paragrafi 14 i “Marrëveshjes së parimeve, sipas të cilit: “asnjëra palë nuk do të bllokojë, apo inkurajojë të tjerët të bllokojnë, progresin e palës tjetër në rrugët përkatëse drejt BE-së”, edhe pse pala serbe edhe deklarativisht, edhe praktikisht jo vetëm nuk i përmbahet, por, aktualisht ka intensifikuar maksimalisht angazhimin bllokues të anëtarësimit të Kosovës në UNESKO, integrimit evropian dhe ndërkombëtar të Republikës së Kosovës? Krerët serbomëdhenj të Beogradit janë angazhuar në fushatë të egër e të paskrupulltë kundër realitetit të ri, madje edhe duke e identifikuar Republikën e Kosovës me “ISIS”-in dhe shtetin islamik?!

Ka edhe sa e sa pyetje të ngjashme që imponon “marrëveshja” hileqare e sherreplotë për “Zajednicen” dhe marrëveshjet tjera si kjo, pyetje të cilat i shtrojnë çdo ditë qyetaret dhe që mbeten pa përgjegje të zyrtarëve përgjegjës?

Mund të jenë pyetje hipotetike e sugjestive, por a nuk është e tillë – hipotetike dhe madje edhe hipotekuese, sfida serioze që ka prodhuar “marrëveshja” e fundit bashkë me (mos) marrëveshjet tjera si ajo dhe, si e tillë, a imponon dhe a duron ajo edhe ndonjë sygjerim dashamirës? Nuk janë pak këto pyetje, e, megjithatë, janë vetëm një pjesë e vogël e pyetjeve të shumta që imponohen, shtrohen gjithandej dhe mund të shtohen më tej, dhe mbase janë të mjaftueshme që secili që ia do të mirën vendit, edhe bartësit e funksioneve më të larta shtetërore, madje edhe Gjykata Kushtetuese (nëse do që të funksionojë ashtu siç e ka emrin dhe mandatin, dhe jo si një noteri e zakonshme legjitimuese e vendimeve të kreut politik !) të reflektojë dhe të pyes veten: a më mirë një tërheqje e menagjueshme dhe e ndreqshme nga një (mos) marrëveshje e pakuptimtë, e padrejtë, obstruktive dhe kontraproduktive, apo një shkallim i mëtejshëm në tatpjetën dhe stërkeqjen e mëtejshme, që qysh tash po prodhon ndasi, tensione e përplasje të ashpra ndërvëllazërore dhe, për më keq, vazhdon të jetë e mbarsur me përkeqje e përdreqje të mëtejshme, me plagë jo vetëm të pashërueshme, por edhe të trashëgueshme e të regjenerueshme e pezmatuese me pasoja të paparishikueshme e të pariparueshme për të ardhmen e synuar paravajtëse të vendit, kombit dhe kauzës së përbashkët?!

Me konsideratë dhe me besim në frymën vetëmohuese e bashkuese atdhetare

Hydajet Hyseni, kryetar

Filed Under: Analiza Tagged With: a la Bosnje"?!, Hydajet Hyseni, Pse Zajednicë "

Pse Isa Mustafa u përplas kaq ashpër me Edi Ramën?

December 3, 2015 by dgreca

Nga  Enver Bytyçi/ Isa Mistafa u ka terheq vëmendjen politikanëve qeveritarë të Tiranës që të rrijnë larg ngjarjeve në Prishtinë e të mos nxisin konfliktin në kryeqytetin e Kosovës. Në të vërtetë kjo deklaratë do të duhej qortuar në kushte normale të sjelljes dhe marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës. Por fatkeqëisht nuk ndodh kështu. Nuk ndodh më që prej më shumë se dy vitesh që përfaqësuesit dhe ekspertët e të dy vendeve tona të punojnë së bashku për axhendat e shumta që ato kanë. Nuk vjen më presidentja e Republikës së Kosovës, kryeministri apo zv. kryeministrat që të bisedojnë qoftë dhe larg kamerave për çeshtjet më me rëndësi të zhvillimeve në Kosovë e të marrëdhënieve të saj me Serbinë e shtetet e tjera të rajonit. Vinin dikur, madje pa u ekspozuar dhe Ylli Rakipi ka shansin t’i ekspozojë në emosionin e tij. Vinin e bisedonin me ish-kryeministrin Berisha e të tjerë ekspertë të këtij vendi, konsultoheshin, dëgjonin njëri-tjetrin dhe përcaktoheshin për qëndrimet që do të mbaheshin. Ka ndodhur kjo rëndom para se Rama të shfaqej në shoun e tij mediatik për “kthesën historike në marrëdhëniet midis Kosovës e Shqipërisë”. Por pas këtij shou mediatik dhe zhurmës së “mbledhjeve” të përbashkëta të të dy qeverive, gjithçka u zhduk, siç zhduket një flluckë sapuni. Sot kryeministri i Shqipërisë ka shpallur si aleat të tij Albin Kurtin. Ai mbron dhunën në parlamentin e Kosovës, sepse Albin Kurti i ngjan Edi Ramës, atij ish-kryeopozitari që dhunoi pamëshirshëm institucionet e shtetit shqiptar. E mbron për militantizmin e tij majtist, e mbron se themeluesi i Vetëvendosjes në Kosovë i duket si vetja e tij, anarkist, pa principe, demagog, spekullant me arësyetime të huazuara nga Edi Rama. Sigurisht që kreu i qeverisë shqiptare ka shumë të përbashkëta me aleatin e tij ideologjik në Prishtinë. Kanë të përbashkët etiketimin që i bëjnë aleatëve perendimorë, talljen e mosbesimin ndaj tyre, mburrjen me parimin “e mbështetjes në forcat e veta”, guximin për të sfiduar investimin amerikan dhe europian për ndërtimin e hartës së re gjeopolitike në Ballkan, ku shqiptarët dolën më të fituarit. Më pas kanë të përbashkët “luftën guerile”, aksionin e dhunshëm dhe fshehjen e qëllimeve të vërteta, luftën për pushtet. Isa Mustafa u kutoi udhëheqësve të Tiranës zyrtare se ata nuk kanë tagër të kujdesen e të japin këshilla për Kosovën, për shkak të dhunës që ata kanë ushtruar më 1997 kundër institucioneve të shtetit. Për herë të parë ose ndoshta për herë të dytë jam dakord me Isa Mustafën dhe e përshëndes guximin e tij për të thënë disa të vërteta të hidhura, por që duhen artikuluar, si një mësim i mirë për anarkistët dhe dhunuesit e institucioneve të shtetit. Megjithatë kjo nuk duhet përdorur si çertifikatë për burgosjen e opozitës. Nuk ndodhi kështu as më 1997-ën në Shqipëri. Por ai goditi në shenjë kur dha deklaratën e sipërpërmendur, kur i kujtoi Mimi Kodhelit se ju jeni ata të ’97-ës. Mimi u përpoq të luante rolin e Anton Çetës dhe këtë rol mund ta çonte deri në fund, nëse ajo do t’u thoshte politikanëve të Prishtinës se ajo dhe partia e saj janë autorët kryesorë të divergjencave dhe konflikteve kryesore në Shqipëri. Nuk ka asgjë të keqe të reflektosh. Por jo të predikosh e të luash rolin e priftiti, kur vetë je e zhytur në mëkat. Prandaj reagimi i Isa Mustafës pati vlerë të shumëfishtë. Kjo nuk do të thotë se kryeministri i Kosovës duhet të adresohet te dhuna për të zgjidhur krizën politike në vend. Kjo nuk e justifikon arrestimin e gjithë atyre deputetëve të opozitës, edhe pse ata kanë shkelur ligjin. Aq më pak ka tagër ta bëjë këtë një kryeministër që duhet mësë pari të ndëshkojë të korruptuarit dhe bashkëpunëtorët në krim e në trafiqe brenda radhëve të mazhorancës. Por ajo që ai tha për palën shqiptare ishte vërtetë mbreslënëse, e drejtë, e vërtetë. Ishte e tillë, sepse qeveria e Edi Ramës e ka injoruar Kosovën. Ai ka krijuar një lidhje të shkurtër me Beogradin dhe dëshiron që të marrë rolin e De Golit përballë një Aleksandër Vuçiç, i cili dëshiron të vetëquhet Adenauer. Ndërkaq midis De Golit dhe Adenauerit nuk kishte një Kosovë në mes. Rama dëshiron ta injorojë vendin e Kosovës në konfliktin shqiptaro-serb dhe kërkon miratimin verbal të Prishtinës dhe mbështetjen e saj në rolin e mesisë. Ai i ka dhënë fjalën homologut të tij serb se do ta injorojë, do ta mënjanojë dhe do ta zhbëjë faktorin Kosovë në marrëdhëniet e tij me Beogradin. Pikërisht kjo sjellje e ka acaruar jo vetëm Isa Mustafën, por edhe ish-mikun e Ramës, Hashim Thaçi. Dikur, më 2001, aleati i Ramës në qeverisje, Ilir Meta, i thoshte homologut të tij serb, Zoran Xhinxhiç “Hajde të punojmë bashkë e ta largojmë Rugovën nga pushteti, të sjellim Thaçin dhe do të të ndihëmoj t’i zgjidhësh problemet me Kosovën”. Tani Rama i thotë Vuçiçit “Hajde të punojmë bashkë ta largojmë Thaçin nga skena politike dhe të sjellim Albin Kurtin, me qëllim që të kesh ndihmën time për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb”. Dhe zgjidhjen e kanë të gatshme. Albini me radikalizmin e tij do të lehtësojë diplomacinë serbe në përpjekjet e saj ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës, ndërkohë që Rama e Albini do ta reklamojnë si nacionalizëm bashkimin e Kosovës së mbetur me Shqipërinë. Ky skenar duket se është tashmë prezent në tavolinën e politikanëve në Kosovë, prandaj ata kanë dalë kaq hapur e kaq ashpër kundër paternalizmit të Tiranës zyrtare ndaj zhvillimeve politike në Prishtinë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Enver Bytyci, me Edi Eamën, Pse Isa Mustafa, u përplas kaq ashpër

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 720
  • 721
  • 722
  • 723
  • 724
  • …
  • 975
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT