Nga Liam Fox/*
Perktheu per Diellin- GJON KADELI/
Kriza e tashme ne Ukraine asht pjese e nji procesi te vazhdueshem, qe asht zhvillue gjate vjeteve te fundit. Besimi qe duket se ka Kremlini, se Ruset qe banojne ne vende te tjera, duhet te mbrohen nga nji force e jashtme, asht plotesisht e paperputheshme me ligjin nderkombetar.
Rusia ka perdorun konfliktin ne Ukraine, per te provue, sisteme te reja armesh, ne token e Ukraines. Aneksimi i Krimes me force, e ka afrue mundesine e nji ballafaqimi ushtarak ne Europe, ma afer, se asnjihere ma pare, qe nga koha e perfundimit te Luftes se Ftohet.
Vazhdimi i pjesmarrjes se forcave Ruse ne Ukraine, e shton edhe ma teper, tensionin ne ate zone, dhe duhet te shikohet, si nji paraljmerim, edhe nga ata njerez, te vendeve Perendimore, qe mund te simpatizojne Putinin.
Kriza e tashme ne Ukraine, nuk asht nji rast i vecante,por nji pjese e nji procesi te vazhdueshem disacjecare. Tuej vazhdue keshtu, Rusia, nuk po rrespekton, rregullat dhje normat nderkombetare, te cilat cdo shtet, asht angazhue t’i respektoje Doktrinat e Luftes se Ftohet:
E para e ketyne asht, se Putini ende vazhdon te zbatoje doktrinat e Luftes se Ftohet; gjana keto,qe e cojne ate drejte nji perpasjeje me vendet e botes se lire. Ne menyre te vecante, perdorimi i vetos, lidhun me politiken e jashtme dhe te sigurise, persa u perket, vendeve
te tija fqinje, asht nji mbeturine, te ciles i ka kalue koha.Ose te
pakten duhett’i kete kalue.koha.
Shume prej ish-shteteve satelite sovjetike, si per shembull Polonia,ose shtetet Baltike, u kthyen ndaj Perendimit, pikerisht, sepse ato besuen se shtetet sovrane, duhet te jene te lira, te vendosin vete per fatin e tyne. Ky asht nji koncept qe Ruset nuk e pranojne, dhe
arsyetimi qe Putini perdor, per veprimet e tijane Ukraine.
Ukraina shqyrtoj mundesine, per marredhanje ma te ngushta, politike e ekonomike me Bashkimin Europian. Kete gja Putini nuk e pranoj, dhe si rrjedhim, pushtoj Krimene, qe ishte pjese e Ukraine, shtet sovran. Gjithashtu, besimi qe duket se ka Kremlini, se Ruset etnike,
pavaresisht se ku banojne, duhet te mbrohen, jo nga ligjet, ose kushtetutat e vendeve ku banojne, por nga nji force e jashtme, domethane nga Rusia. Nji gja e tille, asht krejtesisht ne kundershtim me ligjin nderkobetar. Asht ky ndryshjim themelor, qe e bane, dhe do
te vazhdoje t’a baje, shume te veshtire, normalizimin e marredhanjeve ndermjet Rusise dhe Perendimit.
Kryengritesit qe perkrahen nga Rusia, kane nji sistem mjetesh mbrojtese, dhe nji program stervitjesh dhe manovrash, te organizueme nga Rusia, ku perfshihen ma se nji mije instruktor Ruse.Kjo gja duhet t’i jap shejin Perendimit, per rrezikun qe i paraqitet.
Do te ishte gabim te pretendohet, se kjo gja, ka te baje, thjeshtesisht, me sovranitetin dhe mireqenjen e popullit Ukrainas.
Pavaresisht se sa me randesi, asht kjo gja; pergjegjeja ndaj krizes ne Ukraine, asht ne pjesen ma te madhe, besueshmenia ndaj Perendimit, dhe ne menyre te vecante NATO-s.
Kercnimi i Putinit ndaj kufijve te Europes asht i pamohueshem. Nga zona e Baltikut e ne Balkan, e deri ne pjesen jugore te Kaukazit, Rusia po siguron baza te randesishme specifike, nga te cilat mund te distabilizoje NATO-n. Prandaj NATO-ja duhet te marri kundermasa, per
te mrojtun kufijte e saj.
*Liam Fox asht nder te tjera edhe antar i Parlamentit Britanik
Ku jeni dhe ku ishit ju Akademikët!?
Nga Asllan BAJRAMI/
Për çudi këtë gjendje aq dramatike , aq të nderë dhe të mjerë nuk e kanë parë kurrë akademikët tanë ?
Kosova ma morri epilog dramatik në të gjitha fushat. Ne derën e Kosovës po troket varfëria pasiguria korrupsioni dhe degjenerimi? Reaguan dhe protestuan gazetarë , publicistë, analistë qytetarë të thjesht ,ish ushtarë , veteranë , arsimtarë , xehetarët,studentët, punëtorët me pakënaqësi dhe peticione me kërcënime dhe letra të hapura dhe ma në fund me shpërngulje masive etj .Në mënyrat e veta reaguan edhe vet populli me protesta , si veprim i mos mundjes së përballimit të një krimi të organizuar që ushtrohet ndaj tyre, ma jo nga pushtuesit e huaj , jo ma nga Serbia , po pikërisht nga pushtetarët tanë që e kapën shtetin më dhunë që ma e qitën në buzë të greminës së shkatërrimit. Populli e zgjodhi rrugën e mërgimit !!! Për çudi këtë gjendje aq dramatike , aq të nderë dhe të mjerë nuk e kanë parë kurrë akademikët tanë .Se kanë vështruar kurrë me ndonjë sy kritik që është dashur ta shohin. . Dihet se pushtuesit turko-sllave, asnjëherë në historinë e këtij populli s’ka lejuar shkolla shqipe , pos mejtepeve dhe shkollave në gjuhen turke e sllave sa për ti verbuar .
Përse Akademia e Shkencave të Kosovës nuk konsultohen me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për interesat e Kombit?
Shqiptarët kemi vuajtur për njerëz të mençur intelektual, po ashtu edhe për akademik e lartpërmendur?. Dija e këtij populli dhe njerëzit e saj të dijes me vështirësi të mëdha dhe sakrifica u përfituan!.Populli e dinë shumë mirë, se këta akademik se me ç’far kostoje i kanë kushtuar t’i shkollojnë si kuadro për shërbimin e tij. Këtyre kuadrove ju gëzuam se i konsideronim si profet te kulturës sonë që do t’i prinin shkencës kulturës dhe ekonomisë , po pse jo edhe politikës. Parafrazuam dhe u thirrem në akademiket e profileve të ndryshme që do të jenë zëdhënës në fusha e tyre për zhvillimin dhe avancimin e këtij populli. Kemi prit që do të prezantohen me programe zhvillimore ne fushën e arsimit,artit , kulturës , ekonomisë, shkencës ,po edhe parametrave politike që Kosova ka gjithnjë një agjendë të ngjeshur lokale , ballkanike dhe ndërkombëtare si pasojë e padrejtësive shekullore qe iu bënë këtij populli. Gjithmonë ka mbetur të udhëhiqet në njerëz të profileve të mangëta si në profesionalizmin adekuat, po edhe në mungesën e arsimit të duhur!!!Për tu çuditur për këtë temë me nxiti një artikull nga zoti Mehmet Kraja me titullin “KU ISHE TI, ADAM”? Zoti Kraja , por mos me elaboruar përmbajtjen e tij në detale ishte një shkrim i kohës që përfshiu gjendjen aktuale në Kosovë , bile edhe reale. Por lind pyetja perse gjithë kjo neglizhencë ? Përse gjithë kjo përgjumje ? Përse gjithë kjo papërgjegjësi nga akademikët si kuadro qe është dashur të jenë në ballë të oxhakut… Përse Akademia e Shkencave të Kosovës nuk konsultohen me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë që edhe atje është një skandal politik dhe ekonomike nga mungesa e njerëzve të arsimuar që të kenë dorë në shtet, në ligjet e tij , në rregullat e tij! Përse Akademia e Shkencave të Kosovës nuk e ngriti asnjëherë zërin e vet nga një varg dramash dhe fatkeqësish që e përcollën Kosovën në periudhat e gjenocidit serb , po edhe nga vetëvrasja që o i kanoset këtij populli nga “bijtë e vet” ?.
Ku jeni ju akademikët me rastin e fundit të shpërngulja së popullatës nga Kosova, sulmit në universitet, dhe bastardimi që i bëhet kulturës sonë???!!!…
Përse kjo Akademi nuk e ngriti zërin në skandalet politike gjatë zgjedhjeve qe u zvarriten mese 6 muaj ditë në Kosovë ?. Ku ishit ju akademik kur Universiteti i Prishtinës sulmohet pa mëshirshëm nga qarqe politike dhe nuk reagoni fare???. Ku jeni ju akademik me rastin e fundit që morri përmasa të mëdha shpërngulja e popullatës nga Kosova ???!!!… Ku jeni dhe ku ishit ju akademik që nuk i dilni zot atdheut me ndonjë kumtesë , rezyme, apo deklaratë politike qe Kosovës po i mihet varri nga Serbia në bashkëpunim me tradhtarët dhe kuisling mercenarësh kumbargji të sajë!?.Ku jeni akademik qe “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” e keni lënë me një fond të vogël fjalësh pa u përfshirë në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” ?. Ka fjalë që na i kanë marre pushtuesit dhe nuk qetë të zot me dalë me ndonjë kongres të veçante që të sqarohen këto (vlera të gjuhës sonë shqipe)!. Ka me mijëra fjalë që populli i flet dhe i përdorë në të folmen e përditshme , ndërsa ju si keni fut në thesarin dhe fondin e gjuhës tonë shqipe. Ku jeni ju “Akademik” që pran syve të juaj bastardohet gjuha dhe kultura jonë nga barbarizma të huaja dhe sot në “Administratën e Kosovës nuk shkruhet gjuha e drejtë shqipe”!?.
Ku jeni dhe ku ishit ju Akademikë, që pranë syve të juaj sot për sot “Parlamenti i Kosovës” është plot gjysmë analfabet?
Ku jeni dhe ku ishit ju Akademikë që pranë syve të juaj sot për sot “Parlamenti i Kosovës” është plot gjysmë analfabetë që edhe një proces verbal nuk dinë ta mbajnë e lëre ma të udhëheqin sektore të ndryshme politike ekonomike dhe shkencore!?. Ku ishit ju Akademikët që pran syve të juaj u rrezikuar “Qenia kombëtare nga forcat islamike të prirë nga Analfabet hoxhallarë dhe përfitues të parasë në emër të fesë” që me mijëra shqiptarë ikën për Siri dhe vdiqën atje pa kurrfarë parimi!!!???… Kurrë zëri i juaj nuk u ndie as qe u ngrit për këtë fenomen të shëmtuar dhe antikombëtar ?.
-Është për tu çuditur se si asnjëherë nuk dolët me ndonjë kumtesë lidhur me “Arkeologjinë e Kosovës” që është në buzë të greminës nga tip çobanesh dhe abuzantësh e lëre që të bëjnë ndonjë veprim që duhet të behët, sepse çdo kërkim që bëhet të qon në “Zbardhjen e etnitetit tonë autokton dhe kombëtar”! . Përse nuk dolët me ndonjë kumtese shkencore të hiqen mitet serbe mbi te kaluarën e rrejshme siç janë “Kishat serbe të ndërtuara dhe të shndërruara mbi themelet e kishave shqiptare”!?. Mos i ikni qëllimit që të ngrihet e vërteta historike e këtij kombi që i dha shumë vlera botës nga vetja e vet . Me mos u pajtoni me historinë e rrejshme që e shkruan sllavët kundër nesh !. Ku jeni ju dhe ku ishit, kur muzika shqiptare po zhduket nga kiçi i zhanreve të huaja deri edhe nga ajo gjuha rome me tallavanë e tyre pa kurrfarë vlere për shqiptarët ?.
Përse jeni ra dhe bërë vegël e politikës ditore si Rexhep Qosja dhe Adem Demaçi?
Përse jeni përçarë kështu në mes vete që ju jeni shtresa ma e lart e kombit ?. Përse jeni ra dhe bërë vegël e politikes ditore si shembuj konkret kemi Rexhep Qosjen që gur e dru gjuan në njërin krah politik dhe e përkrah tjetrin krah. Edhe zoti Adem Demaqi , po ashtu qe e kemi pasur ideal ,profet , frymëzues të çështjes kombëtare .E tash ???…
Qe të dytë kaluan në disa pozicione politike si tranzitorë në partitë e tyre politike ???. Që të dytë shpesh dalin me deklarata skandaloze, që vërtet i zbehin figurat e veta. Zoti Bacë Adem Demaçi , po e njollos veten e vet , por edhe neve ish të burgosurve politik me aq pa pjekuri në deklaratat e tij të pa matura!!!???… A thua deri kur kështu? Përse “Akademia e Shkencave të Kosovës” nuk merr model “Akademinë e Shkencave të Serbisë ” që as një rezolutë nuk e lëshon Beogradi zyrtar pa u këshilluar me akademikët e vet. Le të mbetet ky shkrim si thirrje e rastit përmes zotit Mehmet Krajes që u bë shkas i kësaj teme që na përkujtoj t’i zgjojmë Akademikët tanë nga amullia dhe përgjumosja. Le të ndërgjegjësohen dhe le të bashkohen të dy Akademitë e Shkencave ajo e Tiranës dhe e Kosovës , që të konsolidohen dhe të punojnë për të mirën kombit tonë të shenjtë.
Heshtja e një historije që flet
Nga Marjana Bulku/
Përse kur diskutohet a debatohet medoemos duhet të viktimizohet dikush?!
Përse kur trumpetojme se jemi ndarë nga e kaluara riciklojmë pjesët më të errëta te saj duke krijuar viktima të reja, ndërsa ato plot shkëlqim e vezullim i fshehim,i strukim, i lemë të heshtin deri ne honet më të thella të harrimit?!
Përse jemi kaq të padrejtë me të drejtët, të ndershmit,të diturit,me ata që heshtin kur ju dhemb dhe lehtësojnë plagët e të tjerëve me fjalën e mirë?!
Përse asnjëhere nuk u kërkua falje dhe kur i afrohemi refleksionit për të, krijojmë zhurmë e tymnajë që fjala, ajo e matura që shtrenjt peshon ,të interferojë me jehonen zhurmuese që vetëm shurdhon…
Janë disa PERSE që lindën nga historia me VISAR, kështu preferoj ta quaj pseudodiskutimin apsurd që prodhoi dicka që unë dua ta ndaj me lexuesit e mi, jo aspak me vendimmarresit.
Kjo histori prodhoi tri faktorë në një skenë politike dhe shoqërore plot llum e përmbytje jo vetëm për shkak te reshjeve;
1.një kryeministër që shkon përtej subjektit politik që përfaqson,
2.një president që paragjykohet dhe vihet nën presion kushtesh dhe rrethanash që nuk i perceptoj dhe kuptoj dot ,
3. një VISAR që shkëlqen edhe në dhimbje.
Kjo skenë na coi sa larg ,afër, përmes diskutimeve, etiketimeve,polemikave shterpe, ndërsa përpara syve te mi krijoi një terren ku natyrisht jo të gjithë duartrokitën ,por ku qartësisht shtresëzohen grupime që cmojnë visarin si fenomen që mbart :dijen,vuajtjen,nderin,krijimtarinë,urtësine,maturinë,persekutimin e padrejtë dhe dhimbjen njerëzore dhe nga kjo pikpamje ai perfaqëson shumë,shumë. Hidhini nje sy familjes/shoqëri si institucion, a nuk i gjen pikërisht aty të gjitha këto atribute?!
Kjo skenë ku jo të gjithë duartrokitën prodhoi pikërisht atë histori që ne e kemi jetuar në diktaturë;me proletariatin që bën zhurmë kur vendimmarresit bëhen të padrejtë, zvarrisin, konfuzojnë qëllimshem,nje histori ku vlerat shkëlqejne si floriri ne zjarr, por pak, sa pak i hyjne ne punë apsurdes kohe që rend pas shkëlqimeve fallco.Dhe historia përsëritet duke pluhrosur paprejtësisht,,,cka nuk duhet të ndodhe, a duhet lejuar të ndodhë?!
Ata që duartrokiten pro visarit -fenomen ishin ; të ndershmit e të dy kraheve politike, poetët që marrin frymë nëpër cdo varg, besimtaret e devotshem të cdo besimi ,intelektualët që atdheut i duan më të mirën, ata që persekutimin komunist nuk e kishin merituar,të heshturit…
Përmes kësaj historie unë arrita të kuptoj atë që 25 vjet më parë vargjet e Zhitit transmetonin,,,”duhet të jesh i lire për të diskutuar, gjykuar, marrë vendime, cdo rrethane tjetër është joliri dhe shkakton kaos dhe konfuzion”.
25 vjet më vonë Visari na rrëfeu edhe njëherë mbi pluralizmin, na tregoi me maturinë e tij të heshtur se në një sistem të tillë të gjitha palët duhet të punojnë , cdo kapacitet njerëzor dhe intelektual është aset që nuk duhet humbur, flakur, burgosur, nëperkëmbur.
Unë nuk e njoh Visarin ,njoh fatin e tij, sigurisht që e lexoj dhe kam kuptuar se njerëz si ai janë në ballë te etapave historike ku kohët ndahen,ndeshen, ballafaqohen edhe nëpër kaos, prandaj mendje të tilla janë thesare të cmuara, të gjalla , që gjenerojne shtigje mendimi edhe pse udhekryqeve.Ekzistojnë disa vlera pranë të cilave të gjithe përfitojmë,mësojmë, maturohemi e do të ishte luks në kohë të tilla krizash të përfaqësohemi prej tyre.Ka ditë që matem të shkruaj për këtë histori,,,edhe pse kam pritur që vendimmarrja e drejtë do i nxjerre nul mendimet e mia ,ka dicka që vjen si një mësim i madh prej mendjesh të hapura, ato nuk zhvleftësohen kurrë, janë si oksigjeni në kushtet kur jetës i limitohen mundësitë. Teksa kujtoheshin momentet e shembjes së përmendores diktaturë edhe pse do kisha dashur që përmendore të tilla të mos ndërtoheshin kurrë, ato të ndërgjegjes përmendore janë më të rrezikshmet sepse nuk shembeshkan asnjëhere , as me sharje e shpifje,as me dhune e agresion…ndoshta prandaj na duhen poetët misionarë. Janë diktaturat në ndëgjegje që krijojnë njeriun e kompleksuar që na u shfaq përsëri këto ditë ,jo i lirë, edhe pse diktatori kish vdekur bashkë me përmendoren e tij.Kur reflektoj mbi lirinë, ndalem nëpër vargje, vepra, njerëz që frymëzojne dhe ngjallin besimin,shpresën edhe në zhgënjime të thella.
Në atë prag 90 -te kur demokracia të gjithëve na gjeti të brishte,viktima,të internuar,të arratisur,të persekutuar, ndoshta edhe të paditur sepse koha për të gjithe ishte një burg apsurd izolimi ,personalisht isha studente e si shumë të tjerë as për të ardhmen tonë nuk vendosnim dot sepse të tjerë kishin vendosur për ne forumeve të partise shtet të asaj kohe ,vargjet e tij na rrëfyen se padrejtësia partiake shkonte deri ne marrëzi…ndërsa jeta e tij kishte qenë burg i urrejtjes pa shkak pikerisht prej kësaj padrejtësie.E sot,,,marrëzia partiake nuk duhet të shkaktojë përsëri padrejtësi! – thotë me heshtjen qe flet kjo histori.
E TEPRUAT ZOTËRINJ SOLIDARË-OPOZITARË!
*Faktet: Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit, anëtar i Byrosë Politike dhe nipi i Hysni Kapos, propozohet si ambasador në OKB./
*Ravensa Lleshi, e bija e Ismail Lleshit, sekretar i PPSH në Tiranë dhe ministri i mbrojtjes, mbesë në familjen Kapo propozohet ambasadore në OSBE./
*Bardhyl Nimet Cani, djalë i një sekretari të parë të PPSH-së dhe dhëndër i Lenka Çukos propozohet si ambasador në Izrael./
NGA RASIM BEBO-Cikago/
Në vitin 1919, Lenini dhe Sverdllovi ecnin në korridor në Kremlin. Në anë të murit ishte vendosur një kasafortë e madhe dhe e bukur, pritej specialist ta hapte. Mbi të, një marinarë i shtrirë përgjysmë po bënte një gjumë top, mbi kokën e tij në mur kishte shkruar “më lini 20 minuta të flë”. Lenini ndali dhe pa pozicionin e marinarit, i cili qytën (tabanin) e pushkës e kishte ndërmjet shalëve, rripin krahaqafë, me dorën e majtë kishte mbërthyer tytën dhe dorën e djathë e kishte te këmbëza e pushkës. Gati për alarm. “Këta janë besnikë, këta na duhen!- i tha Lenini Sverdllovit.
Pas një shekulli, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i P.J. Ditmir Bushati, po përgatisin të propozojnë për ambasadorë një sërë emrash militantësh të PPSH-së, përfaqësues të denjë të baballarëve e gjyshërve të tyre. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë kategorie të aftësh, por vetëm të jenë nomeklaturë e regjimit të shkuar stalinist. “Rilindasit e rinj të diplomacisë, nuk vijnë në këtë fushë me kurrëfarë dëshire për t’i shërbyer vendit, por për të çuar te rruga e etërve të tyre, atë që ata nuk mundën ta vazhdojnë me regjimin e komunist”. (“Ja rrënjët dhe frymëzimi Edi Ramës – Po rilindet blloku në diplomaci”, gaz. 55, 8-2-2015).
Visar Zhitin nuk e dërgojnë si ambasador në Selinë e Shenjtë, por si i ngarkuari i qeverisë pranë ambasadës për të ndihmuar “marinarët” e pa aftë të nomenklaturës. Visar Zhiti, ka lënë pa gojë jo pak në të majtë dhe të djathtë të spektrit politik, të përfshinë në një furtunë jo vetëm mediatike, por edhe institucionale. Prej përplasjes së “Opozitarëve dhe Solidarëve, Visarin e turpëruan, i shpifën, e dënojnë dhe e ridënojnë, i bënë kurthe, e akuzuan, i rifabrikuan thënie për cënim kishe, nuk e kyçin në burg, por e tellallën. “Një strategji, e cila lakmon që në Shqipëri të mos ketë kurrë mirëkuptim, por vetëm sherre dhe mosmarëveshje mes forcave politike”. (A. S., 18-2-15).
Rruga e ndjekur nga Rama dhe Ditmir Bushati, për zgjedhjen e kandidaturës së ambasadorit në Vatikan, prishi rregullin e vendosur, pa ligj, por me mirëkuptim, midis drejtuesve të qeverisë shqiptare dhe Kishës Katolike. Qysh në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Vatikanit në vitin 1991, ish kryeministri Meksi, u konsultua me krerët e Kishës Katolike për kandidaturën e Ambasadorit Ylli Kamsi, Ambasadori i parë Shqipërisë në Vatikan. Po kështu ndodhi edhe me Ambasadorët e tjerë që erdhën njëri pas tjetrit: Pjetër Kola, Jul Bushati, Zef Bushati dhe Rrok Logu. Edi Rama dhe Ditmir Bushati prishën “rregullin” e vendosur dhe nuk u konsultuan aspak me krerët e kishës Katolike, provokuan, duke propozuar një kandidaturë jashtë komunitetit Katolik Shqiptar. Ky provokim i detyroi krerët e Kishës Katolike të reagojnë. Reagimi nuk lidhej aspak me profilin moral të intelektualit Visar Zhitit, por me deformimit e rregullit të vendosur për 23 vite rresht me krerët e qeverisë Shqiptare. Kjo përplasje e provokuar nga dyshja Rama & Bushati, si dhe nga “përkrahësit e zjarrtë” ateistë si D. Agolli, P. Xhufi, D. Hila, B. Blushi etj, gjeti rastin të shfrytëzohet për t’i treguar “vendin” Kishës Katolike Shqiptare. Mandej kandidati për ambasador i Edi Ramës, e cilësoi si inkuizicion qëndrimin e Krerëve të Kishës Katolike Shqiptare. Prononcimi i Edi Ramës la shije aspak të mirë në opinionin e Komunitetit Katolik. Edi Rama implikoi presidentin e Republikës me Kishën Katolike. Edi Rama cilësoi përfaqësuesit e Kishës Katolike “figurë lokale”. Ky etiketim i Ramës është një “skandal i rëndë” për sekretarin e përgjithshëm të konferencës I- Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, ipeshkëv dhe Vikar i Përgjithshëm. Po aq skandal është dhe përpjekja për t’i bërë nunciaturës Apostolike në Tiranë dhe selisë së Shenjtë në Vatikan, diversion të hapur, duke aluduar se këto institucione kanë mendim të ndryshëm me Krerët e Kishës Katolike në Shqipëri rreth kandidaturës të propozuar prej tij. (Online 55, 15-2-2015).
Visar Zhyti është propozuar prej kryeministrit për Ambasador në Vatikan pa kushtin themelor, ligjor procedurial, të thënë, të njohur, të shpallur dhe të përsëritur, konsultimin paraprak me presidentin e Republikës
Edi Rama si i pabesë që është, e ktheu propozimin për kandidaturën e poetit Visar Zhyti si Ambasador ne Vatikan, duke theksuar se ky është dënimi i dytë për ish deputetin e PD pas atij të regjimit komunist… Rama thotë: “… pas burgut në komunizëm për lirinë e penës, sot dënohet për shkaqe politike nga presidenti i Republikës.”
“Visar Zhiti, i vetmi deputet ministër i PD që s’ka fyer kënd dhe as ka shpifur për askënd. Një periudhë shërbimi në diplomaci me kontribut për kulturën. Botuesi i një volumi dinjitoz në italisht në nderim të NËNË TEREZËS.”
“… Një figure lokale e Kishës Katolike shqiptare, prononcohet me rezerva nda tij. Prononcimi i papranueshëm për të cilin vetë Ati në fjalë kërkon ndjesë publike. Komisioni i Jashtëm i Kuvendit i jep Visar Zhitit mbështetje pa asnjë rezervë. Vetë Selia e Shenjtë, përmes Nuncit Apostolik në Tiranë, na përcjell mirëpritjen më të ngrohtë për propozimin, me fjalë më të mira për kandidaturën”.
Kreu i qeverisë kritikoi me rezerva mosdekretimin e emrit të Visar Zhitit nga ana e kreut te shtetit Bujar Nishani .
Presidenti I Republikës, përmes një prononcimi për një emision lajmesh deklaron mosdekretimin e Visar Zhitit, me argumentin: “Kandidati për ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vatikan, se paska cenuar kishën me një prononcim publik! Një prononcim ky i fundit në fakt, krejt i pafajshëm dhe njësoj si poezitë e pafajshme dikur, rifabrikohet si arsye të lartë shtetërore për të ndëshkuar Visar Zhitin”.
Ja si tallet Edi Rama: “Unë nuk mund të hesht sot në asnjë mënyrë. Sepse ky është një ridënim i Visar Zhitit. Fatmirësisht më i lehtë se i pari. Sepse poeti nuk do të kyçet në burg; djali nuk do të shkëputet për së gjalli nga nëna, bashkëshorti nuk do të ndahet me përdhunë nga gruaja. Sepse një i dënuar i diktaturës komuniste për lirinë poetike, nuk mund të dënohet sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për qëllime politike”. (“DIELLI” 14-2-2015). (Bravo Enver Hoxha i vogël. Visarin e ngritët, e ulët, e ofenduat e kërcënuat, ia gjetët kohën kur ai ka plagë të hapur të birit ATJONIT. Mallkuar qofshi stalinista. Shënimi im).
Më së fundi, Visar Zhiti gjithësesi në Selinë e shënjtë. – Bumçi: Të bisedohet për të gjetur një konsensus. Numri dy i Komisionit të jashtëm, Aldo Bumçi i ka kërkuar presidentit dhe qeverisë të ulen në bisedime, për të zgjidhur kështu çështjen e Visar Zhitit. (“DIELLI” 17-2-2015).
A. Hoxha thotë: “Vendimi për Zhitin: Qeveria e çon në Vatikan, jo si ambasador”, Visar Zhitin, por ta ketë pjesë të funksionareve të saj, në Selinë e Shenjtë. Pritet që t’i japë ish ministrit të Kulturës një tjetër funksion të lartë në Selinë e Shenjtë. (Shqip, 18 shkurt 2015).
Zhiti përfaqëson një figurë të njohur të kulturës së këtyre viteve, … Fakti që një president i zgjedhur me votat e PD-së nuk jep miratimin e tij për një ish ministër të PD-së që ka qenë, gjithashtu, edhe i përndjekur politik nga regjimi komunist, ka dy momente që habisin dynjanë: “Zhiti”, i pari është rast i pazakontë që një kryeministër i majtë propozon për ambasador një ish ministër të djathtë (PD). I dyti është fakti, edhe më i habitshëm, mosaprovimi i një kandidature të djathtë nga presidenti i “djathtë”! Tej të gjitha hamendësive për cënimin e interesave. Një strategji e cila lakmon që në Shqipëri të mos ketë kurrsesi mirëkuptim. KËTA JANË “OPOZITARË DHE SOLIDARË” që mbjellin furtunën. Pra, shikoni faqen tjetër të Edi Ramës, Bujar Nishanit, Ditmir Bushatit, Aldo Bumçit, pa koment.
Edi Rama po rilind bllokun në diplomaci. Që nga misioni ynë në OKB, OSBE dhe IZRAEL, Edi Rama ka përzgjedhur si përfaqësues të politikës së tij të re, bijtë apo nipërit e nomenklaturës së bllokut komunist, ku spikasin pasardhësit e Lenka Çukos, Xhelil Gjonit apo Ismail Leshit.
Faktet: Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit, anëtar i Byrosë Politike dhe nipi i Hysni Kapos, propozohet si ambasador në OKB.
Ravensa Lleshi, e bija e Ismail Lleshit, sekretar i PPSH në Tiranë dhe ministri i mbrojtjes, mbesë në familjen Kapo propozohet ambasadore në OSBE.
Bardhyl Nimet Canaj, djalë i një sekretari të parë të PPSH-së dhe dhëndër i Lenka Çukos propozohet si ambasador në Izrael.
Fatos Reka, i biri i Iljas Rekës, sekretar i parë i PPSH në Durrës dhe eksponent i sigurimit të shtetit propozohet si ambasador në Zvicër.
Adia Bulent Sakiqi, mbesa e sekretarit personal të diktatorit dhe kushërirë e Nexhmije Hoxhës është tashmë ambasadore në Hollandë.
Me këto propozime Edi Rama, po tregon një dashuri të madhe për trashëgimtarët e nomenklaturës komuniste, sepse atje gjen rrënjët dhe frymëzimin. (Internet, 8-2-2015)
Rasim Bebo Addison Çikago shkurt 2015
KURTHI PER SHPERNGULJEN E SHQIPTAREVE TE VUTHAJ
HIDROCENTRALI AUSTRIAK QË HYN NË LOJËN SHOVENE TË MALIT TË ZI PËR SHPËRNGULJE TË SHQIPTARËVE ETNIK NË VUTHAJ TË GUCISË/
Nga Ramiz LUSHAJ/
Ambasadori Johan Frilih i Austrisë në Malin e Zi tepër vonë (6 shkurt 2015) e paska mësue rrugën për në krahinën e Plavë-Gucisë, tue pasë kësaj here me veti në suitën e tij dhe presidentin e një firme austriake, “Energy Eastern Europe”. Shkelqësia e Tij ka harrue apo duhet me ia kujtue se ka shkel në trevën komunare ma pro-austriake në krejt Malin e Zi, Kosovë e Shqipëri, pasi në fill shekullin e kaluar, në kohën e otomanizmit, në vitin 1909-‘10, mbi 80 për qind e saj, e shqiptarëve plavë-gucias vendali të atyhit, e kishte shtetësinë austriake. Vizita e Tij, në kit’ të ftohtë dimni e në acar malazez çetinë e gjukanoviç, pothuaj një shekull vonesë nga koha kur Hasburgët e Luftës së Parë Botërore qeverisnin si pro-shqiptar dhe në Plavë-Guci, nuk na ngrohë aspak. Shkelqësia e Tij kreu një vizitë (jo)diplomatike të errët.
Eh! Firma rreth 8 vjeçe: EEE (Energy Eastern Europe),e themelueme në vitin 2006 në një nga shtetet e Austrisë e me mbështetje nga kompani deri çerekshekullore, siç ia thotë dhe emni i vet, është një nga ato kompanitë që disa vende të Perëndimit i krijojnë enkas për vendet e ish-Europës Lindore, në rastin konkret për Ballkanin Perëndimor, përndryshe: Bosnje-Hercegovinë (2007), FYROM-Maqedoni (2008) dhe, së fundit, në Malin e Zi (2009) me përfaqësues të saj, Denis Hotin. Kjo EEE erdhi mbi 3 vjeçe në Podgoricën etnike shqiptare e, më duket, se ngriti aty nji hidrocentral me ujët e Moraçës që ende kullon gjak shqiptar shumshekullor.
Kjo firmë prej vitit 2009 ka pesë minihidrocentrale në ndërtim, nga të cilët tre në Bosnje-Hercegovinë e dy në Maqedoni. Ky në Vuthaj të Gucisë do të jetë i gjashti, ku puna proceduriale ka nis prej vitit 2010, tash pesëë vjet. Që kur kryekomunari i Plavës, Skënder Sharkinoviçi, iu dha leje me shkrim e tashti Qeveria MZ ua dha konçesionin EEE. Komuna e re e Gucisë tue pi Coco-Cola i dha “Okej” kësaj firme e ambasadorit austriak, që nuk e ngriti zanin një herë të vetme për hallet e mëdha etnike e gjithfarëshe të shqiptarëve në Plavë-Guci. Duhet me ua ba të ditun qysh herët dy komunave, asaj të Gucisë e të Plavës, që ky nuk do të jetë hidrocentrali i vetëm. Të tjerë do të ngrihen ma pas. Kjo u përfol dhe në takimin e 6 shkurtit 2015. Po të ish kanë firmë shqiptare do ta kishim “hangër të gjallë”, po meqë është firmë e juaja ndoshta do të presim të ndodhë e kundërta.
Gjithandej përflitet se ky hidrocentral në Vuthaj është “mini”, është “i vogël”. Po 4 MW nuk është pak. Të kujtojmë një fakt: në vitet e para të pas Luftës së Dytë Botërore, ndër veprat e para në Shqipëri, u ndërtue me jehonë të madhe hidrocentrali “Lenin” në Tiranë, i cili ishte 5 MW.
Vlera e ndërtimit të projektit, me marrje uji direkt në burim me tubacione me diametër 1.6 m, parashikohet të jetë 4 milionë Euro. Nuk është pak, po as shumë. Kur të hyjnë në punë ky hidrocentral, i pari i rradhës energjitike, një miku im specialist kryesues apo në ekip të projektimit të 60 hidrocentraleve të tilla në Shqipëri më thotë se të ardhurat e tij vjetore do të shkojnë rreth 1 (një) milionë Euro. Kjo domethanë se në mbi 4 vjet ky hidrocentral do iu dalin “falë” austriakëve, përndryshe: do ta shlyejnë vetëveten. Kjo është çështje e “xhepit të tyre”. Çështja shtrohet” çka hyn në “xhepin” e vuthjanëve e të komunës së Gucisë?!! Pothuaj kudo në botë këto hidrocntrale të tilla i kalojnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre për njësitë vendore e komunitetin ku ndertohen ato. Po ajo çka mendojnë përfaqësuesit austriak është shumë pak, saç mund ta bante dhe një vuthjan në mërgim përtej Atlantikut. As fuqia punëtore për hidrocentralin e Vuthajve nuk mund të merret në konsideratë, pasi në të tilla raste teknologjia e përjashton “punësimin”, ndaj mund të mbahen aty në rastin ma ekstrem deri në dy-tre vetë.
Ngritja e këtij hidrocentrali në Vuthaj të Gucisë, i zyrtarizuar nga qeveria e kryeministrit antishqiptar Milo Gjukanoviç, i përkrahur dhe nga ambasadori i Austrisë në Podgoricë, me shtysë nga vet presidenti austriak i EEE, ka gjithato të këqija që i vijnë si “lumë” Vuthajve, Gucisë e Plavës, shqiptarëve etnik e të origjinës dhe gjithë komuniteteve të atyshme.
1. Në fillim të fillimit, pikësëparit, bie në kundërshtim me vet Kushtetutën e Malit të Zi, bash me nenin e parë të saj, që e quan Malin e Zi “shtet ekologjik”(!) Jo se austriakët nuk e duan e ruajnë ekologjinë, po vet ekologjia e Vuthajve e Plavë-Gucisë nuk e don e duron kit’ hidrocentral, që sjell e përcjell pasoja e rrjedhoja ekologjike (in)direkte.
2. Deri më tani nuk ka ndodhur kurrë në asnjë vend të Europës, që për shfrytëzimin e forcës së ujit të ndërhyhet direkt në zonën, nga ku buron uji – iu ankimon presidentit, kryeministrit e dissa ministrave të Malit të Zi, më 26 prill 2011, Dr. Marianne Graf Gössendorf, Konsulle Nderi e Shqipërisë në Austri, kryetare e Shoqatës Shqipëri-Austri, kandidate për Çmimin Nobel per Paqe më 2007.
3. Uji është Jeta. Ky hidrocentral e cenon vet ekzistencen e jetës së njerëzve në trojet e veta etnike, pasi uji i lumit që trupon përmjedis Vuthajve përdoret dhe për ujë të pijshëm për banorët, për bagëtitë dhe për ujitjen e tokave të tyre që prodhojnë të mira materiale për jetesë. Pra, kujt i intereson që t’i futin Vuthajt e banorët e saj në “krizën e Ujit” që po e kap botën e shek. XXI dhe t’iu rrezikojë atyne jetën e bukën e gojës, në tharjen e tokës, në denatyralizim të mjedisit përrreth hidrocentralit gangrenë.
4. Ky hidrocentral do të cenojnë dhe shenjtëritë shqiptare të Vuthajve dhe të Plavë-Gucisë, rrënjët mitologjike pellazgo-ilire dhe etnike të saj, pasi vendi i burimit të ujit që shfrytëzohet për hidroenergji është një “Sacred Place”. Aty gjenden “Ujëvara Gërla”, “Ujëvara e Zanave”, “Shpella e Shpirtit të Ujit”, “Burimi i Gruas së Bardhë”, “Krojet e Vuthajve” (ua kanë ngjit’ së vonit dhe “Krojet e Ali Pashë Gucisë”), etj. që vet personalitete austriake i vlerësojnë me vende të rralla si Ayers Rock në Australi, Kailash në Tibet, Geysire në Islandë, etj. Disa kanale ujitëse që marrin ujë nga ky lumë i krahasaojnë me kanalet e vaditjes në Tirolin Jugor, aq të lakmuara nga turistët, etj.
Ky vis shqiptar në vend që të merret në mbrotje nga UNESCO, do të shkatrrohet nga malazezët e Çetinës e austriakët e kompanisë EEE.
5. Ky hidrocentral gjatë ndërtimit dhe pas tij, me futjen e tubacioneve në zonën e burimit, etj. e shkatërron në një masë tejet të madhe e të rrezikshme ardhmërinë turistike të Vuthajve, të komunës së re të Gucisë dhe asaj të Plavës.
Pra, shteti i Malit të Zi po don shkatërrim gradual të kësaj treve me bukuri të rralla natyrore në vend që ta futin në hartat turistike të botës, ta marrin në mbrojtje nga vet shteti si “Monument Natyre”, “Monument Kulture”, etj.
6. Ky hidrocentral i Vuthajve e asgjeson randshëm dhe biosferën e kësaj treve
me florën dhe faunën unike të saj.
7. Ky hidrocentral i austriakëve po hyn në lojën shovene të Malit të Zi për shpërngulje të shqiptarëve etnikë të Vuthajve në komunën e Gucisë, pasi po rrezikohet ekologjia e saj sikurse me deponinë vdekjeprurëse në Martinaj të Gucisë, do të sjellin vështirësi jetese për shqiptarët e atyhit e damtojnë ardhmërinë e turizmit, etj. Vuthajt e Martinajt janë dy fshatra shumë të mëdha shqiptare në komunën e Gucisë, të cilat kanë mbi 90-99 për qind shqiptarë, të cilat kanë shekuj pa u asimilue, ndaj po synohet shpërngulja e tyre nga trojet e veta etnike.
Tiranë, më 21 shkurt 2015
_____________________________
Foto ilustruese e takimit te 6 shkurtit 2015 ne komunen e Gucise: nga Nuki Lucević në Guci
- « Previous Page
- 1
- …
- 828
- 829
- 830
- 831
- 832
- …
- 974
- Next Page »