Nga Aurel Dasareti, USA/
Akoma nuk kam hequr dorë nga mendimi se kam diçka të rëndësishme dhe origjinale për të shprehur. Nëse rrugët tona janë të ndryshme nuk mund të përpilojmë plane të përbashkëta. Një hartë udhëzuese nuk është e mjaftueshme si prijë për veprimin; shqiptari ka nevojë edhe për një pikësynim që i thotë se ku të shkoj.
***
Përfaqësuesit e vërtetë ortodoks shqiptarë argumentojnë se:
Janullatos është agjent i Shërbimit Informativ kombëtar grek
Ndikimi i Kishës greke në Shqipëri është më i rrezikshëm se ai islamik
Ndikimi i Kishës greke në Shqipëri përbën rrezik shumë më të madh se ai islamik sepse ajo mbështetet dhe udhëhiqet nga një shtet që ka jo vetëm pretendime territoriale në Shqipërinë e Jugut, por që po punon për të ndryshuar rrjedhën e historisë së ortodoksisë shqiptare. Ajo është 100 vjet luftë për të veçuar Vorio-Epirin dhe për t’ia bashkangjitur shtetit grek. Kësaj i shërben edhe Kryepeshkopi Anastas Janullatosi. Shteti grek dhe kisha greke janë një, dhe këto 100 vjet kanë thurur lloj-lloj planesh për të aneksuar Jugun e Shqipërisë. Qëllimi i tyre është që të gjithë ortodoksët shqiptarë, të quhen ortodoksë grekë. Autonomia e Kishës Ortodokse Shqiptare humbi me ardhjen e Janullatosit në Shqipëri 1992, duke ngritur një principatë greke brenda shtetit shqiptar. Së pari, njerëzit që ai ka afruar janë mbeturina prej maskarenjsh. Ai ka mbështetur dhe mban rreth vetes njerëz pa principe, pa identitet, të shitur, antishqiptarë. Përse Janullatos dëshiron të vdes në Shqipëri? Po punon që ai të bëhet shenjtor në Shqipëri, që eshtrat e tij përfundimisht të prehen në tokën shqiptare dhe ai të shpallet martir i shenjtë i Kishës Ortodokse, që është filial i Kishës greke. Kjo do të thotë të falsifikosh historinë. Është investuar në botimin e veprave të tij, duke e zëvendësuar bibliotekën e Fan Nolit me atë të Janullatosit.
Indiferentizmi i politikës shqiptare dhe i akademikëve shqiptarë i ka hapur rrugë këtij përçudnimi. Politika shqiptare është e kapur jo vetëm nga kisha greke, por dhe shteti grek.
Janullatos domosdoshmërish të abdikoj dhe kreun e kësaj kishe ta marrë ndonjë prift legjitim me gjak shqiptari.
***
Misioni sekret i këshilltarit të Janullatosit dhe anëtari i këshillit të ortodoksëve të Shqipërisë, komunistit dhe ateistit Pirro Prifti është:
të ndihmoj mumien ateist Janullatos në tjetërsimin e Kombit tonë nëpërmjet përçarjes, prishjes së harmonisë dhe bashkëjetesës fetare midis vëllezërve të një gjaku, të një gjuhe, të një kulture: myslimanë, bektashinj, katolikë, ortodoks dhe protestantë që dallojnë vetëm nga formaliteti se Zotit i falen ndryshe.
konvertimi me dhunë të shqiptarëve myslimanë në ortodoksi, ose dëbimi i tyre për në Turqi.
unifikimin e katolikëve me ortodoksinë
ortodoksizimin e Shqipërisë, historisë dhe heronjve të saj – në ritin ortodoks grek etj.
***
Pirro Prifti është një nga personalitetet më komplekse, më të çmendur dhe të çuditshëm që ndonjëherë kanë ushtruar propagandë dhe spiunim politik në Shqipëri – në favor të Shërbimeve Sekrete të boshtit pan-ortodoks Athinë-Moskë-Beograd. (Spiunazh është mbledhje informacionesh nga burimet e hapura dhe të mbyllura të kryera në fshehtësi. Vëzhgimi bëhet në mënyra të ndryshme dhe nga shumë subjekte. Spiunazhi bëhet nga shtetet, nëpërmes kompanive dhe organizatave të të gjitha llojeve dhe nga individët).
***
Pushtetari i botës së civilizuar, punët dhe përgjegjësitë që i ngarkohen i merr me seriozitet të jashtëzakonshëm. Në botën shqiptare ndodhë e kundërta, është krijuar një zbrazëti rreth e rrotull nesh. Nga natyra nuk e duroj gënjeshtrën prandaj edhe angazhimi im modest në kërkim të së vërtetës, të kontribuoj për të vënë çështjen shqiptare brenda kornizave kontrolluese.
Verifikimi i pikëpamjeve është me rëndësi edhe për letrat që i botojmë në internet, e jo t`ia futim kot. Nëse kalemxhinjtë mendojnë se janë në ballë të lojës, duhet të informojnë popullatën ku na çalon puna, të mësojmë ku të kërkojmë pengesën.
Përfaqësuesve fals ortodoks: Pirro Prifti, Vangjel Dule, Panajot Barka, Elsa Ballauri, Thoma Miço…nuk duhet t`u jepet terren propagandimi në mediume. Domosdoshmërish t`i largojmë nga loja sa më shpejt duke i hedhur në koshin e plehrave. Kjo sepse përveç tjerash i gënjejnë vëllezërit tanë ortodoks me doktrina të bazuara në superioritetin e rremë racor grek.
A është jo-tolerancë për të mbrojtur qenien, atdheun, kulturën tënde? Dhe a duhet ne të toleromë ata që nuk na tolerojnë?
***
Nevojtarët shqiptarë nuk duhet të pranojnë të mbeten skllevër i biznesit të maskarenjve. Raca shqiptare është zot dhe jo skllav. Shqiptari duhet të filloj ta njoh veten si njeri të suksesit; të mposhti frikën e fatkeqësisë që mund të sjellë zgjimi nga gjumi i tepruar.
***
Situatat që lypsen njohur prej nesh para se të marrim vendimet tona në të vërtetë ndikohen nga këto vendime. Ekziston një dallim midis shpresave të njerëzve në ngjarje dhe rezultatit real të atyre ngjarjeve. Nganjëherë ky dallim është kaq i vogël saqë mund të mos përfillet, por në raste të tjera ai është aq i madh saqë bëhet faktor me rëndësi në përcaktimin e rrjedhës së ngjarjeve.
Është e lehtë të besosh se çfarëdo që ti mbron përfaqëson të vërtetën përfundimtare. Më vështirë është të mbrohet një formë organizimi shoqëror që bazohet në njohjen e mundësisë se mund të jesh i gabuar. Duhet ta pranojmë se e vërteta përfundimtare është e paarritshme. Kjo kërkon shumë kohë sepse për të arritur deri tek ajo njeriu domosdoshmërish të kalojë nëpër argumente të pakontestueshme. Por koha rrjedh e ikën shpejtë, sidomos kur diskutojmë me kryelakrat që nuk argumentojnë por menjëherë me budallallëqe qëllojnë. Nëse edhe ne shqiptarët duam një shoqëri të lirë dhe demokratike, duhet të jemi në gjendje që më përpara ta fitojmë atë duke eliminuar nga karrigia mafiozët. Dhe, pastaj duhet të jemi të përgatitur për ta mbrojtur, sepse ajo do të ishte si një e mirë e përgjithshme, së cilës domosdoshmërish t`i nënshtrohen interesat e individit.
***
Kafshët e egra mishngrënëse, në mungesë të mjeteve më të avancuara, përcaktojnë territorin e tyre duke pshurrur në drunjtë përqark. Dhe, mjerë për kafshët tjera që guxojnë të shkelin në pronën e tyre. Ndërkaq ne, as që kemi përcaktuar kufijtë, as që dimë se ku gjenden dhe as që mbrojmë oborrin tonë nga ardhacakët e paftuar që na kolonizojnë gjithnjë e më tepër, por si kozmopolitë budallenj, edhe pse vetë gjendemi nën robëri, për hatër të “vëllezërve të fesë” luftojmë për Siri, Serbi, Turqi, Rusi e Greqi.
***
Shqipërisë natyrale i nevojitet një ide e shëndosh me prijës të shëndosh për të nxitur dhe përforcuar ndjenjat patriotike, atdhedashurinë, për ta frymëzuar Kombin në krijimin e një forme organizimi shoqëror që garanton obligimet dhe të drejtat e barabarta të çdo qytetari.
A mos po luftojë për një ëndërr të parealizueshme?
Ne tani jemi në një situatë të paqëndrueshme ku fuqitë e mëdha të tilla si Rusia dhe Kina sfidon SHBA-n dhe Evropën dhe vlerat e saj. Prandaj, domosdoshmërish të konsolidojmë radhët tona.
Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri. (, *Ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
O B J E K S I O N E MBI “PROJEKTET E MEDHA NE FUSHEN E GJEOLOGJISE SHQIPTARE
(Intervista e gjeologut të nderuar, dr. prof.Irakli Premti publikuar nga gazetari Albert Zholi me 26 dhjetor 2014 te gazeta Dielli – NewYork dhe datë 24 dhjetor te gazeta Telegraf ( Tuneli i Orikumit duhet ndërtuar…)/
SHKRUAN:Ing.gjeolog Zef Toska, Modena-Itali/
E lexova me kënaqësi dhe vemendje intervistën e mësipërme dhe se si, më rilindi shpresa që mendimet e pasqyruara nga dr.prof. Premti dhe të vazhduara në këtë shkrim, ndoshta mund të bëhen shkak për nje nismë të re në zhvillimet e gjeologjisë shqiptare në përputhje me ato përmasa qe siguron nëntoka e jonë e pasur me rezerva të mëdha industriale të mineraleve të dobishem
a. metalifere : bakrit, kromit, hekurit, polimetalëve, boksitëve, argjilave boksite e refraktare…etj.
b. .jometaloreve : mermereve të larmishëm, silicorëve për metalurgji, gurëve gjysëm të çmueshem (kuarcitëve radialorezore me zbukurime fantastike shumëngjyrëshe)…etj.
c. rezervat e naftës dhe gazit; me mundësi reale përespektive projektuese dhe realizuese drejtë ndërhyrjeve të reja në fushën e kerkimit dhe të zbulimit si në tokë ashtu edhe në detë.
Duhet pranuar pa mëdyshje se historia e suksesshëme e zhvillimeve të bazuara në kritere shkencore e gjeologjisë shqiptare pat qenë realizuar (me vuejtje e sakrifica, djersën dhe e gjakun e punëtorve e specialistëve) gjate 40 viteve të periudhës se eger diktatoriale komuniste duke patur mbështetjën dhe ndihmën e Bashkimit Sovjetik dhe më vonë të Kinës.
Fillimisht punimet në stil të gjërë qenë mbeshtetur në studimet më të vjetra të kryera kryesisht nga austro-hungarezët në zë; Nopça, Nowak, Zuber etj. Realizohej kështu parimi Leninist i zhvillimit të ekonomisë që përcaktonte si prioritet ndërtimin e industrisë së rëndë e cila do ti paraprinte të gjitha veprimtarive të tjera të ekonomisë duke u bazuar në Sektorin e Gjeologjisë dhe Minierave.
Metodat e zgjedhura për të realizuar këtë zhvillim qenë me të vertetë të ashpra, por në të njëjtën kohë heroike për ato që i zbatuan. Punëtorët e gjeologjisë dhe të minierave; minatorët, sondistët e të tjerët, u paguan sa për një copë bukë dhe patën një trajtim mizerabel gjatë realizimit të punimeve. Nuk dëshiroj që të zgjatem në këtë pikë, sepse brezat e rinjë e kanë të vështirë që të kuptojnë, kurse të vjetrit mund të ndihen edhe të lodhur duke i përsëritur dhe, tashmë heshtin në pleqërinë e tyre….Unë që po shkruaj këto rreshta, jam dëshmitar i gjallë për sa më sipër, pasi jetova dhe punova me pasion për 30 vite në ekspeditat e rilevim kërkim – zbulimit në zonat gjeotektonike të Alpeve, Cukalit, Mirditës, dhe Krujës (Budva). Por në të njëjtën kohë dëshiroj të theksoj se askush, sado i ndjekur politikisht apo desident i regjimit komunist që të jetë, nuk mund të mohojë realizimet dhe sukseset e mëdha të gjeologjisë të asaj periudhe diktatoriale, qe populli e përmbysi në mënyrë unanime në vitin 1991.
Në ‘Arshivën Qendrore të Gjeologjise Tiranë’ ruhen veprat (Raportet Gjeologjike) të gjeologëve më të aftë. Ato vepra para depozitimit të tyre në Arshivë, janë mbrojtur, shqyrtuar dhe aprovuar nga ‘Këshilli i Lartë Shkencor’ i Ministrisë së asaj kohe. Nga shumë e shumë vepra shkencore me vlerë mund të seleksionohen e të grupohen, si të radhës së parë, për të ia prezentuar shoqërive të huaja të interesuara për të investuar në shfrytëzimin e mineraleve (të mirënjohur në hollësi ne sasi dhe cilesi), dhe që “flejne” në qetësi. Ato rezerva te kalkuluara shkencërisht, mund ti ofrohen e ti prezentohen enteve të njohura financiare për të siguruar mbeshtetje financiare për të kryer zbulimet në vendburimet egzistuese si dhe nxjerrjen e mineralit përkatës ( bakër, krom, hekuri etj). Për kujtesë, në Arshivë ndodhen edhe Raportet e mia të punimeve të kërkim-rilevimeve gjeologjike në shkallën 1: 10.000 për gjetjen e bakrit dhe të mineraleve të tjerë shoqërues të realizuara gjate viteve 1963 – 1967, ku jepen rekomandimet si dhe punimet paraprake të kërkimit në tërësine e ‘Zonës Mirdita’, për zbulimin dhe përgjithësimin e ligjesisë së përhapjes së bakrit në strukturën e vullkanogjeneve të zonës ku qenë konkretizuar vendburimet e njohura të ‘Tuçi verior’, Palaj – Karmë, Fushë Bardhë-Palucë, Qafës së Malit etj. Po kështu ndodhen në Arshivë edhe rezultatet e punimeve shumë vjeçare ne zonat e Alpeve, Cukalit, Krujës që i përkasin viteve 1968-1991. Në Raportet voluminoze dhe e hartat e shumta në shkallën 1:50.000, 1:25.000, 1:10.000 dhe anekset e tjerë ilustrues, ku pasqyrohen plotësisht rezultatet e arritura të gjetjës për të parën herë në Alpet shqiptare të boksiteve, argjilave fraktare (të përdorura me sukses në prodhimet e porcelanit në Fabrikën e Tiranës), polimetaleve, mermereve, etj. Më pas, (në vitet 1977-80; 81-85) i komanduar pranë Institutit të Kërkimeve e Projektimeve të Gjeologjisë dhe në Ndërmarrjen Gjeologjike të Tiranës, dorëzova edhe dy vepra shkencore në Arshivë me tituj; “Mbi kerkimet e boksiteve e mineraleve të tjerë në zonën e Alpeve Shqiptare’ dhe ‘Boksitet e Shqiperise’ ; me autor S.Guranjaku, Z.Toska. Mendoj modestisht,se Raportet më sipër permendur, mund të vlejne që të shfrytezohen per trajtimin e disa minerale në të ardhmen…
Që nga viti 1991 e sot, jetoj jashtë atëdheut dhe nuk njihem aspak me gjëndjen e sotme të sektorit të gjeologjisë. Në qëndrime disa ditore në Tirane dhe Shkodër, në biseda me pak miq gjeologë të moshës time, pata kuptuar se sektori i gjeologjisë nuk kishte bërë asnjë progres ; përkundrazi, me keqardhje hetova se gjeologjia e mirëfilltë, me të cilën kishim punuar dikur, në keto 20 vite demokracije ishte reduktuar krejtësisht. Dy tre gjeologë-zyrtar sherbenin në çdo Qark të Shqiperise duke ndihmuar të interesuarit me ndonjë copë harte për territoret mbi të cilët ndertohesh… ! Nga ky degradim total i mungesës së financimeve, si nga shteti ashtu edhe nga privatët, as që mund të mendohej për ndonjë projekt kerkimi, zbulimi apo shfrytezimi te mineraleve apo të sektorëve të tjere ‘naftë-gaz’ si dhe ujrave të pijshëm të cilët natyrisht kërkojnë investime kolosale.
1-Duke ju referuar materialit të dr.prof.I.Premti, pyetjes : “në strukturën organizative çfarë i sugjeroni Qeverisë? aprovoj mendimin që për organizimin të marrim shëmbullin e vendeve të tjera të KSH-së : në formën e “Shoqatës”, por kjo në vendin tonë mbetet në kuadrin e ‘Gjeoalba’ duke qenë organ shtetëror ; në njëkohë që çdo shoqatë në vendet europiane lindë nga nje organizim privat. Kjo kontradiktë tepër e rëndësishme qëndron në faktin që ‘Gjeoalbës’ i ndrrojmë formalisht veç emërin dhe jo përmbajtjen, që të quhet ‘Shoqatë’.
2-Po kështu edhe për shoqatën e fizikanëve dhe të gjeofizikanëve të cilët nuk janë specialistë privatë e të pavarur, por realizojnë vetëm punime sipas një programi shtetëror, pra nuk mund të grupohen formalisht në një shoqatë!?
3-Kur shoqatat nuk veprojnë nën ndikimin e shtetit, por janë vetëadministruese, punëtorët dhe specialistët, pa ndikim, zgjedhin ‘Këshillin Drejtues Shkencor’ i cili përcakton e përpunon tematikat shkencore e më pas rezultatet e arritura i publikon në Buletinin e Shoqatës.
Për sa më sipër (1,2,3) duhet të arrihet që shoqatat të kenë organizim privat, duke e lënë shtetin që të nderhyjë vetëm në dhënien e drejtimeve themelore të zhvillimit të ekonomise. Për këtë shteti mund të përfaqësohet me një hallkë madhore, psh. me anën e një zv.ministri që mund të mbulojë të gjithë sektoret që i përkasin fushës ku vepron shoqata. Për mendimin tim, hallkat e tjera burokratike që propozohen në këtë material, krijojne vetëm pengesa serioze në zhvillimet bashkëkohore të sektorëve të gjeologjisë, dhe hidrokarbureve. Lidhur me organizimin privat të tenderimeve për shoqëritë e huaja e vendore, mendoj që gjithçka do të arrihej nëpërmjet një komunikimi transparent në bazë të një juridiksioni ad-hoc të përpiluar. Ndryshe hallkat e panevojshme shtetërore shndërrohen në elementë korruptivë. Shkurt, jam për një privatizim të thellë të sektoreve, siç i kanë gjithë vendet e përparuara në botë.
Për komisionet qe propozohen mendoj :
-Fillimisht Ministria e Drejtësisë duhet të formulojë “legjislacionin” e domosdoshem që rregullon, kontrollon, siguron dhe miraton marrëveshjet e duhura për të garantuar investimet e shoqërive private. Për më tepër del e domosdoshme që të krijohet nji “situatë” e qarte për palët që kontratojnë ; keto masa serioze pa tjetër sigurojnë hyrjen e investimet e huaja në Shqipëri.
-Ministria e Punës duhet të kontraktojë për sigurimin e garantimin e fuqisë punëtore të specializuar e jo per shoqëritë e huaja dhe vëndore.
– Konsideroj urgjente krijimin e një organi qendror për Komisionin e Planifikimit në të cilin të marrin pjesë specialistet më të shquar e më me pervojë të fushave të gjeologjisë, sizmikës, mineraleve, naftës, gazit, ujit të cilët do të angazhohen për funksionimin e kritereve për zbatimin e funksionimin e ligjeve minerare e ato gjeologjike, të kërkimeve e zbulimeve gjeologjike…
-E gjykoj të drejtë ngrijtjen e një Instituti të Naftës dhe Gazit në Fier si një institucion i rëndësishëm dhe i veçantë i ndarë nga sektoret e gjeologjisë dhe minierave.
-Problemi i ujit te pijshem është më i kapshëm e më i qartë. Ato që parashtrohen në materialin e publikuar i gjej të pranueshme e të mbështetura plotësisht. Edhe për këtë ndërmarrje gjigande të sigurimit të ujit pijshëm për popullsinë si dhe për eksport, mendoj që zgjidhjet të futen në rrugën e privatizimeve të çdo sektori.
-Interesimi i Shoqërisë Hidrogjeologjike Kanadezo-Amerikane Alsca Water(A.W.W.) për marrjen e ujit të pijshëm nëndetar (qe shkon dëm në detë) me shtrirje nga Vlora deri në Butrint kërkon një rinderhyrje për ta bërë realitet at projekt me shumë fitime per vendin tone. ( Nuk e kuptoj tërheqien e A.W.W nga interesimi fillestar, përse ?)
-Kërkimet e naftës dhe të gazit në të ardhmen duhen fuqizuar, duke i paraprire me punime gjeofizike detare të cilat lidhen me problemet e ‘Shelfit’ detar dhe atyre në kontinent. Nuk jam i sigurtë në se A.G.I.P-It. ka realizuar ndonjë shpim strukturale ne zonen “italoide” në detë të hapur përballë gjirit të Vlorës? Në se po, bëhet urgjente dialogimi për shkembimin e të dhenave për t’u njohur me rezultatet. Në të ardhmen duhet të provokohet zyrtarisht një takim me specialistët e A.G.I.P – it si dhe me ato greke për të shkëmbyer idetë dhe për të propozuar një bashkëpunim tre palësh me synim aplikimin e një projekti të përbashkët.
Për të mirën e vendit tonë dhe të shqiptarëve aq të varfër dhe aq të vuajtur, shpresoj se këto mendime modeste për të ardhmen do të mund të shohin rrugën e realizimit duke ndjekur një koncept, si të thuash, ‘ revolucionar’ : “sa më shumë privatizime, sa më shumë konkurrencë, sa me pak shtet, aq më tepër fitim!”
Së fundi mendoj, që në përespektivën bashkëkohore, në kuadrin e një krize të thellë ekonomike dhe egzistenciale del detyrë që të veprohet me guxim per nje organizim te ri të sektoreve duke gjetur rrugë të reja të cilat do të mundësojnë ndërthurjën e iniciativave pozitive të së kaluarës me eksperiencën e vakët që rezulton në këto ’20 vite të gjeologjisë në demokraci’ (e cila nuk i dha asnjë drejtim cilësor e zhvillim progresiv sektorëve të gjeologjisë).
Bëj thirrje që në plan të parë të konsiderohet ‘Politika Mjedisore’, çdo projekt i sektorëve të trajtuar më lart të studjohet e të përpilohet duke konsideruar “barbarizmat”që mund të shkaktojnë punimet në sektorët e naftë-gazit, gjeologji e miniera, vershimet e ujrave nentokesore të cilat ndotin e helmojnë mjedisin ku jetojnë dhe punojnë forcat njerëzore.
Mos të harrojmë se çdo ide apo projekt, se çdo e mirë materiale e krijuar nga ato, arrihet vetëm nëpërmjet punës, pasionit, optimizmit dhe atdhedashurisë të masës së madhe të njerëzve që dëshirojnë të jetojnë më mirë sot dhe më të sigurtë neser…
Ing.gjeolog Zef Toska
Modena –It. Datë 06.01.2015
Profesori Prishtinës kishte rënë në kurthën e shkencës
Nga Fahri XHARRA/
Normalisht që shkenca ecën shumë përpara nga vetë intuita e njeriut për etje të madhe për të arriturat e larta shkencore. Por , shpesh ndodhin edhe gjëra që për momentin e përjashtojnë njeriun nga realja; dëshira për të aarijtur diçka më shumë se tjetri apo dëshira për të thyer ligjet e pathyeshme të natyrës . Një nga ata që natyrën dhe ligjet e saja i kishte kuptuar më së miri ishte edhe Albert Ajshtajni me teorinë e tij të relativitetit , një ligg natyror që vetëm ai dijti t`a shprehë në letër me formula. . Qëllimi i shkrimit nuk është që të mësojmë ligjat e larta të fizikës , por të lëxojmë pak se si u mashtruan “alamet “ shkencëtar dhe u “gëzuan “ shumë nga ata që më në fund u thye edhe Ajjnshtajni i pathyeshëm e ndër ta e kishim edhe një doktor tonin të shkencave i cili memzi priti që të hynë në analet e shkencës me një zbulim që nuk ishte i veti.
Teroria e famëshme e Relativitetit e Ajnshtajnit – një nga shtyllat e forta të fizikës- thot që shpejtësia e dritës në vakuum është 299 792 km në sekondë, është e fundit dhe që asgjë tjetër në natyrë nuk mund ta tejkalon këte.
Ishte viti 2012 dhe një eksperiment në CERN pati disa lajthitje dhe dual me “ spjegime dhe matje të reja super të sakta “ se Ajnshtajni kishte gabuar (?) . Dhe ç`ndodhi tek ne ?“Një fizikan kosovar pretendon se ka gjetur disa pasaktësi në teoritë e babait të fizikës, Ajnjshtajn. Madje, Shukri Klinaku, profesor i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, i ka mbledhur të gjitha “gabimet” e Ajnshtajnit në një libër, të cilin e ka promovuar ditën e djeshme në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Në librin e tij “Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet e Ajnshtajnit”, Klinaku pretendon se me argumentimet e tij hedh poshtë teoritë e gjeniut të fizikës.
Sipas tij, argumentet kundër teorisë speciale të relativitetit, që thotë se koha rrjedh më ngadalë në sistemin që lëviz, trupat shkurtohen në drejtim të lëvizjes dhe masa e trupit rritet me rritjen e shpejtësisë së tij, janë të shumta.
Klinaku pretendon se skicat e punimet e Ajnshtajnit dhe të tjerëve që përkrahin idetë e tij në shumë raste janë pa shpjegim.( nga shtypi i viteve 2012 ) Po pse u ngute Profesor ?“Ajnshtajni mund të pushon i qetë në amshim- Matjet hulumtuese Europiane të shpejtësisë së neutrinove zbuluan që thërmijat nënatomike nuk mund ta tejkalojnë shpejtësinë e dritës (Einstein can rest easy – European researchers measured the speed of neutrinos and found the subatomic particles don’t travel faster than light after all.
The new finding refutes another team’s measurements that prompted widespread disbelief among scientists last year.
Scientists with the OPERA experiment said in September that their tests appeared to show neutrinos speeding faster than light – a feat that goes against Albert Einstein’s special theory of relativity which underlies much of modern physics. (http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-2115974/ ) )
” “Nxënësit sot janë të bombarduar me fotografitë dhe citatet e Ajnshtajnit. Ai mund të jetë gjeni dhe që i ka ndihmuar botës sikurse Ptolemeu, por me TRS-në ka gabuar”, ka thënë ai. “TRS-ja dhe përgjithësisht teoria e relativitetit e Albert Ajnshtajnit do të bien”.
Por në cilën ditë do të rrëzohet kjo teori, sipas Klinakut, do të varet nga ajo se sa do të mund të “qëndrojnë të barrikaduar relativistët që tani kanë pushtetin në fizikë”, përballë argumenteve gjithnjë e më të qarta kundër kësaj teorie. – me plot bindje deklaronte Ish-nënkryetari i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), doktor fizike Shukri Klinaku, (Qershor 04, 201200 )
Ajshtajni kishte të drejtë! thërmijat subatomike nuk mund të hlezizin me shpejtësi më të madhe se të drites ,
Po ishte viti 2012 dhe çdo gjë duhej të rrokullisej edhe nga “shkenca “ e jonë ; ligjet e Ajnshtajnit , teoria e evolucionit e Darwinit dhe shumë e shumë gjëra tjera, për ti dalur krah një rryme që kishte nisur të na bastardhonte si komb.
Profesor ! bile ti pse e pate hëngër këtë mashtrim ? asgjë nuk harrohet .
Ç’duhet bërë me dekoratat e komunizmit?
NGA ILIR HASHORVA,New York/
Lexova në gazetën “Minerva” dhe, më pas, edhe te “Dielli”, një shkrim me titull “Pse nuk i tërheq Tirana zyrtare dekoratat e Rankoviçit dhe kriminelëve të tjerë serbë?!”, në të cilin shprehej keqardhje që ende shteti shqiptar nuk u ka tërhequr dekoratat që u ka dhënë Rankoviçit dhe kriminelëve të tjerë jugosllavë. Më parë kam dëgjuar shumë herë që shoqatë të ndryshme të ish-të persekutuarve kanë kërkuar që Enver Hoxhës t’i hiqet titulli a dekorata “Hero i Popullit”. Po ashtu, shumë zhurmë është bërë dhe bëhet, shumë shkrime janë bërë dhe bëhen nga shumë njerëz me bindje të djathta që si ditë e “Çlirimit” të caktohet 28 dhe jo 29 Nëntori, siç duan të majtët.
Ndërsa pajtohem me frymën që i detyron këta njerëz për kërkesat që bëjnë, nuk mund të pajtohem me vetë kërkesat.
Në lidhje me dekoratat, në një shtet normal, në një shtet që ka qindra vjet që ekziston pa ndërruar sistemin, pra me një vazhdimësi politike të pushtetit, ta zëmë, Franca, Anglia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të tjera si këto, parashtrimi i kërkesave të atilla, të tërheqjes së një nderimi bërë një personi, me ndryshimin e disa kushteve, apo me zbulimin e fakteve të reja, do të ishin diçka normale e me kuptim, por në një shtet që përmbys plotësisht sistemin e tij qeverisës, si, për shembull, Gjermania, pas mundjes së nazizmit, apo Shqipëria pas rënies së komunizmit, vetvetiu vlera e dekoratave të mëparshme bije, prandaj nuk ka kuptim kërkesa për heqjen e dekoratave të këtij apo atij personi. Ai shtet, dhe konkretisht shteti ynë, mund të bëjë diçka tjetër, për arsye se të gjithë ata që janë nderuar në kohën e komunizmit nga komunizmi, mburren edhe sot me ato nderime. Shteti ynë sot duhet të zhbëjë me ligj të gjitha nderimet, dekoratat, medaljet a titujt e dhëna nga sistemi që tashmë është përmbysur së bashku me politikën dhe praktikën e tij. Këtë duhet të kërkojnë të djathtët e vërtetë dhe jo të përqendrohen te heqja e titullit “Hero i Popullit” Enver Hoxhës, sepse, ja, ia hoqe Enver Hoxhës, por atë titull e mbajnë dhjetëra, në mos qindra kriminelë të tjerë dhe, kështu, sistemi i vjetër, në atë mënyrë, duket sikur jeton ende përmes dekoratave të të tjerëve .
Asnjë sot nuk duhet të mburret më, dhe asnjë nuk duhet ta mburrim e ta nderojmë, se i janë dhënë gjatë regjimit komunist tituj të tillë si “Hero i Popullit”, “Mësues i Popullit”, “Artist i Popullit”, “Çmimin e Republikës”, apo dekorata, tituj a çmime të tjera si këto, të gjitha mbi kritere politike. Nuk e besoj se gjermanët në Gjermani mbajnë ende dhe mburren e kapardisen me dekoratat a medaljet e dhëna në kohën e nazizmit. Në qoftë se dikush i mban ato në Gjermani, i mban si relikte të një kohë të shkuar me të cilën nuk mund të mburret më. Ai nuk del e parakalon në ditëlindjen e Hitlerit apo në festat e tij me dekoratat e tij në xhaketë.
Po ashtu, zhurma që vazhdon të bëhet për datën e të ashtuquajturës “Dita e Çlirimit”, ndonëse bëhet në emër të antikomunizmit, nuk ka asnjë rëndësi. Rëndësi ka nëse atë datë do të vazhdojmë ta festojmë si një të kremte të gëzueshme të çlirimit real, të ardhjes së popullit në pushtet, të ardhjes së qeverisë demokratike komuniste, apo do ta përkujtojmë si ditën e ardhjes së klikës komuniste kriminale në pushtet, si ditën e fillimit të diktaturës më të ashpër dhe më të gjatë në historinë e popullit shqiptar, pra ta përkujtojmë ashtu siç përkujtohen ngjarje të tilla të trishtueshme.
Nju Jork, janar 2015
Noli, asesi nuk mund të cilësohet si “Peshkop i Kuq!”
Nga Safet Ramolli/
Në vitin 2012, kur Noli kishte 130-vjetorin e lindjes, askush nuk u kujtua të thoshte, qoftë edhe dy fjalë të vetme. Më 6 janar 1882 është ditëlindja e njërit prej më të mëdhenjve që ka prodhuar trualli shqiptar. Ai është Noli. I artikuluar si Theofan Stilian Noli, Fan Stilian Noli, Fan Noli, Noli, apo sido qoftë tjetër, mjafton që të ngjasojë me Të, menjëherë kuptohet nga shqiptarët, (por jo nga pseudo-nacinonalistë). Kjo sepse në memorien e shqiptarëve AI është “ulur galiç”, ka zënë vend meritueshëm në majën e piramidës shqiptare, të atyre që e meritojnë këtë nder, këtë përkujdesje komunitare të “Opingës” (sikurse shprehej publicisti dhe shkrimtari i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e sidomos bashkautori i Shpalljes së Pavarësisë, i ndrituri Mihal Grameno).
Noli jetoi relativisht gjatë, (pak më shumë se 83 vjet), çka i mundësoi fizikisht të përjetojë shijet, mbresat dhe emocionet që burojnë nga ngjarjet e rëndësishme të shqiptarëve. Ato i përjetoi me këndgjykimin, shijen dhe ndjenjën e patriotit dhe të artistit, por gjithsesi edhe me mendësinë si shqiptar i ndershëm. Një jetë luftoi me intelektin si rrallëkush, por edhe në krye të rretheve patriotike e të mbarë komunitetit për të mbrojtur interesat e larta të kombit. Shpalosi në sytë e botës intelektuale, shtetare dhe diplomatike të përparuar e të demoktarizuar, intelektin e popullit shqiptar si dhe vendosmërinë për të mbrojtur trojet etnike të të parëve të vet për të jetuar në prosperitet. Noli ngërthen disa cilësi të rralla, që e bëjnë atë gati të papërsëritshëm. Më poshtë do të bëjmë kujdes të evidentojmë disa prej tyre, por gjithsesi përciptazi.
Noli mbetet demokrat konseguent
Kjo është cilësia bazale e karakterit të tij, që e ka bashkëshoqëruar përgjatë gjithë jetës. Në themel të tij zë vend të çimentuar çështja e qeverisjes së popullit në liri, në barazi dhe progresivitet. Gjithëherët e pati të konsoliduar mendimin për një qeverisje sipas përvojës demokratike të Perëndimit, duke mbajtur në konsideratë formimin psikologjik të popullit të vet, por gjithëherët në demokraci e prosperitet.
Si Burrë Shteti, si intelektual, si diplomat e orator, e ka pohuar qartë dhe prerazi se, është për një qeverisje në formën e republikës demokratike, të cilën edhe e pranon si më të mirën, më efikasen, dhe më të pranueshme nga shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha. Krejt qartë pohon se koha e monarkisë në të cilën sundon me gjithëpushtet një njeri, që thirret e quhet mbret, ka perënduar. Ata që e kishin e “çporrën” me dhunë a me konsensus mbarëkombëtar, atje ku ruhet, përbën një ritual formal. Bota e qytetëruar, e përparuar dhe e demokratizuar e ka dhënë shembullin e qeverisjes në demokraci. Willsoni në SHBA, Ataturku në Turqi, disa të tjerë gjetiu, duke qenë prerazi kundër monarkisë, e rrëzuan dhe i dhanë jetë republikës si formë qeverimi me frymëmarrje të gjerë dhe me mundësi më të shumta për të shprehur dhe realizuar interesat themelore të shtetasve. (Por, nuk më duket ide e realizuar mirë vendosja e përmendores së Willsonit, (në kuadrin e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisëme shikim nga lindja. Ne “… nga ana e jonë kemi zgjedhur prej kohe anën e popullit. Nga ajo anë kemi për të qëndruar deri në fund…”, artikulon prerazi Noli. Ai dha shembullin sesi mund të organizohet një qeverisje në demokraci. Në kabinetin qeveritar, thirri intelektualë e patriotë në zë, me dëshirë për të punuar sipas interesave të popullit. Njerëzit që përbënin atë ishin patriotë të kulturuar, hipën në pushtet me dëshirën e popullit, nuk u dhanë shteteve të huaja asnjë copë toke shqiptare për të qëndruar në pushtet, qenë të ndershëm. Ishin të civilizuar, nuk bënë asnjë vrasje politike, jetuan me ndershmëri dhe dinjitet. Vetëm nga sa cikëm përciptazi më lart, mund të pohojmë se Noli në thelb mbetet demokrat. Të ardhmen e Shqipërisë e gjykonte në demokraci dhe prosperitet.
Noli mbetet figurë komplekse, por asesi nuk është “Peshkop i Kuq?!!”
Në mbrëmje 18 janari 2013 po ndiqja një emision televiziv. I mirënjohuri Nasho Jorgaqi pyetjes në se Noli ishte politikan apo fetar, iu përgjigj me një artikulim të sekretarit të Nolit, i cili pohon qartazi, se Noli, përtej asaj që nuk e njihte, besonte. Edhe studiues e biografë të veprës së tij, thuajse kanë rënë në emërues të përbashkët: Noli përbën një figurë komplekse, që duhet analizuar, vlerësuar e çmuar në kohë, duke vendosur gjithnjë paralele edhe në marrëdhëniet e tij me bashkëpunëtorët dhe me vlerat e rrethanave historike ku u ndodh e militoi. Disa personalitete të kohës, vendas e të huaj, e epitetuan “Peshkop i Kuq”, togfjalësh që e përdor edhe Xh. Kastellani, autori kontemporan i veprës madhore “Histori e Ballkanit”. Por studimi objektiv e shkencor i kësaj vepre, të çon tek mendimi se, Noli ishte jo vetëm intelektual poliglot, por dhe patriot demokrat. Ishte veprimtaria diplomatike këmbëngulëse, brilante dhe e argumentuar e tij, që ndikoi, që presidenti amerikan atëmot, Willsoni, të mos jepte pëlqimin për copëzimin territorial të Shqipërisë, tezë e fabrikuar në kulisat politike e diplomatike të Fuqive të Mëdha të Evropës dhe të vendeve ballkanike përmes disa traktateve të fshehta. Këto i pohon me gojëplot Xh. Kastellani, por togfjalëshin e mësipërm, gjykoj se e artikulon, ndoshta i ndikuar referuar disa analistëve, të shprehur jo pak herë në këtë çështje. Edhe në tetor 2004, media shqiptare, jo pa shqetësim shprehet për një botim në SHBA, që shpërndan tis mjegulle mbi figurën e Nolit, duke e konsideruar këtë veprim si një synim për të përbaltur kulturën shqiptare në tërësi.
Pas shpalljes së pavarësisë e në vijim, një kusht i domosdoshëm për njohjen e shtetit shqiptar ishte garantimi i tërësisë territoriale, (i kufijve të caktuar më 1913). Në këtë kuadër, pos veprimtarive diplomatike u kryen edhe disa veprime me karakter luftarak. Në janar 1920 në Lushnjë u mblodh një kongres i ngjashëm me atë të Vlorës, i cili krijoi një kabinet qeveritar me në krye Sulejman Delvinës, një mik i vjetër i I. Qemalit por edhe statist me vlera, i çmuar prej disa personaliteteve të kohës. Kjo qeveri në shkurt u zhvendos në Tiranë. Këtë vit francezët largohen nga Korça, territoret ua dorëzuan autoriteteve shqiptare, dhe, pas një lufte, që ka zenë vend dukshëm në histori, në qershor 1920, italianët dorëzuan me pahir Vlorën. Ndërkohë Noli shkon në Gjenevë për të mbrojtur me diplomaci fleksibile çështjen shqiptare, prandaj Lidhja e Kombeve e pranoi Shqipërinë anëtare në dhjetor 1920, vetëm me votën “kundra” të Francës. Konkluzioni mbetet i qartë, këto mendësi dhe këto qëndrime praktike, por edhe të tjera, nuk mund të vlerësohen dhe as të çmohen veprime tërësisht të një “Peshkopi të Kuq”.
A ishte Noli-antikomunist?!!
Duke qenë në thelb demokrat konsekuent, natyrshëm ishte dhe mbetet antikomunist. Është e qartë që Noli në Shqipëri punoi përkrah patriotëve të shquar dhe demokratëve të ndershëm A. Rustemi. H. Prishtina, Z. Dibra, Hoxhë Kadri Prishtina, L. Gurakuqi, B. Curri etj., cilët i pati bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë besnikë, të ndershëm e të vendosur. Edhe në emigracion pranoi për shokë, bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë patriotë të tjerë si F. Konica me shokë. Noli pranonte me dëshirë mbi krye personalitete të huaja të kohës që spikatnin në luftën për demokraci e prosperitet, por edhe të tjerë që kishin hyrë në histori meritueshëm si Willsoni dhe Abraham Linkolni në SHBA, Mustafa Qemali në Turqi, e të tjerë, të cilëve edhe u referohet me respekt gjatë veprimtarisë së tij. Ai perifrazon Linkolnin, i cili pati mençurinë të evidentojë forcën realizuese të popullit kur shprehet edhe sa vijon: ”Mund të gënjesh një pjesë të popullit për ca kohë. Mund të gënjesh edhe tërë popullin për ca kohë. Po kurrë nuk mund ta gënjesh popullin e tërë për tërë kohën”.
Vlerësimin e Nolit si antikomunist e bën njëri prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt në mërgim. Ky është Faik Konica, i cili pranon se Noli ka qenë njeriu, i cili ka luajtur rol të madh në lëvizjen shqiptare, dhe se do të mbetet në histori të Shqipërisë si Burri që i pari futi zyrtarisht gjuhën shqipe në meshë. Pohimi që bën F. Konica për Fan Nolin se, për “… nga kultura, nga mendësia dhe nga karakteri i tij… u ngjan kishtarëve të Përlindjes Italiane”, na çon në përfundimin se Noli mbetet një nga figurat me përmasa të mëdha në fushën e qeverisjes dhe të administrimit të komunitetit shqiptar në demokraci dhe jo në autokraci. Në të pastajmen mendimi demokratik dhe antikomunist i Nolit evoluon, për të ardhur në vitin 1956, kur në mënyrë kategorike refuzoi ftesën për të vizituar vendin e tij, të cilin e deshte shumë, por që nuk mundi ta shohë më nga pranë. Kështu, mund të artikulojmë me plot gojën se, Noli mbetet një personalitet që i bën nder të veçantë kombit tonë. Ai kurrsesi nuk mund të mënjanohet, për më tepër të harrohet. Ishte i Madh në shpirt, në intelekt, në atdhedashuri, e në gjithçka të vyer për një njeri. Ishte dhe mbetet vigan, krahas viganëve të tjerë, të cilët i pranonte si bashkëshokë e bashkëluftëtarë.
- « Previous Page
- 1
- …
- 850
- 851
- 852
- 853
- 854
- …
- 974
- Next Page »