• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRYEMINISTRI RAMA NE BEOGRAD- JO DUARTHATE PER LUGINEN E PRESHEVES

October 10, 2014 by dgreca

Keshilla per axhenden e Kryeministrit shqiptar ne Beograd:Lule te permendorja e Tucoviqit; vizite ne kishen Orthodokse te Shen Saves; Vizitë xhamisë në Beograd,Kërkesa për njohje të pavarësisë së Kosovës, Jo duarthate per presheven etj…etj…/
Nga Nexhmedin SPAHIU- Analist/
Vizita e pritur e kryeministrit të Shqipërisë në Beograd do të ndodhë pas afro 7 dekadash. Pikërisht për këtë edhe ka rëndësi historike dhe simbolika luan rrol të madh.
Edi Rama nuk duhet ta përsërisë gabimin e Ilir Metës, i cili kur shkoi në Beograd si ministër i jashtëm vuri kurorë lulesh mbi varrin e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq. Gjingjiqi vërtetë ishte njëri ndër kryeministrat më të zotë e më pro-perëndimor në historinë e Serbisë, por ai njihet si politikani serb që deshi ta ndante Kosovën mbi baza etnike dhe respekti për Gjingjiqin, simbolizonte pajtimin e Shqipërisë që Kosova të ndahet në baza etnike mes Shqipërisë e Serbisë. Është e sigurt që Ilir Meta nuk do ta ketë menduar kështu aspak këtë punë, por çështja është si e panë gjestin e tij opinioni publik në Beograd.
Kurorë lulesh tek pëmendorja e Dimitrije Tucoviqit
Edi Rama duhet të vëjë kurorë tek përmendorja e Dimitrije Tucoviqit (1881-1914) në qendër të Beogradit. Dhe ai duhet ta thotë arsyen përse. Tucoviqi ishte politikani i parë serb që kundërshtoi ushtrinë serbe për pushtimin e tokave shqiptare dhe përshkroi masakrat ndaj shqiptarëve. Kur pas luftës së fundit në Kosovë (1999), emrat e rrugëve dhe shesheve të Prishtinës u zëvendësuan me emra shqiptarë, edhe pse dominonte frymë ekstremisht nacionaliste, autoritetet lokale të Prishtinës e panë të udhës që emrin e Dimitrije Tucoviqit edhe më tutje ta bartë një rrugë e Prishtinës. Fatkeqësisht, në Tiranë nuk ka një rrugë më emër të tillë. Do t’ishte mirë të kishte. Do të shprehte kulturë e respekt për autorin e veprës monumentale “Serbia e Shqipëria”.
Ceremoni fetare në Kishën e Shën Savës në Beograd
Edi Rama do të duhej të vizitonte Kishën e Shën Savës në Beograd dhe të bënte kryqin sipas ritualit ortodoks. Kjo do të kishte jehonë tejet pozitive në opinionin serb dhe do të tregonte kulturë e respekt që do të shkrinte shumë paragjykime.
Paraprakisht Edi duhet ta praktikojë këtë në Kishën Ortodokse në Tiranë që, si fëmijë i komunizmit ateist, të mos bëjë ndonjë gafë gjatë ritualit dhe kësisoj të arrijë kundërefekt. Këtë ceremoni duhet ta zhvillojë jo për hir të bindjeve të tij fetare (sepse Edi ka të drejtë të jetë edhe ateist, tek e fundit është e drejtë personale e secilit), por pse si kryeministër i Shqipërisë përfaqëson edhe një komunitet të madh të krishteresh ortodoksë.

Vizitë xhamisë në Beograd
Edi Rama do të bënte mirë ta vizitonte edhe xhaminë e Beogradit, për të treguar se si kryeministër i Shqipërisë përfaqëson një komb myslimano-kristian. Natyrisht, në xhami nuk ka nevojë të kryej ceremoni fetare, sepse do t’ishte qesharake që një kryeministër të bëjë edhe kryq edhe namaz. Thjesht, Edi Rama në Beograd duhet të tregohet si një i krishterë, por që qeverisë me një komb që është myslimano-kristian.
Me këtë ai do të tregonte superioritet duke qenë se serbët janë një komb ekskluziv mono-fetar (ortodoks) përballë kombit shqiptar si komb multi-fetar.
Takim me artistë, por jo nga ata të kohës kur Shqipëria ishte inferiore e Serbia (Jugosllavia) superiore
Edi Rama bënë mirë të takohet me artistë serbë, pasi edhe vet është artist, por bënë mirë t’u shmanget takimeve me artistë serbë që krijuan famë në kohën kur Shqipëria ishte e izoluar. Pra, Edi bënë mirë t’i shmanget takimeve me Goran Bregoviqin, Emir Kusturicën, Zdravko Qoliqin etj, për asgjë tjetër përveç se për arsyen se takimet me këto personalitete të artit e kultures serbe përkujtojnë kohën kur Shqipëria ishte inferiore karshi Serbisë (Jugosllavisë). Mund të takohet me artistë që kanë bërë emër viteve të fundit, kohë kjo që nuk ngjallë kujtime të kohës së kaluar kur Shqipëria ishte inferiore karshi superioritetit të Serbisë (Jugosllavisë).
Intesifikimi i marrëdhënieve ekonomike, autostrada Durrës-Nish
Pasi të ketë treguar superitet kulturor përmes simbolikës që përmenda më lartë (kurora lulesh te permendorja e Tucoviqit, kryqimi në kishë, vizita në xhami), pozicioni i tij do të jetë krejtsisht solid. Atëherë ka mundësinë të flasë i relaksuar për marrëdheniet ekonomike që duhen intensifikuar, ku theksi duhet vënë në ndërtimin e autostradës prej Nishi deri te kufiri me Kosovën, ku serish ka rastin të tregoj superioritet pasi që pjesa shqiptare dhe ajo kosovare e autostradës tashmë kanë përfunduar.
Jo duar thatë, për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Kryeministrit shqiptar nuk i ka hije të shkojë duarthatë tek komuniteti shqiptar që qeveriset nga shteti serb. Do t’ishte mirë që në emër të qeverisë shqiptare të bënte ndonjë donacion për ndonjë shkollë, çerdhe të fëmijëve, shtëpi kulture apo çfaredo qoftë që të ketë nevojë në Luginë të Preshevës.
Kërkesa për njohje të pavarësisë së Kosovës
Pika mbi shkronjën “i” vëhet në fund me kërkesën ndaj qeverisë serbe që ta njeh sa më parë pavarësinë e Kosovës, duke theksuar këtu se Qeveria e Shqipërisë mbështet plotësisht dialogun Prishtinë-Beograd.
Gjatë deklaratave publike e jo publike duhet të shmagen lajkat, por edhe tonet e ashpra, si kundërpergjigjie e toneve nga pala serbe.
Kombi shqiptar si fitues i konfliktit 140 vjeçar
Pozicionimi i kryeministrit shqiptar gjatë gjithë qëndrimit në Beogradi duhet të jetë i tillë që të dëshmojë se kombi shqiptar dhe ai serb ishin në konflikt 140 vjeçar, por ky konflikt ka përfunduar me fitoren e kombit shqiptar dhe aleatëve të tij, dhe si komb fitimtar nuk sillet me arrogancë e përçmim, po sillet me urtësi e respekt për humbësin. Natyrisht, punën e fituesit e të humbësit nuk duhet ta thotë shprehimisht, por veprimet e tij në Beograd duhet ta manifestojnë këtë.

Filed Under: Analiza Tagged With: ne Beograd, Nexhmedin Spahiu, vizita e Rames

Gazetarët, mediet dhe koha në të cilën po jetojmë

October 10, 2014 by dgreca

Nga Albert Z. ZHOLI/
Gazetarinë të bukur e bëjnë gazetarët e mirë dhe të zotë- apo të vështirë, ata që ngecin në këtë profesion pa e dashur atë. Ndaj edhe gazetarët që kërkohen, që kujtohen, që merren si pika referimi për kohët, janë pak, shumë pak, por mëse të mjaftueshëm për të krijuar idenë se kur e do një profesion e bën atë të lexueshëm, të shikueshëm dhe tërheq vëmendjen e shoqërisë dhe politikës ndaj tij.
“Ai që nuk lexon kurrë gazeta, është i marrë, por ai që beson çdo gjë që lexon, vetëm se thuhet në gazetë, është edhe më i marrë”, është shprehur para dy shekujsh August fon Shlëcer, historian dhe gazetar gjerman në fundin e shekullit të 18-të, kur ende televizioni nuk ishte shfaqur si ide.
Parë në këndvështrimin e kësaj sentence, del qartë se gazetaria është sa profesion i vështirë po aq i bukur. Është i vështirë sepse duhet ta bësh lajmin në kohë dhe të besueshëm që gazeta të blihet (ndërsa sot televizioni të shikohet), është e bukur sepse nëpërmjet lajmit apo komentit, njerëzve u serviret në duar ushqimi i përditshëm shpirtëror për të ruajtur ekuilibrat e dy marrëzive, atë që njeriut të mos i shkojë ndërmend të lexojë (nqs lajmi është i pa bazë), por edhe atë që jo çdo gjë që lexon ta fusë brenda vetvetes me seriozitetin më të madh.
Shërbimi mediatik është një mjet për të transmetuar jetën e secilit, bashkësisë dhe një globi të tërë, me ngjarjet më pikante, ndaj dhe rëndësia e tij është më shumë se forca e perëndisë.

Dikush mund t’i ketë zili gazetarët
Leximi i emrit në gazetë është disi tundues për lexuesin e thjeshtë, por edhe atë me përvojë (kualifikuar). Lexuesi mendon se një gazetar mund të ndihet disi krenar për veten, ngaqë emri i tij del në gazetë, apo shfaqet në ekran. Por në gazetë apo ekran nuk dalin zhgënjimet, rivaliteti, xhelozitë, fyerjet, poshtërimet, ankthet, montazhet, efektet, zërat, përplasjet që i ndodhin çdo gazetari në profesionin e tij. Gazeta apo ekrani është dukja e një fabrike të madhe e cila punon “nëndheshëm” por me mendjen më të civilizuar dhe me pjekurinë maksimale, se ndryshe, jo vetëm nuk do duket puna e gazetarit, por do mbytet edhe ai vet nën trysninë e shikuesit apo lexuesit që zakonisht di të çmojë dhe të vlerësojë.
… Një gazetare në Poloni ka përmendur një vështirësi tjetër: “Nuk e dimë kur do të pushojmë dhe kur do të punojmë”. Ndonjëherë kjo ndikon për keq në jetën private dhe ritmi i shpejtë i punës mund të na krijojë probleme në jetën familjare. Një gazetar në ish-Bashkimin Sovjetik nxori në pah atë që mund të quhet zhgënjimi më i madh: “u lodha shumë dhe, si përfundim, ( materiali) nuk u botua”. Një gazetare sportive në një gazetë të Hollandës është shprehur: “Shpesh më kanë quajtur injorante. Disa lexues zemërohen ose mërziten, e ngaqë ndonjëherë në sport emocionet dalin jashtë kontrollit, disa janë përpjekur të më vrasin.”
Dhe raste të tilla ka të shumta në Shqipëri. Jo pak kolegëve tanë u është vënë jeta në rrezik. Atëherë, çfarë i shtyn gazetarët të vazhdojnë “rrugën e mundimshme drejt njohjes?” Disa e shohin gazetën si mjet jetese, mënyrën e vetme ose profesionin e vetëm që mund të mbijetojnë, ku marrin një pagë, por nuk është kështu për të gjithë. Po kaq e kanë pasion këtë profesion dhe nuk mund ta kuptojnë jetën pa të. Në mbarë botën është folur për pasionin e shumë gazetarëve të cilët kurrsesi nuk mund ta braktisin profesionin e vështirë edhe kur jeta e tyre është vendosur në fije të perit, ashtu sikundër ka gazetarë, që nuk mund ti përshtaten punës në kompjuter, duke lënë mënjanë tastierën e zhurmshme të makinës së shkrimit, që i ngacmon në punën e përditshme. Një gazetare meksikane ka thënë: “Të paktën u jap njerëzve diçka që ia vlen ta marrin vesh”.
Në Japoni, një redaktor i vjetër i gazetës së përditshme më të madhe në botë komenton: “Kënaqem kur mendoj se i kam ndihmuar njerëzit dhe kur drejtësia vihet në vend. Sigurisht që gazetat nuk janë vetëm fryt i punës së gazetarëve. Në varësi të madhësisë dhe të organizimit të shtëpisë botuese, mund të ketë redaktorë përgjegjës, korrektorë bocash, kontrollorë për verifikimin e fakteve, arkivistë e shumë të tjerë që punojnë pa u lodhur, edhe pse emri i tyre nuk del në gazetë. E gjithë kjo bëhet që gazeta të arrijë deri tek lexuesi”.

Besimi tek gazetaria
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një anketë të zhvilluar në vitin 2005, shumica e njerëzve treguan se ende u besojnë gazetave apo lajmeve televizive. Por nga ana tjetër një anketë e organizuar nga Qëndra Kërkimore “Pju” tregoi se përqindja e lexuesve ka rënë. Oshilacionet e tregut të shtypit ndoshta kanë të bëjnë me arsyen e të dyshuarit në vërtetësinë e asaj që thuhet në gazete apo televizion, sidomos kur tema e trajtuar prek interesat kombëtare të vendit. Ç’ndodh në një rast si ky? Shpesh sakrifikohet e vërteta. Siç tha dikur edhe Artur Ponsonbi, një burrë shteti anglez i shekullit të 20-të: “Kur shpallet luftë, viktima e parë është e vërteta. Edhe kur nuk shpallet ndonjë luftë, mirë është t’i shohësh lajmet me një sy deri diku dyshues duke ju përmbajtur një proverbi në raportet gazetar –lexues ku thuhet se “ Kush është pa përvojë, i beson çdo fjale, por kush është mendjehollë, i shqyrton hapat e tij”.

Reklama negative shumë herë e oprimon dëshirën e tyre për të nxjerrë në shesh të vërtetën për shkak të reklamës negative që kanë deri diku mediat shqiptare. Fakti që pjesa më e madhe e mediave shqiptare janë media të varura ekonomikisht nga interesa biznesi që janë të lidhur ngushtë me politikën që e ushqejnë këtë lloj biznesi, bëjnë që të shtohen gjithnjë e më tepër hendeqet që e ndajnë interesat e politikës nga interesat e njeriut të thjeshtë. Lidhja e politikës me biznesin, varësia e tij nga politika dhe interesat partiake humbin mosbesimin e njerëzve, por njëkohësisht ndikojnë negativisht dhe në korpusin kryesor të dobisë së medias që është kërkimi i së vërtetës. Kur flasim për shtresa të varfra, shtresa problematike, gjithnjë e më shumë i afrohemi themelit të së vërtetës.
Shtresa të tilla të braktisura nga fati janë ato njerëz që në mënyrë urgjente shfaqin problematikën e një vendi. Sepse politikat sociale, mbrojtja që ushtrohet ndaj tyre dhe përkujdesja, janë faktorët bazë që tregojnë cilësinë e një shoqërie dhe të menaxhimit të një shteti apo qeverie. Ajo që mund të quhet ura lidhëse ose një lloj ishulli magjik ku njerëzit e kësaj shtrese dëshirojnë të gjejnë limanin e tyre të së vërtetës është një media e lirë dhe e pavarur që të ndihmojë gjetjen e kësaj të vërtete dhe ta vërtetojë atë në bazat e krijimit të saj. Media ka gjithnjë rolin e një gjykate, një gjykate të ashpër ku duhet të sundojë e drejta njerëzore dhe barazia. Duke qenë se gazetarët janë pararojë e shtresës intelektuale dhe pa dyshim një pjesë e madhe e tyre quhen akoma ëndërrimtarë, pa dyshim që është detyra e tyre të krijojnë këtë urë lidhëse.
Parimet e gazetarisë
Që të gjithë ata që kanë preferuar mes profesioneve të tjera gazetarinë, duhet ta dinë që ky profesion ka parimet e tij, kodin kryesor të gazetarisë: – e vërteta. Suksesi i gazetarisë dhe i gazetarit që e përcjell apo punon me lajmin është të zbulojë lajmin dhe ta përcjellë atë në kohë reale, duke ruajtur kodin e etikës, duke qenë sa më korrekt me shikueshmërinë e lajmit, pa mbajtur njëanshmëri dhe pa i dhënë ngjyrimet e dallimit apo konceptit. Përcjellja e lajmit duhet ti përshtatet sa më shumë ndodhisë së vërtetë dhe mbi të gjitha sa më shumë ti shërbejë kombit. E pra ky është qëllimi i mirëfilltë i gazetarisë.
Po si është realiteti i medieve shqiptare?
Një zallamahi e vërtetë e operatorëve të lajmit. Gazetarë që kalojnë nga një televizion tek tjetri, nga një gazetë tek tjetra, nga një bindje politike tek tjetra. Analistë që gdhijnë tek një kanal televiziv dhe ngrysen tek një tjetër. Pa patur pikën e qëndrueshmërisë luhatjet e tyre për mendimet dhe problemet e politikës të krijojnë ndjenjën e përvjeljes. Figura të njohura të analizës politike, që prej kohësh godisnin padrejtësinë dhe ishin bërë shembujt e mendimit potencial bëhen papritur e pa kujtuar benjaminë të politikbërësve dhe politikave në fuqi. Menjëherë sa vijnë në pushtet ndërrohet pllaka, dhe dikur “armiqtë e shigjetuar” kthehen në idhuj, veprimet e tyre vishen me hiperfuqi dhe skandalet e politikës lehtësohen, thjesht për faktin se media ka interesa të caktuara politike të varura nga ndikimet e pushtetit.
Mënyra se si e dredh politika median shqiptare tashmë nuk është më një quiz i vështirë. Të gjithë e kuptojnë moralin e opinioneve, tryezave dhe takimeve të politikanëve dhe të analistëve shqiptarë. Në tryezat e opinioneve në televizionet kombëtare ose gjoja të pavarura, shihet se numri i analistëve është krejtësisht i kufizuar, si të thuash drejtuesi kavardiset me miqtë e tij të idealit, pra me të gjithë ata që e kanë dredhur bishtin “and company” sa herë ka ardhur në fuqi njëra apo tjetra parti. Janë kjo kastë “dredhaxhinjsh” që emigrojnë nga një potencë mediatike në tjetrën duke u shpërblyer me shuma marramendëse, duke u paguar sa 20 shqiptarë të zakonshëm për të propaganduar dhe servirur sillën e pushtetit në fuqi. Ato përbëjnë pjesën më të dukshme të operatorëve të mendimit shqiptar, sepse të gjithë e dinë tashmë që media është një mjet për ti bërë presion politikës, por që në fakt nga shqiptarët kuptohet si konformitet interesash të pista. Të gjithë njerëzit jashtë historisë mediatike, që besojnë tek televizioni, tek vlerat dhe fuqia e magjisë së shtatë, pa dyshim nuk i njohin në disa raste trillet dhe gjirizet gazetareske (që nuk duhet të ndodhin).

Qëllimi i medieve
Media është një shembull për të tjerët, qëllimi i saj është propagandimi i kulturës, i etikës, i gjuhës së bukur, i mendimit të lirë dhe të edukuar, i mendimit të papërlyer me interesin. Gazetaria, si çdo fushe tjetër ka përkryerjen e saj tek e vërteta e përjetshme. Ndërkohë që realiteti është kryekëput ndryshe. Disa analistët kanë formuar ciklet e tyre të mbyllura, ku nuk ka mendim të freskët, analizat kanë nisur të myken brenda standardeve të njohura pa njohur reformime. Analistët që njohin njëri tjetrin shfaqen në të gjitha fushat, në të gjitha televizionet duke dhënë mendime për të gjitha problemet, që nga lakrat, tek decentralizimi, që nga përrallat me mbret tek alergjia e stinës së pranverës, duke e shfaqur veten të kudondodhur dhe të shumëditur, sikur të jenë specialistë për gjithçka.

Por a ndodh gjithnjë kështu? Jo! Shumë gazetarë nuk luajnë me profesionin, shenjtërinë e tij. Disa herë në përballjet televizive mes politikanëve, analistëve dhe njerëzve të thjeshtë që diskutojnë për problemet e tyre, janë njerëzit e thjeshtë ato që dalin liderët e vërtetë të analizës, politikës dhe gjendjes aktuale, duke i befasuar dhe vetë gazetarët që drejtojnë emisionin. Edhe pse janë viktimat e politikave dhe analizave të tradhtuara, që në fakt duhet të shërbejnë për ta vënë para përgjegjësisë dhe ndërgjegjësimit politikën, janë ato njerëzit më të mençur që meritojnë respekt për gjykimin dhe analizën më profesionale të realitetit. Këto dhe shumë të tjera ishte arsyeja pse mora penën për të bërë këtë libër. Sepse shumë figura të fonissë, apo ekranit shqiptar që kanë bërë epokë po harrohen kur ata i kanë dhënë aq shumë shikuesit si dhe një pjesë e gjeneratës së re, shihet si e shkëputur mes brezave të mëparshëm.
Idhujt e fonisë apo ekranit duhet të mbeten të tillë, me të mirat dhe të këqijat e tyre, ata kanë qenë shëmbëlltyra e vetë jetës shqiptare. Zëri i tyre na detyronte dhe na detyron të ngjitemi pas aparateve të radios, apo ekranit të vogël dhe të dëgjojmë ç’po ngjet në atdheun tonë. Këta njerëz që janë në këtë libër meritojnë shumë dhe pse në këtë Shqipëri tashmë mbushur me ngjarje ku dominon politika ata vlerësohen pak. Pak, sepse ata janë pjesë e çdo familjeje shqiptare, pjesë e gëzimeve dhe hidhërimeve tona, pjesë e përditshme e jetës sonë. Ata pa dashur e kanë ngritur piedestalin e tyre të të qënit publik, të respektuar dhe pse koha në të cilën jetojmë i bën disi të ndihen në kufijtë e heshtjes, të mos marrin vlerësimin e duhur. Por mbi të gjitha disa prej folësve, transmetuesve të ndeshjeve, apo themeluesve të radio televizionit shqiptar, mbeten (sipas mendimit të shumë specialistëve), përdoruesit, hulumtuesit më të shkëlqyer të gjuhës shqipe. Ata na kanë paraqitur idealen e një figurë morale të besueshme me pjekurinë, bukurinë e zërit, elokuencën, veshjen, qetësinë, seriozitetin, humanizmin, dinamizmin, prezencën, profesionalizmin, që sot rrallë mund ti gjesh në shumë folës apo drejtues emisionesh.
Të gjitha fjalët që shkrova më sipër për monopolin e medias, një ditë do të harrohen. Shumë shpejt, ashtu si do harrohen këto krijesa të mjera që frymojnë sipas një logjike shterpe. Ajo që do mbetet është gazetaria e vërtetë, ajo që ka mbetur deri tani, gjurmët e së cilës unë do ti përshkruaj një e nga një në këtë libër modest. Besojini këtyre njerëzve, sepse ata nuk janë krijuar nga politika, por nga profesioni.
Dhe jam i bindur që po kështu do t’i kërkoni edhe pas 10, 20, 30 vjetësh, apo më shumë, kur disa nga gazetarët të jenë edhe më pak profesionalë, edhe më pak njerëz. Që të mos humbë sharmi i këtij profesioni çdokush ka kohë të mësojë. Falënderoj gazetën “Telegraf” që nëpërmjet rubrikave të posaçme, më la hapësirat e veçanta, që të gjithë këta gazetarë që ishin ndër nismëtarët e krijimit të RTSH, të shpreheshin lirshëm dhe me sinqeritet.
Por lexuesi le ti gjejë mendimet e mia për ta, vetë jetën e tyre, apo historinë e krjimit të RTSH-së, në vetë fjalët dhe përgjigjet e tyre…

Filed Under: Analiza Tagged With: Albert Zholi, gazetaret, mediet dhe koha, në të cilën, po jetojmë

RREZIQET NDAJ EURO-ATLANTICIZMIT- (Po Shqipëria dhe Shqiptarët?)

October 7, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Javën që kaloi në Washington u mbajtë një konferencë e organizuar nga Qëndra për Analiza të Politikës Europiane ku morën pjesë akademikë, ekspertë të çështjeve dhe politikës europiane, diplomatë të huaj
dhe amerikanë. Forumi i gjashtë i këtij enti iu kushtua sigurisë në Europë, përfshirë rolit të NATO-s si dhe gatishmërisë së vendeve europiane, sidomos vendeve ish-komuniste, tani anëtare të NATO-s, për të luajtur rolin që u takon në këtë moment të historisë, e që u cilësua si periudha e “krizës më
serioze të sigurisë në Europë në disa dekada.”
Debatues të ndryshëm theksuan, sidomos politikën e ashpër anti-perëndimore dhe revizioniste që ka ndjekur Rusia e Putinit — përfshirë edhe sulmin rus kundër Ukrainës — që sipas ekspertëve, për arsye të ndryshme, por kryesisht ekonomike, ka shkaktuar tensione të mëdha edhe në radhët e Aleancës
së Atlantikut. Politika e Kremlinit, e cila përfshinë forcën ushtarake, propagandën, presionet ekonomike, diplomacinë dhe subversionin ndaj shteteve fqinje, sipas disa pjesëmarrësve në atë forum, po kërcënon sigurinë anë e mbanë Europës, me qëllim për të rivendosur hegjemoninë ruse në Europën Lindore ish-komuniste. Konferenca vuri në dukje rolin e NATO-s në Europë gjatë luftës së ftoftë dhe gjatë 25 viteve të fundit ç’rej shëmbjes së komunizmit, por u theksua gjithashtu fakti, se siç duket në Europën post-
komuniste po zbehet kujtesa e luftës së përbashkët kundër komunizmit, si dhe e rolit që dikur luante Amerika në punët europiane. Folës të ndryshëm, ekspertë të politikës dhe të marrëdhënjeve amerikano-europiane ngritën një numër çështjesh që prekin lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës,
si dhe rolin që duhet të luaj Aleanca e Atlantikut, NATO, në shekullin e 21-të. Përballë kësaj situate të pasigurtë në marrëdhënjet europiane dhe ndërkombëtare, konferenca e Washingtonit, javën që kaloi, çka është edhe me keq, theksoi gjithashtu se ndjenjat anti-amerikane në Europë, për një numër
çështjesh, janë në rritje e sipër.
Ekspërtë të ndryshëm, akademikë dhe përfaqsues të qeverive të ndryshme nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë, diskutuan mbi rolin që duhet të luajnë Shtetet e Bashkuara, NATO-ja si dhe vendet dhe popujt e Europës Qendore dhe Lindore, me objektivin për të përforcuar lidhjet strategjike transatlantike, ashtu që në të ardhmen të mënjanohet ndonjë krizë e mundëshme ndaj sigurisë në Europë, e shkaktuar qoftë nga politika e mbrendshme e shteteve ish-komuniste, qoftë nga politika hegjemoniste ruse, e cila gjithmonë peshkon në ujëra të turbullëta, përfshirë edhe Ballkanin perëndimor. Europa Qendrore/Lindore u karakterizua si një front i ri-aktivizuar lufte, ky si rrjedhim i sulmit rus kundër Ukrainës dhe sepse Moska po bën ç’mos që të frikësoj ushtarakisht dhe të shantazhojë
ekonomikisht vendet e rajonit.
Është e pamundur që edhe vizita e planifikuar e presidentit rus, Vladimir Putin në Beograd të mos shikohet në këtë prizmë. Sepse ajo po bëhet në një periudhë delikate dhe që përputhet plotësisht me politikën e re ruse të shantazhit dhe të frikësimeve ndaj vendeve të atij rajoni. Dhe si e tillë, politika e Rusisë së Putinit jo vetëm ka për qëllim të minojë përparimin e bërë në Ballkan këto 25 vitet e fundit, por është një sfidë e drejtë për drejtë ndaj autoritetit dhe influencës së Bashkimit Europian, të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor. Kujdes Ballkanin!
Atëherë, për ata që interesohen dhe ende dëshirojnë një Europë të lirë demokratike, të begatë dhe të sigurtë, të tërë dhe të bashkuar — çka duhet të bëhet përball këtyre sfidave ndaj sigurisë në Europë dhe si mund, dhe si duhet të përforcohen lidhjet transatlantike për të kundërshtuar rreziqet dhe sfidat e
mbrendshme dhe të jashtme, që i kanosen sigurisë në Europë.
Një prej folësve në forumin e javës së kaluar në Washington ishte edhe Victoria Nuland, Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Punët Europiane dhe Euro-Aziatike. Ajo u kujtoi të pranishëmve se këtë vjeshtë bie 25-vjetori i rrëximit të Murit të Berlinit dhe se dy dekada e gjysëm më parë, vendet e Europës Qëndrore, me shëmbjen e komunizmit, frymëzuan botën
duke kapur atë “moment shprese” dhe duke e transformuar atë në liri dhe
mundësi të reja për miliona veta në atë vende dhe duke rivendosur, sipas saj,
demokracinë liberale, me zgjedhje të lira, me institucione të pavarura dhe me
një liri të medias, anë e mbanë Europës Qëndrore dhe Lindore.
Zyrtarja e lartë e diplomacisë amerikane u tha pjesmarrësve të këtij forumi
se, “Sot ne jetojmë në një botë më të mirë, sepse Europa Qendrore 25 vjetë
më parë kishte zgjedhur rrugën e një Europe të lirë, të tërë dhe në paqë.”
Por ajo theksoi se kjo alternativë e zgjedhur nga këto vende 25 vjetë më
pare, “është nën kërcënim dhe në rrezik spese Europa Qëndrore gjëndet
përsëri përball një fronti, të një lufte për të mbrojtur sigurinë dhe vlerat
tona.” Këtë kërcënim, Victoria Nuland e karakterizoi si, “një luftë
të mbrendshme dhe të jashtme.” Si kërcënime nga jashtë, diplomatja
amerikane përmendi agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, si një rast kur një
vend i madh shtyp vendet e vogëla, kur të dojë e si të dojë. Ajo u ndal edhe
tek kërcënimi që paraqet grupi terrorist ISIL kundër sigurisë, begatisë dhe
vlerave perëndimore– kërcënim të cilin ajo e cikësoi si real dhe emergjent.
Ajo mirëpriti ndihmën e vendeve të Europës në luftën kundër këtij grupi
terrorist dhe bëri thirrje shteteve që të bëhet më shumë për të ndaluar
rekrutimin dhe financimin e këtij grupi në hapësirën transatlantike.
Ndërsa, Z.nja Nuland theksoi kërcënimet e jashtme ndaj sigurisë dhe vlerave
të vendeve në hapësirën euro-atlantike, ajo njëkohësisht nënvijoi se në
vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, “kërcënimet e mbrendëshme ndaj
demokracisë dhe lirisë janë po aq shqetsuese sa edhe kërcënimet e jashtme”.
Diplomatja amerikane përgjegjëse për çështjet europiane, vazhdoi duke
thënë se “dy kancerët binjakë, mangësitë në përforcimin e demokracisë dhe
korrupsioni, po kërcënojnë ëndërrën e shumë prej atyre të cilët kanë punuar
aq shumë për realizimin e saj, ç’prej vitit 1989.” Në një kritikë të drejtë për
drejtë ndaj disa udhëheqsve të këtij rajoni, ajo tha se, “Ndërsa ata përfitojnë
nga antarësimi në NATO dhe në Bashkimin Europian, ne mund të gjëjmë
udhëheqës në këtë rajon të cilët sillen sikurë kanë harruar vlerat mbi të

cilat janë ndërtuar dhe veprojnë këto institucione”. Ata, pohoi, ajo flejnë
rehat gjatë natës, të sigurtë se mbrohen nga artikulli 5 i aleancës së NATO-
s, ndërsa gjatë ditës, udhëheqës të këtyre vendeve ish-komuniste zbatojnë
një “demokraci jo liberale”, ndërkohë që i fryjnë nacionalizmit, kufizojnë
lirinë e shtypit dhe kritikojnë shoqërinë civile. Ajo kritikoi ashpër edhe ata
të cilët “mbrojnë zyrtarët e korruptuar nga persekutimi” për krimet e tyre,
ose “ata që anashkojnë parlamentin kur t’u teket e si t’u teket”. Zyrtarja e
lartë e Departmentit amerikan të shtetit tha ndër të tjera, në fjalimin e saj
duke theksuar se, nepërmjet antarësimit në organizmat euro-atlantikë, vendet
e Europës Qëndrore dhe Lindore duhet të jenë vigjilente, sepse, shtoi ajo, “Ne
mund të jemi të fortë vetëm atëherë kur të mbrojmë pluralizmin politik,
shoqërinë civile dhe të drejtën e individit për të kundërshtuar edhe mbrenda
kufijve tonë shtetërorë sfidat ndaj lirisë dhe demokracisë”. Jemi të fortë,
përfundoi diplomatja amerikane, atëherë, “kur qeveritë tona janë të pastra,
transparente dhe të përgjegjëshme, por edhe llogaridhënse ndaj popujve të
cilëve ato u shërbejnë.”
Po vlerat, për të cilat foli diplomatja amerikane, vlerat pra të
euroatlanticizmit, të lirisë dhe të demokracisë, të së drejtës të individit — a
janë kto vlera që zbatohen a po jo nga Shqipëria dhe shqiptarët, si vend
anëtar i NATOs dhe si popull që aspiron antarësimin e plotë në organizmat
euro-atlantike. 25 vitet e kaluara të sjellin dyshim. Mos vallë edhe
shqiptarët, 25 vjetë pas shëmbjes së komunizmit zyrtar e kanë harruar
historinë e tyre kombëtare të shekullit të kaluar. Cili ishte “momenti i
shpresës”, për kombin shqiptar apo kemi harruar, kur shqiptarët e donin
Shqipërinë si e gjithë Europa? A mos janë edhe udhëheqsit shqiptarë në të
gjitha trojet shqiptare në Ballkan pa dallim, ata të cilët natën flejnë rehat
nën umbrellën e sigurisë së NATO-s, e ditën praktikojnë politika shkatërruese
ndaj njëri tjetrit, duke minuar demokracinë dhe lirinë, në dëm të së ardhmes
së kombit shqiptar si anëtar në të gjitha organizmat euro-atlantike. A e
shohin udhëheqsit shqiptarë këtë lloj politike që ndjeket për një çerek
shekulli tani si të dëmshme sa janë të dëmshme edhe kërcnimet e jashtme?
Me të thënë të drejtën, janë shqetsuese tendencat dhe dukuritë e fundit në
Shqipëri për të rihabilituar figurën e diktatorit komunist Enver Hoxha, gjë që
të sjellë në mendë sistemin më të egër komunist në Europë dhe më anti-
demokratik dhe anti-NATO dhe më anti-vlerave perëndimore — ndërkohë që
udhëheqsit më të lartë të vendit dhe ministrat e qeverisë përulën para fugurës
së tij dhe marrin pjesë në parakalime të periudhës së komunizmit. A ndanë
Shqipëria këto vlera perëndimore për të cilat u diskutua në forumin e
Washingtonit javën e kaluar, me organizmat euro-atlantike si NATO,
anëtare e së cilës është, dhe me Bashkimin Europian, anëtare e së cilës
dëshiron të jetë. A i ndanë dhe ai i mbështet ky brez politikanësh, vlerat e
lirisë e të demokracisë, të lirisë dhe pavarësisë së medias, të lirisë së veprimit
të shoqërisë civile, të pavarësisë së gjykatave, të politikës së anti-korrupsionit,
të dënimit të zyrtarve të korruptuar, të pjesmarrjes në parlament dhe jo të
anashkalimit të tij. Sepse janë këto vlera të cilat kombi shqiptar, të pakën në
letër, është angazhuar të ndajë me botën perëndimore,të cilës thotë se i përket
dhe të cilës dëshiron t’i bashkohet, dhe t’i mbrojë në hapësirën e tij — në

trojet e veta — si pjesë e hapësirës së organizmave euro-atlantikë.
Janë këto vlera, jo të shekullit të kaluar, por janë vlera të cilat e janë provuar
se forcojnë lirinë, pluralizmin politik, shoqërinë civile, dinjitetin njerëzor dhe
të drejtat bazë të njeriut. Janë këto vlera të cilat e bëjnë më të lehtë dhe
kontribojnë për një qeverisje të pastër, transparente dhe përgjegjëse ndaj
popullit që duhet t’i shërbejë. I takon kësaj gjenerate, që të ndahet njëherë e
mirë nga një e kaluar e tmershme gjysëm shekullore, e që seriozisht të zbatojë
këto vlera, duke ruajtur dhe duke mbrojtur bekimet e lirisë dhe të
demokracisë, nëqoftse me të vërtetë ky brez politikanësh beson në këto vlera,
si bazë e veprimtarisë së tyre politike. Ky është një angazhim që duhet të
ritheksohet dhe të ripohohet nga ana e tyre, sidomos nga kjo klasë politike,
nga ky brez, dhe jo vetëm me fjalë, por me vepra konkrete për të bindur
popullin vet, por edhe miqët e jashtëm me të cilët pretendojnë se I ndajnë
vlerat perëndimore — duke u larguar nga “vlerat” e diktatorit që përfaqsonte
një sistem që jo vetëm nuk besonte në këto vlera, por i cili për pothuaj 50-
vjetë i luftoi këto vlera, që ndajnë shtetet europiane me njëra tjetrën si
anëtare të organizmave euro-atlantike, e që kombi shqiptar dëshiron tu
bashkohet. O me vlera të botës moderne të dinjitetit njerëzor ose me
kundërvlera të një regjimi antivlerë! Shpresoj që mangësitë e vlerave
demokratike të kësaj politike, të mos jenë “kërcënimi nga mbrenda”, për të
cilin foli diplomatja amerikane, Victoria Nuland në Qëndrën për Analiza të
Politikës Europiane, javën që kaloi në Washington.

Filed Under: Analiza Tagged With: Euro-Atlantcizmi, Franka Shkreli, Rreziqet ndaj, shqiptaret

KUSH MA VRAU BABANE ?

October 6, 2014 by dgreca

Ç`farë nuk duhet të harrojmë në këtë 70 vjetor?/
Nga Inxhinjer Agron Hasan DELIAJ/Nju Xhersi/
Gjatë kthimit në atdhe për pushimeve, më ra në dorë edhe vepra e z. Enver Lepenica “Parti komuniste, apo Parti terroriste?”. Është një vepër me dokumenta të Ballit Kombëtar të nxjerra nga arkivat e vendit tonë. Si hyrje autori ka preferuar të zgjedhë gjykime të Prof. dr. Beqir Metës, akademist, Prof. dr. Muharrem Dezhgiut dhe kryetarit të Ballit Kombëtar Mid`hat Frashëri, janë gjykime për ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore dhe veçanërisht për rolin e Ballit Kombëtar në atë periudhë.
Libri të fut në mendime të thella pasi pasqyron krime të përbindëshme të kryera nga banda terroriste e komunistëve shqiptar të udhëhequr nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo etj.
Pas botimit të kësaj vepra lexuesi shqiptar do të ketë në dorë jo vetëm dokumenta të Partisë Komuniste por edhe dokumentat e Ballit Kombëtar dhe ashtu siç thotë me të drejtë autori: këtë libër ia lë për gjykim brezit të ri dhe veçanërisht intelektualëve të rinj.
Këto dokuemnta që zënë afro 600 faqe më bënë edhe mua të mendoj e reflektoj thellë për atë kohë të zezë, se përse komunistët e Smokthinës me emrin Bako, Mevlan, Shanaj, Hybro Gaba dhe banda e tyre ma vranë babanë, për ç`farë fai?
***
Familja ime, Deliaj është autoktone në krahinën e Smokthinës. I pari Deli Ahmeti i ka rrënjët në fshatin Matogjin, në një shtëpi karakteristike, me portë me qemer të rrethuara me mure guri. Të tilla shtëpi në Smokthinë ishin të rralla në atë kohë, ishte ajo e Zaçe Xhelos në Ramice ajo e Musaraj në Matogjin. Thuhet se kur ustallarët i mbaruan shtëpit, Deliu u dha nga një grusht flori sejcilit, si shpërblim të punes së mirë.
Osmeni, djali i Deliut, iku nga fshati dhe ndertoi një shtepi dy katëshe në pronat e tija, jasht fshatit. Ai me bashkëshorten Hamite Ago nga Rromësi, lindi katër djem: Hasani, Hyseni, Ahmeti dhe Aliko, dhe pesë vajza: Hatje,Trëndafile, Hatika, Samine dhe Zela.
Të pes vajzat u martuan në familje fisnike dhe me emër të mirë në krahinë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, u pozicionuan kundër ideve komuniste si Ago Agaj, Sinan Leskaj, Bektash Zotaj, Xhezo Canaj dhe Bexhet Osmenaj.
Po kështu, familja ime u bë bazë e përpjekjeve për liri. Në shtëpinë tonë gjenin bukë e strehë si Fronti Nacionalçlirimtar ashtu edhe Balli Kombëtar. Familja ime ka pritur dhe perciell nga Balli dhe nga partizanët. Në janar të vitit 1943, xhaxhai im, Ahmet Deliaj, doli partizan dhe luftoi me armë në dorë deri në çlirimin e vendit duke mbetur edhe invalid.
Po si u shpërblye nga terroristët e kuq kjo familje?
Në krahinën e Smokthinës ekzistonte një çetë që e udhëhiqnin terrorista komunist si Bako Dervishaj, Mevlan Dervishaj, Hybro Gaba, Osmën Shanaj nga Sevasteri etj. Disa familje Smokthinjote të trembur dhe për t`i shpëtuar ndëshkimit nga operacioni gjerman ikën nga fshati dhe shkuan në Vlorë, në Risili e në vende të tjera. Ndër to edhe familja ime në prill të vitit 1944, u nis për në Vlorë.
Duke dalë nga fshati ndalëm në lagjen Hysaj, nën shtëpit e kriminelve Dervishjaj, sepse qëllonte një mitraloz, plumbat binin si breshe afro dhjetë hapa para nesh, pra nuk mund të bënim asnjë hap përpara. Ndërsa babai po mundohej të kuptonte se ç`farë po ndodhte dëgjoi një zë që thërriste: Ndalo aty dhe hajde lart!
E mbaj ment si tani atë ditë të zezë, se isha 6 vjec. Edhe tani me buçasen veshët nga ai tmerr i plumbave, dhe nga ai zë kobsjellës. Kuajt e ngarkuar me placka u trembën, shpëtuan nga kapistra dhe u turrën posht shkurreve.
Ne të gjithë u strukem në rrëzë të përralleve. I lebetitur, e kapa baban fort për xhakete. Ai më fërkoj kokën dhe më tha: mos u tremb! Kjo ishte përkëdhelja e fundit që mora nga babai. Ndërkohë, zëri që nuk e dinim nga vinte përsëritej vazhdimisht, në emër të babait: Hajde lart!
Babai në se do të kishte ndonjë faj përsipër e kishte të lehtë të ia mbathte pyllit, posht nga Parika, kështu i thonë një lagje të Mesaplikut, por i vetedishem se s`kishte bërë asnjë të keqe, përveç të mirave, vajti me këmbët e tij tek kriminelet komunist: Mevlan dhe Bako Dervishaj, fshatarët tanë.
Sipas dëshmive të të ndierit Mete Zogu nga fshati Bashaj, sepse edhe ai ishte kapur nga terroristet komunist, babanë tim e kane torturuar duke e rrahur me dru, aq sa i kane thyer edhe duart.
Babai është munduar të merrej vesh me ta duke u thënë: Ç`kini me mua, ç`fare u kam bere? Por ata i kanë thënë se ti je bërë streha e reaksionarëve të Ballit Kombëtar: Ago Agaj, Sinan Leskaj, Jahja Meçaj, dajua im, etj.
E pushkatuan në vend. Siç thotë dëshmitari Mete Zogu, Bako Dervishaj edhe pasi babai është shtrirë për tokë nga tortura dhe plumbat e ka qelluar me pistolet ne koke. Kufomën e xhveshën dhe teshat ja muarën.
Kjo është e verteta ose tragjedia e familjes që unë biri tij dhe gjith familja e vuajtëm gjith jetën tonë deri në vitin 1990. Sot, bijt e etrëve gjakatarë, trillojnë e mashtrojne se gjoja babai paska marrë pjesë në radhët e Ballit Kombëtar në dy luftime me partizanër që janë bërë në Velç.
Babanë e vranë në lulen e rinis në moshën 33 vjeçare. Ja lanë gruan të ve me katër jetim më e madhja 11 vjec. Xhaxhai im Aliko Deliaj, e kërkonte vëllanë, ku humbi! Këta bandit nuk i treguan të vërtetën dhe as vendin ku e kishin pushkatuar.
Xhaxhai i mjere, e kerkoj natë e ditë dhe mundi ta gjej vetëm pas një jave, në vendin e quajtur Maja e Ferrës, atje ku e kishin pushkatuar. Si sot i mbaj mend klithmat me zë të fort të xhaxhait kur qante: “O vella dereziu!”, klithma që prunë gjëmen në shtëpinë tonë.
Nga ai zë i përvajshëm, nëna u droth e tëra dhe më shtërngonte mua në gji. U hap kuja në pragun e Delije. Vajtën e muarën kufomën e babajt, qe nuk gezoj por i la femjët jetim. E varrosen të nesërmen. Hoxh, mulla Sulua, që ka larë kufomën e babait dhe ajo nëna ime e gjorë, e dinë se sa plumba kishin derdhur komunistët mbi trupin e tij.
Nëna ime si trimëresh nuk u përkul, perballoj shumë peripeci nga diktarura e Bakos dhe Mevlanit, dhe kriminelëve të tjerë komunist të Smokthinës, por kurre nuk ju nenshtrua.
Në votimet e vitit 1945 nëna së bashku me motrën Saminenë e hodhën votën në kutinë e zezë, siç i thoshin në atë kohë d.m.th. kundër Partisë Komuniste.
Nuk mjaftoi vrasja e babait, por nënës nuk i dhanë triskën e frontit, ose për ta kuptuar rinia e sotme e shpallën armike populli!
Në shtëpinë tonë nuk na vinte njeri, sepse kështu ishte në atë kohë armiku i popullit duhet izoluar dhe të mos i shkelë njeri në shtëpi as për të mirë dhe as për të keq. Vetëm dajua dhe hallat na vinin se dhe ata ishin “armiq të popullit”, si ne. Nëna punonte pa u prejtur asnjë ditë për të rritur fëmjët bonjak. Ka punuar si burrë edhe me pendën e qeve. Nëna ishte arsim dashëse, me shume sakrifica na arsimoj dhe, donte me çdo kusht që të iknim nga fshati në Vlorë e të shpëtonim nga komunistët e pa shpirt të Smokthinës.
Nëna u mundua shumë, për të marrë një vërtetim nga fshati që unë të ndiqja një kurs një vjeçar për gjeollog. Falë ndihmës së kryetarit të keshillit të fshatit Bashaj, Besho Iliazit, munda ta kryej atë kurs dhe më von të rregjistrohem në arsimin e lartë, pa shkëputje nga puna, në Fier për inxhinjer gjeolog.
Ne vitin 1974, Partia Terroriste me firmën e Ramo Tares, Bekim Pipës dhe Aliko Hoxhës, (babai i të cilit u vet var në degë të perrallit), udhëheqës të asaj partie famë keqe më pren të drejtën për të ushtruar profesionin e inxhinjerit për të cilën ishja diplomuar. Të pa ngopur me gjakun e babait që pushkatuan pa gjyq, mua me shpunë punëtor në puset e naftës, motrat punëtore në ullishte, kushririn Skeder Deliaj punëtor në frutore etj.
Djeme e xhaxhait, Alikos, mbarun arsimin e mesmen me mesatare note 10 dhe nuk u dhanë të drejtë studimi.
Xhahxanë tjetër, Ahmetin, që kishte qënë partizan, dhe më pas oficer, e çmobilizuan dhe i prenë pensionin e invaliditetit.
Partia terroriste e Bako Dervishit dhe e Mevlan Dervishit të pa ngopur me gjakun e babait, me persekucionin e xhaxhallarëve vazhdoj luften dhe me femijët tanë: vajza ime mbaroj arsimin e mesmen me mesatare 10 dhe nuk i dhanë të drejt studimi për arsye se kishte gjyshin të pushkatuar!!!
* * *
Lira e vërtetë që erdhi me Partinë Demokratike dhe përmbysjen e atij regjimi çnjerzor na gjeti si familje në vijën e parë të luftës për liri dhe demokraci. Ne dhamë shembullin e nëpunësve ne vizion europian.
Ne prill te vitit 1992, me emërun drejtor të Ndërmarrjes Kerkimit në Vlore. Reformat që realizova nuk prekën fshatarët e mi me gjithëse ishin komunist dhe kishin mbajtur ndaj meje një qëndrim armiqësor. Mane Bullën e mbajta ne profesionin e tij, Bako Jahaj, ish anëtar plenumi Komitetit të Partisë e mbajta në punë, po kështu Dalip Hasanin nga Velça, etj. Me këto veprime nderova vendin ku kam ler dhe familjen time fisnike dhe nuk u mora me biografi ashtu siç kishin bërë këta komunist që unë i mbajtja në punë.
Une gjithëmon kam dhënë kontributin tim modest për përparimin e Vlorës sonë të dashur, ne strukturat e Partise Demokratike, duke mbajtur poste të ndryshme drejtuese: si sekretar seksioni, kryetar i qendrës votimit, delegat ne konferencen Partis etj.
Erdhi viti famkeq 1997 , viti i trazirave, ku bijtë u munduan si etrit të merrin me grykën e pushkës pushtetin që ua kishin marrë ballisto – zogistët. U përsërit dhe një her vëllavrasja, terrori, dhe pabesia e bijëve.
Filloi terrori ndaj fëmijëve tanë: Vajzës, nëpunëse në prefekturë i bënë presion me armë të dorëzonte çelësat… Përpara këtij terrori si të etërve u detyruam te iknim në Tirane, për të shpëtuar jetën e fëmijëve. Lam vendin ku kishim lere dhe rritur te terrorizuar nga bandat terroriste komuniste.
Pavarësisht nga terrori ushtruar edhe në Tiranë u aktivizuam familjarisht në strukturat e Partisë Demokratike deri në fitoren e sajë në vitin e bekuar 2005. Pas kësaj fitorje i gëzuar se vendi do të ecte në udhën e lirisë dhe demokracisë, emigrova në Shtetet e Bekuara të Amerikës siç thoshin të parët tanë për atë vend.
* * *
Kur Bako Dervishi me suiten tashmë të rënë nga vakti nga poshtrimi që u bëri diktatori u muar me historinë e Smokthines së bashku më suiten qe i vinte nga mbrapa: ish spiunë dhe bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Historinë vazhduan ta falsifikojnë sipas mësimeve të kriminelëve Enver Hoxha e Hysni Kapo. Njerës pa dinjitet, shkruanin vetem per familjen Dervishaj, se ajo qënka familje që ka bërë luftën, që ka ndërtuar socializmin etj., dokrra si keto.
Per familjet atdhetare nacjonaliste dhe të persekutuar politik, vetem harresë, sharje dhe përbuzje të turpshme, kështu p.sh. në gazetën “Borba”, ose “Zëri i Popullit” më 25 nëntor1995, komunistët kriminelë të Smokthinës, spiunë të Sigurimit të Shtetit, botuan një artikull sipas të cilit Balli Kombëtar paska djegur, paska masakruar dhe e paska grabitur pasurine e smokthinjotëve!!! Harruan këta banditë të pa skrupullt se ishin ata që i muarën fshatarit tokën, bagëtinë dhe në fund edhe pulat e kotecit, duk e shndërruar fshatarin tonë kryelartë në një skllav të kohëve moderne.
Burrat smokthinjotë iu përgjigjën menjëherë këtyre spiunëve, këtyre barbarëve të ditëve tonë, përgjigje që po e botoj krahas këtij shkrimi, duke denoncuar krimet dhe bëmat çnjerzore të etërve të tyre.
Është krim dhe fatkeqësi për vlonjatët që një rrugë në lagjen Skele, ku kalojne ujrëat e zeza, ka emrin e kriminelit Mevlan Dervishaj, po kështu edhe një rrugë në Tiuranë, ku tregëtohen vjetërsira, ka emrin e kriminelit tjetër Bako Dervishaj. Nuk e di se ç`far kontributi kanë dhënë këto mostra, përveç krimeve çnjerzore ndaj vëllezërve dhe fshatarëve të tyre.
* * *
Është e pa falshme që në qeverinë e “Rilindjes” së Edi Ramës postet kyçe i kanë bijtë e etërve që mbytën Shqipërinë në gjak dhe lor mjerimi. Kështu mund të rilindë vetëm diktatura e moderauar dhe jo demokracia e Shqipëria.
Me këtë rast u bëj thirrje fëmijëve të tyre, nipërve dhe mbesave të lexojnë veprën e z. Enver Lepenicës etj., për të njohur fytyrën e vërtetë çnjerzore të etërve të tyre.
Këta atdhetarë kan shkruar historine e vërtetë të dhunës, terrorit dhe krimit të etërve tuaj, mbi bazën e dokumentave. Kjo është histori, jo ajo që bënë baballarët apo gjyshërit tuaj.

KRIMET ÇNJERZORË TË BANDËS SË KUQE TË MEVLAN E BAKO DERVISHAJ NË SMOKTHINË.
Përgjigje gazetës “Zëri i Popullit” datë 25 nëntor 1995

Komunistët janë kriminel të lindur, ata nuk ndryshojnë.

1. Maj 1943. Deklaratë e Hasan Alimerkos, i plotfuqishëm i Partisë Komuniste në Mallakastër:
“Tu hidhet bexinë në shtëpi, duke i djegur edhe fëmijët, vëllezër e ç`kanë në shtëpi, që kështu të marrën tmerr të gjith ata që kanë ndërmend të bëjnë ndonjë diçka kontra Partis…
Jemi në merak na shkruani, përse ngjau gjith kjo fatkeqësi. V.F.L.P. Të fala Hasani”.
(AQSH, F.18/AP, V. 1943, D. 29, f. 8)

2. Maj 2007. Deklaratë e kryetarit të Partisë Komuniste Shqiptare.
Pas 54 vjetësh nga krimineli Hasan Alimerko, në vitin 2007, Hysni Milloshi, pyetjes se kush janë armiqtë e popullit në ditët e sotme i jep këtë përgjigje :
“Ata që kanë drejtuar Shqipërinë pas vdekjes se Enver Hoxhës: Presidentët , kryeministrat, ministrant, deputetët, dhe fansat e tyre. Të gjith këta. Të gjithë.
Mënyra më e mirë për t’i zhdukur nga faqja e dheut qentë rrugaç do të ishtë sikur ndonjë lab t’i piqte në hell këta monstra dhe t’ua hidhte qenëve të rrugës. Duhet të gordhin të tërë.”
(Gazeta “ndryshe”, Tiranë, dt. 25.5.2007)
* * *
Smokthina është një krahinë e vogël në juglindje të Vlorës dhe përbëhet nga 4 fshatra: Ramica, Matogjini, Bashaj dhe Mesapliku. Që nga viti 1943, me urdhër të Dushan Mugoshës, banda terroriste e Hysni Kapos me dorën gjakatare të Mevlan Darvishaj dhe Bako Dervishaj, po nga kjo krahinë, ushtroi terror në këto katër fshatra të vegjël:
– Pushkatoi pa gjyq 24 fshatarë,
– Vdiqën në burgje nga torturat, mungesa e ushqimit dhe barnave 5 vetë,
– Zhdukën pa nam e nishan Gani Zykën nga Matogjini,
– Vuajtën pa faj në burgjet komuniste për motive politike 26 vetë,
– U arratisën jashtë shtetit për të shpëtuar kokën 23 vetë.
– Shumë familje vuajtën internimin në kampet e përqëndrimit komunist, të ngritur në kohë paqie, që ishin më të tmerrshëm se kampet nazi-fashiste, ndërmjet tyre tre gra: Zelë Meçorrapaj, Ismete Meçorrapaj dhe Fiqirete Meçorrapaj, nga viti 1945 deri më 1990-tën.

Ne, fshatarë të Smokthinës, që nënshkruajmë më poshtë, denoncojmë publikisht kriminelët terrorist komunist.
Denoncojmë botërisht terrorin dhe krimet e kryera në luftën vëllavrasëse gjatë viteve 1943 – 1944 nga komunisti Mevlan Dervishaj, komandant i një çete partizane dhe nipi tij Bako Dervishaj, të dy nga Ramica të cilët kanë vrarë me dorën e tyre, ose janë vrarë në prani të tyre.
Ne i akuzojmë për pushkatimin pa gjyq të:
1. Mahil Shabanit plak 70 vjeç, ish kryetari i parë i Këshillit Nacionalçlirimtar, të cilin e kanë masakruar barbarisht me thika, në tetor të vitit 1943, në vendin e quajtur Përroi i Percës, në të dalë të fshatit Matogjin.
2. Lesko Deromemaj, u masakrua me thika së bashku me Mahil Shabanin, deri sa u doli shpirti!
3.Hasan Deliun nga Matagjoni, në prill të vitit 1944, sipas dëshmitarëve që jetojnë, ende sot, e kanë masakruar me thika dhe rrahur me dru. Trupi i tij u gjet nga i vëllai në një rrëke në vendin e quajtur Maja e Ferrave.
4. Dalan Kokën nga Matogjini, e kanë vrarë brenda në spital në Tiranë ku ishte duke u mjekuar nga plagët që kish marrë në luftën me nazistët në Prezë të Tiranës.
5. Ismail Birçaj nga Ramica e arrestuan në një shtëpi të fshatit ku ish si mik dhe e pushkatuan në oborrin e xhamisë së fshatit.
6. Safet Birçaj, u pushkatua së bashku me Ismailin, të cilin e kishte kushëri, ndërsa po kthehej nga Vlora me një trastë me bukë!
7. Qani Liçaj nga Ramica, pasi e torturuan e pushkatuan në afërsi të fshatit.
8. Nexhip Agaj nga Ramica e nxjerrin me forcë nga shtëpia dhe e pushkatojnë.
9. Sako Deromemaj nga Mesapliku e pushaktuan në një rrugë të fshatit.
10. Hasan Muçohasani nga Mesapliku e pushkatuan pranë shtëpisë së tij.
11. Halim Derri nga Bashaj e pushkatuan pranë shtëpisë së tij në fshatin Mekat.
12. Neim Meçorrapaj nga Mesapliku i cili ishte sakat dhe i paralizuar. E nxorrën zvarrë në oborrin e shtëpisë e pushkatuan përpara gruas e fëmijëve dhe i vunë zjarrin shtëpisë brenda së cilës u dogj edhe një fëmijë 4 vjeçar.
13. Jaup Koçiu nga Mesapliku e kanë marrë nga shtëpia dhe e kanë pushkatuar në Boder.
14. Murat Sullaj, nga Mesapliku, u pushkatua së bashku me Jaup Koçiun në Boder.
15. Sulo Alushi nga Mesapliku e pushkatojnë në Matohasanaj
16. Mustafa Alushi nga Mesapliku e pushkatojnë së bashku me Sulo Alushin në Matohasanaj.
17. Veledin Kocaqi u pushkatua në Drashovicë në çezëm ndërsa ishte duke pirë ujë.
18. Fejzo Ruka nga Ramica u vra në pritë.
19. Istref Meçorrapaj 18 vjeç nga Mesapliku e vranë në pritë dhe e xhveshën lakuriq duke i marrë të gjitha rrobat e trupit dhe orën e dorës.
20. Hysni Jaupaj u vra në pritë
21. Malo Z. Lelaj u vra në pritë, ditën që u inagurua Çeta e Smokthinës “ Zigur Lelo”, po atë ditë komunistët dogjën edhe shtëpitë e Xhemil Meços, udhëheqës i Ballit Kombëtar.
22. Xhemil Ruka u vra në pritë
23. Refit Hyseni u vra në pritë
24. Petref Agaj, u dënua me vdekje më 1949 dhe u deklarua pushkatimi i tij, por në burgjet
komuniste ai ka qenë i gjallë deri në vitin 1960, pastaj humbi çdo e dhënë për të.
* * *
Shumë njerëz kishin planifikuar për të vrarë Mevlan Dervishi, Bako Dervishi, Dane Mehmeti e banda e tyre territoriste, por që ata për fatin e tyre u shpëtuan plumbave të pabesë të komunistëve të Smokthinës, si:
– Bego Veshi i cili u shpëtua nga e kunata duke e futur në sepeten e nusërisë.
– Hysni Hyso Prronaj dhe Alush Manxhar Agaj u arrestuan nga komunistët terorist tek kullosnin bagëtinë u mbyllën në katuan e shtëpisë të EminVejko Muçaj. E zonja e shtëpisë Tatua natën u hapi derën e katoit dhe ata u arratisën.
– Ali Balaj nga Matogjini u vu para skuadrës së pushkatimit, por revolta e bashkëfshatarëve i shpëtoi jetën.
– Maze Merkën e morën forcërisht partizan dhe ai u arratis. Komunistët pushkatuan dajon e tij Hasan Hamzo sepse kish ndihmuar nipin.
E me shembuj të tillë mund të vazhdonin gjatë …
* * *
Të gjithë janë vrarë nga bashkëfshatarët e tyre, Mevlan e Bako Dervishi arbritrarisht pa gjyq, për mëritë, cmira apo motive të dobëta dhe për hakmarrje, apo bindjet antikomuniste të viktimave.
Për të justifikuar krimet praktikuan shpifje, falsifikime, mashtrimin e prapaskenat. Ata, në kurriz të viktimave të tyre u bënë pashallarët e vendit.
Gjatë viteve të diktaturës enveriste, si karrieristë arritën në poste të larta dhe u vunë këmbën në fyt e u zunë frymën smokthinjotëve. Ata i shpallën luftë humanizmit, dhe fitoi shtypja e terrori fizik e psikologjik.
Duke qenë të pangopur dekada të tëra, kur bënë ç’deshën, ata përsëri vazhdojnë të njëjtin avaz, duke shpifur e zhgaravitur me shkrimet e tyre në “Zërin e Popullit”. Ata ngacmojnë pa u ngacmuar, ndezin përsëri urat në vend që të heshtin.
Mevlani e Bakoja këta sadistë, personifikim i ligësisë së rracës njerëzore, mbi të cilët rëndon turpi dhe mallkimi i grave shamizeza, nënave smokthinjote edhe sot vazhdojnë avazin e tyre të vjetër: Përdoren për elektorat. Ata jetojnë, me ëndërra për aventura gjakatare.
Është në nderin dhe interesin e kombit që t’u pritet dora e zezë dhe gjuha e nepërkës e të mbërthehen në shtyllën e turpit Mevlanët e Bakot, që të marrë frymë lirisht Shqipëria, për t’u shkëputur një herë e përgjithmonë nga e kaluara e saj katran.

(Për më gjerë lexo: Edison Musaraj “Smokthina dhe Smokthinjotët” Vlorë 2006, f. 84 -86,
dhe gazetën “Balli i Kombit”, dt. 29.2.1996, f.6)

Jaho Leskaj
Agron Deliaj
Feti Rexhepi
Hamit Meçorrapaj
Qerem Leskaj
Fadil Meço
Bardhosh Derri
Edison Musaraj
Brahim Birçaj
Namik Manxhari
Çerçiz Sulaj
Zija Meço
Kaiser Deromemaj
Merko Liçaj
Kujtim Meço etj.

Filed Under: Analiza Tagged With: 70 vjetori, Agron Hasan deliaj, Enver Lepenica, Kush ma vrau babane

Enveri vdiq, kujdes metastazat e tij!

September 18, 2014 by dgreca

Nga Marjana Bulku/New York/
Edhe pse vitin 1985 e lamë pas e bashkë me të portretin, botimet, përmendoret e tij ,,,duket sikur dicka ështe ngurtësuar ndër ne , ajo që ndoshta nuk arriti të shembej kurrë, një kult, një filozofi, ajo e nënshtrimit ndaj të keqes ,si dorëzim ndaj saj, pa e kundërshtuar, refuzuar, mohuar.
Rëndom lexoj se si të guximshmit , ”trimat”, apo protagonistët e momentit ngrihen mbi vdekjen si ngadhnjimtarët e filmave që koha e tij dirigjoi , duke harruar se Enveri ka lënë pas metastazat kudo në mentalitetin tonë , atë shoqëror, kulturor, ekonomik, politik, infrastrukturor,madje deri në mjediset e ngushta ku debati të shpall mik ose armik, ku fjala tjetërsohet, ku liria ,qoftë kjo edhe e mendimit dënohet dhe cfarë është më e keqja ku mendimi i lirë censurohet nga : nihilizmi, injoranca dhe militantizmi i sëmurë .
Kur përmendoret e tij shembeshin nga po ai popull që pranoi ti ndërtonte, nderonte ato, mendoj se nëpër mendjet tona të skllavëruara qenkërka ndërtuar një sistem mjaft imunitar që nuk ditkërka të reagojë përballë sistemeve që gjenerojnë padrejtësi.
Enveri vdiq,por kur dëgjoj të permendet kaq dendur filloj të besoj në pavdekësinë e tij.
Mjaft më!!!! (ndjesë për urdhëroren, krejt jasht natyrës time) Por ndjehem e lodhur nga ironitë, paroditë, politikat e varfra , ndoshta qëllimisht ,që na e sërvirin kaq shumë , qoftë edhe si luftëtarë të paepur të tij. Sejcili me sjellje dhe mendim, me akte dhe reflektim, me debate dhe ndërveprim mund të ndikonte ,të ndikojë sadopak që metastazat e tij kancerogjene të neutralizohen.
Urrejmë njëri -tjetrin për përkatësi të ndryshme politike, fetare, shoqërore, gjeografike???
Dhunojmë pronën e tjetrit, varrosim mendjet dhe stimulojmë padrejtësisht e në mënyrë preferenciale?
Nuk kuptojmë se konkurrenca kur ajo është e lirë dhe bazuar në rregulla është liri???
E ke të pamundur të dëgjosh dikë që edhe pse nuk të pëlqen apo s’je dakort ,prapë është më mirë ta dëgjosh sesa tia dhunosh lirinë duke e shpallur të padëshiruar???
Fjala transparencë , konsesus, janë gjithmonë e më të rralla ndërsa si praktikë tingëllojnë të huaja????
Kush po e ringjall Enverin sot??? Të më falin nostalgjikët ,por e di se edhe ata e kuptojnë më së miri se cfarë nga qënia dhe vepra e tij i shkaktoi kancer këtij vendi dhe popullit të tij.Imituesit e tij apo viktimat?! Imituesit e tij janë shumë dhe ngado ,”pushtetin me cdo mjet edhe pse rrënon dicka apo gjithcka përreth” tingëllon si parrullë fitrjesh. Ndërsa viktimat,,, gjithashtu shumë janë gjithmonë të pafat, por fati i tyre është shpesh herë varri i diktatorëve ndoshta edhe përjetësia e tyre. Koha do ta vlerësojë!
Mjaft përmendët Enverin , personalisht më shkaktoni lodhje dhe neveri, dikujt tjetër zemërim dhe i zgjoni inate e mëri apo edhe revansh. Do doja të mos ia pëmendja emrin,por ja që edhe unë e bëra.Ai ka vdekur krejt natyralisht nën rrëketë e lotëve hipokritë, formalë, ndoshta edhe realë por deri në dalldisje alla shqiptare.Ka dicka tjetër që duket se u ringjall ndërsa ai jepte shpirt : Imituesit e tij. Ndërsa viktimat rënkojnë dhe heshtin po njësoj,ikin dhe harrojnë pa kërkuar shpagim ,por deri në mos harrim. Zërat e tyre si jehonë flasin ,rrëfejnë, tregojnë për ato metastaza që ndërprenë jetë.
Që metastazat e tij të vdesin gjithashtu na servirni me ndershmëri për cdo ditë dicka tjetër ,modelin e një realiteti të shëndetshëm ,pa na e imponuar, pa u rebeluar nga kundërshtimi, pa u hakmarrë nga refuzimi ,pa na mashtruar se jemi një fanar që ndricon botën.Edhe gënjeshtrat dhunojnë. Vërtet nuk guxoni të artikuloni se cfarë po ringjallet në këtë vend?! Apo pushteti ju ka errësuar arsyetimin dhe guximin. Shkaku ishte enveri, pasoja është indiferenca që nëpër konferenca dhe komisione nuk është gjë tjetër vecse show i rradhës. Drejtoni sytë nga viktimat , ato që heshtën , ato që u varrosën si qytetërimet e vjetra nën gërmadha jetësh , nëse doni të dërrmoni pëfundimisht metastazat e kancerit të tij le të flasin viktimat dhe jo vetëm xhelatët.

Filed Under: Analiza Tagged With: Enveri Vdiq, Marjana Bulku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 869
  • 870
  • 871
  • 872
  • 873
  • …
  • 970
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një reflektim mbi “Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes” të ShBA-së, miratuar ditët e fundit
  • “Ukrainë, paqe e pamundur me pushtuesin (Putinin)”
  • INSTITUTI I KUJTESËS KOMBËTARE SHQIPTARE NË STUTTGART
  • Presidentja Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, z. Riho Terras
  • ROLI I SALI BUTKËS NË SHPALLJEN E REPUBLIKËS SHQIPTARE TË KORÇËS
  • Klubi “Flas Shqip” dhe “Vatra Miami” organizuan festë madhështore në nder të Flamurit Kombëtar në Miami Florida!
  • Nxënësit e Alba Life valëvisin Flamurin Shqiptar gjer në kupë të qiellit në Bronx
  • Robert Lulgjuraj Meets with the Extraordinary History and Legacy of VATRA in New York
  • NYC Flag-Raising Ceremony at the Charging Bull on Wall Street with Mayor Eric Adams!
  • Dr. Rexhep Krasniqi, një jetë e përkushtuar për arsimin, kulturën dhe çështjen shqiptare
  • LASGUSH PORADECI, NJERIU TOKËSOR
  • ROMANI “I ARRATISURI”- VLERA TË SPIKATURA TË RRËFIMIT BASHKËKOHOR
  • E ardhmja e kombit, e përkrahur nga LAPSH-i, prindërit dhe dashamirësit e gjuhës shqipe, kremtoi 28 Nëntorin në zemër të Zvicrës
  • Libri “Fortesat e Drinit në shekujt IV–VI” 
  • NJË REFLEKTIM PERSONAL NË 10-VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM  TË SH. T. Imzot RROK MIRDITËS KRYEIPESHKVIT TIRANË-DURRËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT