• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDËRMARRJE DHE POLITIKË: BERLUSKONI DHE TRASHËGIMIA E VËSHTIRË

June 22, 2023 by s p

Nga ERNESTO GALLI DELLA LOGGIA/

Mbas një mirësie e një ëmbëlsie shumë milaneze Silvio Berluskoni fshihte një temperament e një vullnet çeliku. I turbulluar nga mijëra interesa, i pajisur me mijëra jetë e mijëra aftësi, tejet i qëndrueshëm ndaj fatit të keq dhe humbjes, i gatshëm gjithmonë të rifillonte pa dhënë kurrë veten për të mundur: një temperament prej çeliku, pikërisht. Ndërsa Forca Italia, krijesa e tij politike, ka mbetur gjithmonë një parti plastike: mbledhëse e miratimeve të mëdha zgjedhore, sigurisht, por gjithmonë pa aftësinë e vërtetë të jetës së pavarur, pa organe të vërteta të brëndëshme, pa asnjë lloj nyjëzimi territorial për veprimtarinë e të cilit njihej. Pra një krijesë e bindur në duartë e pronarit të saj që kështu e donte gjithmonë. Pikërisht kjo dyfytyrësi – nga një anë cilësia e njeriut dhe jashtzakonshmëria e rolit të tij në ekonomi e nga ana tjetër mangësia e krijesës së tij politike – ndihmon në daljen në pah të kuptimit të pranisë qëndrore të Silvio Berluskonit në historinë e Italisë.   

Berluskoni i përket atij rrjeshtimi të sipërmarrësve të mëdhenj, të pajisur me një shpirt gjenial përtëritës që, duke filluar nga vitet Pesëdhjetë të shekullit të shkuar, shënuan hyrjen e Italisë në numërin e Vëndeve të mëdha industrialë bashkëkohorë. Rrjeshtimi i Enrico Matteit, të Giovanni Borghit, të Enzo Ferrarit, të Serafino Ferruzzit, të Michele Ferreros: Kavalieri ishte i asaj race.

Nuhatja e tij dhe fati deshën që fusha kryesore e veprimit në të cilën në një çast të dhënë vendosi të çimentohet qe televizioni, i cili ishte sektori që për arsye të natyrshme politike është më i gërshetuar me jetën publike e prandaj më i afërti me politikën, me interesat e saj pak a shumë të ligjëruara e pra edhe me kundërshtitë e saj. Silvio Berluskoni  u gjënd fatalisht i shtrënguar të ketë të bëjë në një masë të madhe me politikën, t’a përdorte atë e të ruhej prej saj. Si pasojë, më 1992-93, me rënien e perdes së rehatëshme të ndërmjetësimit të ofruar për vite nga kraksizmi, ai hyri drejt për së drejti në politikë, për t’u bërë ai vetë një politikan.

Që nga ai çast ndodhia e tij bëhet shëmbullore për shumë gjëra, por veçanërisht për njërën: për mënyrën e qëndrimit kundrejt politikës të atij që vjen nga bota e të vepruarit, të sipërmarrjes. Në fakt, Berluskoni ka qënë një shëmbull përfaqësie i kulturës politike t’asaj bote. Së bashku me të i kulturës politike të një pjesë të mirë të votuesve italianë: të atyre që vërtiten rreth universit shumë të gjërë të sipërmarrjes së vogël, të tregëtisë, të mijëra njerëzve që synojnë të bëjnë pjesë në njërën apo tjetrën. Janë njerëz që në përgjithësi kanë idetë shumë të qarta (e shpesh edhe të drejta) mbi ato që duan nga politka, mbi ato që politika do të ishte mirë të bënte, edhe se pothuajse kurrë mbi mënyrën se si këto gjëra do të mund të bëheshin në të vërtetë.

Në asnjë rast nuk ishin armiq të rendit të ngritur. New York Times i pardjeshëm ka titulluar nekrologjinë e Sivio Berluskonit: “Lamtumirë njeriut që n’a dha Trump-in”. Asgjë më e gënjeshtërt. Kurrë Berluskoni do t’i kishte shtyrë ndjekësit e tij të sulmonin Monteçitorion (prova më e madhe subversive që mund t’i vishet qe disa vite më parë një kor prekës i pesëdhjetë parlamentarëve të Forca Italias përpara Pallatit të drejtësisë së Milanos). Ata që për vite kanë folur përçart  për Kaimanin të gatshëm të nxiste harbutërinë për të vënë në hekur e në zjarr Italinë, tani nuk mund të mos njohin lajthitjen e tyre.

Është ky një gabim themelor nëse do të kuptohet çështja e Berluskonit: një gjë është kundërpolitika, një tjetër qëndrimi jashtë saj. E kjo qe veçoria në të cilën ish kryeministri ishte një kampion natyror (duke fituar kështu suksesin që ka patur në njerëzit e zakonshëm). Të gjithë përbërësit e përditshëm të praktikës politike demokratike – që nga grindjet parlamentare tek deklaratat e mbushura me nënkuptime – nuk i thonin asgjë. Por në të vërtetë pak i interesonte,  me gjasë ndoshta e mërzisnin  edhe marrja e vendimeve, edhe qeverisja kur bëhej fjalë për gjëra larg nga interesat e tij (nuk e kam fjalën vetëm për ndërmarrjet e tij).

Nuk është një gjë e rastit që qeveritë Berluskoni, edhe se kanë patur gjatë shumica të mëdha, kanë qënë në shumë drejtime një koleksion premtimesh e rastesh të munguara. Po të mendohet mirë është një gjë shumë e veçantë për një njeri që në pak vite qe i afë të bëjë atë që ai ka bërë. Megjithatë ai u tregua pashpjegueshmërisht i paaftë të vendoste e të ndryshonte mprehtësisht pikërisht aty ku do t’ishte më e natyrshme që të vendoste e të ndryshonte: për shëmbull në reformimin e makinës së administratës publike e rregullave të saj, në shpyllëzimin e xhunglës burokratike italiane, në fshirjen e institucioneve dhe enteve të kota, në dhënien e një shtyse vepruese investimeve publike (rasti tipik puna e kantiereve), në uljen e taksave. Shkurt të sendërtonte atë revolucionin liberal aq të premtuar e madje as të filluar.

Çështja është që “të bërët e ndërmarrjes” është një gjë mjaft e ndryshme nga “të bërët politikë”. Përvoja e Berluskonit vërteton jo vetëm këtë ndryshim, por gjithashtu një të dhënë historike të rëndësishme: vështirësinë e klasës së sipërmarrësve italianë të kuptojnë në të vërtetë mekanizmat e politikës, hyrjen në logjikat e saj, e pra thjeshtëzimin , qëndrimin shumë shpesh të epërsisë së kollajtë  me të cilën shpesh herë  përfaqësuesit e saj i afrohen politikës dhe atij që jeton me të e për të. Bëhet fjalë për një vështirësi e qënie dorëjashtë në të cilën peshon në mënyrë vendimtare një e dhënë tjetër, fakti që nuk mund të njëjtësohet me politikën, nuk mund t’a ndjejë si gjënë e tij, të dëgjojë pasionin “për t’a bërë”, që së fundi do të thotë pikërisht pasion për të vendosur për llogari e në interes të bashkësisë , nëse nuk ka atë që quhet ndjenja e Shtetit, t’atij Shteti që nuk është tjetër veçse organizimi politik i një bashkësie, nëse nuk ekziston vetëdija  e rëndësisë vendimtare të institucioneve të tij, të historisë së tyre, të vlerës së tyre, të dobisë së tyre. Është një vetëdije e tillë, që ashtu sikurse shumë kolegë të tij, Silvio Berluskoni nuk e kishte në masën e duhur, e që jep ndihmesën për të shpjeguar kufizimet e veprimit të tij politik dhe trashëgiminë e vështirë që ai i le Forca Italias.

“Corriere della Sera”, 19 qershor 2023    Përktheu Eugjen Merlika      

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Eugjen Merlika

Keti Schneeberger, tubim në përkrahje të Republikës së Kosovës

June 20, 2023 by s p

Hazir Mehmeti, Vjenë/

Ngritja e tensioneve në veriun e Kosovës dhe rrezikimi i Kosovës nga kërcënimet nga Serbia e Aleksandër Vuqiqit, ka ngritur lëvizje protestuese të shoqatave dhe institucioneve të shumta edhe jashtë Kosovës. Në Vjenë u mbajt tubimi mbështetës për Kosovën në këto rrethana të rënduara në veri të nxitura nga bandat e armatosura serbe të dirigjuara nga Aleksander Vuqiq, ish ministër i bashkëqeverisjes me satrapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
Organizatore ishte kryetarja e shoqatës “Vienna goes Europa” dhe këshilltare lokale në Bashkimin Evropian, Kati Schneeberger. Tubimi u mbajt në “Platz der Menschenrechte” ( Sheshi i të Drejtave të Njeriut), në Vjenë. Në mbështetje të Republikës së Kosovës kishin ardhur mërgimtarë shqiptarë nga disa qytete të Austrisë. Zonja Schneeberger falënderoi qytetarët e tubuar dhe u shpreh se të tubuar mesazhet marrin forcë drejt cakut të duhur. Qytetarit mbanin pllakata me mbishkrime ku kërkohej mbështetje për demokracinë. “Mbroni demokracinë dhe paqen” “Qëndroni me Kosovën”, “Ndaloni autokratët!”

Në fjalën e saj Keti Schneeberger u ndal duke përshkruar takimet e saj me qytetar shqiptarë, serb, boshnjak nga vizita e saj e fundit në Kosovë. Ajo mes tjerash tha : “Nga të gjitha kontaktet me njerëz të nacionaliteteve të ndryshme të gjithë dëshirojnë të jetojnë në qetësi, të kujdesën për jetën e tyre. Ata nuk dëshirojnë të jenë top loje në shërbim të kurrfarë lloj regjimi autokrat. Ata dëshirojnë të kenë sistem arsimor, punë, një sistem funksional shëndetësor, aktivitete dhe mundësi për të rinjtë. Dëshirojnë thjesht; jetën në rahati me njëri tjetrin pa korrupsion, pa banda dhe pa përzierje nga Beogradi”. Zonja Schneeberger u ndal edhe tek reagimet e BE-së jo të drejta duke e dënuar institucionet e Kosovës e cila vepron në shtrirje të funksionimit të ligjit dhe rendit në territorin e saj, kurse Serbia shkaktare e konfliktit duke mbështetur bandat kriminale të cilat sulmuan policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it.
Nga mërgimtarët me fjalime të shkurtra iu drejtuan qytetarëve, Idriz Smajli dhe Fatmir Osmani, veprimtar nga Grazi. Pjesëmarrja e mërgimtarëve nuk ishte ashtu siç është pritur masive kur dihen rrethanat e renduara në Kosovë. Mërgimtarët e falënderojnë Zonjen Keti Schneeberger për mbështetjen e saj dhen drejtësisë dhe Republikës së Kosovës.

Filed Under: Ekonomi

Kthesë historike për Kosovën 19 qershori 1998

June 19, 2023 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Në kohën kur Kosova ishte sulmuar nga brutaliteti i forcave serbe, duke vrarë dhe djegur shumë regjione si Drenicës dhe Dukagjinit dhe viset tjera të Kosovës gjatë verës së vitet 1998.

Krimineli Millosheviq i premtonte qeverisë ruse se do të zhdukte UÇK-në para se të fillojë negociatat me shqiptarët e Kosovës.

Më 19 qershor 1998, Këshilli për Siguri Kombëtare me prezencën e të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Qeverisë së SHBA-së, merr vendimin historik për UÇK-në që përfaqësuesit e saj të jenë pjesë e negociatave për statusin e Kosovës.

Me këtë vendim u njoftua edhe presidenti Ibrahim Rugova që në grupin negociator të Kosovës përfshihen edhe përfaqësuesit politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fillim të qershorit, i dërguari amerikan për Kosovën Kristofer Hill kishte takim në Mali¬shevë me përfaqësuesit e UÇK-së dhe pas atij takimi, ishte ne linje direkt me përfaqësuesit e Këshillit për Siguri Kombëtare që ishin në takim në Uashington duke ju raportuar nga zonat e luftës në Kosovë.

Në takimin e 19 qershorit, Këshilli për Siguri Kombëtare i SHBA-së, në mes të shumë konkluzioneve për Kosovën, mori vendim që UÇK-ja duhet t’i ketë përfaqësuesit e vet, në negociatat e ardhshme për Kosovën, sepse, partitë aktuale në Pri¬shtinë nuk mund ta përfaqësojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në negociatat e ardhshëm për statusin politik të Kosovës.

Mos uniteti i faktorit politik shqiptar ishte shumë i papranueshëm edhe për përfaqësuesit e Qeverisë Ame¬ri¬kane që ishin të vendosura për zgjidhjen e statusit politik të shqiptarëve të Kosovës përballë Serbisë përkundër përpjekjeve e kishin po¬thuajse të pamundur ta detyronin që të tërhiqet nga Kosova.

Sllobodan Millosheviqi i kishte premtuar Rusisë se gjatë verës do ta shkatërronte UÇK-ë dhe ne vjeshtë do të fillojnë negociatat për një autonomi të Kosovës që nuk rrezikon sovranitetin e Serbisë në Kosovë.

Në këtë ditë të shënuar, ishte vendimtar presioni i SHBA-së që legjitimoi me qëndrim zyrtar UÇK-në në nivel ndërkombëtar.

Vendimi që të përfshihen përfaqësuesit politikë të UÇK-së në arritjen e paqes në Kosovë, ishte e arritur me domethënëse për të ardhmen e Kosovës.

Nga 19 qershori i vitit 1998, UÇK-ja ishte partner i ndërkombëtarëve që së bashku punuan për të arritur paqen në Kosovë.

Duke falënderuar vendosmërinë e diplomacisë amerikane që ishte e pa kompromis deri në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, dhe pas çlirimit të Kosovës, UÇK ishte partner i besueshëm.

Gjurmët e krimeve dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, ishin në të gjithë Kosovën, andaj, argumenti i diplomacisë amerikane pro UÇK-së ishte tepër bindës dhe i qëndrueshëm, për të ndihmuar një popull të fitonte lirinë dhe shtetin.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Lulzim Nika

Lisi

June 17, 2023 by s p

Naum Prifti/

Në bregoren e livadhit qe një lis të cilit nuk ia mbanin mend moshën ngaqë dukej sikur kishte qenë aty jetë e mot. Qe i lartë, i hijshëm dhe i fortë. Zemrën e kishte tepër të madhe e të hapur. Aty mund të futeshin njerëz të mirë dhe fëmijët, të cilët i donte shumë. Nëpërmjet zemrës së tij të hapur tejpërtej mund të shihje qiellin e kaltër, retë e bardha, manushaqet e muzgut, xixëllimën e yjeve.

Ishte i gjerë, me gunga e kore të plasaritur; shumë herë shqota e kishte shtyrë po s’kish mundur ta rrëzonte se rrënjët qenë pleksur me dheun e tokës që e kishte rritur.

Oh, si gjëmonte gryka e tij kur sokëllinin erërat e ftohta të lindjes, si i priste trimërisht ngricat e dimrit, rreshjet e dëborës, shqotën e furishme. Pranverës gëzohej e tundte krelat e gjelbra duke përshëndetur diellin kur çilte syrin nga maja e malit me gëzimin e një fëmije. Gazi i lisit ishte i çiltër, ashtu si edhe zemërimi i tij. Kur qielli dërgonte mjegull, ajo e mbulonte një hop, po sapo mjegullën e shtynte era, ai përsëri ishte aty në bregoren e tij.

Dëgjonte çuçurimat e zogjve në degë, mbante vesh kalimtarët, shihte milingonat që ngjiteshin e zbrisnin lëvores së trashë dhe thoshte: “Pa çka, le të marrin dhe ato ushqim.” Veç kur zhuzhitnin mushicat, ato s’mundej t’i duronte.

Dimret kalonin e ai po aty. Ndërronte gjethet dhe mbetej gjithmonë i veshur. Druvarët, që kalonin afër tij, e shihnin si një zgërbonjë që rrinte kot në këmbë nga kohët e moçme pa e parë se trupi i tij ushqehej nga toka dhe fletët që binin në dhe, e bënën atë të pjellshme. Druvarët shanin lendet e tij se u dukeshin të forta e të athta. Ata donin t’u gjenin punë sëpatave.

Druvarët nuk mundën ta rrëzonin, pleqëria po, e mundi këtë pranverë. Dhe kur u rrëzua dhe në bregore nuk shihej më trupi i tij e panë sa i madh kishte qenë. Edhe për ne që ishim mësuar me hijen e tij, dhe na dukej se do ta shihnim përjetë aty, me fletët që hapeshin mbi tokën e butë si duar, me vathën e lendeve që tundeshin në ajër, kur një mëngjes nuk e pamë më, zbrazëtia u zgjatua deri në zemrat tona.

S’ është më…

Prill 27, 1982 – Prozë poetike shkruar në sallën e Bibliotekës Kombëtare, Tiranë, pas ceremonisë së varrimit të Profesor Skënder Luarasit.

PS: Përzgjedhur nga familja, ky krijim sot i përshtatet mirëfilli Naum Priftit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Naum Prifti

LA NUOVA ITALIA (1930) / PSE DUHET LEXUAR LIBRI “SHQIPËRIA E MBRETIT ZOG” I GUSTAVO TRAGLIA-S ?

June 15, 2023 by s p



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Qershor 2023

“La Nuova Italia” ka botuar, të martën e 10 qershorit 1930, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me librin “L’Albania di Re Zog — Shqipëria e Mbretit Zog” të Gustavo Traglia-s, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Kronikat letrare

“Shqipëria e Mbretit Zog”

Burimi : La Nuova Italia, e martë, 10 qershor 1930, faqe n°3
Burimi : La Nuova Italia, e martë, 10 qershor 1930, faqe n°3

Herë pas here, shtypi boton lajme fantastike, absurde, tendencioze dhe tronditëse për Shqipërinë në botë.

Fakti përsëritet shpesh edhe nëse, për shkak të përdorimit të tepërt, nuk krijon më përshtypjen që do të donin popullarizuesit.

Informacioni fantastik sipas të cilit një anije italiane zbarkoi në Shkodër tre mijë ushtarë italianë me një sasi të bollshme topash dhe mitralozësh është shumë i freskët.

Lajmi ishte edhe më fantastik për faktin se (dhe asnjë gazetë që e botoi atë nuk u mundua të shqyrtonte një hartë gjeografike) nuk ka det në Shkodër.

Kështu që ky libër i ri dhe i dokumentuar nga Gustavo Traglia (1) është i mirëpritur. Ky gazetar ka qëndruar për shumë vite në Shqipëri, ka qenë dëshmitar okular i rilindjes këmbëngulëse të një populli që nuk u përkul kurrë as nga braktisja shekullore dhe as nga dominimi i huaj.

Sado i gjymtuar në kufijtë e tij — më shumë se një milion shqiptarë vuajnë nga dominimi jugosllav — kombi shqiptar po ndjek politikën e tij të rindërtimit me siguri dhe besim.

Shteti i vogël, por trim, ka shprehur që në gjirin e tij një njeri që ka ditur t’u transmetojë të gjithë njerëzve një ritëm të ri jete.

Gustavo Traglia na jep një panoramë të plotë të këtij kombi shumë të ri, ai ilustron karakteristikat e një race që ka jetuar për shekuj e izoluar nga pjesa tjetër e botës, e distancuar dhe e mbrojtur prej saj nga barriera e paprekshme e maleve të saj. Rezultati, në një Evropë të nxituar, të standardizuar dhe të padurueshme, është një oaz ngjyrash që nuk mund të mos magjepsë.

Autori ringjall skenat dhe episodet e freskisë së këndshme : kapitali intrigues për mungesën absolute të zakonit ndaj politikës; jeta e fiseve malësore krenare, përçmuese dhe fantastike; ndihma e vazhdueshme dhe vëllazërore e Italisë; personaliteti vendimtar i mbretit Zog, një figurë që duket se ka dalë nga një epos. E gjithë kjo ringjallet mprehtësisht, qartësisht, pikërisht në këtë vepër të re të Gustavo Traglia-s, e cila, jemi të sigurt, do të ketë të njëjtin sukses si botimet e tjera të tij. Në të vërtetë, në të nuk gjetëm vetëm shkrimtarin e gjallë të “Oriente”, të “Duce libico”, por edhe poetin e “Per amare Colombina”, që mbetet një nga veprat e shquara të poezisë së dekadës së fundit.

Në “Shqipërinë e Mbretit Zog” ka faqe kaq të gjalla përshkruese, saqë libri shpesh merr rëndësinë e një vepre letrare të konceptuar mirë dhe të shprehur mirë. Në këtë renditje idesh, pasazhet që na pëlqejnë më shumë janë ato që lidhen me vizitën e Krujës, kryeqytetit të Skënderbeut, të shtëpisë së Dervishit dhe të Beratit.

Dokumentacioni i bollshëm dhe i saktë që lejon veprën e Traglia-s të jetë një nga traktatet më të plota për Shqipërinë e sotme, shpërndahet me shumë takt dhe shkrihet në mënyrë harmonike me pjesën përshkruese dhe episodike, në mënyrë që lexuesi të mos zhgënjehet kurrë nga interesi që lind, i gjallë, që në faqet e para dhe që e shoqëron me intensitet gjithnjë e më të madh deri në kapitullin e fundit.

fr. mon.

(1) Shqipëria e Mbretit Zog — Botimet Tiber, Romë. — 30 Lireta.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Aurenc Bebja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 104
  • 105
  • 106
  • 107
  • 108
  • …
  • 231
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT