• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kontribut amerikano-Slloven në Kamëz

February 25, 2016 by dgreca

Përurohet Qëndra e Trajnimit dhe Arësimimit Profesional të Universitetit Bujqësor Kamzë/

Më datën 22 shkurt në Ambientet e Universitetit Bujqësor Kamzë u përurua Qëndra e Trajnimit Profesional të këtij Universiteti. Në këtë ceremoni mernin Ministrat Panariti, Klosi, Nikolla, ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri, Stancic, Rektori i Universitetit Bujqësor Harizaj, personel nga trupa pedagogjike, profesorë, pedagogë, specialistë, nxënës e studentë të këtij universiteti. Gjithashtu në këtë përurim morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së SHBA,USAID dhe Ambasadës  Sllovene, me financimet e të cilëve u ngrit kjo Qendër e rëndësishme. Është një Qendër bashkëkohore e kompletuar me laboratorë dhe bazë didaktike të pasur, e cila do t’i japë shtytje përgatitjes së specialistëve të bujqësisë në vendin tonë.                                                                                “Kjo Qendër e Trajnimit Profesional është e bukur dhe e re. Megjithatë, nuk është ndërtesa thelbi i projektit — por studentët e saj! Një Qendër e një cilësie të tillë të lartë, do t’u japë studentëve mundësinë që të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të japin ndihmesë në zhvillimin e bujqësisë anembanë Shqipërisë”, u shpreh Ambasadori Donald Lu, gjatë ceremonisë së inaugurimit të kësaj Qëndre. I uroj suksese të gjithë pedagogëve dhe studentëve që do të kalojnë nëpër dyert e këtij institucioni të rëndësishëm, përfundoi  zoti Lu. {SH.K}

Filed Under: Ekonomi Tagged With: amerikano-Slloven, kontribut, ne Kamez, Shefqet Kercelli

Kosovë-Shqipëri, bashkëpunim bankash

February 25, 2016 by dgreca

Banka Qendrore  e  Kosovës shton bashkëpunimin  me Bankën e Shqipërisë/

PRISHTINË, 24 Shkurt  2015/ Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza ka pritur sot në një  takim Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Njoftimi i dërguar bën të ditur se, të dy guvernatorët kanë shkëmbyer informacione lidhur me zhvillimet në përgjithësi, si dhe për sfidat në të cilat po kalojnë sektorët financiarë të të dyja vendeve.
Guvernatori Hamza ka falënderuar Guvernatorin Sejko për kontributin e deritashëm të Bankës së Shqipërisë dhënë  Bankës Qendrore të Kosovës dhe theksoi vullnetin për të avancuar më tutje frymën e bashkëpunimit konform marrëveshjeve të mëhershme të arritura mes dy institucioneve.Guvernatori Sejko ka  theksuar se  takimet dhe  bashkëpunimi profesional do të vazhdojnë  edhe në të ardhmen dhe  do të jetë  efikas duke rikonfirmuar gatishmërinë e institucionit që drejton për mbështetje të mëtejmë dhe për  bashkëpunim  të  ngushtë me Bankën Qendrore të Kosovës, në adresimin e çështjeve të  cilat konsiderohen me interes  të përbashkët.Guvernatori Sejko i shoqëruar nga Guvernatori Hamza bëri një vizitë homazh në Memorialin e familjes Jashari në Prekaz. Dy guvernatorët vizituan edhe qytetin e Prizrenit. Kjo ishte vizita e parë në Kosovë e Guvernatorit Sejko që nga marrja e postit./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: bashkëpunim bankash, Kosovë-Shqipëri

Kosova në Samitin e BERZH në Londër

February 22, 2016 by dgreca

-Kryeministri Isa Mustafa  në Samitin e Investimeve prezanton mundësitë dhe resurset ekonomike të Kosovës. -Kryeministrit Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, pasi është pritur me ceremoni zyrtare në samit, u takua fillimisht me drejtorin e BERZH-it për Danimarkën, Irlandën, Lituaninë dhe Kosovën, Ove Jensen/

 Londër, 22 shkurt 2016/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër, ka prezantuar mundësitë dhe potencialet e Republikës së Kosovës për investitorët e huaj.Kryeministri Mustafa, në këtë samit të rëndësishëm ku ishin të pranishëm edhe kryeministrat e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, ka prezantuar reformat e ndërmarra nga Qeveria në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes. Në këtë drejtim, kryeministri ka kërkuar përkrahjen e BERZH-it dhe institucioneve tjera financiare ndërkombëtare.Punimet e samitit u hapën nga presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, i cili foli gjerësisht për përkrahjen që kjo bankë do të ofrojë për vendet e Ballkanit Perëndimor, për projektet konkrete në infrastrukturë, energji dhe në fusha të tjera.

Ministri i Shtetit për Tregti dhe Investime i Mbretërisë së Bashkuar, Lord Maude, foli për mundësitë e zhvillimit ekonomik, të tërheqjes së investimeve dhe përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar për rajonin në këtë drejtim.Kryeministri Isa Mustafa tha se ky takim ofron një mundësi të veçantë të koordinimit të aktiviteteve për zhvillim ekonomik, për bashkëpunim rajonal dhe për ndërlidhje me institucionet më të rëndësishme financiare.“Ndër aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal gjithsesi mbetet edhe bashkëpunimi ekonomik. Si pjesë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosova tashmë është angazhuar në projekte të ndryshme rajonale të cilat janë qenësore për zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe për krijimin e lehtësirave për biznese vendore, në mënyrë që ato të kenë qasje në tregjet rajonale dhe në tregjet e tjera më të gjera. Po ashtu, përmes këtyre projekteve dhe proceseve po përmirësojmë qasjen edhe të investitorëve të huaj në vendin tonë. Në mënyrë që të arrihet kjo, Kosova është angazhuar në dimensione të ndryshme të bashkëpunimit rajonal”, tha kryeministri.

Kryeministri Isa Mustafa më tutje përmendi pajtimin që është arritur me qeveritë e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, për agjendën e interkonektivitetit, e cila përbën një kthesë të jashtëzakonshme për infrastrukturën e vendeve të Ballkanit.Kryeministri Mustafa veçoi edhe agjendën e Berlinit për ndërtimin dhe lidhjen e infrastrukturës së transportit dhe energjisë, që mundëson rritje ekonomike, vende të reja të punës, tërheqje të investimeve të huaja dhe progres të përbashkët në zhvillimin ekonomik.“Kosova ka një popullatë të re, multikulturore dhe multietnike, dhe shumë dinamike. Jemi duke bashkëpunuar edhe në krijimin e shkathtësive të nevojshme për qytetarët tanë, në mënyrë që ata të jenë konkurrues në vendet e rajonit dhe në vendet evropiane”, tha kryeministri Mustafa, duke folur gjerësisht edhe për reformat substanciale të Qeverisë së Kosovës që ndërlidhen me implementimin e prioriteteve strategjike sa i përket përmirësimit të ambientit të biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja.Në lidhje me bashkëpunimin me BERZH-in, kryeministri Mustafa tha se do të punohet në investimet në bujqësi, në mënyrë që të rriten tokat bujqësore dhe prodhimtaria e brendshme primare dhe përpunuese, si dhe në projekte që ndërlidhen me investime që kanë të bëjnë me ndërtimin e infrastrukturës dhe me ndërtime tjera.

Gjatë samitit, kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimore dhe të pranishmit e shumtë, investitorë dhe ekspertë të ekonomisë, kanë biseduar për mundësitë investuese dhe potencialet e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në zhvillimin ekonomik.

Më pas, kryeministri Isa Mustafa mori pjesë në konferencën për medie, me ç’rast u përgjigj në pyetjet e gazetarëve për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe aspekte tjera zhvillimore. Pasdite, kryeministri Isa Mustafa, do të zhvillojë një takim bilateral me presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti dhe do të takojë personalitete të tjera të rëndësishme.Gjatë vizitës në Londër, kryeministri Mustafa është i shoqëruar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: e BERZH në Londër, Kosova në Samitin, Mustafa

Kosovë: 20 milionë euro letra me vlerë për diasporën

February 21, 2016 by dgreca

Ministria e Financave e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të përfshijë në letrat me vlerë të qeverisë edhe diasporën.Ministri i Financave, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se po finalizohet projektin e ri prej rreth 20 milionë eurosh, të letrave me vlerë për diasporë, që ka një potencial të madh financiar.

“Këto letra me vlerë, do të sigurojnë mjete për qëllime specifike, siç janë subvencionet për bujqësi dhe për ndërmarrje të vogla. Përmes kësaj forme, diaspora mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe, gjithashtu, përfiton një normë interesi, që është më e lartë krahasuar me normën e interesit nga depozitimi i mjeteve në bankat në vendet ku janë diaspora apo në bankat në Kosovë”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, sipas regjistrimit të deritashëm të diasporës, janë evidentuar rreth 200 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës. Ky proces i regjistrimit të diasporës është duke vazhduar dhe pritet të përfundojë në vitin 2017.

Dërgesat e emigrantëve kosovarë, që çdo vit hyjnë në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare janë rreth 600 milionë euro.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Kosovë: 20 milionë euro, letra me vlerë, per diasporen

USAID dhe DPT fillojnë programin për përmirësimin e mbledhjes së taksave

February 19, 2016 by dgreca

Ambasada Amerikane ka njoftuar se “një program i ri asistence teknike i sponsorizuar nga USAID dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), do të rrisë eficiencën në mbledhjen e taksave në Shqipëri, do të përmirësojë klimën e biznesit dhe do të nxisë një transparencë dhe eficiencë më të madhe”. Programi do të zbatohet nga Korpusi i Vullnetarëve të Shërbimeve Financiare (FSVC) dhe nga Aleanca e Vullnetarëve për Rritjen e Ekonomike (VEGA). I Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane, David Muniz, theksoi rolin e rëndësishëm të DPT-së për bizneset: “Është tepër e rëndësishme të nxitet një klimë e ndershme biznesi, duke bërë të sigurt që të gjitha bizneset të funksionojnë sipas, dhe t’u nënshtrohen, të njëjtave rregulla… ‎Për më tepër, rritja e aftësisë së DPT-së për të hetuar subjektet që shmangin detyrime të mëdha tatimore, do të çojë në lehtësimin e barrës për bizneset që zbatojnë ligjin, duke ndihmuar Qeverinë e Shqipërisë t’i përqëndrojë auditimet në bizneset me rrezikshmëri të lartë”, tha ai. Përmes një sërë vizitash afatshkurtra, ekspertë vullnetarë të nivelit të lartë nga SHBA-ja, BE-ja dhe nga vende te tjera, do të punojnë me stafin e DPT-së për të përmirësuar punën në funksionet kryesore. Ekspertët do të përqëndrohen në rritjen e eficiencës së mbledhjes së taksave, në përdorimin e auditimit tatimor bazuar në rrezikshmëri, në përmirësimin e mbledhjes së informacionit për hetimin e mashtrimit tatimor dhe në ndërtimin e kapaciteteve për të siguruar zbatimin e kuadrit ligjor tatimor. Projekti ‎është pjesë e një programi më të gjerë asistence të USAID për 5 vjet, me kosto 4.3 milionë dollarë për forcimin e sektorit financiar në Shqipëri, zbatuar nga FSVC dhe VEGA.{Sh.K}.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: e mbledhjes, fillojnë programin për përmirësimin, së taksave, USAID dhe DPT

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 212
  • 213
  • 214
  • 215
  • 216
  • …
  • 227
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar
  • FREEDOM IN JANUARY 2026
  • “ALBLIBRIS”, NJË PREMTIM KADARESË QË E KREVA NË NËNTËDHJETËVJETORIN E TIJ
  • Përmendorja e Skënderbeut në Ulqin
  • Join us at Albanian Heritage Day at Yankee Stadium!
  • ABAS KUPI, AKTIVITETI POLITIK NË EMIGRACION DHE NË SHBA
  • Marksizmi, nostalgjia e sfumuar filozofike dhe praktike
  • U mbajt konferenca shkencore “Tish Daija në 100 vjetorin e lindjes”
  • NDËRROI JETË PJETËR LEKA IVEZAJ
  • LIRIA KA EMËR: UÇK
  • VENDI IM

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT