
Nga Shefqet Kërcelli/
Nga data 22 tetor 2016, po zhvillon një vizitë portuale në Durrës anija minakërkuese franceze CPT “Lyre”, M648. Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit dypalësh midis Flotës Detare Franceze dha asaj shqiptare dhe ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit midis flotave të dy vendeve, shkëmbimin e eksperiencës për operacionet nënujore EOD, në këtë kuadër zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta në rajoninin e gjirit të Durrësit. Mbas shoqërimit në ujrat tona nga Motovedeta R-118, për të pritur anijen e flotës franceze në molin 5, kishin dalë kuadro të Forcës Detare, Autoritetit Portual Durrës dhe personel nga Ambasada Franceze në vendin tonë. Në ditën e parë të qëndrimit anijen franceze e vizituan kuadro të Flotës Detare, Ambasadori i Francës në Republikën e Shqipërisë dhe mediat qendrore e lokale. Kapitenia e anijes, Anne Sophie Borrad e cila e drejton minakërkuesen “Lyre” që nga fillimi i këtij viti,{dhe një nga 10 kapitenet femra në Flotën franceze} u shpreh se qëllimi i vizitës në Shqipëri është forcimi i marrëdhënieve dypalëshe me ushtrinë e flotën shqiptare dhe zhvillimi i stërvitjeve të përbashkëta në thellësi të ndryshme të detit bashkë me zhytësit e marinës shqiptare. Gjithashtu anija u vizitua nga ekipi i Qendrës së Zhytjes në Pashaliman, i cili u njoh nga specialistët francezë me pajisjet, aparaturat dhe disa nga operacionet që ka kryer grupi i zhytësave franceze të M648. Anija franceze “LYRE” ka një gjatësi prej 50 metrash dhe është e specializuar për të kryer operacione nënujore dhe cminime. Ajo është e pajisur me sonar, robotikë nënujore dhe një ekip zhytësish për cminime që mund të kryhen deri në 120 metra thellësi. Në ditën e dytë të qëndrimit në portin e Durrësit, personeli dhe marinarët e anijes franceze zhvilluan vizita në objektet muzealë dhe kulturorë të qyteteve Durrës, Berat, Tiranë e Krujë. Para largimit nga porti i Durrësit, ekuipazhi i anijes franceze do zhvillojë stërvitje me zhytësat tanë, konkretisht, përdorimi i barokamerës, zbulimi dhe kërkimi i një mine detare, përdorimi i aparaturave të anijes për këtë qëllim, zhytje në thellësi të ndryshme, neutralizimi dhe asgjesimi i minave detare, ndjekja e operacionit nga salla operacionale e anijes, etj. Anija CPT “LYRE” largohet nga porti i Durrësit më 24 tetor 2016. {Sh.Kërcelli}.

PRISHTINË, 18 Tetor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kryesuar nga Petrit Gashi, në mbledhjen e sotme, ku menaxhmenti raportoi për aktivitetet e muajit shtator 2016 dhe për proceset e planifikuara në të ardhmen, diskutoi edhe raportin mujor të punës për gjendjen në Trepçë. Në këtë mbledhje Bordi shqyrtoi propozimin për ofrim për shitje përmes procedurave të tenderimit të 12,000 tonëve të mbetjeve të pluhurit të plumbit (Pb) sipas kërkesës nga Trepça Veri, shitjet e së cilës do të kishin ndikim jo vetëm financiar por edhe në përmirësimin dhe mbrojtjen e ambientit. Poashtu, Bordi diskutoi dhe aprovoi propozimin sipas kërkesës së Trepçës Jug për lejimin e shitjes së koncentrateve të plumbit dhe zinkut në këtë ndërmarrje për vitin e ardhshëm 2017.Bordi gjithashtu konfirmoi vendimin emergjent të kryesuesit dhe zëvendës kryesuesit për anulimin e kontratës për këmbim prone me komunën e Deçanit për arsye të ndërtimit të shkollës dhe mori vendim që të kërkoi nga Ministria e Administratës dhe Pushteti Lokal shqyrtimin e interesit publik të kërkesës për ndërtim të objektit banesor.





PRISHTINË, 14 Tetor 2016-B.Jashari/ Në takimin e14-të të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë që po mbahet në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajevë, Kosova mori Presidencën për vitin 2017.