• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Durrësi midis Perëndimit e Lindjes

August 20, 2024 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Çdo qytet ka historinë e vet. Në të , si një mozaik të çmuar pasqyrohen të gjitha ngjarjet e rëndësishme që shënojnë jo vetëm të shkuarën dhe të ardhmen të qytetit por në disa raste dhe të vetë vendit. Kështu p.sh themelimi i Durrësit të vjetër dhe shndrrimi i tij në një qytet port të rëndësishëm të gjithë Mesdheut ndikoi kaq shumë jo vetëm në cilësitë e të qenit të veçantë si qytet i krahasuar me qytetet e tjera të Perandorisë Romake, por edhe pse ishte një pikë takimi shumë e fortë e kontaktit dhe shpërhapjes së kulturës latine në të gjithë territorin rreth tij. Egzistenca dhe shpërhapja e kësaj kulture latine bëri të mundur që territoret shqiptare të kishin një afërsi shpirtërore me Evropën që rilindi përmes kulturës antike në shekullin e artë të Rilindjes Evropiane.

Kjo afërsi shpirtërore dhe mbijetesa e një afrimi politik me Evropën bëri të mundur që 5 shekuj më vonë, Shqipëria ti bashkangjitej klubit të shteteve ballkanike që kishin shpallur pavarësinë nga Perandoria Otomane. Mirëpo kjo vazhdimësi latine e qytetit kish qenë e dallueshme dhe rrezatuese deri në 13 gusht të vitit 1501, pasi pikërisht në këtë vit, ku Durrësi me statutet e famshme të tij kish krijuar nje fiziomoni të veçantë nga qytetete tjera të Adriatikut lindor fati historik e solli të bjerë nën zgjedhën osmane ku fillon e ndryshon kryekëput i gjithë zhvillimi i qytetit.

Siç dihet, osmanët, pasi pushtuan Durrësin, e mbyllën qytetin në një territor më të vogël, me muret e një kalaje në formë katërkëndëshi afërsisht, që e ndërtuan me materialet e monumenteve antike. Qyteti rrudhet e pakësohet.Popullsia e qytetit u pakësua deri në 1000 banorë. Një relacioni anonim të vitit 1570 që flet edhe për Durrësin thuhet se : “Tek Bishti i Pallës, ku mbaron gjiri i Drinit, në jug, gjendet qyteti i vjetër i Durrësit dymbëdhjetë milje larg… e ky qytet tashti është i vogël në krahasim me madhësinë e parë e të moçme të rrethit të vet. Anijet (galerat) nuk mund të ndalohen veçse duke qëndruar larg e do të ishte e nevojshme të nxirreshin njerëzit në tokë me barkë dhe as këto nuk mund të shkarkojnë aty poshtë tek këmbët e qytetit, por do t’u duhej të ecnin nëpër ujë më shumë se një të hedhur shigjete”. Në këtë relacion flitet se kështjella është e rrethuar nga një hendek, se ndihet mungesa e ujit e se jashtë qytetit, në një të shtënë pushke larg, ka një pus me ujë ku mbush i tërë qyteti e se rreth e qark ka moçale të kriposura”.

Qyteti i madh i dikurshëm u shkatërrua dhe e humbi madhështinë e vet.Porti u shkatërrua nga osmanët për të shmangur çdo rizgjim interesi nga fuqitë evropiane dhe në fillim të shekullit XIX do të ketë një numër modest banorësh, rreth 8000.

Këtu duhet përmenduar dhe një farë llogarie e bilanci forcash logjik për Sinjorinë e Detrave-Venedikun që në paqet e veta me osmanët këmbëngulte që Adriatiku të mbetej një liqen venedikas duke mos lejuar osmanët nxjerrjen e flotës në det, por ky balancim forcash logjik për Senjorinë rezultoi fatal për brigjet shqiptare sepse në to nuk u zhvillua as dhe një port i rëndësishëm dhe në përgjithësi popullsia shqiptare u privua nga kultura e detit…

Filed Under: Ekonomi

Promovimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare

August 19, 2024 by s p

Haxhi Dulla/

Promovimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare është një temë mjaft e ndjeshme. Është obligim i bashkatdhetarëve tanë kudo që janë në botë të promovojnë atdheun, nëpërmjet kulturës, gjuhës dhe mirësjelljes. Është shumë e vështirë të gjesh rrugën e duhur që do të jetë një recetë e mahnitshme dhe në të njëjtën kohë e mrekullueshme për të promovuar Kosovën në botë. Është e vështirë të lindësh një ide e tillë, por ndoshta është më e vështirë të gjesh njerëzit e duhur që, si të fortë, do të krijojnë, promovojnë dhe mbi të gjitha të ruajnë idenë për promovimin koherent të Kosovës dhe, dhe me të gjithë banorët e saj.

Kosova mund të promovohet në mënyra të ndryshme. Bukuritë natyrore janë një reklamë shumë e mirë për vendin. Mjafton paraqitja e përfaqësuesve tanë në sport. Ia vlen të tregojmë për të arriturat tona sportive. Falë kësaj, njerëzit nga e gjithë bota do të na njohin edhe në tepër. Promovimi i turizmit është shumë i mirë. Në vendin tonë nuk kemi det, por kemi male. Bjeshkët e Rugovës , Alpet Shqiptare në trekëndshin kufitar dhe fermat e agroturizmit që mund të inkurajojnë të huajt të vijnë. Në mes të Kosovës ekziston ujëvara e madhe Mirusha. Burimi i Drinit të Bardhë , dhe shumë atraksione të tjera interesante.

Prizreni është përshtatur shumë mirë për turistë të huaj. Sa për kuriozitet cdo vit vizitohet nga mijëra polak rrugës për pushime në Shqipëri. Agjencionet turistike nga Polonia organizojnë vizita të tilla jo vetëm në Prizren por edhe në tërë Kosovën. Via Ferata është shumë e njohur në dashamirës bjeshkatar polak, por mediat tona shqipfolëse shumë pakë shkruajnë për këtë. Fal mikut tim Astritit nga Peja me qindra polak vizitojnë bjeshkët tona. Rezulton se është e mundur të promovojmë vendin. Duhet vetëm vullnet. Por gjithçka që na nevojitet është një ide e mirë…Në foto një letër falenderuese pas promovimit të Kosovës në njërën nga bibliotekat publike polake, të cilës i falenderohem nga zemra…

Filed Under: Ekonomi

𝗞𝗿𝘆𝗲𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶 𝘁𝗮𝗷𝗹𝗮𝗻𝗱𝗲𝘇 𝗱𝗵𝗲 𝗥𝗮𝗺𝗮

August 19, 2024 by s p

Bujar Leskaj/

Më datën 14 gusht 2024, Gjykata Kushtetuese e Tajlandës shkarkoi nga detyra kryeministrin Srettha Thavisin, për shkak se kishte emëruar anëtar të kabinetit të tij qeveritar një ish-avokat që kishte vuajtur dënim me burg. Sikur kjo gjë të ndodhte në Shqipëri, autokrati Rama, inspiruesi i ngjizjes së Partisë Socialiste me të inkriminuar që nga viti 2013, nuk do të kishte mundur të qëndronte qoftë edhe një ditë të vetme në pushtet. Rama i hapi rrugë futjes së personave me rekorde kriminale në parti dhe katapultimit të tyre si deputetë në Parlament apo kryetarë bashkish, si dhe drejtues të lartë kompanish publike,apo shfrytëzues të pasurive publike përmes lejeve e licencave të ndryshme deri investitor strategjik.

Kjo lukuni personash i duhet Ramës dhe sektit të tij në pushtet, për t’i përdorur në fushata elektorale për financimin elektoral dhe më gjerë. Asnjë prej te inkriminuarve nuk është zgjedhur nga Partia Socialiste përmes garës dhe propozimeve nga baza, por janë diktuar nga lart, nga vullneti apo kapriçiot okulte të Ramës.

Me të trija palë zgjedhjet e përgjithshme të trukuara të viteve 2013, 2017 dhe 2021, si dhe në zgjedhjet vendore të viteve 2015, 2019 dhe 2023, Rama zbatoi modelin e mbrapshte dhe autokrat politik “i forti blen vota për të blerë më pas pushtetin”. Shpërndau pushtet pa kursim tek të inkriminuarit e tij, në këmbim të parave dhe votave të blera, duke i sponsorizuar dhe duke i lënë të penetronin në nivelet më të larta të shtetit dhe të vendim-marrjes publike. Rama sponsorizoi, përkrahu dhe realizoi ngritjen e një klientele individësh të pasur e “të fortë”, deri me rekorde kriminale, nga politika, biznesi dhe media. Kjo shtresë i garanton lidhjen e sektit të vet në qeverisje, me krimin dhe kriminelët, me trafiqet dhe trafikanët, si dhe me biznesmenët e manjatët. Kjo shtresë është e domosdoshme për Ramën, për t’i garantuar sponsorizimin financiar dhe prioritetin pasuror e financiar ndaj kundërshtarëve të brendshëm e të jashtëm, por edhe për të pasur në veprim në çdo moment “shtetin paralel” të të fortëve, që veprojnë për të blerë votat, kërcënuar votuesit, si dhe blerë ose frikësuar kundërshtarët politikë dhe opozitën.

Dorëheqja gjashtë vite më parë, më 15 mars 2018, e Kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico, pas vrasjes së Ján Kuçiak, një gazetari që hetonte lidhjet e mundshme midis zyrtarëve të qeverisë së tij dhe një sindikate italiane të krimit të organizuar, i ngjan një akti sublim, në krahasim me batakun e Ramës, që ka 12 vjet që ua ka hapur partinë, qeverinë dhe shtetin personave të lidhur me krimin. KM Rama po e copëton Shqipëriné , pasurinë publike me ligje të qepura me dorë dhe pa ligje, si nje autokrat pa maskë , si grabitqar i vërtetë.

Bashkëjetesa dhe simbioza e “Liderit Rajonal” me persona me të kaluar të dyshimtë dhe rekorde kriminale buron nga vetë deviza e sektit të tij “më jep para, influencë dhe vota, të të jap pushtet ekonomik e politik “. Një cikël i mbyllur kriminal elektoral.Ajo nuk shkatërrohet dot, jo e jo me dorëheqje, apo me nisma të një Gjykate Kushtetuese të pagojë dhe jo profesionale si kjo e sotmja, që nuk ka top ta luajë, por vetëm me votën e qytetarëve të përgjegjshëm për votën e lirë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025. Populli na mëson:Zullumi me tu trashur këputet. Sekti Rama drejt këtij degradimi ka vite që vërtitet.

Nga opozita kërkohet alternativë zhvillimi kombëtar, ekip me integritet në çdo aspekt dhe fushatë luftarake gjithëpërfshirëse.

Filed Under: Ekonomi

“Pushtimi i Kurskut, ndër 3 poshtërimet e Putinit në Ukrainë”!

August 17, 2024 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Në kapacitetin e Ekspertit në fushën e Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, kam ndjekur me përgjegjësi shtesë dinamikën e 900 ditë/netë luftime të përgjakshme në fushëbetejën për/me Ukrainën: “10-ra konferenca të Këshillit të Atlantikut, Instituti i Luftës dhe panele të Ekpertëve/kolegeve elitare të sigurisë në USA; Bruksel, Qëndrën Marshall, Gjermani, Londër, Kolegjin e NATO-s Romë; si dhe 3 Samitet e fundit, reciprokisht Madrid-2022, Vilnus-2023, Washington 2024, etj”! Përfitoj nga ky rast, të sjell në vemëndje se në dhjetra vlerësime strategjike (publikuara brënda dhe jashtë vendit), në mënyrë kontante në 2.5 vjet kam optimist-izuar se: “herët ose vonë, Rusia-Putiniste do ta humbas me turp luftën për gjunjëzimin ose pushtimin e Ukrainës martire si dhe përmballjen me fuqinë e pambposhtur ushtarake të Aleancës Transatlantike (USA/NATO/UK/BE)”!

Dhe fatmirësisht ja ku jemi. Mbas 2 vjet gjysëm përballje stoike, në 6 korrik 2024 Ushtria Ukrainase ka ndërmarrë një sulm ushtarak (në 40 km front) të paparashikuar në asnjë nga skenaret edhe më optimistë (përfshi autorin): “një sulm ushtarak i organizuar në befasi të plotë strategjike duke arritur të pushtojë rajonin e Kurskut (afërsisht sa sipërfaqja e qytetit të Nju Jorkut ose e qarkut të Tiranës), teritor brënda Rusisë që ka shërbyer si një nyje me peshë kritike për mbështetjen e luftës në Ukrainë”.

Mbetet ende herët, për të peshuar rëndësinë e plotë të ndërhyrjes ushtarake të Ukrainës në rajonin e Kurskut, e cila shënon herën e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që trupat e huaja kanë pushtuar territor rus. Por, duke konsideruar edhe reagimin fillestar të kreut të Kremlinit, Putinit dhe zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët po sforcohen të minimizojnë peshën e ofensivës së suksesshme të FA të Ukrainës në Kursk, duke e cilësuar si: “një sulm terrorist dhe një provokim të armatosur ndaj Rusisë”, pothuaj të gjithë strategjistët e pranojnë se pesha gjeostratrategjike, tejkalon shumë përtej rëndësisë ushtarake.

Nga ana tjetër duhet po ashtu qartësuar fortë, atë çka është konfirmuar edhe nga Kievi Zyrtar, se: “Ukraina nuk ka patur kurrë dhe nuk ka kurrësesi qëllim në vetëvete pushtimin e Kurskut dhe as një metër të territorit të Rusisë, por është në të drejtën e mbrojtjes sovrane që të shkatërrojë (me çdo mjet) si dhe të marrë nën kontroll një nga nyjet nervagjike të infrastrukturës për mbështjen ushtarake dhe llogjistike të armikut/Rusisë kundër sovranitetit teritorial të Ukrainës”.

Gjithësesi, në vijim, po paraqes një përmbledhje strategjike: “pse Pushtimi i Kurskut, përbën një ndër tre turpërimet, ose 3 poshtërimet e mëdha që Rusia-Putiniste ka pësuar nga 24 Shkurti 2022 – Gusht 2024”:

Poshtërimi i parë: Shkurt-Shtator 2022.

Dështimi i sulmit të forcave ruse u shënua që në nisjen e luftës neonaziste për pushtimin e Ukrainës. Tërheqja e turpshme e forcave ruse nga rrethinst e kryeqytetit Kiev, në mars 2022, ose një muaj pas fillimi të onfensivës, u pasua me humbje të tjera ushtarake për Kremlinin, duke përfshirë fundosjen e “nëndetses gjeostrategjike Moskva”, ose flamurit të Flotës Ruse në Detit të Zi në 15 prill 2022! Nuk mund të kishte turpërim më të madh për Rusinë sesa humbja e anijes (krenarisë detare) ndaj një vendi me marinë, ose forca detare të limituara, ose modeste!

Po në shtator dhe tetor 2022, Ukraina nisi kundëronfensivën për të rimarrë inisjativën strategjike, duke çliruar pjesë të mëdha të territorit të pushtuar nga Rusia, si rajonet Kharkiv dhe Kherson, të vetëshpallura nga Putini me “referendume nën bajobeta si pjesë e sovranitetit të memës Rusi”.

Për më tëpër, rezultati i këtyre humbjeve (2022), ose poshtërimit të parë ishte, edhe izolimi dhe diskretitimi i Putinit në arenën ndërkombëtare. Kështu kur Rusia nisi luftën për pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, shumica e analistëve besonin se lufta do të përfundonte brenda pak javësh ose maksimumi në 9 Maj do celebrohej me madhështi, kënge, valle dhe lule në Kiev. Por nga fundi i vitit 2022 (edhe sot), makineria e luftës ruse “po zvarritej/t e përgjakur dhe rraskaitur” në më pak se 19 % te territorit Ukrainas. E thënë ndryshe, Rusia nuk dukej/t më e pathyeshme, ndërsa Putini dukej/t edhe me i vogël/shkurtër se sa është në realitet.

Përtej izolimit stalinist, prapagandës neo-bollshevike dhe mëndjeve të ndryshkura jo vetëm në Mosk dhe Beograd, performanca e zymtë e fuqisë ushtarake Ruse që në fundin e vitit 2022 e dobësoi ndjeshëm Putinin.

Ndërsa shumë të zhgënjyer mbetën edhe kleptokratët e Ukrainës, të cilët ëndërronin të ktheheshin në status quo-në e paraluftës. Me flalë të tjera, Ukraina e ndali me sukses pushtimin e vendit (max Moska arriti të marrë vetëm 19 % të teritorit), ndërsa Kremlini vazhdoi të izolonte dhe varfëronte vendin, çka shtroi transhenë për poshtërimin e radhës edhe të mbiPushtetit të Putinit.

Poshtërimi i dytë: Qershor-Gusht 2023

Poshtërimi i dytë i madh i Rusise – Putiniste nuk erdhi vetem nga rezistenca stoike e Ukrainës dhe mbështetja e pakushtëzuare Perëndimit, por edhe nga brenda makinerisë kriminale të Kremlinit. Rebelimi në qershor 2023 i Prigozhit dhe ushtrisë së mercenarëve rreth tij (Grupi Wagner), ekspozoi çarje të thella në elitën politike ruse; demostroi kalbëzimin e moralit të ushtrisë për luftë si dhe të kohezionit brënda zinxhirit të komandimit të FA Ruse.

Fakti që Prigozhin, një mik i ngusht i Putinit që nga 1990, do të niste një rebelim kundër Kremlinit, ilustroi rreziqet e “politikës së sipërmarrjes” duke j’ua kaluar përgjegjësitë ushtarake dhe ato të sigurisë kombëtare aktorëve sektorit privat, ose oligarkisë Putiniste. Këto struktura paramilitare (jo-zyrtare), do të kishin mirë funsionuar vetëm nëse lideri rus do të vazhdonte të ishte i fortë. Ndërsa ky rast tregoi se Putini ishte i dobët, prandaj situata doli jashtë kontrollit deri sa degradoi te rebelimi i Grupit Wagner.

Dhe fakti që Prigozhin mund të merrte kontrollin e qytetit të Rostov-on-Don, për tu mirëpritur si hero si dhe të marshonte me mercenarët e tij në veri, deri në periferi të Voronezh, afërsisht 300 milje nga Moska, e shpoi edhe më shumë anijen e (pa) plotfuqishmërisë se Putinit.

Prigozhin, natyrisht e pagoi çmimin e rrebelimit, duke mbetur i vdekur në një “aksident ajror” së bashku me shtabin e ngushtë, përfshirë bashkëthemeluesin e Wagner, Dmitry Utkin, më 23 gusht 2023. Por sipas burimeve perëndimore të inteligjencës, përplasja nuk ishte aksident, por një atentat i mirë-organizuar nga ndihmësi i vjetër i Putinit, Nikolai Patrushev. Sidoqoftë kjo histori i tupëron të dy palët.

Kështu, poshtërimi i dytë i Putinit nuk thelloi vetëm ndarjet në elitën politike dhe qeverisëse të Rusisë të ekspozuara nga mos-pushtimi i Ukrainës, por edhe dobësinë themelore të forcave të armatosura në përmbushjen e misionit kushtetues: “mbrojtjen e atdheut”! Kjo, nga ana tjetër, krijoi terrenin edhe për poshtërimin e radhës tjetër, por jo të fundit të Rusise- Putiniste.

Poshtërimi i tretë: 6 Gusht 2024

Operaciooni i pushtimi të rajonit të Kurskut nga FA të Ukrainës, ishte i planifikuar dhe ekzekutuar në fshehtësi të rreptë strategjike, solli edhe si një tronditje e madhe për fatet e luftës. Në vend të zhurmës së vazhdueshme të lajmeve për disa fitoreve operacionale të Rusisë në Donbas, New York Times i përshkuante pishtimin e Kurskut: “si një mashtrim dhe si bixhoz i trupave ukrainase”.

Nga dorëzimet masive të trupave ruse dhe evakuimi kaotik i civilëve, deri të përparimet e forcave ukrainase më thellë (mbi 20 km) në territorin rus, operacioni Kursk ekspozoi dobësinë jo vetëm të FA Ruse dhe të shtetit, por edhe si paralamërim për fundin e perandorisë së Rusise – Putiniste.

Gjatë sundimit të tij prej rreth çerek shekulli, kontrata e regjimit të Putinit me solidaritetin e shoqërisë dhe kohezionin e kombit rus ka qënë e bazuar në rivendosjen e madhështisë perandorake të humbur mbas viteve 1990. Por bashkë me “pushtimin e Kurskut” duket se qeveria/regjimi Putinit ka (keq)dështuar në përmbushjen e përgjegjësive themelore të çdo shteti normal: “mbrojtjen e terësisë territoriale dhe qytetarëve të tij nga pushtimi i huaj”. Ndërsa fakti që Putini ka ngarkuar një nga ish-truprojat e tij, Aleksei Dyumin (të cilin mediat ruse e quajnë “ministri i mbrojtjes në hije” i Rusisë), për t’i dhënë fund ofensivës së Ukrainës, demostron panikun si dhe fatin e ministrit të mbrojtjes të emëruar së fundmi Belousov, i cili duket se e (keq) zhgënjeu Kremlinin: “pasi nuk u tregua në lartesinë e detyrës”!

Gjithësesi, rrethanat, përmasat dhe pasojat ushtarake të sulmit/pushtimit të guximshëm të Kruskut nga Ukraina janë ende të paplota. Mund edhe të rezultojë, siç e komentoi ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Daniel Fried: “një George Washington që kapërcen lumin Delaware (1776)”.

Ndërsa në një postim të zgjuar Gjeneral ® Australian Mick Ryan vuri në dukje se si rezultat i inkursionit, Ukraina ka 2 opsione: “(a) të përpiqet të mbajë territorin që ka kapur brenda Rusisë (Kurskun), ose (b) të tërhiqet në Ukrainë pasi e ka arritur qëllimit gjeostrategjik për ta diskretituar epërsinë strategjke të Kremlinit”. Nga ana tjetër edhe Putini, do të përballet me një zgjedhje shumë të vështirë nëse do ti duhet të terheq (siç në fakt po ndodh) trupat nga fronti në Ukrainën lindore për të rimarrë territorin rus në rajonin e Kursku !?

Pavarësisht skenarëve ushtarak, dëmi politik është shkaktuar dhe i ka rrënjët jo vetëm te pa-fuqia ushtarake por pikësëpari në politikën neo-staliniste të Kremlit. Thënë këto, shteti rus “nën pushtimin e Putinit” ngjahëson në thelb me tiparet e një organizate të krimit të organizuar, pasi si strategjia, përqasja dhe fuqia ushtarake, janë njësoj me ato të një familjeje mafioze. Ndërsa siç njihet momenti më destabilizues si dhe i sjelljes si “bishe e plagosur”, për një bandë kriminale është kur bosi i mafias duket i dobët…!

E parë sa më sipër, e përsërisim se fushbeteja e Kursut, nga ajo e lavdisë se ushtrisë së kuqe 81 vite më parë (12 korrik 1943), këtë radhë do të shënojë jo vetëm fillimin e rrokullimës drejt humbjes turpëruese të luftës që e pret Rusinë në Ukrainë (një komb martirësh dhe vend sovran), por edhe të gjunjëzimit dhe poshterimit në përballjen me fuqinë ushtarake si dhe me vlerat demokratike, kredibilitetin dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Transatlantike (USA/NATO/BE)!

Në shtesë, do ishte e padrejtë të mos përshëndesnim përpjekjet dhe imaxhin e Shqipërisë, si rrjedhoje e përfaqësimit krah SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB; rolin aktiv dhe mbështetjen e pa kushtëzuar të vendimarrjeve në NATO-s, si dhe kontributeve me shumë se modeste që RSh i ka dhënë gjatë 30 muajve Ukrainës në këtë përballje “për jetë avdekje” me të keqen e përbashkët.

Gjithësesi, me statusin e ekpertit në peshimin e impakteve dhe oportuniteteve të (pas) luftës, do ti këshilloja faktorët shtetërorë të Tiranës që: “humbja turpëruese e luftës, diskretitimi ndërkombëtar si dhe kolapsi ekonomik që e pret Rusinë – Putiniste (për pasojë edhe e peshën e Serbisë në Ballkan) përbën një rrethanë të artë gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimarrjeve të mëdha (SHBA/NATO/BE) për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat Kombëtare në rajon, Mesdhe, etj“!

Zoti e bekoftë fitoren në Ukrainë, fuqinë ushtarake të NATO-s, vlerat demokratike si dhe ardhmërinë Euratlantike të Kombit Shqiptar si ShBA dhe gjithë Europa.

Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut; & ish:

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,

Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.

Filed Under: Ekonomi

ME MËSUESIT E GJUHËS SHQIPE DHE TË KULTURËS SHQIPTARE NË DIASPORË

August 14, 2024 by s p

Merita Isufi/

Seminari i XVII Mbarëkombëtar me temë “Metodologji të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë” u mbajt në ‘Hotel Sirius’ në Prishtinë me datën 18 – 21 korrik, 2024. Ky seminar u mundësua nga dy ministritë: Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës në bashkëpunim me ‘Qendren e Botimeve për Diasporën. Moderatorët ishin zyrtarë nga Kosova dhe Shqipëria. Me fjalet e tyre përshëndetëse na nderuan Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, Znj. Donika Gërvalla Schwarz, Zëvendëskryeministre dhe Ministre, MPJD, Arbërie Nagavci, Ministre, Ogerta Manastirliu, Ministre, MAS etj. Pjesëmarrës ishin mëse 160 mesues/e nga mbarë mërgata shqiptare.

Rreth 20 tema dhe ligjërata interesante u paraqitën nga studiues, mësues, dhe autorë, të shoqëruara me fakte dhe dëshmi mbi mësimin e gjuhës dhe kulturës në diasporë dhe në vend. Ndër to, unë pata nderin te paraqitem me temën “Pema ime familjare” – Krijojmë kujtime, ndërtojmë lidhje, shkëputur nga libri im i dytë i shkruar në dy gjuhë ‘Eja Dea’ Shqip & Anglisht. Qëllimi i krijimit të librave dygjuhësh është të krijojmë dhe të zhvillojmë lidhje të qëndrueshme për të gjithë fëmijët shqiptarë që të eksplorojnë traditat e tyre etnike, gjuhën, historinë dhe të shërbejnë si frymëzim edhe për komunitetet e tjera. Rezultatet e këtij projekti mare nga libri permendur me lart i kam paraqitur edhe në aktivitetin e 31 majit të po këtij viti, organizuar në Ambasadën e Kosovës në Londër, ku ishin të përfshira 10 shkolla të ndryshme me nxënës me prejardhje nga të gjitha trevat shqiptare, me banim në Kosovë, Shqipëri dhe Angli. Në disa shkolla kam punuar drejtpërdrejt me fëmijët – mësues dhe prindër, dhe në disa të tjera kam paraqitur udhëzimet e aktivitetit tek mësues/e dhe organizator/e të dedikuar, të cilet kanë bërë një punë të shkëlqyer me fëmijët për realizimin me sukses të këtij projekti. Prezantimi i “Pema ime familjare” në seminarin e mësuesve të diasporës ishte thelbësor jo vetëm sepse përputhet me misionin tim si autore për të fuqizuar fëmijët përmes tregimit apo temave te trajtuara ne baze te tregimeve ne gjuhen shqipe, por edhe me misionin tonë të përbashkët mbarekombetar të ruajtjes së gjuhës dhe identitetit. Gjuha e nënës edukon identitetin dhe dashurinë për atdheun dhe duhet trasheguar sepse Naim Frashëri, një nga figurat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, thekson “Se njerëzit të gjithë vdesin, por jeta s’mbetet e shkretë, gjuha, mëmëdheu mbesin, të patundur përjetë.”

Pema Familjare është e rrënjosur thellë në trashëgiminë kulturore dhe identitetin, e cila është vendimtare për fëmijët në diasporë. Paraqitja e kësaj teme në gjuhën e nënës, jo vetëm që pasuron përvojën e të nxënit të njohurive nga nxënësit, duke theksuar vlerën e gjuhës si një komponent kyç i identitetit, por gjithashtu ndërton lidhje më të forta midis familjeve, shkollave dhe komunitetit më të gjerë, duke i ndihmuar fëmijët të zhvillojnë një ndjenjë të fortë identiteti për veten. Gjuha nuk është vetëm një mjet komunikimi, por edhe një depo e kulturës, historisë dhe traditës, prandaj këto lloj librash dygjuhësh shërbejnë si një urë lidhëse që lidh lexuesit e rinj me origjinën e tyre stërgjyshore, duke i lejuar ata të krenohen me prejardhjen e tyre. Unë si mësuese dhe nënë që ka rritur fëmijët në një nga kryeqytetet më multikulturore dhe multilingual në botë, siç është Londra, dhe së fundmi si autore e librave dygjuhësh për fëmijë, e kuptoj rëndësinë e ruajtjes dhe kremtimit të rrënjëve kulturore, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet e vendit pritës, prandaj trajtimi i këtyre temave është i domosdoshëm.

Pjesëmarrësit në këtë projekt në përgjithësi, dhe në ligjëratën time paraqitur në seminar në veçanti, theksuan se tema e pemës familjare inkurajon natyrshëm bisedat midis fëmijëve, prindërve dhe gjyshërve të tyre, duke nxitur një kuptim dhe vlerësim më të thellë të rrënjëve familjare dhe lidhjeve ndërmjet brezave, ndërkohë që së bashku i eksplorojnë ato. Fëmijët e diasporës shpesh ndeshen me çështjet e identitetit dhe përkatësisë, prandaj ky projekt me fokus në trashëgiminë familjare, u ofron atyre një mënyrë për të lundruar në këto ndjenja komplekse. Fëmijët përgjigjen pozitivisht kur mendojnë se vlerësohen, inkurajohen dhe respektohen, dhe kur u jepen gjëra interesante dhe të përshtatshme për të bërë. Biseda me fëmijët për kulturën e tyre dhe kulturat e tjera u jep atyre një ndjenjë përkatësie dhe një kuptim të dallimeve. Vlerësimi i diversitetit gjuhësor ju ofron mundësi fëmijëve që të zhvillojnë dhe përdorin gjuhën e tyre amtare në lojën dhe mësimin e tyre. Si profesioniste, ne duhet të tregojmë respekt për gjuhën e secilit fëmijë. Identiteti i tyre personal është besimi që ata krijojnë në botën përreth, besimi per veten, pavarësine dhe vetëvlerësimin. Të gjitha keto arrihen permes bashkëpunimit te hareshëm nga rolet model që kanë përreth.

Paraqitja e kësaj teme “Pema ime Familjare” në seminar lejoi jo vetëm që unë të ndaj njohuritë e mia, por edhe pjesëmarrësve I’u mundesua hapësirë për të dhënë mendimet e tyre, duke filluar tek vetë nxënësit që ishin pjesë e këtij projekti, bashkë me prindërit dhe mësuesit. Prindërit dhe fëmijët ishin të ftuar për të ndarë përvojën e tyre gjatë kohës që krijuan punën e tyre artistike me ndihmën e familjarëve. Ndarja e përvojave reale me te gjithe ne dhe stafin e Ministrisë së Arsimit ishte një qasje e re në seminar. Një theks i veçantë u dha në rolin që mund të luajë letërsia e shkruar në gjuhën e nënës dhe aktivitetet kreative për të ndihmuar fëmijët të gjejnë veten e tyre në vendin ku jetojnë. Paraqitja e kësaj teme nënvizoi potencialin e librave dygjuhësh për fëmijë si mjet edukativ që mund të pasurojë përvojën në klasë, të promovojë ndërgjegjësimin kulturor dhe të mbështesë zhvillimin social-emocional të nxënësve. Qëllimi im me librat dygjuhësh është të siguroj një burim që mbështet prindërit, edukatorët, emigrantët dhe drejtuesit e komunitetit në krijimin e mjediseve efektive me materiale te pershtatshme për mësimin të gjuhës duke patur ne qender te vemendjes familjen. Për ta bërë sa më të kuptueshme, tërheqëse dhe të lehtë aktivitetin, argetuesit kryesor jane prinderit dhe femijet nepermes kohes speciale që ata mund të kalojnë nepermes artit te te lexuarit, dhe te krijuarit. Ne fund, pjesmarresve ne temen e trajtuar u dhurova nga nje kopje te librave te mi: ‘Dea fillon shkollen’ i cili gjendet edhe ne Amazon dhe ‘Eja Dea’. Te dy librat po ashtu gjenden ne Biblotekat Dukagjini dhe Artini ne Prishtin dhe ‘Toena’ne Tirane. Salla ishte e mbushur me pjesëmarrës mësues që ushtronin profesionin e tyre në diasporë për të përcjellë gjuhën dhe kulturën tonë brezave të ardhshëm dhe dhane pershtypjet e tyre positive ndaj temes se trajtuar dhe Librave.

Një përmbledhje e detajuar e kësaj teme u prezantua nga mësuesja, e cila eshte edhe këshilltare pranë Këshillit Bashkiak Merano Itali, e nderuara Dhurata Tusha. Ndër të tjera ajo theksoi rëndësinë e kësaj teme dhe përfshirjen e prindërve si çelësin e suksesit akademik të fëmijës. Ky projekt u mundëson prindërve të marrin një rol aktiv në edukimin e fëmijës së tyre, duke përforcuar idenë se mësimi shtrihet përtej klasës. Ndarja e këtyre eksperiencave të tilla me familjar, edukatorë/mesues dhe zyrtarët e ministrisë ofron njohuri të vlefshme për prejardhjet/perkatesite e ndryshme kulturore të nxënesve. Trajtimi i temave te tilla, po ashtu ndihmon mësuesit të kuptojnë më mirë identitetin dhe prejardhjen e nxënësve të tyre, duke u mundësuar atyre të krijojnë kurrikula më të përgjegjshme nga ana kulturore. Kjo qasje, gjithashtu, lejon ndarjen e njohurive dhe historive ndërmjet brezave, ku fëmijët perforcojne dijet e tyre duke mësuar më shumë për paraardhësit nga prindërit dhe gjyshërit e tyre. Kjo jo vetëm që pasuron të kuptuarit e fëmijës për trashëgiminë e tyre, por gjithashtu ruan traditat dhe historitë kulturore që përndryshe mund të humbasin. Këto iniciativa shërbejnë si një shembull praktik sesi mësimi i bazuar në projekte te tilla mund të zbatohet në mënyrë efektive. Znj. Dhurata theksoi se si projektet praktike dhe reale të këtij lloji mund t’i angazhojnë nxënesit per te hulumtuar më thellë, duke e bërë mësimin më të rëndësishëm dhe më me ndikim.

Këto tema të trajtuara në seminar demonstruan vlerat e bashkëpunimit në arsim dhe treguan se si fokusi e dy vendeve tona në njohjen e sfidave dhe triumfeve ne mergate mund të lehtësojë pervojen e te mesuarit tek nxenësit dhe studentët. Kjo hap edhe dialogun mes familjeve dhe edukatorëve, për një mjedis shkollor më mbështetës dhe kuptues. Une shpresoj që vitin e ardhshëm, ne seminar të kemi edhe një grup prindërish nga vende të ndryshme të diasporës të ndajne mendimet e tyre, vështirësitë, pengesat që hasin për t’ua përcjellë gjuhën amtare fëmijëve të tyre. Vetëm atëherë seminari do të jete i kompletuar. Gjatë këtyre viteve që marrim pjesë në seminare, shpesh shtrohet pyetja rreth interesit që kanë prindërit për të përcjellur gjuhën amtare tek gjeneratat e reja dhe nuk mungojnë as akuzat ndaj tyre, për interesim të pakët ose aspak për t’ua përcjellë gjuhën amtare fëmijëve. Une mendoj se është e drejta e prindërve që të jenë të pranishëm për të dhënë mendimin e tyre, për t’u dëgjuar zëri i tyre dhe ata te kene hapsiren e duhur per t’u përgjigjur drejtpërdrejt pyetjeve të mësuesve apo edhe autoriteteve të vendeve tona. Vetëm atëherë do të sfidojmë pikpamjet apo paragjykimet duke u njohur me përgjigjjet e sakta bazuar në përvojën e tyre origjinale. Kjo na ndihmon të ndjekim hapat e duhur për të përmirësuar pengesat që ata vetë hasin për trashëgiminë e gjuhës sonë të dashur, ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, si dhe rëndësinë e integrimit në vendin ku jetojnë. Vetëm atehere kur të kemi një pasqyrë të qartë nga këndvështrime të ndryshme, do të jemi në pozicionin më të favorshëm për të lehtësuar pengesat dhe për të lulëzuar në harmoni drejt së ardhmes. Ky ishte edhe një nder sugjerimet e mia apo një propozim për seminaret e ardhshme, në linkun e pyetësorit, në lidhje me çështjen e efektivitetit të seminarit.

Përfshirja e pranisë së Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës përforcon rëndësinë e aktiviteteve duke demonstruar se si projekte të tilla mund të rriten ose të integrohen në strategji më të gjera arsimore. Kjo tregon potencialin që nisma të ngjashme të miratohen më gjerësisht, duke promovuar qasje novatore ndaj arsimit që theksojnë trashëgiminë kulturore dhe përfshirjen e komunitetit në ruajtjen e gjuhës, cultures dhe vlerave te vendit te prejsrdhjes.

Vizitat në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” si dhe në ekspozitën “Reporting House” ne ish-objektin e Gërmisë, i dhane edhe me shume vlere seminarit. Pas një aktiviteti intensiv 4-ditor, u mirëprit tradita e dhënies së certifikatave të merituara për të gjithë pjesëmarrësit.

Merita Isufi, Londër, UK, gusht 2024.

Rreth autores

Merita Isufi BSc ka një diplomë Nderi në Kriminologji dhe Sociologji. Ajo gjithashtu eshte trajnuese e programit prinderor ‘Forcojme Familjet, Forcijme Komunitetin’. Përvoja shumëvjeçare si edukatore dhe mesuese e fëmijëve, e bëri Meriten të kuptojë rëndësinë e nxitjes së dashurisë për të lexuar që në moshë të re, ku dhe kultivoi një pasion për të shkruar tregime të këndshme për fëmijë. Ajo është autore e librave të dashur për fëmijë “Dea fillon shkollën” dhe ‘Eja Dea’ te cilet janë vlerësuar nga prindërit dhe edukatorët për personazhet simpatikë dhe rrëfimin tërheqës. Përmes stilit të të shkruarit dygjuhësh ajo përqafon identitetin kulturor, ndërton lidhje të forta me fëmijët dhe promovon ndjenjën e përkatësisë. Për të mësuar më shumë rreth Meritës dhe publikimeve të saj të ardhshme, ndiqeni atë në Facebook dhe Instagram @MeritaIsufi.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • …
  • 227
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nexhat Peshkëpia dhe “Noli si Poet Shqiptar…”
  • RINGJALLJA E BALADËS SI KUJTESË KULTURORE DHE NARRATIVË TRAGJIKE
  • Filatelia serbe si instrument i hegjemonisë dhe shovinizmit shtetëror
  • SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE
  • Kujtesa e Luftës së Kosovës në Udhëkryqin e Historisë dhe Kohës – Studime nga Profesor Asistent Abit Hoxha
  • Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare
  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT