• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Posta vë në qarkullim pulla postare për 80-vjetorin e gazetës ‘Rilindja’

February 12, 2025 by s p

B. H. | RTKlive/

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, në nderim të 80-vjetorit të gazetës “Rilindja”, ka vënë në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare.

Ky emision i pullës postare rendit kontributin e gazetarëve, redaktorëve dhe gjithë punonjësve të medies së parë të shkruar në Kosovë “Rilindja”, që nga botimi i numrit të parë të gazetës, më 12 shkurt 1945.

“Botimi i numrit të parë të gazetës kërkonte shumë përkushtim dhe punë, megjithatë falë angazhimit të madh të punonjësve, u arrit që shkronjat e gjuhës shqipe të punoheshin manualisht, në mënyrë që gazeta ‘Rilindja’ të ishte në duar të lexuesve nga 12 shkurti i vitit 1945. Kontributi i gazetës ‘Rilindja’ nuk kufizohet vetëm në fushën e informacionit, pasi që nga viti 1946, bëhet bartëse e aksioneve të shumta për zhdukjen e analfabetizmit dhe të fushatave për arsimimin e gruas. Me bartjen e shtypshkronjës në Prishtinë në vitin 1958, rritet edhe numri i botimeve, kur gradualisht ‘Rilindja’ shndërrohet në gazetë ditore”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Tutje theksohet se në periudhën e territ informativ të vitit ’90, si rezultat i masave të dhunshme, më 8 gusht 1990 u ndalua publikimi i gazetës “Rilindja”. Megjithatë, më 18 janar 1991, punonjësit e uzurpuar arritën që të vazhdojnë informimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar përmes përdorimit të emërtimit të gazetës “Bujku”.

“Kontributi i jashtëzakonshëm i të gjithë gazetarëve, redaktorëve dhe punonjësve entuziast për tejkalimin e sfidave në mënyrë që gazeta ‘Rilindja’ të arrijë në duart e lexuesve, ka qenë dhe mbetet vlerë e paçmuar në ruajtjen e identitetit kombëtar, si dhe të promovimit të vlerave të lirisë e demokracisë. Ky shënim jubilar le të shërbejë për të reflektuar mbi rolin dhe ndikimin e gazetës ‘Rilindja’, si forcë, motivim dhe shtysë për të vijuar misionin e saj fisnik në të ardhmen”, thuhet tutje në njoftim.

Filed Under: Ekonomi

SHQIPTARË, ÇLIROHUNI NGA VARGONJTË!

February 6, 2025 by s p

Dr. Erion Dasho/

Më 5 nëntor 2024, Donald Trump arrinte fitoren historike. Një nga premtimet e rëndësishme të fushatës ishte shkurtimi i shpenzimeve qeveritare që do të arrihej ndër të tjera edhe nëpërmjet shkurtimit të numrit të të punësuarve në administratën federale.

Me ardhjen në pushtet, Trump ka nisur të realizojë planin që pritet të çojë në shkurtimin e plot 200 mijë vendeve të punës, çka përkthehet në dhjetëra miliardë dollarë të kursyer çdo vit.

Në filozofinë konservatore, kjo masë quhet “shteti i vogël” dhe nënkupton jo vetëm numër të vogël nëpunësish, por, në radhë të parë, një shtet që ndërhyn sa më pak në jetën e qytetarit, taksim më të ulët, liri ekonomike dhe sociale, përgjegjësi personale, etj.

***

E kundërta ndodh në Shqipëri. Këtu boratët dhe rilindësit kanë krijuar një sektor publik të përbindshëm. Para çdo fushate zgjedhore janë me dhjetëra mijë të punësuar të rinj që i shtohen radhëve të shtetit të kthyer tashmë në një konsumator abuziv të taksave të shqiptarëve. Kjo në rastin më të mirë, pasi në rastin më të keq, midis parazitëve gëlojnë patronazhistët, hajdutët e tenderave, gjobëvënësit dhe 5D-të, të cilët rrjepin jo vetëm pagën, por edhe rryshfetet e majme.

Kur bëhen llogaritë e zgjedhjeve, analistët e Boratit e llogaritin taborin e nëpunësve midis votave të sigurta për rilindjen, madje e shumëzojnë atë me dy ose me tre, duke e bërë fakt të kryer se në sajë të tyre, Borati do të sigurojë edhe mandatin e katërt në 11 maj.

Nuk mungojnë analistët që votën e të punësuarve në shtet e shohin si “votë të pahirit” ose “votë të bukës së gojës”. Pra, një mësues, infermier, polic, punonjës bashkie, ministrie, etj., e voton rilindjen jo për bindje, por nën kërcënimin e pushtetit dhe nën frikën e flakjes në rrugë.

Përfundimi është i qartë. Afërsisht 200 mijë të punësuarit në shtet, sipas sondazheve të analistëve dhe raportimeve të patronazhistëve, i llogariten Boratit duke ngjallur edhe ndjenjën e fatalizmit se çdo përpjekje për ndryshim është e kotë dhe se Borati po ecën i sigurt drejt shpalljes mbret. Hajdut, por ama mbret…

***

Ka ardhur koha që kjo situatë e poshtër dhe poshtëruese në të njëjtën kohë të ndryshojë kryekëput.

》Së pari, qytetarët shqiptarë, sikundër ata amerikanë duhet të ndërgjegjësohen se nuk mund të paguajnë më taksa për patronazhistët, parazitët dhe hajdutët. Me ato pare duhet të paguhen pensionet e të moshuarve, ilaçet e të sëmurëve dhe shkollat e fëmijëve.

》Së dyti, rilindësit duhet të marrin mesazhin se batërdia e punësimeve nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Koha e llogaridhënies ka ardhur prej kohësh dhe, përveç djegësve, koncesioneve në shëndetësi, grabitjeve me rrugët, e shumë zullumeve tjera, do të mbahet përgjegjësi edhe për dhjetëra mijë parazitët e taksave të shqiptarëve.

》Së treti, parazitëve duhet të nisë t’u vijë turp nga vetja. Këtu sigurisht nuk e kam fjalën për hajdutët, kusarët dhe kriminelët e buxheteve, por për hallexhinjtë e ashtuquajtur të “bukës së gojës”. Në Shqipërinë e shkretuar nga rilindja nuk është e vështirë të gjesh një punë në sektorin privat, ku me dinjitet mund të fitosh shumë më tepër krahasuar me lëmoshat depersonalizuese të boratëve.

》Së fundi, opozita e cila prej kohësh e ka bërë konservatorizmin kalë beteje, duhet të shpalosë para shqiptarëve konceptin e shtetit të vogël. Punonjësve të ndershëm dhe të dobishëm t’u dërgohet mesazhi se shteti do të ketë gjithmonë nevojë për dijet, njohuritë dhe aftësitë e tyre. Sikundër do të ketë nevojë për ndershmëri dhe dinjitet. Nga ana tjetër, parazitëve duhet t’u tregohet dera duke nisur nga java e parë në detyrë e qeverisë së re. Jo për t’i ndëshkuar, por për t’u dhënë mundësinë e një jete profesionale dinjitoze, larg parazitizmit.

***

11 maji duhet të hyjë në histori si dita e çlirimit të shtetit dhe shoqërisë nga parazitët. Si dita kur shqiptarët do të çlirohen nga shteti shushunjë për të nisur kapitullin e një shteti të vogël, që krijon premisat për një individ të lirë dhe një shoqëri të drejtë!

11 maji duhet të hyjë në histori si dita kur shqiptarët do të çlirohen nga vargonjtë…

Filed Under: Ekonomi

“Rama, rilindja, derrat e saj dhe peshku që s’qelbet nga koka “

February 5, 2025 by s p

A group of people in a room

Description automatically generated

Satirë nga Rafael Floqi

Në një fjalim të mbajtur këto ditë, Kryeministri Edi Rama foli me entuziazëm të madh për përparimin e Shqipërisë drejt administratës së BE-së, duke falënderuar raportin e OECD/SIGMA për monitorimin e prokurimeve digjitale. Por ndërsa lavdëronte vlerësimet pozitive të organizatës, ai i dha një mesazh të fuqishëm: “Po, jemi shumë mirë, por ka ende shumë për të bërë.” Kjo është si të dëgjosh një aktor të teatrit të humorit duke thënë: “Po, kjo është një komedi fantastike, por shfaqja ka nevojë për shumë riparime.”

Rama theksoi se vendi ynë është në një pozicion që shumë shtete të rajonit “do të donin të ishin”, një pohim që duket të jetë një shaka e hollë me vetëbesimin e tij të pakufishëm. Pa dyshim, pozita jonë ka përmirësuar shumë me ndihmën e Evropës, megjithatë, ka shumë më tepër punë për të bërë, sidomos në menaxhimin e administratës publike, një proces ku, siç e di çdo qytetar, “punët e mira” shpesh përfshijnë “disa” shpërblime të dukshme për miqtë e miqve të miqve.

Ai flet për “reformën në drejtësi”, duke theksuar “çlirimin e drejtësisë nga duart e politikës”, ndërkohë që e gjithë administrata publike ende duket e lidhur ngushtë me ato duar që duan të mbajnë kontrollin mbi gjithçka, nga prokurimet e tenderët deri tek përzgjedhja e punonjësve që, rastësisht, kanë lidhje të forta me partinë e tij.

“PS-ja ka derrat e vet”

Kështu një deklaratë të papritur për shtyp, Kryeministri Edi Rama ka theksuar se shpesh njerëzit që dalin para drejtësisë dhe përfundojnë pas hekurave janë “mish për top” të partisë, duke e quajtur atë një “gafë” të pabesueshme të individëve që kanë përfunduar “të pa fat” në këtë proces. 

“Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka individë që, për fat të keq, janë gjetur pa të drejtë të përfundojnë në duar të drejtësisë dhe jo të PS-së. Po, ka individë që kanë humbur udhën, po bëjnë gabime, por kjo nuk është faji i partisë,” tha ai me një buzëqeshje që e bëri të duket sikur kishte bërë një shaka të madhe. Por dhe kësaj here Rama harron fjalën e vjetër se peshku qelbet nga koka.

PS-ja -peshku që s’qelbet nga koka 

Në lidhje me reformën në drejtësi, Rama shpjegoi se, pa Partinë Socialiste, Shqipëria nuk do të kishte asnjë mundësi të çlironte drejtësinë nga “këto kthetra të rrezikshme të pushtetit politik.” Dhe e shihni, kjo është arsyeja pse, në mendjen e Kryeministrit, askush nuk mund të akuzojë PS-në për ndonjë faj. “Po të mos ishte Partia Socialiste, asnjëherë nuk do të kishim parë asnjë të lidhur me pushtetin politik të dalë para drejtësisë,” pohoi ai, me një ngashërim që nënkuptonte se PS është njëherazi edhe shpëtimtar dhe zëdhënës i drejtësisë në Shqipëri.

Duke iu referuar disa individëve të cilët tashmë janë përfshirë në procedura të drejtpërdrejta ligjore, Rama tha: “Nëse mendoni se kjo është përgjegjësi e PS-së, atëherë jeni shumë gabim! Po ju them, pa ne, kjo nuk do të kishte ndodhur.” Dhe si për të konfirmuar këtë, ai hodhi një shikim përfundimtar: “Kjo është një arritje historike për PS, që duhet të nderohet dhe lavdërohet.”

Ai gjithashtu shtoi me vendosmëri që, tani, Shqipëria ka më pak korrupsion se më parë, dhe për këtë, ai i referohet faktit që sot “negociatat me BE-në janë një dëshmi e pastrimit të plotë të vendit”. Në fund, ai nuk ngurroi të thotë se, “përderisa ka më pak korrupsion, kjo është gjithashtu një dëshmi se drejtësia po bën detyrën e saj – falë Partisë Socialiste.”

Duke mbyllur fjalimin, Rama nuk harroi t’i kujtojë shqiptarëve se, si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka individë që, për fat të keq, kanë ndodhur të bien në duar të drejtësisë… por, për fat të mirë, ata nuk janë pastruar ende plotësisht, pasi çdo “derr” ka një mundësi të dytë.

“Reformë” +”transparencë” =5D

Kryeministri u shpreh se “ka shumë punë për të bërë”, dhe padyshim kjo është e vërtetë, sepse për sa kohë që fjalët “reformë” dhe “transparencë” janë sinonime me “shpërndarjen e tenderëve” dhe “marrjen e granteve të huaja” pa shumë kontroll, Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të kaluar. 

Dhe, ndërkohë, drejtorët e Bashkisë Tiranë 5D do të ishin të përkushtuar për të ndihmuar këtë AI të “përmirësohet” – natyrisht, për një ndihmë të vogël nga “fondet e papërcaktuara” që menaxhojnë, sepse për ta, çdo tender është një mundësi për të krijuar një ‘pasuri’ të re virtuale.

Në fund, Rama iu drejtua SIGMA-s dhe BE-së për mbështetje, si të ishte një student i klasës që kërkon ndihmën e mësuesve të huaj për të kaluar provimet. Po, do të merrni nota të mira, por si mund të jetë vërtet një sistem që ka probleme serioze me vlerësimin e të mirave të përbashkëta? Përderisa administrata mbetet e prirur nga interesat e ngushta dhe klientelizmi, ky “ushtrim kompleks” për të krijuar një administratë të denjë për familjen e BE-së është ende një mision i dështuar që ka nevojë për një ndihmës më të fuqishëm: Korrupsioni i hequr përfundimisht nga struktura.

Nëse kjo është vërtet reforma që do të na çojë në Evropë, atëherë mund të presim të kalojmë në një shfaqje që përfundon me një “triumf”, por për ne qytetarët, ajo është vetëm një farsë që do të shkojë përpara pa asnjë pyetje për këdo që ka të bëjë me të.

Mjeshtëria e një fasade reformatore

Korrupsioni i qeverisë Rama është i dukshëm dhe i thellë, duke u shfaqur në çdo nivel të administratës shtetërore. Pavarësisht fjalëve të bukura për reformën dhe transparencën, realiteti është krejt ndryshe. Tenderët dhe kontratat publike shpesh ndahen mes miqve dhe partizanëve të ngushtë të pushtetit, ndërkohë që qytetarët përballen me shërbime të dobëta dhe abuzime të pafundme. 

Kjo qeveri është mjeshtre në krijimin e një fasade të reformatore, por në thelb është një sistem që ushqehet nga klientelizmi dhe interesa të ngushta politike. Korrupsioni është i pandalshëm, duke e bërë çdo përpjekje për një administratë më të pastër dhe funksionale të pamundur, pasi ky është pikërisht ndihmës që ofrohet për mbajtjen e pushtetit dhe përfitimet personale të individëve që udhëtojnë.

Rama dhe inteligjenca artificiale “Korruptio 25”

Nëse Rama dhe qeveria do të ishin një sistem inteligjence artificiale, ai do të quhej “Korruptio 25”, i dizajnuar për të nxjerrë tenderë të dyshimtë dhe për të bërë lëvizje “strategjike” për miqtë e ngushtë. Në vend që të mbështetet në të dhëna dhe transparencë, ky AI do të kërkonte çdo mundësi për të manipuluar informacionin dhe për të fshehur rezultatet reale. Dhe çdo herë që ndonjë qytetar kërkon një shërbim të shpejtë, do të përgjigjej: “Na vjen keq, sistemi po përditësohet… që prej 10 vitesh.”

Kur ai do të përpiqej të reformonte administratën publike, do të na thoshte: “Përditësimi është në proces… por është duke u ngarkuar me vonesë për shkak të një gabimi në sistemin e tenderëve.”

Kur AI do të përpiqej të përmbushte kërkesat e BE-së, do të thoshte: “Më falni, por nuk mund të përfundoj këtë proces derisa të analizohem nga një ekspert i huaj… dhe ndoshta të korrigjohet ndonjë gabim me një financim të ri.”

Përfundimisht, ky AI do të ishte më shumë një “sistemi të mbyllur”, i krijuar për të mbajtur status quo-në, duke mbështetur vetëm ata që mund të paguajnë për një “licencë” speciale, ndërsa për qytetarët do të vazhdojë të përfundojë me një mesazh të thjeshtë: “Gabim në sistem… mundohuni sërish nesër.”

Dhe si përfundim
“Shqipëria është kaq afër BE-së sa një shërbim i shpejtë i internetit nga ministritë. Po, jemi shumë afër – vetëm pak më shumë mundësi për korrupsion dhe tenderë, dhe do të arrijmë menjëherë!”

“Duket që administrata jonë publike është si një ‘update’ i vonuar i Windows-it – çdo vit premtojmë se do të funksionojë më mirë, por në fakt, gjithçka bëhet edhe më e ngadaltë.” 

Filed Under: Ekonomi

Trumpi, sherifi i tarifave

February 4, 2025 by s p

Opinion nga Rafael Floqi

Amerikanët kanë një shprehje. There is a new sheriff in town. (Ka një sherif të ri në qytet). Donald Trump, ai është si një zjarr i egër. Ai mund të konsumojë gjithçka në rrugën e tij, ose mund të djegë të gjithë drurët e vjetër për të lënë vend për ide të reja.

Qasja agresive e presidentit mund të jetë shqetësuese për dikë, por ajo ka dhënë disa rezultate pozitive. Por nëse Trump nuk është i kujdesshëm, sjellja e tij do t’i kthejë miqtë në armiq dhe kjo do të kthehet pas për të na kafshuar.

Por sa i krisur është Trump?

Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë.

Tarifat e Trumpit janë një mjet politik dhe ekonomik i përdorur gjatë administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për të mbrojtur industrinë e brendshme të SHBA-së dhe për të shtuar presion ndaj partnerëve tregtarë të huaj. Ato ishin kryesisht një reagim ndaj praktika të padrejta tregtare, siç ishin subvencionet shtetërore për industrinë dhe manipulimet e valutës. Trump vendosi tarifa të larta ndaj importeve të disa produkteve, veçanërisht atyre nga Kina, me qëllimin e uljes së deficitit tregtar dhe rritjes së prodhimit të brendshëm. Megjithatë, këto tarifa shkaktuan tensione të shumta ndërkombëtare dhe shpesh u kritikuan për ndikimin negativ që patën te konsumatorët amerikanë, pasi çmimet e produkteve të importuara u rritën.

Demokratët filluan të sulmojnë Trump, duke frikësuar popullin. Kryetari i pakicës në senat , Chuck Shumer, tregoi një birrë Korona dhe një avokado, për të treguar se këto produkte që vijnë nga Meksika do të ishin më të shtrenjta.  Por…

Të hënën morëm një përgjigje të pjesshme. Ai nuk është plotësisht mashtrues. 

Në fakt tarifat janë mjeti, jo qëllimi. Ato janë një mënyrë për të treguar forcën dhe për të shtyrë partnerët të negociojnë.

Kur një komb përdor tarifa si armë, ai nuk kërkon luftë, por një marrëveshje më të mirë

Në tregti, tarifat mund të duken të dhimbshme, por ato janë vetëm një pjesë e strategjisë për të siguruar interesat e kombit.”   “Përdorimi i tarifave për të arritur një marrëveshje është si një shënjestër që i tregon tjetrit se kush ka fuqinë në tryezën e negociatave.” 

“Nëse tarifat janë të përdorura me mençuri, ato mund të kthehen në një mundësi për të rritur tregtinë dhe për të siguruar kushte më të mira për Amerikën .” 

Shtëpia e Bardhë ka vonuar tarifën prej 25% që do të vendoste mbi importet meksikane duke filluar të martën, pasi presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ra dakord të vendoste 10,000 trupa të tjera në kufirin SHBA-Meksikë për të ndaluar fluksin e emigrantëve dhe drogave të paligjshme.

Në këmbim, Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të ndihmojnë në ndalimin e armëve të paligjshme që rrjedhin nga ana tjetër, sipas një postimi në Tëitter të Sheinbaum të hënën në mëngjes.

Kërcënimet për tarifat e Trumpit u përqendruan gjerësisht tek to. Politikat tarifore të Trump ishin një pikë kyçe e agjendës tregtare “America First”, me qëllim mbrojtjen e industrive amerikane dhe uljen e deficitit tregtar. Ndërkohë që këto masa sollën disa përfitime afatshkurtra për disa sektorë, ato gjithashtu krijuan sfida ekonomike dhe tensionuan marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së. Trashëgimia e këtyre tarifave vazhdon të ndikojë në politikat tregtare të SHBA-së dhe rezultatet e këtyre luftërave tregtare do të diskutohen për vite me radhë

Politikat tregtare të Donald Trump, veçanërisht ato që lidhen me tarifat, ishin një pjesë e rëndësishme e strategjisë ekonomike të administratës së tij. Karakteristika më e dukshme ishte përdorimi i tarifave si një mjet për të adresuar balancat e padrejta tregtare dhe për të mbrojtur industrinë amerikane nga konkurenca e huaj, veçanërisht me Kinën.

Tarifat që u vendosën nga administrata Trump ishin shumë të kontestuara. Mbështetësit e këtyre politikave argumentuan se ato ishin të nevojshme për të mbrojtur punësimin dhe industrinë amerikane, veçanërisht në sektorët e prodhimit dhe bujqësisë. Nga ana tjetër, kritikët e pohuan se tarifat çuan në rritjen e çmimeve për konsumatorët dhe bizneset amerikane që varen nga importet. Shumë kompani amerikane përballeshin me rritje të kostove për materialet e papërpunuara dhe disa ishin të detyruara t’i kalonin këto kosto te konsumatorët.

Në aspektin e tregtisë globale, tarifat e Trump ndryshuan marrëdhëniet me partnerët kryesorë tregtarë. Rritja e tarifave çoi në një zhvendosje të zinxhirëve të furnizimit, me disa kompani që kaluan prodhimin nga Kina në shtete të tjera. Megjithatë, ndikimet afatgjata në ekonominë e SHBA-së ishin të përziera, pasi ishte e paqartë nëse tarifat kishin sukses në arritjen e objektivit të uljes së deficitit tregtar ose rikthimit të punëve të humbura në prodhim.

Më vonë gjatë ditës, Trump vendosi një pauzë në tarifat kanadeze pas një telefonate në dukje produktive me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, i cili tha se Kanadaja do të caktonte një car për të luftuar trafikimin e fentanilit dhe do të siguronte monitorimin e përhershëm të kufirit SHBA-Kanadezë, raportoi Reuters.

Tani, kinezët janë në radhë. Trump do bisedojë me Xi.

Kina tha se do të zbatojë një tarifë 15% për produktet e qymyrit dhe gazit natyror të lëngshëm, si dhe një tarifë 10% për naftën bruto, makineritë bujqësore dhe makinat me motor të madh të importuara nga SHBA. Tarifat do të hyjnë në fuqi të hënën e ardhshme.

“Rritja e njëanshme e tarifave të SHBA-së shkel seriozisht rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë”, tha Komisioni i Tarifave të Këshillit të Shtetit në një deklaratë. “Nuk është vetëm e padobishme në zgjidhjen e problemeve të veta, por gjithashtu dëmton bashkëpunimin normal ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe SHBA-së”.

Ndikimi në eksportet e SHBA mund të jetë i kufizuar. Megjithëse SHBA-ja është eksportuesi më i madh i gazit natyror të lëngshëm globalisht, ajo nuk eksporton shumë në Kinë. Në vitin 2023, SHBA-ja eksportoi 173,247 milion këmbë kub LNG në Kinë, rreth 2.3% e totalit të eksporteve të gazit natyror, sipas Administratës së Informacionit të Energjisë së SHBA-së.

Shtëpia e Bardhë ka qenë e paqartë në lidhje me tarifat që planifikon të vendosë ndaj tre partnerëve tanë më të mëdhenj tregtarë – Kanadasë, Meksikës dhe Kinës.

Ai i ka përshkruar ato ose si shkopinj të përkohshëm për t’i bërë ato vende të ndihmojnë në mbrojtjen e kufijve tanë ose si gjenerues afatgjatë të të ardhurave për Shtetet e Bashkuara.

Por këtu është çështja.

Ligjet e ekonomisë nuk funksionojnë në këtë mënyrë.

Siç i vuri në dukje presidentit Ëall Street Journal miqësore me Trumpin, ai është gati të nisë “luftën tregtare më të trashë në histori”.

Me sa duket, kjo administratë është e gatshme të përkulet

Tashmë, Meksika dhe Kanadaja kanë përgatitur sulme hakmarrëse kundër importeve amerikane.

Ekziston një marrëveshje e gjerë nga ekonomistët në të dy anët e rrugës që tarifat janë një taksë për konsumatorët e vendeve që i vendosin ato. Njerëzit e rregullt mbajnë barrën më të madhe të kostove kur ato kalohen si çmime më të larta.

Konsumatorët amerikanë ishin gati të ndjenin dhimbjen dhe madje Trump paralajmëroi se ne duhet të forcojmë veten.

Tani, duket se ka rezultate nga administrata – diçka për të cilën nuk mund të ishim të sigurt kur të gjithë u zgjuam të hënën në mëngjes.

Unë e shoh Donald Trumpin si një zjarr të egër – gati për të konsumuar gjithçka në rrugën e tij. Megjithatë populizmi i tij reformues mund të jetë i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm.

Ai ka qëllimet e veta. Mund të djegë bimët e vjetra dhe të krijojë vend për ide të reja, politikë të re, parti të reja, mënyra të reja organizimi.

Meksika, Kanadaja janë qartësisht të gatshme të përshtaten

Elektorati amerikan në nëntor e lëshoi ​​këtë forcë të natyrës në vend, dhe tani do të shohim nëse do të jetë konstruktiv. 

Nuk duhet të jetë një detyrim.

Edhe para koncesionit të Sheinbaum të hënën, Meksika dhe Kanadaja tashmë kishin filluar të vendosnin oferta në tryezë. Më 17 dhjetor, Kanadaja njoftoi se do të kushtonte rreth 900 milionë dollarë për sigurimin e kufirit të saj jugor me më shumë helikopterë, drone dhe kulla të lëvizshme vëzhgimi për të ngadalësuar lëvizjen e emigrantëve dhe drogës përgjatë vijës sonë kombëtare.

Më 13 janar, Sheinbaum njoftoi “Planifikoni Meksikën” për të reduktuar deficitin tregtar të vendit të saj me Kinën, duke zbutur kritikat se Meksika është kthyer në një derë të pasme në SHBA për produktet kineze.

Edhe të tjerët i kanë bërë lëshime Trumpit

Kombet dhe qeveri të tjera gjithashtu kanë bërë lëshime ndaj Trump:

Pasi Trump i tha Hamasit se do të kishte “ferr për të paguar” nëse pengjet e 7 tetorit nuk liroheshin deri në kohën e inaugurimit të tij, Shtëpia e Bardhë e Biden njoftoi shpejt se ishte arritur një armëpushim dhe pengjet do të ktheheshin në shtëpi. Biden mori meritat, por edhe Economist, i cili mbështeti Kamala Harris, pranoi se Trump ishte “faktori X”.

Në ditën e inaugurimit, më 20 janar, milicia Houthi e mbështetur nga Irani, e cila kishte sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq, njoftoi se nuk do të qëllonte më në anijet e ngarkesave të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Më 26 janar, vetëm disa minuta pasi Trump postoi në Tëitter se do të kishte pasoja nëse Kolumbia të refuzonte të merrte përsëri shtetasit e saj që kishin emigruar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, qeveria kolumbiane kapitulloi. Qysh atëherë, presidenti kolumbian ka inkurajuar njerëzit e tij që punojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara që të kthehen në shtëpi.

Më 31 janar, Shtëpia e Bardhë e Trump njoftoi se kishte siguruar lirimin e gjashtë amerikanëve të arrestuar nga qeveria autoritare e Venezuelës. Dhe qeveria e diktatorit Maduro pranaoi ti tërhqte me avionët e saj  imigrantët ilegalë madje dhe anëtarët e bandës Tren De Aragua.

Dhe në fund të javës së kaluar, Panamaja njoftoi se nuk do të ripërtërijë përfshirjen e saj në projektin strategjik të Kinës “Belt & Road” që përdoret për të zgjeruar ndikimin ekonomik dhe ushtarak të Kinës në të gjithë globin dhe Amerikën Latine. Panamaja bëhet vendi i parë që tërhiqej, raporton The Economic Times.

Nuk më pëlqen mënyra se si e bën këtë, por është një fitore

Çështja këtu është se me gjithë ankthin që frymëzon Trump, ai ka arritur ta shndërrojë atë në rezultate të mira.

Mund të mos të pëlqejë ky stil qeverisjeje. Do të preferoja që ai të ishte më diskriminues – që të ngjallte frikë te armiqtë tanë, por të ndërtonte marrëdhënie miqësore me fqinjët dhe partnerët tanë tregtarë.

Ne nuk duhet të imponojmë vullnetin tonë tek miqtë tanë. Përfundimisht, kjo lloj sjellje ngjall pakënaqësi dhe mund  të kthehet për të na kafshuar.

Por ky është Trump. Dhe askush nuk mund ta kontrollojë atë.

Filed Under: Ekonomi

Kosova dhe Presidenti Trump

February 3, 2025 by s p

Faton Bislimi /

Kosova dhe Presidenti Trump/

Dje, Presidenti Trump vazhdoi të implementojë në praktikë ato që deri dje njiheshin si “kërcënime elektorale,” duke firmosur urdhërin ekzekutiv për tarifa 25% në produktet kanadeze, meksikane, dhe kineze, që importohen nga SHBA-të. 

Ky vendim shënon një moment kritik, sidomos në marrëdhënjet në mes SHBA-së dhe Kanadasë. Të dyja këto vende me një sistem ekonomik jashtezakonisht të ndërlidhur dhe ndërvarur bile me marrëveshje bilaterale për sigurinë që është unike në botë. Të dyja po ashtu vende anëtare të NATO-s. 

Shto këtu edhe diskutimin serioz nga Shtëpia e Bardhë për Grenlandën, që së fundi ka nxitur mbi gjysmën e popullatës së Danimarkës ta shohin SHBA-në si kërcënim ndaj vendit të tyre. 

Mos të harrojmë, përsësi se edhe Danimarka është anëtare e NATO-s. 

Çështja më shqetësuese tanimë në gjeopolitikën globale është siguria ndërkombëtare: a do të ndikojnë apo ndoshta edhe zhbëjnë aleancën më të fortë ushtarake në botë, NATO, këto kontradikta të thella ekonomiko-politike në mes të SHBA-ve dhe vendeve aleate në NATO?

Nejse, ajo që për neve është kryekëput shumë e rëndësishme, është vendi ynë si Kosovë në krejt këtë vorbullë dinamike të gjeopolitikës botërore. 

Vlerësoj se është obligim yni patriotik, kombëtar e politik, që të jemi proaktiv dhe të zëmë vendin tonë meritor karshi Administratës Trump. 

Të pretendojmë se ne mund të vazhdojmë të sillemi me komoditetin e përkrahjes së garantuar amerikane, është gabim i pafalshëm. Mos të harrojmë: dështimi për t’u përgatitur është përgatitje për dështim! 

Klasa politike e Kosovës (pozitë e opozitë) duhet të jetë e njëzëshme karshi marrëdhënjeve me SHBA dhe ta bëjë fokus primar të angazhimit, interesin kombëtar të Republikës së Kosovës. 

Janë të kota debatet pro e kundër të së kaluarës, po aq të kota sa edhe idetë e afërsisë ose ftohtësisë së dikujt karshi një zyrtari amerikan apo një përfaqësuesi të Presidentit Trump. Nëse Presidenti Trump ka kristalizuar diçka në javët e para në Shtëpinë e Bardhë është çasja e tij e pakompromis ndaj kujtdo e gjithëckaje që sipas tij dëmton apo nuk përkrah interesin kombëtar amerikan. 

Nëse Kosova dëshiron të mos bije nga radari i aleatëve të SHBA-ve nën Trump, ajo duhet ta sforcojë marrëdhënjen me Amerikën, duke konfirmuar se përkrahja amerikane për të është pikërisht në interesin strategjik e gjeopolitik kombëtar amerikan. Besimi ynë se ‘Amerika e din’ dhe ne s’kem nevojë me ‘iu kallxu atyre se na jemi me ta,’ është vetkënaqësi e padobishme, e besa e dëmshme! 

Përkundrazi, përvoja ime mbi dy dekadëshe në Capitol Hill në Washington, DC, për kauzën kombëtare shqiptare, më thot se angazhimi ynë tani duhet shumëfishuar. Tani është momenti kritik të zëmë vendin meritor në listën e prioriteteve të Presidentit Trump. Tani është nevoja për të konsoliduar përpjekjet tona kombëtare e shtetërore për Kosovën. Çfarëdo vonimi ne këtë drejtim, rritë shumë koston politike për ne. 

Si shqiptar me atdhedashuri të pafund per Kosovën, unë do e vazhdoj misionin tim bashkë me secilin dhe të gjithë që vlerësojnë se Kosova pa SHBA-të është shumë fragjile dhe e ka të pamundur rrugëtimin e sigurtë drejtë familjes së madhe euroatlantike. 

Ajo që mund të bëjmë sot me pak, mund të mos arrihet nesër as me shumë më shumë. Koha është aset që nuk kthehet asnjëherë; momentumet e humbura mbesim veçse objekte studimi për historinë! 

Dje, Presidenti Trump vazhdoi të implementojë në praktikë ato që deri dje njiheshin si “kërcënime elektorale,” duke firmosur urdhërin ekzekutiv për tarifa 25% në produktet kanadeze, meksikane, dhe kineze, që importohen nga SHBA-të. 

Ky vendim shënon një moment kritik, sidomos në marrëdhënjet në mes SHBA-së dhe Kanadasë. Të dyja këto vende me një sistem ekonomik jashtezakonisht të ndërlidhur dhe ndërvarur bile me marrëveshje bilaterale për sigurinë që është unike në botë. Të dyja po ashtu vende anëtare të NATO-s. 

Shto këtu edhe diskutimin serioz nga Shtëpia e Bardhë për Grenlandën, që së fundi ka nxitur mbi gjysmën e popullatës së Danimarkës ta shohin SHBA-në si kërcënim ndaj vendit të tyre. 

Mos të harrojmë, përsësi se edhe Danimarka është anëtare e NATO-s. 

Çështja më shqetësuese tanimë në gjeopolitikën globale është siguria ndërkombëtare: a do të ndikojnë apo ndoshta edhe zhbëjnë aleancën më të fortë ushtarake në botë, NATO, këto kontradikta të thella ekonomiko-politike në mes të SHBA-ve dhe vendeve aleate në NATO?

Nejse, ajo që për neve është kryekëput shumë e rëndësishme, është vendi ynë si Kosovë në krejt këtë vorbullë dinamike të gjeopolitikës botërore. 

Vlerësoj se është obligim yni patriotik, kombëtar e politik, që të jemi proaktiv dhe të zëmë vendin tonë meritor karshi Administratës Trump. 

Të pretendojmë se ne mund të vazhdojmë të sillemi me komoditetin e përkrahjes së garantuar amerikane, është gabim i pafalshëm. Mos të harrojmë: dështimi për t’u përgatitur është përgatitje për dështim! 

Klasa politike e Kosovës (pozitë e opozitë) duhet të jetë e njëzëshme karshi marrëdhënjeve me SHBA dhe ta bëjë fokus primar të angazhimit, interesin kombëtar të Republikës së Kosovës. 

Janë të kota debatet pro e kundër të së kaluarës, po aq të kota sa edhe idetë e afërsisë ose ftohtësisë së dikujt karshi një zyrtari amerikan apo një përfaqësuesi të Presidentit Trump. Nëse Presidenti Trump ka kristalizuar diçka në javët e para në Shtëpinë e Bardhë është çasja e tij e pakompromis ndaj kujtdo e gjithëckaje që sipas tij dëmton apo nuk përkrah interesin kombëtar amerikan. 

Nëse Kosova dëshiron të mos bije nga radari i aleatëve të SHBA-ve nën Trump, ajo duhet ta sforcojë marrëdhënjen me Amerikën, duke konfirmuar se përkrahja amerikane për të është pikërisht në interesin strategjik e gjeopolitik kombëtar amerikan. Besimi ynë se ‘Amerika e din’ dhe ne s’kem nevojë me ‘iu kallxu atyre se na jemi me ta,’ është vetkënaqësi e padobishme, e besa e dëmshme! 

Përkundrazi, përvoja ime mbi dy dekadëshe në Capitol Hill në Washington, DC, për kauzën kombëtare shqiptare, më thot se angazhimi ynë tani duhet shumëfishuar. Tani është momenti kritik të zëmë vendin meritor në listën e prioriteteve të Presidentit Trump. Tani është nevoja për të konsoliduar përpjekjet tona kombëtare e shtetërore për Kosovën. Çfarëdo vonimi ne këtë drejtim, rritë shumë koston politike për ne. 

Si shqiptar me atdhedashuri të pafund per Kosovën, unë do e vazhdoj misionin tim bashkë me secilin dhe të gjithë që vlerësojnë se Kosova pa SHBA-të është shumë fragjile dhe e ka të pamundur rrugëtimin e sigurtë drejtë familjes së madhe euroatlantike. 

Ajo që mund të bëjmë sot me pak, mund të mos arrihet nesër as me shumë më shumë. Koha është aset që nuk kthehet asnjëherë; momentumet e humbura mbesim veçse objekte studimi për historinë! 

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 242
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Vepra “Shqipëria, e kaluara dhe e tashmja” si kontribut i Kostë Çekrezit për historinë e Shqipërisë e shqiptarëve
  • Albanians For America (AFA) was honored to participate on Capitol Hill for the first time as Albania’s representative within the Central and East European Coalition
  • “Dasma shkodrane”, thesari artit shqiptar, ikona e Kol Idromenos, piktura që përjetësoi në ngjyra shpirtin e qytetit
  • 20 korrik 1883, në Koriliano Kalabro doli në shtyp revista e përmuajshme politike, shoqërore, kulturore e letrare “Flamuri i Arbërit”
  • PROJEKTI I PADUKSHËM I SPASTRIMIT ETNIK NËPËRMJET INXHINIERISË SË IDENTITETIT
  • GJURMËT E SHQIPËRISË ETNIKE NË SHTYPIN EUROPIAN
  • MID’HAT FRASHËRI (LUMO SKËNDO) – NJË JETË E KUSHTUAR KOMBIT SHQIPTAR, KULTURËS KOMBËTARE DHE DIPLOMACISË SHQIPTARE
  • PULLA POSTARE SI MODEL I SHQIPES STANDARDE
  • Shuhet gazetari Behlul Jashari, korrespondenti i “Diellit” në Prishtinë, “Vatra” e “Dielli” telegram ngushëllimi
  • 𝐊𝐮𝐫 𝐣𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐤𝐨𝐥𝐨𝐧𝐞̈ 𝐳𝐚𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐞 𝐇𝐨𝐥𝐥𝐢𝐯𝐮𝐝𝐢𝐭
  • Before the final: Saluting the 2026 World Cup’s best stories
  • Spastrimi etnik nuk është “opinion”. Pse duhet Tirana të reagojë ndaj Paunoviçit
  • FATOS ARAPI, IN MEMORIAM…
  • NORBERT JOKLI PËR EQREM ÇABEJN
  • Nga antikonformizmi te konformizmi: Nder pa kuptim, pushtet pa kufij

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT